• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TË NDIHMOJMË NJË PROJEKT SPORTIV MBARËSHQIPTAR ME PERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR

January 13, 2014 by dgreca

ARTUR VREKAJ

Dega e Personave me aftësi të kufizuar në Përmet në bashkëpunim edhe me degën e Sportit do të zhvillojë për herë të parë një veprimtari panShqiptare të kampionatit të basketbollit me simotrat e saj në trojet Shqiptare të Ballkanit në Maj të këtij viti, në datat 21, 22, 23 në pallatin e sportit të qytetit të Përmetit.

E ka në traditë edhe qyteti i Përmetit sportin e basketbollit, por ajo që është më e  rëndësishmja është se ky projekt do të bëjë të mundur evidentimin e problematikës së madhe që ka kjo shtresë e shoqërisë dhe të ballafaqojë realitetin e kësaj shtrese të me pjesën tjetër, në përpjekjet e saj për integrimin në jetën artistike e sportive të qëndrave të banuara Shqiptare, rigjallërimin e kësaj kategorie invalidësh që jeta i ka izoluar nga jeta publike dhe ngjalljen e shpresës së tyre për një jetë më aktive.

Veprimtaria e Majit 2014 do të zhvillohet në mënyrë origjinale duke ju dhënë mundësi invalidëve shqiptarë të Ballkanit të festojnë e bashkëkuvendojnë si vëllezër të një gjaku. Përmeti si çdo vit do të hapë dyert dhe zemrat për miqtë që do të jenë pjestarë të ekipeve nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi si dhe për vëndasit.

Krahas kampionatit të basketbollit që do të startojë me shortin e drejtëpërdrejtë në ditën e parë , do të ketë edhe një takim panshqiptar për problemet që shqetësojnë këtë shtresë njerëzore për të konkluduar për një ardhmëri më të mirë.

Për sa më sipër, si Përmetar dhe veprimtar i komunitetit Shqiptar të Amerikës do t’ju lutesha kujtdo, individë dhe organizatë Shqiptare, atdhetare,fetare apo humanitare të mund të ndihmojmë sa të mundemi financiarisht për të mbështetur këtë veprimtari që tu japë më shumë shpresë këtyre njerëzve në nevojë se ka edhe në Amerikë njerëz humanitarë dhe që e ndihmojnë njëlloj si Shqiptarinë dhe vëndlindjen.

Ju ftoj të kontribojmë financiarisht qoftë edhe drejtëpërdrejtë në emër të kryetarit të degës së Personave me aftësi të kufizuar në Përmet zotit Ligor Shyti, me të cilin jam në kontakt për mirëorganizimin e kësaj veprimtarie.

Çdo kontribut, sado i vogël edhe 5 apo 10 dollarë, do të listohet dhe për çdo person që dhuron në Amerikë do të ketë një listë për këtë qëllim dhe do të përcillet bashkë me dokumentin e dërgesës në llogarinë bankare Ligor Shyti, Raiffeisen Bank, nr.0001628704 ose me Western Union në emër të Z Ligor Shyti për degën e Personave me Aftësi të Kufizuar në Përmet. Me dëshirë të arrijmë deri dy mijë dollarë Amerikanë për ta bërë realitet këtë veprimtari por edhe për tu krijuar një ngrohtësi shpirtërore njerëzve në nevojë.

 Nëse organizata Shqiptare apo individë kanë mundësi të sigurojnë karroca invalidësh të përshtatshme edhe për këtë veprimtari sportive janë të lutur të ndihmojnë.

Do të respektohet çdo dhurues Shqiptar apo Amerikan që do të kontaktojë, sepse çdo komunikim do të jetë i hapur. Ky është një rast për të vërtetuar edhe misionin humanitar jo vetëm të organizatave Shqiptare, por edhe të individëve që vërtet kanë bërë shumë në këtë drejtim në ndihmë të Shqiptarëve të vëndlindjes.

Sinqerisht, në këtë degë, në Përmet, ka njerëz të artit dhe kulturës që japin kontributin e tyre, duke motivuar jo vetëm këtë shtresë, por edhe Shqiptarë të Ballkanit dhe Europianë që marrin pjesë rregullisht në veprimtaritë multikulturore të Majit në Përmet. Ndaj edhe motivi për të ndihmuar njerëzit me Aftësi të Kufizuar në vëndlindje na bën më të njerëzishëm. Me zotin Ligor Shyti kontaktoni me e-mail: shytiligor@yahoo.it. E-mail-i im është: arturvrekaj@yahoo.com.

Filed Under: Featured Tagged With: artur vrekaj, personave me aftesi te kufizuara, projekt sportiv

NDERROI JETË NË SPEYER TË GJERMANISË FUTBOLLISTI SHPUZA

January 13, 2014 by dgreca

Ne Foto: Zamir Shpuza. 26.6 1967 10.1.201/

Shkruan: Neki Lulaj/

Eh si  na është jeta…?

Ne dhjetorin e vitit 1995 në ballinat  gazetave gjermane te qytetit të Speyerit,përcillej ,me foto kolor e bardh e zi  portreti tërheqës i një të riu simpatik shqiptarë me emrin Zamir Shpuza ,të cilin e kishin shpallur si Sportistin me të mirë të atij sezoni duke shkruar në supërlativ për sportistin shkodran ndihesha shumë krenar.

E as unë nuk munda   të qëndroj indiferent pa marrë takim me këtë talent sporti,andaj edhe  arrita të realizoi një takim ne lokalet e FV-Speyerit.

Ishte një takim tejët i thjeshtë interesant,dhe shumë miqësor,pasi i tregova qëllimin e takimit duke i thënë se vij në emër të gazetës shqiptare „Kosova press“ për një intervistë të shkurtër me ju  dhe menjëherë filluam bisedën si dy miq që prej vitësh ishim njohur edhe pse ishte hera e parë e takimit tonë.

Pyetja ime e parë e asja kohë marrë nga origjinali i gazetës „Kosova press“ishte:Zt. Shpuza që sa vite luani në ekipin FV

Speyer“Ka dy vite që luaj futboll në këtë ekip,edhe kur isha në atdhe kam luajtur në Kombtarën shqiptare dhe i ceku fitorët në  Finland,Çekosllovaki dhe barazimin me Bullgarinë.“etj.

Në bisedë e sipër atë ditë mësova së Zamir Shpuza kishte kaluar nga ekipi i FA  Speyerit në ekipin tjetër pra në SV Waldhof të Mannheimit dhe mes tjerash tha“Punën, teknikën, talentin  dhe lojën time e ka përcjellë trajneri  i njohur gjerman zt Uli Stielike dhe me preferimin e tij unë luaj në Bundesligen e dytë me SV –Waldhof Mannheim.“

Planet tuaja“Si çdo i ri që ka plane e endërra shumë  plani im i parë është bashkimi me të fejuaren time e cila për momentin jemi largë,ajo  jeton në Shkodër e unë në Speyer“

Dëshira e juaj zt Shpuza në ndërrimimin e motmoteve pasiqë jemi në fund të dhjetorit?

“Dëshira ime priroritare është Bashkimi i trojeve shqiptare dhe ndalja e represionit dhe gjenocidit  që i behët popullit shqiptarë në Kosovë“.

Në vazhdimin e kësaj bisede mes tjerash ishte edhe pyetja ime jo provokuese por vetëm vëllazerore,përshëndetja e këtij fund viti?

„Kam shumë përshendetje nga ky vend,së pari përshëndes Nënën e vëllain, të fejuarën dhe mbarë miqët e farëfisin tim në Shkodër dhe gjithë kah ndodhën,përshendes punën e dy qeverive  shqiptare në krye me Dr. Sali Berishën dhe Dr Ibrahim Rugovën pastaj përshëndes edhe futbollistin shqiptarë Hysen Mihanin i cili luan ne San Paullo të Madridit  në Spanjë,si dhe kisha një përshëndetje speciale për trajnerin e FV Herr.Hans Jurgen Schetzer,i cili na ndihmoj ne shiptarëve pa masë“kjo isht biseda qe zhvillova në dhjetorin e vitit 1995 me Zamir Shpuzën të botuar në gazëtën“Kosova press

Lajmi që as kush nuk e priti dhe nuk e dëshiroi

Mbrëmjen e së premtës të datës 10 janar 2014 rreth orës 19:00 pas një sëmundje të shkurtër dhe të rendë nga  një hemorogji cerebrale  në Spitalin Vincensius të Speyerit është ndarë nga jeta në moshën 45-vjeçare ish-futbollisti i Vllaznisë se Shkodrës dhe i kombëtares shqiptare, Zamir Shpuza

Kush ishte Zamir Shpuza. ?

Zamir Shpuza, i lindur në Shkodër me 26.06.1967 nga një familje me një taban  dhe kulturë shkodrane.Në fëmijërinë e tij të herëshme tregon zgjuarsi, pasion  dhe talent prej një sportisti që do të formohëj ku filloi edhe të mirret me futboll.

Karrierën e ti sportive e filloi në qytetin e tij të fëmijërisë dhe rinisë  së dashur në  Shkodër e pikërisht në ekipin e VLLAZNISË.

Nga ekipi i Vllaznisë U 19 ku luante  tregoi një talent të rrallë ku e avansuan  duke e kaluar  në ekipin e parë të Vllaznisë shkodrane ne vitin 1988/89

Komiteti i Partisë i sistemit të atëhershëm komunist pas një mbledhje rutinore sekrete i përjashtojnë nga ekipi i Vllaznisë  Zamirin  dhe vëllain e ti Luanin i cili luante ne U 17 si në ekip i të rinjëve zingjir të Vllaznisë  me pretekstin se këta vijnë nga një familje Shpuza,ku xhaxhallarët e tyre kanë një biografi të dyshimtë politike dhe nuk janë të përshtatshëm për sistemin e atëhershëm monist.

„ Xhaxhai i Zamirit gjeja se ishte zënë duke e kaluar kufirin dhe atëherë e anatemuan si një tradhtarë i komunizmit  dhe familje e rrezikshme për vendin .Edhe Zamirin e Luanin duhët burgosur këta „klysh tradhtarësh“ nuk i duhën ekipit futbollistik Vllaznisë së Shkodrës,këta duhet largohën“pohon vëllai Luani.

Ekipi futbollistik Vllaznia e Shkodrës e themeluar në vitin 1919 ishte emblema e futbollit dhe djepi nga ku dolën sportistet me të dalluar nepër kohëra.

Zamiri si i zgjuar që ishte nuk dëshironte të flinte në Baladën e përbuzjës të sistemit të egër komunist ,nuk dëshironte që ujërat e turbullt të atij sistemi të ia vërrshojnë shpresat e tij,shpresat e futbollit endërrat e tija  të prekshme,andaj regjistrohët në ekipin futbolistik të Veleçikut në qytetzën e Koplikut,ku edhe atje tregon një talent të rrallë dhe fiton edhe një pervojë të re nga futbollistët bashkëmoshatar,edhe atje trajtohej mirë.

Nuk kaloi kohë e gjatë  e edhe në Shqipëri filluan lëvizjët e para pluraliste,ku Agimi i atyre lëvizjeve i gjeti edhe vëllezërit Zamir dhe Luan Shpuza bashkë me të gjithë qytetarët demokrat të Shkodër locës.

Gjithë qytetarët demokrat  shkodran organizuan levizjët e para antikomuniste në Shkodër  e më gjerë duke kërkuar hakmarrje politike dhe i bashkohën Partisë Demokratike   në radhet e saja dhe pas ardhjes së Demokracisë.

Me kërkesën e trajnerëve Astrit Hafizit dhe Neptun Bojka lojtari shkodran Zamir Shpuza ftohët në ekipin e kombëtarës së Partizanit në Tiranë,pra në supërligën shqiptare.ku dhe tregon rezultate dhe talent të rrallë sportiv ,pastaj luan në ekipin futbollistik Olimpik U/21 duke vazhduar më vonë karrierën sportive në kombëtaren shkodrane të Vllaznia në vitin 1991.

Me pastaj shkoi tek skuadra e Buducnostit të Malit të Zi  me bashkëkombasin Ramiz Bizha,ku treguan suksese të jashtëzakonshme. Zamiri në atë kohë pati luajtur në  Podgoricë me pseudonimi“Belludodiq Albanski“ .Në vitin 1992 u rikthye sërish tek Vllaznia  dhe skuadra e tij e asaj kohe e fituan titullin e kampionit.Në një ndeshje miqësore të luajtur  me skuadrën Ajaçio në Francë e pasi zhvilluan  atë ndeshje e qendruan për rreth një javë ,ku disa nga futbollistët e Vllaznisë si:Agron Lika,Admir Bilali,vëllezërit Gruda,e bashkë me Zamirin  udhëtuan me tren shkuan në Gjermani e pikërisht në qytetin e Speyerit duke përfunduar si azilkërkues..

Karriera e tij sportive: tanime i ndjeri Zamir Shpuza e nisi karrierën e tij sportive në qytetin e tij të lindjës në Shkodër teksa arriti të fitojë edhe një titull kampioni me Vllazninë në sezonin e vitit 1991,periudhë në të cilën u grumbullua për hërë të parë me kombëtaren kundër Çekosllovakisë e vlefshme për eliminatorët e Europianit suedez.Në ato eliminatore ekipi që përfaqësonte Shpuza kundër Islandës fituan me rezultatin 1:0.Për ta vazhduar karrieren e tij sportive në Gjermani .Gjatë përiudhës kur kombëtaren shqiptare e udhëhoqi trajneri zt.Astrit Haziri,Shpuzën e aktivizoi në sfidat me Gjermaninë,Ukrainen me Portugalinë

Etj.Në total për ekipët përfaqësuese Shpuza luajt 39 ndeshje .Me 7 korrik 1997 ishte loja e fundit kundër Portugalisë ku luajti Shpuza. Kurse në  fund vitin 2007 ,Shpuza u tërhoq plotësisht nga futbolli ku ushtroi gjithashtu dhe rolin e trajnerit.

I ndjeri Zamir Shpuza ka luajtur tek Vllaznia bashkë me futbollitet si Arian Laçej,Ramiz Bisha,Isak Pashaj,Avenir Dani,Hysen Dedja,Admir Bilali,Astrit Premçi,Bujar Gruda,Agron Lika,Alban Noga,Edi Martinin e emra tjerë të njohur.

Ne Speyer ka luajtur bashkë me Aziz dhe Bujar Grudën,Agron Likën,Çlirim Basha,Ardian Bushati,Edmir Bilali,me futbollistet kosovar Përparim Hasanin ,Arsim Gashin dhe Armend Lulajn.

Në fund i gjithë komuniteti shqiptarë që jeton prej vitesh në qytetin Speyer me rrethinë kishin ngelur në ngerqë kur mësuan për gjendjën e rendë shëndetsore të Zamir Shpuzës ato ditë e netë Spitali Vincencius i Speyerit ishtë këthyer në pikë qendrimi roje  nate e dite ku qëndruan pa gjumë duke prituar ndonjë lajmë për gjendjën shëndetsore të Zamirit. I vëllai i tij Luani me nofullat e shtërnguara dhe me  pamje që në fytyrën e tijë mund ta lexoshe dhembjën e thellë shpirtërore për vëllain e tij që tanime shpresat ishin po thuaj gati para lajmit fatal .Jepte burrëri  të tabamit shkodrane mbahej i fortë duke i falenderuar ato togje burrash qe qendronin ne hyrje të sitalit ,para hyrjës se Intensives dhe ca të tjerë para trupit të tij që funksiononte me ndihmën e aparaturës me bashkohore medicionale.Dhe pasë gjithë përpjekjës ishte e pa munduar andaj Ylli i sportit shqiptarë Zamir Shpuza na la ky ishte lajmi më i hidhur që tronditi familën Shpuza fëmijët dhe bashkëshortën e ti Nenën miqët shokët dashamirët komunitetin shqiptarë të Speyerit të cilët qendruan natë e ditë pranë ti dhe të gjithë ata që e njohën dhe i njohi Zamiri ngushllime Vllaznisë së Shkodrës  dhe mbarë sportit shqiptarë.Le të prehët trupi i ti në tokën e praruar të Atdheut në Shkodrën e dashurisë se ti dhe shpirti mes engjejve në parajsë.Ngushllime.

 

Filed Under: Sport Tagged With: nderroi jete Zamir Shpuza, neki Lulaj

Një ditë pa Pantallona në Metro

January 13, 2014 by dgreca

NEW YORK CITY : Një mënyrë e veçantë për të tërhequr vëmendjen e qyterëve per te 13 vit me rradhë është bërë një grup njerëzish që çdo vit në këtë muaj pra janar, të udhëtojnë nëpër metronë e New Yorkut, djem e vajza pa pantallona. Nisma e këtyre njerëzve është titulluar  “Udhëtarë pa Pantallona”, dhe tash sa vjet ajo përveç metropolit të botës Nju Jorkut, po edhe pushton metrotë në disa qytete kryesore amerikane, por edhe në metropolet e tjera botërore, si Londër, Stokholm, Sidnej, Shangai, Berlin, Sofje, Pekin , Hon Kongu dhe Tokio.

Kishte filluar si një shaka që për t’i argëtuar udhëtarët e metrosë. Megjithatë, sot është bërë si një fenomen global. Përkundër faktit se në shumë qytete të botës temperaturat janë nën 0 gradë Celsius, kjo gjë nuk i ka penguar njerëzit që të shënojnë 13 janarin, si ditën e ashtuquajtur  “Ditën pa Pantallona”.
Sot në Nju Jork, metronë e nëndheshme të qytetit u qindra vullnetarë të cilët thanë se i janë përgjigjur thirrjes së një grupi të ashtuquajtur “Improve Everywhere”, me synimin për t’i dhuruar disa çaste të veçanta sipas tyre njerëzve pas kalimit të një viti ndoshta edhe të vështirë ekonomikë për qytetarët.
Nisma organizohet tashmë që prej dymbëdhjet vjetësh dhe sipas organizatorëve ajo ka krijuar traditën e saj duke u zgjeruar gjeografikisht dhe në numër pjesëmarrësish gjithmonë e më shumë po përhapet edhe në vende të tjera.

Pasagjerët e metrove në Londër, Stokholm, Sidnej, Shangai, Berlin, Sofje, Pekin dhe në shumë metropole të tjera të botës, i kanë hequr sot pantallonat dhe në punë janë nisur vetëm me të brendshme

Vetëm në Londër, thuhet se rreth 150 njerëz kanë marrë pjesë në përvjetorin e pestë të ‘No Trousers Tube Ride’ në metrotë e Londrës. Pjesëmarrësit udhëtuan pa pantallona në nderim të ngjarjes që ka për qëllimin befasimin e udhëtarëve të tjerë. Tradita filloi 12 vjet më parë në New York por u shtri dalë-nga-ndalë edhe përtej oqeanit theksojnë mediumet amerikane sot .

Synimi është që në tren të qëndroni pa pantallona dhe të silleni në mënyrën më normale të mundshme, thonë organizatorët e këtij “spektakli”. Ndërkaq, të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti duhet të sillen sikur nuk e njohin njëri tjetrin, dhe që pos mungesës së pantallonave nuk kanë asgjë të përbashkët.
Kjo traditë qesharake ka filluar në vitin 2002 në New York, kur disa njerëz kishin synuar të shkaktonin huti të përgjithshme në metronë e këtij qyteti.
Ata futeshin pa pantallona nëpër trena dhe kur dikush i pyeste se përse ishin veshur asisoj – thoshin se kishin harruar t’i visheshin. Ndërkaq, në një stacion, për befasinë e të gjithëve, hynte një person që shiste pantallona. /Beqir SINA/

 

Filed Under: Featured Tagged With: ne Metro, Nje dite pa pantallona

GJYKATA E APELIT LIRON XHELAL MZIUN

January 13, 2014 by dgreca

Lulzim Basha: Jemi për shtet ligjor, jo dënime me urdhëra mafiozo-politike/

Nuk u ka shkuar dëm udhëtimi nga Kamza në Tiranë qindra qytetarëve të Kamzës,të cilët ishin mbledhur përpara gjykatës së Apelit Tiranë për të mbështetur kryetarin e Bashkisë së tyre.

Kjo gjykatë rishqyrtoi masën e sigurisë për Xhelal Mziun, duke e ndryshuar atë nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje. Ndërkohë që vendimi i apelit u prit me ovacione jashtë gjykatës.

Kryetari i bashkisë Kamëz akuzohet për shpërdorim detyre dhe shkeljen e barazisë në tendera.

Trupa e drejtuar nga Zeqine Sollaku ka argumentuar se tenderat nuk janë kompetence e Kryetarit të institucionit, pasi shqyrtohen nga komisioni i verifikimit të ofertave.

Pas kësaj simpatizantët e Mziut janë zhvendosur në ambjentet e jashtme të burgut 302,aty ku ai qëndronte prej datës 23 dhjetor.

Në momentin e lirimit ovocionet kanë qenë të medha,ndërsa vetëm Mziu kishte pak për të kometuar, sepse e bëri drejtësia sipas tij.

Ndërkohë që gjykata shyrtoi edhe masën e sigurisë për drejtorin juridik të Bashkisë së Kamzës Alti Hoti,i cili është ende në kërkim nga policia. Në mungesë gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e “arrestit me burg” për Hotin.

Vetëm pak orë pas vendimit të gjykatës së apelit për lirimin nga burgu të kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, kreu i PD dhe deputetë të kësaj partie e kanë vizituar atë në ambjentet e Bashkisë, institucion të cilit i mungoi për 24 ditë me radhë.

Vetë zoti.Basha në një prononcim për mediat, teksa e cilësoi arrestimin e Mziut të paligjshëm, rikonfirmoi edhe njëherë gadishmërinë e kësaj partie për çfarëdo hetimi që ka të bëjë me llogaridhënien 8-vjeçare të qeverisjes së Partisë Demokratike.

“Si kryetar i Bashkisë së kryeqytetit, si kryetar i shoqatës së bashkive të Shqipërisë, si kryetar i PD dhe opozitës shqiptare gjendem sot këtu sëbashku me kolegë të tjerë për të takuar kryebashkiakun e Kamzës dhe një nga figurat kryesore të PD në Kamëz, zotin Xhelal Mziu, pas marrjes së masës nga gjykata e apelit për ti dhënë fund arrestit të paligjshëm që zgjati plot 24 ditë.Me këtë rast dua të theksoj në mënyrë të prerë se PD siç ka faktuar gjatë 8 viteve të qeverisjes së saj, siç kam deklaruar në ditët e para të opozitës sonë ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor, shtetin e së drejtës, demokracinë dhe në këtë kuadër ka qenë dhe mbetet e hapur për çdo hetim dhe çdo proçes sipas ligjit ndaj kujdo.Faktet tregojnë se mënyra sesi Xhelal Mziu u ndalua, u shoqëruar, u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u ndërmorën masa dhe veprime antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij. Fakti se paralisht me këto u ngrit një fushatë e tërë shpifjesh dhe denigrimesh në adresë të tij dhe familjarëve të tij që u faktua terësisht e pabazuar, por e dirigjuar politikisht tregon se kemi të bëjmë jo thjesht me një shkelje të ligjit, garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari shqiptar në çdo cep të këtij vendi” tha Basha.

Sipas kreut të PD-së, rasti në fjalë fakton se mazhoranca e re po konsolidon një steriotip të rrezikshëm, “sundimi i urdhërave politike dhe vënia e gjithçkaje nën kontroll politik”.

“Rasti në fjalë fakton atë që kemi thënë prapavijën e qartë denigruese politike dhe aksionin e përbashkët mafiozopolitik për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë me votën e qytetarëve të Kamzës. Në thelb të këtyre veprimeve qëndron për fat të keq një steriotip i rrezikshëm që po konsolidohet falë mazhorancës së re dhe sjelljes së krerëve të kësaj mazhorance . Ky është steritipi jo i shtetit ligjor, jo i bindjes së verbër ndaj ligjit, jo i sundimit të ligjit, por i sundimit të urdhërave politik dhe përpjekjes për të vënë gjithçka në kontroll politik” u shpreh Basha.

Shefi i demokratëve ka përfocuar edhe njëherë faktin se Partia Demokratike disponon të dhëna të plota për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut. Duke ua lënë në dorë vijimësinë e proçesit avokatëve të zotit Mziu, Basha tha se PD do të monitorojë proçesin për të garantuar triumfin e drejtësisë mbi çdo makinacion politik. Këtë garanci ai e ka ofruar edhe për qytetarët shqiptarë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.

“Në këtë kuadër nuk mund të mos shtoj se këtij steriotipi i shtohet edhe një steriotip tjetër paragjykues që në thelb ka frikën dhe pasigurinë tek këta njerëz që sot janë përgjegjës për shtetin, entuziazmi i njerëzve liridashës, i banorëve liridashës demokratë në shpirt pavarësisht nëse kanë apo jo teserat e Partisë Demokratike këtu në bashkinë e Kamzës. Dua të theksoj se PD nuk ka ushtruar dhe nuk ushtron asnjë lloj presioni politik, as në rastin e Xhelal Mziut dhe në asnjë rast tjetër. Por PD nuk mund të mos denoncojë dhe do të dënojë me forcë sa herë që të jetë rasti presionet politike për të nënshtruar këdo qytetar në Shqipëri ndaj proçeseve antiligjore në kundërshtim të plotë me ligjet e vendit dhe me garancitë kushtetuese per te drejtat e njeriut. PD disponon të dhëna të plota dhe të pakundërshtueshme për thellësi të zeza të implikimeve mafiozopolitike në rastin e Xhelal Mziut, ndërkohë që avokatët e tij do të bëjnë punën para drejtësisë ne do të monitorojmë proçesin me një dhe vetëm një qëllim, garantim të trumfit të drejtësisë mbi çdo makinacion politik, garantim të shtetit ligjor. Kjo është ajo për çfarë PD është zotuar dhe nuk do të lërë në baltë asnjë qytetar shqiptar kudo që ndodhet pavarësisht bindjeve politike. Për këtë PD mbetet një garante e fuqishme” deklaroi kreu i PD, Basha.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu la të hënën në mesditë dhomat e paraburgimit në burgun 326 në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në detyrim paraqitje.

Treshja gjyqesore e perbere nga gjyqtaret Zina Sollaku, Agim Bendo dhe Zamir Poda shpallen me dyer te mbyllura masen me te lehte, ate te detyrimit me paraqitje një ditë të javës perpara oficerit te policise gjyqesore per Xhelal Mziun, i cili eshte nen hetim per akuzat e shperdorimit te detyres dhe shkeljes se barazise ne tendera.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Basha, Lirohet Xhelal mziu

Deputetja mes nxenesve te shkolles shqipe

January 13, 2014 by dgreca

Ish luftëtarja e UÇK-s dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës mes nxënësve të shkollës Shqipe “Alba Life”, New York

Shkruan Keze Kozeta Zylo/

Nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn dhe Staten Island filluan plot gëzim semestrin e dytë të pranverës për vitin 2014.   Ishte një fillim i mbarë, klasat në mjediset e shkollës publike amerikane gumëzhinin nga cicërimat shqip.  Pas disa ditësh nga pushimet dimërore në sytë e tyrë gjatë takimit me shokët dhe shoqet e klasës ndihej mall, dashuri fëminore, gëzim ngase ishin midis shqiptarësh.

Edhe pse gjithë Amerika u përfshi nga i ftohti i akullt polar, në këto dy ditë në New York të premten dhe të shtunën, i ftohti kryeneç ra dhe solli nje klimë të butëz, që dukej sikur merrte pjesë në gëzimin e nxënësve që duan të mësojnë SHQIP.

Nxënësit në ditën e parë të shkollës përjetuan dhe një gëzim të veçantë, midis tyre ishte ish luftëtarja e UÇK-s dhe deputetja e Parlamentit të Kosovës zonja Time Kadrijaj.  Në dërrasat e klasës si në Brooklyn dhe Staten Island ishte shkruar urimi:

Mirë se erdhe zonja deputete e Kosovës, Time Kadrijaj!  Pasi nxënësve iu tha se sot midis nesh do të jetë deputetja e Parlamentit të Kosovës disa prej tyre ngritën dorën dhe pyetën se çdo të thotë deputete?  Meqënse jetojnë në Amerikë iu sollëm shembullin me Shtepinë e Bardhë, kongresmenet dhe senatorët që janë zgjedhur, ose ju kujtuam dhe senatorin amerikan z.Martin Golden i cili para pak kohësh vizitoi nxënësit e shkollës shqipe në Brooklyn.  Po ja pyeti një nxënëse prej disa vitesh që vjen në shkollë a mund ta krahasojmë përshembull me Hillari Clinton, meqense dhe është e njohur dhe shumë e dashur për shqiptarët?

Pyetjet dhe bota e tyre aq e pasur gjithmonë më kanë magjepsur në jetën time dhe seç të japin një frymëzim të pashterrur duke të hequr lodhjen dhe stresin e ditës rutinë.  Ardhja e deputetes së Republikës së Kosovës u mirëprit me gëzim dhe duartrokitje.  Deputetja simpatike, një grua e gjatë, me thjeshtësinë që e karakterizon u ul në bangat e klasës me dy shoqërueset me origjinë nga Kosova zonjat Servije dhe Valbona Alaj.

Themeluesi i shkollës Shqipe z.Qemal Zylo i uroi mirëseardhjen zonjës deputete Time Kadrijaj dhe e falënderoi atë që ndodhej midis nxënësve të shkollës shqipe.  Z.Zylo e prezantoi znj.Time Kadrijaj jo vetëm si deputete grua të Kosovës për të cilën ndihemi krenarë, por dhe si një luftëtare trime që luftoi me pushkë në dorë kundër bishës serbe.  Zonja Time Kadrijaj është një intelektuale me profesion mjeke gjinekologe.  Gjuhën dhe Historinë shqiptare që u mësojmë nxënësve janë gjithmonë në sherbim të tyre për t’u njohur sa më shumë traditat dhe kulturën tonë nga më të lashtat.  Unë ju shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë stafit të shkollës për ardhjen tuaj, si dhe lidhjet e vazhdueshme që kemi pasur me përfaqësues dhe personalitete të Kosoves në New York të cilët kanë ardhur pranë nxënësve në emër të qeverisë së Kosovës e cila na ka mbështetur vazhdimisht.  Shkollat shqipe janë një urë që lidhin fëmijët e Diasporës me Kombin, ndaj këto lidhje duhen të forcohen dhe të mendohet shumë seriozisht për t’i thënë:

Stop asimilimit të gjuhës shqipe në Diasporë!

Më pas Z.Zylo ia dha fjalën deputetes së Parlamentit të Republikës së Kosovës zonjës Time Kadrijaj.

Zonja Kadrijaj falënderoi nxënësit e shkollës shqipe që vinë dhe mësojne Shqip dhe që nuk e harrojnë gjuhën e të parëve të tyre dhe i frymëzoi ata që të vazhdojnë për tërë jetën se Gjuha nuk ka fund.  Ajo sugjeroi dhe ftoi të gjithë prindërit për një bashkëpunim më të ngushtë me shkollat shqipe dhe gjithashtu në shtëpitë e tyre  është krejtësisht e nevojshme të flitet shqip, pasi kështu fëmijët që lindin dhe rriten jashtë Atdheut e mësojnë dhe përfitojnë më shumë.  Është tejet emocionante t’ju takoj sot, të ulem bashkë me ju dhe t’ju dëgjoj se si flisni shqip në orë të mësimit apo në bashkëbisedim me njeri-tjetrin.  Të gjitha organizatat duhet të bashkërendojnë punët e tyre për mësimin e gjuhës shqipe pasi vetëm bashkëpunimi sjellë frutet e veta.  Unë i shpreh mirënjohjen time gjithë Diasporës që ka qëndruar në këmbë për problemet dhe situatat që ka kaluar Shqipëria dhe Kosova vazhdoi midis të tjerash deputetja e Kosovës.

Prof. Petrika Melo që ndihmon mjeshtërisht në programet artistike e ka falënderuar zonjën Time Kadrijaj për ardhjen e saj dhe i ka bërë një prezantim të shkurtër për punën dhe aktivitetet e ndryshme kulturore që ka organizuar shkolla me nxënësit.  Z.Melo i ka uruar punë të mbarë znj.Kadrijaj në shërbim të Kombit.  Në nderim të deputetes së Kosovës nxënësit e kanë përshëndetur me këngë dhe poezi të ndryshme.  Artistja e vogël e Diasporës që po shkëlqen në skena të ndryshme Kristina Melo recitoi poezinë: Edhe unë si Marigoja” e cila në strofën e fundit fton të gjithë shqiptarët të bashkohen në një.  Recituan poezi aq bukur dhe nxënësit Edije Greva si Manushaqja, Aurora Rusi, Daut Palevic, Marvi Kostrista, Alba Ujkashi, Aaron dhe Aurora Suka të cilët u mirëpritën me duartrokitje.  Vëllezërit Ulaj kishin udhëtuar nga Nju Xhersi dhe interpretuan të tre në violinë për t’i uruar mirëseardhjen deputetes së Kosovës znj.Time Kadrijaj.  Programi vazhdoi me Kristina Melon e cila këndoi himnin e shkollës shqipe “Gjuha Jone” shoqëruar nga gjithë nxënësit, ndërsa Dea Watkins këndoi: Ja na erdhi Viti i Ri”!   Pas programit Mësuesja e shkollës znj.Valbona Kostrista ka përshëndetur deputeten dhe ka ftuar qeveritarët, bashkatdhetaret për një përkushtim më të madh për mësimin e gjuhës shqipe në Diasporë.

Në fund të përshëndetjeve nxënësit janë përqafuar të gjithë me Deputeten dhe kush e kush të bënte fotografi për ta pasur si një kujtim të bukur.

Pas përfundimit të mësimit për TV Alba Life ish luftëtarja e UÇK-s, deputetja e Parlamentit të Kosovës znj.Time Kadrijaj me profesion mjeke gjinekologe dha një intervistë mbresëlënëse ku do të veçoja takimin e saj me bashkëluftetarët e UÇK-s në Amerikë, ku disa prej tyre kanë humbur gjymtyrët në luftë.  Ndërkohë që e kishja përballë mikrofonit kur fliste për bashkëluftetarët e saj më dukej sikur pranë nesh ishte ulur Shote Galica. Takimin me nxënësit dhe intervistën do ta transmetojmë së shpejti në kanalet televizive në New York dhe në paketën digitale TV Alb.(Kozeta Zylo)

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Deputetja, Keze kozeta, shkolla Alba Life

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4947
  • 4948
  • 4949
  • 4950
  • 4951
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT