• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“DORUNTINA” ZËDHËNSJA MË E FUQISHME E FËMIJËVE TANË NË MËRGIM

February 28, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban CAKOLLI/

“Doruntina”mbushi pesëmmbëdhjetë vjet përpjekjesh për të nxjerrë të vërtetën në shesh,për të mbrojtur integritetin kombëtar të fëmijëve tanë në mërgim. Një organ që ka fizionominë e dëshiruar, organ që preokupohet tërësisht me çëshjen kombëtare  dhe fatin e fëmijëve tanë në mërgim dhe,si e tillë është përqafuar nga intelektuali, poeti, gazetari, mësuesi, nxënësi, prindi e bashkathetari anekënd diasporës.Numri i parë i”Doruntinës” u botua në shtator tëvitit 1996, në një kohë ku po bëhej qëndresë e një populli të shtypur, të copëtuar e të mashtruar, e një populli të cilin e shtrënguan për të heshtur, për të mbyllur kaptinën e fjalës së lirë, të drejtë e të guximshme. Në të gjitha poret e jetës, prangat shtrëngonin e ngulfatnin jetën e një populli që po kërkonte fjalën e lirë, lirinë, jetën.

Atëkohë, pra më 1996,shkrimtari,poeti dhe gazetari që tanimë jeton në Gjermani, z.Ragip Ramaj, mori një nismë të guximshme, por edhe mjaft të vështirë, mori mbi supet e veta një detyrë me peshë kombëtare. Nukmund ta fsheh se që në numrin e parë kur e shfletova këtë revistë, krijova bindje

n e fortë se kjo do t´u qëndrojë tallazeve të jetës, do të mbijetojë dhe kështu edhe ia doli. Ajo rrugëtoi, rrugëtoi shumë, hulumtoi dhe gjeti fëmijët shqiptarë në çdo skutë të Evropës, iftoi në shoqërim që së bashku të mësojnë gjuhë e histori shqiptare, traditë e kulturë kombëtare…..

Por asnjëherë nuk harroi t’ua përkujtojë atyre se të huaj janë në këto vende dhe se atdheu i tyre gjendet në themelet e Ilirisë. Sot jam aq shumë i gëzuar dhe imallëngjyar, kur arrita të shfletoi numrin e fundit tani me të”Doruntinës”, revistën më të mirë për fëmijë që kam shfletuar ndonjëherë, revistë me të cilën po kultivohet një kulturë rrënjësore dhe e pastër për fëmijë, për gjeneratat e reja, familjen, shoqërinë dhe kombin.

“Doruntina” dhe shkollat shqipe në diasporë janë të lidhura ngusht me njëra-tjetrën, por revista “Doruntina” është më shumë se një mësuese për fëmijët tanë në mërgim. Këtë nuk po e them vetëm unë, këtë e kanë thënë shumë intelektualë, që këtë revistë e kanë quajtur, Abetare, lektyrë shkollore, histori, enciklopedi, dritare e hapur e atdheut etj,…por edhe thesar që mund ta ruash e ta lexosh kurdoherë.

Duhet pranuar deshëm apo nuk deshëm, se rritën e “Doruntinës”e kanë përcjellë shumë vështërsi, si mjetet e pamjaftueshme financiare për botimin e revistës,s ë paku njëherë në muaj dhe shpërndarja jo e mjaftueshme e saj, vështërsi që vazhdojnë ta përcjellin edhe sot. Padyshim ana tjetër pozitive nuk mund të lihet në harresë. Puna e mishëruar e kryeredaktorit Ragip Ramaj me revistën, materialet e zgjedhura, ashtu si kërkon shpirti i trazuar i fëmijëve në mërgim, që si duket artitekti i kësaj reviste e njeh fort mirë dhe e di se çfarë kërkojnë ata. Bashkëpunimi i shumë arsimtarëve, që kuptuan drejt misionine tyre kombëtar, prindër e intelektualë, u bënë hallka të forta, që po embanin të qëndroi deri më sot”Doruntina”. Revistës sonë kombëtare”Doruntina”, i uroj shënimin e përvjetorëve dhe veprimtarinë e saj të suksesshme,e ftojmë të shtegëtojë në rrugën e më tejme të diturisë, duke i dëshiruar një punë pa vështërsi e me suksese të reja. Apelojmë te lexuesit e sidomos te mësuesit tanë në diasporë, që ta përkrahin edhe më me forcë, në mënyrë që kjo revistë të kryej pa probleme misionin e saj kombëtar që ia ka shtruar vetes. Duke mbështetur këtë revistë, ne ndihmojmë çështjen tonë madhore, ndihmojmë fëmijët tanë që gjenden ballëpërballë me një epidemie të zezë, siç është asimilimi.

Nëse përkrahim”Doruntinën”, ne do të shpërblehemi, sepse po ndihmojmë ardhëmërinë e fëmijëve tanë të shkollave shqipe në diasporë, sepse”Doruntina” është zëdhënësja më e fuqishme e fëmijëve tanë në mërgim, luftëtarja më e pakonpromis në mbrojtjen e fëmijëve tanë nga asimilimi.

Por,a po e bëjmë ne këtë?Them me dhimbejen më të madhe se nuk e bëmë seriozisht as në fillim dhe as sot.Viteve të 90-ta,ky burrë i shquar i kombit Ragip Rama,ashtu si Konstandini solli një abetare shqipe për fëmijët tanë në mërgim,duke e shpërnda cep më Cep të Evropës e më gjërë,

aty ku ka fëmijë shqiptar të mërguar dhe shkolla shqipe.Po si e bëri këtë dhe përse e bëri?Athua për ndonjë interes material?Asesi,Ragip Rama ky atdhetar,veprimtar i devotshëm i kombit,i ndjekur nga vendlindja si shumë shqiptar tjerë nga okupatori sllav,u strehua në Hanover të Gjermanisë.

Ai nuk mundi të rri duarkryq,kohën kur pushtuesi angazhohej të na çfaroste dhe të na zhdukte përmes dy formave;zhdukëjes fizike dhe kulturore,që asnjëra nuk ishte më pak e rrezikshme se tjetra.Ragip Rama nuk do të mundej të mos i kundërvyhej pushtuesit përmes penës.Ai këte po e bënte

si gazetar e shkrimtar,por po e mundonte edhe diçka tjetër:Po e mundonte në çdo qytet gjerman prania e fëmijëve shqiptar të cilët si shqiptar në mesvete po flisnin në gjuhën gjermane,në rrugë,në shkollë,besa disa edhe në familje.Nga kjo dhimbje Ragipi mori mbi për të e arrestuar sërish,arrinë të largohet nga Kosova dhe migron në Gjermani,ku jeton,vepron dhe krijon edhe sot.Që nga viti 1996,boton në Gjermani revistën për fëmijë në mërgim”DORUNTINA”,ku në kuadër të saj boton

edhe vepra të krijuesve tanë në mërgim.Pas shumë lodhëjesh e mundimesh,Ragipi detyrohet të bëjnë kërkesë për mbështetje nga institucionet e shtetit tonë tani të pavarur.Në fund Ragipi institucioneve tona,iu thotë se do të kryaj gjitha punët reth revistës vet,vetëm mbështetjen

materiale për botim ta mbështesin institucionet tona,vetësupe një barrë të rëndë,

kjo nuk do të bëhej pa mund e sakrifica,pa hargjifëmijëme e humbëje kohe.Të gjitha këto i dinte Ragipi,por mori këtë nismë të shenjët.Në vitin 1996,ai nxori numrin e parë të Doruntinës,të cilin me mjete vetanake e shpërndau kudo në Evropë dhe botë,ku kishte shqiptar.Ragip Rama në mërgim

punonte për të mbajtur familjen,por pas punës nuk kishte pushim,po ndante nga ndihmat e familjes mjete materiale,po ia kushtonte tërë kohën punës në një kompjutor,me gjitha forcat edhe intelektuale,për të bërë një revistë për fëmijë.Të gjithë ata që nxjerrin gazeta dhe revista,qoftë

edhe për përfitime materiale,e dijnë se sa mund,përkushtim,përgjegjësi,para,bashkëpunëtorë,mjete don për të u botuar një gazetë apo revistë,të tjerët që nuk e kanë provuar ia dijnë më pak,apo nuk ia dijnë fare peshën dhe rëndësinë e saj.Po,Ragipi nuk kishte as mjete të nevojshme

të punës,as të vetmin bashkëpunëtorë,as mjete materiale.Ragip Ramaj,kishte vetëm vullnetin për punë,dashurinë për fëmijët,shkollat e atdheun,po punonte err dhe terr një muaj të tërë,që në fund të çdo muaji fëmijët shqiptar të kenë revistën e tyre,në mërgimin e largët,ku fati i keq

i kishte katandisur.Vitin e parë numrat e revistës i nxori krejt i vetëm,më pas aty këtu ndonjë bashkëpunëtor i ndihmonte me ndonjë shkrim,por puna dhe hargjimet materiale gjithnjë ishin dhe mbetën të Ragip Ramës.Por Ragipin nuk e ndali asnjë vështërsi.Ai fillimisht i vuri një çmim

1,60 euro,i cili brenda pesëmdhjetë vitesh shtoj rritëje vetëm dyzet cent,që tani një revistë e Doruntinës kushton vetëm 2euro.Këtë nuk e bëri Ragipi për ndonjë fitim material,por sa për të mundur të bëjnë shpërndarëjen e saj,e cila nëpër Europë kushton shtrenjët.

Fillimisht puna kalonte pa vështërsi të mëdha,shkollat bënin porositë,prindërit i paguanin ato pak të holla,kurse fëmijët kishin revistën e tyre në duar të veta.Doruntina ishte revistë e përpunuar me kujdes të veçant,e cila pregaditej për të kapur maturia e trurit të fëmijëve,si e tillë ajo

ndihmonte procesin mësimor,kjo u konvenonte edhe mësuesëve,e dyta Ragipi si gazetar me përvojë,i cili vite të tëra atëbotë punoi gazetar i TVP,kishte huazuar teknikë ku në shkollat shqipe ku organizoheshin mësime,festa shkollore,kombëtare,kuize diturie,Ragipi bënte gjirime

i transmetonte në emisione televizive dhe kështu afirmonte shkollat shqipe në mërgim,punën e mësuesëve dhe nxënësave tanë,dhe kjo u konvenonte gjithëve ngapak,kështu që Ragip Ramën e ngritën deri në re!Ragipi,pa Ragipi,rroftë Ragip Rama.Ne të cilët nuk dinim disa hile

u duartrokisnim dhe brohoritnim të madhe rroftë.Kur Ragip Rama u lodh fizikisht e materialisht,për të mirën e shkollave shqipe dhe fëmijëve tanë,kur nuk po mundej të u përgjigjej ftesave ku lypsej gjirim kamerash,thirrja rroftë Ragip Ramaj pushoi.Kjo i ngjante këngës së

çka po i thotë Dema Kadrisë,i cili sa pati çura pati dhe miq,por kur humbi mishi,humbi edhe miqësia,diçka e ngjajshme i ndodhi edhe Ragipit.Ajo Doruntina e mirë,e cila dikur ngritej në re,tani zuri të përflitej se ishte tepër e komplikuar,nuk ishte e natyrës për fëmijë,etj………………..….

Interesante ishte se fëmijëve u pëlqente Doruntina,u mësuan të frymonin me te dhe u bë pjesë e pandashme e tyre,ata donin Doruntinen.Ragipi i urtër,i cili për këta fëmijë e kishte nisur këtë mision,po punonte pa zhurmë edhe kur nuk ia paguanin fare.Vit pas viti,Ragipi po lodhej

më shumë,ai nuk e ndali tërësisht botimin e Doruntinës,por patjetër u detyrua të e rralloj.Çuditërisht filluan të ndihen zëra intelektualësh në mërgatë,zëra që po i drejtoheshin Ragip Ramës të lodhur:A edhe ti din të dorëzohesh?!Këta zëra lëtre që na habitën,po na shtyjnë të

mendojmë shumë thell.Ragip Rama,nuk ishte,as nuk është njeri që kthehet mbrapa,as që dorëzohet.Ai tani ishte lodhur materialisht dhe fizikisht,nuk hiqte dorë nga Doruntina,por kërkoj mbështetjen tek arsimtarët.Përgjigjëja e tyre ishte shumë interesante!Ne do të nxjerrim

një revistë tonën për fëmijët e shkollave tona!Sikur të ishte ashtu,nuk do ishte asgjë e keqe,do të gëzohej edhe Ragip Rama,po më e rëndësishme do ishte se fëmijët do të kishin revistën e tyre.Disa nga ne ishim të sigurtë se nuk gjindet një Ragip tjetër që punon natë e ditë për

këtë qëllim,por mendonim se ata nismëtar që flisnin aq fuqishëm,do të mundnin të nxirrnin disa numra revistash,por ata kishin vetëm fjalë dhe nuk nisën kurrë asnjë tregim për fëmijë,lëre më revistë.

Të flasim pak për jetën dhe veprimtarinë e kryeredaktorit të revistës “Doruntina”,shkrimtarit,poetit dhe veprimtarit të kombit z.Ragip Rama

Ragip Rama u lind në vitin 1953 në fshatin Klinë e Poshtme të SKENDERAJT:Shkollën fillore e kreu në vendlindje,kurse pak para se të përfundonte shkollën e mesme në Skënderaj e largojnë nga bankat e gjimnazit për bindjet e veprimtaritë e tij,me që ishte arrestuar disaherë

nga policia. I detyruar të lëshojnë Drenicën,u vendos në Prishtinë,ku kreu studimet për letërsi.Ka punuar gazetar në Programin për fëmijë të TVP-së.Pas demostratave të vitit 1981,e përfshinë vala e spastrimeve në TVP dhe për disa vjet i ndalohet puna e gazetarit në Televizionin e Prishtinës.

Me shkrime ka filluar të mirret si nxënës,duke bashkëpunuar me të gjitha gazetat e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë e Shkup.Ragip Rama është fitues i disa konkurseve letrare.

Deri më tani ka botuar:

-Do ta blej një gjysh(Rilindja,1982)

-Dy këmbë në një këpucë(Rilindja,1987)

-Cicërrima të shqetësuara(Doruntina 1999,Gjermani)

-Atdheun e kam në Zemër(Doruntina,Gjermani 2002)

-Në maj të vitit 2003 ka botuar në botim të Doruntinës edhe këto përmbledhje:

-Koridoret e Shpirtit(Poezi për të rritur)

-Mollë e Kafshuar(Poezi për fëmijë)

-Gjerdan Malli(Poezi për fëmijë)

Në vitin 1992,pas përpjekjeve që ishin bërë nga policia m e vetëm Doruntina të mos shuhet!Nga ata merr një”JO”,sepse sipas tyre ata do të nxjerrin një revistë për fëmijët tanë në mërgim!!Ata edhe mund të nxjerrin një revistë,po nga se kanë kushte,kanë para për botime

për bashkëpunëtor,por nuk kanë eksperiencë të bëjnë një revistë të natyrës së Doruntinës.Të botosh një revistë për fëmijët tanë në mërgim,ate në Prishtinë në ulëset e buta,pa bashkëpunëtorë në teren,mund të hargjosh letër,të bësh foto të bukura,besa ata kanë mundësitë

të bëjnë foto edhe me ngjyra,të shkruajnë fjalë të bukura,por asesi që joshin zemrën e fëmiut tanë në mërgim.Revista të modelit(URA/MOSTOVI) që i shohim në ekrane dhe faqe interneti,nuk u duhen fëmijëve tanë në mërgim.Fëmijët tanë në mërgim me dëshirë e mall,duan

revistën e vendit ku frymojnë,ku janë aktiv,ku shkruhet për ta,për shkollat e tyre,vendlindjen,ku marrin njohuritë për kuize të cilat fëmijët tanë në mërgim i mbajnë çdo vit,revista që ndjek aktivitetin e tyre në shkolla,festa kombëtare,jo një revistë që botohet disa mijëra kilometra

larg vendit ku frymojnë ata,e u servohet atyre.Fëmijët duan të ju kthehet revista e tyre e shpirtit”DORUNTINA”e cila ka ca muaj që nuk po bie në dorën e tyre,nuk po bie nga se xha Ragipi i dashur i tyre është lodhur fizikisht dhe materialisht,dhe nuk po mund të hapëroi sikur

hapëronte më parë.Disa muaj ,kryeredaktori nuk pati kushte të nxjerr Doruntinen dhe lajmi mori dhenë:U shua Doruntina!Po kush e përhapi këtë lajm të keq?Kush tjetër pos nesh,ne që nuk e mbështetëm.Ne jemi,unë,ti,ai/ajo,Ne,ju,ata/ato,ne që jetojmë e veprojmë në mërgim.

Ne që nuk jemi në gjendje për fëmijët tanë të paguajmë një revistë mujore,pra 2 euro në muaj,çdo prind dhe revista nuk do vonohej asnjëherë.Athua nuk mundemi,apo nuk duam të paguajmë ato dy euro në muaj?Unë flas për sa di,dal,dëgjoj e shoh.Nuk ka mërgimtarë i yni që

në ditë nuk hargjon me shokët së paku dhjetë euro në ditë në kafene,shumë prej tyre poaq cigare në ditë,besa disa me qindra i humbin fatkeqësisht nëpër Casino!!Kjo tregon se nuk kemi ardhur në gjendje të mos mund të paguajmë 2 euro në muaj,ani për kend,për më të

shtrenjëtit,fëmijët tanë,dhuratat tona më të çmuara,që edhe të mos kishim mundësi do të duhej të i huazojmë diku!Të flasish kafeneve me rrahgjoksi për patriot,e të mos paguash një revistë në muaj për fëmiun,do të thotë nxirr ujë me shoshë.Patriot kurrën nuk mund të jetë

ai që nuk bënë për familjen,fëmiun e vet,për shkollën,librin,revistën,flamurin,gjuhen,kombin,atdheun,të ndara njëra nga tjetra me rrahgjoksi ushqejnë patriotët me bateri.

Prandaj nuk di sa kam të drejtë,por më lejoni të shpreh edhe këtë mendim:

Prindi duhet të jetë i pregaditur të jetë vija e parë e mbrojtëjes së fëmiut të vet

—————————————————————————————————————

Përkujdesja e prindit për fëmiun e vet në mërgatë kërkon një vigjilencë të skajshme e cila ndoshta do të duket ekstreme,por si do që të jetë është më mirë të sigurohesh sot-se sa të dëshprohesh nesër.Përgjegjësia kryesore për të mbrojtur fëmiun nga asimilimi,por mund të themi lirisht në perendim fëmiu duhet të mbrohet edhe nga abuzimi u takon prindërve e jo fëmijëve,më pas mësuesit apo edukatorit dhe krejt në fund intelektualit të rrethit,po që ai shprehë vullnet të mirë moral dhe kombëtarë.

Për këtë nevojiten stërvitje diturishë për prindin,sepse kush është i pa përvojë i beson çdo fjale,por kush është mendjehollë,i shqyrton hapat e tij.Interesohemi qfarë po bënë fëmiu ynë,me cilët shokë po shoqërohet,qfarë mësimesh bënë,të e dërgojmë në shkollën shqipe,të e ndihmojmë veqmas në mësimet shqip,të i propozojmë të bëjmë sheti me fëmiun,të hapemi në biseda me te,kjo sigurisht kushton mund,por i cili më vonë medomos do të shpërblehet.Duhet të hulumtojmë me qdo mund në gjetëjen e çelësit të edukimit të fëmiut tanë,ndryshe kemi humbur vitet në mërgim dhe kemi shkatrruar familje,nga pa aftësia jonë për ti dhënë njohuri fëmiut.Asimilimi dhe abuzimi janë dy mortaja të shëmtuara sot për fëmijët nëpër botë,pasojat e të cilave janë shkatrrimtareKjo dukuri është mjaft e dhimbshme dhe shqetësuese.Fëmijët në mërgim janë pa fajin e tyre,pra shkaktarët që e sollën prindin e fëmiut në mërgim tani janë të njohur,por fëmiu erdhi këtu pa fajin e tij.Rolin në edukimin e fëmijëve e lozin familja,mësuesi dhe intelektuali i rrethit këtu në mërgim.Secili nga ne e ka nga një pjesë të përgjegjësisë,në mbrojtëjen e këtyre fëmijëve nga asimilimi.Fëmiu jashtë atdheut ballafaqohet me një shoqëri tjetër deri tani të pa njohur,me një kulturë e traditë tjetër,gjuhë të huaj,dhe mos kujdesi i prindit ndaj fëmiut,e bënë që fëmiu i tij të orientohet në një drejtim i cili nuk ka shtigje.Asimilimi gllabëron qetë dhe pa diktueshëm,nga se fëmiu ka prirëje të orientohet më tepër nga e keqja,nëse përkujdesja jonë ndaj tij nukështë e rrebtë.Gabimi më i madh tek disa familje shqiptare është që komunikimi në mes fëmijëve në familje nuk bëhet në gjuhë amtare,por në gjuhën e vendit ku jeton.Hap tjetër i gabuar është moskujdesi i prindit se me kend i shoqërohet fëmiu,e shumë shkaqe të pa njohura,në një vend të panjohur.A kamundësi që fëmiu ynë të shpëtoj nga asimilimi?Unë them po,së paku në vendin ku jam i strehuar unë,pra në Gjermani:Aty organizohet mësimi plotësues në gjuhën shqipe,ku shumë lande gjermane,arsimtarët e shkollës shqipe i paguan Ministria e arsimit gjerman.Qka i duhet mërgimtarit tonë?Të e dërgoj fëmiun e tij në shkollën shqipe.Aty fëmiu flet shqip,lexon dhe shkruan shqip,mëson historinë kombëtare,gjeografinë e atdheut,kulturën e traditën shqiptare,etj……Prap disa prinder nuk i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollën shqipe.Në Gjermani dhe jo vetëm në Gjermani,por në gjitha vendet e Evropes shpërndahet një revistë mujore shumë e pasuruar me tema kombëtare,revista quhet”DORUNTINA” dhe kushton vetëm 2Euro, të cilën shumë prind nuk ja u paguajnë femijëve të tyre.Tani të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,të mos i blejshë revistën shqipe,do të thotë vet të kontribosh në asimilimin e fëmiut tënd!Të mos dërgosh fëmiun në shkollën shqipe,e të rrahësh gjoks për patriot,kjo është qesharake dhe naive.Patriot nuk mund të jetë ai që nuk edukon fëmiun e vet,ai që nuk e shkollon fëmiun në gjuhën amtare.Unë personalisht në disa shoqata të Landit NRW,kam punuar me fëmijë shqiptarë në seksionet letrare dhe kulturore.Përvoja ka treguar se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flisnin rrjedhshëm shqipen,e njihnin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe ishin më të suksesshëm edhe në shkollat gjermane.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë

atdhetarë të mirë,edhe gjurmët do të i lëmë të mira,ana tjetër qon drejt asimilimit,rrënimit,dhe lëre që lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj,por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.

Kohën kur lajmi mori dhenë se Doruntina u shua,mu sikur rrapsodi kur këndon Idriz Seferin,se kërkonte manzerin me fishek,se nuk kishte vdekur,as s´do të vdiste,ashtu më bëri përshtypjen kryeredaktori i Doruntinës,z.Ragip Rama,i cili më mori në telefon dhe më tha:Këtë javë po fus

në shtyp numrin e Doruntinës.Nuk është shuar Doruntina,as nuk do të shuhet,derisa të shuhem unë i cili sakrifikova 15 vite për të ua ofruar atdheun në zemër fëmijëve tanë në mërgim.E si të shuhej kjo revistë drite e mundi,si të i kthehej shpina këtij mundi?

Doruntina ishte Abetare,po ua mësonte shkrim leximin fëmijëve në mërgim,ishte libër leximi dhe gramatikë,po ua mësonte gjuhën e unisuar letrare fëmijëve tanë në mërgim,ishte gjeografi,po ua mësonte trevat e atdheut,fëmijëve në mërgim,ishte histori.po ua mësonte

fëmijëve tanë në mërgim historinë e përvuajtur të shqiptarëve nga vitet 1912-1999,prej kur Serbia fashiste ndoqi,vrau,burgosi,masakroj,përdhunoj,shpërnguli shqiptare liridashes,gra ,fëmijë e pleq,gjatë kohës së okupimit të hekurt fashist shekullor.

Doruntina ishte edhe shkollë për fëmijët tanë të mërguar,mësues për ta,ishte ura që i lidhte me çdo cep të atdheut,ishte dhe e tillë duhet të mbetet.Kush po e pengon Doruntinën?Padyshim jo mësuesit,shumë nga mësuesit e duan Doruntinën,se ka gjëra të shenjëta në te,se ndihmon

procesin mësimor,madje arsimtarët e duan edhe mikun e tyre Ragip Ramën.Nuk janë të pëlqimit as prindërit të u ndalojnë revisten fëmijëve të vet,por padyshim është një hallkë individësh që nuk lënë vend pa propaganduar teket e tyre,që kjo revistë e shenjët kombëtare të shuhet.

Këtë qëllim të keq e fanatik nuk e duan nxënësit,nuk e duan mësimdhënësit e mirëfilltë,po as prindërit e mirëfilltë.Doruntina dhe Ragip Rama,në çdo shtëpi shqiptare kanë nga një mik,e keçja te ne është se thuaj në çdo shtëpi shqiptare ka nga tre zotër shtëpie,të ndarë në tri parti!!!

Nuk ka rëndësi sa gazeta,sa revista për fëmijë e të rritur dalin në diasporat shqiptare,sa më shumë aq më mirë,por duam Doruntinën,qëndresen pesëmbëdhjetë vjeçare,këtë e thonë vet fëmijët tanë në mërgim.Në përfundim duhet të themi:Janë të pakët ata individ që erdhën

nga shtypja në mërgim,ata që lindën e u rritën në mërgim,të cilët nuk e dijnë se Doruntina i mësoj për gjendëjen e shtypur në atdhe,i mësoj të ndjekin rrugën e edukimit,arsimimit e përparimit nëpër botë.por i mësoj të kthejnë kokën drejt vendlindjes,për të kuptuar rëndësinë

e saj,dashurinë për te,gatishmërinë për të punuar e vepruar për te,dhe për të u kthyar,vendosmërinë për të mbetur shqiptar krenar.Këto rrjedha i kanë trasuar rrugën Doruntinës,të cilën nuk do të duhej askush të e ndryshoj as pengoi,përkundrazi njëzëri të e mbështesim.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Doruntina, Shaban Cakolli

NJË “QYMEZ” ME SHUMË PRONARË

February 28, 2013 by dgreca

Të nderuar lexues, nëse nuk personalizohem, do të më duhet që këtë shkrim t’ia dedikoj gjyshit tim, i cili më 16 shtator të motit 1943, në Mbledhjen e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ndërtoi fjalimin e tij të fundit politik./

Nga Fadil LUSHI/

Eh, ky Haxhi baba nga blloku jonë, kohë më parë më tha, nëse shkrimin e radhës a në vijim do ta kesh të “ndotur” me pis llafe, të betohem se nuk do ta lexoj. Nuk i premtova se nuk do ta bëj të “ndotur”, ashtu siç ai më “urdhëroi”, po i thash troç se nuk më shkojnë shkarravinat nëse pak nuk e “ngjyej” a nuk ia “fus” (më falni) ndonjë llaf rrugaçërie.

Pa marrë parasysh se si do të dalë ky shkrim i radhës, unë jam i ndërgjegjshëm se ky Haxhi baba ynë gjithsesi s’do ta paragjykojë si të tillë. I sugjerova: o do e lexosh (në “sabah”), ashtu siç është shkruar, o do të heqësh dorë nga avdesi i akshamit…, ndryshe nuk bën! Pavarësisht se nuk më dha “xhevap”, unë e di se ai këtë shkrim do ta lexojë me kënaqësi, ndonëse pak do mbetet i zhgënjyer. Para se të “ikte” për të falur namazin e “jacisë”, mu lut që këtij shkrimi t’ia shtoj një paragraf nga një vaki që i kishte ndodhur atij. Ma shpjegoi pikë për pike: … ka shumë kohë që ia kam “vënë syrin dhe mendjen” një monedhe prej  njëqind eurosh, të cilën zonja e shtëpisë, gjegjësisht haxhica “e ka harruar” nën “cergë”. Kam përshtypjen se zonjës hiç nuk i shkon mendja se “ku e ka barikaduar”!? Do më duhet të “pres edhe disa ditë” që mandej lirisht të vë dorë mbi të dhe ta kem në xhep se, “helbete”, takohem me ndonjë ministër të Doktorit dhe ia “qes një kafe” (siç do thonë shqiptarët nga Kosova pesëvjeçe), madje edhe ty, që merresh me shkarravina, ta paguaj një lëng të trashë. Shihe ti Haxhiun, ai mendon se unë jam kalama. I thash, o do paguash dy gota nga ajo e rrushit të Skraparit, o do të spiunoj te “haxhica”! Tekefundit, edhe ajo nga lëngu i rrushit edhe eurot janë haram!? Haxhi babës i tregova se në shkrimin në vijim do të shkruaj për një “qymez” me shumë pronarë!?

Të nderuar lexues, përfytyroni si mund të duket një “qymez” që ka zënë vend në një cep të Gadishullit Ilirik (fig. mospërf. Shtëpi e vogël dhe e keqe; vend i ngushtë e pa rehati). Ky “qymez” është ngarkuar e mbingarkuar me njerëz me profesione, karaktere, kualifikime dhe trashëgime nga më të ndryshmet. Mund ta merrni me mend se këta njerëz sa shumë janë të zhgënjyer dhe sa pak mund të jenë të gëzuar! “Fundin” e këtij “qymezi” unë nuk mund ta përfytyroj se si mund të duket!? Në atë “qymez” ka njerëz të përgjumur…, është një “qymez” i mbushur me njerëz të përkëdhelur, të lazdruar, maratonistë të fjalës së shkruar e të pashkruar, të vërtetë a edhe të shtrembëruar…, ca të tjerë duken si të kllapitur, do të tjerë inatçorë, por që në mënyrë të përkryer dhe perverse arrijnë të “bashkëjetojnë, të bashkësundojnë, të bashkëveprojnë, të bashkëvjedhin, të bashkëgënjejnë” me të gjithë ata që kanë fiqir të zhvilluar sa i përket njohjes së psikologjisë së turmës dhe nënshtrimit të saj”.

Aty, në atë “qymez”, jetojnë intelektualët me njerëzit të pashkolluar…, aty jetojnë edhe mercenarët politikë…, ca janë qaramanë e të tjerët megalomanë…, aty është ulur krimineli i kushedi sa luftërave të pista që përballë ka bamirësin a humanistin. Aty është ulur edhe pronari i bordellos, i cili klerit mysliman, atij ortodoks dhe katolik u ligjëron për moralin kolektiv…, aty është ulur edhe harami që përballë ka hallallin…, çuditërisht, “sojsëzi e këshillon sojliun”, ndërkaq “analfabeti me kollare (në qafë) dhe me nja dy qime në prapanicë” mundohet që shehërliut (shqiptarit) t’ia shpjegojë se ku duhet të jenë kufijtë e hapësirës shqiptare!? Toptan këta njerëz udhëhiqen nga interesa të caktuara, ca me ato provinciale dhe do interesa të tjerë. Defekti më i madh i “qymezit” konsiston në faktin se çdonjëri prej tyre dëgjon me kujdes llafet a fjalët e tjetrit, ndonëse të dy palët e dinë se ato fjalë krejt fare janë të rreme.

Njerëzit e “qymezit” frymëmarrjen e kanë paksa të rëndë. Ata ballafaqohen me “hallin e kockës në fyt.., çdonjëri prej tyre në fyt e ka atë “kockën e nacionalizmit provincial, tjetri ka kockën e korrupsionit, ndjenjën e të qenit antik, kockën e irredentizmit dhe atë kockën e shovinizmit shtetmadh”! Thonë se në atë “qymez” jetojnë edhe të tillë njerëz të rrjedhur, gjegjësisht njerëz që kanë humbur aftësinë për të gjykuar qartë e në mënyrë të shëndoshë. Njohësit e mirë të njerëzve që jetojnë në këtë hapësirë thonë: të komunikosh me këta duhet të jesh edhe ti paksa i rrjedhur… dhe për këtë çdo njeri e ka vështirë kur atyre u drejtohet me kërkesën që sado pak ta rregullojnë e ta “freskojnë” atë hapësirë politike, rebeluese dhe torturuese. Në vend të përgjigjes, ata bëjnë “të shurdhin”, të tjerët bëjnë “të verbrin”, a mbajnë shikimin mënjanë!

Njeriu që është ulur në kryeminderin e “qymezit” dhe që është i “paguar” të mbajë rend në “fjalëmarrje dhe fjalëdhënie ose edhe në vendimmarrje” nuk është kurrgjë tjetër pos një “vjeshtak” i shëmtuar dhe me lëkurë shollë, i cili me rast dhe pa rast, me a pa “sebep” do të thotë: “… sa kohë që unë do t’i kem punët në terezi a në rregull… dhe derisa nuk do vesh çorape të arnuara dhe derisa nuk do t’i mbath përsëri opingat e gjyshit tim nga Anglia rrospi, hiç nuk do më hajë palla se pse ky vend është mbushur plot e përplot me fukarenj, me njerëz që u ka ikur fiqiri, me njerëz të shëmtuar në surat, me njerëz skizofrenë, me fëmijë të lanë pas dore…, hiç nuk do më hajë palla pse ca primitivë pështyjnë në dyshemenë edhe ashtu të pluhurosur të “qymezit”…, nuk do më hajë palla edhe për ata pak më qytetarë, që do mëtojnë të pështyjnë nga dritarja drejt kalldrëmit që gjendet aty pranë “qymezit”…, hiç nuk do më hajë palla edhe për ata që në këtë “qymez” u futën me merita, inate a me dhunë, dhe ca të tjerë me urdhër të despotit të tyre (Millosheviqit, Sheshelit dhe tajfës së tyre). Hiç nuk më ha palla pse të gjithë zhvillohen, lëvizin, shumohen dhe pështyjnë horizontalisht…, nuk më ha palla se pse këta njerëz të tërbuar shtrembërojnë historitë e vërteta dhe i ushqejnë ato të sajuarat, të njërës a palës tjetër…, hiç nuk më ha palla pse këta njerëz jetojnë në një hapësirë të ngushtë…, a pse nuk gjejnë dot “farë kosi”, pse nuk e dinë dot ku ta hedhin bërllokun e apartamentit, atë bërllokun nacionalist, politik dhe atë katundaresk”!?

Të gjithë këta njerëz që i përmendëm në këtë shkrim, sidomos ata me nofka…, sipas meje përfaqësojnë një komb a një popull. Për këtë dhe arsye të tjera, unë nuk di se si ta emërtoj ndryshe këtë “qymez”!? Mund të them se ky “qymez” ka histori disfatash. I nderuar lexues, nëse ti ke ide tjetër, atëherë këtë “kotec” quaje si të duash.

P.S.

Të nderuar lexues, nëse nuk personalizohem, do të më duhet që këtë shkrim t’ia dedikoj gjyshit tim, i cili më 16 shtator të motit 1943, në Mbledhjen e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, ndërtoi fjalimin e tij të fundit politik.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Fadil Lushi, me shume pronare, nje qymez

VETVENDOSJA: KOSOVA E HASHIMIT-NDERPRITET KUVENDI

February 28, 2013 by dgreca

Ndërpritet raportimi mbi bisedimet Kosovë – Serbi/

Parlamenti i Kosovës ndërpreu seancën e raportimit të kryeministrit Hashim Thaçi, pas protestës së lëvizjes Vetëvendosje/

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ndërpreu fjalën e tij para deputetëve të Parlamentit, pasi që deputetët e lëvizjes Vetëvendosje nëpërmjet një veprimi simbolik, shprehën kundërshtimin ndaj bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në kohën kur kryeministri Thaçi, mori fjalën për të raportuar mbi rrjedhën e bisedimeve, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dolën para deputetëve të Parlamentit me një pankartë me mbishkrimin “Kosova e Hashim Thaçit”, në të cilin veriu i Kosovës ishte dalluar me ngjyrë të kuqe.
Lëvizja Vetëvendosje akuzon kryeministrin Thaçi se përmes bisedimeve me Serbinë, po krijon autonomi për veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Kryeministri Thaçi, ndërkaq, mbajti një konferencë shtypi në mesditë, për shkak të siç tha “pamundësisë së raportimit në Parlamentin e Kosovës”.
Ai tha se qëllimi i lëvizjes Vetëvendosje, “ishte që t’iu pamundësohet qytetarëve e vërteta për dialogun me Serbinë dhe tendenca për të krijuar mjegull”.
Ai sërish hodhi poshtë çdo mundësi që veriu i Kosovës të ketë ndonjë trajtim të veçantë.
Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, vazhdojnë të hënën në Bruksel.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosova e hashimit, nderpriett Kuvendi, Vetvonsoja

Benedikti XVI falënderon Hyjin për Kishën e frytet hyjnore dhe përshëndet popullin e Zotit

February 27, 2013 by dgreca

Një përqafim i ngrohtë, i përzemër e plotë emocione i Popullit të Zotit që e përshëndeti sot në Sheshin e Shën Pjetrit, në Vatikan, Papën Benediktin XVI, në audiencën e përgjithshme të fundit të papnisë së tij. Turma e besimtarëve ardhur nga Vende të ndryshme të botës, me këngë, kore, në një festë të vërtetë shpirtërore e përshëndeti, duartrokit e falënderoj Bariun e Përgjithshëm të Kishës katolike. “Jam i emocionuar, e shoh Kishën e gjallë”, janë fjalët e para të Papës Ratcinger. I buzëqeshur por edhe i emocionuar për një manifestim kaq madhështor të dashurisë e respektit nga ane popullit të krishterë. E Papa para se t’i drejton katekizmin e fundit, e përshkoi anë e mbarë Sheshin e Shën Pjetrit, për t’i përshëndetur të gjithë të pranishmit. Pra Kisha universale u mblodh sot përreth Benediktit XVI në audiencën e përgjithshme të fundit, për t’i shpreh mirënjohjen, për të ripohuar nderimin, respektin e dashurinë ndaj tij dhe për ta falënderuar për këto tetë vjet papnie.
E, Populli i Zotit, shprehje e universalitetit të Kishës së mbarë botës, e dëgjoi sot porosinë e fundit të papnisë së Atit të Shenjtë Jozef Ratcinger, i cili tha: “nuk e kam braktisur kryqin, po në një mënyrë të re rri pranë Zotit të Kryqëzuar”. Fjalët që Benedikti XVI ia drejtoi mbarë Kishës, janë fjalë mirënjohjeje, inkurajimi e feje në Krishtin Zot, që e drejton kurdoherë Kishën e tij.
E mase 200 mijë besimtarëve të pranishëm sot në Sheshin e Vatikanit, Papa Ratcinger u tha: ” ju kam dashur e ju kam përherë në zemër dhe në lutje të mia”. Ja fjala që Benedikti XVI u drejtoi sot të pranishmeve

Vëllezër të nderuar në Episkopat e në Meshtari!
Autoritete të nderuara,
Të dashur vëllezër e motra!

Ju falënderoj që keni ardhur kaq të shumënumërt në këtë Audiencë të Përgjithshme të fundit të papnisë sime. Ju falënderoj përzemërsisht, jam vërtet i emocionuar.

Ashtu si Pali Apostull në tekstin biblik që kemi dëgjuar ( nga letra e Kolosianëve 1,9-10), edhe unë ndjej sot në zemër detyrën për të falënderuar mbi të gjitha Zotin, që e udhëheq dhe e bën të rritet Kishën, që mbjell Fjalën e tij e kështu e ushqen fenë në Popullin e tij. Në këtë moment, shpirti im përqafon tërë Kishën e shpërndarë në botë; e falënderoj Zotin për “lajmet” që në këto vite të shërbimit pjetrin (papnor) kam pasur rastin t’i marr për fenë në Zotin tonë Jezu Krisht, e për bamirësinë që qarkullon në Korpin e Kishës dhe e bën të jetojë në dashuri, e për shpresën që na hap zemrat e na orienton drejt jetës në plotësi, drejt Atdheut Qiellor.

Ndjej në vetvete se ju kam të gjithëve në zemër dhe ju bart në lutje, në kohën e sotme, që është ajo e Zotit, ku gjej e shijoj çdo takim, çdo udhëtim, çdo vizitë baritore. Gjithçka e të gjithë i përmend në lutje për t’ia besuar Zotit: në mënyrë që ta njohim plotësisht vullnetin e tij, me urti e shpresë, e të jetojmë e të veprojmë në mënyrë të denjë për Zotin e dashurinë e Tij, duke dhënë fryte me vepra të mira (krh Kol 1.9-10).

Në këtë moment, kam një besim të madh, sepse di, e dimë të gjithë ne, se Fjala e vërtetë e Ungjillit është forca e Kishës, është jeta e saj. Ungjilli pastron e përtërin, sjell fryte, kudo ku bashkia e besimtarëve e dëgjon dhe e pranon Hirin e Zotit në të vërtetën dhe jeton në dashuri. Ky është besimi im, ky është gëzimi im.

Kur, më 19 prill, para gati tetë vjetësh, e pranova shërbimin pjetrin (papnor), gjithmonë e kam pasur këtë bindje të patundur që më ka shoqëruar. Në atë moment, siç jam shprehur disa herë, fjalët që jehonin në zemrën time kanë qenë: O Zot, ç’kërkon prej meje? Është një peshë ajo që më vë mbi shpatulla, po nëse Ti ma kërkon këtë, mbi fjalën tënde do ti hedh rrjetat, i sigurtë se Ti do të më udhëheqësh. E me të vërtetë, Zoti më ka udhëhequr, ka qenë pranë meje, çdo ditë e kam ndjerë praninë e tij. Kjo periudhë ka qenë një copë udhë e Kishës, gjatë së cilës kam pasur çaste gëzimi e drite, por edhe çaste jo të lehta: Zoti më ka dhuruar kaq shumë ditë dielli e puhie të lehtë, ditë në të cilat peshkimi ka qenë i begatshëm; por ka pasur edhe momente me ujëra të trazuara e me erën kundër, si gjatë tërë historisë së Kishës, e Zoti dukej sikur flinte. Por e kam ditur se Zoti është në atë barkë dhe gjithmonë e kam ditur se barka e Kishës nuk është imja, nuk është jona, por është e Tij e Ai nuk e le të fundoset: është Ai që e udhëheq, pa dyshim edhe përmes njerëzve që i ka zgjedhur, sepse kështu ka dashur. Kjo ka qenë edhe bindja, që asgjë nuk mund ta errësojë. E pikërisht për këtë, sot, zemra ime është përplot me mirënjohje ndaj Hyjit, që kurrë, nuk e ka lënë Kishën e as mua pa ngushëllimin e Tij, pa dritën e Tij, pa dashurinë e Tij.

Jemi në Vitin e Fesë, të cilin e kam dashur për të përforcuar pikërisht fenë tonë në Zotin në rrethana, që përherë e më shumë duket se e vënë fenë në plan të dytë. Dua t’i ftoj të gjithë ta përtërijnë fenë e tyre të bindur në Zotin, të lëshohen plot besim, si fëmijë, në duart e Zotit, të bindur se ato duar na mbështesin gjithmonë e pikërisht ato na mundësojnë të ecim çdo ditë edhe ndër mundime e vështirësi. Do të doja që çdonjëri ta ndjejë se Zoti e do, se për ne ka dhuruar Birin e Tij e na ka treguar dashurinë e tij të pakufishme. Do të doja që çdonjëri ta ndjente gëzimin e të qënit i krishterë. Një lutje e bukur, për t’u shqiptuar çdo ditë në mëngjes, thotë: “Të adhuroj, o Zoti im, e të dua me gjithë zemër. Të falënderoj që më ke krijuar, më ke bërë të krishterë…”. Po, jemi të lumtur për dhuratën e fesë; është një pasuri e çmueshme, të cilën askush nuk mund të na e marrë! Falënderojmë Zotin për këto ditë, me uratë e me jetë të ndershme të krishterë. Zoti na do, por pret që edhe ne ta duam!
Por, në këtë moment, nuk dua të falenderoj vetëm Zotin. Një Papë nuk është i vetëm në udhëheqje të barkës së Pjetrit, megjithëse përgjegjësia kryesore është e tij; e unë nuk jam ndjerë kurrë vetëm në bartjen e gëzimit e të peshës së shërbimit papnor: Zoti më ka vënë pranë shumë njerëz që, me bujari e dashuri ndaj Zotit e Kishës, më kanë ndihmuar e kanë qenë pranë meje. Para së gjithash ju, të dashur Vëllezër Kardinaj: urtia juaj, këshillat tuaja, miqësia juaj për mua kanë qenë tejet ë çmueshme; Bashkëpunëtorët e mi, duke filluar nga Sekretaria e Shtetit, që më ka shoqëruar gjatë këtyre viteve me besnikëri; Sekretarinë e Shtetit e mbarë Kurien Romake, si dhe të gjithë ata që, nuk dalin në pah, që mbesin në hije, po pikërisht në heshtje, me përkushtim të përditshëm, me frymën e fesë e të përvuajtërisë kanë qenë për mua mbështetje e sigurtë dhe e besueshme. Një mendim të veçantë ia drejtoj Kishës së Romës, Dioqezës sime! Nuk mund t’i harroj Vëllezërit e mi në Episkopat e në Meshtari, njerëzit e shuguruar e të përkushtuar dhe mbarë Popullin e Zotit: gjatë vizitave baritore, gjatë takimeve, gjatë audiencave, gjatë udhëtimeve, gjithmonë e kam ndjerë vëmendjen e madhe e dashurinë e thellë; po edhe unë ju kam dashur shumë të gjithëve e secilin, pa dallim, me atë dashuri baritore, që është në zemrën e çdo Bariu, sidomos në atë të Ipeshkvit të Romës, e Pasardhësit të shën Pjetrit Apostull. Çdo ditë, secilin prej jush e kam pasur në lutjen time, në zemrën atërore.

Dua që përshëndetja dhe falënderimi im t’u arrijë të gjithëve: zemra e Papës hapet për të gjithë botën. E dua t’i shpreh mirënjohjen Trupit Diplomatik pranë Selisë së Shenjtë, që e bën këtu të pranishme familjen e madhe të kombeve. Mendoj edhe për të gjithë ata, që punojnë për një komunikim e informim të saktë, të cilët i falënderoj për shërbimin e tyre të rëndësishëm.
Pastaj, dua të falënderoj me gjithë zemër, edhe njerëzit e shumtë në të gjithë botën, që gjatë javëve të fundit më kanë treguar shenja mallëngjyese kujdesi, miqësie dhe janë lutur për mua. Po, Papa nuk është kurrë vetëm, tani edhe një herë po e provoj kaq madhërishëm, sa më prek zemrën. Papa u përket të gjithëve e shumë njerëz e kanë ndjerë veten pranë tij. Është e vërtetë se marr letra nga të mëdhenjtë e kësaj bote – nga krerët e shteteve, nga krerët fetarë, nga përfaqësuesit e botës së kulturës, etj.. Por marr edhe shumë letra nga njerëz të thjeshtë, që më shkruajnë drejtpërdrejtë nga zemra e tyre e më bëjnë ta ndjej dashurinë, që lind nga bashkimi me Jezu Krishtin, në Kishë. Këta njerëz nuk më shkruajnë, ashtu siç i shkruhet, për shembull, një princi, apo ndonjë të madhi, që nuk e njeh. Më shkruajnë si vëllezër e motra, ose si bij e bija, me ndjenjat e lidhjes familjare, plot dashuri. Këtu preket me dorë ç’është Kisha – jo organizatë, jo shoqatë më qëllime fetare ose humanitare, por një korp i gjallë, një bashkim vëllezërish e motrash në Korpin e Jezu Krishtit, që i bën një, të gjithë. Ta përjetosh Kishën në këtë mënyrë e të prekësh me dorë forcën e së vërtetës dhe të dashurisë së saj, është burim e arsye gëzimi, në një kohë kur shumë flasin për rënien e saj. Por shohim se Kisha është gjallë sot.

Gjatë këtyre muajve të fundit, ndjeva se forcat po më linin dhe, i kërkova Zotit me këmbëngulje, në lutje, të më shndrisë me dritën e Vet, që të marr vendimin më të drejtë, jo për të mirën time, por për të mirën e Kishës. E bëra këtë hap, me vetëdije të plotë për rëndësinë dhe për risinë e tij, por me qetësi të thellë në shpirt. Ta duash Kishën do të thotë edhe të kesh guximin për të marrë vendime të vështira, të vuajtura, duke pasur gjithnjë parasysh të mirën e Kishës e jo vetveten.

Këtu, më lejoni të kthehem edhe një herë te 19 prilli i vitit 2005. Pesha e vendimit kuptohet edhe nga fakti se, që nga ai çast e më pas, isha i impenjuar përherë e përgjithmonë për Zotin. Gjithnjë – kush merr përsipër ministerin pjetrin nuk ka më jetë private. U përket gjithnjë e me gjithë vetveten të tjerëve, të gjithë Kishës. Jeta e tij, si të thuash, privohet krejtësisht nga përmasa private. Munda të provoj, e po e provoj edhe tani, se njeriu e fiton jetën, pikërisht kur e dhuron atë. Më parë, thashë se shumë njerëz e duan Zotin, duan Pasardhësin e Shën Pjetrit dhe ndjehen të lidhur me të; se Papa ka shumë vëllezër e motra, bij e bija në të gjithë botën dhe, ndjehet i sigurt në përqafimin tuaj, në bashkim me ju; sepse nuk i përket më vetvetes, u përket të gjithëve e të gjithë i përkasin atij.

“Përherë” do të thotë se është “përgjithmonë” – nuk mund të kthehesh më në jetën private. Vendimi im për t’u tërhequr nga ushtrimi aktiv i shërbimit, nuk e ndryshon këtë. Nuk kthehem në jetën private, apo në jetën e udhëtimeve, të takimeve, të pritjeve, të konferencave etj.. Nuk e braktis Kryqin, por mbetem, në një mënyrë të re, pranë Zotit të Kryqëzuar. Nuk kam më pushtetin zyrtar për qeverisjen e Kishës, por me lutje – shërbim tjetër ky – mbetem, si të thuash, brenda gardhit të Shën Pjetrit. Shën Benedikti, emrin e të cilit e mbaj si Papë, do të jetë një shembull i madh për t’u ndjekur. Ai na dëshmon udhën për një jetë, e cila, aktive apo pasive, i përket krejtësisht veprës së Hyjit.

Ju falënderoj të gjithëve dhe secilin, edhe për respektin dhe mirëkuptimin me të cilat e pritët këtë vendim, kaq të rëndësishëm. Unë do të vazhdoj ta shoqëroj udhën e Kishës me lutje e reflektime, me atë përkushtim për Zotin dhe Nusen e tij, që jam munduar ta jetoj deri tani, çdo ditë, e që do të dëshiroja ta jetoj përgjithmonë. Ju kërkoj të më kujtoni para Zotit e, sidomos, të luteni për Kardinajtë, të thirrur në një detyrë kaq të rëndësishme, si edhe për Pasardhësin e Shën Pjetrit Apostull: Zoti e ndihmoftë me dritën dhe forcën e Shpirtit të Vet.

T’i lutemi për ndërhyrjen amnore Virgjërës Mari, Nënës së Zotit dhe të Kishës, që ta shoqërojë secilin prej nesh e mbarë bashkësinë kishtare; Asaj ia besojmë vetveten, me fe të thellë.

Të dashur miq! Zoti e udhëheq Kishën, e mban dhe mbështet gjithmonë, edhe e sidomos në çaste të vështira. Të mos e humbasim kurrë këtë vështrim të fesë, që është i vetmi këndvështrim i vërtetë për udhën e Kishës e të botës. Në zemrat tona, në zemrën e secilit prej jush, të qoftë përherë siguria e lume se Zoti është pranë nesh, nuk na braktis, është afër e na përqafon me dashurinë e Tij. Faleminderit!(Kortezi Radio Vatikani)

Filed Under: Histori Tagged With: Benedikti XVI falenderon, Hyjin per Kishen

Tango e rrezikshme në Bosnjë: Islami dhe nacionalizmi

February 27, 2013 by dgreca

Raporti i fundit i Grupit Ndërkombëtar të Krizave shqyrton një përzierje në rritje të nacionalizmit boshnjak, i cili mund të jetë islamik ose laik, dhe identitetit shetëror të Bosnjës. Islami politik është risi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe rritja e tij shihet si kërcënim për partitë laike dhe jomyslimane.
Dhjetëra sulme, që u atribuohen boshnjakëve në dekadën e kaluar, kanë rritur frikën për terrorizëm. Megjithatë, grupet jo-tradicionale Salafi apo të tjerat islamike, të cilat janë shfaqur në margjinat e shoqërisë, mbeten të vogla dhe të izoluara.
“Pothuajse çdo akt i dhunës, i frymëzuar nga islamizmi, ka ardhur nga vendet ku institucionet islamike janë të dobëta ose mungojnë dhe autorët kanë pasur një të kaluar të trazuar”, thotë Marko Prelec, drejtor për Ballkanin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.

​​“Ka shumë zemërim dhe frustrim në mesin e boshnjakëve dhe figurat kryesore në institucionet islamike kanë shfrytëzuar një gjë të tillë për të çuar përpara qëllimet e tyre politike”, shton Prelec.
Bashkësia Islame në Bosnjë është rritur nga një organizatë fetare në një aktor të rëndësishëm politik, i cili ka ndihmuar në formimin e identitetit boshnjak.
Lideri karizmatik dhe me ndikim i saj, Mustafa Ceriq, ka thënë se Bosnja, edhe pse me përbërje multi-etnike, duhet të jetë komb-shtet boshnjak, pasi “kroatët dhe serbët i kanë shtetet e tyre”.
Ky vizion është tërheqës për shumë boshnjakë, përfshirë edhe disa që janë krejtësisht laikë, por jo edhe për kroatët e serbët. Nëse kjo bëhet pikëpamje dominuese e Bosnjës, ka gjasa të ketë konflikt dhe paqëndrueshmëri të vazhdueshme, tërheq vërejtjen Grupi Ndërkombëtar i Krizave.
Andaj, sipas tij, Bashkësia Islame duhet të nxisë pikëpamjen e një shteti të përbashkët, në të cilin të gjitha grupet ndjehen të barabarta dhe përqendrohen në rinovimin e institucioneve të tyre.
Salafisët e Bosnjës janë të ndarë në lojalitetin ndaj shtetit dhe Bashkësisë Islame. Shumica e atyre që pranojnë këto institucione, janë patriotë të ashpër, ndërsa disa kanë luftuar si muxhahedinë në luftën e viteve 1990.
Ata që i cilësojnë ato si jo-islamike, kanë tendenca të tërhiqen në vendbanime të izoluara për të praktikuar besimin e tyre dhe janë më të interesuar për umma-n globale, përkatësisht komunitetin islamik, sesa për fatin e Bosnjës.
Asnjë grup nuk ka treguar tendencë për dhunë dhe shumica e sulmeve kanë qenë vepër e emigrantëve ose personave me të dhëna të dokumentuara kriminale dhe psikologjike, thuhet në raportin e Grupit Ndërkombëtar të Krizave.
Sipas tij, Bashkësia Islame dhe shteti i Bosnjës duhet të bashkëpunojnë për të angazhuar Salafisët e padhunshëm, sidomos ata që kthehen nga diaspora, në dialogun që inkurajon integrimin e tyre.
​​“Komuniteti islamik ka promovuar një përqafim patriortik të shtetit. Stabiliteti varet nga ajo nëse arrin të ketë sukses në hartimin e një vizioni për Bosnjën, e cila mund të ndahet edhe me kroatët e serbët”, thotë Sabine Freizer, drejtore për Evropën në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
“Me hyrjen në arenën politike, komuniteti islamik ka përgjegjësi që të riangazhohet në dialogun ndërfetar dhe të avancojë zgjidhjet e kompromisit, të cilat mund të shmangin copëzimin e mëtejshëm të vendit”, thotë Freizer. (v.tela)

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Islamizmi dhe nacionalizmi, ne Bosnje, Tango e rrezikshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5546
  • 5547
  • 5548
  • 5549
  • 5550
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT