Rreth librit autobiografik të Agim Mustës “85 vjet në katër kohë”/
Nga Enver LEPENICA/
Agim Musta, është shembulli i qëndrestarit e luftëtarit, shembulli i njeriut që na tregon se si duhet jetuar jeta. Ai ka të drejtë të krenohet për udhen që ka përshkruar gjatë 85 vjetëve. Agim Musta, ka ditur të lërë gjurmë të pa shlyera në udhën e jetës, gjurmë që duhet t`i ndjekim ne pasardhësit. Në rininë e tij pati fatin të ushtrojë profesionin më fisnik nën diell atë të mësuesit, edukatorit të brezit të ri.
Dashuria për lirinë te ky njeri ka qenë e para, e përherëshme dhe e përjetëshme, i gatshëm për t`u flijuar dhe martirizuar, prandaj nën terrorin komunist, ai së bashku me të pa harruarit Pjetër Arbënori e Uran Kalakula si dhe me Riza Kuçin, Tanush Kason Karaman Paftalin, nuk u trembën nga vdekja dhe burgu, por krijuan një grup klandestin social-demokrat për të përmbysyr regjimin çnjerzor komunist.
Në këtë mënyrë, këta burra trima shqiptarë dhe largpamës do të digjeshin si qiri, në qelitë e Sigurimit të Shtetit, që të mundnin t`i jepnin sado pak dritë popullit të tyre që vuante nën shtypjen komuniste.
Kështu, këta burra, ndër ta në vijën e parë edhe Pjetër Arbënori e Agim Musta, do të hynin në ardhën heroike të qëndrestarëve antikomunist, që po sakrifikoheshin për t`i bërë dritë popullit të tyre drejt udhës së lirisë.
Në atë sistem, ku mungonte absolutisht liria, të ndërmerrje vepra të tilla si Agim Musta e Pjetër Arbënori, ishte jo vetëm atdhetari, por më shumë se heroizëm dhe optimizëm e shpresë për lirinë e vendit të tyre.
Të burgosurit politik ndër ta edhe Agim Musta, Pjetër Arbënori, Uran Kalakula e të tjerë ishin dashuruar me lirinë dhe kështu ata u bënë legjenda lirije.
Pas daljes nga burgu i zi komunist, Agim Musta, për të nxjerrë bukën e gojës, vuajti në guroret komuniste, më të tmerrshme se ato që përshkruan Viktor Hygo në romanin famëmadh ‘Të mjerët”.
Me përmbysjen e diktaturës komuniste Agim Mustën do ta shohim edhe nje herë në vijën e parë të luftëtarit të lirisë. Liria, shpërthen te ky luftëtar dhe qëndrestar, aftësitë e tij për të dalë në udheheqie të denoncimit të krimeve komuniste, të formimit dhe organizimit të shoqatës të të përndjekurve dhe burgosurve politik.
Por vlerat e vërteta të një atdhetari, të një intelektuali, të një luftëtari qëndrojnë në parimin se nuk duhet të pyesim se ç`farë bëri atdheu për mua, por ç`farë bëra unë për atdheun tim.
Këtu qëndron edhe madhështia e Agim Mustës: aktivizohet në shtypin e përditshëm si publicist, me artikuj të shumtë dhe arrin të botojë 15 libra, me vlerë.
Librat e tij, pasqyrojnë kalvarin e mundimeve të një luftëtari të lirisë dhe nëpërmjet veprës së tij ne njohim kalvarin e vuajtjeve dhe mundimeve të shqiptarëve nën diktaturën komuniste. Në 23 vjet 15 libra nuk janë pak. Nuk është vetëm talenti, prekupimi dhe dashuria për vendin e tij që e bënë Agim Mustën të botojë më shumë se çdo njeri tjetër në një kohë kaq të shkurtër, por mbi të gjitha ai e ndien detyrën që ka ndaj vendit të tij.
Dhe në këtë mënyrë Agim Musta na shfaqet si shembulli njeriut që ndien detyrën ndaj atdheut dhe se si duhet ta bëjmë këtë detyrë duke kapërxyer çdo vështirësi që na del përpara.
Të 15 librat e Agim Mustës përshkohen fund e krye nga rrëfimi të vërtetave të kohës së shtypjes komuniste, nga ideja e denoncimit të krimit dhunës dhe terrorit komunist të ushtruar mbi shqiptarët për gati 50 vjet nga banda terroriste komuniste e Enver Hoxhës, Mehmet Shehut, Hysni Kapos, Spiro Kolekës dhe të tjerë. Ide humane, të së drejtës që shfaqin shpirtin e madh human të Agim Mustës përpara popullit të tij.
E gjith vepra e Agim Mustës nuk përshkohet vetëm nga fakti i treguar me një gjuhë të thjeshtë, por edhe talenti prej tregimtari që e bën lexuesin të mos e lëshojë librin e tij pa i shkuar deri në fund. Le të përmëndim këtu vetëm esenë ”Gjenerali i zi Nevzat Haznedari” ku vetëm në pak faqe, jep një botë të tërë, të krimit komunist mbi shqiptarët, forcë e madhe treguese, rrënqethëse dhe që të lë mbresa për tërë jetën. Këtë kriminel legjendar mendohet se shokët e tij komunist e helmuan në vitin 1974, për të zhdukur një arkiv të gjallë krimesh.
Edhe sot pak kush është kujtuar të çmojë veprën e Agim Mustës, por këto libra dhe heronjtë që përshkruan me dashuri Agim Musta janë pjesë vendimtare e historisë sonë, janë rezistenca dhe kundërshtimi regjimit diktatorial komunist
Kështu i përcolli gjith ditët dhe vitet Agim Musta deri më sot, më shumë të vrazhdëta se të kthjellta, kur del para botës shqiptare me veprën e pesëmbëdhjetë, “85 vjet në katër kohë”, një dëshmi tjetër një thirrje bashkvuajtësve të tij, që të bëjnë detyrën e fundit ndaj atdheut: të lënë kujtimet e tyre.
* * *
Agim Musta, po na lë në një libër jetshkrimin e tij, por nuk ka mundur ta bëjë mbasi ai në fakt na flet më shumë për ngjarje dhe fenomene të shoqërisë, për jetën e shumë personazheve që ai ka takuar gjatë udhës së gjatë të jetës së tij. Në fakt Agim Musta ndërsa niset të na tregojë jetën e tij na ka treguar jetën e shoqërisë, dinamikën e ngjarjeve që kanë shoqëruar jetën e tij, apo që ai vetë ka vuajtur, apo është gëzuar, në kohët të cilat ai ka jetuar:
Koha e Monarkisë, ku ai përshkruan vendlindjen e tij Gjirokastrën, pak fjalë për paraardhësit, gjyshërit dhe prindrit, pastaj na flet për kryengritjen e Et`hem Totos.
Pushtimi italian, pasi flet për pushtimin, ai nuk harron të evidentojë edhe fillimin e krimeve komuniste që gjatë luftës, në Gjirokastër, kështu p.sh. profesor Tare Kalos, pasi i bënë shosh trupin me plumba, nuk i lejuan motrat dhe të afërmit ta varrosin, por e hodhën në një përrua për ta ngrënë egërsirat!
Vendosja e diktaturës komuniste. Ky është kapitulli më i gjatë i librit jo vetëm se janë vitet më të shumta ku ka kaluar jetën Agim Musta, por veçanërisht sepse atij i dhemb zemra për vuajtjet e mjerimet e popullit në këtë periudhë krimi terrori dhe dhune. Sepse ai e ka të mbushur zemrën e tij me ngjarje të pa fundëme që ai nuk do t`i marrë me vete në botën e përtejme.
Kjo është pjesa kur autori flet për ideologji kriminale që fillon me rrahjet që bëjnë komunistët në shkollë, për bijtë e reaksionarëve! Me shumë interes janë ngjarjet që ka jetur dhe treguar si gjyqi special i vitit 1945, vrasja e Nako Spiros, bomba në ambasadën sovjetike, dhe më rëndësishmja formimi i Grupit Social-demokrat nga: Uran Kalakula, Riza Kuçi, Tanush Kaso, Karaman Paftali dhe vetë autori librit dhe bashkimi këtij grupi me të pa harruarin Pjetër Arbënori, i cili shkëlqeu me madhështi në çdo fush ku e hodhën dallgët e jetës së vështirë.
Në ferrin e burgjeve dhe kampeve të përqëndrimit, ku ka vuajtur autori, të ngritura në kohë paqie, ai na përshkruan ata personazhe që me qëndresën e tyre, me diturinë dhe humanizmin, jo vetëm kishin ditur t`i qëndronin vujatjeve dhe mjerimeve, por digjeshin për të bërë dritë, për të dhënë shpresë për një sistem dhe jetë më të mirë. Ai përshkruan me dashuri: Të pa thyeshmin Samo Dangëllia, mësuesin dhe poetin Gjërgj Komnino, profesor Foto Balën, desantin Muhamet Hoxha, Vera Demën, Doktor Kalivopulli e Gjergj Kokoshin që vdiqën në burg, etj.
Këta janë në fakt perrsonazhet kryesor të këtij libri që janë varrosur me kohë, por që kujtimi i dashurisë së tyre për lirinë që na sjell Agim Musta na i kthen ata të gjallë.
Autori gjatë episodeve të ndryshme na paraqet botën e skamjes dhe mjerimit komuniste, që marrin përmasa të mëdha në burgjet dhe kampet e përqëndrimit.
Edhe pse lexuesi mbetet i trishtuar, nuk është faji i autorit, por i realitetit të kohës së dhimbjes së madhe, komuniste.
Kapitulli i fundit i librit është tranzicioni demokratik, pjesa më e dashur e jetës së Agim Mustës, ku ai sheh të realizuar ëndërrën e tij për një sistem demokratik, ëndërr për të cilën vuajti një komb i tërë. Autori na përshkruan aktivitetin e tij se si ai doli edhe një herë në vijën e parë të luftës për përmbysjen e diktaturës komuniste, se si luftoi e punoi në krye të shoqatës së të burgosurve politik.
Në fakt nëpërmjet jetës së ngjarjeve dhe personazheve ai na lë të kuptojmë edhe jetën e tij: jetë e një luftëtari dhe qëndrestari antikomunist.
Kjo është shkurtimisht përmbajtja e këtij libri.
* * *
Rëndësia, veçoria dhe vlera e veprës së Agim Mustës, qëndron në faktin se ai me zgjuarsinë që e karakterizon, ka shfrytëzuar dosjet e gjalla, të burgosurit dhe të persekutuarit politik, te të cilët ka ditur të vjelë prej tyre faktet tronditëse të vuajtjeve dhe mjerimit që ata kaluan nën diktaturën komuniste, apo në burgjet famëkeq të Burrelit apo Spaçit, të Maliqit apo Qafëbarit, apo të mbi 100 burgjeve që ai, Agim Musta, i ka përshkruar si askush tjetër në librin e tij ” Burgjet e shtetit burg”
Këta njerës që vuajtën ferrin komunist nuk kanë ikur nga kjo botë pa lënë kujtimet e tyre, falë shërbimit të shquar që Agim Musta i bëri historisë sonë.
Evidentimi i fakteve të krimit, dhunës dhe terrorit komunist nëpërmjet atyre njerëzve që i vuajtën është shërbimi më i madh që Agim Musta i bën historisë së atdheut të tij.
Në veprën e Agim Mustës ashtu si edhe në këtë libër, lexuesi psherëtin dhe rënkon me dhimbje ashtu si edhe vetë autori.
Mesazhet që na vijnë nga libri Agim Mustës janë ato se si duhet jetuar jeta: në luftë të përditëshme, për t`i shërbyer atdheut tënd, në luftë për të jetuar me dinjitet dhe krenari, për të kaluar një jetë që kur t`i kthesh sytë pas të krenohesh për udhën në të cilën ke ecur, jeta e një qëndrestari e një antikomunisti që nuk i humbet shpresat asnjeherë edhe në errësirën e burgut të Burrelit.
Libri nuk është thjesht një libër kujtimesh, por që ka në themel vokacionin e të drejtave të njeriut si dhe dinjiten human, si e gjith vepra e tij e më parshme.
Autori edhe në këtë vepër na paraqitet me stilin e tij tregimtar të thjeshtë të kuptueshëm dhe emocional, stil i nevojshëm për lexuesin për të mos u shkëputur nga ideja dhe ngjarja dhe për ti përjetuar ato, duke marrë prej tyre mesazhet e vevojëshme.
Vlera krijuese e kësaj vepre qëndron në përshkrimin e fakteve dhe provave jetësore aq të nevojëshme dhe të domozdoshme për historinë tonë për të mos harruar asnjëeherë të kaluarën.
E gjith vepra e Agim Mustës ashtu si edhe ky libër synon të çlirojë shoqërinë nga zakoni i skllavërisë që u rrënjos dhe mbeti në sjelljen dhe gjykimin e popullit tonë, nga ideologjia komuniste.
Libri pasqyron edhe themelimin e shoqatës së të burgosurve dhe të përndjekurve politik, me fotografi të shumta. Aktivitetin e kësaj shoqate brenda dhe jasht vendit, dhe kjo është pjesë e historisë së ditëve tona e shkruar në kohën që shumë protogandist të atyre ngjarjeve janë gjallë dhe mund të bëjnë vrejtje dhe sygjerimet e tyre.
Përfundimisht do të thoshim se nga vepëra ”85 vjet në katër kohë” që po analizojmë shohim të çlirohet një forcë e madhe mbinjerzore për të qëndruar e luftuar në dallgët e jetës ashtu si ka vepruar edhe autori këtij libri i nderuari dhe i respektuari Agim Musta.
Në jetën e përjetëshme njeriun nuk e përcjellin, as gruaja, as vajza as djali, por veprat e tij dhe Agim Musta ka lënë plot 15 vepra të cilat do ta përcjellin dhe pasardhësit do ta kujtojnë gjithmonë si njeriu që jetën e tij e shkriu për ideale të larta të të drejtave të njeriut.
NDAHET NGA JAMES TRAFICANT, ISH KONGRESIST PER 7 MANDATE
*Vdiq në moshën 73 vjeçare një nga kongresistët më anti komunist në historin e Kongresit Amerikan -James Traficant/
*Ai pate deklaruar ne Tirane ; “Me mire te vdekur se te kuq”/
Nga BEQIR SINA, Nju Jork/
YOUNGSTOWN – OHIO : Ish kongresisti James Traficant, i cili perfaqesonte Ohajo ne Kongres prej vitit 1985 deri ne vitin 2002, plot shtate mandate, vdiq në spital nga një sëmundje e rëndë.
Trafikant, për ne shqiptarët është i njohur për një vizitën e tij në 2001 në Tiranë, në mbështetje të Partisë Demokratike – kur partia socialiste fitoi zgjedhjet
Ai mbajti një fjalim duke përshëndetur një tubim të Partisë Demokratike duke thënë”Më mirë të vdekur sesa të kuq”
Një thënie kjo në kulmin e krizën e raketave kubane, që u përdor në retorikën anti-bërthamore Luftës së Ftohtë, nga Amerikanët
Ai pate deklaruar ne Tirane ; “Me mire te vdekur se te kuq”
Ish- Anetari i Dhomes se Perfaqesuesve i Pavaruri i Ohaios Jams Trafikant Jr, kreu shtate vjete burg, nen akuza penale per pranimin e dhuratave nga te interesuarit ne ndihmen e tij legjislative, Trafikant u padit me akuza per marrje rryshfetesh dhe perfitimesh prej biznesmeneve ne shkembim te ndihmes se tij me legjislacionin dhe kaloi atehere ne nje procesi hetimesh me axhesin e sigurimit sekret amerikan FBI ne shtetitn e tij Ohaio . Trafikant, ka qene gjate kohes qe sherbeu ne Kongres njeri shume i afert me shqiptaret. Ish kongresisti i Ohajos, James Trafikant, ka mbeshtetur disa akte dhe rezoluta te ndryshme qe te ndikonte ne politiken e SHBA ne Kosove e rreth saj. Trafikanti ka asituar dhe ka mbajtur fjalime te ashpera duke denuar vazhdimisht gjenocidin, dhe mbeshtetur kerkesat ligjitime te shqiptarve ne Kosove, Kosove Lindore e Maqedoni. Ne disa mitingje e demostrata te medha ne Nju Jork para selise se Kombeve te Bashkura e Uashington DC para Capitol Hill e Shtepis se Bardhe, ka qene gjithmone ze i fuqishem ne mbeshtetje te shqiptareve dhe çeshtjes shqiptare. Trafikant ka sponsorizuar masa te ndryshme te mbeshtetura nga Lidhja Qytetare dhe ka bere thirrje ne menyre aktive per pavaresine e Kosoves, e sensabilzuar ligjevensin amerikan me ngjarjet e Ballkanit. Gjate vizites se tij ne 9-13 prill 2001, ndy muaj para zgjedhjeve te pergjithshme ne Shqiperi, ai mbeshteti hapur kandidaturen e ish kryetarit te opozites se atehershmne dhe ish presidentit shqiptar Sali Berisha dhe u beri thirrje votuesve shqiptare te votojne per demokracine ne zgjedhjet e pergjithshme te 24 qershorit. Qe sipas tij ishte partia demokratike. Duke u shfaqur me Berishen ne kryeqytin Tirane, Trafikanti deklaroi ne nje miting elektoral ne pallatin e kongresve dy muaj para zgjedhjeve se ai mendonte se per shqiptaret do te qe “Me mire i vdekur sesa te kuq,”(“”Better dead than red” – ” Me i mire i vdekur sesa te kuq”, ishte nje nga frazat me anti-komuniste, e perdorur me pare gjate Luftes se Dyte Boterore dhe gjate periudhes se Luftes se Ftohte nga Shtetet e Bashkuara.
In memoriam-Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës
Patrioti dhe publicisti nga Gjakova z. TAHIR ZAJMI/
Nga Bujar Lulaj & Nadir Zhabjaku*/
43 vite më parë, kollosi i letrave shqipe Ernest Koliqi në fjalën e përmortme në varrezat e Schaerbek-ut,Bruksel për vdekjen e patriotit Tahir Zajmi në prani të rreth 300 pjesmarrësve me një zë të mallëngjyer do të thoshte:
“Më 16 Shtator 1971 në orën 9 e 15 minuta dha shpirt atdhetari që e lidhi jetën dhe emnin e vet qysh në moshë të re me përpjekjet që bani për liri të Kosovës dhe të Shqipnisë.”
“Tallazet e jetës” e shkapetën të ndjerin andej-këndej shtigjeve të vështira të luftës për liri e pavarësi të Kosovës dhe Shqipnisë etnike, me mallin e të cilës mbylli sytë,aq sa edhe për familjen e tij, të cilën e dishroi për së gjalli, rrugëve të mërgimit politik të gjatë plot sakrifica e mundime.
Rrethet patriotike të mërgimit e vlerësonin si veteran dhe flamurtar të çeshtjes kombëtare, prandaj e nderuan me pjesmarrje të gjanë në të gjitha “salikimet mortore” të zhvillueme në varrezat e Schaerbekut në Bruksel, ku vazhdojnë të prehen eshtnat e tij prej gati gjysëm shekulli.
Në përshëndetjen e fundit, arkivoli i mbuluem me flamurin kuq e zi dhe kunora lulesh si dëshmi nderimi për të ndjerin Tahir Zajmi dhe fjala e përmortshme e shumë kosovarëve dhe patriotëve të tjerë pjesmarrës në ceremoninë mortore, u përkujtua dhe u nderua vepra dhe puna e palodhun e tij në shërbim të çeshtjes kombëtare, dhe në veçanti, ajo e bashkimit të Kosovës në Shqipninë etnike.
Mik dhe bashkëpuntor i heronjve dhe luftëtarëve të shquem të kombit si: Bajram Curri,Luigj Gurakuqi,Fan Noli,pjesmarrës aktiv në Komitetin e Shpëtimit Kombëtar për Kosovën në Shkoder, veprues nën kryesinë e Kadri Hoxhë Prishtinës, ai dha ndihmesën e tij të vyer për Kosovën dhe Shqipninë etnike. Veprimtaria e tij patriotike shkëlqeu edhe më mbrapa, sidomos gjatë “Lidhjes së dytë të Prizrenit” për ta vazhduar edhe ma me vrull gjatë mërgimit të gjatë politik, mbas vendosjes së diktaturës komuniste në Shqipëri.
Veprimtaria politike, atdhetare dhe publicistike janë të pandashme në jetën e heroit. Ai asht një kronikan i pazëvëndësueshëm i kohës, kur jetoi e punoi.Nuk i shpëton asnjë detaj i jetës politike dhe shoqërore në Kosovë dhe Shqipëri. Gdhend me mjeshtri artisti portrete figurash të shquara, herojsh, luftëtarësh,ngjarje të njohura e të panjohura të kohës që janë burim i pazëvendësueshëm informacioni për historiografinë shqiptare, kuptohet nga një kandvështrim i ri, për ngjarje të jetueme nga vetë heroi.
Tahir Zajmi asht prezent në të gjitha ngjarjet e mëdha të kombit,fizikisht dhe mendërisht,me kapacitetin maksimal të një atdhetari të dorës së parë. Qysh në rininë e hershme atë e ndeshim në tavolina burrash, ku vendosej me pushkë e pendë fati i Shqipnisë.Ai u ushqye me ideale të nalta atdhedashunie prej këtyne burrave të kombit, ku vend të veçantë xen padyshim “baca”Bajram,trimi i maleve Bajram Curri,plaku i urtë dhe burri i mençëm i Kosovës kreshnike dhe mbarë Shqipnisë e Malcisë së Gjakovës.
Z.Tahir Zajmi ishte sekretar i besueshëm i “bajrakut të maleve” B.Curri qysh në moshën 17-vjeçare.Respektin për “bacën” e ruajti deri në vdekje.Gojëve të liga për mungesën e shkollimit të naltë të B.Currit, Zajmi i përgjigjej me përçmim: “…sikur 10 njerëz si ai të kishte Shqipnia ,sa mirë do të ishte për fatin e saj…” Dhe ne shtojmë edhe si T.Zajmi që shpalosi shumë herë vizion të qartë për të ardhmen e atdheut në të gjitha sferat e jetës shoqnore e politike.
“Internati i Krumës”gati 100 vjet më parë, apo mendimi për hapjen e shkollave në Lumë, Has e gjithandej, për shkollimin e fëmijëve të popullit, për të përgatitun njerëzit e ditun për ardhmëninë e Kosovës dhe të krejt Shqipnisë, janë ide të qarta të njerëzve si z. Zajmi me shokët e tij.Ky vizion shkëlqeu me gjithë forcën e një politikani dhe atdhetari në çastet më kritike për fatet e kombit, kur identiteti ynë kombëtar rrezikohej si asnjëherë tjetër, i mbetur në mëshirën e ngjarjeve të kohës, në prag të përfundimit të “Luftës së dytë botërore”.Identiteti i popullsisë 2 milionëshe shqiptare të Kosovës dhe krejt Shqipnisë rrezikohej nga synimet shoviniste të hershme sllave serbo-malazeze, rreziku internacionalist i komunizmit mbarëbotëror dhe jo më pak dhe nga ideologjia komuniste shqiptare që u përhap si murtajë mbi forcat intelektuale nacionaliste, duke i shkaktuar një dam të pallogaritshëm çështjes mbarëkombëtare shqiptare.
Në këto momente historike për fatet e atdheut, shkëlqeu patriotizmi i flaktë i tij dhe qindra luftëtarëve të tjerë kosovarë të lirisë, njerëz të sprovuar të pushkës e të mendjes, duke kapur momentin historik për organizimin dhe formimin e Lidhjes së dytë të Prizrenit, për ruajtjen e teritoreve shqiptare në Kosovë dhe më gjërë, për bashkimin e të gjitha trojeve shqipfolëse në kufijtë e vjetër etnikë të vitit 1913.
Akuzave të egra gati gjysëm shekullore nga komunizmi internacionalist nderkombëtar dhe ai shqiptar, si vegël e bindun e të parit, burri i urtë dhe mentar nga Gjakova kreshnike, i asht përgjigjë në dhjetra shkrime dhe analiza politike, me materiale dokumentare historike duke qartësuar “pse ishte i nevojshëm ky kolaboracion dhe mbështetje nga gjermanët”që u kishin premtuar shqiptarëve mbrojtje dhe Shqipninë etnike.
Se çfarë do të thonë sot “kritizerët” sllavo-komunistë dhe kripto-komunistët shqiptarë, kur Shqipëria dhe gjithë Ballkani kanë kthyer sytë nga ndihma gjermane? Apo mos presin prapë ndihmë nga Rusia e Putinit që nuk ka dëshirë t’i shkulë kthetrat nga Ballkani…?!Çdo ditë e më shumë del në pah nevoja e shqiptarëve për kombin gjerman ,jo vetëm në fushën ekonomike, por edhe në atë të mbrojtjes, në gjeopolitikën strategjike që duhet të ndërtojë kombi shqiptar një herë e mirë, gjeopolitikë strategjike afatmesme dhe afatgjatë për të ardhmen e sigurt të tij.
Kombi paqedashës shqiptar ka nevojë për disiplinën e njoftun gjermane, për rregullin, zbatimin e ligjit dhe plot vlera të tjera që përmban në vetvete kombi i njohur gjerman që jo pak i ka dhanë njerëzimit. Kombi gjerman ka patur, ka dhe do të ketë plot idhtarë dhe simpatizues shqiptarë. Dhe jo vetëm në art, kulturë, sport. Në radhë të parë populli ynë çmon politikat ekonomike të shtetit gjerman. Me të drejtë ekonomia gjermane sot asht në stade për t’u patur lakmi nga të gjithë shtetet e Europës.
“Ordnung ist halbe Leben”(rregulli asht gjysma e jetës),-thonë gjermanët dhe e kanë parim themelor të jetës. Ndaj Deutschland ist “uber alles” (Gjermania asht mbi të gjithë në Europë)
Tani ka ardhur çasti historik që vepra dhe puna e nacionalizmit shqiptar në vite brenda dhe jashtë atdheut të marrin vlerësimin e merituar dhe vendin që i takon në historinë e kombit shqiptar.
Eshtrat e patriotit Tahir Zajmi presin dorën e kujdesit për t’u prehur në atdhe,buzë Erenikut në Gjakovë,ku la amanetin e tij të fundit. Sa ma parë eshtnat në atdhe për të nderue kujtimin e pavdekshëm të tij, aq më i detyrueshëm obligimi i njerëzve që e duan kombin pa interes, siç e deshi patrioti kosovar nga Gjakova Tahir Zajmi.
Le t’i jetë vorri i lehtë…në Kosovën kreshnike, në atdheun e dashtun,pas gati gjysëm shekulli në dhe të huaj, të lirë e të pavarun.
***
Tahir Zajmi mirëse vjen
Mirë se vjen burri i Shqipnisë
Mbarë Gjakovës e Malësisë
O dardan i Kosovës kreshnike
Fli u bane për Shqipni etnike.
Mirë se vjen në tokën nanë
Aty ku toka peshon randë
Ardhsh i bardhë, bir shqiptar,
Ku shndrit dielli rrezear.
T’ pret Kosova dhe Gjakova
Të pret Shkodra dhe Rugova
Ereniku ta freskon ballin e Pashtriku ta shuen mallin.
Fluturim kah sillet shqipja .
e përplas flatrat krenare
t’ pret Rozafa me gji nane
Shkoder locja dhe Bujana.
Pasha diellin e kësaj toke
fort i lumtun jam ndie loke
n’sofren shqipe të bujarisë
bash në zemër t’shqiptarisë.
Porositë e nanës loke
Si dardan i lashtë nder mot
na thërret Kuvend i Arbërve
n’Pellazgji në tokë të t’parve.
Porositë e bacë Bajramit,
edhe trimave të vatanit,
do t’i ruej me zemër djali,
amanetin siç na e la i pari.
Si Rozafa “Zoj’ e mirë”
tek ushqen me gji të birin.
mbron qytetin e ruen t’ lirë
bukuroshes ia shton hirin.
“Prej Tivarit deri n’Prevezë,
ku lshon dielli vap’ edhe rrezë”…
vjen Tahir Zajmi bir shqiptari,
të bashkojë trojet që na la i pari.
Me pendë e pushkë, si burrat motit,
t’i kthejë Atdheut dhuratën e Zotit,
në male e fusha pa pra tuj luftue,
lirinë që anmiqtë ia kanë mohue.
Vikama e trimit
Më leni të kthehem në Atdhe!
Mërgimi i gjatë më lodhi
Të prehem në vendin ku kam le
Shpresat përjetë nuk m’i vodhi.
Andrra e gjatë s’më tradhëtoi
Shpresat nuk m’i shuajti përjetë
Andrra e Shqipnisë jetoi
Në dit’ të lumtuna merr jetë.
Në dhe të huaj besimin mbajta gjallë
E vrava jetën e mbushun në vaj
për Shqipni u shkriva në mall
Prapë flamurin e lirisë nalt e mbaj.
Si bohem u enda nëpër botë
Kalorës i lirisë së shqiptarisë
Po zemra gjithmonë do ta thotë
Përjetë jemi bij të Shqipërisë.
Më leni të prehem në Atdhe!
O miqtë e mij të burrërisë
Në tokën teme t’shtrejtë ku kam le
Ku më ngjan dheu i lehtë si fëmisë.
Ku kam babë e ku kam nanë
ku kam miq e trima plot
Për Atdhe jetën e dhanë
Kurrë për ne mos derdhni lot.(N.Zh)
Shtator 2014
* Me 11 tetor 2014 do te organizohet ne Varrezat e Gjakoves ceremonia e rivarrimit te atdhetarit nacionalist, ish sekretari i Bajram Currit- Tahir Zajmi
Shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar simbol firmës “Cavalera” në Brazil
Në Brazil, në qëndrat e mëdha tregtare, të qyteteve më të mëdha në Brazil – përfshirë Rio del Janiero të rritet krenaria jonë kombëtare, dyqanet e kompanisë Cavalera – ndriçonin me shqiponjën tonë dykrenore, jo vetëm në sendet e ndryshme por edhe të skalitur në dru arre dhe bambuje në hyrje të dyqanit.
Nga BEQIR SINA, New York/
BRAZIL : Kupa e Botës Brazil 2014 solli shumë supriza të këndëshme për ne shqiptarët.Ndërsa, po mbaheshin ndeshjet e Botërorit 2014, në Brazil, edhe pse mungonte kombëtarja kuq e zi e Shqipërisë, nuk po mungonin ndjenja e krenarisë shqiptare, mbasi ky botërorë kishte shqiptarë, aty është flamuri kuq e zi flamuri i Dardanisë apo ndonjë nga simbolet tona kombëtare, ishin qindra shqiptarë që kishin udhëtuar me mijëra kilometra për të dalë në anënën tjetër të oqeanit për të shikuar këtë kupë bote fantastike.
Mirëpo praninë tonë kombëtare në këtë botror jo vetëm e shijuam me pjesëmarrjen e 7 futbollistëve, cilësorë shqiptarë në tri kombëtare të huaja…,(Zvicëra : Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili dhe Granit Xhaka – Gjermania Shkodran Mustafi dhe Belgjika: Adnan Januzaj ), golave të tyre të mrekullueshem – por edhe nga prania sado e vogël e tifozëve shqiptarë, që kishin fluturuar me mijëra mile, për në Brazil….
Një shqiptaro amerikan Gazmend Kërkuti, emigrantë nga Dibra e Madhe dhe që jeton në Staten Island Nju Jork, së bashku me vëllanë e tij Afrimin- i takojn grupit më të “vogël” të tifozëve shqiptarë, në Kupën e Botës Brazil 2014, të cilët sjellin ende kujtime mjaft të bukura nga ky botëror .
Kujtime të cilat, ata i kan shpërndar për t’i ndarë së bashku me ne nëpërmjet fotografive të tyre në rrjetin social facebook me shënimin :”Nëse Kombëtarja jonë(Shqipëria) nuk arrin të shkoi në Brazil… të paktën simbolet tona kombëtare atje i gjetët – shqptarët, atje do ti gjenit – “.
Ata thonë se kishin mësuar nëpërmjet shtypit shqiptarë se shqiponja dykrenore e flamurit tonë kombëtar është simbol firmës së njohur të veshjeve në Brazil – “Cavalera”.
Gazemendi i tha gazetës tonë se ” kur ishim në Brazil në qëndrat e mëdha tregtare, të qyteteve më të mëdha në Brazil – përfshirë Rio del Janiero na u rritë krenaria jonë kombëtare, teksa pam dyqanet e kompanisë Cavalera – ndriçonin me shqiponjën tonë dykrenore, jo vetëm në sendet e ndryshme por edhe të skalitur në dru arre dhe bambuje në hyrje të dyqanit”.
Ata thonë se u interesuam pranë kompanisë Cavalera të cilën patëm rastin t’a vizitojmë, dhe mësuam se ” qysh në vitin 1995 një disanjer i kësaj kompanie, ka parë flamurin kuq e zi me shqiponjën me dy krena, në një ekspozitë clip art, dhe na ka tërhequr mjaft shumë…Provuam të disenjojm në sendet e ndryshme që ne tregtojmë(suveniret) tha njëri prej tyre, dhe vrejtëm se jo vetëm brasilianët por edhe turistë e huaj e pëlqyen aq shumë sa e kemi bërë tani, logon kryesore të kompanisë “Cavalera”.
Dhe, nëse hapni faqen e internetit të kësaj kompanie, ju do të shihni shqiponjën që është emblema bazë e tyre. Po ashtu, në të gjitha veshjet e kësaj firme, seksorët dhe suvenire të tjera dallohet simboli i shqiponjës, identike me atë të flamurit shqiptar. Veshjet e dizajnuara nga kjo firmë, janë për t’u veshur çdo ditë dhe vishen kryesisht nga moshat e reja.
Kronike tragjike- Shqiptari në Florida vret gruan dhe më pas veten
NORTH PORT, FLORIDA: Policia po heton një incident që ka përfunduar me të shtënat me armë zjarri në një shtëpi në North Port – Florida që la dy të vdekur në atë që ata janë duke e quajtur një “shqetësim” në familje.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 09:00 të mërkurën në mëngjes në bllokun e e pallateve 2400 – Florida Terrace.
Sipas Departamentit të Policisë së North Port -, një telefonatë në numërin e emergjemces 911 erdhi e në zyrën e raportimeve të policisë e cila raportonte për një shqetësim në familje në atë adresë. Kur befi policia në shtëpinë ku bëhej fjalë për një incident policët ka zbuluar një femër 43 vjeçare të vdekur dhe një mashkull 53 vjeçar.
Policia ka konfirmuar se të shtëna janë qëlluar nga brenda në shtëpi, dhe besojnë se incidenti ishte një vrasje me dashje dhe një vetëvrasje. Ndërsa sqaruan se policia po bën një hetim i i cili nuk është plotë mbasi është ende në proces.
Policia e qytetit iu përgjigjën thirrjes për”shqetësim” të brendshëm në 09:06.Gjatë rrugës për në vendin e ngjarjes, ndihmës shefi i policisë Tony Sirianni tha, se oficerët ishin të informuar për të shtëna me armë zjarri.
Fqinjët thanë se panë zyrtarë të policisë duke hequr nga shtëpia, dy trupa por policia nuk do të konfirmojë lëndime apo vdekje.
Policia po kryen intervista në mesin e fqinjëve të thirrur si dëshmitarë në rajonin e policisë NPPD. Ata thanë se deri tani nuk ka asnjë arrestim mbasi procesi i hetimeve vazhdon.
Gazetat lokale North Port Sun shkruan se me sa duket, xhelozia ka qenë arsyeja që 53 vjeçari shqiptar ka vrarë ish bashkëshorten dhe më pas ka vendosur t’i japë fund edhe jetës së tij.
Sipas të dhënave të para, çifti ishte ndarë prej kohësh dhe jetonin në ambiente jo të përbashkëta. Dyshohet se shqiptari nuk e ka pranuar dot kurrë ndarjen mes tyre dhe pasi ka debatuar me 43 vjeçaren në banesën e saj rreth orës 9 të mëngjesit të ditës së mërkurë, e ka vrarë dhe më pas ka drejtuar armën nga vetja.
Hetuesit thonë se viktima dhe i dyshuari janë të njohura për ta, dhe kjo nuk duket të jetë një akt i rastësishëm.
Zyra e Pronës Sarasota County tregonë se shtëpi është pronë e Heidi DeCarlo, 43 vjeçe, dhe Bush Bena 53 vjeç. Sipas faqes së tyre në rrjetin social Facebook, DeCarolo dhe Bena janë të dy nga Masaçusets, dhe Bena është me origjinë nga Shqipëria. /Beqir SINA/