• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PABESIA E PESHKOP DOROTHEUT- ÇAMËRIA E PËRGJAKUR

March 21, 2013 by dgreca

Nga Rasim Bebo/ Adison, Çikago/

Kanё qёnё tre gjeneralё shqiptarё, tre renegatё, tre qё u kanё shёrbyer armiqve tanё shekullorё me devotshmёrrri. Ipari Ballaban Pasha nga Himara, i shёrbeu turqisё. I Dyti Mark Milani, i shёrbeu sllavo malazezeve. Dhe i treti Napolon Zerva nga fshti Zervё i Sulit tё Çamёrisё i shёrbeu Kishёs dhe qeverisё greke. Por ata erdhёn si armiq bёnё zullum dhe ikёn.  Por Gjeneral Ramiz Alia ua kalon atyre, ky sinon tё shkatёrrojё gjithё shqipёrine me dy fima kompllotuese. Vazhdon dhe askush nuk e ndalon, Dhe ne prap po aty.

Xh. Santaiana i universitetit tё Harvardit. “Na kujton ne tё gjithёve se ata qё nuk kujtojnё tё kaluarёn janё tё dёnuar ta pёrsёrisin atё”. (1)

Nё vorbullёn e Luftёs sё Dytё Botёrore, Çamёria ka qёnё njё dorё ujё nё oqean, por kthimi i saj nё njё thertore dhe dёbim, na kujton thёnien e Viktor Hygoit:  “Madhёshtia e njё populli nuk varet nga numuri i banorёve, ashtu si madhёshtia e njё njeriu nuk varet nga gjatёsia e trupit”.

Ne duhet tё kujtojmё tre kryegrekёt shovenё qё kanё qёnё dhe janё mё anti shqiptarё si: Shёn Kozmai, Peshkop Dorotheus, Peshkop Janullatos etj., pёr kёta  Thimi Mitkon  thotё: “Dhashtё Zoti e tё ketё Shqipёria fat tё mirё, se kemi shumё armiq dhe mё tё mёdhenjtё janё grekёt qё na luftojnё me kishё e konsuj” (2).

Por kёtyre ua kalon partiaku Ramis Alia. “Ky bёn haptazi punёn e grekut, po njё pune edhe mё tё rezikshme, qё s’e bёjnё dotё as vetё grekёt” (Mazar Dino). Dhe ne po kёtu.

Zhan Klod Faveirial thotё: “Murgu Kozma, ka qёnё tepёr rrёnimtar pёr kombin shqiptar … ky nuk predikonte ungjillin, por kёrcёnonte me shkishёrim nga patriakati grek tё gjithё shqiptarёt qё nuk flisnin vetёm greqisht. (Vendin e Shёn Kozmait sot e ka Genc Pollo shёn. im) Arevantini thote se ai predikonte edhe kundёr çifutёve, dhe se çifutёt e denoncuan tek Kurt Pashё Berati dhe ky dha urdhёr per ta vrarё duke e ngulur nё hu, mё 24 gusht 1779”. (3).  I nderuar Lexues, krahaso: qeverin e sotme me qeverin e Kurt Pash Beratit dhe Shёn Kozmanё e 250 vjetёve mё parё me Peshkop Janullatosin Sot.

N. Zhango shkruan: “Dhespoti i Paramithisё Dorotheus ёshtё perfaqesues i qeveris greke nёn mbrojtjen e autoriteteve gjermane. Nё bashkёpunim me kishёn, gjenerali grek Ralis, komandant i forcave pro naziste dhe kolonel Tavullavis, ministёr i mbredshёm dhe kolonel Napolon Zerva, shkruan urdhёrin: Policia dhe xhandarmёria greke tё vihet nёn urdhёrin e nazistёve gjerman. Zerva u vu nё krye tё EDES-it, organizatё terroriste, ushtri bandash, e ngritur 10-3-1941 qё vepronte nё Epir”. (R. Bebo “Dodona…”, bot. 2007, f. 517).

“…Nё mbarim tё vitit 1939, nёn drejtimin e dhespoptit tё Janinёs dhe tё qeverisё greke u thirrёn: Rigenjtё e Paramithis,Pitulenjtё e Gumenicёs, Niko Kufulla i Filatit, Spiro Garo nga Parga. Dhespotёt e kryekishave tё Paramithise, Prevezёs, Pargёs  etj., Kёrkuan ngritjen e cetave tё pёrbёra prej vrasёsish, pёr tё zhdukur çamёrit sapo tё pёlciste lufta e pritur greko-italjane” .  Po aty “Ti vrasim tё tёrё, qё tё mos gjёnden nё Çamёri asnjё shqiptar mysliman e kёshtu tё mos ketё Shqipёria ç’tё kёrkojё”. Tha dhespoti i mitropolisё sё Janinёs. Kёrkesa e tij u pёlqye nga shumica dёrmuese e tё pranishmёve me pёrjashtim tё dy vetёve: Niko kufulla dhe Spiro garo. “Jo, kёtё ne s’mund ta bёjmё, se do na vrasin njerёzit tanё nё Shqipёri”, thanё ata. Pas atyre fjalёve u hoq dorё nga shfarrosja nё masё me atё mёnyrё, po prapёseprapё çeta si ajo e Thoma Pitulit, e Vasil Ballemit me shokё, pas shpёrthimit tё luftёs bёnё shumё vrasje nga mё tё ndryshmet”.(4)

Jorgos Margaritis shkruan: “Mё 6 dhjetor 1942 njё nga udhёheqёsit mё seriozё dhe mё tё fuqishmit e çameve, Jasin Sadiku , u vra (nga Vasil Ballёmi shёn im). Menjёherё njё ditё mё pas, nga komiteti i spatharajve, kryetari i tij Vasilios Tsupis, prifti Spiridhom Nutsis si dhe nёntё barinj u vranё dhe u rrёmbien 1000 dele. Nё mbremjen e datёs 9  mbi 300 muhamedanё u nisёn nga Margёlleçi pёr tё sulmuar fshatin Spathar… Kyetari i muhamedanёve Luto Rojba, vjёhёri i sёbijёs sё Jasin Sadikut, thirri Dhimitёr Xhimёn nga Morfati, pasi i tregoi pёr sulmin qё po ndёrmerrnin, i kёrkoi “besa-bese” pёr asnjanёsi dhe besim reciprok. Por pёrleshjet vazhduan. Dhe mё tej”. Jorgos Margaritis vzhdon: “…EDES-it (Ushtria Demokratike Kombёtare Greke) dhe ELAS-it (Ushtria Çlirimtare popullore Greke), kishin njё emrues tё pёrbashkёt pёr kundra Çamёrisё myslimane”. (5)

Mё 21 shkurt 1944, Nuri Dino i dёrgon njё letёr Shefqet Peçit: “Mjaft gjak shqiptari vaditi tokёn tonё, mjaft larg u dёgjua afshi i popullit tonё pёr liri dhe kjo mjafton pёr tё nesёrmen, po e nesёrmja duhet tё na gjёjё tё bashkuar me shumё se kurrё… Pёr hirё tё gjakut qe na bashkon dhe tё zakonit, qё s’smund tё na ndajё”.  Asnjё pёrgjigje nga Shefqet Peçi. (6).

Kёshilli ishte njoftuar sa duhet pёr grackёn e pregatitur nё Paramithi nga Metrpoliti  Dorotheus me zervistёt, por fatkeqёsisht nuk i vlerёsonin. Agjentura greke shtoi pёrpjekjet pёr tё mashtruar myslimanёt me fjalё mё tё mira si: “Mos kini frikё, se s’u nget kush as me njё lule. Askujt s’ka pёr t’i hyrё gjёmb nё kёmbё. Pastaj ju jeni me mallё gjё, si do tu ktheni krahёt e t’i lini shkretё t’i hajё deri e dosa?”

Riza Nezhipi dhe Din Met Meri nga Paramithia, u njoftuan nga mikui tyre Harallamb  Kalojeropulli nga njё fshat i
Janinёs, Napolon Zervёn e kam dёgjuar vetё qё ka thёnё: “Çamёve duhet t’u afrohemi dhe t’i marrim me tё mirё, qё tё mos tё na ikin nga duart deri sa tё zёmё kufirin. Pasi t’i kemi mbillur si ne vathё, jo vetёm nga njerezit qё nuk do te lemё nё kёmbё shtruar, po do shkojme nё thike edhe macet e tyre. Brёnda datёs 10 qershor 1944, Rizai vrapoi nxitimthi nё Paramithi pёr t’i njoftuar. Po krerёt si myftiu Hasan Abdulla, Sali Hafizi, Hafiz Abdulla, Abedin Bako etj., kёta nuk ua vunё veshin fjaleve tё Rizait: -Grekёrit u afruan tek dera dhe kanё vendosur tё na shuajnё me kuç e me maç; tё ikim sa janё akoma udhёt hapur!

Myftiu Hasan Abdullai me shoket e tij, ishte aq vendosur nga premtimet e peshkop Dorotheus, dhe u pёrgjigjej: “Qeveria greke nuk mund tё lejojё tё bёhen kёtu gjёra tё tylla, se turpёron veten e saj dhe njollos pёr jetё historinё e kombit tё vet, -pёrfundoi Myftiu Hasan Abdullahu. -Ato qё thua ti, janё profka e pallavra tё atyre qё duan tё na trёmbin qё tё ikim e t’u lёmё pasuritё tona, -tha myfti Sali Hafizi.

U ndeshёn dy kundёrshtarё kryesorё: Myftiu nga njёra anё, qё ngulmonte pёr tё mos u shpёrngulur dhe Mazar Dino kryetar i kёshillit nga ana tjetёr qё kёshillonte  zhvendosjen, pёrkohёsisht tё paktёn nё fshatrat mё nё thellёsi dhe tё mbrojtur si, Mazrekё, kurtes etj.

Me qё askush nuk lёshoi pё, Mazari i tha: -Ti bёn haptazi punёn e grekut, po njё punё edhe mё tё rrezikshme qё s’e bёjnё dot as vetё grekёrit. Myftiu iu pёrgjigj:  -Ti, po e pe keq kёrcet e ikёn, po populli s’ka nga vete. Kam 31 vjet qё kam vazhduar kёtё udhё vetёm e vetёm qё tё shpёtoj njerёzit nga therja dhe zhdukja. Myftiu kishte besuar te besa e dhёnё e Mitrpolitit Dorotheus, por ishte besё kishёs greke.

Kёshilli arrestoi myftinё dhe disa nga mbёshtetёsit e tij mё tё rёndёsishёm nё tёrё Çamёrinё si: Qazim Rexhepin nga Paramithia, Isuf Izetin nga Varfanji, Xhafer Xorxin nga Filati e tj. Pati ndёrhyrje te komanda gjermane, i cili i detytoi Kёshillin t’i lёshonte tё burgosurit.

Çdo ditё qё kalonte dhe mendimi pёr tё ikur shtohej, dhe pёr tё ndaluar shpёrnguljen u pёrdor dinakёria greke. U ftuan nё takim Myftiu i Paramithise Hasan Abdullai, Sali Hafezi dhe Qazim Rexhepi. Takimi u bё nё fshatin Popovё. Pala greke (EDES-it) kryesohej nga Lefter Shtrungari, me tё mernin pjesё edhe dy oficerё anglezё qё bashkёvepronin me Zervёn. Morёn premtimet greke se Çamet do tё bёhen fuqiplotё! Njerёzit tё mos ikin! Ju japim fjalёn e nderit se nuk do tё preket njeri as me njё lule. U fol se u kishin dhёnё 3000 sterlina. “Jepuani, se atje do t’i gjёjmё tok me krerёt e tyre, kishte thёnё Napolon Zerva”.

Mjedisi aq i vrerёt e tejet kёrcёnueshёm pёr çamёt myslimane, Çam tё krishterё njoftonin çamet myslimanё pёr rrezikun qё po afrohej. Kёshtu Trifon Bello, fqinjit te vet,Ibrahim Katiut i tha:  – Ikni sa mё parё, se do t’u vrasin tё gjithёve!

Dhe pyetjes: Pёrse do na vrasin? Trifoni iu pёrgjigj:  -ёshtё urdhёr! Janё betuar, kanё shkelur kriqin qё tё mos lёnё gjallё asnjё nga ju. Ibrahim Katiu ishte i bindur pёr rrezikun, por prapё rrinte nё mёdyshje, deri sa Llaq Çavo, po nga Paramithia, i shkoi fshehura natёn nё shtёpi dhe i tha :  – Ik shpejt po munde mos tё tё zёrё as mёngjesi kёtu! Do t’u vrasin pa njё pa dy. Hristo Bika i pati thёnё Haki Bilalit:  -Ngrehuni e ikni njё sahat e mё parё, sepse zervistёt janё betuar qё çdo mysliman qё tё zёnё, tё madh apo tё vogёl do ta shkojnё nё thikё.

Erdhёn lajmёtarё nga Margёlleçi, Gumenica, Vola, 24  orё para masakres nё Paramithi pёr tё mbushur mёndjen, qё njё orё e mё parё popullata tё kalonte nё fshatrat malore nё perёndim pёr ballё qytetit, ku gjёndeshin nё vend dhe fuqi tё afta pёr mbrojtje, por Myftiut tё Paramithisё nuk ja kthien mёndjen.

Rojet e pakta mbrojtёse tё qytetit, dalluan se gjatё natёs se 26 dhe 27 qershorit 1944, zervistёt po i afroheshin Paramithisё nga tё tria anёt: jug, lindje, veri. Nё mёngjes herёt, mbrojtёsit e vendosur nё Gallata, goditёn kolonёn qё po zbriste nё qytet nga ana e Shkallёs. Shpёrthyen breshёri tё dendura pushkёsh dhe mitrolozёsh; ishin tё vendosur tё luftonin deri nё fishekun dhe pikёn e fundit tё gjakut, pasi ishin tё bindur se rrugё tjetёr nuk kishin. Mirёpo, dhespot Dorotheus, nёnprefekt Kanellopulli vrapuan tek myftiu Sali Hafezi dhe i mbushёn mёndjen pёr ndёrprerjen e qёndresёs, pasi zervistёt do tё hynin nё mёnyrё paqёsore dhe nuk do tё ngacmonin kёrkёnd. Myfti Sali Hafёzi e hёngri atё rreng dhe sёbashku me dhespotin e tё tjerё, u ngjitёn nё Gallata. U bёnё thirrje luftёtarёve tё ndalonin zjarrin, duke u zotuar se zervistёt nuk do tё bёnin as dёmin mё tё vogёl dhe ia rritёn t’i bindnin. Zervistёt u pritёn nё hyrje tё Gallatait nga Dhespoti Dorotheus dhe Myftinjtё Sali Hafuzi, Hasan Abdullai dhe parёsi myslimane e tё krishtere.

Historiani Jan G. Sharra “Historia” f. 660 thotё: “Zervistёt e regjimentit te XVI-tё, tё komanduar nga major Kranjai, mbas takimit me Thespot Dorotheus, njofton: “Urdhёrohen tёrё ata qё kanё armё t’i dorёzojnё menjёherё, se qetёsinё do ta mbajё ushtria. Askush tё mos ketё frikё! Kёdo e quajmё vlla! Duam tё bashkёpunojmё dhe tё ndihmojmё njeri tjetrin”. (Fletore “Bashkimi” nr. 681, dt. 3-7-1947). (6).

Rreth mesditёs, kur ende nuk kishte mbaruar mirё dorёzimi i atyre pak armёve qё ndodheshin nё duart e qytetarёve dhe kur tregtarёt, qё besuan shpalljen, sapo kishin çelur duqanet, zervistёt grupe-grupe tё pёrbёrё nga Çomenjtё, Dokenjtё, Pantazenjtё, Paskot e shumё tё tjerё gjakatarё, tё drejtuar nga oficerё u derdhёn egёrsisht mbi popullatёn (kujtime nga Elmaz Asllani nga Paramithia, dt. 1906). Ndёr vrasёsit ishin edhe: prift Andoni, robaqesja Athina, Samarbёrёsi Çil Coni, Nikoll Rafti etj. Ata qёllonin kёdo qё shihnin dhe vrisnin kёdo qё gjenin pёrpara. Me tё dёgjuar krismat e pushkёve dhe tё mitrolozave njerёzia ia dhanё nё pikё tё vrapit nga tё mundnin pёr tё shpёtuar sikush kokёn e vet. Me tё shumtit u derdhёn drejt anёs perёndimore, nga mendohej se mund tё mos ishte mbyllur ende. Pati raste qё e njёjta familje nё vrap e sipёr tё shkёputej mё dysh: familja e Çafa Miles, ndёrsa Çafaj me njёrin nga bijtё, Sadiun dhe fёmijtё e djalit tjetёr, Hakiut, arritёn tё kalonin, ndёrsa Hakiu me tё ёmёn, Salihen ua prenё udhёn, (u mbyll rrethimi) Hakiun e mbёrthyen disa zervistё dhe nё sy tё sё ёmёs, e vunё poshtё dhe i prёnё kokёn. Pastaj ngritёn nga muri njё pllakё tё madhe guri dhe, ia vёrvitёn mbi kokёn e prerё ia benё petё. Salihen e mbyllёn nё burg. Rrugёt dhe sheshet u mbushёn me tё vrarё:  5-6 kёtu, 7-8 atje, 10-12 me tej. U krijua njё tmerr i pashembullt.

Duke kёrkuar shpёtim futeshin nё shtёpitё e krishterёve si nё ate tё Jot Barbes  etj., po pёr habin e tyre vete ata po ua hanin kokёn!

Dёshmitaria Fetije Saliu, po nga Paramithia tregon se, kur zervistёt u turrёn tё thernin Maksutin 6 muajsh dhe, e ёma e mbuloi djepin me trupin e vet, zervistёt i ngulin thikёn nё kurriz ajo u pёrplas pa frymё nё dysheme.

Te shtёpia e Myfti Hasan Abdullait, drekuan Taq Shtrungari me 7-8 trima, pasi hangrёn pёr 2-3 orё, u pa besa qё kishte dhёnё peshkop Dorotheus myftiut. Atё e kapёn nga mjekra dhe ja prenё kokёn, therёn tё shoqen tё birin dhe pas perdhunimit tё bijёs e therёn edhe atё. Plakun 80 vjeçar, Shaban Gazirin e bёnё copa-copa. Dy tё fshehur nё trarёt e tavanit Elmazi dhe Tahsimi, u spiunuan nga “miku” Thoma Faço. Menjёherё i theren. Po kjo tragjedi ndodhi edhe nё shtёpin e Sali Hafёzit nga major Kranjai. (tregim nga Shefqet Sulejmani nga Paramithia (dt. 1926)

Historiani grek N. Zhango thekson: “Njerёz tё egёr e barbarё qё kёrkonin lira e plaçka hynin si zotёr nё shtёpitё, dhunonin vajza e gra dhe vritnin kё donin. Ç’tmerr, ç’farё neverie! Njё shtazёri e padёgjuar, jashtё çdo llogjike njerёzore. Historia fsheh fytyrёn nga turpi”. (7).

Mbi kёtё holokaust, Niko Zhango vazhdon: “Fati i tё burgosurve nё Paramithi u bё e njohur me gjakёsitё nё vazhdim. Erёkundёrmonjёse nё shtёpin e Sali Hafezit me tre kate dhe mbi 30 dhoma ku mbaheshin tё mbyllur mbi 500 gra e fёmijё nёn moshёn 15 vjeçare. Vdekje fёmijesh, pamje rrёnqethёse e grave myslimane qё hiqeshin zvarre dhe pёrdhunoheshin gjysmё tё vdekura. (8).

Hisoriani Beqir Meta shkruan: “Masakrat  nё Paramithi vazhduan 4-5 ditё. Gjatё kohёs, kur nё qytet po kryheshin masakra tё tmerrshme, Mitropoliti Dorotheu, i cili kishte qёnё garant pёr moscёnimin e popullsisё myslimane, festonte “fitoren” me komandantёt e bandave dhe bekonte krimet e tyre. Ky mitropolit, deri nё kёtё kohё, kishte qenё njё nga bashkёpuntorёt mё aktivё tё gjermanёve” (9).

Dёshmitarёt tregojnё pёr shtepin e myftiut “burg”: “Na jepnin njё fetё bukё misri , as 100 gram nё ditё dhe njё lugё bizeleje ose fasuleje pa kripё. Llambro Miho nga Paramithia ishte i vetmi njeri qё na ndihmoi pёr tё mbajtur shpirin. Ai kishte njё furrё buke dhe gjelltore. Ai vinte çdo ditё dhe na sillte buke dhe gjellё, ne na binte nga njё kafshitё se ishim shumё. S’kishim as me se tё laheshim e as ku tё laheshim, flinim ngjitur me njeri tjetrin! Na piu morri, sёmundjet dhe uria , dhe kёshtu vdisnin 5, 6, 7, dhe 10, 12 ne dite”. (10).

Erdhёn disa mjekё anglezё, tё veshur me maska, sepse ne, veç se tё sёmurё, kutёrbonim nga fёlliqёsia. Mjekёt pasi na vizituan u thanё: “Ja zboni, ja vritni, se brёnda pak ditёve do t’u marrin edhe juve me vete nё atё botё”. Kёshtu Mitro Bello na solli ca ushqime dhe na nisёn 250 gra e fёmijё shumё tё raskapitur, morrёm rrugёn Minine, Filat, Koske dhe mbritёm  nё Shqipёri.

Jorgos Margaritis:…Me gjithё premtimet e peshkop Dorotheus dhe Napolon Zervёs, mbrenda pak ditёve, mё 27 qershor, ditёn e parё tё “çlirimit”, qyteti u kthye nё thertore. Tё gjitha dёshmite nga çdo palё qё tё vijnё, bien dakord nё shtrirjen dhe dhunёn e vrasjeve e tё keqtrajtimeve nё kurrizin e banorёve myslimanё…-u vranё nё mёnyrat mё çnjerёzore, mbrenda dhe pёr rreth qytetit. Keqtrajtimi i pёrgjithshёm i grave dhe rrёmbimi i pasurive…” (11).

Historiani Jan G. Sharra vёren: “Urrejtja dhe egёrsia qё ziente nё vetdijen e tyre, shpёrthyen me furi mbi gratё, fёmijёt, pleqtё dhe tё pafajshёm tё tjerё. Shumё çamё islamё zervistёt i rrёzonin tё gjallё nga ura e Naçit pranё Filatit. Nёnave u rrёmbenin fёmijtё nga duart e nga gjiri u ngulnin bajonetёn dhe i ngrinin lartё. Po para syve tё nёnave vrisnin djelmoshat 15-18 vjeharё. Egёrsia greke mbi popullin cam, kalon çdo lloj instikti kafshёror. Njё grua nga fshati Kacjan me foshnjёn ende nё gji, zervistёt e ndanё me spate nё katёr pjesё dhe e varёn nё njё pemё; sё toku me gjakun i rridhte dhe qumushti i gjinjeve. (12)

Sipas Niko Zhangos : “Tёrё çamёrit qё u gjetёn nё Karbunarё u vranё dhe u hodhёn nёpёr hendeqe: njё nane me 7 fёmijё si edhe tё vegjёl tё tjerё; 3 vajzat e Muharem Agushit, nusja e Hodos dhe Ajshe Agushi. Ndёrsa Lefter Shrungari me shokё, Mehmet Qamilit i vranё nё shtёpin e vet tё ёmёn dhe tre tё bijat; tё shoqes shtatzanё i çanё barkun dhe i qitёn fёmijёn, sipas dёshmive zervistёt therёn 41 gra e fimijё. (Fletoria “Bashkimi i Kombit” nr.202, 27-8-1944. (13).

Historiani  Albert Kotini na jep kёtё episod: “Vasil Ballёmi i dogji djalin nё furrё Naile Gjinikёs nga Margёllёçi.  Kur ia kapёn djalin e vet Vasil Ballёmit dhe ia dhanё Nailes qё tani kishte tё drejtё tё hakmerrej edhe ajo pёr djalin e saj tё djegur nё furrё. Po ajo jo vetёm qё nuk pranoi, por tha:  -Mua djalin nuk ma ka djegur ky fёmijё!  Mbasi e mbajti 7 ditё, ia dorёzoi Vasil Ballёmit, kriminelit tё Çamёrisё. Qё atё ditё Vasili u betua se nuk do tё qёllonte mё mbi shqiptarёt e Çamёrisё”. (14).

“Ndёrmjet atyre tmerreve nё Spatar ndodhi edhe kjo ngjarje kuptimplote: Lulo Ahmet Qamili nga Janjari, femёr veçanёrisht e bukur e martuar para nje viti me spatarjotin Dalan Cullani u kap nё Spatar nga zervistёt. Kёta vrane tё gjithё ata qё zunё, ndёrsa Lulon e ruajti njё oficer per ta marrё me vete. Kjo sa dinake aq edhe trime, u duk sikur u bind me tёrё mend. Oficeri i gёzuar se ia arriti qellimit, vari automatikun nё gozhdё dhe kaloi nё tё ndarёn tjetёr pёr tё treguar shoqёruesve tё tij. Kurse Lulo rrёmbeu automatikun dhe me njё shkathёsi e guxim tё habitshёm vrapoi tek dera dhe i griu tё gjithё sa ishin nё tё ndarёn fqinje. Zervistёt qё ndodheshin rreth e rrotull, duke menduar se dikush prej tyre po vriste fshatarёt, nuk u shqetёsuan. Nga kjo moskokёçarje e tyre pёrfitoi Lulo, e cila me automatikun nёn nje cipune (nje lloi sharku i hollё) u largua pa tёrhequr vёmёndjen e askujt dhe kёshtu, pas disa ore udhёtimi mundi tё arrinte nё Konispol”. (15).

J. Margaritis  shkruan: “23 shtaor 1944 duke u gdhirё data 24, forcat e komanduar nga Kranjaj dhe Shtrungari. hynё nё Filat. Mbёrritja e kёtyre forcave ishte njё snjal pёr fillimin e masakres. 47 burra,gra dhe fёmije u masalkruan nё Filat, ndёrsa nё Spatar… u masakruan  157 persona. Tё gjitha gratё dhe vajzat e reja u keqtrajtuan dhe u pёrdhunuan nga kriminelёt e zervёs”.  Kranjai urdhёroi nё Filat: “Andartё! Bёni ç’tё doni; vrisni e prisni pa dalluar e mёshiruar kёrkёnd, qoftё ky burrё, grua e foshnjё. Ç’nderoni ke t’iu pelqejё: vajza, nuse, tё reja!…Asnjё shqiptar mos lini tё gjallё”. (16).

Jan G. Sharra thote: “…shlyerja e llogarive do tё bёhej me çrrёnjosjen e tyre nga toka e tё parёve tё vet, nga atdheu i tyre.” Dhe me tej: Gjakёsitё nё Paramithi dhe ngjarjet qё rrodhёn mё pastaj, nuk linin pikё dyshimi se , po qe qё donin tё mbijetonin si popull, duhej tё shpёrnguleshin” (17).

Analisti i problemeve ballkanike, Xhejms Petifer, shkruan: “Qeveria britanike ka njё lidhje direkte, me trupat e zervёs, tё cilёt kryen krime nga mё tё rёndat ndaj çameve, krime lufte dhe mizori, Zerva ishte nёn kontrollin e C. M. Ёoodhouse, komadant i misionit ushtarak  britanik nё rezistencёn greke. Dhe mё tej, oficeri Naxhel Kllajv, ka shkruar: “Ne kemi kryer gabime tё tmerrshme duke mёshiruar Zervёn nё atё mёnyrё”. (18).

Jorgos Margaritis shkruan: “…Fronti Çlirimtar i Shqipёrisё, nuk pranoi tё vazhdonte raprezalje nё kurriz tё minoritetit grek, qё jetonte nё vendin fqinj. Nё kundёrshtim me praktikat  e vazhdueshme ballkanike, Gjaku nuk u shpёrblye me gjak dhe dёbimi nuk u shpёrblye me dёbim … vetёm vendi ynё “mёsoi qytetёrim”. Nё kёtё rastё mёsimi ёshtё i jashtёzakonshёm  dhe sigurishtё nuk vjen nga pala greke”! (19).

Nga Pullub xhufi citojme: “Me trishtim shikojmё serinё e lёshimeve alias-tradhёtive –shpёrberja e turpёshme tё autoqefalis dhe pushtimi tё kreut tё KOASH nga nje klerik grek, militant i helenizmit.” Qeveria e jone ka harruar porosin e pavdekshme te NOLIT: “Kisha greke ёshtё kisha e Satanait. Ruhuni prej saj nё rast se nuk doni t’ju bejё gjёmёn”.  Kur erdha ne fund te artikullit dhe vet jam ne fund tё pusit, pres pёr tё dalё! Jo nga balta qё qёndron mbi baltё.

 

R e f e r e n c e

 

1. E. Jacques  “Shqiptarёt”, bot.1995, f. XVII.

2. E. Mete  “Dodona…”  bot. 2007, f. 712.

3. Zh. Klod Faveirial “Historia e Shqipёrise” bot. 2004, f. 389.

4. Ibrahim Hoxha “Viset Kombёtare…”,  bot. 2000, f. 255.

5. J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 137, 171, 142.

6.  Historiani  grek Jan G. Sharra  “Historia”. F. 660. (“Dodona…”, f. 487)

7.  Historiani grek Niko Xhango thekson: “Zeusi”, bot. 2009, f. 317.

8.  Niko Xhango “Dodona …” bot 2007, f. 490.

9.  B. Mete  “Tragjedia Çame”, bot. 2007, f. 71.

10. Rsim Bebo  “Dodona…”, bot. 2007, f.502.

11.  J. Margariti “Bashkёpatriotё…”, bot. 2009, f. 141.

12.  Jan G.harra “Dodona…”, bot. 2007, f.490.

13.  Historiani Niko Zhango Shkruan: “Viset Kombёtare…”, bot. 2000, f. 368.

14.  Historiani Albert Kotini “Dodona”, bot. 2007, f. 505-506.

15.  I. Hoxha “Viset Kombёtare”, bot. 2000, f. 385.

16.  J. Margaritis “Bashkёpuntorё” f. 185 dhe “Viset Kombёtare…”, f. 381.

17.  Jan G. Sharra historian grek  “Viset Kombetare…”, bot. 2000, f. 368.

18.  Analisti Xhejm Petifer “Dodona…”, bot. 2007,  f. 493.

19.  Historiani grek J. Margaritis “Bashkёpuntorё…”, bot. 2009, f. 147.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Cameria e pergjakur, Dorotheu, Pabesia e peshkopit, rasim bebo

“NDËRTO FOLENË SE SORRAT VIJNË VETË!? ”

March 21, 2013 by dgreca

Opinion Nga Fadil LUSHI/

Disa ditë më parë një miku im, përndryshe frekuentues i rregullt i “bastoreve”, duke qenë i zhgënjyer nga rezultati i ndeshjes së futbollit mes Bajernit dhe Arsenalit 0-2…, më parashtroi këtë pyetje nga fusha e sportit: pa më thuaj ç’kuptim ka nocioni “auto-gol”?! Meqenëse ky miku im është “kumarxhi”, fillimisht më duhej t’i them se ndeshja e lartpërmendur qind për qind ishte e kurdisur (a e trukuar, siç i thonë me këtë zhargonin e e sotëm të sportit). Më pastaj u mundova t’ia shpjegoj nocionin në fjalë. Ai si duket nuk e “kuptoi” interpretimin tim të parë. Provova t’i jap edhe sqarime plotësuese duke iu referuar Fjalorit të gjuhës shqipe, ku, pos të tjerash, për autogol thuhet: “gol që bën një lojtar në portën e skuadrës së vet”. Mikut tim “bixhozçi” edhe ky shpjegim nuk i hyri në kokë. Në fund thash se ky ka nevojë për një shpjegim me atë fjalorin e “rrugaçërisë” dhe, pa një pa dy,  ia thash troç: “auto-gol” do të thotë si me ia futur vetvetes!? Për çudi, miku im këtë shpjegim e kuptoi “bisht e krye”. Unë që në fillim e dija fare mirë se ç’hall kishte. Nuk mund të thuash se ky nuk paskësh njohuri nga fjalori sportiv, përkundrazi ai mund të konsiderohet njohësi më i mirë sportiv i mëhallës sonë dhe më gjerë. Gjithë këtë ‘moskuptim” e kishte stisur nga inati pse ia “kishin trukuar” rezultatin e ndeshjes së lartpërmendur në kuadër të Ligës së kampionëve evropianë, ndaj kishte humbur sasi të konsiderueshme parash. Njohësit e mirë të sportit profesional thonë se autogoli në futboll, fillimisht dëmton “autorin”, imazhin dhe rejtingun e skuadrës, tifozët dhe, së fundi, “kumarxhinjtë” e bastoreve.

Lexuesit e mi të nderuar me të drejtë do parashtrojnë pyetjen se ç’kuptim dhe ç’lidhje kanë nocionet ‘autogol’ dhe ‘kurdisje ndeshjesh’ me këtë vështrimin tim gazetaresk në vijim. Unë do them me bindje se e gjithë kjo që thamë më lart ka shumëçka të përbashkët sidomos me paragrafin që trajton fushatën parazgjedhore dhe historinë e saj. Nuk mund të thuash se historia e zgjedhjeve vendore në Maqedoni nuk është dëgjuar, nuk është lexuar, nuk është shfletuar, komentuar, kontestuar e dyshuar nga gjithsecili, qofshin ata njerëz të rëndomtë, politikanë, analistë…, nga ata që janë në pushtet dhe të tjerët në opozitë…, shehërlinj e sherrxhinj të tjerë.

Thonë se autogoli politik dëmton lidershipin, partinë politike që e përfaqëson, mandej votën vendimore gjegjësisht deliberative të secilit, do të zhgënjejë simpatizantët dhe në instancë të fundit do të mbajë peng fjalën e lirë, zhvillimin e demokracisë, paqen, integrimin e shteteve,  në këtë rast të Republikës së Maqedonisë (dhe të shqiptarëve) në strukturat euroatlantike, në NATO…, do të mbajë peng “bashkëjetesën”, si dhe do të tronditë të gjitha koalicionet e sajuara, të brishta dhe me paterica. Andaj e gjithë kjo “pengmarrje” do të prodhojë antagonizmin politik dhe antagonizmat kombëtare duke mos përjashtuar edhe antishqiptarizmin. Edhe në këtë fushatë parazgjedhore (vendore) u hetuan ca autogola politikë…, ca ishin të rregullt, ca u shënuan me kokë, ca me dorë dhe jo të rregullt, ca ishin gola nderi, ca gola barazimi e të tjerë gola të dyshimtë a me hile. Në këtë  kampanjë parazgjedhore u vu në veprim çmos për të arritur qëllimin, disa përdorën arsyen, ca të tjerë përdorën gjuhën e qartë, kishte edhe të tillë që përdorën lloj- lloj fjalorësh, retorikash e tjerë. Atyre që u mungoi mjeshtëria e të shprehurit me gojë…, mëtuan të shprehen me mimikë, ca “kandidatë për kryeplak a për aga-babë të shehrit” dhe ca paksa “çallëmxhi” tundën supet, tundën kokën, tundën këmbët, një “azgan” tundi gishtin e mesëm të dorës së djathtë duke thënë se s’ka “bir nëne që ma tund sediljen e tim eti…, s’ka njeri që ma tund mëhallën time dhe zinxhirin a qaforen prej alltëni”!?…, kishte edhe tundje karakteristike që lëkundeshin mes shundit, tallavasë, nacionalizmit, gjeografisë politike, asaj historike, shovinizmit shtetmadh, irracionales dhe “lëvizjes irredentiste shqiptare”!??

Unë në vazhdim të këtij vështrimi, me takatin e fiqirit tim, do të bëj përpjekje të hetoj ca defekte që u hetuan në retorikën politike të kandidatëve për kryetarë komunash dhe në veçanti të kryeministrit të Republikës së Maqedonisë, z. Nikollë, i cili në kuadër të një tubimi parazgjedhor, ashtu thjeshtë dhe “pahiri” shënoi një “euro-autogol të pastër politik”. Retorika e tij u shndërrua në egoizëm politik krejt primitiv, provincial a edhe katundaresk. Me gjithë respektin ndaj tij, kundërshtarët do të thonë se fjalimi i tij ishte  përçmues, nënçmues, mallkues, mbretërues, kërcënues dhe biblik. Ata që këtë fjalim të tij e dëgjuan me vëmendje hetuan atë nacionalizmin dhe urrejtjen e tij patologjike, ishte një retorikë që përcillte mesazhe luftarake! Kjo retorikë e tij nuk u ndërtua hë për hë…, ka kohë që është strehuar në fjalorin e tij të mistershëm.

Të gjithë ata që e përcollën këtë “fjalim a retorikë politike” të zotit Nikollë, thanë se ai nuk tha gjë të re përveç që përsëriti atë që e kishte të paragjykuar dhe të akumuluar në higjienën e mendjes së tij politike. Ai sikur deshi që kundërshtarëve t’u çojë “selame dhe habere” sa i përket prezencës së tij në pushtetin absolut. Të gjithë atyre që iu trazua mendja nga kjo retorikë egocentrike e kryeministrit, nuk mund të thonë se kjo retorikë e tij ishte një gafë politike e radhës, nuk ishte boshe…, sepse e gjithë kjo paraprakisht ishte e “gatuar në kuzhinat e Shkupit”…, me retorikën e tij sikur deshi t’u thotë shqiptarëve: “deka Republika Makedonija ne e dotade Grupçin”!? Për lidershipin në fjalë është karakteristik fakti se ai nuk i përmbahet “ terapisë që ia ka përshkruar” Brukseli dhe Uashingtoni dhe për inat nuk i merr ilaçet në kohë dhe rregullisht.

Unë vazhdoj që të mos e kuptoj kryeministrin z. Nikollë…, pse ky i nderuar, gjithë këtë retorikë e bëri me vrap e me shpirtin në fyt, unë nuk e di se ç’iu desh ta dredhë gjuhën, qoftë politike a nacionaliste…, pse gjithë ky siklet i tij ndaj Kërçovës dhe Strugës…, a mos vallë ai nuk e ditka se shqiptarët e Kërçovës (nuk) mbijetojnë falë kontributeve financiare të bashkëvendësve të tyre në kurbet…, pse gjithë ky shqetësim i tij se ku do të duhet të jetojë e të veprojë Fatmir Dehari dhe shqiptarët e tjerë të tillë si ai…, sikur deshi që Fatmirit (dhe shqiptarëve të tjerëve) t’u thotë të ikin nga këtej (nga vendlindja) duke thyer qafën me bishtin ndër shalë e prapanicë…, shko atje ku ndoshta do të “darovitin me ndonjë sheqerkë të baba dovletit”! Ata që janë “merakli të birrës dhe “terjaqinj” të kafes, do të thonë se as e para e as dyta nuk pihen nëse nuk kanë shkumë e kajmak…, thjeshtë nuk kanë shije!  Një nip imi që jeton në Stamboll dhe që është kundërshtar i një partie politike që është në pushtet më thotë: “Dajo, disa politikanëve po nuk ua fute gishtin në b…, nuk ikin dot kollaj nga pushteti”!??. Historianët do të thonë se gjella më e preferuar e padishahut ishte ajo me emrin “imam bajalldi”, sot shqiptarët këtë gjellë nuk e hanë nga “frika” se mos “bajalldisen”, respektivisht se mos alivanosen? Shqiptarët nuk do të ndërtojnë folenë, sepse atë e bëjnë vetë shqiponjat!

Filed Under: Opinion Tagged With: Fadil Lushi, nderto folene, opinion, se sorrat, vijne vete

ANKTHI SHQIPTARO-SERB

March 20, 2013 by dgreca

Krijimi i Bashkësisë së Komunave të Veriut dhe pasojat e zgjidhjes me probleme/

Nga Dr. Enver Bytyçi/

U deshën gati 14 vjet që Kosova dhe Serbia të lodhen me veriun e Mitrovicës e më pas të vijnë te padurimi për zgjidhjen e krizës në këtë vend. Më së shumti europianët punuan që me injeksione të vazhdueshme rreth asaj që quhet “Proces i integrimit në BE”, t´i nxisë palët drejt një zgjidhjeje të integruar, e cila kënaq edhe Beogradin, edhe Prishtinën. Kënaqësia që të dy kryeqytetet ballkanike ndjejnë ka të bëjë me atë që quhet “Çlirimi i ndërsjelltë nga njëri-tjetri”. Kosova ka kërkuar e luftuar që prej një shekulli të çlirohej prej Serbisë dhe Serbia, së paku prej disa vitesh luhatet midis mitit të Kosovës dhe çlirimit prej saj. Po a do të çojë një marrëveshje e mundëshme në çlirimin e palvë nga paranoja e konfliktit kundër njëri-tjetrit?!

Një marrëveshje që mund të nënshkruhet të mërkurën e ardhshme apo me datën 28 mars, kjo s´ka rëndësi, besohet së do të çojë në normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve shqiptaro-serbe në Kosovë dhe do t´i hapë rrugë një epoke të re në marrëdhëniet midis tyre e atyre rajonale. Në të vërtetë Mitrovica nuk ka mbajtur dhe nuk mban peng vetëm marrëdhëniet e boshtit Beograd-Prishtinë. Ajo ka bllokuar dhe acaruar shumë konflikte me sfond etnik në rajonin e Ballkanit Perendimor, pasi palët në këtë konflikt inspirohen dhe gjejnë një mundësi më shumë për të rezistuar dhe për t´u rikthyer në “fushëbetejën” e papërfunduar.

Marrëveshja që dy kryeministrat e të dy vendeve do të nënshkruajnë duket se do të aplikojë modelin gjerman të fillimit të viteve 70 të pranimit nga ana e Gjermanisë Perendimore të Gjermanisë Lindore. Deri atë kohë gjermano-perendimorët nuk e njohnin shtetin lindor të Gjermanisë, me arsyetimin se nuk kishte dy, por vetëm një Gjermani, çka u realizua më 3 tetor të vitit 1990. Po çfarë ishte në fakt marrëveshja e 21 dhjetorit 1972, e cila u firmos në Berlinin Lindor ndërmjet kancelarit gjerman, Willy Brandt dhe shefit të shtetit të Gjermanisë Lindore, Erick Honnecker? Deri në këtë kohë ndarja konsiderohej arbirtrare, e padrejtë dhe fiktive. Për këtë shkak grindjet e gjermano-perendimore shtriheshin më gjerë, deri te mosnjohja e disa vendeve të kampit socialist. Willy Brandt, me ardhjen e tij në pushtet (1969) solli vizionin e tij për një politikë të re ndaj Bllokut Lindor. Doktrina e tij u zhvillua përmes filozofisë së zgjidhjes së problemeve me bisedime. Deviza e tij ishte “Paqja nuk është gjithçka, por pa paqe nuk ka asgjë”. Më parë se të normalizohej marrëdhënia midis dy Gjermanive, kancelari i RFGJ nënshkroi marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve me Poloninë, Bashkimin Sovjetik etj.

Pjesë e kësaj doktrine dhe filozofie ishte normalizimi i marrëdhënieve me Gjermaninë Lindore, e cila për shkak të refuzimit gjermano-perendimor nuk ishte bërë ende anëtare e OKB-së. Me nënshkrimin e marrëveshjes së dhjetorit 1972 u krijua një etapë e re në marrëdhëniet midis të dy vendeve. U vendosën marrëdhëniet diplomatike, RDGJ u pranua në OKB, ajo u njoh nga të gjitha vendet e botës, u përmirësuan dhe zhvilluan të gjitha marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, përfshirë ato mbi kufirin, tregëtinë, etj. Normalizimi i këtyre marrëdhënieve u përshendet asokohe nga komuniteti ndërkombëtar dhe çtensionoi situatën e brishtë jo vetëm midis dy Gjermanive, por edhe midis dy blloqeve politiko-ushtarake më të fuqishme të globit, përkatësisht NATO-s dhe Traktatit të Varshavës.

Bashkimi Europian dhe Baronesha Ashton kërkojnë që të arrijnë të njëjtin objektiv në rastin e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës. Si shefe e Diplomacisë Europiane dhe ndërmjetësuese e bisedimeve Prishtinë-Beograd, Ashton javën e kaluar vizitoi të dy këto kryeqytete dhe në përfundim të kësaj vizite ajo ka lëvduar kryeministrat Thaçi e Daçi, duke u shprehur se ata “është e mundur të arrijnë marrëveshje”. Ajo është optimiste se pajtimi midis Serbisë dhe Kosovës do të arrihet shpejt. Serbia e ka kushtëzuar pajtimin e saj me një status special për serbët në veri të Mitrovicës. Ajo kërkon që të krijohet Bashkësia e Komunave me shumicë serbe, e cila të ketë pushtet të mjaftueshëm legjislativ e ekzekutiv, sa të shpërfillë kushtetutën e Kosovës, institucionet e saj dhe sovranitetin e qeverisë së Prishtinës në veri të vendit. Ndërsa një draft i BE-së ka ndryshuar emrin nga “Bashkësi e Komunave të Kosovës” në “Rajoni Europian i Serbëve të Kosovës” dhe Prishtina e quan Asocasion të Komunave Serbe në Kosovë. Duket qartë se më shumë i jepet rëndësi emërtimit, sesa përmbajtjes dhe kompetencave të kësaj bashkësie.

Por kryeministri Hashim Thaçi e kundërshton vazhdimisht këtë projekt të Serbisë. Ndërkaq në veri të Mitrovicës, serbët kundërshtojnë çdo lidhje të këtij rajoni me institucionet e Prishtinës. E pakta ata kërkojnë një status, çfarë e kishte Kosova me Kushtetutën e Vitit 1974, pra një autonomi të plotë në pikëpamje administrative dhe pavarësi nga Prishtina, duke pranuar vetëm autoritetin e shtetit të Kosovës në fushën e politikës së jashtme e të mbrojtjes. Eshtë e tepërt të bëhen krahasime midis Kosovës dhe tri komunave në veri të Mitrovicës, të cilat kërkojnë statusin e autonomisë së vitit 1974. Por mbi gjithçka synimi është që serbët në veri të kenë të drejtën e vetos, madje dhe gjykatë, me të cilën të përjashtohej autoriteti i Gjykatës Supreme e të prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës.

Natyrisht që kaq shumë nuk do të lëshojë Prishtina. Por serbët e kanë në stilin e tyre të sjelljes politike e diplomatike, që përmes kërkesave maksimaliste të arrijnë të imponohen në thelbin e kërkesave të tyre. Prandaj dhe dalja nga kornizat e Planit të Ahtisaarit dhe të Kushtetutës së Kosovës është një precedent i rrezikshëm, për të ardhmen e të gjithë rajonit. Shefja e Shërbimit Amerikan Diplomatik në Prishtinë ka kërkuar që asnjë marrëveshje të mos kontestojë Planin e Ahtisaarit, i cili jep mjaft hapësirë për zgjidhjen e konfliktit dhe garanton të gjitha të drejtat e serbëve në Kosovë. Ndërkohë kryeministri Daçiç “fajëson” SHBA-të, të cilat, sipas tij, “Nuk lejojnë Prishtinën të bëjë lëshime përtej Planit të Ahtisaarit”. Nuk e di nëse vendet europiane dhe Baronesha Ashton është e gatshme të bëjë presion për ta shkelë vijën e kuqe të këtij plani, por mediat perendimore kanë cituar burime diplomatike të Brukselit, të cilat pohojnë se “Bashkësia e Komunave Serbe” do të ketë disa kompetenca përtej Kushtetutës ahtisaariane të Kosovës. Sipas gazetës austriake “Standard”,  “Marrëveshja për normalizimin e Marrëdhënieve duhet që në mënyrë ideale të parashikojë që Prishtina do të jetë dakort me krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe në Kosovë”. Dy ditë më vonë ky emërtim është zevendësuar më gjetken “Rajon Europian i Serbeve”!!! Kjo bashkësi mund të ketë në lidhjen e saj vetëm komunat me shumicë serbe në veri të Mitrovicës, ose të gjitha komunat e Kosovës, gjithashtu me shumicë serbe, gjë që mbetet e hapur dhe në vullnetin e këtyre komunave.

Diplomati europian shprehet se Bashkësia e Komunave Serbe do të ketë parlamentin e saj si dhe drejtimin e policisë e të sistemit e të drejtësisë. Ndërsa sa i përket kompetencave ekzekutive, ai mendon se kjo do të ndodh, nëse Prishtina do t´i pranojë edhe këto lloj kompetencash. Por në analizën e kësaj performance mund të shkohet te përfundimi se asnjë rajon në botë, i cili ka e do të kishte një parlament, pra një legjislativ, me të cilin nxjerr ligje ose merr vendime, nuk mund të funksionojë pa kompetencat ekzekutive. Ndërkaq kompetencat ekzekutive janë të parapara për komunat nga ana e vetë Kushtetutës së Kosovës dhe do të ishte pa kurrëfarë dobie refuzimi i kompetencave ekzekutive, kur në anën tjetër pranohet krijimi i një parlamenti autonom. Eshte kretj logjike, se nëse pranohet të krijohet një parlament panserb i Kosovës, atëherë, ai do të ketë domozdo të drejtën e vetos ndaj institucioneve të Kosovës, e, de facto jo ndaj institucioneve të Serbisë, së paku sa i përket rregullimit të jetës së kësaj Bashkësie. Prishtina nuk do të guxonte në asnjë rrethanë revokimin e kësaj të drejte, sepse do të jepte një shkas që serbët e veruit “të shpallnin autonomi ose pavarësi të plotë” nga pjesa tjetër e territorit të Kosovës. Kështu që një deklaratë e zonjës Lunaçek se “Kosova nuk do të jetë kurrë më pjesë e Serbisë” duket pak si e paargumentuar, poqe se zgjidhja do të njohë të drejtën e kompetencave legjislative autonome për veriun e Kosovës, pasi nëse jo territorit nën Ibër, pjesës veriore i krijohet shansi që një ditë të bëhet pjesë e Serbisë.

Ndërkaq Beogradit, gjithnjë sipas diplomatit europian, do t´i kërkohet që në këmbim të kësaj zgjidhjeje të tërheqë nga Kosova forcat e saj të sigurisë e të shërbimit të fshehtë, të shuajë institucionet paralele, nëpërmjet legjitimimit të tyre përmes zgjedhjeve lokale dhe të pranojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë dhe OKB-në e OSBE-në. Në këtë kuadër Beogradi e Prishtina do të jenë të detyruar të këmbejnë ambasadorët e tyre, por, ashtu si në rastin e Gjermanisë Perendimore, Serbia nuk do të jetë e detyruar ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Ndërkaq doganat në veri do t´i dorëzojnë të ardhurat e tyre në llogari të veçantë dhe jo në buxhetin e Kosovës, fond i cili do të shkojë për zhvillimin e këtij territori. Kjo llogari e veçantë thuhet se do të kontrollohet edhe nga Prishtina, edhe nga Beogradi, pasi të dy dognat do të derdhin fondin në këtë llogari, por praktikisht janë të njohura tashmë manovrat e Serbisë për fshehjen e të ardhurave dhe përdorimin e tyre me sfond politik.

Në historinë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare marrëveshjet politike për zgjidhjjen e konflikteve  janë imponuar, ose ato janë nënshkruar me vullnetin e të dy palëve. Mbas Luftës së Parë Botërore marrëveshjet me Gjermaninë u imponuan nga ana e Konferencës së Versajës dhe kjo praktikë çoi në lindjen e fashizmit dhe katastrofën e Luftës së Dytë Botërore. Kur Mbas Luftës së Dytë Botërore marrëveshjet u nënshkruan me vullnetin e palës gjermane dhe asaj franceze, atëherë filloi një erë e re në historinë e Europës moderne. Po kështu shtetet të cilat lindën përmes marrëveshjeve të vullnetit të mirë pas rënies së Murit të Berlinit, duket qartazi se kanë një përparim të pandërprerë në fushën e demokracisë dhe të zhvillimit politik e ekonomik. Ndërsa shtetet, të cilat lindën përmes konfliktit, siç është dhe rasti i Kosovës, ose Bosnjë-Hercegocinës. vijojnë ende të përjetojnë kriza të njëpasnjëshme. Kjo do të thotë se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit për veriun e Mitrovicës nuk duhet imponuar. Kjo do të thotë se Prishtina nuk ka pse t´i lutet Beogradit, përkundrazi është Beogradi, ai që duhet t´í bjerë në gjunjë Prishtinës, për shkak të masakrave dhe terrorit që ka ushtruar në Kosovë.

Por kjo nuk ka ndodhur e nuk po ndodh. Prandaj është ardhur tek një pikë zgjidhjeje të imponuar nga ana e Bashkimit Europian. A do ta pranojë Prishtina këtë lloj opcioni imponues. Gjasat janë se kryeministri Thaçi do të pajtohet me zgjidhje problematike për veriun e Kosovës, duke i lënë Kosovës një problem të madh nëpër këmbë, i cili do të prodhojë për shumë dekada konflikte dhe grindje. Nuk është e thënë se një marrëveshje me probleme e me pasoja do të sjellë në Kosovë forcimin e forcave radikale, por kjo nuk do të ndihëmonte në forcimin e shtetit të Kosovës e për pasojë do të kemi radikalizimin e të gjithë shoqërisë. Edhe nëse Kosova do të pranohej në OKB dhe të gjitha organizmat e tjera ndërkombëtare, edhe nëse Serbia do ta njihte shtetin e Kosovës, edhe nëse do të nënshkruhej një marrëveshje e njohjes së kufijve, përsëri dinamiti mbetet brenda kufirit të Kosovës. Serbët e asocuar në një bashkësi më vehte, me legjislativ, polici e sistem gjyqësie më vehte, por edhe me ekzekutiv te vetin, do të vijonin praktikisht të mos pranonin sovranitetin e Prishtinës në veri të Mitrovicës. Veçse këtë radhe jo me barrikada, jo me vrasjen e policëve shqiptarë, por me ushtrimin e kontrollin e të gjithë pushtetit në territorin e tyre, pavarësisht kushtetutës së Kosovës. Një marrëveshje e tillë nuk do ta ndryshojë aspak gjendjen në terren, krahasuar me situatën e sotme. Madje llogaria e buxhetit të komunave të asocuara serbe do të jetë më vehte, me status të paprekshëm nga ana e Prishtinës, ndoshta edhe me praktika dhe tarifa doganore e tatimore të përcaktuara nga parlamenti serb brenda Kosovës.

Një parlament i bashkësisë serbe në Kosovë, do të transferojë parlamentin e Serbisë në këtë vend, sepse aty do të aplikohen të gjitha ligjet serbe, por aspak ligjet e Kosovës. Dhe në të gjitha këto rrethana, konflikti shqiptaro-serb nuk do të gjejë zgjidhje, përkundrazi do të thellohet më tej dhe shqiptarët në këto kushte do të detyrohen t´u drejtohen mjeteve radikale të rezistencës. Grupi Ndërkombëtar i Krizave sheh vazhdimin e konfliktit nëse marrëveshja shqiptaro-serbe del përtej Planit Ahtisaari dhe ky parashikim është krejt real dhe i pashmangshëm. Një marrëveshje me probleme do ta qetësonte Beogradin dhe Serbinë, por do të shkaktonte një reaksion zingjir të të gjithë shqiptarëve në rajon. Më pas nuk do të kenë më vlerë këshillat dhe ultimatumet për “zbythje” nga retorika nacionaliste, sepse nuk do të ishin politikanët ata që do ta kontrollonin situatën.

Filed Under: Editorial Tagged With: ankthi, bashkesia e komunave te Veriut, Enver Bytyci, shqiptaro-aerb

PERIKLIU E PERKUFIZON DEMOKRACINE E-UNE PYES A NDODH KESHTU NE SHQIPERI?

March 20, 2013 by dgreca

OPINION Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Për të kuptuar se ku jemi 23 vjet pas rrëzimit të diktaturës le t’i përballim pohimet e Perikliut me realitetin shqiptar. Le të vendosim përballë Perikliun me burrështetasit tanë. Për nga koha që ka rrjedhur postperikliut, do të duhej që burrështetasit tanë t’i jepnin leksione atij, por ndodh e kundërta. Perikliu i biri i një gjenerali athinas ishte një burrështeti, orator dhe strateg gjatë periudhës të artë të qytetit, e cila mban emrin e tij e njihet si Shekulli i Perikliut, kur lulëzoi demokracia dhe vendi e Athina u quajt kryeqyteti i botës intelektuale, artistike e politike. Ai lindi e jetoi rreth 5 shekuj përpara lindjes të Krishtit, dmth rreth 2500 vite më parë.

Tuqididi për shkak të ndikimit të madh që kishte tek athinasit e thërriste “Qytetari i parë”. Tuqididi do të mbante edhe fjalimin në përcjelljen e fundme që iu bë Perikliut, i cili mbetet  edhe sot si njëri prej kulmeve të oratorisë, ku midis të tjerave thotë:”Bota e gjithë është një varr për njerëzit e famshëm; ata nuk nderohen vetëm prej kollonave të mermereve dhe mbishkrimeve në vendet e tyre, por në vendet e huaja në vend të varreve memoriale prej guri ata jetojnë në zemrat dhe mendjet e njerëzve.“

Perikliu ishte edhe populist, por jo demagog. Në kohën e tij pati një lulëzim të paparë të arteve dhe letërsisë. Perikliu do të mbështeste ndërtimin e shumë veprave të Akropolit, përfshi edhe Partenonin, që edhe sot e kësaj dite mbeten krenaria greke. Këto projekte i dhanë qytetit namin e mirë, dhe krijuan mundësi pune e jete të mirë.

Fjalimet e Perikliut si orator janë të famshme. Unë këtu po sjell fjalimin ku ai i drejtohet athinasve, në vitin 461 para Krishtit, që i ka rezistuar mrekullisht dy milenarëve e gjysëm, dhe tingëllon sikur Perikliu po e mban sot për të shpëtuar Greqinë nga kriza. Këtë fjalim e ka përkthyer në mënyrë brilante intelektuali i njohur Daniel Gazulli, i cili nuk ka shumë kohë që është larguar nga kjo botë. Përkthimi është bërë në një gegnishte shumë elegante dhe ka një tingull shumë të bukur në shqip. Kam bindjen se këtë përkthim Gazulli duhet ta ketë bërë për t’i dhënë model politikës shqiptare, e cila ka kohë që nuk lexon asnjë libër dhe nuk kujdeset po ashtu as për kulturën dhe as për vlerat.

Në fjalimin e tij Perikliu definon demokracinë në Athinën antike atje ku edhe ajo lindi. Fjalimin e tij unë po e vendos në një plan krahasues me realitetin shqiptar sot, për të parë se ku jemi.

Perikliu thotë: “Në Athinë qeveria jonë favorizon shumicën e jo pakicën: prandaj ajo quhet demokraci.” E unë pyes a ndodh kështu në Shqipëri?

Perikliu thotë: “Ligjet këtu sigurojnë një drejtësi të barabartë për të gjithë” – E unë pyes a ndodh kështu në Shqipëri?

Perikliu thotë: “Kur një qytetar dallohet, atëherë ai asht ma i preferuem se të tjerët, dhe thirret që t’i shërbejë Shtetit, por kjo jo si një previlegj për të, por si shpërblim për meritat” – E unë pyes- a ndodh kështu në Shqipëri? –

Perikliu thotë: “Liria që gëzojmë shtrihet edhe mbi jetën e përditëshme; na nuk jemi dyshues njeni për tjetrin e nuk i sjellim kurrë bezdi të afërmit nëse atij i pëlqen të jetojë në mënyrën e vet. Na jemi të lirë, të lirë të jetojmë ashtu si na pëlqen e megjithate jemi gjithmonë të gatshëm t’i bajmë ballë çdo rreziku.” – E unë pyes – ndodh kështu në Shqipëri?

Perikliu thotë: “Ne na kanë mësue t’i respektojmë gjyqtarët, na kanë mësue të respektojmë ligjet e të mos harrojmë kurrë se duhet të mbrojmë ata që fyhen. Ne na kanë mësue gjithashtu të respektojmë ato ligje të pashkrueme që bajnë pjesë në ndjenjën universale mbi çka asht e drejtë e mbi çka asht e pranueshme.” E unë pyes – a ndodh kështu në Shqipëri?

Perikliu thotë: “Një njeri që nuk interesohet për Shtetin na e konsiderojmë të parrezikshëm, por edhe të padobishëm; edhe pse janë të paktë ata që mund të kontribojnë në jetën politike, të gjithë këtu në Athinë jemi në gjendje të gjykojmë për te.” – E unë pyes – ndodh kështu në Shqipëri? Perikliu thotë: “Na nuk e konsiderojmë diskutimin pengesë në rrugën e demokracisë.” – E unë pyes – a ndodh kështu në Shqipëri? Perikliu thotë: “Na besojmë se lumtunia asht e ardhmja e lirisë, por liria duhet të jetë vetëm fryt i vlerave.” – E unë pyes – a ndodh kështu në Shqipëri? –

Këtë pyetje jua drejtoj edhe ju. A ndodh kështu në Shqipëri?“

Filed Under: Opinion Tagged With: Demokracia e perkufizuar nga perikliu, dhe Shqiperia, Elida Buçpapaj

PRINCESHA E MIRDITËS (IN MEMORIAM)

March 20, 2013 by dgreca

Nga Eugjen Merlika/

Ka lajme të cilat shpesh njeriu nguron t’i besojë. Kjo ndodh më tepër kur, objekt i tyre, është humbja e një njeriu të dashur, të cilin e ke takuar së fundi, madje para pak orësh, e je ndarë me të normalisht, pa të shkuar as nëpërmënd se ai mund të ishte takimi i fundit. Mund të filozofosh gjatë mbi brishtësinë dhe papashikueshmërinë e fundit të jetës njerëzore, për të qetësuar shpirtin e plagosur nga një humbje e pranueshme me vështirësi, por diçka mbetet që të sëmbon në shpirt në lidhje me bisedën që, papritmas, bëhet e fundit në jetën e një njeriu.

Më ndodh kështu tani, që marr penën për t’i bërë nderimin e fundit, nëpërmjet këtyre fjalëve të thjeshta që dalin nga thellësia e zemrës, një shoqeje të ngushtë të nënës sime, një bije të një familjeje mike të hershme të të parëve të mi, një gruaje fisnike, të njohur kur isha fëmijë në një kamp vdekjeje, në Tepelenë, një pasardhëseje krenare të një shtëpie të njohur të Shqipërisë së hershme të burrërisë e traditave të bukura, një princeshe të Mirditës, Bardhe Gjomarkaj, që u përcoll më 20 mars në banesën e fundit nga një shumicë e madhe familjarësh, bashkëvuajtësish dhe qytetarësh të Shkodrës.

Ajo u nda nga gjiri i familjes në datën 19 mars, kurse un u ndava prej saj në portën e jashtëme të shtëpisë së saj më 9 mars, mbas vizitës pothuajse të zakonshme, kur kthehem për pak ditë në Shqipëri, në shtëpinë e Gjomarkajve në Shkodër. Ishte një urim për një ritakim të shpejtë, një përqafim, si atëherë kur isha fëmijë, me ngrohtësinë e një nëne. Sepse ajo më kujtonte nënën e më fliste shpesh për të. Kishin kaluar bashkë vitet e tmerrshme të Tepelenës. Çdo ditë së bashku, në rrjeshtat mizorë të skllaveve, që do të ngarkonin drutë mbi shpina, për t’i sjellë në kamp apo për t’i çuar tek familjet e oficerëve në Tepelenë. Çdo ditë nën peshën e druve të diktaturës, për vite me rradhë  në moshën më të bukur të jetës, në çerek shekullin e saj të parë, në moshën e ëndrrave femërore për dashurinë, për familjen.

Për Bardhën dhe shoqet e saj ëndrrat ishin kyçur thellë në një sirtar të fshehtë, ndërsa jeta kërkonte prej tyre përballimin e kalvarit, mundin e tij. Kërkonte edhe një gjë tjetër, dinjitetin njerëzor në nivelet më të larta. Ky ishte dhe misioni më i vështirë që mori përsipër Bardha, sikurse motra Marta, si shoqet e vuajtjeve Elena, Hyrija, Xhina, Suzana, Cuba, Kunia, Rukija e shumë të tjera vajza e gra të familjeve fisnike shqiptare në kampet e internimeve të diktaturës. Shumica e tyre sot prehen në botën e së vërtetës, të qeta se me sjelljen e tyre, me qëndresën ndaj dhunës dhe provokimeve të saj, ruajtën dinjitetin dhe nderin e familjeve të tyre, që ishin familjet e shquara të shoqërisë patriarkale shqiptare. Ato gra meritojnë dafinat e lavdisë, jo vetëm të prindërve e bijve të tyre, por të gjithë shqiptarëve, sepse ato përfaqësuan gruan shqiptare në traditën e saj më heroike, më fisnike, më të bukur, më frymëzuese për brezat dhe historinë.

Bardha ishte bija më e vogël e Kapidan Gjonit të Mirditës. E gjithë jeta e saj është një vazhdimësi përndjekjesh që nga mosha e re e deri në frymën e fundit të regjimit. Përballoi me kurajë qytetare e me trimëri malësore ndarjen nga babai e vëllai Ndoi që u larguan nga atdheu, humbjen e vëllezërve martirë të lirisë, Markut e Aleksandrit, burra të ndritur të rënë në ballin e betejës antikomuniste, internimet, fatkeqësitë familjare si sëmundjen e gjatë të kunatës shejtneshë, Martës, mori përsipër rritjen dhe edukimin e mbesave të reja e nipit të vogël, punën e rëndë në kantieret dhe fushat e Shqipërisë, burgun në moshë jo më të re, burgun e burrit e, më pas, edhe humbjen e tij. Një grua fisnike e trimëreshë që nuk u thye asnjëherë, një grua e zgjuar që i zinte vënd fjala edhe në kuvende burrash, një grua e ëmbël që përballoi me stoiçizëm dhe mungesën e fëmijëve.

Ndryshimet e viteve të pas komunizmit do t’i sillnin dhe familjes së princërve të Mirditës kënaqësitë e saj. Ajo u kthye në shtëpinë e saj në Shkodër edhe se e gjeti atë pothuajse të shkatërruar plotësisht, por i dha mundësi të fuste kokën në strehën stërgjyshore. N’atë shtëpi u martua dhe Gjoni, nipi që përbënte shpresën e vetme të gjithë familjes së cunguar nga vdekjet dhe mërgimet. Gjoni, që arriti të zgjidhet deputet i Mirditës në Parlamentin shqiptar më 1996, qe dhe motivi i gëzimit të vërtetë të axhës Dedë e hallave Marta e Bardha.

Por fati mizor nuk deshi që ajo dritë e ndezur e shpresës, mbas një gjysëm shekulli errësire, të vazhdonte të ndriçonte fytyrat e lodhura. Gjoni u nda prej njerëzve të tij para kohe dhe ky qe grushti më i rëndë që pësoi familja, në të dhe Bardha. Atë hidhërim nuk arriti t’a përtypë e vitet e fundit qenë vite dhimbjeje të lehtësuar vetëm nga prania e bashkëshortes së Gjonit, që u bë për ata pleq të lodhur e të nderuar, fëmija e ëndërruar gjithmonë në truallin e shtëpisë.

Tashmë shpirti i bardhë i princeshës Bardha ka arritur parajsën. Besoj se ferrin dhe purgatorin i kaloi në jetën e saj 88 vjeçare në tokën shqiptare.

Ne na la buzëqeshjene saj të hijshme e kujtimet e shumë çasteve të vështira, të përballuara me zgjuarsinë dhe ëmbëlsinë e një princeshe, por edhe me fuqinë e vendosmërinë e një malësoreje.

Lamtumirë o bijë e denjë dhe e dashur e Shqipërisë fisnike, të qoftë i lehtë dheu i saj !

Mars 2013

Filed Under: Kronike Tagged With: Bardha Gjoni, Eugen Merlika, princesha e Mirdites

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5538
  • 5539
  • 5540
  • 5541
  • 5542
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT