E hëna e parë e shtatorit u bë festa zyrtare e punës në Shtetet e Bashkuara në vitin 1894 dhe në dekadat që pasuan qendrat e rëndësishme industriale organizonin parada të mëdha që nderonin punëtorët e sindikatave./
Nga BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON : Amerikanët po festojnë Ditën e Punës, që nderon punëtorët e vendit dhe që tani është shndërruar më shumë në një ditë ku familjet mblidhen së bashku për të shënuar fundit e verës.
E hëna e parë e shtatorit u bë festa zyrtare e punës në Shtetet e Bashkuara në vitin 1894 dhe në dekadat që pasuan qendrat e rëndësishme industriale organizonin parada të mëdha që nderonin punëtorët e sindikatave.
Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara është një festë festohet të hënën e parë në shtator. Kjo është një festë e lëvizjes amerikane të punës dhe është i dedikuar për arritjet sociale dhe ekonomike të punëtorëve. Ajo përbën njëharaç vjetor kombëtar për kontributet e punëtorëve kanë bërë për fuqinë, prosperitetin dhe mirëqenien e vendit të tyre.
Dita e Punës u promovua për herë të parë në SHBA – nga sindikatat e Bashkimit Qendror të Punës dhe Kalorësve të Punës, të cilët kan organizuar paradën e parë në qytetin e New York. Pas Masakrës në Haymarket që ndodhinë Çikago më 4 maj 1886, Presidenti amerikan Grover Cleveland kishte frikë se duke përkujtuar Ditën e Punës më 1 maj do të mund të bëhet një mundësi për të përkujtuar çështje, çdo vit në SHBA me demostrata të dhunëshme.Kështu, në vitin 1887, ai vendosi për të kujtuar ditën e punës si një festë zyrtare, kombëtare në Shtetet e Bashkuara, dhe pikërisht u vendos të hënën e parë të muajit shtator për të njohur atë si Ditën e Punës .
Pushime të njëjtat dhe festimim kombëtar në Ditën e Punës, ka edhe në Kanada e cila festohet të hënën e parë të shtatorit. Në shumë vende të tjera (më shumë se 80 në mbarë botën), “Dita e Punës” është sinonim me, oselidhur me, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, e cila ka marrë një karakter ideologjik – nga propaganda komuniste e cila e feston këtë ditë me protesta ose me parada të puntorve në kohën e regjimeve komuniste si në Shqipëri, më 1 maj.
O ME POPULLIN, O ME KUPOLËN – RRUGË TJETËR S’KA!
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/
Aktivistët e shoqërisë civile, ata që janë organizatorët e Peticionit për shkarkimin e Fullanit sot kanë ftuar firmosësit dhe të gjithë shqiptarët të protestojnë përpara Parlamentit të Shqipërisë me moton “Nëse nuk shkarkoni kryetarin e Bordit të BSH, ma kthe votën që të dhashë dhe largohu ti Deputet, sepse ti nuk më përfaqëson as mua dhe as ata 12 mijë firmëtarë të Peticionit anti Fullhajn.”
Kaluan 40 ditë që kur plasi skandali i BSH, ndërkohë u mbush muaji që grupi i aktivistëve të lëvizjes civile kalojnë 14 orë të ditës duke mbledhur firma.
Peticioni kundër Fullanit do të hyjë në historinë moderne të Shqipërisë si fillimi i erës të re për vendin.
Sepse në mënyrë civile, pa shkaktuar asnjë çrregullim në jetën e përditëshme apo anomali në jetën e kryeqytetit dhe qyteteve ku po mblidhen firmat, por tregojnë forcën që kanë qytetarët për të shpëtuar shtetin nga kapja, sistemin nga rënia dhe për t’î dhënë një fytyrë të re klasës politike.
Gazetarja Elisabeta Ilnica me të drejtë shkruante në statusin e saj në Facebook :
“Për pak minuta mbyllet Gushti dhe këtë muaj ua dedikoj Ajtanga Lubonjës, Zirkon Dishës, Basir Collakut, Bruna Ismailit, Indrit Hoxhas, Julian Hoxhajt, e atyre kontribuesve te tjere qe kane mbledhur me durim firmat per shkarkimin e Fullanit. Respekt per sakrificen tuaj… Ftoj kedo qe i ka paragjykuar, qe ta provoje te rrije per nje ore ne diell, siç ndenjen keta per nje muaj, me nga 14 ore. Vetem kauzat nuk i djeg dot dielli…”
Ndërsa njëri prej orzanizatorëve kryesorë dhe më aktivë të kësaj lëvizje Zirkon Disha shton edhe emra të tjerë që janë përfshirë në këtë lëvizje që do të iniciojë ndryshimin e faqes të Shqipërisë. “Janë Leonard Mrishaj (Kamëz), Irel Elezi dhe Bledar Bajraktari (Kukës), Donald Spaho, Korçë, Altin Goxhaj, Durrës, Senida Mesi dhe Forumi Shkodran, (Shkodër), Ida Nurçe (Tiranë)”. Të më falni nëse kam harruar ndonjë emër shton ai. Pastaj falenderon edhe te gjithe gazetaret qe i janë kushtuar nismes. Pastaj falenderon prapë gazetaret e shtypit te shkruar, qe çdo dite kane pasqyruar ecurine e nenshkrimit te peticionit. Pa harruar mediat online, me gazetaret si Elida Buçpapaj, Elvi Fundo, veçanerisht VOA – Zëri i Amerikës. Patjetër dhe këtu do kemi harruar disa, shton Zirkoni.
Po natyrisht që Zirkon Disha ka harruar dikënd, sepse mbështetësit e kësaj lëvizje qytetare po shtohen dita ditës, pasi kjo është mënyra që do t’i sjellë qytetarëve shtetin e së drejtës, jo shtetin e kupolës, për fëmijët e kupolës, për partiakët e kupolës. Shteti demokratik nuk është përkatësi e Kupolës. Kupolat janë përkatësi të Republikave të bananeve dhe shteteve rogue ose mafioze.
Prandaj sot të gjithë shqiptarët pa dallime politike t’i bashkangjitemi protestës përpara Parlamentit të Shqipërisë, për t’i paralajmëruar deputetët e këtij parlamenti o me popullin o me kupolën. Sepse populli i ka votuar që t’i ketë shërbëtorë të tij, jo që populli të jetë shërbëtor i kupolës, që të gjitha të mirat e vendit dhe privilegjet t’i përfitojë kupola!
Kush është shqiptar, sot të shkojë tek Parlamenti. Kush nuk mundet të shkojë le të jetë me zemër atje, sepse vendi jonë i dashur është i rrezikuar nga kupola.
Kryeministri i Shqipërisë i ka premtuar kancelares të Gjermanisë të kryejë reformat që i duhen shtetit. Për të parë degradimin e shtetit ligjor dhe rrënimin e sistemit kaloni në rivistë të gjithë punonjësit e BSH. A nuk janë bijtë e bijat, gratë e burrat e deputetëve dhe ministrave të këtij parlamenti!
Po ne e rrëzuam diktaturën që të shpëtojmë nga Nexhmija dhe nomenklatura, jo që të biem në thonjtë e Nexhmijeve, Fullanëve dhe nomenklaturës të kupolës-
Kush është shqiptar është me aktivistët e Peticionit antiFullan. Ky peticion nuk lidhet me një emër. Ky peticion lidhet me emrat që kanë kapur sistemin. Në çdo kushtetutë Perëndimore është i dënushëm dhe i patolerushëm konflikti i interesit, ndërsa në parlamentin e Shqipërisë është gati gjysma e deputetëve me konflikt interesi, sikur e kanë trashëguar pushtetin nga baba dhe jo nga vota e Sovranit që është e plotfuqishme.
Të gjithë ne shqiptarët, pa dallime politike le t’i bashkohemi kësaj lëvizje, e cila për nga organizimi është e varfër, (kujtoni pak çadrat pompoze të grevave të politikës), por nga qëllimi është e madhërishme dhe ka hyrë në histori.
Prandaj do të jemi përpara Parlamentit të Shqipërisë. Sepse organizatorët e këtij Peticioni janë heronjtë e kohës tonë, e cila është bërë pis dhe ndyrë nga politika. Organizatorët e këtij peticioni që janë duke mbledhur firmat e popullit e deri më tash kanë mbledhur 12 mijë firma janë ata që i duhet Shqipërisë, sepse nuk mund të ketë demokraci pa shtet të së drejtës. E shteti i së drejtës përjashton abuzimin me pushtetin.
Ky grup i vogël njerëzish, shumica të rinj, ka midis tyre një grua të paepur e cila pasi ka vuajtur tmerret e diktaturës, ka provuar për 22 vjet tmerret e tranzicionit. Ajo është Ajtanga Lubonja. Mendoni, Ajtanga nuk ka një strehë ku të fusi kokën dhe jeton në një dhomë konvikti, ndërsa deputetët e Shqipërisë kanë pallate e vila. Po nga kush i trashëguan. Më 22 marsin e 1992 ata mezi e kishin nga një apartament të vogël, po sot ? Ata nuk i thërrasin ndërgjegjes së tyre blozë, ata nuk i bëjnë ndonjëherë llogaritë, atyre nuk u skuqet faqja kur një pensionist merr 100 Euro në muaj, ndërsa ata me 100 euro paguajnë vetëm një kapriçio të çastit.
Prandaj ne do të jemi sot tek Parlamenti, fizikisht, me shpirt e zemër për t’iu bashkuar kësaj lëvizje e cila i ka treguar shqiptarëve se nuk është partia ajo që u jep punë, por shteti ligjor që siguron tregun e lire dhe lirine e individit! Dhe nuk ka liri tregu dhe individi kur shteti është i kapur nga nepotizmi, klientelizmi, që e mban guvernatorin e BSH ende në zyrën e tij, duke i kthyer deputetet e Parlamentit në mumje të kallura në lluks!
Prandaj ne jemi me këtë grup aktivistësh që janë heronjtë e kohës tonë, sepse kanë me vete një kauzë fisnike që mbron interesat e vendit, e cila po i zgjon nga gjumi i indiferencës shqiptarët.
Prandaj ne jemi me këta heronj, prandaj Shqipëria është me ju!
Mos e ndalni këtë mision fisnik! Mos hiqni dorë nga kjo ëndërr e bukur deri sa të kthehet në realitet, që të bëhet Shqipëria një vend demokratik i vërtetë, me qëllim që t’u ofrojë shqiptarëve një jetë të denjë. Kjo gjë arrihet vetëm me politikanë të denjë!
Ditët e Letërsisë Shqipe në Michigan – 2014
Ditët e Letërsisë Shqipe, të cilat kanë vitin e 13-të që realizohen në Michigan, me pjesëmarrjen e krijuesve nga gjitha Shtetet e Amerikës, këtë vit do të bëhën me datat 31 Tetor dhe 1 e 2 Nëndor 2014
Komisioni për realizimin e këtij aktiviteti do të jetë:
Gezim Basha, – kryetar, Iliriana Sulkuqi, Gjovalin Lumaj, Elinda Marku, Lulash Palushaj
Si çdo vit, ky aktivitet do të ketë një Juri të përbërë:
Nexhip Ejupi,- Kryetar, Zef Paloka, Ana Toma, Pierre – Pandeli Simsia dhe Gazmend Kishta
Ky aktivitet do të ndahet në tri faza:
E premte 31 Tetor 2014
Pritja, sistemimi i krijuesve dhe darka e mirëseardhjes
E shtune 01 Nendor 2014
Mëngjesi në orën 9:30
Diskutime dhe Promovime nga ora 10 e 30 deri në orën 14:00
Nga ora 14 deri 15 dreka
Mbrëmja kryesore e këtij aktiviteti nga ora 8:00 pm – 01:00 am
Moderator të këti takimi Arben Dervishi dhe Alba Xifaj
Skenari i mbrëmjes do të realizohet nga Gjovalin Lumaj
E dielë 02 Nendor 2014
Panair libri, ekspozita pikturas, fotografishë dhe punimesh të ndryshme artistike nga ora 9:00 am deri në orën 6:00 pm.
Ky aktivitet është në varësi te kërkesave për ekspozime.
Vendi se ku do të zhvillohen aktivitetet do percaktohet deri me daten 15 Shtator 2014
Materialet e konkursit do te dorezohen deri me daten 25 Tetor 2014 në adresen:
revistakuvendi@hotmail.com
Këshilli Botues i Revistes “ Kuvendi”
Sterling HTS, MI
30 Gusht 2014
Çmimi kryesor në Pragë për projektin filmik “Vera e ëndërron detin”
PRISHTINË, 30 Gusht / “Vera e ëndërron detin”, projekti filmik i metrazhit të gjatë, me skenar të Doruntina Bashës dhe regji të Kaltrina Krasniqit, fitoi çmimin e parë në programin për skenar nga Evropa Qendrore, Midpoint, si ‘Projekti më i mirë i filmit të gjatë’.
Çmimi përfshin një shumë monetare që ka për qëllim zhvillimin e mëtejshëm të projektit, bëri të ditur Qendra Kinematografike e Kosovës.
Projekti u prezantua më 29 gusht 2014, nga producentja dhe regjisorja Kaltrina Krasniqi dhe skenaristja Doruntina Basha, para panelit ndërkombëtar prej 14 anëtarëve, në Pragë, Republika Çeke.
“Vera e ëndërron detin” u vlerësua si më i miri nga paneli vlerësues i përbërë nga përfaqësues kryesorë të industrisë së filmit në Evropë, si dhe Amerikë: Berlinale Talents, HBO Europe, Sundance Director’s Lab, Mediterranean Film Institute, EAVE etj.
Projekti është në fazën e zhvillimit të skenarit dhe planifikon të nisë preproduksionin në 2015.
Sipas skenaristes, Doruntina Basha, ‘skenari është rrëfim bashkëkohor kosovar, që eksploron marrëdhëniet shtypëse ndër-njerëzore’.
Regjisorja dhe producentja Kaltrina Krasniqi shprehet se, “ky çmim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për projektin sepse i hap rrugë për bashkëpunim ndërkombëtar dhe konfirmon potencialin e projektit”.
Më shumë detaje rreth këtij projekti do të zbulohen në muajt e ardhshëm.
Pjesëmarrja në Midpoint është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës
MË VJEN TURP TË TË THEM “MË FAL”
Nga Albert Z. ZHOLI
Atë mbremje kisha shkuar te miku im, Kastrioti, për të marrë disa libra që m’i kish sjellë nga Tirana. Veja rrallë se komshiu i tij grek bënte zhurmë sa here shihte vizitorë:
-Nuk dua që të më mbushet pallati me alvanozë! Shkallët dhe ashensorin i duam për vete.
Kjo e detyronte Kastriotin, që ç’do gëzim familjar ta bënte nëpër lokale, ku harxhonte qimet e kokës. Ai e dinte se ç’kish pësuar kur bëri ditëlindjen e djalit. Të ndezur nga rakia, të ftuarit ia shkulën labçes. Pa mbaruar akoma kënga erdhi komshiu-grek dhe kërcënoi:
-Po nuk e pushuat këtë këngë, për pesë minuta solla policinë.
Kënga pushoi dhe të ftuarit u larguan qejfprishur. Qysh mnga ajo ditë Kastrioti me komshiun-grek nuk shkëmbenin as “mirmëngjes”.
Atë mbremje dera e komshiut-grek qëndronte hapur. Njerëzit dilnin e hynin vazhdimisht. Unë hyra me njëherë te dera e Kastriotit dhe e pyeta:
-Çfar ka ndodhur?
-I është përplasur djali me makinë dhe është rëndë. I duhet gjak. Merr librat dhe eja të shkojmë t’i gjendemi!-dhe librat m’i vendosi në duar.
Kastrioti kaloi mes njerëzve dhe shkoi drejt e te babai i djalit të plagosur:
-Zoti Jorgo, të shkuara të djalit!
Ai e pa me mosbesim dhe i zgjati dorën me përtesë.
-Erdha për diçka tjetër. Dua t’ju pyes ç’grup-gjaku ka djali juaj?
Z.Jorgo ngriti përsëri kokën dhe nëpër dhëmbë foli:
-Grupi zero.
-Edhe unë atë grup-gjaku kam. Më çoni në spitalë të ndihmoj dhe unë jetën e djalit tuaj me gjakun tim.
Jorgua s’po u besonte veshëve. U ngrit me vështirësi, e përqafoi dhe i tha:
-Më vjen turp të të them “Më fal!”.