• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MË SERIOZISHT NË PROBLEMET HISTORIKE KOMBËTARE

December 4, 2013 by dgreca

Nga PILO ZYBA/LONDER/*

E lexova me shume vëmendje kete shkrim…për të cilin shfaq konsideraten time, dhe respektin tim per sa shkruhet…dhe indinjaten time, per nga emrat dhe fjalorin e përdorur, nga materialet qe ju keni lexuar.Jemi Shqiptare dhe flasim e shkruajmë shqip..por une personalisht, duke lexuar titullin e librit (Hulumtime Onomastike) fjalët Patronimet Librin “Përsiatje Onomastike) më vjen të nxjerr zorrët përjashta kur flasim me gjuhen e Grekut e të Serbit në një kohë që kemi gjuhën tonë shumë të pastër, por si duket vetë keta krijues të librave nuk e njohin atë.Gjakova nuk është një qytet 500 vjeçar, dhe ti lemë gojdhënat e koheve Otomane, por të futemi më thellë në shekuj për të gjetur të vërtetat…dhe sa me shpejt studjuesit Kosovarë e Shqiptre që flasin një gjuhë, të punojnë që këto ONOMASTIKA, TOPONIME,PATRONIME, ti thonë me emrat e gjuhes shqipe…Por dhe ti pastrojnë ato nga Sllavishtja sa me shpejt qe të jete e mundur..mundesisht me shpejtesine e drites…Emrat e qyteteve vendbanimeve(toponimeve që shkruajnë studjuesit ku ju keni lexuar)Babaemertimeve ne rastin e (Patronimeve te libershkruesve)te emertimeve (Onomastika e tyre ).Ju vete keni studjuar gjuhesi, thoni ne profilin tuaj se jeni Albanologe edhe prapashtesa LOGE duhet hequr..dhe duhet vendosur fjala shqipe…te cilen duhet ta gjejne ata qe merren me keto pune…Kuptoni se…nuk u beme dot komb i trojeve te verteta para 150 vjetësh, vetem ne saje të mungeses se gjuhes tone Kombetare,prandaj dhe rilindasit e rilinden gjuhen e shkruar dhe na e lane ta pasurojme dhe pastrojme nga Greqishtja dhe Sllavishtja…sepse prandaj dhe Greket bërtasin dhe ulerasin se dhe Skenderbeu eshte Grek…sepse vula e Skenderbeut qe ndodhet ne muzeun e Danimarkes eshte ne gjuhen Greke..Kohet moderne kane sjelle ne skene një lume të tëre problemesh qe duhen filtruar për ti dhene dhe thene botes kush jemi, nga vime dhe ku shkojme.

 

Ja cila është Gjakova për mua:

 

GJAK – KOVA

 

Gjak me kova u derdh në trupin tënd të bekuar,

Historia të mbetej në shekuj përjetësisht shkruar.

 

Gjaku nëpër rrugët e tua nuk duket,

Por historia e tij lexohet kur vizitori në të futet…

 

Nga libri “ Troja e trojeve të mia”!

 

Pilo Zyba…Tiranë…2012

Për të njohur dhe gjetur historine e vërtete te Gjakoves duhet të ndiqet rrjedha e gjakut të saj për histori, kulturë e gjuhën.Gjakova dhe Kosova eshte Dardania e atyre burrave që dogjën tradhëtinë e kalit të pabesë të Trojës.Kaq thellë duhet të kërkohet Historia e gjuhës së saj, e veshjes së saj, historisë së saj, e krijimit të saj dhe ardhjes deri në ditët tona.Nuk e kuptoj, me sa mend, me çfar fakti, me çfar meritë studjuese doni që tu mbushni mendjen lexuesve me Albanolo-gjine, që prapashesa GJI…ne greqisht do të thote (toke) : qytetërimin e Gjakovës nuk e solli pushtuesi Otoman Turk,Kur përpara perendorise Osmane erdhi dhe kaloi mbi ne Perandoria e Bizantit Italian, dhe qe ura me e veshtirë dhe kalaja me e vështirë për pushtimin që bëri më von, ishte trupi i Ilirisë Dardane.Pa shkaterrimin e saj asnjë hap nuk do bënte më tej..këtë thonë studjuesit dhe historianët botërorë.Pas tyre erdhen barbarët Sllave që bënë pot ë njëjten gje,dhe me keq nga Italianët.Si u kapërcekan mijëvjeçarët dhe vime në shekullin e 15 apo 16..më parë ku ishim, apo duhet ti sherbejmë teorise Greko-Sllave se, jetonim nomade nëpër male, kur historia flet për qytetërimin Ilir, si për qytetërimin e Romës.

Ti lëmë “shakate”, titujt dhe gradat nuk janë dhe nuk duhet të jene pjese e njollosjes së historise dhe kulturës kombetare.Ti lëmë prapashtesat Αλβανολογε, Albano-loge, Τοπολογε,Topo-loge, Πατρολογε,Patro-loge etje etj.Kjo prapashtesë në gjuhen shqipe përkthehet…Λογε – FJALË…dhe hisoria nuk ka nevoje për fjalë, por për vepra të prekshme arkeologjike…(edhe kjo fjalë eshte krejt greke) αρχεο-e vjetër dhe gji ( toke) pra lashtesia e tokës,objektit që lidhet me pas me gjuhen dhe njerzit që jetuan dhe punuan në të në kohë të caktuara etj.Prapashtesat nuk janë bazë dhe kurrë nuk do jenë pjese për ngritje gradash dhe titujsh..kombi nuk ka nevoje për grada, por ka nevoje për pune dhe vlera të vërteta, dhe nese nuk kemi grada flet puna,historia dhe e ardhmja di ti vërë në vënd vlert e punes së sejcilit.Titujt kane vendin e tyre për individin, ndersa interesat kombetare jane prone e një kombi.

Emrat e qyteteve si Podujeva, Mitrovica,Istogu,Obliqi,Lipjani dhe dhjetra emra te tjere fushash, fshatrash, lumenjsh, malesh te marrin mbi supe historine qe i perket.Emrin qe sllavet ua xhveshen me dhune, dhe u veshen ne vend të tyre nje emer intrigues qe nuk i shkonte per shtat trupit dhe historise tone kombetare..Kjo duhet kryer pa tjeter…me pas gjendet historia e emrave, prejardhja dhe lashtesia e tyre…Përse në librat e Aleksandër Xhuvanit dhe të Eqerem Çabejt nuk duket fjalët e huaja nëpër kapakë librash në formë “bombastike”TOPONIME, PATRONIME dhe ONOMASTIKA…ne radhe të pare lexuesi duhet të përktheje dhe kuptoje autorët dhe gjuhën e tyre e pastaj të kërkoje e gjeje të vërtetën që ata mundohen të shprehin në veprat e tyre…ka ardhur koha që gjuha shqipe të flasi me pastërtinë e burimit të rrjedhes së saj dhe jo me emertime në gjuhë të huazuara…përshëndetje nga Londra..

Pilo Zyba!

*Me shkas- nga albanologe dhe profesoreshë  Migena Arllati..botuar në gazetën “ Telegraf” 1.12.2013

 

 

 

Filed Under: Featured

Gjenocidi serb në Gjilan, Kamenicë (Dardanë) e Viti

December 4, 2013 by dgreca

Shkruan: Rrustem Geci – Dortmund/*

Vrasja e qëllimshme ndaj shqiptarëve, nga pakica serbe, e ndihmuar nga Ushtria serbe, dhe paramilitarët e saj, gjatë bombardimit të NATO-s, dhe më herët, përbën gjenocid të pastër të serbëve mbi shqiptarët. Gjenocidi serb, në komunat; Gjilan, Dardanë dhe Viti, edhe pas 14 vjetësh, vazhdon të jetë i padënuar. Heshtjet e Prokurorisë së Kosovës, dhe e Gjykatave të Kosovës, janë të pa falshme. Prokuroria dhe Gjykatat, ende bëjnë gjumë, mbi një dosje të gjenocidit të gjerë. Shumë janë lotët e nënave në dritare. Ato presin t´i bëhet gjyq, gjenocidit serb në Kosovë. Prandaj,  pyesin prindërit, nuset e veja, fëmijët jetim, kur do të ndodhë një gjyq i tillë?

Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, është dëshmues për vrasjet, djegiet dhe plaçkitjet  e mëdha që kanë ndodhur në Komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, në periudhën mars-qershor, 1999. Rrëfimet nga dëshmitarët e librit „Vrasje dhe dëshmi“, për 147 të vrarë e të masakruar nga pakica serbe, për 75 të plagosur, 950 shtëpi të djegura tërësisht, dhe 452 shtëpi të djegura pjesërisht, dhe 7321 shtëpi të plaçkitura po nga pakica serbe e Kosovës, si dhe qindra gra e vajza të dhunuara, nga Ushtria Serbe, dhe paramilitarët e saj, janë trishtuese. Dëmet materiale të gjenocidistëve serb, për shkatërrimin e ekonomisë familjare në komunat, Gjilan, Dardanë dhe Viti, kapin shifrën 177 milion e 201 mijë marka gjermane.

Duart e përgjakura të gjenocidistëve serb, mbi shqiptarët kundërshtues të regjimit të gjenocidistëve, ( ende të pa dënuar ) janë të pafalshme. Krimi i bërë serb mbi shqiptarët ( i lënë në heshtje qe 14 vjet ) është për alarm, dhe për t´i rënë të gjitha kambanave, që të dilet nga heshtja e panevojshme. Hej, duhet t´i thërras ndërgjegjes institucionale në Kosovë, më thotë vetja ime, se kriminelët që përgjakën Kosovën, janë të lirë, dhe shëtisin pa druajtje nëpër qytetet tona. Kriminelët që bën gjenocid në Kosovë, Kosova duhet t´i arrestojë dhe t´i çarmatosë sa më parë.

Prokuroria e Kosovës, nuk guxon të heshtë. Ndryshe, serbët që gjenociduan Gjilanin, Dardanën dhe Vitinë, dhe gjithandej Kosovës, armët i kanë gati për krime të reja. Në librin e Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“, lexuesi, shkrimtari, artisti, dramaturgu, kompozitori, gazetari dhe tragjediani, mund të marrin informacione të mjaftueshme për veprat e tyre artistike, si bie fjala, reportazhe, romane, dokumentarë filmash, balet dhe operë.

Krimet kundër Luftës Çlirimtare të Kosovës, në Anamoravë, pavarësisht vonesave, s´mund të varrosen as në puse të thella, dhe as nëpër varre harresash. Libri i Musa Sabedinit, „Vrasje e dëshmi“ është dokument i pashkatërrueshëm i kujtesës sonë historike, dhe adresa e kryesve të gjenocidit serb mbi popullatën shqiptare, në periudhën, mars-qershor 1999, por, edhe më herët. Goja më merret, më thotë Arbi, një miku im, tek po e lexoja librin, „Vrasje dhe dëshmi“, të Musa Sabedinit.

Plagët e dhëna në libër, vazhdon miku, mbrëmë s´më kanë lënë fare të bëjë gjumë, mbase, vet e kam jetuar atë kohë në burg, dhe torturat e pushtuesit serb. Gjenocidistët serbë në komunat, Gjilan, Dardanë, dhe Viti, dhe gjithandej Kosovës, vrisnin dhe masakronin, fëmijë, nxënës, studentë, mësues, bujq, bujkesha, profesor, drejtor shkollash, minator, amvise, taksist, jurist, inxhinier, kamarier, zjarrfikës, rojtar, imam, shurdhmemecë, dhe kafshë shtëpiake të shqiptarëve.

Harta e krimeve është edhe më e gjerë. Frika e serbëve nga liria dhe pavarësia e Kosovës, shpërtheu në urrejtje nga më të përtejmet. Fshati Zhegër, Lashticë dhe Llovcë, ishin fshatrat nga më të plagosurat në Anamoravë. Në Zhegër, Gjenocidistët serbë vranë 13 shqiptarë, dhe plagosën 7 shqiptarë.

Krimi i kriminelëve serb nuk mbyllet me kaq. Në Zhegër gjenocidistët vetëm për shkak të përkatësisë etnike, djegën dhe plaçkitën 410 shtëpi, 104 traktorë, tre kamionë, 200 vetura, 96 kultivatorë, 322 lopë, 140 tonë miell, 5 furgon, sipas komisionit të fshatit, dëmi ekonomik në zhegër kap shumën 19 milion e 320 mijë euro.

Mirëpo, egërsia e kriminelëve serbë, s´mbaron me kaq, ajo vazhdon edhe në fshatin Lashticë, një fshat i kamur ekonomikisht dhe i arsimuar. Aty gjenocidistët serbë, me datën 30 prill 1999, i pushkatojnë, i djegin dhe i karbonizojnë 13 kufoma, ndërsa mbeten të plagosur 5 qytetar të Llashticës.

Gjenocidistët serbë në atë kohë kudo ishin në panik, dhe frikoheshin shumë nga Kosova e pavarur. Ata në çastet e fundit të humbjes së luftës, ju rrjedhën të gjitha trutë, dhe zgjodhën krimin më gjenocidistë kundër „Kosovës së lirë“,dhe „Kosovës shtet“.

Libri i Musa Sabedinit, është libër i krimeve serbe të bëra në Anamoravë. Varret dhe të gjallët e atyre varreve, qoftë përmes grimcave të kujtesës, qoftë përmes vesës së barit, nuk më lënë të harroj atë kohë të krimeve barbare, më thotë Refik Kryeziu.

Edhe i palinduri i asaj kohe, Nevzadi, ( tash më fëmijë i rritur ) i cili trashëgon emrin e gjyshit të tij, i rënë nga llava e gjenocidistëve serb, në Roganë, e lexon për çdo ditë atë kohë.

Lufta e Kosovës e 1999-tës, do të jetoj gjatë, nëpër të gjitha mileniumet e ardhshme të njerëzimit. Në Luftë e Kosovës, të vitin 1999,  u shkatërruan 100.589 shtëpi, 358 shkolla, 71 Zyra të vendit, 30 Shtëpi të kulturës, 93 Biblioteka publike, dhe  123 Objekte shkollore, 215 Objekte shëndetësore ( Xhami, teqe, tyrbe ) , Kisha katolike 5, ndërsa Objekte ndihmëse përcjellëse, 88.101. Në periudhën 1998 – 12 qershor 1999, janë vrarë dhe  masakruar 11.848 qytetarë nga Kosova, prej tyre 1. 392 fëmijë deri në moshën 18 vjeç. Ndërsa, 296 fëmijë deri në moshën 5 vjeç. Në Luftën e Kosovës të vitit 1999,  janë vrarë 1739 femra, vajza dhe gra të reja. Ndërsa gra të moshuara mbi moshën 65 vjeç, janë vrarë 1882 gra. Ndërsa, 1450 qytetarë të Republikës së Kosovës, ende janë të pagjetur. Në Luftën e Kosovës janë dhunuar nga Ushtria dhe paramiliutarët serb, 20. 400 femra shqiptare, ndërsa janë dëbuar nga vatrat stërgjyshore, rreth 1 milion shqiptarë të Kosovës. Prej tyre 443 300 në Shqipëri, 247. 800 në Maqedoni, 69. 300 në Mal të Zi, 21. 700, në Bosne, 13. 639 në Gjermani, 7. 581 në Turqi, 5829 në Itali, 5.730 në SHBA, 13 në Alaskë,pastaj në Francë, Norvegji, Suedi, Britani, Poloni, Spanjë,Portugali, Finlandë, Zvicërr, Australi, Izrael, Kanada, etj.

Prandaj, është e padrejtë që të harrohen dëshmitë e gjalla të Vlora Shabanit nga Llashtica e cila humbi më të dashurit e saj në luftë, apo dëshmia e Deli Hysenit i cili ndodhet diku në Francë për shërim, por që kurrë nuk iu dha ndihma e shtetit.

Janë të pafalshme nga ana e shoqërisë kosovare harresat e grave e vajzave të dhunuara. Krimi i dytë dhe më i rëndë do të ishte nëse ato përbuzen dhe lihen në harresë.

Libri i Musa Sabedinit andaj është një përkujtues historik që nuk na lenë të harrojmë për asnjë qastë atë dhunë të shfrenuar dhe atë krim e gjenocid që bëri ushtria e policia zyrtare serbe në Kosovë.

Në libër ka shumë fakte, prova, dëshmi, procesverbale, analiza, dokumente serbe, të cilat vërtetojnë krimet e kryera.

Në libër gjithashtu ka emra dhe regjistra të të gjithë paramilitarëve serbe të Anamoravës të cilët në vende të caktuara kanë vrarë e masakruar shqiptarë. Për të gjitha këto heshtje dikush duhet të japi llogari e përgjegjësi, sidomos përgjegjësia është e madhe e hetuesve shqiptarë, e prokurorëve dhe e gjykatësve që kanë heshtur e vazhdojnë të heshtin akoma.

Musa Sabedini edhe pse nuk e kishte obligim, ai me guximin e tij, me mençurinë e tij doli fshat për fshat, familje për familje, fotografoi, mori dëshmi e deklarata të njerëzve të gjallë se çfarë u kishte ndodhë atyre gjatë luftës.

Dëshmitë ishin origjinale dhe si të tilla janë autentike për kohën. Me të drejtë për këtë libër vlerësime shumë pozitive kanë dhënë recensentët e njohur Pajazit Nushi e Behxhet Shala.

Autori i librit, „Vrasje dhe Dëshmi“, Musa Sabedini, u  lind në Stublinë të Gjilanit, me 8 maj 1971. Me gazetari dhe publicistikë merret që nga viti 1990. Për disa vite ka udhëhequr gazetën studentore, „Bota e re“.

Gjatë studimeve në Universitet, Musa Sabedini ka qenë nënkryetar i UPS-së, të UP-së, korrespondent i gazetave ditore: “Dita”, “Epoka e re”, “Kosova sot”, Kosova Live” dhe „Lajm“.

Musa Sabedini, për 14 vite, ka udhëhequr Klubin e gazetarëve „Beqir Musliu“, në Gjilan. Vlen të theksohet se Musa Sabedini, është fitues i katërfishtë „Korrespondent i vitit“, në Kosovë, në vitet ( 2003, 2006, 2007, dhe 2008 ).

Musa Sabedini ka ndjekur trajnime dhe është kulturuar në fushën e gazetarisë hulumtuese, në Kolumbia Misuri të SHBA-ve. Musa Sabedini është themelues i Agjencisë Rajonale të Lajmeve Rajonipress.

Libri i Musa Sabedinit “Vrasje dhe Dëshmi“ është libri i tij i dytë. Vetëm një dorë mjeshtërore do të dinte të bënte këtë libër-dëshmi për të gjitha kohët.

Libri i Musa Sabedinit “Vrasje dhe Dëshmi” nuk të lë të heshtësh. Bari mbi varreza ka kohë që nuk shkelet. Liria është mundësi e madhe. Edhe i rëni e ndien aromën e të gjallëve të lirë. Varrezat e të rënëve të luftës për liri kudo janë zbukuruar. Fotografitë dhe datëlindjet e të rënëve nëpër varreza nuk janë më frikë. Gati tek çdo i rënë ka lule të freskëta dhe kujtime të freskëta, dhe nga një varg kënge për gjithsecilin.

* Lexim i librit të Musa Sabedinit, „Vrasje dhe dëshmi“

Filed Under: Kulture Tagged With: Dortmund, genocidi serb ne Viti, Musa sabedini, Rrustem Geci

Pallati më i madh i akullit në botë

December 4, 2013 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/

$320 milion dollarë ka kushtuar projekti për ndërtimin e hapjes së një qendre akulli në rrugën Kingsbridge në Bronx, pranë ambjenteve të godinës Kingsbridge Armory. Një godinë e hershme, në pamje të parë si kështjellë, e tashmë me mure të rrënuara, që për rikostruksionin e saj kishin paraqitur shqetësim lokalët. Por u deshën plot 18 vite për t’u miratuar restaurimi i saj. Realizim ky që me pas u shoqërua me kërkesen e një adaptimi të saj në pistë patinazhi, ose me saktë në një godinë të akullt ku do të stërviten e argëtohen qytetarët në Bronx.

Qindra anëtarë të komuniteteve të ndryshme, politikanë e përfaqësues të klerit në Bronx kishin vite që kërkonin nga qeveria amerikane restaurimin dhe kthimin e saj në një projekt të tillë, megjithëse përgjigja shikohej si një projekt me fonde të parealizueshme, përsëri qyetetarët e kësaj zone ngulmonin në të tyren që edhe ne Bronx të hapej një qender e tillë sportive.

Endrra më në fund u realizua.

Një erë e re ndryshimesh po fryn në zonën përreth qytetit të Bronxit. Një zhvillim e hov të madh po merr kjo hapësirë në të gjitha fushat e jetës, populluar me emigrantë nga vende të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe numrin më të madh të shqiptarëve. Në Bronx ndodhen shumë institucione të rëndësishme arsimore, kulturore, sportive e shëndetësore, disa prej tyre janë Fordham University, Lehman College, Monroe College, Yankee Stadium, spitali “Montefiore” etj.

“Ndihem krenar” – shprehet Presidenti i Bashkisë në Bronx Ruben Diaz, Jr. – “që ja arritëm qëllimit e që jam pjesë e këtij suksesi.”

Për këtë projekt ambicioz, një interesim të veçantë kanë treguar gjithashtu edhe Rev. Que e Tim English me përpjekjet e tyre për të përmirësuar e zhvilluar jetesën e popullsisë në Bronx. Ata i sheh kudo në çdo eveniment e të palodhur si gjithmonë. Prezantimi i këtij projekti madhor u paraqit disa ditë më parë në ambjentet e Kishës St. Nicholas of Tolentino në Bronx. Moderatore e këtij takimi ishte Rev. Que English. Të pranishëm ishin përfaqësues të shtetit, politikës shoqërisë civile, nxënës shkollash e banorë të Bronx-it.

Sipas folësve, hapja e një qendre të tillë akulli në Bronx pritet të realizohet si projekt në fund të vitit 2017 dhe është përllogaritur të gjenerojë 1.7 bilion dollarë në të ardhura për një periudhë 99-vjeçare sipas kontratës fillestare, ku do të hapen me këtë rast rreth 270 vende të reja pune, si profesionale sportive, administrative, mirëmbajtje e sigurie. Çdo punonjës do të paguhet si minimum 10 dollarë në orë si dhe do t’i sigurohen benefite shëndetësore. Do të ofrohen pozicione pune me orë të plota, të kufizuara si dhe sezonale. Kush është i/e interesuar, ka shans të mirë për të aplikuar pranë kësaj piste vallëzimi, ku do të zhvillohen sportet e patinazhit, hockey, spektakle të ndryshme, pista vallëzimi, etj.

Legjenda e sportit të Hockey, Z. Mark Messier, i cili do të jetë CEO për Kingsbridge National Ice Center në Bronx, tha: “Jam shumë i lumtur pasi kjo është një kohë historike për Bronx-in dhe New York-un. Përfitoj nga rasti për të falenderuar e përgëzuar Mayor-in Bloomberg për lidershipin e tij në arritjen e këtij vendimi”.

Gjithashtu në stafin e lartë drejtues të kësaj piste, do të jetë edhe fituesja e Medaljes së Artë të lojrave Olimpike, patinatorja Sarah Hughes.

Vetëm një milion dollarë në vit do të shpenzohen për përfitues falas në trajnimet e klasave të ndryshme që do të zhvillohen në këtë qendër, të cilët do të jenë nxënësit e shkollave, studentët e kolegjeve përreth dhe njerëzit me të ardhura të pakta. Hapja e kësaj qendre sportive akulli në Bronx shënon njëherësh edhe historikun e zhvillimeve madhore që përjetojnë banorët përreth tij.

Prezantimi i këtij projekti u paraqit në një monitor të madh vendosur në mes të sallës së Kishës, më pas pati një koncert artistik performuar nga nxënës të shkollave të mesme të muzikës.

Pallati i Akullit me një siperfaqe prej 750,000 sq ft, do të përmbajë 9 pista akulli në ambjente të mbyllura. Pas përfundimit, pritet që Kingsbridge National Ice Center të renditet si qendra më e madhe e llojit të saj në botë.

New York, Nëntor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mimoza Dajci, pallat akulli

Amnisty International per korrupsionin, Shqiperia e krahasueshme me Nepalin, Timorin Lindor…

December 4, 2013 by dgreca

Nga Dionis Xhafa/

Amnisty International nxorri një raport ndërkombëtar lidhur me indeksin e perceptimit të korrupsionit në vendet e botës. Shqipëria, porsi gjithnjë e “përvuajtur” nga elementë negativë të shoqërisë dhe shtetit, u rendit në vendin e 116, në një rang me Nepalin e Vietnamin. Këta dy shtete ndoshta nuk ngjajnë aq dramatik, sa po të shohësh ç’vjen fill më pas nesh në renditje. Në vendin e 119 renditen disa shtete, ku mes tyre emra “simpatikë” shtetesh si Mauritania, Mozambiku, Timori Lindor apo shteti më i varfër në botë, Sierra Leone.      (http://www.transparency.org/cpi2013/results ). Vendi i 116 do të thotë një ngecje në vend që nga viti 2005, kur ishim të pozicionuar në vendin e 117-të. Nuk duhet shumë imagjinatë për të kuptuar se si lëviz korrupsioni në Shqipëri, si është shndërruar në një psikozë të përgithshme shoqërore që zor të gjejë shërim. Thonë që e keqja më e madhe e shqiptarëve nga ku shpesh nuk përparojnë është se shajnë vetveten duke qenë vetvetja, si qytetar brenda një sistemi që zor të ndryshojë. Nuk besoj se ka aq dramacitet sa për të thënë se përse jemi këtu. Ne kemi jetuar me këtë dramë, kemi jetuar çdo ditë në daullen e dramës së korrupsionit që buçet fuqishëm dhe ku çdokush ia dëgjon zërin dhe e fton në të tijën strehë.

Ta nisim tashmë me qeverisjen e re, që edhe pse akoma s’është vënë në provë të vërtetë, ka një psikozë vërtetë për tu lavdëruar. Kur erdhi në pushtet dhe u rrëzua një autokrat si Berisha ngjante sikur një mal kish rënë në tokë e ishim çliruar nga rënia e tij. Retorika e vetë Ramës ngjallte kërshëri se edhe ne shqiptarët, më të thjeshtit qytetar mund të punojnë ndershmërisht dhe të mund të jetojmë në këtë vend. Të jepet përshtyja se një pëlhurë e re ka rënë në çdo gjë, institucion, rrugicë, në të folurin e njerëzve, bisedat sikur kanë ndryshuar ngjyrë. E, për të mos llastuar një politikëbërje me ngjyra të purpurta që ledhaton shumë shpresën, na mbetet të presim nëse ngjyrat e vërteta do të vijnë. Nëse e ke lexuar Qosen, ai thotë se nëse nuk do kishte organizma ndërkombëtarë, kasa politike në Shqipëri nuk do ndryshonte dhe Berisha do të mund të bënte ç’të dëshironte akoma dhe sot. Por është një zë më i fortë se ne, që e sheh të vërtetën drejt e në sy dhe që s’na lë të hamendësojmë shumë, zëri i miqve ndërkombëtarë. Është zëri i Amnisty International, që na bën thirrje sot të ndërgjegjësohemi se ç’demokraci ka funksionauar në Shqipëri. AI është një organizëm ndërkombëtar që gjithnjë merr në mbrojtje civilët, duke kryer një punë të jashtëzakonshme në lëvrimin e vlerave të vërteta demokratike. Ashtu si në jetën e një njeriu që çfarë e ka kaluar e lë pas, ashtu me dhimbje duhet të lëmë pas një sistem që e ka rrjepur shoqërinë civile. Ditën që shoqëria do triumfojë mbi politikën, do të jetë çlirimi mendor i Shqipërisë. Sinjali i parë i një çlirimi të një ndërgjegjeje të thellë u dha në çështjen e armëve kimike. Qeveria e ardhur duhet gjithnjë të jetë në mbrojtje të civilëve, në mënyrë që progresi si ekonomik, ashtu dhe mental të bëhet avash-avash, pa hedhur hapa të gabuar. Ky është Amnisty International. Ky është zëri i së vërtetës! Ne e dimë se ku jemi…Ndërgjegja ka nisur. Duhet parë përpara, jo si parrullë politike, por si realitet në veprim.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Amnisty International, Dionis Xhafa, korrupsioni, shqiperia

Të jetosh në mes të zgjidhjes dhe zgjedhjes

December 4, 2013 by dgreca

Opinion nga Kuqelim Dreshaj/New York/

Ne jeten  tone shpesherë   duket  si  e  rëndë, ndonjeherë   konfliktuoze, ndonjeherë  e pashpresë te  jetoshe ne vendi qe udhhiqet nga  mashtrusit . Kjo  ndodh  sepse  vendi  im  ofron  këtë  të  vetmen  mundësi, një  jetë  të  cilën  shpesherë  po  na  shtyen  ta  pyesim  veten  se  a  e  duam  më të  vërtetë ta  jetojmë,  sepse  sa  ma  shumë  po  presim  përmiësim   per liri cdo  ditë  po  vështirësohet  po  bëhët   më  e  rëndë kjo e drejt njerzore. Po  i  them  këto  fjalë  sepse  vendi  im  sapo  kaloi  në  një  proqes  zgjedhor për  garen  komunale  ku  u  reklamua  se  do  të  jetë  i  lirë  dhë  i  pavarur mirëpo  me  keqardhjen  me  të  madhe   nuk  ndodhi  kështu .Per shkake te mos funksionimit te shtetit  dhe organeve qe na e garantojne te drejten me fisnike qe eshte vota, ne si Lidhje Demokratike e Dardanise ne  plani tone qeverises e garantojme  te drejten e lire te qytetarit dhe sovranit ,sa do  qe jemi te gatshem  kjo nuk po mundesohet nga qeveria Thaqi dhe PDK-ja ,veqanarisht kjo tregone si shkoje procesi   zhgjedhor ne zhgjedhjet e  2 Nentorit dhe te 1 Dhjetore, ne Mitrovice ku u sulmuane disa qendra te votimit ,kjo tregone  se nuk  funksion shteti dhe organet qe  e mundesojne  kete proces fale nje qeverije pa   koncepet qeverises dhe  menagjime te mirefillte qe vendi ime duhet ta kete. Kjo  ndodh  për  shumë  arsye  së  pari  shumica  e  komunave  nuk  kanë  fituar  me  raundin  e  parë  të  garës  kjo  ndodh  përshkak  të  demokracisë  së  zymtë  dhe  garancisë  së  dobët  për arsye  se  ajo  qe  e  thashë  qysh  në  fillim  zgjedhja  është   e  vogël  për  një  të  ardhme  të  ndritshme  dhe  të  shpejtë. Tjetër  arsye  është  ofrimi  dhe  vlerësimi  real  i  nje  plani  programor  të  mirëfiilët ku  garanton  një  vullnet  të  lirë  të  popullit  së  pari  për  nevojat  e  tyre  e  masandej  për  dëshirat  e tyre  si  Sovran  dhe  si  cdo  popull  i  botës  moderne. Edhe  pse  me  mija  kilometra  larg  atij  vendi , vendit  ku  morra  shkollen,  ku  lash  familjen ,shoqërinë  dhe  ëndërrat.  Jam  munduar  që  ta  percjell  me  vemendje  dhe  me  vullnet   shumë  te  madh  vetëm  e  vetëm  që  të  marr   lajme  që  më  të   vertetë  i  dëshiroja  dhe  uroja  që  kësaj  herë  te  ndodh  por  fatkeqësisht  prap  kjo  nuk  ndodhi.Ai vend  ende  vazhdon  të  menagjohet  nga  qeverija  e  korruptuar  e  Hashim  Thaqit dhe  Partia Demokratike e Kosove  nga  njerëzit dhe klani i  tij i  ngushtë  ku  shpresa  për  një  ekonomi  stabile  dhe  të  zhvilluar po shuhet cdo dite e ma teper . Përveq  ekonomisë  arsimi  është  ajo  pjesë  tjetër  e  rëndësishme  e  zhvillimit  tonë  si  shtet ku  ende  vazhdon  të  jetë  në  po  atë  gjendje  të  mjerushme  ku  shumica  e  shkollave  ende  nuk  plotësojnë  standartet  përendimore  gjendja  e  nivelit  të  mësimdhënësve  eshte  e  dobët  sepse  janë  të  përzgjedhur  nga  politika  dhe  njërizit  e  afërt  të  politikës. Jo  vetëm  arsimi  por  edhe  shendetësija  është  në  një  gjendje  gjithashtu  të  rëndë  ku  pacintët  ballafaqohen  me  mitmarrje si nje  nga fenomenet me te shemtuara te korrupcionit ne kosove, për trajtim  adekuat  dhe  vizita  nëpër  ordinanca  private  të  pakontrolluara  nga   shteti, administrate  gjitashtu  lë  për  të   dëshiruar  në  shumë  aspekte  e më  së  shumti  për shkak  se  kontrollohet  nga  qevrija  udheheqëse e Thaqiti dhe Partia Demokratike e Kosovese . Turizmi,sporti,vendet  publike  dhe  shumë  e  shumë  sektorë  të  rëndësishme  të  jetës  sonë  janë  ende   të  zymta  dhe  të  pa  menagjuara  në  menyrë të  denjë  dhe  të  barabartë  për  të  gjithë   ne  si  popull  i drejtë  dhe  i  vuajtur. Kjo mund  të  tejkalohet  vetëm  më  reforma  të  thella ne qoftese  Lidhja Demokratike e Dardanis nese  do ta udheqe qeverin ne nivel kombetar  qofshine keto reforma   zgjedhore  qoftë  reforma  në qeshtjet  e  sigurisë, arsimit, shendëtësië  dhe  mbi  të  gjitha  reformave  të  thella ne  ligje,ku deri me tani as nje parti nuk ju ka dhane rendesi shume disa dukurive qe jane hapure ne vendin tone, keto dukuri  jane vehabizmi , mos te lejohet qe gjendja e rende sociale te shfrytzoher nga grupe  te cakturae fetare qe jane te perhapura ne kosove   qe po ndikon shume negativishte  ne shoqeri dhe deri me tani vetem Lidhja Demokratike  e Dardanise ka qene e vete me kritikja ku ju ka referu aktit normative me te larte qe eshte Kushtetuta e Kosoves qe e paraqete shtetini tone si shtete laike pa asnje prapavi fetare,  ku  na  garanton  një  të  ardhme  më  të  sigurtë  dhe te  lire  e  të  qetë .Mirëpo  ky  vullnet  nuk  po  vërehet  nga  qeverija  e Thaqit sepse  kjo  është  gjëja  e  vetme  që  i  konvenon  dhe  i  përshtatet  dhe eshte indiferent ndaje ketyre dukuruve  qe jane kunder te ardhems se vendit time dhe popullit te kosoves . Duke  shpresuar  për  ditë  më  të  mira  po  shkruaj  disa  fjalë  dhe  ide që  sado  pak  të  shprehi  mllefin  që  familja  ime  atje  po  e  jeton  cdo  minut  e  sëbashku  me  ta  edhe  unë  sepse  më  është  dashur  të  marrë  rrugë  me  mija  kilometra  larg  për  një lire   më  të  mirë   duke  punuar  ditë  dhe  natë  pa  u  kyrsyer  dhe  pa  pasë  mundësi  për   të  menduar  për  mallin  dhe  familjen.Mesimi i  zhgjedhjeve ne kosove ishte i dy partive kryesore si eshte Partija Demokratike e Kosoves edhe Lidhja Demokratike e Kosoves te cilat e kane humbure besimin e popullates dhe kane deshtuare ne quarjen e kosoves dhe popullite te saj per parane ne te gjitha aspektet.Humbja e PDK-se ne bastjonet e saje si eshte Gjilani ,Ferizaj,Mitrovica, Malisheva si dhe dhe humbja lapidare e kreytarit te LDK-se Isa Mustafa  ne komunen e Prishtines deshmone se populli i ka kthyer shpine  ketyre dy partive dhe se mirepriten alternativa te reja  politike  njera nga te cilat eshte edhe partia ime LDD –ja.

New York,12/03/2013

Filed Under: Featured Tagged With: kuqlim Dreshaj, opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5034
  • 5035
  • 5036
  • 5037
  • 5038
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT