• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

STATUSI LEGAL I PRONAVE ÇAME DHE TRAKTATET QË I MBROJNË ATO

November 4, 2012 by dgreca

nga Ervin FETAHU/

Ne foto: Tapi Osmane e lëshuar në Çamëri/

Tashmë e drejta e çdo individi apo bashkësie për të jetuar i lirë e me dinjitet në trojet e tij nuk është më utopi.Veç  fakteve historike  mijëra vjecare,të cilat dëshmojnë qartazi të drejtën legale të popullsisë Çame,gëzonjëse e dinjitetit të saj në tokat stergjyshore.Padyshim,dokumentacionet,arkivat dhe traktatet  e shumta ndihmojnë dhe  mbështesin fortë për rikthimin e popullsisë çame në vatrat e tyre.Do doja që shtjellimin dhe qasjen time ta cek në dy etapa,ne etapën e parë,ate “Historike” ,por pa dashur të bëj historianin, thjesht më ndihmon të plotësoj analizën time për etapën e dyte,pra atë “Juridiko-Teknike”,e mbështetur nga  traktatet apo marrveshjet shumëpalëshe në lidhje me komunitetin autokton shqiptar të Çamërise. Ndaj është e udhës mos të flejmë gjumë,por të lëvrojmë traktatet e fuqive dhe perandorive të kohës,të cilat garantojnë të drejtat legjitime të trashëgimisë tonë pronësore,kulturore dhe religjoze,ku sigurisht i kemi të garantuara në kuadrin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.Etapa e pare,përkon me vazhdimësinë historiko-territoriale,ku domosdo e drejta  e trashgimisë pronësore,apo ajo etniko-gjuhësore përballet me rendet e reja botërore,ku  format e pushtimeve dhe sundimeve të zgjatura linin gjurmë, dhe krijonin realitete të reja siç ishin instalimet në forma të organizuara “Shteterore” nga perandoritë e kohës,dhe si rezultat i predominimit ushtarak,këto perandori ushtronin administrimin e tyre në trojet tona,kësisoj gjendeshim  përballe inkorporimit me hir apo me pahir si pjesë përbërëse me ndarjet përkatëse administrative.Si kudo,edhe tek ne,njiheshin shtresat e ndryshme sociale ,si ato feudalo-ushtarake,artizane,apo fshataro-blegtore.Kuptohet perandoritë ngrinin politika  mbështetëse të shtresave të ndryshme,ku bënin pjesë aristokratët vendas,mandej krijoheshin ligje përkatëse sipase mendësisë së asaj kohe.Rebelizmi i shqiptarëve ndaj perandorive ishte i njohur,por sërisht ata nuk mundeshin ti kundërviheshin pafundësisht këtyre fuqive ushtarake,dhe papritur e shikonin veten  herë si vasalë e herë si kundërshtarë.Shqiptarëve nuk u mungonte aspak aftësia e përshtatjes në elitat perandorake.Nuk mund të mos  përmendim perandorët Romak me origjin Ilire,apo perandorë Bizantin,si Kostandini i madhë,duke shtuar titujt e aristokracise si Despot, Qefal, Sebastokrator, Arkont, Baron, Bej, Aga apo Vezir e Grand-Vezir.Kalimi nga perandoria “Romake” e cila u shqua si perandori administrative,me të drejta të sanksionuara për qytetarët e shtresave të ndrsyhme,siç njihet ndryshe në jurispodencë si e “Dretjta Romake”.Më pas vjen “Bizanti” si një perandori me një këmbë në lindje e një në perëndim,e cila mbijetoi më gjatë nga të gjitha perandoritë.Le të ndalemi pak tek perandoria Bizantine,ku arkivat dëshmojnë mbi rolin e shqiptarëve dhe kontributin e tyre në këtë perandori.Prijësat dhe familjet feudale të kohës, gëzonin një status tejet të veçantë,kjo jo si dhurate, por si vitaliet dhe zotësi  nga ana e tyre.Ata poseidonin zotërime dhe administronin territore në të gjithë Ballkanin,nga Kroacia në Moldavi, nga Bosnia në More e Peloponez.Mijëvjaçari i dytë do i gjente shqiptarët përballë disa realiteteve ku bota si asnjëherë më parë nuk i kishte hasur,pra fillimshekulli i XI-të do të vërshonte me inicimin e kryqëzatave nga “Papati Katolik” drejt tokës shenjtë,të cilat zgjatën për shekuj me rradhë.Në kthimin nga toka e shenjtë për në Evropë,familje feudalo-ushtarake Latine,filluan të pushtonin dhe çanin mes për  mes perandorinë Bizantine,papritmas po krijoheshin principata të vogla autonome dhe shpeshherë rrebele ndaj perandorisë Bizantine,ku pjesë e këtyre fragmentarizimeve të feudeve u bënë edhe territoret Arbërore,gjatë kësaj kohe dalin në skenë familje Lordësh shqiptarë, të cilët nuk mund të lejonin që tokat e zotërimet e tyre të pushtoheshin nga prijësa Sllave, Latin apo Greko-Bizantin,edhe pse në shumë raste trojet tona gjendeshin të pushtuara.Fisniket apo Aristokratet shqiptarë, e dinin fare mirë,se ruajtja e dinastive dhe e zotërimeve kërkonte aleanca politiko-diplomatike, lidhje martesore me familje aristokratësh,qofshin këto Latine,Sllave,apo Bizantine.Pra aristokracia shqiptare kishte hyrë në një fazë të re konsolidimi e pozicionimi në territorin e Ballkanit,ku disa forcoheshin së tepërmi e disa dobësoheshin,dhe kjo  herë-herë i çonte në konfrontim njëri me tjetrin.Logjika ishte e thjeshtë,ruajtja dhe mos humbja e territoreve,që rrjedhimisht përbënin hallka feudesh shqiptare nga Kroacia deri ne Peloponez.Po ç’lidhje kishte Çamëria me këto realitete…?! pas kryqëzatës së IV,Despoti Mihal Komneni themelon Despotatin e Epirit.Nuk zgjat shumë,Bullgarët dhe Sllavët e pushtojnë këtë despotat dhe e bëjnë pjesë  të mbretërive e principatave të tyre, nuk do të zgjasë shumë,diku nga lindja,doli në skenë një njësi ushtarake në një kohe fare të shkurtër  kthehet në një perandori kërcënuese që do gëlltiste shumë zotërime në mbare ballkanin,përfshi këtu dhe vetë Bizantin njëmijë e ca vjeçar.Ballkani po humbiste sovranitetin, nuk kishte politika solide ushtarake,ndërkohë Osmanët kishin arritur të penetronin kudo në Ballkan, madje dukej se ata kishin kishin marrë seriozisht dhe kishin plane afatgjata në rajon.Roli i Fisnikëve dhe Arkondëve shqiptarë të Epirit dhe mbarë shqipërise ishte të ruanin me doemos zotërimet e tyre,shpesh herë i kundërviheshin  Latineve nga njëra anë,Sllavëve dhe Osmanëve nga ana tjetër,pa harruar këtu dhe greko-bizantinët.Pra Epiri u bë arenë e betejave të përgjakshme midis Sllavëve,Latinëve, Bizantinëve,dhe Shqiptarëve autoktonë.Në pah dolën kastat e feudalëve dhe Aristokratëve shqiptarë si psh : Shpatajt, Loshajt, Fratët, Zenebishët, Matrangat, Barbatët, Kravarët, Mikrat, Rëndajt, Rrallët,Kallogjerët e tjera familje fisnikësh, ku për asnjë çast nuk reshten së luftuari për zotërimet e tyre në Epir,Thesali,me  qendra Janinën,Prevezën,Agrafën dhe malet Mikra e Kravar.E tillë klasë  feudalësh me legjione të mirëorganizuara ushtarakisht,ku si në asnjë teritor tjetër të Bizantit, nuk njihte  shtresë Arkontologjie kaq të pathyeshme,ndaj nuk ishte e lehtë mposhtja e tyre.Interesat ishin tepër të mëdha,korridoret që ata zotëronin  me linjat e karvaneve lindje-perëndim e anasjelltas,gjallëronin tregtinë e Venedikut drejt Bizantit.Ndaj çdo fuqi Latine,Sllavo-Bizantine,apo Osmane duhej të binte në ujdi dhe marrveshje me këta njerëz potent,ku me të drejtë historiani grek “Lazarou” kishte parasysh këtë pozicion gjeo-strategjik,ndaj dhe i quante çamët “Paria e Epirit”.Familjet fisnike pas shumë rezistencash më në fund të dëtyruar bëjnë disa marrëveshje dhe kompromise me “Perandorinë Osmane. Derivat i etapës historike është Etapa e dytë,pra ajo ligjore,pa dashur sërisht të bëj juristin,por ngjarjet legale e ligjore të çertifikuar në shekuj,japin një panoramë brilante të së drejtës ndërkombëtare.Traktati i parë i shkruar midis fisnikëve të Epirit dhe perandorisë Osmane është ai i vitit 1430-të,mbajtur nga Kara Sinan Pasha dhe aristokracisë vendase për dorzimin e Janinës pa luftë,një kopjo origjinale e traktatit ruhet mirë edhe sot.Para kësaj marrëveshje,prinin edhe marrëveshje të tjera me Venedikun apo Bizantin,por nuk zgjatën shumë për shkak të destabilizimit dhe  instalimit Osman, ku u përzien shumë interesa në rajon.Marrveshja me “Bejlerbeun e Rumelise” shënonte fazën e parë “Juridiko-Politike” ku më pas siç shihet nga arkivat,u pasua me tjera marrveshje të cilat angazhonin perandorinë Osmane të njihte dhe respektonte transaksionet e mëparshme,të cilat jo më kot marrin vlerë juridike sot e kësaj dite,prej nga derivon edhe e drejta pronësore mbi origjinën e pronës,e trashguar kjo brez pas brezi me: “1- Ruajtjen e lirisë, 2-E drejta pronesore e aristokracise vendase,3-Ruajtja e besimit krishter, si kishat e manastiret”.Koha rridhte me shpejtësi rrebeshi,disa mbanin fenë kristiane, e disa të tjerë përqafonin Islamin,por kjo nuk i pengonte të ruanin identitetin e tyre etnik që trashgojnë  sot.Shqiptarët,si të  krishterët dhe muslimanët shkëlqenin në fusha të ndryshme,si në atë ushtarake si spahi të krishterë,me kalimin e kohës shumë prej tyre u konvertuan në muslimanë si një zgjedhje personale,karriere,apo ekonomike.Shtresat kalorsiako-ushtarake predominoheshin në të shumtën nga musliman, për vetë faktin se privilegjet ishin më të mëdha,por kjo nuk i pengoi të krishterët të bënin karrierë,si Guvernatorë krahinash,ku kemi rastin e familjes Gjika apo familja Mavrokordato në Moldavi e Vllahi,apo si Stratiot e Armatol, si tregtar të fuqishëm,që dispononin banka me kapital të madhë kredidhënës.Nga momenti ku perandoria Osmane u instalua në Ballkan,pikërisht në Epir,filloi regjistrimi i detajuar i pronësive , qofshin ato private, apo publike, si ferma, çifliqe,Hase,Zeamete apo kullota të ndryshme.Titujt dhe dëshmitë e pronësisë shoqëroheshin me Tapi përkatëse,të njohura e çertifikuara për mbarë qytetarët e perandorisë pa dallim religjoz apo etnik.Njihet fare mirë aristokracia e ortodoksëve të “Fanarit” Stambollit,ku pasuritë “ Vakëf ” të grekërve,dhe të tregtarëve Hebrej të Selanikut,ruheshin në mënyrë të përkryer,pra me pak fjalë konçesionet dhe transaksionet e qytetarëve të ndryshëm ishin të aksesuara në çdo skaj të perandorisë. Pronat me një status  të veçantë  ku hyjnë transaksionet e “Popullsisë Çame”, merrnin  garanci të vaçanta hipotekore dhe kalonin në “Institucionin e Sigurisë Lartë – Vakëf ” ku njihet nga të gjithë organizmat ndërkombëtare-ligjore me statusin e pronës së patjetërsueshme në çdo rrethanë qoftë ajo,ndaj edhe ligji i sekuestros mbi pronat Çame është “Nul”, edhe gjykata më e “lodhur” në botë e rrëzon atë ligj të pakuptimtë.Madje shumë qytetarë evropian të asaj kohe,si psh  tregtarë venedikas,franceze apo anglez blenin prona në perandorinë Osmane,dhe pajiseshin me çertifikata pronësie legale.Në shekullin e XVIII-XIX-të me daljen në pah të iluminizmit evropian,filloi të kishte një tendencë për vetëdijen kombëtare,deri në atë kohë njihej shumë pak nga etnitë brenda perandorisë Osmane.Idetë iluministe përfshinin disa popuj brenda perandorisë,biles edhe vetë Turqit,pra çdo popull filloi të krijonte vetëdije,e pak nga pak një shkëputje nga perandoria,si psh:Rumunët,Serbët,Bullgarët dhe Grekët,domosdo u pasua edhe nga Shqiptarët.Historia dhe kalvari i mundimshëm për popullsinë shqiptare të Çamërise nis me fillimet e themelimit të shtetit grek më 1832-shin,pas një lufte 10-të vjeçare të Greqisë për pavarësi,ku një rol të rëndësishëm kishin edhe arvanitasit.Më 1830-31,Greqia u morr në protektoriat nga fuqitë e mëdha,“Protokolli i fuqive të mëdha garantonte të drejtat e minoriteteve etnike dhe fetare në çdo aspekt,pra Greqia duhej të njihte shtetin ligjor,dhe sigurisht filloi të përballej me një realitet të ri,ku obligohej të ruante e respektonte pakicat qe tashmë gjendeshin në mbretërinë e porsaformuar Greke,gjithashtu detyrohej nga fuqitë e mëdha të nënshkruante respektivisht transaksionet pronesore të mëparshme nën perandorinë Osmane”.Marrveshja e dytë konsiston më 1832,me traktatin që mbreti i Greqisë,Bavarezi Otto nënshkruan“Traktati i Kostandinopojës i cili parashikonte  mbrojtjen e minoriteteve religjoze dhe pronave të tyre”.Me kalimin e kohës Greqia shfrytëzonte aleancat me fuqitë e mëdha dhe njëkohësisht i qante syri për territore të tjera nën perandorinë Osmane.Si rezultat i oreksit të mëtejshem,më 1881-shin,Greqia nuk u mjaftua me territoin e 1830-ës,por aneksoi Thesaline, Arten dhe Prevezen,dhe i shkeput nga Vilajeti i Janines,pra aneksoi teritoret e Çamërisë jugore.Këtu nisin seriozisht tragjedia e popullsisë çame,ku përherë të parë “Greqia Moderne“pushton territore me popullsi jo greke,edhe pse nënshkruan sërisht “Konventën e Kostandinopojës për ruajtjen e popullsive muslimane në Epir dhe Thesali,ku prekeshin direkt o-popullsia çame, shqiptaro-muslimane.Qindramijëra shqiptarë të Artës dhe Prevezës edhe pse mbroheshin me konventat për ruajtjen e minoriteteve religjoze,ata detyrohen të lenë shtëpite e tyre dhe të shpërngulen me dhunë prej andej”. Pavarësia e Shqipërisë shoqërohet e cunguar,një vit më vone, pra më 1913-ë sërisht me ndihmën e fuqive të mëdha Greqia shfrytëzon dobësimin dhe rënien e perandorisë Osmane,dhe kafshon territore të tjera shqiptare nën perandorinë Osmane siç ishte  Çamëria dhe qarku i Janinës me rrethinat Kostur,Konice,Follorinë etj.Epiri “Çamëria” ishte pjesë e “Vilajetit të Janinës” një prej katër “Vilajeteve Shqiptare” nga më të rëndësishmit në Ballkan.Këto aneksime gjithësesi merrnin vlerë “Juridike” kur firmoseshin nga fuqitë e kohës, siç ishte “Traktati i Londres” . Pasohet me traktatin tjetër “Traktati i Athines” në mes Turqisë dhe Greqisë, të 14 nëntorit 1913 ” Neni 6-të Traktatit të Paqes,Obligonte Greqinë për të respektuar të drejtat pronesore dhe fetare të popullsive që mbeteshin nën juridiksionin e shtetit Grek”.Për të kaluar më tej në luftrat që do vijonin më pas, ” Traktati i Sevres” dhe ”Traktati i Lozanes” i dha të drejta pronësore dhe religjoze,popullsive që shpëtuan nga shkëmbimi,midis Turqisë dhe Greqisë,ku u bë një përpjekje për të quajtur popullsinë muslimane të Çamerise si popullsi turke, shumë çamë u imponuan apo u  detyruan nga pala greke të emigronin për në Turqi,dhe anasjeltas,shumë shqiptarë ortodoksë të Turqisë të shpërnguleshin nga Turiqa për në Greqi si grekë,për fat të mirë,përfaqësuesi grek Kaklamanos,dhe ai turk Riza Nuri deklaruan,“se banorëve Shqiptarë të Turqisë dhe të Greqisë do të përjashtoheshin nga marrveshja e shkëmbimit ”edhe pse ishte tepër vonë,një pjesë jo e vogël ishin shkëmbyer. Shumica e Çamëve ia doli të fitonte këtë betejë fal ndërhyrjes dhe presionit të shtetit shqiptar duke deklaruar se çamët ishin shqiptarë autoktonë,por mos harrojme,kjo nuk mjaftonte,shteti shqiptarë i kujton shtetit grekë se do të aplikoheshin të njëjtat masa edhe për minoritetin grekë në shqipëri, ka të dhëna që edhe qeveria Turke i bëri po të njëjtin presion Greqisë,nëse ajo do shkëmbente dhe depërtonte muslimanet e Trakës për në Turqi,do përfshiheshin në  shkëmbim edhe grekët e Stambollit. Kuptohet qartë përse grekët nuk tentuan më tej,për ta ishte shumë e rëndësishme dhe simbolike qëndrimi i popullsisë greke në Kostandinopol.Sakaq sipas raportit të“Komisionit Evropian për Ligj e Demokraci “në “Këshillin e Evropes” pas negociatash të gjata në komisionin miks “Më 19/1/1923 përfaqsuesi grek Kaklamanos deklarron se askush nga shqiptarët e Epirit nuk do të dëbohet,dhe premton publikisht se Çamët nuk do ishin kontigjent shkembimi midis Turqise dhe Greqise”. Edhe pse Greqia sanksionohej të njihte minoritetet dhe trashëgimnitë e tyre religjoze, të cilat nuk ishin të pakta,si Shkollat,Medresetë,Xhamiat,Tyrbet,Teqetë,Kullat e kështjellat me stil të veçantë arkitekturor, apo pazaret e çarshitë karakteriske plotë e përplotë me dyqane,ku për fat të keq tashmë i kanë zaptuar me pa të drejtë njerëz të ardhur,pa indentitet. Aspak nuk po respektoheshin  të drejtat e popullsive me statusin e “pakicave etnike”,si psh:Çamët,Armenët,Sllavo-Maqedonasit,Turqit,Hebrenjtë,Arvanitasit etj,edhe pse këto popullsi gëzonin statusin e qytetarit të barabartë dhe të lirë,pra automatikisht Çamët përfitonin dy statuse të munguara,statusin etnik dhe atë religjoz i siguruar nga Traktati i Sevrës dhe ai i Lozanes.Prej 1923-shit e deri në fillimin e luftës dytë botërore,qeveria greke filloi me reforma agrare,kinse vetëm për zonën e Epirit ku dihej historikisht që banohej me shqiptarë,në kundërshtim me çdo konventë të nënshkuar prej saj,ajo shfrytëzon sërisht epërsinë dhe dhunon popullatën e pambrojtur çame,me pretekse të paqëna,duke u sekuestruar pronat e pa tjetërsueshme ”Vakf-Trashgues” që do i kishte zili çdo qytetar grek,për nga rregullsia e vërtetësia që buronte brez pas brezi,nga koha e Bizantit ,ku shumë “Familje të mëdha Çame” ruajnë pemën ”gjenalogjike” familjare deri në 20-të  breza.Mbarimi i luftës dytë botërore më 1944-ën do kulmonte me dëbimin dhe largimin e shqiptarëve të Çamërisë duke ushtruar një genocid tejet barbar dhe i pa shoq,me moton tokat pranë kufirit duhen të popullohen vetëm me grekë,dhe duhen dëbuar pjestarët e etnive të tjera si rrezik për shtetin grek,sikundër na vranë fizikisht,ata dhunuan religjonin tonë,prishën monumentet e kultit,i katandisën  në stalla bagëtish,vranë e masakruan pjestarë të klerit musliman,shpërdoruan e përdhosën Vakëfet dhe vendet e shenjta të religjionit tonë.Greqia i anashkalon këto traktate,edhe pse është e detyruar ti njohë ato,por ndoshta edhe ne jemi disi të plogësht dhe në gjumë,nuk po tregohemi aq aktiv sa duhet.Qeveritë greke me të njëjtat traktate,me të njëjtat Tapi-Hipotekore hedhin në gjyq shtetin Turk e i kërkojnë të zbatoj po të njëjtat marrveshje identike për pasuritë e grekërve në Stamboll,mandej po me të njëjtat Tapi-Hipotekore,kërkojnë pronat “Vakëf ” të Libanit, Egjiptit, Jeruzalemit, Turqisë e gjetkë.Standardi i dyfishtë dhe i papranueshëm përqafon mendësinë greke,kurse shqiptarëve e njëjta vlerë juridike u mohoet nga grekët,dhe për pronat e tyre ata u referohen traktateve në fjalë.Sikur mos mjaftohej me kaq,Greqia firmos edhe një tjetër traktat më 1947-ën “Traktati i Parisit” Këtu bëhet fjalë për të drejtat e qytetarëve me nënshtetësi greke që janë të një feje apo kombësie tjetër,ku sipas traktit të Parisit Nr 14,paragrafi 9,thuhet egzaktësisht se “Greqia obligohet dhe duhet të respektoj të drejtën e pronës të njohur në mënyrë ligjore nga organizmat ndërkombëtar”.Pra bëhet fjalë “edhe për nënshtetasit greke me kombësi shqiptare si popullsia Çame”Uroj të kem hedhur sadopak dritë në këtë hulumtim modest,i cili paraqet kalvarin historiko-juridik të shqiptarë të Çamërisë,ku kërkon dhe lufton në mënyrë qytetare,për të bërë të mundur kthimin në shtëpitë dhe vatrat e tyre shekullore…!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: ervin fetahu, i pronave came, statusi legal

DITET E KULTURES SE KOSOVES NE DIASPORE

November 3, 2012 by dgreca

Na shkruajne nga Brukseli: Ali Podrimja, figurë emblematike, që i shërbeu të sotmes dhe të nesërmes poetike shqiptare./

nga   Agron Shele*/

Në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Shipërisë, Unioni i Shkrimtarëve dhe i Kritikëve Shqiptarë në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë, organizuan në Bruksel, orën letrare “Ditët e Kulturës së Kosovës në Diasporë”, orë letrare e cila mbështetej financiarisht nga Ministria e Diasporës Kosovë dhe që kishtë për promocion promovimin e Antologjisë poetike “Dhimbë e bukur (homazh për poetin Ali Podrimja)”, përgatitur nga autorët Reshat Sahitaj dhe Begzad Baliu.

E veçanta e kësaj ore letrare ishte përfaqësimi gjithëpërfshirës i të gjitha trevave shqiptare përberenda këtij  Unioni letrar me autorë nga Shqipëria Bahri Myftari, nga Kosova Gani Xhafolli dhe Reshat Sahitaj, nga Maqedonia Kalosh Çeliku, nga Mali i Zi  Haxhi Shabani dhe nga   Presheva Arsim Halili. Ora letrare u hap nga Koordinatorja  e Shoqatës së Shkrimtarëve të Belgjikës znj Shiponja Duro, e cila e çeli këtë sipar me poezitë pishtar të këtij autori të madh për Kosovën, ku shprehje të tilla si: “Kosova është gjaku im që nuk falet!, Më shumë se kushdo tjetrër të njoh, Kosovë, Unë biri yt .”etj, krijuan sensacionin e duhur për zhvillimin e këtij aktiviteti.  Më pas  këtë event e përshëndeti dhe  Ambasadori i Republikës së Kosovës Z Ilir Dygolli, i cili falenderoi nismëtarët  dhe organizuesit e këtij eventi, si dhe  Unionin që ata  përfaqësojnë,  falenderoi të pranishmit, si dhe u ndal në kontributin e poetit të madh Podrime,si autori më i përkthyer kosovar në kulturat e tjera letrare, kontribut i cili me plot të drejtë vlerëson dhe indetifikon kulturën  kosovare dhe asaj shqiptare. Në fjalën e tij Z Reshat Sahitja i bëri një rezome të shkurtër kësaj antologjie poetike, ku rreth 60 autorë të njohur si Agim Vinca, Kristaq Shabani, Musa Jupulli, Visar Zhiti etj, me zërin e tyre poetik i thirrën himn lajmotivit të jetës dhe  veprës së këtij poeti me përmasa kaq të mëdha. Për  veçoritë poetike, stlistikore, rolin e tij në ngritjen e nivelit artsitik dhe modernizimin e poezisë kosovare, si  dhe mesazhin e madh të Popdrimes për rritjen e ndërgjegjies së popullit kosovar, do referonin përfaqësuesit e ftuar nga mbarë trevat shqipfolëse, të cilët me ilustrimet e tyre në vargje do krijonin një atmosferë shumë më të këndshme dhe do e bënin këtë event edhe më emocionues. Në fund të takimit autorët me banim në Belgjikë do shprehnin opinionet e tyre rreth kësaj embleme poetike, duke e bërë takimin edhe më interesant. Dr Xhovalin Kola do shprehej se: “Podrimja ishte autori parë kosovar që bashkoi poezinë me ç’ ështjen e zgjidhjes së problemit kombëtar”. Poeti, piktori dhe historiani Lekë Pervizi do e mbështeste referencën  e tij rreth kushteve historike në të cilën u zhvillua kjo poezi dhe me plot të drejtë ai do e përkufizonte këtë poezi si:  “Poezi e pasthirrmës dhe rizgjimit të ndërgjegjies kombëtare”. Shkrimtari Albert Nikolla u referua në simbolikën dhe teknikën poetike të këtij autori dhe do e cilësonte poezinë e Podrimes si :”Simbolikë e poezisë moderne kosovare”. Inisiatori i Antologjisë poetike shqiptare në Gjuhën Frënge me rreth 80 autorë shqiptarë, botuar këto ditë në Belgjikë,ku natyrisht përfaqësohet dhe poeti madh Podrimja, z. Vasil Çepani përgëzoi të ftuarit dhe u shpreh se ‘ikja’ e Ali Podrimes ishte si nje shëtitje pa fund.Vlen të përmendet se imazhet dhe pamjet e këtij eventi u përcollën nga fotografi profesionist dhe i talentuar z.Asllan Krasniqi. Për të pranishmit u shtrua edhe një koktej, ku nën trokitjen e gotave dhe bisedës së lirë do përjetoheshin çaste dhe momente nga më mbresëlënëset, momente që mund të ti falin vetm kreatura të tilla krijuese dhe korifenj të kulturës tonë kombëtare, sikurse është dhe do të mbetet për jetë poeti madh Ali Podrimja.

* Sekretari Përgjithëshëm Internacional “Pegasi” Albania

Filed Under: Kulture Tagged With: Agron Shele, Ali Podrimja, Ditet e kultures, ne diaspore, se Kosoves

LETËR PUBLIKE- NJË KONSULLATË DIPLOMATIKE NË QYTETIN E ALFABETIT – MANASTIRIT

November 3, 2012 by dgreca

Kryetarit të Republikës së Shqipërisë z.Bujar Nishanit

Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë z.Sali Berisha

Ministrit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë z.Edmond Panariti

Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Shkup z.Arben Çejku

 Të nderuar Zotërinj!

Dhe pak ditë mbarë Kombi Shqiptar Feston 104 Vjetorin e Kongresit të Manastirit i cili i zhvillojë punimet e tij për Unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe nga data 14-22 Nëntor 1908 në qytetin e Manastirit. Kongresi i Alfabetit u mbajt në atë qytet ku ka qenë dikur qendra e lëvizjeve kombëtare. Burrat e mençur të kombit pa dallim feje dhe ideje vendosën njëzëri që alfabeti i gjuhës shqipe i cili deri në atë Kongres shkruhej me shkronja të ndryshme si arabe, greke dhe latine, vendosën që gjuha jonë e cila është e gdhendur në gurë, në gjak dhe në shpirtëra të kishte si të gjithë gjuhët e botës alfabetin e saj të njësuar me shkronja latine. Por sot pas kaq vitesh qyteti i Manastirit nuk është më qendra e kulturës shqiptare si dikur, popullsia jonë atje si pasojë e dhunës shtetërore nga ish-sistemi komunist jugosllav dhe nga shteti i sotëm sllavo-maqedonas e kanë braktisur dal ngadalë atë. Dhe ato pak familje shqiptare që kanë mbetur aty, jetojnë nën trysni dhe kërcënimet të vazhdueshme për tu larguar përgjithmonë nga shtëpitë e tyre.

Në qytetin e Manastirit gjenden rreth 12 përfaqësi diplomatike të vendeve të ndryshme si konsullata greke, kroate, turke, izraelite, ukrainase, franceze, ruse etj,. Shumë nga këto përfaqësi nuk kanë popullsi etnike në atë qytet, por përfaqësitë diplomatike janë hapur duke e ditur rëndësinë qytetit të lashtë të Manastirit.

Shqipëria para shumë viteve ka pasur konsullatën e saj në Manastir, nga periudha e Mbretërisë së Zogut, por edhe pas luftës së dytë botërore dhe gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë, por me disa ndërprerje.

Në Gusht të vitit 2007, ish-ambasadori i Shqipërisë, tashmë i ndjerë z.Vladimir Prela deklaroj për mediet se brenda atij viti Republika e Shqipërisë do të kishte zyrë në Manastir me flamurin Kombëtar, pra 100 vjetori i Kongresit të Alfabetit do ta gjente të paktën me Konsull Nderi, por kaloj 100 vjetori i Kongresit dhe Konsullata nuk u hap. Amaneti i të ndierit ambasador z.Prelës nuk u realizua.

Në filli të vitit 2010 shoqata Kulturore – Atdhetare “Kongresi i Bashkimit” i dërgoj letër institucioneve të shtetit shqiptar për hapjen e Konsullatës dhe në Maj të vitit 2011, ish-Kryetari i Republikës së Shqipërisë z.Bamir Topi deklaroj se ka sensibilizuar Institucionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, i cili ka iniciativën ligjore për realizimin e këtij misioni Diplomatik, por që atëherë kaloj një vit dhe ende asgjë.

Atëherë zotërinj të nderuar të paktën për 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar bëjeni një dhuratë shqiptarëve kudo që janë, hapjen e Konsullatës në Manastir, sepse ky qytet na dhurojë një Alfabet të Njësuar.

Të nderuar vëllezër!

Ju themi dhe ju quajmë vëllezër, pasi edhe na ndajnë vendi ku jetojmë dhe punojmë, nuk pushojmë së qënuri vëllezër, sepse të gjithë shqiptarët kudo që gjendemi sot, jemi pasardhës të pellazgjëve, Pirros, të Aleksandrit dhe të Skënderbeut të Madh. Shumë shqiptarët ndër shekuj që u larguan nga trojet etnike pas fatkeqësive kombëtare dhe ekonomike nuk harruan as gjuhën, as traditat, as edhe detyrat kundrejt atdheut Mëmë. Mirëpo, sado që të gjendemi larg atdheut tonë të dashur Amë, sado që të bëhemi të mëdhenj në vend të huaj si njerëz, politikan, bizesmen, gjeneralë dhe ministra, nuk e harrojmë kurrë atdheun tonë të vërtetë nga i kemi rrënjët. Në Amerikë na thonë amerikan, në Itali italianë, në Greqi grekë, në Turqi turq, në Gjermani gjerman, në Zvicër zviceran e kështu me radhë, ne jemi mirënjohës ndaj këtyre kombeve që na përbujtin dhe na nderojnë si vëllezër të tyre, na besojnë poste drejtuese në qeveri, ushtri dhe në fushat e tjera të jetës, dhe ne nuk lamë asgjë pa bërë që të tregohemi bij të denjët të atdheut të dytë duke ju shërbyer me besnikëri siç u ka hije njerëzve të ndershëm dhe shqiptarëve me Besë. Por ne gjithnjë ëndërrojmë atë ditë të lavdishme e të ndritur që kombi shqiptar të ketë vendin e merituar, i respektuar nga kombet e tjera, të mos lëndojë nga përbuzja dhe përçarjet. Prandaj mendojmë që Shqipëria kudo ku ka shqiptar, kudo ku dikur qytetet në botë kanë qenë qendra të lëvizjeve kombëtare të hapen përfaqësi Diplomatike ose Konsullata Nderi. Nëse shteti shqiptar ka probleme ekonomike për ta hapur Konsullatën shqiptare në Manastir, do të ishte në nderit tonë si Lëvizje të Re – PUSH, me qendër në SHBA, tju ofrojmë ndihmë ekonomike për shpenzimet vjetore. Ne, shqiptarët kudo në botë të anëtarësuar në PUSH, jemi në gjendje ashtu si që moti të udhëhequr nga Noli, Konica dhe shumë burra të tjerë të mençur të marrim iniciativa të tilla kombëtare, kur bëhet fjalë për shtetin tonë Amë.

Duke besuar se letra ime nuk ka rënë në vesh të rëndë, ju urojmë të gjithë vllazve tanë. Gëzuar Festën e Kongresit të Alfabetit!

Emin Eddie EGRIU/ Kryetar i PUSH-SHBA/ Ish-kandidat Demokrat për në Kongresin Amerikan

03.11.2012

NEW JORK

Filed Under: Editorial Tagged With: Eddi, emin Egriu, leter publike

KISHA ORTODOKSE SHEN MARIA E ELBASANIT KERKON KTHIMIN NE GREQI TE ESHTRAVE TE USHTAREVE GREKE

November 3, 2012 by dgreca

Kisha Ortodokse Pavarur Kombetare Shqiptare Shen Maria Elbasan, vlerson si veprim te drejte dhe me vlera historike, propozimin e Prefektit te Qarkut Elbasan zotit Shefqet Deliallisi per ti dhene titullin Qytetar Nderi, Kryepeshkopit te Kishes Pavarur Ortodokse Shqiptare, te ndriturit Visarjon Xhuvani. Ky personalitet i shquar patriot dhe atdhetar,  ishte  nje nder luftetaret me te guximshem kunder helenizmit grek dhe te shiturve shqiptare  tek Asfalia Greke. Visarjon Xhuvani eshte quajtur me te drejte kryepeshkopi i Arte i kombit Shqiptar.

Ne, vlersojme dhe keshillin e bashkise Elbasan si dhe kryetarin zotin Qazim Sejdini, qe propozimin e Prefektit zotit Shefqet Deliallisi e miratoi, duke e shpallur pas vdekjes Visarjon Xhuvanin, Qytetar Nderi te bashkise Elbasan.

Kisha Ortodokse e Pavarur Kombetare Shqiptare, denon me force, pjesmarrjen e njerezve te veshur me rroben e priftit, ne ceremonite politike te mbeturinave shoviniste dhe naziste greke per te ashtuquajturin vorio-epir.

Per te miren e dy vendeve duhet qe eshtrat e ushtrise greke te shkojne ne vendin e tyre sic kane bere dhe vendet e tjera.

Kerkojme qe parlamenti i Shqiperise te miratoje nje rezolute ku te denohen masakrat e bandave shoviniste greke, kunder popullsise shqiptare  te kryera me 1914 e ne vazhdim ne jug te atdheut dhe ne Cameri.

Kisha, vlerson te gjithe historianet qe po nxjerrin fakte te dobishme ne te mire te historise kombetare Shqiptare.

Ne gjykojme se nuk jane ne dobi te atdheut, debatet kontradiktore, ndermjet personaliteteve te shquara pergjate historise. E rendesishme eshte vepra e tyre ne te mire te kombit shqiptar.

FAMULLTARI

 ATE NIKOLLA MARKU

KONFERENCE PER SHTYP, me 1

Nentor, 2012)

 

Filed Under: Editorial Tagged With: at Nikoll, e pavarur, elbasan, Kisha Orthodokse, Marku

Honoring the Champions of Freedom

November 3, 2012 by dgreca

VATRA’s Journey to the ‘Land of Eagles’ on the Centennial Anniversary of Albanian Independence

Members of VATRA, The Pan-Albanian Federation of America, along with the organization’s president, Dr. Gjon Buçaj, embarked on a journey to sacred lands where Albanian patriots, time and again, have shed blood in their sacrifice for freedom.  This 28th of November marks Albania’s 100th Independence Day. The purpose of VATRA’s trip was to pay homage to those who have made this Jubilee year possible.

On 4 October, the delegation arrived in Kosova. The intended sites of historic importance were to be visited no predetermined order, but as circumstances allowed. Their first stop in Kosova was the Jashari compound in Drenica. Adem Jashari represents the cornerstone of Kosova’s independence. When peaceful means of establishing a sovereign state in Kosova based on a free and fair referendum failed and a government turned against its citizens, the Jashari family took up arms to defend themselves.  Many were moved by the well-preserved site of the Jashari compound were men, women and children alike were massacred by heavy artillery including rocket propelled grenades and heavy shelling which had rained down on their rooftops like World War II fighter bombers on military targets. Dr. Buçaj had the fortuitous opportunity to meet one of the few surviving members of the Jashari Family who happened to be studying abroad in Germany during the time of the Serbian paramilitary operation that resulted in the mass murder of 64 members of her family. She declared to Dr. Buçaj her intentions to keep the family history alive by teaching her three children about the price of freedom. It cost the Jashari family the greatest sacrifice.

Next, VATRA visited the location of Isa Boletini’s fort-home, kulla. His family had taken the name of their adopted town, Boletin, as their last name. The delegation was reminded of a well-known anecdote regarding Boletini’s visit at the British Foreign Office, where it was customary that no one enters carrying any sort of weapon. On the way out of the meeting, when Boletini’s gun was handed back to him on a velvet tray, the host stated in jest that, “tomorrow the newspapers all over Europe will report that Isa Boletini was never disarmed anywhere except in London.” Lifting one side of his thick hand-woven vest while exposing the butt of a second, hidden handgun, Boletini replied, “not even here.”

On 6 Ooctober, VATRA visited the Blessed Mother Teresa Cathedral in Prishtina, met with Fr. Lush Gjergji, the Vicar of the Archdiocese of Kosova, and toured the verdant church grounds. They were reminded of the countless donations that were made by Albanians of all religious backgrounds from around the globe for the construction of the only cathedral in the world dedicated to Blessed Mother Teresa.

On 7 October, VATRA visited the tomb of Kosova’s first and most beloved President, Dr. Ibrahim Rugova. Dr. Buçaj laid a wreath at Dr. Rugova’s tomb honoring the man who was not only responsible for bringing the case for Kosova’s independence to the free world, but for also bringing the idea of the national highway project uniting Albania’s capital, Tirana, to Prishtina. Remarkably, it was Dr. Rugova who ceremoniously laid the foundation for the Blessed Mother Teresa Cathedral.

The delegation also met with several intellectuals including Prof. Nusret Pllana who had recently returned from a successful book promotion tour in the US sponsored by VATRA. Prof. Pllana’s book, “The Terror of Occupier Serbia over Albanians” was met with great enthusiasm by people eager to raise international awareness of war crimes and atrocities committed in the last decade.

Once in Albania, VATRA met with the American Ambassador, Mr. Arvizu, on 8 October at the Rogner hotel in downtown Tirana. Dr. Buçaj informed the Ambassador of VATRA’s plans for the centennial anniversary year to visit sites where Albanian patriots had met their fate while laying the framework for Albania’s sovereignty. Dr. Buçaj had thanked the Ambassador for his participation at the events in NYC commemorating VATRA’s 100th Anniversary in April. They also discussed the current hunger strike in which formerly persecuted citizens under the communist regime were seeking court ordered compensation for time lost in unjust prison sentences. Both Ambassador Arvizu and Dr. Buçaj agreed that full compensation had yet to be dispersed, but there were other ways and means of pressuring the government to fulfill its promises and obligations. Dr. Buçaj stressed that the process of compensation and the integration of the formerly persecuted citizens has continuously encountered resistance by former communists who still hold positions of authority in the Albanian government.

Later that afternoon, the delegation met with renowned historian and author, Prof. Beqir Meta. They discussed the successful seminar and celebration of VATRA’s 100th Anniversary in NYC as well as the various lectures and seminars on Albania’s 100th Anniversary being held throughout Albanian-speaking lands including an upcoming international conference that will take place in Tirana, a few days before the main celebrations on the 28th of November. They exchanged opinions on many topics, including the hunger strike and the vile attempts to exploit it for political gain. Prof. Meta also explained that more competent and objective professors and scholars are needed in Albania, as the current situation is such that political parties play an unhealthy role in education.

That very day, Dr. Buçaj visited the hunger strikers stepping into their make-shift tent and expressing regret at their situation and deteriorating health. As a member of a persecuted family himself, Dr. Buçaj emphasized that there are other ways to go about tackling their grievances. When the coordinator of the strike introduced himself to VATRA, Dr. Buçaj responded with words of stern criticism for leading and initiating such an extreme form of protest stating that the life of each individual has a greater value than anything material.

On 9 October, VATRA met with Baba Edmond Brahimaj, head of the World Bektashi Order, at the Tirana Hotel Lobby where they exchanged pleasantries and discussed VATRA’s current agenda. Baba Edmond was pleased to meet with VATRA’s members and wished them well on future endeavors related to unifying Albanians in cooperation, patriotism, and advancement.

On the afternoon of 9 October, VATRA visited the Castle of Gjergj Kastrioti (commonly known by the rank and title Skanderbeg—comparable to a modern era five-star general) located in Kruja. The group interacted with numerous vendors and merchants on the narrow cobblestone walkways leading to the castle hilltop. One such Krutan sold Dr. Buçaj an autographed copy of his book on the history of Kruja and the Kastroti family. The delegation also visited an interactive museum of a 19th century home along with a guided tour.

Upon returning to Hotel Tirana, VATRA met with Rasim Hasanaj, chairman of the State Committee on Cults, to inform him of the trip agenda and to promote goodwill. A well-known journalist, Ilir Buçpapaj, also joined the meeting and offered insight into potential routes of travel through Northern Albanian to Gjakova, Kosova, where VATRA’s journey would eventually culminate. Mr. Buçpapaj described his current projects to Dr. Buçaj revealing that he was presently editing a documentary on VATRA’s 100th anniversary celebrations.

On the morning of 10 October, VATRA traveled north to Montenegro via Hani i Hotit to meet with Nikollë Camaj, Albanian activist and candidate for Montenegrin Parliament. Mr. Camaj had already arranged to greet the visitors at the border town of Tuz and escort them to the most significant historical sites in Montenegro regarding Albania’s independence. Mr. Camaj initially drove VATRA to Ded Gjo’Luli’s restored home in the mountains beyond Tuz which straddle Albania’s northwestern border. VATRA members carefully surveyed the home-turned-museum and studied pictures and paintings of Dede Gjo’Luli’s family. Dede Gjo’ Luli’s descendant and custodian of the house, a young man in his early twenties, thanked VATRA for its recognition and appreciation of the patriots that made Albania’s independence possible. Before departing, Dr. Buçaj encouraged the young man to continue Ded Gjo’ Luli’s legacy because his lofty ideals and great vision for Albania have yet to be realized.

The manner in which Ded Gjo’ Luli conducted himself while battling on two fronts (against the occupying Turks and the treacherous Slavs), was nothing short of noble, honorable and chivalrous. Albanians recall with pride the response Ded Gjo’Luli gave when told that so many soldiers remain dead on the battlefield: “that’s where men die!” The most poignant aspect of his bold reply is that he was already aware his son was one of the fallen.

The next stop was a remote hilltop in Deçiq known as Bratila—the site where Ded Gjo’ Luli, with his Malësorë, first raised the Albanian flag on April 6, 1911, the year before it was flown in the southern city of Vlora on November 28, 1912. The rocky and rugged hilltop allows for a vantage point stretching from Lake Shkodra to the Albanian Alps. It was a strategic location that allowed the flag to be seen for miles in multiple directions. Today, a worthy monument with a flagstaff stands where Albanians gather annually to raise the flag in honor, remembrance, and celebration.

VATRA members ventured down the hill to the outskirts of Montenegro’s capital, Podgorica, to an unmarked location on an obscure bridge where Isa Boletini was ambushed and killed. The delegation observed a moment of silence for the fallen warrior who dedicated his life to the national cause.

That evening, at Hotel Tirana, VATRA met with author, poet, and communist regime prison survivor, Uran Kostreci. He recalled with great pride and affection that he was once the VATRA home office custodian. Mr. Kostreci endorsed VATRA’s itinerary to the various sites of national importance.

On 11 October, VATRA traveled north on the recently inaugurated National Highway to Gjakova, Kosova. En route to Gjakove, the delegation passed through the regions of Mirdita, Kukësi, Puka and Tropoja. The stretch of road from Kukësi to Puka was commonly referred to as “the road of death” due to the high number of fatal car accidents that occur. The travelers stopped at the mountainside village of Arst where Dr. Buçaj was born and raised. There he recalled several episodes of his youth including many in which communist informers or agents would meander alongside homes hoping to overhear information linked to freedom fighter whereabouts. During the stopover, Dr. Buçaj interacted with locals who were eager to share food, drink and home in typical display of the unmatched hospitality that is synonymous with Albanian culture.

On the morning of 12 October, having arrived in Gjakova the previous night, the guests attended an academic seminar on Ali Iber Nezaj which preceded the unveiling of the monument in his honor. Scholars from Albanian lands and the greater diaspora packed the auditorium and flooded the lobby which had been converted into an art gallery showcasing works by contemporary Albanian artists. The lectors discussed various topics related to Nezaj and the early struggle for independence. One speaker highlighted an instance when Catholic Albanians were being threatened by some fanatic Muslims with Ali Ibra swiftly quelling such notions of division and violence. He kept threatened Catholics in his home for many months. Ali Ibra stated that Albanians would not fall prey to lies and conjectures of their formidable enemies and he would defend all Albanians regardless of religion. Another speaker underlined Ali Ibra’s level of integrity and character which he demonstrated by refusing the title of pasha. Ali Ibra would not be bought. It was also mentioned that Ali Ibra’s monument would be erected in Kosova; however, he belongs to all Albanians because he and his contemporaries fought for one, unified “Land of Eagles.” Someone conveyed that after separation by an iron curtain for nearly half a century, Albanians were finally beginning to reacquaint themselves with one another. One speaker surmised that those in Albania may have suffered greater in one aspect than Albanians in Kosova whose enemy was more easily identifiable—the oppressive Serbs. Whereas in Albania, the enemy was a foreign ideology that had infected the populace and turned brother against brother, husband against wife, son against father, etc.

Afterwards, VATRA members joined the throngs of spectators gathered in a small square in downtown Gjakova for the inauguration of the Ali Iber Nezaj monument. The President of Kosova, Atifete Jahijaga, and the Prime Minister of Albania, Dr. Sali Berisha, were on hand at the ceremony and each addressed the stubborn crowd that withstood pouring rain for the momentous event. Finally, the tall and proud likeness of Ali Iber Nezaj was unveiled and the citizens of Gjakova along with guests from all over Europe and America, cheered in overwhelming joy.

The key figure in initiating this project, Halit Nezaj, invited honored guests, friends and family to a luncheon offered by the Nezaj family.

There was another monument inauguration taking place simultaneously in a distant village, which Dr. Buçaj insisted on visiting. That monument was in honor of Isa Boletini, in Isniq, his birthplace. The monument was erected in a quaint park in the heart of the village with the Albanian flag hoisted only several feet away. Against the backdrop of the new statue, there was a large banner raised with Isa Boletini’s picture and his own words: “I’ll be fine, when Albania is fine.”  There, Vatrans had the opportunity to meet with some of the organizers of this event including a living member of the Boletini family.

VATRA’s delegation and president concluded their arduous journey in the predawn hours of 13 October when they departed Nene Tereza Airport having paid tribute to the Albanian champions of freedom.

B.L.E.

Filed Under: Histori Tagged With: Bucaj, Edward, Honoring, Leke, of reedom, the Champions

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 5717
  • 5718
  • 5719
  • 5720
  • 5721
  • …
  • 5723
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndahet nga jeta Dr. Teodor “Tolo” Kareco, studiuesi e që ndërthurte historinë me ekonominë
  • Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
  • Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
  • REPUBLIKA E KOSOVËS NË GJYKATËN E HISTORISË DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE: OPINIONI I GJND-së SI VULË JURIDIKE E SOVRANITETIT
  • “Shqipëria në’ Luftën e Madhe’, 1914-1918”
  • SHTRESAT SEMANTIKE TË POEZISË SË ASDRENIT “KOSOVËS”
  • Në kryeqytetin e Landit Baden-Württemberg jehoi vallja e bukur shqiptare nga Shoqata “Pavarësia”
  • Standardi dhe demagogjia rreth protestës kombëtare
  • Nga Naçertania te deklarata e Paunoviqit, vazhdimësia e doktrinës shtetërore serbe dhe sfida e ballafaqimit me të kaluarën
  • Shqipëria dhe alergjia ndaj revolucioneve
  • WEAK REACTIONS TO SERBIAN RACISM ARE DISAPPOINTING
  • Vepra e Matija Petar Katančić (1798), një dëshmi monumentale e historiografisë dhe filologjisë shqiptare
  • PËRBALLË PROTESTAVE NË TIRANË DHE KRIZËS SË DEMOKRACISË, KUJTOJMË PROFESOR ARSHI PIPËN
  • 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐮𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬: 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐍𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢?
  • Kandidate për Këshillin e Qytetit të Mississaugës në Kanada, Mendi Kabashi: “Suksesi i çdo shqiptari është krenari për të gjithë ne”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT