*Presidenti i Shqipërisë dekoroi me urdhrin “Naim Frashëri”, dhe me me Medaljen E Meritës zonjën Majlinda Myrto dhe veprimtarin Sejdi Hysenaj me motivacionin: “Për Merita të Veçanta Civile”./
* Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës./
MANHATTAN NYC : Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani gjatë vizitës në Nju Jork, dhe në vazhdën e vlersimit të disa figurave të diasporës shqiptare në SHBA, i akordoi mbrëmjen e së Enjtes, 7 Maj 2015, gjatë një ceremonie të zhvilluar në mjediset e hotel Kimberli në Manhattan, zotit Beqir Sina dekoratën “Naim Frashëri” me motivacionin “Në vlerësimin për punën e palodhur si gazetar dhe kontributin për përhapjen e bërjen të njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të historisë, shpirtit liridashës dhe vlerave më të mira të popullit shqiptar .”
Ndërsa, me Medaljen “Për Merita të Veçanta Civile”, nderoi veprimtarin e komunitetit zotin Sejdi Hysenaj dhe veprimtaren znj. Majlinda Myrto si pjestare e një familje shqiptare që gjatë Luftës së Dytë Botërore mori në mbrojtje një familje hebraike, duke sakrifikuar edhe jetën në atë kohë, një medalie kjo që u jepet shtetasve shqiptarë dhe të huaj për kontribute të veçanta civile në Shqipëri (në fushën e zhvillimeve demokratike, në atë humane etj.)
Fjala e plotë e zotit Beqir Sina, drejtuar Presidentit të Republikës zoti Bujar Nishani:
I nderuar zoti President Nishani,
E nderuar zonja Nishani,
Duke falenderuar për medaljen që po më jepet, mendja më shkon menjëherë tek ish të përndjekurit e periudhës së komunizmit. Mund të them se kjo është një medalje për të gjithë ata njerëz që vuajtën.Qëndresa jonë e asaj kohe, sot rrezaton dinjitet në një formë tjetër: në mesazhet që ne percjellim për paqen dhe kundër hakmarrjes.
Mendja më shkon gjithashtu tek dy mentorët e mi heronj që nuk janë më: Babai dhe Nëna, të cilët u ndanë nga jeta pak vite më parë. Nëse unë sot përpiqem të jap diçka për komunitetin, janë ata që më edukuan dhe më rritën në kushte jashtëzakonisht të vështira.
Zoti President,
Komuniteti i shqiptarëve të Amerikës është një bashkësi historike për nga ndihma dhe inkurajimi që i ka dhënë vendit amë gjatë më shumë se një shekulli. Mu bë zemra mal kur ju pashë të rrethuar me respekt nga deputetët e Asamblesë në Albany, sepse aty pashë respektin për Shqipërinë. Në rolin tim si gazetar, e kam për krenari të jem pjesë e kësaj historie që është ende duke u shkruar.
Me rastin e këtij nderi që më bëtë, ju shpreh edhe mirënjohjen e familjes sime – bashkëshortes Altinës, dhe fëmijëve Avenirit dhe Nedës.
Shënim i Editorit të Diellit:
Gazeta Dielli uron kolegun dhe bashkëpunëtorin Beqir Sina për dekorimin e merituar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani me Urdhërin “Naim Frashëri”. Gazetari Sina është treguar i palodhur duke mbuluar ngjarjet e komunitetit shqiptar, jo vetëm në Nju Jork, por edhe në Washington dhe shtete të tjera të Amerikës.
ME PRESIDENTIN NISHANI NË MANHATTAN COLLEGE
Të pranishëm edhe një grup vatranësh me Kryetarin Gjon Bucaj/
Gjatë ditës së sotme, Presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Bujar Nishani,ishte në Manhattan College, Riverdale të Shtetit të Nju Jorkut, ku mbajti ligjëratën me temë: “Mbi tolerancën fetare”.
Përpara një auditori të zgjedhur,ku nuk mungonin përfaqësuesit e komunitetit shqiptar dhe një grup studentësh me kombësi shqiptare, që kryejnë studimet në këtë Kolegj, presidenti është duartrokitë e vlerësuar.
Ligjëratën e Presidentit Nishani e ndoqi edhe një grup vatranësh: Kryetari Gjon Bucaj, zv/ Kryetari Agim Rexhaj me zonjën Laura, zv/Kryetari Asllan Bushati, anëtarët e Këshillit të Vatrës Mithat Gashi, Ardian Neritani, Zef Balaj, Sejdi Hysenaj dhe editori i Diellit, Dalip Greca.
Manhattan College është një nga kolegjet me histori në Nju Jork. Ai u themelua fillimisht në një ndërtesë të vogël në Canal Street më 1853 nga pesë francezë. Shpejt u diktua nevoja e zgjerimit dhe i detyroi themeluesit që ta zhvendosnin nga Lwer Manhattan, në 131 rrugë dhe Broadway, në seksionin Manhattanville e Harlem. Më pas shkolla u zhvendos përfundimisht në vendndodhjen aktuale në seksionin Riverdale të Bronx. Fillimisht Kolegji ndiqej vetëm nga meshkujt.
Kolegji është i dalluar në fushat e akademikë, artit, inxhinieri, letërsi, biznes, sport dhe fushën e ligjit. Janë shumë personalitete amerikane që janë diplomuar në këtë Kolegj.(Më shumë do të lexoni në Diellie printuar)
Në Nju Jork, u themelua një shoqatë e re me profesonistë të rinj në SHBA
Nga Beqir SINA/
NEW YORK CITY: Shqiptaro Amerikanët në Arkitekturë, Ndërtimin, dhe Inxhinieri, një grup bashkë themeluesish të kësaj shoqate më të re, me profesonistë të rinjë në SHBA, si: Luis Puna, Armir Taraj, Redi Gjecka, Ilir Dulaj, Fild Kroqi – shkruan në rrjetin shoqëror facebook, se :” Qëllimi i këtij grupi është që të shërbejë si një platformë komunikimi për organizatën e tyre, përmes të cilit ata shpresojnë për të krijuar një ambient të rehatshëm ku profesionistët shqiptarë të ndërtimit dhe të projektimit, tregojn dhe mund të njohin njëri-tjetrin, të ndërveprojnë, në interact dhe netwo.
Rreth krijimit të kësaj shoqate, profesontistësh të shkolluar dhe diplomuar në universitetet amerikane, ne folëm me njerin prej bashkëthemelusve të “Albanian Americans in Architecture, Construction, and Engineering – AAACE”, zotin Armir Taraj.
Inxhinieri Taraj – thotë se ideja për këtë organizatë lindi mes disa shqiptarëve prej nesh në fushën e inxhinierisë së ndërtimit, kur pamë se mes nesh dhe atyre që njihnim po bëheshim një numër i mirë inxhinierësh shqiptarë dhe kështu menduam pse të mos krijojme organizatën tonë per arkitektët, inxhinierët, dhe profesionistët shqiptarë në fushën e ndërtimit.
Takimi i parë ideator, simbas tij ndodhi para disa muajsh në një lokal në midtown Manhattan ku morëm pjesë unë, Luis Puna, Ilir Dulaj, Fild Kroqi dhe Redi Gjecka. Gjatë këtij takimi vumë re se njohjet që secili nga ne kish në fushën AEC (architecture, engineering, construction) ishin të mjaftueshme për të krijuar bërthamën e një organizate të mirëfilltë profesionale. Pasi kompiluam listën e emailave të të gjithë shqiptarëve që njihnim në AEC, dërguam një email prezantues dhe organizuam takimin e parë të anëtarësisë. Ky takim ndodhi në 20 Janar të këtij viti dhe morën pjesë mbi 20 shqiptarë profesionistë në fushën AEC.Kështu, thotë Taraj, qëllimi ishte të njiheshim e prezantoheshim me njëri tjetrin e të fillonim të diskutonim idetë rreth qëllimit të shoqatës dhe mënyrës më të mirë të organizmit. Takimi i dytë i anëtarësisë ndodhi me datë 9 Prill tek Hotel Indigo ku morën pjesë mbi 30 veta dhe ku vazhduam me diskutimet për organizimin e shoqatës dhe aktivitetet tona të ardhshme.
Duke sqaruar diçka mbi qëllimin e këtij grupimi inxhinjerësh shqiptarë në Amerikë, zoti Taraj, theksonë se qëllimi i AAACE është që të shërbejë si një platformë komunikimi ku të mund të krijojmë një hapësirë të rehatshmë, aty ku profesionistët shqiptarë dhe jo-shqiptarë në fushat AEC të mund të njohin njëri-tjetrin, të ndërveprojnë e të krijojnë lidhje profesionale. Përveç aktiviteteve profesionale dhe networking, një nga qëllimet tona është që të mund të arrijmë të prekim mendjet e studentëve të rinj shqiptarë në shkollat e mesme të Nju Jorkut e ti ndihmojmë duke i orientuar në programet më të mira të studimit në AEC dhe t’ju bëhemi atyre si “mentor” afatgjatë.
“Tani për tani organizatën, u shpreh Taraj , e kemi lënë qëllimisht pa udhëheqës zyrtarë duke preferuar një mënyrë horizontale organizimi, ku gjithkush është i lirë të kontribuojë sa të ketë dëshirë e mundësi. Në të ardhmen, kur anëtarët të kenë pasur kohë të njohin më mirë njëri tjetrin dhe kontributet e secilit, do organizojme edhe zgjedhje dhe një bord drejtues. Ndërkohë, përveç 5 bashkëthemeluesve që përmenda më sipër, anëtarë shumë aktivë me kontribut si tek faqja jonë në facebook, apo tek uebsajti që po ndërtojmë etj. janë edhe Valentin Dhima, Ardian Pistoli, Denisa Lleshi dhe Afërdita Mulaj”.
Ai nuk dëshiron të përmend emra “hë për hë” si i themi ne shqiptarë duke shtuar se :”Nuk po përmend emra të veçantë por në grupin tonë ka profesionistë shumë të suksesshëm me mëse 10 vjet eksperiencë në fushat AEC, ashtu siç ka edhe studentë të rinj që posa kanë filluar karrierën e tyre. Në këto pak muaj qe ekzistojmë, kemi pasur sukses në gjetjen e vendeve të punës për të paktën tre anëtarë. Shpresojmë që këto suksese në networking dhe job placement të vijnë e të shtohen, e po ashtu bashkëpunimi ynë profesional në projekte të ndryshme, dhe shpresojmë që të kemi një impakt pozitiv në komunitetin tonë”.
Në fund z. Armir Taraj PE AAACE Co-founder, faleminderon gazetën tonë, dhe të gjithë kolegët e tij
DISCUSSION ABOUT THE HUMAN RIGHTS FOR CHAMERIA
Discussion on the Reception in Recognition of the 70th Anniversary of the end of the WWII and Albanians saving the Jewish population
First and foremost I want to salute the Assemblyman Mark Gjonaj and Senate majority Coalition Co-Leader Jeffrey D. Klein; Prof. Modecai Paldiel Ph.D Former Director of the Department of the righteous at Yad Vashem, as an Initiators of this very important and meaningful event for in Recognition of the 70th Anniversary of the end of the WWII and the role of the Albanians in saving the Jewish population from the Nazi regime.
I want to salute the presence of H. E President B. Nishani also, all those present and well-wishing of this Discussion on this Issue about the Human Rights
My journey as a rolling stone started from Chameria, where I was born, Albania where I raised as an orphan, in former Czechoslovakia graduated, and least landed in land of opportunities, in Blessed USA.
The Albanian Region of Chameria comprises the Southern part of the Albanian ethnic territories, inhabited by Albanians since the ancient times (Pellasgo-Illyrian times) until today. Even the ancient historians Straboni and Plutarch wrote that the inhabitants of Epir-Chameria spoke a “barbarian” language, because their mother tongue wasn’t Greek. The Cham dialect is one of the oldest of the Albanian language.
In spite of the fact that the Congress of Berlin in 1878 revoked its earlier decision to give the Chameria region to Greece, the London Conference in 1913 decided for the partitioning the Albanian territories leaving outside of the new-born Albanian state more than half of Albanian lands and population; that included Kosova, Chameria, etc
Starting on 27 June 1944, ruthless gangs headed by Greek General Napoleon Zerva , (who collaborated with the German Army and fascist Mihajlloviç of Serbia) massacred and killed more than 2900 innocent Cham women, children and elderly and expelled to inner Albania more than 30000 Chams, of whom more than 2000 died from hunger.
A document of the U. S Department of State Nr. 84/3, Tirana Mission, 1945-1946, reports that: “According to all information I have been able to gather on the Cham Issue, in 1944 and during the first months of 1945, the Greek authorities in north-western Greece perpetrated savage brutality by evicting 25000 Chams, residents of Chameria, from their homes, where they had been living for centuries, chasing them cross the border after having robbed them of their land and properties. Most of the young people were killed because the majority of the refugees were old folk and children”.
As we say in Albanian in connection with my coming from a long trip I had the opportunity to obtain three Capital Letters “CH” : Cham, Czech and Chifut. During my study in Bratislava-Slovakia, we were there only 4 Albanians and when we play basketball as team was a necessary to be 5. And I always gratefully trust my friend Arthur to joint and complete our team. So, we Chams, with Jews people, except the we got through great suffering, have a lot of common characteristics: Intelligence, Hardworking, Persevering, Freedom-loving, economical,
Dear Friends, at first I want to be pardoned by you for my long discussion; but to say the true the opportunity that created today our honorable Dear Friends Mr. Gjonaj and Mr. Jeffrey D. Klein to meet and to discuss together; I think that to resolve The Cham Albanian Issue, may be in proper path if
We create a common Commission Jad Vashem with Albanian American Chameria Organization-AACO to discuss with Foreign Political State Commission of State Department and Greek Embassy in Washington
On the Greek reporter is posted on September 04,2011 article:
Greece’s Unwanted Citizens are now Citizens-What about the Chams?!
Jews who left Greece during WWII can have their Citizenship reinstated after the passage of a new law
The Greek government on Sept. 2, passed an amendment to a new foreign resident law which will automatically reinstate Greek citizenship for all Jews that were born in or before 1945. The far-right LAOS Party fought against amendment saying the law will raise many serious issues from other ,ethnic groups ,a thing we of course all deprecate , and maybe even Chams( a subgroup of Albanians, who originally resided in the coastal region of Epirus in NW Greece, an area known among Albanians as Chameria). As expected the communist party was also against the amendment, saying that this was one step closer to forming close ties with Israel in order to further the imperialistic planes regarding the natural gas reserves
In June 1994, the Albanian government passed the law Nr. 7839 in Parliament, proclaiming the 27 June 1944 as “The Day of Greek Chauvinist Genocide Against Albanians of Chameria”.
I feel that the only hope for us Cham Albanians to resolve our issue is USA, that is why I am so lucky and grateful to our common friend Mr. Mark Gjonaj, that creating this opportunity so we as American citizens to discuss together and to find the proper way how to resolve.
I was born in Albanian Chameria in Paramithia, but only in 2010,after 66 years it was a possible to visit my birthplace (thanks to the American Passport).
I was 7 years old on June 27,1944 but I will never get of my mind what happened on these terrible days to my family and to all Albanians families in our Paramithia.
I returned back full of sorrow; there I didn’t find any grave of the 7 beloved members of my family, starting from my grandfather 82 years old, and last my little sister 2 years old; were massacred and killed in June 1944 by the Greek chauvinists gangs.!!
There are no more Albanian graves. There were 9 Albanians Cemeteries until 1944 in my birth place-Paramithi), all are destroyed!
Every human being understands such a deep Sorrow when you don’t have the possibility to put a bunch of flowers on the grave of your dead parents!
While there we met and talked friendly with a lot Christian Cham-Albanians who remembered those terrible chauvinists massacres against us.They remembered the very good and brotherly relations that existed always between us Albanians, regardless religion. They were plenty with Nostalgia for the Chams songs, dances , and national’s customs.
So dear friends, we, together as American Citizens, educated and living together in this Great Country of Freedom and Democracy , had to be helpful for all of us, to use this opportunity offered by our common friends, Mr. M. Gjonaj and Prof. Modecai Paldiel to make sure that discussion with politicians in Albania and Greece to be more comprehensible on the past in manner to build friendly bridges with the spirit of understanding between Albanian in general ,including Chams Albanians, with the Greek people. The sample for such relations, are the relations that created more than 50 years ago, General De Gol with Chancellor Adenaur between France and Germany
As one of the ocular witnesses of the Greek Genocide against the Albanians of Chameria, I will fight for this legitimate issue until
1) The Greek Parliament and the Greek Government to accept the
Historical reality of the Chams Issue;
2) To condemn the Genocide exerted upon innocent Cham population
by the Greeks;
3) The Greek Government, as a member of the European Union and
as a State that signed all International Documents on Human
Rights, to respect National Minorities in Greece, especially
Albanians living in and outside Chameria.
4) Greek Government should recognize the civil and legal rights of
the Albanians expulsed by force from their territories in 1944-
1945, as well as their right as legitimate owners of the properties
they been robbed of.
We are not asking to change borders; we only want to have open borders!
S.Bollati- Albany, New York, May 5, 2015
Sanksionet e BE-së kundër Rusisë – objektivat dhe ndikimi i tyre
Që nga marsi i vitit 2014, Bashkimi Europian (BE), si reagim ndaj politikës ruse në krizën e Ukrainës, ka vendosur sanksione, të cilat i ka forcuar gradualisht. Kjo është bërë me pjesëmarrjen aktive të shumicës së vendeve anëtare të BE-së. Këto sanksione janë shndërruar në instrument të zakonshëm të politikës së jashtme të BE-së/
Shkruan: Bahri BEQIRI/
Krerët e qeverive të shteteve anëtare të BE-së, më 6 mars 2014, kanë vendosur një mekanizëm tre-fazësh të sanksioneve kundër Rusisë: 1) Sanksione diplomatike; 2) Sanksione kundër individëve dhe personave të caktuar juridikë, synohen masat si: ndalimudhëtimi dhe ngrirje e aseteve në BE; 3) Sanksione sektorale në ekonomi.
Hapi i parë i sanksioneve diplomatike është aktivizuar menjëherë, me ç’rast janë suspenduar negociatat bilaterale ndërmjet BE-së dhe Rusisë, për një marrëveshje të re dhe lehtësim të marrjes së vizave dhe lëvizjes pa viza.
Në mars të vitit 2014, grupi i parë (Krimea) i akterëve ukrainas dhe rusë u ballafaquan me sanksione. Në fund të muajit qershor u ndalua importimi i mallrave nga Krimea dhe Sewastopoli. Në fund të muajit korrik, kjo ndalesë u zgjerua në investime në projekte infrastrukturore dhe projekte të tjera, që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e resurseve natyrore dhe në dhënien e kredive dhe huave në Gadishull dhe Sewastopol. Në dhjetor të vitit 2014, kjo ndalesë përfshiu edhe blerjen në agjencitë e patundshmërive, asociacionet financiare dhe ndërmarrjet shërbyese si dhe ofrimin e shërbimeve turistike nga kompanitë me seli në BE. U ndalua po ashtu eksportimi i mallrave nga sektori i energjisë, transportit dhe telekomunikacionit. Si rezultat e kësaj, Krimea dhe Sewastopoli në aspektin ekonomik janë izoluar plotësisht nga BE-ja.
Me këto sanksione BE-ja reagoi ndaj ndarjes së Krimesë nga Ukraina dhe aneksimit të saj nga ana e Federatës Ruse, e cila u realizua në periudhën ndërmjet fundit të muajit shkurt dhe fundit të muajit mars 2014. Që nga nënshkrimi i “traktateve të anëtarësimit” me dy subjekte te reja federale, me datën 18 mars 2014, Moska zyrtare shtyri përpara integrimin e tyre në Federatën Kombëtare Ruse. E përshpejtuan prodhimin e pasaportave ruse për banorët e Krimesë dhe e përfurcuan praninë masovike të ushtarëve rusë në Krime. Në të njëjtën kohë u përkeqësua situata politike dhe e të drejtave të njeriut për banorët jo-rusë, respektivisht për ata banorë që nuk ishin pro- rusë, në veçanti për krimeanët, që përbëjnë 12 për qind të popullsisë.
Në mesin e muajit prill, BE e zgjeroi listën e sanksioneve ndaj personave të caktuar, së pari ndaj akterëve rusë dhe ukrainas, të cilët u shpallën përgjegjës për destabilizimin e Ukrainës Lindore. Përmes kësaj, BE reagoi ndaj zgjerimit të konflikteve ushtarake në Ukrainën Lindore. Trupat ruse që nga shkurti zhvilluan ushtrime në afërsi të kufirit me Ukrainën. Në verën e vitit 2014, BE-ja i përforcoi sanksionet e saj edhe për dy hapa. Në mesin e muajit korrik, u vendos që përveç personave të sanksionohen edhe institucionet. Nga ana tjetër, sanksionet e synuara duhej të përfshinin gjithashtu akterët, të cilët mbështesnin vendim-marrësit përgjegjës. BE-ja vendosi për këto masa sepse luftimet eskaluan dhe të gjitha përpjekjet për arritjen e paqes dështuan. Ndryshe nga ajo se si është paraqitur në diskursin rus, BE-ja vendimet në fjalë i mori para rrëzimit të aeroplanit malejzian më 17 korrik 2014. Kjo ngjarje përshpejtoi dukshëm ritmin e sanksioneve. Në fund të korrikut, u vendosën në Listën e Personave të Sanksionuar përfaqësues të lartë të ekzekutivit rus, prej tyre shumë anëtarë të Këshillit të Sigurisë, përfaqësues të lartë të shërbimeve sekrete, etj.
Përfundimisht BE-ja aktivizoi nivelin e tretë të mekanizmit të sanksioneve. Ajo vendosi një embargo armësh dhe miratoi kufizime për tregti me mallrat dhe pajisjet “Dual-use”, të cilat janë të nevojshme për eksplorimin dhe prodhimin e naftës. Përveç kësaj ajo kufizoi hyrjen e një grupi të madh të bankave dhe ndërmarrjeve ruse në tregun kapital të Bashkimit Europian.
Duke iu referuar faktit se gjithnjë e më shumë armë, material dhe luftëtarë hynin nga Rusia për të mbështetur ofensivën e rebelëve, më 12 shtator 2014, BE- ja i përforcoi përsëri sanksionet e saj. Moska kritikonte se ky hap është ndërmarrë pavarësisht miratimit rus të Protokollit të Minskit për armëpushim, të datës 5 shtator 2014. Nga këndvështrimi i BE-së sanksionet e reja u adresuan kundër ofensivës së filluar në muajin gusht nga ana e rebelëve me mbështetjen e Rusisë. Deri në janar të vitit 2015 u fuqizuan sanksione të tjera kundër Rusisë. Së pari, ri-eskalimi i luftës në pjesën e dytë të janarit, nxiti BE-në të zgjerojë listën e saj. Përveç kësaj, sanksionet e miratuara në mars të vitit 2014, iu vazhdua kohëzgjatja deri në shtator të vitit 2015. Grupit të akterëve rusë të sanksionuar iu shtuan edhe dy Zëvendës Ministra të Mbrojtjes dhe Zëvendës Kryesuesi i Shtabit të Përgjithshëm Rus.
Gjatë periudhës mars 2014-shkurt 2015, BE-ja i fuqizoi të tri nivelet e mekanizmit të sanksioneve, të miratuara në muajin mars të vitit 2014. Mosidentifikimi i qartë (deri më sot) i autorëve të rrëzimit të aeroplanit MH17 nga ndonjë instancë e pavarur pati një ndikim të madh tek shtetet anëtare të BE-së, të cilat ishin skeptike kundrejt sanksioneve. Politika e sanksioneve të BE-së është e lidhur ngushtë me atë të Qeverisë Amerikane. Sanksionet e SHBA-ve, qysh herët në mënyrë më gjithëpërfshirëse kishin në shënjestër oligarkët rusë përreth Putinit. Sanksionet financiare amerikane ndikojnë ndërkombëtarisht, ndryshe nga ato evropiane, për arsye se Qeveria Amerikane i dënon edhe shkeljet që i bëjnë bankat jo-amerikane. Administrata e Obamas me politikën e saj të sanksioneve gjendet nën një presiont të madh të brendshëm, pasi që shumë republikanë, por edhe disa demokratë në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve kërkojnë veprime më të ashpra deri tek furnizimi i i Ukrainës me armë.
BE-ja akuzon Rusinë për synimet agresive të politikës së saj në destabilizimin e Ukrainës. Me masat e saj sanksionuese ndërlidhë kërkesën për një zgjidhje politike të krizës, e cila bazohet në ruajtjen, respektivisht në ri-vendosjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.
Kjo kërkesë bazike specifikohet në miratimet e sanksioneve. Rusia duhet të rishikojë aneksimin e Krimesë dhe Sewastopolit, të mbyllë kufirin me Ukrainën për materiale, armë dhe luftëtarë ilegalë dhe ta shfrytëzojë ndikimin e saj në tërheqjen e rebelëve nga Donezk dhe Lugansk. Para së gjithash, udhëheqësia në Kremlin duhet të zbatojë Marrëveshjen e Minskut, e arritur në shtator të vitit 2014, respektivisht në shkurt të vitit 2015.
Sipas pikëpamjeve të BE-së, të cilat i ka paraqitur në dokumentet zyrtare, sanksionet përveç tjerash janë një instrument për t’iu përgjigjur objektivave të politikës së jashtme dhe të sigurisë (CFSP), siç janë vendosja dhe ruajtja e paqes, për të promovuar sundimin e ligjit dhe për t’ju përgjigjur shkeljeve të sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut dhe të drejtave ndërkombëtare. Thellë në strategjinë e gjerë politike, sanksionet e BE-së përgjithësisht nuk duhej të ndikonin si masa ndëshkimore, por të kenë një ndikim tek politika ose veprimi i vendit të synuar, institucionet ose individët e sanksionuar. Masat e sanksioneve kanë për synim ata të cilët janë përgjegjës për gjendjen e krijuar dhe shmangien e efekteve negative mbi popullsinë e gjerë të një vendi të sanksionuar. Nëpërmjet presionit të jashtëm (nëpërmjet akterëve të cilët janë sanksionuar) sanksionet e vendosura kundër Rusisë duhet të ndikojnë në ndryshimin e qasjes së udhëheqësisë ruse dhe zbatimin e një politike konstruktive ndaj konfliktit të Ukrainës.
Imazhi i objektivave të politikës sanksionuese, i cili bëhet i ditur në debatet e shteteve anëtare dhe SHBA-ve, është i qartë. Spektri varion që nga ndryshimet e sipërpërmendura të sjelljes në konflikt deri në shkëputjen e aspiratave thelbësore të lidershipit politik rus. Megjithatë, paqartësia qëndron rreth asaj se si të trajtohen sanksionet në të ardhmen. Kjo së pari erdhi në konsideratë në fillim të vitit 2015, si rrjedhojë e eskalimit të sërishëm të konfliktit në Ukrainën Lindore dhe mosmarrëveshjeve gjithnjë e më të nxehta lidhur me shitjen e armëve.
Efekti dhe Ndikimi i Sanksioneve – Sanksionet ndikojnë në mënyra të ndryshme në situatën politike, ekonomike dhe shoqërore në Rusi. Versioni zyrtar i udhëheqësisë ruse flet për një dominim të Rusisë në marrëdhëniet me Perëndimin. Për këtë arsye SHBA-të, NATO-ja dhe gjithnjë e më shumë edhe BE-ja, vazhdimisht e kanë shtuar ndikimin e tyre në shtetet post-sovjetike. Ndryshimi i regjimit, siç ndodhi në shkurt të vitit 2014, në Ukrainë, konsiderohet si rezultat i kësaj politike, e drejtuar në thelb kundër Rusisë. Edhe politika e sanksioneve në këtë pikëpamje interpretohet si një strategji e gjerë perëndimore, e cila ka për qëllim dobësimin e Rusisë. Ngjarjet në Ukrainë tkurren me pretekst për ta përdorur Perëndimin që të ushtrojë presion dhe të arrijë përfundimisht ndërrimin e qeverisë (regjimit). Nga ana tjetër, Rusia, sipas këtij ilustrimi, gjendet në një pozicion defansiv. Sanksionet amerikane dhe ato europiane janë si rrjedhojë e një politike agresive ruse, jo-legjitime dhe kundër-produktive. Ndërkaq, në Moskë, regjimi perëndimor i sanksioneve perceptohet po ashtu si produkt i njëanshmërisë së SHBA-ve. Këta të fundit gjithnjë e më shumë akuzojnë Uashingtonin dhe aleatët e tij se ua kanë imponuar shteteve të tjera të BE-së politikën që u përgjigjet interesave të tyre dhe kjo që është e mundur dëshmon edhe një herë dominimin e SHBA-ve në marrëdhëniet trans-atlantike. Kohëve të fundit, edhe Gjermaninë po e akuzojnë se po i përdorë sanksionet dhe tensionet gjeopolitike për të shtrirë interesat e saj ekonomike në regjion, edhe kjo sipas tyre, po ashtu, kundër Rusisë.
Ekonomia ruse – Kjo është në fillim të një recesioni. Në radhë të parë ishin problemet strukturore, të cilat qysh para fillimit të krizës gjeopolitike të vitit 2014 ishin një paralajmërim për një kthesë negative në zhvillimin ekonomik të vendit. Në gjysmën e dytë të vitit 2014 edhe rënia e çmimit të naftës e rëndoi shumë ekonominë ruse. Sanksionet sektorale ekonomike e përshpejtuan edhe më shumë krizën. Kjo vlente sidomos tek masat në sektorin financiar. Këto masa ua pamundësuan bankave dhe ndërmarrjeve ruse një mundësi të rëndësishme që t’i ri-programojnë borxhet e tyre të jashtme. Kjo bëri që Rusia të bashkëndjejë krizën, e cila tashmë ka filluar që nga fondi rezervë i viteve të saja të arta ekonomike, t’i shpëtojë disa banka dhe ndërmarrje. Nëse sanksionet vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë dhe nëse mbetet ky çmim i ulët i naftës dhe të mos ketë më fare ngritje të çmimit të saj, atëherë do të vije deri te një reduktim serioz i kësaj rezerve. Kjo mund të ndikojë në pamundësinë e kryerjes së pagesave të ndryshme të shtetit rus në sfera të ndryshme si: pensionet dhe sistemi social e deri te buxheti ushtarak. Kufizimet që kanë të bëjnë me transferimin e teknologjisë në sektorin e nxjerrjes së naftës e rrezikojnë aftësinë e ndërmarrjeve ruse të energjisë të caktojnë burime të tjera të financimit dhe të rrisin sasinë e prodhimit.
Pasojat direkte dhe indirekte të krizës dhe të sanksioneve janë të rënda. Në vitin 2014 pati rënie të dukshme të investimeve të huaja, në mesin e tyre edhe të atyre gjermane. Edhe tregtia me partnerët perëndimorë u tkurr ndjeshëm. Në të njëjtën kohë erdhi deri te zhvendosja e kapitalit nga Rusia. Rënia e përshpejtuar e ekonomisë ruse përmes sanksioneve ndikoi masovikisht në ekonominë e shteteve fqinje. Dobësimi i rublës ruse në dhjetor, vetëm në mënyrë të pjesshme pati të bënte me sanksionet, por e përforcoi perceptimin publik për futjen e Rusisë në një krizë. Kontribut këtu kishte po ashtu rritja e madhe e çmimeve të artikujve ushqimorë në Rusi, të cilën e shkaktuan kundërsanksionet ruse.
Problemet ekonomike, të shkaktuara nëpërmjet sanksioneve, vlerësohen ndryshe në Rusi. Duke i përjashtuar disa prej tyre, përfaqësuesit e qeverisë ruse minimizojnë ndikimin e sanksioneve në ekonominë ruse. Disa anëtarë të elitës politike, të cilët qe një kohë të gjatë proklamojnë më shumë protektionizëm dhe ekonomi të vetmjaftueshme, e ndjejnë veten të forcuar. Interesat e sigurisë dhe ato të pushtetit politik janë të radhitura qartazi para konsideratave që ndjekin racionalitetin ekonomik. Në mesin e ekspertëve ka disa zëra, të cilët sikur analizojnë ndikimin e sanksioneve në kontekstin e dobësimit strukturor të ekonomisë ruse dhe në rënien e çmimit të naftës. Po ashtu, e kritikojnë ashpër qeverinë ruse. Këta ekspertë kanë pak ndikim dhe nuk janë të përfshirë në proceset vendimmarrëse politike.
Nëse ndaj një personi të caktuar imponohen sanksionet, kërkohet që të kursehet popullata e gjerë e atij vendi të synuar. Sanksionet e tilla janë të ndërlidhura me shpresën se anëtarët e sanksionuar të elitës politike dhe ekonomike nga ana e tyre ushtrojnë presion në udhëheqësinë politike për të fituar heqjen e sanksioneve dhe kështu e përmirësojnë situatën e tyre. Për shkak se proceset politike në Rusi janë jo-transparente, është shumë e vështirë të dëshmohen ndikimet e tilla. Reagimi i pranueshëm publik i akterëve rusë interpretohet të paktën jo në drejtimin e dëshiruar. Vendosjen e tyre në një nga listat e sanksioneve perëndimore e shohin si një akt të solidarizimit politik në raport me vendlindjen dhe udhëheqjen e tyre politike. Ata gjithashtu theksojnë se nuk posedojnë pasuri në ndonjë shtet të BE-së, andaj nuk janë prekur aq seriozisht nga sanksionet. Sidomos tani që udhëheqësia ruse qe një kohë të gjatë po mundohet t’i kthejë investitorët e jashtëm. Në këtë mënyrë po u ofron mundësinë aktorëve të sanksionuar që të dëshmojnë besnikërinë e tyre.
Perceptimi shoqëror – Ky perceptim pasqyron narrativin zyrtar. Kështu 67 për qind të respodentëve, sipas një ankete të bërë nga një institut i pavarur, në dhjetor të vitit 2014, motivin kryesor të politikës perëndimore në raport me Krimenë dhe Ukrainën Lindore, e shohin si qëndrim armiqësor dhe përpjekje për të shfrytëzuar momentin që të ushtrojnë presion ndaj Rusisë. Vetëm 12 për qind ndërlidhen veprimet e perëndimit me aneksimin e një territori të huaj dhe shkeljen e të drejtave ndërkombëtare nga ana e Rusisë.
Politika e udhëheqësisë ruse si asnjëherë më parë shijon mbështetjen e një shumice absolute të popullit. Në janar të vitit 2015, 69 për qind e respondentëve deklaruan se Rusia përkundër sanksioneve duhet të vazhdojë me politikën e saj. Ndërkaq, 30 deri 35 për qind mendonin se Rusia duhet të vendosë kundër-sanksione ose të intensifikojë marrëdhëniet me shtetet e Lindjes së Mesme, si: me Kinën dhe Indinë, ose t’i injorojë veprimet e Perëndimit dhe të vazhdojë me politikën aktuale të saj të brendshme dhe të jashtme. Vetëm 10 për qind e tyre shfaqnin gatishmëri për kompromis në kursin e politikës së jashtme. Përqindja e atyre që i pranonin pasojat e sanksioneve në janar të vitit 2015 ishte jo aq e lartë, 34 për qind. Por, krahasuar me shatorin e vitit 2014 kishte rritje të dukshme të kësaj përqindje pasi që atëherë një gjë të tillë e kishin pranuar vetëm 16 për qind të respondentëve. Edhe përqindja e atyre që prisnin ndikime të tjera negative për veten e tyre në të ardhmen ishte rritur (prej 26 për qind sa ishte në shtator të vitit 2014, në 47 për qind në janar të vitit 2015).
Në maj të vitit 2014, 63 për qind e respondentëve besonin se sanksionet ishin të drejtuara kundër një rrethi të vogël të aktorëve, të cilët ishin përgjegjës për politikën ruse në Ukrainë, kurse vetëm 24 për qind besonin se sanksionet janë të adresuara kundër popullit rus. Në dhjetor të vitit 2014 ishte e kundërta (29 për qind vs 62 për qind). Këto shifra tregojnë se sa shumë ndikon interpretimi i përhapur zyrtar në perceptimin shoqëror.
Deri më tani BE-ja nuk ka arritur që shoqërisë ruse t’ia shpjegojë në mënyrë bindëse motivet e politikës sanksionuese. Për këtë arsye propaganda zyrtare mund t’ua përforcojë besimin se politika sanksionuese perëndimore ka për qëllimin dobësimin dhe shkatërrimin e Rusisë. Nga ana tjetër, kjo tregon për një mentalitet të lartë, që është i dukshëm sidomos tek rritja e vazhdueshme e mbështetjes ndaj presidentit rus. Fakti që shumica dërmuese e popullatës qartazi nuk e ndjejnë (ende) veten të shënjestruar nga sanksionet, e dëmton parimin themelor të politikës sanksionuese të BE-së. Kjo do ta vështirësojë edhe më tej komunikimin mbi sanksionet.
Ndikimi i Sanksione – Në të ardhmen është e rëndësishme që për çdo vendim të analizohet efekti i sanksioneve. Duhet të dallohen efektet e qëllimshme dhe ato të paqëllimshme.
Bilanci i sanksioneve me ndikime të qëllimshme duhet të bie. Moska nuk ndërmerr asnjë veprim që të heq dorë nga Krimea dhe Sewastopoli, kufiri ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës mbetet i depërtueshëm për material dhe luftëtarë dhe nuk kontrollohet nga Kiewi. Në vend të kontributit për zbatimin e Marrëveshjes së Minskit për armëpushim, të datës 5 shtator 2014, udhëheqësia ruse nëse nuk e ka ndezur, ka lejuar eskalimin e luftës në janar të vitit 2015. Kronologjia e ngjarjeve na sugjeron të interpretojmë se presionet ndërkombëtare në gusht/shtator të vitit 2014 dhe janar/shkurt 2015 e kanë parandaluar zgjerimin e zonës së luftës dhe kanë favorizuar marrëveshjet përkatëse të Minskit. Por, kjo në mënyrë empirike është vështirë të dëshmohet. Si në udhëheqësinë ruse, po ashtu, edhe në elitën tjetër politike dhe ekonomike apo edhe te popullsia nuk ka ndonjë ndryshim të dukshëm të pikëpamjeve të tyre mbi konfliktin dhe nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në kosto – përfitim. Përkundrazi, ngjarjet në Ukrainë dhe përpunimi i këtyre ngjarjeve në propagandën ruse e kanë përforcuar mbështetjen ndaj regjimit, i cili, qëndrimin antiperëndimor e bazon në marrëdhëniet e besnikërisë dhe në nacionalistët kontraversë. Ky efekt i paqëllimshëm, megjithatë, është dashur të parashikohej më herët.
Një efekt tjetër i paqëllimshëm, i cili mezi mund të parashikohej, është ndikimi i gjerë socio-ekonomik, të cilin e vënë në dukje sanksionet në lidhje me krizën strukturore ekonomike dhe rënien e çmimit të naftës. Në interpretimin e udhëheqësisë politike dhe perceptimit të popullsisë, sanksionet perëndimore qe një kohë të gjatë nuk janë më të drejtuara kundër individëve, por kundër vendit si tërësi. Kjo rezulton me një dilemë të BE-së: Për arsye të sistemit specifik politik rus ekziston rreziku i lartë i një destabilizimi politik dhe shoqëror, ekonomia ruse do të rrënohet nëse vazhdon të jetë nën presionin e trefishuar të krizës strukturore, uljes së çmimit të naftës dhe sanksioneve të vazhdueshme. Duke pasur parasysh qëndrimet që mbizotërojnë në popullsi dhe në elitën politike, kjo mund të ketë pasoja të brendshme jashtëzakonisht negative. Edhe pse BE-ja në vetvete nuk e shqyrton ndonjë ndërrim të regjimit, ajo gjithnjë perceptohet nga popullata ruse si akter që e ka pikërisht këtë qëllim.
Deri më tani vështirë mund të thuhet se ndikimi i qëllimshëm i sanksioneve e tejkalon ndikimin negativ të paqëllimshëm. BE-ja ka qenë e detyruar të veprojë përballë shkeljeve masive të të drejtave të popujve nga ana e Moskës. Meqenëse gjendja eskaloi shpejt dhe përpjekjet e vazhdueshme diplomatike për një zgjidhje paqësore dështuan, nuk u ofrua ndonjë alternativë tjetër e vlefshme politike përveç sanksioneve.
Përkrah përpjekjeve për të ndryshuar sjelljen ruse në krizën e Ukrainës, sanksionet megjithatë kanë një funksion të rëndësishëm komunikativ. Kjo sinjalizon se BE-ja është në gjendje që të fusë në kompromis edhe instrumente të tjera jo-ushtarake me ndikim më të gjerë, në mënyrë që të respektojë vlerat dhe principet e saja. Ky është një mesazh i rëndësishëm për elitën politike ruse, por edhe për Ukrainën dhe shtetet e tjera fqinje të BE-se dhe, të mos të harrojmë, edhe për shtetet anëtare të BE-së.
Si të veprohet tutje me sanksionet? – Sipas analistëve të politikave të sigurisë dhe shumë raporteve të publikuara për rrethanat e tjera me sanksionet, si konkluzion ekzistojnë disa rekomandime:
a. Pozita e BE-së në raport me sanksionet duhet të jetë sa e fortë po aq edhe transparente. BE-ja duhet të bëjë të qartë se nuk merret me politikën e ndërrimit të qeverive, por qëllimi i saj i vetëm është zgjidhja e konfliktit të Ukrainës. Këtu duhet të ketë edhe një komunikim të qartë lidhur me atë se në bazë të cilave kushte sanksionet zbuten ose përforcohen.
b. Këto çështje duhet të përcillen me veprime. Moska nuk do ta zhbëjë aneksimin e Krimesë dhe Sewastopolit në një kohë të afërt. Andaj, sanksionet e drejtuara për këtë çështje janë të drejta. Administrata e Obamas për arsye të shumicës republikane në Kongres, duke pasur parasysh kohën e kufizuar që i ka mbetur, ka pak hapësirë për një trajtim fleksibil të sanksioneve. Uashingtoni, Brukseli dhe Berlini duhet të shkëmbejnë haptazi dhe në mënyrë kritike politikat e tyre të sanksioneve kundër Rusisë. Kjo duhet të vlejë veçanërisht edhe atëherë kur lufta përsëri mund të eskalon.
c. Në këtë rast BE-ja dhe SHBA-të duhet t’i zgjerojnë sanksionet e tyre. Këtu potencialin më të madh e ofrojnë listat e sanksioneve. Tek masat sektorale mundësitë veçse janë kufizuar, sepse duhet të shmanget ndikimi i zgjerimit të mëtejmë tek popullata ruse. E njëjta vlen edhe për masat kundër infrastrukturës ekonomike, p.sh.: shkëputja e Rusisë nga trafiku ndërkombëtar i pagesave (SWIFT). Masat e synuara kufizuese duhet të vendosen kundër individëve dhe të drejtohen kundër akterëve autoritativë politikë dhe ekonomikë në Rusi. Këtu është i nevojshëm ndërgjegjësimi, në mënyrë që të mund të reagohet në rastet e përshkallëzimit të eskalimit.
d. Përkundër kushteve të vështira, BE-ja në të njëjtën kohë duhet të përmirësojë komunikimin me shoqërinë ruse për të neutralizuar perceptimin e tyre se politika e saj është antiruse dhe agresive. Për këtë qëllim ofrohen mundësi të ndryshme: nga puna intensive në media deri tek hapat e njëanshëm për të përmirësuar lëvizshmërinë.
Për një periudhë afatmesme deri tek ajo afatgjatë sanksionet mund të mbesin një element i marrëdhënieve ndërmjet Rusisë dhe BE-së. Politika sanksionuese mund të ndikojë pozitivisht në situatën në Ukrainë dhe regjion vetëm atëherë kur ajo ngulitet në një strategji të gjerë politike kundrejt Europës Lindore. Për të ndodhur një gjë e tillë në adresën e Rusisë, aty ku është e mundshme, duhet të drejtohen iniciativa diplomatike. Shpresohet se situata do të vazhdojë të stabilizohet deri në fund të vitit 2015. Atëherë, në vitin 2016 do të mund të përdorej më shumë Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europe (OSBE) që të debatojë për t’i ringjallur debatet me Rusinë për sigurinë e përgjithshme në Europë. Kërkohet, po ashtu, një angazhim intensiv politik, ekonomik dhe i sigurisë politike të Ukrainës dhe partnerëve të tjerë lindorë, në mënyrë që i tërë regjioni të stabilizohet nga brenda dhe nga jashtë.