• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

AMERIKA KËRKON DREJTËSI PËR VËLLËZËRIT BYTYQI

March 12, 2014 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Me 8 Korrik të këtij viti mbushen 15 vjetë ç’prej kohës që tre shtetas amerikanë, tre sokola trima shqiptaro-amerikanë, tre vëllëzërit e rijnë të familjes Bytyqi, Ylli, Agroni dhe Mehmeti u zhdukën pasi u arrestuan nga policia serbe, ndërsa—në një akt humanitar — po përcillnin disa anëtarë të minoritetit roma të kalonin kufirin për në Serbi, aksidentalisht kaluan në territorin serb dhe u arrestuan.  (Në vitin 1999, ata kishin lënë familjen e tyre në New York dhe së bashku me nja 400-luftëtarë të tjerë shqiptaro-amerikanë në Brigadën e Atlantikut shkuan në Kosovë për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën e saj kundër forcave terroriste serbe të Sllobodan Millosheviqit dhe politikës së tij të gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.)  Zhdukja dhe vrasja barbare e vëllëzërve Bytyqi ndodhi pothuaj menjëherë pasi mori fund ndërhyrja e NATO-s dhe pasi u çlirua Kosova.  Për t’i ra shkurt historisë së tyre të hidhur, për kalimin e kufirit ilegalisht midis Kosovës dhe Serbisë, ata u liruan pas dy javë burg, me urdhër të një gjykatësi serb por, sipas të dhënave, ata nuk dolën kurrë nga burgu dhe për pothuaj dy vjetë askush nuk dijti gjë rreth fatit të tyre.  Sipas të dhënave të zyrtarëve diplomatikë amerikanë të cilët e kanë ndjekur këtë çështje gjatë viteve, vëllëzërit Bytyqi, megjithëse ishin liruar nga burgu me urdhër të një gjykatësi serb, ata nuk u liruan por u morën me forcë nën kontroll nga forcat speciale kriminale të Ministrisë së Mbrendshme të Serbisë dhe pasi u ekzekutuan në mënyrën më barbare, u hodhën në një varrezë masive së bashku me nja 75 shqiptarë të tjerë të vrarë nga Kosova.  Pasi Slobodan Millosheviqi humbi zgjedhjet në vitin 2001, qeveria e re serbe e asaj kohe, “zbuloi” dhe hapi varrin masiv ku ishin hedhur trupat e pajetë të shqiptarve, përfshirë edhe vëllëzërit Bytyqi, trupat e të cilëve më në fund u identifikuan dhe më vonë u sollën për varrim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në atdheun e tyre të dytë, të adaptuar.

Gjatë gjithë këtyre viteve që kanë kaluar, Shtetet e Bashkuara, nepërmjet përfaqsuesve të tyre në Beograd dhe në konferenca ndërkombëtare, sidomos në Organizatën për Sigurim dhe Bashkpunim në Europë, me çdo rast, kanë kërkuar nga qeveria serbe që të identifikojë dhe të dënojë kriminelët e Ministrisë së saj të Mbrendshme, të cilët besohet se kanë vrarë tre vëllëzërit e pafajshëm Bytyqi. Deri më sot, Serbia nuk ka identifikuar as nuk ka dënuar asnjë person për këtë krim.

Por rasti i vëllëzërve Bytyqi nuk harrohet në kët anë të Atlantikut. Pothuaj në çdo përvjetor të zhdukjes së tre vëllëzërve Bytyqi, por edhe në raste të tjera, përfaqsues diplomatikë amerikanë dhe anëtarë të Kongresit, kanë vazhduar t’i bëjnë thirrje qeverisë serbe që të tregojë angazhimin e saj serioz për identifikimin dhe dënimin e kriminelëve që vranë vëllëzërit Bytyqi, 15 vjetë më parë.

Kështu ndodhi edhe javën që kaloi, gjatë një seance në Kongresin amerikan mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Përendimor, ku Senatori i shtetit Mariland, Benjamin L. Cardin ngriti çështjen e vëllëzërve Bytyqi, familja e të cilëve ishte e pranishme në seancën dëgjimore të Kongresit amerikan.  Senatori Cardin tha me këtë rast  se “Vëllëzërit Bytyqi u vranë në Serbi nga fundi i vitit 1999.  Ata janë shtetas amerikanë dhe ne kemi vazhduar të kërkojmë llogari se pse deri tani askush nuk është mbajtur përgjegjës për këto vrasje barbare, ndërsa presim që qeveria jonë të bëjë çdo gjë që është e mundur për zbardhjen e kësaj çështjeje”, shtoi senatori amerikan.   Senatori Cardin, në seancën e Kongresit javën që kaloi, iu drejtua Zëvëndës Ndihmës Sekretarit të Shtetit amerikan, Zotit Hoyt Yee me pyetjen se ç’po bëhet për këtë çështje dhe çfarë masash po merren për të çuar drejtsinë në vend për këto vrasje.  Pasi i premtoi Senatorit Cardin se do i dërgojë atij shpjegime me shkrim në lidhje me ato që po bën qeveria serbe në lidhje me këtë çështje, Z. Yee deklaroi qëndrimin zyrtar të Amerikës para Komisionit të Kongresit duke thënë se, “Ne të Departmentit të Shtetit dhe e gjithë qeveria e Shteteve të Bashkuara, si dhe të gjitha agjencitë të cilat janë të shqetësuara dhe të interesuara për këtë çështje, i marrim shumë seriozisht përpjekjet për të siguruar se ata që janë përgjegjës (për vrasjen e vëllëzërve Bytyqi) të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.”

Zëvëndës Ndihmës Sekretari i Shtetit, vazhdoi duke thënë se, “Ne jemi të përkushtuar që këtë çështje gjithmonë ta fusim në rendin e ditës kur bisedojmë me përfaqsues të qeverisë serbe, dhe çdo herë që na jepet rasti.  Ai njoftoi Kongresin se numri dy i diplomacisë amerikane, Z. William Burns, në takimin e tij të fundit me Kryeministrin serb, drejtësia për vëllëzërit Bytyqi, ishte njëra prej çështjeve kryesore të agjendës së bisedimeve midis dy palëve.  Z. Hoyt Yee siguroi Kongresin dhe anëtarët e familjes Bytyqi, të pranishëm në seancë, mbi ”angazhimin tonë të palëkundur” dhe shtoi se “ne nuk do të pushojmë së kërkuari zgjidhjen e kësaj çështjeje, për derisa të mos jemi siguruar dhe të bindur se drejtësia është çuar në vend” me identifikimin dhe dënimin e atyre që janë përgjegjës për vrasjen e vëllëzërve Bytyqi.

Këto janë angazhime publike personale, nga ana  e zyrtarëve të lartë diplomatikë dhe institucionalë të  Shteteve të Bashkuara, se çështja e vëllëzërve Bytyqi është një çështje me rëndësi nga e cila nivelet më të larta diplomatike të Shteteve të Bashkuara nuk do të heqin dorë, për derisa të gjëndet një zgjidhje dhe për derisa kriminelët e Ministrisë së Mbrendshme të Serbisë, që mendohet se janë përgjegjës për këto vrasje, të  mos jenë identifikuar dhe të dalin para drejtësisë për këtë krim barbar kundër tre të rinjve shqiptaro-amerikanë.

Jeta është e shënjtë dhe e drejta kryesore e njeriut për të ekzistuar, për të jetuar është themelore.  Vrasja e vëllëzërve Bytyqi nga forcat policore serbe ishte shkelja sublime e të drejtës njerëzore për të jetuar.  Shtetet e Bashkuara e kanë traditë, dhe e ndjejnë si obligim moral, për të zbuluar të vërtetën dhe për të çuar të drejtën në vend, sado vonë dhe sa do kohë të marrë, kur është fjala për fatin e qytetarëve të vet, qofshin ata të vrarë e të humbur duke filluar nga Lufta e parë dhe e dytë Botërore, e deri tek Lufta e Vjetnamit dhe nga luftërat e kohëve të fundit.  Kjo traditë amerikane duhet të na japë shpresë dhe të na bindë se qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka vendosë që identifikimi dhe dënimi i vrasësve barbarë të vëllëzërve Bytyqi, të jetë një prioritet kryesor në marrëdhënjet me Serbinë.  Njëkohësisht mund të mbështetemi në besimin se Washingtoni zyrtar nuk do të pushojë së punuari në këtë drejtim, për derisa drejtësia nuk është çuar në vend dhe për derisa Shtetet e Bashkuara, familja Bytyqi dhe komuniteti shqiptaro-amerikan nuk janë të kënaqur me status quonë në këtë rast dhe kërkojnë llogari dhe përgjigje nga nivelet më të larta të qeverisë serbe. Në një rezolutë të fund-vitit të kaluar, e në të cilën shprehej ndjenja e Kongresit në lidhje me vrasjen e vëllëzërve Bytyqi, thuhej se “përparimi ose mungesa e përparimit mbi këtë çështje duhet të mbetet një faktor me rëndësi në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënjeve midis Shteteve të Bashkuara dhe Republikës së Serbisë.”

Muaji Korrik që po vjen shënon 15-vjetorin e zi të vrasjes barbare të tre vëllëzërve Bytyqi.  Le të shërbejë ky përvjetor si një rast — që nepërmjet angazhimit dhe influencës së qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës — të mbahet lartë niveli i presioneve diplomatike ndaj Serbisë, me qëllim që ajo të angazhohet për identifikimin dhe dënimin e vrasësëve.  Dhe njëkohësisht –t’i kujtohet pa ndërprerje Beogradit, nga nivelet më të larta të Shteteve të Bashkuara siç ishte seanca e Kongresit javën e kaluar, se Amerika, familja Bytyqi, dhe besoj se edhe komuniteti shqiptaro-amerikan, nuk do të pranojnë kurrë që këto vrasje të kalojnë në harresë dhe se as nuk do të pajtohen kurrë që vrasësit e Yllit, Agronit dhe Mehmet Bytyqit, të mos identifikohen dhe të mos sillen para gjyqit, për t’u përballur më në fund me drejtësinë.  Zyrtarët më të lartë amerikanë janë shprehur vazhdimisht se drejtësia për vëllëzërit Bytyqi është një angazhim i patundur i qeverisë dhe i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë 15-vjetor të vrasjes së tyre, ky duhet të jetë gjithashtu edhe zotimi i komunitetit shqiptaro-amerikan, që nepërmjet përfaqsuesve të tij në Kongres dhe në kontaktet me entet përkatëse të qeverisë amerikane, vrasja e vëllëzërve Bytyqi të mos harrohet dhe të këmbëngulet që vrasësit e tre shtetasve amerikanë të identifikohen dhe të dënohen për krimin e tyre.

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Amerika kerkon, Bytyci, drejtesi, Frank shkreli, per vellezerit

Eddie Emin Egriu zyrtarisht shpalli sfidën për kongresin Amerikan

March 12, 2014 by dgreca

Egriu e nisë garën me sulmë ndaj rivalit të tij – kongresmenit në detyrë Brian Higgins/

NGA BEQIR SINA, New York/
BUFFALO – NEW YORK : Më 11 mars 2014 në kryeqendrën e rajonit më veriperindimor të New Yorkut, në Buffalo, Kandidati i Kongresit Emin ” Eddie ” Egriu, thotë në një dekleratë zyrtare shpërndar sot në faqen e tij të internetit, se ai zyrtarisht tashmë e ka shpalluar kandidaturën e tij për një vend në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoralë 26-të, kundër kongresmenit në detyrë Brian Higgins.
Ndaj, kongresmenit Brian Higgins, i cili është në mandatin e 5 të(10 vjetë), si anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe shërbenë në rrethin elektoral 26 të kongresit të Nju Jorkut , i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, dhe në fund të këtij viti ai e përfundon mandatin e tij.
Simbas “Buffalo News”, thuhet se Emin ” Eddie ” Egriu , i cili e quan veten një ” populist liberal dhe është kundër luftës , ” sipas shtypit vendas, njoftoi të hënën se ai do të sfidojë kësaj rradhe Kongresmenin Brian Higgins , i cili ka fituar deri tani pesë mandate, duke përfaqësuar për 10 vjetë partinë Demokratike, në New York

Egriu , 52 vjeç , njoftoi kandidaturën e tij në një qendër të qytetit Buffalo – në Broadway dhe rrugën Bailey Avenue, ku ai e quajti kandidaturën e tij, për të pasur vëmendje, e cila sipas tij është shumë afër për të sfiduar nocionin e një ekonomie në përmirësim në Buffalo – New York .

Ai tha se :” Ndërsa, politikanët tanë dhe kontribuesit e tyre vazhdojnë të ushqehen me koritë publike – me një projekt zhvillimi nga tatimpaguesit i financuar nga pas prej korrupsionit të “legalizuar” – lagjet tona të vazhdojnë të qëndrojnë në shkatërrim , ” tha Egriu , në bazë të vërejtjeve të përgatitura prej tij dhe shpërndarë për gazetarët në shpalljen e kandidaturës.

” Unë jam këtu, tha Egriu, për të ju them të vërtetën : se rënia vazhdon . Njerëzit me moshë mesatare 53 vjeçare janë duke luftuar për të mbijetuar . Dhe dënimi rraskapitës i varfërisë midis brezave vazhdon . ”

” A nuk më besoni ? peti ai, mjafton vetëm për të hapur sytë tuaj dhe do të shikoni që në vetëm këtë bllok , ka shtatë toka bosh , dhe ka shtatë shtëpi të lira që nuk i blen kërkush, dhe, kështu ka me qindra e blloqe të tjera, “tha ai .

Sipas, shtypit lokal “Buffalo News” shkruan se Egriu , në primare do të konkurojë si një demokrat. Ai deklaroi se e mbështet legalizimin e marihuanës për përdorim nga të rriturit , do të kujdeset për sistemin shëndetësor, planet e bankave, taksat e larta, dhe kompanitë e energjisë .

Egriu , është një kontraktues , shkruajn këto të përditëshme, i cili u eliminua për të hyrë në ballot nga fletët e votimit në zegjdhjet e viti 2010 , pasi ishte duke u përpjekur për të sfiduar kongresisten Louise Slaughter, në një garë primare në partinë Demokratike, që ai nuk hyri dotë .

Ai ka pasur edhe një garim të më parshëm për një vend në Senatin e Shtetit të New Yorkut 10 vjetë më parë.

Egriu, është kandidati i dytë që ka njoftuar se ka për të sfiduar Kongresistin demokrat Brian Higgins . Mbasi në kampin Republikan është edhe zonja Kathy Weppner , një ish- gazetare e njohur e një radio “talk show” , e cila njoftoi kandidaturën e saj në rrethin e 26të, javën e kaluar nga partia Republikane .

Ndërkohë, po sipas shtypit lokal dje Egriu, ka bërë sulmin e parë ndaj kundërshtarit të tij, Brian Higgins, duke e akuzuar atë si të “pashpirt” ndaj ekologjisë”, për indiferencën e tij ndaj ndikimit të katastrofës në Fukushima, pra ndotjen që ka ndodhur në Bregun Perëndimor amerikan – Oqeanin Paqësorë, shkruan Time Magazine në raportin e saj në 9 mars 2014

Eddie Egriu shfrytëzoi me këtë rast përvjetorin e 3-të, të fatkeqësisë bërthamore në Fukushima – Japoni që të sulmoi kongresmenin Higgins, i cili është anëtarë i Komitetit të Kongresit për Homeland Security dhe Komitetit të Kongresit për Çështje të Jashtme.  ” Ashtu si Higgins , e gjithë qeveria federale me sa duket nuk ka bërë asgjë për të të siguruar shëndetin dhe sigurinë tonë edhe pas tre viteve të fatkeqësisë Fukushima, dhe njoftimeve për pasojat që mban i gjithë Bregdeti Perendimor – “tha Egriu për Time Magazine

Egriu tha se ai pajtohet me shqetësimet e shprehuara nga  Bashkimi Shkencëtarëve Amerikan që Qeveria duhet të ndalojë menjëherë subvencionimin e industrisë së rëndë, shumë të rrezikshme për lëndët  bërthamore dhe duhet të shfuqizojë ligjin “Anderson” i cili është mburoja për firmat bërthamore nga përgjegjësia . ” Në qoftë se këto bimë dhe këto gjallesa janë të sigurta , ” pyeti ai , ” pse ata kanë nevojë për mbrojtje të veçantë nga për helmim nga rrezatimet bërthamore ? ”

Në fund kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi elektoral 26të, i Nju Jorkut, i cili përfshin pjesët Erie dhe kataraktin Niagara të Shteteve të Bashkuara, sipas Time Magazine, thotë :” Edhe një herë , këtu është një çështje ku kongresisti Brian Higgins ka dështuar për të udhëhequr ngaqë ai është një mjet i biznesit të madh , dhe ka interesa të veçanta edhe të lobistëve të tjerë nga  Uashingtoni. Sot, është përvjetori i tretë i fatkeqësisë bërthamore në Fukushima dhe përvjetori i tretë që përfaqësuesi i Kongresit nga rrethi i 26-të, në New York, Brian Higgins, nuk është duke bërë asgjë dhe duke thënë absolutisht asgjë në lidhje me të ! ka përfunduar kandidati për në Kongresin Amerikan nga rrethi i 26të, në New York, Eddie Emin Egriu.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Eddie Emin Egriu zyrtarisht shpalli sfidën për, kongresin Amerikan

Elbasan, çelet Panairi i 17-të “ Dita e Verës”

March 12, 2014 by dgreca

Nga Miranda Sadiku/.- Është çelur sot në Elbasani panairi i 17 “Dita e Verës” 2014″, organizuar nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë.

Në fjalën e hapjes, kryetari i bashkisë,  Qazim Sejdini tha se: Panairin i cili hap siparin e Ditës së Veres dhe ka rëndësi të madhe, pasi ëshë një mundësi për të gjitha bizneset, që prezantohen, por edhe për qytetarët Elbasanas dhe miqtë e saj që vijnë nga e gjithë Shqipëria për të fesrtuar Ditën e Verës.

Panairi i sivjetshëm, mblodhi rreth 50 kompani që prezantuan produktet e tyre dhe shumica e bizneseve vijnë në këtë panair për të disatën herë. Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit, do të vijojnë nesër me një aktivitet me bicileta organizuar nga Afjendia Telegrafike Shqiptare dhe Albasani Excellence, ku do të marrë pjesë edhe aktorë të njohur të kinematografisë shqiptare për të vijuar më pas me  koncert festiv i cili nis pasdite dhe vazhdon gjatë  gjithë natës dhe do të kulmojnë në 14 Mars.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dita e Veres, elbasan, Panairi i 17

Kryeministria e Kosoves:I pavërtetë lajmi se prokurori Williamson ka marrë në pyetje Thaçin

March 12, 2014 by dgreca

Prishtinë, 12 Mars -Zyra e Kryeministrit të Kosovës përgënjështron lajmin e pavërtetë të publikuar sot në një të përditshme kosovare se prokurori Williamson e ka marrë në pyetje Kryeministrin Hashim Thaçi.

“Kjo është plotësisht e pavërtetë”, thekson Zyra e Kryeministrit.
“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, thuhet në deklaratën e Zyrës së Kryeministrit të Republikës së Kosovës.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeministria e Kosoves, prokurori Williams, Thaci

G7-a i kërkon Rusisë heqjen dorë nga aneksimi i Krimesë

March 12, 2014 by dgreca

STRASBURG– Liderët perëndimorë të G7-s i kërkuan sot Rusisë të hiqte dorë nga të gjitha veprimet për të aneksuar Krimenë, deklaroi presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

“Liderët e G7-s, presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy dhe unë, me një deklaratë të re do t’i kërkojmë Rusisë që të heqë dorë nga të gjitha veprimet e saj për të aneksuar republikën ukrainase autonome të Krimesë”, deklaroi Barroso përpara Parlamentit Evropian.
Dje, autoritetet separatiste të Krimesë kanë bërë një hap më shumë drejt bashkimit me Rusinë duke miratuar një deklaratë pavarësie, përpara se të mbahet referendumi i parashikuar të dielën për bashkimin e gadishullit me Rusinë.

Filed Under: Featured Tagged With: Barroso, G-7, Krime

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4782
  • 4783
  • 4784
  • 4785
  • 4786
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT