• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LDK E AMERIKES: NDJEHEMI TE INDINJUAR ME KRYETARIN E KOMUNES NE KLINE PER ZHVENDOSJEN E NENE TEREZES

August 31, 2013 by dgreca

Reagim nga Deget  e LDKse per New  York dhe  Detroit Lidhur me vendimin e Kryetarit të Komunës së Klinës, z. Sokol Bashota, për zhvëndosjen e shtatorës së Nënë Terezës!/

Deget e LDKse ne  SHBA  si  dhe mbare komuniteti shqiptaro-amerikan  ndihen tejet   indinjuar me   vendimin e Kryetarit te Klines  per  zhvendosjen e shtatores  se Nene  Terezes nga lokacioni  i  gjeretanishem. Nje  akt  i  tille   fyen  dhe  denigron  figuren e madhe  te  Nene  Terezes dhe Komunitetin  tone nga   edhe u realizue  vendosja   e  shtatores aty  ku  edhe  qendroi  gjere  tani. Ky akt, si  dhe veprimet  e  ndërmarrura  ne  vazhdimesi nga qarqe dhe  individe te caktuar ndaj figurave kombëtare si, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Pjetër Bogdani, NënëTereza, Ibrahim Rugova e figura tjera kombetare  që përfaqësojnë historinë  tone te  lavditeshme,   aspiraten dhe  perkatesine tone  europiane. Nënë Tereza  per  ne  shqiptaret tejkalon  perkatesite  fetare, Ajo tani eshte  pjese  e identifikimit  tone  kombetar,  figura  e  Nene  Terezes  është bërë frymëzim për mbarë botën.

Vlen te ceket  thënja e famshme e Presidentit Clinton, se popullin shqiptar e kam njohur e dashur përmes Nënë Terezës, President ky,  si  dhe shume  figura  te  njohura  boterore te   frymëzuar  nga Nene  Tereza e jonë qe u bëne  mbrojtësit  kryesor te  substancës  tone shqiptare në këtë fillim-shekulli të ri!

Prandja, nisur nga e gjithë kjo, por edhe nga qendrimi i shqiptarëve se alternativa jonë e vetme është naltësimi i vlerave tona europiane, i bëjmë thirrje në rend të parë institucioneve shtetore në Kosovë (Presidentës dhe Kryeministrit të Republikës së Kosovës) të pengojnë aktin e zhvendosjës  së shtatorës së Nënë Terezën nga lokacioni ku gjendet tash, në Sheshin e Sajë në qytetin e Klinës!

Apelojme  qe  institucioneve fetare, cilat do qofshin ato te si  dhe  institucionet  politike dhe  shteterore  te  permbahen  nga  perpjekjet  poltroniste dhe kalkulimet politike  qe    figurave tona  kombëtare te  mos u mveshen konotacione qofte  fetare   apo  politike.Shtatoret e  tyre   duhet   te  jene  nder sheshet   dhe  qendrat  me  kryesore  te  qyteteve  tona.

Deget e  LDKse

New  York  dhe  Detroid

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: deget e LDK, NY e Detroit, per Nene Terezes, reagim

Lamtumirë një tjetër nobelisti – Séamus Heaney

August 31, 2013 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço/

Një tjetër zi e goditi botën e kulturës ndërkombëtare dhe pikërisht letërsinë. Jeta e çdo njeriu, për më tepër e poetit është e lidhur me dashurinë për vendlindjen, për atdheun për botën. Në këtë ndërthurrje të këndvështrimeve të tij, rilindja e jetës, e shoqërisë, e kulturës dhe e vetë poezisë, nuk mund të qëndrojnë larg vëmendjes së tij. Nëse në jetë ke një ideal të fuqishëm, që mban në vetvete jo vetëm dëshirën tënde, por të miliona njerëzve, e për më tepër duke iu referuar historisë së Irlandës, nuk mund të tërhiqesh prapa, por duhet të përpiqesh ta realizosh atë. Kjo kërkon që këtij ideali t’I bashkohen edhe shumë të tjerë që ta ndërgjegjësojnë popullin se me një përpjekje të përbashkët, mund të realizohet gjithçka, cilido qoftë kundërshtari ai pengesa e ëndrrave legjitime të një kombi. Nuk ka armë që të mund ta ndalë ëndrrën e një populli për pavarësi, ka vetëm pengesa të cilat, koha e ka treguar gjithmonë, bien sapo përballen me zërin e një populli të tërë. Ta duash vendin tënd, do të thotë që të mos e harrosh të shkuarën e largët, por edhe të afërt, pasi në to do të gjesh ngjarje, njerëz, tradita, përpjekje pa të cilat vetë kombi nuk do të ketë kuptim. Poeti irlandez i mishëronte më së miri të gjitha këto virtyte, prandaj edhe mori vlerësimet e merituara Brenda dhe jashtë vendit. Një poet i vërtetë idealet e tij i lidh pazgjidhmësisht me fatet e atdheut të vet, larg pazareve të ndyta të poltikave ekspansioniste apo shtypëse në emër dominimit. Heaney ndërroi jetë në moshën 74 vjeçare, por ai është poeti i madh irlandez, nobelisti dublinez për vitin 1995 dhe në motivimin e Stokholmit lexojmë këto fjalë: “Për bukurinë lirike dhe thellësinë morale që ekzalton mrekullitë e përditëshme dhe të shkuarën që jeton”.

Lindi në vitin 1939 në Irlandën e Veriut nga një familje katolike dhe është një prej fëmijëve midis 9 vëllezërish. Rininë e kaloi në Belagi dhe pas moshës së fëmijërisë dhe adoleshëncës, në vitin 1957 u regjistrua në Universitetin mbretëror të Belfastit, ku edhe u diplomua në letërsi. Në vitin 1976 u vendos në Dublin ku dha letërsinë angleze deri në vitin 1984 e më pas në Universitetin e Harvardit dhe në vitin 1989 mori katedrën e poezisë në Oksford. Përfaqësuesi më i madh bashkëkohor i rilindjes poetike irlandeze, një prej poetëve të mëdhenj të ‘900, eksponent i madh i kulturës irlandeze. Irlanda e tij shfaqet në lirikën e poetit përmes pejsazheve, kujtimeve të rinisë dhe temave rilindase irlandeze dhe në të gjitha veprat e tij dalin ngjarjet që lidhen me problemin e pavarësisë irlandeze. Poetika e tij është e lidhur me tokën, me jetën poltike të vendit dhe siç e ka shkruar vetë tek poezia “Dukë rrëmuar”, tek kultura, tek pejsazhi dhe mitet irlandeze, “duke përdorur penën ashtu si gjyshi dhe babai shatin”. Duke rrëmuar është titulli i një prej krijimeve të tij më të famshme:

Por unë nuk e kam shatin që t’i ndjek

njerëzit kështu,

Mes gishtit tregues dhe gishtit të madh,

E kam penën e

Me të do të rrëmoj.

Kryevepra e tij konsiderohet padyshim volumi North(Veriu). Volumi i tij i parë është Vdekja e një natyralisti 1966 e më pas u botuan Drita elektrike, Distrikti dhe Cirku, Kapërcime, Duke rrëmuar, Stacioni Island, Vëmendje. Proza të zgjedhura 1968-1976, Poezi të zgjedhura, Një derë në errësirë, T’i shohësh gjërat, North, Qeveria e gjuhës. Prozë e zgjedhur 1978-1987 dhe Zinxhirri njerëzor 2011.

Është irlandezi i tretë që fitoi Nobelin pas Yeats dhe Samuel Beckett. Ka qënë i lidhur shumë me Italinë dhe kulturën italiane. Mori titullin e lartë Qytetar nderi i Mantovës dhe me atë rast foli për pasionin e tij për poezinë italiane dhe për Danten që e konsideron burimin e tij të parë të frymëzimit. “ Fillova të interesohem për të në vitet ’70, kur i kujtova njerëzit e parë të vrarë prej Irës apo nga ushtria britanike, I lashë ata të flisnin përmes poezisë sime. Jam i sigurtë se nuk do ta bëja pa shembullin e Dantes”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Arian Kallco, Lamtumire, Seamus Heaney

SHQIPERIA NUK U KA GJETE AS VARRET TE PUSHKATUREVE NGA DIKTATURA KOMUNISTE

August 31, 2013 by dgreca

Per 23 vite nuk u jane gjetur as varret 4500 te pushkatureve nga diktatura. 2000 varre jane gjetur nga familjaret jo nga shteti!/

TIRANE – Shqiperia duket se perben precedentin nder shtetet ish komuniste. Edhe pse ka numrin me te madh te denuareve sipas numrit te popullsise, ajo nuk ka arritur qe ne 23 vitet e postkomunizmit te kryej detyrimin shteteror ndaj te denuareve dhe te pushkatuareve nga diktatura komuniste.Nuk ka qetësi për viktimat e komunizmit, të cilët për vite e vite me radhë nuk kanë gjetur të drejtën e tyre jo vetëm për dëmshpërblimin, por dhe për gjetjen e të zhdukurve gjatë këtij regjimi të egër që për 45 vite me radhë u sundua me dorë të hekurt nga Enver Hoxha. Kështu, familjarë të të vrarëve nga regjimi komunist kanë përkujtuar dje Ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, mes të cilëve radhiten edhe të afërm të tyre. Ata fajësojnë politikën dhe qeveritë postkomuniste për harresë dhe mungesë vëmendjeje për të gjetur të vrarët e diktaturës, në mënyrë që familjarët e tyre të kenë ku të vendosin një buqetë me lule. “U mbushën 23 vite që s’janë gjetur eshtrat e 4.500 të pushkatuarve pa gjyq nga diktatura dhe sot ata vijojnë të jenë të harruar nga klasa politike. Këta njerëz sfiduan padrejtësinë e terrorit me kurajon e tyre, por kur mbushen 23 vjet nga ndryshimi i sistemit, politika nuk i ka zbardhur këto krime, duke zëvendësuar diktatin e regjimit me harresën”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Mbarëkombëtare të Integrimit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni.Sipas tij, që nga viti 1990 janë gjetur rreth 2.000 të vrarë nga regjimi komunist, por kjo vetëm me iniciativë familjare, pasi shteti shqiptar nuk akordoi asnjëherë fonde për gjetjen e të zhdukurve të pushkatuar nga regjimi komunist për 45 vite me radhë. Madje familjarët e të zhdukurve nga regjimi komunist i Enver Hoxhës kanë kërkuar që dhe ata të cilët kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në dënimin dhe ekzekutimin e tyre, të kontribuojnë për t’i gjetur, pasi do ishte një mënyrë falje për këto viktima.

Filed Under: Featured Tagged With: 4500 varre, te pagjetur, te pushkaturit

DUKE PERKUJTUAR ZEF P. MIRAKAJ ME NJE POEZI TE TIJ

August 30, 2013 by dgreca

Zef P Mirakaj nderroi jete me 27 gusht. Ne kujtim po publikojme poezine qe ai pat shkruar per Kosoven. Poezia “KOSOVES” eshte e shpalosur n’frymezime “Ideale” ne Atdhetari! E shkruejtun me nje dashni t’pastert dhe plot me zell nga Zef P. Mirakaj. Eshte Poezi e forte, origjinale dhe e pa shoqe ne shtjellim te vargut te saje poetik; te cilat jane te rrjedhshem ne Poezi dhe me n’dricime  ngjyrash te argjenta, per rizgjim te Dardanise; me se fundmi, “Kosoves” per LIRI-ne e shume pritun !…./

Gete: “Nuk mund te jesh i drejte, ne qofte se nuk je njerezor”/

KOSOVËS /

ZEF P. MIRAKAJ/

Shumë gjatë, nji shekull, t’munduen

Ty Kosov Dardane!

Europa t’linçuen;

Të bânë kurbane

Kur çuditnisht n’vendim mrrîn:

“…Për hir t’Europës stabilitet

Po sakrifikoj Shqipnín…”!

Por, shih si rrota e historís vërtitet:

Vendimi që Kosovën shkjaut t’ia lâj,

I u kthye në distabilizim të saj.

“shìftari” të quejti,

Ty, shkjau barbar,

Pse n’êmën Tând me t’thirrë nuk mujti;

E dridhte êmni Shqiptar.

Shpresën ndër dhambë shtërngove,

E krahët e zêmrave t’lëndueme

Drejt saj i zgjatove,

Që nji ditë vedin m’e pa t’lumnueme.

Besove, Ti, se n’djepa

Që Nânat Kosovare përkundshin,

Vigaj si n’t’kaluemet epoka

Prej tyne do t’dilshin.

……

Qeshu, e shtrêjta Motër.

T’ka ardhë dita me u gëzue.

Djepat Tu rritën n’at’ votër

Burra që t’bânë me u krenue;

Rritën Boletina, Prishtina, Rugov’,

Polluzha e Perllesha,

Dhe me mija Adem Jashár’,

Që Ty, Motër Kosov’

Me të pshtue prej shkjaut barbar.

Erdh’ dita, Europa për her të par

Prandoi se n’Kosov s’jetojnë “shìftari”

Por nji popull trim, autokton Shqiptar,

E krah T’u bâ me u nda nga barbari.

Eh Kosov! Shkundu pluhnit që t’pat mblue.

Hîn n’vallen që Ora Arbnore âsht tue i prî,

E mbas saj, Amerika dhe Europa rreshtue,

Si n’valle t’Zânave tue i shkue përbrî.

Teri lotët që kurrë s’t’U thanë.

Forcoi zêmrat që shumë t’U vranë.

Mbas nji shekulli n’robni nën shkjé,

Sot po m’duket s’dyti ke lé.

Për hajr t’kjoftë, KOSOV, LIRIA.

Sot, shênd e ver’ âsht krejt SHQIPTARIA.

New York, 17 shkurt, 2008

Filed Under: Featured Tagged With: Kosoves, poezi, Zef P Mirakaj

Obama: Ende nuk kam marrë një vendim përfundimtar, OKB e paaftë për të vepruar

August 30, 2013 by dgreca

Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament. Sipas gjasave, sulmi I pjesshem,  te premten e ardhshme/

Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore, nëse ndërmerren veprime ushtarake.Presidenti Obama tha se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me Sirinë por ekipi i tij po shqyrton një gamë të gjerë alternativash.
Në komentet e bëra të premten pasdite në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Presidenti Obama tha se bota duhet të kishte vepruar deri tani. Shumë njerëz mendojnë se diçka duhet të bëhet por nuk dëshirojnë të veprojnë, tha Presidenti.
Presidenti Obama shtoi ndërkaq se vetëm goditjet ushtarake nuk e zgjidhin problemin.

SHBA- Presidenti Amerikan Barack Obama konfirmoi se SHBA po shqyrton ndërmarrjen e një aksioni të kufizuar ushtarak ndaj Sirisë, por sipas tij ende nuk është marrë asnjë vendim. Deklaratat e shefit të Shtëpisë së Bardhë u bë gjatë një takimi në zyrën e tij me tre udhëheqës të vendeve baltike.
Obama akuzoi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka treguar paaftësi për të vepruar. “e paperceptueshme një botë ku vdesin fëmijë të helmuar” u shpreh Obama.
Presidenti amerikan ka përdorur tone të ashpra teksa theksoi se sulmet kimike në Siri janë një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane dhe gjithë botën.
Obama tha se Shtetet e Bashkuara nuk po shqyrtojnë dërgimin e trupave tokësore. Ai shtoi se ky nuk do të jetë një operacion afatgjatë, nëse ndërmerret një veprim ushtarak.
Kerry: Assad vrau 1 mijë persona, bota do na gjykojë nëse tregohemi ‘të verbër’
Ora 19:00 Shtëpia e Bardhë ende nuk ka një qendrim zyrtar për ndërhyrjen në Siri, ndërkohë që pritet rezultati i hetimeve të ekspertëve të OKB-së për të ndezur dritën jeshile për një goditje ndëshkuese kundër Presidentit Bashar Asad.
Sekretari i Shtetit amerikan, John Kerry është shprehur se gjatë sulmit të fundit në Siri janë përdor armë kimike dhe akuzon presidentin Bashar al-Assad për shkatërrimin e dëshmive. Në një deklaratë për shtyp nga Shtëpia e Bardhë, Kerry paralajmëroi se armë tkimike që janë përdorur në Siri mund të përdoren në mbarë botën, ndaj duhet reagim.
“Në dimë dicka, por nuk mund të flasim publikisht. Ne dimë se regjimi i Assadit ka shumë armë kimike. Ne e dimë se regjimi i Assad i ka përdorur armët kime dhe i ka përdorur kundër njerëzve të vet. E dimë që regjimi i Assad ishte i vendosur për të shkatërruar vendet ku ndodheshin kundërshtarët e tij. Ne dimë që kanë pasur instruksione specifike. Ne i dimë ku i kanë nisur këto sulme kimike. Ne kemi parë me sytë tanë me raportimet nga e gjithë bota. Kemi parë viktimat e dëmtuara, të gjitha pasojat që ata kanë pasur nga sulmi kimik. Dhe kanë qenë sirianët që e kanë raportuar diçka të tillë. Ne e dije se nuk kanë raportuar mjekët. Ne kemi parë viktimat e shtrirë në barrela. Kemi parë fëmijë të shumtë të dëmtuar dhe të vdekur nga regjimi i Assad. SHBA tashmë e dinë që deri më tani janë vrarë 1 429 persona ndër ta 426 fëmijë. Edhe mjekët kanë mbetur të lënduar. Ne dimë se këto armë kimike i ka përdorur regjimi i Assad. Ne dimë se cfarë bënë më pas. Unë personalisht kam marrë ministrin e Jashtëm të Sirisë dhe i kam thënë se nuk keni cfarë të fshihni dhe ti jepnin ekspertëve të OKB të hetonin, por ato u përpoqën të shkatërrojnë provat”, u shpreh Kerry.
Nuk ka një vendim për ndërhyrje ushtarake, përderisa nuk ka një përgjigjie nga hetimet e ekspertëve të OKB-së në Siri, tha Kerry teksa nënvizoi nëse nuk merret një vendim urgjent për reagim cështja do të ketë pasoja në historinë botërore. SHBA nuk janë vetëm tha Kerry.
“Pyetja që shtrohet është se cfarë do bëjmë ne dhe si do e zgjidhim një situatë kaq të vështirë. Cështja të tilla kanë pasoja të mëdha për historinë botërore. Bota civile ka rënë dakord për mospërdorimin në mënyrë kategorike të armëve kimike. I gjithë komuniteti ndërkombëtar po përpiqet të zhduken dhe mos të përdoren armët kime. Kjo ka rëndësi për sigurinë tonë dhe fqinjët tanë. Ky është krim ndaj njerëzimit. SHBA nuk janë vetëm dhe shumë miq tanë janë gati të luftojnë vetëm, ta dënojmë regjimin e Assad.Tani dimë shumë, pyetja është se cfarë do bëjmë. Presidenti Obama kanë besim tek kombet e Bashkuara dhe hetimi i tyre. OKB do të tregojë cfarë është bërë. Me lejoni të tregohem i qartë. SHBA kërkon paqe. Ne do gjykohemi nga bota nëse nuk do e shqyrtojmë këtë cështje dhe do te tregohemi të verbër. Gjithashtu kemi një president që bën atë që bën atë cka thotë se do bëjë”, theksoi Kerry.
Ngjarja e rëndë në Siri e cila ndodhi më 21 gusht, ku mbetën të vrarë qindra njerëz, ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mendojnë për një ndërhyrje ushtarake kundër Sirisë. Presidenti sirian Assad i mohon të gjitha akuzat për sulmin me armë kimike.Francezet te vendosur, britaniket votojne kunder ne Parlament.Sipas gjasave, sulmi te premten e ardhshme

 

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5223
  • 5224
  • 5225
  • 5226
  • 5227
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT