• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrja Gjosha promovon gratë në Shkodër

February 15, 2014 by dgreca

Nga Gaspër Marku/-Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, në cilësinë e kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim, u shpreh mbrëmë, gjatë një takimi me gratë e kësaj strukture në qytetin e Shkodrës, se përmes forcimit të LGI-së synojmë të promovojmë gratë në Shkodër dhe në të gjithë vendin.Duke vlerësuar punën e bërë nga  strukturat e LSI-së, përfshirë edhe atë të gruas, në qytetin verior, si dhe rezultatet e arritura në zgjedhje, Gjosha tha se “LSI do të vijojë të forcohet jo vetëm për arsye partiake dhe vote, kur është momenti, por edhe për të zhvilluar gruan, ta emancipojë dhe ta forcojë atë si strukturë dhe nëpërmjet saj, të arrijmë të promovojmë gjithë gratë e Shkodrës dhe të Shqipërisë”.

E pranishme në takim, zv/ministrja e Arsimit dhe anëtare e LGI-së, Nora Malaj, tha se në programin e LSI-së, I rëndësishëm është edhe riorganizimi, duke i dhënë gruas disa prioritete për zhvillimin e mëtejshëm të saj. “Fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave, është një prioritet i madh i vete Lëvizjes Socialiste për Integrim”, tha Malaj.

Pas takimit, gratë dhe vajzat shkodrane të LGI-së, morën pjesë në një mbrëmje argëtuese në Grand Hotel Europa, në qytetin e Shkodrës

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ministrja gjosha, ne shkoder, promovon grate

PD: Qeveria mban peng hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

February 15, 2014 by dgreca

Nga B.Kastrati/Partia Demokratike e cilësoi  antikushtetues projektligjin e qeverisë për disa ndryshime në statusin e nëpunësit civil, që sjell shkatërrimin e administratës dhe konsensusit historik. Me anë të një deklarate për shtyp, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi,  tha sot se “Kryeministri Rama shkeli Kushtetutën, përbuzi Gjykatën Kushtetuese dhe nuk hoqi dorë nga qëllimi i tij antikushtetues për të zhbërë me çdo kusht administratën publike dhe për ta mbushur atë me militantë socialistë”.  Ai vlerësoi se  “ky projektligj është antikonsensus, sepse jo vetëm është gatuar pa asnjë konsultim publik dhe pa opozitën, por ai po ndryshon tashmë edhe vetë ligjin, që u bë me konsensus një vit më parë. Me këtë akt, duke prishur një konsensus historik në të shkuarën, Kryeministri po i vë minat përsëri konsensusit politik për të ardhmen. Ky projektligj është antireformë”. Për PD-në, tha Bylykbashi, ky projektligj shkon kundër kërkesës së Komisionit Europian që reforma e miratuar në maj 2013 të zbatohet me shpejtësi. Në deklaratë thuhet gjithashtu se “Qeveria po mban peng hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në mënyrë të paprecedente”. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, tha dje në një konferencë shtypi, se    ndryshimet që Qeveria ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil janë konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, edhe është tentuar të diskutohen me opozitën në Shqipëri. Por, opozita e PD tenton të bllokojë e të mos dëgjojë, me shpresën se gjërat në Shqipëri do të ngecin, tha Harito. Ajo shprehu vendosmërinë për të ndërmarrë reformat e nevojshme, brenda kornizës ligjorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në konsultim me partnerët e huaj, e për aq sa mundemi, në konsultim edhe me opozitën.

 

Filed Under: Politike Tagged With: PD: Qeveria, peng, vendimin e Kushtetuses

Me ekspozitën “Marubi” nisin festimet zyrtare të 6 vjetorit të Pavarësisë

February 15, 2014 by dgreca

B.Jashari/.-Në Galerinë Kombëtare të Kosovës u hap mbrëmë ekspozita “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi”, organizuar në bashkëpunim me Fototekën Kombëtare Marubi në Shkodër. Kjo ekspozitë, që sjell në Prishtinë rreth 250 fotografi, ka shënuar edhe fillimin e zbatimit të Kalendarit të Përbashkët Kulturor Kosovë – Shqipëri dhe të festimeve zyrtare për 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Një ditë para hapjes së ekspozitës në Prishtinë, ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Republikës së Kosovës, Memli Krasniqi, nënshkruan në Tiranë Protokollin e Bashkëpunimit në fushën e Kulturës, me të cilin edhe u themelua Kalendari i Përbashkët Kulturor. Mes shumë pjesëmarrësve në hapje të ekspozitës, ministrja e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Mirela Kumbaro – Furxhi, tha se “Kosova e Shqipëria po shënojnë hapa të rinj në bashkëpunimin kulturor”. “Ekspozita që ne përurojmë sot së bashku, është për disa arsye një ngjarje e veçantë. Dje ne ishim në Tiranë nga Shqipëria dhe nga Kosova jo thjesht dy politikanë, siç kemi bërë këto muaj mes kabineteve tona, por njerëz të artit dhe të kulturës, njerëz të institucioneve të artit e të kulturës të Kosovës dhe Shqipërisë. Sot jemi në Prishtinë për të hapur ngjarjen e parë të këtij kalendari, në pak orë në pak kilometra, por me shumë zemra”, u shpreh Kumbaro-Furxhi. Ministrja shqiptare e Kulturës tha se Fototeka Marubi, do të kthehet në një muze, i cili do të jetë një institucion shumë i rëndësishëm për kulturën shqiptare. Ministri i kosovar i Kulturës, Memli Krasniqi, tha se ekspozita Marubi është një nga ngjarjet më të veçanta kulturore në Kosovë, aq më tepër që ajo shënon edhe fillimin e Kalendarit të Përbashkët Kulturor. “Marubi është një rrëfim shumëdimensional për kombin shqiptar, pasi paraqet vlerat artistike e po ashtu edhe mënyrën e të jetuarit nëpër breza. Gjithë koleksioni prej qindra mijëra fotografive është një trashëgimi në vete për ne”, theksoi ai.

Ekspozita “Marubi: Objektivi i lëvizshëm i një arkivi” është kuruar nga Luçjan Bedeni dhe Zef Paci dhe hapur në kuadër të programit zyrtar të festimeve të 6 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në kryeqytetin e Kosovës ekspozita do të qendrojë e hapur deri në 14 mars. Në organizim të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në Prishtinë dhe qytetet e tjera kosovare, si dhe në të gjitha ambasadat e Kosovës në botë, do të organizohen aktivitete me rastin e Ditës së Pavarësisë. Manifestimet zhvillohen nga 14 deri në 17 shkurt 2014. Sot, në Muzeun e Kosovës do të çelet ekspozita “Shkatërrimi i Trashëgimisë Kulturore në Kosovë 1998-1999” . Në të gjitha ambasadat e Republikës së Kosovës në botë organizohen pritje për trupin diplomatik, zyrtarë shtetesh, si dhe personalitete të rëndësishme të shteteve përkatëse, ndërsa në Prishtinë mbahet koncerti i tenorit Agim Hushi.

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: marubi, nis festimet, te Pavaresise, zyrtare

Hoxhaj në Senegal, koordinim për fushatën e njohjes së Kosovës në Afrikë

February 15, 2014 by dgreca

Ne Foto: Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj u prit ne takim nga presidenti i Senegalit, Macky Sall/

Nga B.Jashari/.-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po vazhdon turneun lobues në kontinentin e Afrikës. Pas qëndrimit në Zambia, Hoxhaj ka vizituar Senegalin, bëhet e ditur nga Dakari në njoftimin e dërguar të MPJ-së së Kosovës. Në takimin me presidentin e Senegalit, Macky Sall, ministri Hoxhaj e falënderoi për vendimin e shtetit të tij që e njohu Kosovën në vitin 2008, si vendi i parë i kontinentit afrikan, ndërsa kërkoi ta vazhdojë edhe më tej mbështetjen në fushatën e njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Në takim të veçantë, Hoxhaj u prit edhe nga homologu i tij, Mankeur Ndiaye, me të cilin bisedoi për kapitullin e ri të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Senegalit. Hoxhaj i bëri thirrje nga Senegali të gjitha vendeve afrikane që ta njohin Kosovën. “Deri më tani 106 vende e kanë njohur Kosovën dhe kjo tregon që njohja e Kosovës është globale dhe ka një shtrirje ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare, por edhe në të ardhmen do ta kemi mbështetjen e Senegalit. Nga këtu, në Dakar shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje vendeve afrikane ta njohin Kosovën, duke ndjekur shembullin e Senegalit”, tha Hoxhaj. Ndërkaq, ministri i Jashtëm i Senegalit, Ndiaye, siguroi Hoxhajn se vendi i tij do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha drejtimet. “Ministri shprehu falënderimin e tij për vendimin historik të njohjes së Kosovës nga Senegali si shteti i parë afrikan që e ka njohur Kosovën. Ne kemi vendosur ta vazhdojmë mbështetjen e Kosovës në fushatën e njohjes ndërkombëtare, ashtu edhe siç ka kërkuar Kosova nga ne dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të punojmë së bashku në një strategji të veçantë”, ka thënë ai. Më pas, të dy ministrat kanë nënshkruar vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve, duke e cuar në 65 numrin e shteteve me të cilat Kosova ka nënshkruar deri tani marrëdhënie diplomatike. Pas njohjes së Lesotos këtë javë, Hoxhaj po viziton Afrikën për të shtyrë përpara axhendën e njohjes së Kosovës, duke paralajmëruar njëkohësisht se edhe 5 shtete të tjera do ta njohin pavarësinë së shpejti./

Filed Under: Rajon Tagged With: Hoxhaj ne Senegal, njohje nga Afrika

Universiteti i Prishtinës mbushi 44 vjet

February 15, 2014 by dgreca

Nga B.Jashari/.- Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” shënon sot 44 vjetorin e themelimit, të vlerësuar si ngjarje historike për popullin e Kosovës, por edhe për gjitha kombin shqiptar.  Universiteti i Prishtinës është themeluar me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Kosovës në 18 nëntor 1969 edhe si kërkesë e demonstratave studentore e gjithëpopullore kosovare një vit më herët – në 1968. Kuvendi themelues i Universitetit u mbajt në 13 shkurt 1970, ndërsa mbledhja solemne e tij dy ditë më vonë,  në 15 shkurt, dhe kjo datë është shpallur Dita e Universitetit të Prishtinës. “Universiteti në Prishtinë do të japë dritë, shkencë e kulturë”, ishte kryetitulli në gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja para 44 vjetëve, në numrin e 16 shkurtit 1970, në raportin e gjerë nga seanca solemne e themelimit të Universitetit të Prishtinës e një dite më parë. Universiteti i Prishtinës tani ka 17 fakultete, ndërsa Kosova në 6 vitet e Pavarësisë së shpallur në 17 shkurtin historik 2008 ka hapur universitete publike edhe në disa qytete të tjera.

Filed Under: Kulture Tagged With: mbushi 44 vjet, Unniversiteti i Prishtines

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4862
  • 4863
  • 4864
  • 4865
  • 4866
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT