• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Komuniteti Shqiptar në SHBA- Shkollë e re në Gjuhën shqipe në Nju Xhersi

February 29, 2016 by dgreca

Qendra e Komunitetit Dibran në Nju Xhersi, hapi shkollën e saj Shqipe/

Nga Beqir SINA/

Shkolla plotësuese për gjuhën Shqipe, në lokalitetin FreeHold në Nju Xhersi, ku jetojnë qindra familje shqiptare, është një iniciativë shumë e duhur dhe në kohën e duhur! Me shpresë që brezat e ardhshëm në SHBA të kultivojnë dhe ruajnë, gjuhën e bukur Shqipe, fenë, kulturën dhe zakonet e traditat e tyre!

FREEHOLD – NEW JERSEY : Qendra e Komunitetit Dibran në lokalitetin Freehold, të New Jersey, e inaguruar një vitë më parë- e ka nisur punën e saj me ne aspektin fetar dhe kombëtar me një lajm ogurmirë.Në statusin e saj në rrjetin social Facebook, ajo lajmëronë se dje ka hapur për herë të parë në historinë e këtij lokaliteti në Nju Xhersi, një shkollë me mësim plotësues, për mësimin e gjuhës shqip, si disa të tjera në komunitet.Siç duket edhe nga fotot e postuara prej tyre – gëzimi dhe entusiasmi i prindërve dhe fëmijëve ka qenë i madh – Shkolla ka nisur mjaft mbarë sesionin e ri- me rreth 30 nxënës më mësues të kualifikuar, dhe pa pagës. Siç duket edhe nga fotot e postuara prej tyre – gëzimi dhe entusiasmi i prindërve dhe fëmijëve ka qenë i madh – Shkolla ka nisur mjaft mbarë sesionin e ri- me rreth 30 nxënës më mësues të kualifikuar, dhe pa pagës.Rrjeti i picerive Pronto Pizza, u ka ofruar fëmijëve, pas orëve të mësimit pica dhe pije freskuese falas, duke ndjekur praktikat e sistemit të shkollave amerikane. Ndërsa klasat janë të kësaj qendre Dibra Community Center, janë të paisura me të gjitha mjetet e nevojshme mësimore, të dhurura ato nga komuniteti Dibran në këtë zonë, e cila është nga më të bukurat dhe më të shtrejntat në këtë lokalitet.

Kryetari i shoqatës Dibra, Dashnor Miftari, duke njoftuar në profilin e tij në facebook, për hapjen e kësaj shkolle, shkruan se dje, më 28-shkurt-2016 në Dibra Community Center, u hap shkolla për edukimin e fëmijve tonë, në këtë rrethinë, mësimin e gjuhës shqipe. Ai sqaron se kjo shkoll , gjithashtu, do të ketë brenda programit të saj edhe njohuri edhe për fen e tyre. Shkolla filloi me 30 nxënës, shkruan Miftari. Kurse duke shprehur edhe gëzimin e prindërve dhe fëmijëve të këtij komuniteti ai tregonë se ishte kënaqsi për ne si prindër të jemi aty bashk me fëmijt tanë, në këtë ditë historike për komunitetin tonë, në Freehold – New Jesey.Në urimet e tyre, dibranët anekënd, shkruajnë në Facebook, se dibranët çdo herë përkrah kombit e fesë së tyre. Dibranët, kanë mësuar dhe gjuhën e ëmbël dhe të bukur Shqipe, siç ishin Said Najdeni(Hoxhe Voka),Isen Kuçi(baba Sheh) etj. Disa prej tyre e kan quajtur hapjen e shkollës plotësuese për gjuhën Shqipe, një iniciativë shumë e duhur dhe në kohën e duhur! Me shpresë që brezat e ardhshëm në SHBA të kultivojnë dhe ruajnë, gjuhën e bukur Shqipe, fenë, kulturën dhe zakonet e traditat e tyre!

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Komuniteti Dibran, ne Nju Xhersi, Shkolle shqipe

Takim i rëndësishëm me rektorin e Universitetit të Lundit

February 29, 2016 by dgreca

MERGATA NE SUEDI- Pos të tjerash përfaqësuesit e SHSHKSH “ Papa Klementi i XI Albani”të Suedisë shtruan nevojën e gjetjes së mundësive për financimin e një numri studentësh shqiptar për të magjistruar dhe doktoruar në këtë shtet/

Shkruan: XHAVIT ÇITAKU*/

Në kuadër të shumë aktiviteteve të pasura e përmbajtësore që po zhvillon Shoqata e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar “Papa Klementi i XI Albani” e Suedisë nga fushveprimtaria e saj, përfaqësuesit e kësaj shoqate punë të madhe po bëjnë edhe në kontaktet që po zhvillojnë me institucione të rëndësishme në shtetin suedez. Kësisoj, para disa ditësh kryetari i kësaj shoqate, z. Hysen Ibrahimi, dhe Saranda Iseni, nënkryetare, zhvilluan një bisedë të rëndësishme me rektorin e Universitetit të Lundit, z. Frederik Sjoholm. Takimi i zhvilluar me këtë rast ishte mjaft miqësor, por edhe përmbajtësor. Temë kryesore e këtij takimi ishte përgatitjet që po bëhen për mbajtjen e sesionit të pestë shkencor në një ndër sallat e këtij institucioni të lartë shkencor, të cilin do ta organizoj shoqata e shkrimtarëve e krijuesve shqiptar që vepron me sukses në këtë shtet të largët skandinav. Përfaqësuesit e kësaj shoqate, po ashtu, shtruan nevojën e gjetjes së mundësive materiale për financimin e një numri të studentëve shqiptar nga Shqipëria, Kosova dhe Tetova për të magjistruar dhe doktoruar në këtë tempull të diturisë. Rektori Sjoholm tha ndër të tjera se në fakultete dhe shkolla të larta të këtij universiteti studiojnë një numër i kënaqshëm i studentëve shqiptar dhe se shumë prej tyre janë të dalluar në mësime. Po ashtu, vazhdoi ai, nga ky universitet me sukses i kanë kryer studimet në fusha të ndryshme edhe shumë studentë shqiptarë.

Rektori i Universitetit të Lundit, z. Frederik Sjohlm, shprehu fjalë miradije edhe për aktivitetin e SHSHKSH” Papa Klementi i XI Albani”, e cila sipas tij po luan një rol të rëndësishëm në integrimin kulturor e shkencor të komunitetit shqiptar në shoqërinë suedeze si dhe të lidhjes së urave të bashkëbanimit ndërmjet Suedisë dhe viseve të ndryshme të Ballkanit. Duke ofruar një bashkëpunim të sinqertë tash e në të ardhmen, z. Sjohlm shprehu dëshirën që në sesionin e pestë shkencor të paraqitet me një kumtesë përmbajtësore dhjetë minutshe , të cilën e aprivuan përfaqësuesit e kësaj shoqate.

Në emër të shoqatës “ Papa Klementi i XI Albani” z. Hysen Ibrahimi falënderoj rektorin e Unversitetit të Lundit, y. Frederik Sjoholm për mbështetjen institucionale, por edhe për përkrahjen e tij morale e profesionale që dha, në rend të parë, për mbajtjen e sesionit të pestë shkencor në një ndër sallat e këtij tempulli të diturisë. Ai falënderoj edhe për mbështetjen materiale të Komunës së Lundit për mbajtjen e këtij sesioni në shumë prej 9000 koronash suedeze. Do theksuar se këtë takim arriti ta realizoj studentja e dikurshme e shkëlqyeshme e këtij universiteti, tani juriste e dalluar, Saranda Iseni.

Në fund do theksuar se Universiteti i Lundit është shtetëror, i cili punën e ka filluar me 19 dhjetor të vitit 1666. Pas Universitetit të Uppsales, ky institucion i lartë shkencor është më i vjetri në Suedi. Në të studiojnë mbi 47.700 studentë.

Ne Foto:Pamje ballore e Universitetit te Lundit ne Suedi

Filed Under: Mergata Tagged With: “Papa Klementi i XI Albani”, e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptar, e Universitetit te LunditShoqata, takim me rektorin

AKP, jepet me qira një aset i “Trepçës” në veri

February 29, 2016 by dgreca

-Për shfrytëzim nga administrata e qeverisë së Republikës së Kosovës/PRISHTINË, 29 Shkurt 2016-B.Jashari/ Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e 72-të me radhë, ku diskutoi për një numër çështjesh të përcaktuara me axhendë, mes tjerash shqyrtoi dhe aprovoi kërkesën e qeverisë së Kosovës për dhënie me qira të një aseti të ndërmarrjes “Trepça” në veri për shfrytëzim nga administrata e qeverisë së Republikës së Kosovës. Bordi i Drejtorëve, i kryesuar nga Petrit Gashi, fillimisht Bordi diskutoi mbi çështjet e lidhura me Menaxhmentin e Agjencisë, thekson njoftimi i dërguar sot.Bordi diskutoi edhe për ndërmarrjen “Pallati i Rinisë”, në Prishtinë, nën administrimin e AKP-së dhe duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në këtë ndërmarrje në raport me palët paditëse dhe çështje tjera, dhe me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të saj vendosi për futjen e kësaj ndërmarrje nën administrim direkt nga Agjencia.Bordi poashtu diskutoi edhe rastet e uzurpimeve të pronave të ndërmarrjeve shoqërore, për çka Agjencia javën e shkuar kishte publikuar listat me uzurpatorët e mëparshëm dhe ata aktualë, ndërsa u zotua se do të vazhdojë rritjen e transparencës me publikimin edhe të informacioneve të tjera për privatizimet e realizuara deri më tani dhe shfrytëzimin e pronave tjera të NSH-ve.Bordi u informua edhe për zhvillimet e fundit në lidhje me ndërmarrjen “Trepça” nën administrimin e AKP-së, ndërsa diskutoi për proceset që po zhvillohen për sa i përket planit të ristrukturimit për këtë për çka Agjencia po punon ngushtë me institucionet qendrore.Sa u përket kërkesave të komunave për qiramarrje të aseteve të NSH-ve,  Bordi u pajtua që për kërkesat e ngjashme të diskutohet në një takim me Asociacionin e Komunave dhe këto kërkesa të adresohen në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Kosovës ashtu siç parashihet me procedura ligjore për këto raste.Bordi i drejtorëve  u informua edhe lidhur me kërkesat e kreditorëve për kompensimin e pagave të papaguara dhe më tutje kërkoi që të shqyrtohen mundësitë e përshpejtimit të procedurave për kryerjen e pagesave të mbetura dhe në këtë vazhdë planifikon që të mbajë një takim me Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për të shqyrtuar mundësitë teknike  në përshpejtimin e lëndëve të NSH-ve.Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje diskutoi dhe miratoi edhe raportet e Komisionit për Përcaktimin e Statusit të disa ndërmarrjeve apo aseteve të ndërmarrjeve.Mbledhja e ardhshme e Bordit planifikohet të mbahet në fund të muajit të ardhshëm.Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nisi vitin 2016 me Bordin e Drejtorëve, të ri, të munguar në 2015-tën. Për Agjencinë Kosovare të Privatizimit emërimi i Bordit të Drejtorëve  të saj në fundin e seancës përmbyllëse të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës dhe konstituimi i këtij Bordi në ditën e fundit të vitit 2015 është një ngjarje e rëndësishme dhe e pritur gjatë.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: AKP, i “Trepçës”, jepet me qira një aset, ne veri

Kosova drejt Speciales

February 29, 2016 by dgreca

– Presidentja Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën. Kosova përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale/ PRISHTINË, 29 Shkurt 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ratifikoi marrëveshjen ndërkombëtare me Holandën “Mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë”, të nënshkruar me 15 shkurt 2016 nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë dhe të pranuar nga Zyra e Presidentes më 23 shkurt.Presidentja Jahjaga e ka ratifikuar marrëveshjen me Holandën në bazë të kompetencave të saj kushtetuese për ratifikim te marrëveshjeve duke u bazuar në nenin 18, paragrafi 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 10, paragrafi 4 të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare, si dhe në nenin 4, paragrafi 3 të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik.Presdienca kosovare në njoftimin e dërguar thekson se, me ratifikimin e kësaj marrëveshje – krahas ratifikimit më 4 shkurt 2016 të “Marrëveshjen së përkohshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Holandës mbi organizimin e institucionit të Gjykatës Speciale të Kosovës i zhvendosur në Holandë” –  Republika e Kosovës përmbush të gjitha obligimet e saj ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Kosova drejt speciales

Filmi Spotlight merr Çmimin e Akademisë

February 29, 2016 by dgreca

Ne Foto:Steve Golin, nga e majta, Blye Pagon Faust, Nicole Rocklin dhe Michael Sugar, fitues të çmimit për filmin më të mirë “Spotlight”. Në Teatrin Dolby në Los Angeles./

Filmi Spotlight, që shtjellon hetimet e gazetës Boston Globe mbi abuzimet e fëmijëve nga kisha katolike, fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë në ceremoninë e 88 të Çmimeve të Akademisë duke mundur filma si “Revenant”, “Mad Max”, “Room” dhe “Bridge of Spies”.

88th Academy Awards - Backstage88th Academy Awards – Backstage

Leonardo DiCaprio u prit me duartrokitje kur fitoi Oscarin e tij të parë të dielën mbrëma. Aktori fitoi për interpretimin e rolit kryesor të një njeriu që arrin të mbijetojë duke ecur për kilometra të tërë nëpër zona të ashpra të mbuluar nga dëbora me qëllimin e vetëm për hakmarrje.

DiCaprio falenderoi bashkëpunëtorët dhe ekipinin e filmit The Revenant për krijimin e një eksperience të jashtëzakonshme, siç u shpreh ai. Po ashtu gjatë fjalimit të pranimit të çmimit, DiCaprio paralajmëroi se “ngrohja globale është reale” duke theksuar se për xhirimet e filmit The Revenant u desh të shkohej në pikën më jugore të planetit për të gjetur dëborë.

Regjisori i filmit Revenant, Alejandro Inarritu fitoi në kategorinë e regjizorit më të mirë për herë të dytë rrjesht, pas fitores së vitit të kaluar për filmin Birdman.

Ndërkohë, Emmanuel Lubezki hyri në histori për fitoren e tretë rrjesht në kategorinë e kameramanit për punën e tij në The Revenant.

Brie Larson që pritej të fitonte në kategorinë e aktores më të mirë, nuk zhgëneju, duke fitur çmimin Oscar për rolin e saj si një nënë e rrëmbyer në filmin Room.

Alicia Vikander dhe Mark Rylance fituan në kategoritë e aktorëve në role dytësore. Vikander mori çmimin për rolin e saj në filmin The Danish Girl si një grua që mbështet burrin e saj transgjinor. Rylance fitoi për rolin e tij në filmin Bridge of Spies të regjizorit Steven Spielberg.

Filmi Spotlight fitoi për skenarin më të mirë origjinal me autor shkrimtarin Tom McCarthy. Këngëtari Sam Smith ja dedikoi Çmimin e Akademisë komunitetit LGBT në mbarë botën. Smith dhe bashkautori Jimmy Napes fituan çmimin për kolonën zanore Writing’s On The Wall të filmit James Bond Spectre.

Brie Larson dhe Alicia VikanderBrie Larson dhe Alicia Vikander

Smith dhe Napes mundën Lady Gaga e cila së bashku me Diane Warren shkruan këngën Til It Happens to Younga filmi The Hunting Ground që ekspozon krimet e përdhunimit nëpër kampuset e universiteteve amerikane.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden bëri një dalje suprizë në ceremoninë e së dielës ku u bëri thirrje njerëzve që të premtojnë të ndërhyjnë në rastet e përdhunimeve.

Mad Max i propozuar për filmin më të mirë, fitoi gjashtë çmime Oskar, përfshi ato për kostumet më të mirë, dizanjon, grimin, montazhin, efektet zanore dhe montazhin zanor.(Kortezi:VOA)

Filed Under: Kulture Tagged With: e Akademise, merr cmimin, Spotlight

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3045
  • 3046
  • 3047
  • 3048
  • 3049
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT