Berisha në Kuvend: Bashën e nxorrët në pritë, Frrokun e liruat për vota/
Ish Kryeministri demokrat dr.Sali Berisha ka marrë fjalën në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, e drejtuar nga nënkryetari i Parlamentit Shpëtim Idrizi.
Berisha e nisi fjalën e tij duke analizuar zgjedhjet lokale. “Sot është seanca e funeralit të votës së lirë. Mbi zgjedhjet e lira u bë krim shtetëror. Ju nuk pyetët për kandidatët e damkosur për krime. Rama ju tha partnerëve “nuk më duheni ju”. Rama tha më duhen paratë e pista të drogës. Asnjë ambasador s’ka folur për zgjedhje të mira. Duhet revolucion demokratik kundër klikës. Kjo ishte fushata më e pabarabartë në histori”, – tha Berisha.
Ish-kryeministri e akuzoi Ed Ramën se është “kreu i Meduzës së krimit në Shqipëri”.
Lidhur me vrasjen e oficerit të RENEA-s në Lazarat, Berisha tha: “Komisarin Basha e nxorrët vetë në pritë”.
Duke iu kthyer zgjehdjeve Berisha u shpreh se “Frroku u lirua për të blerë votat në Pukë”.
“Në vend të ndonjë ministri do vijë Shullazi”, – vijoi me akuzat lideri historik demokrat.
Më pas ai sulmoi Taulant ballën në sallë “Rri urtë ti, ti mbylle gojën, se nuk pyes unë as për horra, e as për të fortë”.
Në atë pikë ndërhyri Shpëtim Idrizi, i cili sqaroi se Balla po flsite me të.
Por menjëherë më pas pati replika në sallë mes Berishës dhe Sterkajt: “Shko qëllo me ndonjë revole në QV ti”, – iu drejtua Berisha deputetit socialist të Malësisë së Madhe.
Le Monde: Kosova simbolike eksporton harmoninë ndërfetare
Gazeta prestigjioze franceze “Le Monde” ka botuar sot një reportazh nga konferenca e katërt ndërkombëtare ndërfetare e mbajtur në Kosovë në maj të këtij viti. “Le Monde” raporton për folësit e ndryshëm të kësaj konference, të cilët këtë nismë e quajnë shtyllë të diplomacisë publike të Kosovës./
Reportazhi i Le Monde:/
Në një hotel në Sheshin Nëna Terezë, 200 pjesëmarrës nga e gjithë bota dëgjuan fjalët e Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila i hapi punimet e konferencës. Prania e përfaqësuesve e grupeve fetare të Kosovës dëshmoi një paqe dhe unitet që mund t’i zinte në befasi shumë të pranishëm. Kështu, Igumani ortodoks Sava Janjiq vuri në dukje se “feja nuk ka luajtur asnjë rol në shkaktimin e luftës, që e kishte gjakosur Kosovën”.
Ejup Ramadani, shef kabineti tek Bashkësia Islame e Kosovës bëri thirrje për “zhdukjen e ekstremizmit, kudo që mund të jetë fshehur”.
Dr. Don Lush Gjergji, nga radhët e komunitetit katolik, një pakicë shumë e vogël, por një pjesë përbërëse e popullit shqiptar, nënvizoi se “askush nuk ka arritur të thyejë unitetin fetar në vend, një vlerë të cilën Kosova do të duhej ta eksportojë”.
Për të përmbyllur këtë seancë, kryerabini i dikurshëm i Norvegjisë dhe ish zëvendës ministri izraelit Michael Melchior, ka ndarë me të pranishmit një nga përvojat e tij më të fuqishme në fushën e dialogut ndërfetar.
Më 2014, ndërsa po përgatitej për festën hebraike të Yom Kippur-it në Izrael, kishte marrë informacione se ekstremistët po përgatiteshin për të shkaktuar trazira mes hebrenjve dhe myslimanëve, duke përfituar nga rastësia e datave me festën e Kurban Bajramit – në njërën anë, agjërimi, në tjetrën gostia. Me të mësuar për këtë kërcënim, ai kontaktoi me imamët lokalë me të cilët, bashkërisht, ata arritën të evitonin një gjakderdhje. Në përmbyllje, rabini Melchior theksoi se “fetë janë OJQ-ja më e madhe në botë”.
E veçanta e kësaj konference ishte fokusi në gjetjen e zgjidhjeve në kuadër të luftës kundër urrejtjes në internet. Drejtoresha ekzekutive për politika të produkteve pranë Facebook, Monika Bickert, ofroi një prezantim gjithëpërfshirës mbi strategjitë e rrjetit më të madh social në botë në këtë fushë. Diskutimet e zhvilluara pasqyruan edhe rrugën që të rinjtë mund të ndjekin për t’u bërë aktivistë të paqes, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të jashtëm kosovar, Petrit Selimit.
Në të vërtetë, kjo ngjarje është një nga shtyllat e “diplomacisë digjitale” të Kosovës, e cila dëshiron të përçojë modelin e një shoqërie laike me shumicë myslimane gjithandej botës.
Grupe të vogla të aktivistëve të rinj, që ishin pjesë e debatit, të tillë si francezët e shoqatës “Coexister” (“Bashkëjetoj”), që erdhën në Kosovë për të ndarë përvojat e tyre me të rinjtë dhe aktorë të tjerë, duke përfshirë një numër të madh të amerikanëve.
Ndër pyetjet e bëra, ishte edhe roli dhe përgjegjësia e mediave në kuptim të njohurive që kanë dhe prezantimin që i bëjnë feve. Së këndejmi duhet të theksohet se vlerësimi i angazhimit të mediave në këtë fushë nuk ka qenë gjithmonë i favorshëm për “pushtetin e katërt”. Një temë e rëndësishme për t’ua parandaluar ekstremistët që të gjejnë argumente per kauzën e tyre./Kosovapress/
Papa Françesku do të vizitojë vendlindjen
Papa Françesku rikthehet në Amerikën Latine drejt Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit/VATIKAN/BUENOS AIRES, 2 korrik /A– Papa Françesku, i pari latinoamerikan në krye të Kishës Katolike Romane, do të vizitojë javën e ardhshme vendlindjen në një turne përmes Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit.
Papa pritet të mbërrijë në Ekuador të dielën, më pas në Bolivi më 8 korrik dhe me 10 korrik në Paraguaj.
Do të jetë udhëtimi i tij i nëntë ndërkombëtar si papë dhe i dyti në Amerikën Latine, pas pelegrinazhit të tij të 2013-ës në Brazil.
Pritet që ai të mos ndalojë në vendlindjen e tij në Argjentinë, sepse nuk dëshiron ta vizitojë vendin në ndërkohë të një viti elektoral.
Tashmë është vendosur që Papa të rikthehet në Amerikën Latine në shtator për të vizituar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi tha se varfëria, demokracia dhe të drejtat e vendasve ka shumë të ngjarë që të jenë në axhendën e papa Françeskut në Ekuador, Bolivi dhe Paraguaj, vende të cilat “nuk janë në krye të rënditjes botërore në lidhje me rëndësinë e gjeopolitikës”.
Një kampion i drejtësisë sociale, enciklika e fundit e të cilit “Laudato Si” përmban një kritikë radikale ndaj konsumizmit, kapitalizmit të shfrenuar dhe shkatërrimit të mjedisit, papa Françesku ka preferuar shpesh vendet e vogla përpara atyre të mëdha.
Në Evropë, ai ka vizituar vendet periferike përfshirë këtu Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Përveç se një vizite të shkurtër në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku ai shmangu takimet me anëtarët më të pasur të Bashkimit Evropian.
Topi sulmon Berishën e Bashën: Keqardhje për të djathtën
Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, deklaroi gjatë Asamblesë Kombëtare të partisë së tij se bashkimi me Aleancën për Shqipërinë Europiane u bë për administrimin e fitores në pushtetin vendor, por FRD-ja do të mbetet gjithmonë parti e qendrës së djathtë.
“Jemi në këtë koalicion për administrimin e fitores në pushtetin vendor. Çdo gjë ka kohën e vet. Nëse nuk je në arenën politike, nuk mund të mblidhet asambleja e një partie”, tha Topi.
Në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 21 Qershorit, kreu i FRD-së u shpreh i kënaqur:“Ruajtëm stabilitetin e vitit 2013 dhe patëm rritje”.
Më pas Topi sulmoi ish-kryetarin e PD, Sali Berisha dhe kreun aktual, Lulzim Basha.
“Keqardhje për gjendjen ku gjendet e djathta shqiptare. Kanë dashur të mbajnë peng edhe FRD-në, duke e detyruar të qëndrojë jashtë. Ne nuk ramë në këtë grackë, ne u futëm në një proces elektoral”.
“Pasi e ka mbajtur 25 vjet, do e mbajë edhe dekada të tjera përmes përfaqësuesve të emëruar dhe që do emërojë. Nuk mbetet pluralizimi i një vendi peng i një njeriu,” tha Topi.
Edhe pse ishte në transmetim live në disa televizione, Topi ishte shumë i ashpër ndaj mediave dhe analistëve, duke theksuar se ata nuk e kanë shmangur FRD-në nga transmetimi.
Aleksandër Meksi: 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë
Me 2 korrik te vitit 1990, 4700 shqiptare u dynden drejt ambasadave kryesore ne Tirane, nje prej ngjarjeve qe tronditi me fort regjimin e komunist. Muri i Berlinit kishte rene, ne Rumani ishte vrare diktatori Caushesku dhe jehona e këtyre ngjarjeve kishte mbërritur edhe ne Tirane ku regjimi komunist ende vazhdonte te rezistonte. Aleksander Meksi, i cili asokohe punonte pranë muzeut arkeologjik e qe 2 vjet me vone do te behej kryeministër i Shqipërisë rrëfen se si e përjetoi hapjen e ambasadave.
“Unë banoja atë kohe ne Laprake dhe kaloje me biçiklete çdo here nga rruga “Skenderbej” qe quhej e Ambasadave sepse ishte e shtruar me asfalt te mire dhe nuk çaheshin gomat e biçikletave, pastaj futesha ne rrugicat e “Rrugës se Kavajës” dhe dilja për te shkuar ne Muzeun Arkeologjik . Me ka qëlluar qe te jem edhe përpara Ambasadës Turke kur ajo ishte e rrethuar me njerëz qe shikonin ata qe ishin brenda. Ato dite qe u hapen ambasadat mbaj mend njerëz ne Ambasadën Franceze, ne Ambasadat e tjera, por sigurisht një numër i madh njerëzish ne oborrin e Ambasadës Gjermane ku edhe hynin edhe dilnin. Dhe kishte miq qe te thërrisnin Leka hajde edhe ti. Me thënë te drejtën edhe unë pata nje tundim. Duhet te hynim e rregulluam me një mikeshën tone qe kishte shtëpinë e te atit te saj te paguanim leke, s’po e them shifrën sa, policeve për te hyre. Por nuk hymë se per shkak te vështirësive te ushqimit te çunit dhe ne fakt nuk do rrezikonim shume se te nesërmen u larguan se kjo ishte ne ditët e fundit. Pat hyre kunati im mjaft i njohur ne Laprake”.
Sipas Meksit 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë.
“Është nje dite historike se i dëshmoi botes qe shqiptaret nuk e duronin me komunizmin, po i dëshmoi edhe shqiptareve brenda qe duhet një akt heroizmi”.
Kane kaluar me shume se dy dekada nga hapja e Ambasadave dhe rënia e regjimit komunist, por fenomeni i shqiptareve qe kërkojnë te largohen e kërkojnë azil ne Gjermani e vende te tjera ende vazhdon. Dhe njeriu qe ka qeverisur Shqipërinë ne vitit ’92-’97 ka nje përgjigje per pyetjen nëse ky është nje dështim i klasës politike.
“Klasa politike ka dështuar neqoftese e quajmë fushën per te cilën do te ishte destinacioni saj ne kushtet; me hesapin e tyre janë ne rregull derisa i veshin me te njëjtën ngjyre sheshet e Tiranës, kërkojnë ti lyejnë shtëpitë me te njëjtën ngjyre, me ngjyrën e tyre te kenë kanatiere e flamur te gjithë; do te thotë qe jane shume te lumtur qe kane realizuar synimet e tyre. A janë apo s’jane demokratike dhe a janë ato qe duan shqiptaret është tjeter gje. Se paku ata qe duan te ikin qe janë mijëra e mijëra, nuk kane te njëjtin mendim me klasën politike.”
Ikjet masive te shqiptareve kane përplasur shpesh mazhorancen me opozitën muajt e fundit, pasi qeveria akuzohet si përgjegjësja kryesore për eksodin./TV Vizion Plus