• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

O, sa vështirë me qenë shqiptarë!

March 22, 2016 by dgreca

Nga Gani MEHMETAJ/

Nuk më pëlqen slogani “O sa mirë më qenë shqiptar”, shpreh kompleks inferioriteti, me tha miku im.  E si të thonë? “O sa mirë me qenë grek, apo serb!”, ia ktheva pa të drejtë, sepse ai nuk e thoshte për këtë qëllim, atë e pengonte slogani i tifozëve “Kuq e Zi”. Jashtë dialogut me mikun tim, të cilin e çmoj dhe kuptohemi për shumë gjëra, po e nis monologun me vetën.As mua nuk më tingëllon reale kjo shprehje, sepse nuk është kënaqësi të qenit shqiptarë. Mbase kishim pse të mburreshim dikur. Po sot? Askush nuk na trajton si duhet; as ne nuk e trajtojmë vetën me dinjitet; jo rrallëherë sillemi si palaço tragjikomik në rrugë, në Kuvend, në institucionet publike e shtetërore; bëhemi servil para të huajve duke e denoncuar njëri-tjetrin, e tallim shtetin, i përdhosim institucionet, e lavdërojmë vetën dhe kërkojmë nga të huajt të na mbështesin që ta rrëzojmë kundërshtarin; e denigrojmë njeriun tonë që ka personalitet; e përdhosim atë që ka dinjitet; veprojmë egërsisht deri në zhdukje fizike ndaj  kundërshtarit politik e atij personal; sillemi me qyqari me armikun apo fqinjin përtej kufirit; tallemi me përkatësinë tonë kombëtare; i fyejmë personalitetet historike si asnjë komb tjetër në botë; duam të bëhemi tjerë më përkatësi kombëtare e jo ta ndryshojmë vetën.

Megjithatë, tifozët e futbollit i mbështesë në sloganin e tyre. S ‘kanë si thonë ndryshe, vështirë  që i pranojnë për grekë, serbë apo turq sado të thonë në gjuhën e tyre “O sa mirë me qenë grek, apo ” O sa mirë me qenë serb, apo turq”.  Fqinjët tanë që dikur u sollën mizorisht ndaj nesh na e kanë ngulitur aq thellë kompleksin e kombit të pavlerë, aq shumë janë tallur mizorisht me neve sa nuk guxojmë as të kënaqemi me shqiptarësi në euforinë e animit sportiv. Jo rrallë që t’ua bëjmë qejfin fqinjëve arrogantë u themi: e dini si? Ata janë  primitiv, mos ua zini për të madhe, ne jemi ndryshe, ne nuk jemi nacionalist, ne nuk u urrejmë, përkundrazi u duam. Dhe nisim të betohen disa servil të shpërfytyruar në gazeta e televizione që i duam serbët, i adhurojnë grekët, shkrihen për turqit. “S’na bie kurrë ndër mend t’u mbajmë inat, a zoti na ruajt t’u urrejmë pse na vranë gati sa s’na zhdukën”, nisin të arsyetohen për krimet e tyre mjeranët shqipfolës. “Kishin një arsye, prandaj na vranë”, ka deklarata të tilla idiotësh nga bashkëkombësit tonë. Hapini portalet elektronike e do të lexoni edhe idiotësira të tilla. “Kot nuk i vrau greku çamët!”, kam lexuar apo kam dëgjuar publikisht dhjetëra herë shqipfolës ta thonë pa fije turpi në portalet shqiptare. “Kot nuk i masakroi serbi kosovarët!”, jo rrallë e thonë pa ngurruar disa të tjerë.  “Edhe turku pati një hall që na vrau e na dëboi përtej detit aq pa mëshirë. Pse i dolën në rrugë, në vend të bëheshim skllevër të tyre”, thonë mjeranët e tjerë në gjuhën shqipe. “Skënderbeu nuk është heroi im, sepse vrau shumë turq”, thonë jo pak hoxhallarë bastard. Pse duhej ti përkëdhelte pushtuesit mizor, Skënderbeu, sipas tyre? Sikur të vazhdonin të tjerët si Gjergj Kastrioti nuk do t’u dëgjohej fjala këtyre bastardeve, as nuk do të merreshim fare me ta.

Disa  mburrën me eufori idiotësh pse e mbajnë fenë e turkut, apo pse ua “ringjallën” kishën shovinistët grek, duke e theksuar se jemi pasardhës shqiptaro- osman. Janë pasardhës shqiptaro-osman, apo janë pasardhës grekë nëse janë nipër të gjysheve të përdhunuara, por atëherë duhet t’i quajmë kopilë shqiptaro-osman, apo bastard grek. Nëse nuk ndjejnë turp që janë bastard, të  mos mburren që janë pjellë përdhunimi. Duhet ta mbanin anën e gjyshes së përdhunuar, apo të gjyshit përdhunues, sipas kësaj logjike. Ç’t’u thuash të tillëve?

A jemi popull kot?

“Jemi popull kot”, thotë miku im nga Tirana në dëshpërim, sepse sigurisht nuk i kupton këto sjellje anormale të grupeve shqipfolëse.  Prej nga ky kompleks i qyqarit i këtyre grupeve, që ta duam pushtuesin përdhunues? Një shtresë mjerane e mburrin pushtuesin mizor dhe përpiqen ta denigrojnë kombin e tyre? Janë mercenarë? Nuk kanë identitet kombëtar? Apo e kthejnë gëzofin si të fryn era?  Megjithëse nuk e thonë nëpër rrugë “O sa mirë më qenë grekë, apo turk, apo serbe”, sepse do t’ua thyenin kokat ca “nacionalistë primitiv” , ata e thonë nëpër portale, e shkruajnë në ndonjë paçavure gazete apo në ndonjë emision televiziv të financuar nga armiku. Dy shtetet shqiptare nuk i trazojnë shoqatat, bashkësitë fetare greke e turke edhe pse punojnë kundër interesave shtetërore e kombëtare.

Mercenarët bastard po e provokojnë keqas shqiptarësinë e Shkodrës, strumbullarin e Shqipërisë etnike, duke tundur flamuj turk e sllav. Me shoqata islamike turke, me xhami vehabiste e salafiste, më ulërimat e altoparlantëve, me portalet që bëjnë thirrje për luftë të shenjtë islamike, më zbritjen e tërë shëmtisë aziatike e të gadishullit arabik në djepin e kulturës shqiptare, janë duke e shpërfytyruar Shkodër locen e Marin Barletit e të Gjergj Fishtes, kur dihet se këtu u derdh aq shumë gjak kundër këtyre hordhive aziatike që të mos e përdhosnin qytetërimin tonë. Mercenarët e tjerë bastard po ua lëvizin eshtrat patriotëve të Korçës e të jugut shqiptar me shantazhe e agresione kundër shqiptarësisë korçare, me parulla e presione të hapura që të konvertohen shqiptarët e varfër në grekë; vehabistët e spiunë islamik të Serbisë e të Turqisë po e përdhosin Prishtinën e Pjetër Bogdanit, ku ai e dha jetën për çlirimin e kryeqytetit të Dardanisë ; pushtetarët nuk kanë guxim t’ia bëjnë një shtatore monumentale këtij personaliteti më të madh pas Gjergj Kastriotit nga presioni i Turqisë e mercenarëve të tyre.

Greqia, Serbia e Turqia po futën sërish në Shqipëri, Kosovë e në territoret etnike shqiptare përmes nipërve të gjysheve të përdhunuara, përmes mercenarëve e maskarenjve, përmes ish spiunëve të Serbisë, ndërsa dy shtetet shqiptare marrin pjesë në këtë përdhosje kombëtare, sepse janë të korruptuar. Prandaj i ndjekin me indiferencë të pafalshme gjithë këto veprime rrënimtare.

Tifozët “kuq e zi”, pjesa më e ndritur e kombit

Duke e përsiatur sloganin e tifozëve kuq e zi, mu kujtuan grekët e turqit e shkretë dikur. Para tridhjetë vjetësh të ishe grek e turk ishte turp e denigruese para evropianëve.  Atëbotë më vinte keq për grekët e turqit e varfër të trenit Akropolis- Munhen, të cilët  policia serbe, kroate e sllovene i fyente e i shante secili për hesap të vetin me fjalën sllave “stoka” (kafshë).  Austriakët ishin më fin, e mbyllnin hundën më tu futur në kupe, sepse vinte era ajër të ndenjur, gazra të stomakut të trazuar nga rruga e gjatë e ushqimi i prishur i kuzhinës turke e greke: qofte, vezë të ziera e bakllava të thartuara. Grekët e turqit e shkretë ulnin kokën që të mos e acaronin policin serb, kroat, slloven apo austriak, sepse do ti zbriste nga treni. Me vinte keq për mjerimin e tyre. Asnjëherë nuk me shkoi nëpër mend se nipërit e këtyre grekëve të mjerë, e turqve që nuk e kishin kaluar ende mesjetën, nesër do të silleshin edhe më egër më shqiptarët e varfër.

“O sa mirë me qenë shqiptar”, mbase nuk është kënaqësi e veçantë (megjithëse kur i shoh në televizion këta tifozë me duket se kënaqen, veçmas kur e përsërisin këtë refren), por është turp kur shqiptarët deklarohen grekë, serbë apo turq. Tifozët e sportit lë ta vazhdojnë sloganin e tyre, askujt nuk i bëjnë dëm, tryeza e shqiptarëve as nuk do të pasurohet, as nuk do të varfërohet nga tifozllëku i tyre, ndërsa ka gjasa t’ua ngrehin krenarinë kombëtare të nëpërkëmbur aq shumë vjet nga serbi, nga diktatura e varfëria. Një brez i ri pa njolla nga  diktatura e pushtuesi i huaj e ndjenë vetën mirë, ka dinjitet e krenari kombëtare. Tifozët më duken janë pjesa më e ndritur e kombit, kurse brezi i tyre do t’ia kthejë krenarinë e munguar  shqiptarëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Gani mehmetaj, sa vështirë me qenë shqiptarë!

Kol dhe Ndre Mjeda në gjurmët e matjanit Pjetër Budi

March 22, 2016 by dgreca

Nga Aurenc Bebja (Francë)/

Shkrimi më poshtë, në një gegnishte të mrekullueshme, i cili më ra në dorë falë mikut dhe kontribuesit tim të parë në blog, Avni Dani, na kthen në Matin e vitit 1930.

Kol Mjeda, deputet i dikurshëm i Dibrës, bashkë me poetin Ndre Mjedën, i cili kërkonte të ndiqte në atë kohë gjurmët e klerikut dhe shkrimtarit të njohur Pjetër Budi, me qëllim për të realizuar një studim mbi origjinën, jetën dhe veprën e tij, kanë shkuar në vendlindjen e autorit, në fshatin Gur i Bardhë, në Mat.

Gazeta e Perkohshme Leka, me vendodhje në Shkodër, e botuar asokohe çdo dy muaj, ka publikuar rrëfimin e udhëtimit të Kol Mjedës, ku sipas meje përmes ndjekjes së gjurmëve të Budit vihet gjithashtu në dukje bukuria, bujaria, mikpritja dhe emancipimi i shoqërisë matjane.

Në vazhdim parathënia e gazetës dhe rrëfimi i Kol Mjedës :Êmz. Pjeter Budi

Kol Mjeda, Gazeta e Perkohshme LEKA, Vjeti II, N. 4 – Korrik 1930

Êmzot Pjeter Budi kje shqyptar, prej Gurit të Bardhë (Mat).

Librat mâ të motshem, qi janë shkrue n’alfabetin latin, janë atà të Budit ; por mjerisht librat e tij të gjith kanë hupë, posë perkthimit të doktrinës së krishtênë të Kardinallit Belarmino, prej së cilles n’a ka metë vetun e treta dorë e botueme në 1664, qi gjindet fort rrall.

Me gjithsè giuha e Budit nuk âsht aq e qortueme, prap vepra e tij meriton m’u marrë në kujdes, në mos tjeter, pse në tê na kemi mâ të parat vjerrsha shqype. Libri i tij duket se ka kenë fort i perhapun në popull katolik e i perdoruem deri nder kohë të vona, per arsye qi e shofim rishtypun tri herë në vjetë 1868.

Faik Konitsa pat gjetë në Paris edhè nji tjeter liber të quejtun « Speculum confessionis in Epiroticam linguam a Petro Budi, Episcopo Sapatense et Sardanense translatum. » Libri â formatit XII me 408 faqe âsht botue prej Propagandës në vj.1621. Por prej ktij libri vetun kjo copë qi ka gjetë Faik Konitsa  e tjeter nuk njihet.

Zotni Kolë Mjeda, deputet i Dibrës, qi tesh vonë desht m’e percjellë D.Ndré Mjedën në vendin e shkrimtarit të motshem shqyptar, per me bâ studime mi tê, i a dergoj ksajë Perkohshme artikullin qi na ktû poshtë me andje po botojmë.

Per ket arsye, edhe vijimin e artikullit mî edukaten e ndiesis s’atdheut po e lâm per numer tjeter.

Kah trojet e Budit

Sikuersè âsht pa edhè nder shtylla të fletoreve të kryegjytetit, udhtimi i êm me të Nd. Zotni Don Ndré Mjeden ka pasë per qellim vetem studimin mbî nji botim të Don Pjeter Budit, prej Gurit të Bardhë, të shtypun në giûhë amtare në vjetin 1621.

Me 19.6.1930 kalueme Tufinen edhè Shkallen e Tujanit, kû syni nuk ka të ngim tue e pa at bukuri natyre, e, kah ora 20.30 mrrijtme në vendin e caktuem për bûje t’asajë natë, qi thirret « Hani i Zallit » kû kjeme pritë s’ka ma mirë prej Jashar Bejt, i dibranë.

Ne e nesre, kah ora 6. 30 vijueme udhtimin mbi Qafen e Morizës e, mas nji rruge mjaft të mundshme, por të bukur, mrrijtme në maje të malit, kû gjetme Postë Komanden e Gjendarmeris e bri ksajë nji han, kû pushueme e pime kafe e tamel, e prep u vûeme per rrugë, qi kishim nisë.

Mas do kohet n’a u paraqit nji panoramë e shkelqyeshme në të cillen muejtme me da per së largut shpija të nalta. Qeraxhit n’a thane se atà ishin shpijat e Gurit të Bardhë, kû mrrijtme në krye të nji orës e gjysë. At vend e kishte stolisë natyra me kodrina të thepisuna e të veshuna me blerim, me kroje, qi i zotnote brija e malit të naltë të Dajtit.

Mas pak kohet u gjetme tu hani pranë Xhamis, i cilli ishte hani i Ibrahim Boedit (Budit), me të cillin u falme mas zakonit, hime në dhomen e shtrueme me qylyma e halija, kû, masi pime kafe e hangme dreken, pushueme deri n’oren pêsë të masdites.

Mandej bashkë me Ibrahim Boedin duelme me shetitë katundin, e, mas bisedimeve qi bâme me tê, u sugurueme se aj ishte, bashkë me kater familje tjera, prej shpis së Budit.

Shkueme te dugâja e vêndit, kû patme rasë me u  perpjekë me disa burra të pjekun e plot eksperjencë, masi gadi të gjith vêndasit e atij katund kishin kerkue kah Selaniku, Serezi, Stamolla. Kuvendi i marë i atyne burrave n’a bindi, ankimet e tyne n’a u dukne krejt t’arsyeshme, sidomos per pasuni qi kishin nder fushat e Selanikut e njeti, qi Greqija i a u kishte zaptue e se Qeverija e jonë nuk kishte marrun masat e meritueshme.

Si maruene atà fjalët e veta u kallxova qellimin e ardhjes s’onë në vendin e tyne, due me thanë se dishrojshim me dijt per shpin e Budit, se psè âsht nji liber shqyp i shtypun tash treqind vjet e aj qi e ka botue thotë se jam Gurabardhas e se thirret Don Pjeter Budi.

  • Zotni – m’u pergjejgne – ktû nder ne s’ka burra të vjeter si me thanë nji qind vjetsha, e atà 70 vjetshat s’dijnë mâ teper se na.
  • Prej shpis së Budit âsht ky Ibrahimi e ashtù edhè kater familje tjera. Âsht edhè nji shpi në Berzhojë qi thirret e Budit.

Masi i pyeta a thue âsht e dalun prej Gurit të Bardhë, më pergjegjne se jo, as ajo shpi, as katundi nuk e din, vetem porsè thirret « Budi ».

Muerme vesht prej atyne burrave se « Boedit e majnë vedin se janë fis me nji prift, i cilli nder kohë të veta âsht thirrë Budi, e mas nji lufte të bjerrun në Maqedoni, ka kenë shterngue bashkë me të vett me xanë vend në Gur të Bardhë, kû ka lypë ndimen e Princit të Matjes e, mâ vonë, masi kanë ndollë lidhjet krejt t’afermeve, nuk paskan marrë me shoqi shojnë per arsye relacjonesh familjare.

Katundi perbâhej prej 300 shpijash e s’kanë dhanë e marrë prej katundeve e fiseve tjera ; prej kndej mund të vertetohet se Gurabardhsit kanë kênë shum mâ vonë kristjan. Por edhè sot aj katund as merr as nep me tjera katunde e as argjidhek s’jepshin per vasha.

N’a thanë se tash nja 60 a 70 vjet, per rreth kû kishte pasë kênë shpija e vjeter e Budit, kundrej Xhamis së sotshme, nji plakë tue mihë, paska zblue nji kumonë mjaft të madhe, të cillen i a kishte pasë shitë per 400 grosh nji kallajxhis, e ky i a kishte shitë nji korcullës në Durrës për 10.000 grosh.

Petkat e fugurja e Budit

Populli i atyshem paska pasë kujtue se bë Teqe të Martaneshit gjinden petkat me gjith fugure të Budit, por pa kush nuk i kishte.

Vetem dihej se nji plakë kuer ka kênë tue dekë u ka thanë të birve të vet : Un nuk jam kthye prej besimit, pra shkoni e m’a bini filan resem (fugure) para se të më dalin shpirti. »

Edhè masi i a kanë prûe e e ka pasë nder duer at resem ka ndrrue jetë, kshtu thotë sot gojdhana e atij populli.

Libri i Budit e djalekti i Gurabardhsve

Me gjith se Gurabardhsit kerkojshin tjera dhena, djalekti i tyne, qi ndryshon prej krahinave t’aferme, i giet gadi 50 %  librit të Budit. Ket dishmi i a lâ Z. Dom Ndré Mjedës, qi ka me e ribotue librin sa mâ shpejt tue i bashkue studimet e komentet e veta.

Largimi i ynë prej Gurit të Bardhë

Nder ftyra t’atyne të thjeshtë shifej se keq u vinte pse daheshim prej tyne. U falme si mas zakonit, por Ibrahimi desht me na percjellë nji copë rrugë e nuk u da nesh veç masi e shterngueme. Gjith rrugës na u knaqte syni nder blerime e shpesh ndeshme në tuba të bardha delesh.

Ky katund në kohna të motshme kishte 300 shpi e blegtorija ishte njaq në perparim sa kishin mâ se katerdhetmi dhen e dhi, por Veziri i Shkodrës nder dy lufta qi kishte bâ me ta, i u kishte marrë ka dymdhetmi krenë per luftë. Kahë prendimi mrrîjtme në Bershê ku na priti, me djelmt e tij, nji burr si motit, Zot. Ahmet Nushi. Naten e kalueme masmiri e ne nesre u vûeme në rrugë per Burrel.

Ky katund nuk ishte mâ aj i 1916, por ishte shndrrue më nji gjytet. Dahen në shêj shpija e Naltsis Tij Princ Xhelalit, Bashkija, Zyra e Rekrutimit, hotele, kafe, restauranta, dugajë etj. Ashtu ishte tue ngrehë nji tjeter ndertesë madhshtore Princi, i cilli kishte kalue per Tiranë. Edhè ktu auktoritetet e vendit na pritne mjeft mirë e Bashkija dha nji darkë. Shum dishirë tfaqne parija e vendit sidomos më bâni preshtypje të mirë kuer më thane se kerkojnë prej Qeveris e prej Deputetve t’u hapet nji konvikt per varza, pse edhè seksi fêmnuer, do të perparojnë në vend t’onë. Ky âsht nji hap mjeft i madh per të cilllin e kam menden me folë në Parlament.

Konvikti i Matit

Âsht per t’u levdue ky institut per rregullim e displinë qi kishte. Godija ishte mjeft e mirë por e vogel per 100 xânsa. Grupi i msueve na gostiti  e xânsat veshë me robe kuq-zi na ndejne në nderim. Ne nesre u bâne provimet e fundit të vjetit shkolluer e metme teper të knaqun prej të gjegjunave të fmive, të cillit i pyeti ndo ‘i herë edhè Z. D. Nd. Mjeda. Dijtne mirë me pergjegjë mî histori të Shqypnis e sidomos kush âsht Zogu I. e cillat kan kênë dyrët shqyptare mâ të permenduna. Deklamuene fare mirë do vjerrsha  e sidomos atê të vllavrasit qitun prej të Nd. Z. Dd. Nd. Mjedës.

Ne e nesre mrama kjeme miqt e Kadis se Matjes, nji burr plot urti. Edhe ktu na pritne mirë e mandej u nisme, dikû rrugës së ré qi âsht tue goditë  e diku rrugës se shtegtarve qi âsht mjeft e vshtirshme ; kshtû mas nji udhtimit ndandë orësh mrritme në Krue.

Per rrugen Burrel – Krue populli ka bâmun shum sakrifice, por Ministrija e P. Botore ato vende qi i tokojnë me i punue nuk âsht kujdesue per to si duhet. Mirë âsht qi ksajë verë ajo Ministri të perpiqet me krye çka ka per detyrë.

Libri i Dom Pjeter Budit besoj se shpejt ka me u ribotue prej Z. D. Ndré Mjedës të cillit i uroj nji sukses të lartë.

Shkodër 7 VII 1930

Kol Mjeda

 

Publikuar për herë të parë online në versionin origjinal te Blogu Dars (Klos), Mat – Albania

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Aurenc Bebja, Kol dhe Ndre Mjeda, në gjurmët e matjanit, Pjeter Budi

Sopranoja Inva Mula me “Himin e Nëna Terezes” vjen në New York

March 22, 2016 by dgreca

Intervestoi: Beqir SINA/
“Artistic Promotions Inc.” me “ngjarjen më të suksesshme e muzikës klasike në botë” një ngjarje historike të muzikës në Nju Jork me Divën e muzikës klasike Shqiptare, Sopranon znj. Inva Mula/
 NEW YORK CITY : ArtisticPromotions, Inc.prezanton: Në datën 26 Mars, 2016 , ,pra këtë të shtunë prezanton Divën e muzikës klasike Shqiptare, Sopranon me famë boterore znj. Inva Mula, e cila do të përformojë në Tawn hall NYC. Në këtë event do të marin pjesë gjithashtu pianisti virtuoz z.Genc Tukici dhe dirigjenti dinjitoz Maestro Bujar Llapaj.Të ftuar në këtë koncert madheshtor do të jenë edhe Dëshira Ameti Krliu, Soprano:Kreshnik Zhabjaku,Baritonë: Riad R. Ymeri, Tenor;Koncerti është ndërtuar mbi bazën e albumit prestigjoz të Inva Mules, me titull “Për ty Atdhe” ku përmblidhen perlat e muzikës shqiptare dhe jaret shkodrane, të arranxhuara nga ajka e krijimtarisë dhe muzikës Shqiptare.Dëshira Ahmeti Krliu, me bashkëshortin e saj edhe ky artistë Arian Kerliu janë edhe kompania e cila manxhon këtë koncert historik në Nju Jork .
Gazetari ynë në New York, Beqir SINA, bisedoi me sopranon e parë shqiptare në Operën e Shkupit e cila thotë pothuajse çdo gjë është gati për koncertin e shumë pritur me 26 Mars në qytetin e Nju Jorkt.
Ajo flet më gjerësisht në këtë intervistë të posaçme:
Dëshira, koncerti i Inva Mulës po afron – me këtë titull po lajmërohet se po vjen koncerti i veçantë i 26 marsit në“The Town Hall”, teatri famoz i New York-ut, – Çfarë ka bërë “Artistic Promotions Inc.” për t’a bërë këtë “ngjarjen më të suksesshme e muzikës klasike në botë” një ngjarje historike të muzikës në Nju Jork ?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Artistic Promotions është formuar me idenë për promovimin e artit dhe kulturës ne New York, në Metropolin më të madh ku jeton komuniteti shqiptar me vite i emigrur në SHBA nga vende të ndryshme, por qendrat e artiti dhe kulturës janë më të fokusuara në këtë kryeqendër prandaj dhe ne si profesionistë në këtë lëmi deshëm që koncerti i Sopranos tonë Inva Mula të mbahet në skenë të një salle prestigjose ku i takon cdo artisti .Ky koncert do jetë historik sic thuhet për vet faktin që mbahet për herë të parë me një orkestër të madhe simfonike e drejtuar nga dirigjent dhe me artistët të ftuar që janë të gjithë me një bagazh të veprimtarisë së tyre në skenën e muzikës klasike.Pra nuk është proekt i sajuar por është i studijuar me muaj të tërë dhe i pregatitur nga një ekip profesionistësh për të arritur deri në suksësin e pritur të këtij Eventi të madh.
Ao do të jetë ky ai “diamanti” ku muzika shpalos krenarinë e trashëgimisë sonë kulturore dhe forcën e unitetit tonë, si popull me shumë besime?.
Dëshira – Ahmeti Krliu : Ne shperosojmë që të mirpitet nga artëdashësit sa më mirë dhe të mbëtët në kujtësën e tyre për shumë vitë më rradhë.Përgjëgjësia për të krijuar këtë projekt ishtë shumë e madhë ku unë dhe bashkëshorti im e Ariani i cili është një muzikant i shkëqyer dhe shumë profësional në punën e tij pra si dy ideatorë të këtij koncerti dhe Artistic Promotions që kemi një përgjegjësi ta mbajmë më shumë profesionalizëm mbi shpinë dhe t’ju dhurohet ai Diamanti në shpirtin e të gnjithëve qe do ta shijojnë këtë mbrëmjë të magjishme të përlave shqiptare,të këngëve që janë kënduar më vitë nga artistët e mëdhenj shqiptar atdheut, por këtë rradhë nga Diva jonë e cila më bukur se c’do kush tjetër na prezantoj në botë më sukseset e saja te mëdha si Soprano e cila ka kënduar në krah të artistëvë të huaj më të mëdhënj dhë këtë e dimë të gjithë në si shqiptarë se sa vlera na ka ngritur kombit tonë kjo artiste,prandaj dhe me shumë kënaqeësi e kemi organizuar këtë koncert të madh dhe të quajtur Historik.
Si menaxher të përgjithshëm deri ku keni arritur deri tani për të kapur suksesin?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Si organizatorët kryesor bashkë me mikun tonë të ngushtë muzikat Did Tezha dhe Baritonin Kreshnik Zhabjaku kemi punuar pothuajse 3 muaj me rradhë për të rezervuar sallën,orkestrën,përputhjen e datave me Sopranon Inva Mula. Dirigjentin nga Kanadaja dhe pianistin Genc Tukiqi nga Parisi,sepse të gjith janë artistë me një kalendar të caktuar në agjendë të punës së tyre,pra kuptohet është një punë e cila don shumë përkushtim dhe don shumë vëmëndjë që të gjitha këto të koordinohen dhe të bëhen në një.Mendojmë se kemi arritur në finalizimin e të gjitha punëve dhe ne jemi gati qe të shtunën me 26 Mars ta shijojmë mbrëmjen bashkarisht.
A jeni e shqetësuar në lidhje me interesimin e publikut deri tani ? a e keni arritur atë që mendonit prej se ju e kur e nisët këtë andarllë ?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Të them të drejtën nuk u shqetësova në asnji moment,as unë dhe as ekipi realizuas i koncertit ,për vet faktin që sjellim në skenë gjthë këta emra të fuqishëm në krye me Inva Mulën pse ti frikësohemi publikut,ne mendeoj se për artëdashësit do ishte një shqetesim nëse do ta humbisnin këtë mbrëmje.
 
Sa ka qenë të gatëshme për sponosorizim të këtij koncerti madhështor do t’a quaja – kompanitë dhe bizneset shqiptare ?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Kjo është një nga momentet kyce do ta quaja që duhet folur me shumë kënaqësi dhe respekt për përkrahësit të këtij koncerti madhështor.Ne nuk hasëm në asnji pengese në asnji moment nga sponsoruesit tanë dhe këta janë dibranët tonë të cilët e cmojnë dhe e duan artin,këngën e bukur shqipe. I cmojnë vlerat dhe mundin e artistëve,pra do përmend me shumë respekt dhe faleminderim z.Selim Rusi i cili është njeri me shumë merita në jetën e tij,i sukseshem në bizneset e tij dhe njeri qe ka ndihmuar jashtmase komunitetin shqiptar duke i punësuar ata duke i përkrahur ne arritjet e bizneseve të tyre të ndryshme. Pra z.Sall Rusi është sponsori gjeneral i këtij koncerti madhështor,bashkë me vëllaun e tij Ilir Rusi i cili e ka përkrahur koncertin që në fillim dhe ka ndihmuar jashtmase për ne si organizator. Pastaj një kontribut të vecantë ka dhënë z.Dashi Miftari i cili udhëheq një numër të madh të picerive në Staten Island dhe ka një sukses të madh i cili tani dhe është emeruar Kryetar i Shoqatës të dibranëve në Neë York bashkë me dibranë të tjerë biznesmen e kanë përkrahur shuë koncertin.
Faleminderim të vecantë i bëjmë z.Fadil Berisha i cili është si Ambasador për të gjithë artistët dhe talentët shqiptar qe jetojnë në ShBA por dhe ngado që ata vijnë dhe i drejtohen ,znj.Shpresa Xhakli një grua me shumë merita në fondacionin e saj për të ndihmuar fëmijët me autizëm,znj,Ana Marku një grua që ka ndihmuar me artizanatin e saj NiNa Nona shumë familje me nevoja financiare,Zoti Mark Gjonaj asambleisti i njohur shiptar në Bronxs i cili ka dhënë një ndihmë në menyrë të vecantë dhe e ka përkrkrahur shumë këtë koncert dhe ne jem shumë faleminderues per të gjitha këto,dhe shumë afaristë të tjerë të cilët do të behen të ditur në banerin e përgatitur për ti njoftuar publikun me bizneset e tyre.Pra ne nuk hasëm ne probleme të cilat nuk do na jepnin shtyrjen për më tej të organizimit tonë.Me një fjalë përkrahja e sponsorve është kryesorja pa të cilën ne nuk do mund të arrinim deri këtu.
 
Por çfarë mund të na thoni për bashkëpunimin tuaj me sopranon Inva Mula, dhe tenorët e tjerë, Orkestrën për këtë koncert ?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Bashkëpunimi me Diven Inva Mula ka filluar përpara 4 viteve ku ne u njohëm në një koncert që kishim me Arianin në Kroaci. Dhe, aty Sopranoja ndodhi në publik,ne krijuam një miqesi e cila vazhdoj ne bashkëpunimet tona. Unë kisha një ftesë nga Sopranoja për koncertin e Madh te 100 vjetorit të pavarësisë “Rrugëtimi i Kombit” dhe më pas në Shkup me koncertin e saj “Për Ty Atëdhe” ,një bashkëpunim i joni ishte dhe roli i saj në Operen e Maqedonisë në Festivalin Mbrëmjet Operistike të Majit. Ku në Operën ‘Faust”të Gounod, Inva interpretoj rolin e Margaritës dhe tani kemi bashkëpunimin tonë të rradhes në qëndrën e Botës me Koncertin që kemi më 26 Mars. Pra të gjitha këto bashkëpunime me Divën tonë mua më kanë dhënë një shpresë gjithmonë më të madhe për punën time dhe dëshirën për të kënduar në skenë me një artiste sic është Inva Mula.Me tenorin Riad Ymeri kemi një bashkëpunim me vite me rradhe që në Tiranë në koncertet e organizuara në Teatrin e Operas,shfaqjen ‘Skenderbeu”,dhe tani në Neë York me disa koncerte te përbashkëta si në Kombet e Bashkuara dhe bashkëpunim me Orkestrën e Eastern Simphonic Orkestra te Neë York me Dirigjentin kinez Steven Fang, që kemi dhe Orkestren e tij qe ka formuar nga artistë të ndryshëm amerikan në Neë York. Ndërsa, me Baritonin e njohur Kreshnik Zhabjaku njihemi që në Akdemi ku të dy ishim studentë të Artistes të Madhe Nina Mula.Pra kemi eksperienca të hershmë dhe tani e sjellim këtë eksperiencë të punës tonë me vite në skennën e Neë Yorkut.
Ju vetë jeni një soporano e njohur kur u zhvendoset në Amerikë, dy vite më parë, çfarë ju kujtohet në lidhje me muzikën klasike në trevat shqiptare deri në Shqipëri?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Unë erdha në Amerikë dy vite më parë,nuk kam më shumë,erdha për nje koncert në Qendrën për Kulturrë të Maqedonisë të organizuar nga Ministria e Kultures dhe më pas vazhduam të mbetemi në Neë York, për të bërë një një Master dhe ja ku jemi akoma këtu,gjë që tregon se po na pëlqen ky vënd dhe kemi plane të mëdha profesionale.Muzika Klasike në vëndin tonë është në një nivel shumë të lartë dhe kolegët tane të cilët punojnë dhe veprojnë ne trevat shqiptare janë të talentuar dhe artistë të vërtët në plotkuptimin e fjalës jemi popull me shumë talent.
A jeni të kënaqur me ecjen përpara të muzikës klasike nga tenorët dhe sopranot shqiptarë , sot në botë?
Dëshira – Ahmeti Krliu : Ashtu sic theksova përvec që kemi në vënd artistë të talentuar në këmi shumë dhe në botë të cilët na kanë prezatuar nëpër skenat e mëdha të botës në dritën më të fuqishmë dhe na kanë ngritur emrin e kombit tonë lart e më larte,jemi krenarë për keta artistë shqiptar kudo në bote qe prezantohen.
 
A mendoni se është mbi të gjitha muzika klasike shqiptare konkurruese sot. Apo ajo është vetëm promovuese, duke promovuar artistët klasikë shqiptarë dhe kulturën shqiptare, një kulturë plot dashuri, vuajtje, luftë dhe trimëri?
Dëshira – Ahmeti Krliu :-Muzika jonë është muzika e shpirtit,e vuajtjes e të bukurës e trimërisë e dashurise,pra ajo i përfshin të gjitha këto,por nuk mund të them se është konkuruese bashkë me artistët tanë,ajo është konkuruese në një festival të vecantë te caktuar për të prezantuar vlerat e komit dhe kuturës tonë. Por, atë që artistët shqiptar e bëjnë në skënat botërore me shumë patriotizëm për ta ngritur lart e më lartë kulturën e plopullit tonë apolutisht është me një prezatim të veprave të kompozitorëvë klasik botëror.
 
Të ndalemi edhe pak te muzika klasike në ditët e sotme. Ndoshta, ne i referohemi një periudhe kur ajo dominonte, duke marrë në konsideratë kompozitorët e mëdhenj. Si e shihni interesin e brezit të ri për këtë lloj muzike?
Dëshira – Ahmeti Krliu :-Të them të drejtën ne po mundohemi qe muzikën e kompozitorëve shqiptar me veprat e tyre tjua përcjellim dhe brezave të rinj, gjeneratat e reja të edukohen edhe me këtë fryme të muzikës,të mbajmë gjallë kulturën dhe ta vazhdojmë atë mision tonin si artistë edhe tek rrinia jonë.Kjo është shumë e rëndësishme për të gjithë ne,ndërsa interesimi i tyre do filloj të ringjallet kur ju ofron më të bukurën.
 
A do të thotë ky koncert se ka interes për këtë gjini edhe tek shqiptarët e Amerikës?
Dëshira – Ahmeti Krliu :-Koncerti i Sopranos Inva Mula në Neë York do përcjelli interesim edhe te rinia jonë në SHBA sepse është vet koha në pyetje e cila deri më tani ju është ofruar vetem me zhanre të muzikës të lehtë dhe normalisht që ata do ta pranojnë atë ë ju ofrohet por ata që ndjekin kulkturën në Neë York, kanë rastin ta ndjekin dhe nga artistët shqiptar,pra nuk mund të them ne kemi një rini qe nuk adhuron muzikën e mirfilltë.
Së fundi çfarë do të thotë Koncerti i Inva Mulës i 26 marsit në“The Town Hall”, teatrin famoz i Neë York-ut, për këtë gjini muzikore? tek bota shqiptare e muzikës e kulturës tonë ?
Dëshira – Ahmeti Krliu :-Kjo do të thotë atë që ne e quajmë Koncert Madhështor dhe historik sepse është një natyrë e muzikës që ushqen shpirtin,të ngjall emocionin të bën të ndjehesh i privilegjuar që kur hyn në atë sallë dhe dëgjon tingujt e orkestrës qe do lujanë cdo tingull ,me shumë përsosmëri dhe origjinalitet dhe ajo që thuhet gjallë,live dhe art.Me një fjal që duhet shijuar këtë mbrëmjë dhe më pas kemi akoma më shumë per të thënë.
Dëshira Ju faleminderit dhe suksesë!
Dëshira – Ahmeti Krliu : Ju faleminderojmë shumë për kujdesin tuaj z.Beqir dhe mirupafshim bashkë.
12516098_1197746953570537_1655663672_n.jpg

12527793_1197747166903849_1674178589_n.jpg

12721865_1197747076903858_692619541_n.jpg

12884549_1197746963570536_938510031_n.jpg

12887291_1197747143570518_1797192995_o.jpg

12874124_1197746976903868_255686218_o.jpg

Filed Under: Interviste Tagged With: Sopranoja Inva Mula me “Himin e Nëna Terezes”, vjen në New York

TAKIMI I Z. LULZIM BASHA ME KOMUNITETIN NË QENDRËN KULTURORE”NËNË TEREZA”

March 21, 2016 by dgreca

Pas Meshës të së Dielës, z. Lulzim Basha së bashku me delegacionin q ë ai udhëheq në vizitën në SHBA u takuan në qendrën Kulturore”Nënë Tereza” pranë Kishës Katolike Shqiptare”Nënë Tereza” me komunitetin shqiptar. Don Pjetër Popaj, Famullitari i kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”, edhe një herë i ka uruar mirëseardhjen zotit Basha, zonjës së tij dhe të gjithë pjestarëve të delegacionit, duke u uruar atyre suksese në demokratizmin e Shqipërisë dhe forcimin e bashkimin e kombit. Famullitari ka theksuar edhe një herë 4 shtatorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë, duke i ftuar dhe mysafirët :U takofshim ne Vatikan me 4 Shtator!

Në këtë takim ka qenë i pranishëm dhe ka përshëndetë edhe Ansambëlmeni i Shtetit të Nju jork-ut z. Mark Gjonaj.
Marjan Cubi, Kryetari i Qendrës Kulturore Nënë Tereza, i ka uruar mirëseardhjen zotit Basha dhe delegacionit që e shoqëron. Ne tha , Marjan Cubi kemi pritë këtu liderë të shquar të demokarcisë nga Shqipëria dhe Kosova, e trevat e tjera Kombëtare. Jemi krenarë që kemi pritë presidentin Historik të Kosovës dr. Ibrahim Rugova, presidentin e parë demokrat të Shqipërisë dr. Sali Berisha, njerëz të shquar të Kombit tonë si akademik Mark Krasniqi e personalitete të tjerë të kulturës dhe Letrave Shqipe. Ndjehemi krenarë kur presim njerëz të tillë, që njihen për vlerat që i japin Kombit, tha Kryetari i Qendrës kulturore z. Cubi.
Duke e marrë fjalën z. Lulzim Basha, tha se ndjehej shumë i gëzuar për këtë pritje kaq të ngrohtë, që gjeti mes bashkatdhetarëve. Ai falenderoi në mënyrë të vecantë Famullitarin Don Pjetër Popaj për punën e shkëlqyer që ai bashke me bashkepunetore bëjnë për ruajtjen e traditave, kulturës dhe Gjuhës Kombëtare.
Z. Basha ua uroi të gjithë besimtarëve Katolikë Javën e Madhe të Pashkës. Më pas ai foli për Misionin e madh që ka marrë përsipër Partia që ai drejton për forcimin e demokracisë, shpëtimin e Shqipërisë prej Korrupsionit, krimit dhe kriminelëve, për të demokratizuar shtetin e kapur nga oligarkët etj.
Z. Basha tha se shqiptarët kanë nevojë për paqe, bashkim dhe tolerancë.
Ashtu si të gjitëh besimtarët edhe mysafirët shijuan gatimet tradicionale shqiptare të gatuara me shije nga amvisat shqiptare.
Në fund mysafirët u fotografuan me bashhkëatdhetarët, natyrisht duke mos ia arritë që t’i plotësonin të gjitha kërkesat!

Filed Under: Komunitet Tagged With: NË QENDRËN KULTURORE, Nene Tereza, TAKIMI I Z. LULZIM BASHA NE KOMUNITETIN

Kosova lançon sistemin e ri me dërgesë të parë eksporti drejt Shqipërisë

March 21, 2016 by dgreca

PRISHTINË 21 Mars 2016-B.Jashari/ Dogana e Kosovës bëri sot lançimin e sistemit të ri, i cili mundëson uljen e kohës së eksportit dhe iu bën të mundshme eksportuesve që direkt nga depot e tyre të dërgojnë mallrat tek pranuesit në shtetet e tjera. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, aktivizoi sistemin e ri përmes të cilit dërgesa e parë e eksportit kaloi kufirin me Shqipërinë nëpër pikën doganore të Vërmicës-Morinës.

“Kisha kënaqësinë sot që të marrë pjesë në inaugurimin e një qendre të rëndësishme, e cila do të thjeshtëzoi procedurat e doganimit dhe, po ashtu, do të rris efiçencën dhe do të ulë shpenzimet e kohës dhe të parave që i kanë pasur bizneset tona lidhur me këtë”, u shpreh kreu i qeverisë së Kosovës.

Me sistemin e ri, ngarkesat e destinuara për eksport nuk duhet të paraqiten në terminal doganor përveç nëse ndonjë prej tyre sistemi i riskut e zgjedh për kontroll të detajuar. Deklarata eksportuese do të regjistrohet në formë elektornike në sistemin e Doganës përderisa mallrat ende janë në depo të subjektit.

“Lançimi i këtij sistemi të do të ndihmojë eksportin me theks të veçantë  prodhimin vendor, duke eliminuar barrierat e fundit për një eksport sa më të lehtë në vendet tjera”, tha drejtori i përgjithshëm  i Doganës së Kosovës, Lulzim Rafuna.

Dogana në vitin 2015 ka arritur që të sigurojë të hyrat e nevojshme për buxhetin e Kosovës duke tejkaluar projeksionet dhe mbledhur për herë të parë mbi 950 milionë euro, derisa në fillimin e vitit 2016 shënoi rritje të hyrash në lartësinë prej 27 % më shumë se në vitin e kaluar.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: drejt Shqipërisë, Kosova lançon sistemin e ri me dërgesë të parë eksporti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2976
  • 2977
  • 2978
  • 2979
  • 2980
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT