• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EPISKOPI MITROPOLIT I BOSTONIT, AMERIKËS DHE KANADASË ILIA KETRI DHE SHOQËRIA ATDHETARE BESA- BESË, MYSAFIRË NË VATËR

October 18, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA – DIELLI-

Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Ketri i shoqëruar nga Guri Stefani, President i Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë, Petrit Alibeaj si zëvëndës President i Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë dhe Epitropi i Kishës së Bostonit Aleko Dhima vizituan Vatrën dhe shprehën urimet më të ngrohta të detyrës dhe bashkëpunimit kryetarit të Vatrës z.Elmi Berisha. Në fjalën e hapjes së takimit mikpritës, kryetari i Vatrës Elmi Berisha deklaroi: “Hirësi i dashur dhe shumë i nderuar. Është kënaqësi, nder dhe privilegj që jeni sot mes nesh. Është një emocion i madh të bashkohemi në Vatrën që themeluan shqiptarët e Amerikës në Boston. Ju e ndezët këtë zjarr atdhedashurie dhe ne e përcjellim ndër breza e gjeneratat që vijnë. Për mua nuk ka nder më të madh sesa prezenca juaj sot këtu. Jemi shumë të gëzuar dhe të emocionuar ne si kryesi e Vatrës dhe si komunitet vatran që ju kemi në mesin tonë. Ky është një bekim i madh për Vatrën e gjeneratave që do vijnë. Ky është një bekim jo vetëm për Vatrën por edhe për Diellin, vatranët e gjithë komunitetin shqiptar. Vatra është në diasporë një institucion moral, politik e atdhetar. E kërkojmë bekimin e Kishës me qëllim që jo vetëm ne por të gjitha proceset kombëtare të shkojnë përpara. U jam mirënjohës për këtë vizitë në kushte të jashtëzakonshme pandemie. Kjo vizitë na lidh edhe më shumë shpirtërisht, moralisht dhe atdhetarisht.Falenderime e mirënjohje edhe shoqërisë Besa- Besë. Qofshi faqebardhë gjithmonë” përfundoi z.Berisha.

     Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Ketri e cilësoi këtë vizitë në Vatër si historike pasi ai vinte për herë të parë:“Lavdi Zotit që na solli në këtë ditë shumë të rëndësishme. Jam i mbushur plot me emocione që ndodhem midis jush në Vatër. Jam i emocionuar që në këtë sallë shoh fotografitë e shqiptarëve që dallohen për patriotizëm të veçantë, për punën dhe sakrificat. Çdo gjë në këtë jetë arrihet me sakrifica të mëdha.

-Zoti President i Nderit Agim Rexhaj, Zoti Kryetar i Vatrës Elmi Berisha, të nderuar bashkëatdhetarë e vatranë të dimrit e beharit, ndjehem i përulur përballë jush. Ne jemi këtu sot falë sakrificave të paraardhësve tanë. Ata krijuan këtë realitet që ne po e gëzojmë sot. Veprimtaria e Vatrës ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë për zhvillimin e kombit shqiptar. Shqiptarët e diasporës dhe veçanarisht të Amerikës kanë ndihmuar me të dyja duart për mirëqënien dhe zhvillimin e Shqipërisë. Shqipëria mbijetoi jo vetëm me punë por edhe me lutje. Ne si Kishë Ortodokse lutemi gjithmonë për shtetin, për kombin, për shtetarët dhe qeveritë cilatdo qofshin ato. Kisha lutet për të gjithë shqiptarët. Si Kryefetar i Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe Kanada punojmë përditë që të bëjmë meshën në shqip, të ketë çdo kishë priftin shqiptar, të lëvrojmë gjuhën shqipe, të gjendemi pranë për të gjithë shqiptarët që vijnë nga Shqipëria apo që jetojnë këtu. Të mësojmë gjuhën e nënës, historinë dhe të ndihmojmë në zhvillimin e kombit tonë, të jemi krenar për prejardhjen tonë. Perendia më ka bekuar me prindërit që më mësuan shqip, me besim dhe me patriotizëm. Më edukuan që ti shërbej komunitetit shqiptar që në vogli që të bëhem prift e deri Episkop Mitropolit. Vatra si Federatë Panshqiptare duhet ta ketë kurdoherë parasysh që për të arritur qëllimet e saj duhet të bashkojë qëllimet e reja të njerëzve të lindur në Amerikë dhe atyre që vijnë. Duke qenë të bashkuar do arrijmë të jemi më patriot dhe do kemi një të ardhme më të ndritur dhe më të shkëlqyer për të gjithë shqiptarët në diasporë dhe në viset shqiptare. Faleminderit e mirënjohje për mikëpritjen tuaj. Jam shumë i gëzuar. Ju përgëzoj për arritjet që bëni çdo ditë. Jam tepër i emocionuar që e bëj këtë vizitë për herë të parë në Vatër, një emër i madh që nderon komunitetin e shqiptarët kudo në botë. Gëzuar nga mot e shumë bekime” përfundoi mesazhin e tij hyjnor e patriotik hirësia e tij Episkop Ilia Ketri.

           Presidenti  i Nderit të Vatrës Agim Rexhaj u shpreh në këtë takim  se: “Hirësia juaj mirë se erdhët në Vatër. Jemi të nderuar me praninë tuaj dhe të bashkëvëllezërve tuaj që ju shoqëruan në Vatër. Zoti ju dhëntë shëndet e mirësi. Na lumturon shumë kjo vizitë e vëllezërve tanë nga Bostoni në New York. Që fëmijë e kam dashur Bostonin. Vatra ishte në Boston dhe Kisha e Shën Marisë dhe kujtohen në vendlindjen tonë me shumë respekt. Është nder i madh kjo vizitë e sotmja. Zoti ju bekoftë juve dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë. Kjo vizitë ka një domethënie shumë të madhe. Qofshi të bekuar e të nderuar gjithmonë” citoi z.Rexhaj.

          Sekretarja e Vatrës Nazo Veliu u shpreh në këtë takim: “Hirësi, fjalët tuaja të bekuara sot na bëjnë mirë të gjithëve. Tek fjalët tuaja sot ne gjejmë atë që kemi nevojë. Ju folët shqip edhe pse keni lindur në USA, ky është një mësim i mirë edhe për shqiptarët që kanë ardhur e lindur në Amerikë. Nënat duhet tu mësojnë shqip fëmijëve të tyre. Fjala juaj që të mos harrojmë gjuhën e nënës duhet të jetë melhem për plagët tona. Shqiptarët janë të përkëdhelurit e botës përsa i përket harmonisë fetare. Kjo është një krenari për çdo shqiptar. Ju falenderoj për bekimin që na bëtë sot. Të bekosh Vatrën në gjuhën e nënës, është një gjë madhështore. Vatra u përket të gjithëve. Duhet t’ua lëmë trashëgim të gjithëve. Nga zemra mirënjohje e falenderim për bekimet dhe vizitën tuaj” përfundoi ajo.

          Guri Stefani, President i Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë u shpreh për vizitën në Vatër: “Në emër të shoqërisë Besa- Besë ju përshëndes nga zemra të gjithëve. Zoti kryetar Elmi Berisha ju uroj për vlerësimin Honoris Causa të dhënë në Tiranë nga Universiteti Luarasi. U gëzova dhe u emocionova shumë për ju. Vatra që ju drejtoni dhe shoqëria Besa- Besë do të bashkëpunojnë në të ardhmen. Të gjithëve ju uroj shëndet e jetë të gjatë. Lumturi në familjet tuaja. Ardhjen për vizitë në Vatër e pritëm me lumturi shumë të madhe dhe gëzim të veçantë. Ju jemi shumë mirënjohës për këtë pritje dhe respektin që na bëtë” citoi ai.

                    Petrit Alibeaj zv. President i Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë deklaroi se: “Ndjehem shumë i emocionuar që jam sot mes jush. Sa herë vij në këtë derë kam emocione të forta. Qëllimi i ardhjes sonë në Vatër sot është të urojmë për detyrën kryetarin e Vatrës zotin Elmi Berisha këtu në shtëpinë e tij. Kemi ardhur me besimin që Vatrën do ta çojmë edhe më lart. Kemi ardhur me besimin për një bashkëpunim të shkëlqyer në të ardhmën. Bostoni kërkon degën e Vatrës. Kam besim të plotë se me ardhjen tuaj në Vatër edhe në Boston do ringrihemi si Vatër e si komunitet shqiptar. Vatra është një emër i madh. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim. Pandemia për ne tani e tutje nuk do të ekzitojë pasi ne sot erdhëm dhe morëm ilaçin e Vatrës. Do shërohemi me këtë ilaç. Ju faleminderit që na pritet. Qëllimi i përbashkët dhe vizioni i përbashkët është që të bashkojmë kokat, mendjet e trojet shqiptare” uroi ai.

              Epitropi i Kishës së Bostonit Aleko Dhima u shpreh: “Përfitoj nga rasti për herë të parë që vizitoj Vatrën si Federatë që ka bashkuar vëllezërit e motrat tona. Vatra ka si qëllim unitetin ndërmjet shqiptarëve. Të na cilësojnë ne shqiptarëve për harmoninë fetare, na bën krenar të gjithëve. Kjo tolerancë na bën të veçantë. Falenderoj nga zemra dhe përshëndes Elmi Berishën si kryetar të Vatrës dhe për unitetin e vëllezërve e motrave tona në USA, këtë vend të bekuar e të dashur për të gjithë ne. Zoti e bekoftë Amerikën, Shqipërinë dhe Vatrën” përfundoi ai.

             Zef Balaj, Anëtar i Kryesisë së Vatrës u uroi mirëseardhjen miqve nga Bostoni dhe Hirësisë së tij Ilia Ketri duke u thënë: “Mirë se u pruni Zoti në Vatër, në vatrën tuaj. Është kënaqësi që ju kemi në mesin tonë. Me bekimet tuaja Hirësi, ne do të shkojmë më përpara dhe Shqipëria do shkojë përpara. Këto bekime do na çojnë më tej, më të fortë e më të bekuar. Zoti ju bekoftë e Zoti ju ndihmoftë. Ndjehemi shumë të respektuar prej jush sot, për ardhjen në Vatër si vend të bekuar. Me bekimin tuaj Hirësi, ditë më të mira do kemi në të ardhmen. Zoti ju rrittë pushtetin e shumë faleminderit për ardhjen tuaj mes nesh. Zoti na bekoi me ardhjen tuaj në mesin tone” citoi z.Balaj.

                  Arkëtari i Vatrës Marjan Cubi u shpreh: “Hirësia juaj faleminderit shumë që keni ardhur. Jemi shumë të gëzuar që keni gjetur kohë për ne. Jam krenar që jam në Vatër tash 41 vjet. Jam shumë i gëzuar e krenar që ju jeni në Vatrën e gjithë shqiptarëve. Rroftë Amerika, rroftë Vatra, rroftë Kombi Shqiptar. Anton Raja, Anëtar i Kryesisë së Vatrës u shpreh: “Mirë se erdhët në shtëpinë tuaj. Është shumë kënaqësi t’ju kemi këtu sot. Zoti ua priftë mbarë ju dhe të gjithë shqiptarëve. Në gëzime u takofshim gjithmonë”.

            Nënkryetari i Vatrës Besim Malota u kujtoi miqve Nolin në Boston: “I nderuar dhe i respektuar Hirësi. Faleminderit që keni ardhur në mesin tonë në Vatër. Bekimi nga ju Hirësi është shumë domethënës për të gjithë ne. Kur Noli erdhi për herë të parë në Amerikë takoi shqiptarët në Boston dhe i pyeti se nga ishin dhe ata të tërë ishin nga Korça, kur ata e pyetën Nolin nga ishte edhe ai u tha se ishte atë ditë nga Korça. Ndaj edhe ne sot jemi të gjithë nga Bostoni aty ku Vatra u themelua. Ardhja juaj na nderon. Besa-Besë ishte themeli i Vatrës. Faleminderit edhe një herë për ardhjen tuaj.

              Mark Mrnaçaj, Anëtar i Kryesisë së Vatrës u shpreh: “Faleminderit Zotit Hirësi që na u dha mundësia të takohemi me ju. Faleminderit Zotit që ju ua dha mundësinë të jeni mes nesh. Shëndet e punë të mbarë. Bekime për ju. Zoti ju rrittë pushtetin” përfundoi Mrnaçaj.

           Ilir Cubi, Anëtar i Këshillit të Vatrës u shpreh: “Mirë se erdhet në Vatrën tonë dhe tuajën. Që 2 vjeç më ka zier gjaku për Vatrën. Mbaj mend çdo zhvillim dhe shndërrim të Vatrës sidomos që kur ndihmoja Arshi Pipën e deri sot që jemi së bashku. Nderime dhe respekte për këtë vizitë”.

    Sokol Paja, Anëtar i Këshillit të Vatrës dhe gazetar i Diellit u shpreh: “Jemi të bekuar që ju kemi mes nesh Hirësi. Bekimet tuaja shenjtërojnë Vatrën, qëllimin, punën dhe kombin tonë. Në këto kohë të vështira këto bekime do të thonë shumë. Ju jemi mirënjohës për vizitën dhe bekimet e shenjta. Së bashku do të bëjmë më të mirën për interes te komunitetit dhe të kombit tonë. Bashkë jemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të bekuar. Zoti ju rrittë pushtetin Hirësi. Bekime e nderime për ju”.

    Editori i Diellit Dalip Greca mirëpriti miqtë nga Bostoni duke u shprehur se: “Është një ditë e veçantë, është një ditë historike për Vatrën, jo se nuk kanë ardhur klerikë të tjerë para jush; kanë ardhur klerikë nga të gjitha skajet. Edhe me rastin e 100 vjetorit Vatra arriti që t’i bashkojë të gjitha trojet kombëtare edhe në kuptimin fetar, të gjithë klerikët e të gjitha besimeve u mblodhën me 28 dhe 29 Prill 2012 në New York në 100 vjetorin e Vatrës. Por sot vërtetë ndjej diçka të veçantë, ka një lloj hije ardhja e numrit një të Kishës Ortodokse Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada. Vatra siç e ka thënë edhe Imzot Noli, pa kishën nuk do të kishte bërë dot hije. Vatra e ndezi zjarrin e vet pasi e ndezi Besa-Besë(1907), “Kombi” para saj që më 1906, pastaj shqiptarët patriot ngritën Kishën. Vatrën me Besa –Besë, ashtu si edhe me kishën, i bashkon Imzot Noli. Ai ishte krijuesi i Besa-Besës, në janar 1907, si edhe krijues dhe pagëzues i gazetës Dielli me emrin e bukur” Dielli”, dhe pastaj Vatra, por ne gazetarët e historianët, do të vazhdojmë të “grindemi” ca kohë nëse emrin “Vatër” e gjeti Konica apo Noli. Përse? Sepse nga fansat e Nolit, kumbar i Vatrës ishte Imzoti,  por Konica shkroi në Diellin e 31 Marsit 1922 se:”Për emrin, formën federale, Kanunoren, rregulloren, dhe shpirtën e parë të VATRES , jam responsiblë unë…Po e drejta Eshtë që VATRA, të cilën un’ e lashë cilimi shtatë muajsh, u rrit, u madhua, u bë një force nga Fan S. Noli dhe Vatranët e  Amerikës më 1915-1919, dhe n’atë zhvillim unë s’kam patur pjesë.”…

Faik Konica në ditëthemelimin e Federatë u shpreh: Eshtë shprehur se tani që organizatat e vogla, soqatat e katundeve u bashkuan në Vatër, çështja shqiptare është në rrugë të mbarë. Dhe në fakt në këtë apel të tërthortë që mos tu mbetet qejfi organizatave të tjera, është e mira që t’ua themi në kuptimin e butë, ato duhet të federohen në Vatër, duke ruajtur individualitetin e tyre. Ardhja e Besa-Besës sot këtu ka një kuptim simbolik.Unë besoj se ata nuk erdhën thjeshtë për të na dhënë “Besën” se do të bashkëpunojnë me Vatrën, por ata erdhën për të risjellë në kujtesë të shkuarën jo shumë të largët para 100 vitesh, kur Besa-Besë ishte në themelet e Vatrës. Nuk është fare logjike që pas shpërnguljes së qendrës së Vatrës nga Bostoni në Nju Jork, në vendlindjen e Vatrës të mos ketë degë?! Fjala e ngrohtë dhe e pushtetshme e Kryepeshkopit, e Hirësisë do ti hapë rrugën Vatrës për tu rikthyer atje ku lindi. Faleminderit që ishit me ne, ishte shumë kënaqësi” përfundoi fjalën e tij editori i Diellit Dalip Greca.

Presidenti i shoqatës Besa-Besë z. Guri Stefani dhe zëvendësi i tij, Petrit Alibej, u anëtarësuan në Vatër dhe u zotuan për një bashkëpunim të ngushtë me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA.

Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Ketri i dhuroi kryetarit t Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Ketri Vatr Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Katre,idhuroi kryetarit t Episkopi Mitropolit i Bostonit, Amerikës dhe Kanadasë, Ilia Ketri Vatrës librin “Shën Kolli 2012”.

Mysafirët shprehën vlerësime për Vatrën  dhe mbresat për vizitën në librin e vizitorëve në Vatër.

 Vizita historike në Vatër e Episkopit Mitropolit Ilia Ketri dhe Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë u përfundua me një drekë bujare në Vatër dhe u shoqërua me anëtarësimin në Vatër të Guri Stefanit, President i Shoqërisë Atdhetare Besa-Besë dhe Petrit Alibeaj zëvëndës President i Shoqërisë Atdhetare Besa- Besë.

Filed Under: Featured Tagged With: Amerikës dhe Kanadasë, Episkopi Mitropolit i Bostonit, Ilia Ketri, Sokol Paja

Armatimi i Serbisë është kërcënim për Ballkanin

October 17, 2020 by dgreca

Nga Akri Çipa-

Në 2 tetor, u mbajt në Tiranë mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në vijim të një tradite të filluar në vitin 2014. Gati një javë më vonë, Serbia mobilizoi automjete të rënda, avionë luftarakë dhe mbi 2,800 trupa për një manovër stërvitore ushtarake në rrafshnaltën e Peshterit. Këto dy ngjarje nuk janë në pamje të parë të ndërlidhura me njëra-tjetrën, por vlejnë për të evidentuar ndryshimin thelbësor në reagimet e tre vendeve.

Serbia thirri ambasadorin shqiptar në Beograd për t’i dorëzuar një notë proteste për takimin dhe deklaratat e mbajtura në Tiranë. Për më tepër, u aktivizuan kanalet me Rusinë dhe kjo e fundit i quajti “alarmuese” mesazhet e takimit të Tiranës. Kjo reflekton një politikë të hershme të Beogradit në rolin e zhurmuesit për çfarëdo lloj iniciative që Prishtina dhe Tirana ndërmarrin në marrëdhëniet bilaterale – madje dhe në çështjet e brendshme të tyre. Nga ana tjetër, dy kryeqytetet shqiptare vazhdojnë të jenë heshtanake përpara zhvillimit më substancial dhe më të rrezikshëm për stabilitetin e Ballkanit: shfaqjet ushtarake dhe procesi i armatimit të Serbisë.

Sikurse ndodh shpeshherë, në radarin e diskutimeve publike në trojet shqiptare nuk gjetën vend për analizë manovrat stërvitore të ushtrisë serbe. Nën vrojtimin e Presidentit Vuçiç dhe zyrtarëve të tjerë të lartë, trajnimi shërbeu për të demonstruar armatimet më të fundit që vinin prej Rusisë dhe Kinës. Por, teksa politikëbërësit në dy shtetet shqiptare janë të ngërthyer në beteja me vetveten, armatimi i Serbisë është kërcënim serioz për sigurinë dhe paqen rajonale.

Në gusht, Serbia konfirmoi se ishte pranë blerjes së sistemit kundër-ajror FK-3 nga Kina, çka solli dhe reagim zyrtar nga ambasada amerikane në Beograd. Ky nuk është rast i veçuar. Në fakt, në shkurt Serbia bleu sistemin Pantsir S1 nga Rusia. Në pamje të parë, vështirë të qortohen blerjet e sistemeve mbrojtëse. Shpeshherë, Presidenti Vuçiç është fshehur pikërisht prapa këtij justifikimi. Për fat të keq, jo të gjitha prokurimet përfshihen në këtë kategori.

Serbia u bë vendi i parë europian që mori në dorëzim dronë CH-92A nga Kina si dhe arriti marrëveshjen me Partinë Komuniste të Kinës për transfertën e teknologjisë së nevojshme për mundësimin e prodhimit lokal nga Serbia të dronëve luftarakë. Në këtë aspekt, Beogradi nuk e ka fshehur synimin për të zgjeruar arsenalin ushtarak me dronë dhe për t’u bërë operatori kryesor i dronëve në rajon.

Këto pasojnë dërgesa të përsëritura ushtarake ruse që kanë përfshirë automjete të blinduara, tanke, helikopterë dhe avionë luftarakë.

Përgjatë pranisë së tij në konferencën vjetore të AIPAC në Uashington, në mars të këtij viti, presidenti serb shprehu dëshirën për të blerë armë nga Izraeli. Së fundmi, ai shfaqi interesin për të blerë drone luftarakë nga Turqia.

Në krahasim me një vit më parë, në vitin 2019 Serbia rriti me 326 milionë dollarë ose gati 43 përqind buxhetin ushtarak, për një shumë totale 1.14 miliardë dollarë. Ky është një trend shqetësues.

Arsyetimet zyrtare të Beogradit për këto investime në sektorin ushtarak kanë në thelb premisën e dekurajimit të çfarëdo rreziku ose kërcënimi. Por, në parim, këto shpenzime ushtarake mbeten të pajustifikuara. Nën petkun e ndërtimit të marrëdhënieve të mira me fqinjët dhe të lënies pas të së shkuarës së dhimbshme, Serbia duhet të ishte vendi më i interesuar për të demilitarizuar Ballkanin dhe për të investuar në stabilitetin e rajonit. Mbi të gjitha, kjo do ishte dhe pasojë logjike e politikës së saj të neutralitetit ushtarak, duke u nisur nga predispozita e mungesës së rreziqeve konkrete.

Një arsye e dytë, e pranuar heshturazi, është ajo e nevojës së Beogradit për marrëdhënie transaksionale me Moskën dhe Pekinin – më rishtazi me Izraelin dhe Turqinë – për të konsoliduar raportet me to. Gjithsesi, në këtë rast, fare mirë mund të përzgjidheshin sektorë të tjerë bashkëpunimi, shumë më pak kontraversë dhe kërcënues, për të thelluar këto marrëdhënie bilaterale.

Përkundër të gjitha këtyre arsyetimeve jobindëse, armatimi serb i shërben politikës agresive dhe imponuese serbe në rajon. Serbia ka ravijëzuar tashmë një politikë afatgjatë për të dominuar zhvillimet rajonale duke u shndërruar në një kontrollor ekonomik dhe diplomatik. Kjo kalon pashmangshmërisht nëpërmjet një hegjemonie rajonale dhe intimidimit të fqinjëve. Retorika e ngarkuar dhe patetizmi nacionalist që vazhdojnë të dominojnë skenën mediatike dhe politike serbe janë zgjatim i këtij synimi.

Kjo nuk do të thotë se ka nevojë për alarmizëm të tepruar, por kjo qasje thërret për syçeltësi. Vetë elita politike serbe është e interesuar për të ushqyer tensione rajonale nëpërmjet të cilave pozicionohet si faktor kyç dhe roje e stabilitetit rajonal. Kjo politikë me dy korsi ka dhënë deri më sot frute, si në forcimin dhe kapjen e pushtetit të brendshëm nga klasa aktuale politike, ashtu edhe në ripozicionimin e vendit në skakierën ndërkombëtare.

Shqipëria dhe Kosova deri më sot e kanë sakrifikuar reagimin ndaj këtyre zhvillimeve -respektivisht nën preludin e rritjes së bashkëpunimit rajonal dhe të një marrëveshjeje iluzive më Beogradin. Qeveritë shqiptare në të dy shtetet bëjnë mirë që investohen në çtensionimin e situatës dhe predikojnë bashkëpunim rajonal dhe dialog. Megjithatë, faktori shqiptar nuk mund të jetë thjesht një vëzhgues.

Historia e rishtë ka treguar se nuk ka kërcënim më të madh për stabilitetin dhe sigurinë e Ballkanit se sa militarizmi serb i mbështetur nga faktorë jo-perëndimorë.

Tirana dhe Prishtina e kanë të domosdoshme reagimin. Të dyja shtetet nuk kanë kapacitete financiare për të garuar me Serbinë në armatime dhe, mbi të gjitha, kjo është e padëshirueshme. Megjithatë, ka hapa konkretë që duhet të ndërmerren për t’iu kundërpërgjigjur premisave të këtij fenomeni.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet ta bëjë kazus këtë armatim të pajustifikuar të Serbisë, duke theksuar mungesën e rreziqeve serioze që mund ta legjitimojnë atë. Retiçenca e derimësotme e aleancës për këtë kërcënim të drejtpërdrejtë për stabilitetin e rajonit është problematike. Përkundër këtij armatimi që duhet të krijonte shqetësim në hallkat drejtuese, NATO ka rritur bashkëpunimin me Serbinë. Padyshim që dialogu, bashkëpunimi dhe ndërveprimi me Serbinë, si një vend me rëndësi në zemër të Ballkanit, është i nevojshëm. Por, kjo nuk duhet të vijë në kurriz të presionit ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë.

Përballë memecërisë shqiptare, ishte Kongresmeni Elliot Engel që ngriti zërin. Në janar të këtij viti, Kryetari i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, reagoi dhe tërhoqi vëmendjen e admiralit James Foggo, komandant i Forcave Detare Amerikane në Europë si dhe drejtues i komandës ushtarake të NATO-s në Napoli. Ky i fundit, lavdëroi në një intervistë bashkëpunimin e Serbisë me aleancën dhe shprehu dëshirën për ta parë në të ardhmen anëtare të saj. Ligjvënësi amerikan shprehu shqetësim për faktin që admirali Foggo anashkaloi thellimin e bashkëpunimit të Serbisë me Rusinë dhe rreziqet që burojnë prej këtij bashkëpunimi.

Përtej reagimit të strukturave ndërkombëtare të sigurisë, ka dhe vende të tjera të Ballkanit të cilat duhet t’i shikojnë me vëmendje prokurimet dhe demonstrimet ushtarake të Serbisë. Në këtë kategori hyjnë Kroacia dhe Bullgaria. Shqipëria dhe Kosova duhet të shfrytëzojnë këtë shqetësim të përbashkët për të intensifikuar marrëdhëniet me këto dy vende – por edhe me vende të tjera ballkanike – për të koordinuar ose bashkërenduar një përgjigje të përbashkët.

Së treti, një hap i domosdoshëm është një qasje më aktive ndaj Shteteve të Bashkuara, që mbeten ende garanti kryesor i sigurisë së Ballkanit. Pasqyrimi i situatës në Uashington dhe informimi i vendimmarrësve të lartë amerikanë për shqetësimet që paraqesin veprimet e Serbisë është i domosdoshëm.

Është bërë e qartë se Serbia ka rritur efektivitetin e lobimit në Shtetet e Bashkuara dhe përafrimi i Beogradit me Uashingtonin është shqetësues. Overturat serbe kanë dhënë rezultate konkrete që përfshijnë jo vetëm freskimin e imazhit, por edhe, në disa qarqe, mbështetje për politika thelbësisht problematike për stabilitetin e rajonit.

Deri më sot, ka pasur mungesë të veprimeve konkrete nga Uashingtoni për të frenuar ose konfrontuar ambiciet ushtarake të Serbisë. Blerja e armatimeve ruse duhet të ishte shkak për sanksionimin e Serbisë nga Shtetet e Bashkuara si shkelje flagrante e sanksioneve amerikane ndaj Rusisë për ndërhyrjen e saj në Ukrainë. Përfaqësuesit zyrtarë të dy shteteve shqiptare duhet të nisin një ofensivë në Uashington për të kërkuar një kundërvënie më të madhe amerikane ndaj këtyre zhvillimeve të cilat, në disa raste, shkelin dhe vetë ligjet amerikane.

Arkitektura ndërkombëtare dhe angazhimi i partnerëve perëndimorë deri më sot ka mbajtur larg fantazmat e rikthimit të konflikteve të dhunshme. Megjithatë, është momenti që vetë faktorët lokalë të shfaqin një qasje më të kujdesshmë dhe aktive. Ngrirja e reagimeve, qoftë edhe të brendshme, në Shqipëri dhe Kosovë kundrejt armatimit serb është një tregues atrofizimi dhe mungese largpamësie strategjike. Formati aktual i ndërveprimit nuk mund të vazhdojë më në kushtet e një shteti serb që forcon imazhin dhe rolin në Ballkan dhe ndërkohë vazhdon me retorikë agresive dhe veprime destabilizuese.

Publikuar fillimisht në Sbunker.

Filed Under: Opinion Tagged With: Akri Çipa, Armatimi i Serbise, Kercenim per Ballkanin

Mbi artin poetik të Faslli Halitit …

October 17, 2020 by dgreca

 Nga Ilir LEVONJA-

Për shkak të mos përgatitjes së tekstit, duke patur parasysh se në atë kohë (1996-’97) kishte një mungesë të theksuar syresh, në provimin e komentit letrar u paraqita me vjershën Mehmetit tim të poetit turk Nazim Hikmet, shkruajta në mënyrën time dhe çuditërisht pedagogu me vlerësoi me notë maksimale. Këtë ia tregova si kurozitet Faslliut kur po pinim kafen e mëngjesit tek bredhi i Buçit dhe ai më tha midis të tjerave se, kisha fituar nga që pata folur me çiltërsi. Ashtu duhet bërë komenti, të flasim për atë që shohim atë që dëgjojmë dhe atë që prekim, tha ai. Ndofta nga ajo kohë këshilla për komentin u kthye në një lloj makthi, pasi në versionet pedagogjike struktura, ritmi, kadenca, përfshi edhe figurat stilistike, duket sikur e ngarkojnë teorinë e letërsisë. Qëllimi nuk është të mohojmë komponentët përbërës, por të rrëfejmë në një mënyrë ndryshe, pra si me thënë të ndërtojmë një koment me prioritet ndjesinë e përftuar nga konstatimi lirik i Oktavio Paz-it (Octavio Paz) kur thotë se, Unë shoh me mollzat e gishtërinjëve/ atë që prekin sytë e mi.

Faslli Haliti, portret nga i biri, Helidoni….

Sistemi figurativ dhe boshtet strukturore le të mbeten thjesht element funksional, të cilët doemos do të na ndihmojnë të ullukuzojmë afshin e ndjenjave, në mënyrë të atillë që të jemi gjakftohtë dhe jo të përciptë në interpretimin e poezisë.

Faslli Haliti-Portret nga mjeshtri Skender Kamberi…

Në këtë aspekt Faslli Haliti na jep mundësinë e madhe për shkak të individualizmit të tij, jo vetëm në formën strukturore por edhe në përmbajtje; mënyra se ai shprehet, afeksioni poetik merr paraqitjen arkitektonike të ndjenjës, si me thënë se frymon edhe guri, betoni, abstrakja, etj., përshembull …

Dheu

Ha gjithçka.

Dhëmbët, që hanë s’i

Ha. 

Unë e di mirë dhe besoj se të mendosh e gjykosh me zemër të madhe, për fatet e njerëzve të tu, me përpjekjen e tyre që afrojnë dritën, siç thotë Pol Eluar-i,(Paul Eluard’) do të thotë ta radhitësh veten në një front me ndryshimin. Kjo është normale për artistin dhe anormale për njeriun e thjeshtë, artisti e mban pezull atë tërësi vlerash që ka trashëgimia qytetare në të gjitha drejtimet, Faslliu provincën e ktheu në vëmendje dhe punën me kulturën në një akademi.

Pas luftës së dytë botërore krahas hoveve shumplanëshe që pati treva e Myzeqesë, risia kulturore qe një bum në aspektin e arritjeve, emra të tillë si Vaçe Zela, Ilia Shyti, Margarita Xhepa, Vath Korreshi, Pavlina Mani etj., shënuan fillimin e një epoke të shkëlqyer për historinë kulturore të qytetit të Lushnjes. Nga ajo kohë tashmë mes gjithsecilit ka mbetur në mes vetëm pesha e mallit, se rrugicat e kalldrëmta, qiparisët, pjergullat, avllitë, nuk ekzistojnë më. Rendi ushtarak i krijoi një tjeter fytyrë qytetit. Pas gati tridhjetë e kusur vitesh piktori Zoi Shyti, do të vizitonte Lushnjen për tu nderuar. Ai deklaroi me keqardhje atë që vërejti, Po kjo nuk është Lushnja ime. Liceisti Faslli Haliti jeton me tempin e kohës, madje nisur nga vështrimi i tij intilektual e poetik, mpreh lapsin  dhe vizaton vesin, pikturon huqin, flet për priviligjenin, për meritën që bëhet antimeritë, degradimin për të drejtën antiuniversale të luftës së klasave nën diktaturën e proletariatit. Dhe kur, atëhere kur poetit i duhej në fakt të përshtatej me atë detyrë që i kishin caktuar, siç shkruan R. Elsie në Historia e Letërsisë Shqipe, fq. 417. Frymëzimi i Faslliut kthehet në shmangie nga deviza e mësipërme partiake, për shkak të trajtëzimit, shpërbërjes së tij me talentin, pra të njeriut me krijuesin. Po sipas R. Elsit nga Historia e Letërsisë Shqipe, fq. 417., dy radhë më sipër nga paragrafi që cituam, vetvetiu, nga natyra, poezia mbetet individuale dhe shpesh është e vështirë të përputhet me shoqërinë e planifikuar.

Ai që e njeh Faslliun nga afër nuk e ka vështirë të kuptoj thelbin e kësaj, pasi Faslliun nuk e ndan dot nga poezia. Ai dhe poezia janë një lloj njëjtëzimi prej kohe dhe uji, vesi i tyre është keqardhja, po edhe poezia e tij (përshtypja ime kjo), është e gjitha një keqardhje. Dhe kjo zakonisht ndodh me krijuesin e frymëzuar. Një keqardhje që tingëllon fine deri në çeljen e ngjyrave të natyrës, emocioneve njerëzore.

E kam të vështirë të jap një gjykim përmbledhës për poezinë e tij, ku edhe qënia ime është lëndë poetike, po deri këtë diell dite këtu në Florida, në tokën e Oskeolës dhe të Seminollëve, gjykoj se keqardhja poetike e këtij trajtëzimi ka sjell një individualist model në Letërsinë Shqipe.  Në konteks me këtë, sintetizimi i lirikës shqipe në aspektin universal tek Faslliu merr vërtetësi, formë dhe ekzistencë. Pse? Sepse ka një gërshetim të përsosur të tingullit, trajtës, vesit, dhe absurdit. Pra le ta quajmë lirikë unikale e sensit social, sintezë të identitetit; gjithsesi me prirjen që të ndihmojë njerëzimin, përpjekjen për të lartuar shpirtin. Ndofta nga kjo na krijohet përshtypja se poezia e tij si flutura prek gjërat në mënyrë rrethanore, sa lirika me tipare sociale shpallet si fryt i dashurisë me tokën. Është një lloj lirizmi enumerativ i tipit Faslli, shkallëzues fët e fët, i ngjyrtë, i akuarelt, me aromë Myzeqeje, plisi e kallami.

*Fëshfëritja si habi në vend të klithmës së munguar.

                Nëna

Si më the ashtu në çastet e fundit

-Mbylle lesën, mbylle lesën…

Derën e apartamentit mbylla unë

Më çove në fëmijëri,

Më çove në ato vite,

Kur më thoshe në muzg

”Shko mbylle lesën Çaçi!”

Pse vargu është ndjesor dhe jo deklamativ…, sepse ka brenda habinë njerëzore të drejtpërdrejtë në efektin intim të keqardhjehabisë. Si më the ashtu…., nën një drithërim personal me muzikalitet të përftuar nga konstatimi. Nëse poeti do të shprehej se, Ti, në çastet e fundit më the…., tërësia e përcaktimit të mësipërm do humbte trajtën, për faktin se në rastin e dytë kemi deklamim, diçka që thuhet pa praninë tëndë. Po le të kthehemi në komentin e variantizuar mësipër, pra të flasim për atë që shikojmë, të themi atë që që konsiderohet idiomë e ndjesisë përfytyruese të tipit Paz-it (Octavio Paz) kur thotë: unë shoh me mollzat e gishtave/ atë që prekin sytë e mi.

Vargjet Më çove në ato vite/ Kur më thoshe:/ Shko mbylle lesën Çaçi!., bëjmë digmën ku afërmendja flatron me sy ëndërrimtar kopshtijet fëminore. Aty bredh nje djal, i cili për sytë e kalimtarin po kryen thjesht një veprim, po mbyll lesën e oborrit. Në Myzeqe lesë quhet porta e thurur, një lloj porte që ka më tepër funksion detaji sesa fortifikimi, lesa me rakita është një e tillë. lesë thuprash. 

Vrapoja une në muzg;

Lesën e oborrit mbyllja me vrap,

Lesën e madhe thurur me rakita,

Dhe kthehesha rrugicës duke parë prapa,

Dhe futesha në prehrin tënd nga frika.

Përveç vargut metonimik Vrapoja unë muzg vargjet e tjera janë krejt të zhveshura nga figurat, po tablloja e paraqitur përmes tyre është mirëfilli një kompozim ku bredh ndjenja, ankthi, trembja. Djali që kthehet me kokën prapa, të mugtit që mvaret nëpër gjethnaja, rrugica gardhesh.

*Inversi si metodë por jo si qëllim.

Dheu

Ha gjithçka.

Dhëmbët, që hanë s’i

Ha.

Çfarë shohim…, fytyrën e vërtetë të ironisë ku pa gajle mund ta vizatojmë edhe ne, gjithsejcili prej nesh, padiskutim, mjafton të mbyllim sytë dhe masiviteti i dheut me fytyrën e Shrekut, përpinë gjithçka. E bluan, e nxjerr, jashtëqitje, produkt, quajeni si të doni, vetëm të jeni mëse të sigurtë që në fund ka kocka, ka eshtra, ka dhëmbë. Pse?! Po…, Dheu/ Ha gjithçka/ Dhëmbët, që hanë s’i ha.

*Dinjiteti si ndjesi, jo strategji…, performancë e kumtit njerëzor ku bën pjesë Njerëzimi i madh, pra përcaktori alla Nazim Hikmet.

Vdiq babai.

Bota s’i uli flamurët,

Dhe ne qefi s’na mbeti 

(Nuk kishte përse,

Bota të ulte flamuret).

Ne keq nuk erdhi aspak

Që bota babanë nuk e qau,

Por mirë na erdhi sa s’ka

Që babanë se shau.

Përfytyrimi njerëzor rrok një tablo allasoj, ku paralelizma midis Njerëzimit të madh dhe individit të madh, në rastin e tragjedisës njerëzore, fatkeqësisë, sjell nuancat e keqardhjes. Pra paralelizma e klithmës vdiq babai me vargun parabolik bota s’i uli flamurët, nxjerr një mllef mbi mospërfilljen. Pastaj kthjelltësinë, qetësinë…, atë qetësinë që përfton përroi kur shtrohet në fushë, e cila në vetvete trajtëzohet ose trupëzohet, në natyrën e vërtetë të Njerëzimit të madh. Ka edhe dhimbje po edhe habi, ironi, preteks, mbrojtje ose një farë spjegimi sepse çështja e të të përsosurit është e përjetshme. Po fondamentale për poetin është aftësia, ndjeshmëria pa të cilat ne s’mund ta përfytyrojmë Njerëzimin e madh. Tek strofa e dytë, metonimë e vargut të parë e zgjidh shkakorja e vargut të dytë, dhe atë të të tretit e zgjidh ajo e të katërtit. Pra…ne keq nuk na erdhi aspak/ që bota babanë nuk e qau, por mirë na erdhi sa s’ka/ që babanë se shau.

*Struktura tekstore ……….,  si risi, një prurje më vete… (Shumë krijues tentojnë, eksperimentojnë, në këtë aspekt Faslliu vetoi qysh në krye).

 Zhurmë

Futu në turmë

Bërtit me të madhe,

Bëj

Zhurmë!

Ç’pret më?

Sot kërkohet zhurmë

S’ka nevojë për zë!

Nëse leximi do të ishte rrafshor, horizontal, përftesa ishte një fjali e thjeshtë urdhërore; futu në turmë, bërtit me të madhe. Bëj zhurmë, ç’pret më? Sot kërkohet zhurmë, s’ka nevojë për zë! Po, shkallëzimi strukturor i jep një tjetër pamje verbit, që i gjithi, është një parabolë. Përfytyroni, ti ecën mes gjindjes, je brënda poteres, afshit, rrëmujës. Paradoksi, ironia, pasi sipas poetit, sot kërkohet zhurmë/ s’ka nevojë për zë!.*Aforizma në shkallëzim …,  si pjesë e origjinalitetit të mësipërm.

Ligji

Ligji

Eshtë se qeni,

S’e ha të zotin.

Qentë po hanë popullin.

Në fakt bëhet fjalë për një ligj moral atë që populli e përmbledh në krijimtarinë e vete kolosale në atë që, qeni s’e ha të zotin…, po pse duhet të hanë popullin?!. Inversi poetik, zhvendosja kuptimore, sipas tonalitetit përshkallëzues poetik, ngre një pikëpyetje të madhe. Në të njëjtën kohë, shohim një konstatim. Kurse ritmi sjell shfrym, pakëz inat, apo ironi.

*Enumeracioni në përshkallëzim….,  kollajllëku lëviz volumin. 

Mosmirënjohje

Gjithë

Peshat e rënda

Peshat vigane

Peshat sa një mal Tomorri

Sa një mal Korabi

Me levën time i ke ngrirë

Me levën time vazhdoni t’i ngrini.

Çudia është se poezia ka në strukturën e saj përsëritje, peshat tri herë, mal dy herë, togjet me levën time dy herë dhe nuk krijon bezdi aspak. Përfytyrimi na jep një botë të pa   imagjinueshme emocionesh si lëvizja e maleve, zhvendosja, kollajllëku. Pavarsisht se Arkimedi nuk përmendet, poeti na ka dhënë shancin të të jemi ne Ai, Arkimedi. Dhe…, nën përemrin e munguar vetorin Ti, le të ndihet kush nuk përfytyron dot, ai që nuk kupton se edhe sendi e ka një ëndërr.

*Epilogu.

(Disa radhë për Faslliun, një vizatim, a, portret, në akuarel, në përfytyrim). I shkurtër në shtat (kujtoni poezinë e tij në formën e gërmës N me diagonalen e mezit të këputur në krye, mes Fatbardhit dhe Visarit), kur ecën duket sikur i tërheq këmbët zvarrë, vishet bukur dhe gjithë kohën është i pastër. Ka flokë të grinjtë, dendës, disi të gjatë, buzëqesh. Mban syza optike të cilat i shkojnë aq shumë sa të duket sikur ka lindur me to. Nuk mund të kuptohet xhepi i këmishës së tij pa një stilolaps, ashtu siç nuk mund të kuptohet dora e tij pa ndonjë gazetë a dorëshkrim. Kur ecën në profil ngjan me një pinguin, me vështrimin lart, sikur kërkon t’i  gjejë të tjerët përmes syve. Ai që e shikon për herë të parë nuk e ka të vështirë të zbulojë tek personi i tij, poetin, piktorin, mësuesin dhe intelektualin…., tituj që i gëzon edhe shkresërisht.

                                                                                                       

Lushnje, pranverë 2000

Filed Under: ESSE Tagged With: Arti poetik, Ilir Levonja

PANDEMIA DHE DEMOKRACIA E ZGJEDHJEVE PRESIDENCIALE

October 17, 2020 by dgreca

Analizë nga Rafael Floqi /

Pensilvania ka hedhur poshtë 372,000 kërkesa për fletëvotime me postë si dublikata, duke i lodhur zyrat zgjedhore dhe duke hutuar votuesit në një nga fushat e betejës më të diskutueshme në zgjedhjet presidenciale.

Radhët e gjata në vendet e kufizuara të votimit mund të rrisin rrezikun e infektimit për votuesit dhe punonjësit e zgjedhjeve. Për shembull, një studim paraprak i ka atribuuar 7.7% të rasteve të reja COVID-19 në Wisconsin midis Prillit dhe Majit votimit personal nga zgjedhjet paraprake të shtetit.

Kur dita e zgjedhjeve në 5 nëntor 1918, gjate epidemisë te gripit spanjoll mbërriti  gazeta Los Angeles Times aso kohe shpalli, se “Çdo Kalifornian Besnik Do të Votojë Sot”, me bordin mjekësor shtetëror që i siguronte votuesit “se nëse vishnin maska, nuk do të kishte rrezik”. Megjithatë, me vendin e kapur në grahmat e një pandemie të gripit që tashmë kishte marrë gati 200,000 jetë, amerikanët braktisën kutinë e votimit dhe pjesëmarrja në votime ra me 10.1%.

Një shekull më vonë, ShBA është kapur në një kurbë të ngjashme me COVID-19 – me shumë frikë, me më shumë se 200,000 vdekje ndërsa afrohen zgjedhjet e Nëntorit. Kjo ka rritur shqetësimet se votimi i drejtpërdrejtë personal gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale mund të përhapë ose të shkaktojë një ringjallje të COVID-19 dhe votimi me postë ka më shumë rrezik manipulimi.

Sidoqoftë, historia nuk është e dënuar të përsëritet. Zyrtarët shtetërorë dhe lokalë mund të ndërmarrin një numër hapash, të tilla si riorganizimi i operacioneve të qendrave të votimit dhe personelit, i cili do të siguronte sigurinë e votuesve dhe punonjësve të votimeve dhe integritetin e procesit demokratik.

Shtetet e Bashkuara kanë një problem serioz me pjesëmarrjen e votuesve. Rreth 56 përqind e qytetarëve në moshë votimi hedhin një votim në 2016, edhe pse 70 për qind e amerikanëve besojnë se pjesëmarrja e lartë e votuesve në zgjedhjet presidenciale është e rëndësishme.

Sfidat e shëndetit publik për votimin personal

Epidemiologjia e COVID-19 dhe modelimi i demokracisë amerikane i bëjnë zgjedhjet presidenciale në vazhdim të vitit 2020 në mënyrë unike të ndjeshme ndaj përçarjeve. Së pari, 58% e punonjësve të votimeve janë mbi 60 vjeç; e njëjta grupmoshë e cila është në rrezik më të lartë për infeksion me COVID-19 dhe sëmundje serioze. Frika nga infeksioni mund të pengojë vullnetarët tradicionalë të ndihmojnë në ditën e zgjedhjeve. Kjo nga ana tjetër mund të rrisë rrezikun që në qendrat e votimit,  dy të tretat raportojnë se rekrutimi i punonjësve të qendrave  është “shumë i vështirë”, çka edhe mund të përjetojnë vonesa ose mbyllje të tyre.

Së dyti, radhët e gjata dhe kontakti i ngushtë midis votuesve dhe punonjësve të votimeve në ditën e zgjedhjeve mund të rrisin rrezikun e transmetimit viral. Megjithëse ndikimi në dinamikën e sëmundjes është ende i paqartë, ekziston një farë frike se mbivendosja me sezonin e gripit mund të krijojë një “kërcënim të dyfishtë” ose të përkeqësojë rreziqet shëndetësore nga votimi personal në nëntor.

Së treti, pavarësisht se ka pasur një ngritje në votimin përmes postës deri më tani këtë cikël zgjedhor, duhet të jetë e sigurt të supozohet se shumica e amerikanëve do të votojnë ende personalisht në ditën e zgjedhjeve për shkak të pengesave ligjore dhe praktike për votimin përmes postës në shumë shtetet.

Mësime nga zgjedhjet paraprake

Dhjetëra shtete shtynë zgjedhjet e tyre paraprake në vitin 2020 për shkak të COVID-19. Kur përfundimisht u zhvilluan zgjedhjet, sfidat logjistike për zyrtarët dhe votuesit ilustrojnë nevojën për veprim të koordinuar në shumë nivele.

Merrni parasysh rastin e Wisconsin, ku shumica e zonave zgjedhore përjetuan një mungesë të punonjësve të votimeve dhe një numër vendesh votimi u mbyllën, përfshirë 96% të vendeve të votimit në Milwaukee. Studiuesit vlerësojnë se mbylljet dhe pavlefshmëria e fletëvotimeve me postë çoi në një rënie prej 8.5% të pjesëmarrjes vetëm në Milwaukee. Për më tepër, radhët e gjata në vendet e kufizuara të votimit mund të rrisin rrezikun e infektimit për votuesit dhe punonjësit e zgjedhjeve. Për shembull, një studim paraprak i ka atribuuar 7.7% të rasteve të reja COVID-19 në Wisconsin midis Prillit dhe Majit votimit personal nga zgjedhjet paraprake të shtetit.

Ndërprerjet e procesit zgjedhor kanë disavantazhuar në mënyrë unike edhe njerëzit me ngjyrë, të cilët janë prekur në mënyrë disproporcionale nga COVID-19. Për shembull, Jefferson County i Kentucky – që përfshin Louisville, me më shumë se 600,000 votues të regjistruar dhe gati gjysmën e popullsisë me ngjyrë të shtetit – kishte vetëm një vend të vetëm votimi për zgjedhjet paraprake të qershorit. Radhët  e gjata që rezultuan jo vetëm rritën rrezikun e infeksionit, por gjithashtu funksionuan për të zvogëluar  pjesëmarrjen.

Kur mundësia  për të kërkuar fletëvotimet me postë mbyllet dhe fillon votimi i hershëm personalisht, do të jetë kryesore për zyrtarët lokalë të rrisin investimet e tyre në infrastrukturën e shëndetit publik në vendet e votimit. Së pari, qeveria federale duhet të bashkëpunojë me autoritetet shtetërore për të krijuar standarde, për të hartuar kontrolle të brendshme dhe për të siguruar burime për të siguruar sigurinë e votuesve dhe punonjësve të votimeve. Të gjithë punonjësit e votimeve duhet të kenë qasje në pajisjet e përshtatshme mbrojtëse personale, dhe të gjitha makineritë e votimit duhet të dezinfektohen në përputhje me procedurat e rekomanduara të higjienës.

Së dyti, vendet e votimit do të duhet të përshtaten për të zvogëluar rrezikun e infektimit pa cenuar angazhimin e votuesve. Duke pasur parasysh që rreziku i transmetimit është i rritur në ambientet e brendshme, qendrat e votimit duhet të marrin në konsideratë zhvillimin e vendeve të votimit në ajër të hapur. Bordet lokale të zgjedhjeve duhet gjithashtu të punojnë me organizata të komunitetit siç janë kishat për të siguruar që përpjekjet tradicionale të mobilizimit të votuesve mund të përshtaten për të qenë fizikisht të largëta.

Sfidat e votimit me postë dhe përplasjet partiake

Pretendimet se votimi përmes postës elektronike rrezikon mashtrimin e votuesve janë të pabazuara dhe thjesht të motivuara nga politika partiake, thonë demokratet. Në fakt, vetë komisioni zgjedhor i Presidentit Donald J. Trump, të cilin ai krijoi për të parë pretendimet e tij për mashtrim të votuesve, tha se në 2016, kur 24 përqind e të gjitha fletëve të votimit u paraqitën me postë, “zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin administruan të drejtë

Ndërsa veprojmë si sinjalizim i ulët i pjesëmarrjes në zgjedhje, fakti është se sistemi i votimit personal është me të meta të thella. Përhapja e koronavirusit do të shërbejë vetëm për të përkeqësuar këto mangësi. Nga ana tjetër mënyra e vetme për të siguruar të drejtat e votimit universal është financimi i zyrës postare dhe lejimi i votimit universal me postë dhe ai ka shumë mangësi.

Amerikanët duan të votojnë, por votimi personal mund të provojë të jetë një dështim gjatë pandemisë COVID-19 po ashtu si edhe ai me poste mund të ketë mjaft mangësi teknike kur flasim për një votim kaq masiv.

Nocioni që votimi përmes postës, argumentojnë demokratët, se është një “kapje e pushtetit demokratik” është po aq qesharake, megjithëse vetë ideja që vullneti i njerëzve duhet të shtypet nëse nuk miratohet nga politika e Presidentit Trump është alarmante.

Një nga pjesët e popullsisë më të mëdha që përfiton nga votimi përmes postës janë të moshuarit, të cilët tentojnë të anojnë nga republikanët. Votuesit 65 vjeç e lart u votuan për Trump me 9 pikë përqindje në 2016, duke shpjeguar pse Trump pretendon se votimi me postë është i pranueshëm vetëm në Florida, një shtet i rëndësishëm i ritmit disi i favorshëm për Republikanët. Pensionistët e bardhë në Florida mund të votojnë me postë të sigurt, por pakicat që jetojnë në zona me praktikisht asnjë vend votimi nuk munden, thonë ata.

Ne fakt “Presidenti thjesht po ngre një pyetje, ndërsa demokratët po zbatojnë një sistem krejtësisht të ri (i votimit masiv përmes postës) që do të rezultojë në vonesa të mëdha në rezultatet e zgjedhjeve,” i tha një zyrtar i lartë i administratës Trump, Fox News .

Në një cicërimë, të tij presidenti shkruante: “Me Votimin Universal me Postë Në Votim (jo Votimi në Mungesë, i cili është i mirë), 2020 do të jetë Zgjedhja më e pasaktë dhe më mashtruese në histori. Do të jetë një siklet i madh për SHBA. Vononi Zgjedhjet derisa njerëzit të mund të votojnë si duhet, në mënyrë të sigurt dhe të sigurt ??? “

Shqetësimet që Trump ka ngritur në lidhje me votimin përmes postës bazohen në problemet e dokumentuara që kemi parë me një votim të tillë. Fletëvotimet me postë janë fletët e votimit më të ndjeshme ndaj manipulimit, vjedhjes ose falsifikimit. Thjesht shikoni në hetimin aktual që po ndodh në Paterson, New Jersey, mbi zgjedhjet e fundit komunale të kryera tërësisht me postë.

Fletëvotimet me postë gjithashtu kanë një normë më të lartë daljes të parregullta sesa votat e dhëna personalisht. Në rastin e Patersonit, zyrtarët e zgjedhjeve me sa duket refuzuan 1 në 5 fletëvotime për gjithçka, nga nënshkrimet në fletët e votimit që nuk përputhen me nënshkrimet e votuesve në dosje, te fletët e votimit që nuk përputhen me rregullat teknike që zbatohen për fletët e votimit që mungojnë.

Nju Jork-ut, i është dashur më shumë se një muaj për të numëruar fletët e votimit nga zgjedhjet e tij paraprake të 23 qershorit, po raporton gjithashtu një normë të ngjashme votash të parregullta. Kjo duhet të konsiderohet e papranueshme nga çdokush që beson në zgjedhje të drejta dhe të sakta.

Këto lloj problemesh teknike – kur një votues nuk siguron të gjithë informacionin e kërkuar me një fletë votimi të munguar – ndodhin sepse nuk ka asnjë zyrtarë zgjedhorë në shtëpitë e njerëzve për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Përkundrazi, në vendet e votimit, zyrtarët e zgjedhjeve mund të përpiqen të korrigjojnë çdo problem që has një votues.

Pastaj ekziston problemi i votave me postë që gabojnë ose nuk dorëzohen nga Shërbimi Postar i SHBA. Shtetet me zgjedhjet paraprake të kohëve të fundit, duke përfshirë Wisconsin dhe Maryland, kanë raportuar që votuesit nuk i marrin fletët e tyre të votimit ose nuk i marrin kohë për t’u votuar dhe kthyer. Nga ana tjetër flete votimet dublikate apo dërguar personave të vdekur apo ish banorëve në të njëjtën adresë kanë qenë të shumta.

Votimi me postë dhe përsëritja e zgjedhjeve Bush kundrejt Gore

Pensilvania ka hedhur poshtë 372,000 kërkesa për fletëvotime me postë si dublikata, duke i lodhur zyrat zgjedhore dhe duke hutuar votuesit në një nga fushat e betejës më të diskutueshme në zgjedhjet presidenciale.

Më shumë se 90% e atyre aplikacioneve, ose rreth 336,000, u refuzuan si dublikata, kryesisht sepse njerëzit që kishin kërkuar fletëvotime postare për zgjedhjet paraprake të shtetit më 2 qershor nuk e kuptuan se kishin kontrolluar një kuti për t’u dërguar fletëvotimet edhe për zgjedhjet e përgjithshme. Votuesit gjithashtu janë habitur nga informacione të paqarta ose të pasakta në faqen e internetit të shtetit për ndjekjen e votave dhe nga një valë e aplikacioneve të votave me postë nga partitë politike dhe grupet e votave. Zyrat e qarkut në të gjithë shtetin janë detyruar të punësojnë staf të përkohshëm dhe të punojnë shtatë ditë në javë për të përballuar konfuzionin., shkruante dje gazeta “Philadelphia inquirer”.

Votimi me postë ofron zgjidhjen prefekte për pjesëmarrjen e ulët të votuesve në zgjedhje shumë përtej kësaj por krijon dhe shtigje për manipulime te votave dhe për një vonesë në marrjen e rezultateve te zgjedhjeve, sidomos kur rezultati është i ngushte. Fakti qe shtete si Michigani kanë kanë shtyrë datën e shqyrtimit te votave përtej datës se zgjedhjeve tregon se është i drejtë, shqetësimi i Pres. Trump se do te kemi, në rastin më të mirë përsëritjen e rastit Bush vs, Gore. që do të krijonte përplasje sociale në kushtet ku raportet partiake janë aq të acaruara, sa që një përqafim normal i senatores Demokrate Dianne Feinstein dhe atij republikan Lindsey Graham shkaktoi furtunë në mes demokratëve pas seancës të dëgjimeve të gjyqtares Ammy Coney Barret.

USPS dhe pse dita e zgjedhjeve duhet të jetë ditë pushimi

Ndërsa disa që ankohen për pjesëmarrjen tonë të dobët politike thonë se duhet ta bëjmë Ditën e Zgjedhjeve një Ditë kombëtare Pushimi, pasi duke qenë një ditë pune dhe pasur radhë të gjata në qendrat e votimit që duhet të jetë e dukshme në këtë botë të re COVID-19: njerëzit që ne i konsiderojmë thelbësorë tani? Ata ende punojnë edhe gjatë pushimeve. Prandaj, ata që nuk e kanë luksin të marrin pushim Ditën e Zgjedhjeve, me siguri do ta gjejnë veten të pamundur për të votuar.

Pohimet që Shërbimi Postar i Shteteve të Bashkuara nuk është i pajisur për të trajtuar një rritje të postës, aktualisht i gjithë zemërimi në mediat e krahut të djathtë, janë gjithashtu me të meta dhe ato vijnë nga vetë njerëzit  që merren me zgjedhjet se nga fuqia e USPS për të trajtuar postën zgjedhore si prioritare. Duhet të jetë për shqetësim të vërtetë për USPS, agjencia që shpërndan 472.1 milion letra postë në ditë dhe mban një vlerësim favorizimi prej 91 përqind ndër  amerikanët, më e larta nga të gjitha agjencitë federale.

Përfundim

Pavarësisht nga pandemia e koronavirusit, përvoja tregon se ne mund të votojmë në mënyrë të sigurt personalisht për sa kohë që zyrtarët e zgjedhjeve zbatojnë protokollet e sigurisë të rekomanduara nga ekspertët shëndetësorë në vendet e votimit – të njëjtat protokolle që po përdorim të gjithë kur shkojmë në dyqan ushqimesh ose farmaci.

Me pandeminë që sfidon besimin e shumë amerikanëve në institucione, garantimi i sigurisë dhe legjitimitetit të votimit – vetë mjeti me të cilin ne angazhohemi me institucionet – është kryesorja. Një recetë për demokracinë do të kërkojë investime në infrastrukturën elektorale (p.sh. votim përmes postës, kabina në ajër të hapur) dhe mbrojtje personale për punonjësit e votimeve si dhe votuesit. Veprime të tilla jo vetëm që do të ndihmojnë në parandalimin e shpërthimeve të mundshme por edhe në përmirësimin e komoditetit dhe aksesit të procesit demokratik për brezat e ardhshëm.

Filed Under: Politike Tagged With: Pandemia dhe zgjedhjet, Rafael Floqi

PRESIDENTI META DEKORON ikonat e Partizanit dhe Ekipit Kombëtar

October 17, 2020 by dgreca

Ilir Meta “bëhet i kuq”/

Nga Albano Kolonjari-

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta vlerësoi katër futbollistë njohur të ekipit “Partizani” dhe Kombëtares Shqiptare, me medaljet Kalorës i Urdhrit të Flamurit” dhe “Mjeshtër i Madh” për kontributin, sakrificat, djersën dhe rezultateve e larta te arritura prej tyre si futbollistë. 

Mikel Janku. Titulli “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”

Janku lindi më 25 tetor të vitit 1941. Ai ishte portier i Partizanit dhe ekipit tonë Kombëtar.  Mikel Janku bëri debutimin më Partizanin në prill të vitit 1962. Falë aftësive dhe talentit të tij, Janku veshi edhe bluzën e Kombëtares Shqiptare, ku në tre vite: 1964-1967, luajti 9-të takime zyrtare të FIFA-s  dhe UEFA-s. Debutimi i tij kuqezi është  në Roterdam, në majin e vitit 1964, Holandë-Shqipëri 2-0 i aktivizuar nga trajneri Zyber Konçi. Me ekipin e Partizanit u aktivizua në vitet 1962-1969. Janku fitoi me Partizanin dy tituj kampion në vitet 1963 dhe 1964. Pas largimit nga futbolli i luajtur, Janku ka qënë drejtues i klubit Partizani. Nga viti 1992 ai ju përkushtuar rolit të opinionistit sporti. Mikel Janku punoi për një periudhë të gjatë kohe si gazetar sportiv dhe zëvëndsredaktor i gazetës Sport Ekspres. Në 70 vjetorin e themelimit Klubi i Futbollit Partizani i akordoi Mikel Jankut “Medalje të Meritës” , ndërsa Federata e Futbollit e ka vlerësuar me titullin “Nderi i Futbollit Shqiptar”. Tashmë është Presidenti Ilir Meta që i akordon Mikel Jankut (pas vdekjes) Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, me motivacionin “Në vlerësim jo vetëm të cilësive të një portieri të shquar, i cili e ka të gdhendur në historinë e futbollit shqiptar si “mburoja” e portës së “Partizanit” dhe e ekipit tonë Kombëtar, por edhe si gazetar dhe analist i shkëlqyer sportiv, i cili ka promovuar dhe mbrojtur me dinjitet e profesionalizëm vlerat sportive dhe qytetare”. Titulli iu dha djalit të tij Alban Janku. 

Ylli Shehu. Titulli “Mjeshtër i Madh”.

Ylli Shehu lindi në Tiranë më 13 Mars të vitit 1966. Shehu është një nga sulumuesit me të njohur të ekipit të Partizanit por edhe Kombëtares Shqiptare. Me Partizanin Ylli Shehu luajti që nga vitit 1984 deri në vititn 1995. Shehu debotoi me Partizanin në takimin Naftëtari-Partizanin në moshën 16 vjecare. Më Partizanin do të fitonte dy tituj kampion në vitin 1987 dhe 1993. Pas një dëmtimi të rëndë Ylli Shehu do të qëndronte jashtë fushave të blerta për një periudhë dy vjecare, por falë vullnetit dhe këmbënguljes rrikthehet sërisht në futbollin e luajtur. Më pas ai do të aktivizohej në Greqi me  Apollon Smyrnis, 15 ndeshje, një gol, në Kroaci Sibenik 43 ndeshje 24 gola, Cercle Brugge 33 ndeshje 6 gola dhe do ta mbyllte karrierën e tij futbollistike në sezonin 1997-1998 me Sibnik ku në 31 ndeshje shënoi 11 gola. Me ekipin Kombëtar Ylli Shehu u aktivizua në 10 ndeshje dhe realizoi një gol. Shehu do të debutonte me ekipin tonë Kombëtar në shtator të vitit 1988, gjatë takimit miqesor Shqipëri-Rumani. Takimi i fundit për Shehun me ekipin Kombëtar ishte në shtator të vitit 1995, Shqipëri-Bullgari. Aktualisht Ylli Shehu është tranjer i moshave në klubin e Partizanit. 

Ilir Lame. Titullin “Mjeshtër i Madh

Ilir Lame, do të vishte bluzën e Partizanit që në moshën 18 vjecare. “Përmetari” i zbuluar nga madhi Loro Boriqi, do të luante me Legjendën e Kuqe për 12 sezone dhe do të fitonte tre tituj kampion 1979, 1981 dhe 1987. Për shumë sezone ai ishte një ndër pikat më të forte të mesfushes së Partizanit por edhe ekipit tonë kombëtar. Mesfushori i majte, Ilir Lame  do të luante 12 sezone me Partizanin dhe do të shenonte 49 gola. Me ekipin kombëtar, ai luajti 11 ndeshje ku u vlerësua nga kundërshtarët e tij. Karrierën e tij si futbollist i ekipit Partizani, Lame e ndërpreu në vitin 1988. Për kontributin në futboll, Ilir Lame është vlerësuar edhe më parë me medaljet “Mjeshtër Sporti” dhe  “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Sulejman Starova. Titullin “Mjeshtër i Madh”

Nëse ekipi i futbollit Partizani i mbijetoi “zhdukjes” dhe u rikthye në elitën e futbollit Shqiptar është merita e tij. “Bobi” ashtu sic e quajnë miqtë dhe fansat e futbollit lindi në Tiranë më 12 dhjetror të vitit 1955. Pas katër viteve me Tiranën 1973-1979, Sulejman Starova, do të luante për Partizanin. Dhe prej këtij momenti, Starova do ti kushtonte karrierën e tij si futbollist, tranjer dhe si drejtues ekipit të Partizanit. Më të kuqtë Starova do të luante që nga vitit 1977 deri në vitin 1985 dhe do të fitonte dy tituj kampion në vitet 1979 dhe 1981. Në vitin 1990 Starova fillon karrierën e tij të trainimit të ekipeve në Shqipëri. Për katër sezone drejton Partizanin me të cilin fiton titullin si tranjer në vitin 1993. Starova cilësohet si një nga specialistët më të mirë të futbollit në Shqipëri. Ai ka drejtuar shumë ekipe si Tirana, Partizani, Besa, Teuta, Kukësi, Laci por edhe për një periudhë të shkurtër Feronikelin në Kosovë. Starova gjithashtu ka qënë edhe Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit. Starova nuk arriti të vishte bluzën e ekipit Kombëtar edhe pse ishte një futbollist i talentua. Ai luajti vetëm katër ndeshje me ekipin Shpresa. Sulejman Starova për arsye shëndetësore nuk mori pjesë në këtë ceremoni dhe u përfaqësua nga e bija.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, dekorime, presidenti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 341
  • 342
  • 343
  • 344
  • 345
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT