• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Daja, “Qytetar nderi” në Gostivar

August 5, 2015 by dgreca

Miku ynë Sadulla Zendeli – Daja, pak kohë më parë, në qershor të këtij viti 2015, festoi 80-vjetorin e tij. Edhe unë jam një ndër ata qindra miq, shokë e të njohur, që e urova në këtë ditë të shënuar, me fjalë zemre e fjalë miku: “Së bashku edhe në 100-vjetorin tënd!”. Ndërsa të tejërt kishin menduar diçka ndryshe, më të bukur e më simbolike, me përmasa më të mëdha:
Shkrimtari Viron Kona, pas një pune disa mujore, pikërisht në këto dit të qershorit të ngrohtë e plot diell, publikon librin monografik: “JU DUA MË SHUMË SE VETEN”, kushtuar mëmëdhetarit, leksikografit dhe poetit Sadulla Zendeli-Daja”. Një libër i denjë për një njeri të rrallë, studjues e shkencëtar, mendimtar e kuvendar, dijetar e filozof, shkrimtar e poet, shqiptar me zemër të madhe.
Ndërsa drejtuesit e Komunës së Gostivarit, së bashku me qytetarët e vendit, organizuan festën e dhënies së titullit “Qytetar nderi”, Dajës, i cili në 50 vjet jetë në Suedi, s`e harroi kurrë vendlindjen, Sërmnovën e Gostivarin. Ky është një nderim i shumëfishtë për mikun tonë, sepse autoritetet e vendit e vendosën birin e tyre në radhën e njerëzve të shquar, të ditur e të ndritur. Të botosh libra e të hartosh katër fjalorë suedisht – shqip, e shqip – suedisht, më i madhi ndër ta është me 35.000 fjalë, nuk është shaka, por një punë shkencore disa vjeçare. Ndaj ky titull është një medalion i artë në kujtesën qytetare e mbarëshqiptare, sepse njëherazi ai u vlerësua si mësues e veprimtar për shqiptari, si mëmëdhetar e qëndrestar për kombin, si personalitet në fushën e letrave dhe studimeve. Cili nuk do ta lakmonte një nder e vlerësim të tillë!? Vështirë e pati Daja të qendrojë e përballojë, pa i`u dridhur qerpiku e përlotur syri, të tilla ndjesi krenarie e mirënjohje, i ndodhur para familjarëve e të afërmve, para miqëve e shokëve, disa të zbardhur nga vitet e shumë të tjerë në lulen e rinisë. Ne mund të shprehim ndjesitë tona, por nuk i afrohemi dot asaj çka provon e ndjen vetë Daja në një ngjarje kaq të madhe në jetën e tij.
Kam kënaqësinë, që për këtë urim të zgjedh fjalët që na vijnë që nga lashtësia, kur Virgjili thotë: “Gjithkush ka kohën e vet për të jetuar. Jeta është për të gjithë e shkurtër dhe e papërsëritshme. Të ngresh lart emrin tënd me vepra, vetëm kjo është arritje e virtytit”.
Vitet do të rrjedhin sepse koha shkon. Vepra dhe emir i tij i përjetsuar u mbetet brezave. “Titulli i nderit” është një stoli e vyer në kurorën e dafinës.
Miku ynë Sadulla Zendeli-Daja meriton më shumë!
Urime!

Kadri Tarelli
Durrës

Filed Under: ESSE Tagged With: Daja, Gostivar, qytetar Nderi, Sadulla Zendeli

Tetovë, rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet. 5 viktima, 13 të plagosur

August 5, 2015 by dgreca

Rritet bilanci i viktimave të përmbytjeve të mbrëmjes së të hënës në Tetovë të Maqedonisë, ku deri më tani janë konfirmuar 5 të vdekur, ndër tyre 2 të moshuar dhe 3 fëmijë. Sikurse raportojnë mediat maqedonase, trupat e pajetë janë gjetur në ujërat e rrëmbyeshëm ditën e martë.

Më pas janë mbajtur edhe ceremonitë mortore të djalit 2-vjeçar, vajzës 14-vjeçare, si edhe të 83-vjeçarit. Ndërkaq, numri i të lënduarve ka arritur në 13 persona, ndërsa 113 vetë janë evakuar nga vendbanimet e tyre. Shipkovica, Selca, Xhepçishti, Reçica e Vogël, Ura e Vratnicës, Orashe, Poroj dhe Nerashte janë përfshirë nga vërshimet e vrullshme të ujërave. Këto shira kanë arritur të shkatërrojnë 20 shtëpi, të cilat i ka kthyer në të pabanueshme.
Për t’i ardhur në ndihmë kësaj situate të rëndë, qeveria maqedonase miratoi një vendim për ndihmë financiare fillestare prej 30 mijë denarësh secilit, e cila do u ndahet familjeve të prekura nga vërshimet dhe më pas këshilli i emergjencës do të vijojë vlerësimi i dëmeve.
Po ashtu ndihmë është ofruar nga organizata e Kryqit të Kuq, si dhe institucione të tjera. Pas ngjarjes së rëndë në Tetovë mbërriti kryeministri Nikola Gruevski, së bashku me disa përfaqësues të tjerë të qeverisë shprehur solidaritet, si dhe për të garantuar angazhimin maksimal, duke i ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar nga kjo katastrofë natyrore.
 Në Komunën e Tetovës gjate ditës është ngritur Shtabi i Emergjencës, në të cilin bënin pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Armatës së Republikës së Maqedonisë, Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe përfaqësues të bashkësive lokale nga vendet e goditura nga përmbytjet e së hënës.
Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmjen e së hënës ka udhëtuar urgjentisht për në Tetovë. Ai vizitoi Reçicën e Madhe, ku dëmet nga përmbytjet janë të mëdha dhe më pas ka vizituar spitalin e Tetovës. Kjo nuk është hera e parë që Tetova përballet me të tilla fatkeqësi natyrore. Një herë në rreth 30 vite, lumi Shkumbin që përshkon këtë qytet del nga shtrati dhe shkakton katastrofa të tilla natyrore. Rasti më i fundit i dokumentuar është ai i nëntorit të vitit 1979, ku edhe në atë kohë u shkaktuan dëme të shumta.

Sh.K

Filed Under: Kronike Tagged With: 13 te plagosur, 5 viktima nga permbytjet, Tetova

Studentët e diasporës, “ambasadorë” të imazhit të Shqipërisë në botë

August 5, 2015 by dgreca


Në kuadër të bashkëpunimit Shqipëri-Kosovë në fushën e arsimit u mblodh në Tiranë “Forumi i Unionit të të Rinjve të Diasporës”. Në fjalën përshëndetëse, zv/kryeministri Niko Peleshi tha se “studentët e diasporës janë “ambasadorët” e krijimit të imazhit të ri të Shqipërisë në botë”.
Ai i ftoi të rinjtë e diasporës të investojnë dijet dhe përkushtimin e tyre për Shqipërinë moderne, që siç tha ai, duhet të jetë në axhendën e gjithësecilit. 
Në fjalën e tij, numri dy i Qeverisë tha se vendi ynë ka nevojë për dijet e të rinjve dhe modele suksesi. “Të ndryshojmë imazhin e Shqipërisë në botë. Shqipëria ka sot dhe do të ketë nevojë për dijet tuaja. Shumë prej jush janë edukuar në universitetet më të mira të botës, kemi nevojë për këto dije. Kemi nevojë për modelin e suksesit. Shqipëria e re dhe moderne duhet të jetë axhenda e gjithsecilit. Duhet ta bëjmë këtë kudo ku jemi, që nga një bisedë me një të huaj për Shqipërinë, ku ne na duhet të shtojmë mesazhet dhe informacionet për Shqipërinë, deri te kontributi i drejtpërdrejtë përmes investimit të dijeve për Shqipërinë. Le ta kemi në mendje, në zemër dhe në planin tonë të punës Shqipërinë moderne”, u shpreh Peleshi.(SHK)

Filed Under: Mergata Tagged With: diaspora, qeveria, studentet

Miratohet Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi

August 5, 2015 by dgreca

Qeveria e Kosovës miraton nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi/
-Miratohet edhe Projektligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Fondi per Garantimin e Kredive po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
-Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Gusht 2015/ Qeveria e Kosovës miratoi sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Republikën së Malit të Zi, si dhe Projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Kryeministri Isa Mustafa i ka vlerësuar lartë rëndësinë e miratimit të këtyre dy akteve.
“Me këto dy akte sot po e tregojmë konsistencën e politikave të qeverisë së Republikës së Kosovës edhe sa i përket politikave zhvillimore, por edhe sa i përket krijimit të kushteve të fqinjësisë me të gjitha vendet me të cilat ne kufizohemi”, u shpreh ai.
Fondi per Garantimin e Kredive, tha Mustafa,po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në aplikimin e përvojave më të mira të përkrahjes së bizneseve dhe të garantimit të kredive për biznese.

“Do jetë edhe një pjesëmarrje domethënëse e USAID-it, përkatësisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fond, sepse gati qind për qind e mjeteve të cilat do të jenë si mjete iniciale të fondit do të jenë mjete që jepen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi kryeministri i Kosovës dhe falënderoi për këtë përkrahje kaq të madhe.
“Konsideroj poashtu se, iniciativa për nënshkrimin e Marrëveshjes me Malin e Zi është tepër e rëndësishme për zhvillimin tonë, sepse shënon një fazë të rëndësishme të përkufizimit shtetëror të Kosovës me vendet fqinje dhe ndërtimit të marrëdhënieve të reja mbi bazën e respektimit të kufijve shtetëror”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë fushë dhe shtuar se ky është një proces i cilin do të vazhdohet edhe në javët e tjera në qeveri derisa të përmbyllet.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, duke propozuar miratimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes për vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ka vlerësuar punën e Komisionit.
“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Republikës së Kosovës ka punuar tash e tre vjet rreth përmbylljes së çështjes së demarkacionit me shtetin e Malit të Zi. Tani Kosova në kuadër të forcimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar dhe ndërtimit të raporteve, marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit në veçanti me shtetet fqinje, është duke punuar intensivisht që të përmbyllë këtë çështje që është si kusht dhe standard, natyrisht edhe ndërkombëtar por edhe në kuadër të konsolidimit si shtet”, tha ai.

Prandaj, vijoi Thaçi, pas përmbylljes së kësaj çështje të demarkacionit me Maqedoninë, është punuar intensivisht tash e tre vite nga Komision që kjo çështje të përmbyllet edhe me Malin e Zi.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror do të avancojë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi. Përmes kësaj marrëveshje, ne konfirmojmë angazhimin reciprok për të kontribuar në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sigurisë, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Në vazhdim të mbledhjes, është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit për zhvillimin: “Mbështetje institucionale dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës”.
Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
“Ai ka shprehur mirënjohjen e madhe për qeverinë e dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimin lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe Prokurorisë së Veçantë. Poashtu, ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na përkrahin në të gjitha fazat e zhvillimit tonë, të integrimeve evropiane dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese euroatlantike dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik në vendin tonë”, theksoi kryeministri Mustafa, duke përcjellur përshëndetjet e Yee për tërë qeverinë dhe deputetët e Kuvendit për votën dhe për vendimin e tyre shumë të rëndësishëm.
Kryeministri Mustafa me këtë rast e vlerësoi këtë vendim si jo të lehtë dhe se me këtë është shprehur edhe përkushtimi i Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të drejtësisë.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Mustafa, duke iu referuar vërshimeve të para pak ditëve në Tetovë, Maqedoni, e ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me gatishmërinë që qeveria e Kosovës të ndihmojë edhe përmes trupave të FSK-së për situatën emergjente atje.

Filed Under: Rajon Tagged With: me Malin e Zi, Miratohet nisma, nderkufitare

FAMILJA BUSHATI NE NEW YORK Njofton

August 5, 2015 by dgreca

Ne njoftim te psotuar sot ne facebook, zv.Kryetari i vatres, z. Asllan Bushati shkruan:Familjar,nipa e mbesa,miq,shoke e dashamire.Te marten me 28 Korrik u shtru ne spital per lindje vajza ime Arela. Ajo lindi nje bebe me emrin Viola, e cila per fat te keq jetoi vetem tre dite. Dy minuta pas shtrimit te saj ne spital u nda nga jeta ne Lac (Shqiperi), vajza e motres time Dife Alija (pas nje lufte te gjate me nje semundje te pasherueshme). Per te dyja keto ngjarje te dhimeshme kam marre qindra telefonata e mesazhe ngushullimi.Ne pamundesi per t’ju pergjigjur sejcilit vec e vec, gjej rastin nepermjet ketij postimi ne face book, t’ju shpreh ndjenjat e konsiderates me te larte, t’ju uroj te gjitheve shendet e gjithe te mirat dhe ju a kethefsha per gezime ne familjet tuaja.
Asllan Bushati

Filed Under: Komunitet Tagged With: asllan Bushati, Njoftim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3656
  • 3657
  • 3658
  • 3659
  • 3660
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT