• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ivo Andriçi, krimineli (nobelisti) që e përgatiti zhbërjen tonë!

April 14, 2014 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
”Beogradi, nga fundi i vitëve të tridhjeta të shekullit të kaluar ishte plotë me kombësi (nacionalitete) të ndryshme . Ishin Hebrenjtë, Çekët , Hungarezët , Gjermanët dhe Rusët. Kishte edhe Rumunë , Grekë e Slovenë. Me të gjithë jetohej normalisht , por vetëm me shqiptarët nuk shkonte mirë; i shanin , i thirrnin me emra nënçmues ,dhe ngadalë ngadalë krijohej muri ndarës në mes të shumicës serbe dhe tyre; të nevojshëm për punët në ndërtimtari dhe bartjen e klavirave nga një shtëpi në tjetrën Por dikush duhej që t´i bartë tjegullat në katin e fundit të pallatit të kinemasë ”Beogradi” e cila ndëertohej aso kohe, dikush duhej që t´i shkarkoj të dy tonelatat e qymrit (thëngjillit) për mamin tim , por çka të bëjmë me ta kur t`i kryejnë punët? Qëndrimi i tyre në mes të Beogradasve për një djalosh 6 vjeqar ( Bora Ćosić ”Albanac i ja”) ishte diçka egzotike: e dija që vinin nga jugu, që janë të varfër dhe shendetligë, që pasi i sharronin drunjtë nëpër oborret e qytetarëve , flenin nëpër podrume , ushqeheshin me sardina dhe rrush. Ishin shumë të tjeshtë , pak të turpshëm , kryesisht shumë të sjellëshëm. Nuk e dij se pse nëna ime e tregonte një çikë rezervë karshi atyre, e mua nuk më kujtohet që unë të jam shoqëruar ndonjëherë me ndonjë fëmijë shqiptar, mendoj as që ishin në shkollat tona ”….vazhdon më tutje Bora Qosiçi në kujtimet e tija për shqiptarët.

Pra të tillë ishim , të tillë na njihshin, të tillë na paragjykonin dhe si të tillë donin të na zhbënin.
Lav Trocki , pas luftërave të Serbisë me ne në vitin 1912 shkruante :” Sërbia e muarr Kosovën , por e morri edhe një gurë të rëndë mulliri mbi shpinën e zhvillimit të saj”
(Srbija je zadobila Kosovo, ali i mlinski kamen na vratu svog razvitka. (Lav Trocki, dopisnik sa balkanskog ratišta 1912)

Trocki që më kohë e kishte nuhatur që jeta me shqiptarët për serbët nuk është e mundur . Ata edhe sot e kësaj dite e mendojnë të njejtën . Të kotë e kemi ne; të kotë e ka bashkësia ndërkombëtare.

Ivo Andriçi (hkrimtari nobelist i vitit 1961) ishte ambasador i Mbretërisë së Jugosllavisë në Gjermanin e Hitlerit dhe në atë kohë në Janarin e vitit 1939 në kërkesë të Milan Sojadinoviçit e bëri projektin për ndarjen e Shqipërisë në mes të Jugosllavisë dhe Italisë , sipas të cilës Sërbija duhej të merrte Shqipërinë e Veriut dhe Durrësin ” (Ante Beljo, Ideologija Velike Srbije ). Elaborati i Ivo Andriçit i datës 30.01.1939 ishte bërë si
” përkujtues” zyrtar pë çështjen shqiptare për përdorim të mbrendshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Jugosllavisë :
” Kur të ndahet Shqipëria do të zhduket vendpërkrahja për pakicën shqiptare në Kosovë, dhe e cila në situatë të re do të asimilohej më lehtë. Neve do të na takonin edhe 200 000 – 300 000 shqiptarë të tjerë por ata janë të shumicës katolike dhe marrëdhënjët e tyre me Shqiptarët musliman nuk është e mirë (?) Pastaj shpërngulja e shqiptarëve musliman për në Turqi do të bëhej nën rrethant e reja , dhe nuk do të kishte shumë pengesa për pëngimin e kësaj shpërnguljeje”
Dy motive që vazhdimisht rëndojnë mbi ne ,sipas planeve serbe ,marrëdhenjët ndërfetare dhe shpërngulja e shqiptarëve musliman ) . Plane , plane , plane e ne nuk vetëdijësohemi !
Në të njejtën kohë me Ivo Andriçin , me 3.Shkurt 1939 u shfaq edhe projekti tjetër për okupimin dhe ndarjen e Shqipërisë i cili elaborat iu dorëzua Qeverisë së Stojadinoviçit. Fjala është për projektin e Ivan Vukotiçit i cili e propozonte ndarjen e Shqipërisë me Italinë në vijën Strugë- Librazhd – Elbasan- Durrës. Ai vjen në përfundim që është ” më mirë një dritare e Italisë në Ballkan se sa një shtëpi shqiptare (Ivan Vukotić, O Albaniji i interesne sfere ).

Historikisht urrejtje , gabimisht thuhet urrejte ajo ishte dëshirë shekullore për tokat ship-
tare por pa shqiptar. Në Arkivin e Institutit Historik të Kosovës është dokumenti ku thot: ” Gjatë luftës së dytë botërore armiqësia në mes shqiptarëve dhe Serbëve ishte në kulmin e saj . Në raportin e Komandës së korpusit të dytë të çetnikëve të Drazha Mihajloviçit , çetnikët deklaroheshin se do të luftojnë kundër Shqiptarëve deri në zhdukjen e tyre, por urrejtja ndaj shqiptarëve ishte edhe tek dashamirët e komunizmit . Shumë çetnikë pas amnestisë së vitit !944 kaluan në rradhët e partizanëve dhe e mbanin gjithnjë të njejtin qëndrim : Te zhdukën shqiptarët !
” Është pak e njohur , përveç historianëve profesionist , që me problemin e Kosmetit (Kosovës) dhe të Shqipërisë së sotme , si dhe me të gjitha problemet që dalin nga zgjidhja e saj është marrur edhe shkrimtari ynë i madh Ivo Andriçi, kuptohet në cilësinë e diplomatit dhe shërbetorë i Ministrisë së Punëve të Jashtme.. Sipas detyrës zyrtare në vitin 1939 pë Kryeministrin e asaj kohe të Mbretërisë Jugosllave Miladin Stojadinoviçin e shkroi elaboratin se si ai e shihte situatën e mbrendshme dhe të jashtme me theks të posaçëm në Balkan dhe në shtetet Ballkanike e me Shqipërinë në te. (.O Kosmetu ).
” Në tekst ka edhe shumë detaje interesante dhe se në fund flitet për problemin që neve na ngushton dhe më së shumti na intereson. Ivo Andriçi me atë zërin e tij të butë e analizon atë që edhe para luftës së dytë , me keqardhje , e edhe deri në ditët e sotit është pika më e dhimbëshme serbe- problemi i Kosmetit dhe shtetit të Shqipërise ” përfundon autori . E unë po e shtoj që shqiptarët më shumë iu interesojnë serbëve se sa vetë shqiptarëve.!
”Diku pas 40 vjete nga shkrimi i memorandumit të Andriçit , ai u bë publik në ” Časopisu za suvremenu povijest” të Zagrebit. (1977) Heshtjen për elaboratin e Ivo Andriçit ( se serbët ende sot nuk flasin me dëshirë fxh) ,pas vdekjeës së Titos e theu Ibrahim Rugova , si kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që ishte , duke e akuzuar Andriçin për nacionalizëm , pra veprat e tij më nuk mund të mësohen e ligjërohen në shkollat e Kosovës. Sipas tyre ( shqiptarëve fxh)një nobelist i shpërblyer për vlerat e tija humane bëhët nacionalist serb ” (Milka Luqiç)

((Për një rezyme të shëndoshë dhe kritikë ndaj nesh se si i vlerësojmë të mençurit , kuadrot dhe punëtorët tanë të kombit në krahasim me serbët :
”Ivo Andriçi lindi më 1892 në Dolac- Vdiç në Beograd më 1975 , ishte shkrimtar serb dhe jugoslllav , Ishte Diplmat i ish Mbretërisë së Jugosllavisë . Fitues i çmimit Nobel për letërsi në vitin 1961 për romanin ”Ura e Drinës ”(1945 ) Isht e anëtarë i Akademisë së shkencave dhe arteve të Serbisë deri në vdekje Që nga viti 1920 u bë administrator në Ambasadën në Vatikan, e pastaj punoi si në konsulatat në Bukuresht, Trieshte dhe Grac
( Бриљантна дипломатска каријера („Политика“, 10. октобар 2011) , dhe si njeri i vyer për çështjen serbe kurrë nuk u akuzua për ”tradhëtar ” nga serbët sepse iu shëbeu të gjitha regjimeve shtetrore . Medet se ku jemi ne ! ))

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, Ivo Andriçi, krimineli (nobelisti) që e, Pergatiti, zhbërjen tonë!

SHARRI

April 14, 2014 by dgreca

SHARRI/
Nga QAZIM SHEHU/
Sharri me qeleshen e borës,/
Mbi Pellg të Shkupit,oaz zjarri,/
Njërin krah ia zgjat Kosovës,/
Tjetrin Tetovës ku rri shqiptari./
Bora dhe qielli një ftohtësi,/
Ngrijnë njëra tjerën pa dert,/
Sharri me madhështi,/
Lart ngrihet mbret./
Sharri sharron në heshtje,
Lisin e madh të durimit,
Kur ciknat me ngërdheshje,
Ia përqeshin vegimin.
Kryet në qiell Sharri krenar,
Kupton e s`kupton kush i ka ndarë,
Trojet shqiptare gllabëruar,
Nga koha apo ky mal i dënuar,
Të rrijë mes tyre e mos ulet,
Tetova të shohë Prizrenin,
Shkupjani diellin.
E kupton mal i lartë,
Duhej të lëvizte pak më tutje,
Atje e vu zoti si fat,
Kot i lodh gjunjët.
Bora shtresën kap, ulërin në brinja,
Bora zbardh e nxin historia,
Sa luftë e përpjekje tym e zjarr,
Si kal i bardhë që rend revan,
Rend revan e mbetur në vend,
Herë qan për Tetovë e herë për Prizren,
Ti mbete, o Sharr që sharrove shpresë,
Me borë shumë e pak vesë…
Këtë borë do doje si shtresë magjie,
Nga një metër në ditë të bije,
Gjer të plotësoheshin njëqind vjet,
Tetovë e Prizren të shiheshin drejtpërdrejt…

FUSHË E KOSOVËS.
Nga çdo anë t`i biesh Kosovës do shohësh një fushë,
çati të kuqe, nën vetulla kodrash shoh
Syrin ciklopike të një lufte,
Që u hap të shihte plagë në to.
Tani plagët janë vetëm në kujtesë,
Plagë në Shtimje, Viti,Lipjan e Therandë,
Dhe pamje e Fushës shtrirë si flamur
Mbi fytyrat e tyre që nuk janë…
AUTOSRADË
Me plugun e çlirimit të ëndrrës,
Hapet krahu i autostradës,
Lumë që i shpëtoi natës.
Për të lagur brigje njerëzish.

Me shekuj u prit ky lumë,
Të notohej në të lirisht,
Në Morinë,
Policët shqiptarë,
Ulin e ngrenë traun e doganës,
Gabimisht….

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Qazim Shehu, SHARRI

Kur shteti kapet për fyti!

April 14, 2014 by dgreca

Opinion nga Faik KRASNIQI/
Duhet të jemi të sinqertë: Kosova deri tash nuk është udhëhequr nga njerëzit e mençur, intelektualët e mirëfilltë, patriotët e vërtetë, ata që nuk udhëhiqen nga interesat e ngushta personale… se të tillë burra mund edhe të vetëflijohen në mbrojtjen e interesave të popullit dhe të atdheut. Tragjedia më e madhe për një popull është kur shtetin e udhëheqin analfabetët dhe injorantët. Kur sheh lloj-lloj injoranti dhe injorante, lloj-lloj analfabeti që s’dinë t’i lidhin dy fjalë e fal nepotizmit, miqësisë dhe servilizmit janë bërë me poste të larta shtetërore e partiake, të krijohet përshtypja se Kosova me të vërtetë s’ka intelektualë dhe ka mbetur në dorën e tyre ta udhëheqin këtë vend. Kur injorantët dhe analfabetët bëhen faktor, intelektualët dalin në pension të parakohshëm!
Kështu është kur shtetin e udhëheqin injorantët, analfabetët dhe njerëzit e korruptuar që ky popull i lejon të jenë në pushtet tash e 15 vjet!
Kështu është kur punësohen njerëz me lidhje familjare, afiliacione politike… dhe jo njerëz kompetent. Në shtetin ku udhëheqin kriminelët, injorantët dhe analfabetët çdo gjë është e mundur.
E mjerë Kosova në dorën e kujt ka mbetur. Thua se në tërë Kosovën nuk paska njerëz të shkolluar, por të na udhëheqin analfabetët, injorantët e hajdutët.
Më e keqja është që partitë politike, intelektualët e mirëfilltë po i kthejnë në militantë dhe tifozë të tyre. Kur intelektualët kthehen në militantë partie, injorantët e analfabetët bëhen faktorë. Kjo është fatkeqësia jonë.
Kosova deri kur do të durojë të udhëhiqet nga njerëzit e paditur?
Kosova deri kur do të durojë të vidhet në mënyrë të pamëshirshme nga këta politikanë të pamëshirshëm?
Kosova deri kur do të durojë t’i degradohet arsimi?
Kosova deri kur do të durojë t’i shiten asetet kombëtare? Kosovë deri kur do të durosh?
Për ta udhëhequr shtetin, Kosova ka mjaft burra të mençur dhe intelektualë të mirëfilltë. Sa nuk është bërë shumë vonë, partitë politike duhet me çdo kusht të gjejnë gjuhën e përbashkët, e t’i marrin afër vetes intelektualët e mirëfilltë për ta udhëhequr shtetin, për të penguar rënien e shtetit.
Se, dekompozimi moral dhe social politik, përfundimisht po i afrohet fundit të sajë të pashmangshëm. Nëse edhe në këto zgjedhje kjo gjendje nuk ndryshon që Kosovën ta udhëheqin intelektualët e mirëfilltë, atëherë këtij populli nuk i ka mbetur asgjë tjetër veçse t’i mbledh plaçkat e të ik nga ky vend që është pushtuar nga injorantët, analfabetët, debilët dhe kriminelët. Koha është për ndryshim…!

(Autori është publicist nga Prishtina dhe anëtar i ”Nismës për Kosovën”)

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, Kur shteti kapet për fyti!

SHBA: Një ngjarje makabre ka ndodhur në një familje – nëna vret 7 foshnjet e saj

April 14, 2014 by dgreca

7 foshnjat e vdekura janë gjetur në garazhin e një shtëpie në kantonen Pleasant Grove; Gruaja 39 vjeçare i është nënshtruar një hetimi për vrasjen e fëmijëve të saj thotë policia/
Nga BEQIR SINA New York/
PLEASANT GROVE – UTAH : Një ngjarje makabre ka ndodhur këto ditë në SHBA , mësohet se “një grua 39 – vjeçare se kanë vrarë shtatë prej fëmijëve të saj gjatë dhjetë viteve të fundit ” Trupat e pajetë të foshnjave u gjetën në shtëpinë e gruas në Pleasant Grove, të shtetit amerikan Utah.
Simbas policisë:”Gruaja i ka lindur foshnjet mes viteve 1996-2006, por menjëherë pas lindjes i vriste ato.”
Policia beson se Megan Huntsman, banore e kantonit Pleasant Grove në Utah, i lindi foshnjat, fsheurazi( në shtëpi jo në maternitet) i vrau dhe më pastaj trupat e tyre të vegjël i futi në kuti dhe i “ruante” në garazhin e shtëpisë së saj, tha policia.
Policia nuk ka dashur të besojë faktin se ka gjetur skeletet e shtatë fëmijëve në një dollap të Huntsman të cilat u ekspozuan të shtunën nga ish- bashkëshorti i saj – i cili i gjeti teksa ishte duke bërë pastrimin e garazhit e shtëpisë në të cilin kishte jetuar së bashku me Megan Huntsman deri në vitin 2011 , ka thënë një burim i policisë për gazetën Salt Lake Tribune.
Sipas saj denoncimi është bërë në numërin e telefonit 911, nga ish-burri i saj, ndërkohë që gruaja e cila tani ndodhet në burg thuhet se ka edhe tre vajza të tjera 13, 18 dhe 20 vjeç.
Policia e cila tashmë ka arrestuar tashmë nënën vrasëse Megan Huntsman, ndërsa ende nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë gruan të kryente aktet e rënda.
Media amerikane njofton se policia i ka dërguar gjetjet e trupave prej kufomave të shtatë fëmijëve të Huntsman në një institut të mjekësisë ligjore në Utah – për t’ju nënshtruar egazaminimit, në përpjekje për të zbuluar shkaqet e vdekjeve të shtatë fëmijëve.
Fqinjët e saj thanë për median se nuk kishin djeni se çfarë ishte bërë më fëmijët e saj – por se e dinin që Huntsman së bashku me ish burrin ishte një përdoruese e rregullt e subastancave narkotike, e cila u zhvendos prej aty një vit pas ajo kishte probleme shëndetësore nga abuzimi i substancave narkotike.
Ai dhe Huntsman kanë tre vajza të tjera që janë për fat të mirë ende gjallë , qenien më të madhe 20 vjeç dhe më e reja vetëm 13 -vjeç , i tha gazetës një fqinj i saj që nuk dëshirojë të indetifikohej .
Ish – burri i saj thonë fqinjët Darren West, nuk ishte parë në atë shtëpi që pas dënimit me akuza të shpërndarjes të drogës – ku ai qe dënuar me një dënim me nëntë vjet burg . Por, sipas tyre ai apeloi atë dënim disa herë dhe kreu vetëm dy vjetë( 2006-2008) .
Policia ende nuk e ka të qartë se nëse ndonjë prej foshnjave të gjetura të vdekura u lindë gjatë asaj kohe kur ish burri i saj ishte në burg .
Huntsman nuk ka rekord të mëparshm penalë përveçse për një shkelje të trafikut të vitit 2011, simbas të dhënave të rekordit të saj.
Megan Huntsman është e akuzuar nga policia si një vrasës serik për vrasjen e shtatë të porsalindurve të saj dhe futjen e trupave të tyre në kuti në garazhin e shtëpisë së saj çka sipas ligjeve të këtij shteti ajo do të dënohet me vdekje.

Filed Under: Kronike Tagged With: Nena vret, shtate foshnjat e veta

Të ndalohen edhe me dhunë protestat?!

April 14, 2014 by dgreca

Pse, masakrimi i Kumes, i ligjshëm ishte?/!
Nga Gani QARRI/
Torturimi i paradoditshëm dhe masakrimi deri në vdekje i Kudret Kumes (Ilia Karelit) në qelitë e burgut grek të Nigritas, të cilit në mënyrën më makabre iu nxor edhe zemra nga trupi i sakatuar, shkaktoi indinjatë dhe zemërim të thellë jo vetëm tek bashkëkombësit e Kudretit në burgjet greke, por edhe tek të gjithë shqiptarët kudo që ata ndodhen.
Pas kësaj ngjarje të rëndë dhe trishtuese, me të drejtë të rinjtë e vendit u ndjenë të indinjuar deri në revolt nga hakmarrja e ulët institucionale greke edhe për faktin se vrasja e gardianit të burgut nga Iliri ,ndodhi në rastësi dhe gjendje afekti.
Ajo erdhi nga një zënkë spontane ndërmjet Kumes dhe gardianit, të cilit Kume më parë i kishte dhënë një shumë të madhe parash si shpërblim,në mënyrë që atij, ti mundësohej takimi me të ëmën, gjë të cilën edhe pse gardiani grek kishte marrë parat, nuk e realizoi apo edhe parandaloi vet drejtpërdrejt me ndërhyrjen e tij.
Ndaj,konflikti ndërmjet tyre,nuk erdhi në mënyrë të organizuar, por ishte spontan dhe pasoj e mosmbajtjes së premtimit nga ana e gardianit grek edhe pse ai kishte marr ryshfetin e kërkuar. Pra,ky nuk ishte sulm i parapërgatitur as paramendim për mbytjen e tij.
Në anën tjetër, shteti grek, bëri një “vrasje institucionale”, ku autorët e krimit ishin vet zyrtarët e burgut të Nigritës,përfshi edhe drejtorin të cilët shihen në të gjitha filmimet e bëra publike deri më tani.
Të revoltuar nga kjo ngjarje makabre e cila nuk është e para as e vetmja ndaj migrantëve shqiptar në Greqi, ku shqiptarët trajtohen më keq se në cilindo vend tjetër kudo qoftë ai, disa qindra të rinj me flamuj kombëtar në duar, me të drejtë u hodhën në protestë.
Ata sipas rregullit, së pari kënduan Himnin Kombëtar,për të grisur nga indinjata dhe më pastaj vënë edhe zjarrin, një flamuri të shovinistëve grek.
Protestuesit u përpoqën të shprehnin revoltën e tyre edhe para ambasadës greke në Tiranë, ku donin të paraqitnin pezmin dhe bënin të ditur indinjatën e tyre të thellë, ndaj masakrimit makabër të Kudret Kumes,(Ilia Karelit) nga zyrtarët grek, në qelit e zymta të burgut në Nigrita të Greqisë.
Por,forcat speciale të policisë, megjithëse protestuesit me asgjë nuk e merituan një trajtim aq brutal, ato nga ana e tyre, sado që për koincidencë mbanin edhe emrin “Shqiponja” u vërsulën pa mëshirë ndaj shqiptarëve, sikur të ishin sigurimsa grek në mes të Athinës dhe nën urdhëratë direkte të komandës së gjeneral Janullatosit, të cilët jo vetëm fyen por edhe goditën sa mundën faj e pa faj me shkopinj gome, ngrehën zvarrë dhe burgosën një numër të konsideruar protestuesish, duke e quajtur edhe protestën “Grumbullim të paligjshëm”
Pse, masakrimi i Kumes, i ligjshëm ishte ?!

Megjithatë,mese 26 protestues u morën në pyetje nga policia, dhjetëra të tjerë u rrahën e lënduan, dhe për çudi pak zëra u dëgjuan të mbronin protestuesit e pafajshëm. Madje,një pjesë e mirë e tyre u trajtuan edhe në spital nga goditjet policore, ani-pse ata nuk bënë asgjë më tepër sesa një veprim simbolik i cili nuk kishte asnjë të keqe, përveç një porosie të shenjt për mbrojtjen e jetës së njeriut-si vlerë universale dhe civilizuese e mbarë njerëzimit.
Por pasi që vrasësit na qenkan grek, u dashka edhe me dhunë të ndalohen protestat?!….
Gani Qarri
14 Prill 2014

Filed Under: Opinion Tagged With: Gani Qarri, me dhunë, protestat, Të ndalohen edhe

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4691
  • 4692
  • 4693
  • 4694
  • 4695
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT