• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FRYMA E DAVOS-it

January 28, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Ne Foto: Klaus Schwab, Themeluesi dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Boteror/

Takimi më i njohur në botë i udhëheqsve politikë dhe të biznesit — Forumi Ekonomik Botëror 2013 në Davos të Zvicrës — përfundoi punimet të djelën.   Në atë forum morën pjesë javën që kaloi mbi 2500 veta ndër udhëheqsit më të dalluar të botës në fushën politike e qeveritare, biznesit, të shoqërisë civile dhe intelektualë të njohur botëror.   Përfshiheshin gjithashtu edhe aktivistë të lloj lloj kauzash, përfqsues sindikatash, akademikë dhe biznismenë në moshë të re dhe natyrisht një mbledhje e tillë nuk mund të përjashtonte qindra gazetarë nga e gjithë bota.

Forumi ndërkombëtar në Davos mund të jetë i vetmi takim botëror ku nuk negociohen as nuk arrihen marrëveshje të asnjë natyre, as nuk merren vendime për asgjë, por është sipas Profesorit Klaus Schwab — cili themeloi Forumin Davos 43 vjetë më parë — një platformë për të shkëmbimin  e mendimeve dhe për gjetjen e zgjidhjeve në një atmosferë të izoluar dhe larg nga problemet dhe presionet e jetës së përditshme.

Në një kryeartikull në lidhje me mbledhjen e këtij viti, botuar në gazetën kombëtare amerikane USA Today,  Profesori Schwab, duke folur për mbledhjen e parë të Forumit Davos, tha se, ”objektivi i themelimit të Forumit ishte për të sjellur në Evropën e pas luftës, idetë dhe aftësitë e intelektuale, industriale dhe të inovacionit të Shteteve të Bashkuara, me qëllim për të modernizuar sistemet evropiane shoqërore dhe të biznesit.”   Ai shtoi se ndonëse natyra e këtij forumi vjetor ndërkombëtar ka ndryshuar gjatë 43-viteve të kaluara, Profesori Schwab shkruan se objektivi kryesor i Forumit mbetet i njëjti si atëherë: ”Shkëmbimi i lirë i mendimeve, dialogu, si dhe ideja e lirisë dhe të shprehurit hapur e pa pengesa, cilësi këto për të cilat Amerika është një model për botën”, tha ai në kryertikullin për gazetën amerikane.

Natyrisht se sivjet në mbledhjet e Davos-it u bisedua dhe u shkëmbyen mendime mbi pothuaj të gjitha problemet me të cilat përballet sot bota.   U diskutua  mbi ekonominë botërore dhe mbi papunësinë,  problem këto që u cilësuan si një burim shqetësimi serioz për shumë pjesëmarrës.   U fol edhe mbi të ardhmen e Europës, pasi Kryeministri britanik David Cameron njoftoi mbajtjen e një referendumi mbi të ardhmen e antarësimit të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian, duke thënë se, ”Evropa ka më shumë nevojë për vullnet politik dhe jo për më shumë institucione politike”.

Folësja kryesore në Forum,  Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duke folur për gjëndjen ekonomike në eurozonë, paralajmëroi kundër lehtësimit të masave të rrepta ekonomike në Evropë, duke shtuar  se ”Përvoja politike tregon se shpeshëherë  nevojitet bërja e presionit për të siguruar reforma strukturore politike.”   Ajo shtoi se,  ”Nëqoftse Evropa sot është në një gjëndje të vështirë, atëherë ne duhet që sot të ndërmarrim reformat e nevojshme,  ashtuqë të jetojmë më mirë nesër.”

Përveç problemeve ekonomike e financiare të botës, ndër shqetësimet kryesore për të cilat u bisedua sivjet në Davos ishin gjithashtu edhe problemet politike dhe të sigurisë ndërkombëtare, si  për shembëll mundësia që Irani të zhvillojë armë bërthamore dhe zhvillimet në Lindjen e Mesme, si rrjedhim i të ashtuqujturës ”Pranverë Arabe”.

Është e vërtetë se në këtë mbledhje vjetore tradicionalisht marrin pjesë kapitalistë të dalluar nga mbarë bota, përfaqsues dhe drejtues të firmave më të mëdha botërore, njerëz të fuqishëm dhe të njohur të politikës dhe ekonomisë e financave por edhe të  fushave dhe aktiviteteve  të ndryshme të shoqërisë, për të cilët shtrohen darka e dreka dhe kokteje ekskluzive për të ftuarit.

Por pjesmarrësve të rregulltë në Forumin Davos këtë vit iu bashkuan edhe udhëheqës dhe biznesmenë në mosh të re, të ftuar në frymën e shkëmbimit të lirë të mendimeve — për të sfiduar përfaqsuesit e elitës politike, ekonomike dhe financiare të botës, jo vetëm ata nga Perëndimi por edhe nga vendet në zhvillim. Ndër këta përfaqsues të brezit të ri nën moshën 30-vjeçare, pëfshiheshin njëri prej udhëheqësve të protestave studentore në Kili, nipi i Warren Buffet, njeriut të tretë më të pasur në botë dhe vajza e ish-Presidentit Bill Clinton e Hillary Clinton. Të gjithë këta, në një mënyrë ose në një tjetër, janë të aktivizuar në përpjekje për një ”angazhim për të përmirësuar gjëndjen në botë”, e që është edhe motoja zyrtare e Forumit Davos.

 

Ndër subjektet kryesore për diskutim ishte papunësia në radhët e rinisë, sidomos në Evropën jugore por edhe në mbarë botën, si dhe mënyrat për të motivuar rininë për tu angazhuar në zgjidhjen e problemeve, ndërkohë që këjo rini përballet me një papunësi rreth 60-për qind në disa vende.    Organizuesit e Forumit Davos bënë gjithashtu përpjekje që të komunikonin edhe me përfaqsues të protestave kundër Wall Street-it dhe të protestuesve nga Britania e Madhe dhe vendeve të tjera të Evropës.

Themeluesi i Forumi Davos, Profesori Klaus Schwab duke folur për problemet e shumëta me të cilat përballet sot Evropa dhe bota, si dhe për zgjidhjen e problemeve ekonomike botërore, ai e mbylli forumin me fjalët e fushatës së presidentit amerikan Barak Obama, ”Po, ne mund t’ia dalim…. por mendoj se kyçi është bashkpunimi global’’, tha ai para më shumë se 2500 pjesëmarrësve nga e mbarë bota.

Arritjet ose dështimet e këtij Forumi sivjet po debatohen dhe kritikohen nga media, gjë që është e natyrshme për një takim të tillë të nivelit botëror.   Madje edhe Profesori Schwab, që nga natyra është tepër optimist, pranoi se ky ishte forumi më i zymtë që ai ka organizuar ndonjëherë.   Por ai është gjithnjë optimist dhe mbështetës i dialogut për zgjidhjen e problemeve në nivele të ndryshme shqoërore, shtetërore dhe  botërore, duke shkruar në gazetën amerikane USA Today se: ”Dialogu i vërtetë do të thotë bashkveprim dhe komunikim me ata me të cilët nuk je dakort, me fqinjët ose miqët si dhe me ata të cilët e shikojnë botën nga një përsepktivë krejt ndryshe, me njerëz të gjeneratave e kulturave të ndryshme si dhe me ata që mund të kenë misjone tjera në jetë.  Ne të gjithë jemi pjesë e një komuniteti global”.   Ky ishte nje mesazh i rendesishem per te gjithe pjesemarrsit dhe me gjere.

Pa marrë parasyshë analizat dhe komentet mbi përfundimet e Forumit në Davos të Zvicrës, pjesëmarrësit nga më shumë se 100-vende të botës janë larguar së andejmi me mendime dhe ide të ndryshme për problemet e shoqërive të tyre dhe të botës. Por cilat do qofshin vlerësimet e punimeve të Forumit të sivjetshëm në Davos nga analistët dhe pjesëmarrësit, nëqoftse ata marrin me vete këshillat e porositë e themeluesit të Forumit Davos se “të gjithë ne jemi pjesë e një komuniteti global” dhe se me dialog dhe respekt për njëri tjerin — pa marrë parasyshë ndryshimet midis nesh — mund të zgjidhen më lehtë problemet serioze me të cilat përballet sot  shoqeria dhe mbare njerëzimi.  Porosia për dialog dhe mirëkuptim e ”Frymës së Davos-it”  vlen edhe për marrëdhënjet dhe komunkimet në çdo nivel të jetës, në familje, në shoqëri, në politikë — mundësia pra për tu ulur dhe biseduar mbi problemet dhe zgjidhjen e tyre nepërmjet shkëmbimit të lirë dhe të papenguar — pa marrë parayshë ndryshimet në pikpamje — me qëllim që të përallohen sfidat me të cilat mund të ndeshen individët dhe shoqëria në përgjithësi.

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Frank shkreli, Fryma e Davosit

KUR KUVENDI KOMBËTAR I VITIT 1924 VLERSONTE KONTRIBUTIN E ARBËRESHIT- ANSELMO LORECHIO

January 28, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA/

Ne Foto: “La Nazione Albanese”(Kombi shqiptar: 1897-1924), organ politik, letrar ,kulturor në gjuhën italiane/Anselmo Lorechio,shkruan Oreste Camillo Mandalari,unë i detyruar nga lloji i miqësisë, së devotshëme, e cila u ndërpre vetëm mevdekjen e tij! 22 mars 1924 . Kjo ishte një ditë e marrë për kombin shqiptar dhe një dhimbje e vërtetë për të gjithë ata që u takua me atë, ne e kemi dashur dhe admiruar. Vdekja e tij  kaloi pothuajse në heshtje dhe vetëm nëse, senatori Amedeo Giannini, në revistën: Evropa Lindore ‘prill 1924 shkruar këto rreshta, të cilat i kam lexuar në tërësinë e saj .30 Marz. Parlamenti në Tiranë, kishte dhënë njoftimin e vdekjes së Anselmo Lorechio,e përkujtoi atë me dinjitet dhe mori vendin e tij në shenjë të zisë. Nderi i merituar për njeriun ,që ia kishte kushtuartërë jetën e tij kauzës shqiptare.

Lindur më 3 nëntor 1843 në ‘Pal1agorio (krahinë e Catanzaro).Ai ishte fizikishtnjë arbwresh i fortw fortë i degës seKalabrisë. I shëndetshëm, i drejtë si një pemë lisi, solli lehtësi të madhe në vitet e 1800 me energji e veprat e reja .Ai u diplomua në ligj në Napoli,mori pjesë në qarqet intelektuale, i gjallë në atë kohë në atë qytet shkon përmes ligjit dhegazetarisë. Kishte zyrat e ndryshme publike dhe i mbajti ato me dinjitet dhe kompetencë. Në 1897kryetari i emëruar e “Shoqërisë Kombëtare Shqiptare”dhe që atëherë, lëvizja e orientuar drejtkrijimit të një kombi të pavarur shqiptar. Në 1897 ai filloi botimin e revistës :”Kombi shqiptar” me moton: “Shqipëri përpara!”. Revistamë pas u bë qendra e të gjithë shqiptarëve të betejave, të guximshme,luftarake, deri në shpërthimin e Luftës Botërore. . Sot, një koleksioni plotë i revistës është një gjë e rrallë bibliografik. “Çështja shqiptare” të shtypuranë Catanzaro në fillim të punës së tij,ai iu përkushtua në vitet e fundit, e cila është një koleksion me titull “Shqipëria“.Botuar në nëntë vëllime dhe i dhjeti ishte pothuajse gati për shpërndarje, kur ai vdiq, i njëmbëdhjeti ishte i përbërë kryesisht në procesin e të shtypurit. Ai vizitoi Shqipërinë, e dinte historinë, nevojat, aspiratat.Në fushatën e tij të gjatë përshkak të çështjesshqiptare kishte njohur personalisht ata që e kishin këtë çështje thelbin e tyre në lidhje ai u informua ngushtë të asaj që është bërë dhe publikuar në kolonitë shqiptare si në Rumani, Maqedoni, Bullgari, Egjipt, Konstandinopoja, Amerika.

Kartë identiteti:

Anselmo Lorechio ishte nga Pallagorio, Qarku Crotone, Provinca e Catanzaro dhe lindur atje në 1843/11/03.1 dhjetor 1868: Diplomuar në ligj në R. Universiteti i Napolit. 10 nëntor 1869: Anëtar në regjistrin e avokatëve “në Gjykatën e Apelit të Napolit.4 maj 1870: Prokurorja e di Napoli Banco. Selinë në Napoli.31 maj 1878: Dekret Ministror emëruar drejtor i arsimit për komunat Pallagorio, Umbriatico dhe Verzino, Qarkut Crotone, Provinca e Catanzaro.
11 mars 1879: Me dekret prefekti emëruar agjent për qytetet e Ceredigion dhe Umbriatico.12 mars 1879: Shteti Id Agjenti pronë e qytetit të Roccabernarda.
15 prill 1879: id Id. id. Komuna e Kazino.26 gusht 1880: Zgjidhet këshilltarit PEL rrethin e SAVELLI.14 shtator 1880: Anëtarët e Klubit aktual italian alpine, Seksioni Kalabri.
1880-81-82: Zëvendës Sekretari i Këshillit Provincial të Catanzaro.
30 mars 1881: me propozimin e Ministrit të Brendshëm, kalorës në mënyrë të Kurorës së Italisë, me rastin e udhëtimit të tij në Kalabri e LL. MM. Mbreti dhe mbretëresha.
Dhjetor 1881: Një propozim ministror i Komisionit Mbretëror të Hetimeve në bamirëse, anëtar i emëruar i burgut të Cotrone .17 shtator 1882: anëtar i zgjedhur i delegacion Krahinor të Catanzaro. 30 shtator 1882: Anëtar i Bordit të Arbitrimit Punëve SILA në Kalabri, të vendosura në Kozencë. Shtator 1883: Emërohet nga Prefekti i Catanzaro një inspektim ekonomike, administrative dhe disiplinore në R. Shkolla praktik të Bujqësisë së Catanzaro.
25 tetor 1883:Në krye të një hetimi në shkollë normale me konvikt shtetëror bashkëlidhur Catanzaro.30 tetor 1883: Anëtar i komisionit për të studiuar dhe të propozojë reformat e kërkuara nga inxhinierët dhe punonjësit e Zyrës Teknike të Provincës së Catanzaro, që të krahasohen me stafin e Inxhinierëve Civile.3 korrik 1883: dhënë shtetësinë e nderit Verzino nga Këshilli Bashkiak.5 dhjetor 1883: Anëtar i komitetit krahinor të Catanzaro për pelegrinazh në Romë në varrin e Mbretit të Madh1883-1884: Sekretar i Këshillit Provincial të Catanzaro.
6 shkurt 1884: Anëtar i Komitetit të miratuar nga Këshilli Krahinor të Catanzaro për të rritur ndërgjegjësimin e produkteve të saj me provincën në nivel kombëtar, e cila u zhvillua në Torino.
15 gusht 1884: Emërohet nga Prefekti i Catanzaro e një hetimi rigoroz të drejtorëve të Frument Ari në disa komuna të krahinës. 20 nëntor 1884: Drejtor i Këshillit Provincial të mbikqyrjes Catanzaro të objekteve publike që subvencionohen nga krahina në rrethin e Cotrone.
21 nëntor 1884: Drejtor i Këshillit Provincial të Catanzaro .21 nëntor 1884: Drejtor i Këshillit Provincial të Këshillit të Catanzaro levë rrethit. Nga 1885-1888: Kryetar i Komisionit për tatimet direkte në rrethin e SAVELLI. 28 prill 1885: Përfaqësues i Provincës së Catanzaro.12 qershor 1885: Anëtar i Shkollës provincial të Catanzaro. 30 shtator 1890: Një Dekreti i Presidentit të Gjykatës së Apelit të Kalabrisë emëruar Drejtësisë e Paqes në qytetin e Pallagorio. 7 gusht 1891: Zyrtar Promovohet në Urdhrit të Kurorës së Italisë, në një propozim nga Ministria e Financave, pasi ka kryer punën e Sila Punëve të Arbitrimit në Kalabri.10 mars 1892: Me Dekretin Mbretëror emërohet Kryetar i Pallagorio. 1892-1893: anëtar aktiv i Komisionit për vlerësimin e të ardhurave mbi ndërtesat në Rrethin e Mjedisit SAVELLI.2 tetor 1895: Presidenti zgjidhet zëvendës i “Shoqërisë Kombëtare Shqiptare”.21 shkurt l897; zgjedhur nga Presidenti aklamacion e kompanisë.1898: “Botuar pikëpyetje shqiptare”.Plotësimi216 faqe.
Gusht 1900: Në krye të përfaqësuar funeralin solemne që u zhvillua në Romë për të ndjerin I. Mbreti Umberto. Që nga janar 1897: “. Kombi shqiptar” , revistë publike dhe drejton revistën e cila del një herë në dy javë.

Kuvendi Kombëtar i vitit 1924 vlerësonte kontributin e arbëreshit- Anselmo Lorekjo

Arbëreshi Anselm Lorekjo mbylli sytë përfundimisht në 22 mars të vitit 1924. Kontributi i këtij patrioti shtrihet në një periudhë kohore, që kap cepat e një periudhe 40 vjeçare. Me revistat e libra,konferencat që bëri në tokën përtej detit ku jetonin arbëreshët e tjerë ai mbeti një zë i pazëvendësueshëm .Postulati i tij i përhershëm do të thuhej nga Dr T. Toçi nëq mbledhjen e kuvendit të 29 marsit 1924 ishte : Na nuk jemi latin(italian),por arbëresh(shqiptar).Atë pasdreke të 29 marsit një grup përfaqësues të kuvendit kombëtar i adresuan kuvendit një kërkesë për ti lidhur një pension të vogël së bijës së atdhetarit Anselm Lorekjos .Grupi që solli kërkesën ishte Terenec Toçi ,P.A.Marlaskaj,II.Muzina,F.S.NOLI,Dr Nush Bushati

R.Matja,L.Koliqi,S.Luzati,Ali Këlcyra,Reuf Fico,T.Labovitiadhi,R.Babameto.Në dokumentat origjinale që gjetën është kërkesa e 12 përfaqësuese të popullit ndër ta janë emrat e disa prej figurave të shquara si F.Noli, Ali Këlcyra,R.Fico, P.A.Marlaskaj,Dr T.Toçi. Kërkesa i është drejtuar Kryesisë së Kuvendit. Ndërkaq pasi paraqitet kërkesa sjellin argumnetat për ta mirtuar këtë Dr.T.Toçi,A.Këlcyra

BISEDIMET E KUVENDIT KUSHTETUES

Mbledhja e XXXVI

E shtunë më 29 mars 1924 ora 2.30 mb drake

Kryeson Kryetari Z.E.Frashëri. Kjo mbledhje fillon me këndimin e procesverrbalëve 33 e 34 e vërtetohen.Këndohet shkresa që vijon:Së shkëlqyshmes

Kryesi të Kuvendit Kushtetues

Kemi nderin ti parashtrojmë Kuvendit Kushtetues me lutje që ta veshtroj me ngutësi një projektligj që I lidhë nji pension të vogël së bijës së atdhetarit Anselm Lorekjos qi na u zhduk me 22 të këtij moji e që tash katërdhjet vjet me gazeta,rivista ,libra e konferenca ka punuem n’Itali për kombin tonë me sakrificën e plotë të çdo interesi vehtajke.

Me ketë proponim ma tepër se me u ba balla nevojave të bijës së veteranit të komisis sonë mendojmë tu shfaqim bashkë-kombëtarve në mërgim kudo që të jetë,se populli shqiptar nderon vllaznit që nuk e harruen e nuk e harrojnë kombsin, dhe se prej tyne prêt me padurim nje bashkëpunim për lulëzimin e kombit e forcimin e shtetit. Me vendimin që kërkojmë,na kemi nderin të vërtetëojmë lidhjen shpirtënore që fton bashkombëtarët në mërgim të marrin parasysh se Shteti shqiptar do të jetë shumë ne qoftë se ata kthehen në dheun e të parëve të vet ku jeta ekonomike lyp bashkëpunim vllaznuar që gjakun e djersën shqiptare kishte me ua derdhë maleve dhe fushave të gjindjes sonë në vend që të lulzojnë viset e hueje.

Me Nderime te nalta

Terenec Toçi

P.A.Marlaskaj

II.Muzina

F.S.NOLI

Dr Nush Bushati

R.Matja

L.Koliqi

S.Luzati

Ali Këlcyra

Reuf Fico

T.Labovitiadhi

R.Babameto

Z.A Klëcyra. Të bëhen 5 minuta pushim për nder të tij se ka qenë një atdhetar i vjetër e ka pas vepruar shumë për çështje shqiptare.

Z.Dr T.Toçi :Posta e sotme na ka pruem nji lajm të zi;Anselm Lorekjo vdiq!

Në këtë rast ë të trishtueshme e kam për nder tu parashtroj të ndershmvet shokëve se iniciativën (fillen )për nji pension si shenj mirënjohjes kombëtare e kam marrë vetë,që jam një nga nxanësit e atdhetarit që për 40 vjet ka lufte me pendën e me gojën për të drejtat popullit tonë.Aq në fmjini sa në burrni,prej atit tim ndi shumë herë këto fjalë:Na nuk jemi latin(italian),por arbëresh(shqiptar).Kemi lindur këtu pse Turku pushtoi vendin tonë e neve na u deshtë me ardhë këtu që të pushtofshim zjarrminë e zemrës sonë,gjuhën tonë,kombësinë tonë. Na s’do ta harrojmë kurrë se jemi a arbëresh e kur të lirohet vendi ynë,gjaku i ynë i shprishur atje do të kthehet! Po fjalë të cila Anselmo Lorekji ua tha për katërdhjet vjet rresht dyqindmija shqiptarëvet të kolonive n’Itali,se ai nji herë si bashkëpunëtuer i vjeshtarit të madh De Rada e masandaj si trashëgimtar i flamurit të tij na ka mesuem të gjithëve si do të duhet,si do të nderohet e të mrpohet e drejta e Shqipnisë. Në kohnat e zeza që fituesat e luftës botore mohofshin të drejtat dhe parimet me të cilat kishin gerga dhe ushqyem triminin e popujve ,mue më bijë në mend shumë mirë,për kujtime vetiake,se Anselm Lorekjo nuk u tund prej istiqameve shqiptare dhe qëndroj burrërisht për të drejtat e kombit tonë. Në ato dita të zeza,Apostoli plak xanave të friguem,ose të tronditur në fenë e athetarizmes, u thoshte me besim që frymëzon apostujt e vërtetë e me vullnet çeliku: Mos tuteni! Ka një perëndi edhe për Shqipërinë!Sot unë Përfaqësuesvet të kombit tonë të mbledhun për me vulosë realizimin e idealit ma të naltë gjindes sonë,u lutem tu thotë familjes s veteranit që asht e ngushtuam nga nevojat e jetës.:Ka një shtet Shqiptar për atdhetarët e vërtetë.! Pranoj z Kryetar të bahen pesë minuta pushim për nderim të e atdhetarit që na u zhduk e që ti dërgohen familjes me telegraf ngushëllimet e Kuvendit Kushtetues..Kronika shkruan se bëhet pesë minuta pushim dhe mbledhja e kuvendit fillon sërish.

Z.M Tutulani: Z.Kryetar! Unë nuk duet të hyjë në themel të kësaj çështje e a është oportun t’i lidhet ky pension apo jo. Çështja është se neni i statutit e ndalon nji deputete që të bëjë proponime për ligj që i përkasin nji shtesës se barrës financiare. Prandaj unë jam i mendimit që kjo ti rekomandohet qeverisë.

Z.A.Këlcyra: Ne do ta quajmë ketë proponim si një mosjon se me të vërtetë nga pikëpamja ligjore ashtu esht si thotë Z.M.Tutulani,po duke e konsideruar si mosjon t’ia rakomandojmë qeverisë e kjo të na paraqesë nji projekt ligj që i përket kësaj çështje.

Pranohet t’i rakomandohet qeverisë.

Projektligji i miratuar në mbledhjen e 57 e shtunde më 24 .V.1924 mb dreke.Mbledhjen kryeson Z.P.Poga.

Z. KRYETARI: Bisedim mbi pro­jekt-ligjen mbi lidhjen e nji pensioni të shoqes e së his të ndyerit Anselmo Loreeehio.Këndohet projekt-ligja si pason. Projekt .Per nji pension të shoqes e të bijës së të ndjyerit Anselmo Lorekjos

Neni 1.Si shenje mirënjohjeje Kom­btare Zonjes Tereza. Delfino, të se te ndjyerit Anselmo Lerekjo (Lo­reechio) si dhe te bijës së tij Zojushës Fulvje Lorekjo, prej kolonisë Pallagorio(Catanzaro-Itali) u lidhet prej Shteti shqiptar nga një pension i përmujshëm prej 80 fr.ari.

Neni II .Pensioni për zonjushën Fulvje Lorekjo vazhdon deri ditën e martesës e për zonjën Tereza Delfino për sa kohë që të rijeve e në rast të martesës së kësaj të fundit të parës i shtohet edhe 20 franga ari në muej.

Neni III. Kjo ligj hyë në fuqi nga dita e shpalljes.

Neni IV.Ministria e Financavet ngarkohet në zbatimin e kësaj ligje.

I referohet Kom. Së Financavet.

Filed Under: Kulture Tagged With: Anselmo Lorechio, Kuvendi, vleresonte

MESAZHE NGA BOSTONI PER KADARENE NE DITEN E LINDJES

January 28, 2013 by dgreca

Nga ROZI THEOHARI, Boston/

Miss Mourin Edison, pedagogia ime e North Shore Community College,më kishte lajmëruar se dëshironte të më takonte në kishë të dielën e 30 dhjetorit 2012. Pas shërbesës kishtare e prita mes grumbullit të besimtarëve dhe ajo u afrua me një paketë të mbështjellë në dorë.
“Është një dhuratë për ty…për festat e fundvitit,” – më tha. Kur e çmbështolla letrën, doli libri i Kadaresë “The Successor”, i lidhur me një fjongo të bardhë të mëndafshtë.
Miss Edison, pedagoge e letërsisë ndërkombëtare, një nga lexueset dhe kritiket e veprës së Kadaresë, më tha: “ Ju shqiptarët duhet të jeni krenarë me Kadarenë, këtë figurë të madhe të letërsisë. Emri dhe librat e tij, që janë vetëdija e kombit (the nation’ conscience), ju shoqërojnë ju shqiptarët kudo ku ndodheni nëpër botë…Ja përse, këtë dhuratë doja të ta jepja në dorë. Doja të shtoja edhe këto fjalë…”
Ajo më porositi, gjithashtu, t’i dërgoja shkrimtarit shqiptar Happy Birthday (urimet e saj për ditëlindjen).
E falënderova dhe e përqafova pedagogen time. Në prill të 2006-s në klubin e shkrimtarëve dhe të poetëve të kolegjit tonë, Miss Edisoni ishte referuesja kryesore e veprave të Kadaresë.
Qysh atëhere kanë kaluar vite.
Lexuesi amerikan sot gjen jo vetëm një, por një krah me libra të Kadaresë në raftet e librarive dhe bibliotekave, qoftë edhe në qytetet e vogla.
Po, vepra e tij kapërceu male e oqeane e u bë mesazh e retorikë e lexuesve të racave e kulturave të ndryshme. Lexuesi shqiptar, I shpërndarë në gjithë rruzullin, e lexon veprën e Kadaresë edhe në gjuhë të ndryshme që ai parapëlqen. Dhe ai ndihet i befasuar e krenar kur diskuton e shkëmben mendime për shkrimtarin tonë me lexues e studiues të huaj. Vepra dhe idetë kadareane i ngrenë në një nivel të lartë kulture marrëdhëniet e shqiptarëve të diasporës me komunitetin ku ata punojnë e banojnë. Lexuesit e sotëm dhe ata që nuk kanë lindur akoma… një maratonë e vërtetë admiruesish, që do të magjepsen me magjinë kadareane….”Vepra e tij i shërben jo vetëm lexuesit të thjeshtë,- ka thënë i përndershmi At Liolin,- por edhe shkrimtarëve, shkencëtarëve dhe analistëve të mbarë botës…Vepra e Ismail Kadaresë është një “answer” (përgjigje) e pyetjes : “cili është shqiptari?”
Me iniciativën e shoqatave shqiptaro-amerikane të Bostonit dhe me përkrahjen e z. Anton Athanas dhe djemve të tij janë kremtuar disa herë ditëlindjet e Ismail Kadaresë nga shqiptarët e Massaçusettsit në restorantin e dëgjuar “Pier 4”, ku kanë marrë pjesë të gjithë shqiptarët nga trevat shqipfolëse. Këto darka janë kthyer në mbrëmje letraro-artistike, në të cilat janë recituar poezitë dhe janë lexuar pjesë të zgjedhura nga krijimtaria e shkrimtarit tonë të madh, nga fëmijët e shkollave dhe nga artistët e talentuar shqiptarë.
Pjesëmarrësit, të emocionuar, kanë shënuar emrat e tyre në lista të gjata, të cilat i janë dërguar Kadaresë së bashku me letrat përshëndetëse, duke shprehur dashurinë, krenarinë dhe  respektin për figurën e tij.
Në komunitetin rus të Bostonit ndër miqtë e mi kam njohur lexues rusë të Kadaresë të ardhur nga ish-Bashkimi Sovjetik, e që vazhdojnë të jenë lexues edhe sot në rusishte dhe në anglishte. Ata e thërresin “Smail Kadare” dhe më kanë dhënë emrat e tyre për të përshëndetur zotin Kadare. Mes tyre edhe emri i poetit plak Aleksandër Eseninit, djalit të Eseninit të famshëm. Kori rus “Fargenign”, ku marr pjesë, përshëndeti ditëlindjen e shkrimtarit tonë me një këngë ruse.
Dërgojmë urimet tona për ditëlindjen, në emër të lexuesve shqiptarë, amerikanë dhe atyre rusë të rajonit të Bostonit

Filed Under: Kulture Tagged With: ditelindja e Ismail Kadarese, Rozi Theohari

“UNË TË PAGËZOJ…”

January 28, 2013 by dgreca

“Unte’ paghesone premenit Atit et birit et spertit senit”./“Unë të pagëzonj p’r emnit (t’)Atit e t’Birit e t’Shpertit Shejt”./ Kjo asht Formula e Pagëzimit, ose Dokumenti i Parë i Gjuhës Shqipe i nënshkruem nga Argjipeshkvi i Durrësit, Imzot Pal Engjëlli, me 8 Nandor 1462./  Deri sot ky asht dokumenti ma i vjetër i shkruem i Gjuhës Shqipe./

 NE FOTO: Pal Engjelli/

 Nga Fritz RADOVANI/

Tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë” pjesa e parë 1462-1878, botue nga Ministria e Arësimit,  Tiranë, viti 1941, në faqën e parë shpjegohët se dokumenti ndodhej në bibliotekën Laurentiane të Firencës dhe u zbulue nga historiani rumun Nikolla Jorga (Nicolae Jorga, 1871-1940) në vitin 1915 e ka këtë shënim në katalog ku ruhet: “Ashburuham” 11, 1167.

Ky dokument u shkrue latinisht nga Argjipeshkvi i Durrësit Imzot Pal Engjëlli, në një qarkore (Constitutiones) që shperndau ndër meshtarë me datë 8 Nandor 1462, të nënshkrueme prej Tij në Kishën e së Shejtës Trini në Mat. Qellimi i kësaj qarkorje asht që meshtarët të mësojnë popullin me Pagëzue fëmijët e porsalindun në rast rreziku të jetës, kur ndodhën larg kishave e meshtarëve. Për këte arësye Formula e Pagëzimit u shkrue prej Imz. Palit edhe në Gjuhën Shqipe, që të kuptohej dhe të mësohej nga të gjithë besimtarët katolikë Shqiptarë.

Imzot Pal Engjëlli (1416 – 1470) i përket derës së Ejllorëve ase Radovanëve. Njoftimet historike e gjenealogjike të marruna prej librit të historianit Nikoll Mattia Rosi, botue në Bolonjë të Italisë në vitin 1787, kushtue Kontit Ndrek Ejllori ose Ndrek Radovani, që atë vit ishte Drejtor i Postës Spanjole në qytetin italian të Ankonës, mendoj janë dokumenti ma i saktë ku, përveç Stemës së Ejllorëve, shkruhet: “Kujtimet ma të sigurta e ma të imta për këte shtëpi janë ata të Shek. XV, në të cilin shkaku i të shkelunave e i luftave me të cilat kjenë rrahun këto krahina sëpari prej Sulltan Muratit II, e mandej prej Muhametit II, pat fushë të haptë me u nda në shenj edhe ma tepër virtyti e trimnia e Ndrekës dhe e Palit, birit të Tij që kje Argjipeshkëv i Durrësit.

Kur Venediku kerkoi nga Argjipeshkëvi me u lidhë me Skënderbeun, Ai u nis e shkoi menjëherë  me u takue me Skenderbeun, mbasi ishte e madhe kredia i tij para Skenderbeut, si dhe fjala nuk i thehej kurrë prej tij. Aq fort ia mbushi mendjen, sa menjëherë Skenderbeu, vendosi me thirrë e me mbledhë shumë princa e kryetarë të mendshëm ushtrijet dhe të gjithë së bashku me ia lëshue punën në dorë Argjipeshkvit tonë. Ky tue paraqitë disa veprime të reja të bame prej turqëve kundër Lidhjës, e sa vepra tjera, lidhi ndërmjet Skenderbeut e Venedikut një miqësi aq të fortë sa kurrma nuk u thye. Për këte u ba një kremtim i madh gjithkah. Kur e mori vesh Sulltani këte ngjarje u trondit aq shumë sa premtoi njëqindmijë dukat ari kush të muejte në ndonjëfarë mënyre me mbytë Argjipeshkvin, ndërsa dyqindmijë atij që ishte i zoti me ia çue të gjallë në dorën e tij”. Andrra e sulltanit nuk u realizue asnjëherë derisa plasi nga inati…

Por parët e sulltanit nuk e thyen besën e Shqiptarëve…E, ju lumtë!

Prof. Namik Ressuli (1908 – 1985), në kritikën e tij tek libri “Shkrimtarët Shqiptarë” Tiranë, 1941, shënon: “Padyshim ky prodhim verior është më i rëndësishmi i prodhimëve të pjesës se parë të leteraturës shqipe, si nga pikëpamja e sasisë dhe e gjerësisë si dhe nga pikëpamja e lendës dhe e mbrendisë. Këta shkrimtarë të vjetër të veriut nuk janë vetëm të parët që filluan njëfarë lëvizje kulturore në vendin tonë, nuk janë vetëm të parët që i dhanë shqipës një alfabet – alfabetin latin – po janë edhe të parët që mendojnë e punojnë për Atdhenë e gjuhën e tyre, për Shqipën e Shqipërinë. Madje, nga kjo pikëpamje kombëtare ky prodhim munt të lidhej drejtë për drejtë me atë që erdhi pas Lidhjës së Prizrenit, po t’ishte më e madhe vlera estetike e qellimi i përbashkësisë shqiptare.” (fq. 12).

***

Në vitin 1462 dhe deri me pushtimin e Kështjellave të Krujës, Drishtit, Lezhës dhe të gjithë Shqipnisë së Veriut, deri tek Kështjella e Shkodres në vitin 1479, perpjekjet e Shqiptarëve janë të mëdha per ruejtjen e Lirisë së Atdheut, Flamurit Gjergj Kastriotit, Gjuhës Shqipe e Shqipninë Europjane. Këto perpjekje nuk u shuen në gjithё Arbëninё për shekuj të shekujve…

Perpjekjet shekullore per ruejtjen e Shqipnisë së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut dhe Atij Flamuri të lamë me gjakun e Atdhetarëve Shqiptarë per sa shekuj me rradhë, Gjuhës së Atyne Atdhetarëve dhe Shqipnisë Europjane…marrin fund në vitin 1944, nga barbarët ma antishqiptarë që ka njoh historia, bolshevikët shovenistsllavë – otoman… Tiranë – Beograd – Moskë.

Klerikët Katolik Shqiptar i dhanë Gjuhës Shqipe Alfabetin latin…e rujtën traditën e asaj Formulë nder shekuj… E ndoshta, nder të paktit popuj të Botës provoi mbas vitit 1967 jo vetem me u burgosë apo me u torturue për Formulen e Imz. Pal Engjëllit, po ishte Martiri Shqiptar Don Shtjefen Kurti që edhe u pushkatue me datën 20 Tetor 1971 vetem pse Pagëzoi një fëmijë.

Po sa mija e mija Shqiptarë humbën jeten nder kampe shfarosje, interrnimi, burgje dhe hetuesi, nder vuejtje dhe torturat ma të mnershme të komunizmit anadollak vetem e vetem se ishin të Pagëzuem dhe nuk mohuene Atdheun e Fenë e vet?  Porositë e sulltan Mehmetit II, vazhdojnë me u trashigue në gjak nga qeveritarët tanë…

Melbourne, 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: Formula e Pagezimit, Fritz radovani, Pal Engjelli

DITA E KUJTESES NE OKB

January 28, 2013 by dgreca

– OKB: U shënua 27 janari, dita Ndërkombëtare e Holokaustit me një serë veprimtarishë në Selinë e Kombeve të Bashkuara në New York/

– Shpëtimi i hebrejve nga shqiptarët – u kujtua në ditën Ndërkombëtare e Holokaustit në OKB – Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit : “Shqiptarët një shembull i pashembulltë në të gjithë botën” për mbrojtjen e herbrenjëve./

-“Rrefimi i jashtezakonshem i Shqiperise, ku nje komb i tere, si popullate, ka vepruar bashkerisht per t’i shpetuar hebrenjte, eshte nje rrefim i papershkrueshem. Shqiperia e Luftes se Dyte Boterore u be streha me e sigurt e hebrenjve te perndjekur nga nazizmi. Me qindra çifute u mirepriten dhe nuk u tradhetuan kurre nga familjet mbajtese”./

Nga BEQIR SINA, New York/

OKB – NEW YORK : Dy sallone të mëdha me fotografi dhe piktura u hapën për publikun në katin e parë të ndërtesës së OKB -ës, në New York. Ekspozita këto që u vizituan këto ditë nga mijëra viztorë, shumica e tyre turistë të huaj u hapën në Lobin e Visitorve në Selinë e Kombeve të Bashkuara. Të dyja ekspozitat u hapën në fillim të javës së kaluar e martë,22 janar dhe u mbyllën mbrëmë me 27 janar. Ato ishin si pjesë e një serie – të aktiviteteve javore që zhvilloi Organizatat e Kombeve të Bashkuara në Përkujtimim të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit, e cila është dedikuar në nderim të viktimave të Holokaustit, 27 janarit, në përputhje me temën e respektimit të këtij viti, “Shpëtimit gjatë Holokaustit: Guximit Kurajos dhe të Kujdesit”.

Hapja dhe mbyllja e kësaj ekspozite, e cila organizohet dekadën e fundit vit për vitë në në Selinë e Kombeve të Bashkuara, shoqërohet me një ceremoni të përbashkët zyrtare dhe pritjes që jepet në Galerinë Kryesore të Lobit Visitorve. Kësaj rradhe ekspozita ishte titulluar “Bota e dinte – Misioni Jan Karski për njerëzimin” dhe “Kushdo që shpëton një jetë më vete … Shpëtuesit e hebrenjve gjatë Holokaustit”.

Pavioni i parë tregon jetën e Jan Karski, një oficeri i ri polak dhe ish diplomat në Ministrinë e Jashtme për të shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u fokusuar veçanërisht në misionin që ai ndërmori si një shpëtimtarë.

Pavioni i dytë përbëhej nga foto, objekte, dokumente dhe video- filma bardhë e zi, me tregimet e më shumë se 40 shpëtimtarëve – hebreje dhe jo-hebre – që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar hebrejtë gjatë Holokaustit.

Një pjesë të rëndësishme në këto veprimtari në Kombet e Bashkuara zunë edhe pavionet e ekspozitës të cilat lidhen me tregimet heroike të katër shpëtimtarëve: Gazetarit nga Shtetet e Bashkuara Varian Fry i cili ka ndihmuar mijëra Jewish të shpëtojnë nga pjes e kontrlluar në Vichy- Francë;Qytetari italiani Lorenzo Perrone, që shpëtoi jetën e disa Jewish-ve të tjerë. Primo Levi, i cili gjatë burgimit të tij në Aushvic; nëpërmjet një punëtore shoqërore Irena Sendler, ka punuar nëpërmjet organizatës Zegota në mënyrë “nëntokësore” për të kontrabanduar fëmijët hebrenj nga getot e Varshavës dhe për të gjetur vende të sigurta për t’i fshehur. Një pavion të veçantë zuri edhe Shqipëria, njëri prej shpëtimtarëve Veselis, një shqiptarë që shpëtoi jetën e një familje hebreje, familjes Mandili, duke u fshehur ato në shtëpinë e tyre.

“Bota e dinte – Misioni Jan Karski për njerëzimin” është kuruar nga Muzeu Historik polakë në Varshavë, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe bashkë-sponsorizuar nga Misioni i Përhershëm i Polonisë në Kombet e Bashkuara, me temën “Kushdo që shpëton një jetë më vete … Shpëtuesit e hebrenjve gjatë Holokaustit” dhe është paraqitur nga Fondacioni hebre në SHBA.

Aktivitetet e përkujtimit të Holokaustit në Kombet e Bashkuara – u udhëhoq nga Muzeu i Holokaustit dhe Programit të Kombeve të Bashkuara Outreach i Departamentit të Informimit Publik.Programi, është i themeluar nga Asambleja e Përgjithshme sipas Rezolutës 60/7, e cila synon të mobilizojë shoqërinë civile për përkujtimin e Holokaustit dhe edukimit, në mënyrë për të ndihmuar në parandalimin e akteve të ardhmen e genocidit.

Kombet e Bashkuara shënuanë gjatë gjithë kësaj jave në New York, Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të holokaustit Veprimtaritë e organizuar në New York dhe rreth e përqark botës ishin të fokusuar në njohjen e guximit dhe dhembjen e shpëtimtarëve të shumtë të të gjitha besimeve dhe kombësive që shpëtuan jetën e hebrenjve dhe të tjerëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Shpëtimtarët gjatë Holokaustit: Guximi Kurajo dhe Kujdesi” ishte tema që paraqiti këto ditë Departamenti i Programit të Informimit Publik të Holokaustit, pranë Kombeve të Bashkuara që të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të holokaustit

Javë e aktiviteteve të Përkujtimit, ka kulmuar më 27 janar me ceremoninë dy-orëshe të quajtur Holokaust Memorial dhe që u mbajtë në sallën e Asamblesë së Përgjithshme.

Ceremonia, u organizua nga Peter Launsky-Tieffenthal, Nën-Sekretari i Përgjithshëm për komunikim dhe informim publik në Kombet e Bashkuara . Kjo ceremoni përfshiu edhe një video mesazh nga Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon, e ndjekur nga një deklaratë të dhënë nga Raymond Serge Bale, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kongos në OKB dhe Zëvendës-President i sesionit të 67 të Asamblesë së Përgjithshme, Ron Prosor, Përfaqësuesi i Përhershëm i Izraelit, dhe Signe Burgstaller, Zëvendës Përfaqësues i Përhershëm i Suedisë, gjithashtu ka bërë deklaratë.

“Ata që rrezikuan jetët e tyre për të shpëtuar hebrenjtë dhe të tjerët prej shfarosjes masive në Luftën e Dytë Botërore janë bërë sot frymëzim për kurajon për të luftuar për një botë më të mirë,” tha në një video mesazh Sekretari i Përgjithshëm Ban Ki-moon në veprimtarinë që u zhvillua në Kombeve të Bashkuara, gjatë kësaj jave në New York.

“Le të jetë ajo sot për të frymëzuar njerëzimin nga ata që kishin kurajon, guximin për t’u kujdesur – ata ishin njerëzit e zakonshëm që morën hapa të jashtëzakonshme për të mbrojtur dinjitetin njerëzor,” tha zoti Ban në një video mesazh të transmetuar këtë javë në një ceremoni të mabjtur para Asamblesë së Përgjithshme për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në kujtim të viktimave të Holokaustit.

Respektimi edhe këtë vit i Ditës Ndërkombëtare të Holokausit është ndërtuar rreth temës “Shpëtimi gjatë Holokaustit: Kurajo dhe Guximi për Kujdesje,” profilizimin e shpëtuesit individualë –
Sekretari i Përgjithëshëm i Kombeve të Bashkuara, zoti Ban, vuri në dukje se këtë vit ky aktivite zhvillohet kur po shënohet edhe 50 vjetorin i Programit të Kombeve të Bashkuara në memorialin Yad Vashem në Izrael, i cili është i përkushtuar për të identifikuar dhe shpërblimin heronjëve të tillë nëpër botë.

Pas transmetimit të fjalimit të zotit Ban, u shpalosën para vizitorëve dhe zyrtarëve të lartë të OKB -ës,profilet e shpëtimtarëve, duke filluar nga Irene Sendler, një grua polake që kontrabandojë fëmijë nga Ghettot e Varshavës, në familjen Veseli, që përfaqësoi shqiptarët që shpëtuan Jewisht, duke mos dorzuar as edhe një Jewish të vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Veseli, vetë fshehu një familje hebreje në fermën e tyre.

Raymond Serge Bale , zëvendës-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme, tha se ” ishte rezoluta e OKB-ës 60/7 ajo që është deklaruar në përkujtimin e Holokaustit dhe shërben sot si një thirrje jo vetëm për përkujtimin e vuajtjeve të viktimave të Holokaustit, por edhe ato të shkaktuar gjatë regjimeve diktatoriale, luftërave për liri. Ajo është një detyrim moral për gjithë njerëzimin sot për të paralajmëruar kundër tmerreve të urrejtjes dhe paragjykimit, për të parandaluar akte të mëtejshme të gjenocidit” tha ai.

“Vlerat e demonstruar nga ata që sakrifikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët le të shërbejë si parime udhëzuese për të mbrojtur të drejtat njerëzore të brezave të ardhshëm – kurajo, dhembshuria, udhëheqja morale, vetë-sakrificë, përgjegjësia shoqërore, integriteti dhe drejtësia”, tha Raymond Serge Bale, zëvendës-kryetar i Asamblesë së Përgjithshme .

Gjatë kësaj ceremonie Cantor Chaim David Berson i Qendrës hebreje në New York City lexojë lutjet përkujtimore, dhe Ansambli Motyl kryeu tre pjesë muzikore. Grupi muzikor New York City- me bazë në OKB – luajti pjesë klasike e cila përfshinte muzikantë Julie Artz Becker dhe Aleeza Wadler në violinë, Ellen Rose Silver në violonçel dhe Anoush Simonian për Violë – Më tej ata paraqitën muzikën e shkruar nga kompozitorë të cilët ishin të detyruar në mërgim ose të cilët u zhdukën gjatë Holokaustit.

Çfarë është Holokausti?

Holokausti është një njollë e errët në historinë e njerëzimit. Holokausti është një sistem persekutimi sistematik, i një shteti burrokratik që vrau afërsisht 6 milionë çifutë (Hebrej) nga regjimi nazist dhe bashkëpuntorët e tij. Fjala “Holokaust” e ka origjinën nga greqishtja e vjetër që do të thotë “Sakrificë për pasion”. Me ardhjen në pushtet në Gjermani të regjimit nazist në Janar 1933, besonin se gjemanët ishin “Superiorë për nga raca” dhe se çifutët cilësoheshin ose klasifikoheshin si “Inferiorë” dhe se ata ishin “të padenjë për jetë”. Të paktën 200,000 persona me të meta fizike apo mendore u vranë si pjesë e programit “Euthanasia”. Gjatë viteve të luftës, nazitët dhe bashkëpuntorët e tyre krijuan getot, kampet tranzite, si dhe kampet e punës së rëndë. Më rënjen e kapitullimin e Gjermanisë naziste, pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Sovietik, dhe vendet e kapmit komunistë, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë, krijuan ata burgjet politike, kampet e presekutimit, si dhe kampet e punës së rëndë.

 

Filed Under: Histori, Kronike Tagged With: Beqir Sina, Dita e Kujteses, Holokausti, Joe DioGuardi, OKB

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5597
  • 5598
  • 5599
  • 5600
  • 5601
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT