• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Mustafa konferencë shtypi pas vizitës në Nju Jork

October 2, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ B.Jashari/ Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pas vizitës në Nju Jork, kthimit në Prishtinë, mban sot pasdite konferncë shtypi në ambientet e qeverisë.

I ftuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, kryeministri i Kosovës Mustafa ka marrë pjesë në Samitin Global të Liderëve Kundër ISIS-it dhe Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.

Kreu i qeverisë me delegacionin e Kosovës në Nju Jork, përfshirë selinë e Kombeve të Bashkuara, kanë zhvilluar edhe takime të rëndësishme.

Dje bëhej e ditur se, kryeministri Mustafa u takua në Nju Jork me zëvendës sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony J. Blinken, i cili përgëzoi për lidershipin e fuqishëm të qeverisë kosovare në raport me proceset e rëndësishme për Republikën e Kosovës dhe më gjerë.

Filed Under: Komente Tagged With: Kryeministri Mustafa konferencë shtypi, ne Nju Jork, pas vizitës

Ambasadori i SHBA në Kosovë Delawie: Në demokraci, politikat i përcakton shumica

October 2, 2015 by dgreca

-Opozita vazhdon bllokimin e Kuvendit të Kosovës, seanca që ishte në axhendë për sot është anuluar-

 Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkrahin marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, ndërsa porosit opozitën që të zhbllokojë Kuvendin e Kosovës, dhe që kundërshtimet e veta t’i shprehë duke hedhur fjalë në debat, dhe jo me hedhjen e vezëve.

Në një intervistë dhënë gazetës kosovare “Koha Ditore”, sot, ambasadori Delawie thotë se SHBA-ja e mbështet plotësisht Marrëveshjen e arritur për Asociacionin e komunave serbe, e cila, sipas tij, nuk shkel ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Delawie po ashtu insiston se SHBA-ja është miku më i fuqishëm i Kosovës dhe mbrojtësi i saj më i madh, i cili mbështet një Kosovë sovrane, dhe nuk do kishte mbështetur një marrëveshje që do të ndërhynte në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

Në intervistë, ambasadori Delawie tha po ashtu se vendimet dhe politikat i përcakton shumica që krijon qeverinë, ndërsa të pakënaqurit duhet të përpiqen të fitojnë zgjedhjet e radhës për të ndryshuar politikat që nuk i pëlqejnë.
“Populli i Kosovës e zgjodhi qeverinë dhe ne punojmë me atë qeveri që populli e zgjedh. E kam të vështirë të shoh se si hedhja e vezëve apo e çfarëdo gjëje tjetër, përveç fjalëve në sallën e Kuvendit, e forcon demokracinë në Kosovë apo i kontribuon përmbushjes së synimeve më të gjera të saj”, thotë ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, në intervistë.

Kuvendi i Kosovës, i bllokuar nga “aksionet simbolike” të deputetëve të opozitës në sallën e seancave nuk ka arritur të zhvillojë asnjë seancë në sesionin vjeshtor, dhe pas rindërprerjes dje të seancës së parë të nisur e ndërprerë në 17 shtator, seanca e tretë që ishte në axhendë për sot është anuluar.

Raportimi i qeverisë së Kosovës lidhur me katër Marrëveshjet e arritura në  Bruksel më 25 gusht 2015 ishte në axhendë në seancat e 17 e 22 shtatorit, të cilat u ndërprenë nga protestimet e deputetëve të opozitës në sallën e seancave plenare, të cilat vazhduan edhe dje. Në seancën e parë nuk ishin të pranishëm raportuesit dhe koalicioni qeverisës kërkoi shtyrje, ndërsa në të të dytën që u shpall e mbyllur pas disa ndërprerjeve e pa u zhvilluar pati edhe gjuajtje vezësh nga opozita drejt kryeministrit sapo ai nisi raportimin.

Opozita e bashkuar nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e fundit të Kryesisë me shefat e grupeve parlamentare, ndërsa ka paralajmëruar se do ta pamundësojë funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës deri në tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet e 25 gushtit me Serbinë dhe nga marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi .

Në kundërshtim të këtyre marrëveshjeve, opozita me gjithësej 31 deputetë në Kuvendin e Kosovës 120 anëtarësh ka organizuar edhe një petecion dhe vazhdon të mbledhë nënshkrime të qytetarëve në vend dhe në diasporë.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori i SHBA Delawie:, i përcakton shumica, ne demokraci, politikat

Konflikti në Siri dhe qëndrimet Amerikane e Ruse

October 2, 2015 by dgreca

Avionë luftarakë rusë ndërmorën për të dytën ditë goditje ajrore në Siri, që kishin në shenjestër ekstremistë të Shtetit Islamik, por siç njoftojnë vëzhguesit, edhe luftëtarë të opozitës që gëzojnë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Zëdhënësi i Ministrisë ruse të Mbrojtjes Igor Konashenkov në komentet për shtyp tha se avionë rus goditën mbi dhjetë objektiva të ISIS, përfshirë një qendër komande dhe dy depo municionesh. “Gjatë natës u goditën katër objektiva të tjera të ISIS. Avionë SU-24M dhe SU-25 kryen tetë misione fluturimi. Ata shkatërruan selinë e grupit terrorist dhe depon e municionit pranë Irbilit si dhe një bazë të terroristëve me tre fortifikime pranë qytetit Hama. Një goditje e drejtpërdrejtë ka shkatërruar plotësisht objektin që prodhonte mjete plasëse dhe municion në veri të qytetit Homs”. Por Kremlini pohoi se kishte në shenjestër edhe “një listë” grupesh të tjera përveç ISIS, duke thënë se këto organizata njihen mirë dhe janë identifikuar si objekte sulmesh në koordinim me forcat e armatosura të Sirisë. Në një konferencë për shtyp në Nju Jork, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se avionët rusë kanë në shenjestër të njëjtat objektiva si avionët amerikanë dhe të koalicionit. “Nëse duket si terrorist, nëse vepron si terrorist, nësë lufton si terrorist, është terrorist, apo jo? Me sa mbaj mend unë, ne kemi thënë që në fillim se do të luftojmë kundër ISIS dhe grupeve të tjera terroriste. Këtë qëndrim mbajnë edhe amerikanët. Përfaqësuesit e komandës së koalicionit kanë thënë gjithmonë se në shenjestër të tyre janë ISIS, al-Nusra dhe grupe të tjera terroriste. Këtë qëndrim kemi edhe ne. Në këtë pikë ne jemi në të njëjtën pozitë me koalicionin”. Por Koloneli Steve Warrren, zëdhënës i operacionit të forcave amerikane kundër ISIS në Irak dhe Afganistan tha në një tele-konferencë për shtyp nga Bagdati se megjithë deklaratat e Moskës se po sulmon bazat e ISIS, nuk ka luftëtarë të Shtetit Islamik në zonat ku janë përqëndruar sulmet ruse: “Rusët janë shprehur shumë qartë publikisht se do të sulmojnë ISIS. Nuk do të diskutoj se çfarë konkretisht kanë goditur me sulmet e tyre, por ne nuk mendojmë se kanë goditur objektiva të ISIS. Këtu qëndron problemi. Rusët kanë thënë se do të bëjnë një gjë, por po bëjnë diçka krejt tjetër, gjë që e kanë bërë edhe herë të tjera,” tha koloneli. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka bërë thirrje për një takim urgjent të ushtrive amerikane dhe ruse për diskutimin e mënyrave për të shmangur goditjet ndaj forcave të njëri-tjetrit në operacionet që kanë ndërmarrë dy vendet në Siri. Rusia i filloi dje sulmet ajrore në Siri, për të goditur Shtetin Islamik, megjithëse grupet e të drejtave të njeriut thonë se synimi i këtyre operacioneve nuk është ende i qartë. Sekretari i Shtetit John Kerry i bëri komente dje në vijim të një takimi me Ministrin e Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov, pasi Moska filloi godjet ajrore mbi ato që i cilëson si objektiva të ISIS. “Kur flitet për goditjet kundër ISIS është një gjë, ajo që na shqetëson ne është se nuk po ndodh kjo”. Moska thotë se synon të spastrojë Sirinë nga ISIS, por mënyra si po zhvillohen operacionet ka ngritur pikëpyetje: “Me sa duket rusët kanë vepruar në zona ku ndoshta ka forca të ISIS, pikërisht këtu qëndron problemi me këtë mënyrë operimi,” tha Shefi i Pentagonit, Ash Carter. Si zoti Kerry, ashtu edhe ministri rus Lavrov thanë  zhvilluan një takim konstruktiv, por ata pohuan se nevojitet më shumë punë në mënyrë që të shënohet përparim. “Ne të gjithë duam një Siri demokratike, të bashkuar dhe laike. Duam një Siri ku të mund të ndërtojnë jetët e tyre të gjitha grupet fetare, ku të drejtat e njeriut të garantohen.

Por ne kemi mospajtime lidhur me mënyrat për ta realizuar këtë qëllim,” tha ministri rus. Ministria ruse e Mbrojtjes ka nxjerrë një video ku thotë se shihen operacione ajrore kundër ISIS.Por grupet e të drejtave të njeriut thonë se goditjet ruse kanë vrarë 30 civilë pranë qyteteve Homs dhe Hama, të cilat nuk kontrollohen nga Shteti Islamik, por nga opozita e moderuar siriane.

Rusia këmbëngul se goditjet dëmtuan pajisje ushtarake të ISIS, qendra komande dhe automjete të përdorura nga grupe terrorist. Operacionet që ka ndërmarrë Rusia pritet të acarojnë më tej mosmarrëveshjet mes Uashingtonit dhe Moskës për qëndrimin ndaj konfliktit në Siri.

Republikanët fajësojnë politikat e Presidentit Obama në rajon për këtë situatë. Ndërkaq, Pentagoni ka thënë se koalicioni ku bëjnë pjesë Shtetet e Bashkuara, do të vazhdojë goditjet kundër Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Filed Under: Rajon Tagged With: dhe qendrimi ruso-amerikan, Ngjarjet ne Siri

Nju Jork, Protesta për Diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi

October 2, 2015 by dgreca

U mbajtë protestë në Nju Jork, për Diskriminimin e Shqiptarëve në Mal të Zi

“Të përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”

Nga Beqir SINA/

OKB- NJU JORK : Disa dhjetëra shqiptar – nga Detroiti, dhe zona e Tri-Shteshit, u mblodhën së bashku për të protestuar kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Kjo protestë u organizua nga shoqata “Malësia e Madhe” në Detroit me përkrahjen nga Nju Jorku të Federatës PanShqiptare të Amerikës VATRA, dhe disa shoqata dhe aktivistë të diasporës shqiptare në SHBA.

Protesta u mbajt me rastin e paraqitjes së delegacionit Malazez, në takimet vjetore që zhvillohen në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, në kuadrin e Sesionit të 70-të, të Asamblese së Përgjithëshme të Kombeve të Bashkauar.

Shkas për këtë protestë është marr nga Raporti i fundit i Departamentit të shtetit Amerikan, mbi të drejtat e njeriut, i cili konfirmoi atë se Shqiptarët, po e përjetojnë për një kohë të gjatë, diskriminim dhe trajtimin e pabarabartë dhe verifikon trajtimin e Shqiptareve si qytetar të rëndit të dytë në shtetin e Malit të Zi .

Protesta nisi në rrugën përball Konsullatës së Mali të Zi, duke filluar nga ora 11 e paradites dhe vazhdojë duke hedhur parrualla dhe sllogane kundra diskriminimit të Shqiptarëve në Mal të Zi.

Në ora 13:00 – në mesdrekë protestuesit kan marrshuar duke mbajtur parrullat dhe flamujt e Shqipërisë dhe flamurin Amerikan, për t’ju drejtuar sheshit Dag Hammarskjold Plaza përballë selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara – OKB-së, në Nju Jork.

Protestën e moderojë ish deputeti shqiptarë në parlamentin e Malit të Zi zoti Xheladinë Zeneli, ndërsa kan folur kryetari i Vatrës dr. Gjon Buçaj, Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj), sekretari i saj zoti Luigj Gjokaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci , zoti Esad Gjonbalaj, dhe të there.

Zoti Xheladinë Zeneli – lexoi kërkesat drejtuar institucioneve përkatëse për Mbrojtjen e Lirisë dhe të Drejtat e Njeriut, pranë Kombeve të Bashkuara, ambasadave të SHBA, dhe disa vendeve Europiane.

Zoti Zeneli – duke faleminderuar shoqatën “Malësia e Madhe” nga Detroiti, për këtë inisiativë që ia vlen për t’u lavdëruar, tha se :”Ne jemi mbledhur sot këtu kundra politikës diskriminuese që Malin e Zi, ndjek ndaj vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje. Ky pushtet, tha ai është shovinist, mbasi gati çdo ditë ata po keqëtrajton popullin shqiptarë atje, diskrimonojnë atë dhe e trajtojnë si popull të dorës së dytë dhe në mos më keq “.

Më tej ai tha se Shqiptarët në Mal të Zi nuk mund të krahasohen me popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet sepse janë popull i veçantë,jo vetëm për nga gjuha, kultura,tradita dhe historia e tyre, por edhe për nga autoktonia e tyre. Si pjesë e ndarë e një populli më të lashtë në Ballkan, ata gjinden në trojet e veta styrgjyshore me mijëra vjet.Sllavët kur erdhën në këtë pjesë të Ballkanit zaptuan dhe okupuan territoret e tyre të cilat veçse ishin të banuara me shqiptarë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, para selisë së cilës, që ne jemi mbledhur sot, tha Zeneli, ka aprovuar një Deklaratë për të Drejtat e Popujve Autokton me qëlllim që t’i udhëzojë shtetet-anëtare lidhur me politikën e tyre shtetrore në raport me të drejtat kolektive të popujve vendas apo autokton.Deklarata, nënvizojë ai, sqaron të drejtat individuale dhe kolektive si dhe të drejtat e tyre kulturore, identitetin,gjuhën, punësimin,shëndetin, edukimin dhe çështjet e tjera. Deklarata e” ndalon diskriminimin kundër popujve autokton.

“Pra, theksojë z. Xheladin Zeneli, shqiptarët në Mal të Zi, përfshihen në këtë kategori sepse janë popull që,sipas Deklaratës së Popujve Autokton,do të duhej të kenë të drejta të veçanta të bazuara në lidhjet e tyre historike me një territor të caktuar ,pra me trevat e tyre etnike në Mal të Zi dhe me veçori kulturo-historike që i dallon ata nga popujt tjerë që jetojnë në këtë shtet.

Gjithashtu, shqiptarët janë të pambrojtur ndaj margjinalizimit të tyre sepse ligjet egzistuese në Mal të Zi ,ne vend që t’i mbrojnë të drejtat e tyre si popull autokton,përkundrazi këto ligje dhe institucione diskriminojnë ndaj tyre”.

“Kemi ardhur këtu sot që të ngrisim zërin edhe një herë, për padrejtësitë që vazhdojnë t’ju bëhen vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje” u shpreh Kryetari i shoqatës, “Malësia e Madhe, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptar Leke Leci (Gjonaj).

Dhe shtojë, se, Shoqata “Malësia e Madhe” po i bënë thirrje komuniteteve shqiptare në diasporë të Amerikës që t’iu bashkëngjitën, dhe të përkrahin këtë protestë , mesazhi i së cilës është : “Le ti përkrahim aspiratat e vëllezërve dhe motrave tona në vendlindje për të drejtat e tyre të barabarta në Mal të Zi”, tha kryetari i shoqatës zoti Lekë Leci (Gjonaj).

Veprimtari i dalluar nga Detroiti, zoti Luigj Gjokaj, mbasi foli për rëndësin e madhe që ka në këto momente, kjo protestë para Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, ku janë syt e gjithë botës, këto ditë, në këtë vend ku shqiptarët, kan protestuar me dekada, e quajti protestën një zë të fuqishëm për t’i thënë botës, se pushteti malazezë – po i diskrominon dhe keqtrajton shqiptarët,.

“Porse, shqiptarët e Amerikës, tha Gjokaj, nuk do të ndalen dhe do të protestojnë si kan protestuar gjithmonë, deri sa të realizohen të drejtat e tyre, shqiptarët të jenë të barabart dhe faktor nën Mal të Zi. Kjo protestë nuk është “fundi” por është fillimi i ngritjes së zërit tonë, në Nju Jork dhe Uashington”

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare të VATRA, unë bashkohem me ju sot me anëtarët e tjerë, për të bashkuar zërat tanë në një protestë të përbashkët kundër shkeljeve të vazhdueshme të të drejtave të njeriut të shqiptarëve në Mal të Zi, tha në fillim të fjalës së tij, kreu i vatranëve Buçaj. .

“Sot është një rast të përshtatshëm për të ngritur zërin përsëri, tha Buçaj, ndërsa, kryeministri Gjukanoviç merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtu në Nju Jork.Dhe shtoi ai se është të ardhur keq, se një çerek shekulli pas rënies së komunizmit, ka ende një nevojë për protesta si kjo, për të mbështetur të drejtat e njeriut, sepse, qeveria e Malit të Zi vazhdon të mohojë qytetarëve të saj shqiptarë, të drejtat e tyre. Aqsa qeveria e zotit Gjukanovic vazhdon të mohojë të shqiptarëve, ashtu si në kohën e diktaturës komuniste, sundimit serb mbi shqiptarët”

“Pozita e shqiptarëve nën Malin e Zi, është jashtëzakonisht e rëndë, çka e obligon çdo njerin prej nesh të dalë sot e të protestojë kundra diskriminimit të Shqiptarëve, në Mal të Zi” tha në fjalën e tij Esad Gjonbalaj, ish kryetari i shoqatës Palvë & Guci në Nju Jork.

Xheladinë Zeneli : Duke u nisur nga kjo që u tha më lartë , eshtë imperative që të gjithë ne t’jemi unik, të bashkuar rreth disa kërkesave kryesore të shqiptarëve nën Mal të Zi:

1 – Kërkojmë që flamuri kombëtar shqiptar të mos konsiderohet si ” flamur i një shteti tjetër” por si simboli i tyre kombëtar. Shqiptarët në Mal të Zi janë pjesë e ndarë e një populli i cili ka një gjak, një gjuhë ,një histori dhe NJË FLAMUR : flamurin kuq e zi me shqiponjën dykranare. Po ky flamur, është dhe do të jetë simboli i tyre i identifikimit kombëtar pa marrë parasysh se ata janë të ndarë me kufij artificial nga shteti i tyre amë. Gjithashtu, përdorimi i lirë i flamurit nuk duhet kufizuar me ligj sepse një e drejtë e kufizuar,është një e drejtë e mohuar .

2 – Kërkojmë të drejtën e plotë për vetëqeverisjen lokale të Komunës së Tuzit -Malësisë. Jemi ngopur me ofertat ofenduese dhe nënçmuese të Podgoricës kur është në pyetje statusi i Komunës së Tuzit, duke filluar me ate që quhet ” Komunë urbane”, ” Referendum konsulltativ”, ” Komunë e kryeqytetit”, ” Komunë me statut të veçantë” dhe shpikje tjera terminologjike me të cilat arsyetohet mohimi i statutit të barabartë të Komunës së Tuzit. Ne nuk pranojmë ate çka n’a ofrohet por ajo çka n’a takon !

Banorët e Malësisë kërkojnë që të trajtohen në mënyrë të barabartë,ashtu si edhe popujt e tjerë në Mal të Zi dhe kërkesa e tyre është në përputhje me të gjitha ligjet,kartat dhe konventat ndërkombëtare për vetëqeverisjen lokale dhe decentralizimin e pushtetit qendror.

3 – Komuna e Ulqinit duhet të gëzoi kompetenca më të mëdha në nivel të vetëqerisjes lokale,posaçërisht në menaxhimin e resurseve të veta ekonomiko- turistike në territorin e vet;

4 – Kraja si vendbanim shqiptar do të duhej të jetë njësi administrative e Komunës së Ulqinit dhe jo e Tivarit;

5 – Përfaqësimi proporcional i shqiptarëve në organet e administratës shtetërore .
Shqiptarët sot janë të përfaqësusar në organet shtetërore me rreth 1.2% edhe përkundër faktit se ata përbëjnë rreth 5% të poppullsisë së Malit të Zi. ( sipas statistikave zyrtare).Kurse malazezet, të cilët përbëjnë rreth 45% të popullsisë, përfaqësohen në organet e tyre shtetërore me rreth 80%.

6 – Këkojmë që vendbanimet shqiptare të mos kthehen në deponi të hedhurinave si rasti i Jerinës ,mbi fshatin Martinaj;

7 – Emërimi i drejtorëve të shkollave apo i kuadrave tjerë udhëheqës shqiptar në mjediset ku shqiptarët përbëjnë shumicën , të bëhet në baza të aftësive profesionale dhe jo nga bazat e lojalizmit partiak apo në baza të përkatësisë nacionale sllavo-malazeze.Pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.

Ndryshimi i programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe harmonizimi i tyre me tekstet shkollore të Shqipërisë dhe Kosovës .Abetarja mbarëkombëtare të mos jetë si libër plotësues apo opcional,por të jetë mësimi i saj të jetë i obliguar për nxënësit shqiptar të shkollave fillore. Të hapet fakulteti apo ndonjë institucion tjetër i lartë publik në gjuhën shqipe në Ulqin apo Tuz;

8 – Të ndalet procesi i asimilimit, sllavizimit dhe i ç’kombëtarizimit të trevave me popuulsi shqiptare ;

9 – Të ndalet uzurpimi i pronave të shqiptarëve nga ana e qeverisë malazeze

10 – Kërkojmë nga Kuvendi i Kosovës që të mos të aprovojë demarkacionin e kufirit të Malit të Zi me Kosovën dhe të anulojë marrëvshjen e arritur në Bruksel në fund të muajit gusht të këtij viti.
Nëse duhet të bëhet demarkacioni i ri i kufijëve, ky demarkacion duhet të bëhet sipas kufijëve të para vitit 1878 , më saktësisht sipas kufijvë të vitit 1859 dhe jo sipas vitit 1913, atëherë kur Mali i Zi veçse kishte aneksuar dhe grabitur pjesë të kosiderueshme të territorit shqiptar

11. Dhe më në fund por jo më pak e rëndësishme, kemi një kërkesë nga Shqipëria : Kërkojmë nga shteti ynë amë që të invokohet neni 8 i Kushtetutës së saj i cili thotë : ” Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijëve të saj”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, ne Nju Joprk, proteste, shqipatret e Malit te zi, Vatra

Kosova, njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë

October 2, 2015 by dgreca

-Marrëveshja vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës/

  PRISHTINË, 2 Tetor 2015/ Pas  nënshkrimit të Marrëveshja për kyçje në mes të KOSTT, si Operator i Sistemit të Transmisionit (OST) të Republikës së Kosovës dhe ENTSO-së organizatë evropiane e përfaqësuar nga 30 OST të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale, ministrja kosovare për Dialog, Edita Tahiri, deklaroise Kosova arriti njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë. Ministrja Tahiri vlerësoi lartë arritjen e kësaj marrëveshje ndërkombëtare mes KOSTT dhe ENTSO-së duke theksuar se me këtë marrëveshje Kosova ka fituar njohje ndërkombëtare në sistemin e transmisionit të energjisë dhe është bërë zonë e mëvetme rregulluese në veprimtarinë e saj të transmisionit të energjisë. Me këtë marrëveshje Kosova ka arritur subjektivitet ndërkombëtar në fushën e transmisionit të energjisë dhe tash e tutje KOSTT do të jetë partner dhe zonë e mëvetme rregulluese në sistemin e rregullimit të transmisionit të energjisë në rajon. Kjo arritje e madhe në fushën e energjisë është rezultat i Dialogut të Brukselit përkatësisht i marrëveshjes për Energjinë e arritur më 8 shtator 2013 dhe marrëveshjes së 25 gusht 2015, me të cilën u hoqën pengesat e Serbisë  e cila kishte bllokuar Kosovën në këtë çështje, theksoi Tahiri.

 Marrëveshja për energjinë e vitit 2013 kishte paraparë heqjen e pengesave të Serbisë ndaj avancimeve ndërkombëtare të shtetit të Kosovës në fushën e energjisë. Mirëpo, Serbia për dy vite me radhë kishte bllokuar njohjen e Kosovës si subjekt ndërkombëtar në fushën e transmisionit pranë organizatës evropiane ENTSO-S. Pas arritjes së marrëveshjes për zhbllokimin e kësaj pengese me 25 gusht 2015 në Bruksel, Serbia më në fund ka hequr pengesat politike dhe ka ndalur obstruksionet në këtë proces, theksoi ajo. Këto arritje janë në frymën e Traktatit të Komunitetit për Energjinë për Evropën Juglindore ku Kosova ka dëshmuar kapacitete shtetërore përmes KOSTT i cili ka avancuar punën e vet sipas standardeve evropiane. 

 Marrëveshja në fjalë vendos kufirin elektrik mes Kosovës dhe Serbisë dhe i  jep fund ndërhyrjeve të Serbisë në sistemin e transmisionit të Kosovës. Efektet pra janë politike, ekonomike dhe të sigurisë dhe se KOSTT tash e tutje do të operojë si sistem i transmisionit të Kosovës sinkron me Sistemin Evropian të Transmetimit të energjisë elektrike./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Edita Tahiri, kosova, ne sistemin e energjise, njohje nderkombetare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3486
  • 3487
  • 3488
  • 3489
  • 3490
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT