• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TRINIA E POST-BLLOKUT

April 1, 2013 by dgreca

SHKRUAN: VISAR ZHITI/

Instalacioni “Post-Bllok”, i porsavendosur në lulishten ndanë ngrehinës, ku dikur ishte Komiteti Qendror i PPSH, që sundonte gjithë jetën e vendin, është një risi në kryeqytet, i ideuar mjeshtërisht nga dy intelektualë artistë, Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi. Pikërisht nën dritaret e zyrës së diktatorit Enver Hoxha, ai bëhet më domethënës, megjithëse instalacioni në vetvete është i përkryer, me një thjeshtësi zhveshëse, në harmoni me mjedisin, estetikisht i denjë, që i ka dhënë kuptim më të thellë rrugës, dua të them metaforës së ecjes.
Janë tri objekte bashkë:
1- një bunker në avangardë, i ngulur nga dikur, për të ruajtur Bllokun e sundimtarëve nga sulmet eventuale të jashtme dhe të brendshme, duke vrarë këdo që mund të avitej andej.
2- I prapsur, në të majtë të tij, ngrihen disa trarë rrëqethës, autentikë nga minierat e burgut famëkeq të Spaçit.
3- Dhe simetrikisht në të djathtë lartësohet një copëz e zhvoshkur nga Muri i Berlinit.
Materia e tri objekteve është e njëjtë, betoni mizor, por e përbashkëta e tyre nuk qëndron te kjo, madje kjo është më e parëndësishmja. I bashkon një tragjizëm tjetër, një absurd vrastar, që tashmë i përkasin historisë. Prandaj dhe meditimi vjen natyrshëm. “Post-Bllok”, emër që na kujton se këtu dikur ishte e ndaluar të futeshe, kishte një postbllok-cereber, urdhër ushtarak, ndërkaq me gjuhën e një urdhri tjetër, atij të artit, do të thotë se kemi të bëjmë me kohën “post”, pas “Bllokut” komunist, kur ky vend nuk është më i tillë.

1- BUNKERI
Bunkerët –
si koka të qethura ushtarësh.
Sy guri,
gojë guri.
Fërgëllonin peizazhet…

Teksa shikoja instalacionin, mërmërita këto vargje, që i kisha shkruar dikur, student, nën diktaturë, kur botoheshin shumë vjersha për bunkerët, atentatorët, kufirin, telat me gjemba, ushtarët me automatik, diktatorin etj. Madje ato vargje i kisha çuar dhe për botim, duke shpresuar se nuk do të më keqkuptonin, se fjalët “tremben” apo “llahtarisen” peizazhet e kisha zëvendësuar me “fërgëllojnë”, si më poetike. Shqipëria ishte e mbushur me bunkerë, kudo e gjithandej, maleve, fushave, bregut të detit, ndanë udhëve, para pallateve, madje dhe brenda tyre si ai në Lushnjë, në MAPO-n e qytetit, përballë sheshit, që ta korrte me mitraloz. Do të luftonim me botën, po të na sulmonte. Specialistët thonë se bunkerët strategjikisht janë të pavlefshëm, nuk zgjidhnin dot asnjë betejë. Për çështje të tilla ka pasur dhe dënime me burg. Unë mendoj se bunkerët u ngritën për të prapsur e asgjësuar ndonjë lëvizje popullore, rebelim a kryengritje, pra i ndërtoi me urdhër populli kundër vetes. Si ai para Bllokut të sundimtarëve komunistë. Një lungë betoni e tokës. Kushtonin shumë, vetëm njëri sa një apartament i atëhershëm. Dhe ishin të shpërndarë mbi 60 000, pra 3-4 shqiptarëve u takonte një bunker, kur familje të tëra s’kishin strehim normal, jetonin ngushtë, dy-tri kurora në një shtëpi, kur ndodhte që dhomën e gjumit e ndanin me një çarçaf. Një harxhim i rëndë, sfilitje e ekonomisë së vendit. E gjithë kjo, nga shkaku i atij Blloku.
Bunkeri u bë simbol i Shqipërisë së mbyllur, i izolimit, i rrethimit, i gjendjes së përhershme të alarmit, i armikut që nuk vinte kurrë.
Në instalacionin e tanishëm bunkerit real i është bërë një ndërhyrje artistike, pa i prishur asgjë, është qarkuar me xham, i është bërë transparenca, si të thuash, dhe mund të hyhet brenda brenda në të. Jo si ushtar, por si vizitor. Nga i vërtetë, bunkeri është shndërruar në të pavërtetë, por më i vërtetë tani.

2- NË GALERI

E tmerrshme si gojë e kuçedrës
është hyrja e zezë e galerisë.
Andej punojmë, në bark të vdekjes,
ne, të burgosurit politikë.

Natë kemi tepër, por s’kemi yje,
as qiell fare përsipër s’kemi.
Veç kërcënueshëm na rrinë mbi krye
idiotë prej shkëmbi dhe prej shteti.

Vagonët shtyjmë plot bakër vuajtjesh
në të gjithë rrathët e skëterrës.
Dritë e kandilit rënkon si lutje
mbi kufomën e shqyer të jetës.

Mushkëritë e ditëve na u mbushën
me helme minash, pluhur martelesh.
Dhe zgjaten shinat si tyta pushkësh
nga zgavrat e kafkës xhelate të vdekjes.

Dhe gurët thyejmë me varé
në shembje furnelesh dhe epokash.
Ah, fati theu brenda te ne
statueta dashurish, guxim kolonash.

Nën tokë jemi, ku janë të vdekurit.
Skelete britmash me lecka hijesh.
Goja e galerisë në malin e shekullit
ha mish atdheu, kocka diejsh.

Ndoshta në ata trarë betoni të sjellë nga Spaçi, sipër tyre, ku dikur rëndonte shkëmbi i minierës, në ndonjë zgavër guri midis mund të ketë qenë e fshehur ndonjë poezi, ja si kjo, që e nxora nga libri im “Hedh një kafkë te këmbët tuaja”.
Trarët e betontë tani më duken si skeleti i brinjëve të një qenieje të cofur. Ne u thoshim trupa galerie, ishin prej betoni, po dhe prej druri, që shërbenin për të veshur minierën nga brenda, rrugët e nëndheshme, frontet e punës, ato guva shkëmbore gjithë rreziqe, që të mos binte shkëmbi a mali e të zinte nënvete gjithçka, siç edhe ndodhte. Kjo bëhet për të mbrojtur jetët e atyre që punojnë nëntokë dhe për të mbrojtur punën. Ndryshe nuk vazhdohet dot. Por jetët e të burgosurve nuk kishin ndonjë vlerë në diktaturë, s’ishin jetë njerëzore, por armiqsh që duheshin mbajtur gjallë për t’i shfrytëzuar si skllevër, si kafshët a mjetet e punës.

3 – NJË COPË NGA MURI I BERLINIT

Urrej të ndjek si dhe të prij.
Fridrih Niçe

Mos harro
të më sjellësh një copë të vogël guri
nga Muri i shembur i Berlinit, miku im i huaj!

Kur ta mbaj në duar, e di, do të dridhen
kufijtë e përgjakur, burgjet, selitë e tiranëve
do të ndiejnë gërryerje dhe
do të duan të bien si në një mallkim.
Gurët në veshka do t’i shkaktojnë kriza të tjera shtetit.
Do të ndihen keq piramidat, do të lëvizë shkretëtira
valë-valë e zemërimit,
Muri i vjetër Kinez –
si një rresht pleqsh të lagur në azilin e historisë.
Oh, sa frikë kanë tani nga ky gur i pakët, i dhuruar,
që unë e kam lënë mbi tryezën e punës. E prek
si një plagë të përtharë dhe
menjëherë lëvizin të vrarët nën dhé, ata që deshën
të kapërcejnë muret,
telat me gjemba,
vdekjen…
Dhe gurët e varreve pendohen.

– Po nga ç’planet është marrë, pse e ruan këtë gur? –
do të më pyesë ndoshta ndonjë nga fëmijët. Dhe
unë do të them: është gur i historisë, nga një perandori e rënë…

Kisha kërkuar dikur një copëz të vogël, një guriçkë nga Muri i shembur i Berlinit, nuk e dija atëherë që ai ishte me pllaka betoni, parafabrikate si të pallateve që ndërtonim me punë vullnetare në diktaturë, ndërsa miku im gjerman më kishte kërkuar një copëz nga shtatorja e rrëzuar e Enver Hoxhës, një zhallatë nga bronzi i tij a nga mermeri i piedestalit. Shkëmbime në natyrë.
Dhe poezinë e mësipërme e futa në librin tim “Mbjellja e vetëtimave”, që u botua në Shkup nja 15 vjet më parë. Dhe atje ka ende Mur Berlini. Ndërkaq, në Tiranë nga ai Mur na erdhi për të gjithë një masiv i tërë. Për kujtesën kolektive.
Kur rri përballë tij, të kap një emocion i çuditshëm. Ka ardhur nga Gjermania. Me avion, me kamion? Apo e mbartën mbi shpinë, ashtu siç mbanim trupat e galerisë, sepse ai mur ka rënduar mbi supet e njerëzimit. Ndau një kryeqytet në mes, një atdhe. Dhe ne e kuptojmë shumë mirë se me mure të tilla jemi capërluar. Ndau Europën në dy sisteme. Ai vazhdonte i padukshëm dhe brenda çdo njeriu në Shqipëri. Na ndau me të tjerët me luftë klase dhe secilin e ndau nga vetja, nga dëshirat e tij, nga ëndrrat.
Mijëra ishin ata që kishin ëndërruar ta kapërcenin, që u rrekën ta kalojnë, që i grinin plumbat me duart mbi të si dy gjethe vdekjeje.
Nga ana këtej ajo copëz muri është e mbushur me vizatime, janë sprucuar ngjyra të ndryshme, shkronja, sy, e zeza, e kuqja, e verdha, abstraksione, ashtu siç i mbushin muret të rinjtë sot kur shkruajnë “I love you”. Sigurisht pjesa e pikturuar e Murit i takonte Perëndimit, nga andej qytetarët perëndimorë mund t’i afroheshin Murit, ta preknin, të bënin ç’të donin, por jo ta shembnin. Ishte shpejt.
Kurse faqja tjetër, ana e pasme në instalacionin tonë, i përkiste Lindjes, se është e shkretë si verbëria, pllakë gri betoni si ato që u vënë sipër arkivoleve para se të hedhin dheun. Nga pjesa lindore nuk mund të afrohej askush, se e grinte automatiku sovjetik. Ende ruhen në një rrugë pranë Murit në Berlin thasët me çimento të post-bllokut, të vendstrehimit ku vëzhgonte ushtari i kuq e sipër valëvitet ende flamuri me drapër e çekan, i leckosur tashmë nga shirat e erërat dimërore e dielli i verës.
* * *
Objektet e trinisë, duke mos pasur në zanafillën e tyre asnjë lidhje me artin, madje duke qenë kundër artit hapur dhe armiqësisht, të bëra bashkë sot nga dy intelektualë artistë, nga Fatos Lubonja dhe Ardian Isufi, kanë marrë një vlerë të pazakontë, janë bërë art. Nuk kanë agresivitet, duken të pafajshme. Sikur i kanë shtuar kryeqytetit mençuri më shumë.
Bunkeri ngjan sikur kërkon të thotë diçka me gojën e gurtë: ruajuni nga e kaluara juaj, që ndonjëherë pret dhe në të ardhmen.
Trarët e Spaçit, që të fanepsin hyrjen për në ferr, por pa ferr pranë, se është zhbërë, sikur na kumtojnë që e keqja megjithatë pret dhe e padukshme. Që të mos ribëhet, na duhet dhe kujtesa, temjani i saj për të trembur djallin. Ja, pllaka e Murit të Berlinit si luspë e një kafshe të egër, kthetrat, dhëmbët e së cilës nuk të futin më frikën, madje janë bërë ornamente të mjedisit. Por trinia duket sikur thotë: ruajuni. Është në dorën tuaj…

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Trinia e Bost-Bllokut, Visar Zhiti

MAZHORANCA VOTOI DEKRETET E PRESIDENTIT NISHANI

April 1, 2013 by dgreca

Mazhoranca miraton me vullnet unanim dekretet e Presidentit Nishani. Kandidatura e Xhezair Zaganjorit për anëtar të Gjykatës së Lartë u votua me 76 vota “pro”, ndërsa Gani Dizdari dhe Besnik Imeraj te Gjykata Kushtetuese u votuan përkatësisht me 73 vota dhe 76 vota “pro”/

— Kuvendi i Shqipërisë në seancën e sotme plenare, ka votuar për tre dekretet e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani. Në votimin e parë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë.

Votimi i Xhezair Zaganjorit është bërë me 76 vota pro, 1 votë kundër dhe 31 abstenim. Kundër Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës së lartë, ka votuar vetëm deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe. Në votimin e dytë është miratuar dekreti i presidentit për emërimin e Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Votimi i Gani Dizdarit është bërë me 73 vota “pro”, 2 vota kundër dhe 30 abstenim. Kundër Gani Dizdarit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese, kanë votuar deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku dhe deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Ndërkaq, gjyqtari Besnik Imeraj për te Gjykata Kushtetuese u votua me 76 vota “pro”.(Kortezi Gazeta 55)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: dekretet e presidentit, Kuvendi, votoi

Forcohen zërat për marrëveshje PS-LSI

April 1, 2013 by dgreca

Burime të të dy krahëve flasin se palët kanë gjetur një zgjidhje. Lsi mund të dalë nga qeveria, ndërsa socialistët do të votojnë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli. Kryeministri Berisha u takua sot me zotin Meta./

Në Shqipëri po forcohen zërat për arritjen e një marëveshjeje elektorale mes Lëvizjes socialiste për Integrim dhe Partisë socialiste. Burime nga të dyja forcat politike pranojnë se palët kanë rënë në parim dakort dhe se marrëveshja parashikon daljen e e Lsi nga qeveria dhe votimin nga ana e socialistëve të tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli. Zoti Meta pati sot një takim kokë më kokë me kryeministrin Sali Berisha, ndërsa nesër pritet që kryesia e partisë socialiste t’i bëjë zyrtarisht ftesë Lsi që të bashkohen në një koalicion për zgjedhjet e qershorit
Skena politike shqiptare mund të marrë një tronditje të fortë të papritur kur duhen më pak se tre muaj që vendi të shkojë në zgjedhje. Lëvizja socialiste për Integrim, aleati kryesor i së djathtës në pushtet, mund të dalë nga qeveria për të hyrë në garën elektorale të qershorit në krah të partisë socialiste, duke u rikthyer kështu në familjen e saj politike natyrale. Burime nga të dy partitë shprehen për arritjen e një marrëveshjeje mes kryetarit socialist Edi Rama dhe atij të Lsi Ilir Meta, por askush pohon zyrtarisht detajet e saj.
Nesër pritet që kryesia e partisë socialiste të diskutojë për cështjen e koalicioneve dhe t’i drejtohet zyrtarisht me një kërkesë LSI për t’u bashkuar, ndërsa forca kryesore e opozitës duket se ka pranuar që të votojë në parlament të tre ligjet dhe reformat e kërkuara nga Brukseli si kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Kjo është gjithshka që deri tani palët pranojnë se kanë rënë dakort, ndërsa nuk dihen ende kushtet e tjera të kësaj marëveshjeje, nëse ajo do të materializohet, dhe cfarë ndarje pushteti do të ketë mes palëve. Një efekt të parë ajo pritet të ketë mbi qeverinë e cila do të rrezikonte në një rast të tillë të humbasë numrat e mbështetjes në parlament. Kryeministri Berisha pati sot një takim kokë me kokë me zotin Meta, ndërsa të gjithë mediat kryesore të vendit i kishin bërë jehonë afrimit të mundëshëm mes PS dhe LSI-së. Rreth takimit nuk ka patur asnjë njoftim. Vetë zoti Meta evitoi komentet që janë të papërshtatshme sic tha ai në një ditë si 1 prilli, ndërsa deputetët e LSI pavarësisht kritikave, të shfaqura ditë më parë, sot i qëndruan linjës së shumicës dhe votuan në favor të dekreteve për anëtarët e gjykatës kushtetues dhe asaj të lartë.
Zërat për marrëveshjen Rama Meta u paraprinë që nga e shtuna nga një seri thirrjes publike të përfaqësuesve të lartë të së majtës europiane, pikërisht për një bashkim mes dy forcave të majta. Të shtunën ishte presidenti I partisë socialiste europiane Sergei Stanishev, të dielën zëvendëspresidenti I parë I parlamentit Gianni Pittella, ndërsa sot ishte radha e presidentit të internacionales socialiste Jorgos Papandreu, që të kërkonte që të dy drejtuesit të linin pas krahëve divergjencat dhe të bashkoheshin për të garantuar fitoren e së majtës në zgjedhjet e ardhshme.(Kortezi: Zeri i Amerikes)

Filed Under: Kronike Tagged With: Bashkepunim, PS-LSI, zeri i amerikes

DËNIM ME VDEKJE PËR HOLMES, VRASËSIN e 12 PERSONAVE DHE PLAGOSJEN E 58 TË TJERËVE

April 1, 2013 by dgreca

SHBA: Prokuroria jep dënimin me vdekje, dhe nuk merr parasyshë fajësinë e Holmes/

Nga BEQIR SINA, New York,/

Holmes, 25 vjeçë, po përballet me 166 akuzat për vrasje dhe tentim vrasje për masakrën në shfaqjen e filmit The Dark Knight Rising, në 20 korrik 2012 në Aurora të Kolorados, ku 12 njerëz mbetën të vdekur dhe 58 të tjerë të plagosur

Aurora Colorado : Më 20 Korrik 2012, një person i armatosur dhe maskuar ka vrarë 12 njerëz, mes të cilëve edhe fëmijë, dhe ka plagosur 50 të tjerë. Agresori ka hedhur një granatë tymuese ose gazi dhe më pas ka nisur të qëllojë mbi njerëzit që gjendeshin në kinema. Sulmi ka ndodhur në një kinema ku po shfaqej seria e filmit Batman, “The Dark Knight Rises”.

CNN raportoi se dëshmitarët kanë treguar se një person i armatosur i ka bërë të gjitha këto veprime me qetësi dhe ka nisur të qëllojë persona të rastësishëm. Ai ka dalë përpara ekranit dhe më pas ka nisur të qëllojë. E gjitha kjo ka ndodhur në momentin që edhe në film po shfaqej një pjesë me të shtëna armësh.

Polica arriti të arrestoi 24-vjeçarin, James Holmes, si autorin që pati hapur zjarr në Century Movie Theater, kinema e Aurora, periferi e Denver (Kolorado). Holmes është arrestuar dhe tani po gjykohet nga një Gjykat në Denver të Kolorados.

Zhvillimi i gjyqit :

Lajmin mbi zhvillimin e senacës së javë së kaluar e njoftuan dje avokatët e të dyshuarit për vrasjet në një kinema më 20 korrik 2012 në qytetin Aurora – Colorado. Avokatët e Holmes ‘njoftuan se sipas tyre ishte marrë një vendimi të mërkurën, vetëm pak ditë para se prokuroria pritej të njoftojë, sot nëseajo do të kërkojë dënimin me vdekje kundër Holmes. Njëri prej avokatëve tha se ” Klineti i tij Holmes është aktualisht i gatshm për të zgjidhur rastin dhe për të sjellë procedurën në një përfundim të shpejtë dhepërfundimtarë duke pranuar fajësinë e tij”, tha një stacion lokal televiziv në Kolorado, që po ndjek nga afër këtë gjykimin e tij.

Ndërkohë, që Prokurorët në Kolorado, sot e hënë 1 Prill 2013, kan dërguar një mesazh të qartë për James Holmes dhe ekipin e tij mbrojtës, avokatët e tij, duke i dhënë Egan James Holmes dënimin maksimal, dhe duke hedhur poshtë, kështu edhe kërkesën për pranimin e fajsisë nga Homles që do t’a çonte atë në dënimin me burg të përjetshëm pa kusht.
Këtë e pranoi sot në një konfrencë për shtyp vetë George Brauchler, kryegjykatësi i Qarkut Arapahoe, i cili tha se Holmes do të marrë dënimin me vdekje, i akuzuar për të shtënat me revole në masakrën e filmit në Aurora, ku mbetën të vrarë 12 vetë dhe më shumë se 58 të tjerë u plagosën.
Brauchler tha se zyra e tij e kishte marrë këtë vendim, mbasi deri tani kishte marë më shumë se 800 kërkesa – përfshirë dhe ato të anëtarëve të familje të viktimave për të marrë një vendim të këtill kapital.
“Kjo është drejtësia dhe vendosmëria ime për të zbatuar ligjin, qëllimi im që në këtë rast për Egan James Holmes dënimi është me vdekje”, ka thënë krye-gjykatësi Brauchler .
Megjithatë, thekson shtypi amerikan reth këtij gjykimi pritet që vendimi përfundimtarë të merret në ditët e ardhshme, mbasi do të ketë edhe një seancë dëgjimi mes prokurorisë dhe avokatëve mbrojtës.
Në një dokument të lëshuar të enjten e kaluar nga kjo gjykatë, prokurorët e saj hodhën poshtë ofertën mbrojtjese së avokatëve të Holmes, ku thuhej se ata kishin arritur një “ujdi” në mes tyre për heqjen e dënimit me vdekje dhe dënimin me burg të përjetshëm pa kusht të kilentit të tyre. Në atë kohë, prokurorët këmbëngulën se mbrojtja ka mohuar për të dhënë informacionin e nevojshëm për të kompletuar një vlerësim të plotë të Holmes dhe aktet e tij të dyshuara, duke e bërë atë “shumë të dyshuar” që të arrihej një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, citohet sipas dokumenteve të gjykatësve, të ketë thënë prokuroria.
Prokuroria argumentoi gjithashtu se avokatët mbrojtës kan vepruar në keqbesim duke bërë ofertën e paraqitur në një gjykatë, të Kolorados, si “ujdi” të kryer në paraqitjen e tyre publike. Brauchler sugjeroi se mocionin, e paraqitur të mërkurën, nga avokatët, është shkelur ligji me këtë rast, që e karakterizojnë këtë veprim si “të pazakontë dhe të pashembullt.” të avokatëve të Holmes.
Megjithatë, dera mbetet e hapur në se avokatët mund të arrijë një marrëveshje mbi pranimin e fajësisë që do të dërgojnë në burg të përjetshëm klientin e tyre Egan James Holmes. Mbasi, sipas gjykatësit mbrojtja pritet të argumentojnë se Holmes nuk është fajtor për shkak se ai vuan nga “çmenduria”.
Holmes, 25 vjeç, po përballet me 166 akuzat për vrasje dhe tentim vrasje për masakrën në shfaqjen e filmit The Dark Knight Rising, në 20 korrik 2012 në Aurora të Kolorados, ku 12 njerëz mbetën të vdekur dhe 58 të tjerë të plagosur .
Kolorado prej kur rivendosi dënimin me vdekje ka ekzekutuar deri tani vetëm një person që Gjykata Supreme i dha dënimin me vdekje në vitin 1977. Shteti aktualisht ka tre individët në radhën e të dënuarve me vdekje, dhe intersant është fakti se që të tre banojnë në qarku Arapahoe County.
Viktimat dhe familjet e tyre kanë shprehur një “përzierje të emocioneve” përreth fatit të 25 vjeçarit Holmes ‘, shkruan sot gazeta më e madhe e Kolorados, Denver Post . Ajo raportoi javën e kaluar se disa të afërmit e viktimave kan shprehur dëshirat e tyre – duke bërë thirrje për dënimin me vdekje, të tjerët për burgim të përjetëshëm – në takime private me prokurorinë.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, denim me vdekje, per Holmes, prokuroria

ABAZ ERMENJI PER NAIMIN

April 1, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*/

 Vendi ynë po zhytej më thellë në diktaturë aty rreth viteve ’50 në gazetën Flamuri, prill 1950 prof Abaz Ermenji hedh në letër një ese të mrekullueshme për poetin  tonë të dëshirueshëm, Naimin.Ai thotë se në dhjetorin që vjen mbushen plotë pesëdhjetë vjet,që kurrë fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe si flakë e bardhë e një qiriri. Në vjeshtën  e fundit trupi I poetit do të shkonte ne Madrivernqoi,por Ermeni vijon duke thënë se :”Qoftë mister qoftë dëshirë e veçante që Perëndeshat e Parnasit kanë për miqtë e tyre, Naimit nuk iu lejua tė shkelte pragun e kohės s’onė, por mbet si monument në horizontin e shekullit që shkoi, sikur desh tė thosh “këtu është kufiri im”. Si duket, frymë e tij pat për mision tė zgjuajė nga gjumi i parë vetëdijen e shurdhër kombėtare, pastaj u-pre: si ai zefiri i butë që përkëdhel natyrën e fjetur dhe e mbush me drithma e njomėshtirė, n’avujt e parë të mugullimit, pastaj shuhet n’agim tė ditës. Më tej Ermenji në vitet 50 të shekullit të XX tek Flamuri thotë se le ta çojmë një castë mendjen në shekullin e XIX duke kujtuar erën e nxehtë që kishte nisur te frynte përmbi Europën plakë.Ermeni shprehet se trumbetat e kryengritjes po oshtinin në tërë Ballkanin duke e afruar këtë me shfaqjet e kohës së antikitetit,po shqiptarët çfarë bëjnë në atë kohë shprehet ai ?Dhe përgjigja e qartësuar është sigurisht që lëvizin. Dhe në këtë mishmash lëvizje armët e tyre shndrisin në të gjitha anët që larg deti I Mesdheut.Profesori këtu nxjerr një fakt që kanë shqiptarët;të njohur për mjeshtërinë e luftës,por dhe një të keqe që luftojnë për botën dhe jo për veten  e tyre.Duke shqyrtuar historinë e shkruar merr një mesazh nga historia e Skënderbeut,pra kjo kohë e lavdishme,kohët që u mbyllën me një perëndim të përgjaktë,duke lënë pas një natë robërie nga më të errëtat. Kuptimi është më i qartë kur flitet për pushtimet pavarësisht se çfarë soji ishte I mbuluar,qoftë ai edhe me petkun e islamit.Ai shprehet se vetëdija kombëtar erdhi dhe u shurdhuar u thye boshti I idesë qendrore për një shtet të lirë,të pavarur.Duke vijuar kronologjinë historike ai shprehet së shqiptarët u shpërndanë nëpër botë si kashta që merr era,si gjymtyrët e një trupi të këputur në mes.Fjalë për fjalë e germë për germë ai shprehet:”Dhe kudo që vanë e zunė qendër, u-cquan e duallė përsipër mbi popujt vendas. Bij Arbėreshi ishin shqipet e Sulit dhe delfinët e Hidras e tė Species, qė ngritën nga pluhuri i shekujvet ballin e Helladhės famë-madhe ; Shqiptaret qenë ata që zgjuan nė lugun e Nilit Egjyptin e Faraonėve, ose ata qė, duke ecur mbi gjurmët e Gjikėve, ju duallė për zot fushave tė bagatėshme tė Vllahisė ; prapė njė pjesë e shqiptarëve qe ajo që iu bë shtyllė Perandorisë s’Otomanėve si stërgjyshet e tyre, Ilirėt, qė iu bėnė shtyllė Perandorisė Romake. Kurse brenda n’atdhé, nė Shqipërinë mėmė: Disa thonė kemi fe, disa thonė kemi din/Njani thotė jam turk, tjetri latin.Duke sjellur Naimin poetë e zemrës tonë që u këndon bijve të shqipes. Ardhja e Naimit duhet kuptuar ai një ardhje e mirëporosistur,sepse pikërisht në atë errësirë të shëmtuar ai flet me gjuhën e zemrës së zjarrtë. Çfarë kërkon të sjelli gjuha poetike e Naimit sipas prof Ermenjit?a-kërkon tė shpërndajë hijet që kanë mbuluar gjykimin e shqiptarëve,b- kërkon të ngrohë ndjenjën kombëtare tė mpirë nga robëri e ashpër,c- kërkon tė kthejë mendjen, zemrën dhe hovin luftarak të bijve të shqipes, prej botës së jashtme, n’atdhenė e dashur, nė vendin e bukur: Tek mërzen cjapi me zile edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gaz shumë, e me bukuri e m’erė. Çfarë bënë kësisoj Naimi sipas prof Ermenjit?Naimi shkunt nga pluhuri i harresës historinë e ndritur të stėrgjyshėrvet tone, dhe ua nxjerr si pasqyrë syvet t’errur tė shqiptareve, u kallëzon sesa i larte është fisi i ynë që dikur mbushte boten me lavditë e tij, u-këndon Skėnderbenė, u përmend Pirro e Aleksandër dhe u-tregon se kane dale prej racës sonë: Selefqinjtė, Ptolemenjtė, gjithë ē’qenė tė mëdhenjtë.

Naimi këndon jetën dhe natyrën shqiptare, këndon bagëtinë e bujqësinë, këndon punën dhe virtytin, dhe me tė gjitha këto, kërkon tė forcoje idenë e të përkëdhele dëshirën e lirisë e të mvehtėsisė kombëtare. Kėrkon t’u shtjerë ndërmend shqiptarëve se janë një komb me vehte, më i lashtë e m’i fisēėm nga tė tjerėt, dhe se duhet tė punojnė pėr tė krijuar një bosht jete kombëtare. Iu-kujton se nderi e lavdi e tyre ėshtė nė Shqipėri, dhe jo nė botėn e gjerė: Ti Shqipėri mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar, Zėmėrėn ti m’a gatove plot me dëshirë e me zjarr. Duke shqyrtuar anët artistike ai shprehet se vargu I tij nuk ishte I gdhendur as I përsosur,është e thjeshtë,por I përzemërtë e I dashur si fjalët e foshnje,I ngrohtë e plotë shpirt si psherëtima e një mëme.Duek kërkuar pozicionin mes letërsisë dhe historisë sipas Ermenjit ai përket më tepër historisë se letërsisë.Duke hedhur këtë tezë i ai nis dhe e argumenton me fjalët se:”Nė njė kohė kur vetėdija kombėtare ėshtė shurdhuar, kur shqiptarėt kanė harruar vet-vehten, ai del si fytyrė apostulli dhe iu leēit ungjillin e kombėsisė. Del e hap dritėn e njė vatre shqiptare, përgatit fushėn shpirtėrore pėr njė bosht mendimesh lirie e mvehtėsije, rreth tė cilit do tė sillej jeta shqiptare nė t’ardhmen. Kėto ndjenja e mendime Naimi i pėrhap me anėn e vjershės, tė cilėn e gjen si mjetin mė tė mirė pėr t’i shpurė drejt nė zemėr tė popullit. Prandaj edhe gjuhė e tij ėshtė ajo e fshatarit tė thjeshtė. Naimi, si ai mėsonjėsi i mirė qė ulet e bėhet njė me nxėnėsit pėr tė derdhur mė lehtė nė shpirt tė tyre atė ēka ka nė shpirt tė tij, zbret nė radhėn e popullit dhe i hap pa druajtje zemrėn e ėmbėl e tė qetė. Duke analizuar krejt veprën e Naimit ai shprehet vepra e Naimit është poetike në tërësin e saj.Duke folur për vargëzimin naimjan pro Ermenji ka bërër këtë zbarthim:” Zemėr e tij ėshtė gjithmonė njėlloj, e patrazuar prej furtunash e valėsh, e ndritur dhe e embėlsuar kundrejt botės sė jashtėme nga njė djellė i pėrhershėm dashurie. Kur shqyrton në thellësi poezinë e Naimit ai shprehet se kjo gjëndje që duket më tepër monotone ndoshta I përket influencës së besimeve të vjetra persiane që e shohin botën nën dy ngjyra.Duke e theksuar më poshtë ndikimin e bektashizmit të cilët kanë një histori të mirëfilltë letrare që rrjedh nga kohërat pas mjegullës ai me vjershat morale kërkon të ëmbëlsoj  shpirtrat e zgjuar,mëshirën,virtytin,’tiu zbus shqiptarëve ndenjën e egërsisë. Duke qenë panteist ai shfaq dashurin për natyrën dhe këtë prof Ermenji e përmend por diku nga mesi I këtij shkrimi ai shprehet se ai ka thekësa aq të fort sa që na bëjnë të mendojmë Shën Franceskun dhe mistikët e mëdhenj. Në të vërtetë ndikimi I Naimit ka qenë nga Rumiu e më tej tek poete pers që sollën krijime fantastike. Ajo linjë mbeti në themel edhe të krijimeve bektashinj,të cilët kanë edhe hynqarin e tyre që ka pas shkuar vjersha,pa shqyrtuar dervishët e mëpasëm apo mistikët e mëdhenj,madje gruaja mistike që u dashurua shumë pas Zotit ,quhej Rabije ,për tu hedhur tek Jonuz Emre,që në Turqi ka disa tyrbe,ku bëjnë edhe falje ndonëse ishte një poet.Kjo lidhje mes  njerëzve që kishin ndikim nga fryma e mistikëve është e pranishme edhe tek poezia e Naimit. Mirëpo duke qenë më tepër bektashi dhe hartonjës I statutit të parë për bektashizmin shqiptar,ai është njëkohësisht gurëvendësi I parë I këtij komuniteti shqiptar gjer gjuha e tij ishte përveç të tjerave dhimbja dhe shpresa.Prandaj ngrohtësia naimjane na sillet në vargëzime e këtillë,bardhësi që buronte nga mistiksa bektashiane,përe të mirën të bukurën dhe kombëtaren.Duke kanalizuar në këtë udhë shkrimin e prof Ermenjit  them se ai ka pasur njohuri të mjëfteueshme kur thote Ndjenjat pantheiste, qė i kish tė lindura në zemër (ose I v vinin nga besimi Bektashian në lidhje me besimet e vjetra hindjane e persane qė Naimi kish thithur nėpėr mjet të persishtes), i vlejnë këtë herė t’i japė njė shpirt të vetëm gjithë natyrës shqiptare e t’i pajtojė tė gjitha gjërat nė frymën e ngrohtë të jetës. Në Bagëti e Bujqësi, Këngëtari i ynë prek nervin e jetës shqiptare dhe, i frymëzuar nga malli i atdheut, i sheh të gjitha nënë një dritë, natyrë ,njërës, kafshë e gjera, i lidh të gjitha në një harmoni të këndshme, u jep të gjithave një shpirt e një qellim, dhe i mbulon me afshin e nxehtë të dashurisë së tij. Shikoni se me ç’hov të natyrshëm …Duke qenë një armik I shpallur I regjimit komunist,në rreshtat e fundit prof  thekson një ide që duhej ngulitur fortë në kokë.Se çfarë do të bënin pasardhësit pas Naimit me Shqipërinë dhe fjalët Mëmëdhe sidomos rregjimtarët e viteve 1945-1990,që e përdorën historinë për të luftuar armiqtë e tyre personalë.Ja mbyllja që ka bërë A.Ermenji tek gazeta Flamuri në prill të vitit 1950.Naimi jetoi ne një kohë kur dashuria e atdheut ish romantike. Dhe ndoshta s’mendoj se pas tij do të vinin ditë ku tingujt e shenjtë Shqipëri e Mëmëdhe të përlyheshin nëpër buzë katilësh e kurtizanėsh, si fjalët e Krishtit në gojën e Judës. S’mendoj se Shqipërinë, që ai e këndoi me aq dëshire e mallëngjim, do t’a ledhatonin më vonë, dhe ndoshta me fjalė më të holla e më të gdhendura, gjuhë të ftohta lajkatarësh, gjuhët e atyre që e përdorin pendën si mjet fitimi, dhe prrallėn e patriotizmės si plaçke tregu!… Por le të shpresojmë. Jeta sillet. Kohët ndryshojnë si stinët e vitit. Kush tha se pas këtij dimri nuk do të dalë një prendverė shqiptare e kaltėrt, e mbarsur me frymën e dashurisë së thjeshtë tė Naimit? Atëherë lulet që do të çeli jeta kombëtare e jona, do të kenë tjetër ngjyrë e njomështi, tjetër bukuri dhe erë. Vetëm gazi që vjen nga një dashuri e vërtetë i hedh popujt përpara, pjell e krijon; dhe ngre maja të larta ne historinë e njerëzisë. Kush tha se ky gas ngjallės e krijonjės nuk do tė hapet edhe një herë si zjarr i shenjtë nëpër zemrat shqiptare, duke zënë fill nga ajo shkëndijë e dashurisë së thjeshtë që rrodhi prej frymës së Naimit?

*Master.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Abaz Ermenji, Gezim Llojdia, per Naimin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5516
  • 5517
  • 5518
  • 5519
  • 5520
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT