• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Muaji i Ramazanit, Bruçaj: Muaji i përfaqësimit të vlerave tona islame

June 17, 2015 by dgreca

Për gjithë besimtarët e devotshëm muslimanë nga mëngjesi i nesërm(18 Qershor) nis agjërimi dhe lutjet për një muaj të mbarë dhe të begatë.Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj, ka uruar shqiptarët për muajin e Ramazanit.“Nesër është dita e parë e agjërimit të Ramazanit, muajit të paqes, solidaritetit dhe Mëshirës Hyjnore. Agjërimi është një institucion moralo-shpirtëror, që zhvillon te njeriu ndjenja të tilla si: mëshirën, dhembshurinë, respektin ndaj tjetrit, bamirësinë dhe sinqeritetin, por mbi të gjitha, na afron dhe na bën më shumë falënderues e mirënjohës ndaj Zotit tonë.Muaji i Ramazanit është muaji i Kur’anit Fisnik, prandaj le të jetë ky muaj i bekuar, muaji i përkushtimit drejt kuptimit më të mirë të mesazhit hyjnor dhe përfaqësimit të vlerave tona islame’, uron Bruçaj.

Në këtë periudhë myslimanët ndalojnë ushqimin, pijen dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndimin e diellit. Këtë radhë, agjërimi llogaritet mbi 17 orë në ditë. Dita e enjte shënon nisjen e muajit të Ramazanit

Filed Under: Kulture Tagged With: Brucaj, Kryemyftiu, Muaji i Ramazanit, Vlera Islame

Presidenti Nishani:“Mjeshtër i Madh” për Ansamblin “Mirdita”

June 17, 2015 by dgreca

 Nishani vlerëson formacionin artistik për pasurimin e fondit të trashëgimisë kulturore /

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani vlerësoi të martën me Titullin “Mjeshtër i Madh” Ansamblin Artistik “Mirdita”, me motivacionin ‘për ndihmesë të veçantë në ruajtjen, interpretimin dhe përcjelljen ndër breza të folklorit të Mirditës, duke pasuruar fondin e artë të trashëgimisë kulturore të popullit shqiptar’.
Në ceremoninë e organizuar me këtë rast në 
Presidencë, Kreu i Shtetit vlerësoi maksimalisht Ansamblin Artistik “Mirdita” si një ndër më emblematikët e trevave shqiptare.
“Ky Ansambël, që gjatë rrugës së tij gjysmëshekullore përfshiu mbi 600 krijues, këngëtarë dhe interpretues të zhanreve të ndryshme të këngës popullore, e ka zanafillën në vitet 60-të të shekullit të shkuar dhe mbetet nga më unikalët për sa i përket tipologjisë folklorike në tërë trevat shqiptare”, tha Presidenti në fjalën e tij.

Kreu i Shtetit theksoi se Mirdita është ndër zonat më kompakte të vendit sa i përket etnokulturës, folklorit, traditave shqiptare, madje edhe përgjatë kohës së pushtimit otoman, pasi ajo mundi t’i ruajë të gjitha këto tradita ku krijimtaria burimore e popullit veçanërisht u ruajt me stoicizëm.
“Në mbi 60 vite krijimtari, ky Ansambël ka dhënë kontribut të pamatë në folklorin shqiptar, festival pas festivali kombëtar e deri në përfaqësimet e vendit në skenat prestigjioze ndërkombëtare. Edhe pse brenda një ngushtësie ideologjike që vendi kaloi për dekada të tëra, krijuesit dhe interpretuesit e këtij Ansambli arritën të mblidhnin bulëzat më të mira të popullit ndër shekuj, për t’i rreshtuar aq bukur në gjerdanin e artë të kulturës burimore shqiptare”, vlerësoi Nishani.
Presidenti në fjalën e tij përmendi figura të njohura të artit, që kanë bashkëpunuar me ansamblin “Mirdita” si poeti  Gjokë Beci dhe muzikanti Dorian Nini.

Në përfundim Presidenti i Republikës inkurajoi Ansamblin “Mirdita” që të mos reshtë për asnjë moment në përpjekjet për të çuar më tej këtë traditë të shkëlqyer të krijuar tashmë dhe t’i shërbejë me devotshmëri nxitjes dhe promovimit të vlerave kulturore të zonës së Mirditës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Gjatë kësaj ceremonie u nderuan me Titullin “Naim Frashëri” dhe muzikanti Dorian Nini; prijësi i grupit të burrave të Mirditës, Fran Vorfi si dhe Kolë Picaku, i cili vazhdon në pension të punojë po me atë përkushtimin djaloshar me disa formacione orkestrale, veçanërisht me fëmijët e vegjël dhe  të rinjtë e talentuar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ansambli MIrdita, Mjeshter i Madh, Nishani

Kur paralajmëron gjenerali me fletarrest ndërkombëtar për krime lufte

June 17, 2015 by dgreca

Shkruan:Fetnete Ramosaj –Bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL) – Prishtinë/Këto ditë nga Beogradi zyrtar u dha alarmi mediatik për sulmet që do të ndodhkan në Kosovë dhe në Kosovën Lindore gjatë kësaj vere. Parashikimet për “sulme terroriste në Kosovë” fillimisht u bënë nëpërmjet medieve serbe, të cilat i plasuan masivisht “copy/paste” edhe mediet shqiptare. Sipas këtyre paralajmërimeve pompoze vetëm ndërmjet datave 25-28 qershor, qenkan planifikuar të kryhen “tri aksione terroriste” nga shqiptarët!

Është interesant fakti se këtë informacion e bën publik hiq më pak se kryetari i Komisionit Parlamentar për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë në Parlamentin e Serbisë, gjenerali Momir Stojanoviq, njëherësh deputet nga radhët e Partisë Progresive të Serbisë (SNS) të kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq. Stojanoviq shkon edhe më larg në elaborimin e informacioneve për sulmet e paralajmëruara, duke thënë se “kreatorët e këtyre sulmeve janë të vetëdijshëm se kjo nuk do të komplikojë situatën e sigurisë. Qëllimi i tyre është para së gjithash që të eliminohen disa persona që mund të jenë dëshmitarë kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, para gjykatës për krime lufte, që pritet të formohet në Kosovë. Duke qenë se formimi i kësaj gjykate është paralajmëruar për shtator, terroristët kanë për detyrë që deri atëherë të eliminojnë të gjithë dëshmitarët e palakmueshëm”! Informacionet e tilla, të cilat ua ka dhënë medieve, Stojanoviq ka thënë se i ka marrë nga burime të mirinformuara që nuk mund t’i zbulojë, ndërkaq i pyetur nëse ka leje që t’i transmetojë në opinion, ai ka thënë se nuk i duhet leja për publikimin  e tyre dhe se për këtë nuk ka nevojë të kërkojë leje prej askujt!

Kur kemi të bëjmë me paralajmërime të tilla, që natyrisht nuk janë as të parat as të rastit, pa mëdyshje se ndër pyetjet e para që na vije ndërmend është: Kush është kryetari i Komisionit për Kontrollin e Shërbimeve të Sigurisë në Parlamentin e Serbisë Momir Stojanoviq?

Në politikë zyrtarisht u kyç në vitin 2007 në radhët e Partisë Radikale Serbe (SRS) të Sheshelit, për t’u pozicionuar një vit më pas në Partinë Progresive të Serbisë (SNS) të Tomislav Nikoliqit (të cilën tash e kryeson Vuçiq). Fillimisht u zgjodh deputet në Parlamentin e Serbisë në vitin 2012, dhe gjatë legjislaturës së kaluar i kryesoi Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Komisionin Parlamentar për “Kosovë e Metohi”. Ndonëse tani përfaqëson rajonin e Nishit, vendin e lindjes e ka në Kosovë – Gjakovën. Por, para angazhimit në politikë, Stojanoviqi më herët ka pasur një varg pozitash të rëndësishme ushtarake. Në vitin 2003, gjenerali Stojanoviq e pasoi mentorin e tij Aca Tomiq në krye të Agjencisë së Sigurisë Ushtarake të SMZ-së (Unionit Serbi-Mal i Zi) përgjegjëse për zbulim dhe kundërzbulim ushtarak. Kjo agjenci (serbisht: VBA – Vojno Bezbednosne Agencije) më herët është njohur si “KOS”-i ushtarak serb, dhe vetëm përmendja e emrit të këtij formacioni ka ngjallur tmerr tek popullata shqiptare, madje jo vetëm tek ajo. Stojanoviqi qëndroi në krye të VBA-së, deri pas deklarimeve që i bëri në janar e shkurt të vitit 2004, kur deklaroi publikisht se gjatë vitit që po e lëmë pas VBA-ja e ka rivendosur rrjetin e agjentëve në Kosovë, duke përmendur edhe shifra prej disa mijëra agjentësh të tillë, që ishte një deklaratë e pazakontë për kreun numër një të inteligjencës ushtarake të një shteti.

Që në vitet ’90-ta të shekullit të kaluar veprimtarinë e tij e ka zhvilluar në Kosovë në kuadër të KOS-it ushtarak serb. Gjatë viteve 1993-1996 ishte zëvendësshef i KOS-it ushtarak, ndërkaq gjatë katër viteve në vijim (1996-1999), pra edhe gjatë luftës frontale në Kosovë ishte kryesues i KOS-it ushtarak serb për Kosovën.

Nga ajo që dihet botërisht, së pari, po të bëheshin vetëm pak përpjekje për të vënë drejtësinë në vend, Momir Stojanoviqi, nuk do të duhej të ishte në krye të njërit prej mekanizmave më të rëndësishëm të sigurisë së Serbisë, por do të duhej të ishte vënë para drejtësisë për urdhërdhënie dhe pjesëmarrje në kryerjen e krimeve të luftës, gjenocidit kundër njerëzimit dhe spastrimit etnik gjatë luftës në Kosovë, me theks të veçantë si njëri ndër përgjegjësit kryesorë për Masakrën e 27 prillit 1999 në Mejë e Korenicë të Gjakovës, ku Stojanoviq kishte rol aktiv. Madje, dëshmitarët okularë, dëshmitë e të cilëve i posedon Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës (IHKL) – Prishtinë, e kanë vënë theksin te urdhrat e tij për djegiet, shkatërrimet dhe spastrimin etnik të rajonit të Rekës së Keqe nga popullsia shqiptare (të cilëve paraprakisht ua konfiskuan e shkatërruan të gjithë dokumentacionin personal) si dhe ekzekutimin e qindra banorëve të kësaj ane. Brenda një dite forcat ushtarako-policore serbe i ekzekutuan në masë 377 civilë shqiptarë, të besimit islam e katolik, në mesin e tyre edhe fëmijë. Kufomat e tyre më pas i transportuan, i dogjën dhe i fshehën për t’i zhdukur pa gjurmë në varrezat masive nën asfaltin e poligoneve të stërvitjes së Njësive për Operacione Speciale (JSO) të Sigurimit Shtetëror (DB) të Serbisë në Batajnicë, në afërsi të Beogradit. Eshtrat e 237 të ekzekutuarve në masakrën e Mejës, u gjetën në varrezën masive “Batajnica 2”, u identifikuan, u kthyen në Kosovë pas disa vitesh dhe janë varrosur në varrezat e përbashkëta në Mejë, por askush nuk është përgjigjur për të ekzekutuarit pa gjyq në këtë masakër, që shënon masakrën me numrin më të madh të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë.

Për masakrën e kryer në Mejë e Korenicë të Gjakovës më 27 prill 1999, në shkurt të këtij viti Interpoli nxori një urdhërarrest ndërkombëtar për shtatëmbëdhjetë ish-drejtues të forcave ushtarake e policore serbe përgjegjës për masakrën e Mejës e Korenicës. Ndonëse lista e personave përgjegjës për këtë masakër nuk është e plotë, lista e të kërkuarve nga Interpoli kryesohet pikërisht nga gjenerali Momir Stojanoviq.

Por, që nga ajo ditë, edhe pse me urdhërarrest aktiv ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli, Stojanoviqin nuk e ka shqetësuar askush dhe asgjë, sepse shteti serb qëndron pas tij dhe të tjerëve si ai, ose thënë më mirë ata janë vet shteti, duke filluar që nga presidenti i Serbisë, kryeministri, shefi i Shtatmadhorisë së Ushtrisë e shumë e shumë të tjerë, që e përbëjnë listën e personave të dyshuar për pjesëmarrje në krimet e luftës në Kosovë.

Stojanoviqi vepron i patrazuar nga organet e drejtësisë, vetëm pse të ekzekutuarit e rastit në trajtim në Mejë e Korenicë janë shqiptarë dhe askujt nuk i bëhet vonë për t’i nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë. Ai edhe më tutje vazhdon t’i ketë fiksim Kosovën dhe Sanxhakun, shqetësohet për rrezikun që po i vika prej këndej, shqetësohet edhe për “Shqipërinë e Madhe” edhe për “ekstremizmin islamik” të shqiptarëve, por s’i ka shkuar mendja të sqarojë pak rastin e dhjetorit të vitit të kaluar, të Sllobodan Gavriqit, i cili vazhdon të mbahet në paraburgim, por që rastin e tij çuditërisht po vazhdon ta përcjellë heshtja mediale e politike.

Sikur të ndodhte, që inspektori i lartë aktiv i njërës nga ministritë e Serbisë fqinje, Sllobodan Gavriq, të mos kapej me eksploziv e të arrinte të finalizonte aktin terrorist ndaj Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, me hiq më pak se 12 kilogramë eksploziv plastik ushtarak, dhe atë në ditën e dytë të Krishtlindjeve, nuk ka fare dyshim se Serbia automatikisht do t’i fajësonte shqiptarët, sikurse ka bërë edhe në shumë raste të tjera. Do t’i akuzonte shqiptarët si “fundamentalistë islamikë”, dhe përmasat e mëpastajme të fushatës antishqiptare sikurse edhe rezultatet e saj nuk është vështirë të dihen. Serbia vet e kreu aktin terrorist të vrasjes së të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë (dhjetor ’98) për çka për pesëmbëdhjetë vjet me radhë i fajësuan shqiptarët, por më në fund e pranuan autorësinë e këtij akti terrorist ndonëse ende askënd nuk e kanë vënë para drejtësisë për të. Ngjashëm veproi edhe në rastin e vrasjes së serbëve në fshatin Grackë e Vjetër të Lipjanit, pas përfundimit të luftës në Kosovë, madje edhe në rastet e likuidimit të dëshmitarëve të përpunuar nga shërbimet sekrete serbe. Edhe në dhjetëra raste të tjera jemi dëshmitarë, kur Serbia i viktimizoi minoritarët serbë në Kosovë për qëllime politike. Edhe aktet e paralajmëruara së fundi nga gjenerali me fletarrest aktiv ndërkombëtar për krime lufte, duhet parë në këtë prizëm dhe duhet marrë seriozisht.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjenerali, i akuzuar, krime lufte, paralajmeron

Ku është qëllimi i fundit ?

June 17, 2015 by dgreca

– Shqipëria është në listën e zezë të 10 vendeve që i kanë dhënë më shumë luftëtarë ISIS-it, në raport me popullsinë/E përditshmaj franceze “Le Monde”, shkruan bazuar në një raport të bërë publik nga Organizata e Kombeve të Bashkuara/
Sa kemi nevojë që të jemi në listat e zeza botërore.?Dikush më pyeti se meçka të krenohemi ne si shqiptar,që jemi nëpër botë ? – Me ‘”xhihad “ iu gjegja..Po me ç ka tjetër ? përderisa nga zyrtarët tanë fetar dhe akademik , politik  e gazetaresk dalin këto:
“Myftiu Naim Tërnava ka bërë disa deklarata fyese për historinë shqiptare, gjatë ceremonisë së përkujtimit të 626 vjetorit të vdekjes së Sulltan Muratit I në Betejën e Kosovës. Tërnava, i cili përfaqëson besimtarët shqiptarë të Kosovës, ka folur në këtë ceremoni sikur të ishte përfaqësues otoman.Sipas tij, Sulltan Murati i nuk është pushtues dhe se Perandoria Osmane nuk ka qenë pushtuese e trevave shqiptare.
“Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e zotit se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit zot”, ka deklaruar Tërnava. “  atëherë me çka të krenohemi ?.
Historinë e përdhosim, gjeografinë e mohojmë , matematikën e shtrembërojmë; logjika kombëtare jashtë çdo logjike normale, dy shtetet shqiptare pa filozofi ardhmërije, kombi i shkpërderdhur si asnjë komb tjetër në botë , mohimi i vetvetës kombëtare si askush në botë. Jemi bër ndjellakeqët  më zi të vetvetës !

Ideologët e të gjitha ngjyrave  flasin , shkruajnë  , llomotisin , mbushin programe  televizive , faqe të gazetave  dhe  ne si qytetar të pafuqishëm  ngelim në mëdyshje “Me çka të krenohemi në botë ?
Lajmet dhe parashikimet janë alarmante , dhe vetvetiu lind pyetja : Ku është qëllimi i fundit?
E di kush përgjegjën , e di kush të na udhëzojë dhe të na jep një afat kohorë ? se ja duhet  të kemi durim , se së shpejti i vjen fundi kësa teposhtëzeje kombëtare.
Por çfarë zihet në mes të gjithë kësaj hallakatjeje,  të diplomatëve,  të spiunëve, ushtarëve, hoxhëve , priftërinjve e përkthyesve, që veprojnë si ndërmjetës në drama të mëdha historike të një epoke si ajo e  sotmeja?
Nese politikanët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk ndermarrin diçka urgjentisht, e ardhmja do te jetë e errët , dhe padashtas  na lind pyetja  se ku është qëllimi i fundit . Dikush  duket e se di të vërtetën që është duke na pritur,

Fahri Xharra,16,05,15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Lista e zeze, shqiperia

Hedije Jashari-Ukshini: Në Kumanovë u ekzekutuan djemtë më të mirë të kombit

June 17, 2015 by dgreca

Hadije Jashari-Ukshini,: Në Kumanovë u vranë dhe u burgosën nga tradhtia – Meqe shteti I Kosoves nuk eshte antar I OKB-se kerkojme qe Shqiperia te padis Qeverine e Maqedonise tek GJyqi Nderkombetar I krimeve ‘ICC’/
“Daghammarskjold  Plaza”- New York :   Ky eshte teksti i plot i fjales se mbajtur nga  Hadije Jashari-Ukshini, kunata e Sami Ukshinit, Komandant Sokolit, gjatë fjalës se rastit, si përfaqesuese e familjes Ukshini nga Morina-Gjakovë ne protesten para Kombeve te Bashkuara me moton “Edhe ne jemi Kumanova”
 Te nderuar pjesmarres, jam e privilegjuar qe sot para Jush te flas ne emer te familjes Ukshini, respektivisht te familjes se Sami Ukshinit, te nderuarit Komandant Sokoli.I madh eshte Ai njeri qe I shikon te gjithe njesoj, qe vepron pa anuar e qe mendon per te gjithe.. I tille eshte Sami Ukshini /Komandant Sokoli kur eshte ne pyetje ceshtja shqiptare
Te flasesh per Sokolin do te thot te flasesh per UCK, per Betejat e fituara, per mjeshtrine luftarake e per shume virtyte te tij por sme takon mu te flas per  Te sepse per te flasin veprat e Tij, bashkeluftetaret, flet populli , flet Historia
..Historia na jep te dhena se njerezit me vlera te larta u rrezikuan gjithehere e qe vlerat e njeriut nuk maten nga sa ai mund te jap por nga sa ia jep
Deshmi e gjalle e vlerave te larta njerezore ashte komandant Sokoli e Sokolet tjere qe rane e u burgosen ne Betejen e Kumanoves… I vrau e I burgosi tradhetia. Tradhtia e pergatitur mjeshterisht per te vrare trimat qe sollen Lirine. U vrane Djemte me te mire te Kombit, u arrestuan e u torturuan deri ne vdekje cka nuk ndodh askund ne shtetet demokratike
Duke mos anashkaluar kerkesat e popullit shqiptar ne Maqedoni dhe Juve bashkatdhetare qe sot jeni ketu  dhe te gjitheve qe u mblodhen neper Evrope per te nderuar e respektuar te deshmoret dhe te burgosurit e Betejes se Kumanoves. Ne emer te familjes se Komandant Sokolit shpreh kete kerkese:
-Meqe shteti I Kosoves nuk eshte antar I OKB-se kerkojme qe Shqiperia te padis Qeverine e Maqedonise tek GJyqi Nderkombetar I krimeve ‘ICC’. Sipas ligjit internacional cdo shtet fqinje a po mik I nje shteti qe nuk eshte antar I OKB-se mund te padis ne emer te atij shteti “ON BEHALF”
Shqiperia eshte me shume se nje shtet mik apo fqinje eshte shteti Ame dhe nuk duhet te toleroi Maqedonine te bej terror mbi shqiptar e me kete edhe te nxit destabilitet ne rajon.
Padine ne emer te Kosoves tek Gjyqi Nderkombetar per krime “ICC” mund ta bejne edhe shtetet tjera mike siq eshte Kroacia apo SHBA, por I takon Shqiperise si shtet Ame te bej kete
Se Qeveria e Maqedonise beri akte te inkriminuara e te denueshme me Ligjin Internacional , nuk ka dileme. Gruevski me vartesit e tij organizuan gati gjysmen e ushtrise se Shtetit per te rrethuar e sulmuar ne befasi me artileri, autoblinda e helikopter pa thirr per dorezim djemte tane. ATA vtem u vetmbrojten- sulmuesit ishin forcat policore maqedonase sepse Djemt tane derisa u sulmuan nuk ndermoren as edhe me te voglin akt sulmi .Kur ATA vet thirren per te negociuar u injoruan e u pren ne bese…nuk eshte per tu anashkaluar se OSBE-ja eshte e ndikuar e udhehequr nga Serbia e ndikimi eventual I Ivica Daçiq.
Krimi I rende qe beri Qeveria e Maqedonise duke vrare te dorezuarit eshte nder krimet me te renda perveç gjenocidit qe bie ne kundershtim me Ligjin Internacional
Veper penale perben edhe joshja, inskenimi I rrezikut te shtuar ndaj popullit shqiptar nga ana e Sherbimeve Sekrete te boshtit rus-serb-maqedon , qe I dergoi Djemt tane atje kinse ndihme per popullaten.
Te gjitha keto Mashtrime, kurthe , tradheti kane nje qellim : destabilizimin e rajonit per interesa politike, per interesat e Putinit ne Ballkan por eshte nje Grusht I Forte, eshte SHBA qe do i godas autokratet e rinj te tipit Putin- Grujevski
 Ne nuk do te pushojme se kerkuari lirine e djemve tane
Ne nuk do te pushojme se kerkuar denimin e tradhtareve
Ne nuk do te pushojme derisa ta cojme ne vend Amanetin e te pareve ti bashkojme trojet tona
Ne nuk do te pushojme duke ju thur lavde te deshmoreve
 Ne duhet te flasim edhe me force (edhe pse nuk I pelqen askuj) kur cenohen interesat madhore  kombetare.
Nuk e meritojme mjerimin në me te pasurin e vendeve, sic thot Konica, lakmuar e coptuar historikisht pikerisht per pasurite qe zoterojme..
Le te kemi besim se drejtesia jep fuqi dhe ne kete besim le te guxojme qe deri ne fund te bejme detyren tone siq e kemi borgj
Liri djemve Tane /  Lavdi deshmoreve! – /Pergatiti: Beqir SINA/
*Kunata e Komandant Sokolit

Filed Under: Komunitet Tagged With: ekzekutimi i djemeve, Hedije Jashari, Kumanove, Ukshini

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3802
  • 3803
  • 3804
  • 3805
  • 3806
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT