• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ALI AHMETI:NDERIM E RESPEKT PER DIASPOREN

November 5, 2012 by dgreca

Ahmeti apelon tek mërgimtarët që të votojnë në zgjedhjet e ardhshme komunale sepse vota e tyre mund të peshojë/

Ali Ahmeti kryeson një delegacion të BDI-së, i cili po e zhvillon një vizitë në disa vende të Evropës, ku është përqendruar diaspora shqiptare nga Maqedonia, me qëllim që të marrë mbështetjen e tyre për zgjedhjet lokale që do të mbahen në mars të vitit 2013 në Maqedoni.

Në një intervistë dhënë për Albinfo.ch thotë se diaspora shqiptare nuk është lënë anash. Ai ka folur edhe për investimet që, sipas tij, mungojnë jo vetëm në pjesën shqiptare, por edhe në atë të maqedonasve.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka mohuar se do të ketë koalicion të përbashkët të partisë së tij me atë të PDSH-së së Menduh Thaçit për zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2013. BDI-ja, sipas Ahmetit, do të garojë vetëm në zgjedhjet lokale, por ka bërë thirrje të bashkohet vota e shqiptarëve në ato komuna ku shqiptarët janë pakicë në Maqedoni. Kreu i partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni tha se shqiptarëve atje nuk iu duhen aq shumë parti, sepse vetëm po e shpërndajnë votën në dëm të tyre. “Në zgjedhjet e fundit i kemi humbur minimum 5 deputetë me shpërndarjen e votave”, deklaroi Ali Ahmeti.

Albinfo.ch: Nuk ju kemi parë një kohë të gjatë në Zvicër, z. Ali Ahmeti. Aq me pak me një delegacion të tillë me ministra e deputetë të BDI-së. Në Zvicër jetojnë rreth 60 mijë qytetarë nga Maqedonia, shumica shqiptarë. A mund të themi se është lënë anash mërgata shqiptare?

Ali Ahmeti: Mërgata shqiptare është një kategori që duhet të respektohet për arsye të shumta që unë i kam theksuar edhe në takimin e sotëm këtu në Zvicër për përkrahjen e luftërave që kanë bërë, për përkrahjen që kanë dhënë ndaj familjeve të tyre. Në çdo sezon kur vjen mërgata në vendlindje jepen direktiva të veçanta për institucionet shtetërore, në veçanti për Ministrinë e Punëve të Brendshme që të krijojnë rrethana lehtësuese në kufij, duke rritur numrin e sporteleve, gjithashtu dalin deputetë në kufi për të kontrolluar situatën se a funksionon normalisht. Sigurisht se nuk kam pasur ndonjë ankesë serioze nga mërgimtarët. Mund të ndodhë ndonjë rast i veçantë, e raste të tilla ndodhin edhe në Shqipëri dhe Kosovë. Por, në kohën kur vjen mërgata shqiptare në vendlindje merren masa institucionale në rrugë. Gjithashtu jepen porosi për administratën që shërbimet të jenë më efikase. Gjithashtu janë aktive edhe degët e partisë për t’iu ndihmuar bashkatdhetarëve që në atë kohë t’i kryejnë të gjitha shërbimet. Mirëpo ka raste kur administrata ngarkohet, siç ishte rasti tani me letërnjoftimet dhe pasaportat biometrike, ngase kërksat ishin të shumta, por megjithatë shërbimet janë kryer për bashkatdhetarët. Administrata është e obliguar ngase e ka atë detyrë, për atë edhe kemi investuar që shumë shqiptarë të punësohen në administratën e shtetit. Ajo administratë që nuk ka qenë asnjë 1 për qind, sot është në 20 për qind, pikërisht për të qenë në shërbim të qytetarëve. Rrethanat kanë ndryshuar radikalisht, në këtë drejtim ka vend për të punuar dhe përmirësuar, sepse pasqyra e një shteti shihet te administrata, te uniforma, te policia e shtetit, ngase ata janë në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët. Ne po bëjmë përpjekje të kemi një administratë të edukuar mirë, por edhe të ndërgjegjshme për punën që ata duhet ta bëjnë.

Albinfo.ch: Do të thotë, nuk i vlerësoni si të vonuara këto takime me bashkatdhetarë, me një format siç jeni të pranishëm sot me ministra e deputetë në Zvicër?

Ali Ahmeti: Ne kemi organizuar takime me bashkatdhetarë gati për çdo vit dhe është bërë taditë. Dy deri në tri takime bëhen me bashkatdhetarë në vendlindje. Mirëpo atje kur vijnë sigurisht edhe ata kanë gazmendet e tyre familjare, dasmat e tyre. Sallat e darsmave janë të rezervuara 3 deri 4 vjet më herët. Ne nuk dëshirojmë të bëhemi pengesë dhe t’i shkëpusim nga gazemendet e tyre familjare, por megjithatë organizojmë takime me bashkatdhetarë. Unë kam qenë për herë të fundit në Zvicër më 2004 në një aktivitet ndërkombëtar që e kam shfrytëzuar edhe për kontakte me bashkatdhetarë. Ministrat e BDI-së vizitat që i bëjnë në Zvicër dhe Amerikë dhe në shtetet e tjera të Evropës realizojnë takime me bashkatdhetarë. Ambasadori i Republikës së Maqedonisë e ka për angazhim të takohet me mërgatën shqiptare. Unë dëgjova shumë fjalë të mira këtu për ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Zvicër.

Albinfo.ch: Si do ta mobilizoni mërgatën shqiptare që të vijnë e të votojnë në zgjedhjet e marsit në Maqedoni, kur në zgjedhjet nacionale e kishin për herë të parë mundësinë për të votuar në ambasadat e tyre dhe nuk arritën të sigurojnë asnjë ulëse në Parlamentin e Maqedonisë?

Ali Ahmeti: Është e vërtetë që mërgata shqiptare nuk e mori seriozisht çështjen e zgjedhjeve parlamentare. Ka mundësi që edhe ne nuk kemi qenë shumë aktivë në këtë drejtim. Por, mendoj që zgjedhjet lokale janë më specifike. Në takimet me bashkatdhetarët e kam parë se ka një vullnet të mirë. Është formuar Këshilli organizativ. Kokretisht bëhet fjalë për Komunën e Kërçovës që historikisht ishte me shumicë shqiptare, por që asnjëherë nuk ka drejtuar Komunën. Ka motiv këtë herë që mërgata shqiptare t’i përgjigjet ftesës për të votuar për kandidatin shqiptar për kryetar komune, ngase pjesa dërmuese e shqiptarëve të Kërçovës janë në mërgim të shpërndarë në Zvicër, Gjermani, Itali, Austri dhe SHBA. Ne nuk duam ta shndërrojmë në një fushatë klasike ndërmjet etnive, por e drejta morale është në anën e shqiptarëve, ngase janë shumicë. Megjithatë, duhet të demonstrojmë vlera pjekurie se edhe ne dimë të udhëheqim dhe të sprovohemi si drejtues komune.

Albinfo.ch: Besoni se do të vijnë nga diaspora mërgimtarët për të votuar në zgjedhje. Mos ndoshta marsi nuk është koha e përshtatshme për mërgimtarët?

Ali Ahmeti: Kjo varet nga organizimi dhe mobilizimi dhe prej vullnetit personal të çdo shqiptari. Edhe pse punët po bëhen në këtë drejtim. Janë informuar të gjithë, sepse nuk bëhet fjalë për një hapësirë për miliona banorë, por janë 40 mijë shqiptarë. Mendoj që ia vlen që çdo shqiptar në një moment të caktuar të sakrifikojë dhe të vendosë për vetveten. Pikërisht kërçovarët në këto zgjedhje do të vendosin për vetveten dhe kjo do të varet nga kërçovarët. Struga është një rast tjetër, edhe pse ka nevojë për votat e mërgimtarëve, por Kërçova është një rast specific, sepse shumë më shumë njerëz jetojnë jashtë vendit.

 

Albinfo.ch: Diaspora është në pritje të ofertave nga ana e Qeverisë për të investuar në Maqedoni. Ne e kemi ministrin e Ekonomisë që e drejton një ministër i BDI-së, agjencinë për investime të jashtme. Ne shohim që maqedonasit po investojnë më shumë në lindje?

Ali Ahmeti: Edhe unë do të pajtohesha nëse do të kishte investime në Lindje të Maqedonisë, por janë simbolike. Ka iniciativa të mira për investime dhe kanë filluar të vijnë inevestitorët. Por, shpresojmë për hapjen e shumë vendeve të punës. Shpresojmë të mbyllet çështja e Zonës së Lirë industriale në Tetovë që ështe me shumë perspektivë për gjithë rajonin e Pollogut. Gjithashtu ka shumë iniciatiava për investime individuale të investitorëve shqiptarë vendës, por edhe nga jashtë. Ka investitorë nga Norvegjia dhe SHBA-ja. Do të thotë, ka investime, nuk është pa investime në Maqedoni, por nevojat janë shumë të mëdha, papunësia është shumë më e madhe dhe efekti ende nuk shihet. Gjithmonë kemi apeluar që të gjithë ata që kanë kursyer nga kapitali i tyre i kanë dyert e hapura. Të gjitha institucionet janë 24 orë në shërbim të tyre për të gjitha dokumentet e nevojshme. Hapja e një vendi pune është një problem më pak për mua. Unë shumë do të jem i gëzuar që për çdo ditë të ketë investime. Sa më shumë të ketë vende të reja pune, aq më pak do të ketë probleme për mua.

Albinfo.ch: Nëse kërkoni mbështetjen e mërgimtarëve për zgjedhjet locale, çka do të presin ata nga kryetarët e komunave. A do të ketë ndryshime. Ju keni thënë me një rast se disa prej tyre janë lodhur, dhe duhet të shkojnë. A kanë realizuar atë që kanë premtuar kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së, për shembull në Strugë apo në Kumanovë?

Ali Ahmeti: Në përgjithësi ato mundësi që i kanë pasur kryetarët e komunave i kanë realizuar. Por, ka vështirësi të ndryshme. Një pjesë e komunave rurale nuk kanë hapësirë për investime, ta zëmë Komunën e Likovës. Nuk mbushet buxheti me taksapagues blegtorë. Komuna e Likovës ndihmohet nga shteti, nga fondet ndërkombëtare, Banka Botërore, Banka Evropiane. Kryetari i Komunës bëhet menaxhues i këtyre mjeteve për të kthyer në të mira materiale për qytetarët, në infrastrukturë, rrugë, çerdhe. Një pjesë e komunave rurale i kemi pasur jo me ndonjë buxhet të fortë. Kuptohet se shteti është një aparat që menaxhon buxhetin duke i mbledhur taksat nga qytetarët. Sa më shumë në komunat tona të ketë vende të reja pune, sidomos në investime në drejtim të prodhimtarisë, aq më mirë bëhet për komunat. Por, kemi edhe të meta të tjera, nuk i paguajmë edhe ato pak taksa që janë për qytetarët. Ka shumë punë për kryetarët që do të zgjidhen për të drejtuar komunat për të rregulluar më mirë funksionimin e tyre. Rregullimi i mirë i Komunën e ndihmon shtetin, ngase Komuna është shteti.

Albinfo.ch: Edhe në Shkup shihet se është investuar më shumë në anën tjetër, e më pak në pjesën shqiptare?

Ali Ahmeti: Komuna e Çairit nuk mund të krahasohet me Komunën e Butelit, ku ka shumë industri me fabrika. Megjithatë, në saje të atij buxheti që ka Komuna e Çairit nuk është si ka qenë para dhjetë vjetësh. Dhe nëse bëhet një krahasim para dhjetë vjetësh ka përparime. Por, nëse bëhet një krahasim ndërmjet komunave, mund të themi se nuk janë të gjitha njësojë të zhvilluara. Edhe këtu në Zvicër ka dallime ndërmjet komunave. Nuk është njësoj i zhvilluar kantoni i Juras me kantonin e Zugut, apo të Cyrihut. Ose kur të bësh krahasimin e Zugut dhe Cyrihut për nga buxheti.

Albinfo.ch: Shtypi në Maqedoni paralajmëron se nuk përjashtohet mundësia e një koalicioni të përbashkët të partive shqiptare BDI dhe PDSH, për zgjedhjet e ardhshme lokale në vitin 2013. A ka diçka të vërtetë në këtë drejtim?

Ali Ahmeti: Ky është një njoftim gazetaresk, sepse nuk ka koalicione parazgjedhore. Gjithsesi do të dalim vetë në zgjedhje. E mira është që në ato vende ku shqiptarët janë pakicë, të bashkohet vota e tyre që të bëhen të rëndësishëm, si në Manastir, Krushevë dhe Veles. Të përçarë andej janë të parëndësishëm. Do të thotë, ose fitojnë një këshilltar, ose nuk fitojnë asnjë. Por, nëse janë bashkë mund të kenë nga 3 dhe 4 këshilltarë. Kemi pasur 3 këshilltarë në Ohër, tani nuk kemi asnjë, ngase është coptuar vota e shqiptarëve dhe u bën të parëndësishëm. Duhet të bëhemi realistë, ne shqiptarëve nuk na duhen më shumë parti. Dikush do të thotë se ky ka parti dhe do vetëm partia e tij të jetë. Mirëpo le të vlerësojnë qytetarët, dhe jo tani çdokujt t’i kujtohet e të bëjë një parti poltike, ngase me 1 mijë vota të familjes secili mund të krijojë një parti, por dëmi është më i madh që i shkaktohet shqiptarëve në Maqedoni. Në zgjedhjet e fundit me coptimin e votave i kemi humbur minimum 5 deputetë. Kështu që duhet të jemi më të përgjegjshëm në veprimet tona.(AlbInfo.Ch)

Filed Under: Interviste Tagged With: Ali Ahmeti, Interviste

A KOSOVEN TA CLIROJME /A TA LAJME TOKEN ME GJAK !/

November 5, 2012 by dgreca

HYMNI I KOSOVES I SHKRUAR NGA TAHIR ZAJMI/

TEKSTI/

Ne kamb djelmni,per ty sot dita /

Ja ka mbrrit ,vrapo perpara /

Si mos kurr ague ka drita /

Per liri ,per fate te mbara /

Djelm e burra te vrapojme/

Kush ashte  gjalle ,i ri ,a plak /

A KOSOVEN TA CLIROJME /

A ta lajme token me gjak!/

 

Shqaun s’e lame ma t’na  sundoje /

E tri ngjyrshin ne vende tona /

Nuk e duam ,jo qe t’valoj/

Shqip ka flitet asht e jona /

 

Djelm e burra  te vrapojme/

Kush ashte gjalle i ri a plak/

A KOSOVEN TA CLIROJME A /

A TA LAJME TOKEN ME GJAK !/

 

Nuk durojme ma kurre per se gjalli/

Skllav e te damun vlla me vlla /

Kosovaret, sokola  te malit/

S’na ka hije  te rrijme nan  shqa /

 

DJELM e BURRA ………………../

 

Edhe  shqipja me dy krena /

Tuj fluturu me ndihme te zotit /

Do te mbretnoj prape mbi keto dhena /

SI dikur mbretnu pat motit /

 

DJELM e BURRA ……………………/

 

 

Nje pjese e femijeve te pas luftes, si ne Shqiperi edhe ne Kosove e kishin njefare ideje per shtetet ,flamujt dhe hymnet. Perfytyrimi natyrisht ka qene i gabuar,per arsye se Shqiperia dhe Kosova deri perpara mbarimit te luftes ishin nje komb,nje gjuhe,nje hymn,nje shtet,  bashke, kishin marre pjese patriotet ne ngritjen e flamurit ne Vlore.Pastaj e shoqeruan edhe ne periudhen e monarkise qe kishte flamurin e vjeter shqipetar.Fill pas kesaj kemi flamurin e Shqiperise si aleate te Italise,duke shtuar dy sopatat  romake .Me vone kemi flamurin e Shqiperise sovrane, aleate e Gjermanise ,sigurisht e pastruar nga sopatat .

Me pas ne 1944 kemi nje poshterim te flamurit duke i vene nje yll mbi shqiponjen qe patrioteve iu shkaktoi plage ne zemra.Tirana zyrtare tashme e kishte shitur Kosoven  dhe bente c’te donte me datat,simbolet dhe me flamurin,megjithate hymni kishte ngjitur aq shume ne popull saqe nuk kishin cfare t’i bente.

Por Kosova; ajo nuk kishte me as flamur as hymn, ndersa patriotet kishin marre arratine sepse i perndiqte edhe regjimi i Titos edhe bashkatdhetaret e tyre komunista kosovare te shitur te udheheqja serbe e Titos. Madje edhe ne shkolle beheshi dy gjuhe,kurse si gjuhe e pare ne universitet behej serbokroatishtja.

Dikush me pare e dikush me pas, mesuan flamurin me shenjat e tij shkaben dykrenare dhe fushen e kuqe.Ishte ndoshta shpendi me fisnik.Pa dyshim qe      Shqipetaret e kishin hymnin ,ndersa per hymnin e Kosoves nuk po kujtohej kush

Zemra  e TAHIR ZAJMIT  iC leshonte flake per Kosoven ! Kishte nje shprese!                I vrare shpirterisht,ne nje harrese te  larget,i bindur se tashme Kosova nuk do i bashkengjitej me memese Shqiperi,ai mori penen dhe shkroi:

O Kosoven ta clirojme

O ta lajme token me gjak!

Patrioti atdhetar,gjakovari Tahir Zajmi, i cili ishte i bindur,se pas nje pritje te gjate rreth 25 vjet se mos forcat aleate do nderhynin ne Shqiperi dhe Jugosllavi dhe do te ndodhte bashkimi i shumepritur , se nje gje qe  nuk mund te ndodhte   kurre

Shpresat i humbi dhe mori penen dhe shkroi nje hymn,te cilin ia kushtoi rinise ,djelmoshave kosovare qe  te merrnin armet dhe te luftonin,si e vetmja rruge per liri.Ai ishte 65 vjec dhe historine e kombit  te gjakosur shqipetar e kishte mire parasysh ,Ai mendonte tashme per brezat dhe brenga e tij ishte  afrimi i nje asimilimi te mundeshem  serb,i cili kishte  filluar te hidhte rrenje dalengadale,sipas menyres dinake dhe te djallezuar te serbeve,te cilet i njhte me se miri dhe e dinte mire se cfare ishin ne gjende te benin. Ata  mund tu benin  gjemen kosovareve nese ata vet nuk merrnin fatet e  tyre ne dore.

Dhe kete hymn e  shkroi si nje diamant ne rremujat e viteve 1960, kur bota ishte e turbullt dhe prishja e marredhenieve me ruset nuk dha ndonje rezultat shprese  per atdhetaret ne mbare boten perendimore.

Tashme ne syte e Tahir Zajmit Kosova ishte e perfundimisht e shkeputur nga Shqiperia.Gje qe e brengoste shume.Ndaj filloi te shkruaje hymnin  e Kosoves  te perfytyruar  si shtet me vete.Nga kontaktet me atdhetaret ne Amerike kishte krijuar bindjen se Tirana zyrtare e trajtonte Kosoven si punen e brendshme te Serbise .Me zemer nuk e pranonin,por politiken nderkombetare dhe ate kosovare e shqipetare dinin ta lexonin me se miri.

Ne koke ka vite qe mendon dicka .Ai nuk eshte i qete derisa edhe Kosova nuk eshte e qete.Ne  mergimin e larget sa ne Turqi,Siri,Itali,Austri,Gjermani dhe Belgjike  kudo qe shkonte UDB-ja jugosllave  e perndiqte.(per te  ka dosje voluminoze)

Por ai zhvillon nje jete aktive patriotike.Ne mend  i vertiteshin malet ,fushat ,njerezit ,dhe brengat e tyre. Ai ka vetem nje deshire-Clirimin e Kosoves ,e  cila do ti vije popullit vetem nga djelmeria,nga i riu dhe plaku e  nga perfshirja e te gjithe popullit .Eshte tingulli me i embel qe deshiron te degjoj sa me pare.

Aty eshte aspirate,frymezimi e deshira e nje populli te martirizuar dhe te denigruar deri ne palce.Si nje shenjester e vazhdueshme por edhe si nje politikan i pjekur ai e  parashikoi mire tekniken e te shkruarit,e cila nga ana gjuhesore shpreh vetem deshire.Nje hymn qe i reziston mijevjecareve.Ky ka qene kendveshtrimi largepames i Tij.

TAHIR Zajmi  shmang cdo nderlikim.Ai ka vetem nje qellim-Ta Cliroj Memedheun Kosove

Hymni i Kosoves i TAHIR ZAJMIT , eshte krijuar ndoshta per oren fatale dhe te madherishme,qe erdhi 30 vjet pas vdekjes se tij

I cmenduri,I perdhunshmi i Europes ra .Gjuha e drurit  te serbit u thye.

Kosova hyri ne mijevjecarin e ri,e  lire dhe e pavarur,si shtet me vete ,me flamur me vete dhe me nje hymn me muzike por pa tekst.

Sepse teksti eshte shkruar nga Tahir Zajmi i cili heret apo vone do ta gjeje mbeshtetjen  e te gjitha forcave politike ne Kosove per ti hapur driten jeshile.

Hymni i Kosoves shkruar nga Tahir Zajmi  eshte  aktual per te sotmen dhe vigjilence per te ardhmen.

Mirepo enderra e Tahir Zajmit nuk mbaron ketu…

MURI I BERLINIT RA. E TAHIR ZAJMI  SHQIPETARET SI KOMB I DO TE BASHKUAR

Koha punon per shqipetaret ka deklaruar i madhi Ismail Kadare ne Prishtine. Ndoshta frymezimin e ka me siguri nga patriotet ,burrat e shquar te kombit te Shqiperise dhe vecanerisht  ate te  Kosoves.

PERGATITI: BUJAR LULAJ NENTOR 2012

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Bujar Lulaj, Hymni i Kosoves, Tahir Zajmi

DIASPORA- ARTA RAMADANI NOMINOHET PËR CMIMIN GJERMAN TË GAZETARISË

November 5, 2012 by dgreca

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat/

Gazetarja e re shqiptare Arta Ramadani që prej disa vitesh punon në televizionet gjermane, është nominuar për çmimin prestigjioz që ndan qeveria e Gjermanisë për kontributet më të mira në lëmin e gazetarisë kushtuar migracionit, “Kausa 2012”.

Ajo është nominuar për kategorinë e televizionit, ndërsa çmimi do të ndahet në një solemnitet që mbahet më 5 dhjetor.

Arta punon si reportere dhe redaktore në magazinën e njohur “Nano” të televizionit gjerman 3sat.

E lindur në Prishtinë para 31 vitesh, Arta me prindërit ka ardhur të jetojë në Gjermani që në fëmijërinë e saj të hershme. Ajo ka studiuar për etnologji, politikë, medie dhe shkenca të komunikimit në Boston (SHBA) dhe Heidelberg e Mannheim.

Karrierën si gazetare e ka filluar në transmetuesin televiziv për të rinj “Sunshine Live” dhe ka kryer një numër praktikash dhe trajnimesh në televizionet si SWR dhe HR. Pastaj ka mbaruar një voluntariat (praktikë) njëvjeçare në ZDF.

Ndërsa, para se të kalonte në 3sat, Arta ka punuar si redaktore në emisionin e ZDF-së “Hallo Deutschland”.(Kortezi AlbInfo.ch)

Filed Under: Kulture Tagged With: Arta Ramadani, ne Gjermani, nominohet

PROFILET E DY KANDIDATEVE PER PRESIDENT TE SHBA

November 4, 2012 by dgreca

Profil i kandidatit demokrat, Barack Obama/

Me afrimin e zgjedhjeve të 6 nëntorit, Presidenti Barak Obama duket se i ka forcuar pozitat, pas prezantimit të dobët në debatin e parë presidencial kundër rivalit republikan Mitt Romney. Në ditët e fundit të fushatës, Presidenti po përpiqet ta prezantojë veten si udhëheqës me potencë. Në vazhdim, një portret i politikanit që shënoi një moment historik në vitin 2008 dhe shpreson që ta përsërisë atë fitore të martën:Para 4 vjetësh, Barack Obama u zgjodh presidenti i 44-të i Shteteve të Bashkuara.
Partia Demokrate e emëroi atë në një kuvend që u përqëndrua në pakënaqësinë e publikut me problemet ekonomike të vendit. Zoti Obama përfitoi nga kjo gjendje me moton e tij, “Ndryshime tek të cilat kemi besim”.
Gjatë administratës katër vjeçare të Presidentit Obama, ekonomia është përmirësuar, por jo aq sa ç’kishin shpresuar shumë njerëz. Disa ekspertë politikë thonë se zoti Obama ka mësuar ndryshimin e madh që ekziston mes fushatës dhe qeverisjes.
Jennifer Lawless drejton Institutin e Grave dhe të Politikave në Universitetin Amerikan.
“Shumë prej premtimeve të tij vareshin nga ideja se në Uashington do të bëheshin përpjekje ndërpartiake. Dhe menjëherë pasi John Boehner u zgjodh Kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve u pa qartë se objektivi numër një i republikanëve ishte që përpjekje të tilla të mos bëheshin”.
Një shembull i tillë ishte projektligji për imigrantët në bazë të të cilit do t’u jepej shtetësia imigrantëve që kishin ardhur ilegalisht në Shtetet e Bashkuara në moshën e fëmijërisë. Ky akt u mbështet nga presidenti, por nuk u miratua kurrë nga Kongresi. Në qershor, Presidenti Obama njoftoi se Shtetet e Bashkuara do të ndalnin përkohësisht dëbimin e imigrantëve që mbroheshin nga deportimi në bazë të projekt-ligjit të imigracionit. Ndërkohë, administrata e tij ka deportuar më shumë imigrantë të paligjshëm se çdo president tjetër amerikan.
Presidenti Obama mbajti premtimin e fushatës për të reformuar kujdesin shëndetësor të vendit. Ndërsa ky ligj ngjalli shumë debate, Gjykata e Lartë, e cila diskutoi kushtetueshmërinë e tij, i mbështeti dispozitat kryesore të ligjit.
Presidenti kërkoi dhe Kongresi miratoi një paketë prej 787 miliardë dollarësh për stimulimin e ekonomisë dhe më pas zbatoi një program shpëtimi për kompanitë e automobilëve General Motors dhe Chrysler.
Në maj të vitit 2011, forcat speciale zbuluan vendndodhjen dhe me një operacion ushtarak vranë në Pakistan Osama bin Ladenin, organizatorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Presidenti tërhoqi forcat amerikane nga Iraku, shtoi numrin e trupave në Afganistan dhe nënshkroi një traktat të ri për kontrollin e armëve me Rusinë.
Barack Obama është presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara. Ai është gjithashtu presidenti i parë në detyrë që mbështet ligjërimin e martesës mes homoseksualëve.
Kur zoti Obama u përball me rivalin e tij republikan Mitt Romney në debatin e parë presidencial, Presidenti kishte një avantazh të vogël por të qëndrueshëm në anketat e opinionit në shkallë kombëtare, por ai nuk doli mirë në debat dhe zoti Romney avancoi.
Zoti Obama e ka përqëndruar mesazhin e fushatës kryesisht tek të rinjtë, gratë, pakicat dhe klasa e mesme. Gjatë javëve të fundit, ekonomia është përmirësuar pak gjë që mund ta ndihmojë Presidentin Obama.
Në javët e fundit të fushatës, zoti Obama anuloi fushatën për t’u përqendruar tek përgjigja e qeverisë kundër uraganit Sandy. Guvernatori republikan i Nju Xhërsit, i cili më parë ka qenë kritik i ashpër i presidentit, lavdëroi zotin Obama për rolin e tij në përpjekjet pas uraganit.
Barak Obama lindi në Havai në 1961. Ai dhe bashkëshortja e tij Michelle kanë dy vajza, Malia dhe Sasha.
Nënpresidenti Xho Bajden është edhe këtë radhë kandidati demokrat për nënpresident. Zoti Bajden ka shërbyer për gjashtë mandate si senator dhe konsiderohet si ekspert në politikën e jashtme.( Carolyn Presutti VOA)

 

Profil i kandidatit Mit Romney

Ish-guvernatori i Masaçusetsit dhe kandidati republikan për president Mitt Romney është në një garë të ngushtë me Presidentin Obama pak ditë para zgjedhjeve presidenciale të së martës. Në vazhdim, ju sjellim një profil të kandidatit republikan, i cili mund të bëhet presidenti i 45 amerikan nëse fiton ndaj Presidentit Barak Obama. Partia Republikane përfaqësohet në zgjedhjet e nëntorit me kandidatët Mitt Romney dhe Paul Ryan. Në fushatën për t’u bërë Presidenti i 45 amerikan, zoti Romney përpiqet të vërë në pah aftësitë e tij për të rimëkëmbur ekonominë amerikane. “Unë i kuptoj këto gjëra, dhe dua që ta shfrytëzoj këtë përvojë për të krijuar punë të mira për të gjithë amerikanët që duan punë”. Nëse zgjidhet, zoti Romney thotë se do të ulë taksat, do të shkurtojë shpenzimet qeveritare dhe deficitin buxhetor si dhe do të anulojë ligjin e Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor. Ai thotë se do të krijojë 12 milionë vende pune gjatë mandatit të tij të parë katër vjeçar.
Zoti Romney bëri fitime prej miliona dollarësh, kur ishte një ndër drejtuesit e kompanisë Bain Capital, një ndër firmat më të mëdha të investimeve në botë. Ai ndihmoi për të shpëtuar nga problemet financiare Lojërat Olimpike Dimërore 2002 në Salt Lake City dhe ishte guvernator i shtetit Masaçusets për një mandat. Zoti Romney nuk pati sukses katër vjet më parë, kur u përpoq të merrte emërimin e Partisë Republikane, si kandidat për zgjedhje. Por këtë radhë, ai i rezistoi konkurrencës nga rivalët më konservatorë Rick Santorum dhe Neët Gingrich dhe kapërceu dyshimet për fenë e tij mormone. Zoti Romney tani kryeson përpjekjet e partisë së tij për të mundur Presidentin Obama të martën, thotë analisti John Fortier: “Mitt Romney mund të mos jetë kandidati më entuziast, por dëshira për të mundur Presidentin Obama është një faktor i fortë motivues për republikanët”.
Në frontin e politikës së jashtme, zoti Romney thotë se, Presidenti Obama ka dëmtuar marrëdhëniet me aleatin e Amerikës, Izraelin dhe nuk është treguar i ashpër sa duhet ndaj Iranit, Kinës dhe Rusisë. Ai ka kritikuar Presidentin për reagimin ndaj sulmit në konsullatën amerikane në Bengazi të Libisë. Katër amerikanë humbën jetën në këtë sulm. “Në marrëdhëniet me vende të tjera, Presidenti ka treguar besim tek njerëz që nuk e kishin fituar këtë besim, ka ofenduar njerëz që nuk e meritonin dhe ka kërkuar ndjesë atje ku nuk duhej”. Zoti Romney është përqendruar tek problemet e ekonomisë. Në debatin e parë presidencial me Presidentin Obama, zoti Romney gjithashtu premtoi se, nëse zgjidhet president ai do të bashkëpunojë me të dyja partitë në qeverisjen e vendit. “Republikanët dhe demokratët e duan Amerikën, por ne kemi nevojë për një udhëheqje të fortë në Uashington që do të bashkonte njerëzit dhe do të bënte punën. Për mua nuk ka rëndësi bindja partiake.

Filed Under: Politike Tagged With: kandidati Romnny, President Obama

KALENDARI I VEPRIMTARIVE TË 100-VJETORIT TË PAVARËSISË

November 4, 2012 by dgreca

01 Nëntor 2012, e enjte
Vizitë zyrtare në Shqipëri e Sekretares Amerikane të Shtetit, Znj. Hillary Clinton

02 Nëntor 2012, e premte, 11:00
Ekspozitë “Koha e memorandumeve”, me koleksionet e rralla të Bibliotekës Kombëtare ( 2 – 10 nëntor)
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare

03 Nëntor 2012, e shtunë, 17:30
Festivali Mbarëkombëtar i Filmit, i cili do të hapet me premierën e kopjes së restauruar të filmit artistik “Nëntori i Dytë”. Në këtë festival do të shfaqen 34 filma artistik me metrazh shkurtër dhe të gjatë, 17 filma dokumentarë, 12 filma të animuar ( 3 – 9 nëntor)
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë

04 Nëntor 2012, e diel, 11:30
Premierë e filmit dokumentar “100 Vjet me Hymnin e Flamurit”
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë

05 Nëntor 2012, e hënë, 18:00
Ekspozita “Veprimtaria e kolonive shqiptare të mërgimit në Rumani, Bullgari dhe Egjipt për çështjen kombëtare”
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

06 Nëntor 2012, e martë 19:00
Mbrëmje artistike “Rituali i Muzave” kushtuar grave artiste
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

07 Nëntor 2012, e mërkurë, 18:00
Ekspozitë etnografike me veshje tradicionale nga trevat shqiptare, (7-28 nëntor)
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

08 Nëntor 2012, e enjte, 10:00
Konferencë shkencore “Koleksionet albanologjike në shërbim të Historisë së Shqipërisë”, organizuar nga Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, (8 – 9 nëntor)
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare

09 Nëntor 2012, e premte, 09:00
Konferencë e nivelit të lartë e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës me temë “Diversiteti në Europë-një forcë për të ardhmen”
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 19:00 – Festivali Mbarëkombëtar i Filmit, mbrëmja Gala, ndarja e çmimeve
Vendi i organizimit: Kinema Millenium, Tiranë,

10 Nëntor 2012, e shtunë, 19:00
Hapja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me pjesëmarrjen e 17 trupave teatrore nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, (10-21 Nentor)
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë
Ora 20:00 – Premiera e dramës “Ëndrra e Ismail Qemalit”, kushtuar 100-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë”
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë

11 Nëntor 2012, e diel, 11:00
Homazhe në memorialin e ushtarëve britanikë të rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore
Vendi i organizimit: Kodrat e Liqenit

12 Nëntor 2012, e hënë, 11:00
Konferencë shkencore me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e mbi 24 përfaqësuesve nga akademitë e shkencave në mbarë botën
Vendi i organizimit: Salla e Universitetit të Arteve
Ora 12:00 – Ekspozita e Mesharit të Gjon Buzukut (12 – 28 nëntor) Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare
Ekspozita “Koha e memorandumeve”, (12 – 28 nëntor)
Vendi i organizimit: Prishtinë

13 Nëntor 2012, e martë, 18:00
Përurimi i ekspozitës «100 Vjet Pavarësi» me koleksione dhe eksponate të rralla nga bukinistët dhe koleksionistët shqiptarë. Turi i kësaj ekspozite do të hapë siparin në Tiranë, më datat 13-17 nëntor dhe do të vijojë në Prishtinë më 18-21 nëntor, Prizren 22 nëntor dhe Vlorë 24-28 nëntor
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

14 Nëntor 2012, e mërkurë, 11:00
Çelja e edicionit XV të «Panairi Kombëtar i Librit Tirana 2012″. (14 – 18 Nëntor)
Vendi i organizimit: Pallati i Kongreseve, Tiranë

15 Nëntor 2012, e enjte, 11:00
Ceremonia e dhënies së “Çmimit Kombëtar të Bibliofilsë, “Lumo Skëndo”
Vendi i organizimit: Biblioteka e Vjetër, Salla “Lumo Skëndo”

16 Nëntor 2012, e premte, 18:00
Ekspozitë fotografike “Historia e Shqipërisë nëpërmjet Marubëve” dhe përurimi i librit “Marubi” (16-28 Nëntor)
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar, Salla gri

17 Nëntor 2012, e shtunë, 10.00 – 12.00
Homazhe dhe ceremoni zyrtare me rastin e kthimit të eshtrave të Mbretit Zogu I në atdhe
Vendi i organizimit: Pallati i Brigadave, Tiranë
Ora 16:00 – Ekspozita “Kolonitë arbëreshe dhe Pavarësia e Shqipërisë”
Vendi i organizimit: Salla e konferencave, Pallati i Kulturës

18 Nëntor 2012, e diel 11:00
Ekspozita “Personalitete franceze për Shqipërinë dhe shqiptarët”
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar
Ora 19.00 – Vënia në skenë e Operas “Scanderbeg”. A Vivaldi. (në datat 18 – 19 dhe 20 nëntor)
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit

19 Nëntor 2012, e hënë, 12:00
Koncert me veprën fituese të Konkursit Mbarëkombëtar të Muzikës kushtuar 100 vjetorit, lindjes së Nënë Terezës. Promovimi i albumit “Lutjet e Nënë Terezës”, V. Zhiti, R. Tasho
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit
20 Nëntor 2012, e martë, 11.00
Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Azem Hajdarit
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll, (ndeshja e parë, Mitrovica-Prishtina)
Vendi i organizimit: Kukës

21 Nëntor 2012, e mërkurë, 11:00
Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Presidentit Willson
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll,(ndeshja e dytë Tiranë- Otrant)
Vendi i organizimit: Shkodër
Ora 18.00 – Mbyllja e Festivalit Mbarëkombëtar të Dramës Shqipe me shfaqjen e Trupës Teatrore të Prishtinës
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar, Tiranë

22 Nëntor 2012, e enjte
Mbërritja në Shqipëri e shpatës dhe përkrenares së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14.00 – Kupa “100-Vjet Pavarësi” në futboll (ndeshja e tretë Shkëndia Tetovë- Renovë)
Vendi i organizimit: Pogradec

23 Nëntor 2012, e premte, 10:00
Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin me temë “Studime mbi Mesharin e Gjon Buzukut”
Vendi i organizimit: Biblioteka Kombëtare
Ora 18:00 – Festivali Ndërkombëtar i Filmit (TIFF)
Vendi i organizimit: Tiranë

24 Nëntor 2012, e shtunë, 10:00
Konferencë e studiueses dhe albanologes Prof. Luçia Nadin, mbi zbulimet e saj në arkivat veneciane dhe motivet e Kishës së Shën Sebastianit
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar
Ora 12:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Mbretit Zog
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 18:00 – Ekspozita “Dorëshkrime Bizantine dhe Pasbizantine në Shqipëri” – ekspozimi i 15 kodikëve origjinalë
Vendi i organizimit: Muzeu Historik Kombëtar

25 Nëntor 2012, e diel, 11:00
Ceremonia e përurimit të bustit të Petro Markos
Vendi i organizimit: Dhërmi
Ora 19:00 – Ceremoni e madhe festive organizuar nga Ambasada e RSH në Maqedoni dhe Këshilli Organizativ për Festimet e 100 vjetorit, nën kujdesin e ZV/.Kryeministrit të Maqedonisë Z. Musa Xhaferri, me pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë Z. Sali Berisha dhe Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi.
Vendi i organizimit: Shkup, Salla e Sporteve “Boris Trajkovski”

26 Nëntor 2012, e hënë, 09:00
Konferencë shkencore “100 – Vjet Pavarësi e Shqipërisë” me pjesëmarrjen e rreth 100 studiuesve shqiptarë dhe të huaj
Vendi i organizimit: Hotel Tirana International
Ora 11:00 – Ceremonia e përurimit të shtatores kushtuar Ismail Qemalit
Vendi i organizimit: Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Tiranë
Koncert artistik – Bashkia Tiranë
Vendi i organizimit: Tiranë, rruga pedonale
Ekspozitë artistike “100 – Vjet Tirana” – Bashkia Tiranë
Vendi i organizimit: Tiranë

27 Nëntor 2012, e martë, 10:00
Përurimi i autoststradës Morinë – Prishtinë
Vendi i organizimit: Kosovë
Ora 17.00 – Finale e Kupës “100 vjet Pavarësi” në futboll
Vendi i organizimit: Vlorë
Ora 18:30 – Koncert festiv në Vlorë me pjesëmarrje trupash artistike nga vendi. Marrin pjesë Presidenti i Republikës, Kryetarja e Kuvendit, Kryeministri i Shqipërisë, Trupi Diplomatik, Kryetari i Bashkisë Vlorë
Vendi i organizimit: Vlorë

28 nëntor 2012, e mërkurë, 10:00
Hapja zyrtare e ceremonisë së kremtimit të 100 vjetorit të Pavarësisë, homazhe në Monumentin e Pavarësisë dhe vendosje kurorash mbi varrin e Ismail Qemalit
Vendi i organizimit: Vlorë
Ora 13.00 – Ceremonia e vendosjes së kurorave dhe nderimit pranë monumentit Nënë Shqipëri
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 14:00 – Koncert festiv në Sheshin Skënderbej
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 17:00 – Parada e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në “Sheshin Skëndërbej” dhe mbajtja e fjalës së rastit nga Presidenti i Republikës
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 17:30 – Ceremonia e përurimit të përmendores kushtuar «100 – Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë»
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 18:00 – Mbrëmje solemne akademike në Pallatin e Kongreseve
Vendi i organizimit: Tiranë
Ora 19:30 – Koncert i madh përmbyllës në Sheshin “Nënë Tereza”
Vendi i organizimit: Tiranë

29 Nëntor 2012, e enjte

30 Nëntor 2012, e premte, 20:00
Koncert me vepra nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë
Vendi i organizimit: Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit

04 Dhjetor, e martë, 10:00
Ekspozitë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë
Ora 18:00 – Koncert me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Ushtrisë

07 Dhjetor, e premte
Festival Muzikor “Different Trains” në datat 7- 9 dhe 10 dhjetor, organizuar në Akademinë e Arteve, Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit

20 Dhjetor, e enjte
Ceremonia e ndarjes së “Çmimeve Kombëtare të Letërsisë”

Filed Under: Kulture Tagged With: i veprimtarive, Kalendari, per 100 vjetor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5715
  • 5716
  • 5717
  • 5718
  • 5719
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!
  • Veprimtaria atdhetare e Isa Boletinit në shërbim të çështjes kombëtare
  • FLAMURI I SKËNDERBEUT
  • Këngët e dasmës dhe rituali i tyre te “Bleta shqiptare” e Thimi Mitkos
  • Trashëgimia shqiptare meriton më shumë se sa emërtimet simbolike të rrugëve në New York
  • “Unbreakable and other short stories”
  • ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONINË E VERIUT NUK TRAJTOHET SI PARTNERITET KONSTITUIV, POR SI PROBLEM PËR T’U ADMINISTRUAR
  • Dr. Evia Nano hosts Albanian American author, Dearta Logu Fusaro
  • DR IBRAHIM RUGOVA – PRESIDENTI I PARË HISTORIK I DARDANISË
  • Krijohet Albanian American Gastrointestinal Association (AAGA)
  • Prof. Rifat Latifi zgjidhet drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT