• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AZEM MESHI I KOSTURRIT

May 21, 2014 by dgreca

Nga BUTE MESHI/
Dëshmori i Atdheut, Azem Ali Mëshi, polic i rënë në krye të detyrës para pesëmbëdhjetë vitesh, kur erdhi në klasë të parë dallohej nga të gjithë nxënësit e tjerë. Si mësuese e tij isha e kënaqur, pasi çdo ditë i bënte nga një orë rrugë për të ardhur në shkollë dhe e zbatonte me përpikmëri orarin e nuk kishte as një rast të vinte pa detyrat e shtëpisë e i pa përgatitur në mësime. Me prirjet e tij dhe sjelljen shembullore i ndihmonte shokët dhe shoqet e klasës. Gjithmonë e mbaj mend për mirë se gjatë viteve të shkollës tetëvjeçare në Kosturr të Hasit në çdo aktivitet që organizonte shkolla ishte i pari. Gjithnjë gulmonte për dije të reja.
Më kujtohet se kur po mbaronte klasën e 8-të i pyeta të gjithë nxënësit e klasës së tij se çfarë profesioni iu pëlqente më shumë. Ata m’u përgjigjen: mësues, mekanik, etj , ndërsa Azemi më tha: mësuese, mua më pëlqen shumë të bëhem polic me kapele që të mbroj atdheun sikur ka qënë baba partizan për çlirimin e vendit”. Nxënësit e tjerë u habitën se si Azemi donte të trashëgonte babën për trimëri .
Më kujtohet kur organizonim mbledhjet me prindër. I vetmi ishte Azemi si e merrte babën e vet që të informohej për përparimin e frekuentimin e tij në shkollë. Ai ishte një fëmijë shembullor dhe kishte një prind shembullor. Azemi jo vetëm që gëzonte respekt në shkollë po edhe në fshat. I përshendeste të gjithë në fshat. Dashuria e tij për familjen ishte e madhe.
Më kujtohen fjalët e Zeqir Bajramit, të Rrustemit, të Elezit, të Sadrisë, të Ismajlit, pra tërë fisit të Ahmetafajve, të cilët thoshin se nga të gjithë djemtë e fshatit tonë, Azem Meshi është një fëmijë që gëzon trashëgimin e fisit tonë për ndjenjat trimërore.
Shpesh herë më vijnë në mendje bisedat me burrin tim e me kunetërit e mi, si i përmenda më parë, të cilët tregojnë se në çdo rast që diskutohej, Ali Ukshin Mëshi, thoshte: “Ia vendosa këtë emër Azemit, me dëshirën për t’u bërë trim si Azem Galica”.
Baba i Azemit, Ali Ukshin Mëshit, i lindur më 1928 në fshatin Kosturr, në një familje e varfër, por me zemër të hekurt për vendlindjen e tij dhe atdheun. Në moshën 15 vjeçare u përfshi në Lëvizjen Nacjonalçlirimtare, ku u rreshtua si partizan i Çetës së Hasit me Ismail e Man Pogën. Ishte partizan i ri në moshë, ndër ma të rinjtë në formacionet luftarake të Shqipërisë. Më vonë u inkuadrua në Brigadën XXV Sulmuese. Luftoj deri në çlirimin e vendit.
Në vitin 1948 Ali Ukshin Meshi u arrestua dhe u dënua për dyshime politike nga regjimi komunist me 6 vjet burg politik, 3 vjet heqje të triskëtimit e zgjedhjes, me sekuestrim të pasurisë.
Këto masa dënimesh ishin pa asnjë bazë. Ky kreshnik, Ali Ukshin Mëshi, u martua me Xhemile Sokolin, malësore nga komuna e Bytyçit.. Familja e tij nisi me u shtue në vite. I fali Zoti nëntë fëmijë, shtatë djemë e dy vajza. I rriti me mundim të madh.
Fëmija i parë ishte Zenuni si një shqipe mali, Ahmeti e Azemi iu rritën si dy pëllumba, Agroni e Skënderi ia kalonin si dy shokë, Sabahi e Guximi si më të mirët. Fëmijët e tij nisën me u shkollue, secili prej tyre me ushtrue profesionin e vet. Ky Azemi la shumë kujtime të mira që në
fëmijërinë e tij kishte etje e dashuri për dije e shoqëri, për mësuesit e tij.
Patriotizmi e trimëria e fisit Ahmetafajve u vërtetua me Azem Ali Mëshin, i cili ra në krye të detyrës“Për rujatjen e Rendit e Sigurisë Publike”, me 3 Qershor 1999 në Tiranë.
Gjithashtu kujtojmë edhe dy vëllezërit, Kujtimin e Afrimin e Qazim Meshit, të cilët u vranë në muajin Maj 1999 në Luftën e Kosovës, të cilët u vranë në krye të detyrës. Ky fis i Azem Ali Meshit, gjithmonë u shumoftë e përparoftë dhe kujtimet e vepra e tyre të kujtohen ndër shekuj. I pa harruar qoftë kujtimi i tyre.

Kosturr, Has. më 15.05.2014

Filed Under: Histori Tagged With: AZEM MËSHI, Bute Meshi, I KOSTURRIT

LIDHJA E SHKRIMTARËVE NË GJERMANI NDERON KOLOSIN E LETRAVE SHQIPE,AZEM SHKRELIN

May 21, 2014 by dgreca

Nga Shaban CAKOLLI/
Azem Shkreli,një autoritet i cili nuk mund të zëvendsohet,njeri i madh i kulturës sonë kombëtare,që me mençuri lëroj gjuhë e kulturë kombëtare i cili u ngjit në majë të letrave shqipe dhe vetës i krijoi pavdekësinë,i mungon Kosovës,anekënd trojeve shqiptare,shumë letrar Europian thonëse i mungon Europës,na mungon neve mërgimtarëve të shkapërderdhur ënë e kënd nëpër botë,me te kishim një krijimtari më të fortë,më moderne,kinomatografi më të sukseshmet,qenja e tij i kushtohej poezisë,ishte dhe mbetet figura më madhore që mbajti gjallë lirinë e Kosovës.Për mërgatën tonë shqiptare, në veçanti për krijuesit tanë të cilët jetojnë dhe veprojnë në Gjermani,Azem Shkreli ishte shpresa dhe drita e mërgimtarëve,ishte ambasadori i vërtetë i kulturës sonë,bashkëpunonte me ne dhe na jipte këshilla,nga se kush pos tij atëbotë nuk mirrej me kulturën tonë në mërgim,pos tij.Azem Shkreli ka kohë nuk është fizikisht me ne,por për ne krijuesit në mërgatë mbetet figura më madhore,më e çmuara,udhërrëfyesi më i mirë i krijuesve në mërgim.
LSHAKSH në Gjermani gjithnjë nderon veprën e tij,organizon takime të llojllojshme për te,por tani katër vite me radhë organizon manifestimin tradicional për Azem Shkrelin,manifestim ky garues në të cilin ipen çmime për tri veprat më të mira.Këtë të shtune me 17 maj,në sallën e kulturës në Ennepetal të Gjermanisë LSHAKSH,mbajti takimin tradicional Azem Shkreli në mërgatë 2014.Manifestimit ia shtuan gjallërinë pjesëmarrja e familjes Shkreli,znj.Behare Shkreli dhe Valon Shkreli,të cilët janë shumë të çmuar dhe rrespektuar për mërgimtarët,shkrimtarë,poet,e dashamir të fjalës së shkruar,mërgimtarë të ardhur anë e kënd Europës,këngëtarë,piktor,aktor,nxënës të shkollës shqipe të Wupertalit me mësuesin e tyre Sami Thaçi,etj….Kishin ardhur edhe shkrimtarë e poet nga Kosova si Halil Xani dhe Qëndresa Halili,xhirues nga RTK-ja Ragip dhe Kushtrim Rama.Blerta Kelmendi,si moderatore mjaft e sukseshme e moderoj programin,ku në fillim ftoj për fjalën përshëndetëse kryetarin e nderit të LSHAKSH,z.Martin Çuni,i cili me pak fjalë të ngohëta,këshilluese dhe edukative,u ndoq me vemendje të lartë dhe shpërtheu me duartrokitëje nga masa.Për jetën dhe veprën e Azem Shkrelit,foli kryetari i LSHAKSH,z.Pal Sokoli,i cili mestjerash shtoi:Azem Shkrelí lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë ai vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar fakultetin Filozofik,degën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Vdiq në pranverën e vitit 1997.
Ka botuar këto vepra në poezi Bulzat (1960), Engjujt e rrugëve (1963), E di një fialë prej guri (1969), Nga bibla e heshtjes (1975), Pagëzimi i fjalës (1981), Nata e papagajve (1990), Lirikë me shi (1994), Zogj dhe gurë (1997). Në prozë: Karvani i bardhë (1961), Sytë e Evës (1975), Muri përfundi shqipes Shtatë nga at, si dhe dramat: Fosilet (1968), Varri i qyqes (1983) etj. Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja.
Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezísë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít natyrshëm në kulmet e poezisë së sotme shqiptare dhe këtë vend ai e konsolidoi dhe e përforcoi nga njëra vepër poetike në tjetrën, deri në atë të fundit, që e la dorëshkrim “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997.
Veprimtaria në poezi dhe në prozë e Azem Shkrelit në fund të viteve pesëdhjetë dhe në fillim të gjashtëdhjetave, shënon kthesë cilësore dhe kthesë në praktikat krijuese letrare. Gjatë viteve pesëdhjetë, si gjimnazist, Azem Shkreli, ka mundur të lexojë nga letërsia e kohës në gjuhën shqipe një poezi tematikisht të kufizuar, me strukturë dhe sajim artistik gjuhësor pa origjinalitetin e duhur. Në prozë gjendja ishte edhe më e varfër. Me përjashtim të ndonjë emri, (Hivzi Sulejmani) ajo pak prozë e autorëve jo fort të talentuar, kryesisht trajtonte tematikën e luftës dhe të fitores përmes rrëfimit klishe bardh e zi dhe të metodës së realizmit socialit.
Kështu Azem Shkreli shënoi kthesën e parë më të rëndësishme në poezi, në radhë të parë, duke e çliruar Unin lirik intim nga ai kolektlv, duke selitur në të temën e dashurisë për vendlindjen dhe duke portretizuar njeriun e truallit rugovas, me ngjyrimet e traditës dhe të lashtësisë, dashurinë për vashën, lirikën peizazhiste, etj. Nga ana tjetër thyerjen e parë të madhe në letërsinë shqiptare, kosovare, Shkreli e bëri me romanin “Karvani i
bardhë” si edhe me tregimet e përfshira në vëllimin “Sytë e Evës”, që qëndrojnë ndër më të realizuarat në prozën tonë të shkurtër.
Hasan Qyqalla,Kryetar i LKSHM, i cili përshëndeti familjen Shkreli dhe të gjithë të pranishmit, foli p rëndësinë e manifestimit Azem Shkreli,lëvdoi veprimtarinë e Azem Shkrelit në përgjithësi dhe të veçantë në letërsinë shqipe.LSHAKSH në Gjermanirolin prioritar ia lë bashkëpunimit me rininë tonë të mërguar.Falemnderuar mësuesit Sami Thaçi,i cili me nxënësat e tij të shembullor ka vite që bashkëpunon me ne, u prezantuan me këngë
e valle kombëtare dhe një recital dy gjuhësh shqip-gjermanisht.Pjesa e parë e takimit ishte e pregaditur me punime domethënëse nga Azem Shkreli dhe për Azem Shkrelin,ku me poezi për Shkrelin u prezantuan:Dibran Demaku,poet e publicist,aktori Musa Mulolli, Anxhelina Krasniqi-Bardhi,etj.
Me një poezi të arrirë u paraqit edhe poeti ynë i njohur nga Kosova Halil Xani.Driton Gashi,një artist i merituar,i cili në Gjermani ka ardhur si fëmijë,i dalluar në mësime të shkollës gjermane dhe asaj shqipe,tani pedagog në shkollat gjermane,këngëtar i mirënjohur,shkrimtar,para të pranishmëve shpalosi nga reportuari i tij këngët:Kur të jeshë mërzitur shumë(teksti i Dritëro Agollit”)dhe Valësi i lumturisë,kënaqi të pranishmit dhe u shp-
ërblya me duartrokitëje të zjarrta.Ashtu publikun e ndezi me këngë për Pjetër Bogdanin,rrapsodi ynë i mirënjohur Zyber Topalli.Krenaria në mërgim na mbanë kur rinia jonë e mërguar ruan gjuhë,kulturë e traditë,dashurinë për atdheun,kur të rinjët në mërgim i recitojnë e këndojnë atdheut,dëshmorëve të kombit,ndihemi se këta fëmijë nuk mund të asimilohen.Të tillë ishin vëllezërit Kurtishi,të cilët me këngët e tyre për atdheun mrekulluan pjesëmarrësit.
Dihet se me këta djem të rinjë ka punuar shumë edhe babai i tyre dhe këngëtari ynë i merituar z.Llokman Kurtishi.
Sekretari i LSHAKSH-në Gjermani dhe udhëheqësi i komisionit të Konkursit të sivjetmë poeti dhe publicisti Shaban Cakolli, në emër të jurisë se përbërë nga:
1. Shaban Cakolli( poet dhe publicist)
2. Faruk Tasholli(shkrimtarë,poet, publicistë dhe autor i shumë teksteve të këngëve hite)dhe
3. Miradije Gashi, (poete e publiciste).
Shpalli fituesit e vitit 2014 të Konkursit letrarë, ”Azem Shkreli”.
Vendi i parë i takoj poetit, Naim Fetaj: “Terrinë përtej diellit”, përmbledhje poezish
Vendi i dytë shkrimtares, Bukurie Bushati: ”Buzëqeshje me gjurmë lotësh”, tregime
Vendi i tretë poetes, Fakete Rexha: Bota e vogël e Beri Lu, tregime dhe poezi.
Shaban Cakolli tha, këtë vit kemi pasur një konkurrencë vërtetë të madhe, na ka ardhur shumë keq qe na duhej të veçojmë tre fitues po sipas konkurrencës, për jurinë fitues janë të gjithë ata qe konkurruan. Shpërblimet i ndanë në emër të familjes Shkreli, Valon Shkreli, (djali i Azemit) dhe Shaban Cakolli në emër të jurisë se Lidhjes sonë. Në emër të te shpërblyerëve folën Fakete Rexha, “Mua mu nda Cmimi i tretë për librin e botuar mes dy takimeve “Bota e vogël e Beri Lu”. U gëzova. Shumë u gëzova. Ndaj, desha ta falenderoja Zonjën Shkreli bashkë me familjen e saj si donatore kryesore. Pal Sokolin – Kryetar i Lidhjes së SHAK të Gjermanisë. Këshillin Organizativ të manifestimit dhe Jurinë. Edhe gjithë të tjerët që jeni të pranishëm në këte manifestim të fjalës së bukur artistike. Prania e familjes së Azem Shkrelit dhe e tëgjithë ju krijues te dashur,pastaj ky çmim qe mu nda sot,do te jenë frymëzim dhe një motiv më shumë per krijimtari të re. Ndërsa fituesja tjetër Bukurije Bushati tha ;”Hera e parë qe marr pjesë në një konkurs letrar. Kjo në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqipar në Gjermani. U paraqita me librin tim, përmbledhje tregimesh,” Buzëqeshje me gjurmë lotesh”.Mendoj se të fitosh çmimin libri me i bukur i vitit, eshte me gjithmënd gëzim, por të fitosh, edhe pse jo te parin, por vendin e dytë me cmimin, “Azem Shkreli”, kjo është lumturi! Faleminderit, për vlerësimin, juria, faleminderit Kosova, faleminderit zonja Shkreli! Jam e nderuar prej jush! Këngëtari Driton Gashi ju dhuroj qe të tre fituesve nga një CD dhe nga një Libër mr këngë te reportuarit të tij. U ndanë edhe mirënjohje në emër të Lidhjes Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani. Mirënjohje kësaj radhe i ndamë: Poetit tanimë të ndjerë: Fehmi Korqa, për aktivitete dhe krijimtari pranë LSHAKSH-së në Gjermani. Poetit dhe ish kryetarit të LSHAKSH-së tani i LSHKSHM z. Hasan Qyqalla, për punë dy vjeçare panë saj. Pastaj poetes dhe zëdhënëses së Lidhjes sonë , Sevëme Fetiqi, për veprimtari dhe aktivitet pranë saj. Mirënjohje i ndamë edhe poetit dhe sekretarit te LSHAKSH-së Z. Shaban Cakolli, si krijuesi më aktiv i vitit. Mirënjohje i ndamë edhe zonjës Drita Nikoliqi-Binaj, për pjesëmarrje aktive në aktivitetet e LSHAKSH-së në Gjermani dhe me në fund i ndamë mirënjohje edhe shkrimtares nga Kosova, Qëndresë Halili, si pjesëmarrëse më e re pranë të manifestimit tonë. Mirënjohjet i ndanë Martin Çuni( Kryetari i nderit) dhe Pal Sokoli(Kryetar i tanishëm) të LSHAKSH-së në Gjermani. Kryetari i Shoqatës “Lichtblick” z. Ismet Mehmetaj, në emër të shoqatës se vet, ndau dy mirënjohje, një mirënjohje public ke për LSHAKSH në Gjermani, 2014 për aktivitete dhe organizim të mirëfillte të mërgatës, dhe një mirënjohje për Znj. Mimoza Kallja nga Muncheni.
E cila i gjendët gjithmonë pranë çdo aksion humanitar. Gjithmonë i është përgjigjur thirrjeve për ndihmë, jo vetëm të shoqatës “Lichtblick e. V.” por edhe thirrjeve individuale të njerëzve më nevoja. Para një viti e kemi shpalle ambasadore te shoqatës “Lichtblick e. V.” tha Ismet Mehmetaj
.Në pjesën e dytë të manifestimit,u promovuan dy libra:Romani “Përsëri Përseritet” i autores Qëndresa Halili,për të cilin referoi Musa Mulolli si dhe përmbledhja poetike “Bërthama e fjalës”;për të cilen referoj Maxhun Smajli.

Filed Under: Mergata Tagged With: AZEM SHKRELIN, LIDHJA E SHKRIMTARËVE NË GJERMANI NDERON KOLOSIN E LETRAVE SHQIPE, Shaban Cakolli

KRYEMINISTRI NE SIKLET

May 21, 2014 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Kryeministri në largim Hashim Thaçi, është në panik të madh. Është në siklet shumë të madh. Është shumë i lodhur. I katandisur. I trembur. I hutuar. Nuk është më “komod”. Është shumë i shqetësuar. Ka shumë arsye të jetë i shqetësuar. Partia e tij po shkon drejt greminës. Po tkurret. Njerëzit dita-ditës po i ikin. E ka shumë të vështirë. Nuk e ka të lehtë. E kuptoj fare mirë. Pas shtatë viteve kryeministër nuk e ka të lehtë të shkojë prapë në opozitë. Ai e din fare mirë se si është të jesh në opozitë. Këtë gjë e ka provuar në “lëkurën” e tij për tetë vite me radhë. Thaçi është i “’zgjuar”, nuk është naiv. E ka kuptuar me kohë se nuk do ta fitojë edhe një mandat. Është duke vepruar sipas teorisë se “shpresa vdes e fundit”. Nga paniku i madh s’po lë gurë pa lëvizur, duke bërë koalicione edhe të panatyrshme. Ai është duke u munduar ta kapë trenin e fundit. Por, është vonë. Është tepër vonë. Çdo veprim i tij është pas orës 12-të. Populli e ka kuptuar se nuk është lider i denjë për të udhëhequr, por vetëm një demagog. Ky popull e ka humbur besimin tek ai. E ka kuptuar se ai është vetëm një mashtrues, që për vota është në gjendje të bëj çdo gjë, madje të bëj premtime që edhe ai vetë nuk iu beson. Një lakmitar i çmendur për pushtet. Populli është lodhur nga gënjeshtrat dhe nga keqqeverisja e tij. Është lodhur nga premtimet e tij të rreme. Ai madje është zhytur aq thellë në papastërtinë e qeverisjes së vendit, sa pa u skuqur fare e mashtron opinionin e vendit kur thotë: ”Ne kemi realizuar të gjitha standardet dhe kriteret për liberalizimin e vizave tani Bashkimi Evropian po vonohet në raport me Kosovën, është një vonesë e padrejtë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës”. Ka edhe qindra arsye të tjera pse elektorati me votën e tij do ta ndëshkoi, ashtu siç e ndëshkoi në zgjedhjet lokale. Por, këtë herë do të ndëshkohet akoma më keq!
(Autori është publicist nga Prishtina)

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, KRYEMINISTRI NE SIKLET

15 vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor na çliruan…

May 21, 2014 by dgreca

Ne vend se t’i bëhet ftesë Papës të na nxjerr nga varfëria e izolimi, një hoxhë i djallëzuar, ia përsëritë ftesën: ‘Ktheu në islam”. Sikur të bëhej nga ndonjë mulla i Iranit a Irakut, do të shqyheshim se qeshuri, por bëhet nga një shqipfolës-zëdhënës i sulltan “pekmezeve” të Anadollit./
Nga Gani MEHMETAJ/
“Kthehu në islam” ia përsëriti kërkesën hoxha i lagjes më të varfër dhe më të mjerë në kontinent, Papës, klerikut të fuqishëm të selisë më të pasur në botë. Të shqyhesh gazit me gazmore të këtilla, sikur të bëheshin nga mulla të Iranit a Irakut, por bëhet nga një sherr budalla, i cili po ta ndjente vetën shqiptar do ta kërkonte ndihmën e Papës për të na nxjerre nga mjerimi e skamja ku jemi katandisur, ashtu sikurse na ndihmoi dikur Papa Gjon Pali i Dytë. Por atëbotë ne e kërkonim ndihmën e tij, ia kujtonim përkatësinë tonë evropiane, ia numëronim kontributet për qytetërimin evropian, i përgjëroheshim në tokë e në qiell.
Pesëmbëdhjetë vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor na çliruan, hoxha i mjerë i lagjes se varfër të Prishtinës që përngjan aq shumë me Kandaharin (vetëm Gazi Baba, lagje shqiptare e Shkupit mund ti konkurroj në varfëri) i kërkon Papës të kthehet në islam! Kërkesa prej sherr budallai nuk është e paqëllimtë, as e thënë kuturu. Ashtu i kanë thënë të bëjë dhe ky hoxhë si argatë i shejtanit nuk ia huq asnjëherë kur është puna të bëjë sherr. Asnjë shqiptar në Kosovë nuk po e shijon parajsën e hoxhës, përkundrazi po e përjetojnë ferrin. Të rinjtë po ikin në Perëndim, dhjetëra prej tyre lan kokat nëpër kufi.
Ne kërkojmë të futemi në Bashkimin Evropian në ethe, sepse po u zgjat puna e integrimit do të mbetemi pa të rinj. Ndërkohë betohemi se jemi evropian, betohemi se kemi tolerancë fetare shembullore, ndërsa hoxha e thotë të kundërtën se, ka mision ta shprish tolerancën fetare se ka mision të bëjë ftesa të tipit të mullave të Homeinit, në emër të atyre që e paguajnë! Çka do t’i lakmonin islamit të hoxhës Papa me të tjerët? Luftërave të pafundme fetare në mes të shitëve e sunitëve, ku fëmijët e gratë pësojnë më së shumti, varfërisë e mjerimit për të ardhur keq, krahas padijes e errësirës.
Për shqiptarët as që i bëhet vonë, ai përpiqet t’i dëmtoj shqiptarët, duke i lënë të izoluar nga bota, duke u përpjekur t’i kthejë në mesjetën otomane.
Ne e kemi bindur popullin se BE-ja, pra edhe Vatikani si pjesë e BE-së është e ardhmja jonë, hoxha e kërcënon Selinë e Shenjtë, ashtu sikurse bënin dikur sulltanë pekmezët. Ai një shërbëtor i humbur i Anadollit ia ha mendja të matet me Papën. Gazmore se jo mahi nga mullai i periferisë së Prishtinës.
Me budallain tallemi, sherr budallait duhet t’i druhemi. Po me shejtan budallain si të sillemi? I njëjti hoxhë ka vjet që e përsëritë një parullë fyese e të dhunshme, e cila me muaj ka qëndruar në disa pika kyçe të Prishtinës: “Bajramin e ardhshëm do ta falim në Katedrale!” Ky nuk është veprim prej budallai, as prej sherr budallai, ky është veprim prej shejtan budallai. Në këtë mënyrë ai ndërsen njerëzit me tru të shpërlarë apo të shiturit të mësyjnë e ta përdhosin Katedralen, si në vendet arabe ku i përdhosin dhe i djegin vendet e shenjta. Natyrisht shumica në Kosovë janë shqiptarë, prandaj sado të përgjumur të duken, nuk do ta lejojnë një përdhosje të tillë. Katedralja është e tyre, me emrin e Nënës Terezë. Ata s’duhet të lejojnë përdhosjen e asnjë faltore.

Kërcënimi ndaj shqiptarëve!
Nuk është më pak nxitës i mos durimit fetar as kryetari i BIK-ut, i cili me dhjetëra herë e ka përsëritur sloganin kërcënues: “Jemi 94 për qind myslimanë!” Po shqiptarët ku janë? Ai i shpërfill shqiptarët, të gjithë i bën myslimanë sipas dëshirës së tij. Kujt i kërcënohet i pari i myslimanëve të Kosovës? Shqiptarëve katolikë e protestantë, shqiptarëve gnostikë dhe ateistë, shqiptarëve për të cilët feja e tyre është shqiptaria, pra të gjithë atyre që nuk mendojnë si ai-anadollçe e me mendësi mesjetare të pushtuesit osman. Ai u kërcënohet shumicës shqiptare, sepse as shqiptarët besimtarë myslimanë nuk luftuan asnjëherë kundër bashkëkombësve të tyre për mjekrën e hoxhallarëve të shitur, megjithëse i kanë nxitur edhe më parë.
Që të jetë ironia më e madhe, kreu i hoxhallarëve të Kosovës e merr një slogan të cilin më dhjetëvjetëshe e kemi përsëritur: “jemi 96 për qind shqiptarë” jo për të kërcënuar komunitetet, por që ta informojmë bashkësinë ndërkombëtare se nuk është demokratike që pakica serbe të sundojë e ta terrorizoj shumicën shqiptare në Kosovë. Ndonjëherë e kemi përsëritur edhe në këtë kohë, kur shihnim se si pakica serbe po favorizohej duke shkelur të drejtat e shumicës shqiptare. Se kjo gjë do të keqpërdorej nga kreu i BIK-ut askujt nuk i shkonte ndër mend atëbotë, sepse atëherë kur kërciste kërbaçi e pushka e ushtarëve serb, zëri i tyre nuk dëgjohej fare, nuk dëgjohej as zëri i shteteve arabe që s’na mbështesnin në kohën kur ne vuanim nën pushtim.
Keni dëgjuar të parin e myslimanëve të Kosovës të dënoj krimet serbe, apo kriminelët serb që vranë shqiptarë? Asnjëherë. Ata vajtojnë tullat e djegura e ngrehinat, por nuk i vajtojnë njëzetë mijë shqiptarë të vrarë, dhjetëra mijëra të plagosur e të dëbuar. Për ta njerëzit nuk bëjnë as sa tullat.
Keni dëgjuar ndonjë hoxhë të falënderoj ShBA-në dhe Evropën Perëndimore që na çliroi e na shpëtoi nga gjenocidi? Shumica nuk dinë çka është mirënjohja, ata dinë të falënderojnë vetëm ata që ua mbushin sqepin atyre me bakllava e hurma.

Në vend të shëndetit kërkona shami grash

Një ministër dështakë që e la shëndetësinë në gjendje të mjerë si në vendet arabe, ku bëhet luftë, në vend që të jepte përgjegjësi për rrënimin e shëndetit të popullatës, nis e përjargët për shamitë në shkolla, thua se i kemi rregulluar të gjitha punët tjera, por na mbeti keq shamia e femrave që duan të mbulohen “vullnetarisht”. Në duhet të kërkojmë përgjegjësinë e këtij ministri të papërgjegjshëm, e jo të merremi në media e në forume me broçkullat e tij. Popullin e ka kapluar varfëria, të rinjtë dëshpërimi, ndërsa tipat si Agani sharlatan me disa mercenarë të tjerë përpiqen t’i çorientojnë shqiptarët nga problemet fondamentale: ekonominë e rrënuar, standardin më të ultë në Evropë, kulturën në gjendje të mjerë etj.
Ata nuk vuajnë nga këto mungesa, (për kulturë nuk kanë nevojë), marrin para nga taksapaguesit dhe nga fondet e dyshimta që veprojnë për të zezën tonë.

Filed Under: Analiza Tagged With: 15, na çliruan..., vjet pasi ushtarët e qytetërimit perëndimor

Tea Memeti, dhe ëndrra e saj në universitetin e famshëm Yale në New Haven

May 21, 2014 by dgreca

*Një studente shqiptaro-amerikane, përgjegjëse kulturore, që përpiqet të nxise mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme në Universitetin e Connecticut, ” thotë Profesorja Halina K. Hollyway e Universitetit të Connecticut./
*Tea Mehmeti është dhe përfituese e një burse që jepet nga Fondi i Federatës VATRA për Studentët/
Nga Beqir Sina/
STAMFORD CONNECTICUT : Në Shtetet e Bashkuara, por edhe në pjesën më të madhe të planetit, është sesionii i përfundimit të shkollës. Dikush këto ditë i gëzohet suksesit të diplomimit, dikush tjetër ngritjes edhe të një klasë më shumë. Por, të gjithë kan një emrues të përbashkët :”Çdo studentë, apo nxënës po përjeton këto ditë kënaqësinë e veçantë, të suksesit, që ka arritur, ndërsa, nëpërmend i sillen ëndrrat më të bukura të jetës – të ndërthura me planet e tyre për të ardhmen.
Një ndër këta studentë në SHBA, është edhe Tea Memeti, e cila është një studente e edukuar në frymën e tolerancës ndërnjerëzore, që shoqëria dhe personeli i fakulteti e vlerësojnë për bashkëveprimin dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme kulturore. Ajo është duke studiuar në fakultetin e Kontabilitetit, Universiteti i Connecticut, ku, pret për të fituar një diplomë bachelor në Kontabilitet në vitin 2016, dhe ka në plan të bëhet një kontabiliste e çertifikuar. Sipas gazetës së këtij universiteti, Tea, ka marrë shumë merita dhe çmime në shkollë dhe në shërbim të komunitetit. Universiteti i Connecticut (UConn), është universitet publik, i themeluar në vitin 1881.
Studentja shqiptaro-amerikane, tani është në toplistën e dekanit në Universitetin e Connecticut, e cila ka ardhur këtu me një bursë nga Fondacioni i Shoqatës Vatra për Arsimin, si dhe nga kompania e njohur Deloitte. Përveç studimeve të saj, Tea, shërben si një SGA, ose si njihet ndryshe në sistemin shkollor amerikan një Senatore në Universitetin e Connecticut. Si senatore, ajo ka ndarë përgjegjësitë e saj për të menaxhuar dhe të ndajë buxhetet financiare për grupet studentore, me të ardhura të pamjaftueshme, ngritjen e fondeve, kontrollin e tyre , dhe të nënshkruajë kontrata. Tea, gjithashtu mban titullin e Ambasadores së Rinisë (NGY GCE), ku ajo promovoi mirëkuptimin kulturor ndërkombëtar, duke përdorur mjetet e rrjeteve sociale, për të trajtuar vetëdijen globale .
Kjo përvojë, thonë pedagogët e saj, i dha studentes së tyre, mundësi për të përdorur aftësitë e saja drejtuese dhe për të bashkëvepruar me njerëz me prejardhje të ndryshme në Amerikë. Përveç kësaj, Tea, shtojnë ata, është gjithashtu, në gjendje për të ruajtur dhe demonstruar të gjitha virtytet e edukatës familjare, prej nga ajo rrjedh – Si një studente shqiptaro-amerikane, që ruan me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Këtë e ka pohuar edhe një pedagoge, e cila thotë se :”Tea, vjen nga një familje që pasqyron mjaft mirë vlerat e arsimit dhe për këtë arsye, ajo është e disiplinuar, e motivuar dhe e përkushtuar fuqishëm ndaj edukimit të saj. Ajo është një studente e cila identitetin e saj kombëtar si shqiptare, e tregon me krenari në sjelljen dhe punën e saj – që frymëzon edhe të tjerët me një qëndrim, që e afron shumë me të gjithë studentët.” – thotë pedagogja e saj,Jeanne R. Lauer.
Duke udhëtuar në Stamford, mësojmë se Tea Memeti, përveç angazhimit të saj në studime, gjatë vitit shkollor punon edhe si asistente në një shkollë të ciklit të ulët në Stamford, në qytetin e saj. Ajo është në shërbim të nxënësve të shkollës fillore, duke i mësuar lëndën e matematikës. Mirëpo, si tregon ajo, ëndrra e saj dhe e pedagoges (që u kishte premtuar), u realizuan”- kur ajo realizoi vizitën me nxënësit e saj – dhe pedagogen në Universitetin e famshëm Yale në New Haven, i cili është një nga 5 universitet më në zë të planetit, dhe një nga ëndrrat më plan-grishëse të Tea-s.
“Ishte një ëndërr që u prek, thotë Tea, kur u gjenda në Campusin e Universitetit Yale, dhe mbi të gjitha në sallën e bibliotekës,- auditorët e panumërta ku kanë dalë edhe disa presidentë të SHBA. Bibliotekat, ku gjinden librat më të vjetra në botë, dhe për sasinë e librave, duke shtuar se biblioteka, ka në gjirin e saj 12.5 milion vëllime, duke u renditur atë në vendin e dytë, si institucion akademik në botë” thotë ajo.
Tea Memeti, ka lindur në Zvicër. Familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Teksas, kur ajo ishte veçse një vjeçe. Pasi që jetojnë së bashku me familjen e saj në Teksas për dhjetë vjet, ajo dhe familja e saj u zhvendos në Stamford, Connecticut. Tea, është e bija e dy prindërve shembullorë, intelektualë dhe me një respekt të veçantë në komunitet. Babai i saj Adnan Memeti, është një shkrimtar nga Lugina e Preshevës, që ka emigruar fillimisht në Zvicër, dhe më pas në SHBA, ku u dallua si një aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe tani është prej disa vitesh Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një grupim ky i madh i cili mbledh rreth vetes, krijuesit, shkrimtarët dhe poetet shqiptarë në gjithë SHBA, ndërsa, nëna e saj Vilma Tafaj Memeti nga Tirana, mjeke e cila ushtron profesionin e saj në fushën e stomatologjisë.
Tea Mehmeti, prej dy vitesh, është dhe përfituese e një burse që jepet nga Fondi i Federatës VATRA për Studentët/

Filed Under: Featured Tagged With: dhe ëndrra e saj në uni-versitetin e famshëm Yale, në New Haven, Tea Memeti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4603
  • 4604
  • 4605
  • 4606
  • 4607
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES
  • Misioni i Madh i Studentave të Shkupit! Shqiptar bashkohuni studentave!
  • NJË GJUHË, NJË IDENTITET – STUDENTËT DALIN NË MBROJTJE TË SHQIPËS
  • “Shqiptarët e Amerikës” ndjekin me shqetësim të thellë zhvillimet e fundit në Maqedoninë e Veriut
  • Eshtrat e Hasan Tahsinit duhet të sillen në atdhe
  • “Irani dhe Siguria Kombëtare”!
  • Pamja e Hënës të cilën nuk jemi mësuar ta shohim
  • Analizë strategjike: Roli i SHBA-ve dhe ndikimi i NATO-s në suksesin operacional ushtarak
  • MICKOSKI DHE POLITIKA E KAMUFLUAR NË BALLKAN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT