• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NAAC’s 17 Anniversary Awards Gala

September 6, 2013 by dgreca

Dear Friend

You are cordially invited to the 17th Anniversary Awards Gala of the National Albanian American Council (NAAC) to be held on Friday, September 27, 2013, 6:00PM, at Cipriani’s 42nd Street, in New York City.

Each year NAAC holds our Annual Dinner in NYC to honor individuals who have uniquely helped Albanian people. Past Honorees include President Bill Clinton, former British Prime Minister Tony Blair, Secretaries of State Madeline Albright and James Baker, General Wesley Clark, Senator Bob Dole, Senator Chuck Schumer, Ambassador Frank Wisner, former President of Finland Marti Ahtisaari, Ambassador Nick Burns, Ambassador William Walker, Congressman Eliot Engel, and others. The event is held during the opening of the UN General Assembly, so it is attended by the highest ranking politicians from Albania and Kosova, other leaders from the Balkans, Ambassadors from regional countries, US government officials, media and leaders in the Albanian American community.

Please join us as we come together to celebrate our Albanian culture and tradition and to celebrate the special relations between America and Albanians the world over.You can enjoy videos of our previous NAAC’s Annual Galas by clicking here.

We invite you to register online today. For all event inquiries please e-mail Avni Mustafaj at avni@naac.org.

We thank you for your loyal support and look forward to celebrating with you.

Warm regards,

Martin Shkreli, Chairman, Board of Trustees

Harry Bajraktari & Nino Pjetri, Gala Chairman
Avni Mustafaj, Executive Director

Filed Under: Featured

PRESIDENTI NISHANI:ELEZ ISUFI-FIGURË MADHORE E HISTORISË KOMBËTARE

September 6, 2013 by dgreca

NGA BUJAR NISHANI*/

Është një rast fatlumë, por dhe një detyrim për mua si President i Republikës  të jem këtu mes ju dibranëve, sot në këtë ditë pranvere, për të nderuar me një mirënjohje të thellë kontributin patriotik dhe liridashës të Elez Isuf  Ndreut, bir i kësaj treve dhe njëkohësisht një emër mjaft i njohur  në historinë e shqiptarëve.

Duke përcjell me emocion fesimet e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë sonë kombëtare, prej të cilave nuk kemi shumë kohë që jemi ndarë, si të gjithë bashkatdhetarët e mi unë kam ndjerë dhe përcellë me respekt të veçantë edhe vlerësimet e herë pas hershme, që janë bërë në mënyra të ndryshme për Elez Isuf Ndreun, në Dibër, në kryeqytet, në Kosovë, Maqedoni, në të gjitha trevat shqipare; nga historianë, akademikë, nxënës, mësues dhe nga çdo njeri i thjeshtë…

Sot, kur ne kemi kaluar rreth dy dekada të lulëzimit të lirisë së mendimit, ideve dhe  rrymave më të reja mendore botërore, lipset të jemi gjithnjë e më të përgjegjshëm në kujtimin e personazheve të historisë sonë, një prej të cilëvë është edhe Elez Isuf Ndreu. Në këtë “det të trazuar” të kohës aktuale që ka krijuar globalizmi dhe përshpejtimi i ritmit të ndryshimeve dhe epokave që po jetojmë, është mjaft e rëndësishme të kthehemi tek rrënjët,tek etrit tanë themelues,tek rilindasit, tek ata të cilët luftuan me pushkë edhe penë për të shpëtuar atdheun tonë të përbashkët, Shqipërinë nga coptimi dhe të arrinin shpalljen e Pavarsisë sonë kombëtare. Eshtë më se i domosdoshëm ky rikthim, në mënyrë, që anija jonë e identitetit kombëtarë të mos e humbas busullën dhe të ecë përpara. Vetëm në këtë mënyrë shpirti i frymëzimit të gjithsejcilit prej nesh do të jetë kurdoherë i gjallë, do gjej dritë dhe eksperiencë, forcë dhe besim  për të punuar për atdheun tonë me atë përkushtim, që luftuan ata, luftëtarët e Rilindjes sonë kombëtare. Në lidhje me këtë periudhë për të cilën ne po flasim sot,më lejoni t’iu shpjegoj, se s’ka se si të mos na vijë ndërmënd historiani shqiptar i diasporës Stavro Skendi, një historian brilant, ish profesor në Universitetin Princtaun në Nju Xhersi Sh.B.A, i cili  ne vepren  e tij prestigjioze që i kushtohet periudhes së përgatitjes së pamvarsisë kombëtare shqiptare “Zgjimi kombëtar shqiptar” shkruan kështu: ”Ngurojmë të themi se shqiptarët qenë gati për pamvarsi.Zgjimi kombetar iu erdhi   pjesërisht në menyrë graduale dhe pjesërisht si rrufe dhe tronditje”.Ai komenton  se shqiptaret për fat të keq për 500 vjet të sundimit otoman për arsye edhe të inteligjencës së tyre ,aftësive luftarake dhe qeverisëse,u bënë pjesë e rendësishme e Perandorisë otomane. E braktisën atdheun e tyre, nuk u kujdesën shumë për të, por nuk e harruan atë.Kjo u duk, kur Perandoria ra dhe bashkë me të rrezikohej dhe coptimi përfundimtar i Shqipërisë.Dhe kur shqiptarët e kuptuan se Shqiperia e tyre ishte në rrezikë, brenda një kohe të shkurter gati befasuese krijuan Shqiperinë ideale dhe pa ndonje përgatitje të gjatë kulturore  iu “vërsulën” përpjekjeve për shpalljen e Pavarsisë dhe qëndresës heroike për mos coptimin e trojeve tona nga grykësia grabitqare e fqinjëvë të kohës.

Elez Isuf  Ndreu me cilësitë e tij të larta atdhedashëse,politike, ushtarake, por dhe diplomatike, pa dyshim si një nga personazhet më të spikatura të kësaj periudhe, ka dhënë një kontribut të dorës së parë jo vetëm në lëvizjen patriotike të pavarsisë, por sidomos në ruajtjen e tërësisë toksore të atdheut tonë. Kujtimi historik i ka përjetësuar gjallërisht duke i përcjellë nga një brez në tjetrin,jo vetëm në Dibër por në gjithë Shqipërinë betejat e viteve 1911 -1924, ku në krye të luftëtarëve kryengritës të të cilave ka qënë Elezi, të cilët luftuan trimerisht kundra pushtuesëve serbë për t’i zbuar nga tokat shqiptare, që kishin pushtuar,duke përfituar nga periudha e vështirë dhe mjaft komplekse,që po kalonte kombi ynë shqipar, para dhe pas shpalljes së Pavarsisë.Historia na dëshmon qartë se që nga viti 1912 e deri në vitin 1924, Elez Isufi ose siç i thonin asokohe  “Gjenerali me shajak” mori pjesë pothuaj në të gjitha ngjarjet e mëdha politike të Shqipërisë, duke bërë një emër të madh në historinë e vendit tonë. Ai  mori pjesë në shumë luftëra e beteja që drejtoheshin si kundër forcave turke, ashtu edhe atyre serbo-malazeze, por vlejnë për të përmendur  kryengritja e viteve 1912-1913-të, kryengritja e shtatorit e vitit 1913, goditja e Divizionit të Nishit  në 5 dhjetor të vitit 1915-të, ku si pasoj i kësaj veprimtarie, forcat serbe i dogjën tre here kullat e familjes Ndreu, në 1913-ën, në 1918-ën dhe në1921-in. Mirënjohja shqiptare ka folur,po flet dhe sigurisht që do flas përjetsisht  për figura të tilla heroike që u vetsakrifikuan për të ruajtur trojet shqipare.Pa dyshim që pjesë e kasaj mirënjohje shteterore do mbetet edhe ky nderim, që ne sot po bëjmë së bashku nëpërmjet kësaj cermonie. Ne qofte se themi kohe pas  kohe dhe herë pas here, se është dhe do jetë e nevojshme që të rikthehemi tek etrit tanë themelues,nuk duhet te harrojmë se personaliteti patriotik,lufarak, politik ,diplomatik ,dhe njerëzor i dibranit Elez Isuf Ndreut do mbetet njëri prej tyre.

*Fjala e mbajtur nga Presidenti i RSH, z.Bujar Nishani me rastin e dekorimit te Elez Isuf Ndreut “Nderi i Kombit”. Peshkopi, me 11.05.2013.

Filed Under: Editorial Tagged With: e Elez Isufi, Fjala, per nderimin, presidenti Nishani

Me Dr. Lindita Çoku dhe pacientët e saj shqiptar në Boston

September 6, 2013 by dgreca

Nga Rozi Theohari, Boston/

Në adresë të emailit tim gjeta një foto dërguar nga kirurgia duarartë shqiptare Lindita Çoku. Ne fotografi paraqitej një krevat spitali: trupi gjysmë i mbuluar i një pacienti, gjoksi i tij fiksuar me tela elektronikë dhe fytyra. Ah, fytyra e tij mbuluar me rrudha shprehte pakëz dritë ndërkohë që bashkëshortja, edhe ajo e moshuar, kishte mbështetur buzët në ballin e tij të djersitur. Ishte puthja e parë bekuese, përgëzuese, lutëse e frymëdhënëse, pas operacionit të rëndë në zemër përfunduar disa orë më parë. Ajo puthje e lehtë, fisnike, ishte dashuria e nënës, zemërdhembshuria e gruas shqiptare, e cila ka mbajtur e mban gjallë familjen, mirësinë, traditat, ritet, shoqërinë.

Ditë më vonë,pasi gjeta emrin dhe adresën e pacientit, i telefonova.Kisha kureshtje. Ai quhej Avdyl Tufa dhe kishte ardhur enkas nga Lushnja për t’u operuar në Amerikë, nën përkujdesjen e familjarëve.

Avdyli më foli me një zë emocionues: “Doktoreshën Lindita Çoku e njoha gjatë kohës që isha shtruar në spital. Dy ditë para se të operohesha nga zemra erdhi në dhomën time një vajzë e re. “Unë jam shqiptare, më tha,- punoj kirurge në këtë spital. do të asistoj në operimin tënd.

Keni fatin e mirë që do t’ju operojë një nga doktorët më të mirë.”

Ashtu, e urtë, e butë, më sqaroi për këtë operacion. Fjalët e saj më ngrohën shumë dhe më bënë optimist. “E kam për detyrë që t’i ndihmoj shqiptarët që vijnë këtu, mos ki merak, je ne besën time”- vazhdoi ajo.

Dy ditë pas operacionit doktoresha Lindita më erdhi në dhomë e më tha gëzueshëm: “Avdyl, operacioni doli me sukses, siç ju thashë edhe para se te operoheshit.” Ajo, fjalëmbla, më dha disa këshilla të vlefshme, të cilat i përsëriste sa herë vinte në dhomë.

Nuk mjaftohej me kaq, por here pas here më telefononte nga shtëpia e saj e më jepte porosira të mos kisha ankthe. “Çdo gjë do të shkojë mirë, dalëngadalë .” më përsëriste ajo. Kjo sjellje e saj humane ka lënë mbresa të mira tek unë dhe tek familja. Ne e konsiderojmë doktoreshën

si pjesëtare të familjes dhe mua m’u bë tamam si bija ime. Edhe sot që bisedoj me ju, e ndiej kujdesin e saj nga afër, prandaj dhe e respektoj shumë, sepse ajo vetë i respekton shumë pacientët e saj. Nisur nga konsideratat e mia, unë, përveç emrit të saj të bukur “Lindita”, do ta

quaja “zemërarta”. Këtë emër e meriton. Do ta kujtoj gjithmonë kirurgen tonë shqiptare.”

DOKTORESHA QE NUK DI TE ÇLODHET

Dr. Lindita Çoku është një figurë e mjekësisë shqiptaro-amerikane tashmë e njohur nga bashkatdhetarët e rajoneve të mëdha të Nju Jorkut dhe Bostonit, por edhe brenda e jashtë Amerikës. Ajo është zgjedhur presidente e Shoqatës Mjekësore Shqiptaro-Amerikane, me kryetar nderi nobelistin shqiptar dr. Ferid Muradi. Pjesëmarrja e dr. Çokut në elitën e kardiokirurgjisë amerikane është një nder jo vetëm për doktoreshën, por edhe për gjithë kombin shqiptar.

Po prisja në sallonin paraoperator të “Boston University Medical Center”, me sytë e përqendruar tek ajo derë, pas së cilës vajza jonë e talentuar shqiptare “qëndis” mbi organin e zemrës me gishtat e saj delikate. Pas një ore drejt meje po ecte ajo, tiransja zemërdëlirë.

Kirurgia shqiptaro-amerikane (the surgeon) Lindita Çoku hoqi maskën e bardhë te operacionit dhe unë dallova fytyrën e saj pak fëminore të përshkuar nga një buzëqeshje lumturie. Përsëri operacioni ne zemrën e pacientit mbaroi me sukses. Përsëri. Vajza shqiptare nuk e ndien lodhjen kapitëse të operimit në sallë dhe i përball emocionet e forta. Mbi të gjitha qëndron ndjenja e lartë e përgjegjësisë për një jetë njeriu.

Disa çaste më vonë po shëtisnim në kopshtin e spitalit “Boston University Medical Center”, që është bërë shtëpia e dytë e saj. I transmetova dr. Çokut falënderimet e Avdylit. Ajo më shpjegoi se kishin qenë tre pacientë shqiptarë që ishin operuar nga zemra kohët e fundit dhe theksoi se që të tre pacientët shqiptarë kanë pirë duhan vite me radhë. Ata u këshilluan ta ndalonin rreptësisht duhanin. Doktoresha vazhdoi: “Zoti Avdyl Tufa, pacient i moshës 76- vjeçare nga Lushnja, u diagnostikua me sëmundje arterosklerotike te tre prej arterieve koronare të zemrës më 27 tetor 2008 tek Qendra Mjekësore Universitare e Bostonit. Me 1 nëntor ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike pa kalim në pompën mushkëri-zemër. Kursi postoperator kaloi me sukses dhe më 6 nëntor u dërgua në shtëpi. Më 30 prill 2009 ai u kthye ne gjendje te mire në Shqipëri. Pacienti i dytë, zoti Agim Dëshnica, i moshës 75 vjeç nga Tirana, u soll ne Qendrën Mjekësore Universitare te Bostonit urgjent me “Ambulance” mbasi kaloi një episod sinkopie (të fiket) në rrugë, e cila u dëshmua nga bashkëshortja më 16 shkurt 2009. Ai u diagnostikua me sëmundje

arterosklerotike të zemrës në bazë të prezantimit klinik, eko kardiografise. Më 20 shkurt 2009 ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike për revaskularizimin e tri arterieve koronare të bllokuara gati plotësisht.

Me 6 mars 2009 ai u dërgua në shtëpi dhe deri tani ka një progres tepër të mirë klinik. Pacienti i tretë, zoti Ramazan Çelaj, i moshës 48 vjeç nga Lushnja, gjatë kontrollit te zakonshëm me mjekun e familjes, u njoftua se kishte një zgjerim të mediastiniumit, përmes një radiografie

të kraharorit. Pas testeve të nevojshme u demonstrua zgjerim (aneurizëm) i shkalles patologjike të aortës asendente (ena e madhe e gjakut që del menjëherë nga ana e majtë e zemrës). Pacienti plotësonte të gjitha kriteret për ndërhyrje kirurgjike. Më 9 mars 2009 ai iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjike. Kursi postoperator kaloi me sukses dhe më 14 mars Ramazani u dërgua në shtëpi. Ai është i gatshëm për t’u kthyer në punë rregullisht. Dua të theksoj,- përfundoi

doktoresha, se pirësit e duhanit duhet ta dinë mirë sa dëmtime serioze

i shkaktojnë zemrës së tyre, përveç mushkërisë, fshikëzës urinare, kavitetit te gojës dhe lëkurës.”

KRENOHEMI ME DR. ÇOKUN

Gjatë bisedës me pacientin Ramazan Çelaj, ai më tha: “Kur te ndjek e mira, duhet pranuar si fatsjellëse. Kështu më ka ardhur njohja dhe ndihma e doktoreshës Lindita. Ishte janar 2009 dhe saktësisht data 12 kur kisha takimin me doktor Ara Ketchedijan dhe ai foli me admirim për doktoreshën . -”Në ekipin tonë kemi dhe një patrioten tuaj që e quajnë Lindita Çoku,”- më tha doktori.

Nuk e prisja që të takoja një shqiptare këtu, në këtë institucion prestigjioz, në “Boston University Medical Center”, dhe aq më tepër që doktoresha do të ishte pjesëmarrëse në operacionin që më priste.

Nuk m’u dha mundësia ta takoja deri në ditën e operacionit, më datën 9 mars.

Ishte e hënë, një ditë e ftohtë me dëborë, kur unë dhe familja ime u nisëm drejt spitalit. Në të tilla raste dihet se si ndjehesh dhe aq më shumë familjarët e mi. Me të mbërritur në spital, gjithçka ishte gati dhe mua më duhej vetëm të shtrihesha në shtratin e operacionit. Para

meje u paraqitën dr. Ketchedijan dhe dr. Çoku. Doktoresha, për të më qetësuar, m’u drejtua në gjuhën tonë e m’u prezantua. Mbeta disi i pafjalë, ndërsa ajo më fliste ngrohtësisht se duhej të isha i ç’tensionuar dhe i qetë.

“-Gëzohem që ju njoha,- i thashë më në fund doktoreshës,- dhe më vjen mirë që ju do të jeni me mua. “. Për momentin nuk dija ç’t’i thosha më tepër, se isha i shqetësuar për vete dhe për familjarët e mi.

Iu luta dr. Çokut që të shkonte tek të mitë dhe t’i qetësonte për gjithçka. Ajo ma plotësoi dëshirën me mirësjellje. Krevati im lëvizi për në drejtim të sallës dhe doktoreshe Çoku më shoqëronte e më fliste për të më qetësuar. Kur u gjeta në sallë mes tërë atyre aparaturave, m’u afrua doktoresha e më tha: “Ne shqiptarët jemi të fortë dhe ju kështu më dukeni, madje më dukeni më i fortë nga ç’e mendoja”. Patjetër, ishin fjalë për kurajë. Kaq mbaj mend derisa erdha

në vete mbas disa orësh, në dhomën e reanimacionit. Sapo isha përmendur pashë doktoreshë Çokun qe hyri në dhomë duke buzëqeshur dhe që të dy me doktor Ketchedijan më pyetën si

ndjehesha. “Të thashë që ne jemi të fortë!”, më foli doktoresha me atë buzëqeshjen e saj të ëmbël, por mua më dukej se më thoshte: “Ne shqiptarët jemi të aftë të bëjmë gjithçka!”. Me të vërtetë, shqiptarët janë të aftë të bëjnë gjithçka! Ja ku e kisha pranë doktoreshë Çokun, për të cilën ndjehesha krenar. Një kirurge e përkushtuar shqiptare në Amerikë, e vlerësuar për punën e shkëlqyer në operacionet dhe për kujdesin ndaj pacientëve te saj. Dr. Lindita vinte disa herë në ditë, më pyeste për gjendjen time, madje, kur kish pak kohe te lire, bënim biseda te ndryshme. Kryesisht meraku i saj ishte mjekësia, duke përmendur me admirim vendin tonë të largët, me shpresë se ai vend mund të arrinte një ditë me një mjekësi të përparuar.

Ju lumtë doktoreshë Çoku ! Ju urojmë suksese në karrierën tuaj profesionale, sepse keni një profesion sa human, aq edhe të vështirë!”

Urimin e Ramazanit e vazhdon bashkëshortja e tij, Dituria: “Doktoreshe Çokun për herë të parë e pashë ditën që bashkëshorti im bëri operacionin, – thotë ajo.- Më kujtohet buzëqeshja dhe fjalët qetësuese të saj; na siguroi se çdo gjë do të shkonte mbarë. Ndoshta nuk fiksova shumë gjëra atë ditë, sepse mendja ime qe përqendruar në sallën e operacionit ku ishte bashkëshorti im, i cili, siç tha edhe doktoreshe Çoku, kishte jetuar “me revole pas kokës.” Zani kishte

lindur me defekt në zemër, AORTIK VALVE, dhe si pasojë u shkaktua ASCENDING AORTIC ANEYRYSM, që në moshë të re. Kjo sëmundje nuk të jep shenja dhimbjeje ose të tregojë që je i sëmure, por është shumë e rrezikshme për jetën, sepse, në qoftë se çahet aorta nga zgjerimi, shkaktohet vdekje e menjëhershme. Pra, dua të dal tek fjalët e doktoreshe Çokut: “kishte jetuar me revole pas kokës!”

U zgjata pak për te treguar diagnozën e Ramazanit jo pa qëllim, sepse njeriu duhet të ketë informacion të saktë për llojin e sëmundjes së tij dhe kjo gjë në Shqipëri na ka munguar. Dua të them se doktoreshe Çoku, përveç përkujdesjes shëndetësore, gjente dhe kohën të na

sqaronte për çdo gjë rreth kësaj diagnoze. Nuk kam për ta harruar kujdesin e saj për pacientët, por mbi të gjitha dua të theksoj thjeshtësinë e saj. Mua më dukej sikur e njihja prej kohe këtë vajzë.

Te Lindita Çoku janë bashkuar të gjitha virtytet e shqiptarit: zgjuarsia , mirësia, thjeshtësia dhe dëlirësia.

Krenohemi me doktoreshe Çokun dhe i urojmë asaj suksese të mëtejshme në detyrën humane që ka marrë përsipër. Gjithë Shqipëria duhet të krenohet me dr. Çokun!”

FALEMINDERIT, DOKTORESHE !

Pacienti i tretë, Agim Dëshnica, më tha: “Gjatë jetës sime nuk kam pasur probleme me shëndetin. Vitin që shkoi, papritur, tek ecja rrugës, nuk u ndjeva mirë me frymëmarrjen. Natën nuk munda të flija nga një dhembje në krahëror. Sipas mendimit të kardiologut Hans Mejer dhe analizës kardiografike, duhej t’i nënshtrohesha një procesi të vështirë, operimit në zemër, zëvendësimit të tri venave të dala jashtë përdorimit ( me tre baj-pase.)

Para operimit, në dhomën e pritjes, pranë shtratit u shfaq një djalosh plot gjallëri. “ -Jam doktor Ara Ketchedijan, që do të drejtoj nesër operimin tuaj. Çdo gjë do të kaloje mirë. Flini i qetë” -më tha.

Fill pas tij, befas dëgjova një zë të këndshëm vajze. Fliste ne gjuhën e bukur shqipe. “- Jam doktoreshë Lindita Çoku, nga Tirana – më tha -Edhe unë tok me doktorin do të marr pjesë në operim… Mos u shqetëso nga operacioni, ki besim tek ne.”

Hodha sytë e pashë i gëzuar fytyrën e qeshur plot dritë të kirurges shqiptare. M’u duk aq e afërt, sa që natyrshëm iu drejtova me “ti” dhe me emrin Lindita. Në ato çaste m’u shfaq atdheu i largët.

Me sytë e mendjes pashë Tiranën e rinisë sime, të shkollës e të punës, me gëzime dhe halle. Duke dëgjuar Linditën tek fliste aq përzemërsisht, u mbusha me krenari për njerëzit tanë të talentuar që punojnë këtu në SHBA, falë edhe nivelit e kushteve aq të mira të mjekësisë amerikane.

Ditën e nesërme më mbartën për në sallën e operacionit. Nëpër korridoret më shoqëruan njerëzit e miqtë e mi të dashur. U ndava me ta me besimin tek Zoti për të mbijetuar e tek aftësia e njohur e kirurgëve amerikanë. Ndërsa prisja në një dhomë të gjerë para sallës

së operimit, m’u afrua e më foli disa herë Lindita jonë e shkathët.

Ashtu, i shtrire, ndiqja me vëmendje përqendrimin e saj mbi një tavolinë pune. Pas pak kohësh u afrua e nisi të punonte për mua doktori anestezist, një djalë i fuqishëm e i gjallë në prani të disa mjekëve të tjerë. Në mbarim dëgjova tek e përgëzuan: “gud xhob!” Pastaj nuk mora vesh se ç’ndodhi…

Papritur dëgjova shqipen e bukur: -”Mirëmëngjes, Agim!”- Ishte zëri i gëzuar i Linditës. Pranë saj pashë gruan e birin tim të dashur.

Doktoresha vijoi: “- Operacioni mbaroi me sukses. Sikur ta dinit se sa me lehtësi më punuan mendja dhe duart. Nuk ndjeva asnjë lodhje gjatë gjithë kohës së punës.”

Tek e sodisja dhe e dëgjoja, e kisha të vështirë të flisja. Nuk gjeja fjalët e duhura për të shprehur admirimin e thellë ndaj saj. U përpoqa e krijova diçka të afërt me poezinë e emrave tona:

– Pas agimit, “lind dita” e shkëlqyer.

Faleminderit, doktoreshë! Je një kirurge shqiptaro-amerikane me duar të arta!

Nuk do ta harroj kurrë edhe fytyrën e lumtur të doktor Ketchedijanit për suksesin e arritur, ndërsa vinte pranë meje ashtu si Lindita për të parë ecurinë e shërimit.”

Ata janë tre pacientët e saj. Ajo “ua hapi zemrat” e tyre dhe ata e

falënderojnë sot me “zemër të hapur!”

Boston, maj 2009

 

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: dhe pacientet e saj shqiptar, me dr Lindita Coku, Rozi Theohari

JA PSE NE QYTETIN ILIR TE AMANTIAS DUHET GERMUAR DHE DUHEN KRYER RESTAURIME

September 6, 2013 by dgreca

Shkruan: Gëzim Llojdia*/

Siti Arkeologjik Amantia:Sipërfaqja brenda mureve rrethues  :15 hektarë. Pozicioni :Ndodhet në majën e kodrës të fshatit Ploçë .Harta e këtij siti tregon:Në juglindje:Kalon rruga e vjetër Vlorë-Tepelenë.Veri:vargu i kodrave.Perëndimi:varrezat Jug:kufizohet me luginën  e përroit. Vendodhja :34 km nga qyteti bregdetar i Vlorës. Në sitin arkeologjik Amantia ndodhen zonat:1-gropa e Kovacit.2-kalaja.3-lëmi i Pecit.4-Qafa e varreve .5-qafa e Pazarit. Monumentet kryesore të këtij siti janë:1-Stadiumi. 2-murri rrethues i akropolit,porta e hyrjes juglindore 3-tempulli dhe kisha paleokristiane. 4-nekropoli.5-monumente dhe godina. Resurset arkeologjike:a-gropa e Kovacit.b-kalaja.c-lëmi i Pecit.d-qafa e varreve. e-qafa e pazarit.

 1-Burimet natyrore

 Zona ku shtrihet Amantia sot është një zonë rurale. Lartësia mbi nivelin e detit 630 m. Mali i Sevasterit.Komuna Sevaster. Ndarja administrative e komunës Sevaster përfshinë:fshatratSevaster,Glombas,Dushkarak,Shkozë,Mazhar,Plocë,Lezhan,Amonicë.Komuna Sevaster disponon këto të dhëna gjeografike e demografike. Sipërfaqja km 90.7. Përqindja, që zë në rrethin e Vlorës 0.06 %.

-Pyje 1772ha.-Burimet ujore sipas një studimi si komunë janë  me prurje 15l. Lumenj dhe përrenj që përfshinë kjo komunë është lumi Vjosë me 2100/s. Sipërfaqja e tokës sipas përbërjes kadastrale. Gjithsejtë ha 9140ha. Sip e punueshme 2006 ha,arë 1670 ha,pemëtore 229,ullishte 61,vreshta 46, pyje 1772, livadhe 1294 ha. Ujësjellës-Ploçë pozicioni i burimit quhet “Gurë”,lloji i burimit malor,prurja në 1 l/s me rrjedhje të lirë në 24 orë. Me gjatësi 3000 por që është jashtë përdorimit. Lumi i Vjosa në 7 6 km shërben edhe si kufi natyror midis rrethit te Fierit  dhe Vlorës,ka prurje 2100l/s. Lumi Shushica E vetmja dege e Vjosës me rrjedhjen e poshtme, që përshkon pjesën më të madhe të gjatësisë lindore të Vlorës. Me një gjatësi afro 80 km. Fillimin e rrjedhjes e ka nw gryken e Kuçit.

 2-Arkeologjia

Gërmime arkeologjike nuk ka patur. Monumentet në parkun arkeologjik Amantia janë konservuar për një kohë të gjatë. Që nga viti 1991 deri në tetor 2006,është paguar vetëm një roje dhe në këtë qendër arkeologjike nuk ka pasur financime të tjera. Gjatë kësaj periudhe nuk ka pasur gërmime,përveç disa restaurimeve të vogla. Nuk ka pasur asnjë financim të jashtëm. Kryesisht financimet kanë qenë nga IMK. Ekspertiza e menaxhimit. Për herë të parë që nga krijimi i parkut arkeologjik është menduar për të menaxhuar parkun duke u ballafaquar me vështirësitë.

1-Burimi arkeologjik .Amantia është një qendër arkeologjike e njohur ndër vite me monumente të rëndësishme,që paraqesin shkallën e zhvillimit të qytetit .Amantia i përket periudhës së antikitetit të mesëm. Monumentet që janë gjetur pas gërmimeve arkeologjike shprehin kohë ekzistencën e qytetit antik gjatë historisë së tij.

a-Periudha shekulli 5-4të Para Kr. Kohë-ekzistenca e Amantias shkon përtej kufijve të 10 shekujve jetë. Arkeologët e paraqesin Amantian në ekzistencën e këtij qytetërimi në një limit kohor prej 1 mijë vjecari. Në librin e jetës së këtij qyteti është ende i pazbardhur por mendohet,se ky qytet ka jetuar brenda kufinjëve të një mijëvjeçari. Rrugëtimi i periudhave të këtij qyteti në hapësirën kohore  është i tillë:Sipas studiuesve burimet citohen se. Amantia kishte të fortifikuar akropolin 220 m. Qyteti Amantia është zhvilluar një zonë kodrinore. Aty është rrënjëzuar ,nga të dhënat dëshmohet se në shekullin e IV p.e.s është një qendër e rëndësishme. E zhvilluar në zonë kodrinore nën këmbët e malit,qyteti antik ka qenë i fortifikuar me murre. Por në ndryshim nga qendra të tjera që i përkasin kësaj periudhe,qyteti i Amantiasë e ka kapërcyer këtë dimension fortifikues,duke kërkuar dhe gjetur shtrirje jashtë mureve përreth akropolit. Ndryshimi befasues në Amantia  është vrejtur në ngrehinat,ndërtesat publike, këto ndërtime nuk gjenden të shtrira në toka pjellore anës lumenjve,por në lartësi kodrash brenda shesheve ose tarracave,që rrethoheshin me murre. Evoluimi  i ngjarjeve shpjegon se akropoli i Amantiasë ka si kohë-ndërtimi gjysmën e parë të shekullit të IV.p.e.s. Kjo e dhënë mundohet ti bashkëngjitet studimeve që vijnë mbi akropolin e këtij qyteti ilir .

Jepet si kohë ardhje e një ndërtimi monumental siç është akropoli i Amantias,gjysma e parë e shekullit të IV. para Kr.

Gërmime tek gropa e Kovacit. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit .Fragmente gjenden në veri të stadiumit .Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovacit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe. Ky asambwl do te prezantoj vlerat e qytetit antik qe fillojnë ne pjesën jashtë mureve rrethuese te qytetit .Me këtë asamble do te jete edhe  si pike hyrje prezantimi.

Deri tani nw zonën:”Gropa Kovaçit”, janë zbuluar  objekte para vitit 1990. Janë kryer këto gërmime para viteve: 1990. Është gërmuar ne zonën ne hyrje te qafës se Pazarit .Janë zbuluara objektet e mëposhtme:a-themele ndërtese. b-2 godina përkarshi stadiumit. Gërmimet ne këtë zone do te plotësojnë hartën e plote  objekteve qe kane ekzistuar  ne vendin qe sot quhet qafa e pazarit. Kjo është pika e pare  e takimit te vizitoreve me qytetin antik.

Zbulimi i objekteve kryesore te qytetit ne kala

Qëllimi ka nevojë të përfshihet nga gërmimet .Ne këtë zone kane qene godinat publike dhe ndërtesa te tjera. Qëllimi plotësimi të dhënave për vendbanimin brenda akropolit

Gërmimet do te zbulojnë objektet qe kane shërbyer si institucione shtetërore dhe kane funksionuar për një periudhe prej 1 mijëvjeçari.

Nuk është gërmuar për asnjë objekt qe mund te ndodhet ne zone. Arsyeja mendohet se para vitit 1990 kjo zone ka qene e populluar nga shtëpitë e banoreve te cilat i kane braktisur me vone duke ndërtuar fshatin ne zonën përmbi rrugën kryesore Vlore-Sevaster. Gërmime tek gropa e Kovaçit. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit ,Fragmente gjenden në veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur. Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe

Shekulli i III-II para .Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të Amantias. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit,godina e gjimnazit,tempulli si dhe shumë godina dhe varre monumentale. Pjesa më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi të tyre .Zbulimi i tyre do të formonte hartën  e plotë të kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik .Ka nevojë të gërmohet,për të plotësuar një kuadër më të qartë faktin e ekzistencës të varreve monumentale .Gërmimet janë kryer tek vendi i quajtur: ”Bregu i varreve”.Mund të kryhen gërmime në disa pika si krahu verilindor poshtë qytetit dhe rreth e rrotull kodrinës,nga veriu,jugu dhe perëndimi. Ka gjurmë të varreve të cilat shtrihen në tarracat e kodrinës,poshtë lëmit të Pecit .Të dhënat flasin se qyteti antik u shtri në tarracat  e sajuar rreth saj. Tarracat zbresin deri poshtë dhe shumë prej tyre janë forcuar me murre mbështetëse të fuqishme. Në këtë mënyrë Amantia kishte një pamje të veçantë. Gërmimet mund të fillojnë të kryhen duke ndjekur këtë pozicionim ,pra gërmime nëpër tarracat e kodrave

Qëllimi është që të zbulohen dhe të nxirren në dritë banesa të kësaj periudhe që do të plotësojnë idenë se qyteti antik ishte i shtrirë jashtë mureve rrethuese nëpër tarraca duke qenë një qytet kodrinor i veçantë nga të tjerët,pikërisht se ishte  i shtirë pjesa më e madhe e tij jashtë mureve rrethuese  .

Disa nga zonat nga ku mund të kryhen gërmimet janë:Gërmime në vendin e quajtur Gropa e Kovacit. Gërmime ne zonën qafa e pazarit. Gërmime brenda mureve rrethues te akropolit .Gërmime ne nekropol. Gërmime jashtë mureve rrethuese te qytetit.

Çfarë mund të gjenden në këto zona:Plotësimi i ansamblit në zonën e hyrjes .Zbulimi i objekteve qe kane shërbyer organizmit shtetëror,kryesisht lagja Kala .Zbulimi i varrezave te tjera,kryesisht  bregu i varreve. Zbulimi i objekteve te tjera

Monumentet arkeologjike në Amantia mbrohen me ligj nga shteti në ligjin e Trashëgimisë Kulturore. Menaxhim i duhet të përfshijë gërmimet në disa zona dhe gjetjet arkeologjike të cilat i përkasin Amantias .Qyteti i Amantias ka qenë i shtrirë në tarraca. Mbetjet arkeologjike të kësaj shtrirje janë gjetur vetëm në disa site. Jashtë mureve rrethuese gjendet siti Lëmi i Pecit ku janë tempulli dhe një kishë. Nga muret rrethuese deri tek te ky sit ende nuk ka pasur gërmime. Kjo ndoshta duhet të jetë zona ku mund të përfshihen gërmimet pas disa vitesh.

2-Gërmime tek stadiumi. Të dhënat flasin se pranë stadiumit ka qenë ndërtuar edhe godina e gjimnazit .Fragmente nga gjurmët e ndërtimeve gjenden në veri të stadiumit. Në pjesën veriperëndim të stadiumit ka fragmente murri me blloqe të mëdha guri të gdhendur .Gërmimet në këtë vend do të pasurojnë monumentet gjurmët e të cilave shquhen. Por ato do të krijojnë ansamblin e parë të monumenteve tek vendi :Gropa e kovaçit”.Qëllimi është të plotësohet një ansambël monumentesh të cilat kanë ekzistuar por ato plotësojnë një hartë të plotë dhe të qartë të kësaj periudhe.

3-Shekulli i III-II para Kr ka qenë shekulli i lulëzimit më të madh të Amantias. Kësaj kohe i përkasin ndërtimi i stadiumit,godina e gjimnazit,tempulli si dhe shumë godina dhe varre monumentale. Pjesa më e madhe e varreve monumentale janë zbuluar mbetet të bëhen gërmime në afërsi të tyre .Zbulimi i tyre do të formonte hartën  e plotë të kësaj periudhe e cila identifikon zhvillimin e fuqishëm të qytetit antik.

Monumentet në Amantia  kanë një rëndësi kulturore dhe historike .Ato kanë një renditje që shkojnë nga shek IV ,para Kr.deri afër mesjetës .Gërmimet do të  plotësonin një kuadër më të qartësuar dhe më të plotë me material arkeologjik. Gërmimet në Amantia të kryera shumë vite me parë kanë nxjerr në dritë të dhëna që plotësojnë shkallët e zhvillimit të qytetit,në kohë-shekujt e tyre .Të dhënat arkeologjike flasin për një qytet ilir . Shembulli të cilit janë shumë ndërtime dhe vepra monumentale.

 Kultura ilire

Për etnicitetin ilir të amantinëve flasin burimet e shkruara. Ndërtimi veprave monumentale nga të dhënat flasin për kulturën ilire .Amantia është një qytet tipik ilir. Zbulimet arkeologjike do të forcojnë më tej kulturën dhe qytetërimin ilir,llojin e ndërtimit,mënyrën e ndërtimit,formën dhe shkallën  e zhvillimit të këtij qytetërimi

 Konservimi

Konservimi mbetet problemi themelor në Parkun Arkeologjik Amantia.Në qytetin antik Amantia gërmimet kanë zbuluar shumë monumente për të cilat në kohë nuk ka patur investime, mirëmbajtje të tyre. Efekti I kësaj është një degradim i ngadalshëm i monumenteve në sipërfaqe.

1-Stadiumi i qytetit antik. Shek III-II para Kr. Zbuluar nga gërmimet në vitet 1949-59. Stadiumi ndodhet 100 m me poshtë ne jug lindje te fortesës kryesore Gërmimet kane nxjerre ne pah se stadiumi ishte një nga monumentet kryesore te qytetit dhe shërbente për sporte si : vrapim, hedhje e shtizës, boks, hedhje e diskut etj. Stadiumi kishte 17 radhe dhe mbante 2.5-3000 persona. Ne baze te mbishkrimeve te gjetura ne stadium ndërtimi i tij është bere ne vitin 300 p.k dhe ka funksionuar deri rreth viteve ‘30 pas krishtit. Gjate shek.3-2 p.e.s. kultura fizike pati  zhvillim te veçantë dhe u ndërtuan vepra monumentale .Stadiumi i Amantias në shek 3 p.e.s. Ky stadium ka forme antike tipike me piste 184.8 m të gjate dhe 12.25 me te gjere dhe ruhet shume mire. Ne njërën ane te stadiumit ka 17 radhe shkallesh dhe ne anën tjetër 8 radhe te ndërtuara me blloqe gurë gëlqeror. Stadiumi i Amantias,ka nevojë për dy faza ndërhyrjesh. Faza e parë:restaurim  i pjesshëm .Faza e dytë:restaurim i plotë. Restaurim i pjesshëm. Të rikonstruktohet pjesa juglindore. 4 Shkallët e fundit të tij janë fundosur. Për të evituar ndalimin e mëtejshëm të kësaj fundosje duke qenë se nuk është ndërhyrë për vite të tëra, kërkohet urgjentisht restaurim i katër shkallëve.

Qëllimi për të shpëtuar një nga veprat më monumentale më të mëdha dhe më të veçantat në Amantia .Stadiumi i Amantias ka nevojë për një restaurim të plotë. Restaurimi duhet të përfshijë:-pjesën kryesore të stadiumit me rreth 12-14 shkallë. Shkallët janë rrëzuar njëra-mbi tjetrën.-Pjesën anësore me rreth 4-6 shkallë,pjesën fundore me 4-5 shkallë,drenazhimin e pistës së stadiumit për heqjen  e ujërave që grumbullohen gjatë stinës së dimrit dhe mos lejimin e fundosjes të shkallëve në anën veriperëndimore të stadiumit.

 Murri rrethues

Restaurimi i murrit rrethues duhet të përfshijë:Plotësimin e këtij murri në pjesën jugperëndimore. Ri-ngritje të murrit rrethues në pjesën veriperëndim. Materiali gjendet në vend  dhe i shpërndarë në zonën pranë murit. Kërkohen financime të mëdha për vetë specifikën e blloqeve të mëdha të gurëve të këtij murri rrethues.

Qëllimi plotësimi i murrit rrethues të qytetit duke dhënë një pamje origjinale të kohës.

E rrezikuar mbetet :Porta e hyrjes juglindore. E restauruar në vitin 1988. Rrezikohet të shembet për shkak të veprimeve atmosferike,dëmtimeve. Harku i kësaj porte kërkon ndërhyrje urgjente. Materiali gjendet pranë vendit. Porta e restauruar fillimisht  ne vitin 1985 me material të gjendur pranë vendit. Ka pësuar dëmtime .Ka rrëzime gurësh në pjesën e brendshme .Ka dhe dëmtime atmosferike. Harku i restauruar në vitin 1988. Rrezikohet të shembet për shkak të veprimeve atmosferike,dëmtimeve .Harku  i kësaj porte kërkon ndërhyrje urgjente. Ka një zhvendosje poshtë  të njërit prej gurëve të harkut .Materiali gjendet pranë vendit. Qëllimi është një nga portat që tregon hyrjen në kalanë e qytetit antik. Restaurime  në nekropolit. Që nga viti 1991 nuk ka pasur masa mbrojtëse për grupin e varrezave. Dëmtimet e tyre kanë sjellë një ndërhyre që duhet të realizohet.

Restaurime tek tempulli dhe kisha vendi: lëmi i Pecit. Pranë këtij vendi gjenden tempulli i Afroditës dhe një kishë. Restaurimi duhet të kryhet edhe për efekt të dëmtimeve që janë kryer pas viteve ’90. Qëllimi mbrojtja e monumenteve dhe rikthimi i tyre në pozicionim fillestar.

Restaurimi i bazilikës paleokristiane. Restaurime duhet të kryhet edhe për efekt të dëmtimeve që janë kryer pas viteve ’90. Ka dëmtime në murre si dhe  në varret që ndodhen brenda saj janë thyer e dëmtuar dërrasat mbyllëse. Qëllimi mbrojtja e monumenteve dhe rikthimi i tyre në pozicionim fillestar.

*Master.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve

*Autori ka drejtuar parkun arkeologjik të Amantia

Filed Under: Kulture Tagged With: dhe restaurime, duhen germime, Gezim Llojdia, qyttei ilir i amantias

Në nderim të jetës e veprës së Nënë Terezës…

September 6, 2013 by dgreca

Aktivitet i shqiptarëve në Uashington DC/

Një grup shqiptarësh  që jetojnë e punojnë në kryeqytetin amerikan, Uashington DC, u mblodhën më 5 Shtator ditën që shënon Festën e  shenjtores shqiptare Nënë  Tereza. Takimi u mbajt në një ambjent festiv. buzë lumit Potomac, afër  kryeqendrës së artit dhe  Kulturës “Xhon Kenedi”, per të  kujtuar e nderuar jetën dhe  veprën e të Bekuarës Nënë Tereza, e cila  gjashtëmbëdhjetë vjet më parë, në këtë ditë, u nda nga jeta tokësore per të hyrë në komunitetin e shenjtorëve përjetësisht.

Shqiptarët e  Uashington DC që komunikojnë dhe organizojnë veprimtari kombëtare  permes listës elektronike  “Albanian Professionals of DC “dhe anëtarë të Degës së federatës pan shqiptare  të Amerikës, “VATRA” në Uashington DC, u mblodhën për një akt bamirësie  në këte ditë të shënuar, por  gjtihashtu edhe për të biseduar e këmbyer mendime  se si mund të organizohen më mirë në të ardhmen si komunitet shqiptaro-amerikan në këte zonë , lidhur me çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me komunitetin shqiptar dhe me shqiptarizmin në përgjithësi.

Një temë natyrisht thelbësore,  ishte  diskutimi për lobim dhe gjetja e informacionit përkatës  si dhe ndërtimi i një strategjie frytdhënëse për të nderuar figurën madhore te nënë Terezes  në Uashington DC në një të ardhme të afërt.

Takimi kaloi bukur, mes miqsh e shokësh e kolegesh, vëllezër e motra te gjakut shqiptar. Në takim morri pjesë edhe diplomatja  shqiptare nga Kozova, Zj. Gjeneza Budima pranë ambasadës së Republikës  së Kosovës në Uashington DC

Të gjithë pjesemarrësit, njoftuar para dy ditësh  permes një e-maili nga dega e Vatrës në DC, me kënaqësi  morrën pjesë dhe  dhuruan ushqime  dhe mjete të perdorimit vetiak për nevojat e të vobektëve e të pastrehëve në zonën ku jeton e punon ky komunitet shqiptarësh. Ushiqmet iu dhuruan organizatës bamirëse  “SHARE” për t’I përdorur sipas nevojave ditore.

Fotot shoqëruese janë për kujtim të takimit  dhe për ilustrim të një aktiviteti mbresëlënës e kuptimplotë.

(Korrespondent  i Diellit)

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Merita McCormack, shqiptaret ne Washington

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5207
  • 5208
  • 5209
  • 5210
  • 5211
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT