• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vend i dhunshëm

July 16, 2020 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA-Sa herë që përpiqesh t’i qasesh Shqipërisë, ndjen se nuk ngopesh me frymë. Eshtë një kohë absurde, ngjyrë gri, me pluhur dhe normal që mungon oksigjeni, normal që nuk ka se si të ngopesh me frymë. Eshtë një kohë makute por që njerëzit e vallëzojnë me qejf aq sa edhe pandemisë ia kanë hedhur me tangarllëkun duke i mbajtur maskat në gushë. Me maska në gushë intervistojnë, me maska në gushë ecin, kuptohet kush e posedon, me maska në gushë komunikojnë kur janë nën hije, në një tavolinë bistroje etj. Dhe kur një gazetare e pyet një kalimtar në rrugë në lidhje me maskën dhe distancimin social, ai si kapadai i përgjigjet, ça virusi? Ku është virusi? Eshtë një zagushi e tmerrshme na dallon së largu e na bën ishull. Jemi mendje më vete aq sa askush nuk e kupton dot se përse u mblodhën kaq ditë, lart e poshtë, hyrë e dil tek selitë e Amerikës dhe të Komunitetit Europian vetëm e vetëm të arrinim një marrëveshje politike si ajo 5 qershorit 2020. Tre vjet i kundërshtoi listat hapura babai i absurdit, sot i do se i ”dhimbset” populli. Dhe ajo që akoma më vapë Shqipërinë tonë, është fakti se pikërisht ushtria e analistave kundër listave të hapura sot është promotorë e tyre. Vapë Shqipërie që kurrë nuk e kuptuan se çfarë domethënie ka të ecësh përpara. Vështrojeni Maqedoninë e Veriut, sapo i mbaroi zgjedhjet, në kushte të jashtëzakonshme madje. Asnjë debat absurd se çfarë duam të hënën nuk e duam të martën. Se çfarë duam të martën nuk e duam të mërkurën. Asnjë debat absurd mbi emra dosjesh, se kush dhe kush ka qënë spiun i shërbimeve të huaja a sigurimit të shtetit. Vetëm ca video që flash erdhën e ashtu shkuan. Dhe aq. Dhe ta kujtoni që Zaevi dha dorëheqjen për atë që ai nuk e bëri të mundur çeljen e negociatave me Komunitetin Europian. Palloshi jonë ia vuri fajin Francës, ashtu edhe shqiptarët. Dhe sot i ka kthyer prapë ata në konflikt të hapur po me Europën. Shikoni Kosovën, e ndërroi për pak orë qeverinë dhe brenda një lufte të vështirë me covid-19 po shkon përpara. Kurse Shqipërinë nga ta kapësh. Një ndërmarrje e degraduar absurde se kush ka dhe kush nuk ka të drejtë. Një vend i tëri i marrë peng. Një vend më komunist se etërit. Një vend peng edhe i listave, i pleqve me cullufe që ngasin biçikleta barby. Një vend i mbytyr nga mushamaja, i cili rrënon teatro, por jo shtëpitë me gjethe. Një vend që zhduk hekurudhat megjithëse 30% e shoqërisë disponon mjete personale dhe ua kërkon bashkimin kombëtar botës. Një vend që ka 7 vjet për një reformë në drejtësi dhe që merr rezultate duke dënuar me burg ata që nuk paguajnë energjinë. Jo ata ata që i shkaktojnë dëme financiare deri në miliona euro. Një vend më komunist se komunizmi që ata pretenduan se rrëzuan. Një vend që askush nuk e lë karriken po nuk i hoqe zvarrë në shesh. Vend i dhunshëm. Dhe ky që është në krye vetëm me dhunë ikën. Hiqeni nga mendja se ka rrugë tjetër. Dhe lum kush e kupton në kohë po për të mirën e vendit dhe të shqiptarëve.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, vend i dhunshem

Guerrils “voton” Gegen, klubi hap driten jeshile

July 16, 2020 by dgreca

Nga Albano Kolonjari-Skender Gega eshte prane rikthimit tek Partizani. Drejtori i Klubit te kuq Olsi Rama deklaroi per Top Channel se:”Skender Gega ka lene pershtypje te mira padiskutim, sepse eshte tranjeri me te cilin Partizani doli kampion. Nuk perjashtoj asnje piste, sepse te gjitha zgjedhjet qe behen te Partizani jane zgjedhje dhe te presidentit dhe te drejtorit. Per momentin eksperimenti italian eshte i deshtuar, keshtu qe nuk besoj se do te kete afrime prej andej”. 
Por a do je jete Skender Gega, tekniku i ardhshem i Partizanit? Nje gje eshte e sigurte. Partizani sezonin e ardhshem do ta drejtoje nje teknik shqiptar. Ne listen e klubit te kuq jane Skender Gega, Ilir Daja, Shpetim Duro, Mirel Josa, por edhe Sulejman Starova. Por ne krye te listes duket se eshte pikerisht Skender Gega qe aktualisht eshte ende tranjeri kampion ne fuqi. Gega eshte votuar edhe nga tifozeria e zjarrte e Partizanit. Guerrils i kane kerkuar klubit nepermjet komenteve ne faqen zyrtare rikthimnin e tij ne krye te ekipit. Skender Gega,  arriti te fitonte titullin e 16-te per te kuqte, nje trofe qe mungonte ne klubin legjende, prej gati 26 viteve.  Pikerisht nje vit me pare, ne mosmareveshje te Drejtorin Rama, Gega largohet nga drejtimi i Partizanit. Duket se Rama ka ulur armet i pari:”Skender Gega ka lene pershtypje te mira padiskutim, sepse eshte tranjeri me te cilin Partizani doli kampion. Nuk perjashtoj asnje piste..”. Vete Gega ka nje mardhenie shume te mire me Presidentin e Partizanit Gazmend Demi. Nga ana tjeter Skender Gega njeh nga afer shumicen e futbollisteve aktuale te Partizanit te cilet i ka drejtuar me sukses sezonin e kaluar. “Arma” me e forte e Geges ishte grupi dhe krijimi i nje klime shume te mire me futbollistet. Te gjitha keto i japin perparesi Skender Geges per nje ritkthim te mundeshem tek Partizani. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Gega, trainer i Partizanit

Artan Lame i hipotekes PSSH

July 16, 2020 by dgreca

Shkruan: Muharrem Xhydollari-Udenishti-

 -Nuk bente Enver hoxha diktature, diktatura beri Enver Hoxhen- Visar Zhiti 

Ne dyzeteshtaten vitet e diktatures komuniste ne Shqiperi u gjeten jo pak burime njerezore, qe do te ishin adap per ti sherbyer diktatorit qe duke bere padrejtesi dhe krime, ushqenin dhe forconin per cdo dite fuxhutine ati sistemi kriminal. Ata ishin vrases me pagese dhe shume te ndergjegjshem per veprimet qe kryenin si shumesit e Aranit Celajve dhe Nevzat Aznedareve. Ata me keto veprime siguronin nje jete me te mire se te tjeret (simpas tyre). Krimet I tejkalonin masen e urdherave qe merrnin, keshtu beheshin me te besuar tek diktatori dhe shperbleheshin me tituj dhe grada.

Vikrimat e tyre ishin ata qe, nuk thane dot “Bijte e Stalinit jemi ne” por edhe ne buzen e asaj grope te zeze kenduan, “Jemi bijte e Skenderbeut”.

Po sot mbas 30 vjet post-diktature? Klasa e sotme politike si trashegimtare te para ardhesve te tyre prodhjojne njerez qe me vete dije vene ne zbatim padrejtesite, qe me anen e pushtetit kerkojne te bejne cdo perpjekje djallezore qe te normalizojne te keqen. Ketu ben pjese si shume te tjere edhe shoku Artan Lame me detyre, Drejtor i Kadastrave te PSSH-se, i cili edhe pse vete e pranon (baterdine) mbi pronat qe eshte bere per keto 30 vjet. Kete baterdi kerkon ta ligjeroje, dhe duke u vete deklaruar se na qenka babai I ligjit 20-20.

Shoku Lame, nuk ka qef debatin ne studio televizive se nuk deshironte flitet mbi trashegemine e prones edhe pse thote se une merrem me trashegemine. Ai deshiron qe ne studio te false vete, vetem qe te sqaroje ate ligj katraure qe ka ndertuar vete. Shoku Lame, thote prona ne shqiperi fillon me ligjin 7501, me perpara jo, se ajo ka qene e grumbulluar ne koop bujq dhe kur nuk funksjonon koop, neve ndame token ne menyre te barabarte.

Por nuk e di ose nuk do ta thote se toka kur u bashkua ne kooperative, ajo nuku dorezua apo ju mor fshatareve me siperfaqe te barabarta dhe lind pyetja: “Si do te ndaheshe e barabarte?” Shoku Lame thote, ashtu si tha diktatori se shqiperia fillon nga 8 Nendori I 1941 ashtu u njohka dhe sot prona e trasheguar me ligjin 7501, sipas shokut lame.

Aq I bindur tregohet Lamja sa thote: “ une mbaj pergjegjesi nese nuk zbatohet ligji 20-20”. Ky eshte nje vrases me pagese I prones se ligjshme por cudia eshte se tregohet I ndergjegjsuar per ate qe ben. Ky njeri a nuk I ngjan Celajve dhe Aznedareve te Enver Hoxhes?. Ligji 7501 eshte ndarja e barabarte e mizorive te klases politike post-komuniste.

Ligji i pronave u ndertua si varjanti shqipetar I planit “Katovica”.

   “ Njeriut kur I vritet prona si dhe e verteta, ai perjeton vdekjen shpirterore”

Thanas Gjika.

                   Shoku Artan Lame duhet ta dije, sepse perfaqeson nje kod moral te deformuar, kodin e mercenarit dhe nuk do ta kete te lehte te jetoje me turpin dhe me krimin sepse ku nuk drejtesi nuk ka as meshire.

                                                           Muharrem Xhydollari-Udenishti.

                                                                     New Jersey, 16 Korrik 2020.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Muharrem Xhydellari Udenishti

Ndodh për herë të parë

July 16, 2020 by dgreca

  • Shqiptarët me 32 deputetë në Parlamentin e Maqedonisë-

Bazuar në të dhënat preliminare nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor, partitë politike shqiptare në përbërjen e re parlamentare te dalë nga zgjedhjet e 15 korrikut, do të kenë 32 deputet. Kjo nuk ka ndodh që nga zgjedhjet e para parlmentare të vitit 1991 në Maqedoninë e Veriut. Deri më tani më së shumti që kanë mundur të nxjerrin deputet shqiptar ka qenë 29 edhe atë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit do të ketë 15 deputet, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar. Numrat e kësaj partie pritet të jenë vendimtar pë Qeverinë e re. Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputet, në njësinë e pestë me 3 deputet, në të dytë me 3 dhe në të parën me 2 deputet.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare. Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë ftuar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputet.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputet.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore. (KORTEZI- INA)

Filed Under: Histori Tagged With: 32 deputete, shqiptaret ne Maqedoni, Triumf

SATELIT

July 16, 2020 by dgreca

Nga Astrit Lulushi


Gabojmë nëse mendojmë se jemi në kontroll të vetes ose të gjërave. Njeriu është thjesht një i mbyllur në anije kozmike (Tokë) që sillet rreth Diellit – Me çfarë misioni? është pyetja e parë që vjen menjëherë. Këtë nuk arrijmë as t’a konceptojmë – vetëdija jonë ka humbur. Për të përcaktuar gjendjen e njeriut sot, termi i saktë duhej të ishte ‘qenie e pajisur me inteligjencë artificiale’, sepse të gjithë përpiqemi kopjojmë njeri tjetrin në sjellje, veshje, zakone e qeverisje.Nuk dimë jo vetëm se kush e drejton këtë Satelit-Tokë, por as kush e krijoi ose çfarë roli kemi ne në ‘të; gjatë 6 mijë vjetëve të këtij qytetërimi njerëzimi ende vazhdon të debatojë; si dhe nga kush u krijua; nuk di as se si ai vetë erdhi në ekzistencë. Të gjitha sa dimë janë thjesht teori. Çdo brez nxjerr shkencëtarë e teologë që sjellin supozime të ndryshme po aq teorike sa teoritë e mëparëshme. Preokupimi kryesor i njeriut sot është Politika, arti i plaçkitjes së njerëzimit; shumë ruajnë thellë në instinkt afrimin e kohës së tokës së djegur dhe duhet të ndahen prej saj duke marrë një pjesë të vetën. Kërkimet për një planet tjetër të pranueshëm për jetën tokësore vazhdojnë.Shohim Gjithësinë plot me yje e numër planetesh të pafund dhe mendimi i saktë nuk shkon dot përtej të panjohurës ose të asaj që shohim. Ne ndodhemi brenda Satelitit që nuk e dimë se ku po na çon, nuk kemi asnjë kontroll, ndërsa Toka bën të njëjtin rrotullim nê pjesën e caktuar të një galaktike ku ndodhet.Njeriu është i vogël; i ngjan udhëtarit që hedh një hap para një hap prapa dhe mbetet në vend; largohet gjithnjë nga çfarë thotë e çfarë bën – fjala nuk ka asnjë vlerë – dhe në fund ndodh ndarja e trupit nga shpirti, që Aristoteli thotë se funksionon njësoj në bimë, kafshë dhe në njerëz; që të tre kanë të përbashkët një shpirt që percepton dhimbjen, kënaqësinë, dëshirën, dhe arsyen, e cila është e veçantë vetëm për njeriun. Edhe pse ne e pranojmë se sjelljet e kafshës shpesh janë më njerëzore sesa ato të vetë njeriut. Për Aristotelin, shpirti mbështetet në trup, dhe humbet kur organizmi vdes, por është pjesa intelektuale e pavdekshme dhe e përhershme e mendjes ajo që mbetet. Por nëse është kështu, përse nga brezi në brez njeriu nuk bëhet më inteligjent, më i zgjuar, sepse shohim që për këtë zgjuarsi ai mbështetet në të kaluarën, sa më e largët aq më e mirë.Për Platonin, megjithatë, shpirti nuk është i varur nga trupi; ai beson në shpërnguljen e shpirtit në një trup të ri. Duke u mbështetur në fjalët e mësuesit të tij Sokrat, Platoni e konsideron shpirtin si thelbin e një personi, duke qenë se shpirti vendos se si njerëzit sillen. Ai thotë se shpirti është pushtues i qenies sonë, dhe pas vdekjes, ai ekziston dhe është në gjendje të mendojë. Këto mendime pasqyrohen në instinktet tona që ne shpesh nuk i përfillim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Astrit Lulushi, Satelit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 471
  • 472
  • 473
  • 474
  • 475
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT