• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dea dhe Teuta Elezaj, dy vajzat e talentuar shqiptare mbyllin bursën e Nju Jorkut

November 28, 2015 by dgreca

New York City: Dea dhe Teuta Elezaj – dy vajza të talentuara shqiptare, dje në mesdrekë duke i rënë me çekiç,simbolikisht ziles simbas një tradite qindra vjeçare, lajmëruan edhe mbylljen e Brusës së Nju Jorkut – bursës më të madhe në botë, “New York Stock Exchange”, të ejten, në orën 1pm – 27 nëntor, në emër të Ditës së Mrekullisë .
“Dita e Mrekullisë – Miracle Day” në Amerikë, është krijuar nga një bashkim fondesh në SHBA dhe Kanada – e cilat merret me programet e fëmijëve të sponsorizuar nga banka kanadeze CIBC.
Kështu që dy vajzat e talentuar shqiptare në qytetin e New Yorkut – Dea dhe Teuta (fëmijët e Deda dhe Ariana Elezaj), për herë të parë në historinë e emigracionit shqiptar, kishin dje një ditë më parë se shqiptarët anembanë të festojnë 28 Nëntorin Ditën e Flamurit Kuq e zi – 103 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë,  mundësinë për të qëndruar në podiumin e Bursës së Nju Jorkut,  së bashku me  fëmijët e tjerë nga organizatat bamirëse, pjesëmarrëse në Ditën e Mrekullisë. /B.Sina/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Dea dhe Teuta Elezaj, mbyllen bursen, New York

Atdheu ynë Shqiperia

November 28, 2015 by dgreca

Nga Anton CEFA/

 Atdheu është toka jonë, trojet tona, trojet e dheut, trojet e shpirtit, trojet e gjakut, trojet e frymës, trojet e gëzimit, trojet e dhimbjes; të dhimbjes nga dashuria, të dhimbjes nga vuajtja, të dhimbjes nga dhimbja.

I kemi dhënë dy emra, emrat e prindit: atdhe dhe mëmëdhe, dheu i  babait, dheu i mëmës, prindit që na lindi, prindit që na rriti.

E kemi quajtur Shqiperi, në emër të shpendit mbretëror. Shqiperi e madhe, Shqiperi e vogël, Shqiperi e malit, Shqiperi e fushës, Shqiperi e pasur, Shqiperi  e varfër, Shqiperi  e mendjes, Shqiperi e zemrës.

“Shqiperi, moj nëna ime,

Më ke rritur me thërrime.

Shqiperi, të qofsha falë,

Të kam nënë e më ke djalë.”

Shqiperi, ky dhe i shtrenjtë, kjo lëndë e shenjtë, ky det i hapët, ky qiell i kaltër.

Shqiperi,  ti shpirti im; Shqiperi, ti zemra ime; Shqiperi, ti jeta ime; Shqiperi, ti varri im.

Shqiperia ime, Shqiperia yte, Shqiperia jonë, tokë e larë me gjak, e mbruajtur me djersë. Pjellë e një historie të shqetësuar, hapësirë e copëtuar nga mëria, e nëpërkëmbur nga  smira, e yshtur nga urrejtja.

Shqipëri, ti kështjellë e heroizmit mitik, muranë lavdie shekullore.

Historia të dha dy data: atë të 28 Nëntorit 1443, dhe atë të 28 Nëntorit 1912, datën e Heroit të Shpatës e të Lirisë, datën e Burrit  të Shtetit e të Pavarësisë.

Shqiperi, jemi bijtë e tu  të patjetërsueshëm, bijtë e dashurisë, bijtë e kënaqësisë, bijtë e vuajtjes, , bijtë e dhimbjes, bijtë e lavdisë, bijtë e krenarisë.

“Na jem’ bijt e nji fisi t’permendun

N’dorë qi i shndriste si rrfeja çeliku

Qi e qestisë veç tu’ u dridhun anmiku

Qi t’tanë bota kah besa e nderon.”

 

Jemi popull i lashtë, i lidhur ngusht me tokën tonë jo prej shekujsh, po prej mija vitesh.

Kur jemi afër, të shohim me sy, të prekim me dorë, të puthim me buzë; kur jemi larg, të shohim me mall, të prekim me afsh, të ndjejmë me dhimbje.

Shqiperi  të duam, ti je shpirtësuar në qenien  tonë, në dheun e zemrës sonë, në qiellin e shpirtit tonë. Te ky shpirtësim, na vegon drita e misionit tonë, misionit të dëshirës, dëshirës së vullnetit, vullnetit të veprimit, veprimit të flijimit. Flijim, kjo dritëz e kaltër ndriçimi qiellor!

*   *   *

 Reflekse të 28-ës

Festa e 28-ës na përndizet të gjithëve me një hov të fuqishëm ndjenjash që trazojnë zemrën e çdo shqiptari dhe zgjojnë një mori refleksionesh.

Një zjarr dashurie për tokën tonë, për fjalën, për frymën na përflak, një etje e pashuar, e përgjithmonshme, e të gjitha brezave për lirinë na dëshirohet, një dell manifestues krenarie për lavdinë e bëmave të dikurshme na vezullon në sy e në ballë, një dhimbje e thellë për fatkeqësitë e panumërta na shtrëngon në gjoks; të gjitha të plazmuara në palat e atij Flamuri të shenjtë, para të cilit qëndrojmë në këmbë, në më të bardhën ditë të kohëve të reja të kombit tonë-në Ditën e Madhe të 28-ës.

U ngrit, së pari, në epopenë më të lavdishme të popullit tonë, në dorën e Skënderbeut, për të zëvendësuar flamujt përçarës të principatave, duke mishëruar vullnetin e një prijësi dhe gjakimin e një populli, që nuk pranon të nënshtrohet.

Ai u ngrit për t’i dhënë qenies sonë një frymë harmonie, vetëdijes shqiptare një parim kombësie, ndjenjës popullore një shkëlqim vëllazërie, vullnetit tonë një forcë bashkimi.

Sado që 500 vitet turke u përpoqën ta hedhin atë në hauret më të errta të kujtesës kombëtare, ai shkëndijoi gjithnjë në kraharorët shqiptarë dhe u ngrit herë pas here nga duar kryengritëse, që nuk munguan kurrë, deri në Ditën e Bardhë të 28-ës, kur Plaku i Kombit e fisnikëroi në Vlorë, duke e qarë me lot gëzimi e malli, dhimbjeje e përkushtimi.

Ai qe lartësuar më parë në Prizren, qe përgjakur në Deçiç, dhe në ditët tona shkëlqeu në Prishtinë.

Në këmbë përpara asaj pëlhure të kuqe me shkabën e zezë, “lagur me lot, djegur me flakë”, përjetojmë edhe refleksione tejet të dhimbshme, kur e kujtojmë të rënduar e të përdhosur nga simbolet e huaja të gjysmëhënës, spatave të Liktorit dhe yllit gjakatar të internacionalizmit proletar pansllavist.

Qëndrojmë më këmbë me nderim të thellë, në atë Ditë  të Madhërishme, para asaj pëlhure të kuqe me atë shpendin e zi, zemërak për padrejtësitë, përbuzës ndaj shovinistëve, mospërfillës ndaj ksenofobisë së huaj, kërcënues për armiqësitë, por zemërhapur për miqësitë dhe krahështrirë kurdoherë për të përfshirë dhe mbrojtur të gjithë bijtë e tij.

E kush nuk shpirtësohet në vetëdijësimin e atij simboli identifikues që të prushit në gjak shqiptarësinë, duke na yshtur të ripërtërijmë me vlera më të freskëta trashëgimitë tona të gjakut, ato që janë më të denja për ngjyrat e këtij Flamuri të magjishëm, të përtërijmë përvojat tona, ato më të fismet, që i bëjnë nder atij, të këndellim vullnetin tonë këmbëngulës për të shmangur ndasitë e ushqyera nga të gjitha izmat e hisës së zezë të shpirtit tonë, që fatkeqësisht na e fali natyra!

E kush nuk tronditet për ditët e bardha, sado të pakta, të valëzimit të tij në fllade lirie ngazëlluese !

E kujt nuk i dhembin plagët që hoqi e heq ai stinë pas stine, dikur dhe sot ! E kush nuk gazmohet nga një vizion plot shkëlqim dëshirak i së ardhmes së këtij Flamuri, që pau aq pak ditë të bardha !

E kush nuk akullohet e ngrin menjëherë porsa refleksioni të zbresë me këmbët në tokë dhe të prekë me duar të sotmen!

Mungesë e plotë parimësie në politikë, mohim idealesh kombëtare, luftë e paprinciptë për sundim, etje e çmendur për pasurim, lojë e ndyrë pushtetarësh mbi kurrizin plagë të një populli, mjerim e varfëri, krim e korrupsion .

Por, edhe në këto ditë të vështira, që po kalon vendi, në Ditën ogurmire të 28-ës, gjithsesi, kur ndodhemi para tij, shpresa na përkëdhel dhe besimi na forcohet, mendja na e thotë dhe zemra na e ndjen që ky Flamur i shenjtë, me shtizën të ngulur thellë në  zemrën e kombit, do të valëvitet triumfues në përjetësi, se

“Zoti vetë e tha me gojë,

që kombe shuhen përmbi dhe,

por Shqipëria do të rrojë;

Për të, për të luftojmë ne.”

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Cefa, Atheu ynë, shqiperia

KIsha Zoja e Shkodres, Meshë dhe ceremoni në Ditën e flamurit

November 28, 2015 by dgreca

Flamuri kuqezi u ngrit në Këmbanoren e Kishës “Zoja Jonë e Shkodrës”/

Nga Beqir Sina/

HARTSDALE, NY: Ngritja e Flamurit tonë Kombëtar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, në Kishën Zoja e Shkodrës, kishës më të madhe të shqiptarëve në New York, u krye në kumbanoren e kësaj kishe, shoqëruar me një Meshë, të cilën e mbajti famullitari i saj Dom Pjetër Popaj.

Ngritja e flamurit kuq e zi në majën e Kumbonares, filloi me këndimin e qe të dy hyneve, atë Kombëtar Shqiptarë dhe hymnit të SHBA-së.”28 nëntori  – edhe, këtë vit, siç është bërë traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës,  tha për gazetën tonë, Dom Pjetër Popaj, mblodhi qindra besimtarë shqiptarë katolikë, në zonën e New York-ut, për të shënuar këtë ngjarje historike, e cila nisi me mbajtjen e një Meshe dhe ngritjen e flamurit kuqezi në majën e Këmbanores së Kishës, që është dhe pjesa më e lartë e saj, aty ku valëvitet krenar flamuri ynë pranë flamurit amerikan”. I përndershmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës, duke mbajtur Meshën në gjuhën shqipe, kërkoi nga besimtarët, që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve që luftuan dhe vdiqën që Shqipëria, të bëhej e pavarur. “Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Popaj gjatë meshës.“Historia e jonë nuk është e shkurtër por mijëravjeçare. Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vuajtjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtëpisë janë munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt”, është  shprehur prifti shqiptar Dom Pjeter Popaj.Si për çdo vjet më 28 Nëntor kisha shqiptare në Nju Jork, bën ngritjen e flamurit kuqezi – e cila tashmë eshte bërë një traditë e bukur.Ceremonia ka filluar në ora 12 të mesdrekës me meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe atyre amerikanë të të gjitha kohërave. Kanë bashkëmeshuar famullitarët Dom Pjetër Popaj dhe meshtari Dom Viktor Dedaj.

“Fill pas Meshës, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjellë me këndimin e himnit amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, dhe të fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve – Rozafati të veshur me kostumet popullore.

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatitur një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor.

Ndërkohë, grupi i fëmijeve vallëtarët e “Rozafatit”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare.(Photo credite Nëntor Oseku)

Filed Under: Featured Tagged With: Beqir Sina, FLAMURI KUQ E ZI, u ngrit ne Kishen Zoja e Shkodres

Në Ditën e falenderimeve

November 28, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
Mënyra më e thjeshtë për ti dhuruar mirënjohjen dikujt është ti thuash faleminderit. Për disa njerëz që nuk i japin vlerën e duhur kësaj fjale, të paktën SHBA e kanë njohur si festë zyrtare dhe e festojnë të enjten e katërt të çdo muaji nëntor. Ceremoni të mëdha organizohen me këtë rast në Amerikë, me lutje, muzikë, parada, lojra futbolli, ndarje dhuratash me ushqime për familjet e varfëra e njihet kryesisht si festë familjare, ku gatimi tradicional është gjeli i detit dhe keku me kungull të pjekur.
Por mos të harojmë se kjo datë shërben edhe për të rikujtutuar njerëzimin se mirënjohja ekziston duke thënë faleminderit. Me ligjërimin e festës së falenderimeve (Thanksgiving) mendoj se në një farë mënyre “i tërhiqet veshi’ ose vëmendja dikujt që haron “ose bën sikur haron” se ka për të falenderuar dikë (qoftë edhe pjestar i familjes) në këtë ditë të veçantë për të mirën që i ka ofruar sado e vogël apo e madhe të ketë qenë ajo.
Ngjarja që amerikanët zakonisht e quajnë “Thanksgiving e parë” u festua nga pelegrinët pas korrjes së tyre të parë në botën e re në vitin 1621, festë që zgjati tri ditë. Si festë në shkallë vendi u festua në vitin 1789 kur President ishte George Washington, ndërsa në vitin 1863 gjatë luftës civile Presidenti Araham Lincoln e shpalli si ditë kombëtare. Dita e falenderimeve bën pjesë në sezonin e gjerë të festave.
EZ Grill Restorant në Bronx dhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane (The Women’s Org. “Hope & Peace”) për të festuar këtë festë edhe ndër shqiptarët në Bronx – New York mblodhën rreth tryezës së ngrënies disa mysafirë për ti shprehur në një farë mënyre mbështetjen e mirënjohjen që kanë marë ndër vite nga disa njerëz të mirë të komunitetit tonë. Të pranishëm ishin N/Kryetari i Federatës Pan Shqiptare “Vatra” Z. Asllan Bushati me bashkëshorten Znj. Lume Bushati dhe vajzat Arkloda dhe Arela, Lideri i komuniteteve në Bronx dhe miku i shqiptarëve Z. Joseph Thompson, i cili njëherësh ka mbështetur Assamblyman Z. Mark Gjonaj në fushatat e tij elektorale si dhe komunitetin tonë në shumë iniciativa, ish e persekutuara politike dhe nëna e devotshme Znj. Dava Mirakaj, aktivistja e njohur Znj. Dardanesha Gashi, skenografi dhe piktori i talentuar Z. Astrit Tota, agronimi shqiptar Ndoc Gjeçi së bashku me gruan Znj. Drane Gjeçi, aktivistja për të drejtat e të verbërve Znj. Diella Smokaj me bashkëshortin, infermierja amerikane Znj. Shony R. Motos – anëtare e organizatës së gruas “Hope & Peace”, etj.
Ushqimi në restorantin EZ Grill ishte i një cilësie të mirë, të gjithë mbetën të kënaqur. Në tavolinat e pastra, shtrurar bukur e me shije, nuk mungoi vera e pijet e ndryshme, gjeli i detit dhe ëmbëlsira tradicionale.
Pas bisedave që rodhën natyrshëm nga gjithëseicili, festa mori ngjyrat e një feste familjare. Pronarët e lokalit bashkëshortët Teuta dhe Edmond Bollo, këta njerëz të mirë shqiptarë, që edhe pse një vit kanë që e kanë hapur bisnesin e tyre në Bronx, për çdo festë tregojnë dashamirësinë e tyre duke u servirur klientëve të tyre edhe ushqim falas, apo suportuar festa të ndryshme me gatimet e tyre. Restoranti EZ Grill ka një ambjent të bukur me lule, piktura dhe mbahet shumë pastër. Për kujdesin që Teuta dhe Edmondi tregojnë ne mirëmbajtjen e tij  janë vlerësuar me Titullin “A” nga Shërbimet Higjenosanitare në New York, ky stimul i jep kurajo atyre për të ecur më shumë përpara në bisnesin e ri. Teuta si anëtare e organizatës së Gruas “Hope & Peace” u angazhua shumë që dreka e festës së Falenderimeve të kalonte sa më mirë, gëzueshëm e me gatime të pëlqyeshme. 
Siç thamë më sipër dreka kaloi si një feste familjare, pasi Dardanesha, Dava, Asllani, Astriti, Diella apo dikush tjetër solli aty copëza kujtimesh nga jeta e veprimtaria e tyre në Shqipëri si dhe vështirësitë që kanë hasur në fillimet e veta në emigracion, mikëpritjen që kanë gjetur nga bashkëatdhetarët edhe pse të panjohur më parë në Amerikë. Jemi emigrant në këtë vend e një pjesë e jona nuk i kemi afër pjesëtarët e tjerë të familjes, pra kemi nevojë për mbështetje, veçanerisht në sistemimin me një punë për të mbajtur familjen. Emigracioni duke mos qenë i lehtë, na ka krijuar mundësinë që të jemi të lidhur me komunitetin tonë apo të huaj dhe ky është një tregues i mirë për një shoqëri të shëndoshë e bashkëjetesë të mirë mes njëri tjetrit, pasi paqja e harmonia sjell gjithmonë suksesin e përparimin e një vendi.
   Organizata e Gruas “Hope & Peace” ndau disa Çertifikata Mirënjohje për gratë e pranishme. Z. Joseph Thompson pasi përshëndeti pjesëmarrësit dhe vlerësoi shumë punën e Z. Mark Gjonaj, e organizatës së gruas “Hope & Peace” i dhuroi Çertifikatë Mirënjohje Znj. Dava Mirakaj, si nënë e mrekullueshme, qëndrestare gjatë viteve të komunizmit në Shqipëri, e cila edhe pas arrestimit të të shoqit të ndjerit Mois Mirakaj nuk u përkul para vështirësive por me forcën e guximin e saj arriti të përballojë të keqen e kohës. Znj. Dardanesha Gashi i dha Çertifikatë Mirënjohje Znj. Lume Bushati, si nënë shëmbullore për fëmijët e saj dhe si veprimtare humane në komunitet.  Znj. Teuta Bollo si nënë e bashkëshorte e kujdesshme dhe si një pronare bisnesi me prespektivë suksesi Çertifikatën e Mirënjohjes ja dha Z. Joseph Thompson. N/ Kryetari “Vatrës” Z. Asllan Bushati pasi bëri përshëndetjen e rastit dhe bëri një pasqyrë pozitive për të gjithë të pranishmit, ju dha roli i përkthyesit në këtë event të bukur e të paharuar.
Festa në EZ Grill Restorant kaloi këndshëm edhe nën tingujt e muzikës shqiptare dhe amerikane e nën urimin “Faleminderit”. Por një falenderim të përbashkët duhet të japim për Z. Mark Gjonaj, i cili çdo vit për Festën e Pavarësisë vendos në Bronx, Brooklyn, Queens, Staten Island dhe Westchester flamujt shqiptar dhe amerikan, 300 flamuj të tillë përshkojnë këto rrugë e qyteteve nën madhështinë e përjetshme. Të shpresojmë që edhe në Shqipëri të ligjërohet kjo ditë si festë zyrtare, kanë shumë për të thënë shqiptarët si më fal ashtu edhe faleminderit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: e falenderimeve, Mimoza Dajci, Ne diten

SOT, ORA 11 paradite, ne Vater Promovohen librat e Uran Butkes

November 28, 2015 by dgreca

SOT, E SHTUNE, 28 Nenetor, ne VATER, Promovohen Librat e shkrimtarit e studiuesit Uran BUTKA. Librat e z. Uran Butka”Masakra e Tivarit” dhe “Lufta Civile në Shqipëri” do të promovohen të Shtunën me 28 Nëntor, ora 11.00 AM në Sallën e Vatrës në adresën:

VATRA 
2437 SOTHERN BLVD
BRONX
NY 10458

Veprimtaria promovuese do të drejtohet nga pedagogu Mithat GASHI.
Pjesmarrja është e lirë për publikun.

Filed Under: Vatra Tagged With: ne Vater, Promovohet, Uran Butka

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3321
  • 3322
  • 3323
  • 3324
  • 3325
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT