• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FRYMA NDIHMËDHËNËSE E AMERIKËS

December 9, 2013 by dgreca

*Amerikanët japin më shumë ndihma se çdo komb tjetër në Botë/

*Amerikanët, si individë, bëjnë me miliona orë pune pa pagesë, çdo vit për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribuar tri orë në javë për njeri/

Megjithëse çdo vjet, me fillimin e fazës së festave të fundvjetit, ku njerëzit blejnë peshqeshe për të afërmit e tyne; asht e lehtë të harrohet nji fakt me randësi. Ky fakt asht, se gjatë gjithë vjetit,Amerikanët japin ndihma të llojeve të ndryshme, miliona e miliona njerëzve të vendeve të ndryshme të botës. Kjo vepër tejet humanitare ua pakson vuejtjet, shumë njerëzve të prekun nga fatkeqësi të ndryshmë natyrore.

Marrim si shembull Organizatën Bamirësë Amerikane “Spirit of Amerika”e cila bashkëpunon me personelin e Ushtrisë Amerikane, që jep ndihma humanitare në të gjithë botën. Kjo organizatë mbahet krejtësisht, nga ndihmat që japin organizatat dhe individë të ndryshëm. Kjo organizatë dërgon personelin e sajë, në vende të damtueme nga lufta si në Afganistan e Guiana ku çojne llojë të ndryshme pajisjesh elektronike, batanie e të tjera.Ata meremetojnë puset e ndryshm, dhe dhurojnë kompjutera për të ndihmue shkollat vendase.

Kur Ushtria Amerikane ne Mauritania, pati nevojë për të qetësue, disa zona të kërcënueme nga dhuna e shkaktueme nga Alkaeda, iu drejtue organizatës “Spirit of America”,ushtria vuni re se nji nga gjanat ma të nevojshme ishte shendeti i bagëtive; kështu që organizata në fjalë filloj vëprimin, për të stërvitun personelin dhe për të dhanë paisjet e nevojshme për të përmirsue shëndetin e gjedhëve dhe dhive, në zonën në fjalë.

Nuk janë vetem grupet si për shëmbull, “Spirit of America” që japin ndihma të tilla njerëzve të ndryshëm. Amerikanët, si individë, bajnë me miliona orë pune , pa pagesë, çdo vjet,për të ndihmue njerëz e kauza, duke kontribue tri orë në javë për njeri. Amerikanët japin ma shumë, për të ndihmue njerëzit që kanë nëvojë, se çdo komb tjeter, në bazë të të ardhunavë për njëri.

Me të vërtetë Amerikanët i pëgjigjën thirrjes së George Uashingtonit i cili pat thanë,”Lejeni zemrën tuej, ta ndjeni dhimbjen dhe shqetësimin e çdo kujt dhe brenda mundësive, ndihmoni të tjerët.

Kur ngjajnë fatkeqësi natyrore, Amerikanët mblidhen rreth flamurit, ma shumë se asnji popull tjetër në botë. Mbas fatkeqësisë që shkaktoi stuhia “Katrina”përgjatë gjinit të Meksikës, Amerikanët dhanë ndihma me nji vlerë prej ma shumë se tre miliardë dollarë, për rindërtimin e asaj zone të damtueme dhe për të ndimue ata që humbën gjithçka nga ajo stuhi.Këto ndihma u dhanë, megjithëse njerëzit e dinin se qeveria federale do të jepte me dhjetra miliarda dollarë ndihma për zonën në fjalë.

Bujaria e Amerikanëve nuk kufizohet vetëm brenda për brënda Shteteve të Bashkueme.Çdo herë dhe në çdo vend që preket nga ndonji fatkeqësi, Amerikanët gjenden gjithmonë pranë, për t’u dhanë njerëzve ndihmë.Përveç ndihmave ushtarake, dhe ndihmave financiare, qe qeveria amerikane jep, Amerikanët japin nga xhepi i tyre njerëzve qe kanë nevojë për ndihme.

Mbas nji stuhije tejet shkatërruëse, që ngjau në zonën e Oqeanit Indian, në vjetin 2004,nga e cila humbën jetën 230 000 njerëz, dhe mbetën pa strehim, me miliona njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej ma shumë se 3 miliardë dollarë, për rindërtimin e zonës së damtueme.

Në vjetin 2010, mbasi nji tërmeti shumë të fuqishëm që shkatrroi kryeqytetin e Haitit Porto Prens, nga i cili humbën jetën ma shumë se 200.000 njerëz dhe mbetën pa strehim 1.5 milionë njerëz, Amerikanët dhanë nji ndihmë prej 1.3 miliardë dollarë.37 përqind e kësaj ndihme humanitare u dha si rrjedhim i fushatës të organizueme nga kisha të ndryshme të Shteteve të Bashkueme.

Bujaria amerikane nuk paksohet, edhe nëse gjendja ëkonomike mund të jetë e dobët. Për shembull, ndihmat që ju dhanë popullit të Haitit, u dhanë edhe pse në Shtete e Bashkueme, në atë kohë ekzistonte, nji ngadalsim i dukshëm i veprimtarive ekonomike.

Amerikanët kanë dhanë me miliarda dollarë, në vende të ndryshme të botës, të prekuna nga fatkeqësi të ndryshme natyrore. Populli amerikan dha nji ndihmë prej 74 milionë dollarë popullit të Maimarit,kur ai vend u prek nga Stuhia{cikloni} Nargis, edhe pse qeveria e atij vendi mbante nji qëndrim anmiqësor ndaj Shteteve të Bashkueme.

Organizatat private bamirëse, si edhe ndihmat që kanë për qëllim të ndihmojnë popullin në përgjithësi, janë sigurisht, disa nga që njerëzit kanë ndaj shoqënis njerzore, pat thane njiherë \Toas Xhafersoni dhe amerikanët e kanë vazhdue me përkushtim këtë traditë. Kjo asht nji gja, që ne me të vërtetë, duhet të jemi falnderues, gjatë festave të fundit të vjetit.

*Këtë shkrim të  gazetës The Washington Times me autor  Ed Feulner e solli në gjuhën shqipe enkas për Gazetën “Dielli” z. Gjon Kadeli, vatran i degës së Washingtonit/

 

Filed Under: Featured Tagged With: e Amerikes, Fryma ndihmedhenese, Gjon kadeli

Michigan : Policia në kërkim të vrarësit të pronarit shqiptar në Detroit

December 9, 2013 by dgreca

Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit, ku mbeti i vrarë një shqiptar nga Kosova, Altin Avdyli 31 vjeç/

Nga BEQIR SINA, New York/

Harper Woods – Detroit :   Policia thotë se po “gjurmonë” për vrasësin e Harper Woods pronarit shqiptar të lokalit që u vra të premten në mesnatë prapa derës së retorantit Royal Grill në Kelly Road – Harper Woods, Detorit në Miçigan.  Shtypi lokal shkruan se konsumatorët thanë se Altin Avdyli ka punuar shumë gjatë vitit të kaluar për të rimodeluar restorantin e blerë prej tij shkruan Macomb Daily
Një letër e shkruar me shkrim dore në derën e qelqit të dielën konsumatorët kan shkruar në mënyrë të përmbëledhur se si mendonin fqinjët për vrasjen me armë të pronarit të këtij lokali që ata e frekuetonin çdo ditë.
” E tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë ” është shkruar me gërma të mëdha në letër.
Policia Harper Woods sipas gazetës Macomb Daily thonë se po vazhdon të hetojë vrasjen e Altin Avdylit në Roseville , i cili u qëllua për vdekje të premten vonë në rrugicën prapa restorantit të tij në Kelly Road afër me State Fair Road. Për policinë kjo është një vrasje në një grabitje të dukshme .
” Z. Avdyli ishte anëtar i njohur i komunitetit Harper Woods, bujaria e tij dhe zemërmirësia do të mbahen mend në masë të madhe , ” tha drejtori për Siguri Publike në Harper Woods zoti Jim Burke në një deklaratë për shtyp .
Sipas njoftimit Policia ka  thënë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari Altin Avdyli, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtë, personi që i kishte zënë “pritë”, kishte shtënë me armë në viktimën.Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës

Fqinjët dje gjatë ditës kan vendosur një buqetë me lule të freskta dhe një tullumbace në shenjë respekti ndërkaq në derën e parë së bashku me një letër ata shkruajnë : ” Zoti ju bekoftë . Ne jemi ndjer aq shumë  keq për humbjen tuaj . Kjo është :”e Tmerrshme , tragjike , e pakuptimtë – Fqinjët tuaj !. ”
Një klient i rregullt në Royal Grill ka thënë Avdyli kishte marrë përsipër biznesin nga pronari i mëparshëm rreth një vit më parë dhe kishte punuar  shumë që të rimodeloj lokalin .
William Jones nga Detroiti , i cili jeton disa blloqe larg e përshkroi Avdylin si një njeri ” të respektueshëm ” dhe ” të miqësor me të gjithë klientët të tij . ”
Policia në Harper Woods të dielën tha se deri tani askush nuk ishte në paraburgim dhe se automjeti nuk është gjendur ende. Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Altin Avdyli, vrasja ne Michigan

A jemi popull metanastatik?

December 9, 2013 by dgreca

“ Një shtëpi e ndarë mes vetes  nuk qëndron dot në këmbë.Një kombi  copëtuar nuk mund të jetojë, ai duhet të luftojë për bashkim ose të vdesë “ (Nicola Guy “ Lindja e Shqipërisë,fq 294)/

Shkruan:Fahri XHARRA/

Më kujtohet shumë mirë, në vitët e fundit të Apart-heidit në shtetin e Afrikës Jugore ,të bardhët shkonin aq largë sa që bëhëshin edhe qesharak kur thonin që ata janë vendas në jugun e Afrikës dhe të zinjtë ardhacak..Por pushtuesi nuk gjenë mjete për të arsyetuar pushtimin e vet.Është për tu brengosur që serbët edhe pse i morrën më shumë se gjysmën e tokave tona (1860, 1878, 1913) gjatë një periudh shumë të shkurtër historike “teritë” e tyre arsyetuese që janë vendas në këto anë nuk kanë të ndalur gati që 200 vjet. Me tonelata rrenë historike janë të shkruara në librat e tyre dhe me anë të cilave e kishin ,bile edhe  sot po e “bindin” bot*n se janë popull autokton dhe se janë të parët  në këto toka së paku pas diellit dhe hënës. Duke lozur në teknikën psikologjike :”T´a them sa s ´ma ki thënë “ apo “T´ia them dikujt se shqiptari s`di ta thot” ,at e vërshuna botën me trillime nga më të ndryshmet e të cilat s ´kishin e edhe sot nuk kanë të bëjnë asgjë me të vërtetën.

Studiuesi i shquar i Mesjetës, Alen Dyselje, ka thënë më 1981: “Historia na mëson se lidhur me Kosovën, serbët janë pushtues të ardhur mjaft vonë”…

Por , a me të vërtetë kemi heshtur si   thot Zonja Mary Wortley: : Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet “ apo ishte diçka tjetë që nuk na lejonte të themi  botërisht të vërtetën tonë ?

Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët)

Jovan Cvijiçi në librin e tij Lëvizjet matanastatike në Gadishullin Ballkanik ( Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917) ndër të tjera shkruan .” Në të fundit u formua rrjedha metanastatike e Kosovës e cila ishte më e vjetra në Gadishull. Migrimet në Kosovë filluan nga fundi i shek.16-të dhe nuk ndalën as në ditët tona.”

Por çka janë rrjedhat  ,lëvizjet metanastatike? Kur një popull lëvizë dhe shpërngulet në një vend tjetër duke iu zënë vendin vendasve e duke i përzënë ata ,ajo është lëvizje metanastatike. Dhe sipa serbëve e Cvijiçit , ne erdhëm në Kosovë e iu zumë vendi atyre , e ata paskan pasë ikur.

” Ate që ne e quajmë rrjedhë metanastatike të Kosovës ”, vazhdon Jovan Cvijiç në librin e përmendur ” i përfshinë të gjitha migrimet në mes Skutarit ( Shkodrës) dhe Kopaonikut , dmth migrimet e popullatës së vjetër serbe që nga Zeta e poshtme , nga Metohija (Dukagjini fxh) ,nga rrethinat e Prizrenit dhe nga Kosova ” E kuptuam që këtu paska pasë pasur vetëm serb . ”  Kjo rrjedhë (metanastatike fxh) shkonte deri në Luginën e lumit Morava  që i ndjekte vetëm vetëm rrugët transversale , sidomos  rrugën e Zetës. Ajo rrjedhë futet në Serbinë – pjesën e Moravës ,me shumë zgjatje ( shumë jaka  fxh) të shtrira në mes të Luginës së Ibrit dhe asaj të Moravës Jugore  sidomos asja të Plitovicës dhe të Blazhevës në Kopaonik , të Prepolacit dhe të Merdares të cilat ngërthehen në Luginën e Llabit dh të Toplicë , jaka e vendit të quajtur Lisica. Emigrantët të një pjese të Metohisë shkojnë në drejtimin e Mokragorës duke u ndalur në vendet e Kolashinit ( Ibri i Epërm) ,; një regjion malor i banuar nga një popull energjik dinarik (serbët pra,fxh).

Viti 1917 , viti i shkrimit të këtij libri , koha në mes Konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe Konferencës së Paqës në Paris  , kohë që duhej arsyetuar pushtimet serbe të tokave shqiptare dhe dëbimit të tyre ( shqiptarëve ) . E patë nga përshkrimi se se Cvijiçi , në mënyrë indirekte e spjegon shtrirjen e shqiptarëve nëpër Serbinë e sotit .

”Tek Serbët e vërejme një lëvizje të madhe dhe shumë të madhe. Mund të dallojmë migrimet  (e serbëve  )të mëdha me dhjetra mijëra emigrant si dhe ato migrime të vogla të familjeve. Këto të fundit ishin në vazhdimësi. Zëvendësimin me dhunë i  popullatës që ikte ( Serbëve fxh) behej me një popullatë të posa ardhurish të një gjuhe tjetër dhe një kombi tjetër (shqiptarët fxh) (.(Les mouvements métanastasiques dans la Péninsule des Balkans : avec une carte / Jovan Cvijic,1917”)

A jemi ne , popull metanastatik? Jo . Më 1882 u gjet në Arkivin e Napolit dhe u botua një letër e dijetarit Gjergj Kastriotit-Skënderbeut (1405-1468), poliglotit që dinte pesë gjuhë të huaja bashkë me letërsitë e tyre përkatëse: heroi ynë kombëtar, më 31 tetor 1406 ia dërgonte princit të Tarenit Xhovani-Antonio Orsinit, duke thënë se po t’u besojmë kronikave tona kombëtare, ata na tregojnë se sovranët epirotë e molosë, Aleksandri dhe Pirroja, kanë qenë stërgjyshët e shqiptarëve; këta dy dinastë u shquan me ekspeditat e njohura që ndërmorën përtej Adriatikut. Tërësia e rrethanave domethënëse na tregon se vula zyrtare dhe e fshehtë e Skënderbeut, që u bë e njohur më 1962, ka emblema tërësisht dodonase; përkrenarja e tij, që ruhet në Vjenë, është e njëjtë me helmetën e Pirros, të përshkruar prej Plutarkut; për më tepër, në drurin gjenealogjik të pasardhësve të tij, jo rastësisht janë shquar Pirroja I, Kastrioti-Skënderbe, si dhe Pirroja II Kastrioti-Skënderbe. Si përfundim, duhet të saktësojmë se vija: Aleksandri dhe Pirroja i Epirit – shqiptarët e sotëm, deri më sot, nuk është kundërshtuar nga asnjë dokument historik i vlefshëm.(Dhimitri Pilika)

08.12.13, Gjakovë

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: a jemi popull, Fahri Xharra, metanastatik

Lidhja e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, një sihariq viti

December 9, 2013 by dgreca

Hazir MEHMETI/ VJENE/ Rrethanat e reja drejt progresit në vendlindje krijuan hapësirë tani për shqetësime tjera, mes tyre edhe forma e organizimit dhe veprimit të krijuesve në mërgatë. Fatbardhësisht krijuesit tanë në vendet jashtë atdheut janë të shumtë dhe paraqesin vlera prezantuese para të tjerëve krahas kombeve tjera. Nuk është e sotme fuqia e fjalës artistike, dhe jo vetëm artistike, në shërbim të atdheut. U fillua shekuj më parë, kulmor ishin Rilindësit e mëdhenj të cilët e krijuan bërthamën kombëtare e shtetërore me pendën e tyre në zemër të shqiptarëve të etur për liri. Nga kjo lindi alfabeti si elementi themelor i kombit e shtetit. Tani në rrethana të reja në mërgatë, ku teknologjia e bëri botën e vogël, mundësitë afirmative të vlerave janë shumë herë më të fuqishme. Kjo kërkon organizim përkatës si formë efikase në lidhjet dhe njohjet reciproke mes individëve, shoqatave e lidhje shoqatash të krijuesve anë e kënd globit. Njohja me njëri tjetrin, ndihma e ndërsjellë, informatat e mundësive të ofertave të përbashkëta, është hapi i parë drejtë lidhjeve me të tjerët. Ne si popull i lashtë, me një histori e kulturë shekullore kemi çka të ofrojmë me krenari krahas të tjerëve. Nga historia e kultura jonë, e njeriut tonë, u grabitën pa mëshirë nga popujt për rreth, të cilët e mohojnë kombin shqiptar. Këtu ne duhet të bashkojmë forcat në hulumtime shkencore në gjithë globin që ta shpalosim të vërtetën shekullore të  historisë e kulturës kombëtare.

Në këtë rrugë, si një yll  shkëlqen  Prof.Arif Mati (Aref Matheus), nga Parisi, i cili shkriu vetën në arkivat e  bibliotekat botërore, dha çdo gjë në luftën për të vërtetën mbi shqiptarët, ilirët e pellazgët përballë vërsuljeve barbare agresive në Gadishullin Ilirik. Është ky një shembull i veprimit individual, të vetmuar dhe shumë të tjerë që presin hapjen e rrugëve për lehtësira në ofertat shkencore, të botimeve, promovimeve etj. Nisur nga kjo Koblenzi në Gjermaninë e begatë, do jetë një dritare e re në ndriçimin e hapave tanë në krijimtarinë artistike, hulumtuese shkencore, një trasim për gjeneratat e reja drejtë prosperitetit kombëtar.
Koblenzi ka edhe një simbolikë madhore, Simbolin e Rezistencës Kombëtare, me fjalë e porosi. Vlera e tyre do shtohet në çdo minutë, dhe nesër nuk do ketë kandar që t’i peshon. Dhe çuditërisht, Qëndresa Femërore e Kombit Shqiptar, po aty, me fjalë e porosi. Porosi e dyfishtë, kombi dhe  emancipimi i tij. Dhe tani vetëtimë  rrjedh kujtimi në malet shqiptare ku shkëlqeu plisi i Nusës së Maleve, krahas Kryetrimit me Shtatë Zemra, dhe sakrifica e tyre për liri, me mjetet e vetme të mundshme kur robëria mbyste.
Madhështitë nuk krijohet vetëm, por në grupe, ato përzgjedhin ngjashmëritë dhe nxisin energji kolektive e cila na duhet në shërbim të njerëzores e kombit. “Ne shqiptarët jemi popull i befasive të këndshme”-tha personazhi i befasive. Le të jetë kjo kështu edhe në Koblenz. Një ngrohje shprese mbi dhembjet e hidhura të kombit tonë të vogël në rrugën e mbijetesës. Sot do jemi të hapët dhe nuk do mbyllim derë. Mysafiri i   heshtur, lugën e gjeti shtruar në sofrën mërgimtare. Gota cingëroi, tani me verën kosovare në zemër të Nemcit. Kush tha se ëndrrat nuk janë reale!
Secili krijues një copëz historie, një copëz dhembje. Atdheu ishte gjithkund i plagosur dhe rritja e fryteve ishte me plotë plagë e vrragë. Gurpragu i Kullës i plagosur nga lotët e pritjes së mërgimtarit, shpresës së ringjalljes, do shërohet. Një hap edhe Koblenzi drejt atdheut me shpirt e veprim.

Filed Under: Kulture Tagged With: Hazir Mehmet, Lidhja e krijuesve, ne Mergate

Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak ne Kosove

December 9, 2013 by dgreca

Nga Astrit ZEMAJ*/

Ne foto:Autori duke dhuruar libra me autograf pas promovimit ne Monroe College/

Kam nderin dhe kanqesine qe sot te jem ne mesin Tuaj, dhe njekohesisht eshte nje privilegj i vecante qe se bashku me Ju, te nderuar bashkeatedhetare, dhe miq te vendit tone, qe me keni dhene mundesisne per te realizuar promovimin e librit tim te ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak ne Kosove, pikerisht ne vendin e themeleve te demokarcise dhe te lirise, SHBA-ve.

Prandaj qe ne fillim perfitoj nga rasti te ju falenderoje te gjithe ju per pjesmarrjen, dhe vecanerisht per oraginizatoret e ketije promovimi, Federaten Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dhe Konsullaten e Pergjithshme te RKS/se ne New York, nen drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.

Sot, pothuajse 15 vite  prapa , kur NATO nen drejtimin e SHBA-ve,  mori vendim dhe veproi me force ushtarake per te ndaluar dhunen dhe gjenocidin  tmerrues ne Evrope,  i cili nuk kishte ndodhur ne permasa te tilla qe nga perfundimi i LDB-re, per popullin e Kosoves dhe Shqiptaret ne pergjithesi nenkuptonte shpetimin Biblik apo lindjen perseri ne themelet e ekgzistimit te tije si komb.

Duke pasur parasyshë që edhe sot e kesaje dite,  një ndër temat më te perfolura në 10-15 vitet e fundit në qarqe të ndryshme politke, shkencore dhe sidomos në aspektin moral dhe juridik të qasjes së perëndimit (Evropes dhe SHBA), ka qënë- rasti i Kosovës dhe nderhyrja ushtarake humanitare e forcave të NATO-s,  i ndermarrë me qëllim për të ndalur regjimin e Millosheviqit në politikat e vazhdueshme represive e cila kulmoi me luften e egër policore dhe ushtarake kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare në Kosove.

E njohur si LUFTA e KOSOVËS, 1998/99, për Aleancën Veri-Atlantike, NATO, ne vehte përbën edhe nje rast tjeter të veqantë, atë të përdorimnit të forces ushtarake për herë të parë në historinë e krijimit të sajë. Si e tillë ajo ka tërhjequr si asnjë rast më pare, vëmendjen e opinonit ndërkombtar, jo vetëm në Evropë por edhe në gjithë botën.

Në luftën  e Kosovës në vitin 1999,  ishin vënë në provë parimet kardinale të së drejtës ndërkombëtare por edhe një sprovë e madhe për vlerat njerzore dhe morale të fundshekullit të kaluar.

Debatet intensive në gjithë botën kishin bërë qe jo vetëm të margjinalizohët kjo qeshtje dhe të ketë diskutime kotraverse, por edhe të ngrisin pikëpyetje  që ndërhyerja humanitare nga ana e forcave të Aleancës së NATO-s, e kishte cënuar apo jo të drejten ndërkombtare në qeshtjen e përdorimit të forcës ushtarake.

 

Qëllimet kyresore të këtij libri jane te orientuara për të gjetur shkasin, por edhe për të zotëruar problemin e ndërhyrjes ushtarake, e cila kishte për synim kryesorë parandalimin e një katastorfe me përmasa të jashtëzakonshme humanitare siq është rasti i Kosoves, si i tillë kishte ndikuar që diskutimet te jenë prezente edhe deri në ditët e sotme  dhe të debatohet vazhdimisht në ketë qeshtje.

Punimi i paraqitur merret me ofrimin e fakteve dhe të dhënave si dhe studimin e bazave ligjore të intervenimit ushtarak humanitar,  si dhe me pyetjen se a ka qenë legjitim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare intervenimi humanitar i NATO-s në Kosovë.

Padyshim që me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në Kosovë, perpos tjerash, është hapur një kapitull i ri pas Luftës së Ftohtë , ku janë ndeshur edhe interesat e fuqive botrore, sidomos në mës të Lindjes( Rusia, Kina)në njeren anë  dhe të  Përendimit në anen tjetër( SHBA, NATO dhe Bashkimi  Evropian).

Me faktet dhe dëshmitë e paraqitura, besojmë se ështe bërë e mundur dhënja e një përgjigjeje të saktë dhe përfundimtare në qështjen e legjitimitetit dhe përputhshmërise më të drejten ndërkombtare në rastin e Kosovës, sidomos pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të parandaluar konfliktin në Kosovë që në fillim të vitit 1997, i cili fakeqësisht kishte eskaluar më luftë të tmërrshme dhe më pasoja të rënda për popullsinë civile në Kosovë..

Edhe pse ka disa mendime që flasin kundër legjitimitetit të një intervenimi ndërkombëtar pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,  në anën tjetër është e domosdoshme që edhe skeptikët të pranojnë, se ka  arsye tjera të shumta, të cilat mund të parashtrohen si raste të pakontestueshme dhe që flasin në favor të një intervenimi të tillë humanitar.

E drejta ndërkombëtare, sidomos pas hyrjes në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara është zhvilluar në atë masë, sa të ndikojë se cënimi i normave detyruese( Ius Cogens),paraqet ndikim erga omnes, që do të thotë që të gjitha shtetet e bashkësisë ndërkombtare të jenë të cënuar në të drejtat e tyre.

Nëse shkelja e të drejtave të njeriut nga ana e një regjimi përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të natyrës së rëndë, atëherë pengimi i kësaj shkeljeje nuk mund të jetë shkelje ligjore ose cënim i të drejtës ndërkombtare.

Duke pasur parsyshë argumentet e sipër përmendura si dhe dukë marrë për bazë edhe parimet themelore të OKB-së, atëhërë vijmë në përfundim se nuk mund të jetë synim i vet Kartës së Organizatës se Kombeve të Bashkuara, pranimi dhe tolerimi i shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut,  në rastet kur  bashkësia ndërkombtare nuk mund të ndërmarrë masa të nevojshme parandaluese.

Mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut në rastet e katastrofave humanitare dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut është e mundur vetëm atëherë kur nuk mbështetet vetëm në rregullat procedurale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj intervenimi ushtarak humanitar i NATO-s në Kosovë, mund të konsiderohët legjitim duke u bazuar në faktin se KS i OKB-së nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme apo kishte dështuar në parandalimin e dhunës, krimeve, pastrimit etnik deri ne shkallë gjenocidi kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Në ketë aspekt me qëllim të menjanimit të dilemave dhe koncepteve jofavorizuese të cilat kanë të bejë me intervenimin humanitar ushtarak, nje veshtrim i veqantë i ështe berë edhe doktrinës së luftës së drejtë, i cili në rastin e Kosovës, ka qenë i plotësuar në të gjitha fazat dhe parametrat e zhvillimit të sajë duke u bazuar në të drejten e tanishme  ndërkombëtare.

Poashtu edhe përgjegjsia për mbrojtjen e popullsisë civile (Responsibility to Protect) ka gjetur një trajtim të posaqëm. Ne ketë rast, në bazë edhe të raporteve është vlerësuar se nese shteti nuk ka vullnet pozitiv ose mundësi të mbrojë qytetarët që jetojnë brenda territorit të vet nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, atëherë sipas konceptit të përgjegjsië për mbrojtjen e popullsisë civile, lind përgjegjësia tjetër mbrojtëse e cila i kalon Bashkësisë Ndërkombëtare.

Jo rastësisht institucionet shtetrore politike, ushtarake dhe të sigurise së ish Jugosllavisë dhe të Serbisë, shpesh hërë kishin bashkëvëpruar në ko-ordinim të plotë për dhunë dhe terror. Përpos në luftën e Bosnjës, është dëshmuar se edhe në Kosovë, autoritetet më të larta shtetrore, sidomos ato të ushtrisë ishin përgaditëse kryesore të terrenit dhe vënin në posedim një pjesë domethënese të infrastrukturës për të jetësuar projektët  shfarosese/eleminuese, e cila ndikonte drejtëpërdrejtë në kyrerjen e akteve të dhunës dhe te  krimeve të sipërpërmendura, të cilat në masën më të madhe janë produkt i forcave të rregullta dhe speciale të policisë, si dhe të njësiteve paramilitare.

Aplikimi i metodës së tokës se djegur, djegja dhe shkatërrimi i monumenteve historike, atyre të kulturës dhe objekteve fetare, fushatat sistematike dhe të ko-ordinuara për dëbimet masive të popullsisë shqiptare, plaqkitja e pasurisë private dhe përvetësimi i shtëpive për banim, plaqkitja e pronave të ndryshme dhe të mirave ekonomike – materiale, përbën një fakt tjetër i cili është tregues për veprimet dhe mizoritë më ç´njerzore të aplikuara në Kosovë,  të cilat më mbeshtetje te institucioneve kryesore të Serbisë, kishin për qëllim, pastrimin etnik dhe përfundimin e kolonizimit të Kosovës të filluar gjatë viteve të luftrave në ish Jugosllavi dhe në fund serbizimin e Kosovës.

Veqanërisht vlen të theksohët se me intervenimin e NATO-s në Kosovë, nuk bëhët fjalë për nje agresion apo sulm për luftë ndaj një shteti në kohë paqe, por për intervenim me qëllim për të parandaluar një konflikt i cili kishte eskaluar më luftë me pasoja gjithnjë e në rritje për popullatën civile dhe pengimin e zgjerimit të një katastrofe humanitare me tendencë për shtrirje edhe ne vende të tjera në regjion. Duhët vlerësuar faktet e paraqitura sidomos në rezolutat e KS të  OKB-së gjatë vitit 1998 (1160 dhe 1199), në të cilat NATO e ka mbështur vendimin e sajë për gjendejn alarmante,  dhe ka justifikuar ndërhyrjen/intervenimin ushtarak humantar në konfliktin e Kosovës, i cili ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Poashtu, pamvarsisht kesajë edhe shtetet anëtare të Alenacës nuk kanë vepruar njëanëshëm por në ko-ordinim të ligjshëm në aspektin politik dhe të drejtes ndërkombtare pasi qe së bashku me partnerët e tyre brenda aleancës, në vazhdimsi kanë berë apo kanë qenë pjese e përpjekjeve dhe iniciativave të shumta për të shmangur shtypjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut, arritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit dhe për të penguar dëbimin e paligjshëm të shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre.

Aleanca Veri-Atlantike se bashku me Grupin e Kontaktit, por edhe me iniciativa vetanake politiko-diplomatike të shteteve me influencë(SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania), “…nuk kanë  lënë asgjë, absolutisht asgjë pa provuar gjate javeve dhe në muajt e fundit pra intervenimit, për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë”. Ish Jugosllavia dhe Serbia në krye më  Millosheviçin, në vazhdimsi kishte vepruar kundër zotimeve të dhëna para palës ndërkombtare,  dhe nuk kishte pushuar në anën tjeter me fushtaën e dhunës dhe terrorit ndaj  shumices shqiptare në Kosovë. Pra, vazhdimisht gjatë gjithë procesit të negociatave dhe perpjekjeve paqësore  bashkësia ndërkombëtare ishte tradhtuar.

Për muaj të tërë, përfaqësuesi special i BE-së, Ambasadori, Volfgang Petriç dhe ai i SHBA-ve, Ambasadori, Kristofor Hill, përmes të ashtuquajturës” Shuttle Diplomacy”  kishin bërë përpjekje përmes bisedimeve intensive me të dy palët e përfshira në konflikt, për të gjetur një kompromis dhe për të përgatitur terrenin për një marrëveshje të drejtë e cila do të garantonte nje zgjidhje të qëndrueshme. E tërë bota kishte qenë dëshmitarë për negociatat disa javore në Rambuje dhe në Paris, ku përpos vendeve të përëndimit kishte qenë bashkëkryesuese edhe Federata Ruse. Vet fakti se ishte sjellur një përfundim i cili kishte një marrëveshje që garantonte të drejtat e njeriut të shumicës shqiptare në Kosovë, por edhe integritetin territorial i Republikës së Jugosllavisë, kishte lenë shumë shpresë qe palët do të dakordohëshin.

Por, edhe ketu  faji bije pikërisht mbi delegacionin Jugosllav dhe Serb, pasi qe kishte refuzuar ta nënshkruante  marrëveshjen ne Rambuje, perderisa pala shqiptare ishte pajtuar dhe kishte nenshkruar atë.

Përveq kesajë, nga regjimi i Millosheviqit dhe forcat ushtarako-policore Jugosllavo-Serbe në Kosove, nuk ishte ndalur por ishte intensifikuar dhuna dhe terrori i cili kishte kaluar të gjithë parametrat e deri atëhërshëm të cilët kishin ndodhur gjatë mujave të parë të konfliktit në Kosovë. Megjithatë deri në momentin e fundit, përpjekjet për ta bindur Millosheviçin që të ndërpresë dhunën dhe terrorin si dhe për ta pranuar marrëveshjen e Rambujesë kishin vazhduar deri në orët e fundit para intrvenimit të NATO-s, të cilat ishin bërë nga ana e personalitetve të politikës dhe diplomacisë ndërkombtare të cilët i kishin bërë thirrje publike apo ishin takuar drejtëpërdrejtë me atë.

Në mesin e ketyre përsonaliteteve të larta veqojmë:  Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, J.Fisher, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të BE-së, pastaj Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Ivanov, Kryetari i OSBE –së, K.Vollebek dhe i fundit në cilësinë e të  dërguarit të posaçëm  të SHBA-ve i cili e kishte takuar Millosheviçin kishte qenë,  Ambasadori, Riçard Holbruk.

Prandaj si përfundim, duke u bazuar tek dëshmitë e ofruara dhe përpjekjet e vazhdueshme deri në momentin e fundit nga ana e komunitetit ndërkombtarë si dhe duke qenë i përfshirë edhe vet KS të OKB-së, me qëllim për të siguruar paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon;

-poashtu duke u bazuar në raportet e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë për shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njëriut në Kosovë;

– duke u bazuar në te dhënat për konfliktin i cili kishte eskaluar në një luftë më përmasa të paparashikueshme në vitin 1998/99;

– duke u bazuar në dhunën sistematike dhe terrorin e organizuar nga autoritetet më të larta politiko-ushtarake nga regjimi në Beograd  si dhe esklaimi i tyre me dëbim të dhunshëm masiv i cili kishte për qëllim pastrimin etnik të Kosovës nga Shqiptarët;

– si dhe duke u bazuar nga leksionët e mëprashme nga luftat në ish-jugosllavi ( sidomos lufta në Bosnje),  mund të vijmë në përfundim se Operacionet e NATO-s në Kosovë të cilat kanë pasur qëllim të pëngimit të mëtutjeshëm të akteve të dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë civile si dhe të pengimit të një katastrofe humanitare, janë të justifikueshme dhe legjitime, pasi që ato kishin kryekëput të bëjnë më një intervenim ushtarak të karakterit të pastër humanitar.

Përfundimisht, duke analizuar faktet e paraqitura rreth situatës dhe zhvillimeve gjatë gjithë procesit si dhe duke marrë në konsideratë edhe aspektet juridike dhe të drejtës ndërkombtare vlersojmë se përgjegjsia për dështimin final për të arritur paqën dhe sigurinë në Kosovë, i atribohet pikërisht  udhëheqjes jugosllave-serbe për mungesë vullneti për bashkëpunim, dhe jo tolerance ndaj qdo propozimi të ofruar, perderisa në anen tjetër intervenimi humanitar ushtarak i NATO-s, ka pasur për qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e trazuar, sidomos i fuqizuar pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të mëparshme politiko-diplomatike në ketë aspekt.

Ligjerata qe uatori i librit”Intervenimi i NATOS ne Kosove”, konsull i Kosoves ne Frankfurt mbajti me 6 dhjetor ne Monroe College gjat promovimit te librit nga Federata VATRA dhe Konsullata e Kosoves ne Nju Jork

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Zemaj, College, fjalimi ne Monroe, Konsullata e Kosoves, New York, Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5023
  • 5024
  • 5025
  • 5026
  • 5027
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT