Oakton author details swashbuckling history of OSS operatives
Americans now take for granted feats of derring-do by unconventional warriors, such as Army Rangers and Navy SEALs, who possess almost super-human strength and stamina and wreak havoc behind enemy lines.
Oakton author Albert Lulushi’s new book, “Donovan’s Devils: OSS Commandos Behind Enemy Lines – Europe, World War II,” details the rigorous training and daring missions undertaken by OSS agents.
Lulushi obtained much of his material from declassified OSS documents at the National Archives. The book has plenty of entertaining asides, from doggerel about lethal dangers facing low-altitude parachutists to quirky methods used to convey coded messages over open radio channels.
“I tried to bring this human aspect into the stories to flesh out the rigid narrative that’s been built around these events,” he said.
The fledgling OSS had much to learn from the Germans and British, who had engaged in such operations for years. OSS agents gathered military intelligence, worked with and encouraged local resistance fighters, rescued escaped prisoners of war and sabotaged enemy operations and infrastructure.
Recruits were astonishingly fit, often spoke foreign languages and trained to do everything from basic first-aid and bullet-wound dressing to parachuting, silent killing, and operating and repairing enemy weapons and vehicles.
The operatives’ underwent some of their training at Prince William Forest and Quantico and took pistol training at specially designed buildings, where they learned how to fire at targets while crouched and not looking over their weapons’ sights.
Lulushi’s book is not a cut-and-dried, black-and-white tale of good guys vs. bad. Both sides had heroes and villains, engaged in summary executions and faced treachery from within.
German troops sometimes committed horrific atrocities on enemy personnel and civil populations, often as reprisals for the commandos’ actions. But in other cases, the Germans showed restraint, surrendering in the face of certain defeat and even trying to prevent the execution of captured guerilla fighters.
The Germans shot to death 15 OSS operatives in 1944 following the failed Ginny mission in Italy. German Gen. Anton Dostler later told a Allied tribunal he ordered the killings while carrying out an order from Hitler that he could not disobey without facing a court martial. Despite a strong defense put forth by a Judge Advocate General colonel, the tribunal found Dostler guilty of war crimes and had him executed via firing squad.
No such justice was obtained on behalf of Capt. William Holohan, who led the Mangosteen-Chrysler mission in Italy in August 1944. Some of Holohan’s comrades, either out of partisan feelings, personal dislike or desire to steal the $14,000 their leader was carrying, poisoned him with potassium cyanide and then shot him to death. The main two conspirators never had to pay for their crime.
President Harry Truman dissolved the OSS in 1945 after the war, but the immediate commencement of the Cold War led American officials in 1947 to form the Central Intelligence Agency, which took over many functions previously performed by the OSS.
Truman has been excoriated by critics over the past several decades for creating the national-security state, so readers might be surprised to learn he had qualms about setting up the CIA, fearing it would spy on American citizens.
Lulushi was born in Albania and emigrated to the United States in 1991. The 15-year Oakton resident works in information-technology services.
He previously authored “Operation Valuable Fiend: The CIA’s First Paramilitary Strike Against the Soviet Union,” which detailed the agency’s paramilitary operation to overthrow Albania’s communist regime.
The author speaks Albanian, French, Italian and German, and took pains to include comments from foreign soldiers and civilians who experienced the war.
“I focused on the simple man – ordinary people, most of them first- or second-generation Americans, who responded to the call of duty and went behind enemy lines to fight the Germans and Italians,” he said. “My hope was to bring a multidimensional picture that was as close as possible to reality.”
Few Americans know about the OSS, which preceded the CIA and the U.S. Special Operations Command, said Charles Pinck, president of the OSS Society Inc.
“Fewer still have heard about the OSS Operational Groups that were the predecessor to U.S. Special Operations Forces,” he said. “Albert Lulushi’s book is the first account of their breathtaking courage during World War II, which prompted OSS founder Gen. William Donovan to say they performed ‘some of the bravest acts of the war.’ We are indebted to Albert Lulushi for bringing this little-known history of World War II to light.”(*insidenova.com)
Harun Beu – shqiptari shpirtçilter përballë ligjit në Paris
– Tregim nga Jules Simon/
Përktheu nga origjinali: Fotaq Andrea/
“Jules Simon (1814-1896), politikan, eseist, historian e filozof, ka qenë kalorës i Legjionit të Nderit të Francës, anëtar i Akademisë së Shkencave Morale e Politike, si dhe senator që nga viti 1875. Ka shkruar mjaft vepra, kryesisht politike, filozofike dhe të ekonomisë sociale, si dhe ka bashkëpunuar ngushtë me shumë organe të shtypit. Në librin “Kujtime për të tjerët”, botuar në Paris më 1890, trajton me humor të hollë figurën e një inxhinieri shqiptar në Parisin e gjysmës së dytë të shekullit XIX”.
Në Paris harrohesh shpejt. Askush s’e njeh më Harun-Beun. Para pesëmbëdhjetë motesh nuk flitej veç për të bulevardeve dhe gazetave. Udhëtimi i tij në Francë të kujtonte njëfarësoj udhëtimin e Njeriut të çiltër të Volterit,1 por ndryshe nga ky, Harun-Beu ishte një shpirtçiltër goxha i qytetëruar.
Nuk qe turk prej Kostandinopoje apo nga Azia e Vogël, turk i shkollës së vjetër osmane. Ishte thjesht subjekt turk nga të Ballkanit, lloj njeriu që po bëhet përherë e më i rrallë për shkak të dyndjes dhe gëlimit të serbëve e bullgarëve atyre anëve. Nuk gjen qenie që të ngjallë më shumë kërshëri nga ai, sepse nuk ka njeri më të ndërlikuar dhe më të veçantë se një banor i atyre viseve të Ballkanit ngritur mbi nivelin e shtresës së mesme të shoqërisë.
Kishte së pari një origjinalitet të tillë shumë më të rrallë nga ç’mund të merret me mend. Ishte i krishterë nga të Kishës armene [ortodokse] dhe duke qenë se kishte lindur në Shqipëri të Jugut, e mbanin për grek, europian për nga përkatësia fetare dhe turk për nga politika që sundonte në vendin e tij. Ky gjysmë-barbar kishte lëkurën e një të qytetëruari, madje edhe të një të rrahuri me vaj e uthull. Kishte përfunduar plotësisht studimet në kolegjin “Karli i Madh”, duke marrë aty edhe çmim të veçantë, si dhe studimet në Institutin “Jauffret” të rrugës “Culture-Sainte-Catherine”, ku kishte qenë shok me Louis Ulbach.2 Pikërisht, Louis Ulbach-u dhe ai kishin qenë poetët kryesorë të atij Institucioni; gjykuesit e paanshëm shpreheshin se vargjet e tyre qëndronin shumë më lart nga ato të Laurent Pichat.3 Sukseset që Haun-Beu korrte çdo mot në rrethin letrar të “Shën-Karlit të Madh” dhe në atë të “Shën-Maksensës” (“Shën Maksensa” ishte padronia e Zonjës “Jauffret“), nuk e penguan Harun-Efendiun të regjistrohej edhe në “Shkollën Qendore“4 dhe të përfundonte aty studimet e larta pas tre vjetësh, duke rrëmbyer një nga çmimet e para të asaj shkolle me emër.
Me diplomën e inxhinierit të xhep, ja ku njeriu ynë zhduket befas, aty-aty; dua të them zhduket nga Parisi, si ta kish përpirë dheu, siç thonim ne në atë kohë; shkon e përfundon në Shqipëri, i tërhequr në kushtet më të mira të botës së atjeshme, me një pasuri si ato të “Njëmijë e një netëve” dhe me një saraj fort të bukur, midis detit e maleve, nën qiellin e kaltër. Se ç’ngjau atje me të, mot pas moti, në e shkoi jetën si turk, nga ata që e kishte kaluar rininë e hershme në Paris, apo si parisian që fati e degëdisi në Turqinë europiane, as që e kam idenë. Po ja ku ai vetë u kujtua për mua aty nga fundi i Perandorisë osmane, dhe zu të më shkruajë letra të gjata për çështje filozofike.E kuptonte filozofinë si shqiptar, dhe trajtesat e tij veç më lodhnin; por, e veçanta e tyre ishte se shoqëroheshin nga vëzhgime rreth gjithçkaje që e rrethonte, si dhe nga mendime për vetveten, gjë që ngjallte interesimin tim të madh; i ktheja rregullisht përgjigje, edhe pse përtesa nuk më shqitej. Letrat e tij krijonin një pirg të tërë që e quaja “letërkëmbimi nga Turqia”. Dhe jam i sigurt se me pak përkushtim, do mund të hartohej me to një vëllim i bukur; por, ja që jam tepër i zënë; për më tepër, veç të isha kaqol që të veja e të merrja përsipër një detyrë të tillë kur s’ia shkrep nga Letrat. Dhe faji në këtë mes i takon Harunit të shkretë që vajti e më zgjodhi mua për letërkëmbyes, kur do duhej të kishte zgjedhur më mirë Ulbach-un. Më shkroi më 1873 se ishte përpirë nga një mërzi e tillë sa gati po i merrej fryma në atë Orient të shkretë dhe se, më në fund, kishte vendosur të rikthehej në parisianin e dikurshëm që kishte qenë.
“Ju keni lirinë me vete, më shkruante, se keni Republikën. Dhe liria përherë ka qenë idhulli im; do ta kërkoj këtë liri pikërisht aty ku ndodhet. Këtej e tutje, Franca do të jetë atdheu im. Ubi libertas, ibi patria.”5
Pesëmbëdhjetë ditë më vonë, e shoh tek hyn në kabinetin tim të punës, me një thjeshtësi të tillë si të ishim ndarë jo më larg se një ditë më parë. Ndërkohë që nuk ishim parë që prej njëzet e pesë vjetësh. Prisja ta shihja tullac e barkkacek. Sepse as vetë s’e di përse i parashoh përherë turqit me bark të fryrë e leshra të rëna. Mendoja gjithashtu se duhej të qe i mbështjellë me çitjane të kaltërreme, këmishë mbërthyer gjer në grykë dhe përmbi krye t’i qëndronte një çallmë. Por jo, para meje u shfaq një njeri i zakontë, madje me pamje nga sërë e lartë, krejt i veshur europiançe, me shtat të hajthëm lastar dhe me një bukuri plastike, gati ideale. Kishte prej Orienti vetëm mjekrën e mrekullueshme, pis të zezë, të mëndafshtë, të dendur, aq sa mund të ngjallte edhe smirën e një arqimandriti apo peshkopi të Levantit. E doja, nisur nga letrat që këmbenim, por tashmë, e doja edhe më shumë tek po e shihja nga aq pranë, dhe sidomos kur arrita të vlerësoj mendjemprehtësinë që e karakterizonte dhe sigurinë që shprehte për çështje tregtie. Kaluam së toku, në intimitet të plotë, muaj të tërë dhe ruaj për të kujtimin më të dashur.Fillimisht, mendova se kish ardhur në Paris për të shijuar një periudhë të këndshme. U paraqit në ndoca sallone mondane, por më shumë për t’u përshtatur si i huaj, se sa për të qenë pjesë e tyre. M’u lut, në po këtë frymë, ta vija në lidhje me shkrimtarët dhe artistët tanë më të shquar. Por shumë shpejt vura re se tek ai u rizgjua jo poeti i viteve të tij të rinisë, por inxhinieri i Shkollës Qendrore.
– Harun-Bej, i thashë një ditë, – sikur të mos ishit disa herë milioner, me siguri do t’i ishit futur punës dhe do arrinit të bëheshit një industrialist i zoti.Më nguli vështrimin gjithë buzëgazje dhe më vuri në dijeni se kishte marrë tashmë përsipër zgjatimin e bulevardit “Haussmann” në Paris. Ky bulevard duhej të lidhej me “Boulevard des Italiens”, por duke krijuar më parë një shesh të gjerë dhe duke anashkaluar godinën e Operas dhe atë të Teatrit. Më foli me hollësi për shumë gjëra të bukura që do shfaqeshin mbi dhé falë nismës të tij. Dhe ai qoshk i qytetit veç kur të shndërrohej nga më të bukurit, duke zotëruar mrekulli të tilla që zor se do mund t’i hasje gjetkë në kryeqytetin tonë. E dinte që do shpenzonte shuma të mëdha, por ai do bënte biznes për biznes, sikurse të tjerët bëjnë art për art. Do t’i bënte kështu, thoshte ai, një dhuratë Republikës.
Fillimisht, zuri një banesë së bashku me familjen, si dikush që s’pyet për të holla, tek i futet një ndërmarrjeje afatgjatë. Dhe qëlloi mirë, sepse Z. Pozzo di Borgo sapo ishte larguar nga Parisi për disa vjet, duke ia lënë atij të drejtën e qerasë për pronën që zotëronte në Saint-Cloud me tërë ato kopshte të mrekullueshme, nga ku, me një vështrim të vetëm, rrok krejt Parisin dhe rrjedhën e Senës, gjer në Sharenton. Shtëpia kishte qenë e mobiluar nga një fisnik shumë i madh, me shije të përkryer; po prapë, Orientalit tonë, kjo nuk iu duk e mjaftueshme; grumbulloi në të gjithë ç’gjeti nga më të bukurat tek artistët dhe tregtarët tanë të objekteve të rralla, në mënyrë që të krijonte kështu një mjedis përrallor. Shërbehej vetëm nga shqiptarë e shqiptarka, sepse ishte parisian gjer në majë të thonjve për aq kohë sa ndodhej mes nesh, por shndërrohej në turk dhe kaluar turkut me të kaptuar pragun e shtëpisë.
Kishte tri gra për kënaqësi të syrit, dhe një mori shërbyesesh, luks disi i veçantë për një të krishterë; dhe lypset të them kalimthi se nuk qe një i krishterë i rëndomtë, nga ata që hasen me bollëk nëpër Paris, dhe që janë të krishterë thjesht nga pagëzimi. Sepse, gjëja e parë që bëri sapo mbërriti, ishte të mësonte se ku ndodhej kisha armene. Ndodhej tepër larg nga Saint-Cloud; atëherë, thirri një prift enkas për të, dhe i kërkoi nga ana tjetër Charles Garnier-it6 t’i skiconte projektin e një kishëze që do kishte qenë vërtet një stoli. Mirëpo i thanë se, përderisa kishëza duhej të ishte publike, duhej marrë paraprakisht leje për ndërtimin e saj. Kërkoi lejen, nuk ia dhanë.
– Çudi, më tha, e ç’punë ka qeveria nëse njëqind e pesëdhjetë apo dyqind armenë që banojnë në Paris kanë qejf këtë apo atë kishë ortodokse për të pagëzuar fëmijët e tyre apo për të shenjtëruar martesat?
Por ajo çka synonte në radhë të parë ishte të lartësonte gjithë madhështi kultin ortodoks. E donte pompozitetin, si tërë Orientalët.
– Do bëjmë, thosh, kremtime të tilla që të mos jenë parë kurrë në Paris e të mblidhen njerëz nga janë e s’janë.
Kishte porositur flamuj, banderola e zbukurime, kur e vunë sërish në dijeni se as ajo fantazi nuk ishte më e realizueshme nga projekti i parë. Gjithkush është i lirë të ushtrojë kultin e vet në Francë; por ama, brenda katër muresh. Qëkurse kemi Republikën, Pelletan-i dhe Pressensé-ja ç’nuk bënë për të zgjeruar disi lirinë fetare; për shembull, të njihej liria për të ngritur kisha pa autorizim të ministrisë së brendshme; apo të bëhej predikimi i moralit të krishterë duke u mbledhur rregullisht rreth njëzet vetë. Këtyre projektligjeve të tyre s’u mbeti as nami, as nishani; dhe në fakt, qëlloi keq, përderisa sivëllazëritë po shkrihen dhe kishave po u vihet pak nga pak dryni; ngaqë hajt t’u jepet kuvendeve fetare e njëjta liri si e mbledhjeve elektorale, apo e klubeve socialiste. Harun-Beu, që ishte një fanatik i lirisë, nuk kuptonte asgjë nga tërë këto pengesa. Më thoshte një e dy:- Po pse të ndodhë kështu?
– Sepse kanë frikë – i thashë -, se mos ata njëqind e pesëdhjetë armenët e tu ortodoksë venë e përmbysin Republikën duke vajtur në meshë, apo se mos njëqind e pesëdhjetë jezuitë venë e turbullojnë shtetin duke u mësuar nxënësve rrënjën greke të fjalëve.
Aq bindej si fëmijë, sa nuk ngurrova ta pyesja se si bënte vaki që, edhe pse ishte një i krishterë i mirë, kishte po aq gra sa një mysliman. Ia dha gazit:- Kam vetëm një grua, më tha, një grua të ligjshme, që është nëna e tim biri. Po në dheun tim të Shqipërisë ku jetoj, kisha arsye ta fshihja fenë time. E ushtroja me dyer të mbyllura, si ndodh edhe tek ju; dhe, për t’u maskuar sa më shumë, vija dy zonja të shoqëronin time shoqe; kështu që në sytë e miletit, ato kishin namin si gratë e mia të dyta e të treta. Ky lloj maskimi bënte që unë të shfaqesha sa më origjinal.
“Në vendin tim – vijonte ai -, askush nuk është beqar. Sepse të vënë menjëherë nofkën e kodoshit, po qe se nuk ke grua, apo të shohin si të krishterë në ke vetëm një. Andaj pra, jam pështirosur nga Orienti. Këtu, të paktën, jam zot në shtëpinë time. Mund të kem gra sa të dua, a të kem një të vetme, apo edhe hiç fare. Ja që ju e keni këtë liri, miku im, ndonëse nuk i kini tërë liritë që pandehja.
– Po, – e miratova -; për aq kohë sa gruaja tënde e pranon një gjë të tillë, je i lirë të mbash në shtëpi të dy zonjat që i cilëson si shoqëruese; veçse lypset doemos edhe pëlqimi i saj, në s’do që ta shohësh veten rrasur në hapsanë po qe se jot shoqeje i hipën në kokë të vejë e të denoncojë se mban dashnore nën çatinë bashkëshortore!
– Në mos i hiptë në kokë të më zhdëpë edhe në hu! – ma ktheu, duke u shqyer gazit. – Po nga kjo anë, s’e bëj qejfin qeder: Fatimen e kam gruan më të mirë në botë, që nuk shpreh kurrfarë xhelozie. Veçse nuk ia përtoj për t’i thënë që sikur po plaket cazë…
E regjistroi të birin në kolegjin e tij të dikurshëm “Karli i Madh”, që sot është shndërruar në gjimnaz. E kisha paralajmëruar se s’kishte për të gjetur më aty as Jauffret, as Massin.
– Nuk është se ndjej ndonjë keqardhje, – më tha. – As që do doja që im bir të ishte konviktor e të njihte një jetë veç me rregulla e disiplinë të ashpër, gjë që s’i ka hije shkollës së lirisë. Le të mësojë që i ri të mbështetet te vetvetja.
Vuri në dijeni kujdestarin e shkollës, që në atë kohë ishte i shkëlqyeshmi Z. Broca, se e kishte bërë tashmë përzgjedhjen e lëndëve që figuronin në program, dhe se nuk dëshironte, për shembull, që i biri të mësonte latinishten. Z. Broca nuk mungoi të ngrejë zërin. Po Harun-Beu nguli këmbë në të vetën:
– Jam unë që vendos për tim bir, apo jo!
Jo, – ia ktheu Z. Broca -, përderisa na e besoni neve, jemi ne që vendosim dhe jo ju. Nuk jeni aspak ju, po është Z. Batbie (në të kohë ministri i arsimit publik) që vendos se çfarë duhet të dijë dhe çfarë nuk duhet të dijë biri juaj.
Një e folur e tillë iu duk krejt e pazakontë.
– Shpjereni atëherë në shkollën “Chaptal” – i tha Broca për ta zbutur; – atje po, mund të zgjedhësh në do apo nuk do të mësosh latinishten. Është kolegj që i përshtatet kërkesave të prindërve. Dhe po deshët, si një i huaj që jeni, mund të mos e regjistroni në asnjë shkollë dhe të mos i jepni asnjë arsimim. Por ama, po të ishit francez, do viheshit para detyrimit që biri juaj të mësonte edhe këngën, edhe plastelinën, edhe ushtrimet ushtarake…
Kishte sjellë nga trojet e tij punëtorë krahu.
– Janë punëtorë të zotë – thoshte -, kokulur e pa fjalë. Punojnë njëmbëdhjetë orë në ditë gjatë verës dhe janë mësuar të më respektojnë e të më binden. Më duan, ngaqë i paguaj mirë dhe e dinë se kurrësesi nuk do t’i braktisja, ndërkohë që janë aq shumë nevojtarë.
I dhanë urdhër se duhej t’i paguante gjashtëdhjetë cent ora, në vend të pesëdhjetë, sikurse ishte marrë vesh me ta.
– Po pagesa pesëdhjetë kacidhe – tha -, është më se e përshtatshme për punën që bëjnë e që s’kërkon aftësi të veçantë profesionale. Është e mjaftueshme dhe ata janë të kënaqur.
– Ashtu është -, gjegjën. – Po ja që këshilli bashkiak ka miratuar tarifa të përcaktuara me vendim, dhe ju jeni i detyruar t’i zbatoni.
– S’i kisha bërë kështu hesapet e mija, – tha. – Po shyqyr që kam prona në Shqipëri e në Epir për të përballuar gjithçka.
Tetë ditë më vonë, plas një çështje e re. E thërrasin në prefekturë:
– Keni në kantieret tuaja – i thanë – nëntëqind punëtorë, dhe nga këta, treqind janë francezë dhe gjashtëqind shqiptarë. Duhet të ktheni nga kanë ardhur treqind shqiptarë dhe këta t’i zëvendësoni me treqind francezë. Lejoheni të keni vetëm një të tretën e krahut të punës të huaj; dhe duhet të dini se po ju bëjmë edhe këtu një lëshim të madh. Po jua bëjmë nisur nga traditat mikëpritëse të kombit tonë dhe në bazë të parimit të demokracisë, që shprehet edhe në himnin e famshëm: “Gjithë popujt janë për ne vëllezër.”
Madje zbatuesi i ligjit që i dha këtë urdhër, u kujdes që t’i linte të kuptonte se një lëshim i tillë nuk do zgjaste për shumë kohë; se do t’ia shkurtonin ende numrin e të huajve që po i lejoheshin, ndoshta gjer në masën e dhjetë përqindëshit.
– Dhe prapë, ky numër i zvogëluar nuk do të përfitojë nga sistemi ynë i sigurimeve, – i tha. – Sepse vërtet ligji dhe rregulloret e lejojnë këtë përjashtim për të huajt, po ne nuk mund të përgjigjemi për ç’ka mund t’u ndodhë punëtorëve. Mund të qëllojë fare mirë që tanët t’u rrëmbejnë veglat e punës shokëve të tyre shqiptarë, gjë që është në të drejtën e tyre – sqaroi magjistri mendjendritur -; apo që tanët të bëjnë befas grevë; dhe po qe se ia nisin grevës, këshilli bashkiak e ka për detyrë t’i paguaj, dhe në fund, do jeni vetëm ju që do shlyeni tërë detyrimet. Madje, e mira është që t’ia nisni që këtej lidhur me detyrimet që duhet të përmbushni në fushën e sigurimeve.
U shtrëngua t’i plotësojë një më një detyrimet, duke hequr në shpirt.
Ishte muaji gusht. Punëtorët ia nisnin punës nëpër kantiere në orën gjashtë të agimit për të vijuar gjer në orën gjashtë të mbrëmjes. Duke hequr një orë për pushimin e drekës, kjo do të thoshte se punohej njëmbëdhjetë orë rresht. Dhe veç kur drejtuesit e punimeve e vunë në dijeni Harun Beun se puna duhet të nisë në orën shtatë, dhe të ndërpritet në orën pesë pasdite. Atëherë, ai shkoi fill e mes punëtorëve për të diskutuar me ta.
– Po ja që kështu është rregulli, padron, të punohet nëntë orë, jo më shumë, – i thanë.
– Po pse, ç’ju kushton juve të punoni njëmbëdhjetë orë, përderisa keni mundësi dhe paguheni edhe për orët suplementare?
– Jo, jo, vetëm nëntë orë dhe asnjë minutë më shumë! Siç është vendosur. Kështu e ka rregulli i këshillit bashkiak.
– Kot që të vazhdojmë me debate! – e preu bisedën Harun-Beu. – Kush do, le të punojë nëntë orë; të tjerët, po deshën të fitojnë më shumë, do punojnë njëmbëdhjetë orë. Rroftë liria!
– Jo, jo! – gjegjën punëtorët. – Nuk keni dëgjuar ju të flitet për ditën e punës shtatë orëshe nga Organizata e Punës? Është hedhur tashmë për diskutim, edhe pse sot në fuqi është dita e punës nëntë orëshe dhe asnjë minutë më shumë.
Nuk e zgjati më tej, dhe s’kish pse prishte humorin…
Ishte përherë gjithë kujdesje ndaj aksidenteve që ndodhnin kantiereve. Kishte ndërtuar baraka të posaçme, plot higjenë e ndriçim për të plagosurit në punë a të sëmurët, gjithnjë me shpenzimet e veta. Bile, kishte sjellë që nga Shqipëria një mjek, të besuarin e tij, tepër i ndërgjegjshëm e i zoti, siç flitejj. Nuk qe një mjek sa për të shkuar radhën, po njeri gjithë përvojë, i ngritur, që ishte formuar në Francë. Përmendnin tërë ato studime që kish dërguar nga Shqipëria në Institutin dhe Akademinë e Mjekësisë. Mirëpo një ditë, veç kur e thërrasin në komisariat të policisë.
– Flitet – e vunë në dijeni, – se ju ushtroni profesionin e mjekut, pa qenë mjek. A jeni i diplomuar, zotëri?
Tregoi një diplomë të Universitetit të Beogradit.
– Nuk mjafton, – i tha shefi. – Duhet diplomë franceze, ose pasandaj barasvlefshmëria e saj njohur nga ministri, pasi të jetë mitatuar edhe nga Këshilli i lartë.
Mjeku u shtrëngua të heqë dorë nga të sëmurët e vet. Dhe Harun-Beu që u detyrua t’i paguante tjetrit shpenzimet e udhëtimit për t’u kthyer nga kishte ardhur, jo pa e dëmshpërblyer më parë edhe me një shumë të majme.
E kështu, i merrni me mend tërë telashet që po njihte shqiptari, dhe që s’ia vlen t’i rrëfej një për një. Edhe pse me karakter të fortë dhe me prirjen për të parë anën e mirë të gjithçkaje, miku ynë, prapëseprapë, sikur zu të acarohej disi.
– Në fund të fundit, – tha i pezmosur, – s’jam as francez, as parisian. Do ua gjej vendin kollaj milionave të mija. Dhe, punë e madhe për Parisin se ngeli pa e shpënë gjer në fund bulevardin “Haussmann”!…
Një incident i papritur do ta përshpejtonte vendimmarrjen e tij.U kishte dhënë urdhër muratorëve të përdornin vetëm litarë të rinj, të një diametri të posaçëm për varjen e skelave të lëvizshme. Mirëpo, një brigadier theu urdhrin kategorik dhe vuri në përdorim, si gjoja për kursim, litarë aspak të përshtatshëm, gati të kalbur. Dhe e hëngri vetë i pari sepse, sapo u ngjit mbi skelën ku do punonte së bashku me disa shokë, veç kur litari këputet dhe bie skela e ai nxjerr shpatullën nga vendi. As që qe vendi për ta qortuar për fajin e bërë. Harun-Beu kërkoi në çast t’i shkonte pajtoni i doktor Nachtel-it, përcolli të lënduarin në ambulancë, i qëndroi te koka kur e vunë në allçi (fashimi sipas mënyrës Guerin dhe jo tjetër!), u sigurua që i plagosuri s’kish nevojë për asgjë dhe u largua veç për ta mbajtur vrapin në familjen e tij, ku nuk e kurseu dëmshpërblimin dhe fjalën ngushëlluese.
Të nesërmen, e thirrën në gjykatën ndëshkimore, duke e dënuar të paguante një shumë të majme si dëmshpërblim për punëtorin e plagosur në kantier të tij në punë e sipër, si dhe për paaftësi të përkohshme pune të tij (kur në zanafillë, vetë punëtori e kishte fajin).
– Po iki, – më tha. – Po kthehem në Shqipëri. Nuk e gjeta në Francë çka kërkoja.
– Pse, ç’kërkoje, i dashuri mik?
– Lirinë, – ma pat. – S’po e gjej askund. S’kam as liri për çerdhen familjare, as liri ndërgjegjeje, as liri pune. Edhe ju vetë, që jeni francez, nuk jeni i lirë. Qeveriseni dhe qortoheni rreptë.
– E keni gabim, – i thashë. – Vërtet ndodh të merren masa që nuk më pëlqejnë. Ndodh të më thërrasin në gjyq e të më ndëshkojnë. Por gjyqtarët, anipse s’më kënaqin, janë emëruar, në fund të fundit, nga ministri i drejtësisë; ministri i drejtësisë është emëruar nga presidenti i Republikës; presidenti i Republikës është emëruar nga Kongresi; Kongresi përbëhet nga anëtarët e dy Dhomave; dhe anëtarët e dy Dhomave janë emëruar nga kuvendet e votuesve të popullit francez, ku kam të drejtë të votoj. Tërë këta njerëz përbëjnë pushtetin kushtetues; dhe unë vetë i përkas një të dhjetëmilionëshit të këtij pushteti. Jam pjesë e sovranit. I vënë nën fre, nën haraç, në hapsanë. Po i lirë, ja që jam.
1 Tregim i Volterit.
2 Louis Ulbach (1822-1889), gazetar, romancier dhe dramaturg francez.
3 Laurent Pichat (1823-1886), politikan, pet dhe letrar francez.
4 Ecole centrale des Arts et Manifactures në Paris, është një nga shkollat më të mëdha e më në zë të Francës për inxhinjeri.
5 Ku është liria, atje është atdheu im.
6 Arkitekt i njihur francez (1825-1898).
ARTEFAKTE QË NUK I PËRKASIN KOHËS TONË
Teknologji e avancuar. Kështu duhet të mendojmë për këto janë llojet më të mirë të për shkak se ato janë të dokumentuara, shpesh fotografuar dhe ekzaminuar nga ekspertët.Në vitin 1961, pronarët e një dyqan dhuratash në Olancha, Calif,gjetën një fosile në malet Coso. Kur një nga pronarët e ka prerë në gjysmë me një sharrë diamanti, ai gjeti një objekt brenda, që ishte padyshim artificial. Objekti ka një bazë metali të rrethuar nga shtresa të një material qeramike,si dhe një mëngë gjashtëkëndore druri. Kur vepruan rrezet X- objekti duket se ngjanë me një hyrëse moderne apo ndonjë komponenti tjerë elektronik. Megjithatë, ajo ishte e mbështjellë plotësisht ishte i mbuluar me fosile dhe vlerësohet se mund të jetë gati500,000 vjeçare.
Edhe pse intriguese, këta shembuj të mbetjeve misterioze njerëzore janë kryesisht sende të legjendës dhe të folklorit dhe për këtë arsye në masë të madhe të paverifikueshme. Kafka e njeriut me brirë u zbulua në një grumbull gurësh varrimit në Sayre, Bradford County, Pa, në vitin 1880. Është vlerësuar se janë varrosur rreth vitit 1200.
Fizikantja Dr. Anna Pazdur e Universitetit polak te Slesia-s, ka shpallur lajmin ne një konference për shtyp ne Sarajeve, ne gusht te vitit 2008. Profesoresha e Arkeologjisë Klasike te Universitetit te Aleksandrisë, Dr.Mona Haggag e ka përshkruar kete zbulim si : rishkrim i faqeve te reja te historisë evropiane dhe botërore. Datimi 29.000 vjet i Parkut Arkeologjik Boshnjak, është arritur nëpërmjet një shtrese argjili qe gjendej ne brendësi te shtresës se jashtme te piramidave. Si pasoje, është marre një kampion, qe gjate vitit 2012 është arritur te testohet materiali konkret 24.800 vjet me pare, dhe qe do te thotë se kjo strukture ka një profil ndërtimi prej pothuajse 30.000 vjet me pare.
“Popujt antike qe kane ndërtuar këto piramida, i njihnin sekretet e frekuencës se energjisë. Kane përdorur këto burime natyrore për te zhvilluar teknologjinë, dhe per te ndërmarrë ndërtimin e shkalleve qe nuk i kemi pare ne asnjë vend tjetër te tokës”, thotë dr. Osmanagich. “Provat tregojnë qartësisht se piramidat kane qene ndërtuar ne përafrim me rrjetin energjetik te Tokës, dhe funksiononin si makineri qe furnizonin me energji dhe mundësonin shërimin.”Studiues te historisë antike te Shteteve te Bashkuara, kane lajme përgjithësisht befasuese mbi diçka te gjetur ne këndet me te largëta te globit. Për shembull, zbulimi i Rockëall jashtë Dallas-it, Teksas, është vetëm një shembull in je muri kompleks dhe te fuqishëm, me diametër rreth 10 mije metra, te ndërtuar rreth 20.000 vjet me pare dhe te zhytur rreth 7 kate nen toke. Pyetja është: Nga cfare është ndërtuar ky mur dhe për cfare qëllimi, dhe mbi te gjitha, njohja e datës ne te cilën ka jetuar ky civilizim, ne c’menyre mund ten a ndihmoje te kuptojmë te ardhmen tone?
Gjurme te reja te gjetura, apo civilizime antike te zbuluara, kane ndezur një kuriozitet te madh për origjinën njerëzore, si rezultat i mediave qe mbulojnë vetëm ato gjera qe janë ne rrjedhën e zakonshme. Numri i nëntorit te National Geographic ishte: “Zbulimet e 100 mistereve me te mëdha te Civilizimit Antik”, dhe aty lexonte:
Ndonjëherë kulturat lënë pas mistere qe humbasin kuptimin për ata qe vijnë pas tyre, qe nga mëngjri e deri tek dorëshkrimet e kodifikuara, qe na tregojnë për antiket te cilët kane pasur një qellim te thelle.” Shkencetaret vazhdojnë te kërkojnë ne njohurinë mbi te kaluarën tone, qe është e dobishme per përcaktimin e një te ardhmeje me te mire. Autori i mirënjohur, Michal Cremo, ne librin e tij “Arkeologjia e ndaluar”, teorizon, se njohuria qe kemi mbi zhvillimin e Homo Sapiens, është lënë mënjane apo është injoruar nga komuniteti shkencor sepse është ne kontradikte me opinionet aktuale te origjinës njerëzore qe shkojnë shume mire me paradigmën mbizotëruese.”
Tashme janë bere 8 vjet nga gërmimet e para te Piramidës se Bosnjës, e cila shtrihet rreth 6 kilometra nga pellgu lumor i Visoko-s, 40 kilometra ne veri-perendim te Sarajevës. I kompozuar nga katër piramida antike, ajo e Diellit, tre here me e madhe se Piramida e Gizes, dhe nga një tunel nëntokësor tërësisht kompleks, Piramidat e Bosnjes kane marre tashme një vlere tjetër. Piramida kolosale qendrore e Diellit është 420 metra e larte dhe ka një mase prej miliona tonelatash duke i bere piramidat e Bosnjës, nder me te mëdhatë dhe antiket te njohura ne te gjithë planetin, (ai i Cheope-se është i larte vetëm 146 metra). Dr. Osmanagich, ka habitur te gjithë komunitetin shkencor dhe arkeologjik me krijimin e nje skuadre inxhinieresh te fushave te ndryshme, fizikane dhe kërkues nga e gjithë bota, për te arritur te bënte një hetim transparent te kësaj pike arkeologjike, për te zbuluar natyrën e vërtetë dhe qëllimet e ketij kompleksi piramidash.
Ne ndihme te Komunitetit-SIGURIMI I JETËS
SIGURIMI I JETËS…./
…Dhe përfitimet financiare prej tij shumë pak të njohura./
Përgatitur nga: ENGJËLL MENE / Specialist i Financave te Sigurta./
Këtë artikull po e shkruaj për ti ardhur në ndihmë komunitetit tonë që të njihet me faktet rreth Sigurimit të Jetës dhe potencialin e përfitimeve financiare prej tij nëpërmjet përdorimit të strategjive që e dallojnë atë nga cdo alternativë tjetër në mbrojtjen e financave. Edhe nëse ndokujt mund ti duket se ky subjekt nuk i intereson shumë, unë mendoj se të gjithe ata që kërkojnë ndërtimin e një të ardhme të sigurt financiare do të kuptojnë se Sigurimi i Jetes është nga zgjedhjet më të përshtatëshme me opsione të vecanta. Bazuar në njohurinë dhe ekspertizën time në këtë fushë mendova të ndaj me ju këtë informacion që e shikoj shumë fitimprurës per shqiptarët të cilët nuk janë të informuar ose nuk kanë pasur mundësinë e marrjes së ketij informacioni kaq të vlefshëm. Për skeptikët do të shtoja se mbrojtja e gjithshkaje në këtë jetë prej kohësh i është besuar kompanive të sigurimit (duke filluar që nga qeveria dhe kompanitë gjigande, deri tek bizneset e vogla dhe individët). Faktet dhe shifrat e përdorura gjatë këtij shkrimi mbështeten nga literatura të botuara prej ekspertëve të financës. Shpresoj ta gjeni këtë artikull me interes dhe të vlefshëm. Lexim të mbarë.
Shumica njerëzve e kanë krijuar mendimin e tyre rreth sigurimit të jetës mbështetur në informacionet që kanë marrë nga të afërmit, shoqëria, publicitetet e kompanive të sigurimit apo atyre financiare, madje edhe nga vetë agjentët që e shesin këtë produkt. Fatkeqësisht ky mendim bazohet mbi opinione dhe jo fakte. Kjo e ka bërë Sigurimin e Jetës një nga subjektet ekonomike më të keqkuptuara, si një produkt me perfitim të njëanshëm, (para të lëna për dikë tjetër mbas vdekjes tuaj). Por në të vërtetë nuk është krejt keshtu. Ju mund të përfitoni 100% prej tij para se të perfitojnë të tjerët. Jeni të befasuar? Duhet të jeni. Vazhdoni të lexoni me vëmendje.
Së pari: “Sigurimi i Jetës është produkti që ne e blejmë për të zgjidhur një problem ekonomik në mënyrën më efikase, me kosto më të ulët nga çdo alternativë tjetër financiare”. Koha e ka provuar vërtetësinë e kësaj thënie në raste të shumta, nga të cilat do të permendja disa kompani të njohura, si JC Penney, Walt Disney, Mc Donald’s, pronarëe e të cilave kanë përdorur vlerat monetare nga sigurimi i përhershëm i jetës për të mundësuar ndërtimin apo vazhdimin e biznesit në kohë të vështira financiare.
Disa prej kompanive të sigurimit, me të cilat unë bashkëpunoj, ofrojnë plane të Sigurimit të Jetës me “përfitime jetësore” (living benefits). A e dini se çfarë është kyplan? Është Sigurimi i Jetës që mund të përdoret në çdo kohë. Në këtë rast një përqindje (25% – 95%) e shumës monetare të sigurimit të caktuar për rast e vdekje, është e disponueshme për tu tërhequr dhe përdorur sipas nevojës në rastet kur ju keni nevojë më shumë se kurrë (në ato të sëmundjeve kritike, kronike apo të lëndimeve të rënda fizike). Njëra prej kompanive më të vjetra, që unë disponoj, ne vitin 2014 u ka paguar njerëzve të siguruar prej saj rreth $86M në kuadrin e Përfitimeve Jetësore, duke i ndihmuar ata që të mënjanojnë pasojat negative financiare që bie keqësimi i shëndetit. Në rastin më konkret, Brian D. nga Chicago i siguruar me shumën prej $300,000 përfitoi nga kompania shumën prej $250,000 (në kuadrin e përfitimeve jetësore) si rezultat i një aksidenti me motoçikletë që e çoi atë në gjendje koma për një javë. Brian u rikthye në punë katër muaj më vonë. Ky është plani i Sigurimit të Jetës me përfitime jetësore të cilin shumë shqiptarë këtu në shtetin e Michiganit e kanë nëpërmjet shërbimeve që ofroj unë.
Po si është e mundur një gjë e tillë? Sigurimi i Jetës përbën një kontratë midis një personi (apo biznesi) dhe një kompanie sigurimi. Të dy palët duhet ti përmbahen kësaj kontrate. Kur ju firmosni këtë kontratë premtimi i kompanisë së sigurimit mbështetet zakonisht në një rezervë monetare ligjore, ekzistenca e së cilës kërkohet me ligj nga shteti (ndryshe nga bankat apo firmat aksionare).
Rëndësia e një sigurimi me përfitime jetësore mund të shikohet edhe në statistikat e nxjerra nga botimet e Harvard University që citojnë se “62% e falimentimeve ne Shtetet e Bashkuara ndodhin për arësye shëndetësore dhe 78% e këtyre rasteve kanë pasur sigurim të shëndetit”. Këto shifra do të ishin krejt ndryshe nëse Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore do të ishte i pranishëm. Kur sigurimi i shëndetit paguan doktorët dhe spitalet (deri në shumën e caktuar nga kontrata) atëhere kush do tju paguaj ju? Përgjigja është “Sigurimi i Jetës me përfitime jetësore”. Le të marrim një shembull të sigurimit të jetës me dhe pa përfitime.
Një 35 vjecar, ta quajmë atë Arben, blen dy plane të sigurimit të përkohshëm të jetës me shumën $250,000 për 20 vjet, sejcili me çmim të garantuar, njërin me përfitime jetësore dhe tjetrin pa ato.
Të supozojmë se në moshën 50 vjeçare Arbeni diagnostikohet me një semundje kritike (kancer, sëmundje të zemrës, stroke, etj) apo lëndohet rëndë në një aksident të çdo lloji. Në këto rrethana gjendja financiare e familjes së tij vështirësohet si pasojë e trajtimeve mjekësore dhe humbjes së rrogës nga mungesat në punë. Cili nga planet do të ishte më i dobishëm për Arbenin dhe familjen e tij?
| PËRSHKRIMI I EVENTIT | SIGURIMI I JETËS ME PËRFITIME | SIGURIMI I JETËS PA PËRFITIME |
| Për Sëmundje Kronike Plani Paguan | 2% të shumës $250,000 çdo muaj | $0 |
| Për Sëmundje Kritike Plani Paguan | ± $150,000 | $0 |
| Për Lëndim të Rëndë Plani Paguan | ± $150,000 | $0 |
*Keto shifra ndryshojnë në varësi të rastit real dhe vlerat numerike janë përdorur vetëm për ilustrim.
Në rastin e mësipërm sigurimi me përfitime jetësore (i cili paguan kurdo që eventi ndodh brenda periudhës së kontratës) do të mundësonte që Arbeni dhe familja e tij të perballojnë vështirësitë financiare. Pa përfitime jetësore Arbeni mund të rradhitej në statistikat e të falimentuarve. Ky lloj sigurimi, që ka marre edhe emrin “LIFE INSURANCE YOU DON’T HAVE TO DIE TO USE”, ka një avantazh rreth 23 herë më të lartë nga tjetri.
Nëse pyesni dikë “Sa Sigurim Jete do të bleni po qe se nga ai do të përfitonte dikush tjetër?” Përgjigja normale mund të ishte “aspak” ose “sa më pak të jetë e mundur”. Por kjo përgjigje do të ndryshonte nëse pyetja do të ishte “Sa sigurim jete do të bleni (për të njëjtin çmim) nëse ju do të përfitonit vetë 100% përpara se të përfitonte dikush tjetër?
Duhet pranuar se siguirimi i shtëpisë është i detyrueshëm nga banka, së cilës i intereson të sigurojë ndërtesën ku ju jetoni derisa ta keni paguar mbas 30 apo 40 vjetësh. Po ashtu edhe sigurimi i makinës është i detyrueshëm nga banka dhe ligji, për të siguruar mallin apo demtimet fizike në rast aksidenti. Lind pyetja, nëse shteti nuk ju detyron për te siguruar jetën apo të ardhurat tuaja, kush duhet të kujdeset për ju apo familjen tuaj? Pergjigja është, të gjithë ne vetë duhet të mendohemi për një moment që të mbrojmë çka kemi arritur me sakrifica. Kjo është mënyra e vetme më pak e kushtueshme për të pasur nën kontroll mbarëvajtjen e familjes tuaj, apo biznesit, në rast fatkeqësie apo kur shëndeti keqësohet. Ne sigurojmë pasuritë e zëvendësueshme por jo ato të pa zëvendësueshme për familjen, veten tonë. Kjo e bën sigurimin e jetës një subjekt që meriton vëmendje të veçantë. Ai nuk është i detyruar nga qeveria, por nga dashuria dhe përgjegjësia.
Për çfarë tjetër mund të përdoret Sigurimi i Jetës? Dua të shtoj se edhe të pasurit e përdorin atë si një alternativë për të shtuar kapitalin e tyre. Si një plan sigurimi i ligjëruar dhe mbështetur nga IRS, Sigurimi i Jetës mund tju vijë në ndihmë edhe për te mënjanuar shumë nga taksat apo për të siguruar të ardhura të pataksueshme. Ka ardhur koha që të edukohemi me këtë fenomen dhe ta përdorim atë në përfitimin tonë. Sekreti që nuk ju është treguar asnjëherë është qe ju mund tja bashkangjisni kursimet tuaja afatgjata një lloj Sigurimi të Jetës me tarifa të ulta që është i përhershëm dhe mundëson të ardhura të pataksueshme. Ky plan sigurimi quhet Indexed Universal Life ose shkurt IUL. Dhe unë do të vazhdoj duke treguar avantazhet e pakrahasueshme që ju sjell ky plan.
Ju mund të keni dëgjuar prej shumë bankareve apo aksionarëve shprehjen “buy term insurance and invest the rest” (ose në shqip, bleni sigurim të përkohshëm dhe investoni pjesën tjetër të parave tuaja). Kjo shprehje ka mbetur që prej viteve ’70 kur Sigurimi i Jetës nuk ofronte përfitimet e sotme. Ndjekja e kësaj këshille ju kushton shumë dhe nuk është në dobinë tuaj, por atë të IRS dhe Wall Street të cilat pasurohen nga paratë tuaja nëpërmjet taksave dhe tarifave të panevojëshme. Me ndryshimet ekonomike që kanë ndodhur në dekadat e fundit Sigurimi i Jetës ju ofron potencial përfitimi nga rritjet e bursës, mbrojtje prej humbjeve të saj, si dhe ndihmë financiare në momente të vështira shëndetësore apo jetësore. Pra është një plan me shumë alternativa.
Nje kompani sigurimesh është sot opsioni më i sigurt dhe me kosto më efikase në planifikimin e pensionit për arësye të garancive dhe trajtimeve të favorshme taksore.
Ajo mund të jetë gjithashtu edhe aleati financiar më i mirë për ju në kohë të vështira dhe ofron më shumë se sa thjesht një pagesë për familjen apo biznesin tuaj në rast vdekje. Në kontrast me institucionet e tjera financiare, dua të shtoj se, historikisht askush nuk ka humbur para për arsye të shpërbërjes së ndonjë kompanie të tillë. Sigurimi i Jetës mund tju ofrojë përfitime të veçanta që nuk janë të disponueshme nga bankat apo firmat aksionare, si:
- Interes më i lartë se ai i bankave pa paguar taksa vjetore.
- Përfitime nga rritjet e bursës dhe mbrojtje kundrejt humbjeve të saj.
- Para pa taksa për edukim, martesa, dhe evente të tjera madhore.
- Eliminimin e taksave në fitimet me perqindje.
- Tërheqje të parase pa taksa dhe pa ripagesë.
- Ndihmë monetare në raste sëmundjesh të rënda
- Rritjen e parasë së shpenzueshme në moshën e pensionit deri në masën 300% krahasuar me planet e njohura të kursimeve siç janë planet tradicionale IRA dhe 401(k).
A e vini re krahasimin që bëra midis sigurimit të jetës dhe planeve IRA dhe 401(K)? Në parim këto janë plane kursimi suplementare për pension nëpërmjet investimeve, ndërsa sigurimi i jetës është një kursim i bazuar në një rezervë ligjore, që mbron interesat tuaja në mënyrë të pa krahasueshme. Për ta qartësuar këtë le të marrim shembullin klasik të një farmëtari. Ai shpenzon $1,000 për blerjen e farës dhe në korrje fiton $50,000. Taksa në të dy rastet është 6%. Ku do dëshironte ai të paguaj këtë takes, në blerjen e farës ($1,000 X 6% = $60) apo në prodhim ($50,000 X 6% = $3,000)?
Ndryshimi është pesë fish. Indexed Universal Life përfaqëson rastin e taksës së paguar në blerjen e farës, ndërsa 401(k), IRA taksën në prodhim.
IRS ka dy rregulla bazë: “më paguaj sot ose me vone”. Asgjë nuk falet. Kjo do të thotë se në planin 401(k) ju nuk paguani taksa tani, por kur ti tërhiqni paratë mbas moshës 59½ apo atë të pensionit (dhe IRS shpreson që të mbledhë taksa nga një shumë më e madhe se sot, dhe nëse taksat rriten atëhere ajo mbledh edhe më shumë (dhe nëse personi vdes para kohe taksat mund të dyfishohen në rrethana të caktuara). A ju ka rënë rasti të dëgjoni se si një pensionist, që ka vetëm Social Security si burim te ardhurash, të ankohet? Me siguri ankesa është se të ardhurat nuk janë të mjaftueshme. Për të marrë një shumë të caktuar ju duhet të punoni një numër vitesh të caktuara. Ky kusht nuk ekziston për të pasur të ardhura nga një IUL. Ndërsa të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe tërheqja e parave nga 401(k) llogariten së bashku në caktimin e taksave në pension, të ardhurat monetare nga IUL nuk janë të taksueshme. Subjekti i sigurimit të të ardhurave në pension, nga ana tjetër, merr një rëndësi të veçantë po të marrim parasysh faktin (shumë pak të njohur) që në vitin 1960 Gjykata e lartë Amerikane ka aprovuar një ligj sipas të cilit “qeveria nuk ka asnjë detyrim për të na paguar sigurimet shoqërore (social security checks) duke cituar se “përfitimi nga Social Security nuk përbën një të drejtë kontrate”.
Le ti rikthehemi Arbenit 35 vjecar. Ai është i punësuar me të ardhura vjetore prej $40,000 dhe kompania ku ai punon ofron sigurim shëndeti dhe 401(k), në të cilin ai përfiton para falas deri në masën 3% (employee matching). Për arësye se ky plan nuk lejon kontribut më të lartë se $18,000 në vit (për vitin 2016), që të shtoi kursimet për pensionin, Arbeni blen vetë një sigurim jete (IUL) jashtë kompanisë. Kontributet mujore jane përkatësisht për 401(k) $400 (para taksave dhe kompania kontribon $100 = $500) dhe $300 (mbas taksave) për sigurimin e jetës IUL (Indexed Universal Life). Në të dy rastet ai fiton interes mesatar vjetor prej 7% (ne planin 401(k) nuk ka kufizime në fitime apo në humbje të bursës, ndërsa IUL garanton mbrojtje ndaj humbjeve të bursës dhe maksimumin e kreditimit te fitimeve deri ne masën 13.5%). Le të shikojmë numrat në vite dhe të analizojmë disa fakte. A do të ishte një 0% interes i kredituar nga IUL më i mirë se një humbje prej -30% nga 401(k) në rastet e rënies drastike së bursës? Duhet të dini se që të riktheheni nga humbja prej 30% ju duhet të fitoni 43% interes. Madje edhe nëse riktheheni ju keni humbur njërin prej faktorëve më të rëndësishëm për rritjen e financave, kohën. Le ti analizojmë se cili nga këto dy plane i përgjigjet nevojave të ndryshme të jetës së tij në tabelën që vijon:
| Eventet e jetës | 401(k) | Indexed Universal Life |
| Kontributi mujor i kombinuar | $500 ($400 + $100) | $300 |
| Mbrojtja e familjes në vitin e parë | $6,420 para taksave | $121,741 pa taksa |
| Mbrojtje nga humbjet e bursës | JO | PO |
| Ndihmë monetare në rast sëmundje | JO | PO |
| Tërheqje të parave pa arësye të veçantë | JO | PO |
| Të ardhura të pa taksueshme në pension | JO | PO |
| Vazhdimësia e të ardhurave në pension | NË VARËSI TË AKUMULIMIT | DERI NË MOSHËN 120 VJEÇ |
(Shembull i nxjerrë nga llogaritje sipas një situate të caktuar dhe nuk përfaqëson shembullin real të ndonjë personi të caktuar)
Indexed Universal Life shpesh herë krahasohet me 401(K) (nga që të dy planet, pavarësisht ndryshimeve thelbësore, kanë të bëjne me të ardhurat suplementare në moshën e pensionit. Ndryshimi më i madh qëndron tek vetia e IUL që quhet LOCK IN AND RESET (që do të thotë se ju nuk mund të humbisni cfarë keni fituar). Kjo nuk ofrohet nga plani 401(k) Bazuar në raportet e CNN të bëra kohët e fundit 70% e investuesve kanë humbur para në vitin 2015. Besoj se duket qartë përparësia që ju ofron IUL (unë kam ndihmuar shumë shqiptarë dhe vendas nga mosha 0 deri ne 47 vjeç). Prindër që dëshirojnë të kursejnë për edukimin e fëmijëve të tyre apo edhe më tej. Plani IUL madje ofron më shumë se sa plani i kursimit për shkollim (të quajtur 529) që shpesh sponsorohet edhe nga shteti, por në të vërtetë është njësoj si 401(k) por me pasoja drastike nëse paratë nuk përdoren për shkollim të lartë.
Përsëri ti rikthehemi Arbenit. Ai paguan tarifa me përqindje në bazë të shumës se akumuluar në planin 401(k) të ofruar nga kompania, për të cilën ai punon, plani IUL (personal) nuk e ndëshkon atë nga perqindja e shumës totale. Për ta ilustruar këtë të marrim një shembull kontributi mujor prej $1,000 me një interes mesatar prej 7%, (tarifa e manaxhimit të llogarisë në planin 401(k) është 1,5% – 3%, ndërsa Sigurimi i Jetës e ka tarifën fikse që në të vërtetë është shpenzim për të eliminuar humbjet, taksat dhe të shtimin e të ardhurave financiare në të ardhmen):
| VLERA NË FUND TË VITEVE | VLERA E LLOGARISË ME INTERES 7% | TARIFA E 401(k) PARATAKSOR 1.5% | TARIFA E SIGURIMIT TË JETËS |
| 1 | $12,000 | $193 | $1,500 |
| 15 | $280,000 | $4,200 | $1,500 |
| 20 | $438,000 | $6,750 | $1,500 |
| 25 | $645,000 | $9,675 | $1,500 |
| 30 | $918,000 | $13,700 | $1,500 |
(Ky shembull nuk llogarit taksat e 401(k) dhe nu pasqyron realitetin e ndonje personi te caktuar dhe eshte krijuar me numra te thjeshtesuar per aresye ilustrimi)
Qëllimi i këtij artikulli ishte që tju tregonte opsione të cilat nuk ju janë ofruar apo treguar ndonjëherë. Kjo mundëson që ju të merrni vendime të dobishme për veten tuaj në përzgjedhjen dhe seleksionimin e shumllojshmërisë së strategjive kursimore gjatë jetës dhe moshën e pensionit. Sa më herët që të fillohet një plan I tillë (që nga të porsalindurit e deri tek prindërit) aq më të larta do jenë rezultatet. Nga ana figurative, nëse do ti vendosnit vezët në shporta të ndryshme të paktën të dini se te cila shportë të vendosni më shumë që të merrni rezultate maksimale.
Shpresoj tju kem ngjallur sado pak interes për të mësuar më shumë rreth alternativave financiare që janë të disponueshme, thjesht për të shkëputur veten nga turma në ndjekjen e një rruge më të përshtatëshme e cila ju sjell më shumë fitime. Unë do jem i gatshëm për tju pergjigjur çdo pyetje që ju mund të keni rreth këtij artikulli. Nga ana tjetër unë nuk mund tju jap këshilla në lidhje me taksat pasi ky nuk është spacialiteti im. Për taksat ju mund ti drejoheni një personi të çertifikuar, si CPA apo një profesionisti tjetër të kualifikuar.
Respekt dhe prosperitet,
Numri i kontaktit (586) 292-7756 email: engjell.mene@gmail.com