• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IN MEMORIAM

April 13, 2015 by dgreca

Mirënjohje të thellë e të sinqertë për mikun e madh të shqiptarve, Kongresmenin Don H. Clausen/
Nga Filip Guraziu/*
Lajmi i humbjes së Kongresmenit Republikan 91 vjeçar Don H. Clausen, u prit me dhimbje dhe emocion nga komuniteti shqiptar e veçanarisht nga ai shkodran . Një fjalë ‘e urtë ‘ shqiptare shprehet: “ Miku i mirë në kohë të vështirë “ , domethënia e te ciles na bëri të meditojmë dhe te kujtojme me nderim dhe mirenjohje, personalitetin e lartë shtetëror të U.S.A, Kongresmenin Republikan Don H. Clausen i cili në ditët më të vështira për popullin shqiptar, ( kujtoni varfërinë ekstreme të periudhës post komuniste) erdhi privatisht në Shqiperi , në vitet 1991 dhe 1992 së bashku me Arqipeshkvin e San Françiskos, Imzot Mark Hurley dhe humanistin nga Santa Rosa , Dr.Bill Sullivan për t’u njohur me situaten dhe për të ndihmuar, duke ju përgjigjur pozitivisht ftesës së bërë nga patrioti nacionalist, humanisti shqiptar me banim ne Santa Rosa-Kaliforni, Z.Tony Prendushi.
Po kush ishte Kongresmeni Rep. Don H.Clausen?
Lindi në Ferndale me 27 prill 1923. U arsimua në disa kolegje , ndër të cilat ‘St.Mary Colllege’ ku plotësoi programin e ‘V5 Naval Aviation Cadet’. Ishte pjestar aktiv në luftën e dytë botërore duke shërbyer si pilot në qiejt e Paqsorit, më pas ndërmori iniciativën për themelimin e një shkolle fluturimi si dhe të organizimit të shërbimit në aeroportin Del Norte. Ai ishte gjithashtu edhe autori i nje programi të aviacionit pranë Shkollës së lartë të Del Norte. Don H.Clausen hyri në politikë në 1955, shërbeu në Bordin e Autoritetit të Vigjilancës së Qarkut të Del Norte gjatë periudhes kohore 1955 deri 1962. U zgjodh anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në vitin 1963. Gjatë kohës së shërbimit në Kongres, ndër të tjera, i është dedikuar themelimit te Parkut Kombëtar të Redvood (1968) si dhe zgjërimit të tij (1978). Me emërin e tij lidhen edhe iniciativat e financimeve ndaj sistemimit të lumenjëve lokalë, mbrojtjen e biodiversitetit te mjedisit ujor etj. Në vitin 1982 është emëruar nga Presidenti Reagan, Drejtor i Projekteve Speciale të Departamentit Administrativ të Transportit Federal Ajror, detyrë që e ka mbuluar deri ne vitin 1990, më pas është transferuar në Fortuna.
Ja se si shprehet Republikani Jared Huffman ne komunikaten e leshuar pas marrjes së lajmit të humbjes se Rep.Don H.Clausen “ Me trishton fakti qe njëri nga mbështetësit më të mëdhej të North Cost nuk është më… ish anëtari i Kongresit Don H. Clausen ishte një kampion per ndihmen që i dha sektorëve të lumenjëve, të pyjeve, të oqeaneve dhe te infrastrukturës toksore që të zhvillohen dhe të përparojnë. Shërbimi i tij për vendin dhe për North Coast do të ketë ndikim të dukshëm në vitet që do të vijnë. “
Në deklaratën e firmosur nga i ndjeri Don H.Klausen për aktivitetin humanitar të Tony Prendushit- ‘Pro Shqiperise’, shkruhet: “ Kushtet ekonomike dhe shoqërorë të Shqipërisë ishin të mjerueshme – për shkak të ’47 viteve të sundimit të Qeverisë Marksiste-Komuniste’ , megjithatë Tony Prendushi nuk kishte harruar gjëndjen e vështirë të vendit të tij të lindjës, Shqipërisë” . Duke qenë mik personal dhe i ngushtë me Sekretarin Jim Baker, Don H.Clausen kishte qene i mirëinformuar dhe njëkohësisht i impresionuar nga suksesi i jashtëzakonshëm i vizitës të Sekretarit të Shtetit në Shqipëri. Dashamirsija per popullin shqiptar dhe autoriteti si burrë shteti amerikan bënë që në shërbim të aksionit ‘Pro – Shqipërisë’ të vihet ne dispozicion edhe USA –Army me mjetet e sajë të transportit ajror dhe detar. Në ato vite të vështira, kur rezervat e grurit për popullsinë mjaftonin vetëm për 6 ditë…! Ai dhe shokët e tij sollen ndihma kolosale për popullin shqiptar; ushqime, 10.000 batanije, ilaçe, infrastrukturë spitalore, paisje bashkëkohore mjeksore, farëra për bujqësinë, paisje për konviktet etj., etj.
Shkruesi i këtij shkrimi pati fatin ta njohë personalisht Kongresmenin Don H. Klausen gjate vizitës që ai bëri në Shkoder ne vjeshten e vitit 1992. Mbetet e paharruar dita e ardhjes , mijra qytetarë sapo kishin marre lajmin që në orën 13.00 do të vinin për një vizitë private dy personalitete të larta të shtetit amerikan; Ipeshkvi Mark Hurley dhe Kongresmeni Don H.Clausen të shoqëruar nga biri i Shkodrës , Z.Tony Prendushi, nxituan për ti uruar mirësëardhjen miqve të rrallë, pranë Kishës së Zojës, në Hyrje të Shkodrës. Entuziasmi i qytetarve u bë edhe më emocional, pasi pikërisht në momentin që delegacioni arriti, filloi një rrëbesh shiu i paparë, i cili pengoi për një moment daljen e miqëve nga vetura, por nuk pengoi aspak që populli të këndojë në kor këngë për nderë të të ardhurve. Kaq përshtypje i kishtë bërë të ndjerit Don H.Clauzen ky moment sa edhe pas disa viteve që e pata takuar në San Françisko, e kujtonte me shumë emocion takimin e tij me shkodranët.
Jo vetëm unë, por të gjithë ato që patën rastin të njihen me Don H. Clausen, burrin trup madh me një zemer edhe më të madhe, kujtojnë me respekt dhe mirënjohje Kongresmenin e dashur, kujtojnë me mallë buzëqeshjen e tij të sinqertë… Jam i sigurtë që edhe ne këtë moment që po shkruaj këto rreshta ‘in memoriam ‘ të mikut të madh të shqiptarve , diku atje në Parajsë, buzëqeshja e Don H.Clausen më shoqëron… Amerika lindë njerëz të mëdhej dhe njerëzit e mëdhej, si Kongresmeni Don H.Clausen bëjnë të shëndetshme dhe fitimtare Ameriken! Ngushllimet të sinqerta familjes per humbjen e këtij njeriu të madh ! Mirënjohje të përjetshme nga miqët në Shqipëri
*Ish Kryetar i Bashkisë Shkodër

Filed Under: ESSE Tagged With: Filip Guraziu, In Memoriam

Pėrfunduan “Ditėt Shqiptare Ilirida” nė Namur tė Belgjikės

April 13, 2015 by dgreca

Shoqata SIREAS NAMUR, e udhėhequr nga veprimtarja Nermine Kumanova dhe Shoqata MAKOWAL, e udhėhequr nga Memedali Ahmedi, qė njeherit ėshtė pėrfaqėsues kryesor i Diasporės pėr Shqiptarėt e Maqedonisė (DSHM) nė shtetet e Evropės Perėndimore, organizuan “Ditėt Shqiptare nga 28 Marsi deri 12 Prill” nė Namur tė Belgjikės. Nė kėtė manifestim “Ditėt Shqiptare Ilirida” nė Namur ishte prezent edhe kryetari dhe themluesi i DSHM-sė, z.
Musa Lamallari – Tim Shkupi.
Prej datės 6 Prill, nė Namur me Tim Shkupin pėr “Ditėt Shqiptare Ilirida” ishte edhe delegacion nga Maqedonia, i pėrbėrė nga sekretari i SHVL-sė pėr Shkup, z. Xhem Lamallari, i njohur si Komandant Baruti, kryetari i Shoqatės Kulturore Shqiptare, z. Daim Hiseni, kryetari i Kėshillir Organizativ pėr Drejtėsi pėr rastin “Monstra”, z. Bedri Ajdari, nė
delegacion u bashangjitėn edhe veprimtari nga Zvicra z. Florim Kadriu, si dhe gazetari dhe shkrimtarin nga Kosova, z. Habib Zogaj pėr tė promovuar librin e tij “Reportazhe Lufte”.
Me 7 Prill nė sallėn Mundo nė Namur u organizua njė Mbrėmje poetike dhe tregime Shqiptare “Na ishte njėherė … shqiptarėt pėr tė kuptuar egzodin” me shkrimtarin nga Kosova, z. Habib Zogaj, i cili promovoi edhe librin e tij “Reportazhe Lufte” me rrėfime tė drejtėpėrdrejta nga zonat e luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Tė pranishėm nė kėtė promovim ishin edhe shumė personalitet tė njohura belge nga qyteti i Namurit. Gjithashtu promovimi i librit u bė edhe nė Tongeren, nė lokalet e Librarisė shqiptare
Iliria, ku kaluam njė mbremje shumė tė ngrohtė dhe vėllezėrore, si dhe nė Bruksel nė shoqatėn Iliria.

Takime mė pėrfaqėsues tė jetės politike nė Belgjikė

Gjatė “Ditėve Shqiptare” ishin caktuar edhe takime tė rėndėsishme pėr
delegacionin nga Maqedonia mė pėrfaqėsues tė jetės politike belge. Vlen tė
pėrmendim takimin shumė miqėsor dhe informativ me zonjen Genevieve Lazaron
nė asamblenė e “Province de Namur”. Takimin me deputeten federale Gwenaell
Grovonius pas vizitės tė Senatit dhe Parlamentit Federal belg nė Bruksel,
ku zonja Grovonius u njoftua me realitetin e hidhur nė bazė tė provave dhe
fakteve pėr situatėn e rėndė dhe tė vėshtirė tė shqiptarėve nė Maqedoni,
pėr dikriminimin pėrfid, pėr vrasjet dhe likuidimet e ish-ushtarėve tė
UĒK-sė pa gjyq, pėr rastin Monstra, pėr bllokimin e procesit integrues,
pėr projektin kiē 500 milionėsh “Shkupi 2014”, pėr shtetin dhe sistemin
unitar qė ua mohon shqiptarėve tė drejtėn pėr shtetėsi, manipulon me
statistika dhe nuk kemi regjistrim tė popullsisė, e shumė tjera.
Edhe pse ishin ditėt festive tė Pashkėve, prefekti i Namurit dhe ministri
i ēėshtjeve sociale, z. Maxime Prevot, gjeti kohėn e tij tė lirė nė njė
pasdreke, nė ditėlindjen e tij tė takoi pėrfaqėsuesit e Diasporės
Shqiptare pėr Maqedoni dhe delgacionin shqiptar nga Maqedonia.

Takime me shoqatat dhe bashkėatdhetarė e tė gjitha trevave shqiptare

Takimet me shoqatat dhe bashkėatdhetarėt tonė nė Belgjikė ishin tė ngrohta
dhe tepėr vėllazėrore. Xhamia “Haxhi Zeka” nė Namur me imamin z. Avni
Dobra dhe kryetarin e saj z. Musa Mulaj, nė shenjė respekti kėrkuan nga
kryeatri i DSHM-sė, z. Musa Lamallari – Tim Shkupi tė udhėheqė me namazin
e tė Premtes. Pas pėrfundimit tė namazit, nė sallėn aty afėr u organizua
njė tubim informativ rreth situatės aktuale politike nė Maqedoni, ku folėn
pėrfaqėsuesit e Diasporės, delegacioni nga Maqedonia, z. Bedri Ajdari dhe
z. Daim Hiseni, ku informuan tė pranishmit rreth rastit Monstra.
Gjithashtu fjalėn e mori edhe z. Florim Kadriu, njė veprimtarė shqiptar
nga Zvicra.

Konferencė/debat poltik mbi situatėn aktuale politike nė Maqedoni
Nė pasmbrėmjen e 9 Prillit tė “Ditėve Shqiptare Ilirida” ishte caktuar njė
konferencė/debat me dy ligjerues nga Belgjika, njohės tė mirė tė
funksionimit tė shtetit dhe sistemit belg, por edhe tė problemeve reale nė
Maqedoni, z. Safet Kryemadhi, politolog dhe shkrimtar dhe z. Liridon Lika,
asistent dhe specialist nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, nga Diaspora z.
Musa Lamallari, shkrimtar, teolog dhe kryetar i Diasporės pėr Shqiptarėt e
Maqedonisė dhe nga Maqedonia z. Daim Hiseni, kryetar i Shoqatės Kulturore
Shqiptare nė Maqedoni, me temė “Njė Shtet Federal, si njė mundėsi e
barazisė dhe respektit tė gjithė qytetarėve: reflektim nė rastin e
Maqedonisė”.

Nga rrjedha e kėtij debati dhe nga shumė takime me personalitete tė
njohura belge doli edhe ideja qė t’i ofrohet qeverisė sė Maqedonisė,
partive dhe grupeve tė ndryshme politike modeli i funksionimit tė shtetit
Belg si nisje pėr tė zėvendėsuar sistemin dhe shtetin unitar tė IRJM-sė me
njė shtet federal dhe sistem tė demokracisė koncensuale.

Njė mbrėmje pranė valėve tė radio RUN, emisioni nė gjuhėn shqipe

Nė natėn e 10 Prillit pėrfaqėsuesit e Diasporės, delegacioni nga Maqedonia
si dhe shkrimtari nga Kosova, z. Habib Zogaj, ishin tė ftuar dhe nėn
pėrkujdesje tė Faton Gashit, organizatorit tė radio RUN (Radio e
Univerzitetit tė Namurit), ku prej orės 21:00 e deri nė 24:00, nė shenjė
respekti nė vend tė Memedali Ahmedit, programin e udhėhoqi z. Habib Zogaj
dhe gazetarja Myrvete Feka, qė tė na pėrkujtojnė ditėt e vėshtira tė
radios sė parė gjatė luftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
nė zonėn e Malishevės “Ju flet Radio Kosova e Lirė”. Vlenė tė cekim se
intervistėn qė e zhvilloi z. Habib Zogaj me pjesmarrėsin e tri luftrave,
Xhem Lamallari – Baruti, ishte njė bisedė qė tė kthente nė ditėt mė tė
rėda, por edhe tė lavdisė tė popullit shqiptarė pėr ēlirimin e Kosovės nga
ushtria, policia dhe forcat paramilitare serbe. Pasi tani po bisedonin dy
ish-luftėtarė, veteranė dhe invalid lufte, ku njėri-tjetrit ia kuptonin
edhe ndjenjat mė mirė se kushdo tjetėr.
Pėrmbyllja e Ditėve Shqiptare nė Namur
Pėrmbyllja e “Ditėve Shqiptare Ilirida” u bė me 11 prill nė sallėn e
Shtėpisė sė Kulturės nė Namur. Nė kėtė manifestim kishin ardhur nga
Brukseli ambasadorja e Republikės sė Shqipėrisė, zonja Suela Janina dhe
veteranja e arsimit shqip Rukije Rama, veprimtari i njohur Musli Beqa dhe
shumė personalitete tjera nga bota e artit dhe lėmive tjera. Nė orėn 17:00
u shfaq filmi dokumentar “Egzodi shqiptar, pėr tė mos e harruar”. Kurse
nė orėn 18 debat, pyetje, pėrgjigje, ku fjalėn e mori ambasadorja e
Republikės sė Shqipėrisė, ku ndėr tė tjera tha “se sė shpejti nė
bashkėpunim me shoqatėn MAKOWAL do tė rihapet mėsimi nė gjuhėn shqipe dhe
ftoi komunitetin shqiptar nė Namur pėr unitet dhe bashkėpunim tė frytshėm,
qė tė kujdesemi me pėrkushtim pėr brezin e ri, qė tė mos harrojnė rrėnjėt
e origjinės shqiptare, gjuhėn dhe traditat tona qė na bėjnė tė ndihemi
krenar.
Pas njė pauze tė shkurtėr, nė orėn 20:00, u pėrkujtua me nderime mė tė
larta dėshmori i kombit Hajdar Shala, qė ra heroikisht me shokė nė luftėn
e Divjakės, nė mars tė vitit 1999, qė nė Namur njiheshte me emrin Ilir
Kastrati, qė kishte lėnė tė mirat e Belgjikės pėr t’i dalur zot Atdheut nė
Kosovė. Pėr pėrkujtimin e tij, menjėherė pas himnit kombėtar, nė podium
doli veterani i UĒK-sė, z. Xhem Lamallari – Baruti dhe ftoi tė pranishmit
tė nderojnė deshmorin e kombit Hajdar Shala me njė minutė heshtje. Kurse
pėr biografinė dhe jetėn e tij foli mėsuesja e gjuhės shqipe nė Tongeren,
zonjusha Myrvete Feka.
Pėr fund u kėnduan kėngė folklorike nga grupi muzikor “Vėllezėrit Demiri”
qė kishin ardhur enkas nga Gjermania pėr tė respektuar “Ditėt Shqiptare
Ilirida” nė Namur dhe pėr tė nderuar veprėn heroike tė dėshmorit tė kombit
Hajdar Shala.
Qendra pėr Informim e DSHM-sė

Filed Under: Mergata Tagged With: Belgjikë, Ditet shqiptare Ilirida

I dashur Blush….Problemi nuk është tek Anastasi

April 13, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
I dashur Blush
Në romanin tend ”Të jetosh në ishull” fq 269, ti shkruan. ”Çifutët dhe Jezu Krishti me të gjithë apostujt e tij nuk kanë folur greqisht.” Po përfitojë nga rasti të them se është një libër i madh.Një punë e madhe.Të cilin e kam rilexuar. Dhe e kujtoj. Pra qysh këtu, bëhet fjalë për një mashtrim të madh njerëzor. Ose përvetësim. Të cilin po ti e shpjegon në paragrafët e mëposhtën, duke përmendur një lloj xhelozie të grekëve që ishin të pa fe,. Grekët e kohës post Krisht. ”i morën librat e shenjtë dhe pasi i ndryshuan, i përkthyen siç deshën, duke zhdukur të vërteta e shenjta”. 

Kurse sot në shkrimin tuaj, me titull ”Kur do flasë Anastasi shqip?” të dt 13 prill 2015, të shpërndarë kudo dhe që po dominon webet për nga numri i klikimeve, duket sikur nuk po beson më as veten. Ose ndofta është një lloj gjëndje e vakët që e kap krijuesin, sa here kur hahet me vetveten për zgjedhjen e temave. Ose, ose i ka gjetur, i ka në kokë dhe bën zgjedhjen. Që në fakt ai e di se është një skup për të patur gjithnjë vëmëndje.
Dhe duhet të them, se fal mjeshtërisë tënde, përmes asaj metonime hapësinore, ku ti i shikon gjërat e zhvendosura dhe me keqardhje etj…, sjell gjithmonë punë që përbëjnë sukses. Qofshin këto edhe me firo përbrenda. Gjithsesi duke iu referuar Blushit, po theksojë se, kur ata përkthyen, përvetësuan, dhe besojnë verbërisht se çdo ortodoks është grek. Ashtu sikur edhe sllavët. Nuk e kanë për asgjë t’ja bëjnë shqiptarëve. Dhe po ja bëjnë.

Unë do ndalem pak në konstatimin tend tek paragrafi i fundit i shkrimit. Kur thua ”Anastasi nuk ka nevojë të përkthehet dhe nuk duhet të përkthehet, sepse ai ka detyrimin dhe dijen e duhur për të folur shqip. Hirësia duhet të flasë shqip.” 

Nuk është aspak fjala se di apo nuk di Anastasi shqip? Ashtu si ty, Anastasi është njëri I penës. Krijonjës. Kërkush tjetër më mire se njerëzit e penës nuk e di thelbin shprehimor, se bota e shpirtit, ajo që ndjen, ajo që të dhëmb, ajo që do të sjelllësh të gjallë për të tjerët…., asesi s’mund tu afrohet njerëzve veçse në gjuhën tënde. Edhe pse Anastasi nuk e bën këtë qëllimisht, e kompromenton estetika. E kompromenton curricula e tij, e kompromentojnë ata shqiptarë që i gëzohen pushtimit material. Të shkëlqimit të dhuruar. 
Eshtë e bërë e modës që sa here mbahet mesha e Pashkës, të fillojë ky avaz. 
I dashur Blush, që mos të zgjatem. 

Problemi nuk është tek Anastasi. Por tek ne. Tek kollajllëku jonë për t’ju nënshtruar pushtimit material. Nuk e shikon si mburremi me dhuratat e botës. Sikur nuk kemi baltë, ujë dhe gurë për të ndërtuar kisha, apo xhamija. Ne sot po vritemi edhe për Turqinë, me njëri-tjetrin. Gjithmonë për hatër të kollajllëkut të dembelit karshi të mirave materiale të dhuruara. Kemi mendjemadhësinë e duhur sa ta quajmë bashkëpunim një uzurpim, pushtim pesëqind vjeçar. 
 Ti ishe një që ike. Nuk e ndjeve, nuk u binde. Në ringjalljen e Krishtit. Për shkakun e ligjëratës në gjuhën e huaj. Në këtë magji të besimit njerëzor. Po si kujton, se u bindën ata të tjerët? Asesi. Ata nuk e kishin mendjen dhe shpirtin tek Anastasi. Por tek shkëlqimi i tij. Diçka duhet të pikojë aty.

Filed Under: ESSE Tagged With: Blushi, Ilir Levonja, nuk është tek Anastasi, Problemi

KUSHTRIMI I TE PAREVE

April 12, 2015 by dgreca

NGA HEKTOR ZOTAJ*/
Te flasesh e shkruash per Kombin nuk eshte kurre vone, e kurre teper. Manifestimet enveriste, nderimi me grusht, demonstrimi me portretin e Enverit, pjesmarrja e qeveris dhe parlamentareve enverist ne keto manifestime, dekorimi I pjestareve te nomenklatures , dhe thirrja per njohjen e figures se Enver Hoxhes ketu ne Amerike eshte “PIKE REFERIMI PER KOMBIN”.
Fryhet “Cari i Kuq i Kremlinit”, trimerohen enveristet ne Shqiperi. Nderimi me grusht – me pese gishtat te mbledhur – eshte simboli i “Manifestit Komunist’” I Marksit, per Bashkimin e Proletariatit te pese kontinenteve, per permbysjen me gjak te kapitalizmit botetror, e ne radh te pare te kaptalizmit amerikan,si shteti me i madh kapitalist i botes.
Kur komunizmi boteror e ka harruar , apo hequr kete symbol pas deshtimit te sistemit socjalist – pas “SHEMBJES KOMUNIZMIT”, enveristet ne pushtet kercenojne boten per “Revolucionin Final”. Sa qesharak, aq e dhe te mjere jane.
Po ashtu 70 vjetori “ clirimit “ te Tiranes, me portretin e Enver Hoxhes nuk eshte festim, eshte manifestim i forces, manifestimi enverist per pushtimin komunist te kryeqytetit pas terheqjes kapitulluese te ushtris naziste.
Ne kete pushtim u vrane me shume shqipetare nga komunizmi se sa nga fashizmi e nazizmi te marre se bashku.
Sipas statistikave te Ministrise Mbrojtjese-(Botimi 2013 ne librin –“Deshmoret e Atdheut”) :
7 Prill 1939 – 31 Dhjetor 1944 —————- 6790 – Te vrare nga fashizmi e nazizmi
Masakrat qe beri komunizmi ne Shqiperi ne periudhen e paqes:
1 Janar 1945 deri ne shembjen e komunimit—-6904 – te vrare nga komunizmi-nga te cilet- 450 gra.
Te denuar politik ne burgje—————————21948- nga te cilet gra- 7360
Te internuar politik ————————————-49009- nga te cilet pleq, dhe femije- 10792
Te ekzekutuar pa varre ——————————–4500 persona

Kjo masaker u be nga Enver Hoxha e klika rreth tij qe krijuan emisaret e komunizmit jugosllav ne Shqiperi, e sot behet thirrja ta njohim figuen e tij sepse, “ka mbajtur peshe ne luften e dyte boterore te njohur edhe nga aleatet”
Ai kurre nuk qe figure per populllin, ai qe vet frika per popullin. Nuk qe figure per aleatet. Aleatet dhe pjesa me e civilizuar e njerezimite e quajti sistemin e tij, si komunizmin me ekstrem ne gjithe gjinine komuniste. Per me teper edhe vet komunizmi e flaku tej si limon te shtrydhur, I mbetur i izoluar nga e gjithe bota duke e shpure Shqiperin ne nje planet tjeter-“JASHTE GJINISE NJEREZORE”.
Jane dokumenta per figuren e tij te rreme, figuren e tij fallco te pregatitur dhe te sajuar me shume kujdes nga armiqte shekullore te kombit Shqipetar nga sllavizmi (fotografija me Miladin Popovicin)
Ne librin “ The Albanians” shkruar nga analistja britanike Miranda Vickers (publikuar me 1999 ne New York) eshte deklarata e Dizdarevich ( njeri prej dy te derguarve jugosllav ne Plenumin e Beratitt ) dhene ne intevisten e tij ne vitin 1980 . Sipas Dizdarevich: “Enver was an opportunist who liked shifting responsibility onto others. It was Yougosllav mission in 1944 that saved Hoxha been dismissed “(The Albanians faqe 158).
Kete pregatitje te figures tij e deklaron Enver Hoxha vete ne raportin e tij zyrtar, i plotesuar dhe me diskutimin e tij te shkruar e mbajtur para byros dhe komitetit qendror ne Plenumin e 2 te KQ te Partise Komuniste Shqiptare nga 23 Nendor-27 Nendor 1944 ne Berat. Ne kete mbledhje figura e tij u analizua po ashtu edhe nga grupi qendror I Paritis komuniste Shqipetare. Aty paraqitet shume e qarte dhe e plote figura e Enver Hoxhes per periudhen e luftes 8 Nendor 1941-27 Nendor 1944.
Drejtoria e Pergjiteshme e Arkivave e Shqiperise, ruan dokumentat origjinale te raporteve dhe diskutimeve te mbajtura gjat diteve te fundit te mbarimit te luftes boterore per Shqiperine, pikerisht ne 5 ditet e fundit te “Clirimit”
Keto dokumenta jane botuar ne materjalin “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi .
Raporti “ VIJA POLITIKE” – mbajtur nga Enver Hoxha dhe diskutimi mbajtur, po nga Enver Hoxha Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH -marre nga materialet e arkivave te Shqiperise dhe botuar ne materjalin e vitit 1996 nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi theksohet si vijon:
“Komiteti Qendror eshte identifikuar me Miladinin, dhe praktikisht Komitet Qendror nuk kish.adaptuam prej tyre jo vetem menyren e punes, por edhe menyren e mendimit”-(raporti Vija Politike faqe27)
“…. Une qesh pa experience dhe pa pikpamje organizative e politike te qarta…cdo gje qe thoshte Miladini, per mua qe nje gje e mire, e mbaruar.” (raporti Vija Politike faqe 153)
“- Si ube qe une qendrova prane Miladinit, kete se di. Por fakti esht qe une qendrova” (raporti Vija Politike faqe 154)
…”une mora shume nga Miladini por mora keq besimin dhe jo dashurin per shoket ”-(raporti Vija Politike faqe 155)
…”duke ndenjur me Miladinin edhe une zura te merrja zakonet e tij dhe te mendoja si ai. ( po aty ).. Erdhi puna e formimit te Shtabit te Pergjitheshem. Edhe kjo u be si punet e tjera, si ajo e Pezes. Menjehere une u bera komisar politik, por fare pak une dija per kete. Persa I perket vijes politike une mendoja si mendonte Miladini, asnje presje me teper. nuk pata asnje ngrite politike si udheheqes I parties qe ishja, te mesojae e te mendoja me te vertet si marksist po ashtu dhe te punoja”.(raporti Vija Politike faqe 156)
………..”Keshtu ne Byro te preferuarit ishim une , Baca dhe Lirija” (raporti Vija Politike faqe 159)
………..”Vija terroriste ishte me e theksuar tek Dushani (Mugosha) dhe tek Miladini. Ne kete pike une isha pasqyre e Miladinit” (raporti Vija Politike faqe 163)
Po ne kete raport kreret e Partise Komuniste ne ate Plenum shprehen keshtu rreth figures se Enver Hoxhes:
Sejfulla Malishova – “Njau ajo qe Komitet Qendror nuk ekziztonte. Komitet qendror dhe Byro ishte Miladini me 2-3 veta te shkeputur nga Komiteti Qendror, nga Byroja. (faqe 72). Keshtu ne Partine tone, po duken simptomat e degjerimit, nga nje parti politke, ne nje bande kriminelesh… Keshtu sektarizmi degjeneroi ne terror dhe terrori u be shume here krim” (faqe 128)
Nako Spiru – “Gjith puna ishte perqendruar ne duart e Miladinit, Dushanit, te Enveri e te Liris, keshtu pak nga pak me punen e Miladinit, u krijua klika e Enverit, Liris dhe Baces.” (Faqe 119). Deri dje as qe kish dale ndonje emer, sot edhe ne nje list gjellesh do gjesh emrin e Enverit….paralelisht me te ka nisur nje fushate denigrimi per te tjeret”……………..Ndjek me sy mbyllur Miladinin I cili pak nga pak perqendroi pergjegjesite ne duart e tij…….Ska bere asgje nga vetja, zbatues pa prespektive i Miladinit ….krijoje klike rreth vetes” (faqe 331)
Per figuren direkte te komandantit te pergjithshem ( E Hoxha) verteton raportin e mbajtur nga Koci Xoxe ( atehere sekretarin organizativ, figura nr 2 I PKSH)”vVija Organizative”
“- Megjithese ushtria perbehet prej nje numri derrmues fshataresh, ne gjithe ushtrine ka 14 udheheqes, fshatare e punetore, ndersa intelektualet dhe te pasur 62.(faqe 61)
“……Shoke, ne shkonim pa nje perspektiv, me syte mbyllur drejtonim gjithe kete levizje, kete ushtri e kete pushtet. Sektarizmi ( ekstremizmi) i tmerrshem mbreteronte ne rradhet tona qe ne krye e deri ne fund. Nuk mund te shkohet keshtu sepse keshtu shkohet ne rrugen e shkaterrimit.( faqe 63)
Ne kete fragment te mesiperm te raportit te Byrose Poltike , del e verteta qe: ishte tipari gjenetik per te lufutar “zaptuesin” qe e ngriti popullin ne mal, ne ushtri, ne lufte, e jo Partia, jo “Klika”. Ajo e fshehur sic ishte e manipuloi ne emrin e saj. Klika perkundrazi perjashtoi nga lufta gjysmen e popullit, qe perfshinte gjithe krahinat e veriut, forcat e Abas Kupit, Muharrem Barjaktarit e Ndreve ne Diber, Kryezive ne Gjakove e kudo ne Gegeri e ne Kosove.”Klika” filloi luften te vrasjes te nacionalizmit jo vetem ne Gegeri, por akoma me shume ne Toskeri. Kjo qe tradheti e madhe per kombin shqiptar dhe mashtrim i madh per aleatet. Fakti tjeter I te vertetes ne raportin e Byrose,- nuk ishte shtabi pergjithshem qe e bente luften, ishin “14 fshatare e 62 intelektuale e te pasur” qe e drejtuan ate lufte dhe qe “klika” e regjistruar ne emrin e saj, e pervetesuar per te marre pushtetin.
Per aleatet e medhenj te Luftes se 2te Boterore USA dhe Britanine e Madhe qe jane faktori nr 1 per fitoren e asaj lufte- ja dokumentet:
Enver Hoxha)-…”me aleatet kemi pasur nje vije te lekundshme, por me teper sektare ( ekstremiste) me qellim qe sa me shpejt ti permbysnim ata. Bile njeher morem nje vendim sektar te atille, qe ishte vendimi i Miladinit por qe e mbrojta edhe une, per te kapur Neil (Billy) Maclean ( Kryetarin e Misionit te pare ushtarak Britanik te Shqiperise) per ta burgosur per ta nxjerre perpara gjyqit ushtarak. Kur kjo nuk na doli, atehere Miladini u terhoq dhe tha sikur vendimin e kish marre vete Enveri” (faqe 163).
Perse Maklini duhej burgosur e nxjerre perpara gjyqit ushtarak? Sepse ai bashkepunonte me forcat nacionaliste qe ti pajtonte me vrasesit dhe te dyfishonte forcat shqiptare kunder nazismit. Akti me i pabese karshi aleateve ne perfundim te luftes u be fundosja ne Kanalin e Korfuzit e anijes luftarake britanike bashke megjithe ekuipazhin ushtarak, qe kish ndjekur neper dete e oqeane floten naziste , gjeti vdekjen tek Shqiperia aleate. Misjoni ushtarak britanik, qe i vetmi nga treshja e madhe (USA, Britani, B.S) perfshi dhe PK Jugosllave, qe e veshi, e mbathi, armatosi me furnizime nga ajri ushtrine NACL, e organizoi dhe e sterviti, atje ne mal (misjoni ushtarak britanik). Me vone me veprimin prej maniaku antiamerikan, anti anglosakson preu marredheniet diplomatike me USA e Britanine e Madhe, me servilizmin e tij karshi padroneve Tito e Stalin e ata vete nuk i prene asnjehere.
Klasa ben thirrje shqiptareve-amerikane qe jane betuar para flamurit per besnikeri karshi U.S.A te njohin kete armik te betuar te Amerikes.
Ai shpalli armiq gjithe shqiptaret qe ishin jashte Shqiperise, imigrantet shqiptare qe nga fillimet e viteve 1900 ne Amerike e kudo ne bote, shpalli te padeshiruar shqiptaret ne trevat tona kombetare ne ish Jugosllavi, duke prere per 40-50 vjet marredheniet familjare nderkufitare shqiptare. Mjere ai shqiptar e qe kishte njeri jashte shtetit.
Po ne ato dite te mbarimit te luftes, po ne ate mbledhje madhore te tyre u pregatit akti me I turpshem e me makaber per mashtrimin e popullit shqiptar, akti qe e futi ate ne zgjedhen e klikes per 47 vjet

Sipas dokumenti Nr 52-te “arshives “ D eklarata e Keshillit Antifashist Nacional Clirimtar Per Te Drejtat E Qytetareve me 23 Nendor 1944.( nga materiali “ POLITIK ANTIKOMBETARE E ENVER HOXHES”-Plenumi 2-te I K.Q. te PKSH.-Botuar 1996, nga Prof. Ndreci Plasari dhe Dr. Luan Maltezi) theksohet si vijon
-DEKLARATE E KESHILLIT ANTIFASHIST NACIONAL CLIRIMTAR TE SHQIPERISE MBI TE DREJTAT TE QYTETAREVE me 23 Nendor 1944 garantonte:
Lirine e fese dhe te ndergjegjes si dhe te drejtat e barabarta te te gjitheve
Lirine e mbledhjes, te fjales, te shoqerimit dhe te shtypit
Pronesine private dhe sigurine personale te qytetarit si dhe lirine e iniciativen private ne jeten ekonomike.
Askush nuk mund te denohet pa zhvilluar gjyq.
Ndersa mashtrimi shprehet qarte ne Kushtetuten e Republikes Popullore Socialiste te Shqiperise te vitit 1976
Disa nga nenet e kesaj kushtetute theksojne:
Neni 16 …ndalohet prona private
Neni 18 … jane prone vetem e shtetit: toka (gjithe siperfaqja tokesore e Shqiperise u be prone e shtetit)
Neni 19… Toka jepet ne perdorim shoqeror ndermarrjeve e institucioneve shoqerore, koperativave bujqesore dhe organizatave shoqerore, si dhe ne perdorim vetiak te shtetaseve
Neni 23… Jane prona vetiake te ardhurat nga puna, shtepia a banimit dhe sende te tjera qe sherbejne per plotesimin e nevojave materjale e kulturen vetiake e familjare
Neni 32 … Shteti zhvillon nje veprimtari te gjere ideollogjike kulturore per edukimin komunist te punonjesve, per formimin e njeriut te ri.
Sic dihet kushtetuta eshte ligji themelor e cdo vendi.
Ne Shqiperine enveriste te gjitha masat represive kunder popullit u ben nga viti 1945 e perfundimeve ne vitin 1967. Ndersa ligji per keto masa represive u aprovua 10 vjet me vone, ne kushtetuten e vitit e vitit 1976. A ka nenje shembull te tille ne historine e njerezimit, qe ligji te dale pas zbatimit.
Me nenin 19- Toka e Shqiperise ne fshat dhe ne qytet u be prone e e shtetit.
Fshatarit ja dha token si prone te tij ne vitin 1945 me reformen agrare ja mori e ja bashkoi te gjitha ne kooperativat bujqesore ne vitin 1956 me kolektivizimin e bujqesise. Ne vitin 1976 ja mori dhe e beri prone te shtetit.
Si ne fshat dhe ne qytet, jo vetem toka e kopeshtit, e oborit, po edhe trualli e themelit te shtepise u be i shtetit. Asnje meter katrore nuk mbeti me prone e shqiptarit. Pra shqiptari nuk kishte me toke, nuk kishte me” dhe’ “- humbi kuptimin “ atdheu” “ meme-dheu” ( dheu i babait, dheu i nenes). Asnje shtet ne bote nuk ka bere gjithe dheun e vendit prone te shtetit. Shteti armik i kosovareve, nuk ja shtetezoi token kosovarit, apo shqiptaret kudo qe ishte. Shteti grek nuk lejoji kthimin e camerve ne tokat e tyre, por kane kaluar 70 vjet e nuk ka nxjerre ligj per shtetezimin e tokave te Cameris. Ne Shqiperine dheu 28000 km u be prone e komunizmit.
Ai e beri “biografin”, kushtin absolute te jetes ne Shqiperi- e beri kusht per ekzistence. Krijoi “Kultin e biografise”, “kultin e klases”, “kultin enverist”. Kur biografia e tij e paska qene. “Zero-Zero”, sic po del nga dokumentat e ketyre viteve. Kulti klases vazhdon edhe sot ne jeten shoqerore edhe ne qeverisje
Kursin e Kongresit te 10 te nderrimit te emrit nga PPSH ne PSSH-i pagezuar “Vazhdimesia” – koseguent ne rrugen e Enverit, sot “Vazhdimesia” deklaron me mburrje e cinizem se ne periudhen e tranzicionit (1990-2014) i ka bere vendit e Shqiperise e popullit $70 miljard dem, me programin e saj te “tokes se djegur”, te vendosur qe ne vitin 1989 ne prag te renies te komunizmit. Per cdo familje te mbetur atje ne Shqiperi demi eshte mbi 200 mije dollar.
Shpalljen e ketij demi ajo e bente te tregoj forcen se eshte klasa ajo qe edhe sot sundon ne Shqiperi. Kombi regjistron e kerkon borxhin nga e njejta klase me emra te ndryshem nga klasa enveriste. Nga klasa qe edhe ne vitin 2014 nderon me grusht manifeston me portretin e Enverit, ben thirrje per njohjen e figures se tij.
Pas shembjes se komunizmit dhe hapjes dokumentave e statistikave te te gjithe perandorise komuniste, bota u njoh me krimet masive rrenqethese, me shkaterrimet ne shkalle te pallogaritshme te jeteve njerezore,fizike, shpirterore, e kufizimet e nevojave te jetes ne zgrib te ekzistences.
Bota e qyteteruar demokratike e perendimit ne forumet e saj me te larta mori vendimin “komunizem=nazisem”.
Eshte e tepert te shkruhet per krimin sadist te kryer me “klasen e permbysur”. Burgu internimi dhe familjet antikomuniste mbeten I vetmi vend ku behej liria e mendimit, liria e fjales- Aty brenda per brenda ziente, e shperthente urrejtja e perbuzja per komunizmin, per pushtetin, per enverizmin, me gjithe pasojat e renda te pesuara.
Nexhmie Hoxha ne vitet 70 ne mbledhje me grate deklaroi:- “Ne do ti ndjekim reaksjonaret ne thellesine e shtate brezave, bile do ti leme pa martuar”- Ky ishte program genetic per zhdukjen fizike te te permbysurve nga njera ane dhe “Purifikimi genetic per klasen enveriste nga ana tjeter”
Shtresa antikomuniste e munduar tej cdo kufiri e lodhur, e perkulur nga pasha e vuajtjeve, mbeti ajo q ishte, nuk e humbi shpirtin. Demin me te madh, demin me te pallogaritshem dhe te pa riparueshem enverizmi ja beri popullit, popullit te thjeshte, popullit jashte politikes, te quajtur “MASA”, mases punonjese.
Masen ajo klika, e tjetersoi me fuqin e katert te rregullave te hekurta
shkaterrim ekonomik
militarizim te jetes
shpelarje truri-mendjes
shpelarje shpirti
Shkaterrimi ekonomik u be me shtetezimin e cdo prone, familjare e aktiviteti privat ne qytet, dhe kolektivizimi i prones private ne fshat i hoqen popullit te thjeshte-bazen e jetes.
Gjithe populli i Shqiperise u be “proletar” (Sipas percaktimit te Marksit proletar=njeriu qe nuk ka asnje mjet jetese, pervec krahut te tij te punes)
Asnje vend komunist I botes nuk u be 100% proletar si Shqiperia.
Dikur ne te kaluaren fshatari I varfer lutej: “ Te dy qete dhe hostenin, lem o zot te rroj “ndersa enverizmi i rrembeu fshatarit token, qete me vone dhe Zotin – i la ne dore vetem hostenin per te jetuar. “ E shkruesit tane sot”thone “qe diktatura nuk i beri asnje te keqe fshatarit”.
Per gjithe popullin shqiptar enverizmi la vetem nje dere hapur” per jeten “borderon 15 ditore”, ne qytet e ne fshat, kudo, me nje pagese mjerane. Ne fshat, pagesa ditore mesatarisht ishte 40 lek te vjetra: vetem dy buke ne dite. Populli nga nje varferi dinjitozi qe kishte ne te kaluaren, perfundoi ne mjerim te plote. I vrau shqiptarit “nervin e punes. E beri indiferent per punen, e beri indiferent per jeten. Pikerisht kjo indiference e popullit me vite solli RRENIMIN E KOMUNIZMIT. Ekonomia mbaroi, banka kombetare mbeti bosh. Ata i shpetoi RENIA E MADHE E KOMUNIZMIT ne bote. Klasa ja dha vrapit per ne kapitalizem. Per kete varferi, ne librin “The Albanians” Vicker shkruan: faqe 204: “Those Kosovars who did visit Albania at this time, however, were shocked at the level of poverty they witnessed there”. Kur u hapen rruget e ne kaluam viset shqiptare ne very deri ne Prishtine e ne Lindje deri ne Shkup ne u tmerruam me veten tone. Ne jetuam vetem nga “borderoja mjerane” dhe po ti afroheshe shume kufirit per ne emigracion, na vriste “shteti yne” dhe na terhiqte zvarre si qen.
Natyrisht “klasa” shkonte jashte shtetit, atehere, edhe kur u happen rruget ajo shkoi ne menyre “komode”, me “dokumenta te rregullta” te Republikes Socialiste te Shqiperise, ndersa populli kapercente malet, kacavirrej ne anije, e ne gomone e humbiste jeten ne fund te detrave.
Vertet pse jo, klasa thote sot “ne kishim qene mire, por pame qe kishte edhe me mire”.Vertet klasa ishte mire edhe ne ate kohe qe populli ishte ne mjerim
Pushteti enverist, e filloi qeverisjen e popullit me triske dhe e perfundoi pas 45 vitesh me TALLON.
Militarizmi: Jeta e gjithe popullit, hyri ne komande ushtarake.
Gjithe populli proletar, ne qytet, ne fshat, kudo, ne bujqesi, ne fabrika, miniera, ndertim, ne cdo aktivitet njerezor pa perjashtim u organizua ne brigada. Aty ne brigade behej gjithe jeta. Aty behej privilegji, aty behej lufta e klasavave aty behej gjithcka. Partia e kishte popullin ne grushtin e saj, te bere zap, ne kontroll te plote fizik e psikologjik.
Shpelarja e trurit: Perpunimi psikologjik.
Per 45 vjet zgjoheshe me zerin e radios “ju flet Tirana” dhe bie ne gjume po me ate. Ne cdo brigade te Shqiperise ne pune, ne burg, ne internim dita niste me leximin e gazettes “Zeri I Popullit”. Ne dite te caktuara mesimi i veprave te sh.Enver nga Nr.1 deri ne Nr.69, e perseri nga e para.
Perpunimin me te kualifikuar te trurit e bente arti dhe letersia, qe ne forma te “qyteteruara” nuk po na ndahet edhe ketu ky jemi, ne evokim “te jetes normale”qe ne benim atje ne ate kohe”, ku edhe degjimi I ndonje stacjoni te huaj, apo komenti i ndonje “romani te huaj” mund te denohej per agjitacion e propagande me 15-20 vjet burg, aq sa ketu denohet nje krimnel qe ka marre nje jete njeriu. Shpelarje truri ne me teper se 2 gjenerata, te lindur e te rritur ne ate qe quhej “proapagande e partise” .
Shpelarje e Shpirtit. Njeriu qe beson ne Krijuesin ne Zotin nuk ka frike. Me kete besim tek Zoti kalsa e permbysur anti komuniste, e ruajti veten per 50 vjet.
Enver Hoxhen dhe klasa qe ai krijoi, mospasja e frikes e tmerronte. Me frike jetonte ai vete. Frika thone psikologet ishte elementi i pare i atij qe ben krime. Ai shikonte endrra me sy hapur sikur “do ta eliminonin me tri menyra, me arme zjarri, aksident automobilistik apo helm me veprim te ngadalte (fjala e tij ne takimin e fundit me zgjedhesit).
Kush qe mberthyer tek ekrani i TV Shqipetar ne momentin pas mbylljes arkivolit me kufomen e Enver Hoxhes ne sallen e Presidences.
Pa edhe degjoi Nexhmije Hoxhen qe pergedhelte me dore arkivolin duke thene:” mos ki frik Enver, se partine e ke lene te forte”. Sipas saj Enveri dhe I vdekur kishte frik.” Kjo frik e beri ate te shkalloi fare. Me kete frike ai filloi masakren me barbare me kleriket , qe nga koh zgjatja dhe metodat kriminale ja kaloi edhe “kryqezimit te Krishtit
Me rrevolucjoni anti- zot te vitit 1967, ai u be I pari dhe I vetmi ne perandorin komuniste e I vetmi shembell ne historin e njerezimit
Shkaterruan e u mbyllen 2169 objekte fetare
U ekzektuan 120 klerik katolik; 83 bektashi; 60 te tjere myslyman dhe 39 klerik
ortodosk
Ne kushtetuten e vitit 1976, pasi masakra kishte mbaruar u vu vetem nje rresht
Neni 37: Shteti nuk njeh as nje fe
Ne llibrin e saj”The Albanian” Vicker shkroi ne faqe 196 “ Hoxha outdid even Stalin and Mao by officially banning the practice of religieon and the sale of religious books and the icons”.
Me kete ligj ai shqiptarit, popullit te thjesht , I shpelau edhe shpirtin.
A ka ne bote qenie njerezore, mbi te cilen te jene ushtruar kater tmerre- shkaterrimi ekonomik,-militarizimi I jetes- shplarja e trurit- shpelarja e shpirtit- ne te njejten kohe, ne me shum se dy gjenerata dhe te kete rezistuar?
Ne vende te tjera te botes kane ndodhur nje e shumta dy goditje te tilla, po kurre, kurre kater menjeher si tek “shqipetari I shqiperise”
Ky qe shqipetari I shqiperise ne 22 shkurt 1991, qe me shpirt te plasur , me urrejtje, me perbuzje, nje mase njerezore prej 100 mij vetesh, I hodhi kavon e celikut monumentit te Enver Hoxhes, e perplasi n e trotuar, e theu, mori bustin e terhoqi zvarre ne drejtim te monumentit te “ ushtarit te pa njohur” , djathtas pergjate “Ruges Elbasanit”, zvarre perpara nderteses te Ambasades Amerikane te kohes Zogut, majtas ne majen e kodres , e vari ne nje trekendesh koken e tij, karshi studenteve ne greven e urise duke thirrur: ” Posht enveri, posht nexhmija , esht e jona Shqiperia’,” e duam Shqiperin si gjith Evropa”. Nje mase tjeter njerezore me me shume se 100 mij, hodhi bustet e tij, ne qytetet e Korce,Elbasan, Durres, Fier dhe ne Gjirokaster.
Ky eshte momenti me madhor I ndodhur ndonjeher ne historin e kombit shqipetar, qe me kryengritje popullore denoi me urrejtje e perbuzje diktatorin qe I kishte marre jeten, dhe e poshteroi ate, sic nuk eshte poshteruar asnje dictator tjeter ne bote. Diktatoret dhe vrasesit, sot, qyteterimi demokrarik I hedh litarin ne gryk si Sadam Hysenit, e dergon ne fund te detit si Bin Ladenin, I fut nje plumb ne koke si Muamar Kadafit.
“Vezhguesit”,” sehirxhinjt e trotuareve”, jane mjeti I neveritshem, qe klasa I perdor per te pastruar krimet e saj. Gazetari britanik Henry Carles tha: “demokracia ne Sqiperi humbi per nje grusht gjak”.Populli shqiptar nuk u muar me me te, as me klasen, iku ne punen e tij. Iku per te gjetur veten, iku me shum se nje e treta, e pa ndodhur ne asnje vend tjeter te lindjes komuniste, e pa ndothur nonjeher ne nonje vend tjeter te botes. Klasa thote:” ne vitin 2013 me zgjodhi populli”. Klasa ne te vertet zgjodhi veten. Klasa gjithnje fiton, sepse klasa eshte shume eshte “SHUMICA BOLLSHEVIKE”. Ne shembjen e komunizmit, klasa raportohej mbi 150 mije anetare partije me tesera, dhe me dosje me detyre kryesore spiunimin, per te cilin ajo ishte betuar ne momentin e pranimit komunist.
Ato jane dosjet e verteta qe mbajne te fshehte krimin, krimin enverist, me hapjen e te cilave do te zbulohet misteri komunizmit ne Shqiperi. 150 mij anetar partije jane 150 mij familje, qe llogaritet me shum se 600 mij fanatic, te cilet mbeshteten nga mbi 600 mij te tjere familjet prinderore te te dy kraheve. Kjo shifer per dy miljon shqipetar qe kane mbetur atje, perben me shume se 50% qe voton per veten e saj. Ajo ben ligjin ne vend.Klasa atje nuk paksohet, ajo kalon oqeanin per tu “ndodhur” prane diaspores e per tu kthyer perseri atje ne “ krye te detyres”. Nen kujdestarin e saj, shqiprtaret e pa vemendeshem me deshiren e natyreshme per tu grumbulluar e per te gezuar ne komunitet, festojne “1 majin ” e “ 8 marsin”, dy festat anti amerikane te komunizmit boteror, qe nuk kane te bejne me asnje fest tradicjonale ne Shqiperi. “ 1 Maji” I Stalinit , Enverit e Mao Ce Dunit, ne enciklopedin amerikane eshte shpjegohet:
“Maj Day parade and strike. In Octobre 1884, Federation of Organized Unions, unanimously set May 1, 1886. Haymarket Affair 1889- International II Paris (Internacjonalja e Dyte Komuniste), “ a grate international demonstration”, adapted May 1,1890.
“ 8 Marsi: “ The Triangle shirtwaist Factory-Manhattan. March 25,1911- ku u humben jeten 146 gra. E festuar nga Lenini si festa nderkombetare e grave’ e festuar edhe nga Mao Ce Duni qe nga viti 1922, perpara se te vinte ne pushtet, dhe e vendosur nga Enveri si fest e gruas ne Shqiperi. E asaj gruaje te mases qe librin “ The Albanian” Vicker shkruan ne faqen194:”But in reality, although they could no longer be sold as men’s property, they now became the property of the state. Women continued to work as long hours”.
Klasa dhe kasnecet e saj ose sic quhen shpesh here “shkruesit e paanshem” perpiqet te mbajne “mjegullen enveriste” tek shqiptaret kudo qe jane edhe ketu ne Amerike. Po ne e dime ti lexojme ata dhe ata e dine kete.Klasa enveriste ne pushtet pergatiti pritjen e Papes Te Shenjte me portretet e martireve te klerit katolik dhe 2 muaj me vone, po ne ate boulevard, demonstron e perulet perpara portretit te “vrasesit te atyre martireve” te nesermen vrapon perseri tek “Bunker-Art” per te denuar te adhuruarin e saj”.
Klasa ne pushtet e do me shpirt “ Carin e Kuq te Kremlinit” e komunizmin, dhe do nga halli Ameriken.Pra eshte pikerisht sherbetor i zotnive.
Klasa sot perseri fryhet me kapital
-Fryhet, nga korruspioni. Sic tha Sekretari i Shtetit J.Kerry: “ oligarket kene uzurpuar shtetin dhe po diskreditojne imazhin e demokracise”
-Fryhen nga kokaina –si Ermal Hoxha
-Fryhen nga krimi-duke ekzekutuar ne mes te publikut, ne mes te lokalit, apo “vrases” me pagese
Klasa enveriste e boshatisi Shqiperine nga kombi tani po boshatis dhe Kosoven nepermjet Thacit 1 dhe Thacit 2. Kombi eshte ne rrezik. Megjithate ai eshte ne kembe e vecanerisht ne diaspore dhe Vatra eshte gjalle si 103 vjet me pare.
Ne dy krahet e oqeanit me perpjekje te shkathta “klases” i shkon ne mendje qe me “ shumicen bolshevike” te votave te hedhe ne dore Vatren. Po kjo nuk do te ndodhe kurre, kurre. Vatra per ata do ngrije.
Pas mbarimit te luftes se dyte boterore e goditjes qe mori kombi shqiptar ne trojet e tij te ILIRISE nga shovinizmi grek ne cameri, nga komunizmi sllav ne ish-Jugosllavi dhe nga enverizmi ne Shqiperi pasha specifike e kombit tone u zhvendos perfundimisht jashte trojeve etnike
Atje ai mbeti I pa cenuar si ne vendosjet mijvjecare te arvanitasve ne Greqi, ato qindra vjecarete arbereshve ne Itali po edhe emigranteve ne azin e vogel ne Lindjen e mesme e me vone ne venjet Europijane e ne Amerike. Te dhenat e grumbulluara nga shteti komunist qe ndiente shqetesim per kombin jasht kontrollit te tij, me deshperim mesoi se raca shqipetare ne gjith vend ndodhjet e saj, kishte arrijtur shifren perfshirese 20 miljon, pra me shume se ¾ e kombit ishte jasht kontrollit komunist. Sot me emigrimet pas shembjes te komunizmit ky raport esht me I madh. Problemi esht se ky proporcjon I favorshem esht shum I shperndare dhe I pa lidhur. Ky faktor e ben Vatren ashtu si 103 vjet me pare-QENDREN E KOMBIT SHQIPETAR NE BOTE. Ajo eshte e pa prekeshme.
Sot, me krijimin e aksit komunisto- shovininist Beograd-Athine dhe me qeverisjen e keqe dhe shume te dyshimte ne dy shtetet shqiptare, segmenti I komunist eshte shtrire I plote ne te gjith gjatesin e kombit tone atje ne trevat etnike. Me perpjekjet e Rusise per nderhyrjen ne Ballkan-sic raportoi Sekretari I Shtetit John Kerry perpara Kongresit amerikan, kercenimi I kombit tone eshte present dhe alarmant.
Njerezimi ka hyre ne fazen perfundimtare te ‘zhdukjes te sundimit mbi njeriun”, qe behet direct nga komunizmi ose nga format e nxitura prej tij te fondamentalizmit fetar te te gjitha llojeve. E vetmja rruge e egzistnces njerezimit ne kete planet mbetet formula e kushtetutes amerikane: -“ NJERIU KA LINDUR I BARABARTE”, ai nuk ka lindur me “klasa” dhe as me besimin tek Zoti-te detyruar me ane te vdekjes
Autori eshte pjese e deges se VATRES ne Washington D.C.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hektor Zotaj, KUSHTRIMI I TE PAREVE

“Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”, rrugëtimi nga Çikago në Nju Jork

April 12, 2015 by dgreca

*Promovim i suksesshëm i librit “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” në “Orion Palace” në Brooklyn në Nju Jork/
*Takim me dyer të mbyllura i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane me prof.Branislav Sinadinovski/
Nga Dalip GRECA/
Të shtunën në mesditë, në “Orion Palace” të qytetit të Brooklyny-it në Nju Jork u organizua nga shoqata Dibrane promovimi i librave “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni” i shkruar nga profesori me origjinë e gjak shqiptar, Branislav Sinadinovski dhe “Rilindasit Shqiptarë”, të autores Gordana Sinadinovska, bashkëshorte e Branislav Sinadinovski. Veprimtari u sponsorizua nga biznesmeni shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku Ylber Pilku.
Kësaj veprimtarie iu bashkëngjitën edhe organizatat të tjera shqiptaro-amerikane si Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA, e përfaqësuar nga Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë, Zef Balaj anëtar i Këshillit, Dr. Skënder Murtezani, kryetar i degës së Vatrës në Queens dhe anëtar i Këshillit të Federatës Vatra, si dhe editori i Gazetes Diellit dhe anëtar i Kryesisë së Vatrës. Të pranishëm ishin edhe organizata e shoqata të komunitetit shqiptar si Shoqata Çamëria, Ana e Malit, Rrënjët Shqiptare, Akademia Shqiptare e Nju Jorkut etj.
Ishte e pranishme edhe media shqiptare në Nju Jork, si Gazeta Dielli, Televizioni Kultura Shqiptare, Gazeta Illyria, Bota Sot, Agjensia INA, Televizioni Alba Life etj.
Të pranishëm ishin autorët e librave: Prof. Dr.Branislav Sinadinovski dhe Gordana Sinadinovska, të shoqëruar nga veprimtari dhe biznesmeni nga Chikago z. Fanol Cami.
Kjo veprimtari u moderua nga gazetari i komunitetit Shqiptar në SHBA Beqir Sina, i cili në hapje të ceremonisë prmovuese u uroi mirëseardhjen mysafirëve, pronarit të lokalit, që e lëshoi pa pagesë lokalin si dhe sponsorit Ylber Pilku.
Më pas moderatori ftoi të pranishmit që të përcillnin së bashku Hymnin Kombëtar Shqiptar dhe atë Amerikan. Me një minut heshtje u nderua Kujtimi dhe kontributi i heronjve të Kombit dhe patriotve, duke veçuar rilindasit shqiptar ortodoks si :Naum Veqilharxhi, Petro Nini Luarasi, Josif Bageri, At Stathi Konomi e të tjerë.
Në fjalën e tij hapse,ndër të tjera gazetari Sina tha :“është nder i veçantë që në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA ndodhet profesori i nderuar shqiptar Branislav Sinadinovski, i cili sjell veprën e tij kolosale “Shqiptarët Ortodoks në Maqedoni”.
Z. Sina theksoi se ky libër monumental zbardh të vërtetën e komunitetit ortodoks shqiptar, të harruar dhe të persekutuar në Maqedoni gjatë shumë dekadave të golgotës shqiptare, me synimin dhe zhbërjen dhe asimilimin total të tyre. Moderatori tha fjalë lavdëruese për profesor Branislav Sinadinovski, i cili ka guxuar që të shpallë publikisht të vërteta të fshehura deri më tani.
Kryetari i Shoqatës Atdhetare “Dibra”, Musa Paçuku në fjalën e tij theksoi se është një nder i veçantë që profesori Sinadinovski ka sjellë këtë faqe të re të historisë shqiptare në Maqedoni.
“Duke përshëndetur këtë promovim kaq të rëndësishëm dhe kaq të veçantë, tha Paçuku. Ai tha se dëshiroj të përgëzoj Branislav Sinadinovskin dhe bashkëshorten e tij Gordana Sinadinovska për interesimin dhe guximin, sa shkencor po aq edhe njerëzor për t’iu qasë dhe për të trajtuar një temë dhe një çështje, e cila tanimë mëse një shekull ka qenë objekt debatimi në mes të shkencëtarëve, por edhe objekt i politikave ditore, për fat të keq në këto anë, të ngarkuar me shumë paragjykime dhe me inate ballkanike, të cilat i tejkalojnë kufijtë e mirësjelljes e tolerancës në mes të njerëzve”.
Më pas z. Sina ua dha fjalën ligjërusëve të këtij promovimi. Këngëtari Haxhi Maqellara solli kumtesën e përgatitur nga drejtori i Agjensisë së Lajmeve INA, gazetari Naser Pajaziti. Në këtë kumtesë, autori, pasi përëgzon komunitetin shqiptar të Nju Jorkut për këtë promovim, përshkruan veprën e shkruar me guxim e kurajo shkencore nga profesori Sinadinovski.
-Ju, shkruan Pajaziti”,- jeni pjesë e trungut tonë kombëtar që po qëndroni në ballë të të gjitha sfidave të Kombit tonë, sidomos në kohërat kur e do nevoja dhe solidariteti. Ju këtë po e dëshmoni në vazhdimsi. Po e dëshmoni dhe vulosni edhe sot duke organizuar këtë aktivitet patriotik e Kombëtar me rastin e pritjes vllazërore për profesorin tonë të nderuar Branislav Sinadinovski.
”Shqiptarët Ortodoksë të Maqedonisë” i profesorit Branislav Sinadinovski është një vepër madhështore dhe një pasuri e çmuar Kombëtare, që do të lerë gjurmë të pashlyeshme në historinë Kombëtare, shkruan gazetari Pajaziti. Më pas ai tregon rrethanat në të cilat e ka njohur profesorin Branislav Sinadinovskin, gjatë një emisioni televiziv në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë, me argumenta dhe gjuhë diplomatike, mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar emisionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni. Profesori përveçse i tregoi vendin atij gazetari, çoi porosi edhe tek promotorët e tij se nuk ka asnjë fuqi që mund ta heshtë dhe ta fusë nën dhe’ çështjen e shqiptarisë në trevat shqiptare të Rekës në Republikën e Maqedonisë.
Apeli i gazetarit Pajaziti përmes kumtesës së tij ishte:”Ne duhet të qëndrojmë pas dhe të mbështesim në çdo hap e çdo moment këtë rrugëtim të profesorit tonë të nderuar…Ky komunitet do përkrahje, do mishërim kombëtar, solidarizim dhe bashkëveprim, duke siguruar të gjithë parakushtet e nevojshme.Këtij misioni i duhet dhënë një përkrahje e fuqishme institucionale, që do të garantonte lirinë e shprehjes dhe të drejtën e vetëdeklarimit të çdo qytetari që ka gjak shqiptar. O Sot, o kurrë, përcjell mesazhin e tij gazetar Pajaziti.
Shpend Koleci, në kumtesën e tij, ndër të tjera, tha se fati dhe golgota e vëllezërve tanë të krahinës së Rekës është përcjellë me gjak e lot, që asnëjherë nuk do të shuhen.
Duke ju drejtuar autorve të librave, çiftit Sinadinovski, kumtusi tha:Ne jemi krenar që ju kemi ju, por do të ishim më të gëzuar nëse inkurajohen edhe vëllezrit dhe motrat e këtij religjioni që me kurajo që të deklarojnë të vërtetën.
Artisti Xhevat Limani përcolli mesazhe shqiptarie në diskutimin e tij duke veçuar kontributin e shqiptarve të Amerikës. Ai e përgëzoi profesor Sinadinvski për kurajon shkencore në publikimin e të vërtetave shqiptarve përmes librit të tij”Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë”. Më pas përmes vargjeve poetike ai e ka ngritur sallën në këmbë duke rritur krenarinë e të qenurit shqiptar.
Me duartrokitje të zgajtura janë pritur përshëndetjet e mysafirëve amerikanë, avokatit të njohur Stiv Kaufman dhe profesor Paulo Polombo.
Kryetari i Degës së Vatrës, njëkohësisht anëtar i Këshillit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, dr. Skënder Murtezani, i lindur në Tetovë, e përgëzoi profesorin Sinadinovski për librin e të vëretatave shkencore dhe përcolli mesazhe vlerësuese nga Federata Vatra dhe kryetari Gjon Buçaj. Dr. Murtezani tregoi një kujtim nga rinia e tij, kur ai ishte kampion në pingpong. Shoku i tij i skuadrës Filip Sinadinovski, që në publik nuk shfaqej si shqiptar si shumë ortodoksë të tjerë shqiptar, i kishte treguar në mirëbesim se në familje flisnin shqip, por nuk mund ta bënin këtë hapur në publik. Para dy vitesh, kur dr. Murtezani e kishte takuar Profesor Sinadinovskin, ia kishte treguar këtë ngjarje. Profesori kishte qeshur dhe kishte pohuar se Filipi ishte pjesë e fisit të tij.
Duke folur për librin Dr. Murtezani tha se “Libri i Profesor Sinandinovski ka nxjerr në dritë të diellit të vërteta të hidhura për maqedonsit, që më kot përpiqen të mbulojnë ende atë që sot nuk mund të fshihet.”
Dr. Murtezani përcolli ide të qarta të bashkimit shpirtëror Kombëtar dhe kritikoi partitë politike shqiptare që në vend të bashkimit, vazhdojnë e mbjellin përçarje.
Veprimtari i Çamërisë z. Sali Bollati, ka përshëndetur organizatorët dhe ka përgëzuar autorët e librave për kurajon shkencore të publikimit të të vërtetave të fshehura.
Kryetari i Akademisë Shqiptare të Nju Jorkut z. Skënder Kodra, ka përgëzuar autorët për librat e shkruar, duke e konsideruar zbardhjen e të vërtetave, kontribut të rëndësishëm për çështjen kombëtare. Në fund e kanë marrë fjalën autorët e librave. Studiuesja Gordana Sinandinovska ka folur për librin e saj Rilindasit Shqiptar, duek evidentuar kontributin e tyre të jashtzakoshëm kombëtar. Ndërsa profesori Branislav Sinadinovski foli rreth librit të tij “Ortodoksit shqiptar në Maqedoni”duke i mëshuar faktit se ky libër ishte realizim i I një amanet të babait të tij, profesorit të ndjerë Jakim Sinadinovski, i cili kishte lënë si amanet , që kurrë të mos harrohet e vërteta e origjinës së shqiptarëve të Rekës së Gostivarit dhe të Dibrës.
Profesor Sinadinovski përshkroi me emocion rrugëtimin dhe golgotën e shqiptarëve ortodoks të Maqedonisë drejt asimilimit misterioz, heshtjen dhe heqjen dorë nga origjina dhe identiteti kombëtar si dhe shqetësime të tjera. Më pas ai foli për tendencën e rikthimit tek identieti dhe guximi i brezave për t’u deklaruar shqiptarë etnik.
Profesor Sinadinovski argumentoi se zona e Rekës së Gostivarit dhe Dibrës është një rajon i heshtur sot, i populluar shumë pak nga banorë që janë shqiptarë etnik, të cilët nga asimilimi dhe frika, nuk duan të flasin për historinë e tyre.Gjithësesi ai tha se së shpejti në Kishën Ortodkse të fshatit të tij të lindjes do të meshohet në gjuhën shqipe.
Gazetari Sina e ka mbyllur veprimtarinë duke vlerësuar miqësinë shqiptaro – amerikane dhe përkrahjen e Amerikës ndaj kombit shqiptar edhe në çastet më të vështira historike. Ai përmendi kontributet e presidentëve Wilson, George Bush i vjetër me vijën e kuqe’ në prag të Krishtëlindjeve, në 1991, deri tek roli i presidentit Klinton gjatë luftës në Kosovë, roli vendimtar i Presidentit George W. Bush në pavarësinë e Kosovës, dhe rruga që ndoqi administrate aktuale me Presidentin Obama”.
Të pranishmit shijuan ushqimet dhe pijet e sponsorizuara nga biznesmeni Ylber Pilku.

TAKIMI ME DYER TE MBYLLURA ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO AMERIKANE

Në mbrëmjen e së shtunës, në mjediset e restorantit” Giovanni’s Pizza” , pronë e bashkatdhetarit Gjergj Dedvukaj, prof.dr.Branislav Sinadinovski dhe bashkshortja e tij, të shoqëruar nga veprimtari i komunitetit të Çikago Fannol Cami, u pritën nga presidenti i LQSH Joe DioGuardi dhe zonja Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e LQSHA për Çështjet Ballkanike.
Gazetarët ishin të pranishëm vetëm në çastet e shkëmbimit të urimeve të mirëseardhjes. Biseda ishte me dyer të mbyllura, pa praninë e shtypit.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, ne Maqedoni, ne Nju Jork, nga Çikago, rrugetimi, Shqiptarët ortodoks

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3944
  • 3945
  • 3946
  • 3947
  • 3948
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT