Nga Moisi Murra/
Kryevendi i Dibrës,Oraniku historik,prej 6 shekujsh akuzon, thërret e kërkon indentitetin e tij. Ësht ë i vetmi qytet në botë që prej gjasht ë shekujsh nuk thirret Oranik,por shehër. Sllavo-turqitosman kanë patur të drejt ta zhdukin emërin Oranik.Sllavët nuk donin që ky qytet i vogël namëmadh të kishte histori. Turqit osman nuk mund ta duronin atë emër që nga 24 betejat që zhvilloi Skenderbeu gjithësej, 19 u zhvilluan rreth Oranikut dhe në Oranik. Po ç’thonë të dhënat historike? Kodiku i manastirit të Matkës Oranikun(Orehovnik në tekst) e përmend si një vendbanim të madh,por në korrnizat e një fshati. Po sipas këtij kodiku,në ditarin e vitit 1338,në Oranik ka pasur një kishë me emërin Sveti Gjorgji (Shën Gjergji). Përmendja e Oranikut,si fshat, në vitin 1338, nënkupton se themelet e tij duhen kërkuar shumë vite më parë. Aty nga çereku i parë i shekullit XV,Turqia Osmane bëri një organizim të ri në sistemin qeverisës.Në tokat Shqiptare ajo ngriti sanxhaqet e para, në Gjirokastër në 1431 dhe në Dibër në 1437. Në Dibër,qendër e sanxhakut u bë Oraniku.Tri vite më vonë,më 1400, Turqia Osmane emëroi pushtetar vendor e ushtarak, sanxhakbej, në Oranik, Skenderbeun. Pavarësisht se kjo qe një administratë osmane,viti 1400 duhet ta konsiderohet vit i themelimit të administratës së parë vendore në Dibër. Aq më tepër se kryevendor ka qënë Gjergj Kastrioti-Skenderbeu. Në Kodiku e manastirit të Slepçanit,të vitit 1544 Oraniku figuron si qytezë e Dibrës. Edhe në defterit turk të Sanxhakut të Ohrit,të vitit 1583 të Sanxhakut të Ohrit,Oraniku vazhdonte të ishte qendër e gjithë krahinës së Dibrës.Bullgari ST.Stamatov,duke iu referuar Kodikut të manastirit të Shën Jovan Bigorit, shkruan se qyteti i sotëm është formuar nga fshati i quajtur Rahonik (Orahonik). Studiuesi maqedonas Toma Tomovsk, duke iu referuar gojës së popullit thotë se : “Qyteti i Dibrës është ngjitur me fshatin e vjetër Rahovnik ose Orjahovo”. Me fjalë të tjera Tomovski thotë se trualli i sotëm i qyteti nuk është Oraniku. Por këtë e kundërshton fortë Haki Sharofi,i cili shkruan se Shehri i Dibrës është ndërtuar mbi gërmadhat e Oranikut të moçëm. Gjat ë gjith ë koh ës s ë pushtimit osman Oraniku ka shërbyer si qendër administrative e Dibrës së Epër dhe e Dibrës së Poshtme .Haki Sharofi thotë se Uraniku (kështu e shkruan H.Sharofi-M.Murra) me rrethinë, në vitin 1912 ka pas këtë kufij:në veri ujët e Banjës së Madhe, në lindje Malin e Kërçinit,në jug lumin e Radikës dhe në perendim Drinin e Zi. Vetë qyteti ngushtohej brenda këtyre kufijve:në veri Kllëçbaba,në lindje guri i Hamza Begut,në jug çezma e Copës e vorrezat,në perendim Lama e Stafës,Xhelis Tepja(kodra e Kuvendit të dheut), Paraspuri. Qyteti nis të hedhë shtat sipas tipologjisë së banesave orjentale me ndërtimin e Xhamisë së Mbretit, ose Xhamia e Hynqarit, në vitin 1468.Pas Xhamisë së Hynqarit qeveria turke ndërtoi një xhami,një teqe ,një banjë,një furrë,një hanë.Pastaj nisi ndërtimi i qytetit,që për ndërtesat e bukura, të ndërtuara nga duartë e mjeshtërve vendës, një arqitekt i huaj e ka quajtur Oranikun “Stamboll i Vogël”. Ndërsa një tjetër arqitekt, duke bërë fjalë për Shehrin e Dibrës ka shkruar se: “ ishte qytet i shtëpive në pozicione.Sa shtëpi aq pozicione.Ky ishte vendi i vilave me avlli dhe kopshte,i thurur krejtë me gjelbërim dhe i gershetuar me qorrsokake dhe rrethoja”. Veç banesave familjare u ngritën dhe një rrjetë i gjërë ndertesash tregtare. Kështu në vitet 1830-1840 në qytet numëroheshin 250 dyqane. Në këtë kohë edhe numëri i popullsisë kishte kapur shifrën 8400. Sipas Sami Frashërit,në vitin 1891 Oraniku kishte 420 dyqane si dhe një seri objektesh si : xhami 9,teqe 5,medrese 10,Ruzhdie1,iptadie sabiane 11, kisha1,iptadije për të krishterët, bujtina 9,banja publike 2. Ndërsa në vitet 1900-1912 rrjeti i dyqaneve kishte arritur në 462. Në qytet zhvillonin tregti, nga të gjitha llojet e sherbimeve si : bakejt, duhanxhijt, terzitë, opingarët, berberët, teneqepunuesit, kallajxhujtë,sheqerxhijtë,bozaxhijtë, furtarët, armëtarët, nallbanët, kasapt,sahatçijtë, sobaxhijtë, jorganxhijtë, kafexhijtë, bojaxhijtë etj. Në Oranik ishin ndërtuar vepra arkitektonike të rralla si:Xhamia e Hynqarit, Karvansaraj, Varrezat e Hoxhollit, Hamami i Vjetër, Hamami i Ri(Banjat e Re),Banjat termale të Banjishtit dhe Kosovrastit etj. Interesant është një shkrim i gjetur në shtëpinë e një dibrani dhe i botuar nga arkitekti D.Grabjan ku thuhej : ” Në qoftëse humb Stambolli Dibra do ta ndërtojë përsëri, por në qoftëse mbaron Dibra, Stambolli nuk do ta rindërtojë ate”. Në etapën e fundit të veprimtarisë së saj Lidhja Shqiptare e Prizrenit kaloi me seli në Oraniku. Veprimtarit politiko shoqërore që u shvilluan në këtët kohë e në vazhdim bënë që personalitet më të qënësishme kombëtare shqiptare shqiptare t’i kthejnë sytë nga Oraniku historik. Dhe kjo fale atdhetarëve emblematik të qyteti të Dibrës si : Ilias Pashë Dibra,Selim Rusi,Said Najdeni, Hafiz Sherifë Lëngu, Haxhi Vehbi Agolli,Selim Daci, Shaqir Jegeni, Sefedin Pustina, Riza Rusi, Hamdi Ohri, Shyqyri Iljas Pashë Dibra, Irfan Ohrit, Eqerem Cami, Qamil Daci, Ramis Daci,Haki Sharofi,Haki Stërmilli,etj Sipas Haki Sharofit qyteti i Dibrës,që në shekulline XII kishte tri mijë shtëpi me 20000 banor. Këtë shifër na jep dhe Sami Frashëri në vitin 1891. Sot qyteti është qendër komune, me të njëjtin emër dhe përfshinë 17 fshatra,katër prej të cilëve, Bomova, Vlasiqi, Kojnara dhe Taraniku,janë të pa banuar.Sipërfaqja e qytetit është 145,67 km²; ndërsa popullsia në vitin 2013 arriti në 19.542 banorë.Sipas rregjistrimit të vitit 2002 përbërja etnike e qytetit rezulton të jetë : Shqiptarë 10 768 (73,95%), Maqedonë1 054 (7,24%), turq 1 415 ( 9,71%), romë 1 079 (7,41%),vllehë 2, Serb 22, boshnjakë 2,të tjerë 219. Sipas konfeksioneve fetare qyteti ka këtë përbërje: Ortodoksë 668 ( 4,58%) , Muslimanë 13 763 (94,52%), Katolikë 55 (0,37%),të tjerë 55. Nga Oraniku historik kanë dalë burra shteti, udhëqes popullor, diplomat, klerik të shquar, aktor, këngëtar, ushtarak, gazetar, poet, arsimtar, biznesmen të fuqishem etj etj. Ka ardhur koha,dhe pse shum vonë që të merret një nisëm që kryevendi i Dibrës të thirret me emërin e tij: ORANIK
KUSH NUK FLET ME EMNA ?!
Nga Fritz RADOVANI/*
■“NË ÇDO METER KATROR – VETËM DOSJE…”
Besoj, ju kujtohet shprehja popullore: “Më ka çue Nana, me la gojën!”…
Me rasën e shumë të përfolunave “hapje dosjesh”, lexoj artikuj e shumë mendime që jepen për këte veprim që asht një “dëshirë” ma shumë se 24 vjeçare e zhvillimeve demokratike në Shqipni. Më kujtohet mirë kur kam kerkue në mbledhjen e zhvillueme në Komitetin Ekz. K.P. të Rrethit Shkodres, në Shtator të vitit 1991 nga z. Gramoz Pashko, formimin e “Shoqatës së të Përsekutuemëve Politik të Shkodres”, dhe mbas pak ditësh, z. Pashko, erdhi në Shkoder dhe komunikoj kerkesen time, që bana në emnin e BSPSh së Shkodres. Me komunikimin e Tij, shoqnohej edhe një porosi: “Kini kujdes në
zgjedhjen e drejtuesit, që të përfaqsohet nga një figure e paster!..”. Për këte figurë kam shkue tek z. Bardh Shiroka, Karlet Luka, ku ishte prezent Dedë Gjomarkaj…dhe mbasi këta nuk u zotuen, kryesisht nga mosbesimi tek e ardhmja, dhe jo nga papestërtia e vet, kemi bisedue me Lin Martinin, për të cilin ishe plotsisht dakord, mbasi kishe edhe një thanje për Te, vite ma parë nga At Pjeter Mëshkalla: “Ndër djelmët shkodranë që kanë vuejtë dënimin në Burrel, Lini asht kenë ma i miri djalë me qendrimin e Tij”. Dhe Lini u zgjodh Kryetar i Shoqatës. Një ditë pa u kujtue askush, mora vesh se Pjeter Arbnori dhe Ali Kazazi, kishin formue një fraksion tjetër me epitetin “shoqata ‘antikomuniste”…
Kështu, si gjithkund, “demokratët”, edhe këtu filluene përçamjen…
Në vitin 1992, PD fitoi zgjedhjet, dhe qeverisja kaloi në drejtimin e saj.
Me zgjedhjen e Filip Guraziut kryetar Bashkije i Shkodres, kam shkue dhe i kam paraqitë edhe një projekt të vizatuem për një Monument të Viktimave të komunizmit në Zallin e Kirit, pikrisht aty, ku janë krye vrasjet ma të shumta. Shoqata bani edhe një njohtim në gazeten “Pishtari” për idenë time në lidhje me Monumentin, dhe mbas pak ditësh u njohtue se nga Amerika kishin dergue “disa” dollarë ndihmë për ndertimin e tij.
Deri sot, me sa dij unë, nuk asht ba asnjë veprim në këte drejtim. E hapa këte temë, mbasi “hapja e Dosjeve” ka me tregue edhe kush i saboton veprimet e Shoqatave të të Persekutuemëve Politik në Shqipni? – Po, si do të merren vesh këta sabotime?
Kryesisht, veprimet antidemokratike, duhet të publikohen me Emna! Autorët që veprojnë ashtu, duhen publikue haptas dhe PA FRIKË, kush nuk do me shkrue haptas të mbyllin gojen dhe të mos gabojnë me shkrue me sigla, ose njeni apo dikush… Ata që do të vazhdojnë me shkrue me “nënkuptime” ase sigla, nuk kanë nevojë fare me ua hapë dosjet, mbasi ua kanë hapë vetes së vet. Shkrimet me sigla kanë autorë të gjithë “ata”, që “i ka çue e ama, me la gojën…”, deri ndër tavolinat e Kuvendit Popullor apo Presidencë, dhe nuk kanë kurajo me thanë haptas: “Ne nuk jemi për këte vend, mbasi na mungon kryesoria, Pastertia e figurës së Shtetasit Shqiptar”! Ka ardhë koha me ua thanë haptas: “Pusho, dhe qerou nga ky vend, se ishe dhe mbetesh agjent i sigurimit të PPSh”!
Hapja e Dosjeve vërtetë asht një pastrim i dëshrueshëm prej shumë vitësh, nga të gjithë ne që endè nuk njohim vrasësit e njerëzve tanë shumë të dashtun, po njëheri asht edhe një qetësi shpirtnore për të gjithë ata që me dekada kanë jetue tue mendue me vete: “Kush ishte gjakbasi i njeriut tim?!”, dhe kjo, asht ma e randsishmja e hapjes së tyne.
Porsa, rifilloi tashti diskutimi i “Hapjes së Dosjeve”, rifilloi njëheri edhe akuza ndaj të burgosunve politik, që kishte bazë imorale shpifjen! Agjentët e vjetër fillojnë me shpifë kundër mjaftë figurave të Nderueme Atdhetare, madje deri tek i pavdekshmi dhe i panjollosuni asnjëherë, Martiri Prof. Arshi Pipa! Edhe ajo shpifje ka bazen e vet, po aty, ku asht “fabrikue” gjithmonë ma e flliquna mënyrë njollosje ndaj Atyne Figurave!
Sot, lexova, z. Kolec Traboini, botoi emnat e nënshkruesëve për pushkatimin e të Ndjerëve Skënder Daja, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Hajri Pashaj, me 24 Maji 1973…
Nënshkruesit ishin: “Haxhi Lleshi, Rita Marko, Myslim Peza, Shefqet Peçi, Bilbil Klosi, Pilo Peristeri, Kahreman Ylli, Sadik Bekteshi, Agim Mero, Dhimiter Shuteriqi,Vito Kapo dhe Spiro Moisiu.” Asnjë nga këta emna nuk më çuditë. Ishte vendi dhe detyra!
Madje, as edhe ata që do të vijnë ma vonë ndër shkrimet pasuese. Ky dokument u thotë shpifësve haptas dhe “me shkronja të mëdha”, si dikur, “fletë rrufetë”: “Ndaloni pak “vrapin” kur kerkoni me akuzue njerëz të pafajshëm, dhe veshtroni me kujdes se deri ku kishte mërrijtë “pushka dhe thika e pabesë” e agjentave të vjeter dhe të rijë e komunistëve agjenta: “Me nënshkrue me vra njerëz të Pafajshëm” ministri i arësimit Kahreman Ylli dhe, kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipnisë, Dhimiter Shuteriqi… apo do të shohim shpejtë edhe “dr. prof e akademikët”, që nuk asht larg mjerisht ajo kohë, bashkë me publikimin atyne që predikojnë “demokracinë”…
Po kje se, asht thanë se vërtetë do të hapen dosjet, ata duhen hapë pa kushte dhe pa asnjë ndryshim nga e verteta sado e hidhun kjoftë për ata që i kanë sherbye atij vend vllavrasës, torturues, shpifës, hakmarrës, shnjerzor, shnderues, kriminal dhe terrorist!
Betimit të Presidentit dhe Figurave të tjera të Shtetit Shqiptar, duhet ti shtohet se: “Nuk jam kenë as nuk jam agjent i sigurimit shtetit komunist, dhe agjent i huej…etj.” Nëse, mbas Betimit vertetohet e kunderta, ai duhet dënue per tradhëti të naltë!
Unë jam për publikimin e plotë të listave emnore të nëpunësve agjentë, dhe të gjithë atyne që kanë marrë edhe rroga apo dekorata e shperblime për agjenturë, tue fillue nga viti i parë i thëmelimit të Sigurimit Shtetit komunist, 21 Prill 1943, dhe me vazhdue me organet e Ndjekjes, brigadat e pushkatimit, hetuesitë, gjykatat, vrasësit e mësheftë të organeve të PKSh (PPSh), që mëshefeshin nën masken e Frontit Demokratik… dhe, kur të jenë ba të njohun këta bisha, duhet vazhdue me emnat e vitëve pasuese deri në vitin 1992. Atëherë, mund të fillohet me të “dhunuemit” ndër hetuesi apo kampe pune, reparte ushtarake etj…Për të mërrijtë në vazhdimsinë e tyne deri ndër ditët tona, ku nuk duhet të perjashtohen asnjëherë, datlindja, vend lindja, vendpunimi, koha e saktë e shërbimit, dhe vdekja, për mos me krijue analogji tjera me emnat e vërtetë të agjentëve.
Ata përsona që kërkojnë saktësi për shpifsat, vrasësit apo dhunuesit ndaj tyne, duhet me çdo kusht, ti drejtohen Zyres përkatëse të Arshivave dhe dokumentave, që asnjëherë, nuk duhet të jenë në varësinë e institucioneve të njollosuna me ata krime.
Njerzit ma të “pafalshmit” e të mësheftit deri sot, janë hartuesit dhe projektuesit e Dosjeve Konsultative, ku projektohej arrestimi, dënimi dhe përfundimi i Viktimave të Pafajshme, për me ushtrue terrorin që kerkonte ideatori terrorist Enver Hoxha.
Rrugët tjera vetem të çojnë tek thanja popullore: “Më ka çue nana..me la gojën”!
Melbourne, 2014.
* Nga cikli:70 vjetorin e përmbytjes së Shqipnisë…
Marshe urrejtje për Dhjetorin e 90-tës apo kenge malli dhe dashurie per sigurimin !
(Replike me Sigurimin e Shtetit)/
Nga Bislim AHMETAJ/
Këtë vit si asnjëherë më parë në këtë çerek shekulli, një grup i njohur shkruesish i është vërsulur Dhjetorit 90 për ta deheroizuar, për “t’ia nxjerrë të palarat” në shesh. Për ta ligshtuar, për ta neglizhuar, për ta barazuar me asgjënë, për ta nënshtruar, për ta barazuar me hiçin me vetën e tyre të mbuluar me pluhur, me harres, me turp , me krim dhe përbuzje. I bindur se për majat e larta të historisë së vendit tonë do të gjenden gjithmonë baltëhedhës , mendje e këmbëshkurtër, nuk do të kisha marrë mundimin t’u përgjigjesha apo të polemizoja me ta. (A nuk na e kanë sharë deri edhe Skenderbeun? A nuk e quanin edhe nënë Terezën, “shtrigë të Imperializmit”?) Ajo që më bëri më shumë përshtypje është se duke hedhur baltë mbi Lëvizjen Studentore, ata shkruesit e specializuar në zyrat e errësirës glorifikuan pothuajse në kor Sigurimin e Shtetit. Ky glorifikim i masakruesve të shqiptarëve, i vë ata në krahun e Sigurimit, kundër Lirisë së Shqiptarëve. Ky është dhe ndoshta ka qenë gjithmonë pozicioni i tyre. Në këtë kohë rilindjeje të fjalorit e veprave të dhunës, burgjeve, arrestimeve, në këtë periudhë minash e dinamiti, në këtë ringjallje të brutalitetit shtetëror,në këtë ringjallje të simboleve të diktaturës dhe diktatorit ishte e pritshme që hijet e tulatura deri dje të Sigurimit, të ringriheshin përkrah Partisë që i lindi e i farkëtoi.
Misioni: Deheroizimin e dhjetoristëve, Paraqitja e Dhjetorit si vepër e Sigurimit dhe liria e shqiptarëve si derivat i mençurisë së PPSh-së, dhe bijës së saj me emër të ri, PS-së. A e imagjinon kush një intelektual apo gazetar gjerman duke e quajtur rënien e Murit të Berlinit, si vepër të KGB-së, apo Stas-it!!!
Pse e bëjnë? Për t’i hyrë në qejf Partisë që themeloi Sigurimin e Shtetit sipas mësimeve të armiqve më të mëdhenj të kombit shqiptar serbëve e rusëve? Për të poshtruar një grup ish studentësh që dhanë gjithçka në dhjetor 90, e deri sot, deri edhe jetën e tyre për të çliruar Shqipërinë nga diktatura? Për t’u spikatur si “vizionar”? Si njerëz gjoja të mendjes e të vizionit, që kanë të drejtë të dyshojnë në gjithçka? Apo se janë “thirrur nën armë” si kontigjent në rezervë i ish Sigurimit?
Duke refuzuar me neveri sulmet e tyre, në emër të grupimit civil që drejtoj, një grupim njerëzish të lirë e ish studentësh liberator u bëj thirrje ta ribotojnë organin e tyre “Në (ri)Sherbim të Popullit” të dalin haptas kundër lirisë së fituar! Shkrimet e tyre janë të denja për kryetituj të numrit të parë, të ribotimit të asaj reviste propagandistike të Sigurimit.
Me keqardhje për këto sulme të padenja e aq më pak të nevojshme.
*Kryetar I Grupimit “Dhjetor ‘90”(Kortezi:Panorama)
HERMAN BERSTEIN, NJË MIK I MADH I SHQIPTARËVE
Ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha prezantoi të Dielën e 14 Dhjetorit në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein”/
Nga Dalip Greca/
Në Gazetën”Dielli” të 21 Marsit 1930, faqa e parë i kushtohej”Ekselencës së Tij, zotit Herman Berstein, Ministër i Shteteve të Bashkuara pranë Oborrit Mbretëror të Shqipërisë.” Ka vetëm një titull faqja e parë e Diellit të atij numri dhe pesë fotografi, të zotit Herman Berstein, zonjës Bernstein dhe fëmijëve të tyre, Miss Dorothy, Mr. David dhe Miss Violet Bernstein.
Ndërsa në faqen e dytë të gazetës, në vend të editorialit botohej shënimi”Ministri i ri i Amerikës”.
Në momentin që janë publikuar fotografitë e familjes Bernstein në Faqen e parë të Diellit dhe shënimi editorial në Faqen e dytë, z. Bernstein, ende nuk ishte nisë për në Tiranë, por po gatitej. Në fakt ai u nis nga Amerika të mërkurën e 2 prillit 1930 me avulloren”President Roosevelt”.
Ministri shqiptar në Washington, Faik Konitza shkoi ta përcillte në avullore , duke shpënë tri buqeta me trandafila për të shoqen dhe dy të bijat.
Para nisjes së Ministrit Amerikan, miqtë e tij, shtruan të Hënën e 31 Marsit 1930, një darkë përcjellje në Hotelin”Astor” në New York. Në darkë morën pjesë më shumë se 200 të ftuar, mes të cilëve shquheshin diplomatë, kongresistë, juristë, shkrimtarë, artistë, financierë të shquar, gazetarë etj. Në këtë mjedis i ftuar nderi ishte dhe Ministri i Mbretërisë Shqiptare z. Faik Konitza, fjala e të cilit u duartrokit. Në fjalën e tij z. Konitza e komplimetoi Ministrin Amerikan, z. Bernstein, si një njeri që bashkon në personin e tij dy gjëra që rrallë janë të bashkuara-Ëndrrën dhe Veprimin:Zoti Bernstein, tha ai, është”both a man of letters and a man of action, both a dreamer and a fighter”.
Konica shtoi se z. Bernstein pati fatin e çuditshëm të njihet dhe të fjaloset me fytyra historike si Papa Benedikti i XV dhe Presidenti Wilson, me shkrimtarë si Tolstoi dhe Bernard Shaw, me shkencëtarë si Mecnikof-i dhe Einstein-i, me artistë si August Rodin-i etj. I patrembur dhe i palodhur, si korrespondent lufte dhe kryengritjesh është futur në sheshet më të rrezikshme. Vetëm një popull kishte mbetur gjer tani i panjohur për zotin Bernstein-populli shqiptar dhe këtë popull do ta vizitojë për së afërmi si i Dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në fjalën e tij Ministri shqiptar tërhoqi vëmendjen për pasaktësitë e disa gazetarëve që e paraqesnin Shqipërinë jo siç ishte por sipas fantazisë së tyre. Shpifjet të shumta i bëheshin Mbretit të Shqiptarëve….që natyrisht nuk ishin të vërteta. …Banketi përfundoi me dhurimin e një busti mermeri të z. Bernstein, vepër e skulptorit të njohur të kohës, Moses Dykaar, dhuratë e miqëve.
Banketi u mbyll në orën 1 të mëngjesit të 1 prillit 1930. Shumë gazetarë i shtërnguan dorën Konicës për informacionin e hollsishëm që dha për shqipërinë dhe Mbretin Zog….
… Gazeta “Dielli”e 21 Marsit e përcaktonte kështu personalitetin e ministrit Amerikan Bernstein: “Shkrimtar i zoti, njeri me karakter, dhe me kurajë, z. Bernstein është një nga personalitetet më të forta të Amerikës. Është ay që e shtërngoi Henry Ford-in të heqë dorë nga lufta fanatike që industrialisti i madh kish vazhduar disa vjet me radhë kundër izraelitëve. Sot, z. Ford është një nga miqtë e çquar të z. Bernstein, i cili ka një shumicë miqësh këtu dhe veçan, gëzon miqësinë dhe besimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në komentin e tij, Dielli shënonte se z. Bernstein shkonte si përfaqësonjës diplomatik në një vend që ka vuajtur qindra vjet dhe vazhdon së vojturi nga grackat dhe çpifjet e popujve të tjerë.
Dielli shfaqte bindjen se z. Bernstein do ta përkrahte popullin shqiptar dhe se shpejt ai do të shfaqte simpatinë për shqiptarët, me gjithë mungesat e mëdha.
Po ashtu Dielli shfaqte bindjen se”S’kemi asnjë dyshim se Shqipëria, e cila kurdoherë ka nderuar karakteret e forta dhe mendjet e holla, do ta bëjë z. Berstein të ndjejë se është mes miqsh dhe si në shtëpinë e tij.”
Pasi prezantonte familjen e Ministrit Amerikan, artikulli mbyllej me urimin:”Vatra dhe Dielli, i urojnë udhë të mbarë!”
Po si e kreu detyrën e kryediplomatit në Shqipëri Ministri Amerikan, si e fitoi miqësinë me Mbretin Zog, me Ministrin e Shqipërisë në Washington Faik bej Konica,çfarë roli luajti në forcimin e marrdhënieve me komunitetin hebrej, kush ishte Bernstein si njeri dhe intelektual? Kush ishte Bernstein si gazetar, bashkëpunëtor i shumë gazetave, që nga “The New York Evning Post”, i të përkohshmeve “Nation”, “Ainslee’s Magazine” dhe”Independent” e deri tek korrespondent i The New York Times”-it në Evropë në vitet 1908, 1909, 1911? Cili ishte roli i tij në Luftën e I Botërore, po në Konferencën e Paqes në Paris. Kush ishte Bernstein shkrimtar? Këto dhe këndvështrime të tjera të marrdhënieve të shqiptarëve me hebrejtë dhe Amerikën, për shpëtimin 100 për qind të hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore e më tej morën përgjigje nga ambasadori shqiptar në Londër z. Mal Berisha në Institutin e Kerkimeve Hebraike YIVO, ne New York, ku prezantoi përpara një audience të zgjedhur Amerikano – Hebraiko – Shqiptare: “Albanian – American – Jewish Relations and the Contribution of U.S Ambassador to Albania, Herman Bernstein (1876 – 1935)”.
Më shumë lexoni në Diellin e printuar.
.
“MUHAXHIRËT” E FAIK KONICËS
Noli ka thënë: Ne shqiptarizmën e mësuam nga Faik Konica./
Nga KOLEC TRABOINI/
Sa lehtë e keqkuptojmë dhe sa rëndë e gjykojmë Konicën?! Lexova me shumë vëmendje shkrimin e Konicës ” Muhaxhirët” botuar në nr.8, faqe 21 të revistës së vet “Albania” 1901 ndryshe nga se shkruhet nga disa në median elektronike me një pasion mohues e me ndjenjë revoltuese për gabimin e”madh” Faik Konicës, duke u kapur pas shprehjes se “edhe të mëdhenjtë gabojnë”…- ju ktheva shkrimit sërish e sërish dhe nuk po e kuptoja se ku qënka ky gabim i të madhit që…”edhe gabon”. U përpoqa të jem edhe unë “kritizer” por ngado që e vërtita pozicionin tim, shkrimin “Muhaxhirët” nuk munda ta konsideroj kurrsesi një shkrim antishqiptar. Mendoj se ka ngutje në gjykimin e atij shkrimi dhe të mesazhit që përcjell autori tek lexuesit e vet këtu e një shekull më parë. Gjithashtu nuk shoh që ata të cilët e konsiderojnë shkrimin si antishqiptar, të kërkojnë ti referohen kohës kur është shkruar, rrethanave, shqetësimeve apo ngjarjeve të kohës, po fundja kujt i drejtohej me këtë stigmë. Më duket se ata që po duan ta e vënë përposhtë me kritika Konicën nga pozita fanatike, nisën nga sedra e tyre e besimit mysliman. Është krejt gabim që në gjykimin e një shkrimi të nisësh nga pozitat e besimit tënd. Duhet të jemi realist dhe të mos e fusim fenë si institucion në këtë mes. Në shkrimin e Konicës nuk është fjala për fenë si besim, por për individ apo grupe njerëzish që vinin në Shqipëri me qëllim që të bënin propogandë në dobi të pushtuesve otomane, ti bënin shqiptarët besnikë të verbër, dhe e lidhnin besnikërinë ndaj besimit me besnikërinë ndaj portës së lartë. Kjo kategori njerëzish, mish i huaj për mjedisin shqiptar tolerant, ishin një pengesë e madhe për zgjimin e ndërgjegjësimin e popullit. Ata kërkoni që edhe më tej ti mbanin shqiptarët të lidhur pas qerres së Stambollit e cila aso kohe ndjehej se do të merrte rrokullimën historike. I shqetësuar nga lajmet që vinin prej atdheut, Faik Konica merr penën e i stigmatizon muhaxhirët, siç i cilëson ai, ata sipas Konicës janë të huaj, nuk janë shqiptarë. Dhe në qofshin disa syresh shqiptarë nga origjina, ishin vegla qorre të pushtuesve. Ka që fjalën muhaxhirë e keqkuptojnë me fjalën mërgimtarë, por nuk është ashtu. Faik Konica me fjalën muhaxhirë nuk kishte parasysh mërgimtarët, emigrantët, sepse edhe vetë ishte mërgimtar.Ai nuk mund të konsideronte muhaxhirë mërgimtarët shqiptarë nëpër botë, si ta zëmë ata të kolonisë shqiptare të Bukureshtit apo Misirit që ishin bërë vatra të zjarrta atdhetarie. Me fjalën muhaxhirë ai ka parasysh misionarët ardhacakë e që fanatizonin e përçanin popullin, që bëheshin pengesë për punën e mëmëdhatarëve rilindas. Faik Konica që në krye të shkrimit të vet bën një sqarim se është fjala për ata që po lënë vendin e tyre e po na vinë në Shqipëri… që vijnë e bëhen spijun të qeverisë,….që fusin shqiptarë në burg…. e në fund konkludon se ….duhet të ishin çuar në Anadoll. Pra e përsëris është fjala për ardhacakë e jo për vendas. Është fjala për tradhëtarë. Është fjala për spiun të qeverisë turke. Ku e gjeni antishqiptarizmin e Konicës, ju lutem! Jo vetëm që stigma “Muhaxhirët” është një shkrim me frymë atdhetare por shkrimi më duket edhe aktual. Pse harruam kaq shpejt sa e sa muhaxhirë e sa e sa shoqata gjoja bamirëse fetare u shfaqën, e sa ndër to ishin vegla të organizatave terroriste. Harrojmë se terroristët që u zbuan nga Shqipëria në vitet ’97-98 ndonjë madje shkoi në litar në vendin e vet, siç është rasti i dy egjyptianëve. Le të sjellim një përqasje historike të shkrimit të Konicës me çfarë ngjau në vitet e para të demokracisë në Shqipëri. A mos është sot ndonjë shprehje shqiptarizmi po të shkruash se kushdo që vjen në Shqipëri si misionar i fshehtë( muhaxhirë pra) , a që gjëndet në Shqipëri dhe e ndjen vetën të huaj, që punon për agjentura të huaja nën etiketën shoqërive bamirëse, apo firmave pseudo tregtare, ngado qofshin, por veçmas ato nga Lindja a Afërme dhe e Mesme, Arabi Saudite, Siri, Libi, e co. që kanë tendencë për radikalizimin e fese, duhen çporruar. Të shkojnë ku të duan, në tërë hapsirat e botës por jo në Shqipëri. Më duket se mesazhi që sjell Konica është aktual. Ti thërrasim mendjes. Të mos e përdorim fenë si casius beli për të krijuar përçarje, e mos o zot, gjakderdhje në mes të shqiptarëve. Dhe ata që llomotisin gjithë ditën për të mirat që na kanë sjellë pushtuesit, mjaft më se jeni bërë vërtetë të neveritshëm. Pa le kur një historian na thotë se “ne me turqit e sunduam Ballkanin për pesë shekuj”. Çfarë çmendurie. Çfarë njerëz me lëkurë të shitur në Anadoll. Nuk ka pushtues e pushtim që i sjell lumturi një populli, veç në qoftë ky një popull urithësh të cilët nuk ja ndjejnë nevojën dritës. Nuk ka qënë kurrë Faik Konica antishqiptar. Ka qënë antitradhëtar. Ka qënë antifanatik. Ka qënë kundër atyre që kërkonin ta shkatrronin kombin e nuk donin ta linin që Shqipëria të shkëputej prej kthetrave grabitqare të sulltanëve të Stambollit. Ka qënë modern. Ka përçuar idetë e qytetërimit perëndimor sepse tek ajo shihte të ardhmen e popullit shqiptar. Nëse Lindja, në vitin 1901 kur e ka shkruar shkrimin, do të ishte më e përparuar, padyshim do të predikonte lindjen. Faik Konica ka qënë i vërtetë. Ka qënë realist në gjykimet e tij. Përjashto afrimin me Zogun, që ka qënë një afrim për mjete jetese e jo për shkak të ideve, të cilat i kishin të kundërta, nuk gjen ndonjë qëndrim inkoseguent në jetën e tij prej mëmëdhetari. E sot na del një zë e na thotë se shkrimi i tij është antishqiptar. A mos po rifillojmë ta dënojmë Faik Konicën, burrin më të madh të pavarësisë, siç e dënoi regjimi i komunistëve fanatike Hoxha, Shehu, Kapo? Sa lehtë e keqkuptojmë dhe sa rëndë e gjykojmë Konicën i cili prej të gjithëve është konsideruar babai i shqiptarizmës. Para se Konica të shkonte e të hapte revisten “Albania”në Londër kurrkush në Europë nuk i vinte në hesap shqiptarët në të drejtën e tyre për autonomi, se për pavarësi as që mund të mendohej. Më tepër respekt për Konicën, ju lutem. Duhet të mendojmë thellë para se të flasim një fjalë për të. Fjalë të rëndë kurrsësi. Këtij kombit tonë nuk i lindin përditë njerëz si beu madh i Konicës, burri më mendjendritur ndër shqiptarët e kohës së vet, për të cilën edhe Noli i madh e pranonte se ishte mësuesi ynë i shqiptarizmës.