In Albania, a “sworn virgin” is a biological female who has chosen to take on the social identity of a man for life. It’s a tradition dating back hundreds of years that still exists in the Albanian Alps, as well as to a lesser extent in other parts of the Western Balkans. The practice developed from the Kanun, an archaic patriarchal set of laws that began to be used mostly in northern Kosovo and Albania in the 15th century. This ancient codex states that women are the property of their husbands, which strips them of some basic rights and freedoms, such as being able to vote in local elections, conduct business, earn money, smoke, wear a watch, or even swear out loud.
By taking an irrevocable oath to live as a sworn virgin (“burnesha” in Albanian) in front of village or tribal elders, a woman can be elevated to the status of a man, thereby becoming entitled to all the rights and privileges of the male population. Besides taking a vow of lifelong celibacy, Burnesha women usually don the trappings of masculinity to underline their transition from male to female — cutting their hair, wearing male clothing, and sometimes even changing their names. They often adopt male mannerisms and gestures so thoroughly that they became second nature.
There are various reasons why these women would turn their backs on their birth gender. Some young women took the decision to avoid being forced into an arranged marriage, often with a much older man. In other instances, it was the only way in which a woman could inherit her family’s wealth. This was particularly important in a society where blood feuds have frequently resulted in the deaths of many men, which can leave families at risk of losing all their assets with no male heir to inherit them. Some have said they became sworn virgins simply because they felt more male than female.
American photographer Jill Peters has traveled to northern Albania to meet and photograph some of these women who have spent most of their lives living as men. As modernity slowly creeps into Albania’s remote rural regions, the tradition of sworn virgins appears to be in terminal decline. It is estimated that there are only a few dozen aging burnesha left in the country. Consequently, Peters’ photos may well provide a valuable record of a cultural phenomenon that could soon become a thing of the past. Her “Sworn Virgins Of Albania” is an ongoing project and she is also working on a documentary film about this topic.
PRAG SULMI NE SIRI?
Ban Ki MUN: Ekspertët e OKB-së largohen të shtunën nga Siria/
Ekipi i hetuesve të OKB-së për armët kimike që po mundohen të verifikojnë nëse forcat qeveritare në Siri kanë përdorur apo jo armë kimike do të largohen nga ky shtet, të shtunën.
Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, të enjtën.
“Ata do të vazhdojnë aktivitetet e tyre të hetimit deri nesër, pra të premtën dhe nga Siria do të largohen mëngjesin e së shtunës dhe mua do të më raportojnë menjëherë pasi të dalin nga Siria”, ju ka thënë Ban gazetarëve.
Ekspertët e OKB-së prap në zonën e “sulmit me armë kimike”
Një ekip iu ekspertëve të armëve të OKB-së është larguar nga hotel ii tyre në Damask dhe është nisur drejt vendit ku dyshohet që forcat qeveritare siriane kanë përdorur armë kimike, raporton Reuters.
Kjo është dita e tretë që ekipi i ekspertëve të OKB-së do e vizitojë vendin ku i kanë kthyer sytë e gjitha bota në pritje të verifikimit të sulmit që shumë shtete perëndimore janë të bindur se ka ndodhur.
Aktivistët dhe mjekët në zonën e kontrolluar nga rebelët kanë thënë se gjashtë veturat e konvojit të OKB-së pritet ta vizitojnë vendin e sulmit në periferinë lindore Ghouta të kryeqytetit sirian, Damask.
Obama: Ende nuk është vendosur për sulm ndaj Sirisë
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se shteti i tij “konkludon” se qeveria siriane ka realizuar një sulm të madh me armë kimike kundër civilëve, javën e kaluar.
Duke folur në një televizion amerikan të mërkurën, Obama ka thënë se ai ende është duke e vlerësuar opcionin e një sulmi të mundshëm ushtarak për të dënuar Sirinë, për sulmin e 21 gushtit në periferinë e Damaskut që aktivistët thonë se ka vrarë qindra persona.
Megjithatë, Obama është zotuar se çfarëdo reagimi amerikan do të dërgojë një “sinjal të fuqishëm” te presidenti sirian, Bashar al Assad.
Të mërkurën, pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit nuk kanë arritur marrëveshje për një draft rezolutë të hartuar nga britanikët që kërkonte autorizim për përdorim të forcës.
Rusia, ashtu siç pritej, e ka kundërshtuar intervenimin ndërkombëtar.
Të njejtën ditë, presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti iranian, Hassan Rohani kanë thënë se diplomacia është mënyra më e mirë për të zgjidhur krizën.Rusia thotë është papjekuri diskutimi për intervenim në SiriNjë zyrtar i lartë rus ka thënë se thirrjet për intervenim ushtarak në Siri janë “një sfidë e fshehur” e statutit të OKB-së.
Ministria e jashtme ruse ka njoftuar se zëvendësministri i jashtëm, Gennady Gatilov ja ka thënë këtë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun gjatë qëndrimit të këtij të fundit në Hagë, të mërkurën.
Rusia ka thënë se është papjekuri nëse diskutohet përgjigja ndaj sulmi që dyshohet se është bërë me armë kimike në Siri para se inspektorët e OKB-së të përfundojnë hetimin e tyre.
Presidenti amerikan, Barack Obama ka thënë se SHBA-të janë të e dijnë me siguri që qeveria siriane ka përdorur amë kimike gjatë një sulmi që është kryer më 21 gusht në periferi të Damaskut.
Sidoqoftë, Obama ka thënë se ende nuk ka vendosur për sulm ushtarak kundër regjimit të Bashar al Assad.
Gjatë ditës, parlamenti britanik pritet të diskutojë çështjen e intervenimit ushtarak në Siri.
KOSOVE- Sfidat e “rrezikshme” para zgjedhjeve të nëntorit
Fakti që në Bruksel nuk është arritur marrëveshje për çështjen e pamjes së fletëvotimeve për zgjedhjet vendore të tre nëntorit, ka bërë që në Kosovë të nisin diskutimet nëse zgjedhjet janë të rrezikuara.
Shqetësimin e parë e ka ngritur kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke thënë se “Kosova është në një gjendje jo të favorshme”, pasi që sipas tij ky proces ka implikime të mëdha politike.
“Ndjeshmëria është e lartë dhe politike. Ne e dimë se vendimi është i KQZ-së, por prapë është politike. Meqenëse është një situatë e tillë ndoshta duhet të jemi sa më të kujdesshëm. Po bëhet fjalë për integrimin e veriut dhe për disa ‘gëlltitje’ që po duhet t’i gëlltisim disa gjëra që të mund të ndodh integrimi“.
“Por, nuk duhet të nxitojmë të biem shumë ulët në shumë hapa. Për atë, sikur se e shihni, nuk është arritur ndoshta deri të një marrëveshje tash. Shpresojmë që ta gjejmë një formë për t’i mbajtur zgjedhjet”, deklaroi Haradinaj në komunën e Shtërpcës, derisa ka prezantuar kandidatin e AAK-së për kryetar komune.
Në pyetjet e gazetarëve se çfarë qëndrimi do të ketë AAK-ja, nëse nga fletëvotimet hiqen simbolet sheqerore, Haradinaj pranoi se nuk është i sigurt në qëndrimet e tij.
“Nuk jam i sigurt në qëndrimin tim dhe tonin për shkak se jemi në mes të një dileme se a duam t’i ndalim zgjedhjet, mos t’i mbajmë, apo duam t’i mbajmë në veri. Ata po e dinë se ne kemi interes t’i mbajmë zgjedhjet dhe po vendosin vazhdimisht pengesa, ndoshta edhe me idenë që ne mos t’i mbajmë zgjedhjet në veri për shkak se në fund do të fitojmë nëse i mbajmë zgjedhjet në veri, Kosova fiton“.
“Pra kohë pas kohe po na vijnë pengesa si kjo e tashmja. Pra është në interesin e Kosovës të gjenden mënyra për t’u mbajtur zgjedhjet në veri”, u shpreh Haradinaj.
Kurse, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, konsiderojnë se pavarësisht që e thonë të kundërtën, kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Ivica Daçiq janë duke arritur marrëveshje lidhur me temat të cilat janë duke i diskutuar në Bruksel.
Analisti politik Behlul Beqaj thotë se kjo ndodh për faktin se të dyja qeveritë e të dyja vendeve, nuk duan që të ketë reagime lidhur me marrëveshjet e arritura.
“Deklarimet publike objektivisht vërtetojnë të kundërtën ngase pavarësisht se nuk pranohet se është arritur ndonjë rezultat, ndoshta çështja e konkretizimit të marrëveshjes po kryhet pa e ditur audienca e gjerë“.
“Në ketë kuptim kur është në pyetje vazhdimi i dialogut mendoj se duhet të jemi shumë kureshtarë në analizën e atyre gjërave të cilat nuk thuhen, e objektivisht po kryhen. Ngase kemi reagimet e opozitës në Serbi, sikurse se kemi dhe pakënaqësitë e subjekteve në Kosovës për gjëra të cilat po veprohet e të cilat objektivisht nuk kanë qenë subjekt i bisedave”, tha Beqaj për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Shpend Kursani nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave – KIPRED, mendon ngjashëm duke deklaruar se Kosova dhe Serbia tashmë për shumë çështje janë dakorduar.
Sipas Kursanit të dy kryeministrat me takimet e tyre po duan të tregojnë se sa të vështira janë bisedimet Kosovë- Serbi.
“Unë mendoj se zgjedhjen, në këtë rast për energjetiken dhe telekomin, korniza për to vetëm është e ditur për kryeministrat dhe janë marrë vesh dhe vetëm po ngecin, kinse te disa detaje”, tha Kursani për Radion Evropa e Lirë.
Kursani po ashtu tha se me lëshimet që Kosova është duke i bërë karshi Serbisë, duke filluar nga ajo për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, sipas tij, është hapur rrugë për atë shtet që të ketë kërkesa nga më të ndryshmet, edhe për çështje të brendshme në Kosovë.
“Meqenëse tanimë i është hapur rruga Serbisë që të ndikojë edhe në detajet më të vogla të vendimmarrjes brenda në Kosovë, atëherë jo vetëm këto zgjedhje, por duket se edhe shumë çështje të tjera të brendshme të Kosovës do të varen nga kushtëzimet që Serbia do t’ia bëjë kësaj qeverie”, tha Kursani.
Ndryshe, Florjan Dushi anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i ka thënë Radios Evropa e Lirë se afati i fundit për caktimin e dizajnit të fletëvotimit në tërësi është data 25 shtatori.(kortezi:Anton Konushevci)
BERISHA:STAFI POLITIK, DOREZIMI I DETYRES DERI ME 31 GUSHT!
Ky eshte urdheri brendshem qe ka leshuar kryeministri Berisha per stafin politik. Ai i ka kerkuar stafit politik që deri në datën 31 gusht të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë. Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se z.Berisha para pak ditësh ka thirrur në zyrën e tij shefen e protokollit, Nadia Qesja, së cilët i ka kërkuar që t’ia përcjellë urdhrin të gjithë stafit politik.
Këtu bëjnë pjesë këshilltarët dhe drejtorët, të cilët në bazë të urdhërit duhet që deri në datën 31 gusht të lirojnë zyrtar e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.
Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë. Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhëri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.
Pavarësisht se z.Berisha herë pas here e ka cilësuar z.Edi Rama dhe stafin e tij si të paaftë dhe i rrethuar nga injorantë, vetë kryeministri ka vendosur që gjithçka t’ia lërë gati mbi tryezë pasardhësit. Madje, edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë ironizoi me paaftësinë e qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama. Kryeministri Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij që gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën.
“Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorant. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/ orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Problemi më i madh janë financat. Unë u them shqiptarëve me sinqeritetin, por dhe me vendosmërinë më të madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga defektet dhe të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në të gjithë arritjet e këtij vendi. Ka mbledhur 9,2 miliardë dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftuar informalitetin dhe pa një disiplinë fiskale. Këta që vijnë kanë ndërmend të mbushin arkat e tyre dhe të zbrazin arkën e publikut. Akti i dytë; paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recension dhe ky është oguri më i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.
Zëri i qytetarisë gjakovare
Ky shkrimi i kushtohet shpirtbardhësisë së familjeve Rizvanolli dhe Kusari që e mundësuan ndërtimin e Shkollës fillore ”Këlmend Rizvanolli ” në Gjakovë, me pasurinë e familjes se shuar të Fatmir,Fakete dhe Këlmend Rizvanollit/
Nga Fahri XHARRA/
”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.
Përbrenda nesh, aq sa po na shohin sytë tonë, mbretëron një errësirë. Si jetohet vetëm me errësirën? Përbrenda errësirë, përjashta nesh errësirë, në jetë errësirë, në fjalë errësirë? Lehtë e kemi , po duam që ashtu siçna ka lindur nëna, të jetojmë e të vdesim shqiptar, njeri! Të dalim nga vetvetja e jonë e errësirës, të ecim, marshojmë, nxitojmë, sakrifikojmë , punojmë, guxojmë..Të ngisim kokën lart. T´i shtrëngojmë grushtet. Të hapim zemrën. T´mos harrojmë çdo mëngjes të pijmë nga një gotë dashuri! Në mos për asgjë tjetër,të besojmë, dashuria na i hapë portat e fatit, të besimit, të vullneteve, të shpresës…(R.Greicevci)
:”Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra”.thot libri . Secili njeri e ka hijen e vet. Edhe një fije kashte e ka hijen e vet. Por, halli tjetër na ka pllakosur neve: Hija e jonë, fjala dhe morali ynë, puna dhe synimi ynë, shpesh nuk shëmbëllen në veten tonë. Na vërtet po nxitojmë, po na ngutet diçka në jetë, po shihet,deri me sot kemi kaluar shumë shtigje, por, mjerisht nuk nuk po e dijmë cakun për ku jemi nisur. Dhe, neve, o shpëtimtar mëkatar tëkombit, shpeshnaka rënë të këndojmë nëpër terr, të ecim nëpër terr të flasim nëpër terr, e besa edhe të punojmë do “punë” nëpër terr. O boll ma se u bëmë horr, duke kërkuar veten tonë, identitetin, dashurinë, pasurinë, kolltukun nëpër hijet e vetvetes sonë.
Mjerë na që s’po i përngjajmë hijes sonë !
Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar- thoshte J.J.Rousseau.
E fituam lirinë , por e fituam lirinë pa virtyt e në mungesë të virtytit mbetem pa qytetari.
Qytetaria është shkalla më e lartë e moralit, më e vlefshmja prej tyre dhe që më së shumti sjell dobi. Ajo është veçori që e dallon njeriun nga shtazët. Kush nuk ka qytetari, tek ai nuk gjendet ndonjë veçori e njeriut përveç mishit dhe gjakut, ngase ky njeri, vetëm me këtë pamje të jashtme të njerëzimit, është i humbur dhe i zhveshur nga koka e mirësive dhe e moralit.
Mendjemadhesia (lakmia) nuk ndjen kenaqësi në pervetësimin e dickaje, por në përvetësimin më shumë të shumëdickaje ne krahasim me nje person tjeter. Ne themi që njerëzit janë mendjemëdhenj (lakmitar) kur janë te pasur ,ose të zgjuar, ose të pashëm por nuk është kështu. Lakmia është kënaqesia e të qenit mbi të gjithë të tjerët – pa marrë parasyshë mjetet ,mënyrën dhe rrugën.. Kur gara mbaron, lakmia ulet gjithashtu. Por ,gara nuk mbaron kurrë !
Mospasja e lakmisë është argument për besnikëri, besnikëria është argument për falënderimin, falënderimi është argument për përmendjen e qytetarisë , përmendja e qytetarisëështë argument për shtimin e mirësive,
Në kohërat mitike, individualiteti njerëzor nuk ka egzistuar sepse nuk kishte kulturë-gjuhë , aftësi dhe atribute tjera që e dallojnë nga njeriu i sotit. Se cka donte Prometheu nuk ishin individët njerëzor apo grupet e individëve por njerëzishmëria(humaniteti) si një potencial njerëzor – ajo që protonjerëzit e arrijnë me ”zjarr” dhe ”shpresë të verbuar”.
“Fytyra e mbrojtur me krenari është sikurse margaritari i mbrojtur në guacën e vet”.- më tha dikush, por ”A-huuu! Ditë s’je! Natë s’je! Diell s’je! As vetvetja jote s’je, o mëkatar. (R.Greicevci)”
Grykësia nuk është kategori ekonomike , nuk është normë e kodit etik që përfaqëson një individ grup apo krah politik .Ajo vjen e shfaqet nga njerëz injorantë e të pa kulturë , pa vizion dhe pa virtytete qytetarie .. Me çdo kusht pasurimi . Pa regulla , te pa ndalshëm , perfshi krimin .! Ka shumë thënje per grykësinë edhe në dashuri, por edhe ajo sjellë aliena.
Është lakmia- dëshira për të qenë më i pasur se një person tjetër, dhe edhe më shumë, deshira për të qenë në pushtet. Sepse fuqi/pushtet është ajo që i pelqen mendjemadhësisë: s’ka gjë tjetër që e bën njeriun te ndihet superior dhe dëshira për ti levizur te tjerët si lodra . Sa me shume lakmitar dhe grykës të jetë një person është aq më shumë e urren lakminë dhe grykësinë tek te tjerët.
Por llojllojshmëria është një pasuri natyrore falë së cilës ne ecim , ballafaqohemi ,dallohemi ,përmbarohemi dhe pastaj lindë virtyti , lindë qytetari ,lindë qytetaria.
Shpirtbardhësia është pasuri vetjake për të bër mirë për të ndarë të mirën me të tjerët, për dashurinë ndaj njerëzishmërisë. Njerëzit që bëjnë diçka të mirë për të tjerët quhen shpirtbardhë. Shpirtbardhësia është veti , është virtytë i njerëzve të ndryshëm ” që nga padogogu Basedow , Nënë Tereza e deri te Bill Gatesi.”Shpirtbardhësia e vën qenjen e njeriut dhe veprimet e tij në qendër të të gjitha virtyteve qytetare.
´Në një Kosovë të molepsur nga individualizmi , shpirtbardhi apo shpirtbardhët i përgjigjen pyetjes se si funkcionon kjo dëshirë për t´i ndihmuar të tjerët.Shpirtbardhësia shprehet me vlera dhe në kuptim më të gjerë përkufizohet si tendencë e vazhdueshme për të bër mirë (rasti i Gjakovës). ”Shpirt bardhësia është virtyt i shprehive të edukuara që burojnë nga dashuria për njeriun.” thonë librat e shenjt. ”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.
( Shkrimi i kushtohet shpirtbardhësisë së familjeve Rizvanolli dhe Kusari që e mundësuan ndërtimin e Shkollës fillore ”Këlmend Rizvanolli ” në Gjakovë, me pasurinë e familjes se shuar të Fatmir,Fakete dhe Këlmend Rizvanollit)