• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Miratohet Nisma për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi

August 5, 2015 by dgreca

Qeveria e Kosovës miraton nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Malin e Zi/
-Miratohet edhe Projektligji për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Fondi per Garantimin e Kredive po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
-Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 5 Gusht 2015/ Qeveria e Kosovës miratoi sot nismën për lidhjen e Marrëveshjes për vijën shtetërore kufitare me Republikën së Malit të Zi, si dhe Projektligjin për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore. Kryeministri Isa Mustafa i ka vlerësuar lartë rëndësinë e miratimit të këtyre dy akteve.
“Me këto dy akte sot po e tregojmë konsistencën e politikave të qeverisë së Republikës së Kosovës edhe sa i përket politikave zhvillimore, por edhe sa i përket krijimit të kushteve të fqinjësisë me të gjitha vendet me të cilat ne kufizohemi”, u shpreh ai.
Fondi per Garantimin e Kredive, tha Mustafa,po themelohet me një përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, edhe në aplikimin e përvojave më të mira të përkrahjes së bizneseve dhe të garantimit të kredive për biznese.

“Do jetë edhe një pjesëmarrje domethënëse e USAID-it, përkatësisht e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë fond, sepse gati qind për qind e mjeteve të cilat do të jenë si mjete iniciale të fondit do të jenë mjete që jepen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, theksoi kryeministri i Kosovës dhe falënderoi për këtë përkrahje kaq të madhe.
“Konsideroj poashtu se, iniciativa për nënshkrimin e Marrëveshjes me Malin e Zi është tepër e rëndësishme për zhvillimin tonë, sepse shënon një fazë të rëndësishme të përkufizimit shtetëror të Kosovës me vendet fqinje dhe ndërtimit të marrëdhënieve të reja mbi bazën e respektimit të kufijve shtetëror”, tha kryeministri Mustafa, duke falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë fushë dhe shtuar se ky është një proces i cilin do të vazhdohet edhe në javët e tjera në qeveri derisa të përmbyllet.
Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, duke propozuar miratimin e nismës për lidhjen e Marrëveshjes për vijën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, ka vlerësuar punën e Komisionit.
“Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror të Republikës së Kosovës ka punuar tash e tre vjet rreth përmbylljes së çështjes së demarkacionit me shtetin e Malit të Zi. Tani Kosova në kuadër të forcimit të subjektivitetit të vet ndërkombëtar dhe ndërtimit të raporteve, marrëdhënieve të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit në veçanti me shtetet fqinje, është duke punuar intensivisht që të përmbyllë këtë çështje që është si kusht dhe standard, natyrisht edhe ndërkombëtar por edhe në kuadër të konsolidimit si shtet”, tha ai.

Prandaj, vijoi Thaçi, pas përmbylljes së kësaj çështje të demarkacionit me Maqedoninë, është punuar intensivisht tash e tre vite nga Komision që kjo çështje të përmbyllet edhe me Malin e Zi.

“Marrëveshja për kufirin shtetëror do të avancojë edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe të fqinjësisë së mirë mes shtetit të Kosovës dhe Malit të Zi. Përmes kësaj marrëveshje, ne konfirmojmë angazhimin reciprok për të kontribuar në promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, sigurisë, stabilitetit, bashkëpunimit rajonal dhe më gjerë”, theksoi zëvendëskryeministri Thaçi.
Në vazhdim të mbledhjes, është miratuar edhe Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për projektin e bashkëpunimit për zhvillimin: “Mbështetje institucionale dhe teknike për sistemin e furnizimit me ujë në rajonin e Mitrovicës”.
Kryeministri Isa Mustafa ka njoftuar kabinetin qeveritar edhe për bisedën telefonike me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit të SHBA-ve, Hoyt Yee.
“Ai ka shprehur mirënjohjen e madhe për qeverinë e dhe për Kuvendin e Republikës së Kosovës për vendimin lidhur me themelimin e Dhomave të Veçanta dhe Prokurorisë së Veçantë. Poashtu, ka shprehur përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të na përkrahin në të gjitha fazat e zhvillimit tonë, të integrimeve evropiane dhe të kemi mbështetjen e tyre për proceset integruese euroatlantike dhe për proceset e ndërtimit të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik në vendin tonë”, theksoi kryeministri Mustafa, duke përcjellur përshëndetjet e Yee për tërë qeverinë dhe deputetët e Kuvendit për votën dhe për vendimin e tyre shumë të rëndësishëm.
Kryeministri Mustafa me këtë rast e vlerësoi këtë vendim si jo të lehtë dhe se me këtë është shprehur edhe përkushtimi i Kosovës për ndërtimin e shtetit ligjor dhe të drejtësisë.
Gjatë mbledhjes, kryeministri Mustafa, duke iu referuar vërshimeve të para pak ditëve në Tetovë, Maqedoni, e ka njoftuar kabinetin qeveritar lidhur me gatishmërinë që qeveria e Kosovës të ndihmojë edhe përmes trupave të FSK-së për situatën emergjente atje.

Filed Under: Rajon Tagged With: me Malin e Zi, Miratohet nisma, nderkufitare

Artikujt e fundit

  • Censura studimore dhe politika në një kontent historik
  • VATRA priti kryetarin e Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama
  • Presidentja Vjosa Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin, Joe DioGuardi dhe aktivisten Shirley Cloyes DioGuardi
  • SOT NË ORËN 12.30 PM, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT