• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VIZITA E PAPËS NË TIRANË DHE HISTORIA E PERSEKUTIMIT FETAR NË SHQIPËRINË KOMUNISTE

June 18, 2014 by dgreca

”Me këtë vizitë të shkurtër dua të vërtetoj mbështetjen time për Kishën Shqiptare dhe njëkohsisht të dëshmojinkurajimindhe dashurinë time për një vend i cili ka vuajtur, aq shumë dhe gjatë, nga pasojat e ideologjive të kaluara.”/
Nga Frank Shkreli/
Të djelën që kaloi, Papa Françesku i deklaroi botës nga dritarja e tij në Sheshin e Shën Pjetrit se kishte pranuar ftesën e Kishës Katolike Shqiptare dhe të udhëqesve politikëtë vendit, duke njoftuar se do të vizitojë Shqipërinë më 21 shtator. Duke bërë njoftimin e vizitës në Tiranë, Papa tha para mijëra pelegrinëve në Vatikan se po shkon Shqipëri me qëllim për të inkurajuar pakicën katolike në atë vend, si edhe popullin shqiptar në përgjithësi, i cili “ka vuajtur shumë dhe për një kohë të gjatë, si pasojë e ideologjive të kaluara”, nën një diktaturë komuniste e cila e shtypi dhe e izoloi popullin shqiptar nga bota, për pothuaj një gjysëm shekulli. Papa Françesku tha gjithashtu se Shqipëria është vendi i parë europian që ai ka në plan të vizitojë në shtator, me qëllim për të nderuar të gjithë ata që vuajtën nën komunizëm. Një zëdhënës i Vatikanit theksoi për gazetarët se vizita e parë e Papës në Europë, po bëhet në një vend me një histori persekutimesh shoqërore dhe fetare, si dhe në një vend të prekur nga varfëria e vazhdueshme.
Sipas burimeve të lajmeve, vizita e Papës në Shqipëri ka për qëllim gjithashtu që udhëheqsi i Kishës Katolike të tregojë nderimin dhe të deklarojë respektin e tij për bashkjetesën fetare që ekziston midis shqiptarëve të feve të ndryshme, një traditë kjo dhe një thesar kombëtar, i cili mund të shërbejë si shembull bashkjetese ndërfetare dhe ndërkombëtare, jo vetëm në Balkan dhe në Europë, por edhe më gjërë.
Vizita e Papës Françesku në Shqipëri në shtator, ashtu siç ishte edhe vizita e Papës Gjon Palit të dytë më 1993 në tokën arbërore, megjithë historinë e persekutimeve të regjimit komunist ndaj kundërshtarve të tij — qofshin ato për arsye fetare ose politike – tregon se gjithçka ngjallet e përtrihet dhe se arsyeja, megjithëse për fat të keq e kishte humbur drejtimin gjatë atij regjimi, më në fund të shpresojmë se e ka gjetë rrugën dhe se e mira më në fund triumfon mbi të keqën dhe se kombitshqiptar, pas më shumë se 20-vjet tranzicion, po i hapen shtigje të reja kah liria dhe drejtësia e përhershme.

Kjo pra është vizita e dytë e një Pape në Shqipëri pas rënjes së komunizmit në atë vend. Vizita e parë e një udhëheqsi të Kishës Katolike në tokën e Arbërit, ishte natyrisht vizita historike e Papa Gjon Palit të dytë në vitin 1993, menjëherë pas rënjës së komunizmit.Njoftimi i vizitës së Papës Françesku në shtator në Tiranë, u mirëprit me kënaqësi dhe entuziazëm nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, nga Kryeministri Edi Rama dhe ngaish-Kryeministri Sali Berisha.
Marrëdhënjet e Arbërit me Vatikanin dhe udhëheqsit e tij janë aq të vjetëra sa edhe historia dy mijë vjeçare e ekzistencës së Kishës Katolike. Por fatkeqsisht, këto marrëdhënje u ndërprenë tragjikisht me ardhjen në fuqi të diktaturës komuniste të Enver Hoxhës, pas Luftës së Dytë botërore.Megjithëse të gjitha regjimet komuniste ishin shtypëse, ishin dy gjëra kryesoreqë e dallonin regjimin e Shqipërisë enveriste nga regjimet e tjera komuniste: Ishte kolektivizimi i plotë i bujqësisë dhe ligji absurd i vitit 1967 me të cilin u ndalua rreptësisht feja dhe praktikimi i saj. Ishte ky një ligj kundër të drejtave të njeriut, përfshirë të drejtatfetare, në një nga vendet, i cili ishte bërë në përgjithësi skenë e shkeljeve më brutale të të drejtave bazë të njeriut në Europë dhe në botë. Ishte faza ideologjike maoiste e Enver Hoxhës dhe të ashtuquajturit “revolucion kulturor” që kishte përfshirë Shqipërinë, dhe i cili në procesin e zbatimit, shkatërroi kulturën shqiptare, eliminoi fenë dhe zhduku më të zgjedhurit e kombit.
Shqipëria enveriste ishte vendi i parë dhe i vetmi në botë që deklaroi veten shtet ateist, më 1967 duke ndaluar të gjitha fetë, duke prishur kisha e xhamia ose duke i këthyer ato në salla sporti dhe përdorimesh të tjera. Por për më keq, regjimi komunist kishte burgosur ose kishte zhdukur shumicën e klerikëve të të gjitha feve, e sidomos klerikët e Kishës Katolike shqiptare, të cilët e pësuan më së keqi nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ç’prej ardhjes së tij në pushtet, më 1944.
Lajmi i njoftimit të vizitës së Papës në Shqipëri u njoftua nga mediat kryesore botërore, përfshirë edhe ato amerikane, duke i kushtuar rëndësi faktit se Papa kishte vendosur që vizitën e parë në kontinentin europian ta bënte në Shqipërinë.Duke shkruar për vizitën e ardhëshme të Papës në Tiranë, si dhe duke pasqyruar persekutimin e fesë në të kaluarën, agjencitë e lajmeve ndërkombëtare thanë se persekutimi i feve dhe i përfaqsuesve të tyre nën regjimin enverist, ishte bërë normë — normë e moralit të Partisë Komunisteshqiptare për të zhdukur jo vetëm kundërshtarin politik, por edhe përfaqsuesit e feve. Kështuqë për dekada të tëra, si asnjë vend tjetër komunist në lindje apo kudo në botë, Shqipëria komuniste, me krenari e paraqiste veten si vendi i parë ateist në botë, i cili kishte ndaluar Zotin me ligj, ndërkohë që i vetmuar kishtendërprerë ose kufizuar lidhjet me shumë vende të botës, gjë që e bëri atë të cilësohej si vendi më ksenofobik në botë.
Si rrjedhim, Shqipëriau bë “vendi i harruar”. Shqipëria komuniste ishte e vet-izoluar për aq shumë kohë sa që pjesa më e madhe e botës, kishte hequr dorë prej saj dhe nuk dihej asgjë se ç’po ndodhte në atë vend. Por, me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha më 1985, Shqipëria dhe gjëndja e të drejtave të njeriut në atë vend, përfshirë lirinë e fesë, tërhoqi interesimin e botës dhe atou bënëtema të ditës në gazetat amerikane dhe në televizion, dhe si rrjedhim edhe në nivele të tjera. Ishte ky një kuriozitet i paparë deri atëherë, siç duket i shtyrë nga “shpresa kundër shpresës”,se me vdekjen e diktatorit Enver Hoxha, gjërat mund të ndryshonin në Shqipëri dhe se më në fund do të kishte liri më të madhe në atë vend.Kjo, siç dihet nuk ndodhi, por interesimi për fatin e popullit shqiptar dhe për të drejtat e njeriut nuk u zhduk, por vinte e shtohej dita ditës.
Megjithëse Shqipëria ishte anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, politika që ajo ndiqte, sidomos në fushën e të drejtave të njeriut, ishte një tallje nga ana e saj, me parimet e shënjta të OKB-së mbi të drejtat bazë të njeriut.Tirana komuniste e ndiente veten si immune ndaj reagimeve dhe kritikave të jashtëme dhe nuk çante kokën. Por në vitin 1985, Shoqata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirisë së Fesë, me qëndër në Berne të Zvicrës, duke besuar se shkelja e të drejtave fetare nuk ishte një “çështje e mbrendshme”,siç pretendonin komunistët, ndërmori një fushatë për të bindur botën se shkelja e të drejtave të njeriut në Shqipëri, përfshirë lirinë e fesë ishte reale dhe tepër e rëndë dhe si e tillë nuk duhej toleruar më nga bota. E shqetësuar shumë për gjëndjen e lirisë fetare në Shqipëri, kjo organizatë kishte vendosur që të bënte ç’mos për të bindur Kombet e Bashkuara, që çështja e shtypjes së fesë në Shqipëri të vendosej në agjendën e Komisionit të OKB-ës për të Drejtat e Njeriut.Shoqata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Lirisë Fetare kishte marrë qendrimin se komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndronte më krejtësisht i pa interesuar në lidhje me shkeljet brutale e të përgjithëshme të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Si rrjedhimi presioneve nga organizata, si shoqata e lartë-përmendurdhe individë të ndryshëm, në shtator të vitit 1985, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut miratoi më në fund rezolutën mbi shtypjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, duke kritikuar ashpërregjimin e atëhershëm të Shqipërisë, se ndonëse, “si të gjitha shtetet anëtare të OKB-ës edhe ajo e ka për detyrim të promovojë dhe të mbrojë të drejtat e njeriut dhe liritë bazë – në përputhje me angazhimet e saj sipas dokumentave përkatës në këtë fushë”, por dhe në bazë të Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut, nënshkruese e së cilës është edhe Shqipëria. Rezoluta shprehte shqetsimin e thellëtë organizatës botërore në lidhje me masat ligjore dhe konsitucionale që kishte marrë Shqipëria komuniste gjatë viteve për të, “ndaluar praktikimin e lirisë së fesë dhe të ndërgjegjes për të gjithë individët,mbrenda territorit të saj.”Kjo rezolutë si edhe kritika të tjera ndaj regjimit të Tiranës as nuk tërhiqnin fare vëmendjen e regjimit arrogant komunist.

Fatkeqsisht, sistemi komunist i Enver Hoxhës, i cili ushtronte kontroll të plotë mbi jetën e çdo individi, ka lënë pas një trashëgimi të tmerrshme që pasqyrohetedhe sot në një tranzicion post-komunist tepër të stërgjatur dhe të vështirë.Falë të Madhit Zot dhe vuajtjeve të atij populli, Shqipëria nuk është më ajo e fund-shekullit të kaluar, kur — siç tha edhe Papa Francesku të djelën që kaloi — ajo vuante nga ideologjia e së kaluarës. Sot, Shqipëria është e lirë dhe feja gëzon lirinë e plotë.Është një vend anëtar i Natos, me perspektivë antarësimi në Bashkimin Europian, në paqë me të gjithë popujt dhe faktor stabiliteti në Ballkan dhe në Europë. Andaj, vizita e Papa Françeskut në Tiranë në shtator,duhej të shërbente si përforcim i përpjekjeve dhe i dëshirave të kombit shqiptar për të gjetur më në fund vendin e vet aty ku i takon, në rradhë me kombet e tjera europiane, atyku e ka vendin. Të jetë gjithashtu edhe një rast për përforcimin e mëtejshëm të bashkjetesës fetare, kësaj tradite dhe virtyti që e dallon kombin shqiptar nga shumë të tjerë – dhe njëkohësisht pse mos të jetë gjithashtu edhe një rast, që përveç harmonisë fetare të shqiptarëve – gjatë kësaj vizite të shpaloset edhe harmonia dhe tolerance midis palëve,edhe në fushën e acaruar politike të vendit. Një shfaqje e tillë tolerance dhe harmonie midis faktorëve të ndryshëm politikë do të ishte mikpritja më e mirë shqiptare që mund t’i bëhej Papa Françeskut në Tiranë, si dhe një dhuratë e madhe për Shqipërinë e shumë vuajtur, e cila meriton një fillim të ri. Një tolerancë më e madhe politikedhe një diskurs më njerëzor politik në radhët e politikës,do të shënonte njëkohësisht edhe një shkëputjetë përhershme nga trashëgimia e regjimit komunist dhe e atyre, që Papa Françesku i cilësoi si, “pasojat e ideologjive të huaja të këtij vendi,i cili ka vuajtur aq shumë dhe për një kohë aq të gjatë”.
Ne Foto: Papa Françesku në Vatikan përshëndetet me vizitorët duke mbajtur mbi supe Flamurin e Gjergj Kastriotit – Skënderbe në vigjiljen e festës së Pashkëvetë këtij viti.

Filed Under: Editorial Tagged With: DHE HISTORIA E, Frank shkreli, NË SHQIPËRINË KOMUNISTE, ne Tirane, PERSEKUTIMIT FETAR, VIZITA E PAPËS

DIELLI, ZERI I VATRES, DHE REGJISTRI ME I VJETER I SHQIPTAREVE TE AMERIKES

June 18, 2014 by dgreca

Raport i Editorit te Diellit, Dalip Greca, në Kuvendin e Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, 14 Qershor 2014/
Kur festohej 50 Vjetori i numrit të parë të Gazetës Dielli me 1959, editori i parë defacto i gazetës, Imzot Fan S Noli, uronte me gjithë zemër, që DIELLI, Gazetë e parë në gjuhën shqipe, që u botua e përditshme, të arrinte të festonte dhe një qind vjetorin e themelimit. Dëshira e Nolit duket e plotësuar, sot kur Dielli i ka kaluar 105 vitet dhe ka hyrë në të 106-tin vit, duke shtruar shinat drejt shekullit të dytë, me gjithë vështirësitë e shumta të mbijetesës, me ulje ngritjet, ku dukej se herë herë ishte në shuarje e sipër, e herë herë ringjallej dhe rregullonte frymëmarrjen. Misterin e jetëgjatësisë së Vatrës dhe zërit të saj, Diellit, i ka spjeguar mjaft mirë ish editori dhe sekretari i Vatrës për vitet 1958-59, studiuesi Peter Prifti, kur shkruan se , “Vatra dhe Dielli janë gjallë dhe sot e kësaj dite. Si Dielli ashtu dhe Vatra,me jetëgjatësinë e tyre, kanë përgënjeshtruar të gjitha predikimet e vdekjes së tyre. Si për inat të pesimistëve, kanë refuzuar të tërhiqen dhe të zhduken nga skena e botës shqiptare.”
Editori i parë i diellit ishte Fan S. Noli, deri në tetor 1909, kur Faik Konica, i ftuar nga Shoqëria Besa-Besën, e cila e kishte emëruar editor të Diellit, pa mbërritur në Amerikë. Vendimi u mor të Dielën, më 14 mars 1909, në mbledhjen që drejtoi Fan Noli. Zyrtarët(Noli, Kristo Kirka, Nick Poci, Efthim Naum, Xhorxh Gjoleka) propozuan që të thirrej nga Londra ish drejtori i Albanisë, Faik Konica, që të merrte drejtimin e Diellit. Propozimi u prit me duartrokitje…Menaxher i parë i Diellit ishte George Konda, ndërsa i pari menaxher i Diellit si pronë e Vatrës, u bë bashkëthemeluesi i Vatrës, Kristo Kirka.
Që në numrin e parë të tij me 15 shkurt Dielli shpallte se ”Kryefjala Jonë është: Shqipëria për Shqiptarët”!
Dielli e mori rrezikun në sy dhe u bë avokat për cështjen shqiptare. Ai i priu Vatrës në mbrojtjen e cështjes kombëtare, u mësoi shqiptarëve të Amerikës patriotizmën, dhe gjuhën e bukur shqipe. Në kohën kur Dielli ishte pronë e Besa-Besës, editor ishin Fan Noli, Faik Konica, Efthim Natsi e Kristo Floqi. Imzot Noli editoi 69 numra të Diellit të Besa-Besës, Kristo Floqi, editori i fundit persa kohe ishte i Besa-Besën, editoi 59 numra, Faik Konica 47 numra.
“Dielli” i Vatrës u drejtua nga: Faik Konica, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostandin Çekrezi (i takon atij merita e botimit të përditshëm të Diellit), Fan Noli, Bahri Omari, Loni Kristo,Refat Gurrazezi, Nelo Drizari,Athanas Gega,Xhevat Kallajxhiu, Eduard Lico e të tjerë. Nëse do t’u drejtoheshim statistikave, kemi këtë tablo ; Bahri Omari , editoi më shumë numra nga të gjithë,1074, Kostë Çekrezi 241 dhe Fan Noli 137.
Më jetëgjati nga të gjithë ishte Qerim Panariti që e drejtoi Diellin për rreth 19 vjet.
Ne vitet 1990-2006 gazeta serish kaloi veshtiresi. Nga viti 1990 – 94, Dielli nuk pati stabilitet dhe kaloi dorë në dorë; u botua tepër rrallë dhe kishte më shumë vlera kronikale si tentative mosshuarje .Pas largimit të Eduard Liços në vitin ‘90, një numër e botoi Din Derti. Në vitet 1991 dhe 92, Arshi Pipa, njëkohësisht ishte edhe kryetar i “Vatrës” dhe editor i Diellit, ai botoi me ndërprerje 8 numra të gazetës, në këtë periudhë , ’91, një numer u editua ne grup nga Gjon Buçaj, Agim Karagjozi, Agim Rexhaj me asistencën e Tahir Deskut e Muhamet Mjekut; në vitin 1992, një numër është edituar nga Agim Karagjozi, kryetar i “Vatrës”, dhe Gj. Buçaj, nënkryetar; në vitin 1993, Agim Karagjozi botoi 3 numra, në vitin ’94, u botua një numër nën editimin e Agim Karagjozit dhe Anton Çefës. Nga tetor-dhjetori i atij viti deri në vitin 2006 u botuan 45 numra nën editimin e Anton Çefës dhe me Kryetarin e Vatres, z. Agim Karagjozi, si managing editor. Gjatë editimit të Anton Çefës Dielli u ngrit nga ana cilësore dhe kontribuoi në përcjelljen e vlerave studimore, historike dhe letrare.
Editori aktual e nisi punen me Diellin me pergatitjen e numrit te shtatorit 2009, duke ruajtur periodicitetin nje mujor, ka editur 57 numra të Diellit të printuar, dhe që nga viti 2010, Dielli ka dhe publikimin e perditshem ne online, ku numri i vizitoreve eshte rritur ndjeshem, nderkohe qe dhe numri i bashkepunetoreve e mbulon komunitetin shqiptar ne Amerike e Europe, por dhe trevat etnike. Dielli ka bashkëpunëtorët e vet në Amerikë, Europë, dhe trevat Kombëtare. Me rritjen e degëve po rritet dhe prania e gazetës në shumë shtete të Amerikës.
Nëse do të bënin një shfletim të shpejtë të Gazetës nga Kuvendi i vitit të Shkuar Prill 2013-deri në këtë Kuvend- Qershor 2014, Gazeta ka regjsitruar veprimtaritë e Vatrës në qendër dhe ato të degëve, pa lënë jashtë vëmendjes edhe Komunitetin shqiptar të Amerikës, kronika nga Mërgata në Europë, dhe zhvillimet në trojet etnike.
Konkretisht, Dielli pasqyroi Kronikën e Kuvendit të vitit të shkuar , duke i përcjellë punimet si vizion për shekullin e dytë të jetës dhe kontributit të Vatrës për cështjen Kombëtare, duke botuar jo vetëm kronikën, por edhe një editorial për këtë mision në shekullin e ri.Po ashtu Dielli përcolli në numrin e Majit edhe mesazhin e kryetarit dhe përzgjedhja e zyrtarëve të rinj. Në numrin e majit u pasqyrua edhe mbrëmja nderuse për vatranët e dalluar në dekadat e fundit, të cilëve Vatra u shpërndau cmim të Meritave. Ndërkohë që gazeta u dha hapësirë të plotë raporteve të paraqitura në Kuvend nga Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Bucaj, Raportin shifror të arkëtarit Danny Blloshmi, raportin e Vatra Foundation Inc, paraqitur nga dr. Nexhat Kaliqi, Praportin e Presidentit të Fondacionit për Studentët, paraqitur nga Profesor Mithat Gashi dhe raportin e Editorit të Diellit, duke krijuar kështu mundësinë që degët t’i kishin këto raporte si orientime për punën gjatë periudhës mes dy Kuvendeve.
Po ndalem më gjatë tek Dielli i Majit, i pari numër pas Kuvendit, për të krijuar një tablo të punës së Vatrës pas atij Kuvendi: në këtë numër janë botuar kronika të vizitave në Vatër, dy, Poeti nga Gjermania dhe delegacioni i Vetëvendosjes, korrespondenca për promovimin e Librit të ambasador Mal Berisha, anëtar nderi i Vatrës”Charles Telford Erickson, jeta dhe vepra për Shqipërinë dhe në shqipëri”, Reportazhin nga Dega në Jacksonville për veprimtarinë ku mori pjesë edhe kryetari i Vatrës, dr. Bucaj, Kronikën për përkujtimin Nikë Mërnacaj, ,një shkrim memorial nga përkujtimi i vatranit të ndjerin, Jani Melko, organizuar nga familja dhe vatranët në Boston, pa lënë jashtë vëmendjes edhe shkrimet nga komuniteti i Nju Jorkut, sic është rrugëtimi historik e shpirtëror i Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, kronikë për Shoqatën Rugova etj.
Duke shfletuar 14 numrat ne print mes dy Kuvendeve te e Diellit, nga Prilli i vitit 2013 deri në Maj 2014, vërehet se jeta e degëve të Vatrës është mbuluar kryesisht përmes kronikave dhe reportazheve, të shoqëruara me fotografi.Jashtë fokusit të gazetës nuk kanë mbetur qëndrimet e Vatrës për zhvillimet në Shqipëri, Kosovë dhe rajon. Për këtë qëllim janë shfrytëzuar deklaratat dhe prononcimet e drejtuesëve të Vatrës.Edhe editorialet e Diellit kanë synuar që të përcjellin qëndrime dhe mesazhe që kanë pasë parasysh qëndrimet e Vatrës ose zhvillime në hapsirën shqiptare.Shkrimet historikë kanë synuar që të risjellin rrugën historike të Vatrës tek vatranët e rinj për të rritur krenarinë e të qenit vatran.
Probem mbetet financimi i gazetës. Kosto sa vjen e rritet, vecanërisht nga postimi. Të psotosh një gazetë në shtetet e Amerikës është përherë e më vështirë, kosto ka shkuar $1, 61, ndërsa në Europë $4.10. Jam përpjekur që të fusim rekalmën në Dielli, por me pak përjashtime, të pakët janë biznesmenët vatarnë që po e mbështesin gazetën. Natyrisht që të reklamosh në Dielli do të llogarisësh më shuëm patriotizmin se sa fitimin, por vatranët mendoj se duhet ta japin këtë llojë mbështetje në frymën vatrane. Me përjashtim të Besim Malotës, dr. Skënder Murtezanit, Ylli Cakanit, nuk gjejë dot emra të tjerë vatranë të sjellin reklama në Dielli. Kontribuesi kryesor, që vitin e kaluar dha $ 5000, ishte avokati Ylber Dauti. Ju lutem biznesmenëve vatranë që t’i afrohen Diellit me reklamimin e bizneseve të tyre si kontribut për Vatrën.
Mbështetje të konsiderueshme ka marrë Gazeta për numrin Special, Festës së Flamurit Kombëtar, ku për numrin e fundit, janë siguruar 38 faqe urime. Po kaq janë pak po të llogarisësh koston e plotë të gazetës për të gjithë vitin. Kam mendimin që edhe degët duhet të punojnë për të afruar beznesmenë në gazetën e Diellit, me qëllim që ta kthejmë atë në një zë më të fuqishëm për Vatrën tonë dhe për botën shqiptare.
Të dashur Vatranë, kemi në duar një gurë të cmuar, një pasuri të rrallë, që nuk e ka askush, një gazetë që vazhdon të mbetet gjallë pas 105 vitesh.
Me anë të bashkëpunimeve gazeta Dielli është përpjekur që të mbulojë edhe veprimtaritë e organizuara nga degët e Vatrës. I falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët. Më e pranishme ka qenë dega e Jacksonville, që ka organizuar shpesh veprimtari, por nuk kanë munguar as degët e tjera.
Na mbetet që ta forcojmë më tej bashkëpunimin me degët dhe secila prej tyre është e mira të ketë reporterin e vet, për të përcjellë në gazetë jo vetëm kronikat dhe reportazhet e mbledhjeve, festimeve, por edhe jetë nga vatranët e atjeshëm ose edhe nga komuniteti, pjesë e së cilës është cdo degë jona. Përmes gazetës ne mund t’a stimulojmë komunitetin që të na bashkëngjitet. E përsëris; në faqet e Diellit duhet të përcillet cdo ngjarje që përben lajm, për të mirë ose për të keq, urime ose ngushëllime, jetë e përditshme, suksese në biznes, suksese në shkollë të studentëve shqiptarë, në radhë të parë të fëmijëve të vatranëve, por edhe një dasëm, edhe një ditëlindje, edhe një mort, gjithcka që përbën jetën tonë.
Mbetem i hapur për bashkëpunim, sic mbetem i hapur edhe për vërejtje e këshilla për ta përmirësuar më shumë gazetën-emblemë të botës shqiptare, kandilin Kombëtar, sic e cilësuan vatranët e hershëm. Faleminderit që më dëgjuat.

Filed Under: Vatra Tagged With: 14 Qershor 2014, dalip greca, raport i editorit ne Kuvendine Vatres

Shqiptaret Çame te Greqise- Nji histori e dokumentueme

June 17, 2014 by dgreca

Me rastin e 70 vjetorit te Masakrave Grekene Çameri/
(Redaktue nga Robert Elsie dhe Bejtullah Destani, ne bashkepunim me Rudina Jasini; I.B.Taurus LTD.ne shoqenim me Center for AlbanianStudies: London,U.K. 2013, ff.445, dhe Index)/
Nga Sami Repishti/
Ridgefield, CT. USA. Dy punetore te palodhun ne fushen e studimeve shqiptare, intelektuali kanadez Robert Elsie, dhe studjuesi shqiptar kosovar, Bejtullah Destani iQendres per Studime Shqiptare ne London,U.K. ne bashkepunim me Zonjushen Rudina Jasini, student ne Oksford U.,U.K., na dhurojne nji punim shkencor, te pergatitun me kujdes dhe dashuni te sinqerte per shkencen e historise, dhe per popullsine çame, viktime e pafajeshme e persekutimeve te vazhdueshme greke, vetem sepse jane “shqiptare” dhe “myslimane”. Ky racizem i dyfishte kombetar e fetar vazhdon edhe sot te jete karakteristike e politikes shkombetarizuese greke, te cilen e deshmojne sot ma shume 600.000 emigrante ekonomike shqiptare qe u larguen nga frika e terrorit komunist. Nji tragjedi moderne!
Botimi ashte nji permbledhje dokumentesh, kryesisht nga arkiva te hueja. Sensivitetti i redaktoreve tregohet qe ne faqen e pare, me botimin (anglisht) te “Ballades Çame” nga i ndjeri, dhe i persekutuemi, poeti çam Bilal Xhaferi (1935-1986) qe vdiq zemerplasun ne Chicago Ill. ne mes te nji bashkesie çame te qytetit.
Vellimi permban nji “Liste te dokumenteve” e ndame ne tri periudha historike:
E para, Çameria qe nga Perandoria Otomane deri ne mbarim te L2B (71 dokumente)
E dyta, Çameria mbas Traktatit te Lozanes (1923) (19 dokumente)
E treta, Çameria gjate L2B dhe ma vone (19 dokumente)
Vellimi permban edhe pese karta gjeografike tehereshme dhe me randesi qe ilustrojne tkurrjen e popullsise shqiptare ne Greqi, sidomos qe nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) dhe Kongresi i Berlinit (1878)
Per edukimin e lexuesit jo specialist, vellimi fillon me nji “Hymje” permbledhese per lexuesin jo-specialist, te pergatitun nga intelektuali I palodhun kanadez Robert Elsie, ku percaktohen parametrat e problemit dhe rruga e marrun nga viktima çame, e imponueme nga agresioni grek.
Simbas autorit, siperfaqja e Çamerise ashte aferisht 10.000km2 dhe sot ka nji popullsi –me shumice grekofone- prej afer 150.000 banore.(Siperfaqja e Shqiperise ashte 28.700 km2 me nji popullsi prej afer 2.900.000 banore)
Popullsia çame ne Greqi perbahet nga tre grupe te dallueshme. Çamet (greqisht Tsamides) jane shqiptare qe banojshin pjesen e jugut te territorit shqiptar; prandej “Toske”.
Grupi i dyte jane mbasardhesit e fiseve shqiptare qe emigruen ne Greqi ne shekullin XV, dhe zune vend ne qender dhe ne jug te Greqise. Ata flasin nji toskerishte te influencueme nga greqishtja, jane toske, dhe njihen me emnin “Arvanitika”, dhe jetojne ne afer 300 vendbanime, tashti ne proces te asimilimit te plote.
Grupi i trete i shqiptareve ne Greqi ashte shume ma i madh, dhe ka zane vend mbas ramjes se komunizmit ne Shqiperi (1990-91) dhe besohet se jane ma shume se 500.000. “emigrante” ligjor dhe jashteligjor.
Prandej, tani shprehja “shqiptar çam” i referohet nji grupi te veçante te shqip-foleseve ne Greqi, dhe jane perqendrue ne rajonin e Çamerise rreth qyteteve Gumenice, Filat, Paramithi, Parge, Margelliç e banime sporadike deri ne Preveze.
Çameria u pushtue me force ushtarake nga Greqia ne vitet 1912-13, tue u shkepute nga Shqiperia. Qe nga ajo dite, per nji shekull pa nderpremje, Çameria u ba objekt i çfarosjes fizike, pastrim etnik dhe persekutimeve te vazhdueshme te shovinizmit grek. Ata qe shpetuen nga thikat e “andarteve” grek gjeten strehim ne Shqiperi, ku banojne edhe sot. Bashkesi Çame ka edhe ne Shtetet e Bashkueme dhe ne Turqi, ku u vendosen mbas marreveshjes per shkembim te popullsive (Lausanne,1923) si “monedhe shkembimi” per popullsine greke te Anadollit sepse ishin “shqiptare” dhe “myslimane”.
Politika diskriminuese dhe shtypjet e njimbasnjishme te çameve, sidomos te msyslimaneve u theksuen gjate L2B. Mbas ndalimit te perdorimit te gjuhes shqipe ne publik, dhe moslejimit te hapjes se shkollave shqipe, shqiptaret çame u internuen ne ishujt e Greqise, dhe me 1944 -45, u masakruen pa meshire.
Gjate L2B, me okupimin italo-gjerman te Greqise, çamet ne Çameri u organizuen ne “kshilla” (councils) dhe moren ne dore administraten lokale, gjithehere nen mbikeqyrjen italiane. Te friksuem nga e kaluemja tragjike, çamet nuk pranuen “luften kunder okupatorit, jo nga dashunia per gjermanet naziste, por thjeshte sepse perspektiva e vetme e ofrueme nga Britaniket ishte kthimi i rregjimit grek” (fXXXIX) Megjithate, rreth 500 ame u bashkuen me forcat e ELLAs-it dhe formuen bataljonin Çameria, ne kryesine e atdhetarit Rexh Plaku per lufte kunder okupatorit . (I ndjeri Rexh Plaku vdiq ne burgjet komuniste SR)
Me largimin e trupave gjermane, forcat greke te Gjeneralit N.Zervas invaduen Çamerine. Forcat e tia, “…te njohun per spastrimin brutal te shqiptarevet ne Çameri”(XL) u angazhuen qe nga qershori 1944 deri ne mars 1945 ne nji fushate terrori qe u kushtoi jeten “2.771 civileve shqiptare çame- burra, gra e femije, ne nii shperthim dhune “(ibidem) Mbas kesaj tragjedie”…pothuese e gjithe popullsia came (myslimane) pa mbrojtje dhe e tmerrueme leshoi banesat stergjyshore, mori malet, dhe shpetoi jetet e tyne ne Shqiperi”(idem)
(Shenim: Ish diplomati amerikan i stacionuem ne Athine,Greqi, Prof. William MacNeill, pershkruen keshtu tragjedine çame:
“ Askush nuk mund te besonte se shumica e atyne qe gjeten strehim dhe ndihme vellaznore gjate viteve te erreta te 1941 e 1942, do te drejtojshin armet e tyne kunder shqiptareve te pambrojtun qe jetojne ne territorin e Greqise, dhe se banda te armatosuna te Gjeneralit Zervas do te formojshin njisi te rregullta te quejtun “Albanochtones” (killers of Albanians) per çfarosjen fizike te kesaj popullsie. Ma shume se 23.000 shqiptare qe paten fatin me i shpetue kesaj masakre, kaluen kufinin gjate viteve 1944 dhe gjeten strehim ne Shqiperi, ku jetojne edhe sot”(Shih:“The Greek Dilemma”SR)
Ne Shqiperi atyne u dha statusi i “refugjateve dhe u lejuen me qendrue. Aq e eger dhe ethelle ka qene urrejtja greke per çamet sa qe “…edhe sot, ne shekullin 21, ata shpesh here nuk lejohen nga zyrtaret e emigracionit grek me vue kambe ne Greqi, qofte dhe per nji vizite te shkurte” (XLI)
Para nji situate te ketille te pashprese, me 1953, camet u detyruen nga qeveria komuniste e Shqiperise me marre “nenshtetsine shqiptare”. Organizatat e tyne u shperndane. Per te plotesue kete kuader tragjik , “…ne 1953 dhe 1954, autoritetet greke krijuen legjislacionin qe konsideronte te gjithe pasunite çame te abandonueme, si rrjedhim te konfiskueme. Rruget e kthimit ishin tashma te mbylluna”. (idem)
Afersisht, 200-250-000 çame jetojne sot ne Shqiperi.Ata kane shoqatat e tyne kulturore dhe artistike. Mbas ramjes se komunizmit ne Shqiperi, çamet jane organizue edhe politikisht, dhe kauza çame ka marre formen e nji kauze kombetare shqiptare. Ata kane partite e tyne politike qe kane konkretizue kerkeseat e tyne ne te drejten e kthimit ne vendin e tyne, riposedimin e pasunise se konfiskueme, dhe marrjen e nenshtetesise greke. Instituti i Studimeve per Çamerine perkrahe kerkimet shkencore te historise dhe kultures çame. Shpresohet se anetarsimi i Shqiperise ne Bashkimin Europian do t’ijap problemit çam dimensione dhe perspektiva europiane, dhe do te zgjidhe kete problem, per kenaqesine e tedy paleve, tue hape keshtu rrugen per nji bashkejetese paqesore. Sepse “E kaluemja nuk mund te ndryshohet; por e ardhmja, po!” perfundon Robert Elsie.
1.Faza e pare e Dokumentimit(okupacioni turk-1923) perfshine 14 dokumente. Aty riprodhohen: pershskrimi i Çamerise nga Sami Frasheri ne vitet 1889-98. Me 20 maj 1913, delegatet shqiptare kerkojne mbrojtjen e Fuqive te Medha nga “veprat shemtuese te kryeme nga bandat greke”. Nande muej ma vone, raporte te egersise greke ne Çameri dergohen ne MPJ Britanike nga aktivisti per ndihme humanitare Raymond Duncan (ne Epir) dergue me datet 16, 17, dhe 19 shkurt 1914, ku tregon se :”…vertetoj personalisht se grate digjen me zjarr nen sqetulla, burrat varen koke-poshte, rrahen me dru, u hiqen thonjte, pelcasin nji sy; qindera gra detyrohen me mbajte ne kurriz dru pa asnji pagese. Nandevajza te reja jane zhduke dhe besohet te jene vra gjate fushates qe djeg fshatra te tana…etj .”(f.15)
Me 13 prill 1914, nji grup delegatesh i drejtohet MPJ Britanike me njoftimn se bataljonet greke kane djege disa fshatra, ku jane tashti gra e femije te karbonizueme…’(Firmue Harry Lamb,f.17). Me 15 korrik 1914, deshmitar kapiteni i ushtrise amerikan Spencer, raportoi se greket vrasin çdo njeri-burra, gra, e femij. Disa refugjate kane vra me doren e tyne grate e femijte qe te mos bijne ne duert e grekut…Pa shkue ne hollesi, mjafton me thane se krimet greke tejkalojne çdogja qe kemi pa ne te gjithe Luften Ballkanike…..Nga 100.000 refugjatet e strehuem ne Vlore, afersisht gjysma po vdesin nga uria….Flitet hapun se ne kete mes ka edhe agjente rus e francez…”(f.20)
Me 16 korrik 1914, Harry Lamb delegati britanik ne Komisionin Nderkombetar te Kontrollit, raporton se :”…e gjithe popullsia kriminale e Kretes (nji numer mjaft i konsiderueshem) jane tashti ne Epir dhe se ashte ky fakt vetem I mjaftueshem me provue se Qeveria helenike ne se jo e implikueme ashte e pa-afte me veprue kunder tyne”.
Midhat Frasheri(Lumo Skendo) ashte autori i nji Memofandumi (46 faqesh): “Problemi I Epirit”, martirizimi i nji populli (1915) ku tregohen me hollesi aktet kriminale greke ne Çameri. Me 29 prill 1914, paraqitet raporti permasakren e Hormoves, ku u vrane 195 shqiptare, burra gra e femije. Rregjistrohet lista e 152 fshatrave te djeguna shkrumb e hi ne Gjirokaster, Tepelene, Permet, Skrapar, Korçe, Kolonje, dhe Leskovik.
Nji Raport i dates Mars, 1919, nga Konferenca e Paqes ne Paris, pranon se ne vitin 1914, “…disa incidente shume te vajtueshem kane ngja: banda hajdutesh qe quhen “Bataljone te Shenjta” shkaterrojne territorin e banuem nga shqiptaret myslimane, dhe masakrojne popullsine. Shume fshatra jane shkaterrue krejtesisht ose pjeserisht. Si rrjedhim, ma shume se 20.000 persona jane largue dhe kane gjete strehim nga persekutimet ne Vlore; nga keta, nji pjese e madhe ka ra viktime e urise dhe smundjeve. Qeveria greke akuzohet se ka favorizue çfarosjen (e shqiptareve) tue lejue ushtaret e rregullte, disa prej tyne nga Kreta, te vishen me rrobe civile, dhe te bashkohen me bandat…”(f.56)
Me 5 korrik 1919, nji grup patriotesh shqiptare ortodoks, i drejtohet Delegacionit britanik ne Konferencen e Paqes ne Paris dhe proteston kunder nji Memorandumi te Z. Karapanos, i cili pretendon me fole ne emen te Vorio-Epirit. “A, Karapanos nuk ka te drejte fare te flase ne emnin tone…sepse ai nuk vjen nga Korça e Gjirokastra, por nga Arta me origjine greke, dhe ka qene gjithehere zadhanes per Qeverine greke….Do te ishte mire qe Z. Karapanos te fliste per 400 fshatrat e djeguna dhe mijerat e epiroteve te vrame nga “te zgjedhurit e tij” bandat greke te Zografos-it(vjehrri itij) qe shkaterruen nji nga nji, me nji furi teutonike, shtepite e banoreve, ashtu siç shpreht Z. Robert Vaucher, i cili ka vizitue kete krahine fatkeqe…”(Firmue:Pandeli Evangjeli, Mikel Tepelena, Parasqevi Q.Kyrias,Mihal Gameno, Nikolla Lako, Petro Harissiadhi) (ff.60-61)
Nga Worcester,Mass., Vehip Demi i dergon me 11 mars 1920 Konferences Per Paqenne Paris,nji kerkese per bashkim te Çamerise me Shqiperine. “Krahina e pafat te Çamerise, pjese integrale e Shqiperise ka nji popullsi prej 51,122 banore, nga te cilet 37,842 jane shqiptare (nga keta 30,587 shqiptare myslimane, dhe 7,255 shqiptare te krishtene) dhe vetem 13,280 greke” (f.62)
Ne nji Leter drejtue MPJ Britanike, date 11 dhetor 1922, Ministri shqiptar ne Londer, Mehmet Konitza, lajmon MPJ Britanike se “…autoritetet greke jane te vendosun me ndjeke te njejtat taktika me shqiptaret si ata qe ne Marreveshjen e Ankarase ka ndjeke me greket e Azise se Vogel” d.m.th.shpernguljen me force te shqiptareve nga Çameria”. (f.66)
Me 14 nandor,1922, prefekti i Korces lajmeron MPJ shqiptare se :” Diten e pare te ketij mueji, ne oren 9:30 mb.dr.dhjete ushtare greke hyne ne Teken shqiptare te Selanikut dhe vrane udheheqsin e ketij institucioni fetar, te quejtunin Baba Hader, nga Lazarati, district i Gjirokatres., si dhe kane grabite nga ai 1,500 lire turke flori, sahatin e babajt dhe objekte tjera me vlere….Te gjithe shqiptaret ne Greqi jane ne rrezik. Ata nxiren jashte shtepive te tyne qe pastaj konfiskohen, dhe ne vend te tyne hyjne refugjate greke (te ardhun nga Anadolli)” (f.67)
Ketu perfundon faza e pare e dokumentimit.
( v i j o n )

Filed Under: ESSE

SHENJTI I MREKULLIVE NE ZERIN E FEMIJEVE….

June 17, 2014 by dgreca

…koncert artistik dhe darke falas ne kishen Zonja Pajtore/

NGA ZEF PERGEGA/

Femijeshqiptareqe e kishinmbushurkishen plot me shpirtin e tyretebardhe, sirrobat e tyre ne sherbesen e shenjte e kishinrrethur me driten e syveshtatorenneShnaNdout, e cilaishtevendosur me 13 qeshor 2014 perballesofres se Krishtit ne kishen “ZonjaPajtore”, per tuperkujtuar me njemesheteshenjtekushtuarketijshenjtitemrekullivedhe fort idashur per popullinshqiptar.
ShenjtiShnaNdoutmbannjefemije ne krahun e majte, iveshur me tebardha e kambeshtetur nekraharorine tij, per tidhenezemerngazemrae tijqeaiterritet ne fene e Krishtit. Syte e femijesshikojnengafytyra e meshirshme e shenjtit, e dora e djathte e tijeshte ne zemren e foshnjesqesapoeshtengriturngadjepi ne krahet e mrekullivenjerezore. Dykryqete arte ushqejnedhendricojneudhen e gjate…
Meshenperkujtimore e celebruanmeshtaretImzotDodeGjegji,IpeshkviKosoves, Dom NdueGjergjifamullitar i kishes “ZonjaPajtore”, Dom Fred Kalajfamullitardhe administrator i tri kishaveamerikanesidhe Dom FatmirKoliqi, sekretariIpeshkvise “Nana Tereze” ne Prishtine.
Ne fjalenpredikueseImzotGjergjindertetjeratha: “…Sot perkujtojmenjengashenjtoret me tedashurtekombitshqiptar, icilikabereaqshumemrekulli per njerezimin, ashtusiShenkollidheZonjaPajtorembrojtesja e juaj ne emigrim. ShnaNdoueshtenje flake e krishterimitqeshendritzemrat e atyreqebesojne. Ai eshteidashur,ndajdhekishae Laciteshte e mbushur plot cdodite e cdonate. Ne pofestojmediten e ShnaNdoutdhediten e emritte Dom Ndout,meshtarittuajtemrekullueshem me plot vullnesen e Zotitainukndalet se sherbyerikesajfamullie e komunitetitshqiptar,jovetem ne Detroit poredhe ne Kanada. Drita e ShnaNdouttemosshuhetkurre ne shpirtin e tijdheti jape force qerrezet e kesajdrite ta mbajne ne ngrohtesi medashurine e Zotit. E lusShnaNdoundheZonjenPajtoretekemigjithmonegezimin e fese tone. ShnaNdoukazemren e Krishtit. Ai e celizemren plot dashuri, per tegjithenjerezimindhe ne ta mbajmehapurper njeritjetrin. Mbreteria e Zotiteshte ne mesnesh, jeton me ne dhe ne ibindemiasaj. Dora e Zotiteshteajoqenanxjerrngakthetrat e urrejtjesdhenalarteson ne qiell. JetonimeZotin tone!”
Dom NdueGjergjiiftonbesimtaretnenjekencertartistikdhe ne njedarkefalaskushtuar ShanNdout…
Jam ulur nenjetavolineterespektuar me aktorenbrilantetehumoritshqiptarngaKosova, LezeCena me origjinetevjeterngaSpaciiMirdites. Pasisebashku me sytetaneshikojme se salla e kishes me 300 vete, them mebindje se 70% ishinfemijetemoshave 7-18 vjecare. Lezjashikonte me vemendjekercimetdhevallet e tyresifluturapranverore. Sic duketmrekullohetedheshpirtiisajindjeshem ne ketenatetelumturuardheteshenjteruarqe me temrekullueshme e ben Dom Ndou me fjalet e tijqesikurdalinprejhojevetebletevetevendlindjes se tijdheRokDedivani, kryetari I keshillittekishes me menyren e tijfisniketeorganizimit.
“ Sabukurpo e hedhinvallensipasmelodise, pokukanemesuarkaqeleganteqejane?!- thoteLezjadhevetepergjigjet. “Ashterrace e pastershqiptaridhekurrmositretefara!
Eshte e vertete se vreshtashenjterore e Dom NdueGjergjiteshte e mbushur me zeratebegatefemijnore,kuata e ushqejne plot me hire fetareemrinshqiptar, me shkollen me kurset me pagezimin e me kungimin… Disaprejtyreshkeputenngaprinderitdheijapin Dom Ndoutdhuratasimbolike…besimtaret e kesajkishekaneshtruarvashdimishtdarkatetilla, ndaj Dom Ndou i pergezondhe i bekonato.
Koncertinartistik e udhehoqi me zerin e sajterheqesdheteembelkengetarjaManjolaDega. LezeCenaaktroidhekendojkengetevjetradheberinje humor sagazmoraqdheteshendetshem.
BisenesmeniisuksesshemPeroStaniidhuroiKaterdraleskatoliketePrishtinesnjecekprej 20 mijedollaresh.

Filed Under: Komunitet Tagged With: koncert, shenjti, Zef Pergegaj

SHBA : Dy emigrantë nga Puka në Amerikë kanë dërguar në Shqipëri një zjarrfikëse

June 17, 2014 by dgreca

NEW YORK : Simbas shtypit lokal ka qenë një mendim i kaherëshëm i tyre , prej se kur dolën në emigrim :”Të bënin diçka për vendlindjen e tyre – Pukën – i cili ishte një obligimi që i kishin vënë vetës” ata të dy . Kjo është një copëz e historisë së dy emigrantëve nga Puka – të cilet prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe tani janë bërë pjesë e fjalëve të mira që qarkullojnë këto ditë në të gjithë Pukën.
Ku bashkëqytetarët, e tyre thonë se ka dikush qenka që mendon edhe për Pukën dhe ata janë vetë pukjanë – pavarësishtë, se ku janë, dhe se sa i i madh apo i vogël është gjesti i tyre, Por, një gjë është e përbashkët se ata tashmë kan marrë vetëm falemnderime. Shembull ky që mund të nxisë edhe shqiptarët e tjerë, mërgimtarët tanë, që të mendojnë sado pak për vendlindjen e tyre, kur kan mundësi.
Televizioni lokal tha sot se :”Ata janë Fatjon Preka dhe Altin Gjonaj të cilët të angazhuar në kohen e tyre të lirë si zjarrfikës Vullnetar në Shtetet e Bashkuara, arriten dje të bënin realitet ëndrren që të dërgonin për herë të parë në Shqiperi – një zjarrfikese amerikane, duke e bërë atë dhuratë për qytetin e Pukës.”
Njeri nga emigrantet , Fatjoni sëbashku me shefin e zjarrfikësve të rajonit ku jetojnë, thuhet se e dorëzoj automjetin në qytetin e tij të lindjes .
Televizioni lokal PukaTV tha se :”Dy emigrantet shqiptar në SHBA nuk kanë pranuar që dhurata e tyre të jetë një pronë shteterore por të shërbej sa herë të kenë nevojë zjarrfikesit, kur dy automjetet që ata disponojne aktualisht nuk ju mjaftojnë në shuarjen e zjarreve . Automjeti zjarrfikës i cili është përmasave të mëdha do të shërbej vetëm për raste zjarresh në qytetin e Pukës”
Edhe forumi social i internetit (www.forumipukjane.com) i ka dhënë shumë jehonë kësaj dhurate të bukur të dy emigrantëve nga Puka, të cilët prej vitesh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i kanë dërguar në Shqipëri një zjarrfikëse, prodhim amerikan duke ia dhuruar atë qytetit të Pukës. E cila është e para e këtij lloji në të gjithë Shqipërinë
Në forum ata thonë se “Dy emigrantët shqiptar nuk kanë pranuar që dhurata e tyre, do të jetë pronë e vetëm e qyteti të Pukës, jo pronë shteti – dhe do të shërbej simbas tyre sa here automjetet ekzistuese nuk janë të mjaftueshme për shuarjen e vatrave të zjarrit, duke shtuar se automjeti zjarrfikës i cili është i përmasave të mëdha, është i papërdorur dhe do të shërbej vetëm për rastet e zjarreve në qytetin e Pukës.” / Beqir SINA/

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, dy pukjane, zjarrfikse

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4550
  • 4551
  • 4552
  • 4553
  • 4554
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT KATOLIKË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Ndërroi jetë Agim Bardha, “Vatra” e “Dielli” ngushëllojnë familjen patriotike të Ekrem Bardhës për humbjen e vëllait
  • Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë – Magjia e Leximit
  • Shoqëria shqiptare ka nevojë të kujtojë dhe reflektojë…
  • Balshajt dhe Cërnojeviçët në territorin e Zetës së dikurshme…
  • Divorci prindëror dhe funksionimi akademik dhe social në adoleshencën e hershme (moshat 10–15): Një rishikim teorik zhvillimor-ekologjik
  • HOMAZH PËR SHQIPTARËT QË HUMBËN JETËN NË MASAKRAT E TIVARIT DHE DUBROVNIKUT
  • Kush ishin 12 Apostujt?
  • NATO dhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës: Garancia e sigurisë dhe perspektiva strategjike
  • Basorelievi i Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Castello de Monti, Pulia, një prani që tejkalon gurin dhe kohën
  • Noli në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve
  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT