• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Zv/Asmbasadori i SHBA në Shqipëri, zoti David Muniz, përshëndet nismat rajonale

September 12, 2015 by dgreca

“Përpara se të vija në Shqipëri, kam shërbyer në Malin e Zi dhe Kosovë. I njoh shumë mirë sfidat me të cilat përballet ky rajon. Mund të them se, personalisht, jam krenar që kam dhënë ndihmesën time, si diplomat amerikan, që rajoni të ecë përpara. Për të gjitha dallimet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka akoma edhe më shumë gjëra të përbashkëta. Bashkëpunimi rajonal, sidomos nëpërmjet nismave si Open Government Partnership, është thelbësor për zhvillimin drejt një rajoni ballkanik më të fortë dhe më të suksesshëm. Unë e përgëzoj qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen që i kanë dhënë kësaj nisme, dhe ju premtoj se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin përpjekje që forcojnë marrëdhëniet rajonale.”

Theksoi Zëvendës Ambasadori David Muniz, gjatë aktivitetit “Open Government Partership Dialogue” – 10 shtator, 2015

“Before coming to Albania, I also served in Montenegro and Kosovo. I know very well the challenges this region faces. I can say, personally, that I have been proud to contribute what I am able, as an American diplomat, to help the region move forward. For all the differences between the countries of the Western Balkans, there are even more similarities. Regional cooperation, especially through initiatives like the Open Government Partnership, is essential for progress towards a stronger and more successful Balkan region. I commend the government and people of Albania for their support of such initiatives and commit to you that the U.S. will continue to back efforts that strengthen regional relationships.” Deputy Chief of Mission David Muniz at the Open Government Partnership Dialogue” –. {Sh.K}.

Filed Under: Rajon Tagged With: nismat, pershendet, zv/ambasadori amerikan

Sqarim i Zyrës së Presidentes

September 12, 2015 by dgreca

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, sqaron opinionin publik se shkrimi në portalin Telegrafi.com me titullin “Presidentja vet e 11-ta në Amerikë” është plotësisht i pavërtetë dhe i bazuar në insinuata.

Presidentja Jahjaga nuk do të jetë me një delegacion super të madh në javën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së por me një numër, si zakonisht të arsyeshëm dhe të vogël të ekipit të saj edhe politik edhe mbështetës. Në ekip do jenë vetëm 2 këshilltar politik, që është minimumi marrë parasysh javën dinamike gjatë Asamblesë së përgjithshme të OKB-se. Thirrja në burime anonime dhe të pakonfirmuara, që flasin për telegrafi.com, shtrembërojnë faktet, keqinformojnë opinionin publik dhe inskenojnë situata të paqena përmes ofrimit  të informacioneve të rrejshme që nuk kanë asnjë bazë të vërtetësisë.

Presidentja Jahjaga gjatë gjithë mandatit të saj ka treguar kujdesin dhe respektin më të madh në shpenzimin e parasë publike dhe edhe njëherë theksojmë se për vite me radhë Zyra e Presidentes ka bërë kursime çdo vit nga mbi 20 për qind te buxhetit të saj që është rreth 1 milion e 700 mijë euro. Zyra e Presidentes e konsideron se shkrimet e këtilla bazuar në burime të paverifikuara, janë qëllimkëqija, të rrejshme dhe plotësisht denigruese.

Filed Under: Kronike Tagged With: i Zyrës së Presidentes, sqarim

ANIJET E NATO-s , NE PORTIN E VLORES

September 12, 2015 by dgreca

Anije të Grupit SNMCMG2, vizitojnë portin e Vlorës/

Në zbatim të programit të bashkëpunimit me NATO-n, aktiviteteve kryesore të Forcave të Armatosura dhe Forcës Detare për vitin 2015 nga data 11 deri më 13 shtator 2015, po zhvillon një vizitë portuale në portin e Vlorës grupi i gatshëm i Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2,{Standing NATO Mine Countermeasures Group 2}. SNMCMG2 vepron si një njësi integrale e NATO-s dhe merr pjesë në stërvitje te perbashkëta ose kryen  misione dhe  operacione në gjithë botën . Ajo është kryesisht e angazhuar në rajonin e Mesdheut , por kjo njësi është në dispozicion kudo ku NATO e kërkon atë për tu dislokuar ose per te kryer operacione . SNMCMG2 normalisht përbëhet nga tetë Dragamina (Minaheqëse, Minakërkuese) dhe një anije mbështetese (Ndihmuese), nga vendet anëtare të NATO-s si,  Belgjika, Gjermania, Greqia, Italia, Spanja, Turqia, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara . Në këtë rast grupi që vizitoi portin e Vlorës përbëhej nga anijet, TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare,  TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës turke, M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane. Vizita në portin e Vlorës i parapriu një vizite që ky grup zhvilloi në portin e Barit, Mali i Zi, më datën 5 shtator 2015.

Qëllimi i kësaj vizite tre ditore në vendin tonë është trajnimi dhe bashkëveprimi midis Forcave tona Detare dhe atyre të NATO-s. Fillimisht Anijet e NATO-s u pritën dhe shoqëruan në ujërat tona territorale nga Anija Patrulluese e Forcës Detare, P-132, “Oriku”, me komandant, Kapiten i Rangut të III-të, Ilirjan Cobo.  Ndërsa për pritjen e anijeve në portin e Vlorës kishin dalë kuadro të Flotiljes Detare  dhe shtabit të Flotës kryesuar nga Kapiteni i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, përfaqësues të Autoritetit Portual dhe Kapitanerisë Vlorë, Policisë Ushtarake, Sigurisë  Portuale, etj. Mbas kësaj pritje komandanti i Grupit SNMCMG2, Kapiten Ramazan  Kesgin, Shefi Operacional I grupi Engin Ozmen dhe drejtuesit e anijeve përbërëse, LCDR Murat Erdogan, Gorgios Maraslis, Feliks Uhlemann dhe Kap.Lt. Yasin Tekin zhvilluan një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare Pashaliman, ku u pritën nga Komandanti i kësaj Flotilje Kap.Rangut të I-rë Subi Zenelaj, Zv.Komandanti, Kapiten i Rangut të II-të Engjëll Sinanaj dhe kuadro të shtabit dhe grupeve patrulluese. Zoti Zenelaj i uroi mirëseaardhjen në vendin tonë Kapiten Kesgin dhe ditë të mbara bashkë me efektivin e grupit. Më pas ai i njohu kolegët e NATO-s me punën që bën personeli i Flotiljes për të realizuar misionin  e tij në det, stërvitjet e përbashkëta , përgatitjen dhe arësimimin e personelit dhe disa nga fushat kryesore të bashkëpunimit me partnerët. Kapiten Kesgin falenderoi për mikpritjen dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit  e partneritetit ushtarak midis Forcës Detare dhe Strukturave të NATO-s, ku vend të vecantë zë bashkëpunimi me Grupin SNMCMG2, një bashkëpunim që do vazhdojë në trajnimin e përbashkët, operacionet ndihmuese në luftën kundër terrorizmit detar dhe aktivitete të tjera. Në vijim të vizitave të tyre paraditen e datës 11 shtator,  drejtuesit e grupit SNMCMG2 zhvilluan një vizitë në Bashkinë e qytetit të Vlorës ku u pritën nga Zv/kryetari i saj, zoti Arben Beqiraj. Zoti Beqiraj i uroi qëndrim të qetë në Vlorë ushtarakëve  miq  dhe i njohu ata me disa ndryshime  gjeografike{sipërfaqja} dhe demografike që kanë ndodhur në bashkinë e Vlorës mbas zgjedhjeve lokale të këtij viti. Gjithashtu ai ftoi personelin e grupit që të shijojë bukuritë natyrore-turistike të qytetit, pasuritë kulturoro-historike dhe traditën e zones duke i prezantuar element të saj. Jam me fat që kam pritur dhe vitin e kaluar këtë grup,  por  në një muaj tjetër, ndërsa tani ju vini pa u mbyllur sezoni turistik, tha nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë ai i përcolli ushtarakëvë të huaj dhe urimin e kryetarit të bashkisë, i cili për arësye pune nuk ndodhej në takim. Kapiten Kesgin falenderoi zotin Beqiraj për pritjen e bërë dhe nënvizoi qëllimin e kësaj vizite në portin e Vlorës, si pjesë e programeve  të përbashkëta me ushtrinë dhe flotën shqiptare. Po atë ditë Drejtuesit e këtij Komponenti Detar të NATO-s zhvilluan një vizitë në prefekturën e Vlorës ku u pritën nga prefektja, zonja Etjona Hoxha. Gjatë takimit znj.Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit të vendit tonë me NATO-n dhe vendosmërinë e shtetit shqiptar për të përmbushur gjithë detyrimet që rrjedhin si pjesë e aleancës. Duke i uruar një qëndrim sa më atraktiv në Vlorë personelit të anijeve, znj. Hoxha evidentoi para ushtarakëve të NATO-s disa nga projektet kryesore infrastrukturore për zhvillimin e qytetit të Vlorës, sidomos ai për zgjerimin e portit. Dhe në këtë takim Kapiten Kesgin, falenderoi për mikpritjen dhe theksoi misionin e SNMCMG2, si strukturë e NATO-s që zgjidh një shumëllojshmëri të gjerë detyrash dhe operacionesh. Grupi është i aftë për të mbështetur operacionet anti-terroriste, është i gatshëm për të ndihmuar në parandalimin e situatave të krizës dhe konflikteve në dete. Njësitë brenda grupit janë gjithashtu në gjendje për të kryer operacione të heqjes se minave detare, kërkim-shpëtimit (SAR), operacione të evakuimit  për popullatën civile, gjatë së cilës civilët janë evakuar nga zonat e rrezikuara. Këto detyra tregojnë qartë se NATO-ja me strukturën e SNMCMG2 dhe të gjitha shtetet e tij, janë të vendosur për të ruajtur paqen dhe sigurinë në mbarë botën sidomos në det, ku përfshihet dhe vendi ynë. Në përfundim Kapiten Kesgin vlerësoi forcimin e bashkëpunimit me Forcat tona të Armatosura në të ardhmen. Në fund të takimeve u shpërndanë dhe dhurata simbolike midis palëve. Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë efektivat e anijeve të këtij grupi po zhvillojnë vizita njohëse në qytetin e Vlorës, vizita në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, Kalanë e Kaninës dhe objekte të tjera muzeale e kulturore. Kuptohet që në këto ditë të bukura shtatori marinarët e shumtë të NATO-s po shijojnë bukuritë e plazheve të Vlorës dhe shummëllojshmërinë e ushqimeve tradicionale të kësaj treve. Ndërkohë përfaqësues të pushtetit qëndror e vendor, të subjekteve e institucioneve detare të Vlorës kanë zhvilluar dhe vizita në anijet e Grupit. Krahas këtyre aktiviteteve me përfaqësuesit dhe komunitetin civil, efektivat e anijeve aleate do zhvillojnë stërvitje të përbashkët me anijet e Flotiljes sonë Detare, ku bazë do jenë ato me tematikë “PASSEX”, patrullim, lundrim i përbashkët, shkëmbim sinjalesh, bordim anijesh, veprime antiterroriste në det, etj. Më datën 13 shtator Grupi SNMCMG2, do largohet nga porti i Vlorës.

Të dhëna shkurt për anijet që vizituan portin e Vlorës.

TCG Sokullu Mehmet Paşa (A-577), Anije Flamurtare, pjesë e flotës Turke, përmasa 18.8×11.8×4.4 mt, tonazh-2940, shpejtësi-20 nyje.

TCG Akcakoca, M 268, pjesë e flotës Turke, përmasa 54.4×9.2×2.6 mt, tonazh-650 t, shpejtësia-18 nyje.

M 63 Kallisto, pjesë e Flotës Greke, përmasa 60×9.8×2.2 mt, tonazh-750 t, shpejtësia{v}-17 nyje.

dhe SGGS Wielhelm, M-1059, pjesë e flotës Gjermane, përmasa 54.4×9.2×2.6, tonazh-650 t, v-18 nyje.

Theksojmë se është viti i shtatë që ky grup zhvillon vizitë në vendin tonë, vizitën e parë e ka zhvilluar në portin e Durrësit më datat 3 deri më 7 mars 2008.

Shefqet Kërcelli

Vlorë, 11, 12 shtator 2015

Filed Under: Reportazh Tagged With: Anije të Grupit SNMCMG2, Shefqet Kercelli, vizitojnë portin e Vlorës

Kosovo secures support from a record number of countries for the accession process in UNESCO

September 12, 2015 by dgreca

Kosova drejt UNESCO-s, kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria/

Prishtina, 12 September 2015 – The Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo held an extraordinary conference today where Deputy Foreign Minister Petrit Selimi revealed new details on the process of Kosovo’s membership in the United Nations Organization for Education, Science and Culture (UNESCO), after the inclusion of Kosovo’s application for membership on the agenda of UNESCO’s Executive Board signed by a record number of member states.
Foreign Minister Selimi said that Kosovo has applied for membership in UNESCO this summer via New York, in accordance with the recommendations from the respective UN agency. Selimi stressed that “the UN in New York has authorized the UNESCO with its mechanisms to lead the process independently” and added that UNESCO’s Director General, Irina Bokova has now passed Kosovo’s application to the Executive Board. This development, according to Selimi, has opened the door for Kosovo’s inclusion on the agenda of the Executive Board.Kosovo has already secured votes from 19 member states of the Executive Board, which is a good news given that the country will need a simple majority in the Board which would then enable the voting process in the General Assembly of UNESCO.

“Kosovo’s request has been submitted by Albania and is signed by 44 UNESCO member states which is a record number of co-sponsors in the recent history of UNESCO”, Selimi said. Deputy Foreign Minister recalled that the Executive Board of UNESCO will consider Kosovo’s application for membership on October 3rd, while the General Assembly of UNESCO is expected to vote in the first week of November where the country will need two thirds of the vote for admission to this UN agency.

****

Kosova drejt UNESCO-s, kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria/

 PRISHTINË, 12 Shtator /ATSH-Behlul Jashari/.-Kosova bën hapin e parë drejt anëtarësimit në UNESCO, deklaroi sot Minsitria e Jashtme kosovare në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, ku zv/ministri i Jashtëm Petrit Selimi i pyetur nga ATSH tha se Shqipëria kishte një rol thelbësor për shtyrjen e procesit përpara.

“Kërkesa për aplikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s që përbën një numër rekord në historinë e re të UNESCO-s”, theksoi zv/ministi i Jashtëm kosovar, Selimi.

“Ambasadorja në delegacionin e Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare ka luajtur një rol thelbësor. Ekipet tona, imi dhe i saj, kanë qenë të ngjizura, prej tre muajsh kemi kontakt ditor, madje gati çdo orë, sidomos në periudhën e fundit dyjavore, kur për shkak të mosqasjes së Kosovës në UNESCO, Shqipëria ka marrë një rol shumë aktiv të mbledhjes së nënshkrimeve”, tha Selmi.

Më tej në deklaratën për ATSH, numri dy i MPJ-së kosovare për ambasadoren Kadare vlerësoi se është “një diplomate që ka emër, eksperiencë dhe reputacion të mirë, është zëvendëspresidente e Komitetit Ekzekutv dhe si e tillë mund të them se ka luajtur një rol thelbësor për shtyrjen e procesit përpara”.

Zv/ministri i Jashtëm Petrit Selimi shpalosi detaje të reja rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën -UNESCO, pas futjes se kërkesës së Kosovës për anëtarësim në axhendë të Bordit Ekzekutiv, të nënshkruar nga një numër rekord i shteteve anëtare.

Zv/ministri Selimu u shpreh se Kosova ka aplikuar për anëtarësim gjatë verës përmes Nju Jorkut, sipas rekomandimeve nga vetë agjencia gjegjëse e Kombeve të Bashkuara.

“OKB-ja në Nju Jork ka autorizuar UNESCO-n me mekanizmat e saj t’i prijë procesit në mënyrë të pavarur”, tha ai. Selmi bëri të ditur se drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova ka përcjellë më tej aplikimin e Kosovës në Boordin Ekzekutiv të UNESCO-s. “Ky zhvillim ka hapur dyert që Kosova të futet në axhendën e Bordit Ekzekutiv”, tha ai.

MPJ kosovare thekon se, Kosova tani ka siguruar votën e deklaruar haptas nga 19 shtete anëtare, e kjo bën një lajm pozitiv marrë parasysh se në Këshillin Ekzekutiv vendit do t’i duhet shumica e thjeshtë për t’u votuar më pas në Asamblenë e Përgjithshme të UNESCO-s.

Selimi rikujtoi se Bordi Ekzekutiv i UNESCO-s do të shqyrtojë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në 3 tetor, ndërsa Asambleja e Përgjithëshme e UNESCO-s pritet të votojë në javën e parë të nëntorit, me ç’rast do të kërkohen 2/3 e votave për pranimin e Kosovës në këtë agjenci të OKB-së.

Filed Under: Kronike Tagged With: a record number of countries, Kosovo secures, Petrit Selimi, support from

Presheva ka shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare

September 12, 2015 by dgreca

*Presheva në ballë të Kuvendit me flamur kombëtar ka shpallë Asociacionin e Komunave Shqiptare (AKSH)/

*Deputetet e tri komuneve shqiptare me shumicë votash i thanë PO Asociacionit te Komunave Shqiptare-AKSH-së. Nga numri i përgjithshëm i deputetët 100 per qind (43) votuan për, dmth pa kundershtime dhe pa absteniem./

Deputetët e Kuvendeve te tri komunave shqiptare ne Serbine jugore (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) ashtu sic ishte paralajmeruar sot me 12 shtator 2015, me flamurin kombëtar ne ballë te kuvendit , me shumice votash kane miratura themelimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare ne Serbi.

Deputetet e tri komuneve shqiptare me shumicë votash i thanë PO Asociacionit te Komunave Shqiptare-AKSH-së. Nga numri i përgjithshëm i deputetët 100 per qind (43) votuan për, dmth pa kundershtime dhe pa absteniem.

Votimet u zhvilluan ne nje atmosfere tejet te tensionuar dhe presion sa nga qeveria e Beogradit po aq edhe nga forcat e medha policore dhe ushtarake qe shtrihehsin ane e kend qytetit të Preshevës dhe ne malet e Karadakut.Pas miratimit të ketij asociaconi nga kuvendaret shqiptare kryetari i KKSH-së Jonuz Musliu i ka deklaruar agjencise se lajmeve “Presheva jonë” se “ky proces ështe nje akt historik qe edhe shqiptaret e Lugines te kene AKSH-ne e tyre, eshte jo vetëm përgjigjie e reciprocitet me statusin e serbëve ne Kosovë por edhe imperativ i kohës për nje perespktivë me të mire te shqiptareve të Lugines se Preshevës drejt integrimeve evropiane..”

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: i Lugines se Presheves, Shpallet Asciacioni

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3552
  • 3553
  • 3554
  • 3555
  • 3556
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT