• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkupi nuk është serb, jasht Car Dushani!

December 11, 2013 by dgreca

”Shqiptarët janë autokton, të cilët gjatë gjithë dyndjeve të popujve, e rujatën tipin dhe karakterin e vet në mënyrë të theksuar. Ata u bënë ballë sulmeve të romakëve dhe mësymjeve të dendura të sllavëve ” -Dr. Bransisllav Nushiqi , shkrimtar sërb/

Shkruan: Fahri XHARRA/

Segregacioni kombëtar dhe gjuhësor në Maqedoninë është shumë ndjellakeq; është për t`ardhur keq që një pushtet i një shteti që mbahet në këmbët prej qelqi nuk e don që të vërtetn e së vërtetës  ta sheh me sy të kthjellët. Ka raste kur syri vuan nga shkurtpamësia ,atëherë vehen syzat pasi që na është caktuar dioptria. Shkurtëpamësia politike rrjedhë dhe si e tillë është ose  nga mosdija ose qëllimet që prekin shumë largë por pa një përllogaritje të saktë për atë “largëpamësi”. Është për t`ardhur keq që në një shtet ku shqiptarët janë   ata që janë  ,qofshin musliman apo ortodoks që janë , e bëjnë një numër aq të madh sa që më të gjitha mjetet e mundshme mundohet të mëshifet; bëhët një segregacion kombëtar dhe gjuhësor ndaj tyre.(fxh) Historikisht është e vërtetuar që shtetet nuk shkatërrohen mbrenda natës. Farët e shkatërrimit të tyre janë të mbjellura thellë në institucionet shtetërore. Por ç´po ndodhë më Maqedoninë?

E humbur në ëndrrën e rastësishme të të qenurit shtet , humbë edhe obligimet që dalin nga  ajo.Pellazgët kishin pas thonë që një e mirë e arrijtur pa mund , ndodhë që të shkakton të vjellura  që s`kan të ndalur. Dhe kjo po ndodhë vazhdimisht me këtë shtet të rastësishëm.

Duke mos pasur as gjë të vetën ti prezantoj botë , duke u munduar që të krijon artificialisht një certifikatë të lindjes si komb e si shtet , po zhytet për ditë e më shumë në errësirën e historisë , dhe  e ka të vështirë të del nga labirinthët e saj.

Sa qesharake aq edhe e rrezikshme është çasja e saj në vjedhjen e historisë së të tjerëve  për të krijuar një imazh karshi botës ,  një imazh të rrejshmë për vetvetën.

Dhe populli sllavo -maqedon ( po prej një kombi të pagëdhendur lind  një pushtet po ashtu  i topitur) , i vetdijshëm për të kaluarën e saj herë si bullgar e herë si serb,; herë -evski , herë si -ov e hiq si -iq i duartroket këtij kapërcimi shtetëror në  kopshtin e historisë të popullit vendas , atij shqiptar.

Të kotë e kanë  sllavët  maqedonisë që janë si bishti i sllavëve të krijojnë njëidentitet kombëtar me një gjuhë të që si e thoshte Z.Edith Durham e fillon me bullgarisht dhe e zien me serbisht. Të kotë e kanë të mbijetojnë me rrenat dhe mashtrimet e tyre.

Juve sllavëve të Maqedonisë Titoja iu mësoi keq të kaluarën e juaj; por edhe me ne veproi në të njejtën mënyrë.  Pse po e them këte? Ju kujtohet Republika e Krushevës , Kryengritja e Ilindenit ? Pito Guli me shokë? Pra viti 1903.  Edhe keta ishin shqiptarë;por edhe këta turku nuk i deshti,dhe i shkatërroi. E mjera Perandori ! mendonte se do të jetë përjetësisht në këto toka..

“Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”

Dhe tani si ortak me një përbindësh , sllavo maqedonasit mundohen të shpëtojnë nga e vërteta shqiptare duke u  bashkuar me serbët ,me një popull që nuk i pranon as neve e as ata .

Por, e vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i rrjedhshëm) – ka thënë Sami Frashëri.

15 përmendore ilegale të “Shkupi 2014” ( INA) Zhernovski(Kryetar Komune Qender) tha se për vendosjen e disa përmendoreve nuk ka asnjë dokumentacion, por vetëm se janë vendosur si pjesë e pazareve politike dhe që tani po nxisin tensione ndëretnike dhe ndërmjet qytetarëve. Ai me këtë rast ka përmendur edhe përmendoren e Car Dushanit, që sipas tij është antiligjore, pasi që ajo nuk është paraparë në planin urban dhe të detajuar në Urën e civilizimeve mbi lumin Vardar, ku janë vendosur edhe përmendore të tjera.(INA).
Përmendorja e Car Dushanit  vërtetë që është antiligjore si përmendore, por është një paralajmërim se,jeni të nënshtruar !

Nuk ruhet identiteti me figura të huazura të historisë së pushtuesve.

Fahri Xharra ,11.12.13 Gjakovë

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, jasht Car Dushani, Shkupi nuk eshte serb

KOMBI IM BALLËNDRITUR

December 11, 2013 by dgreca

Neki Lulaj/Gjermani/

KOMBI IM BALLË NDRITUR/

Kombi im rrugëtoi në udhë betejash ballëndritur/
Me besë me flamur, me gjuhë e me tokë/
Në rrugë mes acareve të viteve që kanë ikur/
Rrënjët u mplkesën në gur, në shpirt dhe në kokë./

Tremijë vjet kërkoi e kërkoi një rreze lumturie/
Jetuam mes udhëkryqeve në pafundësi/
Njëqind e një vjet na u dukën si flakë lirie/
E sot na bashkon shqiptarçe Nëntori i ri/

Njëqind e një vjet fluturuan në duhë qiellore shqipet
Mbi shumë ura nën gryka me një hark Ylberi
Zemra i dha shpirt forcën gurit që ndizej e digjej
Thellë u mplekësën ëndrat te guri i një themeli

Nëpër furtunë e dallgë ecën njëqind e një vjet
I bënë dritë hije historisë sonë ëndrës së lirisë
Kur shkoj në Ulqin,në Çamëri, në Shkup e në Preshevë
Prek me shpirt ëndrrat e ndrydhura të shqiptarisë

Gëzuar vëllezër të gjakut shumë e shumë
Ju që keni në zemër të mbjellë një flamur

GURRA E STANIT

Gurra para stanit lëshon ujin e qelbur të vetmisë
Currilat rrokullisen njëra-tjetrën duke u kafshuar
Thyhen si qelqi ne mes ngricave të dimrit të ngrirë
Vetmisë në bjeshkë para stani duke i kënduar.

Nuk sjell më zhurmë stani nga zëra fëmijësh
Nuk e kthehet me zëri i lugut nga fyelli i bariut në luginë
Nuk dëgjohet me këmbora e qingjave kërthinjë
As shpendmira nuk këndon mbi llajën e bagëtisë

Shakullin bora xixa-xixa përmbi kodra e maja malesh
Uturijnë drurët e kërcasin nga pesha e kërrusur
Ariu bën gjumin diku thellë në shpella, ndër shpate
Në pranverën e blertë stani shpërthen sërish prej zhurmës

BALLI YT
Sipër ballit tënd krelat e flokëve si shkumë ujëvare
Janë mpleksur bash si mjegulla mbi Rozafë
Mbushin zgalat e murit ca tinguj serenate
Në mes zgavrave të rrapit zogjtë këndojnë pa ndalë

Mbi Kala po më duket se vrojton Teuta pa pushim
Dashurinë e nimfave të gurra në cep të një oborri
E hiri rrit shtatin mbi pishën e Çabratit me gjelbërim
Balli yt shndërit e duket si qielli kaltëror te honi

Mbi kalldrëmet e kohërave qep zgërbonjat e lisave
Me perin e merimangës mes molëzave të gishtërinjve
Qëndis brigjet me perlat e bardha filigram në ditët ballëdrita
Me gurët e pickuar të rrugicës kujtoj ditët e rinise

 
KOHËT
Rastësisht bashkë kohërat një ditë na kanë takuar
S’e di pse sytë vjedhurazi lëpiheshin në fytyrë me etje
Kullosnin te njëri tjetri me etjen e madhe e të pashuar
Në kohën e ikur që kurrë më nuk do të kthehet

Koha ikte hipur mbi një karrocë të vjetër prej druri
Se di pse ne i shpalosnim ëndërrat bashkë mbi fletë
Te netët e pagjuma preknim me muzën me fuqi burri
E dikush në gjumë gërhiste në dhomën e tretë

U shpalosën puthjet si petalet e luleve para diellit
Kurrë nuk e di cili i pari i shpleksi të gjatat gërshetat
Faqet e qëndisura me brumë shpirti dukeshin si qielli
Vargjet tona mendonim se zbuluan thesarëet e shtrenjta
E s’e dinim se fjalët ishin në robërinë e fletës
Ishin në oborrin e poezisë me mollëzat e gishtërinjve
Shtrydha lotin me grimcat e shpirtit dhe të jetës
Dhe eca pa u lodhur në udhën e këngëve nëpër brigje

NA DOGJËN

Na dogjën kullën të çmendurit e shumtë
U mashtruan nga çmenduria e hienësisë
Druri i thatë rriti hirin mbi trup e mbi gur
Heshtja jetoi me ditë javë e muaj
E themeli u forcua më shumë mbi tokën ku kishte veç bekim

Flakoi lotoi në majë të kulmit
Dhe i shkriu zinxhirët e ndryshkur të robërisë
I mallkova armiqtë e ndyrë të fshur mes tymit
Bashkë me turpin ikën morën arratinë

Në themelin e kullës
gjyshi kishte fshehur thesar me flori
E Kulla jonë sot plot gjallëri gaz e këngë
E kulla gurë e mjaltë…
Oh, ç’ëmbëlsi..,….

ATDHEU IM

Atdheu im është tokë me eshtra të pa tretura
Atdheu im është fushë me kufoma të pagjetura
Atdheu im është tokë dëshmorësh me shekuj
Atdheu im është tokë e bekuar që ka vetëm engjëj

Atdheu im është tokë me trima e heroina
Atdheu im është tokë e mbushur me legjenda
Atdheu im është tokë me beteja ku ecën lavdia
Atdheu im është tokë e kullë ku flet rezistenca

Atdheu im është feniks tokë e djegur e ngjallur
Është guri ku kokën kam vënë ditën e natën
Atdheu im është tokë e ballë i stuhive të historisë
Atdheu im është tokë e gjuhë e bekuar e perëndisë

PSE

Me zamkën e zemrës plagën e shpirtit e shërova
Dhe emrin tënd e gdhenda në gurin ëndërrror
Ndryshkun ia u hoqa eshtrave që më mbolli koha
E në lulet e para që erdhën nga Çamëria mora aromë.

I kujtova ninullat e netëve të gjata
Kur gjyshja i këndonte tek oxhaku
Mbi prush zinte shtatin e rritjes flaka
E hija e blertë e hirit rrinte te pragu.

Mbi flatrat e pritjës prek durimin për dashuri
Kur eci si Kolomb rrugëve në Çamëri
Kur mësoj për Marko Boçarin
Kur dëgjoj për trimëri

SONTE  NË BËRLIQ
(Imazhe malli nga vendlindja ime  ku e lidhi jetën)
Stërkala mbi gjamë vërshojnë si përroska vjeshte
Mbi parmakët e dritares heshtja ndrydh vetminë
E sipër faqeve të qelqit shkruhen imazhe jete
Mes zefirit përplaset porta që kërcet nga era e vetmisë

Kullë boshe pa fëmijë nuse, burra e pleq
Mes zgalave të murit përshpërit vetëm era
Merimanga në shtatin e parajës fle e qetë
Oh po shumë paska hapur krahët heshtja

Porta e drurit me dhimbje kërcet e vetëm kërcet
Macja mjaullin për një copë bukë në tasin e vjetër në odë
Nuk ka fëmije në oborr e lulja ka mbetur e shkretë
Mungonn zëri i pleqve dhe kutia e duhanit të fortë

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Kombi im ballendritur, neki Lulaj

Libri historik “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999” vlerësohet nga të huajët

December 11, 2013 by dgreca

Me rastin e ribotimit të pestë në 7 gjuhë (shqip, anglisht, frengjisht, gjermanisht, turqisht, serbisht e maqedonisht)/

Violence and orgy in Kosova. This is very unique book, and it deserves more talking about it.

Pierre du Pasquier (Lugano – Zvicër)

It is stronge how these so deep wounds can be cured.

Hans Tallmon (Cyrih – Zvicër))

It was very interesting to learn that Serbia has practiced genocide since 1870.

Hussen Adan (Lion – Francë)

This book recalls my youth when the Hebrews returned in Germany as teachers, and they were teaching German children, about doings over the Hebrews. This difficult it will be as well for the Serbian youth wich someday, will have to read everything that thair state did over and against these people.

Prof. dr. Fredy MÖrle (Singen – Gjermani)

I have met Nusret in the prison of Zrenjanin in 1987, and now we are meeting here in Hechingen, after 25 years, while promoting his very important book. 

Andreas Shuster (Hechingen – Gjermani)

Now, the book of Nusret Pllana offers an opportunity to express another time the truth, in order not to forget the truth. It is  of a high importance to remember the truth.

Joran Vassenius (Stokholm – Suedi)

 I am very happy for you Mr.Professor Nusret that you have written such a book, and for this I will publish a review.

Gyorgy Dr. Reti (Budapest – Hungari)

I greet you with respect on behalf of the Parliament of the Republic of Turkey.

Mustafa Kabakxhi (Ankara – Turqi)

I would please the people of Kosova to wake up. It is not enough to be a republic.

Fahredin Güleler (Bursa – Turqi)

All of the massacres that have been experienced so far, from now on there is the possibility to show to the whole world in written as well as with pictures about the massacres that occurred in these places.

Melek  Aras (Stamboll – Turqi)

I believe that we are more about this  national who has suffered so much, to warden informed Italians.

A sufferer fortunately for us Italians is that strange. The significance of this may, but shall not that which we should ignore what happened so close to our country.

Angela Cerruti (Romë – Itali)

 The exhibition looks very substantive  but also very heavy. It say about huge and horrible acts that occurred in Kosova.

Carlo Etore Tabachi (Romë – Itali)

I muss say that this photo exhibition is very impressive for us western since we have used ourselves in a wholly different way of life. Therefore, a space open this horrific, and thus also mirrored a world about which we think very differently.

Prof. dr. Gilda Sensales –

(Universitet La Sapienza – Romë – Itali)

The Yugoslavian regime has operated in an uncontrolled way by killing many Kosova Albanian and displaced many of them from their country.

Prof.dr. Peter Morgan (Melbourne – Australi)

I want to congratulate the book of professor Pllana because professor Pllana is the first one that came from Kosova in Australia since Kosova declared its independence. Moreover, he is bringing with him the experience presented in his book from a very wide historical angle where he speaks about the tragedy and permanent trauma of Kosova people during the period of 150 years.

 PhD. Erik Lloga (Melbourne – Australi)

 The content documents with words and pictures what happened in Kosova; besides, it also documents what was happening to Kosova during 1878 – 1999 through one after one terrifying campaigns. This book, which was written in 2001, one can easily say that it has been over delayed, (…) this book is the most powerful pre announcement that I have seen for a long time, it is pre announcement against nationalism.

Thomas Nydall ( Stokholm – Suedi)

 The book of PhD. Pllana “The Terror of Serbian Occupier Over Albanians 1844-1999” has a special value for the Danish people and democratic world. One day, Serbian children will learn about the wrong doings of their ancestors. But, it is important for them to learn the truth.

PhD. Tue Magnusson (Kopenhagë – Danimarkë)

A “White Book”

The fact that this “white book” is being published so late compared to the other books from the war in Bosnia can be explained and is due to the economical aspect, hesitation of some of the political forces within Kosova society connected to the UN – UNMIK organ and later to the European Union institution EULEX with responsibility for international protectorate in Kosova.

The Supported Terror by the Serbian Academy

The Serbian terror has mainly based itself on the ultra-nationalist principles and politics of the Serbian Academy of Science and Serbian Orthodox Church. The goal of turning Kosova in an ethnical clean Serbian living compartment has always sainted the means. These means do not vary too much from the Nazi politics towards “the final solution of Jewish issue“. A diabolic composition characterizes the attempts to displace Albanians in Turkey, massacre innocent women and children especially in villages in which case they would also fire their houses.

Ullmar Qvick (Stokholm – Suedi)

Regjimi jugosllav ka vepruar i shfrenuar, duke vrarë shumë shqiptarë të Kosovës, dhe i ka dëbuar shumë nga vendi i tyre.

Prof. dr. Peter Morgan (Melbourne – Australi)

Librin e Profesor Pllanës dua ta përgëzoj, sepse Prof. Pllana është i pari që ka ardhur nga Kosova në Australi, prej se Kosova ka shpallur pavarësinë, duke sjell me vete eksperiencën e paraqitur në librin e tij, nga një perspektivë e gjerë historike, për të folur rreth tragjedisë dhe traumës permanente të popullit të Kosovës, gatë një periudhe rreth 150 vjeçare.

Prof. dr. Erik Lloga (Melbourne – Australi)

 VAZHDON  JEHONA E  LIBRIT TERRORI I SERBISË PUSHTUESE MBI SHQIPTARËT 1844 – 1999, i autorit

Prof. dr. Nusret Pllana

 Mike e dashur Larisa dhe të gjithë miqtë në Radio Belarus!

Pikërisht tani jam duke dëgjuar pjesën e fundit – me muzikë popullore – të emisionit tuaj “Letra drejtuar redaktores”. Më vjen shumë mirë të dëgjoj zërin tënd përsëri!

 Nuk isha në gjendje të dëgjoj emisionin tuaj për dy javë për arsye se isha jashtë shtëpisë. Së pari promovimi i librit ”Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, të Prof.dr.Nusret Pllanës, që mori pjesë në Stokholm. Siç dihet, politika e Serbisë ka qenë shumë agresive dhe me elemente fashiste për 150 vite, dhe politika e Serbisë në Bosnje dhe Kosovë është një çështje e tmerrshme dhe tragjike. Dhe tani Belarusia, Rusia dhe disa shtete tjera si dhe Unioni Europian e ndajnë gabimin e madh të rehabilitojnë Serbinë, pa kërkuar një rilindje morale në atë shtet. Sa ndryshe nga Gjermania, ku aleatët, Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik punuan me ngulm për të çrrënjosur ideologjinë naziste dhe për të krijuar një ndërgjegje demokratike. Kjo nuk ndodhi me Serbinë, ku edhe sot mentaliteti  ultranacionalist dhe racist është shumë i gjallë.

Jam i bindur se të flasesh për krimet serbe të luftës nuk është një temë e pëlqyer në vendin tuaj, mirëpo duhet të shprehim të vërtetën! Dhe kjo duhet thënë posaçerisht në një shtet si i juaji. me aq shumë viktima nga agresioni dhe helmimi ideologjik në të kaluarën! Të mbrosh politikën serbe është absurde! Kujtimi i viktimave të terrorit nazist gjatë Luftës së dytë botërore dhe viktimat e terrorit serb për më shumë se një shekull duhet të respektohet. Dhe populli serb, i demoralizuar për një kohë aq të gjatë, duhet të fitojë dinjitetin e tij në mes të popujve të tjerë, një dinjitet që ka fituar populli gjerman! ——

Pastaj letra ime vazhdon me një përshkrim të ngjarjeve në fundjavën në vazhdim, por kjo nuk është me rëndësi në këtë rast. Emisioni në të cilin u lexua letra ime u transmetua në gjashtë raste në internet dhe një herë në radio atë ditë, të shtunën 17 mars.

Duke qenë se politika zyrtare e Belarusisë është pro-serbe, më duket se kjo ngjarje është e jashtëzakonshme. Guximi i redaktores Larisa Suarez, e cila transmetoi këtë mesazh, është për të lavdëruar. Ajo sigurisht ka miqësi personale me mua, por pozita e saj në punë mund të ishte në rrezik. Edhe para një viti ajo ka recituar një poezi të bukur nga Fatos Arapi, të përkthyer anglisht prej meje, në një nga emisionet e saj.

ULLMAR QVICK (Stokholm – Suedi)

The echo of the book “The Terror of Serbian Occupier Over Albanians 1844-1999” of the author PhD. Nusret PLLANA

Dear Larisa and all friends of Radio Belarus!

I am right now listening to the last part – with folk music – of your show “Letter Directed to the Director”. I am so happy to hear your voice again!

I was not able to listen to your show for the past two weeks due to the fact that I was away from home. First, the promotion of the book “The Terror of Serbian Occupier Over Albanians 1844-1999”of the author PhD. Nusret PLLANA, who participated in Stockholm. As it is known, the politics of Serbia has been very aggressive and with fascist elements for 150 years and the Serbian politics in Bosnia and Kosova is a very terrible and tragic issue. Now, Belarus, Russia, and some countries of the European Union share the same big mistake by rehabilitating Serbia without asking for a moral rebirth in that state. So different from Germany, where the allies such as Great Britain, USA, and Soviet Union had worked hard in order to root out the Nazi ideology and establish a democratic consciousness. This did not happen with Serbia where even now a days the ultra-nationalist and racist mentality is very alive.

I am convinced that speaking of Serbian war crimes is not a very liked topic in your country, but we have to express the truth! This has to be said especially when dealing with a country like yours with so many victims as a result of aggression and ideological poisoning in the past! To defend the Serbian politics is absurd! The recall of the victims of the Nazi terror during the second World War and the victims resulting from the Serbian terror for more than a century must not be respected. Moreover, the Serbian nation, demoralized for such a long time has to win its dignity among other nations, a dignity like Germany won!—–

Ullmar Qvick (Stockholm – Suedi)

 Andreas Westman, Kryetar i Shoqatës së Miqësisë Suedi – Shqipëri ka thënë se ky libër na bindi edhe njëherë se një fotografi vlen më shumë se një mijë fjalë.

“Anipse libri ka ardhë shumë me vonesë, këto fotografi i kemi shfrytëzuar shumë herët në protestat këtu në Suedi e që kanë pasur ndikim të jashtëzakonshëm”, ka thënë Westman, i cili ka shtuar se të njëjtat fotografi të ofruara nga Pllana janë përdorur edhe në takimin e NATO-s, në Suedi.

Andreas Westman, President of Friendship Association Sweden-Albania, said this book has convinced us once again that one picture is worth more than one thousand words.

“Even if the book has come with the delay, those pictures we have used very early at the protests here in Sweden and they had extraordinary impact”, said Westman, who added that the same pictures offered by Pllana have been used at the NATO meeting in Sweden.

 Përktheu nga shqipja në anglisht:

Alban Rafuna

Shkrimtari dhe publicisti  suedez,
Thomas Nydahl për librin e Nusret Pllanës, të promovuar ditë më parë në Stokholm të Suedisë

 Shkrimtari dhe publicisti i njohuri suedez Thomas Nydahl në bloggun e tij të njohur Vaka över ensamheten /Përgjo mbi vetminë/, të datës  2 mars 2012, i bën një vështrim librit të profesor Nusret Pllanës “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët”, që u promovua ditë më parë më Organizim të Bashkim Hotit dhe vëllezërve Oseku në Stokholm te Suedisë.

Lidhur me librin e prof Nusret Pllanës Nydahl shkruan:

Sot e kam marrë një libër të cillit nuk di si ti qasem.

Po përnjëmend unë e di, vetëm se s’di se si të shkruaj për të.

Përmbajta dokumenton me fjalë dhe fotografi atë që ndodhi në Kosovë dhe veq  asaj edhe atë që i ndodhte Kosovës përmes fushatave të njëpasnjëshme të  terrorit ndërmjet viteve 1878 dhe 1999.

Ky libër i shkruar më me 2001, mund të thuhet se është i stërvonuar..

Librin e profesor Nusret Pllanës e mora përmes mikut tim të vjetër Ullmar Qvick, i cili ka një interes jetëgjatë në çështjen shqiptare.

Pllana jeton dhe vepron në Prishtinë, që është kryeqytet i Republikës së Kosovës.

Ai filloi studimet në Universitetin e Zagrebit në kohën e federatës jugosllave dhe i përfundoi ato në kryeqytetin e Shqipërisë -Tiranë në vitin 2005.

Tema e doktoranturës së tij ishte “Intervenimi i NATO-s në Kosovë”, mbrojtur më 2009, UEJL në Tetovë.

Ai ka qenë ministër i kulturës në Qeverinë e Kosovës së lirë. Dhe sot punon si shef në Arkivën Shtetërore dhe si profesor në Universitetin e Prishtinës.

Atë që ai shkruan në dedikimin për mua, më  bënë që të skuqem.

Ai iu referohet viteve të shumta kur unë kam shkruar për historinë e të ashtuquajturës provinca serbe (prej vitit 1980 e më tutje)

Me shumë mirënjohje kam pranuar librin e tij dhe fjalët e tij të shkruara për mua, por fotogarafitë në atë libër janë aq të frikshme saqë unë nuk kam mundësi ti tregojë…

 Shpresoj shumë që ky libër i botuar nga Arkivi Shtetëror i Kosovës do të bie në duart e gazetarëve/ shkrimtarëve /e politikanëve që më parë se kanë kuptuar hapësirën kohore dhe nuk kanë patur njohuri për atë se qka ka ndodhur më herët..

Në redaksinë për botim të këtij libri pos tjerash është  edhe luftëtari  legjendar shqiptar për të drejtat e njeriut Adem Demaçi (i cilli jo rrallë/ krahasohet me Nelson Mandelën.

Libri është botuar në katër gjuhë dhe kjo e bën atë të kuptueshëm për të gjithë ata që flasin shqip, gjermanisht, anglisht dhe frengjisht..

Përkthimi i titullit të librit në anglisht nuk ka qenë edhe aq i suksesshëm , libri thjeshtë quhet Terrori i okupatorit serb mbi shqiptarët.

Për mua ky libër është paralajmërimi më i fuqishëm që kam parë për një kohë të gjatë, është paralajmërim kundër nacionalizmit.

Ajo sëmundje që na kërcnohet neve prapë.

Nacionalizmi është përgjigje e thjeshtë që ju  jipet pyetjeve të vështira të ditëve të sotme. Nationalizmin, sidomos atë të zhurmshëm, ofensiiv dhe të dhunshëm duhet zëvendësuar me pikëpamje të arsyeshme dhe patriotizëm të matur e të urtë.

Unë jam i bindur që njeriu mund ta mbroj identitetin e tij dhe kombin pa ra në moçalin helmues të nacionalizmit dhe të urrejtjes.

Kosova ashtu sikur edhe Bosnja nuk ka dyshim se janë paralajmërim për këtë.

Për atë që kanë vërejtje të shqiptimit të ndryshëm: emri  Kosovo i është dhënë nën regjimin serbo- jugosllav, emri është ndryshuar si Kosova me një a që i është shtuar në fund ( e që shprehet si dëshirë e vetë shqiptarëve).

Dhe është edhe një shqiptim i tretë e që emri i sotëm është zyrtar Republika e Kosovës.

Përktheu nga suedishtja në shqip Grentina Krasniqi

03 mars 2012.

L’insoutenable négation de l’être

Le 29 mai 20 Il, à l’Université René Cassin, Nusret Pllana,

né à Prishtina en 1959,présenta un livreintitulé «Terreur

exercéesur les Albanazspar l’envahisseur serbe, 1844-

1999»3. Condamné en 1986 et 1994 par le gouvernement

serbe à de nombreuses années de prison pour «activité

patriotique illégale», il enseigne aujourd’hUl à l’Université

CiePrishtina.

Cet album de 410 images en couleur laisse le spectateur

médusé. «Horrifique»,dirait Rabelais. Patrimoinenational

fragile, constitué entre 1981 et 2001, cesphotographies

maladroites prises par des rescapés de la torture, touchent

par leur inexpénence et contrastent avec celles de

bourreaux ignobles et fanfarons. Comptabilisées, datées,

localisées, elles décrivent par le menu les innombrables

exactions ignominieuses perpétrées sur la population

civile du Kosova par le gouvernement serbe, spéclalement

à partir de 1878, dans le but de frapper les Albanais de

stupeur avant génocide final. Comment pour un Français

ne pas penser aux années d’Occupation? L’expérience de

journallste et de documentariste de Nusret Pllana, «voixdu

Kosova» à la radio FreeKosovadurant la guerre de 1999,

fait merveille.

Gilbert Gardes

Mohimi i padurueshëm i ekzistencës

 Më 29 maj 2011, në Universitetin René Cassin, Nusret Pllana, i lindur në Prishtinë më 1959, do ta paraqet librin e vet të titulluar “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999”. I dënuar në vitet 1986 dhe 1994 nga Qeveria  serbe për shumë vite në burg për “aktivitetet  patriotike ilegale”,  sot ai jep mësim në Universitetin e Prishtinës.

Ky album prej  410 figurave me ngjyra e lë shikuesin të shtangur. “Tmerrshëm” do të thoshte Rable. Pasuri kombë­tare e brishtë e bërë midis 1981 dhe 2001, me këto foto­grafi të ngathta që janë marrë nga të mbijetuarit e torturave, prekin nga papërvoja dhe lemerisin me tmerrin e xhelatëve të neveritshëm dhe mburracakë.

Të llogaritura, të datuara, ato përshkruajnë në hollësi të panumërta krimet e Qeverisë serbe mbi popullatën shqiptare nga viti 1878, me qëllim për të goditur shqiptarët deri te gjenocidi përfundimtar. Si mos të kujtohen vitet e pushtimit për një françez ?  Përvoja e Nusret Pllanës, si gazetar dhe dokumentarist , « Zëri i Kosovës »  Radio Kosova e Lirë gjatë luftës të vitit 1999, është e mreku­llueshme.

 Gilbert Gardes (Zhilbert Gard)

 Nga frëngjishtja në shqip, përktheu Prof. Ramadan Pllana

 The unbearable negation of human being

 On 29 may 2011, in Lyon at the René Cassin University, Nusret Pllana, born in Prishtina in 1959 promoted a book entitled «The terror of invading Serbia over Albanians, 1844-1999». Convicted in 1986 and 1994 by Serbian government to many years in prison for « patriotic illegal activity, he uses to be a teacher at the University of Prishtina nowadays.

This album of 410 colour images leaves the viewer dumbfounded. « Horrific » would have said Rabelais. Fragile National heritage, collected between 1981 and 1994, these pictures clumsy taken by survivors of torture, touch by the inexperience of photographers and contrast with those of despicable and boastful murderers.

Recorded, dated, localized, they describe in details the countless shameful abuses of the civil population of Kosova by Serbian government, especially from 1878, in order to hit the Albanians till stupor before final genocide.

How could it not remember and make a French think the years of Nazism occupation? Nusret Pllana’s experience as a journalist and documentarian, known as the «Voice of Kosova» on Radio Free Kosova during the War of 1999, wonders.

 Gilbert Gardes

 Përktheu nga frengjishtja në anglisht, Mr.sc.Arban Bislimi

Objektiviteti historik i Dr. Pllanës në librin e tij

Në dritë të kësaj historie të plagosur të marëdhënieve politike e diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë gjatë kohës së pas-luftës, puna e Nusret Pllanës është për t’u  mirëpritur si një shkarkim nga fshehtësitë e historiografive zyrtare të së kaluarës në të dyja vendet, në Shqipëri dhe në Jugosllavi. Puna dokumentare e Nusret Pllanës për Kosovën është një përkujtues drithërues për nivelin e brutalitetit që kishte shokuar botën nga vitet e 90-ta e tutje dhe që ngelet madje rezervues pavarësisht inatit nga përpjekjet e NATO-s dhe planit të Ahtissarit.  Kjo punë paraqet dimensione të reja të cilat epoka post-komuniste i ka bërë të mundshme. Objektiviteti historik dhe mbështetja në argumentet e përbëra nga logjika politike e shtet formimit janë kriteret  kryesore të tij, si dhe qartësia dhe dokumentimi janë cilësitë që e karakerizojnë atë.

Prof.dr.Peter Morgan (Melbourne – Australi)

The historical objectivity of PhD. Pllana in his book

In light of this blighted history of political and diplomatic relations between Kosova and Albania during the post-war era, the work of Nusret Pllana is to be welcomed as a release from secrecy of the official historiographies of the past in both Albania and Yugoslavia. Nusret Pllana’s documentary work on Kosova is a chilling reminder of the levels of brutality that shocked the world from the early 90s onward and that remained a potentiality even in spite of the efforts of NATO and of the Ahtisaari Plan. This work represents the new directions that the post-communist era has made possible. Historical objectivity and recourse to the structured arguments of political logic in state-formation are it’s primary criteria, and clarity and documentation are its characteristic qualities.

Prof.dr.Peter Morgan (Melbourne – Australi)

Libri i Prof.dr.Nusret Pllanës është bërë shtëpi e kujtimeve!

I nderuar dhe i dashur mik Nusret!

Lajmi juaj më gëzoi, me këtë zgjerim gjuhësor dhe me këtë version të ri të librit tuaj do të keni më shumë mundësi të punoni që  të përhapet e vërteta në lidhje me barbarizmat serbe në Kosovë. E lajmërova menjëherë mikun tim Thomas Nydahl, i cili ju ka dhënë publicitet në internet.

Desha të them dicka parimore, miku im:

Libri i Prof.Dr. Nusret Pllana është bërë shtëpi e kujtimeve. Tekstet dhe fotografitë e njerëzve të torturuar dhe të vrarë në mënyrë mizore janë gurët e ndërtimit të shtëpisë së kujtimeve. Të gjitha viktimat kështu përmes librit deklarojnë pas vdekjes: Mos harroni fatin tonë! Mos heshtni! Na bëni nder dhe drejtësi duke treguar të vërtetën! Të mos përsëriten masakrat në Kosovë! Dhe të mos pushojë kërkesa për drejtësi!

Libri i Prof. Dr. Nusret Pllanës meriton shumë vëmendje. Europa ka parë holokaustin që pranohet si fakt. Europa ka parë gjithashtu masakrën e Srebrenicës dhe më në fund u pranua edhe kjo. Kjo Europë duhet të pranojë në kuptimin e dretjë të fjalës dhunën shekullore e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës. Europa duhet të marrë qëndrim, një herë e për gjithmonë në këtë cështje, me masa, me politikë konstruktive. Të mos pengohet drejtësia nga manovrime dhe taktikë nga ata në pushtet!

Do të botoj këtë deklaratë nga ana ime me lajmin e mirë për librin tuaj!

Po punoj vazhdimisht me librin e Agim Gjakovës “A ka kund zot”, edhe ky një dokument i fortë në fushën letrare për të treguar se si vepruan paramilitarët serbë në katundet e Kosovës. Një libër me përmbajtje të llahtarshme por me mesazh pozitiv: Duhet gjetur një rrugë për të përballuar terrorin e armikut. Dhe në këtë rast me veprime të guximshme një grua e moshuar shpëtoi jetën e dhjetë djemve duke mashtruar “njerëzit me pushkë”.

Mjaft për sot miku im! Suksese!

Ullmar Qvick (Stokholm – Suedi)

The Book of Prof.dr.Pllana has become home of memories

Dear and honoured friend Nusret!

Your message made me happy, with the language expansion and new version of your book more possibilities to work on the spreading of truth regarding the Serbian barbarism in Kosova.  Immediately I informed our friend Thomas Nydahl who gave the publicity in internet.

I wanted to say something principle my friend:

Prof.Dr. Nusret Pllana’s book is made the house of memories.  The text and photographs of people excruciated and killed in cruelly way are the stones of building the house of memories.  All the victims through this book declare after the death:  Don’t forget our fate! Don’t be silent! By telling the truth you will make justice and honour for us!  Massacres in Kosova not to repeat!  And do not stop the request for justice!

The book of Prof. Dr. Nusret Pllana deserves a lot of attention.  Europe have seen holocaust that is accepted as fact.  Europe have seen also Srebrenica massacre and at the end this is also accepted.  This Europe should accept from the right meaning denotation the century’s violence exercised to Albanians.  Europe should take an attitude, once for ever on this matter, by measures, by constructive politics.  The justice not to obstruct from handling and tactics from the ones in power!

From my side I will publish this proclaim with the good news for your book! I am working continuously with Agim Gjakova book “A ka kund zot”, also a strong document on literary field to point out how the Serbian paramilitary have acted at the Kosova villages.  A book with terrifying content but with positive message:  The way must find to withstand the enemy’s terror.  And in this case with courage activities an old lady extricated the life of ten men by cheating “people with guns”.

It’s enough for today my fiend! Good luck!

Ullmar

Filed Under: Featured Tagged With: libri, mbi shqiptaret 1844-1999, Terrori i Serbise pushtuese, vleresohet nga autoret te huaj

Pope Francis named Time Magazine’s Person of the Year

December 11, 2013 by dgreca

Pope Francis has struck a markedly different tone to his predecessors on several issues since his election in March/

Pope Francis has been named Person of the Year by Time magazine.

During his nine months in office, the Pope had pulled “the papacy out of the palace and into the streets”, managing editor Nancy Gibbs said.

“Rarely has a new player on the world stage captured so much attention so quickly – young and old, faithful and cynical,” she added.

NSA whistleblower Edward Snowden was runner-up.

Jorge Mario Bergoglio, the then cardinal archbishop of Buenos Aires, was made Pope last March. He named himself Francis after a 12th Century Italian saint who turned his back on an aristocratic lifestyle to work with the poor.

Since then, he has eschewed some of the more regal trappings of high office, made headlines by washing the feet of prisoners, and is planning some major reforms to the Church.

Continue reading the main story

“Start Quote

If the choice of Person of Year helps spread the message of the Gospel – a message of God’s love for everyone – he will certainly be happy about that”

“In his nine months in office, he has placed himself at the very centre of the central conversations of our time: about wealth and poverty, fairness and justice, transparency, modernity, globalisation, the role of women, the nature of marriage, the temptations of power,” Ms Gibbs wrote.

Vatican spokesman Federico Lombardi said it was “a positive sign” that one of the international media’s most prestigious recognitions had been given to “a person who proclaims.. spiritual, religious and moral values and speaks out forcefully in favour of peace and greater justice”.

“The Holy Father is not looking to become famous or to receive honours,” said Mr Lombardi. “But if the choice of Person of Year helps spread the message of the Gospel – a message of God’s love for everyone – he will certainly be happy about that.”

This is the third time a Pope has received the recognition from Time magazine. John Paul II was selected in 1994 and John XXIII was chosen in 1962.

Besides Mr Snowden, this year’s other finalists were US gay rights activist Edith Windsor, US Senator Ted Cruz of Texas and Syrian President Bashar al-Assad.(BBC)

 

Filed Under: Featured Tagged With: named Time Magazine, Pope Francis

Time: Papa Francesku, njeriu i vitit!

December 11, 2013 by dgreca

Time: Papa Francesku, njeriu i vitit!/

Papa Francesku zgjidhet njeriu i vitit per 2013-n nga prestigjozja Time. Revista ka publikuar ne kopertine foton e Papes,  i cili ne nje kohe te shkurter arriti te fitoje simpatine e te gjitheve.

Finalistet e tjere te Time

Bashar Asad, presidenti i Sirisë
Jeff Bezos, themelues Amazon.com
Senatori Ted Cruz, Republikan-Texas
Kathleen Sebelius, Sekretare e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore
Edward Snowden, NSA
Edith Windsor, aktiviste për të drejtat e homoseksualëve
Presidenti Barack Obama
Hassan Rouhani Presidenti i Iranit
Miley CIRUS Singer / Celebrity

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5017
  • 5018
  • 5019
  • 5020
  • 5021
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT