Kryeministri Rama në Prishtinë, shpreh përkrahjen e Shqipërisë për proceset në Kosovë/
Nga Behlul Jashari/
PRISHTINË, 16 Korrik 2015/-Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë, i pritur në kryeqytet, Prishtinë, para Kryeministrisë nga kryeministri kosovar Isa Mustafa e zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.
Gjatë takimit, ku ishte edhe ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ditmir Bushati, u bisedua për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, koordinimin e projekteve dhe bashkëpunimit të dy shteteve në prag të Samitit të Vjenës si dhe zhvillimet në rajon.
Kryeministri Isa Mustafa e informoi kryeministrin Edi Rama për progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik me Shqipërinë.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë.
Kryeministri Rama po ashtu shprehu përkrahjen e Republikës së Shqipërisë për proceset në Kosovë, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë shqiptare për zgjerimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me Kosovën.
Korrespondenti në Kosovë ishte në pritje dhe brenda takimit për një kohë, gjatë së cilës kryeministrit Rama iu shpreh e gjithë mikpritja e përzemërt dhe vëllazërore, ndërsa me kryeministrin kosovar Mustafa flisnin edhe për udhëtimin nga Tirana drejt Prishtinës, mes dy kryeqyteteve.
Takimi, pas të cilit sapo u dërgua komunikata për media e Kryeministrisë kosovare, u mbajt në ndërtesën kryesore të Qeverisë së Kosovës në Prishtinë, nga i cili mediat mundën të marrin vetëm pamje.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit , vlerë e shtuar e qytetit bregdetar
Nga Klajdi Musabelliu/ Muzeu Arkeologjik i Durrësit është rikthyer në një ndër destinacionet më të vizituara dhe frekuentuara së fundmi jo vetëm nga qytetarët durrsakë, por edhe nga turistë të shumtë nga vendi dhe jo vetëm, të cilët kanë filluar të shfaqin një interes në rritje për institucionet e trashëgimisë.
Muzeu i hapur që prej 13 marsit të vitit 1951, pasi është gjallëruar edhe më shumë nga zhvillimi i Festivalit të Muzikës së Vjetër “Vox Baroque”( 2 korrik deri 12 ), së fundmi është vizituar edhe nga vizitorë të veçantë.Vetë Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz, gjatë vizitës së tijë në vendin tonë, një pjesë të kohës së tij ai ja ka dedikuar edhe qytetit të Durrësit dhe veçanërisht Trashëgimisë së tij të pasur kulturore e cila pasyrohet edhe në Muzeun Arkeologjik të qytetit.
Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës ka publikuar së fundmi disa fotografi të vizitës së realizuar nga Presidenti i Parlamentit Europian Martin Schulz në Muzeun Arkeologjik të Durrësit.
Në shoqërinë e Ministres së Integrimit Klajda Gjosha, Martin Schulz është pritur në këtë vizitë nga Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, dhe Drejtori i DRKK Durrës, Ledion Lako.
DRKK Durrës bën me dije se zoti Schulz gjatë vizitës së tijë në muze, shfaqi një interes të veçantë për koleksionet e rralla të këtij muzeu dhe për vlerat historike të qytetit që dëshmohen në këtë Muze.Sakaq vizita e Schulz në qytet vazhdoi përgjatë shëtitores Taulantia dhe përfundoi tek Sfinksi, i cili në atë orë ishte i mbushur me qytetarë dhe vizitorë të shumtë.
Muzeu Arkeologjik është një nga krenaritë e qytetit të Durrësit. I ndërtuar mbi bazën e një projekti të hartuar që në vitin 1982, ai është dëshmitar i veprimtarisë së një plejade të shquar arkeologësh, që drejtoheshin me pasion dhe kompetencë nga bashkëpunëtori i vjetër shkencor Vangjel Toçi.
Ishte meritë e arkeologut të shquar Toçi, krijimi i këtij muzeu në vitin 1951, e më pas edhe zbulimi i monumenteve të njohura, si: amfiteatri antik (1966), termat romake (1963), mozaiku “Bukuroshja e Durrësit” (1959) dhe ai i hipokampit (1947), e plot monumente të tjera në qendër dhe në periferi të qytetit. Një pjesë e objekteve arkeologjike, që u vendosën fillimisht në eksponatet e muzeut të vjetër, në vilën pranë shëtitores “Taulantia”, u zhvendosën në vitin 2002 në muzeun e ri arkeologjik, që u ndërtua vetëm 200 metra më në veri, në të njëjtën rrugë. Vetëm në katin e parë të godinës ndodhen rreth 2 100 objekte që i përkasin periudhës para themelimit të qytetit deri në shekullin e 4 të erës sonë.Një projekt që zgjati gati 20 vjet dhe që më në fund i dha qytetit antik atë që meritonte prej kohësh: një hapësirë muzeale për ekspozimin e qindra e mijëra objekteve, dëshmi e një trashëgimie të pasur kulturore, sociale dhe ekonomike të papndërprerë në shekuj. Sidoqoftë projektet për rivitalizimin e katit të dytë dhe të tretë, ku duhet të vendoseshëin të gjitha objektet e zbuluara dhe që datojnë në periudhën mesjetare vazhdojnë të mbesin në sirtarët e institucioneve të monumenteve e të arkeologjisë në Tiranë.
Muzeu Arkeologjik i Durrësit dhe amfiteatri antik janë dy nga pikat më të vizituara të Durrësit, qendra të rëndësishme të turizmit historik dhe tepër të vlerësuar nga specialistët e huaj.
Një vemendje më e madhe ndaj këtyre burimeve të rëndësishme për qytetin do t’i kishte dhënë muzeut dhe objekteve të tjera historike dhe arkeologjike në Durrës shifra të larta vizitorësh, njëlloj si Muzeu Historik Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë, i cili çdo vit mikpret rreth 100 mijë vizitorë.Qytetarët do të presin përsëri përfundimin e odisesë dyvjeçare të ndërtimit, me shpresën që muzeu të bëhet funksional sa më parë.
Muftiu Tërnava uron besimtarët me rastin e Fiter Bajramit
PRISHTINË, 16 Korrik/- Me rastin e ditës së Fiter Bajramit, myftiu Naim Tërnava në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), ka përgëzuar të gjithë besimtarët myslimanë për përmbushjen e njërit prej detyrimeve kryesore të fesë islame.
Myftiu Tërnava ka lutur Zotin që të ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe punët e mira që janë bërë gjatë këtij muaji.
“Ky Bajram le të mbetet Bajrami i atyre të cilët thyen murin e egoizmit, përmes ndihmave, i atyre që bënë nderë dhe ndanë kafshatën e bukës për ata që kanë nevojë, treguan qetësinë shpirtërore, vëllazërinë dhe miqësinë dhe i atyre që ua hapën derën e shpirtit vëllezërve dhe motrave të tyre”, u shpreh myftiu Tërnava në mesazhi e tij për festën e Fiter Bajramit, që do të festohet nesër ditën e premte./Kosovapress/
Shqipëria në konferencën ndërkombëtare: “Iniciativa ndërqeveritare e Ballkanit Perëndimor”
Intervistë me Akademik Prof. Dr. Salvatore Bushati, Kryetar i Seksionit të Shkencave Natyrore e Teknike, Akademia e Shkencave e Shqipërisë/
-Qeveria Merkel për rajonin Ballkanik dhe kërkimin shkencor ka dhënë orientime të qarta/
-Nga Albert Z. ZHOLI/
Siç jeni në dijeni nga takimet më të fundit në përputhje të nismave të marra nga Qeveria Merkel, objektivat e bisedimeve janë fokusuar në probleme të ndryshme që kanë të bëjnë me problematika të gjitha vendeve të Rajonit Ballkanik dhe që janë në reformat e ndryshme në drejtim të bashkëpunimit dhe marrëdhënieve më të mira ndërmjet vendeve, demokratizimit të shoqërisë, zhvillimit ekonomik e në shume drejtime të tjera me synim final plotësimin e standardeve në to për përqasjen sa më të shpejtë drejt bashkësisë Europiane.
Prof. Bushati, në këto nisma a është përfshirë në nismat e marra nga Qeveria Merkel për rajonin Ballkanik edhe kërkimi shkencor në përgjithësi dhe ç’vend zë ai, sipas jush ?
Do të ishte e pakuptimtë që në kuadër të këtyre nismave të anash kalohej kërkimi shkencor në vendet e Rajonit, i cili sipas meje është një element përcaktues i zhvillimit të treguesve shoqërore e ekonomike të të gjithë vendeve, e për të cilën kjo nismë e ka futur në agjendën e saj. Këto ditë, në15 -18 Korrik, në Halle, Berlin, Gjermani, në zbatim të kësajë nisme Akademia Leopoldina ka organizuar një konference shkencore ndërkombëtare, ku marrin pjesë, janë ftuar të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve shkencore e ato qeveritare që lidhen me kërkimin shkencor nga të gjitha vendet e Rajonit Ballkanik, si akademitë e shkencave, universitetet, ministritë e shkencës, teknologjisë e inovacionit.
Si është këndvështrimi Juaj në lidhje me Konferencën e Berlinit ?
Vlerësoj takimin e Berlinit, si një nga nismat më të rëndësishme për bashkëpunimin në kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor me synim rritjen e e mëtejshme të treguesve të kërkimi- zhvillimit e inovaciont drejt standardeve të integrimit europian. Zhvillimi i kërkimin shkencor në vendet e Ballkanit Perëndimor do të arrihet vetëm pasi kërkimi shkencor në nivelin kombëtar për sejcilin nga vendet, të arrijë parametrat kryesore tëKërkimit Shkencor, që kërkohet të realizohen në vendet e rajonit sipas acqui communitaire,Kapitulli 25. Për arritjen e treguesve duhen njohur e zbatuar strategjitë ekzistuese të Shkencës, Kërkim – Zhvillimit e Inovacionit në seicilin nga vendet e Rajonit. Nga ana tjetër, bashkëpunimi në kërkimin shkencor, drejt standardeve për integrimin europian të vendeve tëBallkanit Perëndimor, nuk mund të arrihet suksesshëm pa një harmonizim të standardeve tëKërkimit Shkencor të secilit prej vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Profesor, a kemi ne dokumentet kryesore të politikave për shkencën në Shqipëri për nisje të reformave në këtë fushë ?
Ne na duhet shumë për të bërë, por mendoj se kemi një bazë ku duhet të bazohemi për një nismë të tillë; në nivel kombëtar ne kemi dokumente strategjike të kërkim – zhvillimit si,“Strategjia e Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit 2009-2015” dhe draftin për atë për periudhën 2016-2020; ka përfunduar Strategjitë kombëtare Sektoriale e Ndërsektoriale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin si “Axhenda Dixhitale e Shqipërisë 2015-2020 ”; “Strategjia e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë”; etj. Edhe në nivel rajonal, është përgatitur me mbështetjen finjanciare të BE e nën drejtimin e Bankës Botërore “Strategjia Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor”, e cila është miratuar nga ministrat e vendeve të Rajonit më 2013 në Zagreb, Kroaci. Kemi pradokumentet politike kryesore për Kërkimin shkencor e Zhvillimin gati për të nisur aktivitetet e bashkëpunimit në drejtimin e duhur.
Cilat duhet të ishin objektivat strategjikë më të rendësishëm në këtë nismë ?
Për arritjen e objektivave në zbatimin e Strategjisë Rajonale për Kërkimin, Zhvillimin e Inovacionin në vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ketë dy nivele veprimi në: (i) reformatnë politikat dhe (ii) investimet strategjike, në kërkim e zhvillim. Në këtë kuadër:
– Pritshmëritë në kërkim e zhvillim do të jenë: (i) rritja dhe zgjerimi, (ii) Rritja e konkurencës, (iii) arritje cilësore dhe (iv) rritja e numrit të kërkuesve për frymë të popullsisë
– Përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve për ekselencën në kërkimin shkencor, është faktor i rendësishëm në të cilën symohet: 1-të ulet niveli i “emigrimi i trurit”– rritja e investimit në kapitalin njerëzor; 2-të përmirësohet aksesi në drejtim të lehtësive të kërkimit modern dhe në disponibilitetin e fondeve të nevojëshme për kërkim; 3-të eliminohenparagjykimet ndaj kërkuesve rinj; t- Të tërhiqen studiues të rinj të talentuar, nga diasporashkencore dhe 5- të bazohet ngritja në karrierë në vlerësimin e ndikimit të kërkimit dhe të transferimit të teknologjisë e të arritjeve në procesin e mësimdhënies.
– Nxitja e bashkëpunimit dhe transferimit të teknologjisë ndërmjet institucioneve kërkimore dhe industries ku synohet: 1- të përmirësohet regjimi stimulues për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve kërkimore dhe sektorit privat; 2- të përmirësohetperformanca dhe të racionalizohet aksesi në parqet dhe inkubatorët shkencorë dheteknologjikë.
– Mundësimi i inovacionit në biznes dhe të lindjes së bizneseve të reja innovative: 1- të reformojë klimën për faktorët e investimit, veçanërisht ato të lidhura me bizneset e reja innovative; 2- të përmirësohet aksesi në financimin e inovacionit dhe shërbimet e këshillimit dhe 3- të mbështesë integrimin ndërkombëtar të bizneseve reja dhe atyre inovative
Për arritjen e këtyre synimeve cilat duhet të jenë hapat kryesore?
Shumë të rëndësishme janë zhvilklimi i Programeve Rajonale si: 1- një fond për ekselencën shkencore për të rritur bashkëpunimin ndërkombëtar me diasporën shkencore dhe për të zgjeruar mundësitë për kërkuesit e rinj; 2- rrjete rajonale të ekselencës në fushat e përzgjedhura – në përputhje me një strategji për “specializimin e zgjuar” të rajonit; 3- njëmekanizëm lehtësuese për transferimin e teknologjisë që do të mbështesë dhe ofrojëasistencë në nivel kombëtar, si dhe 4- një mekanizëm që mbështet e nxit iniciativat në fazën fillestare për të plotësuar mbështetjen që duhet të jepet nga Mekanizmi për Zhvillimin eNdërmarrjeve dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimore
Prof. cili mund të ishte një plan i veprimit për bashkëpunimin në shkallë rajonale?
Në Strategjinë Rajonale është parashikuar një plan bashkëpunimi në drejtimet kryesore si:
– Në fondin për ekselencën shkencore me pritshmëritë prej: a) 80 projekte kërkimore të financuara për bashkëpunimin ndërkombëtar; b) 50 projekte të financuara për studiuesit e rinjdhe c) 200 doktoratura në shkencë në universitetet kryesore, nga ku parashikohen përfitime në drejtim: 1) të kontributit në përmirësimin e bazës kërkimore dhe kushtet për ekselencë kërkimore, 2) të ngadalësohet fenomeni i “emigrimit të trurit”, si dhe të krijohen kushte për “lëvizjen e lire të trurit” (brain Circulation).
– Në krijimin e Rrjete Rajonale të Ekselencës me pritshmëritë kryesore si: a) numrin e madh të publikimeve të përbashkëta në revista me faktor të lartë ndikimi; b) rritjen e shkallës sëlëvizshmërisë të kërkuesve shkencorë, si dhe c) rritjen e bashkëpunimit me biznesin, nga ku parashikohen përfitime të tilla si: 1) përmirësimi i bazës kërkimore dhe kushteve përekselencën në kërkim dhe 2) investimi në kapitalin njerëzor.
– Në Programi për Transferimin e Teknologjisë me pritshmëritë si: a) ngritjen e 10 Zyrave për Transferimin e Teknologjisë (ZTT) dhe trajnimin e 100 kërkuesve, b) përgatitjen e 100 projekteve të përbashkëta ndërmjet kërkimit dhe industrisë, c) ristruktimin e 3 parqeve teknologjike , si dhe d) krijimin e 3 parqeve të reja teknologjike; nga ku synohen përfitime të tilla si: 1) nxitja e bashkëpunimit të kërkimit me industrinë dhe transferimit të teknologjisë, 2) përmirësimi i performancës së teknologjisë dhe shkencës e i aksesit në to, si dhe 3) përmirësimi i Parqeve Teknologjike.
– Në hartimin e një Programi Mbështetës për Inovacionin me pritshmëritë si: a) 300konceptime dhe prototipe të testuara dhe b) 100 plane biznesi dhe projekte fitimprurëse të përgatitura; nga ku synohet të arrihen përfitime të tilla si:1)mundësimi i investimeve tëbiznesit në kërkim e inovacion dhe krijimi i Bizneseve të reja inovative, 2) krijimi i më shumëbizneseve të reja të bazuara në dije, si dhe 3) rritja e investimeve në bizneset e reja.
– Në krijimin e një Mekanizmi Rajonal për Asistencë Teknike, të një Organizatë të vogël jo-fitimprurëse me theks të fortë në drejtim të përfundimit dhe vlerësimit të saktë të dy komponenteve kryesore për asistenca teknike dhe ndërtimit të kapaciteteve; hartimin, monitorimin dhe vlerësimin e Programit; po ashtu si dhe krijimin një mekanizmi lehtësues që do të hartojë, monitorojë dhe vlerësojë katër programet e propozuara më sipër.
Prof. Bushati, ç’farë hapash fillestarë mendoni se janë të domosdoshme të ndiqen ?
Përmbledhtazi, mendoj se në plan Kombëtar kërkohet të ndërmerren masat për: A) Rritjen etreguesve të Kërkimit Shkencor e Inovacionit nëpërmjet reformave në Edukimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor nëpërmjet rishikimit për përmirësimin e a) Ligjit për Arsimin e Lartë(LAL), b) Ligjit për Kërkimin Shkencor (LKSh), si dhe c) Ligjit për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë (LASA); B) Strategjia e re Kombëtare për Kërkimin dhe Zhvillimin (2016-2020); C) Reformën në Sistemin e Kërkimit Shkencor të Akademisë së Shkencave në harmoni me LKSH dhe LAL; D) Dhënien e përparësiveë për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në strategjitë dhe programet kombëtare si dhe E) Parashikimin e rritjes së shpenzimeve të PBB-së (GDP) për Kërkimin e Zhvillimin Shkencor dhe Inovacionin në planin financiar kombëtar.
Ndersa në planin Rajonal kërkohen: a) Arritja e konsensusit mbi Memorandumin e Mirëkuptimit dhe Marrëveshjen e zhvillimit të kësaj inisiative; B) Organizimi i forumeve shkencore dhe nënshkrimi i marrëveshjes dhe memorandumeve rajonale edhe me kontributin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve “Leopoldina”; C) Harmonizimi për zhvillimin hap pas hapi të veprimtarive në fushat e përbashkëta të interesit; D) Krijimi i planit financiar për periudhën e ardhshme për zbatimin e Programeve në rajonin e Ballkanit dhe E) Përqëndrimi në zbatimin e mëtejshëm të projekteve më të rëndësishme të propozuara për periudhën e ardhshme.
Cili do të ishtë një mesazh i juaji Profesor në lidhje me suksesin e kësaj nisme?
Mesazhet mund të ishin të shumta, por nga studimi i gjendjes së potencialeve të kërkimit shkencor në Shqipëri më rezulton se një prej tyre është një reformë sa më e shpejtë në sistemin e kërkimit shkencor në Shqipëri, për plotësimin e mangësive të vërejtura në kapacitetet e burimeve njerëzore e ato infrastrukturore të kërkimit shkencor, të cilat janë edhe në përputhje me rekomandimet që jepen nga Kapitulli 25 për shkencën, e cila duhet të përfshijë jo vetëm universitetet, por edhe institucionet e tjera si, Akademinë e Shkencave dhe institutet e qendrat shkencore të tjera në vend.
Reforma do të rritë edhe efektivitetin e aktivitetit të të gjithë institucioneve që lidhen me kërkimk-zhvillimin në përmirësimin e treguesve që ne parashikojmë të realizojmë në përputhje me Strategjitë për K-ZH e më gjerë, në mbështetje të zbatimit të Programit të Qeverisë.
KËNGA E TËRBAÇIT,THESAR I FOLKLORIT SHQIPTAR
Nga Albert HABAZAJ, studiues/
Kur ishim të vegjël, shikonim më të rriturit që mblidheshin grupe – grupe dhe i dëgjonim si këndonin aq mirë, aq bukur, aq natyrshëm. Na dukej se konkuronin me biblibat e malit. M’u kujtua një burrë i asaj kohe. Pa sy qe. Po Zoti, në vend të gurmazit, i kishte vënë një bilbil në fyt, thoshnin pleqtë. Prënjo Xhaka quhej. Ishte biblbil gjyzar, siç thoshnin lisat e moçëm në vitet ’65 -‘70 të shekullit XX për këtë banor të Tërbaçit, që s’ kishte sy, po zë kënge si ai s’kam dëgjuar deri më sot. Ata burra, kur bëheshin tok, sidomos pasdarkeve apo nëpër dasma e festa tradicionale, këndonin këngë të shtruara, në shtrat, këngë tabani, këngë burimi, që të kënaqnin shpirtin me atë karakterin e tyre sinkretik, që e bën folkorin krijimtari artistike specifike. Me ato fjalë që ngjitnin, që zinin vend e mbaheshin mend, që i krijonin në moment, si të zgjedhura me dorë, si bleta zgjedh nektarin nëpër lule, vargje të atypëratyshme, sa të thjeshta aq sublime, me bukuri estetike, me melodi të pëlqyeshme, me një akustikë magjike, me veshjen karakteristike, që u kishte hije, në atë mjedis, në atë kohë dhe hapësirë praktikmi, kënga e atyre burrave të lartë e hijerëndë më dukej se vinte tek ne e kulluar nga një burim hyjnor. Me të drejtë gjeniu Kadare (vetëm burokratikisht ende i pashpallur si Nobelist nga Akademia Suedeze) e cilëson folkorin shqiptar “Autobiografia e popullit në vargje” (1971, 1980, 2002). Kur ishim të vegjël e të rriturit na merrnin pas, dëgjonim që flisnin për Këngën Himarioçe, për Këngën smokthinjoçe dhe për këngën Tërbaçioçe. Kuptuam më vonë që, në vijë kronologjike, se këto tre variante, melodi, apo avaze, si flitej nëpër lokalitetet përkatës, ishin tre stilet muzikore që e pasuruan dhe e ngritën artistikisht këngën labe në veçanti dhe shtuan një shufër floriri në minierën e artë të Folkorit Shqiptar. Në atë kohë, (ende pa dalë televizioni) Radio Tirana kishte një program, Radio Posta quhej dhe jepte këngë që të zbukuronin botën e brendshme, të mbushnin shpirtin me dashuri, me ndjenja të larta se ishin kënëg të ngrohta, të bukura si thëllëza, jo si ca laraska e sorra që dalin fatkeqësisht sot (edhe ndër këto vise), kishte një emision me këngë popullore, i cili realizohej dhe me një nënndarje të titullura: Këngë labçe, vënçe, himarioçe, që më vonë nga studiuesit e folkorit u emërtuan këngë polifonike labe (Spiro Shituni, Agron Xhagolli, 1986: ndër figurat më të spikatura të folkoristikës shqiptare, me që kënga labe këndohet nga shumë zëra – shën im: A. H). Këngët labe himariote të Neço Mukës deri te Dhimitër Varfi, ato smokthinjote të Qazim Ademit deri te Hysen Ruka dhe Këngët labe tërbaçiote të Kujtim Micit me Sinan Hoxhën e Syrjat Hodon janë tre maja malesh me trëndelinë në diell e suferinë, në Vargmalin Folkorik Madhështor të Folklorit Shqiptar, që shkëlqen në Etnokulturën Kombëtare. Shkëlqyen në ato vite stile e variante, si një mozaik ylberor, që e ngritën në nivele artistike të larta këngën labe me grupe të mëdha nga pesha specifike, si grupi i Pilurit me të madhin Lefter Çipa, i Bënçës me Maliq Lilën e paharruar, i Vranishtit me Muhamet Tartarin e papërtuar, i Tragjasit me Hamdi Pulon vargbrilant, “Violinat” e Lapardhasë me ustain e labërishtes Feti Brahimi. Në sotshmëri është grupi i Dukatit me Fatosh Likën etnopërbashkues që është ngjitur në majë të Malit Folklorik. Dhe të tjerët ecin, fushave, brinjave, kodrave të shpirtit të gjerë të Folkorit Shqiptar, që kemi si visar ne labët, si pjesë e së tërës etnokulturore. Të gjithë ë eduan majën, por jo të gjithë arrijnë. E rëndësishme është që rrjedh e nuk shteron kurrë ujët e kulluar nga Gurra Popullore.
***
– Janë mbi 400 këngë të kënduara nga grupi i Madh i Tërbaçit, ku përveç teksteve të Dragoit të Këngës Kujtim Mici – Mjeshtër i Madh, këndohen këngët e bardëve të traditës edhe të autorëve të njohur jotërbaçiotë.
– Grupi i parë që bëri emër doli në skenë në vitin 1967, si vijim i grupit të vjetër të Riza Beqirit, Sefer Bilbilit, Tahir Lilos me shokë.
– Grupi i valleve qe një meteor që shndriti me Mujo Gjondedën, Mejdi Skëndon, Kujtim Micin, Rexhep Abazin, Abaz Abazin, Qazim Çelon, Ago Rustemin (Beqiri), Qazim Abazin, Asllan Nikën dhe Izet Skëndon e Rrapush Mehmetin që mbyllin Harkun e Vetëtimave me 11 valltarë sa 11 male, që mbetën të paharrueshëm, të papërsëritshëm, të paarritshëm!
– Kur flasim për këngën polifonike, në qoftë se është një Tërbaç (për këngën), gjysma është një Nebi Xhakë.
– Syrja Hodo është pasuri kombëtare.
– Sinan Hoxha është themeli i këngës së re të Tërbaçit.
– Endri S. Hodo duket si filiz i gjelbër i këngës labe.
***
E di që këto rreshta që po shkruaj për Tërbaçin dhe këngën e tij janë më të thjeshta se sa e ndiej unë brenda shpirtit polifoninë labe të vendlindjes time. Nisa një ndërmarrje të vështirë, por duke qenë i bindur se një punim sado modest për këngën e madhe Tërbaçiote është kurdoherë më i dobishëm se heshtja nuk ngurrova t’i përvishem një diskutimi të tillë nëpërmjet këtij studimi në maket, i cili shpresoj të ngjallë interesim. Kënga si transmetuese gojore, zanore e traditave, zakoneve, e vlerave njerëzore, e mënyrës së jetesës bëhet zëdhënëse në breza, duke realizuar një mision të lartë fisnik sa që mund të përdoret seriozisht si një dëshmi historike me ngjarje, data, personazhe, periudha e bëma të të parëve tanë. Vini re sa qartë, në pak fjalë na kthjellon origjinën tonë kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit (është fjala për këngën “Lindi luania luanë” kënduar në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës më 1973, me tekst të Kujtim Micit, kënduar nga grupi i burrave me marrës Sinan Hoxhën e papërsëritshëm, kthyes Rexhep Abazin me famë, sepse futi për herë të parë të kthyerit me grykë në Tërbaç, me hedhës Bilbil Xhakën e mrekullueshëm, që çeli një periudhë të artë të hedhjes së këngës së Tërbaçit sikurse Sinan Hoxha, duke kujtuar e ngritur në një stad të ri hedhjen hyjnore himarjote të incizuar në pllakat disqet “Pathe” të Parisit, qysh në vitet 1929 dhe 1930 me Koço Çakallin, Neço Muko (H. Marjoti), Tula Paleologu, Tefta Tashko, Llambi Turtulli, Kleo Georga, Dhimitri Rumbo, P. Kokaveshi, A. Bala*, që u dritëroftë shpirti atje ku prehen të qetë si fisnikë të trëndafiltë të këngës së shkëlqyeshme lirike që bënë! Të rikthehemi tek kënga e Tërbaçit të Kujtim Micit që thotë: “Nëna shqipëtare,/ Mbes’e ilireshës,/ Ke lind’ e ke rritur/ Trima dhe të besës”. Ja si bëhet kënga e popullit e respektuar dhe e vlerësuar jo vetëm nga komuniteti qytetar, por e përfillur, edhe nga elita intelektuale, studiues, historianë e gjuhëtarë, sepse ka peshën e vërtetë të një burimi autentik. Nëna shqiptare është mbesë e ilireshës. E thotë qartë, saktë dhe e sigurt kënga faktin historik, prejardhjen tonë ilirjane. Gjuha u mbrujt bashkë me këngën dhe të dyja mbajtën njëra-tjetrën. Kur plagosej gjuha luftonte kënga, dhe, atje ku kënga mundohej të vritej, gjuha lëshonte ilaçin e shërimit e të mbijetesës. Për fat kënga “Lindi luania luanë” është e regjistruar edhe nga Instituti i Kulturës Popullore: Bob. 982/6. Po e japim për lexuesin tonë dhe dashamirësit e polifonisë si buqetë këtë këngë të transkriptuar nga specialistët e folklorit shqiptar: (Shih: Neço Muko (H)Marjoti: Zemra kërkon miqësinë: Vepra letrare, përgatitur prej Andrea Varfit;Tiranë: Toena, 1996). Në guidën folklorike “Vlora nëpër festivale” – Festivali Folklorik Kombëtar Gjirokastër, 2004 bëhet edhe një paraqitje e shkurtër e grupeve pjesëmarrëse të qarkut të Vlorës. Në këtë festival, gjë që plotëson historikun e këngës popullore të trevës. Ndër të tjerë, patjetër që jep profilin edhe të grupit tonë. Në këtë manual shkruhet “Grupi i Tërbaçit është një nga grupet më të hershme të polifonisë labe të trevës së Vlorës. Kënga për ta ka qenë si ushqim i shpirtit. Rapsodët e mirënjohur të këtij grupi që nga Xhebro Gjika, Arshi Xhelili, Hyso Salati, Sinan Mullahu, Izet Skëndo e deri tek i mirënjohuri Kujtim Mici kanë qenë furnizuesit kryesorë me tekste po në këtë grup. Grupi është pjesëmarrës pothuajse në të gjithë Festivalet Folklorike Kombëtare dhe në disa prej tyre dhe është vlerësuar me çmime e medalje. Vlen të përmendet marrësi kryesor i këtij grupi Syrja Hodo, i cili me zërin e tij kumbues dhe mjaft melodioz di të transmetojë emocionet e këtij repertori të shumtë që ruan ky grup” (Shih: “Vlora nëpër festivale”, Vlorë: Triptik; 2004, f. 18). Kuptohet që ndryshimet e sistemit pas viteve ’90 shkaktuan edhe çorientime deri në prishjen e traditës së organizimit të Festivaleve që bëheshin në kalanë e Gjirokastrës një herë në pesë vjet, ku tundej kalaja e gjëmonte Mali i Gjerë. Përveç një harrese të plote 7 vjeçare për visaret e folklorit, edhe sofra e festivalit u zhvendos nga kalaja e Gjirokastrës në atë të Beratit. Edhe pse Vlora nuk u vlerësua (nuk po merremi me arsyet e ditura apo të paditura) por Vlora polifonike e shfaqi përsëri gjallërinë, freskinë dhe origjinalitetin e folklorit të trevave të saj, saqë në koncertin përfundimtar në Tiranë, në Pallatin e Kongreseve, nga grupi i Vlorës u muarën shtatë materiale muzikore, nga më të mirat kur rrethet e tjera kishin vetëm nga një apo fare asnjë. Viti 2000 na gjen përsëri në kalanë e Gjirokastrës, por në bazë Prefekture këtë radhë, ku Vlorës i shtohen Saranda, Delvina dhe rrethinat e tyre. Në guidën që cituam përmendet një fakt interesant, që të bën të ndihesh mirë e krenar për vlerat e pashtershme të gurrës sonë popullore. “Nëse Vlora çoi në festivalin Folklorik të Gjirokastrës një sasi vlerash të spikatura, shkruhet në këtë historik – në Vlorë mbetën po aq vlera të tjera”. (Shih: “Vlora nëpër festivale”, vep. e cit., f. 13). Ky fakt na kujton një thënie lapidare të enciklopedistit Sami Frashëri:…”Banorët e Labërisë, kanë prirje dhe aftësi natyrore për poezi dhe këngë…”. Grupit polifonik të Tërbaçit i ra shorti të hap tiparin për grupin e prefekturës së Vlorës. Kënga “O shokë do zëmë një këngë” vjen si një oshtimë nga malet e Labërisë si një shpalosje e fustanellës labe, me zërin plot kumbim të këngëtarit të mirënjohur e poetit Syrja Hodo” shkruhet në këtë historik të Vlorës së Festivaleve Kombëtare të Folklorit. (Po aty, f.13). Janë kuptim plotë vargjet e kësaj kënge që ka bërë Sinan Mullahu:” O shokë, do zëmë një këngë, /Do ma mbani a ta lëmë!/ Medet ne për mëndjen tënë,/ Mbetëm shamata e grënjë./ Nga e gjithë puna që bëjmë,/ Një metër vend do zëmë/ Dhe ajo gur e shkëmbënjë,/ O baltë e kuqe këlkënjë./ Këngët-o, dertet – o/ Këngë e derte pambarim…”.Kjo është bëra para një gjysmë shekulli e më shumë, që më 1945, pra 65 vjet më parë. E këndoi grupi polifonik i Tërbaçit në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Sa aktuale, ç’mesazhe të qarta që na përcjell. As ke ç’u shton, as ke ç’tu heqësh edhe pse 65 vjet s’janë pak. Lum kush ka fat të gdhendë vargje të tilla. Faleminderit, xha Sinan! (Shih: gazeta “Labëria”. Albert Habazaj: “Një tufë me lule”, data 15 gusht 2002, f. 7, 11). Edhe në FFK Gjirokastër 2004, së bashku me grupet e tjera pjesëmarrëse të Qarkut të Vlorës, Tërbaçi u paraqit siç i ka hije. Ja çfarë shkruan studiuesi e poeti Kozma Billa: “Me mjeshtëri të pazakontë vjen tema e atdhetarisë, e cila përcillet bukur me vargjet e Çajupit të madh “Mëmëdheu”, nga grupi i mirënjohur i Tërbaçit. Ajo ka një vlerë të madhe dhe aktuale edhe sot ku një pjesë e madhe e popullsisë ka emigruar. Dihet që historia përsëritet dhe si e tillë kjo këngë është një grishje, një thirrje e fortë popullore, ku në refren të çdo strofe ajo të ngjeth dhe të krijon një emocion të thellë për ta dashur dhe për të mos e harruar mëmëdheun” (Shih: “Guida e situar, f. 21). Sipas Prof. Dr. Bardhosh Gaçes – Mjeshtër i Madh: “Vlora dhe Shkodra janë dy qytete shqiptare të kënduara më shumë nga bardët popullorë dhe kjo edhe nga ndikimi i vjershërimit të Ali Asllanit e të Gjergj Fishtës….Në vitet 1990-2000, vargjet poetike të Ali Asllanit kanë marrë një përhapje edhe më të gjerë në jetën folklorike labe…Edhe kënga: “Më lejon ta puth njëherë” është kënduar nga grupi polifonik i Tërbaçit, sipas vargjeve të poezisë me të njëjtin titull…(Shih: Gaçe, Bardhosh: “Përkime poetike midis poezisë popullore dhe poezisë së shkruar shqipe; Vlorë: Triptik, 2010). Përveç teksteve të Pelivan Bajramit, që është tërbaçiot me rrënjë, grupi i Tërbaçit ndër vite ka kënduar tekste të autorëve të njohur, por jo tërbaçiotë. Fjala vjen kënga “O ju nëna tërbaçiote” është e Lefter Çipës – Mjeshtë i Madh dhe e këndon si shenjë mirënjohjeje grupi i Tërbaçit. Kjo tregon që përveçse këto këngë janë futur natyrshëm në Tërbaç dhe kanë fituar autoktonicitet në të tëra përmasat, Kujtim Mici si udhëheqës vizionar i grupit e si autor i fuqishëm e i pazëvendësueshëm për këngën e madhe të grupit të tij tekstet mbresëlënëse që i kanë dhuruar miqtë e mëdhenj të këngës si Lefteri etj. Kjo tregon botën e begatë shpirtërore, frymën e hapur përfshirëse që ka tërbaçioti dhe Tërbaçi ynë. Kënga “Dy vajza, të dyja labe” kushtuar heroinave Persefoni Kokëdhima e Bule Naipi është tekst i Kujtim Micit, që e mirëpriti dhe e këndoi me grupin e Himarës bilbili Dhimitër Varfi në Festivalin Kombëtar të Gjirokastrës në vitin 1973, vit kur Vlora fitoi çmimin e parë për folklorin. Shumë këngë të tij janë interpretuar nëpër skena lokale e kombëtare edhe nga grupi i Bratit, Bolenës e janë transmetuar mbarë Labërisë… I frymëzuar nga këto vlera të padiskutueshme, shkruaj në kohë të reja himnin e Tërbaçit në një trajtë të re: “Marr frymë Tërbaçi/ të ngrohtë, të ëmbël,/ një mëllë kulaçi,/ një rreze për ëndërr./ Lavdia merr qiell/ mirësisë tënde./ O Tërbaç, me diell/ i mbush këto vende./ Ne – trojet spërkatur/ me dritë dashurie,/ o Tërbaç i dashur,/ o vëlla me yje!/ Foleja e Shpresës,/ buza e besimit,/ o gurra e besës,/o drita e Trimit! [Read more…]