• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Poetët e Marsit, 21 mars 2013

March 20, 2013 by dgreca

Nga Bedri Blloshmi/

Vilson Blloshmi sot do të ishte 65 vjeç, ndërsa kushëriri i tij Genc Leka do të ishte 72 vjeç./

Të dy nga fshati Bërzeshtë, filloren e mbaruan po në Bërzeshtë. Genci duke qënë më i madh disa vite, shkoi dhe ndoqi arsimin në qytetin e Elbasanit, madje dhe e ushtroi profesionin e mësuesit deri në vitin 1967. Vilsoni, edhe ky e mbaroi pedagogjiken në Elbasan më 1966, por me një ndryshim nga kushëriri i tij. Vilsoni nuk dha asnjë orë mësimi. Ishte një periudhë kur lufta e klasave ishte në kulmin e saj, në lulëzim e sipër përsa i përket terrorit që u zhvillua mbi klasën e përmbysur në Shqipëri.

Genci do të rropatej në punët më të rënda në fermë, pyjore e gjithëkund duke u survejuar , duke u ndjekur këmba-këmbës nga minjtë e gjerizave, komunistët e gjerizave dhe sigurimi famëkeq. Genci ndiqej nga ky llumb shumkëmbshësh që nga viti 1959 deri më 31 gusht 1976, ditën që i hodhën prangat. Po ashtu Vilsoni. Të njëjtët zvarranik filluan ta survejojnë që nga viti 1963 deri më 5 gusht 1976, ditën që e prangosën.

Vilsoni do të punonte në kooperativë, në ndërmarrjen -Stavraj- dhe në minierën e Përrenjasit 1500 metra në thellësitë e nëntokës. Edhe në këto kushte këta iu nënështruan fatit duke ulur kokën, duke patur shok dhe bisedonim vetem me librin . Ata studionin përkthime, krijonin sipas mënyrës së tyre, ashtu gjithmonë në heshtje pa kundërshtuar asnjëherë dhe kur i ndëshkonin apo provokonin aty ku punonin. Ata të dy diskutonin me njëri-tjetrin dhe xhaxha Hasanin. Mirëpo terroristët koministë përsëri nuk i lanë atje ku u rezervuan atë fat për të dy intelektualët dhe poetët. Intriguan, shpifën, sajuan me shkresa që nga kriminelët e Tiranës Hysni Kapo, Ramiz Alia, Nauka Bozo, një Miti e ku di unë lloj-lloj plehërash, për t’i shpërndarë dhe për t’i bërë të besueshme në komitetet e partive të rrethit dhe në organizatat bazë të kriminelëve të partisë terroriste komuniste. Sajuan çfarë iu deshë, mbasi na ndërruan dhe akt akuzat, gjetën një formul tjetër e cila u garantonte vdekje të dy poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi.

Gjyqin e bënë me dyer të mbyllura. Aty posht mësova se Vilsoni dorën e majtë e kishte gati të paralizuar nga torturat me pranga në birucat e Tiranës (tek rruga Mine Peza). Më 17 korrik, mbas 35 ditësh të lidhur kokë e këmbë me pranga e me zinxhirë i marrin në mes të natës, i pushkatojnë dhe i grposin në buzë të një përroi me emër të çuditshëm “Përroi i Firarit”.

Genci e Vilsoni tani ju duhet ta keni marrë vesh se unë i kam zbuluar të gjithë ndyrësirat e komunizmit në bashkëpunim me sigurimsat. Kam zbardhur tërë rrjetin e organizuar që në Bërzeshtë e deri në Librazhd, Tiranë, Elbasan dhe Lushnje. Të gjithë bashkëpuntorët e sigurimit, të gjithë informatorët, rezidentët, forcat e lira deri tek dëshmitarët që ju i pat me sytë tuaj që flisnin me kokën ulur duke u ngatërruar me gënjeshtrën. Genci dhe Vilsoni shumë nga këta sigurimsa, hetues, operativë e plot këlysh të tjerë të komunizmit i ka marrë në mbrojtje partia demokratike, I ka punësuar, i ka pasuruar duke i çuar në ato vende pune ku grabitet e vidhet më shumë. Madje o Genci, përkrahje shumë të veçantë i kanë dhënë informatorit, spiunit, dëshmitarit dhe hajdutit Aqif  Leka. Niti nga hajdut pulash në fshat i cili akuzohet dhe për një vrasje, e caktojnë në Librazhd kryetar partie të PD. Për ta ndihmuar e caktuan dhe drejtor të elektrikut ku mori veten shumë mirë duke vjedhur me faturat e energjisë elektrike. Mirëpo sigurimi e ndiente veten brrxhli ndaj kësaj familje hajdutësh, spiunësh e vrasësish dhe e bën dhe nënprefekt.

Pra, o Genci dhe Vilson dijeni mirë se me ne të tër (anëtarët e dy familjeve tona) zhvillohet një lloj lufte klasash, por e një lloji tjetër nga ajo e mëparëshmja. Ndërsa personat janë të ndryshëm, me të njëjtën partishmëri, sekretarët e partisë komuniste që zhvillonin luftën e klasës para ’90 –tës edhe tani po koministët (sekretarët e partisë) zhvillojnë luftën e klasave,duke i dhënë prioritet neo-komunizmit dhe sigurimit.

Pra shkurt o Genci e Vilson po nuk pate lidhje me komunizmin, po nuk pate lidhje me sigurimin, po nuk je bashkëpunëtor informator, denoncues apo të kesh kryer ndonjë krim, PD nuk të përkrah ky është realiteti i sotëm që po jetojmë. Asgjë nuk u vu në praktikë në ndryshimin e sistemit nga ato që më shpjegonit ju të dy nga leksionet e demokracisë. Këtu po përpiqen të ndryshojnë kapitalizmin komunistët e jo ashtu siç e mendonit ju.Cone më 7 Mars ne përcollëm Tetën  në banesën e fundit.Tani ata janë bashkuar të gjith Gjyshi, xhaxhi Hasani të kam thënë më përpara se ndërroj jetë në kampin shfarosës të Spaçit. Në krah të tyre është gjyshja që ti e varrose vet me ato duar në 27 Korrik 1967,kohë kur babai jonë ishte në burg. Në krah të gjyshes o Vili është mamaja jonë e cila për pak muj mbush 10 vjet që ka ndrruar jetë. Natën e 29 Marsit 1991 më lëshuan se skishte kush të më mbante më në burg. Kur vajta në shtëpi rreth orës 00 1 të mesit të natës Maman e gjeta zgjuar e di çfar tha kur më pa te dera e konakut-:Au erdhi Bedriu shyqyr o zot, a të ishte gjall dhe ai tjetri ”u ngrit nga vendi ku rrinte pas zjarrit nxitoj të më përqafonte por nuk mundi u shëmb në mes të konakut .U ula kur e kapa për ta ngritur pash se ajo ishte zverdhur, i kishte rënë të fikt…Ndësa ti Genci e di se Gjikën e ke në krah shumë afër ndërsa babain (Bardho Leka )shkrihet dalë  nga dalë në një vend disa kilometra larg .Jam interesuar e kam gjetur vend-varrimin në varrezat e Prizrenit, të kam shkruar më parë.Të kam thënë se miqët e tij më dhanë orën e cila vazhdon të punonjë, e ju o të shkret vazhdoni të kalbeni para kohe sepse dora gjakatare terroriste- komuniste ua këputën jetën në moshën më të mirë dhe ju groposën buzë një prroj të shkretë….Tika dhe Tina janë gjallë me shumë vështërsi jetojnë. Zhulli është shumë e lodhur .Vili Eni vazhdon e smurë lëngon në spitalet jasht vendit duke u torturuar nga kimioterapia. Diana e thinjur dalë nga dalë po jeton.Tani Gëzuar ditëlindjen 18 dhe 23 Marsin .Mos kini merak se prap do ju shkruaj kurrë nuk do ju harroj .Gëzuar gëzuar  o vëllezer o drita e jonë e përjetëshme.

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Genc Leka, Poetet e Marsit, Vilson Blloshmi

Mesazh nga editori i DIELLIT

March 19, 2013 by dgreca

Te nderuar miq;

Ju falenderoj shume per mesazhet perkrahese dhe kurajoze qe me keni derguar gjate te gjithe ketyre diteve. Emailet e mia ishin aq te shumta sa do te ishte veshtire t’u ktheja pergjigje nje per nje, telefonatat-mesazhet po ashtu. Keshtu qe zgjodha kete forme per te falenderuar dhe per te sqaruar miqte e mi per ate e me ndodhi ne Shqiperi.

Nje falenderim te vecante u dergoj vatraneve, atyre te qendres dhe te degeve, kryesise se Vatres, presidentin e nderit z. Agim Karagjozi, qe i qendruan prane familjes time ne NY, duke telefonuar dhe derguar mesazhe perkrahese. Po ashtu edhe te gjithe atyre qe arriten te kontaktonin permes telefonave  me njerezit e mi ne Tirane, te cilet ishin gjate te gjithe kohes prane meje. I falenderoj koleget gazetare, jo vetem ne SHBA e Shqiperi, por edhe ne Europe, qe me kane shkruar dhe me kane telefonuar.

Falenderoj Dr. Kujtim Balidemaj ne NY, qe disa here u lidh me familjen time per te mesuar rreth gjendjes time shendetsore dhe per ta udhezuar ate se si duhej kryer kthimi ne New York, duke dhene keshillat perkatese per qendrimin ne avion dhe gjithcka tjeter.

Cfare ndodhi me mua? Te henen me 4 mars u nisa nga JFK per ne Tirane per te shkuar prane prinderve, te cilet kalonin caste te veshtira semundjeje. Me 5 Mars isha prane tyre, ne qytetin e Lushnjes. Tre dite me pas, te premten e 8 marsit ne mengjes, kur gjithcka ishte e qete nisi dhimbja e gjoksit me shterngime te forta dhe pengesa ne frymemarrje. 10 minuta me pas isha ne spitalin e qytetit te Lushnjes nen kontrollin e kardiolgut te njohur dr. Vasil Lushnjari, i cili me dha ndihmen e pare. Sipas tij kisha kaluar Infarkt, por nuk mund te saktesonte me tekniken qe dispononte masen e demtimit te zemres. Dhashe okay per t’me percjelle ne nje spital te specializuar te Zemres ne Tirane. Per 1 ore ambulance e Spitalit te Zemres Dr. Roland Xhaxho me personel mjeksor, mjek dhe infermier, mberriten ne spitalin e Lushnjes, me vune ne mjekim intensive dhe me nisen ne Tirane.Per gjate te gjithe rruges vazhdonte dhimbja ne gjoks megjithese me kishin injektuar morfine.

Sapo me futen ne sallen e operacionit, bene Koronografine, u pa se kisha pesuar Infark Akut te Miocardit. Arteria kryesore ishte 90 per qind e bllokuar, po ashtu e majta ishte e bllokuar 80 perqind. Ekipi i udhehequr nga kardiologu i njohur Dr.Alban Dibra, arriti ta kryej me sukses procesin e nderhyrjes dhe te te vendosjes te stentave te medikuara.

I falenderoj te gjithe miqte e mi te cilet m’u gjenden prane ne ato dite te veshtira. Per 6 dite sa qendrova ne spital nje mase e madhe miqesh qendronte ne mjediset e spitalit edhe pse jo te gjithe arriten t’me shihnin pas operacionit, per shkak te rregullave strikte te spitalit. I falenderoj te gjithe ata duke u mbetur borxhli per jete, sic falenderoj dhe koleget gazetare,miqte te mi qe sapo e emsuan lajmin mberriten ne spital.

Ashtu sic kisha shkuar une per te pare prinderit e mi, im bir- Dorjani dhe dhendri -Latifi,udhetuan me emergjensi nga NY dhe nje dite pas operacionit ishin prane mjeje duke u perkujdesur, edhe pse nuk me mungonte kujdesi nga vellezerit, motrat dhe miqte.

Me erdhi mire qe pashe nje spital shqiptar (Privat) ku kishte sherbim te perkryer , mjeke te afte dhe kushtet ishin shume te mira, sherbimi professional, personeli mjeke dhe infermiere ishte perhere prane te semureve!

Pas 6 ditesh qendrim ne spital, qendrova dhe dy dite ne Tirane per t’u zhvendosur dhe nje here tek prinderit ne Lushnje per t’u ndare me ta.

Te Dielen me 17 Mars pas nje udhetimi te veshtire mberrita ne NY. Te nesermen u vura nen kontrollin e mjekut kardiolog  Gregory Gustafson  ne New York Hospitak Queens, i cili pasi pa nderhyrjen e Tiranes(Spitali me kishte dhene tere procedure ne CD dhe te shkruar)  e vleresoi ate te specializuar dhe pas ekzaminimeve te specializuara me vuri ne mjekim intensive duke me rekomanduar edhe nje Stress Test dhe nje terapi paskardiake 2 javore.

Kalova me pas tek mjeku qe me ndjek dr. Skender Murtezani, i cili gjate te gjithe kohes te pasatakut e deri ne kthim qendroi ne lidhje me familjen time dhe me djalin ne Tirane. E falenderoj publikisht.

Kjo ishte e gjithe historia. Ne menyre graduale me eshte rekomanduar kthimi ne veprimtarine e me parshme, por nevojitet  nje periudhe kontrolli  40 dite pas Infarktit te Miocardit.

Edhe nje here ju falenderoj te gjitheve per interesimin!

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, i Diellit, mesazh, nga editori

Qëkur na mallkoi Zoti, s’kanë ç’na bëjnë munxët e robit…

March 4, 2013 by dgreca

Fragment nga romani “ Lumi i Vdekur “/

Nga Jakov Xoxa /

I/
Koha, atë mëngjes, aty qante, aty qeshte.
Karvani dy qerresh i të zbuarve posa kishte lënë pas mullirin e beut, kodrën e Shkozës dhe kishte hyrë në Fier. Qerret ndaluan përpara urës së gurtë e të ngushtë të Gjanicës dhe po pritshin të kalonte përtej vargu i gjatë i grave. Me kanistrat bosh në duar, po me gojën plot llafe, ato kthehesin nga kisha e Shën-Gjergjit për në shtëpi. Shiu sa kishte pushuar, megjithatë, nga ijet e teruara të buajve, nga halat e gjata të qepallave të tyre, nga lelet e shkurtëra, nga veshët llapushë të qenit që kishte zënë vend atje poshtë qerres, rrëshqisnin rrëke të holla uji që vinin e binin mbi llucën e rrugës. Rrogozet prej kashte frytje, që mbulonin qerret dhe ruanin robt e plaçkat nga kullimi i reve, si kishin pirë e ishin fryrë tërë rrugës me shi, të ngopur, po villnin tani ujët e tepërt. Lart, në qiell, nga një dritare e madhe hapur përmes reve, dielli po vërviste mbi qytet tufën e rrezeve të tija, që ngjanin me vandakë zhukash të thata, të arta, që një dorë e fshehtë i flakë poshtë në fushë.
-Tyt, të marrtë djalli, të marrtë!… foli Pilo Shpiragu, në krye të qerres, kur bishti i kaut, ngarkuar me një baltë, i spërkati mustaqet. Po kafsha s’i kishte faj. Një mizë kali, e kishte gudulitur keq nën vehte.
Qetë, sikur t’u kishte folur njeri në gjuhën e tyre, morën përpara. Qerrja hyri në urë. Gratë, që ndjenë në vithe frytjen e vakët të kafshëve, bënë mënjanë të lemerosura. Një kanistër fluturoi në lumë. Një tufë borziloku mbetur nga gjithë ç’pati ena e përshpëritjes, shkoi të pagëzohet në ujët e turbullt të Gjanicës.
-Po këta të flamosur nuk shikojnë njëherë ç’kanë përpara, po çajnë kështu si të ndërliqur!… foli një nuse duke hequr mënjanë vjehrën.
-Sikur i preu gjëkafshë, që i preftë pika, i preftë!… mallkoi plaka.
– Na hodhët në lumë, o të mallkuar, që më ju hedhtë perëndia në ndonjë hendek, o zot!… Që mos i vafshi të gjallë, O Shënmëri!… truante e nëmte një tjetër, duke u mbajtur fort pas telave të çkundisur të parmakëve të urës, kur Gjanica e trubullt, që shkonte atje poshtë, po ia mirrte mëntë me vehte.
Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij:
– Qëkur na mallkoi zoti, s’kanë ç’na bëjnë munxët e robit… – Mos, mos, o bir, mos truaj dhe ti; kemi nusen në të dhëmburat e lindjes e s’është mirë… S’bën të na gjejë ajo orë me mallkim në buzë.
Kjo që foli ishte plaka e Pilos.
Në qerren e parë të karvanit, ngushtuar nga rregullinat e shtëpisë, përveç Pilos që e ngiste, ishte edhe e reja me të vjehrën. Plaka e ndënjur te koka e nuses, te koka i thënçin, se gruaja që po çaplehej në të dhëmburat e hidhura të lindjes (ku vinte kokën, s’vinte këmbët) kishte kryqosur duart në krahëror me një pikëllim të madh dhe s’dinte ç’të bënte. Vetëm kur ranë kambanat e Shën-Gjergjit, që lajmëronin se po dilte kisha, plakës iu kujtua zoti i madh dhe filloi t’i lutej shenjtit t’i lehtësonte dhëmbjet së resë e t’i ipte lirim të mbarë. Me gjithë të keqtë e atij çasti nuk harroi të falej që t’i gëzonte shtëpinë me një djalë.
Të gjithë këto i bëri me mënt e saj, vetëm këtë të fundit e tha me zë, sikur kërkonte që ta dëgjonte dhe e reja.
Nusja që kishte rënë një hop në atë qetim të shkurtër në të cilin bien rëndom gratë shtatzëna kur janë duke mbledhur fuqi për shtërzimin e fundit, u dha buzëve të mavijosura një fije gazi të hidhur. -Ashtu, vërtet, moj nënë, djalë qoftë, çupë mos u bëftë, se ne gratë na ka nëmur zoti qëkur na bëri gra…
Qerrja që hidhej sa më një krah, më një krah nga një herë në tjetrën, po bënte të sajën, lehtësonte dhe afronte orën e madhe të dritës e të qetësisë.
Atë hop, kur Piloja shpoi rëndë kazilin që të bënte djathtas e të linte mënjanë një pellg të thellë me ujë, nusja lëshoi një klithmë të thekëshme:
– Uf, nëno moj! – sikur hosteni të ishte ngulur në trup të saj e jo në lëkurën e argasur të kaut.
Kio ndjenjë e çuditshme e zaptoi menjëherë Pilon, që në hop hoqi hostenin nga vithet e kafshës dhe ktheu kokën të shikonte ç’kishte e shoqja. Qetë, lënë në punë të tyre, i ranë lerës përmes.
Shtatzëna në të dhëmbura e sipër, u shpëtoi duarve të plakës që e mbanin të mos briste e ta dëgjonin bota dhe u kthye më krah, sikur ashtu do të gjente lehtësimin që kërkonte. Gjunjët, mbledhur mbi bark, iu përpoqën në faqen e një dengu me plaçka. Rrangullat e shtëpisë u rrokullisën nëpër qerre dhe një trastë shkau e ra në tokë. Trahanaja e imët dhe e thatë kërckë u përhap mbi baltë.
-Uaha kazil, uaha kuqo! U foli Piloja qeve që të ndalojnë dhe vetë, si pështeti hostenin në tokë, u hodh poshtë.
Edhe qerrja e dytë pushoi së qari. Qetë duke shfryrë jashtë avullin e dendur e të ngrohtë, zhytën turinjtë në trahana dhe nisën të përtypen me qejf. Një shkumë e bardhë filloi t’u rrjedhë si zlnxhir i hollë nga të dy anët e bulgive.
Nga bishti i qerres së pasme kërceu në rrugë dhe ndau drejt së parës një vajzë nja gjashtëmbëdhjetë vjeçe. Pa ngjeruar asgjëkundi, i ra baltës përmes dhe doli në krye të karvanit. Ishte Vita, çupa e madhe e Pilos.
– Ç’kërkon, moj bijë, që erdhe!… i foli gjyshja. – Nuk bën të rrish, këtu, po shko… je çupë e rritur tashti…
-Nëna, ç’ka nëna?,…
Prindi, pasi u vuri qeve përpara e më këmbë hostenin e gjatë, si shënjë që s’duhej të lëviznin nga vendi, i ra qerres rrotull dhe doli në bisht të saj.
_Po ty, moj, kush të thirri të vish?
Kur vajza pa t’anë kaq të ngrysur e tek vetulla e mëngjër i epte fët-fët poshtë e lart si për kohë të lirë, uli kokën dhe mërmëriti:
-Erdha se mos më do gjëkafshë nëna… dhe, sikur të kishte në duar ndonjë palë kriga, kapërceu gishtërinjtë me njëri-tjetrin pa ditur ç’të bëjë tjetër.
-Shko, shko te qerrja, se s’mbeti jot’ëmë për ndihmën tënde! i foli i ati, duke i bërë me kokë, sikur kërkonte ta shtynte tutje.
Si u largua çupa, Piloja iu afrua s’ëmës.
-E, plakë, si duket puna, a do të mbajë dot gjer në Seman?
-Zor, o bir.. Më duket se po e mundojmë e po hyjmë në gjynah me zotin dhe me të… Ktheje më mirë qerren për në Bishtanakë, tek hani. Gjyshja ngriti kokën dhe pa të birin në sy, si për t’i zgjidhur mendjen.
-Ma desh zemra të lindte fëmija në dhè të ri, se, kush e di, mund të na sillte të mbarë… Po, nejse, kur s’do perëndia, s’ka ç’bën robi… – tundi kokën dhe u largua drejt kreut të karvanit. Mori hostenin, hodhi lart dhe shpoi kuqon që të kthente, më të djathtë.
Qerrja e parë u nis. Me të luajti nga vendi dhe mori rrugën edhe e dyta.
Vita, si ngriti fustanin nja një pëllëmbë mbi gju, pështeti kërcinë mbi kapitalin e pramë, mbërtheu shtizën e madhe, i dha vehtes dhe u hodh brenda. Mori pastaj në dorë tërkuzën me të cilën ishte pas rrapinës lopa e vetme e shtëpisë dhe e tërhoqi për të shkurtuar pashin e lirë. Qerrja po kthente udhë dhe ishte frlkë mos lopa mirrte nëpër hendek.
-Pse qan ata, mos e rrahu tata?… pyeti vëllai i vogël zgjuar në kohën kur qerrja kishte pushuar së tunduri e përkunduri.
-jo, vëllaçko, nuk qan ata, por prit dhe pak, të shohësh se kush do të qajë:vëllai apo motra… iu përgjigj Vita, duke tërhequr me një dorë tërkuzën e lopës dhe me tjetrën duke shtrirë të vëllanë.
Qerrja filloi të lëkundej përsëri dhe boshti i palyer ia nisi vajit të tij: “criu-criu flq…” avaz që po e mbante që atë mëngjes kur i zoti i harroi, apo s’pat nge, t’hedhë masën e katranit. Kjo e qarë zvarrëzvarrë, si ajo tërkuza e lëshuar e lopës që Vita e kish lënë nga dora, shiu i imët i fushës së Myzeqesë, që s’priti gjersa karvani të zinte Kilin e vogël. Koka, lëshuar gjumit dhe ëndrrave, po i shkonte sa mënjanë nga troshitja.

Reja e dëndur e shiut, që sa vinte e po afrohej qerreve që çanin në mes të fushës së shkretë, kishte mbuluar si në një shparg me thekë të thinjtë gjithë ç’la pas karvani atë mëngjes: Tomorin, Shpiragun, Shën-Kollin, Fierin. Sytë e vajzës, si kaluan një çast vështrimin e plogët e të qullët të kafshës që vinte pas, u mbushën përnjëherë me lot. Bulzat e ujit mbi faqen e një pellgu të rrahur nga shiu, dukeshin si barka të vogla që kishin ngritur velat për udhëtim, ashtu si lotët e vajzës që kishin marrë teposhtë faqeve. Kapur fort pas hunjve të qerres, kokën pështetur mbi faqen e rrogëzit që mbulonte plaçkat dhe binte gjer poshtë, vështrimin mbytur në atë re të madhe shiu, as Vita s’e kuptonte dot kush ja ndillte gjithë këtë trazim e pikëllim: arratia nga fshati ku kishte lerë e ishte rritur, lëngimi dhe dhembjet e nënës, apo ndonjë duf i ri që s’e pati ndierë gjer atë ditë në kufijt e fshatit të saj, në gjerdhet e kasolles së saj.

II
Vita, si të gjitha vajzat e bujqve myzeqarë, ishte rritur në mes të pocaqisë dhe varfërisë. Po jeta ka rrugën e vet, që e ka filluar kush e di se ku e kush e di se si, saqë njeriu ngre supet përpara çudive të saj. Grizarakja ishte zhvilluar aq mirë, sa që të kujtonte atë lekoin e bukur të kënetës, që çel si për mrekulli të botës mbi ujët e pocaqisur të moçalit.
Shtatin e kishte pak si më të vërvitur për moshën e saj dhe për kockën pakëz të shkurtër të femrës myzeqare. Këmbët e gjata, (ja, tani, atje, në buzë të qerres, kërcinjtë e saj të varur jashtë sa nuk mirrnin dhè), i dukeshin akoma më gjatë nën fustanin e vjetër, shkurtuar shumë, se shumë ishte rritur brënda këtij viti të fundit. Thimkat e gjinjëve të vegjël, si ai bisku i fasules që ngre kokën e fryn tokën e ardhur nga vakësia e pranverës, ia kishin hedhur kraharorin përpjetë. Vetëm kurrizi i mirrte pak përpara, sikur t’i ishte thyer nga barra e punëve të shtëpisë. Po jo, në këtë moshë, s’ka çi bën puna shtait të një vajze si Vita. Shpatullat e mbledhura varfërisht e sipër të futur e të fshehur nën vehte krahërorin e përhedhur, do të kenë ndonjë shkak tjetër.
Vita ishte vajza më e madhe e shtëpisë së Shpiragajve. Si vajza më e rritur në mes atyre djemve në moshë, ajo ndjente një lloj drojtje, turpi, për ato shenjat e femrës që me ditë po i piqeshin e me orë po i shquheshin. Andaj nisi, një nga një, t’ia fshehë botës: në fillim, nën qepallat e gjata, si halë gruri, mbuloi sytë levarashë, pastaj zgjati fustanin nja dy gisht, për të fshehur kufíjtë e kofshëve dhe më vonë, kur pa se s’po ia dilte me të ndrydhur e me të shtypur të gjoksit që po shpërthente pa e pyetur atë, përktheu kurrizin përpara dhe mundi,
një farë kohe, t’i bëjë ballë sulmit të moshës së bukur, po të paturpshme. Po a e dini? … Vita sikur t’i kishte bërë të gjitha këto për të hequr më tepër sytë e botës: Qerpikët e ulur përgjysmë mbi gropëzat e syve, që lëshuan mbi mollëzat e faqeve një hije të lehtë, thelluan akoma më tepër gjallërinë e bebzave të saj të zjarrtë, pothua ashtu si thellon e nxinë nata grykën e pusit; teksa kurrizi, përkulur pakëz përpara e pajtuar aq mirë me sytë e ulur përgjysmë, i mësoi një të ecur të drojtur, që mori, me kohë, hijen e nazes.
Gjithë djelmuria e Grizës shkallonte pas asaj çupe. Duke fshehur bukuritë që natyra ia kishte falur me të dy duart ajo shtonte akoma më shumë, pa e ditur, nepsin e çapkënëve dhe remashëve të fshatit. Por gjer ahere asnjë s’ia kishte ngritur dot sytë dhe shtatin: siç duket, qerpikët e Vitës kishin qëlluar shumë të rëndë.
Çuditej e linte mëndjen vajza me ato çupat e qytetit: Si bajamet e pranverës edhe ato… që s’presin sa të çelin lulet e para, për të ndjellur në gjirin e tyre bletët që do t’i trazojnë dhe gudulitin!…
Kurse ajo?… Ajo turpërohej edhe nga njerëzit e shtëpisë, edhe nga vehtja e saj.
Po gjer kur do ta fshihte e ndrydhte kraharorin?…
Ja pse buza e poshtme, shpërveshur posi fiera e njomë e trëndafilit në pisk të vapës, po i mirrej atë kohë; ja pse po i mbusheshin me lot atë orë. Shiu i dendur që po fshinte qiellin, fushën, rrugën, thua se donte ta shuante nga bebëzat e vajzës gjithçka që kishte gëzuar e jetuar gjer atë ditë, (njëlloj si shuhen nga dërrasa e zezë, me një të fshirë, shkronjat e bardha) i bëhej se po ja ndrydhte akoma më shumë gjirin, zemrën.
Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s’i kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit…
Po ah!… Kjo drita e bardhë e dashurisë së parë është posi rrezia e yllit të ditës: duket në qiell e mbush botën me dritë edhe pa dalë dielli mirë…
Karvani i qerreve qëndron përpara hanit të Bishtanakës.

E ku kuptohet ndonjëherë nga çastisin rrëketë që mbushin lumin dhe e bëjnë të buçasë nga shtrati dhe udha e tij!…

Filed Under: Kulture Tagged With: fragment, Jakov Xoxa, Lumi i Vdekur

Poezia ime shkruhet më së miri në gegnisht

March 4, 2013 by dgreca

Nuk mund të marr një përgjegjësi të atillë sat ë them që poezia shqipe shkruhet më së miri në gegnisht se pastaj do më duhej të fshihja diku L. Poradecin, gjë që është e pamundur të bëhet. Por unë mendoj se poezia ime shkruhet më së miri në gegnisht./

 Manjola Brahaj ka lindur më 1986 në Tropojë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu ne vendlindje, studimet për Gjuhë dhe Letërsi në Fakultetin Filologjik në Tiranë.Mbrojti masterin me temën “Teori dhe kritikë letrare”, kurse tani vazhdon punën për mbrojtjen e doktoraturës.

Në ”Çmimet Kombëtare të Letërsisë 2010” ka fituar çmimin ”Migjeni” me vëllimin “Vajtimi i Kalipsosë”, si poete debutuese.

Shkruan dhe boton ese, artikuj dhe shkrime kritike në shtypin shqiptar.

Jeton në Tiranë.

“Zhurnal Plus”: Keni mbrojtur masterin për “Teori dhe kritikë letrare”. Mund të na flasësh se në cfarë përfundimesh keni ardhur me këtë studim dhe sa të ka ndihmuar në formimin tënd letrar?

Manjola Brahaj: Po kam studjuar për Teori dhe kritikë letrare dhe objekti im i studimit, ka qenë tregimtaria e shkrimtarit Anton Pashku. E në fakt të thuhen këtu në këtë intervistë përfundimet e studimit më duket e pamundur, por mund të them një gjë, jam ndier e plotësuar dhe e kënaqur me studimet dhe gjërat që kam përfituar në atë periudhë të jetës sime.

“Zhurnal Plus”: Po cila është tema e doktoraturës?

Manjola Brahaj: Tema e Doktoraturës, me të cilën po merrem këto kohë, ka si objektiv të njejtin shkrimtar, por kësaj radhe po i kushtohem krejtësisht veprës prozaike së këtij shkrimtari, me qëllimin për të sjellë një alternativë interpretuese, dhe pse jo për të bërë një lloj rehabilitimi të kësaj figure që në studimet kritike, herë është ngritur në qiell pa argumente konkrete, e herë të tjera është hedhur poshtë duke u keqkuptuar. E nga ana tjetër në arealin e Shqipërisë (në Republikën e Shqipërisë, nuk është studjuar seriozisht dhe lexuesit gjithmonë i ka të nivelit universitar, pra lexues që janë të detyruar ta lexojnë, jo pse e zgjedhin vet për ta lexuar atë.)

“Zhurnal Plus”: A ka ndikuar dikush, si një udhëheqës në rrugën tuaj drejt letërsisë?

Manjola Brahaj: Ndonjë udhëheqës shpirtëror apo idhull nuk është se kam pasur ndonjëherë, as nuk kam në fakt, në rrugën drejt letërsisë më ka shtyrë vetëm dëshira dhe pasioni im i lindur bashkë me mua. Pastaj ushqyes të kësaj dëshire, në mënyrë të drjtpërdrejt dhe të tërthortë kanë qenë dy njerëz të veçantë të jetës sime, im atë, që e donte shume letërsinë, lexonte dhe kishte prirje për të krijuar vargje satirike të atypëratyshme, por edhe që lexonte shumë, dhe sot e kësaj dite më kujtohen momentet kur ai recitonte përmendësh me qindra vargje të Lahutës së Malcis. E personi i dytë ka qenë gjyshja ime, e cila ka një fuqi të pa imagjinueshme rrëfyese të ngjarjeve, sa edhe sot i kam në mendje përrallat e saj, por edhe talentin e saj të çuditshëm të krijimit të vargjeve në vajtimet e ndryshme, sepse është vajatore.

“Zhurnal Plus”: “Profesionizmi në letërsi, në vendin tonë, është hëpërhë një rrugë vuajtjesh, buka e tij është e hidhur. E hidhur, them, për atë që s’di marifete dhe hipokrizira. Terreni i letërsisë është një tokë tek gëlojnë gjarpërinjtë. Të vrasin shokët, se u bën hije. Dhe kur nuk u bën hije, do të thotë se nuk je i zoti për letërsi” thoshte dikur Mitrush Kuteli. Si është gjendja tani?

Manjola Brahaj: Gjendja ime tani është, me ca ndryshime shumë të vogla ajo që ka qenë gjithmonë, nëse iu referohemi përfitimeve financiare që mund të të vijnë nga letërsia. Unë tani për tani falë studimit të letërsisë kam një punë si mësuese, e falë krijimtarisë nuk është se kam shpresuar ndonjëherë që të përfitoj ndonjë gjë. Nuk i kam shkruar poezitë asnjëherë duke menduar për sukses, as për famë e aq më pak për para. Mund të tingllojë si shumë idealiste kjo që them, por është e vërtetë. Nëse Ferdinand Celine thotë se fillova të shkruaj romane për të blerë një shtëpi, unë në fakt nuk e kam bërë për një gjë të tillë edhe pse vazhdoj të mos kem një shtëpi timen.

“Zhurnal Plus”: Për poezinë thuhet se është mbretëresha e arteve, se ajo është ari, proza argjendi e të tjerat vijnë pastaj, se poetët nuk e krijojnë atë, sepse ajo ekziston diku, poeti vetëm e zbulon atë…Ç`është poezia për ty? A mund të jetojnë njerëzit pa poezinë?

Manjola Brahaj: Po është e vërtetë, ka shumë mënyra të perceptuarit dhe të kuptuarit të artit të poezisë, Sokrati ka thënë se poetët janë thjesht interpretuesit e Zotave, e nganjëherë bazuar tek mënyra se si poezia vjen tek unë e kam besuar këtë gjë. Për mua poezia është një terapi shpirtërore, nga e cila unë kam krijuar varësi, që do të thotë pa të nuk jetoj dot. Marrëdhënia ime me poezinë është pikërisht siç thotë poeti J. Brodskij për gjuhën, që poetët janë në gjendje varësie nga gjuha siç mund të jetë njeriu i varur nga narkotikët. Nuk mund ta përcaktoj ndryshe. Njerëzit jetojnë pa poezinë, sepse ka plot njerëz që nuk kanë lexuar kurë një poezi, sepse gjejnë dhe kanë mënyra të tjera të përmbushjes së shpirtit të tyre, por unë nuk jetoj dot.

“Zhurnal Plus”: Një fëmijë ka këndvështrimin e tij për botën. Të gjithë e dimë se nga ai këndshikim bota është ndryshe … Ju kujtohet si e konceptonit botën kur ishit fëmijë? A ka lënë gjurmë atmosfera e vendit ku u rritët në brumosjen e personalitetit tuaj?

Manjola Brahaj: Mbaj mend shumë çuditërisht nga fëmijëria ime, di që kam qenë shumë tip kurioz, por edhe i qetë, e i mendueshëm në të njejtën kohë. Kam kaluar një fëmijëri shumë të përplasur, të shoqëruar me shumë aksidente dhe rrëzime, sa nga ballkoni, sa nga pema, sa nga kati i dytë, sa nganjëherë mendoj se si jam ende gjallë. Bota më dukej e vogël, dhe bota ime ishte fshati, shtëpija, maksimumi oborri i saj, dhe tani që bota ime është zgjeruar qoftë në aspekt hapësinor, qoftë ideor, trishtohem sepse e kujtoj lumturinë që kam ndjerë kur nuk kam ditur shumë gjëra. Vendi ku jam rritur dhe natyra në të cilën kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime, ka ndikuar fuqimisht, në personalitetin tim, në krijimtarinë time, në mënyrën time të konceptuarit të botës dhe në mënyrën e të jetuarit. Janë gjëra të cilat shfaqen e dalin herë pas here në krijimtarinë time, e në fakt janë pikërisht ato që i japin ngjyrat dhe e bëjnë atë të dallueshme prej të tjerave.

“Zhurnal Plus”: A e ka kushtëzuar krijimtarinë tuaj sadopak kritika? Si do ta përshkruanit rolin e kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari? Ka një qortim për kritikën se ajo nuk e luan plotësisht rolin e duhur për afirmimin e shkrimtarëve të rinj. Gjithashtu thuhet se tani më nuk ka fare kritikë letrare. Mendimi juaj ?

Manjola Brahaj: U shpreha në fillim se unë nuk shkruaj, as nuk kam shkruar ndonjëherë duke menduar për famën, suksesin apo vrejtjet që do të më bëjë dikush, unë kur shkruaj mendoj vetëm për veten dhe për atë që unë ndjej në atë moment. Pra gjatë procesit tim krijues unë jam një ekzocentrike në ekstrem.

Roli i kritikës sot në krijimtarinë e një shkrimtari është i domosdoshëm, sepse ndikon në orjentimin e lexuesit. Lexuesi shpesh bie në grackat e publicitetit dhe të masives, kështu që është i humbur pa një lloj busulle, që do të ishte kritika në këtë rast. Mirëpo sa e bën punën e saj kritika sot? Nuk është në një rrjedhë dhe as serioze sa duhet, mirëpo ka dhe një dukuri të çuditshme, se të gjithë dalin dhe ia hedhin fajin kritikës, e kam fjalën këtu për studiuesit, ata që janë kompetentë në këtë fushë, dhe askush nuk merr guximin që të bëjë rolin e kitikut. Ka një lloj ngërçi, një lloj kritike lajkatare, ku secili që shkruan, shkruan për mikun e tij, dhe mos e thëntë zoti të nxjerrë në pah ndonjë cent ë veprës, por vetëm vlerat e saj të “mëdha”. Kritikë ka, e kanë gabim ata që mendojnë që nuk ka dhe me raste ndodh që të jetë shumë koherente për afirmimin e shkrimtarëve të rinj, por kjo ndodh tek tuk, jo gjithmonë.

“Zhurnal Plus”: Tregimet, esetë etj. i shkruani në gjuhën letrare, kurse poezinë në gegnisht. A është e vërtetë se poezia shqipe më së miri shkruhet në gegnisht?

Manjola Brahaj: Nuk mund të marr një përgjegjësi të atillë sat ë them që poezia shqipe shkruhet më së miri në gegnisht se pastaj do më duhej të fshihja diku L. Poradecin, gjë që është e pamundur të bëhet. Por unë mendoj se poezia ime shkruhet më së miri në gegnisht. Pra unë jam unë në gegnisht dhe dallohem sikur një varg të vetëm të shkruaj, gjë që nuk ndodh kur provoj në standard. Poezisë sime në gegnisht ia ndjej tingullimin më shumë, e shoh më të fuqishme dhe shumë më origjinale, kjo është arsyeja pse unë shkruaj në gegnisht. Pra është thjesht zgjedhje personale, e cila nuk ka të bëjë me askënd dhe me asgjë tjetër.

“Zhurnal Plus”: A jeni e kënaqur me pritjen që iu bë librit tënd të parë me poezi “Vajtimi i Kalipsosë”, duke pasur parasysh reagimin e kritikës, të lexuesit, pastaj Çmimin e Ministrise së Kulturës etj. Kur mund ta presim librin e dytë me poezi?

Manjola Brahaj: Po jam e kënaqur. Kur vendosa ta botoj mendoja që do të numërohen me gishtat e dorës ata që do ta lexojnë librin, por parashikimet në lidhje me lexuesin në letërsi janë thjesht hipoteza. Dhe “Vajtimi i Kalipsosë” më ka befasuar, sepse reagimi i lexuesve ka qenë shumë pozitiv. Dhe sa i përket kritikës ishte edhe më befasues, sepse libri i parë mori çmimin Migjeni në çmiment Kombëtare të Letërsisë që ndan Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe sporteve çdo vit. Dhe pas asaj pati disa shkrime kritike për poezitë e mia, që erdhën nga disa persona që unë nuk i njihja fare dhe që më kanë befasuar për mirë me shkrimet e tyre, sidomos Virgjil Muçi. Libri i dytë është në proces dhe së shpejti do të botohet. Nuk dua të them gjë tjetër për të sepse ende jam duke punuar.

Ju falenderoj shumë.

Me respekt Manjola Brahaj

Intervistoi: E.Neziri

Filed Under: Interviste Tagged With: ma se miri, Manjola Brahaj, ne gegnisht, poezia ime, shkruhet

NACIONALIZMI ETNIK

March 3, 2013 by dgreca

Shkruan Eugen SHEHU/

  Në shekullin e mbramë të mijëvjeçarit që lamë pas,termi nacionalizëm kish fituar me të drejtë,të drejtën qytetare për të hyrë në krejt kancelaritë evropiane e më gjërë.Dy luftërat botërore, ishin në fund të fundit përleshje të tmershme fizike të popujve që inspironin hegjemoni dhe të tjerëve,të vegjëlve ( të humbur apo të fituar) që në luftën egzistenciale të tyre,përpiqeshin me shpirt ndër dhëmbë që të mos zhdukeshin nga faqja e dheut.Popujt në këto përleshje,kuptohet edhe pse të udhëhequr prej elitave të tyre,rrëfyen kush më shumë  e kush më pak,ndjenjën nacionale të tyre, atë vetëdije të çuditshme që ngjizet nëpër shekuj dhe kalon përmes traktesh shpirtërore të panumërt si edhe kodeve zakonore që zavendësojnë njëri-tjetrin.Ne shqiptarët patëm fatin e keq të krijojmë këtë vetëdije nacionale shumë kohë më pas se shtete e tjera madje dhe ato të fqinjëve tanë shoven.Tani që u detyrohemi paraardhësve tanë shpirtërisht dhe moralisht,fatkeqësisht dalin në skenë dhe kalemxhij të çoroditur me apo pa qëllim,të keqen e perspektivës tonë shqiptare e shohin tek Nacionalizmi Shqiptar,duke hedhur në opinion çfardo lloj maskaradash opinioniste,filluar nga gjeneza shqiptare,gjuha,kultura dhe simbolet kombëtare shqiptare.E tërë kjo fushatë antinacionaliste shqiptare,pa dashur të rikthehem në të kaluarën jo të largët,filloi pikërisht që të nesërmen e manifestimeve madhështore të 100 vjetorit të shpalljes së Pamvarsisë së Shqipërisë (atëherë etnike) kur Kryeministri i Shqipërisë dhe Shqiptarëve z.Sali Berisha,hapurazi deklaroi për kombin dhe atdheun e bashkuar si rrugë e drejtë drejt Europës së Bashkuar,pra kur Kryeministri pa paragjykime ndaj fqinjëve iu rikujtoj shqiptarëve ( madje dhe fqinjëve grabitçarë)dhe kombit në gjithësinë e tij,se jetojmë ende në kohëra të rrethuara nga fobi si ato antishqiptare por edhe ato fetare,se pse e them dhe fetare,dhe kjo ka spjegimin e saj.

Këta tellallë të antinacionalizmit shqiptar,me sa duket nuk kanë hequr duar nga djellëzitë e tyre,pasiqë periudha e pas luftërave çlirimtare (tre uçk-të ) iu dhanë akomodimin dhe luksin e rikthimit në skenën agjenturore,duke u vënë në shërbim të hazardeve diplomatike dhe pse jo dhe agjenturave sllavo-greke,s’ka se si spjegohet ndryshe kur opinionet e tyre janë mjaft të përafërta me ato sllavo-greke apo dhe të ndonjë dilpomati narcizoit ndërkombëtar,po kta opinionist dallaveraxhi paskan haruar kur kryeministri hajdut Fatos Nano mu në kohë të flakëve dhe barotit,deklaronte nga Barcellona se rruga e Kosovës drejt Europës kalon nga Beogradi,kur ministri i jashtëm i Shqipërisë minoritari kuazihistorian Paskal Milo,deklaronte për begatinë,lumturinë e shqiptarëve në Maqedoni,atëherë kur në Maqedoninë Shqiptare derdhej gjak e lot,sa ishte çmimi i atyre deklaratave qëllimkqija,vetëm për të justifikuar “revulucionin bollshevik” të 1997-ës para korit diplomatik ndërkombëtar,ne Nacionalistët Shqiptar kemi memorje që e përcjellim me një racionalitet dhe jo emotiv,ndaj Nacionalizmi Shqiptar jo vetëm gjatë diktaturës enveriste e titiste por dhe pas komuniste shqiptarin e ushqeu gjithmonë nga kjo ndjenjë që është konstitucioni moral i kombit tonë.Gjysëm shekulli  të sundimit komunist Nacionalizmi Shqiptar u pushkatua,u varos pa vare,u burgosën me detyrime pune,u internuan,pastaj u fyen,u etiketuan,u larguan,si andej si këndej kufirit të shtetit amë,por gjithsesi mbijetoi.Me shembjen e Komunizmit në shtetin amë,fjala e parë me delegacionin e studentëve të dhjetorit,krimineli i fundit Komunist Ramiz Alia,thoshte që “bëni parti apo shoqata,por kurrë nuk do të lejojmë Ballin Kombëtar dhe Legalitetin,me çdo çmim”,kjo dëshmonte dhe njëherë për urrejtjet patalogjike të atyre që muarrën pushtetin me tradhëti dhe e dorzuan me paturpësi,por Nacionalizmi Shqiptar u kthye më 1992,ani se ballafaqohej me mbeturinat e diktaturës hoxhiste,ai nuk kërkoi hakmarrje por drejtësi morale dhe historike,në dy dekada tranzicioni shqiptar,ku gjdo gjë fillonte nga pluhuri dhe hiri,Demokratët dhe Nacionalistët në koalicion,ia dolën që nga vetëm një kallëp sapuni të ngrejnë Shqipërinë në botën më të avancuar virtuale,me gjithë krimet dhe pasojat nga mbeturinat komuniste të vitit 1997.Tanimë shteti amë ka forcën dhe energjinë për tu vënë përballë peshës së rreziqeve ngado që ata të ngrejnë kryet.Tek e fundit shteti amë ka detyrim Kushtetues ndaj mbarrë kombit shqiptar për mbrojtjen e tyre,sipas kartës dhe deklaratës së Kombeve të Bashkuara.

 

NACIONALIZMI UDHËRRËFYES DREJT LIRISË

 

E para dua tju kujtoj bashkëkombasve të mij dhe kuazihistorianëve shqiptarë se Lufta e parë Ballkanike ishte një aleancë ortodokse e sponsorizuar nga Rusia cariste,Franca dhe Anglia,për rrëmbimin dhe pushtimin e sa më shumë territoreve shqiptare,dhe jo sipas historisë komuniste siç shkruhet dhe interpretohet, se gjoja ishte luftë kundra reparteve të mbetura të fundit të ushtrisë Osmane,mbrenda një muaji,sa edhe zgjati ajo luftë,u pushtuan territore të mëdhaja të shqiptarëve nga pushtuesit serb e grek,por edhe maqedonia e Pirinit dhe ajo e Egjeut,ky ishte një akrobacion diplomatik e ushtarak,për zvetnimin e influencës turke dhe asaj austrohungareze në Ballkan,dhe kjo dredhi u qartësua në Konferencën e Londrës 1913,dhe në marrveshjen e fshehtë të Londrës 1915-të.

Po kta shtete formuan shtetin SKS më 1919,ndaj dhe rrezulltatet e Konferencës së Paqës në Paris mbetën të njejta si ato të Londrës 1913,të gjitha këto pushtime dhe vendime ndërkombëtare Nacionalistët Shqiptarë nuk i njohën dhe as që i pranuan ndonjëherë.Me pushtimin fashist të Shqipërisë më 7 prill 1939,Italia fashiste pranoi rivedikimin e teritorreve shqiptare,dhe Shqipëria Etnike thuajse filloi të jetsohej me përjashtim të disa pjesëve nën pushtimin Bullgar,që më pas do ti ktheheshin shtetit amë sipas kërkesës së qeverive të atëhershme shqiptare,si ajo e Mustafa Krujës,Rexhep Mitrovicës apo Fiqri Dines,mirëpo ndodhi fenomeni komunist i maskuar pas termit “Nacionalçlirmtar”,në grupet komuniste shqiptare si asaj të Shkodrës dhe të Korçës u infiltruan pas Dushan Mugoshës dhe Miladin Popoviçit dhe një grumbull i madh komunistësh jugosllav në emër të Kominternit,me të vetmin qëllim për të vënë në krye të partisë komuniste të shqipërisë elementin më të kalbëzuar të komunistëve shqiptarë,të cilët jo vetëm do të eleminonin intelektualët komunist si Dr.Imer Dishnicën me shokë që themeluan partinë komuniste në shqipëri,por dhe do të tradhëtonin mbledhjen e Mukjes dhe do të shpallnin luftën civile,me të vetmin qëllim se në mbledhjen e Mukjes ishin  dakorduar dhe kishin nënshkruar marrëveshjen si ata të Ballit Kombëtar dhe ata të “Nacionalçlirimtarëve” për Shqipërinë Etnike dhe ky element proserb do të udhëhiqej nga një cigareshitës i quajtur Enver Hoxha,i cili më pas u bë xhelati i krejt kombit shqiptar për gjysëm shekulli.Nacionalizmi Shqiptar u përmbajt nga vëllavrasja dhe më pas u tërhoq në exsil duke u riorganizuar rreth Komitetit Kombëtar Demokrat “Shqipëria e Lirë” e thmeluar dhe udhëhequr nga ideologu i Nacionalizmës Shqiptare Mit’hat Frashëri.KKD”Shqipëria e lirë” mbylli aktivitetin e saj më 17.shtator.1993 në Romë.

Nacionalizmi Shqiptar në ekzil,kishte hedhur rrënjë të thella në diplomacinë ndërkombëtare e në veçanti ate të SHBA-ve,përmes lobimeve të saja,pamvarsisht cila parti ishte ajo,Balli,Legaliteti, Blloku Independent,Lidhje e II e Prizrenit,apo Bashkimi Demokrat Shqiptar,ata së bashku kishin një qëllim rrëzimin e komunizmit në shtetin amë dhe çlirimin e trojeve etnike të mbetura jashtë trungut të saj,me theks të veçantë nën moton Shqipëri me Kosovë e Camëri,kjo rrugë e trasuar rruge në pesë dekada me rradhë dha frytet e saja që me Luftën për Clirimin e  Kosovës,ku vendi llogjistik ishte shteti amë.Kur maqinerisë kriminale shfarosëse serbosllave i vinte fundi,para nënshkrimit të kapitullimit në Kumanovë 199,forcat Ruse në shpejtësi nga Bosnja u dislokuan në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa ata Franceze me nguti strategjike u vendosën në veriun e Kosovës,në Mitrovicë këto dy pika kishin për qëllim të detyrimit të rinegocimit mes interesave Franko-Ruse dhe atyre të Forcave të Veri Atllantikut për zonat e influencës,megjithatë ndërhyrja energjike e Gjermanisë dhe Turqisë,bëri që NATO,të mos përfill as karakterin as formën e negocimit,por me të vetmin kusht që një kohë të jenë në Kosovë me prezencën e tyre vetëm në kuadër të KFOR-it,që drejtohej nga shtabi i NATO-s,dihej që as Rusia as Franca nuk janë antare të NATO-s,dhe pikërisht këtu ngjallen djajt.

Rusia u tërhoq nga Kosova pas presioneve Gjermane dhe për të rishikuar pozicionet e prezencës së saj në Ballkan e cila fillimisht kërkoi vendosjen e një baze ushtarake në Krivollak të IRJM-së por  kjo ide u kundërshtua nga SHBA-të ndërsa Franca vazhdoi prezencën e saj duke u dhënë minoritetit serb dhe shtetit serb duar të lira dhe komoditet riorganizimi në ver të Republikës së Kosovës,pasojat e së cilës ende sot i vuajm.Mllefi i kapitullimit ushtarak serb në Kosovë do të derdhej mbi shqiptarët e Kosovës Lindore,apo siç njihet si Lugina e Preshevës,kjo bëri që në mbrojtje të dinjitetit,identitetit dhe egzistencës fizike të shqiptarëve të shfaqej UCPMB-ja,si guerile e fuqishme mbarëkombëtare e cila si për nga forma e organizimit,si nga doktrinat e veprimeve ushtarake dhe morali luftarak, vëndosi në pozicion tejet të vështirë dhe vet ushtarakët e lartë ndërkombëtar,ndërsa ushtrinë dhe paramilitarët shoven serb i vunë përballë dilemës së shqyrtimit të doktrinës së tyre ushtarake,pasiqë nuk arrinin asesi të thyenin rrezistencën e UCPMB-së.Kjo paraqiste një shqetsim më veti tek sisa shtete në gjirin e Bashkimit Europian dhe nga ana tjetër,llogaritej shtet fomimi i Republikës së Kosovës,ku presionet ndërkombëtare do të binin mbi politikën shqiptare në përgjithësi dhe ate shqiptare në Kosovë në veçanti.Qëndresa e UCPMB-së më në fund rrezulltoi përsëri me një marrveshje trepalëshe në Konçull,me ate ndërkombëtare,serbe dhe ajo të shqiptarëve të Luginës. Kohë më pas në afërsi të Medvegjës me vendim të shtetit serb,oficialisht o vendos një bazë Ruse, e cila siç e quajnë Rusët,Agjencia për Emergjenca Civile.Natyrisht kjo ska të bëjë me zjarfikës por me ushtarakë të specializuar për ndërhyrje dhe akcione ushtarake,të tilla agjenci ka në çeçeni etj. Vendosja e saj në ate zonë mban nën vëzhgim jo vetëm Kosovën Lindore por edhe Sanxhakun e nxehtë dhe Republika Sëpska në Bosnjë,por dhe turbullon gjnedjen në Kosovën Veriore.Tani që kemi këtë situatë të papërgjegjshme të diplomacisë evropiane shfaqet sërisht nacionalshovenizmi serb i cili asesi të rimar vehten pas dy kapitullimeve që nënshkruajti.Tanimë serbia si djallëzi që i ka vë në lojë elementin e vet kolaboratorësh për të sulmuar dhe për ta izoluar Nacionalizmin Shqiptar sado racional që të jetë ai përballë situatave.Të gjitha kartat,projektet dhe platformat e saja që nga Garashanini,Cubrilloviçi,Tito e deri tek Millosheviçi,ua ka djegur Nacionalizmi Shqiptar. Por me sa duket se ka element shqiptar që ose për nostalgjinë e së kaluarës,ose prej luksit që mund të gëzojnë tani,ata duan të shpërqendrojnë vigjilencën e Nacionalizmit duke qenë të atakuar nga vetë mbrendësia shqiptare.Pikërisht kjo nuk do të ndodhë deri sa Shqipërisë amë nuk do ti bashkohen gjymtyrët saja, që padrejtësisht iu shkëputën në një konferencë debilësh në Londrën e 1913-ës.

 

FUNDAMENTALIZMI  KRISHTERË  SLLAVOMAQEDONAS

 

Të gjitha turbullirat dhe përplasjet e armatosura mes pushtuesve serb dhe çlirimtarëve shqiptarë, padyshim që do të reflektonin edhe në Fyromin e brishtë, ku veç më tensionet ndëretnike ishin prezente dhe të grumbulluara.Guerila shqiptare tanimë me emblemën e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare do të identifikohej me domosdoshmërinë e mbrojtjes Kombëtare nga institucionet e dhunshme shtetërore të trashëguara nga ish sistemi komunist jugosllav.Fyromi që nga formimi i saj nga jugosllavia Avnojiste,ashtu siç u formua ashtu dhe mbeti dhe u trashëgua si hapsirë gjeografike ku do të eksperimentoheshin mënyra dhe format më të vrazhda ndaj shqiptarëve që pastaj edhe do të praktikoheshin në teren si në Kosovë e më tej në trojet shqiptare,terrori fizik e psikologjik,montimet dhe burgimet politike,vrasjet e dyshimta dhe eleminimet e pazbardhura kurë,vendosjen e kolonëve nga banati i serbisë dhe egejve të greqisë,frikësimin dhe shpërnguljen e familjeve shqiptare,edhe në aspektin fetar nga njëra anë shqiptarët ortodoks i maqedonizonin,ndërsa muslimanët i shpërngunin nga Fyromi verilindor,shumica detyrohej të emigrojë për Turqi. Të tëra këto eksperimente antishqiptare  mbuloheshin nën vellon e “vllezërim-bashkimit”,në fakt realiteti ishte dhe mbetet krejt ndryshe,ajo që është zbërthyer tashmë qartasi,se kjo krijesë asesi të çlirohet nga albanofobia dhe fundamentalizmi i krishterë ortodoks.Përkundrazi tashmë ka marrë dhe përmasa ma të mëdhaja,kishin rastin me tentativën e ngritjes së një kishe në Kalanë e Shkupit,Sekuestrohen dhe nuk ipen Vakëfet Bashkësisë Islame,pa përmendur gjitha djegjet e Xhamive në Manastir e Prilep,fyerjet në baza fetare islame,fyerje institucionale ndaj femrës islame,montimi i proceseve antiislame dhe antishqiptare,rrihen fëmijët pse nuk puthin kryqin rasti më i fundit,madje kërkohet dhe punohet në ngritjen e një shtëpie muze kriminale që simbolizon gjenocidin serbosllav,bash mbi rrënojat e Burmali Xhamisë që ka qenë një pasuri e jashtëzakonshme jo vetëm për kulturën islame por me vlera historike për mbarë ballkanin.

Atë që Ushtria Clirimtare Kombëtare me mbështetjen e popullatës shqiptare  dhe partive politike shqiptare të asaj kohe korri rrezulltate të dukshme në luftën e saj,përfunduan në një marrëveshje politike me afat kohor në implementimin e saj në Kushtetun e atij vendi.Ajo marrëveshje tashmë kaloi në kosh plehërash.Ish pjestarë të UCK-tare vuajnë dënimiet e burgimit edhe pse asht aprovuar amnestia,disa të tjerë u terrorizuan dhe elminuan,fyerjet ndëretnike dhe djegjet e flamurit kombëtar shqiptar vazhdon,taksa paguesit shqiptarë përbëjnë 40% ndërsa nga buxheti i shtetit marrin vetëm 3%  për institucionet komunale ndërsa ato kulturore e arsimore mund vetëm të ëndrojnë,gjuha shqipe po avullohet nga institucionet e shtetit,me dhjetra mijëra shqiptarë nuk iu ipen dokumentat e identitetit edhe pse janë lindur e rritur në Maqedoninë Shqiptare,për gjdo javë ka incidente të rënda ndëretnike ku pësojnë qytetarët shqiptarë,rrihen brutalisht nxënësit shqiptarë,madje edhe demostruesit në mënyrë institucionale rrihen në mes të ditës, etj. E gjith kjo tashmë fuqishëm zhveshi ish drejtuesit politik të UCK-re,nga qëllimi i drejtë i nisur i saj.Kjo politikë dhe kjo kastë politike vërtetohet qartë se nuk e posedon ate kapacitet të nevojshëm politik dhe intelektual,për të shpërthyer albanofoninë institucionale të Fyromit.E veçanta është karta me të cilën sllavomaqedonasit përdorin për të futur në lojë vetë shqiptarët,ndërsa ata vetë si komunistët e LSDM-së si demokristianët e VMRO-së,janë në unison kur janë në pyetje shqiptarët,s’kan dallime.       Tani e tëra kjo tregon qartazi,ate që dhe më herët kam thënë,se federalizimi i Fyromit do të ishte e vetmja alternativë,pa na vënë dhe një herë në sprovë,nga pala shqiptare duhet një rrotacion politik qeverisës,asnjë parti politike sllavomaqedonase nuk mund të formojë qeveri pa njërën palë shqiptare,fjalën e ka tanimë elektorati shqiptar atje,do të vazhdojë në qorsokakun marksist-leninist apo do të vendoset në binaret e shqiptarizmës,koha që rrjedh do ta provojë.

Situata e tillë e cilla tashmë mbretëron në Fyrom,kërkon veprimin konkret të shtetit amë të ngrejë këtë çështje në nivel të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,edhe Qeveria e Republikës së Kosovës,duhet të miratojë një Rezolutë në Parlamentin e saj për dënimin krimit shtetërorë në IRJM,dhe jo të japin deklarata të vakëta,thua se shqiptarët janë fajtorë.

Ata që  mbajnë të freskët kujtesën jo të largët,e dinë sa është e vlefshme Liria,Dinjiteti,Morali si individ por edhe familjar,ata din të vlersojnë vlerat edhe Historike edhe Kombëtare,Nacionalizmi Shqiptar është konstitucioni moral i Kombit Shqiptar.

Bern-Zvicër

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugen Shehu, nacionalizmi etnik

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5540
  • 5541
  • 5542
  • 5543
  • 5544
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT