• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FAMILJA PATRIOTE E IBRAHIM SHYTIT DHE BIBLOTEKA E VLORES

October 30, 2013 by dgreca

Shkruan: Gezim Llojdia/

1.
Një ndër familjet e rralla me taban të hershëm patriotik, që ka rrënjë në kulturën e qytetit tonë bregdetar është familja e Ibrahim Shytit.Kjo familje i ka dhuruar bibliotekës publike “Shefqet Musaraj” një kontingjent me libra me letërsi të huaj duke u nisur nga ndenja atdhetare që ka mëkuar patriot iIbrahim Shyti tek fëmijët e tij.E bija e tij Godiva me shpirtin fisnik dërgoi në bibliotekën publike një fond prej 696 libra si dhe 41 tituj gazetash,17 copë libra fetarë të cilat ishin pjesë e pasurisë kulturore që ruante në banesën e tij patrioti Ibrahim Shyti në arkivin e tij të madh dhe të shumtë. Këto libra  u kaluan në fondin e albanologjisë duke shtuar numrin e librave që ju dhuruan kësaj biblioteke pas zhuritjes që ju krye këtij institucioni publik kulturore në orët e zjarrit të vitit më të mbrapshtë në ’97.
2.
Citojmë një shënim te te ndriturit Ibrahim Shyti: “-Bibliotekës se Vlorës po i dhuroj këto libra e revista me dëshirën e nxehte te zemrës sime,sepse për gati gjysme shekulli ne u përgjakem me armiqtë e Kombit tone, qe te fitonim Lirinë dhe Pavarësinë duke ndriçuar mendjet e njerëzve me dituri e kulture.” Driterofte ne jete kujtimi i Tij!
3.
Ndërkohë fondit të kësaj biblioteke ju shtua kohët e fundit me sakt rreth 5 vjet mw parw  me dy fotografi të rralla të bërë në vitet 30 ku janë princi Vilhelem me mbishkrimin –mbreti i shqiptarëve dhe fotua tjetër Sofia me mbishkrimin Sofia-mbretëresha e shqiptarëve. Fotot janë të zverdhura nga qëndrimi gjatë në ambiente të mbyllura. Ato janë ruajtur nga patrioti Shyti në arkivin e tij personal që si shumë familjeve të tjera me traditë të këtij qytetit,kanë pasur libra ,gazeta,revista në shumë gjuhë.
4.
Lidhur me traditën dhe koha kur shfaqen qartazi gjurmët e saj mësojmë se tradita e kësaj biblioteke së fill herët.Prapa kohëve me mjegull Kodikët përmend, drejtoria e dorëshkrimet  e rralla të Himarës dhe Vlorës në shekujt XIII-XVI,biblioteka e Mekatit 1672,atë të familjes Vlora shekulli XVIII,biblioteka e Manastirit të Zvërnecit,atë të kishës Ortodokse 1916,të Odes së Tregtisë 1920, bibliotekën e Arsimtarëve 1939,Librarinë “Shpresa” të Ibrahim Shytit si dhe mjaft bibliotekave të pasura në familjet qytetare vlonjate.Zanafillën e ka në vitet ‘36-‘37 dhe në të dytin,besohet në vitin ‘37 u konsolidua si një e tërë. Merren si pikë referimi një grup intelektualësh ,kuptohet s‘mund të ishin ndryshe të asaj kohe, që formuan “Bibliotekën e Arsimtarëve”.Por nga kujtimet që kam për A.Asllanin shfaqet edhe dora e tij,një dorë pushtetari të mirë. Këta intelektualë dhuruan nga pjesa e tyre libra duke  përbërë një fond të tillë me rreth 2000-3000-4000 libra,që përveçse dëshirës përmbante edhe shenjën e respektimit të kulturës sonë dhe pasurimin e saj në traditën dhe kulturën e Vlorës,një vend të veçantë zë Biblioteka e Vlorës.
5.
Në mjaftë dokumente të shekullit të 18,shprehet ajo midis qendrave të tjera kulturore përmendet biblioteka e familjes Vlora,Ismail Vlora,Ibrahim Pasha,Mustafa Pashë Vlora,të cilët  rreth viteve 1812 kishin në banesat e tyre 5200 ekzemplarë,libra,dorshkrime.Pas kohës së Mustafa Pashë Vlorës në vitin 1895 nga udhëtarët e huaj vihet në dukje se krahas familjes Vlora,një pasuri kulturore si libri zotëronin familjet e Elmaz Xhafer Kaninës,Ibrahim Abdullait,Hamza Isait,Kolë e Kristo Karbunara,Xhavid Vranari,Jani Minga,Dom Mark Vasa,Osmen Shehu dhe Tol Arapi.Duke zbritur nëpër “orbitën” e kohërave në vitet ’20 siç përmendet edhe në shtypin e kohës,vend zë bibloteka e Syrja,Eqrem Vlorës.Një fakt gati i çuditshëm është se në këto biblioteka të rralla private përkarshi librave të botuar,pra të lidhur gjendeshin dorëshkrime të cilat përmbanin vlera enciklopedike,historike,letrare,etnografike,ku studiues si Karl Patçh,Mis Durhan,Zhusten Godar,Herbert,janë ndeshur me këto materiale etnografike dhe  këto ata  përshkruajnë në studimet e tyre.Krjimi i këtyre bibliotekave ishte  iniciativë e personave të veçantë privatë,të shtyrë nga ndenja patriotike vunë në shërbim të kësaj kulture fondet e tyre të librave,ndërtesat e banimit si dhe derdhën financa. Biblioteka e këtij qyteti detar,në ringritjen e saj në zhegun e verës në 22 gusht 1946,ka regjistruar si fond themelor,bibliotekën private të familjes së njohur Vlora.Kjo pasuri kulturore ishte  mbledhur me durim ,ishte  gjurmuar si bleta nga diplomati Syrja Vlora dhe intelektuali ,deputeti dhe diplomati Eqrem Bej Vlora.
6.
Në vitin 1914 sasia e librave të kësaj biblioteke shënohet aty te 14640 vëllime. Librat ishin në këto gjuhë: latine, arabisht, turqisht,gjermanisht,italisht,greqisht,shqip. Brenda këtij thesari kulturore  kishte dorëshkrime të pasura arabe,libra fetare si Bibla,Kurani. Por librat e familjes Vlora ishin të llojit albano-ballkanologjik,gjendeshin aty dorëshkrime,korrespodencë, kur e veçanta ishte korrespodenca me shkrimtarin Duma. Nga fondi tepër i madh i Vlorajve në këtë bibliotekë gjendet albanologjia,fondi i kësaj familje me rreth 2000 libra të rrallë,që përbëjnë fondin e artë të bibliotekës së Vlorës. “Biblioteka e Arsimtarëve” është biblioteka e parë zyrtare e qytetit detar në pjesën jugperëndimore,ku ndihej era e valëve dhe prushëzimi  i historisë. Daton vitin ’37,si kohëlindje Shërbyen dy dhoma të godinës së familjes Harxhi. Shtypi I kohës bënë fjalë për 7156 libra fond të kësaj bibloteke. Në gazetën “Jeta e re”,që e kishte syrin e botimit në këtë qytet,intelektualët i shtruan bashkisë kërkesën,për të ngritur një bibliotekë publike .Kohë më vonë ,kryesisht pas luftës së dytë,me fondin ekzistues ,atë të Eqrem bej Vlorës mori formë ky institucion kulturor në këtë qytet .Është pasuruar nga dhurimi i revistave,librave etj  nga patriotë si Ibrahim Shyti,Ali Asllani,Musa Jonuzi,Dr Ali Mihali,Jani Minga,Reis Golemi,Kristo Karbunara,Mateo Matathia ,Pepe Zevi,Murat Tërbaçi,Ahmet Muka.Në Ujët e Ftohtë është shprehur shkrimtari Petro Marko,ishte një bibliotekë e shkollës tregtare. Kurse shtegtimet e bibliotekës kanë një itenerar të zgjatuar duke  rënë rreth e kryq e tërthor, qytetit me erën e jodit .Fillimisht në ndërtesën në Ujin e Ftohtë. Fillojnë lëvizjet,për një transferim tek shkallët e Kuzum Babasë në lagjen e njohur”Muradie”.Tek godina e shtëpisë së Eqrem bej Vlorës.Në vitin 1974 transferohet përsëri nga ajo godinë në ndërtesën e familjes Matathia,ku qëndroi për gati 22 vite,sepse fondet u shtuan dhe kërkesat e lexuesve për salla. Drejtimi i bibliotekës ka qenë pasurimi dhe përpunimi shkencor i fondit,në mënyrë që krejt kjo pasuri të arshivohej në bazë të teknikës bibliotekare. Theksohet pasuria e kësaj biblioteke në fillim vitet 1993-’94 shkonte në 120 000 ekzemplarë,pasuri kjo e kulturës shqiptare e asaj botërore. Ky trashëgimia e saj i ka shërbyer brezave për kulturimin e tyre,pajisjen me dije.
7.
Në fondet e kësaj biblioteke qëndron vepra të tilla si enciklopedia italiane,franceze,greke,ruse.Krahas këtyre zënë një vend të rëndësishëm vlerat albanologjike të autorëve botëror si Pouqeville,Antonio Baldaci,Justin Godart,Miss Durhami,Gazi Mustafa Kema,Aleksandër Ragkov I,P.Fulvio Cordignano,si Giovanna Biasotti,Hobhouse,J.C nga Petro Garzone Senatore,Thiers,Lamartiner,Lebeau.Në këtë fond, një vend të rëndësishëm zënë botimet me vlera shumë të mëdha për Skënderbeun,Ismail Qemalin,Flamurin tonë  kombëtar,vepra të akademikut Shaban Demiraj,Aleks Buda,nga shkrimtarët tanë Kadare , Agolli, Arapi, Marko, Musaraj, Asllani .Thesari, që disponon biblioteka e Vlorës,kohët e fundit iu shtuan vepra të një rëndësie të veçantë si Prof. Shaban Demiraj,Nermin Vlora,Renzo Falaski dhe nga fondacioni Soros. Në vitin ’88 në 24 shkurt biblioteka e Vlorës e themeluar nga fondi i pasur i Vlorajve ,çuditërisht i vuri emrin e shkrimtarit vlonjat Shevqet Musaraj.Ish ministri i kulturës Vlorës Bujar Leskaj e pasuroi këtë biblioteke me një ndihmë financiare prej 5 milion lekë dhe 200 libra

Filed Under: Kulture Tagged With: biblioteka e Vlores, familja Shyti, Gezim Llojdia

DREJTORI I RI I FBI-së URDHËRON AGJENTËT TË VIZITOJNË MONUMENTIN E MARTIN LUTHER KINGU-ut

October 30, 2013 by dgreca

Ne Foto: Monumenti i Martin Luther King-ut në Uashington/

Nga Frank Shkreli/

Këtë javë, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama instaloi drejtorin e ri dhe të 7-të të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), Zotin Xhejms Komi (James Comey), duke e paraqitur atë në kryeqendrën e FBI-së si një njeri dhe profesionist që e dallon mirë të drejtën nga e padrejta dhe si i tillë gjithmonë vepron në mbështetje të së drejtës.  Drejtori  i ri i FBI-së më parë ka shëbyer si Zevëndës Prokuror i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara në adminstratën e ish-Presidentit Xhorxh Bush.   Presidenti Obama iu drejtua agjentëve dhe nëpunësve të FBI-së  duke thënë se “Ju, çdo ditë punoni pa u lodhur duke përballuar kërcënimet më të rrezikshme me të cilat përballet kombi ynë.”  Ju, tha Presidenti Obama, e kryeni këtë detyrë me guxim dhe me integritet, duke mbrojtur amerikanët mbrenda dhe jashtë vendit, duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore dhe duke respektuar ligjin.  Presidenti Obama duke u kujtuar atyre se motoja e FBI-së është, “Besnikëria, Guximi dhe Integriteti”, paraqiti drejtorin e ri të këtij institucioni, Zotin Xhejms Komi, i cili sipas Z. Obama “çdo ditë jeton dhe vepron bazuar në këto parime”.  Presidenti Obama shtoi se, drejtori i ri i FBI-së ia ka dedikuar jetën e tij mbrojtjes së ligjeve, duke siguruar në këtë mënyrë që “të gjithë amerikanët të mund të besojnë në sistemin tonë ligjor dhe të drejtësisë, në mbështetje të të drejtave dhe mirëqenjes së tyre”.

Edhe Drejtori i ri i FBI-së, Xhejms Komi iu drejtua të pranishmëve duke theksuar zbatimin e fjalëve të motos së entit që ai do të kryesojë për dhjetë vitet e ardhëshme, dmth.,  “Besnikërinë, Guximin dhe Integritetin”.   Gjatë fjalimit të tij, drejtori i ri i FBI-së tha se do t’u kërkojë agjentëve të ri të FBI-së që të vizitojnë monumentin e posa ndërtuar të ish-udhëheqsit të të drejtave civile, Martin Luther King në Uashington, me qëllim për tu sjellur në mendë dhe për tu kujtuar atyre kufizimet e detyrës si edhe përgjegjësitë që kanë ndaj mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa dallim.  Këjo për arsye se marrëdhënjet e FBI-së me ish-udhëheqsin e të drejtave civile në Amerikë gjatë 1960-ve dhe 1970-ave, mbetet  gjithnjë një pikë e zezë në historinë e këtij enti qeveritar.  Ish-drejtori i atëhershëm i FBI-së, J. Edgard Huver, kishte urdhëruar jo vetëm përgjimin e aktiviteteve të Martin Luther Kingut, por kishte dhënë urdhër për minimin e veprimtarive dhe lëvizjes së tij në mbështetje të të drejtave civile të barabarta për të gjithë, përfshirë zezakët.  Para-ardhësi i drejtorit Komi, gjatë 1990-ave, drejtori Luis Fri kishte urdhëruar agjentët e ri të FBI-së, që si pjesë e trajnimit të tyre të vizitonin Muzeumin e Holokaustit në Uashington, sipas tij, për të parë se ç’ndodhë kur abuzohet pushteti i qeverisë dhe shtetit.   Drejtori i ri i FBI-së njoftoi se po e mbështetë këtë traditë duke detyruar agjentët e ri dhe analistët që edhe këta si pjesë e trajnimit të tyre,  të vizitojnë monumentin e Martin Luther Kingut, në një kohë kur po shprehen shqetësime serioze nga Kongresi, media dhe nga populli amerikan,  mbi përgjimet nga Agjencia e Sigurimit Kombëtar, e të cilat u zbuluan kohë më parë nga Eduard Snouden, një ish-kontraktor i këtij enti qeveritar.  Zoti Komi tha gjatë fjalimit të tij se do të urdhëroj agjentët e rij të vizitojnë monumentin e Martin Luther Kingut, ashtuqë që ata të reflektojnë mbi “abuzimet dhe masat e tepëruara” nga FBI-ja në të kaluarën, duke cituar paradhësin e tij Luis Fri, që kishte urdhëruar agjentët e rij të vizitonin Muzeumin e Holokaustit, “me qëllim që ata të shohin, të dëgjojnë dhe të ndjejnë në një mënyrë të prekshme pasojat që rrjedhin nga  abuzimi i pushtetit në një shkallë masive dhe pothuaj të pa-imagjinueshme.”

Drejtori i ri i FBI-së tha se vitet e para të agjensisë që ai do kryesojë tani, ishin një periudhë “progresi dhe arritjesh të mëdha”, por më vonë reputacioni dhe historia e FBI-së u mjegullua nga “abuzimet dhe masat e tepruara të agjentëve të saj, sidomos përsa i përket Martin Luther Kingut dhe të tjerëve që në atë kohë konsideroheshin si kërcënues ndaj sigurimit të mbrendëshëm të këtij vendi.”

Qëllimi i këtij urdhëri, që agjentët e FBI-së dhe analistët e rijë të këtij enti qeveritar të vizitojnë monumentin ish-udhëheqsit amerikan të të drejtave civile,  Martin Luther King dhe Muzeumin e  Hollokaustit në fillim të trajnimit, është sipas fjalëve të ish drejtorit të FBI-së Lui Fri, që tu “kujtojmë atyre tmerret dhe të keqën që rezulton kur, jo vetëm, qeveria por edhe  agjensi që me ligj duhet të jenë mbrojtëse të zbatimit të ligjit si FBI-ja, heqin dorë nga misioni i tyre kryesor, që është  mbrojtja e të drejtave të barabarta të qytetarëve – dhe përkundrazi bëhen mjete të shtypjes”.

Shtetet e Bashkuara si shtet dhe si shoqëri nuk kanë dhe as nuk pretendojnë  të kenë një histori pa probleme në fushën e të drejtave civile dhe të barabarta për të gjithë. Në të vërtetë,  janë vet udhëheqsit e këtij vendi  që kanë pranuar dhe pranojnë se Amerika nuk është një vend i perfeksionuar.   Ka të meta dhe probleme sa të duash, historikisht dhe tani.   Por ajo që e dallon Amerikën nga shumica e vendeve të kësaj bote — siç ka thënë edhe Presidenti i tanishëm amerikan, Barak Obama në një fjalim në Moskë më 2009 — “Është angazhimi dhe mbështeja e këtij vendi ndaj disa vlerave universale që na e bëjnë të mundur të korrektojmë të metat dhe mangësitë tona, duke u përmirësuar gjithnjë dhe si rrjedhim, duke u bërë më të fortë.   Liria e fjalës dhe e drejta për të demonstruar, ka bërë të mundur që femërat dhe pakicat të protestojnë në favor të të drejtave të plota dhe të barabarta, në një kohë kur ato iu mohoheshin atyre.  Zbatimi i ligjit dhe administrimi i drejtësisë ka rrëxuar monopolet dhe forcat politike të korruptuara dhe i ka dhënë fund abuzimit të pushtetit.  Media e lirë zbulon korrupsionin në të gjitha nivelet, përfshirë qeverinë.”  Zgjedhjet e lira, tha Presidenti Obama, “na mundësojnë që të ndryshojmë drejtimin dhe të mbajmë përgjegjës udhëheqsit tonë për punën e tyre.  Nëqoftse demokracia jonë nuk do të mbronte dhe të avanconte këto të drejta, atëherë unë si afrikano-amerikan nuk do të kisha mundësi që në këtë moment të historisë tu drejtohem ju si shtetas amerikan dhe aq më pak si President i Shteteve të Bashkuara.  Sepse në kohën e themelimit të Amerikës, personat si unë (me ngjyrë) nuk kishin të drejta … por falë këtij procesi, unë jam sot para jush si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Gjëja, pra që dallon Amerikën nga vendet e tjera, nuk është së Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë historisë së tyre, nuk kanë bërë gabime mbrenda dhe jashtë vendit. Por ajo që e dallon Amerikën nga shumë vende të tjera është fakti se ajo i pranon gabimet historike kundër të vetëve dhe kundër të tjerëve. Mëson nga këto mangësi e gabime dhe vazhdon të mbështesë parimet dhe vlerat universale të të drejtave të barabarta për të gjithë.   Urdhëri i drejtorit të ri të FBI-së që agjentët dhe analistët e rijë gjatë trajnimit të tyre, që të vizitojnë muzeume si ai i Holokaustit dhe monumentin e Martin Luther Kingut –është pikërisht në përputhje dhe pjesë e këtij reflektimi që Amerika bën gjithmonë në mbështetje të vlerave universale për të drejta të barabarta për të gjithë, mbrenda dhe jashtë vendit.

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: drejtori i ri, FBI, Frank shkreli, Martin Luter King, Monumenti

SHQIPTARJA NGA AMERIKA I JEP FITOREN KOMBETARES SE FEMRAVE PERBALLE GREQISE

October 30, 2013 by dgreca

Shqiptaro-Amerikania Furtuna Mehill Velaj, në minutën e 51-të,  përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar./

 Kombetarja jone eshe ne nje grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi  1-0
Goli: Velaj 51′
SHQIPERIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77′).
Trajner: Altin Rraklli
GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88′), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79′), Michalakidi (Vlasiadou 59′), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis
Kartonë të verdhë: Berisha 45′, Morina 45+1′, Govori 90+2′ / A.Papadopoulou 45+1′, Sidira 63′, Vlasiadou 83′, Adamaki 85

   ***Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015″. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”. Aty është zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën. Kujtojmë se femrat tona kuqezi janë në një grup eliminator me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Ndeshja ka nisur me dëshirë e aksione në të dyja portat. Loja është e përqendruar më së shumti në mesfushë, me një rast të pastër të Berishës në minutën e 38-të. Futbollistja jonë, e vetme me portën helene godet në mënyrë të gabuar, mbi tra. Greket krijojnë më shumë volum loje, janë më të qarta taktikisht, ndërsa fitojnë disa goditje dënimi dhe nga këndi, por pa rrezik për kuadratin kuqezi. Pjesa e parë mbyllet me tre kartonë të verdhë dhe me rrjeta të paprekura, ku rastin më të mirë për shënim e pati Shqipëria me Berishën. 
Pjesa e dytë ka nisur me një zëvendësim te kombëtarjajonë: Baro futet në vend të Robelit. Ndeshja vijon të zhvillohet një ballafaqim konfuz në veprime, me paqartësi në organizimin e aksioneve sulmuese dhe mungesë shënjestre në finalizim. Sidoqoftë, minuta e 50-të sjell zhbllokimin e rezultatit në minutën e 51-të. Furtuna Velaj përparon nga e majta e sulmit kuqezi dhe në pozicion të prirët me portën greke lëshon një goditje potente, duke e pushuar topin në këndin e majtë të kuadratit kundërshtar. Kundërpërgjigjen helenet me goditje nga distanca, por portierja Gjyli nuk vihet në vështirësi. Trajneri Rraklli e tërheq disi skuadrën në prapavijë, ndërsa kjo shoqërohet me rritjen e presionit nga helenët, që kërkojnë medoemos golin e barazimit. Rastet në portën tonë nuk mungojnë, por fatmirësisht gjuajtjet më së shumti janë jashtë kuadratit. Rraklli aktivizon edhe Jasharin, duke përforcuar mesfushën, aty ku mundohet të ngrejë “postbllokun” e parë të grekeve, të cilat mundohen me të gjitha forcat të barazojnë, por e kanë të pamundur. Kësisoji, triumfon Shqipëria në këtë derbi fqinjësh, që u vendos nga ai gol i bukur i Veljat.(Kronike nga Shtypi)

Filed Under: Sport Tagged With: Furtuna Velaj, gol ne minuten e 51, Shqiperi-Greqi

Histori: Çfarë ka ndodhur më 30 tetor?

October 30, 2013 by dgreca

1961 – “për shkak të shkeljeve të porosive të Leninit, trupi i Stalinit vendoset në një varr të thjeshtë”/

Nga Astrit LULUSHI*/

1885 – Lindi Ezra Weston Loomis Pound – poet amerikan, kritik i lëvizjes moderniste; kërkonte kthim në vlerat klasike në saktësi, qartësi, ekonomi të gjuhës. Punimet më të njohura të tij përfshijnë “Ripostes” dhe “Cantos” të pa përfunduara. Ezra Pound ishte amerikan i mërguar; në Londër e Paris në fillim të shekullit të 20-të, ku punoi si redaktor i disa revistave letrare amerikane dhe ndihmoi për të zbuluar e popullarizuart shkrimtarë si TS Eliot, James Joyce, Robert Frost, Ernest Hemingway; “Ezra mbron miqtë kur sulmohen; rri zgjuar gjithë natën me ta kur pretendojnë se janë duke vdekur; heq nga kokat e tyre idenë për të vrarë veten; merr përsipër shpenzimet spitalore; nxit botuesit për të marrë librat e tyre”, ka shkruar Hemingway për Ezrën. I revoltuar nga vrasjet e shumta në Luftën e Parë Boterore, midis dy luftrave Ezra Pound, hebre, përqafon fashizmin e Benito Musolinit dhe shpreh mbështetje për Adolf Hitlerin; ai bëhet folës radioje me pagesë nga qeveria fashiste gjatë Luftës së Dytë Botërore për qindra transmetime kundër Shteteve të Bashkuara. Më 1945, Ezra arrestohet për tradhti nga forcat amerikane në Itali; u mbajt në paraburgim në një fushim ushtarak amerikan në Pisa, ku 25 ditë i kaloi jashtë në natyrë në një kafaz të ngushtë, me shufra hekuri. Kjo i shkaktoi një krizë nervore; mjeku e shpall të paaftë mendërisht për të dalë në gjyq dhe dërgohet në spitalin psikiatrik St Elizabeths në Uashington, DC, ku mbahet për 13 vjet si pacient dhe i burgosur. Në paraburgim në Pisa, Ezra shkroi pjesën e Cantos, e njohur si “Pisan Cantos”, për të cilat, më 1949, Biblioteka e Kongresit e nderoi me Çmimin Bollingen, duke shkaktuar polemika të shumta. Ezra doli nga spitali në vitin 1958 dhe u kthye në Itali, ku jetoi deri sa vdiq më 1972. Pikëpamjet politike bënë që puna e Ezras të mbetej në hije. Ernest Hemingway,  megjithatë shkroi se “vepra më e mirë e tij – Cantos – do të qëndrojë për aq kohë sa ekziston letërsia”.
Nga Ezra Pound
– “Imoralitet”
(shqipërim)

“Këndo për dashuri e plogështi,
Çdo gjë tjetër është pa vlerë
Në shumë vende kam qenë
Mes njerëzve s’pashë gjë tjetër.
Do t’ pranoja më mirë ëmbëlsi
Lulesh zije të vyshkura.
Sesa të bëj punë të mëdha
që njerëzit të më dallonin.”

1938 – Orson Welles transmeton në radio pjesën e dramatizuar Lufta e Botëve, nga libri H. G. Wellsit, duke shkaktuar një valë paniku mes audiencës, e cila mendoi se pjesa që luhej ishte emision lajmesh ku spikeri thoshte se planeti po sulmohet nga jashtëtokësorët.

1953 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower miraton zyrtarisht dokumentin tepër sekret të Këshillit të Sigurisë Kombëtare , ku urdhërohet që arsenali amerikan i armëve bërthamore duhet të ruhet dhe të zgjerohet për t’iu kundërvënë kërcënimit komunist .

1961 – Sovjeti suprem i Bashkimit Sovjetik vendosi se për shkak të “shkeljeve të porosive të Leninit”, trupi i Joseph Stalinit të hiqet nga vendi i  nderit brenda mauzoleut të Leninit dhe të vendoset në një varr të thjeshtë pranë murit të Kremlinit.

1993 -Vdiq në Londër Peter Kemp – ushtar, shkrimtar dhe gazetar. Kemp u arsimua në Cambridge. Si konservator e monarkist i alarmuar nga përhapja e komunizmit dhe në vitet 1930 ndërpret studimet e shkon në Spanjë, ku u bashkua me forcat nacionaliste spanjolle. Gjate luftës se dytë botërore, Kemp merr pjesë në operacionet speciale britanike ne Shqiperi e Kosovë. Më 1956, ai u ndodh në Hungari dhe raportoi si gazetar mbi revolucionin hungarez dhe shtypjen që i bënë tanket sovjetike; Kemp ndihmoi shumë studentë hungarezë për të ikur në Austri, duke i shpëtuar ata nga vdekja e sigurt. Peter Kemp ishte i pranishëm në Kongon Belge gjatë trazirave që çuan në pavarësinë e Zairese; ai mbuloi revolucionet në Amerikën Qendrore dhe Jugore si korrespondent i jashtëm për revista a gazeta britanike. Libri i tij i parë ‘Mine was Trouble’ përshkruan përvojat në Luftën Civile të Spanjës. Libri tjetër, ‘No Colours or Crest’ tregon përvojat gjatë kohës së luftës së dytë botërore kryesisht në Shqipëri, Më 1990, 3 vjet para se të vdiste, Peter Kemp Kemp përfundoi edhe autobiografinë me titull  ‘The Thorns of Memory’.

Mendim i ditës
“Letërsia është lajm që mbetet lajm”.
Ezra Pound

(Kortezi:VOA)

Filed Under: Histori Tagged With: 30 shtator, Astrit Lulushi, cfaree ka ndodhe, Histori

KUR FAIK KONICA, I NERVOZUAR, I SHKRUANTE ISMAIL BEJ VLORËS

October 30, 2013 by dgreca

Ekselenca e Tij/

Ismail Qemal Beu/

Kryetar i Guvernës Provizore të Vlonës,/

VLONË/

Sado Ju luta Zotërisë s’Uaj të mirni në sy të mirën e Kombit edhe të zeni një udhë tjatër, nukë vutë aspak veshin. Shqipëria u plackit prej kapitalistëve të huaj, ushtarët serbë dhe grekë janë në tokë t’onë, guvernë nuk kemi, populli i hidhëruar bërtet dhe po ndizet përditë më tepër, të gjitha këto jua kam thënë. Edhe dy ditë më parë jua përmenda. Po Zotëria Juaj prapë mbani udhën që nistë. Prita miaft, prita shumë. Është rrezik për vendin të pres më tepër. I shplava duart dhe’ Ju dërgoj demisionin për të mos marrë asnjë hise në fajet t’uaja. Ju bëj të njohur se Shqipëria e Mesme, e mbledhur sot në Kuvend në Durrës, formojë Shkumbinin(më… përtej…) Koha e fjalëve shkoj. (Te plote mund ta lexoni ne Diellin special me shume faqe te 28 nentorit 2013)

Filed Under: Histori Tagged With: Faik Konica, i nervozuar, i shkruan, ismail Bej Vlores

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5108
  • 5109
  • 5110
  • 5111
  • 5112
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT