• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LUFTARËT E LIRISË NË KOSOVË BURGOSEN E SERBET FESTOJNË BASHKË ME GRENELL!

September 27, 2020 by dgreca

MA.AGIM ALIÇKAJ*- Përderisa Ambasadori Grenell feston në Beograd, kriminelët serb të luftes sillen lirshëm nëpër Serbi, Bosnje dhe vende të tjera, ndërsa në Kosovë burgosen luftëtarët e lirisë. Çfarë padrejtësie, çfarë deshtimi i qeverisjes së deritanishme!!!

Delegacioni i lartë Amerikan me në krye Grenell për ta “përforcuar” marrëveshjen e konsolidimit të Serbisë në kurriz të Kosovës, kaloi turravrap nëpër Prishtinë për në Beograd ku u hap Zyra e Investimeve me udhëheqës serbo-amerikanin John Jankovic. 

Pritet që kjo zyrë “ta ndihmojë shumë” Kosovën. Kjo “arritje e madhe” u festua në mënyrë madhështore me kengë amerikane për Alabama dhe serbe për marshin në Drinë, kenduar sëbashkë nga te pranishmit. Ndjehej shumë munges prezenca e Thaçit, Ramës , Mustafës dhe Hotit. 

Grenell e përcjelli entuziazmin e tij në Twitter. Komenti im drejtuar atij me njoftim te Presidentit Trump dhe Nen/Presidentit Pence: “Është e çuditshme të shohësh një zyrtar të lartë amerikan, i cili pas marrjes së Medaljes për merita nga politikani i korruptuar Thaçi, feston me ish-ministrin e informatave të Milosheviqit- shovenistin e dalluar Vucic. Kaq shumë sa për vlerat dhe interesat amerikane”. 

Është interesant se, në të njejtën kohë KM Hoti dhe përkrahësit e tij po ashtu po festojnë. Nuk e çajnë kokën për burgosjet e luftarëve të lirisë. Nuk e kuptojnë se agresori, shteti kriminal serb po rehabilitohet ndërsa viktima, shteti i Kosovës po njolloset dhe gjykohet.  Po bëjnë dasëm pa nuse duke u munduar t’a bindin popullin t’i bashkangjitën dasmes, “se nusja po vjen”!!! Gënjejnë se bisedimet e tyre do të sjellin njohjen nga Serbia, se Amerika ju ka premtuar këtë gjë. Lansojnë dezinformata se kinse Amerika do ti heq vizat shpejt për shtetasit e Kosovës. Fryhen me kryenaltësi se me veprimet e tyre nënshtruese, Kosovës po i hapen dyert në Amerikë e kudo. 

Nuk ka dyshim se nëse vazhdojnë kështu do të hapen dyert për ta edhe në Beograd, Moske dhe Pekin. Por çmimi për këtë do të jetë shumë i lartë, Kosova mund të mbetet me territor sa livadhet e Sadik Ramëve të Carrabregut. Për Grenell dhe disa zyrtarë tjerë të Adminstratës Trump kjo nuk ka rëndësi fare, nëse palët merren vesh mes veti. Për politikanët e korruptuar të Kosovës kjo mjafton, përderisa ata mbetën në qeverisje dhe livadhet ju nxjerrin mjaft të kullosin. Kosova nuk bën ta pranoj këtë shkatërrim të shtetit kurrë. 

Është shkruar e folur shumë për marrëveshjen e Washingtonit. Thënë shkurt, nuk ka asgjë të mirë për Kosovën dhe asgjë të keqe për Serbinë. Kjo u organizua dhe realizua me shumë sukses nga ambasadori Grenell kryekëput për interesa të kampanjes zgjedhore të Presidentit Trump dhe atyre karrieriste të tij. Vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli, e cila nuk kishte të bëjë asgjë me marrëveshjen, dhe u shfrytëzua më shumë për interesa të Izraelit dhe Administratës Trump, ishte për Kosovën e mirë dhe shumë e rëndësishme. Ndikoi sadopak edhe në qetësimin e shqiptarëve pas nënçmimeve, nënshtrimeve dhe dështimeve katastrofale në bisedime. Nëse Serbia do të orientohej kah perëndimi, kjo marrëveshje do të ishte shumë e vlefshme për te, dominimin e saj në Ballkan dhe realizimin e ëndërrës së saj shekullore për dalje në det nëpërmjet tokave shqiptare. Por e ka vështirë të shkëputet plotësisht nga Rusia, Kina, Irani dhe shtete tjera anti-amerikane dhe anti-izraelite. Varet sa do të ia lëshojë lakun vëllau i madh-kamarad Putini. Shancet janë të mëdha se Serbia do ta thyej këtë marrëveshje, shenjat kanë filluar.  Sidoqoftë, meqë konflikti me Serbinë është politik, për shkak të sjelljeve armiqësore dhe destruktive të saj, kjo marrëveshje për “normalizim ekonomik” mund të bien poshtë menjëherë pas zgjedhjeve amerikane, pavarësisht kush i fiton ato. Këte e di fare mirë edhe Grenell por atij aq i bën.

Serbia nuk do e njoh kurrë pavarësinë e Kosovës me lutje dhe bisedime. Për ta detyruar duhet një grusht i fortë siç e dëshironte poeti i madh Migjeni. Serbisë i duhen thyer dhembët dhe s’ka tjetër. Kërkesat për kompromis të mëtutjeshëm të Kosovës, pas kompromiseve maksimale të bëra me planin e Ahtisaarit janë sa të padrejta dhe të papranueshme. Nëse Amerika dhe Evropa në emër të drejtësisë dhe ardhëmerisë Evropiane, nuk janë të gatshme për t’i bërë presion të mjaftueshëm Serbisë për ta njohur Kosovën në kufijt ekzistues pa asociacione shkatërrimtare serbe, këtë duhet të bëj vetë Kosova dhe mbarë kombi shqiptarë. 

Ne e fituam luftën kundër Serbisë në vitin 1999. Ani se na ndihmoi Amerika (NATO). Gati asnji popull nuk e ka fituar lirinë pa ndihmën e dikujt. Edhe Skenderbeu e ndihmoi mbretërinë e Napolit te lirohet nga okupimi Francez, si dhe e mbrojti Evropën nga Perandoria Osmane për 25 vjet. Ata që na ndihmuan ta fitojmë lirinë nuk kanë të drejtë dhe nuk mund të na e marrin. Nuk bën të lejohet që gjaku i mijëra burrave, grave, femijëve të pafajshëm të shkojë kot. Nuk shkelet gjaku dhe amaneti i luftarëve të lirisë.

Kosova mund të shpëtojë dhe ta merr të mbaren vetëm me zgjedhje të lira. Duhet  legjitimitet i plotë për të qeverisur mirë, për ta luftuar seriozisht korrupsionin, për ta zhvilluar ekonomikisht dhe forcuar shtetin tone të dashur, Republiken e Kosovës dhe për ta realizuar bashkimin kombëtarë. Duhen forca të reja politike, duhen ndryshime. Populli shumicë është i lodhur nga premtimet dhe mashtrimet e pafund. 

Luftrat në Ballkan kanë përfunduar përgjithmonë. Kot armatoset Serbia nga Rusia dhe Kina. Ka ardhur koha për metoda tjera të mbrojtjes nga armiku katil, shovenist dhe hegjemonist serb. Më shumë se 12 milion shqiptarë në Trojet etnike dhe mbarë botën, me diasporë të fuqishme, këta janë më të fortë se Serbia. Gishtat i kemi, duhet t’i bëjmë grusht të forte dhe ta godasim armikun mu në zemër. E drejta është në anën tone. E forta, e dashura dhe e veçanta Amerikë do të këthehet prapë nga ne, nga e drejta e popullit shqiptar për të ekzistuar në paqe në tokat e veta shekullore. Fitorja  varet nga ne dhe është e jona. 

*Anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe i Këshillit të Vatrës.

Filed Under: Opinion Tagged With: Agim Aliçkaj, LUFTARËT E LIRISË, NË KOSOVË BURGOSEN

Kosova para 29 viteve në Referendum për Pavarësi, rezultati – pro 99,87 për qind

September 26, 2020 by dgreca

-Referendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur u mbajt nga 26 deri në 30 Shtator 1991, Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind/

-Gazeta e rezistencës “Bujku” – 27 Shtator 1991: Kosova filloi Referendumin për Soranitet; 4 Tetor 1991: Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës/

-Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci/

­-“Politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, ishte titulli i intervistës ekskluzive që kam zhvilluar para 26 viteve, në 22 Shtator 1994,  me Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, në trevjetorin e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur: Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen/

-Në krye të Kuvendit të Kosovës në kohën e vendimeve e ngjarjeve historike drejt lirisë dhe pavarësisë ishte Ilaz Ramajli, i cili vlerëson se Referendumi u organizua shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë/

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari

PRISHTINË, 26 Shtator 2020/ Kosova Shtet Sovran dhe i Pavarur u votua pro 99,87 për qind në Referendumin e mbajtur para 29 viteve, nga 26 deri në 30 Shtator 1991.

“Kosova filloi Referendumin për Soranitet”, ishte kryetitulli i ballinës së gazetës së përditshme të rezistencës “Bujku”.

“Republika e Kosovë filloi Referendumin për të nesërmen e vet: Shtet Sovran dhe i Pavarur. Referendumi i parë historik i Kosovës i shprehejes së vullnetit të lirë politik të popullit filloi në kushte e rrethana shumë të rënda që po përjeton Kosova nën pushtetin policor serb, prandaj vota për sovranitet dhe pavarësi  është edhe votë e deklarimit demokratik e paqësor për liri e barazi të plotë  për çka shqiptarët në Kosovë dhe në Jugosllavi edhe para këtij referendumi janë deklaruar fuqishëm me shumë forma të shprehjes  e të manifestimit të vullnetit të lirë”, shkruaja atëherë në 26 Shtator 1991 në kryeartikullin e botuar në numrin e së nesërmes të gazetës “Bujku”.

Legjenda e fotografisë në ballinë ishte: “Deklarim demokratik për ardhmërinë e Kosovës: pamje e Prishtinës”. Aty, po në faqen e parë, në mbititull shkruante: “Udhëzime për mbajtjen e Referendumit”, e në titull theksohej: “Referendumi është legal dhe legjitim”.

 “Fillim i së nesërmes” ishte titulli i redaksionalit që kam shkruar para 30 viteve në 2 Korrik 1990, duke qenë me delegatët në ngjarjen historike kur para dyerve të mbyllura të Kuvendit në shtetrrethim e para snajperëve serbë Kosova me Deklaratën Kushtetuese të 2 Korrikut 1990 shpallte pavarësinë e saj, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Në editorialin e botuar të nesërmen në ballinën e gazetës tradicionale të vetme shqipe kosovare në atë kohë Rilindja, theksoja se, “Deklarata Kushtetuese e delegatëve të Kuvendit të Kosovës është deklarim i popullit për barazi e subjektivitet të plotë të Kosovës e të shqiptarëve… është fitore e akt historik i shprehjes së vullnetit gjithëpopullor demokratik, është fillimi i fundit të pabarazisë e padrejtësive…Kosova e re, ajo me rregullim kushtetues sipas Deklaratës të sapo aprovuar do të jetë një djep kombëtar dhe i bashkëjetesës për të gjithë, i të drejtave të plota…”

Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990 dhe aktet e tjera madhore që e pasuan, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit të po atij viti e Referendumi për Pavarësi i 26 deri 30 shtator 1991 shënonin kthesën historike drejt së nesërmes – të sotmes së Kosovës së lirë e të pavarur.

“Në Referendum dolën 914.802 veta ose 87,01% e 1.051.357 qytetarëve me të drejtë vote, prej tyre për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur votuan 99,87%. Kundër kishin votuar 164 veta, ndërsa të pavlefshme ishin 933 fletëvotime”, konstatonte Komisioni Qendror për Zbatimin e Referendumit në raportin përfundimtar.
Gjithnjë sipas rezultateve zyrtare përfundimtare të shpallura nga Komisioni, në votim, për shkaqe dhe arsye të ndryshme, nuk dolën 136.555 votues apo veç 12,99% e qytetarëve të Republikës së Kosovës me të drejtë vote.  Për realizimin e Referendumit pati 1500 vendvotime me 450 njësi votuese.

 Referendumi u mbajt në rrethana të një okupimi të egër të regjimit të Beogradit dhe të një shtetrrethimi ushtarako-policor, ndërsa rezultatet e tij ishin mesazhe të fuqishme dhe të qarta të Kosovës për gjithë botën në një kohë të lëvizjes gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

  “Është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen”,  theksonte  Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën e parë ekskluzive për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), që e kam zhvilluar para 26 viteve, në 22 Shtator 1994, në 3 vjetorin e referendumit të deklarimit të vullnetit kombëtar e demokratik të popullit të Kosovës.

Në intervistë, Presidenti  Rugova, i cili vazhdimisht theksonte se “zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur” fliste edhe për opcionin e “lidhjeve konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

 Vizionet e parashikimet në lëvizjen e luftën drejt Lirisë e Pavarësisë,  për të cilat fliste Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim Rugova në intervistë para më shumë se çerek shekulli janë realizuar gjatë viteve: “Një mbrojtje për Kosovën…një protektorat ndërkombëtar” erdhi me ndërhyjen shpëtimtare të forcës më të madhe planetare – NATO-s, prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendosjen e administratës së Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në vitin e madh të lirisë 1999. “Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës”, shprehej Presidenti Rugova në intervistë…dhe pavarësia u shpall në 17 Shkurtin historik 2008…

Pas ditëve të zhvillimit të votimeve masive, gazeta “Bujku” njoftonte rezultatet e referendumit.

Me kryetitullin “Mbi 99 për qind të votuesve për Sovranitetin Shtetëror të Kosovës”, me mbititullin “Kumtesë e Komisionit Qendror për Zbatimin e Referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës” dhe me nëntitullin “Prej më se 1 milion votuesve kanë dalë në votime mbi 870 mijë veta ose rreth 85 për qind e numrit të pëgjithshem të qytetarëve me të drejtë vote. Pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve në referendum ishte simbolike”, gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” në numrin e 4 Tetorit 1991, në  faqen e parë shkruante:

“Deri më 3.10.1991 Komisionit Qendror të Kuvendit të Republikës së Kosovës për zbatimin e referendumit për Republikën e Kosovës shtet sovran dhe i pavarur i kanë arritur rezultatet e votimeve nga të gjitha komunat e Kosovës, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, nga SHBA-të, Australia e të tjerë. Ende nuk kanë arritur rezultatet e votimeve të qytetarëve të Kosovës që punjnë përkohësisht në disa republika të tjera në Jugosllavi, si edhe nga disa shtete të Evropës Perëndimore, e supozohet se është një numër i madh i votuesve.

Nga përpunimi i rezultateve të votimimeve që kanë arritur mund të konstatohet se në Referendum, prej më tepër se 1 milion votuesve, kanë dalë më shumë se 870.000 votues, ose afër 85 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote. Për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur janë deklaruar 99,8% të votuesve.

Rezultatet e votimeve dhanë mundësi të konstatohet se në Referendum ka dalë një numër i konsiderueshëm i myslimanëve, turqve, kroatëve, romëve e të tjerë, ndërsa pjesëmarrja e serbëve dhe e malazezve ishte simbolike.

Komisioni Qendror për zbatimin e Referendumit lut të gjitha komisionet, të cilat nuk i kanë dorëzuar ende rezultatet e votimeve, ta bëjnë këtë sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të kumtohen rezultatet përfundimtare të Referendumit, thuhet në kumtesën e Komisionit Qendror për zbatimin e referendumit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”.

Gazeta “Bujku”, që shkruante kështu, ishte “edhe gazetë edhe televizor”, si thoja atëherë gjatë ditëve të referendumit, meqë në terrin informativ, kur ishte i okupuar edhe Televizioni i Prishtinës, për ta “kompensuar” mungesën e televizionit botonim edhe shumë fotografi të mëdha nga votimet e atmosfera. Dhe thuaja e gjithë gazeta ishte referendum, me raporte të gjëra e fotografi të ekipeve të gazetarëve e korrespondentëve nga e gjithë Kosova që punonin ditë e natë e me sakrifica.

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 Janari i vitit 1991, e pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale, të parë e të vetme të përditshme shqipe në Kosovë Rilindja

Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencinë Telegrafike Shqiptare, duke marrë e botuar informacionet e saj, e kështu u themeluan bashkëpunimet e para të medias Shqipëri-Kosovë.

E pastaj, të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë vijuan edhe me raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 Majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, e që shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të ATSH-së në Kosovë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Presidenti historik i Kosovës,  Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare para 26 viteve, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistën ekskluzive në 3 vjetorin e Referendumit për Pavarësi.

Vendimin për mbajtjen e Referendumit për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur e mori Kuvendi Kosovar në ekzil, në marrëveshje me subjektet politike në Kosovë, në mbledhjen e 22 Shtatorit 1991, mbajtur në Slloveni. Kuvendi i Kosovës kishte dalë në ekzil pasi kishte miratuar Deklaratën Kushtetuese për pavarësi të 2 Korrikut dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit 1990, që u pasuan edhe me zgjedhjet e para shumëpartiake parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.

Në krye të Kuvendit të Kosovës në kohën e vendimeve e ngjarjeve historike drejt lirisë dhe pavarësisë ishte Ilaz Ramajli, i cili në një intervistë ekskluzive që kam zhvilluar në 20 vjetorin e Referendumit, në 29 Shtator 2011, ka  vlerësuar se Referendumi u organizua shumë mirë, megjithëse mbahej në rrethana të një okupimi të egër të Serbisë në Kosovë.

“Para Referendumit, edhe Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, jo vetëm që ishin akte kushtetuese juridike, por në kohën kur u nxorën ishin edhe akte mbrojtëse dhe pozicionuese në raport me situatën e krijuar në ish Jugosllavi”, ka theksuar Ramajli.

Nga shpërbërja e ish Jugosllavisë, nga elementet konstituive me të drejtë vetoje të federatës, mes të cilave ishte edhe Kosova që u bë shtet, shtete të reja të rajonit dolën edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Maqedona, Mali i Zi dhe Serbia.

“Mbajtja e referendumit dhe rezultatet e tij jo vetëm që mundësuan ndryshimet kushtetuese me të cilat Kosova u shpall shtet sovran e i pavarur dhe u rrumbullaksua korniza kushtetuese e ligjore lidhur me këtë por ishte edhe një mesazh i fortë dhe shumë i qartë për Serbinë dhe gjithë botën se populli i Kosovës më asnjëherë nuk dëshiron të jetë nën kontrollin e të tjerëve, por është përcaktuar fuqishëm që shteti i tyre, Kosova, të jetë shtet sovran dhe i pavarur”, është shprehur Ramajli.

Pas zgjedhjeve të para shumëpartiake parlamentare e presidenciale në Kosovë të 24 majit 1992, të clat pasuan referendumin për pavarësinë, nga Presidenti historik Ibrahim Rugova i zgjedhur atëherë Ilaz Ramajli u emërua ambasadori  i parë i Republikës së Kosovës në Tiranë.  

“Për mua kjo ka qenë një përvojë e re. Detyrën e Përfaqësuesit të zyrës së Republikës së Kosovës në Tiranë e kam pranuar si një privilegj dhe detyrim të marrë me Vendimin e Presidentit të ndjerë Rugova për emërimin tim në këtë pozitë. Konsideroj se Zyra e Republikës së Kosovës në Tiranë ka qenë me një rëndësi të veçantë në rrafshin diplomatik dhe të bashkëpunimit ndërshtetëror mes Kosovës dhe Shqipërisë. Unë kujtoj me kënaqësi kohën sa kam punuar në Shqipëri dhe jam mirënjohës për kontributin e shtetit shqiptar që ka dhënë për Kosovën në të gjitha fazat derisa Kosova është bërë shtet i pavarur e sovran i pranuar ndërkombtarisht. Angazhimi dhe mbështetja e shtetit shqiptar në çështjen e Kosovës ka qenë i pakursyer dhe i plotë”, shprehej Ramajli në intervistë.

 Këshilli Koordinues i Partive Politike të Kosovës kishte marrë vendimin politik për organizimin e Referendumit gjithëpopullor dhe për këtë qëllim u emërua Komisioni Qendror. Kryetar i Komisionit Qendror për Organizimin e Referendumit ishte Ramush Tahiri, përfaqësues i Partisë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.

“Në këtë Komision kanë qenë të gjithë përfaqësuesit e partive politike të Këshillit Koordinues. LDK në Këshillin Koordinues ka pasë tre përfaqësues, Ibrahim Rugovën si kryetar të Këshillit Koordinues, Fehmi Aganin dhe Ali Aliun. Partia Fshatare është përfaqësuar nga kryetari Hivzi Islami, Partia Socialdemokrate është përfaqësuar nga Shkëlzen Maliqi, Partia Parlamentare është përfaqësuar nga Veton Surroi dhe Partia Shqiptare Demokristiane ku unë kam qenë përfaqësues”, ka deklaruar Tahiri në një intervistë televizive.

Ndërsa, Rifat Blaku atëherë anëtar i Komisionit Qendror për mbajtjen e Referendumit vlerësonte se, “një barrë të madhe, por edhe meritë të veçantë për punën për mbarëvajtjen e Referendumit e kishin Këshillat lokale komunale për Referendum”.

 Blaku, në shkrimin ekskluziv në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja – botim special në 90 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në 28 Nëntor 2002, përkujtonte edhe se, rezultatet përfundimtare të Referendumit janë shpallur nga Kuvendi i Kosovës në 18 Tetor 1991, kur është shpallur edhe Qeveria e Kosovës në ekzil.

Pas Referendumit, në 11 Tetor 1991 është miratuar e nënshkruar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte Ibrahim Rugova. “Njëmbëdhjetë partitë politike shqiptare, anëtare të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, duke shprehur vullnetin politik të popullit shqiptar për zgjidhjen e çështjes shqiptare dhe për gjendjen aktuale në Jugosllavi”, siç theksohej në Deklaratën politike, shpreheshin për këto tre opsione:
“1. Nëse nuk ndryshohen kufijtë e jashtëm e as ata të brendshëm të Jugosllavisë, duhet të ekzistojë Republika e Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur, me të drejtë bashkimi në lidhjen e shteteve sovrane në Jugosllavi. Pjesët e popullit shqiptar që mbesin të jetojnë në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Serbi do të kenë statusin e popullit shtetformues dhe të gjitha të drejtat që dalin nga kjo.
2. Nëse kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë nuk ndryshojnë, por ndryshojnë kufijtë e brendshëm ndërmjet republikave, atëherë kërkesë është Republika Shqiptare në Jugosllavi, e ndërtuar mbi bazën e parimit etnik dhe të parimeve të tjera që vlejnë për serbët, sllovenët dhe popujt e tjerë të Jugosllavisë.
3. Nëse ndryshojnë kufijtë e jashtëm të Jugosllavisë, atëherë populli shqiptar në Jugosllavi, përmes deklarimit të përgjithshëm me plebishit, do të vendosë për bashkimin e territoreve në të cilat jeton Shqipëria dhe kështu do të krijohet shteti integral shqiptar në Ballkan në kufijtë e tij etnikë.”Tani, pas 29 vitesh të Refrendumit historik për Shtet Sovran dhe të Pavarur, Kosova është e lirë prej mëse 21 vitesh, nga qershori 1999 i përfundimit të luftës e  hyrjes së forës shpëtimtare paqeruajtëse të NATO-s dhe e pavarur prej mëse 12 vitesh nga 17 Shkurti 2008, e njohur deri tani nga 117 shtete të botës, në këtë muaj shtatori edhe nga Izraeli.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Referendumi

AT ZEF PLLUMI, FRANÇESKANI I MADH QË JETOI DHE VUAJTI “SHUMË SHEKUJ”

September 26, 2020 by dgreca

Shkruan: Sokol PAJA-Para 13 vitesh një emër i lartë i Kishës Katolike, një shqiptar dhe Françeskan i madh At Zef Pllumi do largohej nga kjo jetë për të shkuar në jetën e pasosur të cilën e predikoi dhe shuguroi trupin e shpirtin e tij të veçantë. At Zef Pllumi ishte qëndresa e gjallë përballë përbindëshve komunistë, ishte mëshira në dyluftim me krimet e torturat mizore, ishte falja përballë hakmarrjes, ishte dashuria përballë urrejtjes, ishte e mira përballë të keqes, ishte drita përballë errësirës. At Zefi përfaqësonte qytetërimin perëndimorë përballë injorancës, mizorisë e halabakërisë komuniste. At Zef Pllumi ishte jeta përballë vdekjes, ishte drejtësia përballë padrejtësisë, ishte kujtesa përballë harresës, ishte liria përballë prangave. Me emrin e At Zef Pllumit lidhet e gjithë historia tragjike e persekutimit të Kishës Katolike përgjatë regjimit diktatorial. Kryevepra e tij “Rrno vetëm për me tregue” është një kronologji persekutimi, dhimbje, tmerri, por edhe të një qëndrese fisnike në kushtet kur regjimi i kohës po i asgjësonte klerikët katolikë, fizikisht, institucionalisht dhe ideologjikisht. At Zef Pllumi na la një trashëgimi të jashtëzakonshme, veprat, jetën dhe mësimet e tij të vyera sesi njeriu nuk duhet ta humb shpresën, besimin dhe shpirtin e tij por të qëndrojë dhe të mos i nënshtrohet asnjëherë të keqes, dhe pas frymës së fundit. Ajo trashëgimi që na ka lënë At Zef Pllumi është një institucion atdhedashurie, feje, morali e shprese. Më 14 dhjetor 1946 në moshën 22 vjeçare At Zef Pllumi arrestohet dhe dënohet me tre vite burg. Në vitin 1958 shugurohet meshtar, dhe për 12 vite shërben si meshtar i Dukagjinit. Në vitin 1967 kur në Shqipëri u instalua ateizmi zyrtar,  At Zef Pllumi arrestohet dhe për 23 vite vuan dënimin në burgje dhe kampe të ndryshme si Spaç, Reps, Skrofotinë të Vlorës, Ballsh, Zejmen-Shënkoll, Shën Vasil dhe Tiranë. Një rrugëtim i stërmundimshëm i një njeriu të pafajshëm që ashtu si shumica e popullsisë civile në Shqipëri u persekutua në mënyrën më të pashembullt vetëm se pse deshën lirinë. Veprat testament që na la At Zef Pllumi janë: “Rrno vetëm për me tregue”, “Françeskanët e mëdhaj”, “Frati i pashallarëve Bushatli”, “Histori kurrë e shkrueme”, “Ut heri diçebamus-siç i thonim dje”, dhe “Saga e fëmijnisë”. Sot si kurrë më parë, fjalët e tij tingëllojnë aq të forta dhe frymëzuese. Ajo çka na përcjell At Zefi është një kushtrim për liri, për atdhe, për dinjitet, për moral për dashuri ndaj njëri-tjetrit. At Zef Pllumi ishte heroi i dritës në terrin dhe ferrin komunist. Me dhimbje por kurrë me urrejtje, At Zefi shkroi historinë e përgjakshme të Kishës, një dëshmi tronditëse sesi bisha sllave shkallmoi me tërbim gjithçka fetare në shtetin monist. Dëshmia e At Zef Pllumit për vuajtjet dhe masakrat e komunistëve mbi shqiptarë e klerikë të pafajshëm, është një dritë e pashuar në errësirën  staliniste që sundoi në Shqipëri për 50 vjet. 

Filed Under: Politike Tagged With: At Zef Pllumi, Sokol Paja

Miqtë e mi të përhershëm të Detit…

September 26, 2020 by dgreca

Me detarët veteranë të “ADRIJON” në Kaninë…../

Reportazh nga Shefqet Kërcelli/*-Të kesh miq e shokë detarët, është gjëja më e bukur. Sepse shpirti i tyre plot mirësi, mëndja me kujtime e mbresa të pashlyeshme, zemra e mbushur me mall e dashuri, të cojnë në lundrimet e tyre të largëta në cdo cep të globit.

Nga brigjet italiane në kanalin e Suezit, nga oqeani Indian në Singapor, nga këtu në Kinë e kthim për Shqipëri.

Nga ana tjetër nga Gjibraltari në Atlantik, në Kubë e kthim. Lundrime, det, oqean e kordinata pa fund.

Shpesh herë qëndroj me ta, pi kafe, mar pjesë në biseda, dëgjoj rëfimet e tyre për lundrimet e gjata. Nuk shteren tregimet e tyre, më sa shteren dallgët e deteve dhe oqeaneve. Hera-herës, marin po atë vrull, po atë pështjellim dallgëh, derisa shpërthejnë në biseda të zjarrta, ku vështirë ti lenë radhë njëri-tjetrit.

K/Mekaniku Petrit Fezga,kishte pushimin e radhës mbas një lundrimi të gjatë 6 mujor me kompaninë San Nikola. Si pjesë e ekuipazheve të anijeve të kompanisë, mjaft detarë shqiptarë bëjnë linjat Turqi-Izrael, pra në pjesën e Egjeut jugor, {ose Mesdheu lindor}.  Anijet e kësaj kompanie janë të tonazheve 3 deri 9 mijë ton. Petriti është k/mekanik i anijes 9 mijë tonëshë të kësaj kompanie, me kapiten Shpëtim Barameta.  Fytyra dhe krejt qënie e Titit, që në pamje të parë rrezaton thjeshtësi, respekt e mirësi. Jeta e detarit, profesioni që të do gjithmonë në këmbë e korrekt, netët e shërbimit pranë motorit, lundrime e gjata, shoqëria e marinarit, kanë kultivuar tek ai virtutet më të mira që mund ti ketë një njeri. Një qytetari e kultivuar tek një motorist profesionist. Lidhjet e Petritit me Durrësin janë të hershme dhe të shumta, më së shumti lidhja me detin. I lindur në Durrës, ai ju përvesh shpejt zanatit të detarit si shumë shokë e miq. Si cdo marinar dhe ai ka specifikën e tij për lidhjet dhe mardhënien me detin. Aq shumë i lidhur me detin, sa dhe lidhjet e tij të ngushta e miqtë e tij këtu në Durrës, i ka detarë. Me sa duket miqësitë që ka në det, do ti ketë dhe këtu në tokë, po ashtu dhe temat e bisedave dhe gëzimet familjare.

Por, xhentilesa dhe fisnikëria e këtij njeriu me plot vlera doli në pah këto ditë. Ai respektonte detarët e vjetër me të cilët kishte punuar në vite. Sidoqë i ngarkuar me punët e shtëpisë, e cila ju dëmtua nga tërmeti, ai gjeti kohë për të respektuar miqtë e tij Bedin Bedinin dhe Nexh Allushin, që të dy veteranë të shoqatës mbarëkombëtare të detarëve “ADRIJON”. Dhe ky respekt kaloi përtej një kafe të thjeshtë.

Drejt Vlorës…Muzeu i Pavarësisë….gjoba e policit tinzar…

Petriti kishte menduar një surprizë për miqtë e tij të vjetër. Ai donte ti conte në Vlorë. Shkas për këtë udhëtim ishte Bedini me origjinë nga një familje patriote kaninase. Ai donte ta conte Bedinin atje ku i kishte bërë koka bam prindërve e gjyshërve të tij. Kjo familje ka dhe një vecori, se me të mbritur në Durrës të gjithë si vëllezër u morën me detari. Ata kanë lënë gjurmë në historinë e lundrimit shqiptar, të cilat unë i kam shkruar pjesërisht në Antologjinë e Detarisë  vëllimi i II-të. Kështu atë javë të dytë shtatori u nisëm herët nga Durrësi, për të mos ndjerë vapën e atyre ditëve. Rruga eci shpejt. thuajse nuk e ndjemë.  Se kur puqen dy detarë të vjetër kanë ctë rrëfejnë… dhe shakatë kanë lezetin e tyre. Një shoqëri e pastër, ku nuk mungojnë dhe batutat. Bedini është një motorist e k/mekanik i vjetër, me eksperiencë shumëvjecare. Ai tregonte rastet më të vështira  që kishte hasur për riparimin e motorave në det. Kishte me cfarë të krenohej. Por dhe Nexh Allushi është një nga bocmanët simbol të flotës sonë. Ndërsa familja Bedini i ka dhënë flotës teknicienë e specialistë deti, familja Allushi i ka dhënë bocmanë të shquar, për shkak të lidhjes të vjetër me Durrësin dhe forcës së tyre fizike. Gjatë jetës i ka qëlluar të dyve të jenë pjesë e një anije, por me detyra të ndryshme…cuditërisht kishin shumë gjëra pa i thënë njëri tjetrit. Se vërtet shërbenin në një anije, por me detyra e vende të vecanta në anije, kështu që dhe lundrimet i kishin përjetuar ndryshe. Secili mburesh me zanatin e tij, …mashina….motori..kuverta…ngarkesa…mashina..

Ishim në Kinë…në Trieste….mua më ka pëlqyer më shumë Kuba, thotë Nexhi….e di, e di, ja kthen Bedini..edhe nonje zarar e keni bërë atje…

Biseda rridhte natyrshëm, sa për Flotën tregëtare shtet ashtu dhe privat. Nexhi është i drejpërdrejtë në biseda. Të dy hokatarë që i ka hije fjala, ashtu si valët e detit…Iku rruga shpejt, Benzi i Petritit i përshkoi rrugët e reja dhe të vjetra deri tek Trans ballkanikja, të cilën po e sodismin, duke bërë dhe krahasimin me Durrësin. Duhet pranuar, Vlora ka thithur mjaft investime, që e kanë transformuar pamjen qytetit.

Bedini kishte qënë para disa ditëve në Vlorë, pasi Gjyshi i tij Muhameti ishte dekoruar si patriot, dhe Nexhi me shaka i thoshte:-Hë, mo Bedino, ju dekoroi presidenti…. Gjithe atë flori që i dhatë Luftës, të paktën tju kishte dhënë një medalje floriri. … Ndërsa Bedini ja kthente, e po, sështë si ai baba jot që i ndante banorët që hynin tek Ura e Dajlanit në tlyn e gjalpë…. Kam ndenjur shpesh me këta të dy detarë-hokatarë, shpesh bëjnë debate, të thuash ti sflasin për nja dy javë. Por, zënka e tyre nuk zgjat më shumë se një minutë….një flakë kashte…e di cke ti, si familje patrioti që je, na co ke muzeu i pavarësisë, i thotë Nexhi- Bedinit… Në fakt dhe unë, kam një kënaqësi të vecantë kur vizitoj këtë muze…jo vetëm për materialet që ekspozon, por dhe rëndësinë që bart…ti si vizitor krijon përshtypjen e parë për krijimin e shtetit shqiptar..aq më shumë kur këtë fakt, ja përcjell të huajve e shqiptarëve të diasporës…Më ka qëlluar disa herë, që kur kemi pritur anije të NATO-s në portin e Vlorës, të coj grupe marinarësh të huaj atje, por dhe shqiptarë të diasporës. Aso kohe hyrja në muze ishte pa lekë, tani 200 lekë bileta. I morëm biletat, pamvarësisht pensionistë, rëndësi ka muzeu. Një vajzë me atë zërin karakteristik lab, po na tregonte guidën e muzeut. E falenderuam dhe filluam të shijojmë  eksponatet e tij të plotësuar me orendi, dokumeta e foto të kohës.  Karroca e vecantë e Shqipnisë së Mesme, figurat me radhë, Ismaili, Isa, Kacorri, secili bëntë tifo për njërin apo tjetrin. Foto të shumta. Për disa minuta përjetuam atë akt madhor në historinë e kombit shqiptar. Sigurisht me ëndje pamë dhe portretin e Marigosë. Mbasi shkruam përshtypjen tonë tek fletorja e vendosur për këtë qëllim, takuam drejtorin e muzeumit. I treguam atij disa momente nga kontributi i detarëve shqiptarë për pavarësinë e Shqipërisë. Mjaft anije dhe detarë shqiptarë kanë sjellë armë dhe municione për kryengritësit, fakte që i gjeni tek vëllimi i I-rë i Antologjisë së Detarisë shqiptare. U ndamë me personelin e muzeumit dhe vijuam rrugën tek makina. Të cilën e kishim parkuar në rrugën që të con tek porti. Bri saj një kafeteri dhe hotel Vlora International…aty gjetëm surprizën…Një polic, vigjilent, revolucionar i ligjit, e kishte vendosur gjobën dhe ishte larguar. Ai sdukej, na kishte ndjekur e pikasur. Kishte vënë atë fletën dhe ishte zhdukur…vëtëm për disa minuta.  Në një kohë që atje skishte tabele, kishte 3-4 makina të parkuara si puna jonë përballë muzeut. Të lumtë o polic… na i bëre biletën e muzeut 4 mijë ne detarëve pensionistë…të paktën uroj ta kesh parë nonjëherë muzeun e pavarësisë…dhe ju shokë të muzeut, mendoni se ku do qëndrojnë makinat që vizitojnë muzeun…se ndërsa lihen makinat për kafeteri…makinat për ke muzeu ju vihen gjoba?! keni për të pasur shumë vizitorë…? !

Ndërkohë Petriti, për ta thyer këtë moment të paparashikuar me qetësi olimpike na tha:-Lëre se kishte kohë pa ngrënë nonjë gjobë..ska gjë..por ishim ne që sna dilte e keqja për këtë formë tinzare ndëshkuese.

Me dy profesorët e nderuar të detit…

Tek Qëndra e Trajnimeve “RINA”….

Shijen e hidhur që na la gjoba e policit vigjilent të zbatimit të ligjit, e kaluam shpejt. Sepse tek lokali përballë klub “Flamurtarit”, na prisnin dy profesorë të nderuar, Shkëqim Sinanaj dhe Agron Duka. Të dy profesorët e detit tashmë kanë lënë gjurmët e tyre në Vlorë e krejt Shqipërinë tonë bregdetare. Ata ka shumë vite që përgatisin breza të rinj navigatorësh, të cilët cajnë dete dhe oqeane. Intelektualë, profesionistë të vërtetë, akademikë, navigatorë të zotë, pedagogë e mësimdhënës të aftë, të papërsëritshëm në llojin e tyre, kapiten Shkëqimi dhe Agroni, Kanë kontributin e tyre të vyer për detarinë shqiptare në këto 25 vite. Në intervistat që kam zhvilluar me dhjetra navigatorë që kanë studjuar në universitetin “Ismail Qemali”, dega navigacion, përshtypjet janë ndër më të mirat. Ata tashmë skanë interes nga këta pedagogë dhe shprehen lirshëm…njohuritë bazike që u bëmë oficerë të I-rë, të II-të e kapitenë, i morëm në Universitetin e Vlorës, nga pedagogët tanë të nderuar, ShkëLqimi, Agroni, Lutfiu, Ermali, Suardi, etj…Të gjithë më kanë përcjellë fjalë të mira, atje nga kuverta e urat e komandimit, në anijet ku punojnë…ku unë i intervistoj shpesh, për të dalluar detaret e vërtetë, mbas lundrimeve të gjata.

Me këto mendime si navigator e mësimdhënës të zotë takojmë kapiten Shkëqimin e Agronin….

Ndërsa miqtë e mi, kishin plot kujtime me dy kapitenët, pasi ata kishin punuar së bashku, detar-oficer-kapiten, në disa anije…Dhe kështu ndodhi. Një takim mbas disa vitesh sjell plot entusiazëm e mall në bisedë. Secili mundohej të përcillte mesazhe e kujtimet e tij, sa më shpejt të ishte e mundur, se ne do lëviznim për në kalanë e Kaninës ku ishte destinacioni ynë kryesor. Nuk kisha parë një bisedë më të ngrohtë detar-navigator-kapiten. Qartazi dukej që kap. Shkëlqimi dhe Agroni, vec përvojës akademike, zotëronin një aftësi të jashtëzakonëshme dhe për biseda me marinarë të thjeshtë. Kujtime të bukura nga jeta në det, ngjarje të jetuara, të parrëfyera, na bënë të shijonim kafenë dhe rakinë e atij mëngjesi tek kafe “Flamurtari”. Koha e shkurtër nuk të lejon të shohësh shumë gjëra, por ato më kryesoret po. Të dy kapitenët si mësimdhënës të mirë, për ta kompletuar arësimimin dhe kualifikimin e detarëvë kanë krijuar dhe një qëndër trajnimesh. Dukshëm shfaqen tek ata profesionalizmi, pedagogjia detare dhe përvoja. Ndërsa tek Universiteti “Ismail Qemali” ata, përgatisin oficerë e kapitenë, tek qendra e tyre e trajnimeve ata përgatisin detarë e marinarë të profesioneve të ndryshme në anije, që nga marinar i thjeshtë, motorist, bosman e deri në kapiten. Ata e kanë të qartë ku do arrijnë dhe dinë ctë bëjnë. E si të mos e shikoje këtë qëndër moderne trajnimesh. E vendosur në katin e dytë të godinës përballë sport-klub “Flamurtari”, qendra e trajnimeve …rrezatonte dritë natyrale, dritë e dituri për detarët të cdo niveli. Një holl për pritjen e detarëve….bibliotekë….laboratori…klasa e trajnimeve me bazë të pasur didaktike, që nga videot, dokumentarët …salla e stimulimit…cdo gjë prefekte…Këta mësimdhënës të apasionuar e profesionistë, kishin saktësuar dhe masat për të zhvilluar kursin normal në kushtet e COVID… Një qëndër ku nuk mungonte asgjë, ashtu si simotrat e saj evropiane. Por ambicia e prof. Shkëlqimit dhe prof. Agronit nuk ndalen këtu. Ata për vec cmimeve tepër të arësyeshme për detarët shqiptarë, në raport me disa të tjera, po fusin elementë bashkëkohorë në qëndër, që nga qëndra moderne e simulimeve e deri tek anija velierë për praktikën e kursantëve detarë. Ndërsa në lidhje me programet, ata gërshetonin eksperiencën më të mirë të detarëve shqiptarë, me atë bashkëkohore botërore. Disa cështje shtesë të ecurisë së kësaj qendre, ndiqini në videot e përgatitura enkas në këtë qendër, ku prof. Shkëlqimi dhe Agroni,  shpjegojnë më hollësisht ecurinë e kësaj qëndre. Është rast unikal në detarinë botërore, ku profesorë të nderuar, përgatisin jo vëtëm studentë navigatorë, por dhe ekuipazhin e plotë të cdo anije. K/mekanik Petriti, dëgjonte më vëmendje bisedën tonë. Unë jam përgatitur këtu, dhe ruaj përshtypjet më të mira…nuk dua të flas më shumë, se tashmë jam kryemekanik në një anije 9 mijë tonëshe…bazat i hodha këtu. Ndërsa Nexhi, në një nga ato batutat e drejtpërdrejta tipike Shqipni e Mesme tha, o Cet, shkruaj për këta, mos e zgjat ..-këta janë nga ata burra që ta hanë mishin në vorbë…Po mendoja, po peshku në vorbë..

Vërtet nuk e zgjata, Nexhi me këtë batutë i vuri kapak vlerësimeve të qendrës dhe nivelit të saj teoriko-praktik në përgatitjen e detarëve shqiptarë…cdo gjë fillon nga të zotët e shtëpisë.

Drejt Kalasë së Kaninës e Shpellës së Fikut bri saj….

Mikpritja vlonjate nuk njef kufi…Miqtë tanë të nderuar Shkëlqimi dhe Agroni, nuk po na linin, dreka është këtu…Nuk do lëvizni… po ne kishim porositur drekën në Kaninë, atje na priste dhe Kryeplaku i fshatit Kastrioti. Hera e fundit që pashë kalanë ishte para 5 viteve, kur ne cuam disa marinarë të huaj, të SNMCG2, që vizituan portin e Vlorës dhe Vlorën. Ata marinarë tashmë janë gati të kacafyten me njëri –tjetrin. Puna e tyre, vetëm ne mos na ngatërrojnë.  Rruga me gropa, tashmë ishte asfaltuar dhe benzi i Petritit e përshkoi lehtë maloren e Kaninës. U futëm nga ana perëndimore e Kalasë, sepse në anën lindore bëheshin punime. Shkuam deri në një farë vendi me makinë. Pastaj ndaluam. Disa turistë cekë ishin bashkëvizitorë. Pak metra më tutje, pamë një djalosh që spërkaste me pompë barin…e takuam…I pari u prezantua Bedini…Eh, tha djaloshi…Bedinët kanë qenë dhe mbetën fisnikët e Kaninës. Edhe sot i japin fshatit e krahinës, sna kanë ngacmuar asnjë gjë. Vetëm të mira kemi pasur prej tyre….E pamë që ishte një specialist i përgjegjshëm i zonjës Margariti.E lamë të luftonte i qetë gjarpërinjtë e Kalasë, mbasi na tregoi lokalin e Shpellës së Fikut. I qetë, grupi ynë vazhdoi ngjitjen drejt mureve perëndimore të kalasë, ku pamja të afron vetëm mrekulli….Mos me ja rrit mëndjen miqve të mi vlonjate….mbase gjiri i Vlorës futet ndër më të bukurit në botë… Unë devolliu i mocëm kështu them… Ngasja për këtë reportazh është dhe ky fakt. Nuk dua të flas për rëndësinë strategjike tip Nazarko të kalasë apo analistus që kanë ngrenë nga një lugë corbë të prishur. Natyrisht për historinë e kësaj kalaje kam shkruar dhe më parë…Po i bie shkurt…kalaja e Kaninës ndodhet në gjirin e Vlorës mbi një kodër me lartësi 380 m..Kalaja e ka filluar jetën që në kohën antike…Në shek.VI…kalaja u rindërtua nga Justiniani dhe përmendet në listën e Prokopit  me emrin Kionin, etj.. Me një sipërfaqe prej 3.5 ha, Kalaja është nga më të mëdhatë në vend. Shpejt do keni nje histori të zgjeruar në anglisht, të kësaj kalaje.  Me miqtë ju afruam bedenave të kalasë dhe soditëm për qef gjirin, Karaburunin, Sazanin, Vlorën, lagje më lagje, burimet e ujit, gjelbërimin,. Ju ngop syri marinarëve…pashë lot gëzimi e malli jo vetëm në sytë e Bedinit por dhe Nexhit…isha më se i sigurt që ata ishin lot të vërtetë,  njerzish që vërtet e duan këtë shqipni më shumë se kushdo tjetër….cirren kot për patriotizëm ca fytyra, qe I marin shtetit nga 2 milione ne muaj, para këtyre marinarëve që kanë shëtitur botën, në një kohë që ata si kishin parë dhe në libra…dhe nuk e tradhëtuan atdheun….pse…sepse e deshën këtë vend me gjithë qënien e tyre…kishin mundësi ta braktisnin…lotët e Bedinit e Nexhit në bedenat e Kalasë së Kaninës më folën shumë. Ende si kam njohur plotësisht detaret…I kam dhënë të drejtë detarëve në kërkesat e tyre…. Jam dhe tip i ndjeshëm…e po ai që e ka lënë Nexh Allushin 50 vjet në det, me pension 67 mijë lek të vjetra, …atje ku e ka…! 

Ndërsa shijonim pamjet dhe bukuritë që na lejonin muret e kalasë bëmë dhe foto të bukura, pamvarësisht se skishte shikim të mirë. Kaluam pak kohë brenda ambienteve të kalasë, e cila krahas madhështisë e historisë ka dhe ambiente relaksuese, të cilat mund të shfrytëzohen në aktivitete të vecanta turistiko-kulturore.  Natyrisht që vizituam dhe varrin e parë të Ismail Qemalit. Ndërsa Bedini më sqaronte pse e sollën në Kaninë… E po se mori kot dokoratën, gjyshi jot ja ktheu Nexhi. Mbasi morëm këtë adrenalinë të vecantë shkuam të shijojmë gatimet tradicionale të zonës, të cilat na i afroi “Shpella e Fikut”, një restorant i përsosur, ku gërshetohej gjërësisht tradita e gatimit të zonës me mikpritjen labe…e uruam Petritin për fejesën e dy djemve të tij…po me vajza durrsake..Jetë dhe lumturi.. Lokalin, goxha të frekuentuar, e menaxhonte për bukuri Gent Xhelilaj…I cili na prêt përsëri….por këtë herë do marinarë me uniformë…O  Ardian Cyrbja, kena për tja kalue më mirë se në Rodon e Lezhë…!? 

Në 95 vjetorin e Forcës Detare…

Le ta ngremë flamurin kombëtar dhe atë të NATO-s në Kaninë, në zemër të Vlorës….

Ti bashkojmë gjithë marinarët e shpërndamë, {sdua ta besoj të përcamë} andej-këndej…

Le të shkruajmë reportazhe të tjera për Vlorën….

*Shefqet Kërcelli,

Vlorë,

Shtator 2020.

Reportazhin ja dedikoj Bedinit, Nexhit, Petritit, Shkëlqimit e Agronit…

  • Me shume fotografi gjeni ne Facebook: Gazeta Dielli

Filed Under: Featured Tagged With: Adrijon, miqte detare, Shefqet Kercelli

BOTA DIBRANE NE FAQET E NJE BOTIMI VOLUMINOZ

September 25, 2020 by dgreca

–Rreth librit voluminoz “Dibra, zemra e Kombit” të autorit Hysen Dervishi –

Një shpalim historik, analitik dhe investigues i ngjarjeve dhe figurave më në zë të botës dibrane–

Nga Dukagjin HATA -Me emrin e Hysen Dervishit lidhen studime dhe kërkime përkushtuese e shteruese në fushën e mendimit dibran e shqiptar, ide, qasje dhe refleksione që lidhen me figura emblematike të kujtesës dibrane e shqiptare, shqyrtime historiko-analitike dhe investigime, që në komplesk e krijojnë dhe dimensionojnë të plotë një vepër krijuese, që tenton të konfigurojë një areal të mbetur deri dje në hije të të vërtetave të thëna nën zë, por që tashmë përcillen nën një projeksion dhe optikë të re pasqyrimi. 

Falë një pasioni dhe këmbëngulje unike, shoqëruar me njohje të thellë e të kompletuar të “lëndës së parë” që bën objekt kërkimi, Dervishi përcjell tek lexuesi modele studimore që janë gurë kilometrikë në memoristikën kolektive dibrane e më gjërë, rreth të cilës vërtitet pena e tij e hollë dhe e mprehtë. 

Në arealin e emrave të autorëve dhe librave të tyre memoristikë, që përfshihen në zhanrin e letërisë dokumentare, qëndron denjësisht emri i Hysen Dervishit dhe libri i tij “Dibra zemra e Kombit”. 

Është një libër i shkruar, nëse përdorim një njësi frazeologjike popullore, “me lëkurë”, me  një gravitet emocional të veçantë, që do të thotë se autori e ka përjetuar realisht dhe emocionalisht çdo fjalë dhe frazë dhe pas një site të hollë të ngjarjeve dhe personaliteteve, që duket se parakalojnë në memorien e tij, depërton të palcën e të ndodhurave të botës dibrane dhe figurave më përfaqësuese të Dibrës në të gjitha kohërat.

Pas librit “Krenaria”, pritur ngrohtë nga lexuesi dhe qarqet letrare, autori vjen me këtë libër voluminoz, ku shpaloset madhërishëm historia dibrane, ndodhi të bujshme, kohë dhe epoka qëndrestare e të trazuara, madhështia e shpirtit kolektiv dibran, urtia, bujaria, mendjemprehtësia, modele fundamentale që shpalosen në luftë e në paqë, në të mirë e në të keq, arkitipi genetik i një treve me rrënjë të ngulitura fort në histori dhe në përditshmëri.

Shkrimtari Hysen Dervishi, një nga kërkuesit më të pasionuar të psikologjisë dhe shpirtit dibran, i është drejtuar vetëdijes kolektive të një populli me rrënjë të ngulura thellë në histori, i cili e shkroi sagën e fiseve krenare e të panështruara ndaj të huajve, në lëvoren e pemës vigane të kujtesës sonë kombëtare. 

Në këtë libër mjaft interesant, bota dibrane lëviz në tredimensionalitetin e kohës, në ato ura të kujtesës shqiptare, ku kalojnë faktet historike, të vërtetat e ndrojtura dhe ato të shpallura bujshëm, për tek pema e dhimbjes dhe dashurisë së një populli të njohur për qëndresën dhe mençurinë, për degët dhe rrënjët në gen sojnik e fisnik, për të djeshmen dhe të sotmen. 

Me një stil të ngjeshur e konçiz, por njëherësh të ngrohtë dhe plot ngjyra, ku përzihen rrëfimi dhe investigimi, portretizimi dhe analiza, ngjyrimi letrar dhe tharmi gazetaresk, me një gjuhë të zhdërvjellët dhe elegante, ku kërkimi integral i historianit përzihet me tharmin estetik të shkrimtarit, Hysen Dervishi na sjell në këtë libër një përcjellje dinjitoze të historisë dibrane, në pikat e saj më kulmore për fatet e veta dhe të shqiptarisë. 

Udhëtimi i Hysen Dervishit në analet e botës dibrane është një udhëtim virtual, ku mplekset fakti dhe detaji historik me impersionin e autorit, gjeopolitika dibrane me atë kombëtare, narracioni zhbirues dhe zbulues përmes detajeve të gjetura me reflektimin shterues rreth të ndodhurave, fakteve historike dhe figurave me të cilat na i sjell të lidhura ata shkrimtari.   

Me një stil, siç thamë të zhdërvjellët dhe kolorit të pasur gjuhësor, ku gërshetohet fakti dhe analiza, induksioni dhe deduksioni, përshkrimi dhe investigimi historik, portreti etj., autori trajton pamje të thyera të historisë dibrane, individë dhe kontribute, që tashmë e kanë kaluar provën e kohës dhe janë kthyer në etalone vlerash për dje, për sot dhe nesër.

Si një njohës virtuoz i psikolgjisë së thellësive dibrane, i historisë dibrane dhe individëve që me bëmat e tyre atdhetare kanë bërë epokë dhe janë identifikuar me pjesën më vezulluese dhe më të ndritshme të vlerave gjithëkohore të shqiptarisë, autori na jep një gamë të gjërë e të larmishme pamjesh dhe reflektimesh, ngjarjesh dhe personazhesh, që janë bërë njësh me kohën e tyre, si interpretë të së drejtës zakonore dhe shpirtit kolektiv të një treve të njohur për besë e mençuri, guxim e trimëri, e cila ka qenë në të gjitha kohët në ballë të aksionit kombëtar për liri dhe dinjitet shoqëror. 

Që nga personazhet emblematikë të luftërave antiturke, antiserbe, gjer tek modelet e rezistencës antifashiste në valët e Luftës së Dytë Botërore, pa përjashtuar hapësirën mjaft të trazuar të gjysëmshekullit të kohës së socializmit, në këtë libër parakalojnë emra të shquar të historisë dibrane, ushtarakë, komandantë legjendarë, politikanë mendjehollë, prijës popullorë, gjeneralë, misionarë pajtimi, shkrimtarë, artistë, ministra, deputetë, mësues, agronomë, kooperativistë, profesionistë të fushave të ndryshme, që janë ngritur mbi sinoret e të zakonshmes, duke u bërë mëshirues të mendësisë më të përparuar dibrane e kombëtare, në një epokë dyzimesh dhe trazimesh të mëdha.

Që nga kryeikona e qëndresës dibrane, shqiptare dhe evropiane Gjergj Kastrioti Skënderbeu, tek Qemal Ataturku, Ahmet Zogu, Iliaz Pashë Dibra, Elez Isufi, Dine Hoxha, Tafë Kaziu, Haki Stërmilli, Haxhi Lleshi, Ahmet Cami, tek akademikët, profesorët, gazetarët, artistët, njerëzit e shquar të shkencës dhe letrave, Prof. Dr. Luan Hajdaraga, Prof. Dr. Bujar Kapexhiu, Prof. Dr. Fehmi Abdiu, Prof. Dr. Shaban Sinani, Prof. Dr. Petrit bara, Prof. Dr. Qemal Disha, Naim Plaku, Arif Vladi, Lirie Rasha, Skënder Cala, Edmond Zhulali, Përparim Tomçini, etj,etj, përmes detajeve të holla dhe të gjetura jepet dimensioni atdhetar, kulturor, shpirtëror dhe artistik i këtyre figurave, që secili më vete dhe të gjithë së bashku përbëjnë majën e lartë të krenarisë dibrane dhe shqiptare.  

Njohja e thellë e traditave dhe zakoneve dibrane, përvetësimi i filozofisë së odave dibrane, ku muhabeti bëhet me rrotulla dhe “prit e kthe”, e ka çuar autorin në kërkimin dhe modelimin e një gjuhe fine dhe të koncentruar bindshëm në stilema të forta përcjellëse dhe mesazhuese, duke bërë që në libër të mos mungojnë parabolat, aludimet, nëntekstet e holla të një gjuhe fine e të përpunuar me kujdes, që na paraqitet në trajtën e ajzbergut.

Duket se aparati metodologjik dhe shqyrtues i fakteve dhe të dhënave, të bazuara në burime gojore e arkivore, në këngët dhe trshëgiminë tjetër të vlerave të etnosit kolektiv, shoqëruar kjo me sharmin publicistik dhe letrar, që e karkterizon autorin në shkrimtarinë e tij, e bëjnë librin të lexueshëm me një frymë dhe me kërshërinë e ndezur për çdo ngjarje e figurë, që gjen pasqyrim në faqet e tij.   

Libri “Dibra zemra e Kombit” i autorit Hysen Dervishi është një libër që mungonte në tavolinat e punës së studiuesve dibranë dhe më gjërë, një enciklopedi e figurave dhe ngjarjeve më në zë të botës dibrane, një shpalim historik, analitik, investigues, në një shtrirje të gjërë të kohë-hapësirës shqyrtuese, analitike, krahasuese e ballafaquese, të një qasjeje të re të mendimit historik, të çliruar nga diktatet politike dhe autoçensura, e cila pas çlirimit të letrave nga çensura e dikurshme, shfaqet tek mjaft shkrimtarë si një autosugjestion i ardhur nga ajo që Karl Gustav Jung e quante “nënëvetëdija e harruar”.          

Ky libër lypset të jetë një libër tavoline për dibranët, sidomos për shkrimtarët, historianët dhe mendimtarët dibranë, të cilët do të gjejnë në faqet e tij të shkruara me vërtetësi, dashuri dhe emocion, të vërteta të njohura, pak të njoura ose të panjohura, që janë shkruar me zemër në dorë nga një shkrimtar me sqimë, një njohës shijehollë i historisë dhe mendësisë kolektive dibrane.  

HyseniÇast gjatë promovimit të librit “Dibra, zemra e Kombit” të autorit Hysen Dervishi në Muzeun Historik Kombëtar Tiranë 

Filed Under: Histori Tagged With: Dukagjin Hata, Hysen Dervishi, Zemra Dibrane

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 365
  • 366
  • 367
  • 368
  • 369
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT