• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EUROPA NUK KA PIKEN E DESHIRES TA PRESE SHQIPERINE

February 19, 2013 by dgreca

Kadare: Shqipëria e ngatërruar dhe e korruptuar ëndërron Europën, por ajo s’ka pikën e dëshirës të na presë/

 Nga Frederic Ferney/

Shkrimtari i rikthehet me një “sprovë letrare” historisë dhe mitologjisë së këtij vendi të vogël – antik, i trazuar, i harruar nga Europa – që është i tiji: Shqipëria. Për të thuhet se është i errët, lunatik, i humb durimi me budallenjtë. Nuk gënjejnë. Ismail Kadare di edhe të jetë i ngrohtë, i gëzuar, ironik e i këndshëm. Është shpifur rreth tij për një kohë të gjatë, jashtë dhe brenda vendit të tij, është akuzuar dikur (ndonjëherë nga të njëjtët!) për “modernizëm”, për “antisocializëm” dhe pastaj për “nacionalizëm”. Ai u ka ikur gjithmonë kategorive ku e vendosnin. As shkrimtar zyrtar, as disident, sot ai u ka mbyllur gojën të gjithë përndjekësve të tij. Në krah të Philip Roth ose Haruki Murakami në listën e shkrimtarëve kandidatë për ‘Nobel’, Ismail Kadare, 77 vjeç, mbetet një autor i paklasifikueshëm dhe enigmatik. Është një bir Homeri që ka shkruar Iliadën me bojën e Orwell ose Huxley. Vepra e tij – madhështore, paralajmëruese, muzgore, flet për të. Më tepër se 100 libra, ndër të cilët rreth 40 të botuar në frëngjisht – një Komedi Hyjnore në erën e stalinizmit. Thoni Shqipëri dhe mendja ju shkon menjëherë te “Kadare”; shohim të valëvitet shqiponja me dy koka, emblema kombëtare ndërmjet djallit (Enver Hoxha) dhe ikonës (Nënë Tereza). Kadare ka mishëruar, dhe kjo ndonjëherë kundër dëshirës së tij, ndjenjën e fajit të Shqipërisë, skllave dhe zonjë në të njëjtën kohë; Koha nuk i ndan të gjallët nga të vdekurit. Historia është populluar nga fantazma dhe nga krime që i rivizitojnë njerëzit: udhëtohet ndërmjet qiellit dhe tokës – madje dhe nën tokë, sikur Zhyl Verni të kishte njohur Plutonin. Gjithçka fillon nën shi dhe në baltë, gjithçka përfundon me erën, në një vjeshtë të përjetshme, a thua autori u mohon heronjve të tij ëmbëlsinë e një vere. Libri i tij i ri (Mosmarrëveshja, La discorde në frëngjisht, botimet Fayard), është një ese njëherazi kritike dhe satirike, ku ai na rrëfen peripecitë e një kombi të përçmuar nga Europa: Shqipëria. Me këtë rast, ai na priti në shtëpinë e tij, në Quartier Latin, ku jeton që prej vitit 1990.

Frederic Ferney: Si mund të jesh shqiptar?

Ismail Kadare: Sa për këtë, edhe unë vras mendjen! E dini se çfarë shkruante në shekullin II një autor latin, në Nuits attiques: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”

Nuk është shumë e gëzueshme…

Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda!

Ju vetë thoni për Shqipërinë: “Është një vend heroiko-absurd”

Dhe përsëri jam treguar modest! Shqiptarët i janë nënshtruar zgjedhës turke dhe gjuha e tyre kombëtare ka qenë e ndaluar për 5 shekuj. Gjatë shekullit XX, ata përjetuan, njëra pas tjetrës, republikën, monarkinë, pushtimin hitleromusolinian, komunizmin stalinist dhe maoist – një nga më të këqijtë që ka ekzistuar ndonjëherë. Shqipëria është një vend me histori të gjatë dhe tradita; qoftë brenda vendit, qoftë me pushtuesit tanë apo me fqinjët që kanë dashur të sillen si të tillë, përballjet për pikëpamjet janë zgjidhur, për një kohë të gjatë, me armë dhe me kufoma të dergjura anëve të ndonjë lumi!

Nga e ka origjinën urrejtja shekullore e serbëve dhe shqiptarëve?

Ah, kjo… fillon që në shekullin VIII dhe IX, kur pushtuesit sllavë, të ardhur nga stepat e Uraleve, ushtruan mbi shqiptarët një trysni që tkurri territoret e tyre. Pati luftëra pa fund. Sllavët pushtuan përkohësisht Kosovën dhe një pjesë të Shqipërisë, pa arritur ta shkatërrojnë këtë vend të vogël që i ndan nga Adriatiku. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjermanët çuditërisht donin të bënin për vete shqiptarët dhe, akoma më e çuditshme, i klasifikuan ndër “racat superiore”. Ata donin që shqiptarët të kishin nën Rajhun e tretë, të njëjtin pozicion si nën Perandorinë Otomane. Ata bashkuan Kosovën me Shqipërinë. Nuk është nevoja t’ua them se nuk na leverdis t’ia dimë për nder Hitlerit këtë bashkim të përkohshëm. Historia e Shqipërisë është e mbrujtur me aleanca të tradhtuara, me pashallarë me koka të prera, mekalorës mizorë, me masakra, me mesha. Çfarë thesari për një autor romanesh! Ndikimi i Perandorisë Otomane në Shqipëri është i pamatshëm, është një trashëgimi tragjike, groteske, burokratike, që at’herë totalitare, që ka rënduar mbi ndërgjegjet dhe ka ravijëzuar mentalitetet më fort se komunizmi. E dini, ka ende nostalgjikë për gjumin e thellë turk! Por, e vërtetë, është një rezervuar mitesh, heronjsh, tradhtarësh. Një thesar për letërsinë shqiptare që kumbon nga thirrjet dhe betimet për besnikëri ndaj Nënës Shqipëri, nga premtimet e ujitjes së saj me gjak, nga këngë të pasionuara ku ëndërrohet çlodhja mbi gjirin e saj. Por të gjitha këto himne të zjarrta, thjeshtmaskojnë realitetin: robërimin, diasporën, mërgimin. Kjo është e kaluara… Posi, vetëm me fjalë! Në shqip, numërojmë nga 2 në 5 në latinisht, më pas në turqisht, më pas në sllavisht, por shifra “1” thuhet njëlloj si para tre mijë vjetësh. Është një gjuhë më e vjetër se gjuha e Homerit.

Si mund ta harrojmë të kaluarën?

Ajo që europianët kanë harruar, është se Shqipëria është një zgjatim mitologjik i Romës dhe Greqisë.

Sot Shqipëria është një republikë parlamentare demokratike dhe përfaqësuese që aspiron të pranohet në Bashkimin Europian, apo jo?

Le të themi: një republikë e ngatërruar dhe e korruptuar, që ëndërron Europën, por që, për fat të keq, komuniteti europian nuk ka pikën e dëshirës për ta pritur krahë hapur.

Përse ky rikthim i përjetshëm tek e kaluara, kur ajo është e dhimbshme, ky trazim i hirit, ky lëndim i plagëve të vjetra? Është mazokist shqiptari?

Po. Pyetje tjetër? Popujt, nëse refuzojnë të gënjejnë veten, duhet të jenë të aftë për një ekzaminim të tillë. Ju mund të më thoni: është si të zbresësh në fund të një shpelle të mbushur me skelete dhe flamuj të rreckosur, me armë të ndryshkura, me gazeta të vjetra të mbajtura nga spektrat. Po, objekte të panevojshme dhe që u përkasin legjendave, por që i duhen të vërtetës. Është pikërisht kjo që quajmë histori ose destin. Kësaj s’ke çfarë t’i bësh.

Si do t’i përgjigjeshit ju atyre që mendojnë se kombi është vetëm një mbijetesë barbare?

Ne kemi njohur shumë versione mitologjike dhe të njëpasnjëshme të kombit: feudal, republikan, perandorak, komunist.Është gjithmonë një ndërtim. Dhe një mister. Në Ballkan është thirrja e gjakut. Është Lufta e Trojës. Edhe te ju (në Francë), çështja e identitetit kombëtar ngjall akoma debate pasionante, ngjall “mosmarrëveshje”. E pamë shumë mirë gjatë presidencës së Nicolas Sarkozy, në një vend si Franca, që e mban veten demokratik, europian, universalist. Shmangia e këtyre pyetjeve është e rrezikshme, edhe nëse ato bëhen nga njerëz idhnakë dhe antipatikë, të nisur nga prapamendime kobzeza.

Kush është ky Skënderbeu që e kërkojnë shumë vende si hero kombëtar dhe që ka ngjallur kaq shumë grindje?

Është pak si Karli i Madh ose Rolandi për ju. Do të më duheshin orë të tëra për të shpjeguar arsyet e qarta ose të errëta të grindjes për këtë përkatësi të lashtë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Druaj se, për një francez do të jetë po aq e paqartë sa luftërat Pikrokroline te Rabelais, ose grindjet midis Gelfëve dhe Gibeli-nëve te Dante. Për shembull, në vitin 1999, gjatë luftës në Kosovë, mbajta një ditar (i botuar me titullin Ra ky mort e u pamë, botimet Fayard). Gjithçka filloi nga një shkrim në Le Courrier International, që i dha shkas një polemike të egër në faqet e periodikut nju-jorkez Illyria. Titulli i tij ishte: “Nëna e Skënderbeut ishte sllave”.

Ju vjen për të qeshur?

Kaq mjaftoi për t’i çmendur njerëzit dhe për t’u trajtuar, reciprokisht, si tradhtarë dhe fashistë. Në atë kohë, ishte kulmi i fushatës së bombardimeve të NATO-s mbi Serbi. Natyrisht, faturën e paguan shqiptarët e Kosovës. Hakmarrja serbe është e papërfytyrueshme: foshnja të shkuara në thikë, gra të përdhunuara, shtëpi të djegura, dëbime masive. Një makth!

Pse serbët treguan kaq tërbim kundër Kosovës?

Pa dyshim, ata donin të hakmerreshin ndaj dënimit të Europës dhe Aleancës Atlantike. Argumenti më i vjetër i propagandës së tyre është se Kosova qenka djepi historik i Serbisë dhe “serbizmit”.

Po si qëndron puna?

Është një përrallë që rrëfehet për të përkundur budallenjtë. Për ta, Kosova është shpirti i pavdekshëm dhe origjina e Serbisë! Për ta, është lugthi ku filloi gjithçka dhe ku do të përfundojë gjithçka; është një kauzë e shenjtë, gjë që, sipas tyre, justifikon kryqëzatat dhe spastrimin etnik. Kosova qenka serbe jo vetëm prej varrezave, manastireve, fshatrave, por për më tepër, Skënderbeu, heroi kombëtar i shqiptarëve, qenka edhe ai serb! Më kujtohet në atë kohë, shkrimtari dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Duk Draskoviç, më akuzoi se u isha dorëzuar mirazheve të nacionalizmit shqiptar. Sipas tij, ishte e thjeshtë, unë isha në kampin e atyre që kishin vrarë Arkimedin, kishin djegur Xhordano Brunon dhe torturuar Tommaso Campanella, gjë që, edhe ju e kuptoni, është shumë e tepruar! Kur lexon librat tuaj, historia e Shqipërisë është e mbushur me fantazma, me të rikthyer prej botës tjetër, që në të vërtetë nuk janë larguar kurrë.

Po ju, ku e vendosni veten? Cili është vendi juaj?

Për një kohë të gjatë, për perëndimorët, fakti që kisha jetuar në Lindje, në epokën komuniste, më jepte menjëherë rolin e shkrimtarit zyrtar ose disident. Unë vendosem gjetkë. Do t’ju rrëfej një të fshehtë: unë jetoj në një planet tjetër… Kam njohur “shpirtrat e vdekur” para se të lexoja Gogolin. Nuk më është dashur të shpik në romanet e mi një konte imagjinare, Yoknapatawpha, si ka bërë Faulkner. Në një farë mënyre, unë nuk jam larguar kurrë nga Gjirokastra, qyteti im i lindjes. Në një farë mënyre dhe cilidoqoftë emri i saj, është gjithmonë “kryeqyteti i Perandorisë”, ka vetëm një lumë, Ullana, dhe vetëm një urë: ajo me tri harqe, e kuptoni besoj. Edhe kur jam në Kinë! Pikërisht, ju e keni lexuar Makbethin kur ishit ende fëmijë, tiranët, kështjellat, mjegullat, vrasjet, fanfantazmat. A thua gjithçka filloi prej këtej, dhe me këto tema dhe me këto klima shekspiriane, ju keni shkruar njëqind libra! Madje e kopjova fjalë për fjalë në një fletore, pa e kuptuar se çfarë bëja. Isha 11 vjeç. Nuk e kisha idenë e Shekspirit, as të tragjedisë. Madje, as nuk dija se ç’ishte leximi ose shkrimi i një libri. E kisha gjetur atë gjë në bibliotekën e gjyshes sime – në shtëpinë e prindërve nuk kishim libra. Ne banonim në një shtëpi të madhe, me gjithë të ardhurat modeste të prindërve. Kishte gjithë ato dhoma bosh, të braktisura, dhe që unë i mbushja me imagjinatën time. Nuk janë shtëpitë të pushtuara nga të përtejmit, por njerëzit.

Në veprën tuaj, gjithçka është fabul dhe alegori. Ju jeni një rrëfenjatregues…

Po, kështu thonë. Është deri diku një komoditet gazetarësh, një klishe. Gjithashtu, më pyesin shpesh për ndikimin e traditës gojore në romanet e mi. Por meqë jam nga Ballkani, duhet të jem medoemos një farë rapsodi, apo jo? Ajo çka shkruaj është shumë larg realitetit, por, sigurisht gjithçka varet nga ajo se çfarë quajmë realitet. Krijimi letrar është një proces kompleks për të cilin thuhen broçkulla që unë nuk i pranoj. Ajo që ke përjetuar vetë është njëkohësisht një rrugë dhe një pengesë, elementet autobiografike i japin shtysë frymëzimit dhe në të njëjtën kohë e frenojnë. Mekanizmat e fiksionit janë të çuditshëm. Dhe të pabesa. Kështu që nuk është për t’u çuditur që të duket gjurma e peizazheve të fëmijërisë sime, aty-këtu shpate të shkreta dhe malore, por kush e di nëse, në të vërtetë, nuk jam frymëzuar nga leximi i Servantesit? Më kanë vënë në dukje praninë e shpeshtë të disa motiveve në romanet e mi, shiu, i ftohti, bryma. E keni vënë re që nuk përkon plotësisht me klimën e Shqipërisë.

Metaforë e stalinizmit?

Jo, vetëm një kundërshti meteorologjike. Në kohën e komunizmit, shkrimtarët flisnin vetëm për diellin dhe qiellin blu, at’herë…

Nuk keni dyshuar kurrë që jeni shkrimtar?

Kur isha student në Institutin ‘Gorki’, në Moskë, aty nga mesi i viteve ’50, më vinte pak turp t’u thosha vajzave që u vija rrotull se isha shkrimtar. Shkrimtarët e njohur sovjetikë kishin pamje burokrati, me bark të dalë. Nuk ishte as erotike, as romantike!

Je keni njohur suksesin shumë herët me romanin Gjenerali i ushtrisë së vdekur botuar në vitin 1963. Jeni prej një kohe të gjatë në listën e shkrimtarëve të mëdhenj kandidatë për çmimin ‘Nobel’. Fama është e rëndë apo e lehtë par t’u mbajtur?

Kjo më sjell ndërmend kalcunias të stërgjyshit… Më falni? Kalcunias ishin si punë çorape që vishnin burrat dikur. Kur botova vargjet e para, mikesha të gjyshes sime, thoshin: do të bëhet i famshëm, ky vocërrak, si Ismail Kadare – stërgjyshi të cilit i kam trashëguar emrin. Ky kishte fituar famë një Gjirokastër për elegancën e tij, aq sa një këngë e kohës i lavdëronte kalcunias të Ismailit, ndër gjërat që mund të bëjnë një njeri të lumtur, si sarajet e vezirit, kopshti i Cela Kaili, gratë e Dank Bakir, ose kënga e Bilbilit.

Pasi pësuat censurën dhe terrorin komunist, a mendoni ju se demokracia, barazia e kushteve, reale ose imagjinare, është një kërcënim për letërsinë, siç besonin Alexis de Tocqueville ose Henry James ?

Shoqëritë tona kanë prirjen të përçmojnë enigmën, misterin, të mohojnë kompleksitetin e gjërave. Mendohet se ka një shpjegim për gjithçka, ka një shkak, për shembull ekonomik ose sociologjik. Unë nuk besoj asgjë nga këto. Nuk është liria ajo që bën të mundur letërsinë, por letërsia që mundëson lirinë. Në të gjitha rastet, shkrimtari është atje për të marrë goditjet, si boksier. Ai është i dobët dhe në të njëjtën kohë, i paprekshëm. Ndonjëherë, ai arrin pavdekësinë me anë të vdekjeve të njëpasnjëshme. A duhet besuar në veçantësinë e totalitarzimit, ashtu si e njohëm gjatë shekullit XX? Format e terrorit mund të ndryshojnë nga njëra epokë në tjetrën, por seç ka një diçka të pandryshueshme. Komplotet, proceset e sajuara, krimet politike, madhështia e Shtetit, nuk kanë qenë shpikje komuniste. Për aq sa di unë. Agamemnoni që flijoi të bijën nuk ishte komunist. As ideja e sakrifikimit në emër të Partisë, ose Atdheut ose të Perëndive nuk më duket shumë e re. Në të gjitha kohërat, shkrimtarët janë persekutuar. Egjipti i faraonëve ose Kina kanë njohur gjithashtu pushtete që shkatërronin trupat dhe sfilitnin shpirtrat me punë të detyruar. Ajo çka unë besoj ose dua të besoj, është se frika që ndien tirani është gjithmonë më e fortë se ajo që ngjall.

* Përktheu për Mapo: Blerta Hyska

 

Filed Under: Interviste Tagged With: dhe e korruptuar, endrron Europen, Ismail Kadare, por ajo, s'ka piken e deshires, Shqiperia e ngaterruar, ta mireprese

NUK KA FESTË NË MINESOTA!…

February 19, 2013 by dgreca

E shkruar me 17 Shkurt: Duke  medituar në 5-vjetorin e  Ditëpavarësisë së Kosovës/

NGA SHEFQET MEKO/
5 vjet më parë, përjetuam një dalldisjë gëzimi për lajmin e madh se Kosova do të shpallte pavarësinë. Telefonata, urime, njoftime, organizimi i festës. Bejtush  Nomanoviç,  do të ishte organizatori i komunitetit kosovar për të bërë një “Ditlindje të madhe”! Në  verilindje të  qytetit, një sallë e madhe me flamuj dhe këngë. Një prijte tradicionale kosovare, duarshtrëgim, urime, respekt dhe këngë pambarim.Kishte miq të shumtë, ish-ushtarë amerikanë në Kosovë, familje, studentë… Isha i pranishëm në këtë  Ditëpavarësie bashkë me Elton Mykerezin dhe Plarent Ymerin. Ishte ditë e ftohtë shkurti 2008!
Sot 17 Shkurt 2013! Heshtje në Minesota. Shqiptarët e Kosovës nuk festojnë.  Shqiptarët e  Shpipërisë vëzhgojnë  trishtueshëm bishtat e finxhanit të kafesë diku në një kafene, a thua është ditëmorti apo ditëfeste… Unë  pas një mbrëmje debati me Ridvanin dhe Uljanin, kërkoj ta festoj  “online”. Një bisedë surprizë me  poeten Lida  Buçpapaj që jeton në Zvicër bashkë me poetin dhe  analistin letrar  Skënder Buçpapaj. Mesazhet vijnë si fjollëza bore nga Zvicëra në Minesota. Lida në mënyrë të virtutshme do të më kërkonte shpjegime  “Pse e kisha bllokuar miqësinë e saj në  Feisbuk” ndërkohë që ishim miq dhe kushërinj.  I shpjegova se llogaria ishte  deaktivizuar me dëshirën time, për të fituar pak qetësi dhe privaci. Në ato munita “erdhi” mes nesh poeti  lirik Vehbi  Skëndri, shpirti i tij krijues lasgushian, legjitimiteti letrar që ai la pas si poet dhe intelektual… “Shkruaj, miku im, nuk kemi çbëjmë, veç të shkruajmë…Nuk na deshën dhe u detyruam të iknim…” shkruante  Lida me “gërma bore”  nga larg…
Edhe këtu është ditë e akullt. Intervista e Kadaresë  që aq bukur përshkruan të shkuarën tonë tragjike, sikur shkrin akullin e ditës. Ndërkohë  shoh festën në Kosovë, parakalimet ushtarake, flamujt e pikturuara në trupin “Njuborn” (ende nuk janë bërë 100), kureshtjen e njerëzve. Duket se edhe aty është ftohtë.  Dhe pyes: Pse  u shpall kjo pavarësi në shkurt? Pse jo në mars? Pse jo në maj? Pse në shkurtin e bishtë? Nuk ishte diçka e beftë, por e zgjedhur me kujdes. Ditë shkurti, ditë kallkani… Mbase për të na dhënë kohë të medojmë paksa, netëve të gjata të dimrit, të meditojmë me vetveten dhe të relfekotjmë, përpara se të tregojmë përrallat e “Një mijë e një netëve”…
Kadareja nga Parisi flet për madhështinë e mbijetesës sonë kombëtare. Ai sjell një tjetër dëshmi dridhëruese nga shekulli i II, ku një autor latin sipas Kadaresë shkruante: “Në fund të botës, ndodhet një vend i quajtur Shqipëri, ku lindin burra të cilëve u zbardhen flokët që fëmijë dhe që shohin më mirë natën se ditën…”  Dhe  pyetjes trishtuese të gazetarit,  shkrimtari  ynë i përgjigjet: “Çfarë t’i bësh fatit, atje u linda”!
Në këtë kontekst të fatit të vendlinjdes dhe vendbanimit, amerikanët kanë një shprehje   domethënëse: “Nuk mund ta zgjedh vendin ku linda, por mund të zgjedh vendin ku dua të jetoj”. Unë dhe Kadareja, (falë fatit për mua personalisht)  në mënyre të përpiktë bëmë të njëtën gjë: Ikëm nga  Shqipëria. Jo vetë unë, jo vetëm Kadare, por sa e sa të tjerë me emër dhe reputacion. Unë jam një ikanak i vogël e natyrisht Kadareja është një “dritëikje” e shekullit të kaluar. Ai është një  dritëkombi që na mban gjallë, por ne nuk e kuptojmë dot…Ai flet akoma dhe na bën t’i rikthehemi frazave dhe mesazheve. Kjo na bën mirë. është shenjë e mirë… Por nuk mjafton një Kadare. Secili duhet të jetë një Kadare … Ndaj  me kokulje shkruaj në këtë të djelë shkurti. Shkruaj se dua të them diçka nga brenda: “Kombin e bëjmë të gjithë. Për të duhet të luftojnë të gjithë në “llogoret” që na ka dhënë rastësia, sikurse rastësisht jemi shqiptarë…”(Ju lutem mos më sulmoni )… Vetëm kur të gjithë do të ndihemi të nderuar dhe respektuar, vetëm kur të gjithë vemë një “tullë” në godinën e kombit, “kollonat e betonta” si Fishta, Frashërit, Konica, Noli,Camaj, Kadare, Qose etj. etj. mbeten të pacënueshmë nga çdo lloj tajfuni ballanik…
Sot nuk festohet në Minesota. Shqiptarët e Kosovës duken “të ngopur” me  Kosovën, me shtetin e saj, me “luftën” brenda vetes… Shqiptarët e Shqipërisë çoroditen  përmes  mediave vizive, ku kërcejnë ide të çmendura nga një kanal televiziv tek tjetri. Ka humbur e verteta në Shqipëri. Vendi ynë mbetet “..i ngatërruar dhe korruptuar…” siç nënvizon Kadare, ndërsa ne të gjithë shfryjmë ndaj njëri tjetrit përmes ekraneve të qelqtë. Erozioni i gënjeshtrës na ka rrethuar si dikur rrethimet e Krujës dhe Shkodrës…Gënjeshtra, gënjeshtra… E pandershmja, e pa ndershmja. Intriga dhe sajimi pragmatist! Ky gërrim  i së vërtetës brenda sojit tonë , kjo luftë  pa rregulla, pa “semaforë”, arkaike, kërkëllimat e  “shpatave” të pushtetmbajtësve në dy shtetet  e një kombi, duket se janë mallkimet tona të shekullit…

Mendoj për Kosovën në këtë përvjetor ditëpavarësie.  Mendoj për ata që ranë dhe u përgjakën. Për dhunën shfarosëse sërbe, dhe  qëndresën kosovare…Kam pirë kafe një natë më parë me një “ushtar të UÇK”…Ai nuk kishte qejf të festonte…  “Duan të na quajnë komb kosovar (!!!)…Ne nuk luftuam për këtë.Jo. Dikush do të na xhveshi nga kombësia shqiptare… Ndaj nuk ja ndjej kësaj feste që ju më uroni…Nuk dua të festoj”… Ky 30 vjeçar në Minesota, që nuk do t’i përmendet emri, ishte 16-17 vjeçar kur jetonte kohën e luftës tragjike në Kosovë…
Në Prishtinë festohet…Festa duket e ndritshme, por e ardhmja disi e mjegullt, fluide. Na mungon një platformë vlerash dhe principesh. Na mungon një  dëshirë gjithëshqiptare, për të mbrojtur të vërtetat tona. Ndaj duke bërë “gjullurdi” festash,harrojmë të përcjellim mesazhe.  Më vijnë në mendje vitet 80, kur “irridetnizmi  shqiptar” ishte etiketuar si rreziku i kohës në ish-Jugosllavi…Në ato vite nuk kishte gjë më domethënëse se sa deklaratat zyrtare të Tiranës për Kosovën.  Unë nuk besoj se  janë fashitur këto memorje dridhëruese në kujtesën e kombit. Ja pra, nëse duhet të themi diçka pozitive për të shkuarën, unë them se janë ato artikuj redaksionlë të “Zërit të popullit”  në vitet 80-të ku qartësisht mbrohej identiteti dhe autenciteti shqiptar i popullsisë së Kosovës. Qofsha i gabuar. Ne shqiptarët harrojmë shpesh dhe shumë shpejt…
Nuk mjafton  vetëm kujtesa e shkrimatrit tonë. Duhet të gjithë t’i bashkohemi të vërtetës dhe të dimë të frymëzohemi prej të vërtetës dhe ngadhnjimit të paraardhësve tanë mbi luftën shfarosëse që na impunuan fqinjët dhe  tejfqinjët. Në shekullin e kaluar,  gazetari dhe intelektuali Kostë Çekrezi, do të botonte në Amerikë  librin “Shqipëria, e shkuara dhe e tashmja”, ku si në një film të shpejtë, do të na tregonte të shkuarën dhe të tashmën tonë aq të ngjashme me njëra tjetrën. Studiuesi Amerikan Charles D. Hazen, duke komentuar rreth këtij botimi do të shkruante se
“…kemi një interpretim nga vetë shqiptarët, një shpalojse të historisë së Shqipërisë, një paraqitje të kërkesave të shqiptarëve të drejpërdrejtë, nga mendja dhe zemra e nje vendasi…” Këtu rezonon edhe Kadare kur flet për të shkuarnë tonë dramatike. Po e ardhmja? Kush na e ka në dorë të ardhmen? Kush duhet ta rivajëzojë të ardhmen e Kosovës dhe Shqipërisë? Ku janë ,mendimtarët shqiptarë? Ku janë hulumtimet e konferencat shkencore të debateve  dhe provave  historike? Festat janë  fasadë dhe ditë lumturie për politikanët, popullit i duhet e ardhme frymëzuese. Ne sapo bëmë një festë të  Pavarësisë shqiptare vjet, ku mungoi një simpozium historik…Vetëm pompozitet euforik. Po kjo “bebe” 5 vjeçare, mos vallë qorrazi ndjek “Gjyshen 100 vjeçare”? Kjo është trishtuese! Euforia është verbim i së ardhmes. Politikanët  janë kthyer në “skllavopronarë” të ëndrrave tona. Duhet një platformë e “çeliktë” e vlerave tona, që të mund të ecim përpara… Nëse mbetemi në vorbulla  deklaratash, ne jemi të destinuar të vuajmë për një kohë të gjatë…
Sot është një  5 vjetor i   kijimit të  shtetit më të ri në Ballkan. Akadamikët tanë  duket se duartrokasin diku politikanët.
Flet Kadareja! Në Minesota nuk ka festë!…

SHEFQET MEKO
Mineapolis, 17 SHKURT, 2013

Filed Under: Featured Tagged With: nuk festohet ne minesota, Shefqet Meko

LUIGJ GURAKUQI – NE THEMELET E SHTETIT TE SHQIPTAREVE

February 19, 2013 by dgreca

Me rastin e dites se lindjes te Lugj Gurakuqi, figura më emblematike e patriotizmës shqiptare dhe studimi i veprës së tij ndrit pjesë të historisë sonë/

Nga Bardhyl Ukcamaj/

Studimi i veprimtarisë së Luigj Gurakuqit është i nevojshëm për të gjithë ata që dëshirojnë të kenë sadopak dijeni për historinë e shtetit të shqiptarëve. Luigj Gurakuqi është njëri prej themeluesve më të rëndësishëm të këtij shteti. Luigj Gurakuqi (në vetëdijen e autorit) është figura më emblematike e patriotizmës shqiptare dhe studimi i veprës së tij ndrit pjesë të historisë sonë. Kjo është arsyeja që në këtë libër është lënë një vend më vete për këtë liberator atdhetar.

Kujtimi i figurave të rëndësishme të kujtesës sonë historike është i rëndësishëm në shumë aspekte, siç shprehej edhe vetë Gurakuqi: “Një popull që nderon burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyne, jo vetëm ndër faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndiesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellun e me u drejtuem mbas shembullit të të Mëdhajvet të vet”.

Luigj Gurakuqi ishte politikan e diplomat, shtetar i shquar, gjuhëtar, njeri i kulturës dhe i shkencës. Ishte njohës i thellë i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve dhe i kulturës klasike romake e latine. Ai ishte patriot i madh, bashkëthemelues i shtetit shqiptar të epokës moderne. Përveçse themelues i alfabetit të shqipes, zotëronte në mënyrë të shkëlqyer latinishten, italishten, turqishten, frëngjishten, greqishten e gjermanishten. Fan Noli e cilësonte Gurakuqin pionier të qytetërimit perëndimor në Shqipëri, si një nga shqiptarët e flakët që thithi me themele kulturën e Perëndimit dhe si njeriun që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellë farën e saj në Shqipëri.

Luigj Gurakuqi u lind me 19 shkurt 1879 në gjirin e një familjeje tregtare të kulturuar shkodrane, nga prindërit Pjetër e Leze Gurakuqi.

Shkollën fillore e disa klasa te mesme i ndoqi në Kolegjin Saverian në Shkodër, pas ai ka qenë nxënësi i parë shqiptar i kolegjit arbëresh të Shen Adrianos të Shen Dhimitër Koronës. Ku edukua nga atdhetarë e intelektualë të shquar si Anton Xanoni, Gasper Mërturi dhe themeluesi i Rilindjes Kombëtare te shqiptarëve Jeronim de Rada. Studimet universitare do t’i kryente në Napoli (Itali) në vitet 1901-1906.

Luigj Gurakuqi iu kushtua tërësisht veprimtarisë politike e luftës për çlirimin kombëtar pas vitit 1906. Në verën e vitit 1907 bashkëpunoi me Bajo Topullin për organizimin e kryengritjes në Veri. Ish i dënuari me burgim të përjetshëm për veprimtarinë e tij kombëtare rikthehet në qytetin e lashtë të Shkodrës në vitin 1908 në moshën 29-vjeçare për të mbetur i pavdekshëm në kujtesën historike të kombit të vet për shekuj të shekujve. Ndërsa i afrohej qytetit, kishin dalë për ta pritur shumë bashkëqytetarë të tij, të krishterë e muhamedanë, të cilët në shenjë nderimi të thellë, në Parrucë çmprehën kuajt dhe e tërhoqën të gjithë bashkë deri në qendër të qytetit.

Jemi në fillimet e shekullit XX kur shqiptarët po riorganizoheshin pas një periudhe të kobshme te pushtimit mizor te anadollakëve, të cilët shkatërruan sa mundën, plaçkitën sa mundën e vranë sa mundën, por nuk arritën synimin kryesor- zhdukjen përfundimtare nga harta gjeopolitike te kombit shqiptar. Anadollakët do të riktheheshin në Anadoll, ndërsa shqiptarët do të mbeteshin ne trojet e veta. Pasi Zoti “Për shqiptarët, Shqipninë e kish krijue”.

Më 1911 merr pjesë në kryengritjen e malësorëve te Mbishkodrës e si një nga udhëheqësit e saj. Ai harton Memorandumin e Greces të njohur si “Libri i kuq”. Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në shpalljen e pavarësisë (nëntor) ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i I. Qemalit. Gurakuqi shkroi vendimin historik të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, nëpërmjet të cilit shpallej se “Shqipënia me sot do të bëhet më vete, e lirë e mosvarme”. Gjatë Luftës I Botërore, me pushtimin e Shkodrës nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet në Podgoricë. Gjatë pushtimit austro-hungarez, emërohet drejtor i përgjithshëm i arsimit dhe punoi për hapjen e shumë shkollave shqipe. Mori pjesë në Kongresin e Durrësit më 1918, ku zgjidhet ministër i Arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921-24 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar.

Disa herë ministër në kabinetet qeveritare, i Arsimit, Financave, madje edhe ministër i Brendshëm në kabinetin disaditor të Hasan Prishtinës. Shtetarë të tillë do t’i mungojnë Shqipërisë jo vetëm në shekullin e 20-të, por edhe në shekullin e 21-të. Si politikan e burrë shteti Gurakuqi ishte liberaldemokrat. Kur në parlament Ali Këlcyra i bën vërejtje për qëndrimet e tij liberale, Luigji përgjigjet se “z. Ali Këlcyra më tha si për qortim se jam liberal. I faleminderit dhe mund të jetë i sigurt zotnia e tij se vdekja do të më ndajë nga mendimet e mija liberale”. Luigj Gurakuqi na ka lënë një përvojë të pasur për jetën parlamentare, ndërtimin dhe funksionimin e shtetit ligjor. Ai kishte vlerësim e besim të madh te parlamenti, ligji e vota e lirë e popullit.

Sipas dokumenteve të kohës, Luigj Gurakuqi, në kundërshtim me historinë e pasluftës nuk ka qenë ndër frymëzuesit e Revolucionit të Qershorit. Megjithatë, ai iu bashkua këtij revolucioni dhe në qeverinë e kryesuar nga Fan S. Noli u emërua ministër i Financave. “Gurakuqi, – shkruante S. Vinjau, – u tërhoq (në revolucion – V.H.) pas një kundërshtimi të fortë”. Patër Anton Harapi kujton se kur ka filluar Revolucioni i Qershorit bashkë me Luigjin po punonin për nxjerrjen e numrit te gazetës “Ora e Maleve” dhe një telegram nga Vlora e njoftonte për fillimin e revolucionit. Sidoqoftë, përfshirja e tij në këtë revolucion është një nga ato momente kur L. Gurakuqi iu shmanget parimeve të tij liberaldemokrate.

Personaliteti i Gurakuqit spikat në fushën e diplomacisë. Ai qe përfaqësues i Shqipërisë kur vendoseshin fatet e saj në ballafaqimet diplomatike në qendrat më të mëdha të politikës evropiane: në Londër, në Romë e në Vjenë, në Paris dhe në Gjenevë. Kështu, në Londër, më 1913 me Ismail Qemalin dhe Isa Buletinin; në Konferencën e Paqes në Paris, me 1919, me delegacionin e Qeverisë së Durrësit apo në Gjenevë me 1924, në Lidhjen e Kombeve me Fan Nolin.

“Diplomacia e vërtetë, – shkruante Gurakuqi, – mbështetet mbi udhën e mesme, të cilën e gjejnë vetëm ata që, tue mbajtun të patundun parimet, dijnë me pajtue të drejtat e nevojat e atdheut të vet, në kushtet e politikës së përgjithshme”.

Gjergj Fishta, në një përshkrim të delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, shkruan: “Asht e kotë të gënjehemi. Nëse përjashtohet Gurakuqi që vetëm ai ka një kulturë të përshtatshme, ka një atdhetari të shëndoshë dhe një njohuri të gjerë për njerëzit dhe për sendet e Shqipërisë, asnjë nga anëtarët e qeverisë, qoftë të asaj të mëparshmes, qoftë te së tanishmes, nuk mund të thotë se e paraqet denjësisht Shqipërinë dhe të mbrojë siç duhet interesat e saj”. Luigj Gurakuqi e kishte të qartë rolin e diplomacisë ndërkombëtare rreth fatit të Shqipërisë. Dhe, për hir të së vërtetës, duhet pranuar se mbështetja evropiane, sidomos ajo austro-hungareze, italiane dhe e shtetit te Vatikanit për krijimin e shtetit shqiptar ka qenë më përcaktuese se sa lëvizjet kaotike dhe të paorganizuara si duhet të shqiptarëve në këtë drejtim.

Luigj Gurakuqi është ndër hartuesit kryesorë të programit arsimor e kulturor të lëvizjes sonë kombëtare për autonomi, liri e pavarësi. Gurakuqi luftoi për njësimin e alfabetit i udhëhequr nga teza një komb, një gjuhë, një alfabet. Më 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit ku u zgjodh nënkryetar dhe anëtar i komisionit për njësimin e alfabetit. Më 1909 u emërua drejtor i së parës shkollë normale që u hap në Elbasan, ku dha një ndihmesë me vlerë për vënien e arsimit mbi baza kombëtare.

Nën drejtimin e tij u hodhën themelet e para të sistemit arsimor fillor shtetëror në Shqipëri. U krijua përvoja e parë e ngritjes së administratës arsimore shqiptare, u hartuan dokumentet e para shkollore, u ngrit një sistem i tërë i përgatitjes dhe i kualifikimit të mësuesve. Si ministër i parë i arsimit shqiptar, ai punoi që gjithë fryma dhe përmbajtja e shkollës të ishte në funksion të qëllimeve dhe idealeve kombëtare.

Luigj Gurakuqi ishte i vetëdijshëm më shumë se kushdo për dobinë e alfabetit dhe të shkruarit të gjuhës amtare, kjo shihet edhe në botimet e tij. Më 1905 do të botonte në Bukuresht librin “Abetar i vogël shqyp mas abevet t’Bashkimit e t’Stambollit me shënime n’dy dialektet”. Botoi në Napoli “Fjalorth shqip-frëngjisht e frëngjisht-shqip” i fjalëve të reja dhe më 1906 “Vargëzimi n’Gjuhën Shqipe”. Ndërsa si publicist ka botuar dhe shumë artikuj në gazetat “Albania”, “Kalendari-kombëtar”, “Drita”, “Liria e Shqipërisë”, “La nazione Albanese”, etj. Edhe si poet Gurakuqi potencon idealin për të cilin ”ia vlen për me jetue”:

Q E N D R E S A

Oh, jeta përnjimend me rrena e vajplot qenka n’kët botë t’lashtë!

U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,si zjarri i bamë me kashtë.

Veç nji qëllim i naltë t’ban me durue e zemrën të forcon;

ndër kundërshtime s’vyen kurr me u ligshtue,

mjerë ai qi nuk duron!

Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Ai i dha shkollës shqipe, si autor e bashkautor, 8 tekste mësimore me një vëllim prej 738 faqesh. Si krijues Gurakuqi pati relacione të shkëlqyera me elitën intelektuale të vendit. Disa nga veprat e krijimet e veta L. Gurakuqi ia kushtoi Gjergj Fishtës, Preng Doçit, Hilë Mosit e Mati Logorecit. Por edhe Gurakuqit i drejtohen mjaft dedikime e përkushtime. Ashtu si Filip Shiroka, Hilë Mosi vazhdon ta quajë bylbyl në tingëllimin që i kushton, “S’këndon bylbyli”.

Po ashtu patër Anton Harapi veprën e tij kryesore “Andrra e Pertashit” (Urti e burrni ndër banorët e Cemit), duke ia kushtuar Gurakuqit shkruan: “Burrit t’vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e naltë shpirtërore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”.

Luigj Gurakuqi i ka kushtuar shumë kujdes problemit të fesë dhe të marrëdhënieve në mes shqiptarëve me besime të ndryshme fetare, vendosjes së unitetit në mes tyre dhe të sigurimit te mirëkuptimit e të tolerancës ndërfetare. Ky mirëkuptim ishte dhe do të jetë i kushtëzuar për hir të specifikave tona si popull në shërbim të unitetit kombëtar si dje, ashtu edhe sot, nëse shqiptarët do të dëshirojnë të kenë shtet të tyre në hapësirat ballkanike.

Që në mbledhjen e parë të Kongresit të Durrësit, më 1919, L. Gurakuqi kërkonte që çështja e lirisë dhe e nderimit të feve në Shqipëri duhet të zgjidhet mbas formulës: “Feja e lirë në shtet të lirë”. Gurakuqi ishte besimtar. Sipas tij, Zoti është qenie që s’ka as fillim e as mbarim, se asgjë nuk mund të krahasohet me të, se “…qielli e toka, fushat e gjana, malet e nalta, detrat e mëdhana, T’gjitha prej Zotit patën krijim, Qi s’di mase me vedi, fill as mbarim”. Zoti i madh dhe i vërtetë, shkruante L. Gurakuqi, ka në dorë fatin e njerëzimit e te popujve, ai di gjithçka, bën gjithçka dhe sheh gjithçka. Eshtë ky Zot i plotfuqishëm tek i cili L. Gurakuqi ka shpresë dhe besim se do të marrë në dorë fatet e Shqipërisë e të shqiptarëve, se do të bekojë punët e tyre e do t’u plotësojë dëshirën për liri e pavarësi. Gurakuqi gjatë gjithë jetës së tij pati relacione të shkëlqyera me të gjithë ata drejtues të komuniteteve fetare që luftonin për një Shqipëri të lirë.

Më 26. 9. 1913, abati i Mirditës i dërgon këtë telegram në Vlorë, Gurakuqit, ministër i Arsimit të Qeverisë së Përkohshme: ” Te lutem, epi zemër Komisionit te metingut të Vlonës e shtrëngoi dorën Kryetarit të Qeverisë së përshtatshme për bashkim e të lidhun bese që kemi me ta në të gjitha punët e mbara për ngadhnimin e lulëzimin te Shqypnies. Sot ashtë dita me këqyrun edhe shqyptarët kundërshtarë, si vëllazën e me mënyra vëllazenore me i avitun nga mprojtja e Atdheut nën hije t’Ismail Qemal Begut e t’atyne burrave qi njohin e nderojnë flamurin e Shqypnies. Uroj shëndet e jetë e faqe të bardhë të gjithë atyne Shqyptarëve qi me vepra urtie, bese e dashunie diftohen te bajnë per kujdes t’Europes e cila mundohet me e mkmbun e me e burrnue Atdheun tënë”.

“Parimet e fesë, – shkruante ai, – të ndjekuna mirë, i bajnë njerëzit qytetarë të ndershëm, i mësojnë që t’i shërbejnë atdheut, që t’u nënshtrohen ligjeve të shtetit”

Sipas F. Nolit, Gurakuqi “qëndronte aq larg fanatizmës fetare të ngushtë, sa muhamedanët e Veriut kishin një besim të pakufishëm”, aq sa në Gegeni, “s’ka pasur një tjetër udhëheqës, i cili…bashkonte rreth vetes së tij katolikët e muhamedanët gegë”…” Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çështja kombëtare s’ka pasur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi”.

Pak a shumë, në të njëjtën parullë si Kenedi i drejtohej kombit amerikan, “Mos mendoni se çfarë bën atdheu për ju, por çfarë bëni ju për atdheun”, Gurakuqi që në fillimet e shekullit të 20-të porosiste – dita e 28 Nëntorit nuk duhet të jetë vetëm një ditë festimi, ku secili duhet të bëjë analizën e jetës së vet dhe, me dorë në zemër, të pyesë vetveten nëse ka bërë gjithkund e gjithmonë detyrën që kishte para atdheut. Ai ishte politikan me një vizion kombëtar. Ndër fjalimet më të forta të Gurakuqit në parlament janë ato mbi mbrojtjen e popullsisë shqiptare të Kosovës. Kur qeveria jugosllave, në një telegram e quante ndërhyrje në punët e brendshme të saj interesimin e shqetësimin e qeverisë shqiptare për gjendjen tepër të vështirë të shqiptarëve të Kosovës, Gurakuqi, plot indinjatë e zemërim do të merrte fjalën e do të thoshte: “Si mundte me thanë një qeveri (jugosllave), e cila ka mbjellë viset tona me varre të vllazënve tonë, se po i përzihemi në punët e brendshme të saj. Si mundte nji qeveri me thanë se po i përzihemi në punët e brendshme, kur shohim se për shkak të saj me mijëra fëmijë e gra sillen të zhveshur e të zbathur këtu për Tiranë e ushqehen me sevapet e amerikanëve e tepricat e ushtrisë”. Ai ishte një prej miqve më të mëdhenj të patriotëve të Kosovës, sa Hasan Prishtina mbi varrin e tij do të shprehej : “Fli i qetë Gurakuq , shpagën tande do ta marrim me përparimin e Shqipnisë”.

Si vdes Luigj Gurakuqi?

Vritet tinëzisht mbas dere të një hoteli, prej djalit të tezes, një kriminel i rëndomtë- Baltjon Stambolla. Për këtë vrasje u akuzua Ceno beg Kryeziu, kunat i Ahmet Zogut, që vetë do të vdiste pak më vonë në një atentat në Pragë. Ndër të akuzuarit e kohës ishte edhe Ahmet Zogu, megjithëse nuk ka dokumente që e mbështesin një akuzë të këtillë, përveç disa deklarimeve të ish-konsullit shqiptar të asaj kohe në Bari. Pas rënies së qeverisë 6-mujore të Fan Nolit, Gurakuqi ishte emigrant në Itali, ku vite më parë kishte emigruar edhe ai që ngriti flamurin në Vlorë, Ismail Qemali.

Sidoqoftë, megjithëse saktësisht nuk dihet emri i sponsorizuesit të këtij atentati dihet se antishqiptarizmi kreu një goditje të rëndë ndaj kauzës kombëtare me datën 2 mars të vitit 1925 në derë të hotel “Cavour”, në Bari të Italisë. Dihet se u sponsorizua që krimineli të lihej i lirë nga shteti italian, që asokohe sundohej nga Benito Musolini.

Fan Noli do të shkruante në elegjinë e tij

SYRGJYN -VDEKUR

Nëno moj, vajto, merr malin,

Larot t’a përmbysnë djalin

Që me Ismail Qemalin

Ngriti flamur trimëror.

Nëno moj, ç’është përpjekur

Gojë-mjalt’ e zemër-hekur,

Syrgjyn-gjall’ e syrgjyn-vdekur,

Ky Vigan Liberator.

Eshtrat e tij do të preheshin në Bari për t’u rikthyer në Shqipëri në vitin 1957. Shtëpia e Gurakuqve ne lagjen Gjuhadol u kthye në muze, sot fatkeqesisht eshte shkaterruar. Luigj Gurakuqi shpallet “Hero i Popullit”, ndërsa Universiteti i Shkodrës përjetëson emrin e tij.

Ne shqiptarët e tashëm kemi nevojë për një histori selektive në mënyrë që t’u tregojmë brezave se si arritëm të ekzistojmë si komb dhe të kemi shtet, cilat ishin parimet e larta mbi të cilat u ngjiz identiteti ynë kombëtar dhe cilët ishin themeltarët. Në historinë tonë të vjetër dhe të re janë pak burra apo gra që mund të vendosen në panteonin e ndritur, ku ky vigan liberator e vendosi veten me shërbesat që kreu karshi popullit të vet.

Kortezi- Bardhyl Ukcamaj- nga libri ” Shqiptaret ne Qyteterimin Perendimor”

 

Filed Under: Histori Tagged With: Bardhyl Ukcamaj, ditelindja, Luigj Gurakuqi

5 VJET KOSOVE E PAVARUR- MANIFESTIM MADHESHTOR I VATRES ME BASHKESINE SHQIPTARE

February 19, 2013 by dgreca

Treqind bashkatdhetarë iu bashkuan vatranëve në këtë festim të 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës/

Nga BEQIR SINA, New York/

Përvjetori i pestë i pavarësisë së shtetit të Kosovës, në Shtetet e Bashkuara, ku jetojnë rreth gjysmë milioni shqiptarë, është shënuar me disa manifestime madhështore.
Një manifestim i tillë u mbajtë ditën e diel – 17 shkurt, edhe në në njërin prej mjediseve të lokalit kryesor të qytetit, Maestros – në Bronx – New York, ku disa dhjetëra bashkëatdhetarë mes tyre lider fetar dhe lider organizatash e shoqatash, veprimtarë të njohur të komunitetit, së bashku në një atmosfer festive kan ndarë këtë gëzim të madh kombëtarë.
Kjo festë e madhe e përvjetorit të pestë të pavarësisë së shtetit të Kosovës, u organizua nga shoqata Vatra – të cilës iu bashkëngjitën, si përherë shoqata dhe organizata patriotike e atdhetare, veprimtarë të dalluar të komunitetit, figura dhe pjestar të familjeve të njohuara të komunitetit nga Shqipëria, Kosova, Presheva, Bujanovci Mdevegja, Çamëria, shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë dhe diaspora.
Me këtë rastë shtatë pjestarë të komunitetit, të cilët janë nderuar në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, morën në këtë drekë speciale shqiptare në Bronx, me rastin e 5-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Proklamatën e Këshillit të Bashkisë së New Yorkut.
Në këtë ceremoni festive janë nderuar me Proklamatën e Bashkisë së New Yorkut, disa përfaqësues të komunitetit shqiptarë, të cilët në mënyrë simbolike përfaqësoin Shqipërinë, Kosovën dhe të gjitha trevat shqiptare : Dom Pjetër Popaj, nga shqiptarët e Malit të Zi, Xhim Xhema nga Lugina e Preshevës, Agim Karagjozi dhe Niko Kirka, nga Shqipëria, Agim Rexhaj, nga Kosova, Sali Bollati nga Çamëria dhe Ibrahim Kolari nga Dibra e Madhe.

Kjo veprimtari, është inisiativa e këshilltarit James Vacca në koordinim me anëtarin e ri të Kuvenditë të New Yorkut, shqiptarin më me pushtet sot në SHBA, Asambelmenin Mark Gjonaj.
Përvjetori i pestë i pavarësisë së shtetit të Kosovës, një festë të madhe, në organizimin e Vatrës në Maestros, u shoqërua me fjalime patriotike, ku folësit vunë në pah rolin e kontributin historik të shqiptarëve të Amerikës, për demokratizmin e Shqipërisë, rëzimin e komunizmit, dhe veçanërisht një vend i veçantë iu dedikua çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës, dhe çështjes shqiptare në Ballkan – bashkimit kombëtarë.
Në ballë të podiumit ishin vendosur tre flamur, i SHBA, Shqipërisë dhe Kosovës dhe përbri tyre portret e mëdha të figurave kryesore të pavarësisë së shtetit të Kosovës të dy dekadave të fundit, babai i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova dhe Heroi ynë Kombëtar Adem Jashari.
Siparin e festës 5 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e çelën himnet kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe himni i Republikës së Shqipëria kënduar nga këngëtaria Merita Halili, dhe egzekutimi i Himnit të Kosovës.
Më pasë udhëheqësi i kësaj dreke festive, me rastin e pesë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nënkryetari i i shoqatës Vatra, zoti Agim Rexhaj, u kërkoi pjesëmarrësve të ngrihen në këmbë dhe përulen në shenjë respekti me një minutë heshtje, për të gjithë ata dëshmorë të lirisë – dhe pavarësisë së kombit shqiptarë dhe SHBA . Dhe, me një nderim i veçantë, tha Rexhaj do t’u jepet me këtë rastë edhe të gjithe atyre dëshmorëve që ranë për çlirimin e lirinë e Kosovës.
Imam Edin Gjoni bekojë këtë ngjarje dhe u bëri një nder të gjitha personaliteteve të shquara historike që kanë kontribuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.”Pavarësia e Kosovës tha ndërtë tjera Imam Gjoni, u bë kryefjalë e jetës së këtij shteti më të ri në hartën politike të këtij planeti, Kosovës, prandaj , shtoi ai Lavdi qoftë për Zotin e Madhërishëm, dhe falenderimi më i madh dhe më i sniqertë qoftë për mbarë miqtë tanë, e veçanërisht mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë vend dhe tokë të bekuar nga vet Zoti,” përfundojë fjalën e tij Imam Edin Gjoni.
Një bekim dhe lutje për pavarësinë e Kosovës dha edhe Pastor Fr. Nathan Preston prifti i kishës shqiptare St. Nicholas Albanian Orthodox Church – Kisha Orthodokse shqiptare Shen Nikolles , me qendër në qytetin e Queensit – New York

Zoti Rexhaj, përcolli përshenëdetjen e ngrohtë që dërgoi për 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, presidenti i nderit të shoqatës VATRA i nderuari Agim Karagjozi – ish – Kryetari Federatës PanShqiptare të Amerikës”Vatra”, veterani vatran ish kryetari disa vjeçar i kësaj federate patriotike, pasardhësi i kolosve të Vatrës.

Të ftuar special qenë zyrtarët e lartë të Nju Jorkut, James Vacca dhe dhe asamblemeni shqiptarë Mark Gjonaj, dr. Mara, si dhe përfaqësuesit e Shqipërisë dhe shtetit të Kosoves, z/vendes ambasadori i Kosovës në Uashington Jetish Jashari, z/vendes ambasadori i Shqipërisë në OKB, Petrika Jorgji, Konsulli i Përgjithëshëm Dritan Mishto, Konsullia e Konsullatës së Përgjithëshme të Kosovës, diplomatia Valëza Uruçi dhe lider të tjerë të komunitetit dhe fesë, përfaqësues të LQSHA, KKSHA, Shoqates Rugova, PLL, Ballit Kombëtar, Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikan, e tjerë.

***
Nënkryetari i shoqatës Vatra, zoti Agim Rexhaj, duke folur në emër të kësaj shqoate ptariotike, famëmadhe dhe të pashoqe, tha se sot, ashtu si u mblodhëm në vite të festojmë së bashku për Shpalljen e Pavarësisë së Shqiperisë, në Vlorë, më 28 Nëntor 1912 nga shtetari i madh, Ismail bej Qemali, po na bashkon një “Nëntor i Dytë” dhe ai është 17 shkurti 2008, Shpallja e Pavarësisë së Kosovës

“Në këtë përvjetor, tha zoti Rexhaj, por edhe përvjetore të tjera do të kujtojmë me Nderim të madh burrin mëndjendritur të idealit shqiptar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, arkitektin e lirisë, demokracisë dhe të pavarësisë së Kosovës, njeriun e vizionit historik për Kosovën e popullin Shqiptar, njeriun dhe heroin e paqes, simbolin e pavarësisë së Kosovës.
Në këtë përvjetor të pavarësisë i kujtojmë me pietet të rënët e të gjithë brezave, që u sakrifikuan për Kosoven. Sot përkulemi para kujtimit të lavdishëm të flijimit sublim të komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij, në Epopenë e Prekazit monumental. Ne u detyrohemi atyre të gjithë që ranë përjetë, por edhe amanetit që na lanë, duke kujtuar edhe komandantët legjendar Sali Çekaj, Agim Ramadani, Zahir Pajaziti, e të tjerët.”
Gjithashtu, Rexhaj tha se një nderim i veçantë shkon në pavarësinë e Kosovës edhe për Zotin Kryeministër te Shqiperise dr. Sali Berishën , dhe një mirënjohje dhe falenderim te gjithe Shqiptareve kudo qe jane qe e ndihmuan Kosoven ne ditet me te veshtira, Shqiptaret ne Shqiperi, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri dhe diasporë.
Rexhaj më pasë ka shprehur edhe mirënjohjen e thellë dhe falënderimin e madh edhe botës demokratike, mikut tonë të madh dhe të përjetëshëm SHBA, NATO-s dhe gjithë miqve tanë të shtrenjtë anekënd botës që ndihmuan Kosovën në proceset e vështira e historike të çlirimit, të vendosjes së paqes dhe të ndërtimit të demokracisë e të rimëkëmbjes pas luftës shkatërruese.

“Të falemnderojmë dhe të përulemi me respekt, tha Rexhaj, para rolit dhe kontributit të madh të shqiptarëve të Amerikës.

Në fund të fjalës ë tij përshendetëse zoti Rexhaj uroj pjesëmarrësit që t’e kalojnë një mbrëmje të gëzueshme dhe me hare edhe me më shumë vite të tjera së bashku, në harmoni, paqe e liri me shpresën se në një të ardhme jo të largët trungujt e Shqipes do të bashkohen dhe në vitet në vijim t’a festojmë, së bashku me pavarësinë e Kosovës edhe bashkimin e kombit shqiptar ! u shpreh ai.
Fjalën përshëndetëse me rastin e shënimit të Përvjetorit të Pestë të Pavarësisë së Kosovës e mbajti zëvendes ambasadori i Kosovës në Uashington diplomati Jetish Jashari
Diplomati kosovar Jashari, tha se kam kënaqësinë dhe nderin e veçantë të jem sot mes juve për të festuar këtë ditë kaq të shënuar – përvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! Njëherit, me këtë rast shfrytëzojë rastin të shpreh tha ai falënderimet për Federatën PanShqiptare VATRA, kryetarin e sa z. Gjon Buçaj si dhe gjithë aktivistët e kësaj organizate, për punën e palodhur për t’a mbajtur gjallë shpirtin dhe veprimtarinë e saj për gjithë këto vite.

Më tëj në fjalën e tij diplomati kosovar në Uashington, zoti Jetsih Jashari , përmendi edhe faktin se sot kur po festojmë këtë ditë, për Kosovën si shtet i pavarur dhe demokratik mund të flitet edhe për të arrturat që ka bërë Kosova gjatë këtyre pesë viteve.
Zoti Jashari, nënvizojë se :” Në aspekt të bashkëpunimit, paqes dhe stabilitetit rajonal Kosova është treguar gjatë kësaj kohe një faktor i rëndësishëm. Pavarësia i Kosovës vijojë zoti Jashari, është dëshmuar të jetë konmtribues i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në këtë pjesë të rajonit dhe botës, duke shtuar se në aspektin të forcimit të pozitës së Republikës së Kosovës në strukturat europiane dhe ndërkombëtare, , gjithashtu tha ai janë shënuar rezultate të konsiderueshme. Tani u shpreh diplomati kosovar Kosova është një vend për të cilin e ardhmja e saj euriopiane, është të jetë si anëtare e Bashkimit Europian dhe anëtarësimit të saj në të gjitha strukturat euro atlantike.”
Të gjitha këto arritje pohojë në fjalën e tij zëvendes ambasadori i Kosovës në Uashington diplomati Jetish Jashari, nuk do të ishin të munduar pa përfshirjen e të paktën sipas tij të dy faktorëve kryesorë: i pari komuniteti shqiptar i SHBA, ku shqiptarët e Amerikës, kanë luajtur rolë të pazvendësueshem në krijimin dhe ngritjen e shettit të Kosovës.
“Shqiptarët e Amerikës, tha zoti Jashari, arritën që problemin e Kosovës, gjatë viteve të ’90 t’a bëjnë të rëndësishëme të politikës së jashtme amerikane, si dhe kur ishte koha e mbrojtjes së Kosovës me luftë të armatosur (Batalioni i luftëtarve të Atlantikut), ata dhanë kontributin e tyre të drejtëpërdrejtë. Ndërsa, faktori tjetër, vetë populli dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, pa përkrahjen e pakursyer dhe të drejtëpërdrejtë të të cilëve, në të gjitha fazat më kritike të shtet krijimit dhe shet-ndërtimit Kosova nuk do të ishte ku është tani”, përfundojë fjalën e tij zëvendes ambasadori i Kosovës në Uashington diplomati Jetish Jashari.

5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në drekën festive të Vatrës, e përshëndetën edhe kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj, konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë, Dritan Mishto, konsullia Valëza Uruiçi, asabmbleisti Mark Gjonaj, këshilltari i Bashkisës së Nju Jorkut, James Vacca, dhe shkrimtari i shquar shqiptarë Visar Zhiti.
Këngëtaria më e mirë e komunitetit, Merita Halili, Kinogara – Mitahat Saliu, Ermira Babaliu dhe grupi më i suksesshm i drejtuar nga mjeshtri i fisarmonikes Raif Hyseni performojë në 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në drekën festive organizuar tek VATRA në restoratin Maestros në – Bronx, me një buqet të zgjedhur të këngëve patritotike, popullore dhe ato të muzikës argëtuese.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: bashkesia shqiptare, festoi 5 vjetorin, Vatra

Visar Zhiti ne Nju Jork, u takua me DioGuardin

February 19, 2013 by dgreca

Nga Beqir SINA, Nju Jork

BRONX – NEW YORK: Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane, i pari dhe i vetmi lobi shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kryesuar nga Presidenti Jozef J.DioGuardi, një ish kongresmenin republikan i Nju Jorkut, së bashku me grupin e të rinjëve, aktivistët e organizatës patriotike shqiptare, Albanian Roots dje zhvilloi një takim në Bronks -Nju Jork me më të shquarinshkrimtar shqiptar Visar Zhiti, i cili është duke zhvilluar këto ditë një vizitë në SHBA, për të promovuar dy libratë tij më të suksesshme të vitit 2012 në shqip, librat “Trails of Hell” & “Torn Hell”.

Në këtë takim morën pjesë disa anëtar të bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane- LQSHA, zotiAgim Aliçka, Luan Bukolla, Hafiz Shala, Jack Kolshaj, Asllan Cekiq, Zef Bala, dhe të tjerë, së bashku me grupin rinor patriotikë dhe udhëheqësit organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, Dorian Nasto dhe Ervin Toro e te tjere.
Në këtë takim u diskutua se realiteti iShqipërisë, post-komunist është jashtëzakonisht e ndryshme nga ajo e vendeve të tjera në Evropën Lindore.Në Shqipëri, nevoja për institucionalizimin e sundimit të ligjit, për sa kohë mungon, është më i madhse në vendet e tjera, në mënyrë që shoqëria të jetë në gjendje të njohin vlerat e saj historike, të cilat janë bazë për një demokraci të mirëfilltë, thanë ata që e morën fjalën.

Filed Under: Kronike Tagged With: Joe DioGuardi, u takua me, Visar Zhitin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5559
  • 5560
  • 5561
  • 5562
  • 5563
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT