• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Anijet amerikane në Shqipëri riparohen në Pashaliman

July 2, 2015 by dgreca

Anijet amerikane, pjesë e struktures së Forcës Detare, riparim të plotë nga specialistët amerikanë dhe shqiptarë/
Nga Shefqet Kërcelli*/
Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ushtarak në Ministrinë e Mbrojtjes, {ODS}, gjatë kësaj jave në Kantierin detar të Pashalimanit, filloi riparimi i anijeve të dhuruara këto 17 vite nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA. Sic informon Komandanti i Flotiljes Detare Pashaliman, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj, janë 10 anije amerikane,{3 motovedeta{MV} të klasit 65 foot, 2 MV të klasit 46 foot dhe 5 anijet patrulluese “Archangel”, që i janë nënshtuar një riparimi të plotë në Kantier. Për realizimin sa më mirë të këtij riparimi ne si si komandë bashkë me efetivat dhe specialistë e grupeve të anijeve kemi marrë të gjitha masat e nevojshme tekniko-organizative, thotë Komandant Subiu. Ky proces, nga më të rëndësishmin për Forcën Detare filloi më 29 qershor dhe do vazhdojë deri më datën 18 korrik. Gjatë kësaj periudhe specialistët amerikanë dhe shqiptarë do kryejnë riparimin e defekteve dhe problemeve teknike që janë konstatuar në anijet amerikane, gjatë operacioneve të kryera në hapësirën tonë detare. Eshtë fakt që gjatë këtyre viteve këto anije kanë mbajtur peshën kryesore në realizmin e detyrave dhe operacioneve të shumta të Forcës Detare, si ato për zbatimin e ligjshmërisë, të kërkim-shpëtimit apo stëvitjet e ndryshme në det. Kuadro të vjetër mekanikë dhe motoristë, që kanë shërbyer për vite në këto anije si Ylli Leka, Besnik Bërdoj, Arben Koci, Haki Stafa, Vaso Jazo, Artan Kojtari, Viron Brezhani, Roland Cane, Jako Kojani, Gëzim Hyseni, Alfred Mara, etj, kanë kujtimet më të bukura të jetës së tyre në det me këto anije. Anije të forta, me karakteristika të mira teknike, që s’të lenë në mëshirën e dallgëve të detit, në kuptimin e plotë të fjalës, Luan Deti, -thotë ishkryemekaniku i MV-118, Ylli Leka, tani motorist tek anija tregtare, “Frojdi II”. Ndërkohë Kordinatori i zbatimit të projektit për Forcën Detare, Kapiten i Rangut të III-të Olsi Avduli,{zv/Komandant i Grupit të I-rë Patrullues} sqaron se, që ditën e parë puna filloi nëpërmjet një bashkëpunimi perfekt midis specialistëve amerikanë, ekuipazheve tona dhe specialistëve të Kantierit Detar të Pashalimanit. Të gjithë duan të bëjnë më të mirën, duke vënë aftësitë e tyre mendore dhe fizike për cdo difekt që konstatohet. Një fillim i mbarë për realizimin me sukses të kësaj detyre të rëndësishme, thotë Kapiten Avduli. Puna kryesore gjatë këtij riparimi të plotë është riparimi i tubolarëve të anijeve “Archangel” P-01, P-03 dhe P-05, për të cilat pala amerikane ka sjellë pjesë këmbimi, pajisje dhe materiale për riparim, zvëndësim e ndërrim për të gjitha anijet. Theksojmë se gjithë kostoja finaciare e këtij procesi prej dhjetra mijë dollarësh mbulohet nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA.*Shefqet Kercelli, korrespondent i Diellit ne Shqiperi

Filed Under: Kronike Tagged With: anijet amerikane, ne Pashaliman, riparohen

Operacion kundër terrorizmit, 10 në pranga

July 2, 2015 by dgreca

Operacion i përbashkët i policisë italiane dhe shqiptare në disa qytete. Në pranga të afërmit e një cifti italo-shqiptar që po lufton në Siri. Në Lushnjë arrestohet Baki Coku, daja i luftëtarit shqiptar Aldo Kobuzi
Autoritetet italiane dhe ato shqiptare kanë ekzekutuar sot urdhër arrestet për 10 persona të dyshuar si të përfshirë në aktivitete terroriste në emër të Shtetit Islamik. Në pranga kanë përfunduar katër italianë, një shtetas kanadez dhe 5 shqiptarë, njëri prej të cilëve u arrestua nga policia shqiptare në qytetin e Lushnjes. Bëhet fjalë për 40-vjecarin Baki Coku, i cili jeton në Itali, por ishte kthyer pak ditë më parë në Shqipëri për të takuar të afërmit e tij.Coku është daja i 27 vjecarit shqiptar Aldo Kobuzi, i cili së bashku me bashkëshorten e tij italiane Maria Giulia Sergio, dhe nënën e tij, ndodhen që prej shtatorit të shkuar në Siri ku i janë bashkuar njësive të organizatës terroriste ISIS. Kanë qenë pikërisht përgjimet e komunikimeve që cifti ka patur me të afërmit, që cuan sot në arrestimin ndër të tjera edhe të prindërve dhe motrës së italianes, si dhe të tezes së shqiptarit Kobuzi, Arta Kacabuni, 41 vjec. Sipas policisë italiane edhe ata po përgatiteshin për t’ju bashkuar ciftit në Siri.(SH.K)

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 nen pranag, antiterorizmi, Shefqet Kercelli

Pse Oliver J. Scmitti në AShAK ?


July 2, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Me pranimin e O. J. Schmitt-it anëtar të jashtëm të AShAK-ut, ky insti­tucion ka dëshmuar edhe një herë se është institucion i shkencës, i dijes, i së vërtetës, i civilizimit, që shpërfill qasjet diletanteske-folklorizante, kontekstet emocionale dhe ideo­lo­gjike në interpretimin e ngjarjeve dhe të proceseve historike. Autorët e këtij teksti, si pro­pozues dhe nënshkrues të referatit që prof. Oliver J. Schmitt të zgjidhej anëtar i jash­tëm i AShAK-ut (mori 20 vota nga gjithsej 24 votues), ndjehen krenarë për hapin e ndërmarrë dhe suksesin e tij.Nenshkruar në Prishtinë, 25.12.2012 nga Akademik Hivzi ISLAMI dhe Akademik Pajazit NUSHI (http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 ) Por nga ai vendim i pa menduar mire , duhet cekur eshe kjo” “Siç mund të shihet nga e tërë veprimtaria e deritashme e tij hulumtuese-shkencore, prof. dr. Oliver Jens Schmitt, anëtar i rregullt i Akademisë Austriake të Shkencave, pjesën më të madhe të punës së tij ia ka kushtuar historisë shqiptare, të vështruar në tërësinë e saj dhe në një kontekst më të gjerë evropian. Tërësitë e mëdha hulumtuese të tij kanë qenë: Arbëria Venetike, Historia e Skënderbeut dhe epokës së tij, Kosova dhe Historia e popullit shqiptar. Të gjitha këto ai i ka vështruar në një horizont më të gjerë të Evropës Juglindore. Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë. Profesor Oliver Jens Schmitt ka shfaqur dhe interesa të tjerë për botën shqiptare dhe ballkanike, është angazhuar në paraqitjen e kësaj bote në aspektin shkencor e kulturor para opinionit të Evropës Qendrore, ndërsa me pozitën që ka në Institutin e Historisë të Universitetit të Vjenës për një kohë të gjatë mund të luajë një rol me peshë në këtë drejtim. Intensiteti i paraqitjeve të tij të deritashme, cilësia shkencore e studimeve, interesi i shfaqur në vijimësi, vlerësimet që i janë bërë veprës së tij nga historianët, na bëjnë të propozojmë që Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ta zgjedhë akademik profesor dr. Oliver Jens Schmitt-in anëtar të jashtëm të saj” (Akademik Hivzi Islami dhe Akademik Pajazit Nushi, Prishtinë, 24 shtator, 2012).

Dhe çka u bë me këtë pranim ? e vërtetuam se nuk jemi të denj të mbrojmë vlerat tona historike me anën e institucioneve tona akademike ,por se na duhet një mbrojtje : Ai është një nga të paktit historianë titullarë universitarë aktivë në Evropën Perëndimore sot dhe me moshën e formimin e tij garanton se me këto çështje do të merret edhe një kohë të gjatë.( Shmitti , pra ! )

Kishte reagime negative aso kohe , se vendosja “për” ose si e thonë në Shqiperi “pro “ kishte ngritur ndërgjegjë pesh`. Medeomos nuk duhej pranuar , poe ishte një viti i “vështirë “ 2012 ,për shqiptarët dhe historinë e saj.

 “Duke qenë se prej vitit 1986 e kam ndjekur sistematikisht veprimtarinë albanologjike në Universitetin e Vjenës, e di mirë se në këtë Universitet nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston asnjë “Albanien-Institutˮ. Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮështë një shoqatë me seli në Munih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë. ( nga Ina Arapi ) dhe vazhdon “Sipas informacionit në internet “Albanien-Institutˮ është një shoqatë me seli në Mynih ku mund të anëtarësohet kushdo. Z. O. Schmitt nuk është përgjegjës i këtij Instituti, por anëtar i kryesisë së shoqatës së bashku me z. C. Clewing, funksion që ai nuk e përmend fare në CV-në e tij ku përndryshe rreshton të gjitha postet që ka. Aktiviteti kryesor i kësaj shoqate (gjerm. Kernstück), sipas faqes zyrtare në internet, është biblioteka. Në të vërtetë, që me transferimin e z. Schmitt në Universitetin e Vjenës në vitin 2005, kam dëgjuar të flitet shumë për këtë institut fantazmë. Por ajo çfarë kam parë deri tani janë një dorë me libra, për të cilat thuhet se z. Schmitt i ka marrë me vete kur u transferua nga Universiteti i Mynihut në Vjenë.
Lektorja Ina Arapi ankohet :” I vetmi person, i cili ka autoritetin e padiskutueshëm për të vendosur për çështjet albanologjike në institucionet shkencore austriake është z. O. Schmitt. Prandaj për mua është shumë domethënës fakti që ai nuk reagoi fare ndaj përpjekjeve të mia të dëshpëruara, si lektorja e fundit e gjuhës shqipe në këtë Universitet, për të gjetur një mundësi mbijetese për këtë gjuhë. Z. Schmitt, megjithëse e deklaron se gjuha është faktori kryesor që mund të na ndihmojë për të qartësuar problemet “kaq të ndërlikuaraˮ të botës shqiptare, nuk e pa të arsyeshme të lëvizte as gishtin për të gjetur një rrugëdalje, siç ndodh zakonisht në këto raste. Me daljen në pension të prof. H. Eichner, ish drejtues i Institutit të Indoevropianistikës, shqipja nuk bënte më pjesë në qerthullin e interesave të drejpërdrejta të asnjë profesori. Kështu që shuarjen e çdo aktiviteti akademik që lidhet me të nuk kishte më se kush ta ndalte.

Në këtë pikëpamje konstatimi i akademikëve kosovarë se „Kishte shprehur edhe gadishmërinë (Scmitti ,pra ) për përgatitjen e shkencëtarëve të rinj nga Kosova nga fusha e historisë“ mund të pasohet në gjermanisht nga cilësimi „Kasperltheater“ (pak a shumë “karagjozlliqe“). Pozita e këtyre shkencëtarëve të rinj shqiptarë që po klonohen nga z. Schmitt u duk edhe në konferencën e fundit me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë që u organizua nga Akademia Austriake e Shkencave në nëntorin e vitit të kaluar, por për këtë duhet të merrni vetë mundimin t‘i lexoni e t‘i interpretoni kumtesat, të cilat shpresoj të na vihen në dorë së shpejti (dhe jo pas dhjetë vjetësh)..( INA ARAPI )

 Pse Koha Ditore ishte ne mbrojtje të Schmitt-t ? “Pas përfundimit të zgjedhjeve për anëtarë të rinj, korrespondentë dhe të jashtëm, të vetëquajtur historianë dhe politikanë-“historianë” sërish ngritën zërin kundër Akademi­së, kësaj radhe kundër pranimit të prof. dr. Oliver J. Schmitt-it anëtar të jashtëm i AShAK-ut, që u bë në përputhje të plotë me kriteret shkencore-profesionale, ligjore dhe me postulatin për autonominë e institucionit. Fushatën e filloi agresivisht gazetari Jusuf Buxhovi, me shkollim themelor për gjuhë-letërsi, gjithë jetën me pezullim midis gazeta­risë e letërsisë, pa përgatitje bazike profesionale historiografike, por që ngre pretendime të mëdha të ketë bërë historinë e suksesshme, të vetmen, më të mirën, katër mijë vjeçare të kombit! Akuzon autorë vendës si ‘argatë të Akademisë Serbe’, ndërsa autorë të huaj si ‘albano­fobë’! Më së shumti e atakon prof. Oliver Schmitt-in, duke e cilësuar ‘antishqiptar’ – çka është një gënjeshtër e kulluar, pastaj ‘sllavist’ – çka nuk është, ‘proserb’ – çka del në anën tjetër të arsyes. “Historiani” Buxhovi nuk u mjaftua me kaq, po në manirin e stalinizmit arkaik kërkoi ndihmë nga politika e ditës, konkretisht nga Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, që të ndërhynte në Akademi dhe të bënte anulimin e zgjedhjes së prof. Schmitt-it. Krasniqi, pas ankesës se nuk e paskësh lexuar ende raportin (athua kush duhej t’ia jepte?), nuk e la pa sulmuar edhe Akademinë, edhe prof. Schmitt-in në prononcime për media, përfshirë shkrimin me titull “Me gjysmë të vërteta nuk bëhet shkencë” (”Koha ditore”, 22. 12. 2012). 

Por Noel Malcolm e thoshte këtë .Pse? ”Ne e dimë që Skënderbeu është tejet i rëndësishëm për shqiptarët. Por sulmet kundër Schmitt-it nuk janë të bazuara në fakte historike. Unë e njoh Oliver Schmitt-in dhe ai është person shumë i sinqertë dhe dinjitoz. Jam tronditur për mënyrën se si është akuzuar ai. Ai ka qenë nxënësi më i mirë i Peter Bartl-it, i cili ka udhëhequr Institutin Albanologjik në Mynih për shumë vite me radhë. Ky institut është transferuar në Universitetin e Vjenës dhe Oliver Schmitti është drejtor i këtij instituti. Ky është instituti i vetëm i dedikuar që me devotshmëri të studioi në mënyrë serioze çështjet albanologjike jashtë tokave shqiptare. Kurse Schmitt është një dijetar i cili vazhdimisht promovon hulumtime të reja të historisë shqiptare. Të demonizosh Oliver Schmittin nga ndonjë seksion i medieve apo nga një pjesë e botës politike, është gabim i tmerrshëm. Studimet e tij janë të një standardi të lartë shkencor”.
 A e dinte zoti Malcolm . qëllimin e fundit të Shmittit ?
 A e dinte AShAK , qëllimin e fundit të Scmittit ?
“Por, kush në të vërtetë është Shmidi për shqiptarët!? Mbi të gjitha ai u bë i njohur ndër ne duke u tallur me shqiptarët, të kaluarën tonë dhe origjinën. Për të është plotësisht e diskutueshme nëse shqiptarët janë apo jo pasardhës të ilirëve, ndërsa Skënderbeu është një mit zhgënjyes. Për heroin kombëtar të shqiptarëve nuk ka një libër më antiskenderbe dhe një libër më antishqiptar. ( Bota Sot A ishte çmenduri akademike titulli akademik për Oliver Shmidin!? 

Literatura “http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=129144

http://www.ashak.org/?cid=1,2,365 )

“Albanien Institut – sërish shpërdorim i gjuhës për demagogji” -Ina Arapi 
 http://botasot.info/lajme/423078/a-ishte-cmenduri-akademike-titulli-akademik-per-oliver-shmidin/



,02.07.15
 Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: anetar i Jashtem, ASHAK, Oliver Shmit

The U.S. Embassy, Pristina is pleased to welcome Congressman Eliot Engel to Kosovo

July 2, 2015 by dgreca

The U.S. Embassy, Pristina is pleased to welcome Congressman Eliot Engel to Kosovo this week! On Tuesday, the Congressman met with President Jahjaga, visited the Supreme Court, Peace Corps projects in Ferizaj, a memorial in Recak/Racak, and attended a dinner hosted by President Jahjaga. On Wednesday, Congressman Engel met with the Deputy Foreign Minister Selimi and Interfaith Kosovo, had lunch at Sabaja Brewery, met with Deputy Prime Minister Stojanovic, Minister of Internal Affairs Hyseni, and attended a Ministry of Diaspora event honoring Harry Bajraktari.

Filed Under: Featured Tagged With: Eliot Engel, Pristina, The U.S. Embasy

2 KORRIK 1950 – 2015- 65 VJETORI I DON KOLEC PRENNUSHIT N’ AMSHIM…

July 1, 2015 by dgreca

Ne Foto: Don Kolec PRENNUSHI(1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950)/
Nga Fritz RADOVANI/
■Vetem në Shekullin XX, kësaj epoke të ndritun dhe të lavdishme per Klerin Katolik në Shqipni, Familja Prennushi me origjinë nga Zhupa i dha pesë Klerikë të njohun dhe të përgatitun per Vetflijim në sherbim të Atdheut dhe të Fesë, Don Matinë, At Matinë, Imz. Vinçencin, At Karlon dhe Don Kolec Prennushin, nder të cilët tre mbesin të pavdekshem si Martir të Kishes Katolike në kohen e pushtimit sllavokomunist, nga viti 1944 – 1991.
■At Matia ishte Provinçial i Françeskanëve të Shqipnisë dhe u pushkatue në vitin 1948, Imzot Vinçenci ishte Argjipeshkëv i Durrësit dhe i Tiranës dhe vdiq në 1949 në burgun e Durrësit, ndersa Don Koleci vdiq në Shkoder me 2 Korrik 1950, mbas 11 muejsh hetuesi. ■Kështu, Gjenocidi i shtetit komunist mbrenda tri vjetësh zhduku edhe Klerikun e fundit të Prennushve, që gjithë jeten e vet ia kushtoi Fesë Katolike dhe Shqipnisë së Kastriotit perballë luftës ateiste shkatrrimtare komuniste. Këta Klerikë njihën edhe nga historia e Malëve tona si Burra që u vetsakrifikuen për Trojet e Shqipnisë së Lirë e Demokratike. Në asnjë periudhë historike Ata nuk janë pajtue me sundimin e të huejve, monarkinë dhe sistemet diktatoriale cilatdo kjofshin ata, por kanë mbyllë jetën e vet të martirizuem po, por edhe të nderuem nga shfarosja e atij Gjenocidi që ka përfshi gjithë Popullin aqsa Atdhetar aq edhe besimtar katolik Shqiptar mbas vitit 1944.
■Don Koleci asht lé në Shkoder me 2 Janar 1902. Mbas studimeve të para në vendlindje, studimet e nalta teologjike i ka perfundue në Linz të Austrisë. Asht shugurue meshtar me 25 Qershor 1925. Ka sherbye në fshatra të Shkodres. Kur ishte në Dajç të Bregut të Bunës, ku ka mbyllë jeten e Tij me 2 Korrik 1950, asht arrestue me 5 Dhjetor 1948 dhe mbas 11 muejsh asht lirue i shkatrruem nga torturat, pasojë e të cilave edhe ka vdekë.
■Nder ditët e para mbasi u lirue nga hetuesia, gjendja shëndetsore e Tij ishte vazhdimisht me trazime dhe në ramje. Nana e Tij Ninia, u mundonte me ia zgjedhë gojën, si thotë populli, por “një grup tre – katër vetësh i panjohun” që vinin e shkonin nga Tirana, mbasi rrinin të mbyllun me nga 5 – 6 orë në dhomën e pritjes vetem me Don Kolecin e shqetsonin aq shumë sa asnjëherë nuk mund ta harroj merzinë e Tij, ndër ato orë që nuk kalonin kurrë “diskutimesh të pafund…”.
■Njëditë e motra Roza e marakosun për ardhjen e tyne e kishte pyet, se kush janë e pse vijnë, po Ai i kishte përgjegjë shkurt: “Nuk tregojnë kush janë, po nga gjuha kuptoj se vijnë nga Tirana për me më pyet rreth lidhjeve që ka Kisha e jonë me Vatikanin…”.
■Lirimi i shumë Klerikëve Katolik nga hetuesia ishte kuptue vetem atëherë kur 6 ase 7 muej mbas në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres, ku ishte vetem Imz. Bernardin Shllaku dhe Don Ernesto Çoba, mbasi Ipeshkvijt tjerë nuk ishin ma, u patne ba edhe dy mbledhje aso kohe, që zbuluen arësyen e “lirimit” sepse qeveria e Tiranës, nëpërmjet gojës së “shokut” Tuk Jakova, i kishte ba të ditun Klerit Katolik se Papa i Romës dhe Vatikani, janë “armiq të betuar të socializmit” prandej, duhet mendue rruga nga Kleri per shkëputjen përfundimtare. Tashti orjentimi dhe veprimet e qeverisë sonë ishin direkt nën urdhnat e padronit vendeve të Lindjes komuniste, Bashkimit Sovjetik e Stalinit të “math”, prej ku “buronin” mjerimet e njerzëve të skllavruem mbas vendimëve të Jaltës.
■Kleri Katolik kishte ngarkue Don Kolec Prennushin për shqyrtim të “Projekt Statutit të Kishës Katolike Shqiptare” si teolog i njohtun. Ish xhakojt, ndonjë nga ata që mendonin me u ba meshtarë apo që kishin marrë edhe urdhna mësheftas mbas 1944, nuk janë kenë lejue me marrë pjesë ndër ato mbledhje, kështu, shkrimet apo shpjegimet e tyne që nuk ishin klerikë për atë kohë, nuk janë të sakta, siç, më ka shpjegue për këte fakt At Konrrad Gjolaj OFM., i cili, ka shkrue mjaft gjatë për “Statutin e Kishës Katolike Shqiptare” (fq. 123 – 129) në librin e Tij “Çinarët”.
■Çeshtja thëmelore mbi të cilën bazohej kundërshtimi i “Projekt Statutit të Kishës” nga Kleri Katolik ishte kenë, siç më ka shpjegue At Konrradi, nga argumentët e paraqituna prej Don Kolecit se: “Kisha Katolike nuk mund të jetë kurr nacionale, ndonse, Ajo nuk asht kundër nacionalizmit. Ajo nuk pranon asnjëherë identifikimin e Fesë me Kombin. Në pamjen e tyne kristjane dhe teologjike ky identifikim asht i papranueshem dhe jashta kohe, sëpse, Feja do të shndrrohej në ideologji, që nuk asht tjetër veçse tjetërsim i Dogmave të Vërteta të Kishës sonë Katolike dhe Apostolike, Dogma, të cilat, asnjëherë nuk janë kundër dashnisë që besimtarët Shqiptarë kanë për nacionalen e tyne.”
■At Gjolaj shkruen: “Don Koleci tha: Këta do të na kërcënojnë se do të mbyllim Kishat tueja, në kjoftë se nuk e aprovoni këte Projekt Statut, kështu si asht këtu. Ky Projekt nuk duhet aprovue prej nesh, se edhe mbas aprovimit të tij këta kanë me i mbyllë Kishat prapseprap. Jam i sigurt se do t’ na thonë se do t’ ju vrasim, por asht ma mirë me e ba shka kanë ndër mend sot, se ma vonë. Le të na vrasin ma mirë sot me faqe të bardhë, se me firmue dhe, nesër, prap kanë me na mbytë, por na do të vdesim me faqe të zezë.
E, nuk duhet me harrue se me këta, na jemi hupë se hupë. Komunistat kështu kanë ba ku kanë marrë pushtetin, në Rusi, Spanjë e kudo. Na nuk jemi të parët që po i njohim se kush janë. Këta janë gjithkund njësoj..! Unë do të qendroj në këta mendime, fjalë tjetër s’ kam!…Zgjedhja e ipeshkvijve nga qeveria, asht shkatrrim i Kishës.”(Çinarët, fq. 125).
■Don Koleci shkruen: “Por, armët kundra vërsuljeve të anmiqve, sidomos në këte kohë kur mortaja e komunizmit ka prâ atmosferën e përgjithshme i duhët popullit me i pasë për dorësh e kundra të zakonshmëve, e kundra atyne ma të hollave qi kanë hijen e ditunisë, të cillat edhe në mos paçin mërrijtë ndër né, do të vijnë si meturina rrënojash qi hjedh dallka e detit në bregore tona.” (Parathanje ‘Rrimë shtremt e flasim ndrejtë”)
■Don Koleci me guxim shprehet për At Gjergj Fishtën: “Poemi epik “Lahuta e Malcis” asht nji vade mecum i çdo atdhetari”
■Papritmas me 2 Korrik 1950, Don Koleci keqsohet dhe dy mjekët e ndodhun aty prezent Dr. Karaxhozi dhe Prela, vertetojnë vdekjen e Tij nga zemra e shkatrrueme në tortura. Me 3 Korrik, Ju ba salikimi në Kathedrale tek Elteri i Zojës me shtatë hanxharë, në fundin e Kishës, ku përveç Don Ernestos, ishte edhe Imz. Bernardin Shllaku dhe fratel Ljarja…Kishte shumë fshatarë nga të gjitha fshatrat e Bregut të Bunës dhe qytetarë të Shkodres…mungonin xhakoj e priftën, shumica e të cilëve nuk kanë marrë pjesë nga frika…Vorrimi u ba familjar në Rrëmaji, në Shkoder.
***
■Disa mendime të përsonalitetëve të asaj kohë për Don Kolecin:
■At Gjergj Fishta OFM., i tha Nanës Don Kolecit (rreth vitëve 1915 – 16):
“…Ai do të bahet nji prift i mbrekullueshëm, se ia kishte shndritë Zoti deri edhe ftyrën, kur e kishte thirrë për Meshtar.”
■Ai njihëj ndër pesë predikatarët ma në za të klerit përkrah Imzot Thaçit, At Anton Harapit, Don Lazër Shantojës dhe Don Ndre Zadejës. Forca e mendimit dhe elokuenca e të folunit, e bane të dashtun dhe të paharrueshëm në popullin e Shkodres.
■Imzot Gasper Thaçi, me humor thonte: “…Ai duhët me ndejë atje në katund, me ardhë edhe ai në Shkodër, ku me predikue na të tjerët?”
■Kur z. Nush Tukja ishte i burgosun në burgun e Burrelit, tregonte se njëditë rreth vitit 1948, kur pothuej po zhdukej Kleri Katolik, e kishte pyet me keqardhje At Frano Kirin: “Po ju qesin faret Padër, a ka mbetë kush bre burrë gjallë veç jush që jeni këtu në burg?” … At Frano Kiri i ishte përgjegjë: “Po, po, ka mbetë ma i riu e ma i dituni, ashtv Don Kolec Prennushi. Sa të kemi atë kemi boll!..”. At Frano Kiri kur fliste për té, mbas vitit 1964 më thonte: “Don Koleci ishte shpnesa e fundit e jona!..”.
■At Pjetër Meshkalla SJ., shkruen në kujtimet e Tija: Don Koleci njihej si konferencier, kryesisht për problemët filozofike dhe teologjike. Deri në vitin 1938 ai shkonte në Vjenë dhe predikonte natën e Krishtlindjeve në një Ketedrale të rëndësishme ku, atë natë ishin të mbledhuna vajzat që pergatitëshin për murgesha të reja. Ai u fliste për guximin dhe sakrificën. Aq mirë e fliste gjuhën gjermane, sa kam ndigjue unë, thonte At Meshkalla, tue pyet vienezët: “Në cilën kishë të Vjenës asht ky prift, se do të kishe shkue përditë me e ndigjue tue predikue?” (Dëshmi e At Meshkallës në vitin 1964). Dhe po aty shkruen:
“Dhimbja ma e madhe që kam ndie në zemër kur ishe në burgun e Burrelit, asht kenë ajo e vitit 1950, kur mora vesht vdekjen e mikut tem të të gjithë jetës, Don Kolec Prennushit.”
■Kardinal Mikel Koliqi, tha (në vitin 1951): “Don Kolecin e paska dashtë Zoti ma fort se ne të tjerve, …Ai vdiq me faqe të bardhë. Zoti e mori për mos me e lanë me ra në durtë e këtyne, ndërsa, halli i jonë nuk po dihet, por ishalla edhe ne na ruen që mos turpnohemi. Vullnesa e Tij u baftë!”
■Kardinal Koliqi në vitin 1992, më thonte: “Don Koleci ishte nji bashkpuntor i emi, ishim edhe moshatarë. Ai kishte nji gjuhë të pastër dhe të pasun. Edhe sot njifët stili i veçantë i shkrimëve të tija. Shpresohej shumë prej tij si letrar mbasi ka shkrue pak proza por janë të bukra. Vdiq i ri si shumë të tjerë, edhe ate e mori vala komuniste.”
■“Kur jezuitët e Shkodrës banin ushtrimet e shpirtit, tregonte At Meshkalla, ishte Don Koleci i vetmi prift katolik Shqiptar që ftohej për me folë për tema të veçanta në Kuvendin e Jezuitëve, mbasi ata jo, vetëm, e respektonin por edhe e donin shumë për vetë seriozitetin e tij.” (1964)
■At Zef Valentini S.J. ndër ma të njohunit dhe të ditunit jezuitë që ka kalue vite të tana në Shqipni dhe ka shkrue shumë për Shqiptarë, e vlerësonte Don Kolecin me këto fjalë: “Don Nicola Prennushi, il futuro Cardinale d’Albania”.
■Don Kolec Prennushi (1 Janar 1902 – 2 Korrik 1950), vdiq në moshen 48 vjeçare…
Në këte 65 vjetor të vdekjes së Tij, këta pak rreshta të jenë një lule e freskët nga Autori.
Melbourne, Korrik 2015.

Filed Under: Histori Tagged With: 2 korrik 1950, Don Kolec Prenushi, pervjetori 65

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3763
  • 3764
  • 3765
  • 3766
  • 3767
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT