• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJIHUNI ME SHQIPTARIN E SUKSESSHEM TE NEW YORKUT

December 29, 2012 by dgreca

Deri tani Retrophin- a, theksonë Forbesi i ka ngritur të ardhurat e saj vjetore deri në 4.000.000 dollarë në vit në një seri prodhimesh farmacuetike. Shkreli, thotë se ai nuk mund të “zbulojë” se sa kompania ka në bankë, por thotë se kompania është e financuar kryesisht në një “fitim të madh” dhe me bazë…/

 Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK : Duke iu referuar revistës prestigjoze Forbes, numëri i fundit i saj thuhet se :”Martin Shkreli, një 29-vjeçarë shqiptaro amerikan, është një nga themeluesit e parë i kompanisë MSMB Capital me bazë në New York. Ai është i njohur mirë si një investitor dhe aktivist që ka “luftuar” me miliarderët dhe drejtuesit e industrisë së prodhimit të ilaçeve nëpërmjet blog posts, në stackmarket si shareholder letters, regullator për aksioneret, dhe madje edhe ka pasë një tentativë për marrjen e kësaj kompanie.

Por, si Forbes, tani Shkreli thotë se ai është duke i dhënë paratë përsëri fondit për investitorët që të përqëndrohen në një përpjekje të re: në një fillim të ri, të quajtur Retrophin, për të cilën ai është shef ekzekutiv. Kompania është duke u përgatitur për të filluar një gjykim klinik të ilaçeve të saj më të përparuara, me emrin e koduar RE-021, në tremujorin e parë të vitit 2013.

Shkreli është optimist, bazuar në bisedat me Administratën Federale të Ushqimit dhe Ilaçeve, se ky studim i vetmë mund të jetë e mjaftueshm për të marrë miratimin e përshpejtuar për mjekësinë në SHBA

“Unë do të doja, thotë Shkreli të përqëndrohem në jetën time në krijimin e ilaçeve të reja për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të rralla”. Pra, Shkreli, i cili tani është një anëtar i revistës prestigjoze amerikane Forbes në klasifikimin vjetor 30 nën 30 në njerëzit më të sukseshëm në botë në industrinë e Financave.

Si pjesë e planit të tij për prodhimin e ilaçit Retrophin, kompania është duke shkuar sot përmes kundër-bashkimit, të kompanisë – blerjen e saj nga Gateway Desert, në mënyrë që të rrisi tregtinë mbi- simbolin OTCBB: RTRX. Shkreli, thotë se ai planifikon të futetet shumë shpejtë në listën e kompanisë në Nasdaq në fillim të vitit 2013, me Retrophinën.

Kundër bashkimit për kompaninë e tij – janë parë zakonisht si një shenjë paralajmëruese për investitorët, edhe pse ata kanë qenë duke përdorur më parë produkte farmacuetike nga kompanitë bioteknologjike që citohen në tregun e pafavorshëm për ofertat fillestare publike.

Më së shumti kompania Farmaceutike Infinity, një nga më të mirët-performuese në rezervat Biotech për këtë vit, doli në publik nëpërmjet një shkrirje mbasi të gjithë ishin kundër bashkimit, të saj.

Sipas revistë Forbes, thuhet se Shkreli e filloi karrierën e tij në vitin 2000 në kompaninë Cramer & Berkowitz. Ai është i njohur mirë për investitorët e superkompanisë farmacuetike Biotech dhe është dalluar për një përpjekje të “egër” për të marrë kontrollin e saj Farmaceutikë në AMAG, në vitin 2011.

Forbes komenton se ai “Këtë e ka bërë për qëllimin specifik, me një “goditje” për menaxhimin e kompanisë dhe ndalimin e e saj në një shkrirje të propozuar më parë. Kur bashkimi i planifikuar u ndalu, të gjithë e dinin që e këtë e bëri Shkreli. Ai gjithashtu paraqiti një peticion në Food and Drug Administration FDA duke argumentuar se një insulinë e prodhuar nga Mannkind, firma Biotech drejtuar nga miliarderi Al Mann, nuk duhet të miratohet. Dhe kështu ndodhi “Ajo nuk ishte miratuar!”. Në atë kohë, ai ishte pjesë në aksionet Mannkind. Ai publikisht kritikoi vendimin e kompanisë farmacuetike Pfizer për të zëvendësuar shefin ekzekutiv Jeffrey Kindler me Ian Read , duke argumentuar se kompania kishte nevojë për një perspektivë të re.”

Një grup i cili quhet Qytetarët për Përgjegjësi dhe Etikë në Uashington, një grup që synon të ketë interesa të veçanta në Beltway, ka akuzuar, Shkrelin se ai “përpiqet të fusë pikëpamjet e tij mjekësore në Food and Drug Administration FDA .”

Revista Forbes shkruan se Shkreli i lodhur është duke u përpjekur për të riformuar zhvillimin e industrisë së ilaçeve në SHBA. Ai është duke punuar për të gjetë një mundësi në një serë sëmundje të veçanta. Njëra prej tyre është e quajtur focal segmental glomerulosclerosis (FSGS). Sëmundje, kjo e cila ka si shkakun kryesor atë të dështimit të veshkave, dhe është një sëmundje që prek rreth 50.000 njerëz në SHBA për çdo vit. Shumica e atyre që janë diagnostikuar janë fëmijë.

Forbes nënvizon duke iu rferuar studimit të Martin Shkreli :” Se kjo ka qenë një arsye shkencore për të besuar se një medikament që është i kombinuar me veprimin e dy llojeve të ndryshme të barnave atë të hipertensionit mund të ndihmojë edhe në mënyrë të ngadalshëme për të ndërtuar-zhvillimin e proteinave në urinë dhe mosdëmtim të veshkave nga sëmundja.

Shkreli e dinte se Ligand Pharmaceuticals dhe Bristol-Myers Squibb kishte qenë duke punuar në një gjë të tillë të prodhimit të ilaçeve dhe për të licencuar atë.

“Është me të vërtetë mbresëlënëse se ata janë të gatshëm për të parë që FSGS është si provë e tyre e parë për të parë suksesin. Por, unë thotë Howard Trachtman, drejtor në pavionin pediatric nephrology të spitalit New York University Hospital, qendra mjeksore Langone Medical Center – mund të flas për përvojën personale me kompanitë e prodhimit të ilaçeve të tjera – kur ata kanë qenë në përpjeke për të shëruar këtë sëmundje. Është e vështirë që të ketë sukses dhe kemi nevojë për ide të reja dhe unë mendoj se është mjaft mbresëlënëse, ideja e re e Martin Shkrelit me Retrophin-ën . ”

Në shtator Retrophin-a emroi Stephen Aselage, si shef ekzekutiv i marketingut nga BioMarin, ku ai ishte oficer – shefi ekzekutiv i saj. Por, Shkreli nuk ka lëvizur duke mbajtur një vend në CEO. Megjithatë Aselage mbetet i përfshirë me kompaninë, thotë Shkreli .

Deri tani Retrophin- a, theksonë Forbesi i ka ngritur të ardhurat e saj vjetore deri në 4.000.000 dollarë në vit në një seri prodhimesh farmacuetike. Shkreli, thotë se ai nuk mund të “zbulojë” se sa kompania ka në bankë, por thotë se kompania është e financuar kryesisht në një “fitim të madh” dhe me bazë.

 

Filed Under: Editorial Tagged With: Beqir Sina, Martin Shkreli

Demokracia e ligjëruar (a)politike kosovare

December 29, 2012 by dgreca

Nga Fadil Maloku/

“Suksesi është i sigurt në secilën punë për të cilën këshillohesh me njerëz të urtë me përvojë, dhe kur vepron sipas udhëzimit të tyre…”

1.Politizimi (politism) kosovar si pasojë e mungesës së shtetit

Një fenomen, që pa dyshim është duke e përcjellëkëmba-këmbës procesin e shtetndërtimit të Kosovës,është edhe ai i politizimit apo si mund të shquhet ndryshe edhe si tendencë e “ngjyrimit” të çdo gjëje qëe prodhon, në ndërkohë jeta sociale dhe ajo politike enjë shoqërie që ka probleme evidente me konsolidimin e institucioneve shtetërore dhe ambientimin e vlerave demokratike. Kur flasim për politizimin, zakonisht mendja na shkon te perceptimi për humbjen e sensit dhe kohezionit shoqëror që dosido prodhon sjellje të atilla devijante , siç janë: shfaqja e krimit, anomisë, konflikteve ndërgrupore, brendainstitucionale, shtimi i interesave klanore dhe zbehja e atyre publike, pastaj një fatëpajtim i çuditshëm dhe i fjetur i publikut, kur janë në pyetje interesat e përgjithshme qytetare.

I gjithë ky proces i fillimit të vetëkërkimit të shkaqevenë rastin tonë kosovar, mund t’u adresohet shumë faktorëve: psh. shpërnguljes nga një zonë rurale në një zonë urbane, margjinalizimit të grupeve të caktuara, deprivimit social, krizës morale, anonimitetit apo ndërrimit të ambientit që ishte evident pas luftës sëndodhur në vitin 1999 e këndej..etj.

Atëherë, paradoksi i radhës që si perceptim nëshoqërinë kosovare ka kohë që është duke qarkulluar, bile ka mendime që antipodi i këtij perceptimi, pra ai iapolitizmit në një mënyrë sipas shumicës se analistë(por jo akoma edhe i ndonjë gjykimi të prerë sociologjik) është duke u bë në një mënyrë edhe shkaku kryesor e kësaj gjendjeje të tepruar të “ngjyrosjes” me epitetin apo origjinën ideologjike të politikës së partive tona politike në Kosovë.Perceptimi kësi soj nga ana e publikut që nënkupton jo gjithherë qëndrimet e qytetarëve dhe të medieve kosovare, pa dyshim që ngjall dyshime dhe reperkusione të natyrave të ndryshme. Themi kështu, edhe për shkak se perceptimi ngandonjëherë për dallim nga kërkimet empirike mund të na çojë edhe në gjykime të gabuara për ndonjë fenomen apo dukuri në zhvillim që shoqërisë kosovare në këtë fazë të transicionit mund t’i sjellin përveç keqkuptimeve në interpretim edhe dëme në procesin e shtetndërtimit.

Tani, sipas këtij diskursi që në një mënyrë është vetëm perceptim, por ngandonjëherë edhe si gjykim i njerëzve që merren me problematiken politike në shoqërinë kosovare, fitohet përshtypja se fajtore kryesor kujdestare për gjitha këto vonesa,nëpërkëmbje të qarta të institucioneve tona sociale e politike, lidhur me rrugëtimin që duhet vetëkërkuar në instalimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit etj,janë kryesisht politizimi i tepërt i shoqërisë sonë! Por, a është gjithnjë kështu?

Politizimi i këndvështruar në këtë mënyrë nga ana e shumicës së publicistëve tanë politikë, pastaj analistëve të të gjitha llojeve për gjoja të drejtën tyre që të japin mendimet e tyre kompetente për psh. për ecurit, mangëtit, devijimet, e gjithsesi edhe për gabimet në ndërtimin e demokracisë kosovare si pasojë “ngjyrimit” të tepruar me cilësi partiake, në fakt është një përpëlitje për të arsyetuar gjykimet e tyre sociale për këtë dukuri.

Ndërkaq, po këta analistë dhe ekspertë të rrjedhave dhe proceseve politike, harrojnë se politizimi nuk nënkupton vetëm tendencën e “ngjyrosjes” së akteve, vendimeve, emërimeve, shkarkimeve. etj. por njëherësh edhe partiizimin apo vënien e monopoleve (është tepër të them: ideologjike(!),sepse partitë kosovare akoma s’kanë ideologji të tyre identifikuese…temë tjetër që do komentohet) partiake, e tani së fundi edhe interesave klanore dhe të atyre të interesit. Pra, procesi i spostimit të interesit publik në grupe mafioze partiake dhe të atyre të klaneve dhe grupeve të interesit, është adresa më e saktë, ndërkaq procesi i politizimit është vetëm preteksti apo prapavija që këtyre grupeve u shërben për të humbur gjurmët e vërteta në ndërtimin e kapaciteteve institucionale në Kosovë..,!

2. Në Kosovë më shumë bashkëpunojnë klanet dhe grupet e interesit sesa partitë

Ndryshe, kujtoj që në skenën politike kosovare, aktet e ndodhura herë si skandale, e herë si procese të imponuara nga elitat politike,…pra gjitha qeveritë e pasluftës në ndërtimin e kapaciteteve institucionale demokratike kosovare, në fakt janë më shumë produkte jo të politizimit, sepse këto procese sidomos në qeverinë e tanishme janë më shumë pasojë e zhdukjes së dallimeve ideologjike (nëse natyrisht kanë?!) midis partive politike (ngaqë këto grupe që mund të cilësohen si të interesit të gjitha partive politike më shumë po bashkëpunojnë mes vete sesa me partitë e veta?!), por të partizimit dhe klanizmit.

Shtimi i “bashkëpunimit ” të këtyre grupeve të interesit që tani po reflektohet edhe në nivelin dhe cilësinë e qeverisjes aktuale, do të shtoja se po i zhduk në njërën anë dallimet ideologjike…dhe në anën tjetër po e fuqizon apo po e rrit nivelin e “bashkëpunimit” (sidomos kur janë në pyetje tenderët?!) midis tyre.

Fenomeni i fragmetarizimit, të themi kështu i interesave, apo reduktimi i këtyre interesave në vetëm grupe të vogla interesi, në një mënyrë po e shtensionon dallimin ideologjik midis partive politike kosovare, por në anën tjetër ky fenomen i fragmentarizimit po prodhon edhe një proces tjetër absurd që demokracisë së tanishme kosovare s’i nevojitet fare, ngaqë të gjithë parametrat socialë, politikë, ata ekonomikë podëshmojnë se ai në fakt është duke e ngulfatur atë vazhdimisht përmes zvogëlimit apo reduktimit të interesimit të publikut për ngjarjet…proceset dhe rrjedhat kruciale të shoqërisë kosovare.

Në fakt, ky lloj indeferentizimi është duke prodhuar antipodin e vet, atë të apolitizmit…që sociologët me përvojë duhet ta deshifrojnë në kuptimin e dhënies së një përgjigje sociale për rrjedhat e shoqërisë në Kosovë.

3. A jemi duke u bërë gjithnjë e më shumë apolitikë(apolitism)?

Çka është në fakt apolitizmi dhe si mund të kualifikohet në rrethanat dhe proceset tona aktuale tështetndërtimit? Thënë më thjesht me apolitizëm nënkuptojmë një gjendje të atillë sociale, politike, ekonomike e gjithsesi edhe të imponuar kulturore, ku publiku apo qytetarët e një vendi e humbin interesimin e tyre për
t’u bërë pjesë aktive e dinamike e proceseve demokratike që ndodhin në shoqëritë e tyre.

Pra, një gjendje e atillë ku besimi se përmes politikës mund të bëhet diçka në favor të interesave të gjëra të qytetarëve, pra interesave publike që dosido e profilizojnë si cilësinë e jetesës, standardin, benificionet në shkollim, arsimim, shëndetësi, etj. ashtu edhe cilësitë e tjera të rëndësishme në përditshmërinë tonë sociale
Tani, perceptimi se fajtorë kujdestarë, për të gjitha këto të këqija, (standardin e ulët të jetesës, papunësinë enorme(!?), shkallën e lartë të varfërisë, pamundësinë e shkollimit dhe edukimit cilësor…etj) janë vendimmarrjet e gabuara politike të institucioneve qeveritare në kuptimin se këto vendimmarrje s’janë pasojë e një kontrate publike midis tyre dhe politikës (përfaqësuesve qeveritarë në fakt?!), por pasojë ekskluzive e keqpërdorimit të statuseve dhe privilegjeve të dhëna po nga ky publik dhe qytetarë përmes votës së tyre, na e krijon ndjenjën e të përjashtuarit, pastaj perceptimin se politika aktuale institucionale lëre që është e gabuar, por në fakt edhe antishoqërore, antisociale, dhe antiekonomike!

4. Paradoksi i pamundësisë së mos qenit ‘zoom politikom’

Në anën tjetër, dëshmia dhe argumenti se procesi i apolitizmit është i pamundshëm të ndodhë edhe për shkak se qytetari i sotëm kosovar është e pamundshme të mos jetë qenie shoqërore e politike (zoon politikon)! Për të ilustruar paradoksin e pamundësisë së mos qenit zoom politikom, po shërbehemi me një thënie të vjetër greke, se: “Njeriu që s’merret me politike nuk e shikon punën e vet, ai s’ka vend në mesin tonë!” Njeriu edhe nëse s’merret me politike, kjo e fundit merret me të…Ka të ngjarë që politikanët aktualë kosovarë, duke nuhatur shumë mirë dukurinë e rritjes së pasionit të qytetarëve për të mbetur edhe më tej indiferent ndajproceseve dhe rrjedhave që ata për çdo ditë janë duke i kërcënuar në të gjitha dimensionet e mundshme sociale, politike, ekonomike e kulturore, marrin vendime të gabuara dhe në disfavor të tyre.

Në shoqërinë tonë, mund të gjesh edhe perceptime tëtilla cinike, e do të shtoja ngandonjëherë edhe soshfataliste në kuptimin se të gjitha çështjet publike duhet t’i zgjedhin të tjerët, dhe se marrja me politikë dhe punë publike, në fakt, është punë e kot..Gjithashtu në këtë vorbull mund të hasim edhe perceptimin fashist për të qenit apolitikë, se :”politikanët janë të korruptuar, të shitur e të kalbur”, ai elitist, se “politika është punë e qytetarëve të dorës së dytë”, por gjithashtu edhe perceptimin apolitik fetar, se: ”me aktin e futjes së njeriut në politikë thyhet ligji hyjnor, ngaqë s’punohet dhe veprohet sipas ligjit të Zotit!Perceptime të tjera…evidente mund të gjurmohen pothuajse për çdo ditë në shoqërinë kosovare.

Filed Under: Opinion Tagged With: demokracia e ligjeruar, Fadil Maloku

GAQI VISHI HUMORI I TIJ ËSHTË ENDE I GJALLË NË BUZËQESHJET DHE ZEMRAT E VLONJATËVE

December 29, 2012 by dgreca

GËZIM LLOJDIA*/

1.Frymëmarrja e jetës të një aktori siç ishte Gaqi Visha është ndërprerë njëzet më parë.Trualli ku prehet nuk janë vetëm varrezat civile,por është panteoni i artit ku ai ka zënë vend madje gjurma e tij është më e thelluar se të tjerët .Në mëndje ndërkaq dhe në zemër ai gjen vend, ashtu siç përpiqen artistët dhe të gjithë krijuesit e mirëbërësit e tjerë që , kërkojnë rishtazi një copë truall të ri në zemrën e publikut. Për Gaqin aktorin e humorit vlonjate kjo hapësirë është me e pamatshme. Këto fjalë nuk mund të ngrenë një përmendore artistit të humorit ngase përmendorja ngrihet me materiale të tjera që nuk kanë si bazë shpirtin por materien. Sa për përmendore ai e ka të ndërtuar në shpirtin e njerëzisë .Ai ishte aktori që ngjiste me artin e tij dhimbje , gëzim, dëshpërim, ëndrra, të sillte në humor kur ishe si një stinë e mërzitshme dimri.Humori i tij është ende i gjallë në buzëqeshjet dhe zemrat e vlonjatëve” është shprehur Leka Kruta.

                                             2.

Rrëfimi për aktorin e pantonimës,Sharlotin e Vlorës jam koshient se do ti bie shkurt. Luan Toto ma rrëfeu dje në mëngjes në studion e tij. Kur isha në teatër,Gaqi na e ka rrëfyer vetë. Vlora ka pasur udhën Vlorë-Skelë,q në vitin 1906, kohë kur qyteti që shtrihej në pjesën tjetër. Xhamia e Muradies, lidhej me Skelën përmes një gjurme, që nuk kishte asgjë të përbashkët me një rrugë. Paria vlonjate e kohës vendosi që kjo rrugë të ndërtohej e shtruar me kalldrëm. Gjatë periudhës deri në fund të viteve 1940-të të shekullit të kaluar, rruga ishte e paasfaltuar dhe qarkullimi në të ishte jashtë standardeve.Në krahë të majtë kur vjen nga Skela kishte një banesë dhe atje ku ishte ekspozita ishin varret. Ushtarët italian kishin shumë frikë nga fantazmat ngase ishin edhe pushtues në një vend të huaj ku lufta nuk të pyet .Gaqi tregon L.Tota,morri rreth 50 breshka dhe një natë të errtë u ndezi breshkave në samarin e tyre ,qirinj dhe i vendosi në rrugën Vlorë- Skelë. Italianët që shërbenin atje kishin garnizonin e tyre të dislokuar me mjete dhe forca ushtarake. Rojet italiane, që ishin sipër në kulla vrojtuese kanë parë një ushtri me drita që ecte krah tokës duke marshuar në bulevardin kryesor me drita ndezur .Si për çudi breshkat ecnin kolonë drejt udhës duke ndriçuar hapësirat deri në kupë të qiellit. Në atë farë nate ,lemeria vet.. Ushtarët italian dhanë alarmin se po mërinin xhindet pra hijet me dritë,një lloj fantazme dhe ja mbathën drejt Vlorë me frikën që u kanosej në shpirt. Dëshmitarët e rrëfenin historinë ë ushtarëve italian kur braktisën kazermat nga frika e pesëdhjetë breshkave marshimtarëve me qirinjtë në samarët e tyre duke i pandehur ato fantazmat që po sulmonin garnizonin e tyre.

3.

Sipas idesë time që më gërryen : Gurët shqyrtojnë fortësinë. Qyteti zbulon pafajësinë. Po artisti ku është këtu?Artisti është atje në shpirtin e një populli. Nuk është qiellor. Ngase tokësor është më shumë. Ngase tek unaza e hënës ,është profili. Dua ta shpërtheje sado pak,prapa dua ta shpërfill atë konceptim që deri më sot kryhet për të larguarit nga jeta. Meqenëse njeriu ka mbyllur në mënyrë definitive të gjitha llogarit e kësaj jete,një bilanc i bëhet.

Statistika:1550 role të luajtura në skenat e estradës . 40 role në Teatrin e Qytetit të Vlorës dhe në Kinema. “Aktori Gaqi Vishi”, monografi, shkruar nga, Bardhosh Gaçe dhe Ilirian Ali.

Krijuesi vlonjat L.Cipi: Roli i parë në teatër i Gaqi Vishit e ka zanafillën 83 vjet më parë, në vitin 1927, kur artisti i madh debutoi, së bashku me vlonjatë të tjerë si Nuri Arapi, Shefqet Resuli, Ilia Peço, Pelivan Haxhiu, Panajot Papingji, Mustafa Belshi, Fani Dema, Ahmet Butja, Nazim Batalli, Toli Mato, Miti Rumbullaku, Stavri Rrapushi, Musa Gorishti, në Grupin Teatral me emrin“VLORA”.Pas Çlirimit, me krijimin e Estradës Profesioniste, ai u përfshi në një veprimtari të gjerë artistike për 50 vjet pa ndërprerje, duke dhënë spektakle në qytet e në fshat, shumë herë edhe dy shfaqje në ditë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë të talentuar, si Myqerem Ferra, Leka Kruta, Evgjeni Shtrepi, Pirro e Qirjako Sava, Vangjel Panozaqi e Nazmi Bonjaku. Nuk ka banorë të qytetit të Vlorës dhe nga mbarë vendi, që nuk e kanë njohur dhe nuk e kanë duartrokitur e dashuruar, aktorin e spikatur komik të skenës shqiptare, “Artistin e Merituar” Gaqi Vishi. Figurat e tij komike janë të gjalla e të paharruara, pse ato mbartin të vërtetën e madhe të jetës dhe ishin gjithë humor e kripë.

Thënie për artin e tij. Liza Laska, Artiste e Popullit:“Individualiteti i tij i prirur drejt humorit të hollë, gjithashtu dhe drejt pantonimës, afirmoi në skenë cilësi origjinale të personalitetit të tij artistik”.

Myqerem Ferra aktor ”Ai ishte një shembull i gjallë artisti punëtor, që çdo ditë mblidhte material, shkruante, qëmtonte nga thesari popullor, i përpunonte ato dhe gdhendte karakteret e personazheve, sidomos në skeçe, parodi, kuplete, duke qënë kështu, një aktor shumëplanësh.

Nazmi Bunjaku, regjisor: ”Ai ishte njeri me një temperament të çuditshëm, këmbëngulës, deri sa të bindej për figurën, karakterizimin e rolit, lëvizjet skenike, të cilat i shoqëronte me një varg pyetjesh dhe u jepte gjithnjë zgjidhje optimale.

Qirjako Sava, aktor :”Ai është ndër mësuesit e mi të rrallë të humorit. Unë mësova prej tij përkushtimin për krijimin e figurës artistike, për gdhendjen e personazheve, për të lënë shpirtin e madh të tij në botën e bukur të artit”

*Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

Filed Under: Kulture Tagged With: Gaqi Visha, Gezim Llojdia, humorist

POETI MAGJIK I DRITËS SHQIPTARE

December 29, 2012 by dgreca

(Neki Lulaj, Balada e heshtjes, Amanda Edit, Bukuresht 2012)/

Nga Baki Ymeri/

Neki Lulaj është poeti i lirisë, skulptor fjalësh dhe mjeshtër i artit, i ngarkuar me një gamë meditimesh filozofike, ëndërrime, fluturime, përjetime të ëmbla e të dhimbshme, dhe, siç thekson kritika letrare, vargu i tij ka një përmbajtje të lartë artistike dhe një ndjeshmëri të thellë ku reflektohet realiteti i shqiptarizmit në Kosovë dhe Diasporë. Libër i mirë është ai që na e kultivon shpirtin duke na pajisur me një spektër mendimesh e ndjenjash të bukura. Frymëzimi buron nga syri magjik, nga gjaku i bekuar i dashurisë dhe zëri i zemrës. Në këtë vëllim defilojnë emocioni, dhembja dhe ballafaqimi me realitetin. Poeti shëmbëllen me ushtarin, me famullitarin apo me flamurtarin e batalionit.

Lirika e Neki Lulajt është një forcë e gjallë e vitalitetit shqiptar, një album meditimesh me tingujt e gjallë të shqiptarizmit në diasporë. Ai dëshmon se e ka përvetësuar teknikën e artit, teorinë e letërsisë dhe historinë, duke e ndjerë gjuhën shqipe si një xeherore të florinjtë për të krijuar vlera të reja. Poeti është mbret që e kupton letërsinë si një ansambël meditimesh sociale, patriotike, erotike dhe filozofike, që ta përkujton Kantin e dikurshëm, i cili e kundronte kulturën si një gjeometri ku zotëronte teoria si një metaforë e bukur e kohës, e hapsirës dhe mjeteve tjera për rrumbullakësimin e jetës, një kushtrim i bekuar që të fton ta dinamizosh jetën duke rendur në hap me të dhe me evoluimin e saj.

Po qe se Bukureshti mbetet një emër i dashur i letrave tona përmes botimit të veprave të para të Lasgush Poradecit, Mitrush Kutelit dhe Asdrenit, shpresojmë se nuk e bezdisim lexuesin po qe se shtojmë se vargut të tyre nuk u prijnë vetëm autorët tanë të rikënduar në gjuhën e një vendi ku njeriu lind poet, por edhe libri më i ri i Neki Lulajt (Balada e heshtjes), i pesti me rradhë që e sheh dritën e botimit në vigjilje të 100 vjetorit të Pavarësisë, në këtë vatër të zjarrtë të kulturës shqiptare dhe universale. Vëllimi i tij shtrihet tipografikisht në një hapsirë prej 135 faqesh, duke qenë i strukturuar në kapitujt: Valët e përjetësisë, Shtegtim dashurie dhe Kohë e krisur. Po japim në vazhdim parathënien briliante të kësaj vepre vlerash autentike, që janë duke e zgjuar edhe kurreshtjen e kritikës sonë letrare.

POEZI E VARGËZUAR NËPËR VALËT E KOHËS E TË PËRJETËSISË

Emri i krijuesit Neki Lulaj është bërë tashmë i njohur në analet e poezisë, sidomos të asaj që shkruhet nga penat e shkrimtarëve tanë që jetojnë dhe krijojnë në mërgim. Kjo letërsi, e cila tashmë quhet e diasporës, e sidomos poezia, ka arritur t’i kultivojë shumë emra, sepse jo vetëm që janë të njohur, por e kanë trasuar edhe vizionin e tyre poetik dhe krijues. Pa mëdyshje në mesin e tyre patjetër bën pjesë edhe krijuesi dhe poeti i njohur Neki Lulaj. Ky poet me këtë përmbledhje poezish vjen me një formë të talentuar e të formuar me stilin e vet të ligjërimit poetik në vargje.

Burimi i frymëzimit poetik

Neki Lulaj në përmbledhjen e tij më të re ka hulumtuar, por edhe i ka gjetur burimet e gurrat e frymëzimeve ku i shijon të gjitha nuancat dhe vargjet për t’i shprehur e paraqitur motivet, tematikën dhe format e tjera të shprehjes në poezi. Shpesh duke ngarendur nëpër gurrat e frymëzimeve në këto burime, ai arrin ta ngjizë, ta determinojë, ta skalitë dhe ta stilizojë afshin e shprehjes artistike, duke e veshur me elemente të shumta të figurave dhe tropeve poetike. Dhe kështu kjo poetikë duket e suksesshme, duket e kapshme në një anë, por edhe e thellë në vertikalen e shprehjes lirike, duke shkuar kah modernizimi dhe refleksioni, në anën tjetër. Ky marshim nuk është i njëtrajtshëm, nuk është madje as statik, por ai kalon nëpër disa shtresa dhe stade të niveleve të veta. Atëherë poezia e Neki Lulajt merr të tjera dimensione edhe pse nuk zbret asnjëherë në prehrin e moskuptimit, izolimit, hermetizmit e as të ndonjë deklarimi të skajshëm real për hir të angazhimit të tepruar. Andaj lirika e këtij poeti është sferë e një frymëzimi që paraqitet si reagim shpirtëror dhe ndijesor ndaj jetës dhe botës përreth, që ka shkallët, nivelet, por edhe shtyllat e lartësimit.

Reagimi shpirtëror, por edhe frymëzues i këtij poeti ndalet kryekëput në tri kulmet e trekëndëshit poetik: atdheut, lirisë dhe dashurisë që janë gurrat më të pashtershme të vargjeve të poezisë së poetit. Dhe kjo nuk është e veçanta, madje as e veçuara, sepse autori depërton me penën e frymëzimit edhe nëpër katetet dhe hipotenuzën kryesore të këtij trekëndëshi që është jeta, sakrifica, problematika, mërgimi dhe krajatat e tjera, të cilat bëjnë jetë në simbiozë duke i dhënë e marrë njëra tjetrës atë që i nevojitet, atë që e kanë të domosdoshme, atë që e kanë kusht për të marshuar nëpër rrugët jetësore. Të gjitha këto paraqiten nëpërmes vargjeve dhe fjalës që shprehet: Me mungesa elementare/ E lakmuam kohën/ E degët i latuam/ Me kmesë.

Lakmia depërton nëpër rrudhat e kohës që është duke ardhur e duke shkuar, e cila për popullin ishte mungesë elementare. Sakrifica për të depërtuar nëpër këto rrudha është e madhe sepse për ta trasuar atë duhej bërë që “E degët ia latuam/ Me kmesë”. Kjo shtresë, që autori e quan mungesë, plotësohet me idealin e plotë të konceptit më të gjerë poetik që është atdheu. Ky nocion nuk është paraqitur në mënyrë patetike e as retorike me përmasa epike, por me ato gjeografike, duke u sendërtuar me qelizat e ndërtimit të indit të organizmit të plot artistik me kuptimin e nocionit shqiptaria. Dhe e gjithë kjo bëhet shpesh me vargje të shprehjes se një ligjërimi të lehtë, të ndjeshëm dhe tepër frymëzues lirik. Në vargjet e lirikës së atdhedashurisë, poeti Neki Lulaj, i këndon zgjimit për sakrificë, luftës, qëndresës, lirisë, vetëdijes dhe identitetit kombëtar. Lirikat e tilla nuk mëtojnë të jenë dominuese, por ato janë shtyllë e dashurisë së atdheut, dashurisë së shqiptarit për të, dashurisë së prindit për fëmijën dhe e fëmijës ndaj prindit, por edhe e dashurisë së njeriut për njeriun dhe dashurisë erotike. Kjo lirikë tashmë është një shpirtëzim, i cili ka gamën më të shtrirë në tërë poetikën lirike të kësaj përmbledhjeje.

Atdhedashuria kërkon sakrifica, heronj, trima, dëshmorë, luftëtarë dhe strategë të paepur. Për të gjithë këta, pena e poetit ngjyhet shpesh edhe në gjakun dhe veprën e tyre të paharruar kurrë. Kështu duke shkruar vargje për Gjergj Kastriotin- Skënderbeun, Hasan Prishtinën, Ismail Qemalin, Isa Boletinin e shumë të tjera, ai sendërton mesazhin e fitoreve të njohura dhe të ndritura në historinë tonë. Të gjithë këta heronj dhe ngjarje janë mbëltuar nëpër ngrehinat e kohëve që kanë shënuar data të rëndësishme në truallin e tokës sonë amtare. Andaj poeti shkruan se trungu nuk e ndjeu shtrëngatën, sepse: “Me fanatizëm e ruajtëm/ Testamentin e fshehur/ Formulën e Pagëzimit/ Mesharin e Buzukut/ Mendimin e Barletit/ Filozofinë e Bogdanit/ Fjalorin e Bardhit/ Mençurinë e Nobelit/ Veprat e Kadaresë/ Me vlera mondiale”

Kjo është modernia dhe bashkëkohorja, që atdheun e poetit e bën të madh, të njohur, të dashur dhe tepër interesant për të gjithë popujt e botës. Dhe me këto virtyte, por edhe me të tjera, poeti ndihet krenar që është shqiptar edhe atje kudo që gjendet në paralelet dhe meridianët e Globit të Tokës. Kjo integrohet mirë me motivin e lirisë sepse ai përshkon lirikën e këtij poeti, e cila është si frymë e lëvizjes për identitet e qenie kombëtare. Gjaku i derdhur për liri është një frymëmarrje nëpër kohë dhe hapësirë që mëton të skalitë qenien shqiptare në fletët e historisë sonë edhe në atë të përbotshme. Por liria i ka rrënjët në gjak, andaj është e shtrenjtë dhe nuk dhurohet, por fitohet. Disa prej vargjeve të poezive për lirinë janë edhe përkushtime për heronjtë, trimat, dëshmorët dhe luftëtarët: Oso Kuka, Isa Boletini, Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Nënë Tereza, Ibrahim Rugova, Hasan Prishtina, Sali Çeku, Ilir Konushevci, Tahir Desku, por edhe për shkrimtarë dhe poetë që luftuan me penë si: Azem Shkreli, Din Mehmeti, Latif Berisha, Enver Gjerqeku, Teki Dërvishi, Ali Podrimja, e të tjerë, sikurse edhe Lezha, Prekazi, Kosharja, Drenica, Duboviku, që janë arena ku liria korri fitoren e paguar shtrenjtë.

Metafora, dashuria dhe erotika e saj

Poeti Neki Lulaj në këtë përmbledhje poezish kultivon edhe vargje me tematikë lirike erotike, duke e kultivuar bukur dhe me afsh edhe lojën e dashurisë. Këtë temë, ky autor, nuk e tepron, madje as që e neglizhon me gjera të tepruara, por atë e ngërthen me tematikën dhe motivet e tjera. Dhe kështu lirika erotike edhe pse e pakët ndërthuret mirë dhe suksesshme me atdhedashurinë, sepse luftëtarët, trimat, ushtarët, por edhe krijuesit e mendimtarët janë edhe dashnorë të mëdhenj edhe të lirisë së femrës, por edhe të bukurisë së saj. Këtu erotika shprehet si ndjenjë e cila krijon drejtpeshimin jetësor duke u shndërruar në dramë shpirtërore që ka ndjenja edhe të mallit e të dashurisë për femrën. Përveç kësaj në erotikën e dashurisë të bashkëdyzuar me dashurinë ndaj njeriut e sidomos me dashurinë ndaj atdheut, shihet edhe miqësia, kujtimi, ëndrra për të bukurën e të dashurën, për gruan e femrën në përgjithësi, sepse ajo kalon nëpër kohë duke u bërë masë e saj, që përkon me ndjenjën dhe afërsinë.

Poezia si krijim është një dritë shpirtërore e vezulluese, e cila gjithmonë shfaq e reflekton diçka të re për të shndritur botën e vet të brendshme. Këtë e bën mirë kur depërton edhe në botën intime dhe ndijesore tek lexuesit, sepse atëherë bëhet ushqim i dashur për të. Poeti Neki Lulaj e identifikon vargun e vet lirik me tonalitetin e veglave më të ndjeshme muzikore si më okarinën, harfën, çiftelinë, fyellin, e pse jo edhe me lahutën, kitarën, pianon e të tjera. Këtyre toneve ua shton melankolinë, pse jo edhe bukurinë edhe buzëqeshjën, ofshamën lirike, cicërimën, përkëdheljen mahnitëse, duke u shndërruar në estetikën e mallit dhe shprehjes. Ndonjëherë disa vargje shprehin edhe ndonjë pikëllim që janë bërë flijim, e pse jo, edhe zhgënjim.

Andaj mund të thuhet se lirika e Neki Lulajt është një grishje e ndjeshmërisë për temat, motivet për të cilat thurë vargje, në një anë, por ajo është edhe një stil i ligjërimit me ritëm të natyrshëm e krejt spontan e pa sforcime, në anën tjetër. Gërshëtimi i këtyre dy kulmeve të shprehjes tematike kanë strukturimin në simbolizmin e tij që përkon edhe me anën e nënteksit, i cili duhet hulumtuar në vertikalen e tij. Nga këtu buron edhe kondensimi i vargut me shprehje të pasura figurative. Metafora qëndron në mesin e këtij figuracioni e gërshetuar edhe me simbolin, krahasimin, si dhe me disa shprehjeve idiomatike. Me këtë vëllim poetik, poeti Neki Lulaj, shënoi një ngritje të re në analet e poetikes së vet. (Halil Haxhosaj)

BOX

Nuk do ta teprojmë nëse poezinë e Lulajt do ta quajmë oazë e mrekullueshme që përflaket e nuk digjet nga flaka e shpirtit dhe fashitet me magjinë e fjalës, kur fjalët kremtojnë rrënjët e gjuhës dhe gjenezës. Poeti Neki Lulaj është i lirë në mendim dhe veprim,dhe nuk ka se si të mos kënaqët lexuesi, kur vargjet e tij të shëndërrojnë në etje dhe kureshtje,dhe si i tillë din ta mbushë një zbrazëti në shpirt. Ka gjasa se një lirikë e këtillë, për gjeneratat reja do të bëhët një shkëndijë nxitëse e një studimi të plotë dhe të rëndësishëm. (Dedë Preqi)

Neki Lulaj u lind (më 13 janar të vitit 1955) në universin e fshatit shqiptar, në Bërliq të Pejës. Është njëri nga poetët më të frymëzuar të diasporës sonë. Shkollimin fillestar e finalizoi me sukses të shkëlqyeshëm, në shkollën fillore katërklasëshe “Liria” në Prapaqan. Gjatë kësaj kohe pati fat ta kishte mësues Ramiz Popovcin, i cili kishte mësuar një vit më parë me martirin e shqiptarizmit, Jusuf Gërvalla. Gjimnazin „Vëllezërit Frashëri” e kreu në Deçan, duke udhëtuar nga 15 km. në ditë në këmbë, së bashku me patriotin e famshëm, Komandantin e Kosharës, Sali Çekaj dhe Qazim Lulajn. Pas përfundimit të gjimnazit u regjistrua në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës (Dega e Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe), ndërsa në vitin e tretë, pa u shkëputur nga ndjekja e ligjëratave, u regjistrua edhe në Shkollën e Lartë Pedagogjike„Bajram Curri”, në Gjakovë (Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe), të cilën e përfundoi me sukses, falë përkrahjes profesionale të poetit dhe profesorit të ndjerë, Din Mehmeti. Me shkrime ka filluar të merret qysh në moshë të njomë, duke botuar në gazeta, revista dhe media elektronike, poezi dhe shkrime publicistike me karakter patriotik.

Aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ku punon si mësimdhënës në një shkollë gjermane me fëmijë shqiptarë, dhe është mësimdhënës i rregullt edhe në një shkollë gjermane. Gjatë studimeve universitare ka bashkëpunuar me disa media të shtypura: Bota e re, Pionieri, Zëri i rinisë, Rilindja, kurse më vonë edhe me revistën Albania. Bashkëpunon rregullisht me gazetën kombëtare „Bota sot”, me artikuj të ndryshëm kushtuar aktiviteteve të shqiptarëve në diasporë. Është i martuar me Fetaneten (teknike e mjeksisë) dhe baba i katër fëmijëve të florinjtë (Adriatiku, Albiana, Iliriana, Armendi), si dhe gjysh i Leartit të vogël. Neki Lulaj është anëtar aktiv i Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë në Gjermani, koautor (së bashku me Hasan Qyqallën) i antologjisë “Trinomi i lirisë”, prezent në antologjitë “Kështjella e ëndrrave”dhe “Shpirti dashurisë”. Bibliografi lirike: „Dardania ime” (Albanezul, Bukuresht, 2011), „Në kështjellën e përjetësisë” (Amanda Edit, Bukuresht, 2011), “Zjarri i shpirtit” (Amanda Edit, Bukuresht, 2012), “Bukuri e bekuar” (Amanda Edit, Bukuresht 2012), “Balada e heshtjes” (Amanda Edit, Bukuresht 2012). Për librat e tij janë qëndisur disa recensione të favorshme, në të cilat zotëron realizmi mbi botën sentimentale të një mërgimtari të inspiruar, që shkruan me kuptim dhe qartësi, për dashurinë dhe atdhedashurinë e zemrave tona

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Baki Ymeri, Neli Lulaj, per poetin

NJË MIRËNJOHJE PUBLIKE PËR GAZETAREN LUMIRA KELMENDI

December 28, 2012 by dgreca

(Ese – Në Kujtim të Poetit Ali Podrimja)/

Nga Xhemail Peci/

Kumti për ikjen e Krye-Poetit të Kosovës, sa i hidhur qe edhe po aq i rëndë. Megjithatë, Ai po kthehej nga toka e huaj (sepse çuditërisht në tokat e huaja janë shkruar shumë prej kryeveprave të letërsisë shqipe dhe se në tokat e huaja kanë jetuar e kanë ndërruar jetë shumica e intelektualëve dhe Krye-Poetëve të Shqipërisë): për në Tokën e Shqiponjave, ku Poezia shpesh është matur me Mbretërinë e Diellit.

Krye – Poeti i Vargut të Gjakut: Kosova – Gjaku im që nuk falet, si një reminishencë e drejtpërdrejtë me Zemër-Thirjen e Heroinës Marie Shllaku: Kosovë – Gjaku im t’u bëftë Dritë…

Edhe Ajo e edhe Poeti e kishin parandier dhe e kishin parathënë të ardhmen e kombit të tyre.

Heroina të cilës atdhetari dhe veprimtari Shefqet Kelmendi ia ka falur njërin prej epiteteve më të bukura: Vajzë Orleane.

Krye – Poeti í Kosovës, të cilit si në një rastësi mitesh e legjendash, ndoshta për herë të fundit i qe ofruar mikrofoni i emisionit KULT – si një parandjenjë e çuditshme se pikërisht përmes tij donte të ngriste për të satën herë edhe një Himn për Librin – madje jo vetëm për te (në Panairin e Librit të këtij viti në Prishtinë), ku Krye – Poeti foli shumë shkurt:

E kam thënë se Kosova ka qenë Tetari Tragjik i Ilirisë!

Pastaj në KULT pasoi emisioni për Çamërinë, ku e kuqja Flamurshpalosur binte mbi Hartën e Atdheut. Çamëria të cilës i ka kënduar me aq pasion dhe me dhunti të lindur poetike, poeti çam Bilal Xhaferi, themeluesi i gazetës ‘Krahu i Shqiponjës’ që dilte në Amerikë, e ku edhe ai ndërroi jetë në rrethana misterioze.

Eni vjen pre Çamërie…si një shqiponjë flatraqëndisur e që në gdhendjen e Vargut të Gjakut bëhet një: Engjëll i Zotit…

Shumëçka vjen në Letrat Shqipe me emrin: Lumi. Sepse tek Lumi Drin ndërroi jetë poeti dhe intelektuali Pjetër Budi, sepse tek Lumi Drin ra nga dora e zezë atdhetari dhe intelektuali Shtjefën Konstantin Gjeçovi. Githmonë tek Lumi, aty ku Lasgushi kërkonte mesin e Shqipërisë – tek Drini i përmallshëm, tek Lumi – pikërisht aty ku Narcisi mbytet në pasqyrën e vet, aty ku rrijnë zana e shtojzovalle e ku poetët kërkojnë frymëzimin e pafajshëm dhe etjen shuajnë në gjakimin e tyre të përjetshëm: LUM LUMI…

Në një koincidencë kaq të çuditshme, në një ditë me diell kish ikur edhe Princi i Poezisë Shqipe, Lasgush Poradeci. Ikja e Shtërgut, të cilit Ismail Kadare i falte Kryevargun e Pjetër Bogdanit:

Veshur me Diell…

Poeti i Vargut të Gjakut: Kosova – Gjaku im që nuk falet, po ikte nga kjo botë, nga rrëmuja dhe rrëmtei. E Lamtumira gjithmonë është më e vështira. Është tepër drithëruese.

Lamtumirë vendet e mia, që po zhduken dalëngadalë, gjëmon deti ushton stuhia, tundet barka valë mbi valë.. Kështu fillon një prej poezive më të bukura lirike të Gjergj Fishtës, shkruar tek po e linte Shqipërinë për të vajtur në Nju Jork të Amerikës…

Lamtumirë!

Lamtumirë Poet! E Paç Dheun e Lehtë dhe Paqen e Amshuar!

Sepse vetëm Amshimi është shpëtimi nga dhembja dhe nga vuajtja e kësaj jete, nga ëndrra e plagosur, nga kënga e vrarë, nga ura e psherrëtimave, nga frymëzimi i pafajshëm…

Si një koincidencë e çuditshme ku Fjala Shqipe vie ‘si Zjarri Drithërues i Ilirishtes’, e ndarë në Tri pjesë – si vetë Harta e Lirisë së Ilirisë, të cilën Ai e deshti aq shumë, të cilën Ai e gjakoi aq shumë dhe të cilën Ai e ëndërroi aq shumë; e thënë kaq prekshëm, në mënyrë kaq mallëngjyese por edhe aq të madhërishme, Lamtumira e thënë nga Lumira padyshim ishte më e dhembshmja, përderisa një strukturim i tillë jo vetëm i fjalëve por edhe një përjetësim i ndjenjave, nuk ishte asgjë tjetër veç se Kryevargu që po i thërriste sërish memories sonë, jo më për Olimpin e as për Partenonin – po për Hartën e Lirisë, për Trungun Ilir, për Orakullin e Dodonës, për Poetin që Kurrë nuk e braktisi Thirrjen e Zanave, e që Poezinë e pat Zanushë Fisnike me Fjalët e së cilës njomi shpirtrat tanë e u dha zë – si në një Bekim Hyjnor me Fjalët Gjithë Rreshk Bukurie: Lisave të Dodonës… për Republikën e Letrave Shqipe, për Republikën e Letërsisë – e cila shpesh, shumë shpesh i ka parapri: Mendësisë së Republikës së Shqipërisë:

Veshur me Diell!

Bosfori ishte i kaltërt, ndryshe si do të ish, po vinte Naim Frashëri drejt Shqipërisë! Kështu fillon njëra prej poezive më të bukura të Fatos Arapit.

Krye-Poeti po kthehej në Tokën e Shqiponjave, në një cep të Ilirisë së Moçme, siç do thoshte Mitrush Kuteli. Po kthehej tek Harta e Lirisë të cilën e kishte thurur duke e gdhendur vargun me durim prej shenjtori.

Si në një koincidencë të çudtishme, nga mikrofoni i emisionit KULT, Ai ndoshta foli për herë të fundit për Teatrin Tragjik të Ilirisë.

Dhe se Lamtumira që iu dha – po nga mikrofoni í emisionit KULT, padyshim qe më e denja dhe më e dhimbshmja njëkohësisht.

Hirësi!

Kështu i drejtohej Ezra Pound – Tomas Stern Eliotit, sa herë që e kujtonte veprën e tij kulmore ‘Katër kuartetet’.

Hirësi!

 

Duke shtuar se: ‘gjeniu mbetet një shpërthim, një shpërthim madhështor’.

Vëllimi Poetik ‘Lum Lumi’ dhe Zemër-Klithja:

Hirësi!

Hirësia e Tij dhe Perandoria e Diellit – Poezia. Orakulli i Dodonës Ai:

ALI PODRIMJA.

Lamtumirë Zog i Qiellit!

Na iku edhe Ai, dhe iku siç ikin shpesh Poetët, pa bujë, pa zhurmë, në heshtje – sepse është heshtja ajo që i frymëzon më së shumti, si ajo heshtja në të cilin ikte Lasgushi, në një:

‘VETMI KOZMIKE NË TË CILËN VETËM ZOTI IA DI SHQIPEN’.

ATJE, KU PËRCËLLON DREJT SHQIPES ‘ZJARRI DRITHËRUES I ILIRISHTES’:

 

LAMTUMIRË POET! E PAÇ DHEUN E LEHTË. DHE PAQEN E AMSHUAR…

 

Vallë, cili poet nuk do ta dëshironte një Lamtumirë të tillë, mbase më e bukura dhe më e prekshmja, më e dhembshmja dhe më e madhërishmja, sa asnjë titull nuk do i rrinte më bukur një Antologjie me Fjalime për Poetët që Etjen e Shuajnë tek Lumi (të cilën vështirë se do kujtohet kush ta bëjë, veçmas kur s’merren dot me të gjallët pa lëre më me ata që ikën nga kjo botë); asnjë Epitaf nuk do të ishte më i denjë, asnjë fjalim mortor nuk do të thoshte më shumë dhe as që do të mëtonte të shprehej më bukur dhe me aq kulturë, asnjë ligjërim nuk do të përkulej më shumë në shenjë respekti dhe nderimi, asnjë mermer nuk do të ishte më monumental sesa një buqetë lulesh, sesa një kurorë lulesh e një buqetë fjalësh:

 

LAMTUMIRË POET!

E PAÇ DHEUN E LEHTË.

DHE PAQEN E AMSHUAR!…

ASNJË MERMER NUK DO TË ISHTE MË MONUMENTAL.

 

Diçka që meriton shumë më shumë sesa Shpërblimin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare. Diçka tepër Fisnike dhe po aq Mirënjohëse. Diçka tepër Prekëse dhe po aq Madhështore. Diçka: ‘më e shenjtë se erërat e Olimpit’.

Veshur me Diell:

Diçka që të paktën meriton: Një Mirënjohje Publike.

Sikur të kishte një çmim kombëtar për gazetarinë (përkatësisht për fletorërsinë shqiptare – shprehje e krijuar me aq shije dhe elegancë nga Dekani i Gaztearisë Shqiptare të Kosovës, e i cili nuk i përmante dot lotët për Mikun dhe Poetin), pra sikur të kishim një çmim gjithëkombëtar të pagëzuar ‘Sevasti e Parashqevi Qiriazi’, sigurisht që ai do t’i takonte njërës prej gazetareve më të talentuara…

KOMPLIMENTE PËR GAZETAREN:

LUMIRA KELMENDI.

Gjithsesi, edhe për emisionin ‘KULT’ të Radio Televizionit të Kosovës.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ali Podrimja, Lumira Kelemndi, mirenjohje publike, Xhemail Peci

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5640
  • 5641
  • 5642
  • 5643
  • 5644
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT