• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Korifejte e Kombit Shqiptar jetojne ne Panteonin e Historise!

March 11, 2015 by dgreca

Shkruan: Sokrat Shyti-Shkrimtar/
Krenaria, si nocion abstrakt, merr permasa te rrokshme dhe behet udherrefyese per mendimin iluminist, kur kujton figurat me te ndritura te kombit, qe me vepren e tyre te pavdekshme kane gdhendur perlat e mendimit. Ndjehemi krenare qe nga gjiri i ketij kombi te vogel kane dale korifej te permasave boterore, Skenderbeu dhe Nene Terza! Ndjehemi krenare, mahnitemi dhe perulemi me nderimin me te madh para vepres kolosale dhe shumedimensionale te Peshkopit Shqiptar, At Stilian Noli,klerikut te guximshem, Kryetar i Vatres, poeti me force titanike, historiani erudit, muzikologu qe terhoqi vemendjen e kritikes boterore, perkthyesi gjenial i kryeveprave te letersise boterore, politikani qe e deshi popullin dhe vendin e tij si rrallekush tjeter! Ne Kombin tone nuk ka nje figure te dyte, qe t’i perqaset ketyre permasave! Le te sherbejne keto rreshta si homazh nderimi per kete burre shume te madh te kombit tone. Perkulem me veneracion te thelle para vepres se mahnitshme te ketij kollos

Filed Under: Featured Tagged With: korifejte e Kombit, Peshkop Noli, Sokrat Shyti

SHQIPTARET NUK VRAPUAN DREJT SUDES, ALIMUCES, XHAFERRIT, POR DREJT ENDRRES

March 11, 2015 by dgreca

PERSONAZH/ Flet regjisorja dhe skenaristja Donika Mustafaj, rreth filmit dokumentar “Marramendje”/
-1 milion e 800 mijë njerëz u bënë pjesë e firmave piramidale/
– Shqiptarët nuk vrapuan pas Sudes, por pas ëndrrës për pasuri, ëndërr e bukur por rrugë e gabuar/
-Makinat dhe paraja, dy ëndrrat e shqiptarëve në monizëm/
– Te “Marramendje” unë synoj që paranë ta shoh si simbol dhe si realitet/
– Firmat piramidale ishin një rast ekstrem në jetën e shqiptarëve/
– Firmat, dalldisje e shqiptarëve pas ëndrrës së pamundur për t’u pasuruar shpejt dhe pa punuar/
-Në monizëm ishim në një barazi ekonomike, domethënë në një varfëri poshtëruese/
– Ne kishim nëpër duar aq para sa të plotësonim minimumin e kërkesave jetësore/
– Më shumë se gjysma jonë gjetën rrugën më të gabuar për t’u pasuruar/
– Sipas sociologëve, shumë herë shqiptarët janë aventurierë, jetojnë me iluzione, nuk jetojnë realitetin dhe nuk jetojnë me këmbë në tokë/
– Në këtë rast, paraja ishte unifikuar me vetë lirinë, pra, liri në atë periudhë do të thoshte para/
– Firmat sollën pështjellim brenda familjes, brenda vetvetes, në raport me të tjerët, sollën vrasje dhe deformime psikike, por që sollën dhe nxorën dhe mësime./
– Konkluzioni është se ne e fyejmë paranë, e përdhosim madje/
– Dje se njihnim paranë, ndaj u rritëm me këngët folklorike, me pushkën/

Nga Albert Z. ZHOLI/
Donika jeton profesionalisht vetëm me këtë punë. Sapo mbaron një film, fillon të mendojë për tjetrin. Në këtë kohë po përgatitet për një film për Justin Godarin. Justin Godard është një politikan i njohur francez, i zgjedhur senator në Lion gjatë viteve ’10 e ’20 të shekullit të kaluar. E veçanta e tij mbetet një lidhje e fortë me Shqipërinë deri në fund të jetës. Ky fakt merr një kuptim të veçantë në kontekstin historik kur Franca zyrtare dhe klasa e saj politike ishin në përgjithësi mbështetëse të Serbisë. “Unë përpiqem me hulumtimet e mia artistike të kuptoj dhe të shpjegoj me gjuhen e filmit dokumentar marrëdhëniet e ndërlikuara dhe plot ngërçe që ka krijuar shqiptari i sotëm me lirinë. Pikërisht për të krijuar qasjen artistike ndaj kësaj teme, jam përqendruar tek disa elemente të komfortit, që i kanë munguar tërësisht shqiptarit në jetën e tij të përditshme para viteve 1990- thekson ajo.
Cilat ishin këto elementë që i kanë munguar tërësisht shqiptarit në jetën e tij të përditshme para viteve 1990?
Deri tani unë jam përqendruar tek dy: makinat dhe paraja. Dy elemente që nuk i preknim as në ëndërr dikur. Këto dy elementë janë ndër treguesit më të spikatur të mirëqenies. Këto marrëdhënie të shqiptarit me makinën dhe paranë erdhën së bashku me lirinë dhe, sa ç’ishin të pëlqyeshme, e vunë shqiptarin ne vështirësi për shkak të vendimeve dhe zgjedhjeve të ndërlikuara që ai duhej të bënte. Ndërsa te dokumentari “Marramendje” jam munduar të zbërthej se sa ishte i përgatitur shqiptari për te administruar durimin kur ishte fjala për të krijuar mirëqenien si mundësi që e sjell liria. Kjo marrëdhënie është gjithmonë pasqyrë e një kulture te caktuar të individit. Le të marrim shembullin e autoveturës që trajtoj tek “Autografi”! Unë them pa mëdyshje se ne shqiptarët nuk ishim dhe nuk jemi ende sot aq të përgatitur kulturalisht për të drejtuar një mjet të tillë, të shpejtë dhe të fuqishëm siç është makina. Mjafton të hedhësh sytë nëpër rrugët e atdheut tonë për të arritur në një përfundim të tillë. Sot makina është një nga bazat e forta të një shoqërie moderne.
Ju këtu luani vetëm rolin e gazetares?
Po. Unë në film nuk dua të marr rolin e sociologut. Është jashtë kompetencës time. U jam drejtuar ekspertëve për të shpjeguar çfarë po ndodh dhe përse ne kemi aq të vështirë ta kuptojmë veten. Bie fjala, te “Marramendje” unë synoj që paranë ta shoh si simbol dhe si realitet.
Atëherë ku qëndron origjinaliteti i dokumentarit tuaj?
Se ku qëndron origjinaliteti do e thotë publiku dhe ju kritikët e artit. Unë po ju pohoj se çfarë jam përpjekur të shmang gjatë punës me veprën: nuk kam marrë përsipër të bëj ndonjë investigim lidhur me firmat piramidale dhe kush qëndronte pas tyre, sepse këto firma ishin një rast ekstrem në jetën e shqiptarëve dhe gjithmonë në rastet ekstreme, problemet janë të shumta. Janë shkruar e thënë pafundësisht fakte dhe legjenda rreth firmave piramidale. Nuk do të arrija asgjë ecja edhe unë në këtë hulli për të shpjeguar se cilat ishin dobësitë e sistemit tonë financiar dhe të politikës qeverisëse lejuan ekzistencën e këtyre çibanëve. Origjinaliteti i përpjekjes time kësaj here qëndron tek hedhja e vështrimit mbi qasjen e shqiptarit si individ. Këtu shtroj pyetjen se çfarë ndodhi në psikikën e shqiptarit që bëri dalldisjen e tij pas ëndrrës së pamundur për t’u pasuruar shpejt dhe pa punuar? Diçka e mundi logjikën e më shumë se gjysmës së individëve, të cilët shkuan me dëshirë dhe madje me kënaqësi të plotë t’i dorëzonin paratë e tyre tek “bosët” e firmave piramidale. Unë mendoj se problemi nis para viteve 1990, kur të gjithë shqiptarët ishin në një barazi ekonomike, domethënë në një varfëri poshtëruese, sepse mirëfilli puna ishte e pashpërblyer. Rrjedhimisht, nuk ishim të mësuar natyrshëm me magjinë e parasë. Ne kishim njësoj nëpër duar aq para sa të plotësonim minimumin e kërkesave jetësore. Mbas viteve 1990, tek të gjithë ne u shtuan frustracionet, ato sollën pasojat e veta.

Çfarë ke tentuar të evidentosh në një film që bëhet për një temë pas shumë vitesh?
Do të doja të evidentoja mësimet që kanë nxjerrë shqiptarët nga kjo histori dramatike, por pa mbajtur ndonjë qëndrim gjykues. Në fund të fundit edhe humbësit, parë në kontekstin e lirisë, ishin në të drejtën e tyre. Mua më duket me interes të vëzhgoj aspektin kulturor të kësaj sjelljeje të njeriut të lirë. Në një farë mënyre, me mirëkuptimin tim, unë i kam mbrojtur humbësit.
Përse?
Të gjithë ne ishim të paduruar kur dolëm nga sistemi monist. Të gjithë ne e kishim fiksimin si ta fitojmë sa më shpejt kohën e humbur për t’i dhënë vetes dhe familjes një jetë tjetër e cila doemos që kishte si kusht pasurimin. Më shumë se gjysma jonë gjetën rrugën më të gabuar për t’u pasuruar. Personazhet e mi në këtë film janë gazetarë, dentistë, oficerë, mjekë, mësues, pra një shtresë që e ka të vështirë që të bjerë në gracka të tilla. Vura re me kënaqësi se këta njerëz pas kaq vitesh kishin një forcë të re morale dhe një pasuri kulturore, në sajë të të cilave e kthenin vështrimin nga kjo ngjarje shpesh me një sens humori. Kjo anë e të folurit të tyre, në formë humori pas kaq vitesh, i ka dhënë dritë dokumentarit. Pra, nga një zhgënjim i madh ata morën një dritë, një mësim, sepse tashmë janë më të ndërgjegjshëm se kurrë për gabimin që kanë bërë dhe që nuk mund të përsëritet.
Ku ishte vështirësia në realizmin e dokumentarit?
Vështirësia më e madhe ishte tek personazhet, pasi jo çdo njeri është i gatshëm të flasë për gabimin e vet, kjo dihet. Aq më tepër që për atë shtresë quhet gabim i pafalshëm. Të flasësh për këtë temë duhet të kesh një forcë të madhe por dhe kulturë po kaq të madhe. Të gjithë e shprehin që ishte një gabim, ishte një marrëzi, ishte një mendjelehtësi, por, por (e theksoj por), që sot, për këta njerëz kjo situatë ishte kapërcyer me forcën e tyre intelektuale dhe punën, ashtu siç kishte njerëz që nuk e kishin kapërcyer. Pra kjo varet nga personaliteti dhe formimi i gjithsecilit.
A ka studim se sa shqiptarë kanë futur para në firmat piramidale?
Po. Në bazë të një studimi të Fondit Monetar Ndërkombëtar, thuhet se mbi gjysma e popullsisë shqiptare ishte pjesë e firmave piramidale. Pra më shumë se gjysma afërsisht 1 milion e 800 mijë njerëz u bënë pjesë e këtyre firmave. Ishte një çmenduri shqiptare e padëgjuar.

Pra ju nuk keni marrë pjesë vetë si sociologe, po sociolog a keni futur si pjesë të skenarit të filmit?
Sigurisht. E theksova, vetë nuk jam pjesë e analizës sociologjike, por i jam drejtuar sociologut të vërtetë, një personaliteti si Profesor Zyhdi Dervishi. Sipas profesorit, të cilin gjej rast ta falënderoj përzemërsisht, shumë herë shqiptarët janë aventurierë, jetojnë me iluzione, nuk jetojnë realitetin dhe nuk jetojnë me këmbë në tokë. Thekson se aq firma ishin të pa imagjinueshme. Po ashtu ai thekson se në Shqipëri në çdo vend ka lojëra fati, ku dhe firmat të tilla ishin. Këto janë disa përfundime të tij, por pa i dhënë si deduksione të pandryshueshme. Kjo logjikë, ky mentalitet, kjo ëndërr e pamundur ekziston me sa duket në psikikën e shqiptarit. Por unë analizën e sociologut e lë tek ai, pavarësisht mendimeve të tij. Unë këtu kam intervistuar dhe një avokat, si shumë intelektual të tjerë që ishin pjesë e kësaj çmendurie shqiptare.
Çfarë tregon ky këndvështrim?
Tregon se paraja në këtë rast ishte unifikuar me vetë lirinë. Pra, liri në atë periudhë do të thoshte para. Nocioni i vërtetë i lirisë e kishte humbur kuptimin real. Pas kësaj drame, ata ishin shkundur si të dilnin nga një makth. Kishin nxjerrë mësime. Shembujt që sjell unë bien ndesh me një pjesë të sociologëve që thonë që shqiptarët nuk dinë të nxjerrin mësime nga gabimet e tyre. Puna e shumë intelektualëve tregon se ne dimë të dëgjojmë, dimë të nxjerrim mësime, dimë të marrim iniciativa të reja moderne dhe të kapim rezultate. Por në kësi rastesh ne duhet t’u referohemi edhe pësimeve të ardhura në kohë, të dëgjojmë njeriun e mençur, pasi ka ndodhur si në rastet e piramidave që njeriun e mençur as e kemi dëgjuar apo e kemi nxjerrë jashtë debatit të kohës. Personazhet e mia e kanë kapur veten, kanë vënë prapë pasuri, duke e njohur realitetin e hidhur, duke e kaluar me punë dhe humor gjendjen, ata mundën të përmbysnin pozitivisht situatën e krijuar. Ky humor, kjo forcë e tyre, më ka shpëtuar filmin nga fryma mbytëse, pesimiste, duke i dhënë veprës një dritë të bukur. Filmi nuk është një tregim për zhgënjimin. Përkundrazi. Sigurisht, për hir të së vërtetës, unë nuk mund t’i lija në harresë edhe ata që vazhdojnë të jenë të rënduar psikologjikisht e që nuk kanë arritur ta marrin veten nga kjo humbje. Janë dy dritare të ndryshme përballë njëra tjetrës. Nga njëra anë në sallë, ata që kanë humbur paratë dhe përballë ata që flasin me aromë humori për këtë situatë dramatike.
A ka sot firma piramidale?
Kam parë ne media se herë pas here shfaqen individë huamarrës dhe që arrijnë të mashtrojnë me dhjetëra individë. Por, me aq sa di unë, këto janë forma sporadike e që fiken shpejt, pa asgjë të ngjashme me çfarë ndodhi atëherë, kur firmat piramidale u bënë sistem. Firmat e mëparshme ishin një kthesë në historinë e Shqipërisë. Sollën pështjellim brenda familjes, brenda vetvetes, në raport me të tjerët, sollën vrasje dhe deformime psikike, por që sollën dhe nxorën dhe mësime.
Kush është mesazhi i filmit?
Paraja ka vlera, por nuk krijon gjithçka quhet vlera. Në qoftë se do ta shohim një popull, duhet ta shohim në raportin e tij me paranë. Është një tregues shumë i rëndësishëm se cilat janë vlerat tona, në raportin me paranë. Dua të tregoj si po e ndërtojmë ne lirinë, çfarë marrëdhëniesh kemi ne me të. Por konkluzioni është se ne e fyejmë paranë, e përdhosim madje. Shih ç’bëhet me paranë nëpër dasma? E shkelim me këmbë. Po të futemi në historinë tonë familjare, tregohet se nuk kemi pasur kulturë për paranë. Nuk kemi pasur para nëpër duar pasi atë e komandonte kryefamiljari. Ne vetëm vitet e fundit e kemi kapur paranë nëpër duar. Tashmë kemi edukatën e parasë. Sot kemi modele dhe pika referimi dhe jo si dje që u rritëm me këngët folklorike me pushkën. Ne jemi rritur midis luftërave dhe kemi këngë vetëm për to dhe nuk kemi këngë për bujqësinë dhe blegtorinë për të cilat shquhemi. Ne duhet të flasim për modelet e atyre që sot janë bërë biznesmen të suksesshëm. Duke njohur këto modele ne nuk do gabojmë. Unë solla histori njerëzore se çfarë ndodhi me jetën e tyre.
Pra çfarë tregoi vrapimi pas firmave piramidale?
Tregoi se shqiptarët nuk vrapuan pas Sudes, por pas ëndrrës. Ëndrra të pasuroheshin sa më shpejt. Një ëndërr reale pas viteve 1990. Ëndërr e bukur por rrugë e gabuar. I pasur bëhesh duke blerë dhe jo duke shitur. Ne duhet të luftojmë modelimin tonë psikokulturor të mos punojmë shumë, por të fitojmë shumë, gjë që nuk shkon. Ndaj ende jemi të rrezikuar nga firmat piramidale të një lloji tjetër që edhe ekziston. Modelimi ynë psikokulturor do më shumë se një shekull të ndryshojë.

Filed Under: Interviste Tagged With: Donika Mustafaj, Piramidat, shqiptaret, Sudja

STUDIUESI NGA UNIVERSITETI I TEXASIT NE ARKIVIN E VATRËS

March 11, 2015 by dgreca

-Studiuesi Salihi do te jete i pranishem edhe ne Seminarin Perkujtimor Kushtuar 50 Vjetorit te vdekjes se Nolit, qe organizohet ne Vater te Premten me 13 Mars, ne oren 6 pasdite/
Sot, e Merkurë 11 Mars, u paraqit në arkivin e Vatrës studiuesi Rufki Salihi,i lindur në Shkup, i rritur dhe i arsimuar në Kosovë, me banim në Texas, SHBA. Ai është duke grumbulluar material për Doktoraturën e miratuar nga Universiteti i Texasit në Arlington. Tema e doktoraturës së tij është: “Imigracioni Shqiptar në Amerikë, Nacionalizmi i Distancës dhe Shtetformimi”.
Studiuesi ka shfrytëzuar arkivin e ish editorit të Diellit dhe sekretar i Vatrës, Qerim Panariti, që ndodhet pranë Universitetit të Cikagos, ka shkuar në Qendrën e Emigracionit në Nebraska dhe tash është duke shfrytëzuar arkivat dhe libraritë në New York.
Studiesi Salihi, u prit nga Editori i diellit. Ai vizitoi arkivin e Vatrës, pa nga afër rekordet origjinale dhe kërkoi që për një javë, në muajin qershor 2015, t’i vihen në dispozicion materialet arkivore në ndihmë të doktoraturës së tij.
Z. Salihi do të jetë i pranishëm edhe në sesionin Shkencor përkujtimor që organizon Vatra këtë të Premte me 13 Mars në orën 6 të pasditës në Shtëpinë e Vatrës. Të interesuarit që duan të jenë të pranishëm në këtë Perkujtimore, janë të lutur të telefonojnë ne: 917-254-6103
Në këtë veprimtari do të shfaqet nje dokumentar nga TV Kultura Shqiptare dhe do të mbahen kumtesa nga zotërinjët: Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, Frank Shkreli, Idriz Lamaj, Anton Cefa, Sinan Kamberaj dhe Dalip Greca. Nje mesazh pershendetes vjen me kete rast edhe nga At Arthur Liolin, Kryekancelar i Kishes e Shen Gjergjit. Të pranishëm klerikët fetar.

Filed Under: Vatra Tagged With: arkivin, dalip greca, Studiuesi Rufki Salihi, Vatra, vizitoi

KRONIKE NGA SHQIPERIA- “Cobra 3” ndalohet në Karavasta

March 11, 2015 by dgreca

Shkaku:Ndalimi i peshkatores italiane u bë për gjueti të paligjshme në ujërat shqiptare/
Nga Durresi: Shefqet Kërcelli/
Ne Foto: Anija “Oriku” -Roja Bregdetare duke shkuar ne vendngjarje/
Sic informon Kapiten i Rangut të III-të Urim Bulica, Oficer Drejtimi i Forcës Detare në Qendrën Ndërinstitucionale Operacionale Detare {QNOD}, më datën 10 mars, ora 19.30, një nga operatorët e QNOD, diktoi një peshkatore italiane me emrin “COBRA 3”, e cila lundronte brenda ujërave tona territoriale në traversë të Karavastasë. Ndërkohë anija e Flotiljes Detare Jugore, P-132, Oriku, po patrullonte sipas planit në zonën e Bristanit për në Jug, drejt Palermos. Nisur nga situata e krijuar ju dha urdhër anijes “Oriku” të ndryshojë zonën e patrullimit dhe të marrë kursin për në Veri të Karavastasë, për të verifikuar peshkatoren e dyshuar në këtë zonë. Në orën 21.05, peshkatorja italiane ndodhej në Φ-40o 54’91”V dhe λ-19o11’43”L, rreth 2.8 milje brenda ujërave tona territoriale, duke lundruar me shpejtësi 2.5-2.8 nyje. Ndërkohë anija jonë nga VP i Sazanit lundroi për në Veri, në rajonin e dhënë. Për këtë situatë u njoftua Komandanti i FD, QBO, Oficerët e Policisë Kufitare, Peshkimit e Doganës që ndodheshin në Sallën Operacionale të QNOD. Në orën 22.10, anija jonë P-132 shkoi në rajon dhe uli skafin e saj, dhe në kordinatat, Φ -40o53’08” V dhe λ -19o10’17”L verifikoi peshkatoren italiane me emrin në bord “Cobra 3”, e cila kryente gjueti me trata fundore brenda ujërave tona. Peshkatorja kishte në përbërje të ekuipazhit 4 persona me kapitan Pjetro Di Lorenzo dhe port regjistrimi Mona Bari, Itali. Mbas pyetjeve të drejtuara nga Roja jonë Bregdetare, Kapitani i anijes italiane pretendonte se “kishin shkelur ujërat tona pa dashje, pasi po merreshin me aktivitetin e gjuetisë dhe nuk e kishin venë re këtë gjë”. Për këtë shkelje, të ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë brenda ujërave tona territoriale, peshkatorja u ndalua dhe u urdhërua që të drejtohej për në portin e Vlorës. Peshkatorja ju bind urdhërit të Komandantit të anijes “Oriku”, Kapiten i Rangut të III-të Ilir Cobo, dhe nën shoqërimin e anijes sonë dhe gomones së saj u drejtua për në portin e Vlorës. Për këtë u njoftua përsëri Komandanti i Forcës Detare, Gjeneral Qemal Shkurti, që e ndoqi “non stop” operacionin si dhe shërbimi në QBO, Polici Kufitare, Oficeri i Shërbimit doganor dhe ai shërbimit të peshkimit, që të dërgojnë përfaqsuesit e tyre në Vlorë për vazhdimin e procedurave të mëtejshme me ketë peshkatore. Në orën 02.05, datë 11.03.2015, peshkatorja “Cobra 3” dhe anija P-132 “Oriku”, u bregëzuan në portin e Vlorës. Në orën 03.20 të ditës së sotme, Komandanti i anijes P-132, plotësoi dokumentacionin përkatës që mbahet në këto raste dhe ja dorëzoi peshkatoren Policisë Kufitare dhe Kapitenerisë Vlorë për të vazhduar procedurat e metejshme. Më pas anija jonë “Oriku” u largua nga porti i Vlorës për të vazhduar detyrat e radhës. Aktualisht autoritetet shtetërore në Vlorë po mbajnë procesverbalet përkatëse mbështetur në legjislacionin shqiptar për këtë ngjarje.

Filed Under: Kronike Tagged With: “Cobra 3”, ndalohet, në Karavasta, Shefqet Kercelli

E “vërteta “ serbe , dhe “vuajtjet “ e tyre

March 11, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Serbët gjithëmonë kanë qenë të privilegjuarit e Europës , Europës e Azisë ! Ose të themi ndryshe ishin të privilegjuar edhe në kohën e turkut , sepse interesat turke shkonin krahas me ato serbe , sepse nuk durohej elementi i madh shqiptarë në kuadër të perandorisë Osmane . Shqiptarët ishin kryeneq , udhëhiqeshin nga një instinkt natyroror ; nuk e duronin të huajin mbi krye. Me aq fuqi sa kishin , kohë pas kohë e ngritnin kryet dhe iu ç‘rregullonin punët turqëve..
Ne si shqiptarë që jemi nuk duhet të mahnitemi me pozitën e shqiptarëve gjatë kohes së turkut ; ata ishin individët që laheshin në të mirat turko-osmane dhe nuk iu hante palla për popullin e vet. Por edhe sikur t`iu hante , po sa të mëndonin shqip ,iu shkonte koka në Stamboll .
Sidoqoft ne e vazhdojmë temën për serbët ; për të “vërtetën” e tyre dhe “vuajtjet” e tyre gjatë historisë . E dini që ata “kanë “ histori të gjatë ? Vajëhalli , të futesh në botën e tyre të shkrimit , ata do t`i gjejshë këndej pari që para Isusit, sepse dhe Isusi kishte dalur prej tyre , dhe normalisht paska pasë “ folur” serbisht. . “ Sa punë e madhe iu është dashur hebrenjëve që të gjejnë përkthyesin nga serbishtja në hebraisht që të marrin në shënim predikimet e Krishtit . Normalisht Isusi iste serb dhe vinte mu nga këto anë.”
Dhe ne shqiptarët sa mbrapa jemi me shkencë dhe histori ? Kurrësesi të “bindemi “që serbët ishin të parët e këtyre anëve ! “Hyzmetin” po e bëjmë në mënyrë të heshtur në shërbim të tyre , por mos ta zgjas.
E kam “ hallin” tek serbët si popull i vuajtur , që shepsh ngrisin pyetjen pse janë në shënjsëtër të të gjithëve ? Ç`farë hipokrizije nacionale serbe ?
Edhe sot e kësaj dite (viti 2015 ) ata janë të privilegjuarit e Europës , por ata “qajnë” për fatin e tyre të keq që askush nuk po i do .!!!!!
Mendësit serb ankohen se vuajtjet e tyre ishin nga se qëlluan historikisht aty ku janë në një udhëkryq të madh në mes të lindjes dhe perëndimit dhe në mes të veriut dhe jugit aty ku kryqëzohen interesat e të gjithë botës. Dhe pyesin ; “ nëse dikur ishim në udhëkryqin e rrugëve sepse nuk kishte rrugë të mjaftueshme , po pse të jenë sot kur a rrugë mjaf? “ Por fesatxhinjë si janë ata thonë se a mos duhet kërkuar dikund tjetër arsyen në “ urrejtjën” që e kanë të tjerët ndaj tyre ?
EUREKA ! E gjetën . “ nëse të gjitha rrugët çonin në Romë dikur , sot ato çojnë në Berlin dhe Vjenë.” , sepse “gjermanëve duke dashur të jenë zotërues të botës” , Serbia gjithënjë “ paska qenë “ pengesa e tyre kryesore , sepse iluzionet gjermane qenkan thyer mu këtu në Serbi , që nga koha e qerreve me dy rrotë e gjer tek takset më të rënda” . Besoj që e kuptuat?
Serbët po pyesin : pse po i pengojmë Europës ? (Zašto im smetamo? //web-tribune.com/iza-kulisa/istina-koja-se-planski-krije-od-srba-ne-napadaju-nas-zato-sto-smo-na-raskrsnici-puteva-vec-zbog-neceg-drugog )
Dhe japi përgjegjegje “sepse serbët janë i vetmi komb në Europë që nuk ngërthehet me interesat e tyre . janë të vetmit si racë e bardhë që iu kanë këthuer pushkën amerikanëve “
“ Iu pengojmë sepse na jemi i vetmi popull që gjenetikisht e duam dretësinë , dhe jemi të vetmit që biejmë viktima të dretësisë “ – thonë serbët.
Ata vajtojnë dhe i “shkulin” flokët se po iu falsifikohet historia? Sipas tyre më shumë iu ka sjellur dëme falsikimi i historisë së tyre nga gjermanët se sat ë gjitha luftërat qe i kanë pasur !!!!! Imagjinoni “ që bota të sundon m lehtë me ta , në më mënyrë të planifikuar iu është “ shkatërruar” historia . Gjatë luftës së parë dhe të dytë botërore , nga Serbia janë marrur mbi 40 vagona hekurdhor të materialit arkivor . Kur bombardohej Beogradi me
6 Prill 1941 , janë shkatërruar mbi 350 ooo libra që nga fondi mesjetar me vlerë të pa llogaritur” Mjerim ! e shifni se çka kanë humbur?
E vazhdojmë ndonjë here tjetër me “ humbjet “ serbe , dhe me shkatërrimin e qëllimshëm të historisë së tyre.
Aurel Dasareti ,(ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike ) në shkrimin e tij të fundit thotë” Për një komb të caktuar, me rrënjët e veta-gjenealogjinë, me një kujtesë etnike, me një popullsi të dhënë, territorin, me zakonet e tij, gjuhën e tij, situatën gjeopolitike, pasuritë, cilësitë e mira e të këqija, duhen gjetur ligjet që i përshtaten.
Edhe pse shqiptarët nuk kanë druajtje të tepërt prej sundimtarëve, janë tejet të bindur dhe verbuar. Janë prej atyre kombeve që nënshtrohen jo pse autoriteti iu shkakton aq frikë, por sepse ata kanë aq frikë – jo nga autoriteti, por prej jetës – sa kërkojnë një pushtet të cilit t`i nënshtrohen. Ndërkaq, sundimtarët e tyre injorantë, kanë nevojë për një prijë të fuqishme, të fortë, që të kompensojnë ligështinë e tyre. Dhe, e gjejnë te fqinjët. Prandaj Shqipërinë e urdhëron Greqia, Kosovën Serbia, Turqia… “
Fahri Xharra, 11,03.15
Gakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: dhe “vuajtjet “ e tyre, E “vërteta “ serbe, Fahri Xharra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4028
  • 4029
  • 4030
  • 4031
  • 4032
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT