NEW YORK CITY : Një mënyrë e veçantë për të tërhequr vëmendjen e qyterëve per te 13 vit me rradhë është bërë një grup njerëzish që çdo vit në këtë muaj pra janar, të udhëtojnë nëpër metronë e New Yorkut, djem e vajza pa pantallona. Nisma e këtyre njerëzve është titulluar “Udhëtarë pa Pantallona”, dhe tash sa vjet ajo përveç metropolit të botës Nju Jorkut, po edhe pushton metrotë në disa qytete kryesore amerikane, por edhe në metropolet e tjera botërore, si Londër, Stokholm, Sidnej, Shangai, Berlin, Sofje, Pekin , Hon Kongu dhe Tokio.
Kishte filluar si një shaka që për t’i argëtuar udhëtarët e metrosë. Megjithatë, sot është bërë si një fenomen global. Përkundër faktit se në shumë qytete të botës temperaturat janë nën 0 gradë Celsius, kjo gjë nuk i ka penguar njerëzit që të shënojnë 13 janarin, si ditën e ashtuquajtur “Ditën pa Pantallona”.
Sot në Nju Jork, metronë e nëndheshme të qytetit u qindra vullnetarë të cilët thanë se i janë përgjigjur thirrjes së një grupi të ashtuquajtur “Improve Everywhere”, me synimin për t’i dhuruar disa çaste të veçanta sipas tyre njerëzve pas kalimit të një viti ndoshta edhe të vështirë ekonomikë për qytetarët.
Nisma organizohet tashmë që prej dymbëdhjet vjetësh dhe sipas organizatorëve ajo ka krijuar traditën e saj duke u zgjeruar gjeografikisht dhe në numër pjesëmarrësish gjithmonë e më shumë po përhapet edhe në vende të tjera.
Pasagjerët e metrove në Londër, Stokholm, Sidnej, Shangai, Berlin, Sofje, Pekin dhe në shumë metropole të tjera të botës, i kanë hequr sot pantallonat dhe në punë janë nisur vetëm me të brendshme
Vetëm në Londër, thuhet se rreth 150 njerëz kanë marrë pjesë në përvjetorin e pestë të ‘No Trousers Tube Ride’ në metrotë e Londrës. Pjesëmarrësit udhëtuan pa pantallona në nderim të ngjarjes që ka për qëllimin befasimin e udhëtarëve të tjerë. Tradita filloi 12 vjet më parë në New York por u shtri dalë-nga-ndalë edhe përtej oqeanit theksojnë mediumet amerikane sot .
Synimi është që në tren të qëndroni pa pantallona dhe të silleni në mënyrën më normale të mundshme, thonë organizatorët e këtij “spektakli”. Ndërkaq, të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti duhet të sillen sikur nuk e njohin njëri tjetrin, dhe që pos mungesës së pantallonave nuk kanë asgjë të përbashkët.
Kjo traditë qesharake ka filluar në vitin 2002 në New York, kur disa njerëz kishin synuar të shkaktonin huti të përgjithshme në metronë e këtij qyteti.
Ata futeshin pa pantallona nëpër trena dhe kur dikush i pyeste se përse ishin veshur asisoj – thoshin se kishin harruar t’i visheshin. Ndërkaq, në një stacion, për befasinë e të gjithëve, hynte një person që shiste pantallona. /Beqir SINA/