-Ambasadori Delawie: Luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm kjo nuk mjafton/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 10 Dhjetor 2015/ Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Ambasadës Britanike në Prishtinë, të enjten, ka mbajtur tryezën me temën “Lufta kundër korrupsionit në Kosovë: Dështimet dhe progresi”. Në tryezë u publikua edhe raporti i IKD-së “Luftimi i korrupsionit në Kosovë, prioritet në letër” raport vlerësues gjithëpërfshirës mbi efikasitetin e sistemit prokurorial dhe sistemin gjyqësor në trajtimin e rasteve të korrupsionit.
Pjesë e panelit të kësaj tryeze ishin ministri Kosovar i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, ambasadori Amerikan, Greg Delaëie, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Enver Peci, Koordinatorja Nacionale kundër Korrupsionit, Laura Pula.
Në fjalën hyrëse, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka vlerësuar lartë raportin e IKD-së. “Kam parë që është bëre një punë e madhe. Përgëzoj hulumtuesit. Raporti paraqet një realitet ekzistues të Kosovës. Luftën, sfidat e ngecjet në luftën kundër korrupsion”, u shpreh Kuçi.
Tutje ai ka shtuar se, aspiratat tona për integrim në BE lidhen me ligjin dhe respektimin e tij, dhe luftimi i korrupsionit është krucial për integrim. Kuçi ka thënë se ka ardhur koha që Kosova të ketë një adresë të luftimit të korrupsionit në veçanti të nivelit të lartë dhe se duhet të ketë një individ që identifikohet me luftimin e korrupsionit. “Ne duhet të krijojmë një hierarki në luftimin e kësaj dukurie. Sistemi në Kosovë ka shumë njerëz të ndershëm, profesionalë dhe të paanshëm, dhe këta njerëz duhet t’i fuqizojmë”, theksoi ministri i Drejtësisë, Kuçi.
Ambasadori e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, tha se ka ardhur koha kur udhëheqësit politikë dhe zbatuesit e ligjit të venë në radhë të parë interesat e shtetit, dhe të zbatojnë luftën e korrupsionit pa kompromis.
“Kur them luftimin e korrupsionit, mendoj në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë. Korrupsionit i cili po e pengon Kosovën drejt integrimeve europiane. Korrupsionit që po pengon investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në Kosovë. Çdo devijim nga kjo rrugë, do të pengojë Kosovën”, theksoi ai.
Ambasadori Britanik tha se, në këtë luftë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, organet e drejtësisë nuk duhet dhe nuk guxojnë në asnjë mënyrë të lejojnë zbatim të drejtësisë selektive.
“Kohëve të fundit jemi dëshmitarë se kjo po ndodhë. Kosova nuk duhet dhe nuk guxon të tolerojë ndërhyrje politike në procese gjyqësore”, tha O’Conell. Tutje ai ka vazhduar me vlerësimin se aktualisht organet e drejtësisë nuk po përmbushin mandatin e tyre në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Raporti i Institutit të Kosovës për Drejtësi dëshmon se në bazë të aktakuzave dhe dënimeve të shpallura në Kosovë, del se kemi korrupsion të nivelit të ulët. Organet e drejtësisë nuk po munden të gjejnë guximin për të ndjekur personat e fuqishëm, pushtetarët e korruptuar që po pengojnë ardhmërinë Kosovës”, tha ambasadori Britanik O’Conell.
Ambasadori SHBA-ve në Kosovës, Greg Delawie, theksoi pjesëmarrjen në tryezën e IKD për të adresuar rolin e shoqërisë civile në këtë përpjekje, duke ia dhënë përgjegjësinë që të vlerësoj në mënyrë të pavarur këtë progres dhe të bëj rekomandime.
“Organizatat joqeveritare si IKD, të cilët shërbejnë si roje për publikun, që rrisin transparencën dhe ofrojnë rekomandime, duhet të jenë partnerë kyç në këtë përpjekje. Gjyqtarët dhe prokurorët duke punuar së bashku me shoqërinë civile mund të ndihmojnë që të ndryshohet realiteti dhe perceptimi mbi korrupsionin dhe të fitojnë përsëri besimin e publikut”, tha ai.
Ambasadori Delawie tha se “luftimi i korrupsionit është prioritet i imi dhe i SHBA-së në të gjithë botën. Ka vite me radhë që institucionet e Kosovës flasin për luftën kundër korrupsionit, por vetëm kjo nuk mjafton. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve janë të aftë për ta luftuar korrupsionin. Për shkak të pozitës së rëndësishme që u është besuar ju duhet të mos keni fare tolerancë për rastet që i trajtoni, asnjë gjyqtar i korruptuar nuk duhet të punojnë në sistemin e drejtësisë”, tha ambasadori amerikan.
Ai theksoi se, korrupsioni është sfidë për Kosovën, ndërsa siguroi prokurorët dhe gjykatësit se në këtë rrugë nuk janë vetëm.
“Korrupsioni është sfida më e madhe që ka Kosova por ju nuk jeni vetëm, gjatë viteve të ardhshme SHBA do të investojë 12 milionë euro në infrastrukturën e sistemit gjyqësor”, tha ambasadori Delawie
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, tha se raporti është gjithëpërfshirës me të dhëna më të plota se në raportet e kaluara dhe se beson që rekomandimet janë të sakta dhe do shërbejnë për punë në të ardhmen.
Koordinatorja Nacionale Kundër Korrupsionit, prokurorja Laura Pula, ka thënë se IKD në procesin e monitorimit të sistemit prokurorial ka përmbushur me korrektësi dhe saktësi detyrat për të raportuar rreth performancës në luftimin e korrupsionit.
Pjesëmarrës në këtë tryezë ishin të gjithë kryetarët e gjykatave themelore, kryeprokurorët e prokurorive themelore, gjykatës, prokurorë, përfaqësues të Agjencisë Kundër Korrupsionit, përfaqësues të Ambasadës Britanike, Ambasadës Amerikane, Ambasadës Norvegjeze, Ambasadës Holandeze, përfaqësues të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Policisë së Kosovës, EULEX-it, Zyrës së BE-së në Kosovë, OSBE-së, UNDP-së dhe Shoqërisë Civile.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.