• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA, PJESMARRËSE DHE NJË NGA SPONSORËT E DEMONSTRATËS NË WASHINGTON

April 6, 2014 by dgreca

Një nga pikat e rendit të ditës të Këshillit të Vatrës, organizuar me 5 prill, ishte dhe mbështetja që Federata i jep demonstratës që organizojnë shoqatat dhe fondacionet me origjinë nga trevat shqiptare në Mal të Zi për të dënuar politikën diskriminuse që ndjek prej vitesh Gjukonovici me qeverinë malazeze në drejtim të mohimit të drejtave më elementare të shqiptarëve dhe asimilimit. Në takimet e organizuara nga komisioni i demonstratës Vatra është përfaqësuar me zv/kryetarin e saj z. Asllan Bushati.

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, tha se kjo demonstratë është shumë e rëndësishme për të drejtat e bashkadhetarëve tanë që jetonë në trojet e veta në Mal të Zi, ku të drejtat e tyre janë nëpërkëmbur dhe asimilimi po rrezikon të ardhmen e shqiptarëve në trojet e veta. Z. Bucaj tha se ky solidaritet i Vatrës  dhe i shumë shoqatave të tjera këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një sinajl edhe për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi, i cili me moskordinimin mes vetes kanë ndihmuar asimilimin e shqiptarëve.

Po ashtu dr. Gjon Bucaj, bëri publik, një propozim që i ka bërë anëtarit të Ansamblesë Kombëtare të Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, për t’u vënë në krye të një delegacioni shqiptaro-amerikan, për të organizuar një vizitë në Mal të Zi për të kërkuar të drejtat e shqiptarëve.

Për demonstratën e së martës-8 Prill 2014 në Washington, iu bë thirrje vatranëve në Nju Jork dhe degëve të tjera, vecanërisht asaj në Washington, që të bëhen pjesë e demonstratës.

Në fund të takimit u organizua një fushatë simbolike për të sponsorizuar udhëtimin drejt Washingtonit.

Grupit të vatranëve pjesmarrës në demonstratën e Washingtonit do t’i prijë zv/kryetari i Vatrës, Asllan Bushati.

Të dashur vatranë bëhuni mbështetës të kësaj demonstrate për të mbështetur bashkatdhetarët tanë në Mal të Zi dhe për t’i thënë ndal asimilimit!

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, demonstrata e washingtonit, Vatra

Z. RRUSTEM GECAJ I DORËZOI CELËSAT E SHTËPISË SË RINOVUAR KRYETARIT TË VATRËS

April 6, 2014 by dgreca

Të shtunën me 5 prill 2014, z. Rrustem Grcaj, në prani të Këshillit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dorëzoi celësat kryetarit Gjon Bucaj. Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur për dhurime e mbështetje të cështjes Kombëtare,-( njëkohësisht ai është edhe anëtar i këshillit të Vatrës),për këtë dhuratë që u bëri vatranëve dhe komunitetit shqiptar.

Kryetari Bucaj tregoi historinë e Shtëpisë së Vatrës, e cila është blerë me kursimet e vatranëve ndër vite. Ai përmendi kontributin që patën dhënë viteve të shkuara një grup vatranësh në rinovimin e ndërtesës. Ndërsa atëhere grupi që mori përsipër rinovimin , i prirur nga Kryesia e Vatrës dhe Kryetari Karagjozi, ishte me pjesmarrës të  shumtë, si Zef Balaj, Arjan Myrtaj,Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Ahmet Hoti, vëllezërit Bytyci, Zef Perndocaj, Jonuz Ndreu,Ramiz Gjini,  e shumë të tjerë, këtë herë rinovuesi ishte vetëm një, Rrustem Gecaj.

E falenderojmë për këtë bujari që anëtari I Këshillit të Vatrës tregoi ndaj nesh dhe vatranët do t’I jenë përherë mirënjohës, tha dr. Gjon Bucaj.Puna që ka bërë z. Rrustem Gecaj, është e një cilësie të lartë, flet vetë Shtëpia që duket si e re.

Ndërsa z. Rrustem Gecaj duke i dorëzuar celësat e Shtëpisë së rinovuar(edhe dyert i vendosi të reja), tha se ndjehej mirë për vlerësimin dhe mirënjohjen e kryetarit të Vatrës dhe gjithë vatranëve. E bëra se I kisha mundësit, tha ai. Ta gëzojmë së bashku! Uroj që për një të ardhme jo të largët, të arrijmë që të bëjmë një Qendër shumë herë më të madhe se kjo shtëpi.

Ceremoninë simbolike e ndoqi edhe media, TV 21, TV Kultura Shqiptare dhe Gazeta Dielli.

Filed Under: Vatra Tagged With: e Shtepise se rinovuar, i dorezoi celesat, kryetarit Bucaj, Rrustem Gecaj

19-vjeçarja Shqiptare, deputete në Zvicër

April 5, 2014 by dgreca

Zgjedhjet e fundit në Glattbrugg do të sjellin një deputete 19-vjeçare, e cila është deputetja më e re – jo vetëm shqiptare – në historinë e kësaj komune. Vetëm para një viti ishte anëtarësuar në radhët e SP-së, por me shpejtësi zuri hapin në politikë duke arritur që të fitojë më së shumti vota në mesin e të rinjve. Zëri i saj tash do të dëgjohet edhe në Parlamentin e Glattbruggut.Në përbërjen e kaluar SP-ja në Glattbrugg kishte pasur vetëm shtatë ulëse në Asamble, ndërsa tani, pas zgjedhjeve të fundit, i kanë mbetur gjashtë sish.

“Me vota jam radhitur e shtata, mirëpo edhe dy muaj njëri kandidat nga SP-ja e liron vendin për mua”, thotë për AlbInfo politikania e re, e cila shprehet të jetë më e votuara nga shqiptarët. “Edhe nga zviceranët mendoj që kam marrë vota”.Prej 16 mijë banorëve sa janë gjithsej në Glattbrugg, diku 2500-3000 thuhet të jenë shqiptarë.Jeta e Qëndresa Sadriut është me mjaft angazhime. Ajo përpos që punon si ndihmëse e stomatologut, në të njëjtën kohë ndjek mësimet e maturës. Ndërsa, ajo që e bën të dallohet nga të tjerët është angazhimi humanitar për t’i ndihmuar fëmijët që janë të sëmurë nga kanceri.

Përveç këtyre angazhimeve, Qëndresa tashmë ka filluar edhe një rrugë të re: me plot besim thotë se do të mundohet që në këto katër vjet të bëjë diçka për banorët e Glattbruggut. /AlbInfo/

 

Filed Under: Featured Tagged With: 19 vjecarja shqiptare, deputete, ne Zvicer

Shefqet Vërlaci, politikani më i pasur dhe dy herë kryeministër

April 5, 2014 by dgreca

Nga Miranda Sadiku/.- Shefqet Vërlaci njihet si i pari kryeministër shqiptar i cili përuroi në Kavajë fillimet e punimeve të hekurudhës Durrës -Elbasan në vitin 1940. Në regjimin komunist ai ishte i shpallur “ kriminel lufte” edhe pse kishte vdekur, ndërsa gjatë të gjithë karrierës së tij politike madje edhe pas vdekjes deri në ditët e sotme, njihej si njeriu më i pasur i Shqipërisë.

I lindur në Elbasan më 15 dhjetor të vitit 1878, Shefqet Vërlaci pasi mori mësimet e para në qytetin e lindjes, arsimin e mesëm e kreu në qytetin e Manastirit. Historiani Kastriot Devishi thotë për ATSH-ne se “më pas Shefqet Vërlaci shkoi në Stamboll për të kryer arsimin e lartë në shkollën e lartë të administratës në Mylqije, por nuk mundi ta përfundonte atë. Në moshën 32 vjeçare i kthyer në Shqipëri, Vërlaci në vitin 1910 zgjidhet deputet i Elbasanit në Parlamentin e Perandorisë Osmane. Por, për shkak të konflikteve që pati me Turgut Pashën ai u arratis. Ndërsa dy vjet më vonë, në muajin nëntor ishte një ndër anëtarët e partisë së Elbasanit që përkrahu pavarësinë e Shqipërisë”.

Duke qenë një figurë e njohur dhe një patriot, politikan dhe pushtetar i njohur, emri dhe pozicioni i tij vinte gjithnjë në rritje. Në 21 gusht 1914 Shefqet Vërlaci ishte anëtar i delegacionit që i dorëzoi në Gjermani kurorën e fronit të Shqipërisë Princ Vidit. Në zgjedhjet e 5 prillit të vitit 1921 zgjidhet deputet, ndërsa në këtë fushatë kryesoi në Elbasan grupin Pleqësor. “ Fillimisht Vërlaci bënte pjesë në Partinë Përparimtare dhe pas shpërbërjes së kësaj partie ndikoi që deputetët e Elbasanit të bëjnë pjesë në formacionin jetëshkurtër politik të quajtur Partia Kushtetuese, ndërsa vetëm një vit më pas ai është ndër emrat më kryesorë të Partisë Popullore”, thotë Dervishi.

Sipas tij, “Shefqet Vërlaci ishte një ndër të parët që propozoi në Këshillin Kombëtar heqjen e titullit “ bej” e zëvëndësimin e këtij titulli me fjalën “ zotëri” . Postin e parë si kryeministër i vendit ai e mori në vitin 1924 nga datat 3 mars deri më 27 maj. Gjatë viteve 1925 – 1928, kur Shqipëria ishte republikë, u bë senator. Në vitin 1928, në 1 shtator si anëtar i Komisionit të Asamblesë në emër të Asamblesë i komunikoi Mbretit Zog vendimin e posaçëm që e shpalli shqipërinë Mbretëri Parlamentare.“Shefqet Vërlaci ishte ndër më kryesorët e Asamblesë së 12 prillit që kreu të ashtuquajturën “Bashkim personal” mes Italisë dhe Shqipërisë”, thotë Dervishi. Zgjidhet për herë të dytë kryeministër në vitin 1939 si dhe mbante postin e Ministrit të Punëve Botore dhe më 16 prill të po të këtij viti, i dorëzoi në Romë kurorën e fronit shqiptar Viktor Emanuelit III. Po këtë vit ai u zgjodh senator i Mbretërisë Italiane.

“Marrëdheniet e tij me italianët kanë qenë vërtetë të çuditshme. Ndonëse kishte pranuar të vihej në shërbim të tyre, ruante një autoritet të veçantë, që buronte nga qenia si njeriu më i pasur i Shqipërisë, i cili nuk e njihte nënshtrimin”, thotë Devishi. Sipas tij, “kjo ishte arsyeja që mes tij dhe italianëve filloi një konflikt politik i pashmangshëm”. Ministri i Jashtëm italian, njeriu që përgatiti pushtimin e Shqipërisë, konti Galeazzo Ciano,  në ditarin e tij shkruante  “…. Po ta kisha njohur më parë nuk do ta kisha mbështetur emërimin e tij. Është njeri nursëz e do të na bezdisë…”. Në vitin 1941 si pasojë edhe të konflikteve të shumta politike që pati me Mëkëmbësin Jakomoni, ky i fundit kërkoi zëvëndësimin e tij, çka u realizua më 3 dhjetor të vitit 1941 ku në vend të tij u emërua Mustafa Kruja. “Pas largimit nga posti si kryeministër, Shefqet Vërlaci thuajse u tërhoq plotësisht nga politika. Para se në Shqipëri të vendosej regjimi komunist u largua në Itali së bashku me djalin e tij Ismailin, dhe vajzën Behije (ish e fejuara e Ahmet Zogut).

La në Shqipëri gruan dhe vajzat Fezilet e Mehtap. Është për t’u  përmendur fakti se Shefqet Vërlaci ka qenë martuar me të bijën e Ymer Pashë Vrionit, Semiramis. Vërlaci ishte baxhanak me armikun e tij politik Aqif Pashë Elbasani. Gruaja e tij pasi u dënua me 5 vjet burg nga komunistët vdiq në mjerim të plotë. Në Shqipëri jetoi vetëm vajza e vogël e Shefqet Vërlacit, Mehtapi, e cila ishte e martuar me Qemal Biçakçiun dhe vajza e dytë Fezileti, e cila ishte martuar me Is’han Libohovën. Vdes në vitin 1946 në spitalin e Zyrihut dhe më pas varroset në Romë në parcelën dytësore 1537 të varrezës së këtij qyteti. Edhe një vit pas vdekjes së tij, qeveria komuniste vazhdonte të kërkonte ekstradimin e tij në Shqipëri si “kriminel lufte”. Shefqet Vërlaci ka qenë njeriu më i pasur në Shqipëri. Vetëm në vitin 1939 ai kishte në pronësi të tij 3700 hektarë ose rreth 1 për qind të fondit të përgjithshëm të tokës në Shqipëri.

 

Filed Under: Histori Tagged With: dy herë kryeministër, politikani më i pasur dhe, Shefqet Vërlaci

Jahjaga ne Samitin e Gruas: Kosova, shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj

April 5, 2014 by dgreca

Nga Behelul Jashari/.-Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë punimeve të Samitit Ndërkombëtar “Gratë në Botë”, që po zhvillohet në New York, SHBA, në fjalën e saj në panelin për “Gratë Paqebërëse”, theksoi se “Kosova është shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët e saj”.
Duke folur për rolin e gruas, Jahjaga theksoi rolin e jashtëzakonshëm që gruaja në Kosovë ka luajtur në periudhën e luftës, gjatë viteve 1998-1999, duke thënë se ajo ka qenë viktima më e madhe, sepse përveç humbjeve të jetëve në familje ajo është dashur që të përkujdeset jo vetëm për fëmijët, por gjithashtu të marrë rolin e kreut të familjes.
“Në fshatra dhe qytete gjithandej Kosovës, gratë ndihmuan që shoqëria të ecë përpara. Ato u bënë shtylla të shtetit të ri, të cilin e ndërtuam nga rrënojat. Gratë patën rol kryesore në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për fëmijët e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Lidhur me rolin e gruas në Kosovë në procesin e rindërtimit të vendit dhe të ndërtimit të mirëbesimit, Presidentja Jahjaga theksoi se gratë kanë arritur që të sjellin në tavolinë pragmatizëm dhe përkujdesje. Ajo tha se roli i gruas është qenësor sepse ato nuk ikin nga tryeza e negociatave pa gjetur zgjidhje.
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga foli edhe për angazhimin e gruas në Policinë e Kosovës, një force të sigurisë që është ndërtuar mbi standardet demokratike që ofron sigurinë për të gjithë qytetarët, dhe gjithashtu një force që ka arritur të krijojë besimin në mesin e qytetarëve.
“Pjesa më e madhe e këtyre arritjeve është bërë me rekrutimin e policeve femra – një rol jo tradicional për gruan në Kosovë – që ndihmon shoqërinë ta shohin policinë si mbrojtëse të të drejtave të tyre dhe të lirive, një force jo kërcënuese për identitetin dhe për mirëqenien e tyre”, tha Presidentja Jahjaga.
Ajo tha se si Presidente e vendit ka provuar që të bëjë bashkë të gjitha palët në dialog dhe në mirëkuptim të ndërsjellë.
“Theksoj shqetësimet tona të përbashkëta për të treguar se pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare, ne ndajmë shqetësime dhe shpresa për të ardhmen. Vazhdimisht kërkoj axhenda që bashkojnë qytetarët e Kosovës dhe i siguroj të gjithë se Kosova është shtëpia jonë e përbashkët dhe përparimi i saj nënkupton përparimin për secilin që e quan atë shtëpi të veten”, tha Jahjaga.
Gjatë punimeve të samitit Presidentja Jahjaga takoi edhe ish-presidentin e SHBA-së,  Jimmy Carter./

Filed Under: Rajon Tagged With: Jahjaga ne Samit, kosova, shtepi e perbashket

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4707
  • 4708
  • 4709
  • 4710
  • 4711
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT