• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministri i FSK priti Ambasadorin e Kanadasë

December 11, 2015 by dgreca

Prishtinë, 10 dhjetor 2015/Ministri i Ministrisë për Forcën e sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në vizitë zyrtare në ministri, ambasadorin fuqiplotë të Mbretërisë së Kanadasë, rezident në Republikën e Kroacisë, i akredituar për Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Ministri i FSK-së, Demolli fillisht,  në emër të Ministrisë dhe FSK-së i shprehu mirëseardhjen dhe falënderimin ambasadorit Maksymiuk për gjithë angazhimin dhe mbështetjen që shteti mik i Kanadasë i ka ofruar shtetit të Kosovës në gjitha periudhat e vështira të saj si dhe për interesimin dhe gatishmërinë e vazhdueshme për të qenë afër dhe e gatshme për ta përkrahur Kosovën në rrugën e saj drejt zhvillimit dhe aspiratës euroatlantike.
Ministri kosovar në takim i shprehu ambadadorit kanadez mirënjohje për ftesën, pritjen si dhe për ofrimin e takimeve dy dhe  shumë palëshe me Ministrin e Mbrojtjes të Kanadasë e ministra tjerë të Mbrojtjes, pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare për Siguri dhe mbrojtje që u mbajt në Halifaks të Kanadasë muajin e kaluar.
Më tej ministri Demolli pasi e njoftoj mysafirin e lartë, ambasadorin e shtetit mik të Kanadasë mbi zhvillimin e FSK-së, planet për të ardhmen i shprehu interesimin dhe përkushtimin që MFSK-ja dhe Ministria e Mbrojtjes së Kanadasë të punojnë në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit, si akt zyrtar që rregullon dhe precizon fushat e bashkëpunimit për të ardhmen.

Nga ana e tij, ambasadori i Kanadasë, Daniel Maksymiuk u shpreh se shteti i Kanadasë është shumë i gatshëm që ta vazhdojë dhe thellojë bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, e konkretisht edhe me ministrinë për FSK si dhe me FSK. Ambasadori Maksymiuk konfirmoj gjithashtu edhe mbështetjen e Kosovës në përpjekjet dhe rrugën e saj për anëtarësim dhe integrim euro atlantik./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e Kanadasë, Ministri i FSK, priti Ambasadorin

BERATI , VIZITORE NGA KOSOVA

December 11, 2015 by dgreca

Nga Ahmet ZANI/
Meraku për të njohur qytetet e vendit tonë Zejdi Halimi ka ardhur posaçërisht nga emigracioni në vendlindjen e tij Kumanovë, dhe menjëherë pas takimit me të afërmit e tij do të udhëtonte drejt Beratit. Zejdi Halimi tashmë i njohur si  rrugëtari me grupin e tij nga Gjilani në Vlorë me rastin e 100 vjetorit të Pavarsisë, dhe i vemti qytet pa vizituar ishte Berati. Zejdiu 55 vjeçari nga Kumanova por vendlindja e tij e hershme Kuksi ndaj dhe në profilin e tij e shkruan Zejdi Kuksi. Vetëm një ditë ka qëndruar tek familjarët në Kumanovë dhe do të nisej drejt Shqipërisë duke u shoqëruar dhe nga një tjetër mik nga Caraleva e Kosovës. Ramadan Behluli ishte shoqëruesi i 11 burave kosovarë i cili është kujdesur gjatë udhëtimit prej 517 km nga Gjilani në Vlorë dhe tashmë bashkëshoqëruesi i Zejdiut për vizitën në qytetin muze të Beratit. Gjatë udhëtimit dy miqtë kosovarë do takonin mjaft miq në disa qytete deri në mbërritje të Beratit.
Fati i mirë do të ishte me vizitorët nga Kosova të cilët shkelnin për herë tyë parë qytetin muze në një tjetër atmosferë. Në ditën e trashëgimisë Kulturore një ditë festive në tërë Beratin aty ku dhe sheshi kryesor i qytetit gumëzhinte nga atmosfera festive e shoqëruar me aktivitetet kulturore.
 Jemi me fat- ka thënë Zejdiu pasi festës i bashkohemi dhe ne miqtë e rinj nga Kosova, ndërsa do përshkonim Goricës teksa syri ynë do të shihte disa nga objektet e vjetra mbase dhe 2400 vjeçare ashtu si dhe ruan vlerat Berati. Nga andej sërish urë tjetër dhe sheshi kryesor Pedonalja ishte e tejmbushur nga banorët në ditën festive. Disa kolegë baratas do na shoqëronin në tërë shëtitoren ku vijonte atmosfera e festës në pëkujtim të ditë së Trashëgimisë Kulturore, një qytet si dhe rrethinat kishin mbushur qytetin e Beratit duke i dhënë pamje tërësisht magjepse.
Përpos kësaj dite festive qyteti ishte i zbukuruar dhe nga atmosfera e festave të fundivitit, ndërsa djem dhe vajza të veshur me kostume tradicionale kanë tërhequr vemendjen e miqve nga KJosova dhe ata nuk nguruan të bënin disa foto.
 Zejdiu do sillte në bisedën tonë atë ndjenjë shpitërore sikur ai kishte fituar pasuri të çmuar nga vizita e radhës në Berat. Nuk është aspak njerëzore të mos njohësh vendin tënd ka shtuar Zejdiu, ndërsa aparati i tij nuk pushonte duke bërë foto.
 Në orët e pasdites ishte dhe vizita tek Kalaja, mbi qytetin aty ku dhe pamja ishte madhështore. Përreth dy orë vijuan vizitat tek Kalaja ndërsa si ciceron i ynë kolegu Shkëlqim Murati tek rrëfente pëe vlerat historike nga muzeu i Onufrit.
 Miqtë nga Kosova largohen nga qyteti i një e mbi një dritareve Berati 2400 vjeçar duke marrë me vete mbresa mjaft të çmuara nga ky qytet me njerëz mikpritës. Sakaq Zejdi Halimi dhe Ramadan Behluli me vizitën e parë në Beart kanë plotësuar ditarin e tyre në njohjen e historisë dhe kulturës, si dhe traditës baratase këtij qyteti ku ishte dhe pengu i miqve nga Kosova.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ahmet Zani, Berati, vizitore nga Kosova

IMZOT RROK MIRDITES IU DHA LAMTUMIRA

December 11, 2015 by dgreca

*Papa Françesku dërgoi telegram ngushëllimi për imzot Mirditën/

*Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë: kurorë në nderim të imzot Mirditës/

Besimtarët katolikë, Tirana dhe e gjithë Shqipëria i dhanë te Enjten, 10 Dhjetor 2015, lamtumirën e fundit, kryeipeshkvit metropolit, imzot Rrok Mirditës, i cili u nda nga kjo jetë më 7 dhjetor, pas një sëmundjeje të rëndë. Dhimbja, por edhe mirënjohja për rrugën e bërë së bashku, qenë ndjenjat me të cilat, besimtarët e kleri shoqëruan trupin pa jetë për në banesën e tij të mbrame, në kriptën e katedrales së Shën Palit në Tiranë.

“Të rroni e ta kujtoni”, janë fjalët e zakonshme ngushëlluese të popullit shqiptar. Vërtet, shqiptarët do ta kujtojnë ipeshkvin si bariun e parë pas komunizmit, që e drejtoi Kishën e rilindur në rrugën e përtëritjes e të zhvillimit; do ta kujtojnë për kontributin e dhënë në harmoninë fetare, siç tha edhe presidenti i Republikës, Nishani, gjatë homazheve; do të kujtojnë se shërbimi i tij nisi me shën Gjon Palin II e përfundoi me Papën Françesku, që deshi, edhe ai, të vijë në Shqipëri; do të kujtojnë kishat e strukturat e ndërtuara gjatë këtyre viteve, duke filluar nga katedralja, por sidomos, rrjetin njerëzor që krijoi rreth vetes, për të cilin e konsideronte veten me fat, sepse Hyji i kishte dhënë në dorë kujdesin për shpirtra njerëzish të martirizuar, që Hyjin ua kishin mohuar… Natyrisht, Zoti do të kishte ardhur sërish në Shqipëri edhe pa imzot Mirditën, por zgjodhi pikërisht atë, për ta shoqëruar vendin në rrugën e dashurisë së krishterë e të fesë, duke e bërë kështu, edhe bashkësinë katolike të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit, së bashku me gjithë besimtarët shqiptarë, pjesë e Popullit të vet. Tani, ky popull do të ketë edhe një zë tjetër, që i lutet Atit Qiellor për të.

Papa Françesku dërgon telegram ngushëllimi për imzot Mirditën

Papa Françesku i dërgon telegram ngushëllimi bashkësisë katolike shqiptare dhe klerit e besimtarëve të kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit, për vdekjen e imzot Rrok Mirditës. Sapo përfundoi funerali i kryeipeshkvit të ndjerë në Tiranë, i telefonuam një bashkëpunëtori tonë të vjetër, Ferdinand Ndocajt, i cili përshkruan me fjalë plot emocion ndarjen e bashkësisë katolike me ipeshkvin e vet. Duke kujtuar se programi shqip i Radio Vatikanit përfaqësohej në meshën e dritës nga kryeredaktori, don David Gjugja, po ia japim fjalën Ferdinandit për të informuar kështu, edhe ata, që nuk mundën të merrnin pjesë në salikimet e kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit.

Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë: kurorë në nderim të imzot Mirditës

“Ju dërgoj nderimet tona dhe dhembjen tonë per kalimin në shtëpinë e Atit, të Imzot Rrok Mirditës. Ngushëllime për bashkëpunëtorin Tuaj e Mikun tonë të madh”. Këto dy rreshta janë shkruar nga I ngarkuari me punë i ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, z. Visar Zhiti, i cili na dërgon një notë, apo “një kurorë me nderim”, siç e quan ai, për kryeipeshkvin e ndjerë të Tiranë-Durrësit. Por ja letra:

“Ambasada e Shqipërisë në Vatikan dërgon një kurorë me lule në Atdhe në nderim të Shkëlqesisë Tij, Imzot Rrok Mirdita, kryeipeshkv metropolit i Kryedioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës, i cili ndërroi jetë në 7 dhjetor 2015 duke kaluar në shtëpinë e amëshuar të Atit.

Kurora është në emër të të Ngarkuarit me Punë pranë Selisë së Shenjtë dhe Urdhërit të Maltës, Visar Zhiti si dhe Zonjës së Tij, shoqëruar me ngushëllime Kryedioqezës Tiranë Durrës, Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, familjes Mirdita, bashkëpunëtorëve të tij, besimtarëve, me dhimbjen se iku një rilindas i palodhur i rimëkëmbjes së Kishës Katolike Shqiptare, vizionar e dinjitoz, i përzemërt dhe mik…

Kujtojmë takimet dhe pritjet e imzot Rrok Mirditës, bisedat me të dhe mirësinë e tij, qetësinë e shenjtë dhe bëmat.
Jeta e Tij është një përkushtim Hyut. E shfletojmë për ta patur shembull shelbimi dhe si mirënjohje për ato që arriti të bëjë për ne:

Lindi në Kllezën të Ulqinit në 28 Shtator 1939, ku kreu dhe studimet fillestare e ato të mesme, kurse studimet e larta filozofike dhe teologjike i kreu në Zagreb.
Imzot Rrok Mirdita e nisi si meshtar në vitin1965, kur u shugurua si i tillë nga kryeipeshkvi i Tivarit në Mal të Zi dhe më pas administrator i Kishës së Shën Pjetrit dhe Shën Palit në Salç dhe më 1970 famullitar i Kishës së Shën Gjon Pagëzorit në Klezë.
Dërgohet në Nju Jork për t’i shërbyer diasporës shqiptare katolike në Bronx në Qëndrën “Zoja e Këshillit të Mirë”, ku do të jetë dhe si meshtar i përhershëm në këtë Kryedioqezë, ku dhe themelon Radion “Zëri i Kishës Katolike Zoja e Shkodrës” për Nju Jorkun dhe rrethinat.
U njoh me emigracionin shqiptar, ndarjen e dhimbshme dhe persekutimin e familjeve të tyre në Shqipërinë diktatoriale, iu bashkua atyre, në shërbim të tyre, duke u dhënë shujtën e shpirtërore…

Në 25 prill 1993 shugurohet nga Papa Gjon Pali II për të filluar misionin si Kryeipeshkv i Durrës-Tiranës. Një vit më vonë do të jetë dhe President i Karitasit shqiptar
Në vitin 1996 zgjidhet kryetar i parë i Shoqërisë Biblike Ndërkonfesionale në Shqipëri si dhe kryetar Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë për dy mandate me radhë si dhe në vitet 2006 e 2009.
Në janar 2005 Papa Gjon Pali II e lartësoi në rangun e Kryeipeshkvit metropolit dhe po atë vit merr palion e metropolitit nga Papa Benedikti XVI në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i dha titullin “Qyetar Nderi”, po kështu dhe ai i qytetit të Rrëshenit

Në vitin 2006 Presidenti i Republikës së Shqipërise e dekoron me urdhërin “Nënë Tereza” dhe në vitin 2010 me Urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Me nismën e tij dhe ideimin e tij mbahet në Tiranë për herë të parë në 2011 mbledhja e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës.
Në 13 maj 2013 Akademia Bonifaci VIII i dha titullin Akademik Nderi.

22 vjet në Shqipëri, Imzot Rrok Mirdita punoi me vetmohim për rilindjen e besimit në të gjithë vendin, nxiti arsimin, shëndetësinë kujdesin ndaj fëmijëve, familjes, qendrave sociale për fëmijët e braktisur, rehabilitimin e të rinjve të prekur nga droga, pa dallime fetare, iu desh të përballojë me përkushtim hallet dhe vështirësitë e Luftës së Kosovës, dyndjen si në bibël të refugjatëve nga Kosova dhe në vitin 1999 u bën thirrje institucioneve të ndryshme katolike të Europës për ndihmë, ku autoriteti i tij gjeti përkrahje dhe mbështetje.

Imzot Rrok Mirdita donte një Shqipëri euroantlantike me besim te Zoti, si një katolik i madh rizgjoi dhe risolli vlera humane e shpirtërore, punoi në forcimin e mëtejshëm të harmonisë fetare në Shqipëri, aq proverbiale në botë. Ai pati fatin të presë dhe dy papë në Tiranë, në vizitat e tyre apostolike dhe historike.

Së fundmi Papa Françesku i dërgoi Imzot Rrok Mirditës një letër me rastin e 50 vjetorit të gëzueshëm të meshtarisë së tij, që u kremtua në 4 korrik 2015 në Kishën Katedrale të Shën Palit Apostull në Tiranë, e cila dhe ajo u ngrit dhe me nismë të Imzot Rrok Mirditës.
“Vëlla i Nderuar” e quan me dashuri Papa Françesku.

Ai dinte t’i takonte njëlloj të gjithë. Shkonim në Katedralen tonë dhe bisedonim me Imzot Rrok Mirditën, shkëmbenim ide dhe libra, i kam dhënë përkthimin tim me lutje të Nënë Terezës, kam Biblën me autografin e tij, ndërkaq homelitë e Imzot Rrok Mirditës, shkrimet, përshëndetjet, fjala e tij, janë botuar në tri vëllime “Për një Shqipëri me Zotin…”, duke e pasuruar kështu këtë lloj literature në gjuhën amtare.
Imzot Rrok Mirdita interesohej dhe përkujdesej për mbarëvajtjen e Ambasadës tonë pranë Selisë së Shenjtë dhe, sa herë vinte në Romë, premtonte vizita duke qenë kështu mysafiri i nderuar i saj.

Bëmat e tij për Hyun dhe dritën e Tij do të jenë përgjithmonë në kujtesën apostolike të Kishës shqiptare dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i jepet Lamtumira, Imzot Rrok Mirdites

SHBA-TC Kosova e Re iu prezantohet kompanive botërore

December 10, 2015 by dgreca

-Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit/
10 dhjetor 2015/Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci së bashku me ekipin e Njësisë për Implementimin e Projektit  Termocentrali ‘Kosova e Re’ dhe këshilltarët strategjikë nga IFC po merr pjesë ekspozitën më të madhe në botë për industrinë e energjisë “POWER – GEN” që mbahet në SHBA, ku prezantohen zhvillimet e fundit të teknologjisë, me theks të veçantë në zgjidhje të reja dhe inovative për të ardhmen e këtij sektori. Në këtë ekspozitë po marrin pjesë rreth 1400 kompani dhe më shumë se 22 mijë pjesëmarrës.Në margjinat e kësaj vizite, delegacioni i udhëhequr nga ministri Stavileci ka takuar dhe kanë biseduar me përfaqësuesit e kompanive me renome botërore siç janë: GE, Mitsubishi Hitachi, Siemens, Doosan, Babcock & Wilcox, Toshiba, Foster Wheeler, Bechtel etj.
Të gjitha kompanive i është prezantuar projekti i Termocentralit Kosova e Re dhe fazat e ardhshme të tij, pas shpalljes ofertues i preferuar kompaninë amerikane Contour Global në cilësinë e investitorit dhe operuesit të projektit.
Kompanitë e lartpërmendura kanë shprehur interesimin dhe gatishmërinë e tyre për të qenë pjesë e procesit të ndërtimit, duke ofruar zgjidhjet më të mira teknologjike që kanë në posedim, e që u prezantuan edhe gjatë kësaj ngjarjeje.
Ndryshe, involvimi i këtyre investitorëve potencialë  në projektet e vendit do të hapte një kapitull të ri në zhvillimin e fushës së energjisë, por edhe të fushave të tjera me interes të madh për ekonominë e Kosovës./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosova e Re, SHBA

TRYEZA: Lufta kundër korrupsionit, dështime dhe progres në Kosovë

December 10, 2015 by dgreca

-Lufta kundër korrupsionit, dështime dhe progres/

-Ambasadori Delawie: Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm kjo nuk mjafton/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Dhjetor 2015/ Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”. Në tryezë u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër” raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.

Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin ministri Kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori Amerikan, Greg Delaëie, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, Laura Pula.

Në fjalën hyrëse, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar lartë raportin e IKD-së. “Kam parë që është bëre një punë e madhe. Përgëzoj hulumtuesit. Raporti paraqet një realitet ekzistues të Kosovës. Luftën, sfidat e ngecjet në luftën kundër korrupsion”, u shpreh Kuçi.

Tutje ai ka shtuar se, aspiratat tona për integrim në BE lidhen me ligjin dhe respektimin e tij, dhe luftimi i korrupsionit është krucial për integrim. Kuçi ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të ketë një adresë të luftimit të korrupsionit në veçanti të nivelit të lartë dhe se duhet të ketë një individ që identifikohet me luftimin e korrupsionit. “Ne duhet të krijojmë një hierarki në luftimin e kësaj dukurie. Sistemi në Kosovë ka shumë njerëz të ndershëm, profesionalë dhe të paanshëm, dhe këta njerëz duhet t’i fuqizojmë”, theksoi ministri i Drejtësisë, Kuçi.

Ambasadori e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tha se ka ardhur koha kur udhëheqësit politikë dhe zbatuesit e ligjit të venë në radhë të parë interesat e shtetit, dhe të zbatojnë luftën e korrupsionit pa kompromis.

“Kur them luftimin e korrupsionit, mendoj në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Korrupsionit i cili po e pengon Kosovën drejt integrimeve europiane. Korrupsionit që po pengon investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Çdo devijim nga kjo rrugë, do të pengojë Kosovën”, theksoi ai.

Ambasadori Britanik tha se, në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, organet e drejtësisë nuk duhet dhe nuk guxojnë në asnjë mënyrë të lejojnë zbatim të drejtësisë selektive.

“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë se kjo po ndodhë.  Kosova nuk duhet dhe nuk guxon të tolerojë ndërhyrje politike në procese gjyqësore”, tha O’Conell. Tutje ai ka vazhduar me vlerësimin se aktualisht organet e drejtësisë nuk po përmbushin mandatin e tyre në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi dëshmon se në bazë të aktakuzave dhe dënimeve të shpallura në Kosovë, del se kemi korrupsion të nivelit të ulët. Organet e drejtësisë nuk po munden të gjejnë guximin për të ndjekur personat e fuqishëm, pushtetarët e korruptuar që po pengojnë ardhmërinë Kosovës”, tha ambasadori Britanik O’Conell.

Ambasadori SHBA-ve në Kosovës, Greg Delawie, theksoi pjesëmarrjen në tryezën e IKD për të adresuar rolin e shoqërisë civile në këtë përpjekje, duke ia dhënë përgjegjësinë që të vlerësoj në mënyrë të pavarur këtë progres dhe të bëj rekomandime.

“Organizatat joqeveritare si IKD, të cilët shërbejnë si roje për publikun, që rrisin transparencën dhe ofrojnë rekomandime, duhet të jenë partnerë kyç në këtë përpjekje. Gjyqtarët dhe prokurorët duke punuar së bashku me shoqërinë civile mund të ndihmojnë që të ndryshohet realiteti dhe perceptimi mbi korrupsionin dhe të fitojnë përsëri besimin e publikut”, tha ai.

Ambasadori Delawie tha se “luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që u është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë”, tha ambasadori amerikan.

Ai theksoi se, korrupsioni është sfidë për Kosovën, ndërsa siguroi prokurorët dhe gjykatësit se në këtë rrugë nuk janë vetëm.

“Korrupsioni është sfida më e madhe që ka Kosova por ju nuk jeni vetëm, gjatë viteve të ardhshme SHBA do të investojë 12 milionë euro në infrastrukturën e sistemit gjyqësor”, tha ambasadori Delawie

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës,  Enver Peci, tha se raporti është gjithëpërfshirës me të dhëna më të plota se në raportet e kaluara dhe  se beson që rekomandimet janë të sakta dhe do shërbejnë për punë në të ardhmen.

Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, prokurorja Laura Pula, ka thënë se IKD në procesin e monitorimit të sistemit prokurorial ka përmbushur me korrektësi dhe saktësi detyrat për të raportuar rreth performancës në luftimin e korrupsionit.

Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin të gjithë kryetarët e gjykatave themelore, kryeprokurorët e prokurorive themelore, gjykatës, prokurorë, përfaqësues të Agjencisë Kundër Korrupsionit, përfaqësues të Ambasadës Britanike, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Norvegjeze, Ambasadës Holandeze, përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë, OSBE-së, UNDP-së dhe Shoqërisë Civile.

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari Korrupsioni, dehstime dhe progres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3281
  • 3282
  • 3283
  • 3284
  • 3285
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT