• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Diskursi Politik- Mungon koordinimi ne mes shqiptarëve për ndryshimet e ligjit zgjedhor

June 18, 2021 by dgreca

Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët, duke dëshmuar se një çështje e tillë nuk është personale apo partiake  por preokupim i të gjithëve, andaj duhet  të takohën sa më parë,  sidomos kur momentalisht kemi pauzë në këtë grup punues, si rezultat i bojkotit nga opozita aktuale(DPS) e cila është e pakënaqur me qeverinë dhe politikën e shumicës së re parlamentare.

Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve  duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare në këtë mjedis multinacional dhe multikulturor. 

Shkruan: Nail  Draga

Në lidhje me këtë çështje opinioni i gjerë është informuar me kohë se ekziston gadishmëri në mes shumicës së re parlamentare dhe opozitës për ndryshime ne lidhje me ligjin zgjedhor. Por, tash kemi një dallim sepse janë ndryshuar rolet sepse opozita e tashmë ishte pozitë për tre dekada, ndërsa ish opozita tash është pozitë, do të thot pushtet andaj është rasti që në këtë aspekt të gjindet një kompromis për të gjithë subjektët e jetës parlamentare në Mal të Zi. Çështje të veçantë paraqet përbërja e këtij komisioni dhe sa do të jenë serioz e të gatshëm të ballafaqohen realisht në ndryshimin e ligjit zgjedhor, që thënë të vërtetën ka qenë i miratuar vazhdimisht sipas shijes së shumicës parlamentare. Madje në këtë aspekt ne shqiptarët jemi dëshmiatrë se kur ishin në pyetje interesat politike janë bërë bashkë pozita e opozita(DPS-DF), sikurse rasti i miratimit të ndryshimeve në ligjin zgjedhor në shtator të vitit 2011, duke iu mohuar shqiptarëve të drejtat e arritura. Ishte ky veprim destruktiv dhe kundër barazisë nacionale e qytetare të shqiptarëve.

Grupi punues vetëm me një shqiptar

Sipas të dhënave nga Kuvendi i Malit të Zi grupi punues për  reformën zgjedhore  përbëhet nga 14 anëtarë (7 nga pozita e 7 nga opozita) që përbëhet prej përfaqësuesëve të partive politike. Nga përbërja e tillë del qartë se shqiptarët përfaqësohen vetëm me një person, deputetin  

G.Nimanbegu, që jep për të kuptuar se çështjës së përfaqësimit të popujve pakicë nuk iu është kushtuar kujdesi i duhur.

Pikërisht, kemi të bëjmë me qasjën unitariste që jep për të kuptuar se edhe kjo përbërje e ka të vështirë të distancohet nga e kaluara, sepse përfaqësimi i popujve pakicë(shqiptarët, boshnjakët dhe kroatët) mund të bëhët nga përfaqësuesit autentik,  si kudo në botën demokratike, sepse përfaqësimi dhe prezantimi i tyre, nuk mund të trajtohet si çështje formale.

Në kërkim të drejtave të mohuara

Se në Mal të Zi kemi të bëjmë me një qeverisje të pakonsoliduar, dëshmon konstatimi se pjesëtarët e popujve pakicë  vazhdimisht janë margjinalizuar kur është vendosur në lidhje me ndryshimin e ligjin zgjedhor.

Ndonëse në Mal të Zi sipas Ligjit të pakicave cekët së të drejtat e arritura nuk mund të cenohen, këtu ndodhi pikërisht e kundërta, sepse  me rastin e miratimit  të ndryshimeve të ligjit zgjedhor në vitin 2011, shqiptarëve iu mohuan të drejtat e arritura ku në „njësinë zgjedhore“ e cila jepte pesë deputet, ai numër u ndryshua duke iu mundësuar të fitojnë maksimalisht tre deputet me një formulim të veçantë të pa njohur deri më tash në Mal të Zi. Ishte pikërisht ky vendimi i shumicës parlamentare që i detyroj deputetet shqiptarë(4) të lëshojnë seancën e parlamentit në mënyrë demonstrative(11 shtator 2011), sepse ishte një votim kundër barazisë qytetare e nacionale të shqiptarëve. 

Por, shumicës parlamentare as që i interesonte një qendrim i tillë i shqiptarëve dhe me shumicë votash(DPS-DF) miratoi ligjin e ri zgjedhor, i cili filloi të zbatohet në zgjedhjet vijuese parlamentare(2012), duke dëshmuar rënien e numrit të deputetëve shqiptarë nga katër në dy, sipas skenarit të pushtetit, që ishte dëshmi praktike e diskriminimit përmes  ligjit zgjedhor.

Pse u ndryshu ligji zgjedhor?

Në sajë të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 29 mars 2009, shqiptarët u moblizuan si rrallë herë dhe arritën një fitore spektakulare, sepse nga 5 deputetë që  jepte “njësia e veçantë zgjedhore”  e vendvotimeve shqiptare, ata fituan 4 deputetë, ndërsa DPS-i 1 deputet. Ishte ky një sinjal për pushtetin(DPS), se shqipatrët po bëhën me peshë madje me këtë numër mund të vendosin në të ardhmën për formimin e shumicës parlamentare e më të edhe të qeverisë. 

Andaj për të eliminuar një mundësi të faktorizimit të shqiptarëve në të ardhmën ata  menduan të ndryshojnë ligjin zgjedhor që e realizuan me 11 shtator 2011, që ishte skenar dhe regji e shumicës parlamentare, e cila kësaj here u mbeshtet edhe nga opozita proserbe, të cilat u bashkuan bashkë kundër shqiptarëve, për interesa politike e strategjike. 

Madje, duhet cekur ndonëse ky ligj iu mundëson shqiptarëve të përfaqësohen me së shumti me  tre deputetë autentik, por në sajë të situates në terren  del qartë së mund të fitohen dy deputet ndërsa i treti mbetet si mundësi teorike, ku zgjedhjet parlamentare nga viti 2012-2020 e dëshmojnë me së miri një konstatim të tillë.

Mungon koordinimi në mes shqiptarëve

Duke marrë parasysh se në lidhje me këtë çështje ky grup punues pavarësisht pengesave  të ndryshme subjektive për momentin është në pauzë, si rezultat i bojkotit nga opozita(DPS) besoj se do të vazhdojë të punojë dhe do të arrijë një kompromis për marrëveshje dhe votim në kuvend, është e udhës që të kemi një koordinim ne vet subjektëve politike të shqiptarëve.

Kujtojmë me ketë rast se në Kuvendin e Malit të Zi(31.10.2018) me ftesë të nënkryetarit të atëhershëm parlamentit G.Nimanbegu është mbajtur takimi i parë i përfaqësuesve të partive shqiptare në Mal të Zi me temë për reformën e ligjit zgjedhor. Në takim  kanë marrë pjesë të gjitha subjektet politike përveç PD e LDSH. Pjesëmarrësit nga takimi i tillë kanë vlerësuar se ligji zgjedhor ekzistues është diskriminues kur ka të bëjë me përfaqësimin autentik te shqiptarëve, sepse nga katër deputet që i kishim në vitin 2011, me pas përfaqësimi ka rënë në dy apo një deputet, që është diskriminues për shqiptarët.

Çështja shqiptare, jo si pronë private

Andaj, duke marrë parasysh peshën e një ligji të tillë, shqiptarët duhet të jenë unik, duke lënë anash interesat personale, partiake  e klaneve të ndryshme, sepse të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë personale e partiake, sepse çështja shqiptare iu takon të gjithëve. 

Pikërisht duke marrë parasysh këtë mision  është e udhës për një takim të përbashkët të gjitha subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Organizimi i një takimi të tillë duhet të jetë sa ma parë me kuadra të dëshmuara me etikë profesionale  duke ofruar përfundime optimale, që janë në favor të avancimit   të ligjit zgjedhor sipas standardëve ndërkombëtare. 

Pavarësisht se mendimi dhe vërejtjet e shqiptarëve ne lidhje mbi ndryshimet për  ligjin zgjedhor nuk do të merren parasysh sikurse ishte herën e fundit në vitin 2011 kur u mohuan të drejtat e arritura, duhet të ekzistojë një koordinim ne mes subjektëve politike që përfaqësojnë shqiptarët. Pasi kemi të bëjmë me çështjën  e përfaqësimit dhe te prezantimit të shqiptarëve duhet  dëshmuar seriozitet në trajtimin e çështjeve identitare sikurse është ligji zgjedhor, sepse çdo ndryshim duhet të jetë në favor të barazisë qytetare e nacionale e të demokracisë parlamentare. 

Përfundimisht duhet kuptuar të gjithë se pushtetit i intereson që shqiptarët të jenë të përfaqësuar  sa me pakë deputetë shqiptarë autentik, konkretisht mundësisht vetëm me një deputet, dhe  ai të jetë sipas shijes së pushtetit apo me kostumin e tyre.

(Qershor 2021)

Filed Under: Analiza Tagged With: mes shqiptareve, Mungon koordinimi, Nail Draga

RËNDËSIA E ZBULIMIT TË ORIGJINËS SË SARS-COV-2

June 18, 2021 by dgreca

Nga: Dr. Pashko R. Camaj, Doktor i Shkencave të Shëndetit Publik */

Një vit e gjysëm nga fillimi i pandemisë globale COVID-19, më seriozja që nga gripi Spanjoll i vitit 1918-19, ende nuk e dimë origjinën e virusit që e shkaktoi këtë pandemi. Përgjigja përfundimtare për pyetjen se si filloi pandemia ka evituar komunitetin shkencor. Dy hipoteza konkurruese, transmetim natyror nga një strehë kafshësh tek njerëzit ose një rrjedhje nga një laborator kërkimi janë fokusi i shkencëtarëve. Teoria që ka marrë vëmëndje kohët e fundit është se pandemia e cila ka vrarë më shumë se 3.4 milion njerëz në të gjithë botën, mund të ketë dalë aksidentalisht nga Instituti i Virologjisë Wuhan në Kinë, megjithëse kjo nuk është përfundimtare. Presidenti Biden ka urdhëruar zyrtarët e inteligjencës të japin një raport deri në fund të verës që mund të na sjellë më pranë një sqarimi përfundimtar rreth kësaj. Kuptimi i origjinës së pandemisë është thelbësor për zhvillimin e politikave që mund të zvogëlojnë gjasat e pandemive në të ardhmen. Kjo do të thotë, nëse duam të parandalojmë epideminë tjetër, është me rëndësi jetike të zbulojmë origjinën e COVID-19.

VIRUSET DHE VEPRIMI BRENDA QELIZAVE

Viruset janë më të vegjlit nga të gjitha mikrobet. Ato janë unike sepse janë vetëm të gjalla dhe janë në gjendje të shumohen brenda qelizave të gjallesave të tjera. Qeliza në të cilën shumohen quhet qelizë pritëse. Një virus përbëhet nga një bërthamë e materialit gjenetik, ADN ose ARN, i rrethuar nga një shtresë mbrojtëse e quajtur kapsid e cila përbëhet nga proteina. Viruset janë të aftë të futen në qelizat pritëse dhe të futen brenda tyre, ku ata “komandojnë” qelizën pritëse dhe përdorin makinerinë e saj qelizore për të bërë më shumë viruse, në thelb riprogramimin e saj për t’u bërë një fabrikë virusesh. Shfaqja e një patogjeni të tillë si kur viruset kalojnë strehuesit nga kafshët ndodh përmes një procesi të quajtur përhapje zoonotike. Shumica e sëmundjeve infektive virale dhe jovirale njerëzore kanë ekzistuar me shekuj si fruthi, gripi, kolera, lisë (çrrënjosur në 1980), malaria, dengu, HIV, SARS, Ebola dhe shumë të tjerë kanë ‘kërcyer’ nga kafshet në njeriun. Ngjarjet komplekse gjenetike që qëndrojnë në themel të kalimit nga kafshët tek njeriu ndryshojnë shumë nga një patogjen në patogjen tjetër, por mekanizmat e përgjithshëm janë të njohur për shumë prej këtyre patogjenëve.

VIRUS NATYROR APO LABORATORIK?

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, shkencëtarët janë përpjekur të gjejnë burimin e saj. Deri më tani, nuk ka asnjë provë të qartë dhe të verifikueshme në lidhje me origjinën e SARS-CoV-2 që mund të përjashtojë hipotezën e rrjedhjeve laboratorike, ose për të provuar alternativën – se virusi ka origjinë natyrore. Shumë studiues të sëmundjeve infektive pajtohen se skenari më i mundshëm është që virusi të evoluojë natyrshëm dhe të përhapet nga një lakuriq nate direkt tek një person ose përmes një kafshe të ndërmjetme. Pra, çfarë thonë studiuesit e sëmundjeve infektive dhe biologët evolucionistë për këto argumente? Shumë shkencëtarë thonë jo. Vetëm për shkak se virusi përhapet midis njerëzve nuk do të thotë që është krijuar ne laboratore për ta bërë këtë. Ky virus përhapet gjithashtu në mes të vizonave dhe infekton kafshë të tjera. E rëndësishme është se ky virus nuk ishte i transmetueshëm në mënyrë optimale midis njerëzve për pjesën më të mirë të vitit të kaluar. Përkundrazi, variante të reja, më efikase janë evoluar në të gjithë botën që kanë treguar se janë më të transmetueshme. Për të përmendur një shembull, varianti shumë i transmetueshëm i SARS-CoV-2 i raportuar për herë të parë në Indi (B.1.617.2, ose Delta) ka mutacione që duket se e bëjnë virusin më të mirë në infektimin e qelizave.

VIRUSI PËRMBAN TIPARE TË PAZAKONTA

Disa ithtarë të rrjedhjeve laboratorike pretendojnë se virusi përmban tipare të pazakonta dhe sekuencat gjenetike që sinjalizojnë se është prodhuar në laborator. Dhe disa thonë që SARS-CoV-2 përhapet midis njerëzve aq lehtë saqë duhet të jetë krijuar me atë qëllim. Një argument tjetër sugjeron që SARS-CoV-2 mund të ketë dalë nga koronavirusët e gjetur në një minierë të papërdorur, ku studiuesit mblodhën mostra nga lakuriqët e natës midis 2012 dhe 2015. Ndër provat rrethanore që mund të mbështesin teorinë e rrjedhjeve laboratorike, disa studiues kanë theksuar faktin që Instituti i Virologjisë Wuhan në të kaluarën ka kryer një lloj kërkimi shkencor të quajtur “fitim i funksionit” që ka mundesi te jetë problematik. Hulumtimi i përfitimit të funksionit është një teknikë e përdorur nga shkencëtarët për të përmirësuar aspektet e një organizmi. Eshtë e zakonshme në disa fusha të studiojmë variacione gjenetike dhe të kuptojmë më mirë entitetet biologjike – por përdorimi i tij në mjedise të caktuara për të rritur vdekshmërinë ose transmetueshmërinë e një virusi është bërë i diskutueshëm. Ideja është të zbulojmë dhe të kuptojmë këto viruse, kështu që ne të dimë se me çfarë mund te përballemi. Kundër argumentimi ishte, ne po luajmë me zjarrin. Nëse rezulton që COVID-19 buron nga një incident aksidental në laborator nga Instituti i Virologjisë Wuhan, do të dalë se kjo frikë ishte më se e arsyeshme.

RËNDËSIA E NJOHJES SË ORIGJINËS SË VIRUSIT

Sa më shumë që të mund të kuptojmë se si ka ndodhur pandemia globale COVID-19, aq më shumë shanse kemi që ta ndalojmë atë të ndodhë në të ardhmen. Të kuptuarit se si u shfaq COVID-19 është një pikë kritike në një kurbë të pjerrët të të mësuarit, të cilën duhet ta mësojmë shpejt. Ndërsa përballemi me vdekjet në rritje dhe përmbysjet shoqërore të pandemisë COVID-19, nuk duhet të harrojmë se si filloi kjo pandemi, si dhe pse humbëm shenjat paralajmëruese dhe çfarë mund të bëjmë për të parandaluar që ajo të ndodhë përsëri në të ardhmen. Kërkimi i zgjeruar për t’u marrë me urgjencën e situatës, dhe më shumë shkencëtarë, përfshirë shkencëtarët që punojnë në Kinë dhe vende të tjera të pikave të nxehta, duhet të rekrutohen në këto përpjekje, veçanërisht në partneritetet ndërkombëtare të kërkimit. Bashkëpunimi i plotë dhe i hapur ndërkombëtar është thelbësor. Rezultatet e raportit të shumëpritur të studiuesve ende mbajnë potencialin për pasoja të mëdha. Qëllimi është të kuptojmë origjinën e virusit aq sa të përgatitemi, ose të parandalojmë, pandeminë tjetër. Nëse shkenctarët arrijnë në përfundimin se virusi ka pasur origjinë natyrore atëherë, virologët kanë të ngjarë të rrisin përqendrimin e tyre në gjetjen e pararendësve të atyre viruseve të ardhshëm që mundë të shkaktojnë pandemi në të ardhmen. 

A JANË LABORATORËT TË SIGURTË?

Nëse SARS-CoV-2 do të vinte nga njç laborator, rezultati ka të ngjarë të ishte ushqim për të ata që shofin gjithçka përemes prizëms së konspiracionit. Të paktën  do të kërkohej një qëndrim global i ri ndaj të gjithë laboratorëve të biosigurisë me rrezik të lartë, si ajo në Wuhan të Kinës. Do të bëhej një nxitje për të zhvendosur këto laboratorë me ‘siguri të lartë’ në vende më të largëta, pasi një virus nëse shpëton përmes një aksidenti ose shkelje të protokollit të sigurisë, do të ishte më e lehtë për t’u përmbajtur. Më shumë siguri në laboratorë nuk do të ishte një gjë e keqe, sikurse nuk do te ishte nje ide e keqe rritja e mbikëqyrjes se këture virusëve edhe në natyrë. Ndoshta duhet t’i jepej më shumë besim qendrimit të administratës së fundit Amerikane që deklaronte kohë-pas-koheë, se origjina e kësaj pandemije mund të ishte ikja e virusit nga laboratori dhe se kjo mundësi nuk duhej të përjashtohej siç ishte bërë nga shumë media dhe virologë. Por ne e dimë që loja e fajësimit politik që vjen me historinë e origjinës SARS-CoV-2 ka të ngjarë të dëmtojë shkencën përreth saj për dekada – dhe potencialisht mund të kërcënojë gatishmërinë tonë për ndonjë pandemi të ardhshme. 

* Nënkryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës –VATRA. 

Filed Under: Politike Tagged With: Dr. Pashko R. Camaj, SARS-COV-2, Zbulimi i Origjines

ROMANI I AMERIKËS SË FRANC KAFKËS

June 18, 2021 by dgreca

– Nga Visar Zhiti –Dielli/

Është i pari ndër tre romanet e Kafkës, e nisi kur ishte 28 vjeç, por u botua i fundit, i pambaruar, pas vdekjes. Dhe titullin e kishte “I zhdukuri”, por miku i tij, shkrimtari Maks Brod, që nuk e zbatoi porosinë e Kafkës për t’ia djegur Veprën, duke u bërë kështu plotësuesi i një testamenti shpirteror të pashkruar, ia botoi Veprën, ndërkaq ia ndërroi titullin romanit, ia bëri “Amerika”, sepse duhej prapë një K, që Kafkën e ndillnin aq shumë, siç e kishte “Kështjella” e tij apo siç ishte personazhi Jozef K.

Ameri-K-a e Kafkës s’është Amerika e vërtetë, ku ai nuk shkoi kurrë, por e fantazoi atë dhe e rimora ndër duar librin për të zbuluar ndonjë ndjesi tjetër a ide ndryshe, gjeta shumëçka që te Kafka i mëpastajmë do të sublimohej mynxyrshëm: ikjet me asgjëkundin, fatalen me absurdin, sinqeritetin me të pakuptueshmen, dashurinë me groteskun, etj.

Patjetër që është libri me humorin më të begatë të Kafkës para se ky humor të bëhej i zi, tragjik.

Kemi një Karl të pafajshëm, shokët e rrugës së tij janë shumë të zotë për të qenë të liq, sidomos njeri, qe s’e di që është me aq shumë cmirë dhe i pabesë dhe Karli kompkeksohet, aq sa ndihma që u jep atyre, i zhbëhet si të ishin ata, që e kishin ndihmuar, etj, etj. Befasitë, konviktet si burgjet, lëniet pergjysmë të shumë gjërave, zhurma të boshta, fushata zgjedhore, hotele si qeverira festive e shtypëse, të dashura të dhjamura, kotësira serioze, që shndërrohen në rrahje, etj, etj, mbarim i mosmbarimit, mosmbarim i mbarimit, kafkianizëm virtuoz…

* * *

Dhe si një ilustrim i kësaj, një miku im piktor në Itali, Georg K-ola, me K-në kafkiane në mbiemër, i shkrep dhe bën portretin e Kafkës me qeleshe shqiptare dhe pranë tij më vë mua, po me qeleshe, dhe m’i nis, pa më thënë së nga i erdhi ky frymëzim keshtu, mbase për të më shperblyer atë mall gëzimtrishtë për Kafkën, një adhurim zymtan, sa vetanak, po aq dhe K-ozmik…

Filed Under: Opinion Tagged With: Franc Kafka, ROMANI I AMERIKËS, Visar Zhiti

Pse 25 qershori është “Dita e detarit”…

June 18, 2021 by dgreca

Day of the Seafarer 2012

Nga Karine Langlois- Shefe e informimit publik  në IMO /

Përktheu Shefqet Kërcelli/

25 Qershori i çdo viti është “Dita e Detarit”,  për të njohur kontributin e paçmuar që detarët japin në tregtinë ndërkombëtare dhe ekonominë botërore, shpesh me kosto të mëdha personale për veten dhe familjet e tyre.

Qeveritë, organizatat e transportit, kompanitë, pronarët e anijeve dhe të gjitha palët e tjera të interesuara janë të ftuar të promovojnë dhe festojnë Ditën në një mënyrë të përshtatshme dhe kuptimplote.

Dita e Detarit u festua për herë të parë në 2011, pas miratimit të saj nga një rezolutë e miratuar nga Konferenca e Palëve në Konventën Ndërkombëtare mbi Standardet e Trajnimit, Certifikimit dhe Mbajtjes së Rojës për Detarët (STCË), 1978, mbajtur në Manila, Filipine, në Qershor 2010, i cili miratoi ndryshimet kryesore të Konventës dhe Kodit STCË.

Dita e Detarit tani është përfshirë në listën vjetore të Kombeve të Bashkuara.

Në vitin 2011, kremtimi mori formën e një fushate në internet, në të cilën IMO u kërkoi të gjithëve të shprehnin mbështetjen e tyre duke përdorur rrjetet sociale. Në Ditën e Detarit, ne u kërkuam njerëzve anembanë globit të shprehin Faleminderimet e tyre për detarët kudo në botë, nëpërmjet  rrjeteve Facebook, përmes tëeets, duke postuar një video në YouTube, duke diskutuar në LinkedIn, apo edhe duke shkruar një blog frymëzues.

Dita e Detarit ofron një mundësi, për të vlerësuar sakrificat e mbi 1.5 milion detarëve të botës, për kontributin unik dhe shumë shpesh të neglizhuar në mirëqenien e publikut të gjerë, dhe ne do të dëshironim ta bënim atë duke përdorur sa më shumë rrjetet e mediave sociale të jetë e mundur.

Duke frymëzuar ndërveprim në internet rreth detarëve, ne duam të tregojmë respekt, njohje dhe mirënjohje ndaj detarëve kudo që ndodhen. Përhapja universale e mediave sociale do të rrisë ndërgjegjësimin për rolin jetësor që luajnë detarët në ekonominë botërore dhe, në shumë aspekte, në zhvillimin e qëndrueshëm, duke u mundësuar anijeve të mbajnë më shumë se 90% të tregtisë botërore në mënyrë të sigurt, me efikasitet dhe me ndikim minimal në mjedis. .

Dita e Detarit, është gjithashtu një mundësi për të edukuar publikun në lidhje me çështjet me të cilat përballet detari i ditëve të sotme – çështje të tilla si pirateria, siguria, paga, pensioni, ushqimi, etj. Por, më e rëndësishmja, është rasti që ne, bota, të themi Faleminderit detarë!  

Ne i inkurajojmë të gjithë të marrin pjesë në këtë përpjekje mbarëbotërore duke festuar dhe bashkuar me ne në internet e aktivitete në terren. 

Për të kujtuar dhe sensibilizuar opinionin publik e më gjërë, në respekt të kontributit të pazvëndësueshëm që japin detarët në ekonominë botërore, konkretisht detarët shqiptarë në ekonominë shqiptare,

Shoqata Mbarëkombëtare Detare “Adrijon”, më datën 25 qershor 2021, organizon disa aktivitete.

Janë të ftuar të gjithë detarët të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve.

Ja ftesa.                C:\Users\shefqet.kercelli\Desktop\logo e shoqates adrijon..jpg

                                             FTESË

Z._______________________

Ju lajmërojmë se ditën e premte, Data 25 qershor, ora 10.00, tek rimorkiakiatori “epidamn”, PORTI DURRËS.

Shoqata Mbarë Kombëtare Detare “ADRIJON”, 

ORGANIZON NJË AKTIVITET PËR NDER TË 25 qershorit, DITËS NDËRKOMBËTARE TË DETARËVE.

1-Fjala përshëndetse.

2-Lundrim në Gjirin e Durrësit.

3-Koktejl. 

SQARIM. Grumbullimi i pjesmarrësve do bëhet tek hyrja e portit.

Për Shoqatën Detare “ADRIJON”,  

 KRYETARI ALEKSANDËR GJERMENI                  D.V.

Filed Under: Histori Tagged With: 25 Qershori, Dita e Detarise, Shefqet Kercelli

REPUBLIKANI ALEKSANDER MICI, NJË SHQIPTAR PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË NEW YORKUT

June 18, 2021 by dgreca

Avokat Aleksander Mici kandidat për Këshillin Bashkiak të New Yorkut, rrëfen ekskluzivisht për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, kandidimin e tij, platformën politike, zonën elektorale, formim profesional dhe ndihmën në komunitetin shqiptar. Me Aleksander Micin bisedoi gazetari i “Diellit” Sokol Paja.

NJË SHQIPTAR QË SYNON KËSHILLIN BASHKIAK TË NEW YORKUT

Unë kandidoj për Këshillin e Qytetit në Distriktin 13-të në zonën e Pelham Parkway, Morris Park, Pelham Bay, Throgs Neck Pelham Gardens Allerton, Williamsbridge dhe City Island. Në këtë zonë zgjedhore votuesit shqiptarë përbëjnë një numër të rëndësishëm në këtë distrikt por përfaqësimi i komunitetit tonë ka qenë shumë i zbehtë në zgjedhjet e shkuara. Pjesëmarrja e votuesve dhe mbi të gjitha e komunitetit shqiptar në masë në këto votime do të siguronte një fitore të sigurtë për kandidaturën time. 11,000 vota janë të mjaftueshme për fitore në këtë garë. Për momentin në fushatën elektorale po zhvillohen garat në partitë politike nga ana e demokratëve por gjasat janë që në zgjedhjet e përgjithshme përfundimtare unë të përballem me Marjorie Velazquez. Unë nuk kam garë brenda partisë time, kjo më favorizon dhe më motivon për të punuar me elektoratin dhe për tu fokusuar në fushatë si kandidaturë e vetme partiake në kampin Republikan. Ky është një besim i madh nga partia që unë përfaqësoj. Sigurisht është një vlerësim edhe për komunitetin shqiptar. Komuniteti ynë ka rastin të mbështesë për herë të parë një kandidat të mirëfilltë me eksperiencën e duhur, me integritet moral, qytetar e profesional dhe tejet i kualifikuar që ta përfaqësojë atë denjësisht dhe shqiptarët duhet ta marrin më me seriozitet pjesëmarrjen në politikë sepse është e vetmja mënyrë për të kërkuar të drejtat tona si komunitet. Fuqia e votës është fuqi përfaqësuese. Pjesëmarrja e gjërë në votime na faktorizon si komunitet. Unë pres shumë nga bashkëkombasit e mi. Historikisht, kur shqiptarët kanë qenë të bashkuar, kanë bërë punë të mëdha dhe kanë arritur rezultate historike. Ky është një moment i artë për ne si komunitet. Unë kam bindjen dhe kam shpresë të plotë se edhe këtë herë shqiptarët do të hedhin një hap të madh në suksesin e përfaqësimit të tyre në Këshillin e Bashkisë së New Yorkut. 

RRUGËTIMI POLITIK I ALEKSANDER MICIT NISI NË SHESHIN 2 PRILLI NË SHKODËR

Veprimtaria ime politike nisi në një moshë shumë të re. Kontributi dhe sakrifica ime për democraci fillon në vitin e largët 1991, me daten 2 Prill në qytetin e lindjes në Shkodër. Në një kohë kur ende diktatura nuk ishte larguar, frika e Sigurimit të Shtetit dhe dhunës së diktaturës ishte instaluar kudo në qytet. Unë me bashkëmoshataret e mi të shkollës Jordan Misja ishim të parët që morëm guximin të sfidonim regjimin e atëhershëm diktatorial, duke organizuar dhe rrezikuar seriozisht jeten në demonstraten e 2 Prillit të Shkodrës. Pas nesh erdhi i gjithë qyteti. Ishte një moment guximi dhe lirie. Të sfidoje diktaturën donte një guxim të çmendur në atë kohë. Ne besuam te liria, luftuam për liri dhe e gjetëm lirinë.

LARGIMI NGA SHQIPËRIA ME ANIJEN VLORA

Në Gusht të vitit 1991, bashkë me 30 mijë shqiptarë të tjerë, morëm rrugën për në Itali nga porti i Durrësit, duke imbarkuar në anijën famëkeqe Vlora. Vuajtjet që kaluam ishin të pa imagjinueshme. 24 orë pa ujë dhe 4 ditë pa asnjë kafshatë buke. Kemi parë njerëz duke humbur gjymtyrët nga vinçat e anijes. Kemi parë bandat kriminale duke hedhur njerëz në mes të detit Adriatik sepse nuk dorëzonin paratë që kishin në xhepa. Vrasje dhe therje, grabitje të të gjithë njerëzve që ishin aty. Nëpërmjet disa manovrave patëm rastin të largoheshim nga stadiumi i tmerrshëm i Barit dhe filluam punë nga më të vështirat, si në bujqësi, ndërtim, shërbime komunitare etj, me qëllim që të kishim mundësi që të punonim për të siguruar minimumin jetik. Ishin ditë shumë të vështira mbijetese për të gjithë ne. Fakti që kishim ikur nga diktatura na lehtësonte në shpirt. Pas njëmbëdhjetë muajsh qëndrimi në Itali, në Qershor të vitit 1992 fituam të drejten të vinim në Amerikë. 

ARDHJA NË AMERIKË

Në moshën 16 vjeçare sapo mbërrita në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillova punë në turnin e natës si pastrues supermarkatash dhe në mëngjes shkoja në shkollen e mesme. Fillimi ishte jashtëzakonisht sfilitës pasi pa ditur asnjë fjalë të vetme anglisht, u desh shumë sakrificë që të arrija nivelin e bashkëmoshatarëve në shkollë dhe pas një pune kërkuese e mbarova shkollën e mesme me nota të shkëlqyera. Në vitin 1996 fitova të drejtën për të studiuar në Fordham University dhe vendosa të fokusohem në dy degë Filozofi dhe Komunikim. Duke vazhduar më tej studimet e mia, hyra në Fordham University School of Law për të studiuar Juridik dhe me të mbaruar aty, fillova të punoj si avokat për Bashkinë e New York-ut. Pas një eksperience të gjatë dhe shumë formuese, vendosa të hap zyrën time të avokatisë ku vazhdoj dhe sot të punoj e ti përkushtohem familjes e komunitetit tim shqiptar.

NJË ZË AKTIV DHE VEPRIMTAR NË NDIHMË TË BASHKËATDHETARËVE

Që në vitin e parë që erdha në Amerikë dhe deri më sot, kam ndihmuar me dhjetëra njerëz në mënyrë vullnetare, sidomos ata që kishin probleme me çështje emigracioni, strehimi ose që kërkonin të hynin në shkolla dhe nuk dinin rrugët, hapat, procedurat apo njerëz që kishin mundësi të pakta ekonomike dhe kërkonin asistencë nga shteti, apo thjeshtë kishin nevojë për ti mësuar vendet dhe përdorja mjetet e mia e infrastrukturën time për tu ardhur në ndihmë bashkëkombasve të mi. Ndihma ndaj komunitetit tim është një ndër krenaritë dhe lumturitë e mia më të mëdha. Nuk doja që askush të kalonte në hapat e vuajtjeve të mia të fillimit. Kushdo që më ka kërkuar ndihmë i kam dhënë maksimumin tim pa asnjë kompensim sepse kam pasur dëshirë gjithnjë që të jap kontribut sidomos për komunitetin tim. 

NGA AVOKATIA TE FILMI

Perveç studimeve akademike, kam mbaruar edhe një konservator privat aktrimi i cili më dha mundësinë të merrja pjesë në disa TV show me famë botërore si: “The Blacklist”, ‟Person of Interest”, ‟Elementary”, ‟White Collar”, etj dhe një film të Hollywood me titullin “Dead Man Down”. Gjithashtu jam “Black Belt” i gradës së tretë dhe instruktor në Tae Kwon Do, kam marrë vend të dytë në Gorvernors Cup dhe New York State Championship. Në skenën politike dhe angazhimin politik e qytetar, është e dyta herë që kandidoj për post politik, një herë si New York State Senator dhe tani si anëtar i Këshillit Bashkiak për qytetin e New Yorkut.

PLATFORMA E KANDIDIMIT POLITIK PËR KËSHILLIN E BASHKISË NEW YORK

Platforma ime e kandidimit është një platformë konservative ku si parim kryesor është limitimi i rolit të qeverisë në jetën e njerëzve, ku qeveria duhet të jetë si arbiter dhe jo si xhandar. Lëvizjet sociale të kohëve të fundit kanë nxjerrë në pah një luftë të re neo marxiste kundër tregut të lirë. Kjo luftë e rreme që po bëhet nuk është gjë tjetër veçse një revolucion si ai i tetorit në Rusi i kamufluar në emër të drejtësisë raciale për të instaluar sërish sistemin socialist. Dhe kjo intrige e radhës e Marxistave të rinj për të uzurpuar pushtetin vjen e paraqitur si një lëvizje benine që kërkon të përmirësojë jetën e njerëzve por në fakt ka si qëllim final instalimin e diktaturës së re. Kjo po bëhet në një mënyrë gjeniale nga e majta ekstreme Amerikane duke prezantuar disa teori të reja siç është ajo e “critical race theory” dhe “cancel culture” etj, ku po tentohet të fshihet kultura 300 vjeçare e demokracisë më të avancuar në botë, duke deklaruar se historia e kësaj perandorie është ajo prej racisteje dhe shfrytëzimit të njeriut me ngjyrë. Kjo po bëhet nëpërmjet përpjekjeve për të indoktrinuar brezin e ri me falsitete marxiste e raciale. Lufta ime politike, ndonëse për Anëtar i Këshillit Bashkiak, fokusohet tek ky fenomen. Për mua çështjet lokale me të cilat përballet një politikan i këtij niveli janë të rëndësishme por jo aq sa lufta ideologjike për të cilën sapo përshkrova. Ky eshtë thelbi i fushates time. Kjo është platforma ime fituese. Në krahasim me fushatën e parë politike, zhvillimi im politik ka qenë më tepër paralel sesa vertikal. Gjithmonë kam tentuar të kem një këndvështrim thelbësor më tepër se sa një qasje ndaj zgjidhjes së problemeve të ditës. Bandat e motoçiklistëve që terrorizojnë lagjen duhen ndaluar por duhet shikuar pse ky fenomen ka lindur jo vetëm si ta zhdukim etj, shembuj që janë pjesë e jetës së përditshme të zonës ku jetoj dhe po përpiqem ta përfaqësoj. Kandidatura ime fokusohet pikërisht në këto pikëpamje filozofiko politike. Zgjidhja e gjithë këtyre ndodhive gjendet tek një shqyrtim i thellë bazuar në sensin komun por edhe në një kerkim të thellë intelektual për të zbuluar embrionin.  

Filed Under: Featured Tagged With: Aleksander Mici, Keshilli Bashkiak NY, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 37
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT