• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA PRET REZULTATIN E ZGJEDHJEVE

March 24, 2013 by dgreca

Në Kërçovë nuk do të ketë raund të dytë, për shkak se atje garuan vetëm dy kandidatë, njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas. Ne Diber ka konkuruar  anetari i Keshillit te Vatres, biznesmeni Ibrahim Kolari./

Nga Isak Ramadani/

Në Maqedoni janë mbyllur qendrat e votimit, ndërkohë që sonte para mesnate do të dihen rezultatet e zgjedhjeve vendore që u mbajtën sot atje. Megjithatë, mendohet se do të ketë një raund të dytë të zgjedhjeve në më shumë komuna. Procesi sot ka kaluar i qetë, ndërsa janë shënuar parregullsi, të cilat, sipas autoriteteve të vendit dhe Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, nuk pritet të ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.
 Janë mbyllur qendrat e votimit në Maqedoni, ku sot u mbajën zgjedhjet e pesta vendore që nga pavarësia e këtij vendi. Dalja e votuesve në zgjedhje vlerësohet të ketë qenë e kënaqshme. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe shoqatat e vëshguesve pritet të japin shifrat, ndërsa mendohet se rreth 70% e elektoratit të ketë shfrytëzuar të drejtën e votës, që paraqet një shkallë të lartë të daljes në zgjedhje.
Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve janë shprehur se procesi ka kaluar në një atmosferë mjaft të qetë dhe se nuk janë shënuar incidente serioze, përveç disa parregullsive të vogla. Por nga ana tjetër, duket se është një numër jo i vogël i atyre të cilët kanë mbetur pa votuar për shkak të mungesës së dokumentave biometrike. Një nga ta është vetë kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Zoti Thaçi thotë se ka pasaportë diplomatike, biometrike.
Por nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se pasaporta diplomatike nuk ka adresë të individit dhe se ajo nuk është një mjet i vlefshëm për të votuar.
Edhe nga Rilindja Demokratrike Kombëtare janë ankuar lidhur me parregullsi në procesin e votimit, përkatësisht persona të tjerë të kenë votuar në emër të të tjerëve.
Mbrëmë ka pasur një incident në lagjen Nerez të Shkupit, ku sulmues maqedonas kanë thyer xhama të dyqaneve dhe kanë dëmtuar makina pronë të shqiptarëve. Kjo mendohet të jetë bërë si trysni për t’i penguar ata të dalin në votime.
Vëshguesit ndërkombëtarë pritet t’i bëjnë komentet e para gjatë ditës së hënë. Janë 420 pjesëtarë të misioneve të huaja diplomatike dhe të OSBE-së e ODIHR-it të përfshirë në mbikqyrjen e këtyre zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve vendas është shumë herë më i lartë.
Zyrtarë e përkrahës të partive kanë nisur të mblidhen para shtabeve partiake prej nga presin të mësojnë rezultatet e para. Drejtuesit politikë e shtetërorë kanë shprehur dëshirën për një proces të qetë, të drejtë dhe të ndershëm.
Zgjedhjet vendore në Maqedoni janë  jashtë mase të politizuara. Maqedonia ka tetëdhjetë komuna dhe qytetin e Shkupit si njësi e veçantë administrative me nëntë komuna.
Në Kërçovë nuk do të ketë raund të dytë, për shkak se atje garuan vetëm dy kandidatë, njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas.
Shqiptarët, ndërkohë, pritet të fitojnë postet e prefektëve në Tetovë, Gostivar, Dibër të Madhe, në Çair të Shkupit, me gjasa të mëdha edhe në Strugë e në Kërçovë, ku këto ditë janë kthyer qindra emigrantë nga vende perëndimore për të votuar.
Po ashtu, një duzinë komunash rurale në veriperëndim dhe perëndim të Maqedonisë do të drejtohen nga shqiptarët. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mund të shpallë rezultatet e para, jozyrtare, nesër ose pasnesër.
Që një kandidat të fitojë postin e prefektit qysh në raundin e parë, duhet të ketë marrë mbi pesëdhjetë përqind të votave të atyre që kanë dalë për të votuar. Për kandidatët për anëtarë të Këshillave Komunalë nuk do të ketë një raund të dytë zgjedhjesh. Ne Diber ka konkuruar  anetari i Keshillit te Vatres, biznesmeni Ibrahim Kolari.(kortezi:VOA)

Filed Under: Featured

NJË VEPËR KULMORE ME RËNDËSI LETRARE E SHKENCORE PËR BREZAT QË VIJNÊ

March 24, 2013 by dgreca

Nga Deli Smaka/

Këto ditë në kuadër të botimeve të redaksisë së revistës Dituria në Borås të Suedisë doli nga shtypi libri më i ri i autor Sokol Demakut, kushtuar legjendës së mërgatës shqiptare në Skandinavi Sadulla Zendeli Daja, me titull:  “SADULLA ZENDELI-DAJA, NË AVENTURË ME DROJËN E NJË EMIGRANTI ”PA ATDHE” me Këshilltar editorial dhe redaktor letrar:Prof. Murat Gecaj,  Redaktor: Baki Ymeri, Recensentë:Viron Kona dhe Kadrije Meniqi, Ballina dhe përpunimi kompjuterik: Shkëlqim Demaku, Botim i revistës “Dituria”, Borås-Suedi,dhe me autor, gazetarin, publicistin, poetin, pedagogun Sokol Demaku.

Në kuadrin e kësaj vepre, autori jep një pasqyrë reale mbi personalitetin krijues të veteranit të kulturës shqiptare në Suedi. Sokol Demaku e prezanton Sadulla Zendelin Dajën përmes mendimimeve të tij briliante në faqet e para të librit ku në menyrë faktike benë pershkrimin e vendlindjes së veteranit të arsimit në mërgim, Gostivarin me fshatrat e tij pitoreske, vazhdon me prezentimin e jetës dhe veprës së leksikografit, poetit, publicistit dhe mësuesit përmes një interviste me elemente të reja mbi jetën dhe veprën e Dajës në mërgim, që kjo formë e prezentimit te Demaku është bërë profesionale në punën e tij prej gazetari.

Ky libër kushtuar leksikografit, pedagogut të mërgatës sonë, sipas mendimit tim është një vepër kulmore me rendësi letrare dhe shkencore për brezat e ardhshëm që në një menyrë ata të kanë mundësin të njihen me mërgatën tonë që nuk është e pakët në ditët e sotme.

Lexuesi përmes këtij libri do e njoh më përse afërmi së pari mërgimtarin shqiptar të  viteve të 60-ta në Skandinavi, dëshirën e tij për të krijuar kushtet dhe mundësinë që të ndihmohet brezi i ri në mërgim, përmes shkollës shipe, sepse ishte koha kur në mërgim fëmijet shqiptar edhe pse nuk e zotëronin  gjuhën serbokroate detyroheshin ta mësonin në mërgim këtë gjuhë.

Puna e palodhshme e Dajës për të krijua lehtësi dhe mundësi për marrjen dhe mësimine  gjuhës suedeze nga mërgimatret shqiptar kur ai angazhohet në përpilimin dhe botimine fjlaorit të parë suedisht-shqip, një ndihmes shumë e madhe për mërgimatret shqiptar në këto kohë të vështira.

Mërgimtari i ri nga Gostivari me një eksperiencë të hidhur dhe të bollshme nga vendlindja nga represioni thotë se “ zgjodha të keqen më të vogël, duke emigruar nga vendi im i dashur, nga ai vënd, që çuditërisht gurët, që m’i vrisnin këmbët e zbathura, më dukeshin të butë, ”bash” sikur ecja mbi barin e njomë të vendlindjes sime të dashur! Vendosa të largohem kudoqoftë, në qiell, në hënë e parajsë, e në ferr jo”! Nga këtu del se edhe Daja ndihej i privilegjuar dhe për te ishte një krenari e madhe se ishte nga Gostivari dhe se  është edhe bashkëfashtar i heroit të madh, Xhem Gostivari. Po ka edhe heronj të tjerë, siç është inxhinieri më i njohur në ish-Jugosllavi. Një hero i madh i fshatit Koritë, Bilall Selimi. Fshati Koritë mund të krenohet edhe me Malik Azizin, i cili kishte një vizion shumë përparimtar për popullin shqiptar.E kështu në mesin e këtyre heronjëve dhe njerëzve të mëdhenje nga Gostivari do bëjë pjesë edhe Daja.

        Kryeprotagonisti i këtij libri u lind në fshatin Sërmnovë të Gostivarit. Pas mbarimit së shkollës, u punësua drejtor i kooperativës ”Bukovik”, në fshatin Sërmnovë.

Koha dhe kuhstet e jetës ishina to të cilat patën dnikim të madh në jetëne  mëtejme të protagonistit të këtij libri e lexuesi do ketë mundesi të ndjekë rrugën jetësore të Dajës ketu.

Me largimin e tij nga vendlindja, ai me vete mori dhe traditën dhe atdhedashurinë dhe Daja thotë me tutje:

“Gjuhën shqipe e kam sjellë nga vendlidja ime. Pa i harruar pllajat e bekuara shqiptare, vendosa të largohem kudoqoftë: në qiell, në hënë, në parajsë, veç në skëterrë jo! Takimi i parë me Suedinë ishte sinjali, se ëndërra ime për arsim dhe liria e popullit tim do të realizohen. Ky ishte një vrull atdhedashurie, nga dita e parë, në këtë vend nordik”. (Daja)

Këtë vepër e dinamizojnë edhe disa fotografi të bukura kushtuar Dajës në atdheun e tij të dytë, si dhe nëpër disa manifestime dinjitoze që janë mbajtur në Shqipëri dhe diasporë. Autori me precizitete prezenton punën dhe mundin e Dajës në mërgim dhe thotë se : Daja është “drita shqiptare” e Skandinavisë, ndërsa vlera reale e njeriut përcaktohet nga lartësia e realizimeve të tij. Atdhetarët tanë, në trevat shqiptare, të udhëhequr nga kjo ndjenjë magjike, u prinë gjeneratave të tëra drejt lirisë së mëmëdheut. E unë këtu do përdorë thënjen filozofike shqiptare nga paskopertina e librit në të cilën thuhet:

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

Sepse cdo shqiptar që mësyen veriun apo më mirë të them Suedin, të parin përson që do takoj apo ndeshë atje do jetë pikërisht Sadulla Zendeli Daja, jo ndoshta fizikisht por me veprat e tij e që ato nuk janë të pakta. Pra shqipatri do takoj Dajen atje përmes fjaloreve të tij suedisht – shqip që janë një ndihmes dhumë e madhe për cdo mergimtar shqiptar atje.

Për të vazhduar më tutje unë do përdorë serishë një thënje filozofike shqipe ku thuhet:

“Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi”.

E mendoj se edhe Daja i cili na prezentohet në këtë libër na del i tillë dhe se do mbetet i tillë si në thenjen filozofike shqipe, sepse vepra e tij ate e bënë madheshtor dhe të pavdekshëm, i jep jetë dhe e bënë të afërt me të gjithë në mërgim.

Është shumë interesant se  Daja pas diplomimit në Shkollën e Lartë të Bibliotekarisë, zgjodhë për të jetua  ishullin Öland. “Ai thotë se e kam zgjedhur si një ishull shqiptar, sepse kështu e paramendoja. Edhe shenjtorja Birgita (Härliga Birgita) e ka kështjellën këtu. Ajo, kur ka shkuar në Itali, e gjeti një ishull si Ölandin. Dhe mbeti atje. Përmendorja i është ndërtuar në këtë ishull, aty afër shtëpisë verore, mbretërore”.

Pra me siguri edhe sadulla Zendeli Daja do jetë ai i cili do ndjekë rrugën e Birgitës së Shenjtë suedeze, por jo sepse Daja veq është prezent sot në vendlindjen e tij të shtrenjtë.

Pra siq duket motivi ishte se, duke qenë larg atdheut, mërgimtarët tanë i pret pashmangshëm asimilimi i pjesëshëm ose ai i plotë.

Libri vazhdon me prezentimin e mendimeve dhe fakteve te te tjerëve për Dajën e në mesin e  tyre do gjejmë fjalën e Ambasadorit të Shqiperisë në Stockhol Shaban Murati, fjalën e prof. Fetah Bahtiri nga Uddevala, poetit dhe mesusit Rizah Sheqiri nga qyteti Kristianstad, prof. Rexhep Jashari nga Landskruna, prof. Haxhi Biringjiku nga Norrköping, mbajtur në lokalet e Amnbasades së Shqipërisë në Stockholm me rastine promovimit të fjalorit të Dajës suedisht- shqip në vitin 2005.

Lexuesi do ketë mundësi këtu të lexoj edhe ca shenime nga njohës të mirë të punës dhe veprës së Dajës, si mikut nga Bukureshti dhe bashkëkombasit të Dajës,a po si ne e quajmë Djaloshi i Sharit, Baki Ymeri, pastaj nga Tirana miku i madh i Dajës, Murat Gecaj, poetit nga Iliriada Nehat Jahiu, i cili Dajës i kushtoi një poemë të terë.

Mendoj se Demaku me këtë paraqitje ia ka arritur qëllimit në portretizimin dhe prezentimin e verpimtarit të devotshëm të qështjes kombëtare, njeriut që tërë qënjen e tij ia kushtoj mërgatës, shkollës në mërgatë dhe fëmijëve të mërgimtarëve tanë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Deli Smaka, Sadulla Zendeli Daja

Shpëtim Idrizi takim me Klubin e Patrioteve te Rinj në Fier

March 24, 2013 by dgreca

Idrizi: Nga Fieri u bëj thirrje PD e PS, votoni sa më parë Ligjin e Katërt të Integrimit Europian. Votoni Rezolutën Çame!/

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe Klubi i Patriotëve të Rinj zhvilluan pasditen e sotshme një takim madhështor në qytetin e Fierit, në kuadër të organizimit të strukturave të Klubit të Patriotëve të Rinj në të gjithë Shqipërinë. I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, z. Shpëtim Idrizi. Gjatë fjalës së tij, Idrizi theksoi se Klubi i Patriotëve të Rinj është i vetmi grupim rinor i cili ka arritur të tregoi forcën e tij me vepra konkrete dhe jo më fjalë.
Zoti Idrizi u ndal dhe tek Rezoluta për Zgjidhjen e Çështjes Çame duke i bërë dhe një herë thirrje të gjithë deputetëve të Parlametit të Shqipërisë që të mos shohin ngjyrat e flamujeve të partive por të shohin flamurin kombëtar. “I bëjë thirrje të gjithë deputetëve që për ta çuar Shqipërinë në Europë nuk janë 3 ligje, por janë 4 dhe i katërtit është Rezoluta për Çështjen Çame. Le të bëhemi të gjithë bashkë këtë herë, që të votojmë për Shqipërinë dhe për rrugën e saj Europiane” – theksoi zoti Idrizi. Gjithashtu, kryetari i PDIU-së u ndal edhe tek zgjedhjet e 23 qershorit, duke shprehur sigurinë se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të përfaqësohet nga 5 deputet në legjislaturën e ardhshme.

Ndërkaq, kryetari i PDIU-së, dega Fier, zoti Nustret Avdullai shprehu bindjen se nga qarku i Fierit PDIU do të arrij të çojë në Parlamentin e ardhshmë 2 deputet.

Kryetari i Përgjithshëm i Klubit të Patriotëve të Rinj, z. Ardit Bido vuri në pah arritjet e KPR-së gjatë këtyre dy viteve dhe theksoi dhe një herë se janë të rinjtë ata që duhet të çojnë akoma më përpara çështjen kombëtare. “Ndihemi i lumtur që jam sot këtu, mes qindra e mijëra të rinjëve të qytetit të Fierit, duke treguar se ne të rinjtë patriotë jemi këtu për të kërkuar të drejtat e kombit shqiptar sot e jo nesër. Jemi këtu për të mbrojtur kombin tonë dhe për të ngritur zërin ndaj padrejtësive me veprime konkrete e jo me deklarata shtypi nga zyrat.” – mbylli fjalën e tij Kryetari i Përgjithshëm i Klubit të Patriotëve të Rinj, z. Ardit Bido.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: e patrioteve te rinj, ne Fier, Shpetim Idrizi, takim me Klubin

24 MARS 1999, NGJARJE E MADHE HISTORIKE PER KOSOVEN

March 24, 2013 by dgreca

Presidentja Atifete Jahjaga: NATO i hoqi pushtetin Serbisë nga Kosova/

Fillimi i bombardimeve të NATO-së kundër caqeve serbe, në historinë e re të Kosovës, është një nga ditët më domethënëse dhe kuptimplotë për lirinë e vendit, dhe paraqet krenari për të gjithë kosovarët, vlerëson presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Presidentja e shtetit ka nënvizuar se fushata e bombardimeve, rezultoi me kapitullimin e forcave serbe të sigurisë, që shënoi edhe largimin përfundimtar të pushtetit të Serbisë nga Kosova.
“Pikërisht sot para katërmbëdhjetë vitesh, Aleanca Veri-atlantike i nisi sulmet ajrore mbi caqet e caktuara në ish-Jugosllavi që rezultuan me kapitullimin e forcave të armatosura dhe me largimin përfundimtar të pushtetit të Serbisë nga Kosova”, thuhet në komunikatën që ka dërguar Presidenca të dielën.
Katërmbëdhjetë vjet pas këtij akti, kryetarja e shtetit thekson se ky veprim i Paktit Veri-Atlantik demonstroi se secili popull e ka të drejtën që të jetojë i lirë në tokën e vet, i barabartë dhe i dinjitetshëm.
“Ne sot jemi krenarë dhe ndiejmë falënderimin më të thellë për të gjithë ata burra dhe gra, ushtarë dhe oficerë të vendeve anëtare të NATO-s që dhanë kontributin e tyre të pakursyer që të ndalet gjenocidi mbi një popull dhe që në këtë pjesë të Evropës përfundimisht të mbretërojë paqja, që popujt dhe vendet të jetojnë në bashkëpunim dhe në mirëkuptim ndërmjet vete”, thuhet në komunikatë.
Aleanca më e fuqishme ushtarake në botë, më 24 mars të vitit 1999, pas negociatave disa mujore me Beogradin nuk kishte arritur që ta bindë atëbotë ish-presidentin e Serbisë, Sllobodan Millosheviq, të ndalë dhunën në Kosovë, dhe t’i tërheq trupat policore dhe ushtarake.
Andaj, NATO kishte vendosur që të nisë një fushatë ajrore për të arritur qëllimin e vet.
“Republika e Kosovës, një sukses i yni i përbashkët, sot është faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, është shtet sovran dhe i pavarur, i ndërtuar në parimin qytetar dhe me shoqëri demokratike, në të cilën të gjithë njerëzit i gëzojnë të drejtat dhe liritë e barabarta, pa asnjë dallim.”
“Vendi ynë sot falë angazhimit të të gjithë qytetarëve, përkushtimit të të gjithë shoqërisë, po ndërton një shoqëri të drejtë, të mundësive të barabarta, një shtet me rend dhe sundim të ligjit dhe me perspektivë të qartë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”,
thuhet në komunikatën e presidencës.
Për 78 ditë me radhë, vendet e NATO-së nuk ndalën bombardimet, përderisa Serbia nuk pranoi kapitullimin.
Më pas, Serbia dhe Pakti Veri-Atlantik nënshkruan Marrëveshjen e Kumanovës, përmes së cilës iu mundësua hyrja e trupave paqeruajtëse si garantues për sigurinë në Kosovë.
Paralelisht, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si organi më i lartë vendimmarrës global-edhe pse nuk ishte pyetur për bombardimet-nxori Rezolutën 1244, e cila vendosi një misioni të përkohshëm të administrimit të Kosovës, UNMIK, deri në zgjidhjen e statusit të vendit.

Filed Under: Interviste, Kronike Tagged With: 24 mars 1999, Jahjaga, NATO, nga kosova, perzuri Sebine

RRETHI ME SHKUMËS

March 23, 2013 by dgreca

Nga BEDRI  BLLOSHMI/

 Para shumë vitesh në Francë, me sa më kujtohet në një familje grabitet një fëmijë. E gjithë familja është shumë e tronditur dhe u vunë të gjithë në kërkim të fëmijës. Kaluan vite e vite në kërkim, por pa asnjë rezultat apo shpresë për gjetjen e fëmijës së grabitur. Më në fund pjestarët e familjes vendosën ta ndërpresin kerkimin, përveç nënës së fëmijës së humbur. Ajo vendos ose ta gjej fëmijën, ose do sakrifikonte veten, Ç’ më duhet jeta mua, pse duhet të jetojë pa fëmijën tim! Kushedi se ku është? Kush i jep të hajë, kush i jep ujë të pijë? Ajo që ma ka grabitur a ma trajton si fëmijët e vetë, nëse ka? Nëse nuk ka ç’fajë kam unë? Unë dua fëmijën, është i imi e kam të zemrës, e rrita me shumë mundime një copë mishi dhe tani ja vjen një ditë e ta marrin. Oh, shpirt I nënës ku je , mos qaj o shpirt I nënës do të gjej ku do që të jesh. O Zot të lutem ma kthe fëmijën, të përgjërohem, mos ma merr shpirtin pa e gjetur shpirtin tim! Kurrë s’kam për të pushuar së kërkuari, natë e ditë deri sa ta gjejë është fëmija im ku e kam,kush ma mori o zot të lutem.

Nëna merr rrugët si e marrë e me shkop në dorë, flokët të lëshuara mbi fytyrë e me sy të çapluar,qante ulërinte pyeste këdo që takonte. Ikte si e marrë fshat më fshat, natë e ditë pa pushim. Thërriste sa kishte në kokë  kush e ka parë një fëmijë të vogël. Më ka humbur mua, ma kanë grabitur, më ndihmoni të gjej fëmijën. Përrua më përrua e rrugicë më rrugicë, diku në një fshat në bisedë e sipër,me një plakë i thonë se një grua e atij fshati që s’kishte patur fëmijë kurrë, e kishin parë të dilte shpesh me një vajzë të vogël përdore dhe shpeshherë i bërtiste apo e qëllonte.Kur dilnin në fshat të gjithë e dinte që s’e kishte fëmijën e vet. E gjora nënë e ndërpret bisedën dhe shkon atje ku banonte fëmija.

Mbasi e pa fëmijën e përqafoi, puthte dhe qante. “Nëna” e zonja e shtëpisë, e shikonte e habitur dhe gjithë inat e me të thirrur ja rrëmbeu fëmijën nga kraharori. Të dyja gratë thërrisnin dhe bërtisnin me fjalët që nxirrnin nga goja njëra thoshte është imja, tjetra thërriste se është imja. Përfundimisht gratë iu drejtuan gjyqit ta zgjidhë këtë problem. Ditën e gjyqit filloi séance dhe gratë bërtisnin dhe thërrisnin, sa s’e merrte vesh i pari të dytin. Fëmijën e mbante përdore “nëna” e dytë. Dha e mori gjyqtari e pamundur ta vendoste se e kujt ishte fëmija. Seancën tjetër gjyqtari vendosi që fëmijën ta merrte ajo që e kishte paraqitur në gjyq. Çështja vajti në shkallën tjetër, por dhe kjo gjykatë nuk e ndryshoi vendimin sepse fëmija rrinte me atë që e kishte rritur dhe nënën biologjike nuk e njihte ndaj nuk i afrohej. Çështja shkoi në gjykatën e lartë gjyqtari i cila caktoi dhe ditën e seancës. Në këtë seancë të dyja gratë thërrisnin është imja thoshte njëra është imja ja priste tjetra. Dha e mori gjyqtari por qe e pamundur të merret vesh me të dyja gratë. U mbyll seance dhe u caktua seance tjetër e gjyqit. Erdhi dita dhe u paraqitën të dyja gratë, njëra me fëmijë përdore. I pyeti dhe njëherë gjyqtari, do merreni vesh me njëra-tjetrën zgjidheni këtë problem se kush e ka fëmijën apo jo. Si njëra dhe tjetra thërrisnin është e imja fëmija, jo është e imja ja priste tjetra. E gjithë salla e gjyqit me të ftuar ngeli e shtangur se s’po merrte rrugë zgjidhje problem.

Atëherë, ndërhyri gjyqtari gjithë inat, mirë se e zgjidhim unë këtë punë. Ngelet që të kënaqeni të dyja, fëmijën do e ndajmë përgjysëm.Nëna biolpgjike filloj të qajë e thërasë për vendimin që do merte gjyqtari tjetra mbante fëmijën për dore.

Në mesin e sallës, gjyqtari bëri një rreth me shkumës. E mori fëmijën, e vendosi brenda rrethit dhe i urdhëroi të dyja gratë ta kapnin njëra nga një dorë dhe tjetra nga dora tjetër. Ndërkohe mori një shpatë dhe e ngriti mbi kokën e fëmijës, gati për ta ndarë përgjysëm. Në këtë kohë nëna biologjike e lëshoi dorën e fëmijës duke thirrur mos e ndaj,fëmija është i imi po le ta mbajë ajo, mos e ndajë më dysh.Ndësa gruaja tjetër e tërhiqte fort nga krahu.

Atëherë gjyqtari vendosi: Lëshoje fëmijën se nuk është i joti,I drejtohet gruas që e tërhoqi fëmijën sepse fëmija është i kësaj tjetrës që nuk do të ndahet për gjysëm.Po në Shqipëri,a do të gjendet vallë ndonjëherë se ku e ka folenë drejtësia? Nëna biologjike me fëmijën e saj për dore duke u larguan për në shtëpi duke falenderuar gjyqtarin për drejtësinë e dhënë.

 

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5533
  • 5534
  • 5535
  • 5536
  • 5537
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT