• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak ne Kosove

December 9, 2013 by dgreca

Nga Astrit ZEMAJ*/

Ne foto:Autori duke dhuruar libra me autograf pas promovimit ne Monroe College/

Kam nderin dhe kanqesine qe sot te jem ne mesin Tuaj, dhe njekohesisht eshte nje privilegj i vecante qe se bashku me Ju, te nderuar bashkeatedhetare, dhe miq te vendit tone, qe me keni dhene mundesisne per te realizuar promovimin e librit tim te ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak ne Kosove, pikerisht ne vendin e themeleve te demokarcise dhe te lirise, SHBA-ve.

Prandaj qe ne fillim perfitoj nga rasti te ju falenderoje te gjithe ju per pjesmarrjen, dhe vecanerisht per oraginizatoret e ketije promovimi, Federaten Panshqiptare te Amerikes “Vatra” dhe Konsullaten e Pergjithshme te RKS/se ne New York, nen drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.

Sot, pothuajse 15 vite  prapa , kur NATO nen drejtimin e SHBA-ve,  mori vendim dhe veproi me force ushtarake per te ndaluar dhunen dhe gjenocidin  tmerrues ne Evrope,  i cili nuk kishte ndodhur ne permasa te tilla qe nga perfundimi i LDB-re, per popullin e Kosoves dhe Shqiptaret ne pergjithesi nenkuptonte shpetimin Biblik apo lindjen perseri ne themelet e ekgzistimit te tije si komb.

Duke pasur parasyshë që edhe sot e kesaje dite,  një ndër temat më te perfolura në 10-15 vitet e fundit në qarqe të ndryshme politke, shkencore dhe sidomos në aspektin moral dhe juridik të qasjes së perëndimit (Evropes dhe SHBA), ka qënë- rasti i Kosovës dhe nderhyrja ushtarake humanitare e forcave të NATO-s,  i ndermarrë me qëllim për të ndalur regjimin e Millosheviqit në politikat e vazhdueshme represive e cila kulmoi me luften e egër policore dhe ushtarake kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare në Kosove.

E njohur si LUFTA e KOSOVËS, 1998/99, për Aleancën Veri-Atlantike, NATO, ne vehte përbën edhe nje rast tjeter të veqantë, atë të përdorimnit të forces ushtarake për herë të parë në historinë e krijimit të sajë. Si e tillë ajo ka tërhjequr si asnjë rast më pare, vëmendjen e opinonit ndërkombtar, jo vetëm në Evropë por edhe në gjithë botën.

Në luftën  e Kosovës në vitin 1999,  ishin vënë në provë parimet kardinale të së drejtës ndërkombëtare por edhe një sprovë e madhe për vlerat njerzore dhe morale të fundshekullit të kaluar.

Debatet intensive në gjithë botën kishin bërë qe jo vetëm të margjinalizohët kjo qeshtje dhe të ketë diskutime kotraverse, por edhe të ngrisin pikëpyetje  që ndërhyerja humanitare nga ana e forcave të Aleancës së NATO-s, e kishte cënuar apo jo të drejten ndërkombtare në qeshtjen e përdorimit të forcës ushtarake.

 

Qëllimet kyresore të këtij libri jane te orientuara për të gjetur shkasin, por edhe për të zotëruar problemin e ndërhyrjes ushtarake, e cila kishte për synim kryesorë parandalimin e një katastorfe me përmasa të jashtëzakonshme humanitare siq është rasti i Kosoves, si i tillë kishte ndikuar që diskutimet te jenë prezente edhe deri në ditët e sotme  dhe të debatohet vazhdimisht në ketë qeshtje.

Punimi i paraqitur merret me ofrimin e fakteve dhe të dhënave si dhe studimin e bazave ligjore të intervenimit ushtarak humanitar,  si dhe me pyetjen se a ka qenë legjitim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare intervenimi humanitar i NATO-s në Kosovë.

Padyshim që me intervenimin ushtarak humanitar të NATO-s në Kosovë, perpos tjerash, është hapur një kapitull i ri pas Luftës së Ftohtë , ku janë ndeshur edhe interesat e fuqive botrore, sidomos në mës të Lindjes( Rusia, Kina)në njeren anë  dhe të  Përendimit në anen tjetër( SHBA, NATO dhe Bashkimi  Evropian).

Me faktet dhe dëshmitë e paraqitura, besojmë se ështe bërë e mundur dhënja e një përgjigjeje të saktë dhe përfundimtare në qështjen e legjitimitetit dhe përputhshmërise më të drejten ndërkombtare në rastin e Kosovës, sidomos pas dështimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të parandaluar konfliktin në Kosovë që në fillim të vitit 1997, i cili fakeqësisht kishte eskaluar më luftë të tmërrshme dhe më pasoja të rënda për popullsinë civile në Kosovë..

Edhe pse ka disa mendime që flasin kundër legjitimitetit të një intervenimi ndërkombëtar pa autorizimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së,  në anën tjetër është e domosdoshme që edhe skeptikët të pranojnë, se ka  arsye tjera të shumta, të cilat mund të parashtrohen si raste të pakontestueshme dhe që flasin në favor të një intervenimi të tillë humanitar.

E drejta ndërkombëtare, sidomos pas hyrjes në fuqi të Kartës së Kombeve të Bashkuara është zhvilluar në atë masë, sa të ndikojë se cënimi i normave detyruese( Ius Cogens),paraqet ndikim erga omnes, që do të thotë që të gjitha shtetet e bashkësisë ndërkombtare të jenë të cënuar në të drejtat e tyre.

Nëse shkelja e të drejtave të njeriut nga ana e një regjimi përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare të natyrës së rëndë, atëherë pengimi i kësaj shkeljeje nuk mund të jetë shkelje ligjore ose cënim i të drejtës ndërkombtare.

Duke pasur parsyshë argumentet e sipër përmendura si dhe dukë marrë për bazë edhe parimet themelore të OKB-së, atëhërë vijmë në përfundim se nuk mund të jetë synim i vet Kartës së Organizatës se Kombeve të Bashkuara, pranimi dhe tolerimi i shkeljeve të rënda të të drejtave themelore të njeriut,  në rastet kur  bashkësia ndërkombtare nuk mund të ndërmarrë masa të nevojshme parandaluese.

Mbrojtja efektive e të drejtave të njeriut në rastet e katastrofave humanitare dhe të shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut është e mundur vetëm atëherë kur nuk mbështetet vetëm në rregullat procedurale të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Prandaj intervenimi ushtarak humanitar i NATO-s në Kosovë, mund të konsiderohët legjitim duke u bazuar në faktin se KS i OKB-së nuk kishte ndërmarrë masat e nevojshme apo kishte dështuar në parandalimin e dhunës, krimeve, pastrimit etnik deri ne shkallë gjenocidi kundër popullsisë civile shqiptare në Kosovë.

Në ketë aspekt me qëllim të menjanimit të dilemave dhe koncepteve jofavorizuese të cilat kanë të bejë me intervenimin humanitar ushtarak, nje veshtrim i veqantë i ështe berë edhe doktrinës së luftës së drejtë, i cili në rastin e Kosovës, ka qenë i plotësuar në të gjitha fazat dhe parametrat e zhvillimit të sajë duke u bazuar në të drejten e tanishme  ndërkombëtare.

Poashtu edhe përgjegjsia për mbrojtjen e popullsisë civile (Responsibility to Protect) ka gjetur një trajtim të posaqëm. Ne ketë rast, në bazë edhe të raporteve është vlerësuar se nese shteti nuk ka vullnet pozitiv ose mundësi të mbrojë qytetarët që jetojnë brenda territorit të vet nga shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut, atëherë sipas konceptit të përgjegjsië për mbrojtjen e popullsisë civile, lind përgjegjësia tjetër mbrojtëse e cila i kalon Bashkësisë Ndërkombëtare.

Jo rastësisht institucionet shtetrore politike, ushtarake dhe të sigurise së ish Jugosllavisë dhe të Serbisë, shpesh hërë kishin bashkëvëpruar në ko-ordinim të plotë për dhunë dhe terror. Përpos në luftën e Bosnjës, është dëshmuar se edhe në Kosovë, autoritetet më të larta shtetrore, sidomos ato të ushtrisë ishin përgaditëse kryesore të terrenit dhe vënin në posedim një pjesë domethënese të infrastrukturës për të jetësuar projektët  shfarosese/eleminuese, e cila ndikonte drejtëpërdrejtë në kyrerjen e akteve të dhunës dhe te  krimeve të sipërpërmendura, të cilat në masën më të madhe janë produkt i forcave të rregullta dhe speciale të policisë, si dhe të njësiteve paramilitare.

Aplikimi i metodës së tokës se djegur, djegja dhe shkatërrimi i monumenteve historike, atyre të kulturës dhe objekteve fetare, fushatat sistematike dhe të ko-ordinuara për dëbimet masive të popullsisë shqiptare, plaqkitja e pasurisë private dhe përvetësimi i shtëpive për banim, plaqkitja e pronave të ndryshme dhe të mirave ekonomike – materiale, përbën një fakt tjetër i cili është tregues për veprimet dhe mizoritë më ç´njerzore të aplikuara në Kosovë,  të cilat më mbeshtetje te institucioneve kryesore të Serbisë, kishin për qëllim, pastrimin etnik dhe përfundimin e kolonizimit të Kosovës të filluar gjatë viteve të luftrave në ish Jugosllavi dhe në fund serbizimin e Kosovës.

Veqanërisht vlen të theksohët se me intervenimin e NATO-s në Kosovë, nuk bëhët fjalë për nje agresion apo sulm për luftë ndaj një shteti në kohë paqe, por për intervenim me qëllim për të parandaluar një konflikt i cili kishte eskaluar më luftë me pasoja gjithnjë e në rritje për popullatën civile dhe pengimin e zgjerimit të një katastrofe humanitare me tendencë për shtrirje edhe ne vende të tjera në regjion. Duhët vlerësuar faktet e paraqitura sidomos në rezolutat e KS të  OKB-së gjatë vitit 1998 (1160 dhe 1199), në të cilat NATO e ka mbështur vendimin e sajë për gjendejn alarmante,  dhe ka justifikuar ndërhyrjen/intervenimin ushtarak humantar në konfliktin e Kosovës, i cili ka qenë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Poashtu, pamvarsisht kesajë edhe shtetet anëtare të Alenacës nuk kanë vepruar njëanëshëm por në ko-ordinim të ligjshëm në aspektin politik dhe të drejtes ndërkombtare pasi qe së bashku me partnerët e tyre brenda aleancës, në vazhdimsi kanë berë apo kanë qenë pjese e përpjekjeve dhe iniciativave të shumta për të shmangur shtypjen e te drejtave dhe lirive themelore të njeriut, arritjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit dhe për të penguar dëbimin e paligjshëm të shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre.

Aleanca Veri-Atlantike se bashku me Grupin e Kontaktit, por edhe me iniciativa vetanake politiko-diplomatike të shteteve me influencë(SHBA-të, Britania e Madhe, Gjermania), “…nuk kanë  lënë asgjë, absolutisht asgjë pa provuar gjate javeve dhe në muajt e fundit pra intervenimit, për të arritur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Kosovë”. Ish Jugosllavia dhe Serbia në krye më  Millosheviçin, në vazhdimsi kishte vepruar kundër zotimeve të dhëna para palës ndërkombtare,  dhe nuk kishte pushuar në anën tjeter me fushtaën e dhunës dhe terrorit ndaj  shumices shqiptare në Kosovë. Pra, vazhdimisht gjatë gjithë procesit të negociatave dhe perpjekjeve paqësore  bashkësia ndërkombëtare ishte tradhtuar.

Për muaj të tërë, përfaqësuesi special i BE-së, Ambasadori, Volfgang Petriç dhe ai i SHBA-ve, Ambasadori, Kristofor Hill, përmes të ashtuquajturës” Shuttle Diplomacy”  kishin bërë përpjekje përmes bisedimeve intensive me të dy palët e përfshira në konflikt, për të gjetur një kompromis dhe për të përgatitur terrenin për një marrëveshje të drejtë e cila do të garantonte nje zgjidhje të qëndrueshme. E tërë bota kishte qenë dëshmitarë për negociatat disa javore në Rambuje dhe në Paris, ku përpos vendeve të përëndimit kishte qenë bashkëkryesuese edhe Federata Ruse. Vet fakti se ishte sjellur një përfundim i cili kishte një marrëveshje që garantonte të drejtat e njeriut të shumicës shqiptare në Kosovë, por edhe integritetin territorial i Republikës së Jugosllavisë, kishte lenë shumë shpresë qe palët do të dakordohëshin.

Por, edhe ketu  faji bije pikërisht mbi delegacionin Jugosllav dhe Serb, pasi qe kishte refuzuar ta nënshkruante  marrëveshjen ne Rambuje, perderisa pala shqiptare ishte pajtuar dhe kishte nenshkruar atë.

Përveq kesajë, nga regjimi i Millosheviqit dhe forcat ushtarako-policore Jugosllavo-Serbe në Kosove, nuk ishte ndalur por ishte intensifikuar dhuna dhe terrori i cili kishte kaluar të gjithë parametrat e deri atëhërshëm të cilët kishin ndodhur gjatë mujave të parë të konfliktit në Kosovë. Megjithatë deri në momentin e fundit, përpjekjet për ta bindur Millosheviçin që të ndërpresë dhunën dhe terrorin si dhe për ta pranuar marrëveshjen e Rambujesë kishin vazhduar deri në orët e fundit para intrvenimit të NATO-s, të cilat ishin bërë nga ana e personalitetve të politikës dhe diplomacisë ndërkombtare të cilët i kishin bërë thirrje publike apo ishin takuar drejtëpërdrejtë me atë.

Në mesin e ketyre përsonaliteteve të larta veqojmë:  Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, J.Fisher, në cilësinë e Presidentit të Këshillit të BE-së, pastaj Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Ivanov, Kryetari i OSBE –së, K.Vollebek dhe i fundit në cilësinë e të  dërguarit të posaçëm  të SHBA-ve i cili e kishte takuar Millosheviçin kishte qenë,  Ambasadori, Riçard Holbruk.

Prandaj si përfundim, duke u bazuar tek dëshmitë e ofruara dhe përpjekjet e vazhdueshme deri në momentin e fundit nga ana e komunitetit ndërkombtarë si dhe duke qenë i përfshirë edhe vet KS të OKB-së, me qëllim për të siguruar paqën dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon;

-poashtu duke u bazuar në raportet e vazhdueshme nga brenda dhe jashtë për shkelje të drejtave dhe lirive themelore të njëriut në Kosovë;

– duke u bazuar në te dhënat për konfliktin i cili kishte eskaluar në një luftë më përmasa të paparashikueshme në vitin 1998/99;

– duke u bazuar në dhunën sistematike dhe terrorin e organizuar nga autoritetet më të larta politiko-ushtarake nga regjimi në Beograd  si dhe esklaimi i tyre me dëbim të dhunshëm masiv i cili kishte për qëllim pastrimin etnik të Kosovës nga Shqiptarët;

– si dhe duke u bazuar nga leksionët e mëprashme nga luftat në ish-jugosllavi ( sidomos lufta në Bosnje),  mund të vijmë në përfundim se Operacionet e NATO-s në Kosovë të cilat kanë pasur qëllim të pëngimit të mëtutjeshëm të akteve të dhunës dhe terrorit ndaj popullsisë civile si dhe të pengimit të një katastrofe humanitare, janë të justifikueshme dhe legjitime, pasi që ato kishin kryekëput të bëjnë më një intervenim ushtarak të karakterit të pastër humanitar.

Përfundimisht, duke analizuar faktet e paraqitura rreth situatës dhe zhvillimeve gjatë gjithë procesit si dhe duke marrë në konsideratë edhe aspektet juridike dhe të drejtës ndërkombtare vlersojmë se përgjegjsia për dështimin final për të arritur paqën dhe sigurinë në Kosovë, i atribohet pikërisht  udhëheqjes jugosllave-serbe për mungesë vullneti për bashkëpunim, dhe jo tolerance ndaj qdo propozimi të ofruar, perderisa në anen tjetër intervenimi humanitar ushtarak i NATO-s, ka pasur për qëllim rivendosjen e paqes dhe sigurisë në rajonin e trazuar, sidomos i fuqizuar pas dështimit të të gjitha përpjekjeve të mëparshme politiko-diplomatike në ketë aspekt.

Ligjerata qe uatori i librit”Intervenimi i NATOS ne Kosove”, konsull i Kosoves ne Frankfurt mbajti me 6 dhjetor ne Monroe College gjat promovimit te librit nga Federata VATRA dhe Konsullata e Kosoves ne Nju Jork

Filed Under: Kulture Tagged With: Astrit Zemaj, College, fjalimi ne Monroe, Konsullata e Kosoves, New York, Vatra

FEDERAT “VATRA” DHE KONSULLATA E KOSOVËS PROMOVUAN LIBRIN E ASTRIT ZEMAJ

December 7, 2013 by dgreca

*Libri me titull ”Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” u që ka për autor konsullin e Kosovës në Frankfurt, diplomatin Astrit Zemaj, u promovua në mjediset e Monroe College në New York/

*Intervenimi i SHBA dhe NATO-s në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ajo ka qenë një luftë e drejtë në aspektin moral, politik dhe njerëzor/

NGA BEQIR SINA/

BRONX NYC : Në mbrëmjen e 24 marsit, 1999, Aleanca Veriatlantike NATO filloi intervenimin e saj për t’i dhënë fund luftës në Kosovë. Për të parën herë në historinë 50 vjeçare të ekzistimit,u krye “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” pra, në vitin 1999 liderët perëndimor vendosën të përdornin NATO-n për të parandaluar spastrimin etnik nga forcat e Millosheviqit në Kosovë.

24 mars 1999, padyshim që është nata që ndryshoi historinë jo vetëm të Kosovës por edhe të Aleancës Veriatlantike. NATO filloi sulmet ndaj caqeve serbe, në një sulmë ushtarak ajror që do të zgjaste 78 ditë për të ndaluar operacionet e tyre në Kosovë, dhe, për të parandaluar spastrimin etnik. Edhe pse Këshilli i Sigurimit, nuk kishte autorizuar sulmet, NATO përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Havier Solana mbronte arsyeshmërinë e tyre, të intervenimit.

Një intervenim ky që Konuslli i Kosovës në Frankuft – Gjermani, diplomati Astrit Zemaj në librin e tij të parë “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”, e ka argumentuar me detaje duke na treguar se përse ajo ishte një luftë e tillë, dhe para në historin e aleancës më të madhe dhe më të fushqishme në botë NATO-s dhe SHBA.

Në adituriumin e tepullit të dijes Monroe College në Bronx New York , mbrëmë u promovua libri “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj.  Në një panel të udhëhequr nga znj Elmira Babamusta, ambasadori Bekim Sejdiu, kryetari i Vatrës Dr. Gjon Buçaj, professor Haxhi Berisha dhe vetë autori Astrit Zemaj.

Ky promovim shembullor, u krye në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në Neë York, dhe Federatën Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në Neë York, të Premten me 6 dhetor, në Monroe College, dhe kujdesin e posaçëm të profesorit të këtij kolegji zotit Haxhi Berisha.

Në këtë promovim morën pjesë rreth dhjetëra vetë, të gjithë veprimtarë të njohur të çështjes tonë kombëtare, lider, shumë nga këta intelektualë, gazetar e studentë të të gjitha lëmive. Si dhe vetë autori Astrit Zemaj i cili me këtë rastë u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York së bashku me asambleistin Mark Gjonaj, i cili gjithashtu u nderua me pllakatën “Nderi i Monroe College” në Neë York.

Në promovim mori pjesë edhe Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, asamblesiti shqiptar i Neë Yorkut, Mark Gjonaj, avokati Stiv Kaufman, professor Paulo Palombo, veprimtari Harry Bajraktari, zoti Elmi Berisha, z Musa Daka, z. Musli Mulosmani,z Agim Rexhaj,z. Esad Rizai, Marijan Cubi, dhe Uk Gjonbalaj dhe shumë të tjerë.

Promovimin e librit e hapi me një përshëndetje rasti Kryetari i Vatrës, Dr. Gjon Buçaj. I cili, përshëndeti të pranishmit dhe falënderoj për bashkëpunimin Konusllatën e R. Kosovës në New York, dhe kolegjin Monroe me professor Haxhi Berishën për kujdesin e treguar, por me theks të veçantë, kreu i Vatranëve, falënderoj autorin e këtij libri diplomatin Astrit Zemaj, për promovimin e këtij  libri nën kujdesin e Federatës PaShqiptare VATRA.

“Vatra shoqata më e vjetër në SHBA, tha Dr. Buçaj  nëpërmes promovimit të këtyre librave, me autor miqt e Vatrës, ka krijuar një kulturë e përvojë të madhe me organizime të ndryshme, çka është edhe në tarditën e kësaj shoqate famëmadhe dhe më e vjetra shqiptare në Amerikë, siç janë:manifestimet, përkujtimet, dhe promovimet e këtyre librave, natyrisht edhe si ky i zotit Astrit Zemaj të cilin gjejë rastin t’a përgëzojë përzemërsisht për linbrin e tij “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” duke i uruar suksese!’

Promovimin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj, e drejtojë Ermira Babamusta, e cila është eksperte e punëve të jashtme, humanitare dhe atuore. Momentalisht, është kandidate e doktoraturës për Shkenca Politike dhe Diplomaci në Ë. Virginia dhe njekohesisht po ndjek programin në Inteligjence & Sigurim Kombëtar në Harvard.

Drejtuesia Dr. Ermira Babamusta, ka prezantuar personalitetet që folën në këtë promovim  nëpërmjet CV së çdo folësi. Më pas ajo u kërkoi të pranishmve që të nderojnë egzekutimin e Hymnit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipërisë dhe i Kosovës vetëm muzikë pa tekst. Ndërsa, tha znj. Babamusta me një minut heshtje të nderohen dhe t’i japim respekt të gjithë dëshmorëve që ranë për lirinë e pavarësinë e Kosovës

Me nga një përshëndetje rasti për autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani erdhën në këtë promovim Presidenti i “Monroe College”, Mr. Stephen Jerome, Asemblisti i Shtetit të Neë York-ut, z. Mark Gjonaj, dhe Professor Haxhi Berisha.

Fjala kryesore (Keynote speaker) për librin e diplomatit Zemaj u mbajt nga kolegu i tij, Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York. I cili, është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori Sejdiu tha se kam një kënaqësi të veçantë të flasë si koleg në këtë promovim të librit të Konusllit Zemaj. Të flasë si një mik i tij dhe si person që e kam parë nga afër ngjarjet për të cilat flet në libër Zemaj dhe të perjtojë këtë kënaqësi të mbajë këtë kumtesë lidhur me librin  “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë”. Një libër shumë interesat që mendojë se duhet t’a lexojmë të gjithë për të mësuar më shumë se cili ka qenë roli i NATO-s dhe SHBA në luftën për çlirimin e Kosovës.

        “Më duhet të theksojë, shtoi zoti Sejdiu, në vija të përgjithëshme, se intervenimi humanitar ushtarak i Nato-s në rastin e Kosovës shkon shumë përtej dimenzioneve tona nacionale –  Kosova nuk është vetëm një rast i rëndësishëm për ne shqiptarët, mbasi intervenimi humanitar si koncept në Kosovë, është njëri prej koncepteve ku shkëmbehet përplasja humanitare ushtarake e një lufte më të fuqishme, si në asnjë rast tjetër në botë.”

      Ai sqaroi se në botëkuptime dhe interpretime të ndryshme, kritike dhe politike lidhur me arsyeshmërit për të dalë në një luftë përfundimtare të suksesshme. Dhe, se sa e suksesshme rezultoi një gjë e tillë, autori e përshkruan në të gjitha detajet që jep në libër. Por gjithashtu gërshetohen përplasjet për arsye dhe intersa të ndryshme gjeopolitike që përcjellin ato.

        Rasti i Kosovës, për diplomatin kosovar Bekim Sejdiu është një nga rastet më tipike,  pavarësisht se për shumë kritere atyre në jetën politike, pluhuri i harresë e të tjera, mund të bjerë mbi “Dosjen e Kosovës 1999” . “Rasti i Kosovës, do të shërbej gjithmon sa herë që në politikën ndërkombëtare do të shfaqet nevoja për ë përdorur forcën ushtarake në emër të jetës së njërëzve dhe dinjitetit njerëzor, kudo në botë. Rasti më i fundit, është ai i Sirisë, por të mos harrojmë edhe Irakun e të tjera raste që kan ndodhur pas intervenimit ushtarak humanitar të Natos – në Kosovë” tha Sejdiu.

       “Dhe, për këtë në një farë mënyrë nëpërmjet librit të tij – Konsulli Zemaj në Frankfurt – Gjermani e ka dëshmuar përmes librit dhe ka ofruar argumenta të forta që rikonfirmojnë faktin që Nato dhe Shtetet e Bashkuara me intervenimin e tyre në Kosovë, kan qenë plotësisht të arsyeshme dhe ka qenë një luftë e drjetë në aspektin moral, politik dhe njerëzorë. Andaj ky libër zë një vend të veçantë në të gjitha shkrimet që janë botuar për luftën e Kosovës” ka konkluduar në fjalën e tij Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithëshëm i Republikës së Kosovës në New York..

Me shumë vëmendje të pranishmit ndoqën fjalën e autorit, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani i cili përcolli me këtë rast një falemnderim të thellë për këtë promovim

“Kam nderin dhe kanqësinë, tha qysh në fillim të fjalës së tij diplomati Zemaj, që sot të jem në mesin Tuaj, dhe njëkohësisht, është një privilegj i veçantë që së bashku me Ju, të nderuar bashkëatëdhetarë, dhe miq të vendit tonë, që më keni dhënë mundësisnë për të realizuar promovimin e librit tim të ri, Legjitimiteti i Intervenimit Humanitar Ushtarak në Kosovë, pikërisht në vendin e themeleve të demokarcisë dhe të lirisë, SHBA-ve

     Prandaj që në fillim përfitoj nga rasti iu drejtua ai pjesëmarrësve, dëshirojë të ju falenderojë të gjithë ju për pjesmarrjen, dhe veçanërisht për oraginizatorët e këtijë promovimi, Shoqatën kombëtare Vatra dhe Konsullatën e Përgjithëshme të RKS/së në New York, nën drejtimin e Ambasadorit Sejdiu.

    “Sot, pothuajse 15 vite  prapa , tha  autori, z. Astrit Zemaj, Konsull i Republikë së Kosovës në Frankfurt, Gjermani, kur NATO nën drejtimin e SHBA-ve,  mori vendim dhe veproi me forcë ushtarake për të ndaluar dhunën dhe gjenocidin  tmerrues në Evropë,  i cili, nuk kishte ndodhur në përmasa të tilla që nga përfundimi i LDB-re, për popullin e Kosovës dhe Shqiptarët në përgjithësi nënkuptonte shpëtimin Biblik apo lindjen përsëri në themelet e ekgzistimit të tijë si komb.”

Në fund u kalua në një forum të hapur pyetje përgjigje me autorin Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani si dhe për pjesëmarrësit falas u bë shpërndarja e librit me autografe. U zhvilluan takime dhe biseda të lira me autorin. Televizioni TV21 dhe Albanian Culture, gazeta Dielli, Illyria dhe Bota Sot, biseduan me autorin e librit “Intervenimi Ushtarak Humanitar i NATO-s në Kosovë” të autorit Astrit Zemaj – Konsull i Kosovës në Frankfurt Gjermani.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Zemaj, Bekim Sejdiu, Ermira Babamusta, Gjon Bucaj, Monroe College, Vatra

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT